Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/02/01

Xhuli Spahiu - “Dizajno jetën tënde”

 Është ky një libër qe lidhet me shkencat e psikologjisë e që për autoren është një nektar diturie që ka dashtë të ndajë me të tjerët.





“Ajo çfarë është e rëndësishme është se të gjithë ne duhet te largohemi nga gjerat negative dhe te marrim pozitivitetin ne duart e në mendjet tona”,thotë psikologja shqiptare  Xhuli Spahiu .

Sipas saj, këtë mund ta bëjë gjithkush ngase siç thotë ajo, çfarë do lloj mendimi, na regjistrohet në ndërdijen tonë dhe vetes ja imponojmë gjërat si ato pozitive ashtu edhe negative, si te mirën ashtu dhe të keqën.

“E pse te shkojmë kah ana negative kur mundemi të bëjmë më të mirën për vetveten tonë të mendojmë pozitivisht dhe te arrijmë atë çfarë e dëshirojmë, të kem durimin, të falim, të jemi real ne çdo pikëpamje, për të pas një shpirt të pastër”, shprehet Spahiu.

Ajo synon nxitjen të menduarit pozitivisht andaj mendon se ka trajtuar tema në këtë libër që mund t’i shërbej lexuesit të interesuar. Ajo kërkon që njeriu të mos dorëzohet kurrë por t’i tejkalojmë sfidat, duke rrezatuar pozitivitet. Spahiu thotë se njerëzit duhet të japin sa më shumë dashuri sepse sa më shumë fal dashuri aq edhe i sjellë vetit.

Sipas saj, çdo fjalë e këtij libri ka një kuptim të plotë për çdo person qe e merr ne duar e lexon, për të zbutur mendjen e njeriut dhe për t’u futur në shpirtin e tij paqja, hareja e lumturia, në çdo pikëpamje.

E në para-hyrje autorja e nis këtë libër me këto vargje

E ujis shpirtin çdo ditë me lumturi
dhe e ushqej me qetësi!
Trishtimin e këpus me gërshërët
e buzëqeshjes!
Mos mendoni se jam egoiste...
E bëj për prindërit e mi,
për të shtrenjtit e mi, që më rrethojnë!
Dua t’i infektojë me dashurinë time!
Dua që kur të jenë nën ndikimin e shoqërisë sime,
të ndihen si pranë një burimi qetësie!

Përndryshe, ndër tema që ka trajtuar autorja në këtë libër janë edhe: Ndryshoni të menduarit tuaj, ndryshoni jetën tuaj, Zgjidh rrugën e drejt, Çfarë kërkoni më shumë nga jeta, Jeto, Mos fajëso, Rreziko, Roli i paqes në shpirt, Vetëm dashuria është e vërtetë, Gjithçka ka një zgjidhje, Buzëqeshja, një ilaç shumë i dobishëm, Burimet e stresit, Si funksionon mendimi pozitiv, Sekreti i suksesit në jetë dhe mendimi pozitiv, Përse jetojmë, I miri gjithmonë duhet të dëshmohet, Momentet fluturojnë, Jepi energji jetës, Guximi, Zgjohu, Dizajno jetën tënde, e shumë tema të tjera të kësaj natyre.

Ndryshe, kjo autore thotë se do të vazhdoj edhe me tutje në këtë rrugëtim për të sjellë libra të tjerë ngase siç thotë ajo ja vlen sepse është rrugë e ndriçimit, rrugë e suksesit.


Pak psikologji,mos t'ju ardhtë mërzi :Interviste me psikologen dhe hulumtuesen e “Mendimit pozitiv”, Zonjen Xhuli Spahiu




Intervistoi Qamil Gjyrezi

1.Cili është roli i mendimit pozitiv?

Mendimi pozitiv luan një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut. Duke qene se shëndeti dhe buzëqeshja varen prej tij roli i tij padyshim që është i madh.

2. Sa ndikon mendimi pozitiv në fazën e depresionit?

Depresioni meqë paraqet një fazë të errët te njeriu, mendimi pozitiv ndikon në atë mënyre sa sa sjell dritën brenda errësirrës së depresionit. Është vetë personi ai i cili vendos në do të ketë drite me mendimin pozitiv apo të vazhdoj në errësirë me depresionin.

3. Përse thuhet se me mendimin pozitiv ne përqafojmë jetën?

Sepse ne vërtet e përqafojme. Hapim krahet dhe i hidhemi në përqafim. Të zgjoheni në mëngjes me mendimin se nje ditë e bukur erdhi tek ju, apo të zgjoheni dhe fytyrën tuaj të gezoni me buzëqeshje, kjo quhet një përqafim jete që në mengjes,dhe e gjitha kjo falë mendimit pozitiv.

4. Po mendimi pozitiv sa rol luan në jetën e një jeten e njeriut, pershembull ne jeten e perditshme?

Si qdo njeri si qdo individ dhe qenie njerzore, me plot gojën them që mendimi pozitiv luan një rol te madh. Eshte vetë mendja jone ajo që na kordinon. Nëse në vend të stresit do fillojme me një mendim pozitiv, gjithçka do vejë mbarë, ajo që na duhet është vetëm një frymëmarrje e thellë.

5. Sa i dobishëm është mendimi pozitiv para një trishtimi të madh?

Kur flasim për një trishtim të madh i referohemi vetë përplasjeve të jetës, ndodhive të këqijave që ne i quajme trishtim. Gjithnjë nëse duam ne me mendjen pra me mendimin pozitiv mund t’ia arrijmë që vetveten ta shpetojmë nga ai trishtim.

6. A e kane të gjithe aftësin për të menduar pozitivisht, mendimi juaj?

Mendoj që secili njeri nëse do ta ketë këtë aftesi e ka. Mendimi pozitiv vie ashtu siç ne e ftojmë. Mbyll porten e negativitetin dhe i hap rrugë pozitivitetit.

7. Si mund t’ia arrijmë të mendojmë pozitivisht atëhere kur pesimizmi mbretëron në ne?

Zakonisht pesimizmin e lejojmë të veproj gjate. Gjithnjë mund t’ia arrijmë të mendojmë pozitvisht, gjithmonë, kjo varet nga vet ne. Duam pozitivitetin apo jo.

8. Ballafaqimi i te rinjëve me thyerjet shpirtërore të sferave sentimemntale sa vjen dhe rritet, shpesh janë këto thyerje që dërgojnë gjer tek depresioni, na thoni si mund të shërojë mendimi pozitiv këto thyerje në mënyrë që mos të arrihet gjer tek depresioni?

Keni të drejtë, sfera sentimentale shpesh dërgon në thyerje shpirterore që zakonisht prek të rrinjt. Edhe këtu si në çdo pjesë të jetës sone mendimi pozitiv mund të depërtoj. Personi duhet të ngris nivelin e vetëbesimit tek vetja, ta dojë veten e tij dhe ti parashtroj vetes ca pyetje se në vlen të qendroj strukur, kur atje jashtë ka Jetë.

9. Po,vetëbesimi a lidhet me të menduarit pozitiv?

Eshte nje prej elementeve kyce. Nese kemi nje vetebesim te mire, çmojme veten e duam ate mendimi pozitiv vie vete madje edhe i paftuar.

10. Cilat janë gjërat që ndalojnë depertimin deri tek mendimi pozitiv?

Ka shume gjëra që ndalojnë mendimin pozitiv, duke u nisur nga fakti nga vete Ne. Vetë ne mund ta ndalojme atë. Dëshira për të qënë depresiv, dëshira për të qenë i vetem e shumë faktor të tjerë janë që dërgojnë në ndalimin e mendimit pozitiv.

11. Si mund të mendojmë pozitivisht kur shpresat vdesin?

Shpresat asnjëherë nuk vdesin, përderisa jashtë dritares tuaj Jetohet aty shprese ka. Andaj,kur ju mendoni që shpresat vdiqën ngritni kokën larte dhe shihni se jashtë dhomës suaj ka Jetë. 12. Na shpjegoni pak sa e bukur duket jeta në këndin e mendimit pozitiv? Dhe për fund cili është mesazhi juaj për lexuesit tanë? 12. Mesazhi im do ishte kështu: “Jetoni jetën tuaj është e juaja, çmoni veten duajeni atë dhe mbi të gjitha “Mendoni pozitivisht” ja vlen.

13. Ku dhe kur i moret hapat e par dhe kush ju dha keto rruge qe ju te drejtoheni ne Mendime pozitive dhe te jepni mesazhe per te tjeret?

Hapat e pat mora ne “Institutin Hipnomed ne Prishtine” me drejtues Hidajet Byticin i cili me mesoi qe un te marr ket rrugtim me aq vler per te gjithe dhe i jam falenderuese per gjithe jeten sepse ai njeri din se si te ndriqoj rruget e gjithesecilit!


*******



2014/01/31

Që prej shekujsh rron e thëna: "Qengj’ i urtë pi dy nëna". (Cikël poetik dhe fabula nga Ferit Lamaj)

Ferit Lamaj


Ferit Lamaj u lind në Korçë më 6 janar 1955. Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Tiranë. Lamaj është nje nga fabulistet me te mire shqipetare. Ka publikuar 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 3500 fabula. Disa nga titujt e librave: “Në verë dhe në dimër”; “Në kopshtin zoologjik”; “Tosi me fustan”; “Kush e hëngri mjaltin?”; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin”; “Bilbili dhe gjinkalla”; “201 fabula”; “Dhelpra doganiere”; “Dhelpra e Trojës”; “Kafshët flasin”; “Bubi, beci dhe kaleci”; “1111 fabula”; “Papagalli pinguin”; “Një deve pranë Eifelit”; “Derri me tri këmbë”; “Fabula erotike”; “Gërvisht e gërvisht”; “Mikrofabula”; “Lakuriqi lakuriq”; “Miss Dhia”; “Mbreti xhuxh”; “Gici dhe polici”; etj.
Foto: Ujku

Ç’e zu halli derrkucgjorin:
nuk hap dot televizorin,
te ekrani futur thellë
Ujku gojën çel si shpellë.

Radion Gici ndez pas pak,
nis zëçirret Ujku plak.

Te gazeta, mu në ballë,
Ujku shqyen gjënë e gjallë.

Gici sot te magazina
blen një qeskë me patatina;
tek e gris, shfryn: - Uf, ç’u çmenda!
Po sikur të jetë brenda…
Fabulat e Ferit Lamajt janë përkthyer e botuar në disa gjuhë: anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, greqisht e rumanisht. Krijimtaria e tij është ekranizuar në albume fabuleske nga TV shqiptar, nën interpretimin e aktorëve Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Lazër Filipi e Roland Trebicka.

Është hartues i përmbledhjes antologjike të fabulës shqiptare si dhe fitues i mjaft çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, ku spikatin: çmimi i parë në konkursin kombëtar të 45-vjetorit të Çlirimit (1989); çmimi "La Fonten" nga Ambasada Franceze në Tiranë (1995); çmimi “Libri më i mirë për fëmijë në gjuhën shqipe” (Maqedoni, 1996); çmimi i Karrierës (1996); medalja e argjendtë në konkursin ndërkombëtar "Il faro d'Argento" (Itali, 1998); medalja e argjendtë nga Biblioteka Ndërkombëtare e Poezisë (SHBA, 2002); medalja “Naim Frashëri i argjendtë” akorduar nga Presidenti i Republikës (2005); lista e Nderit e IBBY-t (Kinë, 2006).

Ka studiuar e hulumtuar në fushë të fabulës në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, SHBA, Bullgari, Rumani, Zvicër, Austri, Egjipt, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Çeki, Kinë.

Është anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve si dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.




Ujku

Ç’e zu halli derrkucgjorin:
nuk hap dot televizorin,
te ekrani futur thellë
Ujku gojën çel si shpellë.

Radion Gici ndez pas pak,
nis zëçirret Ujku plak.

Te gazeta, mu në ballë,
Ujku shqyen gjënë e gjallë.

Gici sot te magazina
blen një qeskë me patatina;
tek e gris, shfryn: - Uf, ç’u çmenda!
Po sikur të jetë brenda…




Kandidati

Nis fushata politike
me premtime bombastike.
Kandidati shet parime
me premtim - këmbim - shkëmbime.
“Gegë, çamë e lalucë:
pesë vota …një derrkuc!
Malësorë, katundarë:
dhjetë vota …një gomar!
Toskë, labë, ju flas copë:
njëzet vota …baras lopë!”

Parlament krejt për së mbari:
Gici, Lopa dhe Gomari…


Titujt


- Në kujtim të Nonda Bulkës -

I thosh Zonja një behar:
- E ç’më hiqesh si shkrimtar,
kur një titull s’e ke marrë?!

- Ç’i do titujt, moj e gjorë,
kur të gjithë ma bëjnë me dorë:
“Tungjatjeta, Profesor!”


Përroi psikik

Një Kërriç psikopatik
i shkon Frojdit në klinikë
për konsultë, merret vesh.
Profesori qesh e ngjesh:
- Ti notoke, dëgjomë mua,
bash në …lumë, jo në përrua!



Kolltukofagut

Mos ultë bythën në kolltuk
Ai copëmish:
para uljes …pulë kllukë,
prapa bëhet bishë

Derrit …Dajë!

Dosa sosi Drejtoreshë;
boll e zonja veç për peshë.
Më lugate, çfarë lubie!
Që të gjithë u bënë me hije,
dyllë fytyrat – e verdhë veze:
s’i thonë “Dosë”, por i thonë …“Teze”!


Tabelat…

Te qyteti, mbi motor,
me njëqind e ca në orë
fluturonte Majmun “trimi”:
s’njeh tabelë qarkullimi.

Mirë o mirë, po Polic Çimi
s’njeh tabelë …shumëzimi.



Këshilltarët

Mbret Luani në Pyllshtet
këshilltarë ka plot tridhjetë.
Plot tridhjetë këshilltarë?!
Jo Luan, qenka …Gomar.

Koha e hekurit

Lindi tre mijë vjet më parë
dhe pushtoi botën mbarë.
Sot më del, sipas hesapit,
po jetojmë Kohën e …skrapit.



Farefis

Farefis e nga një …Pis.

Engjëlli

Mu në xhungël, në Afrikë,
zgjidhet Engjëlli Mbret,
që të zbusë çdo egërsirë
e t’u bëjë Shtet.
Nëpër pyje, nëpër fshatra,
Engjëlli zemërmirë
jo që kafshëve s’u vu flatra,
por i ngjitën brirë…



Viçi

Ç’ves të poshtër paska Viçi,
zhvat në arë e vidh në stallë.
Punë hajduti, punë dobiçi;
damka pullë mu në ballë.
Ta flas shkoqur, ta them copë,
se merak të madh e kam:
s’u bë Viçi kokëlopë,
porse kokëhipopotam…



Kryepijaniku

Derri rrumbull, gojëshkumë,
djersët det e lotët lumë.

S’është shkumë, dhallë a hirrë,
porse …birrë, deli birrë!

S’i ka djersë Derr zavalli,
por …raki ç’i buron balli!

Jo, jo, shok nuk ka të dytë:
Verë, verë i del nga sytë!

Dhe nga veshët, vrik përpjetë:
njëri …ponç, tjetri …fërnet!

Ju rrëfeva aq sa munda:
kushedi ç’do qesë nga hunda!



Qerosi

Për një post në Dikaster
konkurrojnë këtë herë
sharlatanë, aventurierë…

Marrka pjesë dhe Qerosi.
“Qysh t’ia fusim? - pyet Bosi. -
Mençurinë ka në gjen;
s’i gjejmë dot as ves, as cen!”

Diç Urithi nakatos:
“Shef, ia gjeta, është …qeros!”




Kapteri te Berberi

Kapter Zefi, tek u rrua,
fët Berberit: “Nuk më thua,
ç’punë bën ti, byrazer?”

Ia pret ky: “Punoj …Kapter!”

Gjueti

Dy qen gjahu kësaj radhe
në kurth kapën një kunadhe.
Njëri s’priti doemos,
fët e fët ç’ia …rrumbullos.

Dhelprën zunë në fund të fshatit,
“Don Zhuani” vu zanatit…
Ç’i leh shoku gjithë oreks:
- Del për gjah apo për …seks?!




Pas fitores

Pas fitores në betejë
nis mësymja gjithandej
për të mbythur ndonjë punë,
kacavarur si majmunë.

Flamurtarit s’ia var kush;
sa s’e pshurrin, me nder jush!
Tek troket zyrë më zyrë,
nuk po njeh asnjë fytyrë.
Njëri fjalën shket si ngjalë:
- Jemi …trimat ilegalë!



Dënimi i Peshkaqenit

Dha vendim gjyqtari,
aq sa bëri bujë:
“Dënohet vrastari
me mbytje në ujë.”

Një i marrë
- Përrallë ndryshe -

Një i marrë s’e zgjat shumë,
fët hedh gurin thellë në lumë.
Një i mençur pa hiç bujë
shtyn marrokun mu në ujë;
thirri fjalët e argjendta:
“Ja nxirr gurin, ja rri brenda!”




Shfryn Veriu

Në një shtet gjetiu
na u çmend Veriu,
ç’rron mbi tokë, ngriu;
tok flenë macja, miu.

Tek ne më dreq fati,
treshe shtrirë te shtrati:
macja, miu, djathi…



Zhvirgjërim

Njoh, për turp, ca tipa,
pa pikën e burrit.
U ka plasur cipa,
virgjëri e trurit…




Celulari me dy karta

Dhelpra zuri post të ri,
Drejtoreshë në Qeveri.
Celularin, dale, dale,
me dy karta personale.
Bëri provën shpejt e shpejt,
tak i ra numrit të vet;
thirrja zgjatej pa hesap:
- A t’ia hap a mos t’ia hap!


Telenovelë

Katër Zonja gjerbin kafe,
për Ezelin* tjerrin llafe;
porsi pulat në oborr
kakarisin katër orë…
Në fund tonet janë të buta,
flasin fiks katër minuta
për papunësinë e shkretë,
që jetojnë tash katër vjet!
_________________________
*Personazh i një teleseriali turk.



Komedia

Ndrit reklama në vitrinë,
dihet, pas avazit:
“Bli biletë për komedinë,
që të dhitesh gazit!”

Nga reklama ç’u marrosa,
s’shkruhet dot me laps.
Jo që hiç s’u menderosa,
porse ngela kaps…




“Invalidi”

Invalid nuk je nga sytë;
veshët pipëz, s’gjej të dytë;
edhe këmbët i ke top,
pas partive me galop…
Gjer më sot ndërrove shtatë,
porsi Mbreti këmben gratë.

Ç’diagnozë Mjeku të vuri?
“Invalid, me gjysmë truri.”



Adresë elektronike

Ujq e dhelpra të pabesë
kanë së toku një adresë,
një adresë si paradhomë:
“zhvateshqyej@.com”



Shkallë gjyqësori

Për ca prona të tim gjyshi
shkuma po më del.
Njëzet vite gjyq pas gjyqi
me rrënjë, me themel.

Nëpër shkallë zbrit e hip,
rrahur si këlysh:
kur ia nisa isha nip,
sot jam …babagjysh!




Vitamina

Mbret Luani Pyllin - Shtet
e kërdisi, e la shkretë.
Mjerë kafshët, ç’pikëllim!
Pa një strofkë, pa ushqim…
S’këndon bilbil e thëllëzë,
pemët prerë gjer në rrëzë,
bimët mbetur pa kërcej,
dhimbje koke gjithandej.

Lepurushi flet nën zë:
- Po marr vitaminë B 1!

Derri noçkën çon përpjetë:
- Me këtë palaço shtet
futi ca B 12!…



Fërkimi

Njëherë në një klub,
tek pinin kafe grup,
Dikush Njërës iu qep,
nën tavolinë si grep
shtrin dorën allasoj,
Zonjushën ta fërkojë.

Pas kafes, me një Shok
shkëmbeu dialog:
- Ajo, more jahu,
nuk kishte kofshë, por dru!

Kolegu zgjidhi tezën:
- Do kesh bërë copë tryezën!


Relativiteti

Ajnshtajni disi tinëz
i binte violinës.
Thërret me aq dëshirë:
“Si dukem, luaj mirë?!”
Ç’ia bën vetes me gisht:
“Eh, mirë …relativisht.”

Aleksandri dhe Diogjeni

Aleksandri kohë më parë
ç’ia mbush vezët plot me ar.

Diogjeni fitilndezës:
- Më bën keq e verdh’ e vezës!



Pritje populli

Dhelpra pritje paska sot,
ç’u mbush lista, mos o Zot!
Plot treqind, nxitojnë të tjerë:
Dash e Cjap, Kërriç e Derr,
Pulë, Patë e Gjeldet,
halli hallit nuk i ngjet.

Dhelpra fët shkel njërin sy:
“Le të futen dy nga dy!”

“Ç’dy nga dy, - Ketri Maçokut: -
T’i qajmë hallet shoku – shokut?!”



Shtetrrethim

Në pyllshtet plas anarkia,
s’mbahet shpezë – kafshëria…

Mbret Luanit një Çakall:
- Shtetrrethimin pse s’e shpall?

Madhëria: - More trim,
me dajak e shtetrrethim,
e kanë thënë sak të parët,
qeverisin dhe Gomarët…

Dumas (Ati), Dumas (Biri)*

Te një dramë me dy pjesë
Dumas (Biri) korr sukses.

Dumas (Ati) urtë e butë:
- Kam dhe unë kontribut!

- Po, po, je, - i thanë të gjorit, -
Auor i autorit…

_________________________
*Shkrimtarë të shquar francezë.



Peshkatari …politikan

Lë liqen, e lumë, e det,
var në gozhdë grep e rrjetë;
bëhet bash politikan:
peshq e ngjala, more xhan,
i vijnë vetë në tigan…

Gjilpëra me kokë

Gjilpërën me kokë
ç’ma mburrte një shok
përherë jashtë radhe:
“Është kokë e madhe!”




Foto: Titujt
- Në kujtim të Nonda Bulkës -

I thosh Zonja një behar:
- E ç’më hiqesh si shkrimtar,
kur një titull s’e ke marrë?!

- Ç’i do titujt, moj e gjorë,
kur të gjithë ma bëjnë me dorë:
“Tungjatjeta, Profesor!”
Vizitë

Derri qe aq i sëmurë:
ethe, kollë, temperaturë.

Dosa llafet fët i tori:
- Shpirti im, po vjen Doktori!

Porse Derri ka vënë prita:
- Jam pa qejf, nuk pres vizita!

Lao Tze*

Në të gdhirë, një mëngjes
ç’i thotë Laos një kinez:
- Donin të më bënin puç,
por nja tre i hodha tuç!

Filozofi fluturim
qet prej goje një qortim:
- Ç’bën me botën shuhen, treten.
Je një hiç, po s’munde veten!

__________________
*Filozof i lashtë kinez.



Dhelpra, Ujku…

Dhelpra, Ujku bënë kërdinë:
Njëra griu pularinë,
Tjetri rropi bagëtinë…

Në fund Dhelpra ra në lak;
epo burgun e ka hak!
Te biruca bishtin – fshesë
seç heq zvarrë dyshemesë.

Hidhen Dhentë: - Ç’ditë e mbarë!
E tërheqtë dhe këmbën zvarrë…



“Përrallat”

Ç'u gdhi Derri Deputet,
mori laps e nxiu fletë,
shkroi libër me “përralla”:
sesi koqe paska Halla,
sesi qumështi del nga dhalla,
sesi dardha pjell gorrica,
sesi Derri paska cica…

Noçkën Derri tund krenar:
- M’u shit krejt tirazh’ i parë!
Si shkrimtar i madh, i vjetër,
tash do shtyp tirazhin tjetër.
Kësaj radhe, more burrë,
them, ta vesh dhe me lëkurë!

Dashi fjalët pjek në furrë:
- Kur të sosë legjislatura,
shih sesa të vlen lëkura......




D-U-R-I-M!

Kam një dert, një shqetësim;
po më çmend, hej, miku im,
ky refreni: “Pak DURIM!”

Prit e prit, prita aq shumë;
më del “D”ja dhe në gjumë.

Ja, i shtyva disa ditë,
porse “U”ja më zë pritë
si Ujkonjë me Ulërimë:
“Pak DURIM, bëj pak DURIM!”

Shkuan javë, erdhën muaj;
nga lajthitja, Zot, më ruaj!
Ta marr “R”më fort për dore
tok me “I”në Iluzore
dhe t’i flak përtej, përtej,
se pak prehje nuk po gjej…

Ç’më thotë “M”ja: - Zotëri,
çdo D-U-R-I-M ka një kufi!



Ndryshim ore

Milingonat punëtore,
jo, nuk njohin ndryshim ore;
porsi lumë vërshojnë tek ara:
- Ora pas, por ne përpara!



Kufje celulari

Gici me kufje në vesh,
në noçkë mikrofon,
Bulevardit qesh a s’qesh,
llap a s’llap me ton!

Hidhet Dashi: - Marifete!
Iku ky, po flet me vete...



Kryekusareshë me vulë

Zonja Dhelpër nuk la pulë,
Kryekusareshë me vulë.

Zoti Ujk gjithë grigjën grin,
Kryehajn me vulë e firmë…


Pa u lagur…

Dhelpra mbrëmë te qymezi,
si përlau nja dy pata,
fët “motorin” seç e ndezi
e ia mbathi me të katra…

Teksa hodhi një përrua,
ç’u bë qull këmbë edhe bisht.
Bishti kokës iu drejtua:
- Pa u lagur …ti sërish!


Fotot

Në album fotografik
kafshë të kopshtit zoologjik.
Shih, shih, Qelbësi! Ky, për nder,
dhe në foto vika erë…



Derri me tri këmbë

Kthehet Beni prej mësimit:
- Mami, ia kalova Çimit! -
Pastaj shtoi nëpër dhëmbë: -
Thashë, derri ka tri këmbë.
- Ty mësuesja të mban hatër,
S’ka tri këmbë, por ka katër.

Beni mamin sheh në sy:
- Epo, Çimi tha, ka dy!





Disa Fabula:

Një thënie e re
Që prej shekujsh rron e thëna: "Qengj’ i urtë pi dy nëna". Por nuk dini më të renë: "Pi servili gjithë kopenë"...

Kanarina

Engjëllorja kanarinë Në kafaz rri e trishtuar. Sheh një ujk që ulërin, Ulërin si i tërbuar.
Eh, moj botë, botë e mbrapshtë, Kë mban brenda, kë lë jashtë!...

Pasfjalë

Më ka rrëmbyer fabula që herët. Humbisja pas Ezopit e Fedrit, La Fontenit e Krillovit, Trilusës, Naimit, Santorit e Çajupit. Fabula është magjike. Të ngjizet në shpirt. Të pushton. Të josh me përjetësinë e saj. Fabula nuk do të ketë kurrë vdekje. Ajo ka gjalluar njëzet e pesë shekuj më parë, do të gjallojë edhe njëzet e pesë të tjerë, edhe dyqind e pesë, edhe... Le të më falë lexuesi, nëse pasionin dhe dashurinë ndaj fabulës do ta shprehja përmes vargjeve: "Rrëmbemini të gjitha:/ Mish, e kockë, e gjak./ Larg kthetrat nga fabula!/ Larg!" Fabula bën çudira. Të ledhaton, por edhe ta ngul. Fabula është e tillë. Disi "e pabesë", ngaqë e tillë është vetë jeta. Fabula ndjek jetën. E lufton me armët e saj të fuqishme: me humorin, sarkazmën, ironinë, groteskun, alegorinë, paradoksin, lakonizmin, befasinë, e mbi të gjitha, me filozofinë e saj. Fabula është filozofike. Siç shprehet Dritëroi në parafjalë të këtij vëllimi, fabula shpejt bëhet pronë e të gjitha moshave dhe profesioneve. Është pikërisht kjo ndër arsyet që i jam përkushtuar i tëri fabulës. Fabulisti lumturohet kur krijesat e tij shëtisin te sa më shumë duar e sy.
Ferit Lamaj
Globi - Kokë
Globi - Kokë glob më vete, Supershtete, minishtete.
Shtetet - Buzë buzabuzë... Shteti - Gjuhë pjell akuzë.
Shteti - Gojë, shteti - Gojë Po u hap, diç do kafshojë.
Shteti - Hundë Shfryn ku mund.
Shtetet - Faqe Lypin paqe.
Shteti - Ballë Rrudhat palë.
Thellë ç'fsheh pyllshteti - Flok: Derra, ujqër a maçokë?
Shtetet - Veshë vesh më vesh: "Koka ...glob apo përshesh!"
Shtete - Sy na qenkan dy, Kanë sy a s'kanë sy?!
Globi - Kokë djeg si furrë. ...Deri kur? Deri kur?


33

Çohet gici në tabelë.

- Shkruaj numrin 33!
Gici rri si torovel.
I thotë pata: - Shkruaj, ç'ke?
- Nuk e di, si është e mbara: Cilin tresh të vë përpara!

Përgatiti Flori Bruqi


2014/01/30

Enkeleda Ristani - Dashuria ime eshtë tjetër (Cikël poetik)

Ka lindur ne Fier ne 13 gusht 1974.Ka mbaruar shkollën fillore e të mesme po në Fier.

Oregjina e saj është nga Përmeti.Që në fëmijërinë e saj të hershme poezia dhe letërsia kanë qënë dhe mbeten pasioni i saj i jetës.





Poezitë e Enkeledës bien në sy, për botën e madhe shprehëse dhe temat e fuqishme të marrdhënieve shpirtërore.
Poezia për mikën time   Enkeleda Ristani është  dashuria e saj ,ndërsa vargjet jane shfrim  sublim i shpirtit të saj të njom rinor !

TI QESHE

Ti qeshe ate nate,
Me dhembe e buze lebyrur
Kafshuar kishe Dashurine.

Ti qeshe ate nate,
Pendimi ishte arratisur
Në brigjet e nje ishulli, pa kthim.

Ti qeshe ate nate,
Marrezia, i kishte zene vendin Miresise
Së pafuqishme per te luajtur kukafshehtas.
Ti qeshe, me zgerdhimje vrastare, ate nate
Une, qaja, me te fundmet lote-gjaku
Të zemres – shperbere.


ANIJA E SHPRESËS

U ngjita ne anijen e Shpreses
Kur dallget coptuar ma kishin shpirtin ,
Frymemarje - gajasur, zemer - plasur
Vdekjen kerkoja ne perqafim.

Grabitqaret goje - hapur turrur ishin
Mbi kurmin tim.

Nje zë - Shprese, nje Drite – Jete,
Shperfillen vrerin
Tundues per te fundit...Luftim


ZOTIT

O Zot!
E humba valle shansin
Per jeten tokesore?
Duhet te shpresoj te pertejmen?

Kandisur me kishe me psalme biblike
Moralin ma bëre lëkurë. Për cfarë?

Kjo jete, e shkurter per gezimin-uritje
Pambarimisht, litar i gjate , litar
Vuajtje - hallesh, urrejtjesh, luftrash

E pra, Zot
Nuk mundem më,
Dyshuese jam per gjetjen tënde,
Të rroj a te mos rroj të sotmen,
Të pres a të mos pres te nesermen.


HARRIM

Hena,robinje verdhame
E qiellit pus - sterruar
Kerkonte diten e mbrame
Pendestare e dashurise - kursyer

Pajtuar me fatin gardian
Në burgun e viteve lenesha,
Renkonte zemer - hena mjerane
Harruar, braktisur, pa shpresa.


RIKTHIM

Hej njerez,
Une sot rilinda.
Permes vuajtjesh, dhimbjesh
Në te fundmin shterezim jetesor
E ndotur me gjakun e perleshjes
Së ekzistences,
shoqeruar me te qarat - britma
Nga frikerat ngadhenjimtare.

Une rilinda
Paçka se per momentin
Jeta më ka kapur për këmbësh,
Kërkon të degjoj zerin tim.

Kordoni kerthizor
Nënshkroi shkëputjen,
Une linda perseri
Shoqeruar me te qarat - britma.


DUEL

Shpirti kelthet,
Në rrokopujen e mendimeve
E brendeshmja therret
Humneren katapultuese per ne Had.

Perball kataklizmes,
Vetja shfytyrueshem
Lakuriqsohet
Per te bere duelin e fundit...

Antikrishti dhe Une
Në flaket e Ferrit!..
Lumi i llaves
Kerkon te perpije...Mbinjeriun…



S’PO DI


Sonte sikur gjethja
vjerrun n` degë jam!
Era fërgllon ashtin tem
e unë trand kujtimin
n`biskojt e mallit.
Kohe e harueme jam
n`kufijt e midisit.
Tash s`di a me marr
qiellit n`qerpik t`nates
s`vonueme,
a me marr boten
n`shuplak,
e t`ia nxjerri syte.
Apo ndoshta ma mire krejt do jet’
me marrun rrugen,
nj’atij pylli t`dandun,
shtegut t`panjohun
e t`pashkelun kund,
n`kërkim t`dashunise
së mbrame…

PËRSHËNDETJE MËNGJESORE

Diellin e parëlindur
e lash’ t’ më puthte fytyren.
Unë putha detin dhe u nisa.
Me sy shkruajta vargjet
e pershendetjes
dhe rroka edhe një herë
pafundjen.
Mora te kaltrën kujtim
e fsheha brenda syve,
per ta derdhur magjishëm
stinës tjetër
Me buzë do ta thith vjeshtën
kur te vij,e do ta lë të etur
të vij’ prap.
Syve ngjyrat do ti ndryshoj
çdo stinë..
Mos u çudisni

Mos u çudisni
kur krenaria gëlltitet
pa përtypur
ose ngre kështjellë prej rëre
edhe kur fjala t’ jetë memece
e fëlliqur,e përdalë
goditese,katarsiste
edhe kur dashuria per dritën
të jetë erresirë,zymtësi
Mos u çudisni
edhe kur dçshira pçr jetën
të jetë vrarje veteje
helm i kaluar damaresh
të ekzistences
ekstaze verbimi
ne seksualitetin e ekzigjencave
paranoja e dashurise
mund të jetë
mirëqenie e masturbimit
te mendjes
Mos u çudisni
edhe kur vdekja
(mos kini frikë nga fizikja
ajo nuk dhëmb dhe nuk ndodh)
të shalohet galic në qafe
e të tërheq kapistallin e flokeve
në gare me fluturimin e shpirtit
Unë iu këshilloj mos të çuditeni
nga maja më e lartë e çudisë time
te kot…

ATAVIZËM

Ti më mban peng ngjyren e jetës
edhe aromat ti mi mban peng
Unë atavizmi yt,
bisht i padëshirueshëm
që tundet pavetdijshëm
kërbishtjes tënde
e ti e përçmon,nënçmon
neverit,bërtet si i marrë
të ta marrin,të ta zhdukin
e bishti vazhdon të t’ tundet
rrjepacuk
edhe pse gjakosur
deri ne rrënjë…
Atëherë ti vendos t’ jetosh i qetë
N’ përfytyrimin tënd
ti je njeri pa bisht…

FATIN TIM E VENDOS VETË

Fatin tim e vendos unë!
Grurnajes me ngjyrë të djegur
flamuri i fatit tim valvitet i shqyer
unë qep cepat e fatit më gjilpërën
e dashurisë
e filli i padukshëm këputet
e bjerrur dëshira për lirinë
kur gjunjët janë të thyer
nga rrëzim i pashmangshëm
përvijimi i kujtesës
copëzuar mijrëzuar
honesh t`thella
e zvarritja deri tek gryka
është kapërcimi i kufomës s’ vetes
midis lindjes dhe vdekjes
qëndron Ti
kushdo qofsh
fati im që unë vet’ e vendosa
një ditë të vogël
kur ëndra e madhe
sytë kishte zënë me perden
e ekzistencës fallco
të fateve…

PA FJALLË


Bijë e shitur dashurish cingune
regjuar veç disa fjalesh pa zë
gjysmafjalësh
Kali i bardhe hazdiset fushave
T’ gjelbra që jelet ja përkdhelin
e mrizit t`mallkuar s`afrohet
Mbytet lumi brenda vetes
me sytë kërkimtar
plandoset edhe me thellë
buza e rrjedhes i dridhet edhe më
pa fjalë
Edhe gurët radhitur ujrave
u plasariten perpëlitjeve
bishtnimi i pengut
i ndau në copëza
Vdekja ka veshur fustanin e zi
të festës
kthyer në mjergull
afërmendsh është e lumtur
gjahun duke pritur
mungesë rezistence
bota u bë zi
kercenimi i ngjyrave
vrarje kohe
padurimi i ardhjes
kenaqesi dhëmbësh t’ lëbyrura
e jargësh në cepa buzësh
Mbretëron koha e gjuetise
kapsallitje sysh pa kapak
pergjakur pa gjak
Arratisur shpirti
ne pusinë që xhelati Gabriel
i kishte ngritur
Dashuria u bë murgeshë
N’ manastirin e mykur të ndjenjes
dhe bëri betimin e heshtjes.

DASHURI EGOISTE

Jam n’ kërkim t’ një dashurie për veten
dua ti jem egoiste,ti marr sa mos t’ ngopem
dua ti jem gardiane,mos ti lë asnjë grimc’ lirie
dua ti jem mosbesuese,ta ruaj n’ çdo çast
e mos ti besoj asnjë fjalë,as ato t’ dashurisë
që rrjedhin dhe nuk ka zot ti ndal
por paskam frikë nga kjo lloj dashurie
kam frikë se një gardian,vuan po njësoj
mungesen e lirise,si i burgosuri i vet
kam frikë se kjo është dashuria jote
jo e imja,dashuri që do t’ bej të jesh
gjithmon vetem….
kurse dashuria ime eshtë tjetër gjë
ajo vetëm dashuron,do pa kushte dhe fal…

MBRËMË

Mbrëmë,
përkdhela me sy shkëmbinjtë
ku dallgët lëpiheshin
herë vrullshëm,herë butësisht
si në një akt dashuror.
Kuturisa të shkoj bregut tjetër,
atij bregu ku dashuria do të më pres,
e unë flokëlëshuar
do ti bie në krahë mallshëm
vrapit që s`ndalet.
Dhimbjes i vura ne flokë
një fjongo të kaltër
dhe e lash të shkonte.
Mëngjesi do të gdhihej
i bardhë pa të…
Ti, padurimin ke veshur frak
dhe pret të vallzosh me mua
valsin e endrës tënde
unë,mbushur jam
fustanit të ballos,
dashuri…

PËRSHËNDETJE MËNGJEZORE

Diellin e parlindur
e lash’ t’ më puthte fytyrën.
Unë putha detin dhe u nisa.
Me sy shkruajta vargjet
e pershëndetjes
dhe rroka edhe nje herë
pafundjen.
Mora të kaltrën kujtim
e fsheha brenda syve,
për ta derdhur magjishëm
stinës tjetër
Me buzë do ta thith vjeshtën
kur të vij,e do ta lë të etur
të vij prap.
Syve ngjyrat do ti ndryshoj
çdo stinë…

SYTË

Sy të ngulur në t’ ardhmen gjithë frikë,
sy qe i luten të tashmes së shkuar,
sy të verbuar nga e djeshmja e gënjeshtërt,
sy që puthen largësisë së horizontit,
sy që mbetën shtrirë një shtrati
tëpa prishur…
Sy që hanë veten në forcën e humbur,
sy që kurrë nuk munden të shihen,
sy që endrën e panë t’ mjegullt
kur qenë hapur,
sy që gënjeshtrën thurën për t’ vërtetë
e t’ vërtetën e vranë më gënjeshtër,
sy që shkojnë të ndarë me kanoen
në lumin e rrëmbyer,
përmbysur sa e sa herë,
por që vrapin e ndalin drejt deltës,
sy adrenaline që vrullon
kapilarësh si të qenë deje,
sy që lagen,lagin fushën e akrepave
ngelur në vend,
sy që vrasin veten
currila gjaku,
me mbyllje kapakësh
kapitujsh të palexuar kurrë,
sy që ledhatojnë një flutur
krahënjomë,motit që mëshirë nuk ka
për krahët e saj të brishtë,
sy që përsërisin gabimin e t’ parit
thellë brenda vetes,
gjithmon’ e më thellë,
në zbulimin e të fshehtës
kush je dhe per ku po shkon.

MELODI NGJYRASH

Ma prek trupin!
Gjelbërt,gjelbërt
trupi im.
Me të artën veshur
dora jote
më drithëron,
Kaltër,kaltër
drithërima ime.
Më të ëmbëlt’
veshur syte e tu.
Vazhdo,vazhdo
melodia ime e ngjyrave,
që transparenten
e lotit mos ta shoh me
por përtej,
përtej,më pret
e bruzta,e bruzta
e mallit tim
për ne…

Enkeleda Ristani


1.

Si eshte koha kur je i huaj?
Po tiparet me cfare te vishen
kur gjuha ngec ne ate dhembin e dhembur
brenda gojes qe s`eshte perhere e jotja?
A mund te joshesh njesoj
me te njejtin tualet
me veshje sipas vendit ku shkon
vecse me ndonje motiv te vendit prej nga vjen
ndonje motiv fare te vogel
pershembull,nje varese te mbetur ne qafe
qe nga koha kur gjyshja jepte shpirt
dhe mblodhi te vegjlit rreth shtratit
e u ndau bizhuterite me perkorje?
Po syte prej femije perse i mbajme gjate gjithe jetes me vete
edhe kur jemi te huaj?
Po kur je i huaj si i kendon copezat e udhes,
mallet e kthinave te vetmuara
cepin e erresires ne fund te rruges
pocin e drites se thyer
nxitin e kembeve per te mbrritur
pasqyrimin tend ne vitrinat anes rruges
qe ben se e sheh rastesisht?
Po lugen,si e mban lugen ne nje tavoline te huaj
koren e bukes
a e thyen koren e bukes si nga vendi prej nga vjen?
Po e qeshura te njejtin tingull ka
apo behet me akcent te huaj?
Si qahet kur je i huaj
me te njejtin numer lotesh
apo vetem me te mbramin e loteve?
Cfare thuhet ne fund te dites para shtratit kur je i huaj
a thirret nena me pasthirrmat pervuajtse
njesoj si ne vendin prej ku ke lene nenen
apo heshtet ne gjuhe te lodhur dhe nene te harruar?


2.

nje gje eshte te jesh e nje tjeter gje eshte te kesh
te jesh enderrimtar pershembull
mbi endrren tende qe ende se ke sfilitur brenda vetes
te jesh ai qe s`je
edhe kur ke dyzuar veten
edhe kur ke tentuar te klonosh
e kloni te ka dal i skaduar
edhe kur ke eksperimentuar me te skaduarin dhe nuk je nginjur dot
sepse erresira gjithmon te josh me nje bote te panjohur
nuk eshte zeri yt
nuk eshte as fytyra
nuk eshte vargu qe gelon unisonin e vetem nje qenieje
te kesh nje vete te panjohur per ta bere njeri
te kesh shpresen se nje dite poezia do te bindet si kale i zbutur
te kesh asgjene dhe ta besh dicka
qofte edhe per hir te njerezimit
ose per hirin e turmes qe brohoret gjithmon pa e ditur per cfare
Ti me dhimbsesh
ose une duhet ti dhimbsem vetes
sepse thonjte e mi mbeten per shume kohe ne dheun e bute
per te te zbuluar qelizen e bazes
idiotesi kryekeput
ti s`ke qelize baze
je midisi i te jesh me te kesh
ose te dyja bashke
dhe zemerohesh per vdekje kur duan te te zbulojne
aq sa behesh nje i trete...


3.

nje gje eshte te jesh e nje tjeter gje eshte te kesh
te jesh enderrimtar pershembull
mbi endrren tende qe ende se ke sfilitur brenda vetes
te jesh ai qe s`je
edhe kur ke dyzuar veten
edhe kur ke tentuar te klonosh
e kloni te ka dal i skaduar
edhe kur ke eksperimentuar me te skaduarin dhe nuk je nginjur dot
sepse erresira gjithmon te josh me nje bote te panjohur
nuk eshte zeri yt
nuk eshte as fytyra
nuk eshte vargu qe gelon unisonin e vetem nje qenieje
te kesh nje vete te panjohur per ta bere njeri
te kesh shpresen se nje dite poezia do te bindet si kale i zbutur
te kesh asgjene dhe ta besh dicka
qofte edhe per hir te njerezimit
ose per hirin e turmes qe brohoret gjithmon pa e ditur per cfare
Ti me dhimbsesh
ose une duhet ti dhimbsem vetes
sepse thonjte e mi mbeten per shume kohe ne dheun e bute
per te te zbuluar qelizen e bazes
idiotesi kryekeput
ti s`ke qelize baze
je midisi i te jesh me te kesh
ose te dyja bashke
dhe zemerohesh per vdekje kur duan te te zbulojne
aq sa behesh nje i trete...


4.

Si eshte koha kur je i huaj?
Po tiparet me cfare te vishen
kur gjuha ngec ne ate dhembin e dhembur
brenda gojes qe s`eshte perhere e jotja?
A mund te joshesh njesoj
me te njejtin tualet
me veshje sipas vendit ku shkon
vecse me ndonje motiv te vendit prej nga vjen
ndonje motiv fare te vogel
pershembull,nje varese te mbetur ne qafe
qe nga koha kur gjyshja jepte shpirt
dhe mblodhi te vegjlit rreth shtratit
e u ndau bizhuterite me perkorje?
Po syte prej femije perse i mbajme gjate gjithe jetes me vete
edhe kur jemi te huaj?
Po kur je i huaj si i kendon copezat e udhes,
mallet e kthinave te vetmuara
cepin e erresires ne fund te rruges
pocin e drites se thyer
nxitin e kembeve per te mbrritur
pasqyrimin tend ne vitrinat anes rruges
qe ben se e sheh rastesisht?
Po lugen,si e mban lugen ne nje tavoline te huaj
koren e bukes
a e thyen koren e bukes si nga vendi prej nga vjen?
Po e qeshura te njejtin tingull ka
apo behet me akcent te huaj?
Si qahet kur je i huaj
me te njejtin numer lotesh
apo vetem me te mbramin e loteve?
Cfare thuhet ne fund te dites para shtratit kur je i huaj
a thirret nena me pasthirrmat pervuajtse
njesoj si ne vendin prej ku ke lene nenen
apo heshtet ne gjuhe te lodhur dhe nene te harruar?


5.


po bie shi
dhe s`eshte e thene te zbutet lekura e dimrit
pervec ti behen kokrrizat me te ngjethura
oret kaperthehen si perhere gjumit pa endrra
endrrat flene ne shtepi te harruara
dy dyer te lena pas shpine
dritare me kangjella te palyera
nje gllenjke kafe mengjesi ne vaktin e drekes
dy cigare te djegura ne nje mendim
dita shkon qe kur vjen
kurse nata mezi mberrin
numeroj ditet per nje muaj me pagesen e qerase
kurse pagesen e qerase e numeroj dy here
leket e pageses se qerase me vijne me poste
kurse une rri ngrohte
tymos ditet e mia te numeruara brenda mureve
te te zotit te shtepise
tepron dicka
gjithmon tepron ajo qe s`del
jeta s`eshte dhe aq ferr
ferri s`te le te marresh fryme
kurse une tymos me nge
ditet e mia ne keshtjellen me qera
qe muret ia ndertoj vet
cdo here nga e para...


6.


po më lag dhe ti s`je as shiu
në barkun tim ke ndërtuar një fole
ku fshihesh si grabitqar duke u lëkundur
e luan ne mua gjithë vdekjen
minutë pas minuti
kokrriza padurimi si vagujt e ngrohtë
që shpërthejne brenda meje
dhe bota dihat mjergullën që më mbështjell
sytë me ëndrra që s`kanë kohë të shihen
duart e tua nuk e dinë se poshtë lëkurës sime
kërcejne vallen e pështjellimit pa cak
gjithë sensorët e mi të cmendur
më prek dhe marrosesh edhe më
dhe une shtyj drejt teje
e të shtyj akoma të shtysh brenda meje
po më bën të kërkoj vdekjen dhe ti s`je as djalli
tani le të prehemi
po më krijon nga e para dhe ti s`je as zoti


7.


nuk ka si te kemi pasur te njejten dashuri
ti pe perreth dhe pate frike
une mola yjet dhe mbylla syte
kur u gjendem ne te njejtat germa
te shkruajtura rastesisht nga dora ime
ti u trembe serisht
dhe pive dyshimin me dy stacione mbajtje fryme
po buzeqesh edhe tani
dashurite nuk jane fjale
as te thena,as te munguara
as te lejuara,as te ndaluara
sigurisht,
dashuria ime ben udhetimin nga une tek mua
perplaset suprines se syve te tij gjithhere
duket bukur me format e hajthme lakuriqe
dhe s`rresht se piri vere
dalldiset
zvenitet
e rimerr gjithe frymen e ererave noprane
perplas kembet ndonjehere
kerkon te zgjoj vemendjen time
si femije nga kohet e largeta me kujtesa te cunguara
kapriçoze tamam si mua
kurse ai
ai tashme ka cuditur veten
ka kthyer permbys cdo send qe do t`ia fashiste cudine
ka prekur veten ne cdo vend qe do t`ia vertetonte ekzistencen
dhe syte e tij...
ah,syte e tij
vjedhacaket e drites se diellit te kalter
bashkesia e dromcave sferike
qe shohin permbysjen time permbys...


8.

dhe ne qofsh hene
(edhe pse s`ke si te jesh hene
zakonisht hena eshte grua)
po edhe ne qofsh hena ime ti
do te te pi me nje gllenjke
edhe nese henat s`pihen
por hahen
hane veten apo i hane dashurite
une do te te pi te gjithin me nje gllenjke...


9.

gezuar gjithe ditet e kurthit te javes,i dashur
edhe netet qe shtrengojme ne molleza
midis shkronjash
gezuar edhe henen qe pergjoka
psheretimat tona
gezuar gjithe buzeqeshjet,i dashur
edhe mallin qe rri ne parvazin e pritjes sone
gezuar gjithe mendimet e mia
qe me buzen e gjakur padurimit
te shkojne...


10.


Mu kujtua nje akacie sot
a nuk eshte krijese e embel nje akacie?
levorja e rrudhur e trungut
degezat qe me gjemba ruajne lulet
e lulet qe s`di kush me mesoi ti haja
isha e vogel atehere
isha aq e vogel sa gjerat i mesoja me prekje,me shijim
natyra ma cudiste heshtjen
pastaj cdo rikthim
ishte nje Eden packa se s`ia njihja emrin
mu kujtua edhe aneslumi me plepa levoregjalp
pushrat e vjeshtes
gjethet qe me mesuan te shquaj te verdhen
formen
nervurat
shkermoqjen ca me vone
pra ate qe do te vinte ndersa rritesha
me pas te gjitha u fshine
si destinet ne harten biblike
kurse une vazhdoj dhe sot perpelitjen
kerkimin e thesarit me druret e njohur
sa ta shoh edhe nje here ate vajzen e vogel...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...