Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/30

Njëzet vite nga zhdukja e pilotit Sinan Vitia

Po mbushen plot 20 vjet nga zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarakë, Sinan Abedin Vitija (1.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit me banim në Zarë dhe me shtetësi kroate.

Kapiteni i klasit të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOS-it (shërbimit ushtarak të kundërzbulimit), Sinan Vitija, ka qenë një ndër ata oficerë shqiptarë të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish APJ, bashkë me shumë të tjerë,-si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi etj.

Njëzet vite nga zhdukja e pilotit Sinan Vitia
Në momentin e shpërthimit të konflikteve të ish Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga APJ, mirëpo ligjet nuk i kanë mundësuar këtë kur vendi ishte në gjendje lufte.
Sinani ka gjetur mënyrë për të braktisur ushtrinë dhe i është bashkangjitur forcave çlirimtare kroate. Për mbrojtjen e Zarës, Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ky njësit i është bashkangjitur Gardës kroate për mbrojtjen e Zarës. Për këtë dëshmon edhe “Deklarata solemne” që është dhënë pranë Shtabit të Krizës, në fshatin Përkos, më datë 11.02.1992. Ka marrë pjesë aktive në çlirimin e urës së Maslenicës, që lidhte Dalmacinë me pjesën tjetër të brendisë së Kroacisë (që është një ngjarje e veçantë për Sinanin dhe njësitin e tij shqiptar). Pas përfundimit të Luftës në pjesën e Zarës-Dalmaci, Sinan Vitija për një kohë demobilizohet, për t’iu përkushtuar familjes, bashkëshortes Sevdije dhe fëmijëve: djalit Fisnikut (lindur më 4 dhjetor 1988) dhe vajzës Fatbardhës (1 gusht 1991). Mirëpo, për shkak të gjendjes shëndetësore, shkon për kurim në Gjermani.
Ditën kritike, me 28 nëntor 1993, ai zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Ai vjen me linjën e rregullt të fluturimit nga Gjermania. Zbritjen e tij në aeroport e ka konfirmuar vëllai Hashim Vitija.
Po të njëjtin pohim e ka bërë më 1996 ministri i MPB-së, Tomislav Cokrevski, në pyetjen e deputetit të atëhershëm Nazmi Maliqi. Nuk ka asnjë dilemë se Vitija ka qenë në duar të policisë maqedonase. Nga pohimi i ministrit Cokrevski, nuk ka dilemë se ai i është dorëzuar organeve policore serbo-jugosllave pa asnjë procedurë dhe asnjë vendim valid të mbështetur në dispozitat ligjore në fuqi në Maqedoni, ose duke iu referuar marrëveshjeve ose konventave ndërkombëtare. “Arsyetimi” i përgjigjes me shkrim që lëshon MPB-ja, e nënshkruar nga ministri Cokrevski ka qenë se “është konstatuar se pasaporta e Sinan Vitisë ka qenë e falsifikuar dhe pasi ai ka qenë shtetas i Serbisë, i është dorëzuar organeve policore serbe pa asnjë protokol të nënshkruar apo depozituar!
Ekspertë të kësaj lëmie thonë së ky dorëzim konsiderohet i kundërligjshëm, duke lënë hapësira për tu diskutuar nëse pas këtij ekstradimi fshihet diçka tjetër. Megjithatë rasti bëhet i qartë pasi autoritetet kroate konfirmojnë se pasaporta me të cilën ka udhëtuar Sinan Vitia ka qenë e rregullt dhe se ai ka qenë shtetas kroat pa asnjë shtetësi tjetër.
Është fakt se Sinan Abedin Vitija ka qenë në kërkim nga organet policore dhe ushtarake serbe, me status të dezertorit të luftës. Po ashtu, është thënë se ai është mbajtur katër ditë në paraburgim ushtarak në Prishtinë. Prej aty është “përcjellë” në Nish. Prej Nishit humbet çdo gjurmë e tij! Ka thashetheme se është dërguar në “CZ” (burgu qendror”) në Beograd, por këtë askush nuk e konfirmon.
Dilemat e shumta kanë qenë dhe janë: Mbi bazë të cilëve kritere, konventave apo dhe dispozitave ligjore, shtetasi kroat i dorëzohet organeve serbe, kur dihet se ai nuk është shtetas i Serbisë? Pse kanë vepruar organet policore kësisoj dhe cili është motivi?
Mbase kooperimi dhe marrëdhëniet “aq të mira” të ministrit të atëhershëm të MPB-së, Lubomir Frckovski (ministër i Brendshëm 1992-1996), me organet policore serbe, duke ditur se çka përjetojnë të gjithë ata që kanë reputacionin e luftëtarit kroat kur bien në duart e organeve policore serbe, Vitija i dorëzohet Serbisë pa procedurë zyrtare konform normave ndërkombëtare.
Habitë edhe indiferenca shumëvjeçare e vetë shtetit kroat dhe shoqatave të luftëtarëve të dala nga lufta; habitë sjellja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Kroaci; habitë sjellja e Shoqatës së viktimologëve botëror (kryetar i së cilës një kohë të gjatë ishte akademiku Zvonimir Separovic nga Kroacia); habitë fakti i sjelljes indolente të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar...
Kryetari i të gjitha shoqatave të luftëtarëve në Kroaci, koloneli Ivan Grujic, që merret me këtë problematikë, sidomos për të zhdukurit gjatë luftës në Kroaci, pas kontakteve të shumta është prononcuar se nuk ka asnjë njoftim për Sinan Vitinë. Po nga kjo Zyrë (shoqatave për personat e zhdukur në Zagreb), Zdenko Ognjencic, gjatë kontaktit të fundit u shpreh: “Ka kaluar kohë e gjatë nga zhdukja, preferoj, dhe është e mirëseardhur që familjarët e Sinan Vitisë, vëllezërit, bashkëshortja dhe fëmijët të ndihmojnë në identifikimin e kufomave nga varrezat e shumta në Kollubarë, Padinska Skelë, Mitrovicë, Batajnicë, Ovçar etj. duke dhënë materiale për analizën e ADN-së”.
Megjithatë, ndër ata që janë përpjekur për të ndihmuar në rastin e Sinan Vitisë, duhet përmendur ish shefin e Akademisë së aviacionit në Zarë, gjeneralin tashmë të ndjerë, i cili ndërroi jetë në shkurt të këtij viti, Imra Agotic (Vitija ishte specializant i tij). Përpjekjet e tij të pareshtura, megjithatë nuk e sollën Sinanin!
Bashkëshortja e tij, Sevdije Vitija (Sadriu), që edhe sot e kësaj dite jeton në Zarë, gjatë tërë këtyre viteve është ballafaquar me sfida të shumta që sjell ironia e jetës. Jeton me ndihmë minimale sociale, pa iu njohur e drejta e pensionit të luftëtarit të lirisë së luftës në Kroaci.
Tani, edhe pas 20 viteve fati i Sinan Vitisë mbetet i paqartë. Është së paku humane nga të gjithë që të ndihmojmë në zbardhjen e rastit të tij.

Agimi i Artë: Të vendosen mina në kufirin me Shqipërinë

as kapjes së shqiptarëve në Kostur, Agimi i Artë, i kërkon qeverisë greke, bllokimin e kufirit me Shqipërinë, duke kërkuar ngritjen e kampeve, dëbimin e shqiptarëve, kthimin e ushtrisë në kufi etj. Nga ana tjetër, një oficer grek ka përshkruar momentin e arrestimeve.

Në kërkesën e tyre, partia e Agimit të Artë shkon deri aty sa të kërkojë edhe vënien e minave anti-njeri në kufirin Shqipëri-Greqi. Dega e Agimit të Artë në Kostur të Greqisë, ka bërë një letër me propozimet e saj, duke shkruar edhe për 9 kërkesat, se çfarë masash duhet të marrë qeveria greke, pasi sipas tyre, kriminelët shqiptarë e kalojnë kufirin shumë lehtë.

Agimi i Artë: Të vendosen mina në kufirin me Shqipërinë
“Për të njëqindtën herë jemi dëshmitarë të një situate të padurueshme në kufi me Shqipërinë në prefekturën e Kosturit. Kushdo hyn dhe del në kufi pa asnjë lloj kontroll, pa asnjë vështirësi. Trafikantët shqiptarë të drogës, armëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mafiozë dhe vrasësit, bandat e organizuara, kriminelë të rrezikshëm shqiptarë të ikur nga burgu, të gjithë e kalojnë kufirin mes shteteve si me qenë në piknik. Kjo ndodh pasi nuk ka prani të ushtrisë greke dhe për shkak se policia e Kosturit dhe Follorinës ka mjete të kufizuara në dispozicion të saj për ruajtjen e kufirit. Pyesim veten se, çfarë do të ndodhë kur nga Anglia do të deportohen në Shqipëri rreth 200 të burgosur shqiptarë, të cilët ndodhen në burgjet britanike. Shumica e tyre, janë vrasës, përdhunues, mafiozë, kriminelët të rrezikshme”, thuhet në letrën e Agimit të Artë, shkruan Shqiptarja.
“Qeveria jonë e drejtuar nga kryeministri Antonis Samaras dhe ministri i Brendshëm, Nikos Dendias nuk i dëgjojnë fare klithmat e banorëve të Maqedonisë Perëndimore, që çdo ditë janë të rrezikuar nga gangsterët shqiptarë, të cilëve u rrezikohet jeta dhe prona”, shkruan partia e Agimit të Artë në Greqi.
Sipas tyre, rojet e kufirit në këtë zonë kanë shumë probleme në punën e tyre.
“Nuk pata kohë të hezitoja për të vepruar. Profesioni ynë ka rreziqe. Profesionalizmi dhe trajnimi ynë ka siguruar rezultate ë mira., ka thënë rreshteri ië narkotikëve në Kostur, që ka sfiduar rrezikun dhe arrestoi Gëzim Tomën, 31-vjeçarin e arratisur shqiptar, të cilin pas një përleshjeje, arriti ta çarmatosë.
Rreshteri, i cili dëshironte të mos e publikonte emrin tha për mediet greke se ndodhej në malin e Gramozit, në aksionin për kapjen e të arratisurve nga burgu i Drenovës.

Toni Blair: Nuk shkeli më në Shqipëri, nuk më paguan

Toni Blair nuk do të jetë asnjë ditë në Shqipëri. Skandali është publikuar nga shtypi britanik, i cili ka cituar zhgënjimin e Tony Blair me Kryeministrin Rama. Sipas shtypit britanik që i referohen Tiranës zyrtare “Kryeministria dhe Ministria e Financave sqaruan dje zyrtarisht se me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair nuk është lidhur asnjë kontratë.

Në njoftimin zyrtar të kreut të ekzekutivit, Edi Rama dhe shefit të financave Shkëlqim Cani bëhet me dije se deri më tani, Blair, jo vetëm nuk është paguar asnjë qindarkë nga qeveria shqiptare por dhe se vetë ai nuk ka kryer asnjë shërbim të kërkuar”.
Burime të opozita.com informojnë se shërbimi që Tony Blair do t’i ofronte Tiranës zyrtare do t’i kostonte shtrenjtë buxhetit të shtetit shqiptar.

Blair: Nuk shkeli më në Shqipëri, nuk më paguan
Këshilli i Ministrave sapo ka zyrtarizuar se: “qeveria shqiptare nuk ka lidhur asnjë kontratë me Zotin Tony Blair dhe nuk ka asnjë kontratë të lidhur me ministrinë e Financave, transmeton standardi.
“Tony Blair nuk është paguar asnjë qindarkë nga qeveria shqiptare dhe deri më sot nuk ka kryer asnjë shërbim të kërkuar nga qeveria shqiptare. Nuk janë kryer pagesa dhe deri më tani nuk parashikohen. Zotit Blair nuk i është kërkuar të kryejë asnjë shërbim deri më sot nga qeveria shqiptare. Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, vizitë për të cilën qeveria shqiptare nuk ka paguar asnjë qindarkë, Tony Blair dhe Kryeministri Rama kanë folur në parim mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen, por deri më sot nuk ka patur asnjë bashkëpunim të materializuar në ndonjë kontratë. Në Ministri të Financave nuk është depozituar asnjë kërkesë e tillë”.
Zyrtarish pra merr fund show televiziv mbi kujdestarinë dhe qeverisjen në hije nga Tony Blair. Ish kryeministri Blair është ndjerë i përdorur nga kryeministri Rama dhe mediat që ai kontrollon.

Sokol Olldashit i morën portofolin pasi e vranë

Burime të portalit opozita raportojnë se vrasësit e Sokol Olldashit kanë marrë portofolin e tij pas vrasjes. Në portofol janë marrë paratë edhe kartat e kreditit.

Megjithëse prokuroria ka urdhëruar dorëzimin e të gjitha sendeve personale tek familjarët e të ndjerit Sokol Olldashi, i vetmi send që nuk është marrë në dorëzim nga të afërmit është portofoli. Ky i fundit nuk është fiksuar në procesvebalet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi sipas burimeve nuk është gjetur në vendngjarje, por edhe brenda ambienteve të makinës Benz-Mercedes me targë AA 003 HN.
Dyshimet flasin se portofoli mund të jetë vjedhur nga persona që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, duke përfshirë këtu dhe banorë të zonës.

Olldashit i morën portofolin pasi e vranë
Pak ditë më parë, një përfaqësues i familjes Olldashi është paraqitur në polici dhe prokurori, duke kërkuar portofolin personal të të ndjerit Olldashi, por që në fakt pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ky send nuk është shkruar në listën e provave të gjetura në vendin e aksidentit. Pavarësisht kësaj, nga ana e prokurorisë së Tiranës, ju është dhënë garanci përfaqësuesit të familjes Olldashi që do të bënin një rikontroll tjetër të provave,me shpresën e gjetjes së portofolit, në të cilin deputeti i PD Sokol Olldashi, kishte një sasi lekësh dhe disa karta elektronike bankomati.
Ndërkohë që jo më larg se 10 ditë, në makinën e Olldashit, janë gjetur telefoni, ora, dy libra të grupit “Bitëlls”, një libër ekonomik, 20 pako duhan të bluar, qindra filtra cigaresh si dhe dy Lap-Top. Sokol Olldashi, humbi jetën në një aksident teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit.
Fillimisht u përfol se bëhej fjalë për dy viktima dhe më rezultoi se personi i vetëm që kishte humbur jetën në aksidentin tragjik ishte vetëm deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi. Lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje shoferin e Sokol Olldashit, si dhe rreth 7 persona banorë të zonës, të cilët kanë qënë të pranishëm në momentet e para të rrëzimit të makinës në rrëpirë.

Haxhi Mehmet Dalani bir i Çamёrisё nga Konispoli – Heroi i Libani dhe i Kretёs.

NGA PROF.DR.RASIM BEBO

                Shkrimtari i madh grek Niko Kazanzaqi i kushton kёtij heroi librin voluminos “Ja vdekje ja liri”. Por autori si grek shtirё nga ortodoksizmi  i ndryshon emrin nga Mehmet nё “Mihal” mbas vdekjes dhe i hiqet kombёsia shqiptare sipas enciklopedis greke tё vitit 1931 dhe kёshtu grekёt e quajnё si hero tё tyrёn: Haxhi (Mehmet) Mihal Dalani nga Konispoli.
                Nga gjiri i popullit tё Çamёrisё kanё dalё, nё tё gjitha kohёt, burra trima, tё cilёt me veprat e tyre pёr lirinё e popullit e tё kombit tё vet janё shquar edhe nё luftrat pёr lirinё e popujve tё tjerё. Ata ndriçojnё si yje historinё e lavdishme tё popillit tonё, janё lisa me rrёnjё tё thella nё tokёn dhe nё zёmrёn e popullit, se lufta e tyre liridashse i ka pёrjetёsuar dhe koha i ka shёnjtёruar si edhe lisat e Dodonёs “Thesprote”, si i ka quajtur Eskili, “Orakullin e famshёm tё lashtёsisё. Qё,  “...egziston mijёra vjet pёrpara se grekёt dhe hebrejtё tё vinin nё jetё” (Robert Temple). Dhe tё ngrinin orakullin e tyre tё Delfit ne shekullin e VII p.e.s.
                Udhёheqёsi i revolucionit grek Dhimitёr Ipsilanti u drejtohej figurave mё tё spikatura tё Çamёrisё: “Shumё tё nderuar kurajozё  kryetarё:  Dalani, Çapari dhe Pronjo dhe gjithё çamёve. Ju pёrshёndes! Unё dhe atdheu ju falenderojmё. Dhe tani duke u bashkuar me ne pёr liri. Konsideroheni si vёllezёrit tanё”. (J. Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis epanastseos 1858).
                Njё nga yjet qё do tё shkёlqejё nё historinё e Çamёrisё, ёshtё Haxhi Mehmet Dalani. Ky burrё i shquar dhe udhёheqёs popullor, lindi nё 1775 nё qytetin e lashtё tё Konispolit. Ishte njё personalitet i shquar krahas Marko Boçarit dhe Ali Pasha Tepelenёs. Historiani Hotova shkruan: “Balli i tij me brazda tё thella, i gjallё nё pamje ei fortё nga kujtesa dhe i mpreftё nga mendja me dije dhe pёrvojё tё pasur me karakter tё fortё dhe arsyetim tё thellё”.  Haxhiu ra duke luftuar nё 18 maj 1828 nё krye tё 800 luftёtarёve shqiptarё, qё udhёhiqte nё luftё nё ndihmё tё popullit grek pёr çlirimin e ishullit tё Kretёs nga pushtuesit osmanё. Haxhi Mehmet Daliani vlerёsohet si heroi i Kretёs, edhe nё botimet e ndryshme shkencore tё karakterit historik dhe enciklopedik nё Greqi, me emrin e manipuluar nga Mehmet nё “Mihal”. Sipas dokumetave arkivor, tё personaliteteve tё huaj, siç janё Koloneli dhe dijetari anglez William Martin Lik (Leake), si dhe nga Pukёvili (Pouquevile), ish pёrfaqёsuesi i Napolon Bonapartit nё Janinё. Nё botimet e kёtyre pёrmёndet “Mehmet Dalani i Konispolit” si njё nga krerёt e Çamёrisё qё ishin kundёrvёnё pashallёkut tё Janinёs dhe sipasojё Çamёria kishte mbetur e pavarur. Mё 1803, shkruan William Lik, Mehmet Dalani i Konispolit dhe Islam Pronjua i Paramithisё, me 1500 veta marshuan drejt maleve tё Sulit dhe ndihmuan suljotёt tё dilnin nga rrethimi i Pashait tё Janinёs. Dhe mё tej shkuajnё: Dalani i Konispolit bashkё me krerёt e tjerё fomuan Lidhjen e Çamёrisё dhe ndihmuan suljotёt tё kthehen nga Korfuzi nё Çamёri duke u dhёnё 45 qese flori  pёr tё blerё armё dhe municione. Kёshtu u ndez lufta kundёr Vezirit tё Janinёs, Ali Pashai, i cili kishte ndёrmarrё shumё herё sulme pёr tё nёnshtruar Çamёrinё qё qёndronte e pavarur dhe e pa nёnshtruar.


              
Liku nё botimin e tij “Udhёtimi i parё nё Epir” shkruan: “Bija e Mehmet Dalianit nga Konispoli ishte martuar me Myftar Pashan (djalin e Ali Pashё Tepelenёs), dhe pastaj u shkurorёzua prej tij dhe sё fundi u martua me Selim Bej Kokёn e Delvinёs”, i cili ishte njё nga kundёrshtarёt e Ali Pashait. Prishja e krushqise erdhi pёr shkat tё kontraditave tё mёdha qё u krijuan nga veprimet e Aliut kundёr Sulit dhe siç thekson M. Lik pёr tё vёnё dorё mbi Konispolin, gjё qё do tё pёrfaqёsonte njё hap tё madh drejt objektit tё tij, pёr tё nёnshtruar gjith Çamёrinё.
                Kur filloi kryengritja “greke” me 1821, pjesёmarja e shqiptarёve nё atё kryengritje ishte shumё e madhe, si e ka pёrcaktuar Aristidh Kola nё 10 udhёheqёs tё revolucionit  9 ishin shqiptarё  dhe 1 ishte  grekё. Pukёvili, nё kёtё kohё shkruan nё vёllimin III, faqe 212 thotё: “Shqipёtarёt duket se janё tё destinuar tё mbulojnё Helladёn me njё popullsi superiore nё fuqi dhe gjallёri kundrejt grekёve tё cilёt po shuhen pak nga pak”.
                Vullnetarё tё shumtё nga e gjithё Çamёria, lanё vatrat e tyre dhe u bashkuan me kryengritёsit. M. Lik  thote: “Shqiptarёt kanё luftuar nё vise tё ndryshme dhe pёr herё janё dalluar tё parёt nё luftime”. Poeti freng Lamartini, nё veprёn e tij studimore “Historia e Turqisё” botuar nё vitin 1848, shkruan: “Nuk ka penё qё tё shprehё flijimet heroike tё shqptarёve nё luftёrat qё kanё bёrё mё shumё se askush tjetёr, pёr çlirimin e Greqisё”.
                Ndёrsa Edith Durham shkruan: “Grekёt e fituan pavarёsinё e vitit 1829 me ndihmёn e shqiptarёve. Kurse studiuesi J. Irshmen thekson: “Vёllezёrit dhe miqtё shqiptarё dhanё ndihmesёn e tyre vendimtare pёr fitoren e luftёs çlirimtare greke”.
                Haxhi Mehmet Daliani shkoi nё ndihmё tё kryengritjes “greke”, nё krye te 800 kaloresve nga qyteti dhe krahina e Konispolit,  me kuaj tё fortё e tё shpejtё qe rriteshin nё fushёn e Vrinёs. Historiani rumun V. Papakosta shkruan: “kёto guerile luftarake janё ato qё zotёruan nё fushёn e luftёs shumicёn e tyre, me vigjilencё, me shpitin e flijimit dhe me prijёsat e tyre ... Madhёshtia e kёtij populli, gjakderdhja e tij ёshtё pёrvehtёsuar nga tё tjerёt”.
                Haxhi Mehmet Dalani me luftёtarёt e tij dhe tё gjithё djemt e Çamёrisё morёn pjesё nё kёtё luftё pёr tё  krijuar shtetin miks shqiptaro-grek, tё zhveshur nga çdo lloi interesi dhe ndikimi fetar. Nё vitin 1826, guvernatori i Libanit, Hamir Bekir, u ngrit kundёr Sulltanit dhe nё Liban filloi kryengritja kundёr pushtuesve osmanё. Hamir Bekir u bёri thirrje pёr ndihmё tё gjithё atyre qё luftonin kundёr Perandorisё Osmane. Ndёr tё parёt qё arriti deri nё Bejrut, ishte Haxhi Mehmet Daliani me 800 kaloresit e tij dhe me tre anije, tё cilёt luftuan me trimёri bashkё me forcat e Hamir Bekiri. Heroizmi i Haxhi Mehmet Dalanit u pёrjetёsua, nё librat qё u shkruan dhe nё folklorin e Libanit.
                Nga Libani u kthye prapё nё Greqi me kaloresit  e tij ku qёndroi nё mbrojtje tё revolucionit pёr fitoren e tё cilit kishte luftuar me heroizёm. U desh tё vazhdohej lufta se forcat pushtuese tё Sulltanit, qё mbanin ende nёn sundimin e tyre disa ishuj. Nё pranverёn evitit 1828, kur ishulli i Kretёs u ngrit nё kёmbё i tёri pёr liri. Kryeminstri i pare i shtetit tё pavarur grek Kapodistria, mes tё tjerash i bёn thirrje pёr ndihmё kapedanit tё dёgjuar bujshёm nga Konispoli Haxhi Mehmet Dalanit. (Kapodistria nga lagje cfakё e Gjirokastrёs dhe qё bir i Maries nga Golemi i Kurveleshit). Kapedani iu pёrgjigj: Av. Hajri Zejno shkruan: “Grumbulloj 800 djem çame tё krahinёs sё Konispolit nё lulen e trimёrisё, kalorёsa, shkoi nё ndihmё pa mёdyshje e pa frike nga lufta. Bashkё me forcat e ishullit bёheshin rreth 2000 veta kurse osmanёt numuronin nё 8000 forca. Para betejёs me turqit nё kёshtjellёn Frangokastello gjetёn strehim mbrojtje njё mori njerёzish nga Kreta si tё sёmurё, tё uritur, pleq, gra e fёmijё tё pafajshёm. Situata ishte shumё kritike. Para kёsaj gjёndje nё prani tё rrethit tё tij ushtarak Haxhi Mehmeti deklaroi: “Ne na duhet bukё, na duhen armё. E vetmja pasuri qё kemi ёshtё urrejtja shekullore kundёr robёrisё”. Ai u ngrit nё kёmbё. Nё kёtё kёshtjellё tё ndёrtuar qё nё kohёn e venecianёve beteja ishte shumё e ashpёr. Osmanёve pushtues iu kushtoi mbi 3000 tё vrarё  e shumё tё plagosur.  Ai qёndronte heroikisht deri nё momentin e fundit, gati i vetёm. I propozuan qё tё dorёzohej me kusht qё do t’ia falnin jetёn, por ai nuk pranoi. Nё njё çast tё fundit kur beteja e pabarabartё qe thёrmuar e coptuar drejt fundit, Kapedan Mehmeti i Konispolit u gjend i rrethuar sy mё sy nga 400 osmanё tё tёrbuar. Ata po ngushtoheshin ballё pёr ballё tij, Kapadani legjendar luftoi sa vritet”.  “I presin kokёn (si para ca vitesh bashkёkombasit tё tij tё madh “Luanit tё Janinёs” –Ali Tepelenёs). Nё zakonin osman kokёn ia japin trofe Pashait. Por Lavdia i mbeti tё zotit, tё cilёn ia mban peng historia. Mes tymit e gjakut qe mbulonin  nga do muret e kёshtjellёs shqiptarёt dёgjuan se mbeten pa komadantin e madh tё tyren, mohuan ftesёn pёr dorёzim e falje. Luftuan si tё hidhnin vallen e fundit Konispolate tё Osman Takes, (kushriri i Haxhi Dalanit) dhe u vranё tё gjithё me dritё lirie te sytё”. (Agim Shehu).



                 Po kujtojme dy ngjarje nga historia pa koment: Nё betejwn e Platesё tё vitit 479 p.e.s., ndёrmjet ushtrisё “greke” tё Poloponezit (arvanitase) tё komanduar nga Posania dhe tё forcave perse tё komanduara nga Mardoni, ky u vra, ushtria perse u arratis.
                 Nё vitin 1355 nё betejёn e Aspropotamit (Akelo) ndёrmjet focave shqiptare tё komanduar nga Gjin Bua Shpata dhe forcave tё bizantin tё komanduara nga Nikofori II, ky i fundit gjeti  vdekjen  dhe sipas proverbit freng “Udhёheqёsi i vrarё beteja e pёrfunduar”.
                Shkrimtaria greke Kleopatra Prifti, nga ishulli i Kretёs, nё dramёn kushtuar Haxhi Mehmet “Mihal” Dalanit thotё se shqiptarёt qё mbetёn pa komandantin e tyre, hodhёn poshtё kёrkesёn pajtuese tё Mustafa Pashёs dhe vazhduan luftёn heroikisht deri nё fund duke u vrarё tё gjithё si komandanti i tyre legjendarё. Nё librin e saj titulluar “Nё vendin e shqiponjave” shkrimtaria kretase  thotё: “Gjithnjё kisha ndёrmёnd qё njё ditё tё shkoja nё vendin e Skёnderbeut. Si, pse dhe nga buronte kjo dёshirё”?  Pyet dhe pёrgjigjet : “Nё Hajna tё Kretёs, nё qendёr tё qytetit, ёshtё njё rrugё qё mban emrin e Haxhi Mihal Dalanit. Emri Dalani mё bёnte gjithmonё kurioze. Njё ditё kur lexoja librin e historisё sё ishullin tonё, pashё emrin e Dalanit tё mё shfaqej nёpёr reshta dhe tё zmadhohej para meje i hipur nё kalin e tij tё  bardhё. Ky hero trim qё e kemi si mik nё Fragokastello tё Kretёs, shqiptari qё dha jetёn pёr lirinё tonё”.
                Nё qendёr tё Kretёs nё Greqi ёshtё ngritur prej shumё kohёsh njё bust i veçantё i njё luftёtari tё shquar nё tё cilёn ёshtё shkruar nё gjuhёn greke: “Strategu Haxhi Dalani nga Konispoli (Epiru) rёnё nё maj 1828”. “Ёshtё njё foto monumentale si ёshtё dhe lufta e tij qё e dёrgoi nё sakrificёn supreme bashkё me 800 shqiptarё tё tjerё me veshje karakteristike tё shqiptarit qё sot mund ta shohёsh nё njё variant edhe para parlamentit grek”. (N. Selmani). Fustanellёn shqiptare, ne grekёt e kemi greqizuar thonё grekёt pa pёrfillje.
                Historiania Eleni Kocaqi shkruan: “Kryengritja e 1821 ishte njё kryengritje shqiptarёve tё krishterё dhe myslimanё pёr tё çliruar trojet nga Turqia. Kjo kryengritje u nxitё nga jashtё dhe nga Ali Tepelena, i cili planifikonte qё tё bashkonte trojet shqiptare nё njё shtet dhe nё tё tё fuste dhe Greqinё e kohёs qё banohej nё shumicё (mbi 70%) nga shqiptarёt. Pasi kryengritja e ndihmuar nga jashtё filloi qё tё fitonte, (“...nё saje tё dёrgimit nga Rusia tё 17000 priftёrinjё politikanё pёr tё forcuar ortodoksizmin nё veçanti nё Greqi pёr kundra Ali Tepelenёs dhe futi pёcarjen midis myslimanёve  dhe tё krishterёve”. A. Kotini, “Çamёria Denoncon”, f. 94). Kisha quajti popullsinё ortodokse me emrin grek. Nxitёn krijimin e njё shteti artificial grek qё nё shumicё ishte shqiptar, tё cilёt me ose pa mёshirё dhe tё drejtuar nga kleri ortodokёs filluan tё zhdukin tё gjithё udhёheqёsit shqiptarё tё reolucionit shqiptar pёr krijimin e shtetit grek . (Mё 9 tetor 1831. Nё kohёn qё kryeministri Gjon Kapodistria dilte nga kisha u vra). Kёshtu vranё apo zhdukёn Kollokotronin , Andrucon , Karaiskain, Bubulinёn etj”. (“Roli PELLAZGO – ILIR”, f. 97-98).
                Agim Shehu thotё: “Nё botime, dokumente e vlerёsime zyrtarё grekё, Kapedanit s’i  del dukshёm prejardhja shqiptare (si shumё figurave tona tё tjera). Megjithatё, legjendari i pa harueshёm Haxhi Mehmet Dalani i Konispolit mbetet krenari shqiptarёsh ... Zyrtarёt grekё vinё nё Shqipёri e vёnё kurora dhe mbi njerezit e tyre qё, me uniformё e pa uniformё na kanё pushtuar e çkombtarizuar, dhe shteti ynё i lejon. Si ёshtё e mundur qё zyrtarёt e politikёt tanё vulёhumbur nuk kujtohen tё vёnё njё kurorё pёr bijtё e kombit tё vet aq tё mёdhenj e tё bujshёm, qё janё flijuar nё vazhdimёsi e pa i detyruar njeri pёr fqinjin!? Zyrtarё pa cipё qё te fqinji mosmirёnjohёs. (Legjendari 23-9-2010).
                Sh. D. Hegeli e quan shtetin si forcё morale e historisё. Ndёrsa nё Greqi shteti ёshtё forca imorale e historisё. Dihet qё ky shtet, qё pёrcёllon zёmrat, qё vret e djeg njerёz tё gjallё, qё ndёrmerr eksode biblike ndaj njё popullsie aurtoktone, duhet tё ndryshoje natyren e tij.
                Si ёshtё e mundur kur skёterra kombёtare shqiptare, e cila po lemeris tё gjithё. Jo vetёm tё gjallёt, por edhe tё vdekurit, eshtrat dhe varret e tё cilёve po ndёrrojnё kombёsi dhe po kthehen nё sinore tё helenizimit, dhe inteligjenca e jonё vetёm hesht.
                Lexojmё ç’farё shkruan Profesor Doktor Eshref Ymeri,  “... fqinji ynё jugor, i cili paratё e taksapaguesve perёndimorё i bёri rush e kumbulla jo vetёm brёnda vendit tё vet, por edhe nё Shqipёri, me pensione skandaloze pёr njerёz qё s’kanё punuar nё Greqi as edhe njё ditё tё vetme, apo me ndёrtime kishash greke, si puna e kёshtjellёs janullatiste qё ngrihet si karakoll nё mes tё Tiranёs, varrezash, memorialesh  dhe manastiresh nё nderim tё ushtarёve agresorё grekё. (Kujtesё klasёs politike tё Tiranёs, 24-1-2012,  10:08).
                Ne jemi njё popull i tradhёtuar prej kreut tё tij ёshtё populli i flijuar nё heshtje. Brezat qё vinё do tё gёzojnё Shqipёrinё natyrale do tё vendosin buqeta me lule edhe nё Fragokastello tё Hajnes nё Kretё, te varri me trupin pa koke te Legjendarit Haxhi Mehmet Dalani, nё pёrkujtim tё shqiptarёve qё dhanё jetёn pёr Greqinё mosmirёnjohёse.

NGA RASIM BEBO:Gazeta “ILLYRIA” ёshtё atdheu qё i flet vetvetes

Çamёria e Cunguar


Gazeta “ILLYRIA”  ёshtё atdheu qё i flet vetvetes:porsa e marim nё dorё fillon tё na shperfaqet Atdheu, nga fleta nё flete, me njё mori ngjarjesh historike e aktuale, personalitetesh tё shquara tё kohёs sё shkuar dhe tё ditёve tё sotme, vende tё ndryshme me shqiptarёt qё janё tё shperdare nё tё pesё kontinentet nё kёto dy dekadat e fundit qё na bashkon gjuha e embel shqipe. Vlen tё pershёndesim punonjёsit e saj tё perkushtuar: botuesi i zellshёm Vehbi Bajrami, editorin e aftё e tё palodhur Ruben Avxhiu, drejtuesin artistik Berat Gashi. Me shkrimet e tyre sa patriotike dhe atdhetare e presim gazetёn me pa durim. Megjithёse elektroteknika ёshtё pёrhapur shumё pёr informacione shumё tё shpejta, prapё Gazetat “ILLYRIA dhe “DIELLI”mbetet shtypi mё i dashur i jonё. Mendoj se vlen pёr tё theksuar se nё gazetёn “ILLYRIA” te datёs 14 shtator tё 2009 ёshtё botuar artikulli nga Naun Prifti “Shperngulja e popullsisё came dhe historia e njё batalioni tё harruar”, nё f.36. Ne kёtё artikull jepet dhe harta e Camёrisё sё cunguar dhe artikulli nuk pasqyron realitetin, kjo ёshtё temё tjetёr. Mё vonё mё datёn 1 mars 2010  botohet artikulli nga Almos Dojaka “Chёshtja Chame  pёrmes standarteve tё BE-se”, f. 19.  Dojaka po me njё hartё tё zvogёluar dhe pjesёn m tё madhe tё saj i quan Greqi. Tё dyja kёto harta i mora nga gazeta dhe u a lemё lexuesve tё japin mendimin e tyre.

HARTA e Naun prifti.
HARTA e Naun prifti.

HARTA e Almoz Dojakes
HARTA e Almoz Dojakes

             Nё kto dy harta pasqyrohet njё pjesё e vogёl e Chamёrisё perёndimore pёr gjatё bregdetit Jon dhe e quajne Greqi pjesёn mё tё madhe tё Chamёrisё duke pёrfshirё: Janinёn, Voshtinёn, Dodonёn, Konicёn, Artёn, Filipjadhen, Mecovёn, Grebenenё, Follorinёn,  Kosturin.etj.etj.
             Prof. Selman Sheme citon se Sami Frashёri nё “Fjalorin e pergjithshёm tё historisё dhe gjeografisё” (Kamus ul - Alam), nё vitin 1889, krahina e Chamёrisё bente pjesё nё vilajetin e Janinёs. Sikurse shihet nё harten e Chamёrisё vilajeti ndahet nё katёr Sanxhake, i Janinёs, thesprotisё, Prevezёs, dhe i Artёs, ka 19 kaza, 10 nahije, dhe 1597 fshatra”.


           Krahina e Janines e Chamёrisё nё vitin 1913, kur  u pushtua nga grekёt, ka patur njё sipёrfaqe prej 12500 km2 qytete dhe fshatra tё banuara me 200.000 shqiptarё tё besimit mysliman, pa llogaritur kёtu shqiptarёt e besimit tё krishtere. Po tё kemi parasysh rritjen e popullsisё pёr 90 vjet nga viti 1913 deri sot ka arritur mbi 1.000.000 banorё.      
             Dijetari Erkhart Janinёn e quan “Krieqyteti i fiseve chame... Kur dolla   pёrballё limaneve tё Artёs shtrihet toka e Pirros, e Skenderbeut dhe e Ali Pashё tepelenёs”.  Marksi shkruan: “Duke zotёruar Durrёsin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari tek Arta... ai popull flet nё gjuhёn e lashtё ilire qё ben pjesё nё familjen e madhe tё gjuhёve indoeuropiane”. 
              Konventat Ndёrkombёtare do t’i mbrojnё tё drejtat e popullsise chame, ndaj nuk do tё jetё e largёt nga Janina, Mecova, Kosturi, Follorina, Filati, Gumenica, Parga, Preveza, Arta, Paramithia, Margelleci, etj. etj. Kjo ёshtё e gjithё Chamёria.  Shikoni hartёn e Chamёrise tё botuar nё gazetёn “Illyria” date 2 dhjetor 2005. Mbi harte shkruhet: “CHAMЁRIA NORTHERN GRECCE.
              Prof. Beqir Meta thote: “Nga pikpamja topografike, Epiri, qё ne e quajmё Chamёri dhe Shqipёria jugore, me qendёr Janinё, formojnё njё tёrёsi tё pandashme tё pjesёs tjetёr  tё vendit tonё...”       
             Meso z. Naun Prifti se Gjeneral Ernesto Telini u vra pёr Chamёrinё. “Ai synonte tё shtrinte vijёn e kufirit Mecovё, Janinё, dhe nёpёr zallin e lumit Kalama,duke lenё kёshtu brenda kufirit tё shtetit shqiptar tёrё Camёrinё Veriore me Filatin dhe masivin malor nё lindje tё tij, Shtungarё-Murganё-Vigel, masiv qё kishte nё vete Janinёn, Korfuzin dhe tёrё ujdhezat pranё tij.  Nё kushte tё tylla pushtetarёve tё shtetit grek u mbeteshin dy rrugё:Ja tё linin Janinёn, Korfuzin e ujdhesat jonike nё mёshirёn e shtetit shqiptare, ja nё kembim tё masivit nё fjalё t’i kthenin kёtij shteti Chamёrine e mesme e jugore, deri nё gjirin e Prevezёs. Por grekёt fshehur dhe pabesisht organizuan pritёn 8 km. pёrtej Kakavjes nё vendin e quajtur Xhepe. Mё 27 gusht 1923  vranё gjeneral Telinin me katёr shoqёruesit e tij. Grekёt si tё pabesё vrasjen ua hodhёn shqiptarёve. Prefekti i Gjirokastrёs vatrani Kol Tromara kapi vrasёsit greke duke e vёrtetuar se kryetari i tyre kishte orёn prej floriri tё gjeneral Telinit, atёhere grekёt e morёn pёrsipёr atё vrasje makabёr dhe zbatuan kёrkesat njё per njё te qeveris italjane tё diktuara nga kryeministri Benito Musolini.    
           “Tradhetia e Esad Pashe Janinёs, bёri kapitullimin e shpejtё tё garnizonit tё fuqishёm tё Janinёs, (pёr dy dite, 4-5 mars 1913), la  nё duart tё grkekёve, Shqipёrisё sё Jugut iu shkёput e gjithё Chamёria”.
            Fjala Chamёri nёn kupton  tё gjithё pjesёn e Epirit qё lёngon nёn Greqi pёr afёr njё shekulli. Veprimet e ulta qё ka bёrё dhe po bёn greku shpejton chlirimin e trojeve tona tё ligjёshme.







Referenca:
  1. Naum Prifti gazeta “Illyria”, “Shpёrngulja e popullsisё came...” 14-9-2009, f. 36.
  2. Almos Dojaka gazeta “Illyria” “Chёshtja chame pёrmes...”, 26-2-2010, f. 19.
  3. Prof. Selman Sheme gazeta Chamёria, “Gjeohapёsira”, qershor 2003, f. 5.
  4. “Janina kryeqendra e Shqipёrisё Jugut – Chamerise" dhjetor 2003, f. 10.
  5. Isuf Bajrami gazeta “Illyriaa’ “Trojet reale tё Shqipёrisё...”, 29-11-2004, f. 66.
  6. Beqir Meta “Tragjedia Chame”, bot.2007, f. 94
  7. Ibrahim Hoxha “Viset Kombёtare...” bot. 2000, f.59.
  8. Perparim Rexhepi “Pёrpjekjet e dёshtuara...” gazeta “Illyria” 3-12-2007, f. 49.

“Përfaqësimi i letërsisë shqipe sot në tekstet e letërsisë në gjimnazet shqiptare”


Dr. Irena Gjoni 

kumtesë “përfaqësimi i letërsisë shqipe sot në tekstet e letërsisë në gjimnazet shqiptare”

(Mbajtur në Sesionin letrar “Si trajtohet letërsia shqipe sot?” Si pjesë e Festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” Prizren, më 10-11 qershor 2011).

Në këtë Sesion ishin kumtesat:

Akad. Rexhep Qosja, Letërsia-e vlerësuar a e shpërfillur?
Prof. dr. Agim Vinca, Statusi i letërsisë shqipe sot

Dr. Irena Gjoni, Përfaqësimi i letërsisë shqipe sot në tekstet e letërsisë në gjimnazet shqiptare

Dr. Arben Hoxha, Gjendja e letërsisë shqipe sot: një përfundim i pritur apo një fillim i ri?

Rushit Ramabaja, A u duhen shqiptarëve shkrimtarët?

Kur mësova për tematikën e këtij Sesionit letrar “Trajtimi i letërsisë shqipe sot”, më vetëtiti pyetja: sa është e përfaqësuar institucionalisht letërsia shqipe sot? Një nga hallkat më të rëndësishme të këtij përfaqësimi, janë programet e letërsisë në sistemin parauniversitar shqiptar, por sidomos në gjimnaze. Këto plan programe janë hartuar dhe miratuar nga Ministritë e Arsimit përkatëse. E shoh si një element nevralgjik, pikërisht këtë etapë, për faktin sepse:

1.është kjo moshë që konsiderohet më aktive për lexim,

2.është e detyruar të njihet me veprën e plotë të autorit që është në këto tekse shkollore dhe jo vetëm me fragmente

3. është një lexues më masiv, se sa ata që në një të ardhme do të zgjedhin për profesion letërsinë

4.është mosha ku kultivohet shija dhe orientohen drejt vlerave të vërteta në letërsi duke përgatitur lexuesin e ardhshëm cilësor. Deri në periudhën e pasluftës, përfaqësimi i letërsisë shqipe nuk është ngushtësisht e kufizuar, por relativisht e evidentuar sipas konceptit të Goethe për WELTLITERATUR. E perifrazuar në kontekstin tonë kombëtar, si panteoni i veprave të mëdha, të konsideruara si pronë e përbashkët e gjithë shqiptarëve (gjithë njerëzimit sipas Goethe). Megjithatë, problematika më e madhe e përfaqësimit në mënyrë institucionale në tekstet e letërsisë të gjimnazeve, është ajo që studiuesit e kanë quajtur konvencionalisht, letërsia shqiptare bashkëkohore.

Në sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri, funksionon paralelisht si gjimnazi katërvjeçar dhe ai trevjeçar. Në sistemin katërvjeçar, i cili është në përmbyllje këtë vit akademik, përfaqësimi i letërsisë pas vitit 1944 e deri në vitin 2010, është si vijon:

Viti i parë: Vetëm Ismail Kadare me romanin “Kronikë në gur”

Viti i dytë: Poezia bashkëkohore: Ismail Kadare me “Ky dimër” dhe “Kinema e vjetër”, Martin Camaj me “Korbi” dhe Dritëro Agolli me “Pelegrini” dhe “Kur të jesh mërzitur shumë”. Ndërsa proza bashkëkohore me: Petro Markon “Nata e Ustikës”, Jakov Xoxe “Lumi i vdekur”, Ismail Kadare me “Ura me tri harqe”, Dritëro Agolli me “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Anton Pashku “Kulla”.

Viti i tretë: Asnjë përfaqësues.

Viti i katërt: Petro Marko me “Hasta la vista”, “Nata e Ustikës”, Martin Camaj “Një ditë e ka dhe korbi”, Dritëro Agolli “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Ora e gurit”, Ismail Kadare “Kush e solli Doruntinën”, “Kristal”, Jakov Xoxa me “Lumi i vdekur” dhe Ali Podrimja me ”Vrima e parë e fyellit tim”, “Me jetue”, “Bukuria”.

Pra pa riciklimin spiral, janë vetëm 7 autorë perfaqësues të gati 70 viteve letërsi mbarëshqiptare: Ismail Kadare, Petro Marko, Dritëro Agolli, Martin Camaj, Anton Pashku, Ali Podrimja dhe Jakov Xoxa.

Në sistemin trevjeçar, përfaqësimi është si vijon:

Klasa e dhjetë: Ismail Kadare me “Ura me tri harqe”, Martin Camaj “Një ditë e ka dhe korbi”, Dritëro Agolli me “Pelegrini” .

Klasa e njëmbëdhjetë: Ismail Kadare me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Azem Shkreli me “Në vend të përshëndetjes” dhe Kasem Trebeshina me “Tiranozauri” (Dramë).

Klasa e dymbëdhjetë: Ismail Kadare me “Nënpunësi i pallatit të ëndrrave”, Anton Pashku me romanin “Oh” dhe Martin Camaj me poezi.

Sërisht 6 autorë që do të vazhdojnë të qëndrojnë për kushedi sa vite e dekada sepse posa janë aprovuar si programe në këtë sistem të ri. Por si paraqitet situata në gjimnazet e Kosovës? Letërsia shqiptare e pas vitit 1944 trajtohet vetëm në klasën e dymbëdhjetë si te gjimnazi i shkencave shoqërore, si te i shkencave natyrore, po kështu edhe te gjimnazi informatikë e matematikë dhe te gjimnazi i gjuhëve. Esat Mekuli poezi të zgjedhura, Anton Pashku Tregime, Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave”, Dritëro Agolli poezia dhe proza socrealiste, Kasem Trebeshina “Stina e stinëve”, “Odin Moldvalsen”, Ali Podrimja “Lum Lumi”, Azem Shkreli poezi. Pra vetëm 7 autorë. Në këtë panoramë, ajo që të bie më tepër në sy, është fakti që: Pavarësisht nivelit të përfaqësimit, ajo konsiderohet letërsi shqipe, pa i dhënë rëndësi se ku krijohet gjeografikisht brenda kufirit zyrtar, ose jashtë tij. Në ndryshim nga programet e mëparshme ku studioheshin të ndarë letërsi shqipe, letërsi kosovare etj.. Sipas Chevrel, letërsi, gjuhë dhe kulturë janë nocione që nuk kanë saktësisht të njëjtën vlerë dhe nuk përputhen plotësisht.[1] Megjithatë kjo është kapërcyer duke i dhënë përparësi lëvrimit të letërsisë në gjuhën shqipe, pavarësisht në krijohet në Shqipëri, në Kosovë, në shqiptarët e Malit të Zi, shqiptarët e Maqedonisë, tek arbëreshët e Italisë, në Arbnesh (në Bregdetin Dalmat pranë Zarës), apo ndër shqiptarë në diasporë nëpër botë. Çdo fenomen letrar është e duhet trajtuar si përfaqësues i së tërës. Unë evidentova konkretisht vetëm tekstet e letërsisë në gjimnazet në Shqipëri e Kosovë, por e njëjta situatë në mos më keq, është edhe në vende të tjera shqipfolëse. Po cilat janë disa nga mangësitë më evidente që ndërkohë po i shtroj edhe si pyetje? A ka ardhur koha e një unifikimi të paktën të teksteve të letërsisë, kudo në shkollat ku mësojnë shqiptarë? Pse në këto tekste aktuale integrimi letrar le për të dëshiruar? Përse gjimnazisti i Shqipërisë nuk duhet të njihet me personalitete të letrave shqipe si: Rexhep Qosja, Agim Vinca, Adem Demaçi, etj.? Apo gjimnazistët e Kosovës me Fatos Arapin, Xhevair Spahiun etja Visar Zhitin? Ndjesë për pamundësinë për të përfshirë dhe shumë autorë të tjerë të rëndësishëm në gjithë arealin letrar mbarëshqiptar.

Përse në tekstet shkollore nuk ka asnjë përfaqësues të letërsisë të formuar ne këto 20 vite pas ’90 edhe pse emra si: Agron Tufa, Ervin Hatibi, Salajdin Salihu, Ardian Kristian Kyçyku, janë ose jo në tekstet shkollore, e kanë krijuar bindshëm profilin e tyre artistik?

Përse në tekstet shkollore nuk ka asnjë poete a prozatore përfaqësuese femër gjatë gjithë historisë së letërsisë shqiptare? “Gratë janë dështimi im, kontinenti i errët për thellësinë e të cilit nuk mund t’ju them asgjë”. Ky ishte përfundimi i dëshpëruar i psikanalistit Frojd në fillim të shekullit XX. Me gjithë këtë pohim, përsëri psikologjia femërore është bërë shpesh objekt jo vetëm i psikanalizës, por edhe i letërsisë. Ashtu si edhe vetë letërsia është “zotëruar” fuqishëm nga shumë autore femra. Edhe pse gjithmonë kam qenë e mendimit se letërsia nuk njeh gjini, trajtimi i kësaj teme në këtë kumtesë nuk duhet parë si i tillë, pra si një ndarje gjinore në letërsi. Por si një fakt që ato autore femra kanë lënë gjurmë të padiskutueshme në letërsinë shqipe si: Flora Brovina, Musine Kokalari, Mira Meksi, Luljeta Lleshanaku, Flutura Açka, Elvira Dones etj..

Por ajo që ende ka mbetur e mjegullt, është kriteri mbi të cilin ndodh përzgjedhja e autorëve që konsiderohen përfaqësues të letërsisë shqipe. Po kështu edhe fakti që përse të njëjtët autorë duhet të rimerren për tu studiuar në çdo klasë të gjimnazit.

Duket sikur ka një tendencë përjashtuese në gjithë këtë areal të pasur letrar dhe gati një si prerje me thikë e zhvillimit të letërsisë në një pikë të caktuar. Vërtet duhet patur parasysh krijimi i panteonit për periudha të përmbyllura, por më tej ekziston frika se letërsia shqiptare sot të zvogëlohet në disa tituj e autorë të zgjedhur sipas kriteresh pak të qarta, që në të vërtetë e tkurrin në një listë të ngrirë siç vihet re në këto tekste aktuale të letërsisë. Shumica e pyetjeve që parashtrova më sipër dhe që përbëjnë thembrën e Akilit, është e lidhur me zhvillimet e 20, 30 viteve të fundit sepse janë autorë që e kanë jetën e vet letrare si para dhe pas viteve ’90 të shekullit të kaluar deri tani, ose janë të formësuar brenda kësaj periudhe. Të gjithë këta krijues perceptohen si pjesë e një kulture moderne të vetëndërgjegjshme, subjekt i një ndryshimi konstant socio-historik. Pra ashtu si çdo evoluim historik i trevave shqiptare është pasqyruar në tekstet e historisë, diçka e tillë duhet të ndodhte edhe në letërsi.

Është një problem më vete pastaj nëse do të konsiderohet: Si vazhdim i letërsisë së traditës. Si avangardë që në thelb ka “opozicionin kundër strukturave estetike dhe përgjithësisht atyre kulturore ekzistuese”. Apo si një risi në procesin letrar shqiptar.

Dhe realisht sot ka një kontradiktë shumë evidente: Nga një anë kemi një masivitet botimesh ku vërehet mes tyre edhe një stad i lartë i të shkruarit ku eksplorohen mundësi për të krijuar forma të reja arti dhe gjuhe të cilat formësojnë mënyra të reja të perceptimit, të shprehjes dhe të veprimit në letërsi dhe nga ana tjetër, nuk pranohet institucionalisht evoluimi i letërsisë, dinamika e saj duke u pasqyruar në tekstet e letërsisë së gjimnazeve.

Në këtë 20 vjeçar krijimtaria e realizuar nga krijues të formuar në këtë periudhë, në veçanti në poezi, kanë pasur një prirje atakuese me traditat e mëparshme. Profesor Ymer Çiraku në shkrimin “Poezia e gjysmës së dytë të shekullit XX si hierarki vlerash”, në lidhje me pohimin e mësipërm shprehet: “Që poezia është atakuese me traditat e mëparshme, mund të ngjajë si herezi, por në fakt është e kundërta. Në letërsi kundërshtitë e mohimet normale krijuese janë shenja më e mirë se kemi të bëjmë me një proces letrar në vazhdimësi, që nuk ka ngrirë. Që nuk është bërë muzeal.”[2]Dhe kjo vlen jo vetëm për poezinë, por për çdo gjini e lloj letrar në letërsinë shqipe.

Dhe të gjitha këto pyetje , gjithë kjo problematikë që parashtrova më sipër, konvergojnë në një definicion: që ka ardhur koha e rihistorishkrimit letrar shqiptar që “Çezari të marrë atë që i takon Çezarit”.


_________________


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...