Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/22

“ Emigrantja” roman i Elvi Sidherit

1
Nën përkujdesjes së Filozofisë Urbane -Libraria elektronike e Prishtinës u botua këto ditë romani  në formatin elektronik ,”Emigrantja” e autorit Elvi Sidheri ,publicist nga Tirana
   “Emigrantja” nuk është thjesht dhe vetëm një histori e zakonshme emigrimi,jo se emigrimi në vetvete përbën dhe ngërthen diçka banalisht të cilësueshme si të thjeshtë.
“Emigrantja” është së pari historia e një gruaje shqiptare,e cila si shumë bashkëatdhetare të sajat,mori me vetëmohim dhe vetëdije të plotë udhët e emigracionit 20 e më tepër vite më parë,me bashkëshort në krah e bijën përdore,në kërkim të një jete më të mirë,të një të ardhmeje të re dhe më të gjallë e me perspektivë,sesa e tashmja që ajo dhe familja,jetonin në përditshmërinë e Shqipërisë së kolapsuar të post-vitit 1990-ë,një kohë tranzicioni,vështirësish të patregueshme,privimesh dhe arome lirie që vinte sa nga Perëndimi aq i ëndërruar,por aq edhe nga një vend fqinj,Helladha e ngarkuar vërtetë plot gjurmë shovinizmi anti-shqiptar,por po aq edhe e banuar në shekuj…dhe e ndërtuar nga e para disa herë nga shqiptarë,gjaku arvanitas,çam ortodoks etj.
Një libër që flet për Marianën,personazhin padyshim kryesor të një romani të tërë,kujtimet e saj të gjata dhe të rrjedhshme,që nisin nga Tirana e vitit 90-të,që dalin më tej edhe në kryeqytetin shqiptar të zhytur ende nën regjimin e egër totalitar,për të riardhur më pas në Greqinë e këtyre mbi 20 viteve emigrim masiv shqiptar,duke kaluar nga Naousa në Selanik,Athinë,Pire e Patra,për t’u gjendur më andej papritmas në Stambollin madhështor,ku takohet pashmangshmërisht me të tjerë shqiptarë të harruar,të kërcënuar sërish nga asimilimi gjuhësor dhe kombëtar,në periferitë e pluhurosura dhe tërë baltë të qytetit simbol të shtetit turk.
Është një libër i ndjerë,realist dhe që synon të tregojë faqen e vërtetë të emigracionit shqiptar në fqinjin tonë jugor,të na njohi me të vërtetën e pranisë shqiptare vendase dhe autoktone jo vetëm në Greqi,por na njeh edhe me një kapitull,shpesh të lënë në cepin e interesit tonë kombëtar,siç janë shqiptarët e shumtë të Turqisë.
Një libër që rrjedh mes lidhjes së fortë ndër-shqiptare të emigrantëve të rinj dhe elementit shqiptar vendas,aq sa edhe tregon se Ballkani është shpesh shumë i vogël për t’i njohur vetëm anën konfliktuale.

Pikon, rigon një pikëz uji,…si lot, si zog, si psherëtimë


Nga Flori Bruqi
Zyhdi Dalip Morava lindi me 14 mars 1946 në fshatin Gracë të Devollit dhe u dënua në vitin 1971 me burgim me akuzën “agjitacione propagandë” si shkak i poezive që shkruante.
Në prill të vitit 2005 emërohet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi deri në 7 dhjetor të vitit 2006.
I njohur si një shkrimtar disident, Morava është nga ata shkrimtarë që vuajti vite të tëra burgu në regjimin e kaluar komunist, konkretisht 8 vite në burgun e Spaçit të Burrelit dhe vetëm pas viteve ’90, ai mundi të shfaqë krijimtarinë e tij para publikut të munguar për dekada me radhë. Dënimin, ai e mori për shkak të disa poezive që shkroi asokohe. I cilësuar si “poet i dashurisë”, në një libër kushtuar burgut të tij në Burrel, mbjell shumë më tepër dhimbje, dashuri njerëzore se sa urrejtje. Zyhdi Morava ka qenë fituesi i “Pendës së Argjendtë” në vitin 2004, në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës.
Pas përmbysjes së diktaturës komuniste filloi të punonte për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës së ish të përndjekurve politikë. Gjithashtu në këto vite ushtroi profesionin e gazetarit dhe shkruante vazhdimisht në gazeten “Sindikalisti”,”E vërteta” dhe “Republika”. Mbas vitit 1991 ka botuar shumë libra si në gjininë e poezise ashtu edhe të prozës.
Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela “Hingëllimat e shiut”, vëllimi me tregime “E papritura” në të cilën spikatin novela “I huaji” dhe tregimet “Kusia e zbrazur” etj, ndërsa në romanet më të njohura janë “ E zhdukura”, “Burri i të dashurës sime” e “Veçanta e një dashurie” roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar “Penda e Argjendë” akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si romani më i mirë për vitin 2005. Në vitin 2005 Zyhdi Morava zgjidhet Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi për gati dy vjet. Në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”.Vdiq ne Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi vuante nga sëmurja e sheqerit(Diabeti).
Poezi nga Zyhdi Dalip Morava

Puthja e fundit
Pikon, rigon nje pikez uji,
E dale shkembit veshur myshk,
Si lot i gruas epshezjarrte,
kur sheh fytyren qe iu vyshk.
Fluron, lodron nje gjeth ne renie,
Kur era fryn e shfryn ne vjeshte,
Si psheretim e zemres tende,
E dale befas, fare thjeshte…
Fluturon e iken fluturim,
Nje zog qe shume gaze kishte,
Dhe mbetet bosh foleze shkreta,
Mes degeve, ne shelgjishte.
Si lot, si zog, si psheretime,
Gjithcka e shoh si shkoi, si treti,
Vec puthja e fudnit mes kujtimesh,
Si tjeter plage e thelle mbeti…
Ne lendinat e prillit
Hapat e mi te ngathet
Ne lendinat e prillit,
Si kuaj te lodhur…
Sa vjec eshte ai zog
qe kendon ate perralle
Aq te njohur?
Kenga e tij kerkon te me joshe.
E degjoj edhe lutem qe ndarja,
Mos kete ate moshe!…
Mos iu largo
Mos iu largo hijes,
Qe te vjen nga pas,
Prane cas per cas…
Eshte malli im,
Qe te ndjek me gas.
Vajtim i gishtave
-Perse me vajtojne gishtat e duarve,
E dashur, fole perser?
-Pa me prekur, ndihen, e di mire,
Emigrante mbetur pa atdhe…
B?j be
Te bej be, per koken tende,
E per frutat pjekur veres,
Per te paren puthje dhene,
Midis buzeve te pranveres,
Se kjo jet’ qe me ka mbetur,
Ndersa shoh flokun e zbardhur,
Pa ty mjaltez e patretur,
Do te ishte frut i kalbur…
Plaga
Ne duarte e mia,
erdhi nje zog i plagosur,
Dridhej nga dhimbja…
E kujt qe ajo plage?
E jotja apo imja?
Loja
Kur ishim bashke, losnim tek a cift;
Te doja une me shume, a ti me doje?
Ne ate loder te kendeshme, Feminisht,
Ndodhte qe, me teper te fitoje…
Tani qe s’jemi bashke, kujtoj lojen,
Koken tund me dhimbje. Eshte e enjte.
Dhe fort me vjen inat. Atehere nuk mendoja,
Se kjo loje e bukur me genjente…
Ndersa shkruaj
Ne cdo germe, rrokje, ne cdo rrjesht,
Ne hapsiren mes tyre, nga vargu ne varg,
Lundron dashuria, dashuria qe s’resht,
Te kerkon ty, detrave, larg…
Ne cdo jamb, ne cdo strofe, ne cdo vjershe,
Ne cdo agim me mjegull e pa mjegull,
Me shfaqesh ti, plot hire dhe e thjeshte,
Mbeshtjelle rreth meje, si kulper, si pjergull.
Ashtu me zente vdekja…
Ylli i mbremjes
Tej,
Ne qiell te jargavante,
Celi yll i mbremjes.
Ashtu si cel per nate
Neper mote.
Zemra nisi vallen kraherorit.
Per nje cast,
M’u duk si qeshja jote…
Ata dhembe
Qeshe, dolen dhembet, sa te bukur!
Si te celte buzeve nje zambak.
Eja ndukme, ndukme, duke puthur,
Te me hane, lehte, pak nga pak!….
Lehte te me hane, te me grijne,
Te me ngulen kendshem neper mish.
Kur i shoh mes qeshjesh se si ndrijne,
Vdekje me te bukur, them, s’do kish!…
Jargavani
U venit jargavani qe te dhashe,
Si ndjenjat e tua per mua.
I strukur ne skaj te vetmise,
Pres drite nga qeshjet e tua.
As prilli s’me bind qe te endem,
Lendinash me lule te shumta,
Ankthshem ndihem me veten,
Si fundjaves ndihet e shtuna.
U venit, u venit jargavani,
Iu shterr e iu tret sot aroma,
Si gezimet qe mushnin dikur,
Gotat e qeshjeve tona…
Neper libra
Kur prej jete do te shkojm, te humb,
Me te zezen vdekje qe do vije,
Shpirti im ne libra, gjer ne fund,
Dashurisht i bukur do te ndrije.
Vende-vende po u shfaq merzia,
Pak nervoze do te dridhet fleta,
Nga e keqja qe me dha njerezia,
Prej goditjesh qe me fali jeta.
Ato flete mos i shih me sy,
Mos lexo atje se c’eshte shkruar
Kur i shkrova nuk te njihja ty,
Moj pranverza ime e praruar…
Ky zog
Ky zog i ardhur qiellit me vertik,
Ne qiell te qashter pa fund edhe pa skaj,
Eshet malli i zemres, qe zemres nuk iu fik
A eshet zemerim i ardhur prej asaj?
Sido te jete, e pres me krahet ndere,
Dhe shpirti si i dehur vjen verdalle.
Dhe del nga humbetira aq e thelle,
Me aq pranvere sa s’gjindet nder te gjalle…
S’do kish me keq
Mos ndodhte ah, mos ndodhte kurre,
Teksa mes pritjes rri dhe pres,
(e liga rente mbi gure, drure)
Sikur pa pritur un’ te vdes!…
S’do kish me keq e me te hidhur,
Ne kete bot’ vdekje s’do kish…
Me ruajtshin Zoti dhe e Mira,
Gjer ate cast kur ti do t’vish!…
Gjer ate cast kur buzet tona,
Ta ndezin prapa nje zjarr qe paten,
Pastaj ne vdeksha, pune e madhe!
Ne goje te vdekjes shkoj me mjalten..
Neteve
Drite e henes po te ndenj mbi buze
Mos e tremb
jam une;
E ne kopesht po kendoi bilbili
Mos e tremb jam une;
E dritares po te erdh nje flutur
Hapi xhamat prite,
Eshte zemra ime
Qe te do me vite
Terhanaja
Une jam poet,ne ndjenja aq i pasur,
ne jete kaq i varfer,s’kam s’te ha.
Ndersa shkruaj ca vjersha dashurie
ne zgjarr po zjen nje terhana.
Do i lexosh keto vjersha o i ngopur,
i kenaqur,shtrire prane asaj
dhe do thuash sa bukur,pa e ditur
se terhanaja ime s’kishte vaj.
Fletet e vjeshtesh
Ah,te ishin kaq te praruara
ditet e jetes time te thjeshte!
Te kishin kaq harmoni
sa renia e fleteve ne vjeshte.
Fletet e vjeshtesh shkundur nga era
biene,pikojne ngado.
Ju lutem njerez, mos i shkelni!
Jane dashurite tona ato.
Ka dite
Ka dite qe s’i laj duarte.
Ne to nuhas her’ mbas here
aromen qe mbet prej trupit tend.
Kenga e popullit
Sketerra do ngopej me vojtjet qe hoqem
shkaktuar nga ju lubi qeveri.
Ne zgjarre na hodhet por dot nuk na dogjet
e dot nuk na bete as shkrumb e as hi.
Me ligj e te liq,kerbac e ofic,
ne bete sakate,na ndate , shpendate,
na quajtet armiq,hiq e perpiq
ne brengen e gjate,me buken e thate.
Kurrizeve tane ju ngrini dollira,
lepini e fshini turinjte me dhjame.
Femijet e vegjel me sye si hirra
na pyesin:-O babi,c’o hame?
Shushunja!Me kunja,pallavra e rrena
ne mendje e zemer na varet bezdite,
na late pa endrra e gjakun na pite,
ne mpite,na grite,na moret te rite.
Na shate,aq gjate,na zhytet ne nate,
ne burgun e ftohte te mjer’ e te ngrate.
Me tmerr e me plumb, me shpifje e frike
na vrate,percate,na ndate nga grate.
Po ja me se fundi ky popull e shkundi
kaluar edhe zgjedhe e thrret me ze plot:
-Tani s’po durojme ne ferr te jetojme,
nga rrug’ e shpetimit asgje s’na shkul dot

Ndërkombëtarët për Olldashin

Arvizu: Kam qenë me fat që e njoha Sokol Olldashin


arvizu
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, ka shprehur një mesazh ngushëllimi për vdekjen tragjike të deputetit të Parisë Demokratike Sokol Olldashi.
“U trishtova shumë kur mora vesh se Sokoli ndërroi jetë. Kam qenë me fat që pata mundësinë ta njihja gjatë kohës sime në Shqipëri, dhe do ta kujtoj gjithnjë si dikë që e donte shumë Shqipërinë dhe dëshironte që ta bënte vendin e tij një vend më të mirë, për të gjithë.
Kur e takova për drekë disa javë më parë, më tregoi sa shumë e shijonte mundësinë për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. Më tregoi për planet që kishte për të vizituar Shtetet e Bashkuara në pranverë dhe unë i thashë se do e prisja me kënaqësi takimin me të në anën tjetër të Atlantikut.
Mendimet dhe lutjet e mia më të ndjera dhe të kolegëve të mi të Ambasadës Amerikane janë me familjen, miqtë dhe mbështetësit e tij në këtë kohë të vështirë”, shprehet Arvizu.
Sequi: Ngushëllime familjes së Olldashit në emër të delegacionit të BE-së
ettore-sequiAmbasadori Ettore Sequi, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka shprehur gjithashtu një mesazh ngushëllimi për vdekjen aksidentale të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
“Do doja t’i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, në emrin tim dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë familjes së deputetit Sokol Olldashi pas humbjes së tij tragjike natën që shkoi. Mendimet e kolegëve tanë janë me familjen e tij, miqtë e tij dhe kolegët e tij parlamentarë në këtë moment të trishtuar”, ka thënë Sequi.

Hellweg: Termetet e shpeshta janë të zakonshme



Foto: EMSC + SFGate

Së paku 8 termete e kanë goditur një pjesë të Kosovës brenda 4 ditëve. 5 prej tyre kanë ndodhur në pak më shumë se 24 orë.
Ashtu siç është e zakonshme në një vend ballkanik, një mori teorish konspirative janë përhapur për atë se çfarë po ndodh.
Jo pak njerëz i kanë shkruar “Zërit” ase kanë thirrur në redaksinë tonë, duke dhënë ide nga më të ndryshmet. Disa janë shprehur të bindur se Serbia po “gatuan” diçka, pasi para çdo lëvizjeje të tokës po dëgjohet një zhurmë në formë shpërthimi.
Disa të tjerë po shkruajnë se në fakt dridhjet e tokës janë rezultat i veprimeve të KFOR-it në zonën afër Mitrovicës.
Imagjinata e disave shkon deri aty sa që shprehen të bindur se armët kimike siriane të cilat Shqipëria refuzoi t’i shkatërrojë, tashmë janë duke u shkatërruar diku në Kosovë.
Mirëpo, kosovarët i qetëson sizmologia amerikane, Peggy Hellweg, nga Universiteti Berkeley i Kalifornisë.




Sizmologia, Peggy Hellweg; Fotografia: SFGate.com

“Në aspektin tektonik, zona ku gjendet shteti i juaj, që përfshin Italinë, vendet e ish-Jugosllavisë dhe Greqinë, njihet si zonë e termeteve, prandaj termetet e shpeshta nuk janë diçka e jashtëzakonshme”, i tha “Zërit” përmes telefonit Hellweg.
Ekspertja amerikane e sqaron se është tërësisht e zakonshme edhe kur njerëzit dëgjojnë zhurma para dridhjeve të tokës.
“Kur ndodhin termete mesatare, ata që ndodhen afër zonës së termetit fillimisht dëgjojnë një zhurmë. Pak më vonë fillon vala dytësore që për njerëzit është dridhja e tokës”, sqaron Peggy Hellweg.
Sipas të njejtës, vetëm në rastet e termeteve të mëdha, njerëzit i ndjejnë të dyja përnjeherë, edhe zhurmën edhe dridhjet e tokës.
Ndërkaq, të gjithë ata që kanë qasje në internet, në rastet kur mund të ndjejnë lëvizje të tokës, mund t’i raportojnë ato te “Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare”, në këtë link:http://www.emsc-csem.org/#2

Në faqen e internetit të kësaj qendre, në pjesën e sipërme, në anën e djathtë duhet të klikoni “I felt an earthquake” (Unë e kam ndier një termet)


Aktivitetet sizmologjike 24 orët e fundit në zonën që e përfshinë edhe Kosovën

http://www.zeri.info/artikulli/21052/hellweg-termetet-e-shpeshta-jane-te-zakonshme

Lumturie Blakaj -Kadri Veseli nuk është fajtori


Foto: Driton Bublaku
Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj thotë se Republikën e Kosovës deri më tash e kanë njohur 104 shtete, derisa mohon të jetë shtyrë me “bërryla” me zëvendëskryeministrin Behxhet Pacolli se kush po sjell më shumë njohje. Ai e pranon se mund të ketë pasur keqkuptime me të, por jo edhe rivalitet.
Në një intervistë dhënë “Zërit”, shefi i diplomacisë mohon që në dikasterin që drejton të ketë punësuar nipa, dajë, miq e jarana të PDK-së, përjashtim thotë se e ka të punësuar vetëm një të afërme si asistente të tijën. Hoxhaj gjithashtu mohon që PDK në zgjedhjet e fundit të ketë shënuar rënie të votave, derisa Suharekën prej nga vjen, thotë ta kenë humbur me nder.
Për humbje të elektoratit, ai nuk e bën përgjegjës Kadri Veselin, sikurse nuk e pranon që largimi i Krasniqit dhe Limajt nga PDK-ja ka të bëjë me humbjen e rreth 40 mijë votave. Ai nuk e përjashton mundësinë që mandatin e ardhshëm PDK për partnerë ta ketë AAK-në e Haradinajt.
Zëri: Ministër, a mund të na konfirmoni zyrtarisht sa njohje i ka Kosova, pasi që ofrohen shifra të ndryshme që variojnë me 3-4 njohje pikërisht nga zyrtarët qeveritarë?
Hoxhaj. Republika e Kosovës është njohur deri tani nga 104 shtete, duke mos llogaritur në këto njohje Ugandën dhe Nigerinë, pasi që këto dy vende janë në proces të shqyrtimit brenda për brenda shteteve, të cilat kanë marrë vendim. Por numri 104 është numri përfundimtar dhe është lista zyrtare. Arsyeja pse ne nuk kemi arritur ta përditësojmë listën dhe njëherë e përgjithmonë ta kemi një listë të plotë ka të bëjë me atë që në bisedat që unë i kam pasur me ministrat e punëve të jashtme të këtyre vendeve, ata kanë kërkuar që të pritet edhe një kohë derisa të sqarohet kjo çështje.
Përndryshe pjesa më e rëndësishme e njohjeve ka të bëjë me atë që procesi është i pandalshëm, që në këto tri vitet e fundit edhe pas fillimit të dialogut Kosovë – Serbi, e dini që ka pasur mendime që nuk do të ketë njohje, po ja që po vijnë njohje. Andaj, gjeografia e njohjeve është shumë globale, nga çdo vend i botës dhe që po vijnë njohje të cilat kanë peshë të madhe rajonale. Këtë vit janë 8 vende që e kanë njohur Kosovën, në mesin e cilave Egjipti, Libia, Tajlanda, Tanzania, shtete këto me një peshë jashtëzakonisht të madhe rajonale. E në anën tjetër, jam i sigurt që deri në fund të vitit do të mund të kemi edhe ndonjë lajm të mirë, meqë operoj me disa të dhëna që janë edhe disa vende në procedurë që ta njohin Kosovën.
Zëri: Po, në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme figurojnë 96 njohje. Pse?
Hoxhaj: Arsyeja e mospërditësimit, e mosfinalizimit të listës ka të bëjë me atë që ajo listë është instrument i shumë shteteve dhe në atë moment kur ne e kemi pa që ministrat e jashtëm të Ugandës dhe Nigerisë mendojnë diçka tjetër prej presidentëve të tyre, ne kemi vendosur që ta verifikojmë edhe një herë dhe kur ta kemi verifikuar njëherë e përgjithmonë këtë numër, mund ta plotësojmë listën. Por, çka mund të them unë, zyrtarisht është që Republika e Kosovës është njohur nga 104 shtete që është një njohje treshifrore dhe që beteja për njohje do të vazhdojë edhe më tutje.
Zëri: Kur jemi te procesi i njohjeve, pikërisht për këtë çështje keni pasur përplasje me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli. I keni relaksuar raportet më të?
Hoxhaj: Dua të sqaroj se raportet me Pacollin gjithmonë kanë qenë të mira, por që unë dhe zëvendëskryeministri kemi stile të ndryshme në politikë. Për mua posti i ministrit të Jashtëm përveç që mund të jetë i rëndësishëm në karrierën e dikujt që është në politikë, për mua më e rëndësishme është kredibiliteti i Republikës së Kosovës. Prandaj, në situata të caktuara nuk ka qenë e lehtë që unë të dal e të them se ky shtet apo ai shtet nuk e ka njohur Kosovën. Njohjet e Kosovës kurrë s’i kam parë si meritë të miat, por si meritë e qytetarëve të Kosovës.
Zëri: Megjithatë, ka ekzistuar njëfarë “lufte” se kush po sjell më shumë njohje nga kabineti qeveritar?
Hoxhaj: Ju e dini se kurrë s’kam dalë në një konferencë shtypi e me thanë se ky vend, e ai vend e ka njohur Republikën Kosovës, por këtë e kemi bërë përmes komunikatave të lëshuara nga MPJ-ja. Nëse ka pasur njëfarë keqkuptimi ka qenë keqkuptim momental, pasi që kur je në një kabinet qeveritar ekzistojnë edhe keqkuptimet, por që nuk ka pasur rivalitet. Kam respekt për z. Pacollin dhe ne i kemi pasur punët e ndara dhe mendoj që secili prej nesh e ka kryer punën e vet. Kushdo që merret me politikë të jashtme duhet të përgatitet për beteja më afatgjate dhe duhet të ketë vullnet dhe dinamizëm.
Zëri: Keni shfaqur besimin se disa nga vendet e BE-së mund ta njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës. A mund të na zbuloni për kë bëhet fjalë dhe kur prisni që kjo të ndodhë?
Hoxhaj: Nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, 3 apo 4 shtete tashmë e kanë pozitën më të avancuar në raport me Kosovën dhe në këtë drejtim ekziston një disponim i mirë që realisht këto 3-4 vende të marrin një vendim politik. Por, dialogu Kosovë-Serbi e ka rivendosë shtetin tonë në arenën ndërkombëtare si një aktor i përgjithshëm i bashkësisë ndërkombëtare. Realisht ky dialog ka bërë që vendet të cilat kanë pasur hezitim që ta njohin Kosovën ta largojnë atë hezitim, i cili ka ekzistuar dikur.
Nuk mund të them se ky vend apo ai vend do të lëvizë nga pesëshja, por mund të them se janë 3 apo 4 vende që kanë qëndrim pozitiv që të lëvizin në një ta ardhme drejtë ndryshimit të pozicionit të tyre karshi Kosovës. S’mund të jap gjithashtu as afate kohore, por gjatë këtij viti kam pasur takime me 4 ministrat e vendeve anëtare të BE që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ato vende tashmë e kanë një qëndrim krejt më ndryshe prej asaj që e kanë pasur në të kaluarën. Pra, është një ndryshim radikal i qëndrimeve krahasuar më të kaluarën dhe më të drejtë presim që ky ndryshim i pozicionit të përkthehet me njohje.
Vetëm asistentin e kam “klan”
Zëri: Jeni kritikuar se dikasteri që e drejtoni e ka kapluar nepotizmi, sikurse edhe shërbimin diplomatik dhe atë konsullor. Sa qëndrojnë këto pohime?
Hoxhaj: Fjala nepotizëm rrjedh nga latinishtja që ka të bëjë me nipa. E unë as nuk kam nipa e as dajë dhe asnjë anëtarë të familjes si në ministri as në nivel të këshilltarëve, e as në nivel të administratës. E kam vetëm një asistente personale, e cila punon në kabinetin tim prej krejt njerëzve të afër. Kjo pozitë nuk zgjidhet me konkurs, por dominohet që është e drejtë e ministrit. Përndryshe asnjë të afërt nuk e kam të punësuar dhe të gjitha shkrimet që kanë të bëjnë me dërgimin e këtij apo atij në atë ambasadë apo konsullatë nuk përkojnë me realitetin. S’po dua të them se s’ka mundur të bëhet më shumë apo më mirë, por nga ana ime e kam dhënë maksimumin.
Zëri: Po, politika sa është e përfshirë në emërimet që bëhen në diplomaci?
Hoxhaj: Dihet se një pjesë e ambasadorëve janë të nominuar politikë, sikurse është e rregulluar më ligj, ndërsa stafi tjetër diplomatik i ka kaluar të gjitha procedurat e domosdoshme ligjore. Me lejoni të them se unë nuk jam themelues i ministrisë dhe numri i atyre që janë punësuar në dy vitet e fundit të udhëheqjes time janë diku rreth 20 njerëz.
Zëri: Është folur dhe shkruar shumë se PDK i ka rehatuar militantët partiakë, e shokët e partisë nëpër ambasada dhe shërbimin konsullor të Kosovës. A ka të vërteta këtu?
Hoxhaj: Absolutisht kjo nuk qëndron, sepse nëpër ambasada ende ka njerëz që dikur u kanë takuar subjekteve tjera politike dhe ende janë ambasadorë. Po e përmend këtu rastin e Ylber Hyses në Shkup, i cili i ka takuar partisë ORA, sikurse edhe drejtori im politik, Alber Prenkaj, ka qenë në ORA. Por ata janë marrë në bazë të kualifikimeve që i kanë dhe emrat që shpesh janë lakuar nëpër media nuk qëndrojnë sepse asnjëri nuk është anëtar apo pjesë e strukturave vendimmarrëse të PDK-së.
Zëri: Kosova është akuzuar se ka shtrënguar “dorën” në lëshimin e vizave. Sa viza i ka dhënë Kosova nga korriku e këndej?
Hoxhaj: Ne kemi vendosur një regjim të vizave që ka të bëjë me atë se si Kosova ta kontrollojë migrimin ilegal dhe Kosova të jetë kufi që parandalon fenomenet e këqija. Vendosja e regjimit të vizave është një kërkesë e Bashkimit Evropian, pra e vendeve anëtare të Zonës së Shengen-it sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën. Nëse ne dëshirojmë të lëvizim pa viza drejtë Zonës së Shengen-it, ne duhet ta kemi një masë të tillë e cila masë na ndihmon në një proces të tillë. Ne deri më tani kemi dhënë 400 viza, dhe janë refuzuar numër i vogël i tyre diku 3 deri në 4 viza.
Zëri: Të flasim pak edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, nënkryetar i së cilës jeni. PDK thuhet se ka humbur diku rreth 40 mijë vota në zgjedhjet e fundit lokale të 3 nëntorit. A e keni identifikuar problemin e rënies së elektoratit?
Hoxhaj: Zgjedhjet e fundit kanë konfirmuar se PDK është partia më e madhe në vend dhe që e kemi primatin në rrafshin politik, duke pasur një shtrirje të madhe edhe në rrafshin gjeografik, duke filluar nga Shala e Bajgores në Mitrovicë e deri në Sharr të Dragashit. Ne nuk jemi parti që i takon 3 apo 4 komunave në Kosovë, por kemi një gjeografi elektorale. Jemi pra, padyshim partia më e madhe dhe si e tillë do të jemi edhe në vitin 2014. Jam i sigurt se në shumicën e komunave që e kemi pasur pushtetin do t’i ruajmë atë, ndërkaq e kemi rikthyer pushtetin në Rahovec, të cilin do ta fitojmë në balotazh, pasi që kemi rritje të elektoratit atje, sikurse edhe në Kamenicë e kemi rikthyer pushtetin dhe në balotazh do ta fitojmë.
Këto zgjedhje kanë fuqizuar PDK-në ndonëse kanë qenë zgjedhje lokale dhe njerëzit kanë votuar për kandidatin për kryetar komune, ndërsa votat për asamblistë kanë qenë në mes votës për parti dhe votës familjare. Pra, ajo çka dua të them është se PDK është në pozitën e njëjtë që ka qenë dhe në momentin që ne do të luajmë me figurat qendrore në zgjedhjet e ardhshme nacionale do të ketë krejt mobilizim tjetër të elektoratit. Jam i sigurt se PDK do ta merr edhe mandatin tjetër dhe zgjedhjet nacionale të ardhshme i kemi pothuajse të fituara .
Kemi rënie, por jemi të parët
Zëri: Por, të dhënat flasin se PDK në zgjedhjet e 3 nëntorit ka shënuar rënie prej 40 mijë votash. Është thënë se përgjegjësia si për fitore, ashtu edhe për humbje i takon nënkryetarit të parë të PDK-së, Kadri Veselit, apo edhe largimi të Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt?
Hoxhaj: Jo nuk besoj se kjo qëndron. Në PDK ka pasur dhe ka hapësirë për secilin dhe nuk ma merr mendja se ardhja e Veselit ndërlidhet me shkuarjen e këtij apo atij. Ne si parti politike qëndrojmë aty ku kemi qenë dhe në vitin 2014 besoj se do t’i kemi 30 deri në 50 mijë vota më shumë se që i kemi pasur në zgjedhjet e fundit nacionale. Ne e kemi elektoratin stabil dhe besojë se në të ardhmen do të shënojmë rritje të elektoratit. Fakti se ne jemi në pushtet që dy mandate dhe e kemi pushtetin në shumicën e komunave, për ne nuk është shqetësuese ky apo ai numër i votave. Jam i sigurt se në zgjedhjet nacionale do të jemi fitues.
Zëri: Por, zgjedhjet e fundit lokale dëshmuan se e keni humbur elektoratin që e keni pasur. A mos ndoshta kanë ndikuar përplasjet që kanë ndodhur në PDK, apo edhe iu ka dëmtuar kjo Iniciativa Qytetare prapa secilës qëndrojnë Krasniqi dhe Limaj?
Hoxhaj: Përderisa ne e ruajmë pushtetin nëpër komunat, nuk shoh ndonjë ndikim direkt të tyre.
Zëri: E shihni këtë iniciativë si rivale të fortë në zgjedhjet e ardhshme nacionale që pritet të mbahen vitin që vjen?
Hoxhaj; Është herët t’i përshkruaj situatat të cilat nuk ekzistojnë dhe këtë duhet t’ia lëmë kohës që të marrim ndonjë qëndrim për zhvillimet e ardhshme. Kuptohet se ne jemi parti e madhe, dhe brenda një partie të madhe mund edhe të ketë zhvillime të llojllojshme, sikurse ndodhë nëpër familje.
Zëri: A ndjehesh i hendikepuar që nuk ke fituar Suharekën, prej nga vini Ju?
Hoxhaj: Në Suharekë, PDK ndjehet shumë e fortë dhe jam krenar që ato vota që i ka PDK janë vota që i kam arrit në vitin 2007, kur kam qenë kandidat për kryetar të Komunës. Pra, ne nga 20 për qind kemi arritur në 42, 43 për qind dhe në këtë drejtim kemi dyfishim të elektoratit. Por, beteja për Therandën është një betejë evropiane dhe shumë konkurruese në qasje. Ne në vitin 2009 e kemi larguar LDK-në nga balotazhi, kurse këtë vit na ka larguar LDK nga balotazhi dhe një dallim të vogël të votave. Pra, ne e kemi humbur Therandën, po e kemi humbur me nder ,sepse kemi vota jashtëzakonisht shumë.
Zëri: Jeni të gatshëm që si subjekt politik të shkoni në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që në Kuvendin e Kosovës po përballeni me mungesë të numrave të nevojshëm?
Hoxhaj: Për atë çka kemi nevojë është që ta përfundojmë reformën elektorale, të merremi vesh për sistemin zgjedhor që duhet ta ketë Republika e Kosovës, dhe të vendosim nga janari apo shkurti i vitit të ardhshëm se kur duhet të ketë zgjedhje nacionale në vend. Viti 2014 edhe ashtu është vit i zgjedhjeve parlamentare dhe duhet të ketë zgjedhje të rregullta dhe s’ka nevojë për asnjë provizim.
Se i kemi numrat kjo do të dëshmohet edhe me votimin për Projektligjin për Buxhetin, përderisa disa prej deputetëve që mungojnë janë pikërisht për shkak të situatës së krijuar te partneri tjetër i koalicionit, ku ka pasur lëvizje të deputeteve në subjekte tjera, kurse ne e kemi atë situatë që e kemi pasur. Kështu, nuk e shoh si të domosdoshme çfarëdo opsioni tjetër, pasi që fillimisht duhet ta kemi reformën zgjedhore dhe pastaj të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale. Vjeshta e vitit 2014 do të jetë afat i përshtatshëm për organizimin e zgjedhjeve nacionale.
Ramushi, vështirë kryeministër!
Zëri: Sa qëndrojnë pohimet se tashmë e keni zgjedhur AAK-në e Haradinajt për partner qeverisës për zgjedhjet e ardhshme nacionale?
Hoxhaj:Ne në disa komuna kemi nënshkruar marrëveshje të partneritetit me AAK-në, dhe këto duhet të shihen si krijimi i elementeve bazike për partneritet të ardhshëm të mundshëm. AAK e ka mbështetë PDK dhe Qeverinë në dialogun me Serbinë, dhe kemi pasur disa pikëtakime për prioritetet tjera strategjike me AAK dhe nuk mund të përjashtohet mundësia e një partneriteti në të ardhmen. Mirëpo, në politikë opsionet janë të hapura derisa kërkesa prej mandatarit për krijimin e qeverisë dhe formulën e koalicionit dhe për emrat e anëtarëve të Qeverisë nuk shkon në Parlamentin e Kosovës. Pra, kemi partneritet të mirë me AAK, por edhe partitë tjera.
Zëri: A do ta pranoni kushtin e AAK-së që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës?
Hoxhaj: Personalisht kam qenë disa herë pjesë e takimeve që ka zhvilluar kryeministri Thaçi me Haradinajn dhe asnjëherë nuk është biseduar për ndarje të posteve. Mendoj se çdo parti politike në zgjedhjet e ardhshme nacionale duhet ta nominojë mandatarin e ardhshëm për kryeministër, të hyjë në procesin zgjedhor dhe të shohim se kush do të marrë më së shumti vota. Me qenë kryeministër në një vend të një sistemi republikan dhe të një demokracie të re nuk është lehtë.
Pra, nuk mund të jesh kryetar i një partie të vogël politike dhe t’i kontrollosh shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Por këto janë të hershme, edhe pse s’e kam dëgjuar Haradinajn të ketë vendosur kushte të tilla, por e kam dëgjuar për dëshirat e tija që ta ketë postin e kryeministrit. E kuptoj një aspiratë të tillë, por që krahas aspiratës, PDK e ka kapacitetin politik që ta realizojë idenë e asaj se kush mund të jetë kryeministër i Kosovës.

Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliq ka deklaruar se Plevla duhet të jetë kryeqytet i Sanxhakut, shkruajnë mediat në Mal të Zi.


Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliq ka deklaruar se Plevla duhet të jetë kryeqytet i Sanxhakut, shkruajnë mediat në Mal të Zi.
Sipas këtyre mediave, Zukorliq ka thënë Sanxhaku e ka fituar autonominë me vendim të Kongresit të Berlinit, kur Malit të Zi edhe formalisht iu njoh pavarësia.
Zukorliq ka sqaruar se Sanxhaku gjendet ndërmjet pushtimit e pavarësisë dhe se për këtë rajon duhet gjetur një zgjidhej kompromisi. Më herët ai kishte thënë se “çështja e Sanxhakut duhet zgjidhur përmes autonomisë jashtë kufitare.
Zukorliq e ka akuzuar Malin e Zi për politikë diskriminuese ndaj boshnjakëve.

Edhe një nuse nga Shqipëria arrin në Serbi


Në qytetin e Valevës ka arritur edhe një nuse nga Shqipëria. Një punëtor në një kompani, Srgjan Gjurgjeviq (36) nga fshati Oseçina është martuar ma shqiptaren Suada Taipi (28) nga Shkodra e Shqipërisë, e së cilës dy motra të saj ishin martuar më herët në Serbi!
Njëra motër e saj ishte martuar në Leskoc ndërsa tjetra në Valevë.
"Nusja është e mrekullueshme. Jeta është e çuditshme dhe dëshmi se nuk ka kurrfarë rregullash. Srgjani ynë ka gjetur dashurinë e jetës së tij në Shqipëri. I dëshirojmë fat dhe shpresoj ti plotësohen të gjitha dëshirat, në radhë të parë, zgjerimin e familjes" thonë familjarët e dhëndërit.
Suada është vajza e 7 e cila është martuar në rrethin e Valevës. Ai i cili solli nusen është tekniku i veterinarisë Vojislav Palija, i cili me ndihmën e miqëve të tij nga Mali i Zi ka gjetur shqiptaren e gatshme të martohet në Serbi.
"Tani më ia kemi marrë dorën, pasi, deri tani, në disa raste me sukses kemi arritur ti bashkojmë djemt nga Serbia me vajzat nga Shqipëria. Vajzat shqiptare janë trerguar të mira. Shumë shpejt kanë pranuar mënyrën e re të jetesës dhe zakonet tona, kanë mësuar shpejt gjuhën serbe, janë të zonja dhe të ndershme, dhe tani po arrijnë vetëm se foshnjet e para" thotë Palija, të cilit po i lajmrohen të pamartuarit nga të gjitha anët e Serbisë.
Për shkak të interesimit të madh të djemve serb për tu martuar me vajza shqiptare, Vojislav Palija ka filluar bisedimet me drejtuesit e komunës Oseçina që të hapet një zyre për ndërmjetësim martesor ndërkombëtarë, në mënyrë që të gjejnë nuse një numër i madh i atyre që janë të pamartuar./presheva/ 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...