Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/02/05

Perparim Hysi: Një pjesë e "Detyrës së shtëpisë"


Nga libri "Prushi i dashurisë"

1. "Mëkati"

Që nga koha e Evës, nga koha e Adamit
Qenkan bërë mëkate për kokrrën e namit
Shfleto historinë, mbushur plot orgjira
Qoft tek "vegjlia", qoft në mbretërira.


Shiko Muhametin, marrka disa gra
Më tutje njëqind m'i ka një Pasha!
Ali Tepelena të hante më dhëmbë
Por Vasiliqisë i rrinte ndër këmbë.

Sa për mua, të duash: nuk është një mëkat
Se mos dhe "perënditë" jetuan fillikat
Ja "etërit e kishës" xheku e kanë shkelur
Me ndonjë si "motër", edhe e kanë "dredhur"

Po burrat e shtetit janë të "ndershëm" boll
Në ngjallje a pas vdekjes, ndonjë seç del horr
Goxha burrë Klintoni, u "hodh" nga Monika
Teveqel jam unë që kam "frikë" nga Sika.*

Mandej Lizë Tejlori 8 burra e "shkreta"
Do të shkojë në atë botë, e"ngopur" nga jeta
Shëmbuj si ajzbergu, fundi nuk i duket
Është i hapur shtegu: mëkati nuk zhduket.

* imeshoqe


2. Asaj

Nden rrobat mbi tel, sytë i mban nga unë
Në siklet më vë, sa më zë me shkumë
Seç të bie një rrobë, ulesh dhe e ngre
Koka t'u këput,se nga unë sheh.


Jap e jap i varfëri të marrë vessh se ç'do
Ti ikën një çast, prapë po dukesh, oh!
Seç më ha me sy,si një e uritur
Sa të kap me dorë, bie si e goditur.

Kapërcej ballkonin si një akrobat
Ty të hedh në krah e të ngre lart
I mbështeta buzët në buzët e tua
Të mbusheshe me frymë se vdiqe, pothua.

Kaq qe "ndihma" ime, po ku mbaheshe ti
Më pushtove fort, më puthe siç di
Të hipi fuqia, u bëre Herkule
Kështu, moj gjitone, djalërinë më prure.


3. Dasma

Në Petovë, fshat afër Fierit, në një dasëm qe Stalini
Mos hapni sytë prej "tmerrit" ( ka lajthitur Përparimi!!!)
Po t'ju them se e kam parë, siç shoh çdo gjë me sy
Ju do thoni:-Paska "shkarë", më i plaçin që të dy!!!

Jo. Vërtet kështu ka ndodhur: në një dasëm, në Petovë
Kryedasmori ka dhënë urdhër:- Nisuni shpejt për në Moskov
Qe bërë xurxull prej rakisë ( ngriti sofrën: drekë nuk ka!)
Sa Stalini prej Rusisë, drekë me ne vjen dhe ha!

Dasma prishet, filloi sherri (hall ka i zoti i shtëpisë)
Prit,- tha një plak i mënçëm,- thirrni Sadiknë e policisë.
Ky, Sadiku, qe polic; kish mustaqe si Stalini
- Erdhi,-seç i thanë sarhoshit, Kush?- Oh, baba Stalini!!!

Po tani e shtroni sofrën (Ç'më gëzove, o Stalin!)
Tani uluni, hani e pini. Eh,Stalin! Baba Stalin!!!
Ja vërtet kështu ka ndodhur (në një dasëm qe Stalini)
Historianët thonë:- Ka lojtur. Jo, s'ka lojtur Përparimi

* ngjarja ka ndodhur në vitin 1950.

4. Pulëbardha

Nën dallgën e detit për një çast humbe
Pastaj si një pulëbardhë dole,mbuluar,shkume
Sulem si zgalemi që të zë pulëbardhën
Kur e hapa dorën, kisha zënë veç dallgën

Se ti si nositi u krodhe mes dallgësh
Që të të zë ty, duhen krahë pulbaradhash
Zhytem edhe "mbytem" me shkumën e detit
Pulëbardhën s'e zura dhe vuaj prej sikletit.

Pres më kot, i lodhur, që të dalësh vet
Në kum për t'u ngrohur,nën diellin e nxehtë
Por ti sa nxjerr kokën, tek kumi nuk vjen
Loz mes dallgësh ( më gjen a s'më gjen?)

Dua s'dua, i shkreti, hidhem mu tek dallga
Aty, nëpër shkumë, më zuri pulëbardha
Dhe përmjet dallgësh, më jep një të "zhytur"
Sikur mos më puthte, do të isha "mbytur"

5. Jam çirak i poezisë

Jam çirak i poezisë (jap e marr të shkruaj vargje)
Që të bëj një poezi, dashurinë e kam si magje
Ku marrë brumin, mbush tepsinë dhe e pjek me zëmrën time
Për maja kam dashurinë që e hedh me vargje rime

Dhe "tepsia" mbushet plot, herë si bukë; herë si qai
Se dhe vargu del si tortë; si e ëmbla dashuri!
Nëse vargu del i "ashpër", në se "buka" del e fortë
E pësoi ashiku i vafër nga një dashuri e kotë.

Por ju thashë që jam çirak; jam çirak dhe në fillim
Në se jam çirak në vargje, jam "usta" për dashurinë.
Kjo më shtyn që të shkruaj vargje (vargjet unë i shkruaj me rimë)
Dashuria më rinon: më bën djalë e më bën trim...

*janë shkruan në vitet 1998-1999


Nga " Mbeta dashurive"

1. Dhëmb dashuria e parë

Këtu ka qenë koria dikur
(Asnjë gjurmë nuk ka mbetur më)
Po pse më bëhet mua sikur...
Sikur dhe tani jam me "atë"

Se, dikur, nën drurët e harlisur
Me atë shijova dashurinë e parë
Kam ardhur këtu, tash, kokëthinjur
Shetis dhe përlotem me mall.

Mbyll sytë dhe gjithçka kujtoj
Se aq, o miq, shpirti ma do
Nuk e gjej më atë që dashuroj
Ndaj me mallngjim lëshoj ndonjë "oh!"


Jam gati ta kërkoj në fund të botës
Kaq fort atë çast e kujtoj
Mos thoni që më lanë mëndtë e kokës
Si mund? Si mund që ta harroj?!...

5 tetor 2003

2. Edhe një, o moj Dafina!

"Ndaj, paprerë, kupa zbraz poeti!"

Esenin

Edhe një, o moj Dafina! Edhe një se e kam hak
Se m'u nda shpirti në grima; u shkërrmoqa pak nga pak.
Edhe një, po mbushma plot! Edhe një dhe nuk dua tjetër
Se m'u gris shpirti si rrobë ( s'mban më andra rrobë e vjetër)

Rrobë e vjetër nuk mban andra (nuk bën më e flake tej)
Këtë jetë s'pashë ditë të bardha,po me vdekjen s'e këmbej
Dhe luftoj me shpirt në dhëmbë; ndaj luftoj e nuk dorëzohem
Dashurisë i bie në këmbë; për atë unë dhe flijohem.

Dashuroj unë si djalë (mezalla: s'shteret meraku)
Si nga genet të jem djall; sikur valë më rrika gjaku
Kur e shoh që s'dal në kut (zë e hahem unë me veten)
Jetë, moj jetë, sa më ke dukë! Dashuroj dhe mund dhe vdekjen.

5 korrik 2005

ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE


ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE
www.aacl.us | web@aacl.us 
Dear Friends, 


On behalf of the Albanian American Civic League, allow me to welcome you to our email list. We have had some technical issues, which have prevented your subscriptions to our email list to take effect until now. I apologize for the inconvenience this may have caused and I can now assure you that you will be receiving all of our mass emails, newsletters, articles and other materials that are shared with our friends and supporters. 

Thank you, 

Faton Bislimi
AACL Board of Directors Member


Te nderuar(a), 


ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUEMe lejoni qe ne emer te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerike, t'ju uroj mireseardhje ne Email Listen tone. Per shkak te disa ceshtjeve teknike, email adresat tuaja nuk ishin bere pjese e listes sone deri me tani. Kerkoj ndjese per kete. Sidoqofte, tash e tutje emailat tuaja jane te regjistruar ne listen tone dhe ju do te pranoni te gjitha komunikimet tona, artikujt, dhe materialet tjera qe ne i ndajme me miqte dhe perkrahesit tane.

Ju falemnderit, 

Faton Bislimi
Anetar i Bordit te Drejtoreve, LQSHA
 
Defending the National Cause and Human Rights of the Albanian People Since 1989 
ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE
PO Box 70 | Ossining, New York 10562 | United States of America  

Doli nga botimi libri "Njè mall i pashuar" i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj



 Sh.B" Nacional" nxori nga botimi novelën "Një mall i pashuar" i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj.  


Libri u redaktoua nga Dr.Fatmir Terziu,- Londër, recensues Prof.Dr.Eshref Ymeri, Santa Barbara, ShBA. Kopertina u ideua nga vetë autorja Vranari dhe u disenjua nga Jorgo Saqellari. Botimi u realizua në bashkëpunim të ShB Nacional dhe shtypshkronjës "Europrint" Parathënia e librit është analiza e kritikut tè mirënjohur dhe bashkëkohor, Dr.Fatmir Terziu -Londër.

 Autorja Vilhelme Vranari Haxhiraj shpreh falenderimin dhe mirënjohjen e saj për të gjithë bashkëpuntorët që mundësuan daljen në dritë të këtij libri të bukur.
  

Për kënaqësinë e lexuesit autotrja po i dhuron poezinë që është në palosjen e kopertinës:

Bukuri e pakrahasuar

Kurmi i argjendtë...
gjer te thoi i këmbës,
e ke marr hua...
a është ndriçimi i hënës?!
Kur më del përpara ...
si spektër ylberi,
vallë është drita jote,
a buron prej qiellit?!
Syri yt i shkruar,
blu e thellë si deti,
oh, shikimi yt...
më thau, më treti.

Zëri yt tingëllues
si tela violine...
je ti vërtet , apo mos...
një këngë kanarine?!
Vjen natën në gjumë,
më flet butë dhe ëmbël,
s’di a jam në ëndërr,
apo ti je ëngjëll?!
Bukuri që feks…
s’ke të krahasuar,
mjeri… unë i mjeri...
u treta, duke vajtuar.
        
Kur më kalon rrugës....
aromë trëndafili,
ta lëshon gusha,
a buron prej gjirit?!
Flokët dallgë-dallgë,
të lara ngjyrë ari,
t’i shprish era e malit,
apo t’i puth flladi?!
Eja qëndromë pranë,
të ta dëgjoj zënë,
falmë një të puthur
dhe po jam në ëndërr.

   
Bukuri e rrallë,
bukuri që vret...
ulmu moj, në gjunjë...
e rikthem në jetë!

Ku paske qenë futur,
që nuk të kam gjetur,
bukuri e rrallë...
larg syrit të pafjetur…
Eja shëromë shpirtin,
se ti je balsam...
veç buzëqeshja jote,
ma shëron këtë plagë…!
                 Vivra



“REVOLUCIONI IDEOLOGJIK KULTUROR” DHE FEJA...


Nga Fritz RADOVANI:



“REVOLUCIONI  IDEOLOGJIK   KULTUROR”  DHE  FEJA...
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...


I njihni këta dy objekte fetare? – Besoj, se po! Duhet ti keni lexue edhe kush janë e cilit shekull i perkasin! Historinë e tyne nuk besoj se asht nevoja me ua shkrue! Kur i asht dhanë urdhni kandidatit të K.Q. të PPSh, “shokut” Fadil Ymeri në Vaun e Dejës, per me hjellë n’ erë me dinamit Kishen ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti e Donika, ka qarkullue një “barceletë”, se “shoku” Enver “nuk ka dijtë gja fare” se do të rrenohet!
Po këte, a e besoni ju lexues të nderuem?.. E pra, edhe këte e ka shkrue një nga “dr...prof...” që thonë, se ishte edhe “akademik”. Kur e kam ndigjue po të kishe ndonjë gradë edhe unë, do ta kishe vertetue se “ashtu asht kenë”! I shkreti Enver, “sa shumë gjëra i ngarkojnë të gjorit!” thonë “ata”... që e kanë njohë afer...
Po këte tjetren a e dini ju? Urdhni per me shkatrrue të gjitha Kishat Katolike në Shqipni, nuk kishte nevojë me u persëritë per sejcilen Kishë, ashtusi, edhe urdhni “mos me prishë asnjë xhami, pa dijenin e Enverit, nuk kishte nevojë me u persëritë, mbasi qeveria shqiptare duhet t’ ishte e “kujdesëshme” në lidhje me mardhanjet me Turqinë!
Kështu, “gabimi” kje i vartësëve, që per qejfin e tyne anadollak prishen një nga Kishat ma të vjetra Monumentale, dhe ruejtën një Xhami të pushtuesëve turq, sa me i tregue atyne që vijnë në Tiranë, se “merrni vesh me ké keni punë!”...
Po “drejtuesit” e besimeve të ndryshme a u pajtuen me këte “Revolucion”, dhe cili kje qendrimi i tyne? Kedo me pyetë u pergjegjë: “Të gjithë u persekutuen njëlloj!”
Edhe né që e jetuem atë “Revolucion” duhet me e besue këte “gënjeshter”, se nuk po them “rrênë”, mbasi “rrênat” perditë po hahen me bukë nga i shkreti Popull !
Mbas fjalimit programatik të Enver Hoxhës, me 6 Shkurt 1967, në muejn Mars t’ atij viti, filloi “demaskimi i Klerit Katolik Shqiptar” me At Gegë Lumaj, në Institutin Pedagogjik të Shkodres, nen kujdesin e anadollakut boshnjak Ramiz Alia, nga Xhemal Dini e Musa Kraja, pranë komitetit partisë së rrethit Shkoder, ku përgatiteshin edhe të gjitha diskutimet per sejcilin “servil” që do të fliste nder këto mbledhje. Mbas At Gegës, u vazhdue me Don Mark Hasin, At Pjeter Meshkallen...Imz. Ernesto Çoben, që ishte edhe drejtues i Klerit të gjithë Shqipnisë...U vazhdue me pushkatimet e shfarosjet:
1.       Imz. Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)Vdes në sigurimin e shtetit Tiranë...
2.      Don Zef Bici (19 Maji 1919 – Pushkatue me 10 Maji 1968).
3.      Don Mark Dushi (19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968) Pushkatue.
4.      Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969) Pushkatue.
5.      Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971) Pushkatue.
6.      Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Pushkatue.
7.      Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Pushkatue.
8.      Don Prekë Nikçi (1921 – 15 Mars 1974) Mbytet në fabriken e çimentos           në Krujë.
9.      Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Vdes në kampin e Ballshit.
10.   Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Helmatiset nga sigurimi...
11.    Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Vdes në burgun e Tiranës.
12.   Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Vdes në kampin e Zejmenit.
13.   Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) Vritet në ShBA, nga sigurimi...
14.   Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Vdes në kampin e Sarandës...
***
Gjenocidi komunist në Shqipni, ka vra dhe zhdukë vetem nga viti 1967 – 1989 të gjithë Klerikët Katolik Shqiptar të siperpermendun...

Janë arrestue, torturue, dënue, janë internue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë edhe këta Klerit Katolik Shqiptar, të perfshimë në këte Gjenocid të ashtuquejtun “Revolucion Ideologjik e Kultural”, vetem mbas vitit 1967:
1.       At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg.
2.      Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim.
3.      Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim.
4.      At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim.
5.      Don Simon Jubani, 26 vjetë burg.
6.      At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.
7.      At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si pasuesit...
8.      Don Frano Illija.
9.      Don Ndoc Sahatçija.
10.   Don Nikollë Troshani.
11.    Don Zef Simoni.
12.   Don Kolec Toni.
13.   Don Ndré Krroqi.
14.   At Anton Luli.
15.   Don Ndoc Ndoja.
16.   Don Gjergj Simoni.
17.   Don Marjan Arta.
18.   Fratel Gasper Jubani.
19.   At Ferdinand Pali.
20.  At Aleks Baqli.
21.   At Leon Kabashi.
22.  Don Martin Trushi.
23.  Don Nikollë Pergjini interrnohet.
24.  Asht burgosë At Llazar Popi i Shkodres Popoviq, bashkë me vllaun Markon.
At Llazar Popi vdiq i burgosun në senatoriumin Tiranë, me 1 Dhjetor 1972.
Emnat e Klerikëve të Besimeve tjera ti shenojnë “historianët” e tyne.
***
Mbas vitit 1967, janë prishë e janë tretë të gjithë Eshtnat e Vorrezave të Kishave të    Shqipnisë, tue fillue nga Katedralia qind e sa vjeçare e Shkodres.
Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike.
As ky terror me vrasje e shfarosje...endè nuk quhet Gjenocid !?..


Melbourne, Shkurt 2014.

Spiunët t'i dekorojmë apo t’i gjykojmë?


        Nga Asllan Dibrani

Shtypi dhe mediat këto ditë i dhanë jehonë aferës së spiunëve dhe bashkëpunëtorëve në sistemin ish jugosllav, por edhe në "Kosovën e lirë"!. Pa pjekuria e një pjese të publikut apo mjegulla që po i servohet me një suvatim super arrogant dhe të nivelit të ulet, kanë bërë një rrëmujë Serbia me bashkëpunëtorët e vet . Disa gazeta mediale dhe emisione televizive, po e cenojnë qenien tonë me një injorance , nga divergjenca të majta e të djathta , ekstreme edhe parimore, moderne dhe klasike, nga superiore dhe primitive . Të tillët përmes shtypit dhe mediave , përpiqen të prodhojnë paqartësi lidhur me ish të burgosurit politik, qe vuajtëm në kazamatet serbe dhe burgjet ma famëkeqe të saj .Njëri nga ato ishte burgu i Nishit që lamë një pjesë të rinisë si student ,profesor , krijues , nxënës dhe punëtorë , na mbyllen me motive politike si anti jugosllav, si nacionalist dhe armiq të Jugosllavisë. Në atë burg famëkeq vuajtjet e dënimit i bënë ish të burgosurit politik mesa vijon:
Si Berat Luzha, Martin Çuni, Ali Lajqi, Sejdi Veseli, Gani Krasniqi, Ahmet Isufi, Hydajet Hyseni, Sylë Muja, Gani Koci, Jonuz Musliu, Ramadan–Gashi (Dobra),Xajë Nura, Sali Sefa, Bajram Kosumi, Kadri Llugaliu, Sali Salihu, Rexhep Maqedanci, Musli Kosumi, Hysen Gega, Muhamet Rogova, (Xhemail Krasniqi i vdekur në burgun e Nishit nga keqtrajtimet dhe torturat me 1989)! Sejdi Elezi, Bedri Bajrami, Hasan Ukëhaxha, Enver Dugolli,Enver Topalli dëshmor i masakruar dhe i vrare në burgun e Dubravës. Në kohën sa isha në burgun e Prizrenit, patëm shkëmbim letrash në edhe se ishim të izoluar, si pike kontakti kishim tualetin që i lenim njeri tjetrit letra. Për herën e fundit e pashë vetëm përmes vrimave të dritareve u përshëndetem vetëm më zë në shëtitoren e burgut me Ahmet Paçarizin që vrau policinë serbe në shkollën e Dragobil të Malishevës dhe u ekzekutua pas tri ditësh, po nga ai burg, Agim Sahiti, Halit Berisha, Sabri Sopi, (Gursel Sylejmyani piktor dhe shok i artit ,dëshmor i vrarë në luftën e Jezercit në Ferizaj me gjithë vëllain Bajramin) !. . . Sejdullah Kadriu, Nijazi Kadriu Myslim Dobruna, Selim Zhubi, Sherif Konjufca, Milaim Krasniqi, Vehbi Fetahu, Xhevat Zeka, Emin Krasniqi, Salih Mala, Naim Statovci,Emin Qerimi ,Esat Arma , Selim Geci,Ramadan Pllana, Ramiz Arifi, Skender Vardari dhe unë Asllan Dibrani ish të burgosur politik të viteve 1981.
-Shumë kujt i mbetën atje eshtrat në atë burg , sikur Gjemail Krasniqi në vuajtje të dënimit , po edhe barrikadat dhe thyerjen e burgut të Nishit në vitin 1977 , që s'kemi kurrfarë të dhënash se sa vdiqën u torturuan dhe u vranë në atë ngjarje! Aty i pash njerëzit ma të devotshëm , ma të pa thyeshëm , secili kishim ideal çlirimin e Kosovës dhe shndërrimin e saj në Republikë të pa varur si shtet në vete. Me rastin e përfundimit të kohëzgjatjes së burgut ndonjëri nga të burgosurit politik atë ditë e priste me hidhërim nga se nuk e imagjinonte një jetë, pa shokët e vet të burgut, në një Kosovë ,ashtu siç e kishim lënë të robëruar, që u përballte me rezistencë edhe ma tutje reprezaljeve serbe, që çdo muaj dhe javë binin nëpër burgje djem e vasha të reja .
S'ishim, as për socializmin e Shqipërisë me një verbësi politike dhe vet izoluese , qe si pasojë e asaj politike, Kosova mbet nën Jugosllavi nga mashtrimi dhe tradhtia apo dinakërinë e klikës së Titos !!!???...

Në atë burg nga shokët e lartshënuar nuk pash njerëz qe ishin për komunizëm jugosllav po ishim për rrënimin e tij , s'ishim, as për socializmin e Shqipërisë me një verbësi politike dhe vet izoluese , qe si pasojë e asaj politike, Kosova mbet nën Jugosllavi nga mashtrimi dhe tradhtia apo dinakërinë e klikës së Titos !!!???...Fatkeqësisht Republikën e Shqipërisë e mbuloj një ideologji e gabuar staliniste dhe komuniste e udhëhequr nga Enver Hoxha dhe nga mashtrimet e Miladin Popoviqit dhe të tjerëve, Kosova mbeti nën regjimin e Jugosllavisë deri në luftën frontale të "Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" që i doli zot Kosovës me aleatët amerikan dhe evropian. Ai regjim u përmbys , projekti i akademisë serbe ra , për përsëritjen e dhunës , terrorit dhe djegies së Kosovës si në Toplicën e viteve 1978, të krahinës së Novipazarit , të Nishit etj ,që s'ishte bashkërisht , ma e vogël se Kosova e sotme. Mbi 700 fshatra, u dogjën u vranë dhe u dëbuan, që sot e atë ditë, popullata shqiptare nuk u kthyem ma në troje tona!.
-Ekspedita serbe sipas planit e zbrazi Kosovën edhe në vitin 1998-1999, në tërësi me shpresë , se po arrihet plani i tyre i serishëm , vrau, dogji e dëboi edhe kësaj here , siç jemi dëshmitarë të gjithë, pos fëmija nën moshën 14 vjet nuk e mbajnë meqë nuk ishin të lindur atëherë. Në Kosovë mbeten , pos tradhtarëve shqiptarë edhe luftëtarët e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sot lloj, lloj matrapazi mundohet ta njollos dhe ta degradoj emrin e sajë dhe ish të burgosurve politik, qoftë nga faktori politik, qofte nga ata që sa për sy e faqe e veshën uniformen e saj, që lanë gjurmë të zeza dhe negative në emrin e UÇK-së, si përfitues material dhe mafioz, apo krahu tjetër si muhaxhedin qe i sollën mjaft probleme UÇK/vës në betejat qe u zhvillonin kundër Serbisë. Plagët e saj po i ndiejnë edhe institucionet Kosovës të mirëfillta qe duhet të jenë , por i kanë uzurpuar dhe pushtuar, në saje të prezencës së një politike jo parimore duke e dëmtuar shoqërinë dhe popullin deri në palcë nga arteriet ma elementare me korrupsion , hajni , keqpërdorim , vrasje dhe degradim i përditshëm nga e cila, prapë, theksoj se ish të burgosurit politik as që e kemi imagjinuar një gjë të tillë , as mjerimin dhe varfërinë që e ka kapluar Kosovën .
Kapitalin , godinat ,dhe paratë që menaxhohen dhe gjenden sot në duart e bosëve , nën petkun e UÇK-së , duhet zbuluar dhe hapen dosjet se kush i bëri me djersë dhe kush me hajni!
Sot kjo shtresë është ma e goditura , të burgosurit dhe prestarët e UÇK-së qe kanë mbetur rrugëve duke u përpjekur edhe për një kafshatë bukë.Kapitalin , godinat ,dhe paratë që menaxhohen dhe gjenden sot në duart e bosëve , nën petkun e UÇK-së , duhet zbuluar dhe hapen dosjet se kush i bëri me djersë dhe kush me hajni! Kjo kategori njerëzish është në mjerim dhe pa përkrahj???... Dëshmitë ma të mëdha dhe faktet janë, (vetëvrasjet e shpeshta që bëhen nga vet pjesëtarët që ishin çlirimtaret e Kosovës dhe sot janë ulë në kolltukët e buta , njerëzit e pa merituar të korruptuar dhe të pa dijshëm!

Njëri luftonte për Jugosllavinë, tjetri për Kosovën dhe Shqipërinë, sot shteti shqiptar është i ndarë në 6 shtet ballkanike!?...
-Regjimi jugosllav për ngjarjet e viteve 1981, na quajti terrorist, se e deshëm territorin tonë të jetë i lirë, pa pushtetin jugosllav dhe pa çizmen e Serbisë mbi Kosovën. Aparatura jugosllave në atë kohë na quajti kundërrevolucionar sepse , revolucioni yn ishte Kosova e jo Jugosllavia artificiale qe u ndërtua në kurrizin e Kosovës si pasojë e fërkimeve ndërshqiptare, edhe atëherë në dëmin e çështjes nacionale, siç ishte rasti i Shaban Polluzhës dhe Fadil Hoxhës me forcat e veta. Njëri luftonte për Jugosllavinë, tjetri për Kosovën dhe Shqipërinë, gjë që pabesisht, luftëtarët tanë përfunduan në ujerat e detit Adriatik në Tivar si dhuratë edhe e vet faktorit shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të UDB-ës dhe tradhtarëve që vepruan kundër Kosovës dhe vet shtetit shqiptar. Akoma nuk u gjeten fajtoret për atë masakër , dosjet duhet të hapen, se gjynahet po trashen dhe një ditë do të jete vonë për neve . Po, mos të ishin tradhtarët në luftën e dytë botërore, atëherë është dashur të jetë i bashkuar shteti shqiptar në një ombrellë, e jo siç jemi mbetur sot në 6 shtet ballkanike!?...
-Mos të harrojmë prapë veprimtaria e ish të burgosurve politik ishte ajo qe i mobilizoj aradhat e çlirimtarëve kundër regjimit serbo-sllav ,andaj këto dy forca janë si mishi me thua. Pos jugosllavëve, një pjese e elitës zingjirore e tradhtarëve gjatë historisë , për t'i humbur gjurmët e krimit dhe tradhtisë vazhdimisht na quajnë, neve ish të burgosurve politik të kuq e të verdh ,enverist e komunist ,apo edhe Stalinist , gjë që s'ka të bëjë me realitetin. Ish të burgosurit politik janë zemra në trupin populli shqiptare për çlirimin e vendit nga okupatori .Akuzat, fyerjet, shantazhet aktuale nuk qëndrojnë ne këto sekuenca të harmonizuara nga kuzhinat e Beogradit , apo edhe ma gjënë, në aleancat të stervjeteruara kundër shqiptarëve. Kur jemi në këtë temë mbi ideologjitë pragmatike, komuniste siç etiketojnë pjesa dërmuese e kalimit nga regjimi komunist janë vetëm shenja dhe dëshmi të luftës speciale kundër njerëzve me vizion kombëtar. Shteti ish jugosllav , neve ish të burgosurve politik na quanin armiq të Jugosllavisë, pse e deshëm Kosovën shtet në vete dhe Republikë, kundërrevolucionar, se ju kundërvumë regjimit të egër të serbo-sllavisë mbi interesat tona. Na quajtën irredentist për shkaqe që ne ish të burgosurit i paraprimë çështjes nacionale e cila kaloj në lëvizje, pothuajse popullore duke i përjashtuar ata qe ishin nën strukturat e shtetit dhe tradhtarët. Ata të parët nuk deshën të mbeten nën regjimin jugosllav, po ju impononte familja , puna që kishin, ose na dënuan në forma verbale ose ishin edhe neutral , por gjithsesi kanë pas dhimbje ndaj djemve dhe vashave të veta që u dergjeshim në burgjet jugosllave.
I përjetova torturat ma çnjerëzore , me mjete të forta trupore , plagë etj , por ma të pa durueshme ishin provat psikologjike dhe primitive duke na sharë nënën shqiptare!

Vetëm ata qe kanë kaluar nëpër kazmatet e UDB-ës e dinë çka do të thotë ta shohësh përsëri hasmin, dhunuesin ,njeriun e kërbaçit që ka ushtruan dhunë dhe shkarkon mllefin kundër teje, duke e mbrojtur Jugosllavinë.
Te na sillen njerëzit e tillë pran ekranit ishte një fyerje për neve , për popullin që kanë qenë viktimë e kësaj klase tradhtarësh. Lind pyetja si të mos reagojmë, kur rikujtoj në kohën e hetuesisë qe mbi pesë palë udba-sh, mu kanë ndërruar për tetë muaj ditë, sa zgjatën ato hetime në burgjet jugosllave. I përjetova torturat ma çnjerëzore , me mjete të forta trupore , plagë etj , por ma të pa durueshme ishin provat psikologjike dhe primitive duke na sharë nënën shqiptare etj si ma poshtë, qysh janë shprehur UDB-ashit Xhavit Kuqi, Jakup Hoti , Ibush Kllokoqi , Lutfi Ajazi, Hasan Shahini, Jusuf Karakushi etj , ndaj meje dhe të tjerëve, besoj se nuk i kanë kursyer fare asnjërin nga ne, citimi:" Ta qijë atë nënën shqiptare që të ka pjellë" ,"Do t'i tredhim koqet që mos me vazhduar soj i juaj, të lind ma në Jugosllavi",Ta qkodhej ty Kosovën Republikë" , "Ta qifsha familjen në pidh" ,"Ju jeni tradhtarët dhe armiqtë tanë " ,Na këtu jemi zot për ju" , "Ta qijë atë nënë me plumb në gojë " etj. Torturat e shpeshta kanë filluar në ora 18 .h, të darkës deri në ora 02 të mëngjesit. Gjithmonë kam shkuar me këpucët e mia pas dergjjes dhe shërimeve të plagëve në çdo 10 deri dy javë. Gardianët e burgut në krah me kanë sjellë deri në qelinë e burgut të Prishtinës. -Zbathur jam kthyer nga zyrat e UDB-es, me qe u ajshin këmbët nga tortura me orë të tëra. Torturat u zhvillonin që të pendohemi , të tregojmë se me kë, kemi vepruar? Çka kemi lexuar? Ku i kishim lënë revistat e "Zërit të Kosovës" qe u botonte në perëndim nga Jusuf Gervalla dhe patriot tjerë . Ku i kemi shpërndarë dhe kujt? Kenë ,kemi dashur ta vrasim duke akuzuar ne inspektorët e UDB-ës , apo në objektiva tjera duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në demonstrata antijugosllave , për propagandën qe kishim bërë kundër sistemit jugosllav deri në veprimtarinë në grupin ilegal qe kishim krijuar me emrin"Komiteti i të drejtave të shqiptarëve për Republikën e Kosovës" gjë qe e konsideronin si ma te rrezikshmin etj. Koka më ishte vazhdimisht e përgjakur , po edhe shpina çuditem me veten time, se sa herë me ka rënë lëkura si gjarprit, pas torturave !.Urina vazhdimisht e përzier me gjak ishte me çka nuk edhe ndihma mjekësore nuk na u epte !. I falënderoj disa ish gardian shqiptarë që me lot në sy me kanë sjellë nga zyrat e UDB-es në qelitë e burgut të Prishtinës, por i gjykoj edhe ata që kanë sjelle tortura dhe fik cigaret në ballin e ish të burgosurve, nuk po ju përmendi emrin për hir të familjes së tyre dhe fëmijëve të tyre,se ata nuk kane faj për të bërat e baballarëve të tyre.
Mos të mendon kush se do t'u japim medalje për tradhti e dhunën që ushtruan ,ndaj nesh UDB-ashit!
Prandaj popull, media , gazeta , dhe shtypi i Kosovës, mos mendoni se, ne sharjen dhe torturat për vdekje që përjetuam t'i dekorojmë ish UDB-shët me përkëdhelje dhe dekorime , as me lule ata qe i pamë në ekranet tona televizive? Mos të mendon kush se do t'u japim medalje për tradhti e dhunën që ushtruan ,ndaj nesh , ish të burgosurve politik. Torturat , presionet dhe vasalet e tyre i përjetoj populli në tërësi si në kulturë , arsim dhe lirinë e të shprehurit. Me manipulimet dhe aktrimet kriminale qe i organizonte UDB-ëja serbe për një armë janë torturuar mbi 15 veta duke e shit ,kthyer , stërshit dhe torturuar pastaj, si përfundim janë gjobitur edhe me burgje në sistemin e Rankoviqit , ku ai mbeti ligj mbeti praktikisht deri sa ra dhe u prish Jugosllavia!.
Ne emisionin e zotit Kelmendi, këta UDB-ash , aq sa i pashë nuk ofruan njohuri ose informacione të vlefshme, qe nuk i dimë na ma herët , por përkundrazi ,emisionin u munduan ta devijojnë .Ata pran ekranit treguan egërsinë e vet, kundër popullit të vet. Emisionit i dhanë një ngjyrë debati drejt rehabilitimit dhe për ti barazuar të viktimatizuarit me UDB-ashit dhe spiunët e rangut Loci etj.
Si është e mundur që shqiptarët të pranojnë ta drejtojnë shtetin njerëzit, që në kohët më të vështira për shqiptarët, kur vriteshin pasivisht, dëboheshin masivishit, dhunoheshin e torturoheshin kolektivisht, punonin për sistemin kriminal të Milosheviqit!!!???...

Luhatjet dhe tronditjet janë evidente kur thuhet shumë spiun shqiptarë të Serbisë janë duke punuar në institucione të larta shtetërore, në Qeveri e Kuvend? Kjo dilemë parashtron edhe shumë të tjera , se si është e mundur që shqiptarët të pranojnë ta drejtojnë shtetin njerëzit, që në kohët më të vështira për shqiptarët, kur vriteshin pasivisht, dëboheshin masivishit, dhunoheshin e torturoheshin kolektivisht, punonin për sistemin kriminal të Milosheviqit!!!???...
Ne, ish të burgosurit politik nuk i fusim,në një kallëp të gjithë , edhe se kanë punuar në burgjet jugosllave disa gardianë, ishin ata që na kane ndihmuar edhe me shkëmbyer letra në mes vete, andaj ata hynë në pjesën e veprimtarëve në interesin e kombit shqiptar. Nuk do ti hedhim në koshin e plehrave të gjithë ata që punuan në institucionet e ish regjimit jugosllav, sepse ka pas , djem e burra dhe vasha qe nga pozicioni i këtyre në organet jugosllave , janë gjet në veprimtari antijugosllave baras me ne bile edhe janë dënuar, andaj edhe kjo kategori e njerëzve janë dhe mbetën të nderuar për ne ish të burgosurit politik.
Ne, nuk po themi të hapim beteja të reja në mes shqiptarëve, po së paku, mos të injorohemi nga njerëzit zullumqar që i bënë Kosovës njëqind e një mijë të zeza dhe të rehabilitohen sikur s'ka ndodhur asgjë. Të gjithë ata që ju kanë nënshtruar torturave të UDB-shve në çfarëdo kohe nuk mund t'i harrojnë. Pikërisht unë nuk jam me hapë plagë të reja ndër shqiptarë, qofshin plagët tona të fundit nga ky fenomen kurrë ma i përsëritur. Kurrë mos qofshin shqiptarët shërbëtor të interesave të huaja. Nuk jam ai që të dënoj shqiptarë , edhe tjerët mendoj se do ta ndajnë mendjen me mua. Unë pikërisht për hir të interesave të kombit , për hir të interesave shoqërore shqiptare të Kosovës , për hir të asaj se i fala një pjesë të rinisë Kosovës, për realizimin e aspiratave tona kombëtare , për hir të historisë dhe edukatës familjare ,kam krijuar bindjet e mia , që të jam i gateshëm me falë! Po, po me falë se akoma jemi në gjysmë të rrugës !...- rruga duhet të vazhdoj... -jam në gjendje t'i fali të gjitha mëkatet e tyre , të gjitha të bërat e tyre me kusht që të pendohen , të kërkojnë falje pran popullit shqiptar. Jam në gjendje personale t'i fali gjynahet e tyre të deri tashme, po që kthehen dhe t'na bashkohen në betejën e përbashkët që e kemi pran vetës , pran historisë, pran kombit, pran atdheut që na thërret për bashkimin e të gjitha forcave, të krijohet uniteti për aspiratat tona për bashkimin kombëtar, por ish agjentet shqiptar të ish regjimit jugosllav të mbeten shërbëtor të kombit të vet e jo ma bajraktar e spiun të Serbisë dhe vendeve tjera!!!???...

(Autori është shkrimtar , ish i burgosur politike)

UDB-ashët dhe “patriotët”





Çfarë e dallon një tradhtar shteti, i cili spiunoi për agresorin e pushtuesin në dëm të vendit të tij për përfitime personale, dhe një politikan që me pushtetin që i jep pozita e negocion territorin e shtetit, e vjedh atë, e shkatërron çdo sektor kyç bashkë me grupin e tij të dyshuar për krim e korrupsion?
Kjo kategori vepron në emër të luftës që ka bërë për çlirimin e vendit. Rezultati përfundimtar nga të dyja anët është i njëjtë. Dikur bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete serbe dhe jugosllave pos shumë të këqijave që i kanë sjellë Kosovës edhe kanë vrarë ata që i shihnin si “rrezik” për “pushtetin popullor”, i cili më së paku ishte i popullit.
Por, disa nga politikanët tanë të pasluftës çfarë bënë? Sa vrasje u kryen nga 1999 e këtej, sa njeriu me nam shkoi pa nishan, sa prona u uzurpua, kush u bë milioner brenda natës, ku i gjetën paratë për të privatizuar me mijëra hektarë tokë shoqërore, kush i ka në duar monopolet kryesore në vend, sa prej tyre punësuan farefis në PTK, KEK dhe Aeroport? Kush guxon t’u bëjë zë këtyre matrapazëve tash 15 vjet nga mbarimi i luftës? A ka prokurorë? A ka hetues policorë? Ka, por jo për vjedhësit më të mëdhenj të këtij vendi.
Çfarë domethënie ka për një ish-luftëtar të UÇK-së, që para disa vitesh e vuri në peshoren e luftës vetë jetën për lirinë tonë kur dëgjon për të bëmat e një UDB-ashi dhe kur sheh sot bashkëluftëtarin e tij, në të shumtën e rasteve mashtrues, që abuzon me pushtetin që e ka në dore?
Kjo kategori për interesa personale na e dëshmoi se është në gjendje të shkelë mbi gjithçka. Cili, pra, është dallimi i një spiuni të Serbisë dhe i një pushtetari që hyn në pazare dhe kalkulime politike? Në sytë e një luftëtari që dikur ishte i gatshëm ta japë jetën për një Kosovë të pavarur, me tërësinë e saj territoriale e për ta ruajtur pasurinë e kërcënuar nga gllabërimi serb, dallim mes UDB-ashit të djeshëm dhe zaptuesit të sotëm nuk ka.
Sot një dekadë e gjysmë nga çlirimi, po humbet pasuria për të cilën u demonstrua dhe u luftua, bashkë me të edhe tërësia territoriale, u degradua pasuria publike, u plaçkit gjithandej ku pushtetarët patën mundësi. Atë që e nisën UDB-ashët me shumë suksese e vazhduan një grup i madh pas luftës e që sot nëpërkëmbin popullin që po varfërohet pandërprerë.
Ata besojnë se janë të paprekshëm, sillen kryelartë, bile edhe me arrogancë, dhe nuk përtojnë të buzëqeshin në fytyrë, njësoj sikurse dikur punëtorët e denjë të shërbimit serb. Dhe sot sa herë që dikush kritikon veprimet e tyre menjëherë nga partitë e krimit dhe të haraçit shpallet zyrtarisht antiamerikan dhe gjithsesi pro serb.
Fshehja pas strehës “ndërkombëtare” apo pas “ombrellës së patriotizmit” është krimi i radhës që bëjnë këto parti komandantësh.
Këta të korruptuar që “mbrojnë vlerat amerikane” qëmoti është dashur të ndiqen nga drejtësia ndërkombëtare. Janë këta “pro amerikanë” që prej vitesh tallen me çdo vlerë evropiane e amerikane, vrasin virtualisht kritikët, shkelin ligjet, i fryjnë racizmit. Janë po këta që flasin për patriotizmin, por interesat e tyre përzihen me bizneset e kriminelëve dhe oligarkëve serbë.
Pa marrë parasysh se si do t’u tregohet historia gjeneratave të ardhshme, një është e sigurt: nëse mësojnë drejt për të kaluarën, do të kërkojnë ndëshkim si për UDB-ashët ashtu edhe për “patriotët” që shkatërruan të ardhmen – në emër të “vlerave të luftës”. Dëmi vjen nga të dyja palët. Andaj do të jetë vështirë i riparueshëm në vitet në vijim.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...