Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/02/24

Azem Shkreli ngjalli tek unë dëshirën për të shkruar

agim_vinca
Prof.Dr.Agim Vinca

E ndiej veten të nderuar që më jepet Çmimi “Azem Shkreli”, jo vetëm pse është çmimi më i agim_vincalartë letrar në Kosovë, por edhe për shkak se mban emrin e shkrimtarit ndaj veprës së të cilit kam ushqyer gjithmonë një konsideratë të veçantë, poetit, prozatorit, dramaturgut dhe publicistit Azem Shkreli. Librat e Azem Shkrelit i kam lexuar qysh si fëmijë, nën dritën e llambës, në vendlindjen time. Isha ende nxënës i shkollës fillore kur më ranë në dorë Bulëzat (1960) dhe Karvani i bardhë (1961) e, pak më vonë, edhe Engjujt e rrugëve (1963). Qysh atëherë i mbaj mend vargjet: “Gëzimi, thonë, nuk matej kur jam le/ Nji natë fresku me hanë./ Nana n’krye tim s’ka ba kurr be – / Paç mbet pa nanë./ Me ‘i tubë delesh n’sukë heret jam rreshkë,/ Kur isha ende vocrrak./ Shtëpinë e kam atje ndër curra, n’bjeshkë,/ Dhe kangën e gurit mbi prak”. Me këto vargje hapet poemthi Këngë për vete, në të cilin subjekti lirik, malësori i ri poet, që zbret në qytet, shpalos botën dhe unin e tij pa kurrfarë kompleksi: “N’qytet kam ardhë me ‘i gjysë opinge. E dij/ N’përulje s’mundem m’u kotë./ Lavdet ua fali tjerëve. Mos me pi/ Betue jam – në gotë./ Zotnit s’i njof. As s’lodhem pse Krishti s’rruhet./ (Ferrin me mëkate kam m’e fikë!)/ E kur zgërdhihet jeta, ndojherë – duhet/ Venë Khajami, nji pikë!/”, për ta përmbyllur, pak a shumë, rrëfimin me një porosi, që peshon rëndë, sa gurët e vendlindjes: “Prej këshillës s’nji miku mbaj mend dy urti:/ N’këndove – këndo për jetën./ Poetët duhet ta kenë nji perëndi/ Dje tjetër s’ka: T’VËRTETËN”. Sado të thjeshta, në mos edhe naive që mund të duken sot këto vargje, të shkruara në fillimet krijuese të poetit, ato shprehin frymën e artit poetik të Azem Shkrelit, por edhe thelbin e misionit të poetit: të kënduarit për jetën dhe të besuarit në një nga vlerat e saj më sublime: Të Vërtetën. Volteri i madh thoshte se E vërteta, Liria dhe Virtyti janë tri gjëra për të cilat e vlen të jetohet dhe të luftohet, ndërsa bashkëkombësi i tij më i ri, Romen Rolani, nënvizonte se puna krijuese është “gëzimi i jetës” dhe se të krijosh do të thotë “ta vrasësh vdekjen”. (Créer, c’est tuer la mort). Azem Shkreli është një nga shkrimtarët tanë, të këtij krahu, që tek unë ka ngjallur dashurinë për letërsinë: dëshirën për të lexuar dhe dëshirën për të shkruar. Dhe tok me këtë dëshirë, sa të bukur, aq edhe të vështirë, edhe pasionin për fjalën, ndjenjën, mendimin, por edhe për heshtjen e bukur, heshtjen që flet, që është e kundërta e fjalamanisë dhe llomotitjes. E, Azem Shkreli, poeti i E di një fjalë prej guri dhe Nga Bibla e heshtjes, si rrallë ndonjë krijues tjetër yni, mund të shërbejë si shëmbëlltyrë nga ky aspekt. Përgjegjësia ndaj fjalës në përgjithësi dhe ndaj fjalës së shkruar në veçanti është një nga mesazhet më të fuqishme të veprës së tij.

Azem Shkrelin e kam njohur fillimisht nëpërmjet librave, por më vonë do të më lidhë me të një miqësi e gjatë dhe e frytshme ndër vite e dekada. Sa e sa ndeja e biseda, sa e sa udhëtime nëpër Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, pjesëmarrje në manifestime kulturore, në tribuna publike, në orë letrare, në promovime librash, në aksionin e madh për pajtimin e gjaqeve etj. Dua të veçoj me këtë rast një episod, që nuk e kam evokuar në kujtimet që kam shkruar për të. Unë jam bërë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në kohën kur Azem Shkreli ishte kryetar i saj. Sapo kisha botuar librin tim të dytë me poezi, Bregu i mallit (1975), recensentë të të cilit kishin qenë Fahredin Gunga e Azem Shkreli, kurse redaktor Anton Pashku. Asnjëri nga ata fizikisht nuk është më në mesin tonë, por vepra e tyre dhe standardet që krijuan, vazhdojnë t’i rezistojnë kohës. Në recensionin e shkurtër, me të cilin mbështeste botimin e librit, Azemi, ndër të tjera, shkruante: “Mendoj se ka në të vargje të bukura, lirikë të hollë, motive dhe ide interesante. Mund të përmenden edhe kualitete të tjera të kësaj poezie”. Kaq mjaftonte nga ai, nga pena e tij, që libri të botohej. E të botoje libër në atë kohë, aq më tepër duke qenë krijues i ri e i panjohur, nuk ishte punë e lehtë, ndërsa të anëtarësoheshe në Shoqatën e Shkrimtarëve atëbotë ishte më vështirë se të hysh sot në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Por edhe më nder, gjithsesi. Dhe ja tek jemi sot, pas kaq shumë vitesh. Ai në amshim me Aliun, Dinin e të tjerë, kurse unë Laureat i Çmimit që mban emrin e tij - për Vepër Jetësore. Të marrësh një çmim si ky, aq më shumë në ditën e Pavarësisë së shtetit tënd, idenë e të cilit e frymëzuan para së gjithash njerëzit e penës, shkrimtarët dhe intelektualët, është nder dhe krenari, por edhe një ndjenjë ngazëllimi e rezignimi bashkë. Thuhet se çmimet letrare zakonisht kanë kuptim në moshë të re, sepse nxisin energjitë dhe vullnetin për punë krijuese. Me një fjalë janë stimuluese. Te unë dhe kolegët e mi që me këtë çmim janë nderuar para meje dhe tek ata që do të nderohen më pas, ky çmim mund të jetë stimulues në një kuptim tjetër: për rrumbullakimin e veprës dhe përfundimin e projekteve, që presin dorën dhe mendjen e krijuesit. Njeriu, pavarësisht nga mosha, gjithmonë mendon se veprën e vet më të mirë do ta krijojë në të ardhmen. Po të mos ishte kjo bindje, as që do të kishte kuptim puna krijuese. Çmimet letrare, sikurse edhe mirënjohjet e tjera publike, as nuk e rrisin dhe as nuk e ulin vlerën e një vepre (në kuptimin e opusit krijues), por ato e kthejnë për një çast vëmendjen e publikut kah ajo; i bëjnë jehonë asaj. E kjo s’është pak dhe as e parëndësishme në kohën tonë, kur njerëzit janë tjetërsuar në masë të madhe prej vlerave shpirtërore, që janë të përhershme e tejkohore, duke i zëvendësuar shumë herë ato me vlera të përkohshme e efemere. Më kot qortimi i poetit: “Sa poshtë paskam rënë duke u ngjitur këtij Olimpi të rrejshëm” dhe besimi, qoftë edhe iluzor, se botën do ta shpëtojë bukuria: “Mësojeni kohën të mos i hajë të vetët/ Ç’u shemb shëmtie do ta ngrenë poetët”.

LIBRI:“E VËRTETA PËR FARK-un“ NGA AGIM MEHMETI, U PËRURUA MË 2014-02-16 NË SURSEE TË ZVICRËS




Nga Abas Fejzullahi



Nën përkujdesin organizativ të SHOQATËS HUMANITARE KULTURORE “SALI ÇEKAJ” NË ZVICËR, më  16.02.2014 Këshilli Organizativ sipas programit të parapar bëri paraqitjen e vështrimeve lidhur me librin: “ E VËRTETA PËR FARK-un” shkruar nga autori Agim Mehmeti, që u përurue në sallën e mbushur përplot me pjesëmarrës të interesuar për krijimtari nga fusha e kulturës.



1

Pamje nga salla e pjesëmarrësve të interesuar për përurimin e librit „ E VËRTETA PËR FARK-un“ nga autori Agim Mehmeti

Rrjedhen e programit e paraqiti që nga fillimi deri në përfundim në foltore zonja Selamie Osaj me zërin e saj të natyrshëm, të rrjedhshëm e të mrekullueshëm, lidhur me përurimin e librit, e që krijoj mundësi dhe hapësirë për një bashkëpunim me pjesëmarrësit e pranishëm, gjatë përcjelljes së vështrimeve të lexuara rreth librit dhe jetëshkrimit të autorit. Ishte parapar me program koha për parashtrimin e pyetjeve nga ana e pjesëmarrësve, drejtuar autorit të librit, si dhe pergjegjet e autorit apo anëtareve të Këshillit Organizativ për pjesëmarrësit në sallë.

Ndoshta edhe vet titulli i librit: „ E VËRTETA PËR FARK-un“, ka zgjuar interesim të veçantë, sepse në ditët e sotme, njerëzit kanë aq shumë nevoj për të vërteten e cila u është vjedhur… nga stërvjedhësit, në jetën e përditshme në mjetet e ndryshme pamore në hapësirat shqiptare, si RTV dhe ato elektronike si (interneti e faqe të ndryshme pamore) apo edhe të shtypura si (gazeta e revista të shumta), flitet e shkruhet edhe për të vërtetën dhe të pavërtetën, për ç`do ditë, sa tek lexuesit kanë krijuar huti dhe mjegulli me thashetheme dhe shpeshherë ndodh që luhet dhe keqpërdoret e vërteta e cila paraqitet si e pavërtetë, pa dhënë dëshmi e fakte, ndërsa sa i përket përgjegjësisë, as që vie në shprehje dhe s`bëhet fjalë!

Kështu, rrena qitet në trg si mall për shitje për interesa dhe qëllime të caktuara, të njerëzëve të caktuar, ku jo rall krijohen kushte dhe rrethana për thashetheme dhe mal me shpifje tue krijue mjegullnaja dhe errësirë rreth të vërtetës, siç thot fjala e urtë popullore: „Ujku don mjegullë…“ e pengojnë të vërtetën për të mos dalur në si dëshmi në sipërfaqe kundër rrenës, e çfarë është më e shëmtuar e zbukurojnë rrenën për ta shitur si të vërtetë, që për fatin e keq edhe pranohet shumë ma shumë se e vërteta, sepse krijuesit e rrenave marrin me kohe masa për fshehjen apo mundësisht edhe vrasjen e zhdukjen e dëshmive që dëshmojnë të vërtetën..!

Rilindasi i madh, Sami Frashëri në vepren e tij mes tjerash shkruan: “…Vjedhja më e poshtër dhe më e dëmshme është vjedhja e famës dhe veprave. Ata që përpiqen të bëhen të famshëm duke përvetësuar veprat e të tjerëve, një ditë e humbasin famën e fituar në këtë mënyrë dhe fitojnë emrin e gënjeshtarit dhe të mashtruesit „fq.26 /866
2
Autori i veprës „E VËRETA PËR FARK-un“ Agim Mehmeti e ka të vetmin qëllim paraqitjen e të vërtetës, gjithnjë tue u shërbye me të dhëna e dëshmi, për rrjedhën e atyre ngjarjeve që ai ka përcjellur dhe ka qenë pjesëmarrës dhe organizator, si oficer madhor i FARK-ut, Zëvends Ministër i Mbrojtjes dhe zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, që në libër paraqet të vërtetën edhe pse të hidhur dhe të dhimbshme edhe aq shumë të kushtueshme për çështjen e Kosovës në veçanti dhe të çështjes kombëtare në përgjithësi.

E kjo dëshmohet mes tjerash edhe më këtë pjesë të përshkruar pjesërisht nga libri i autorit në fq.156-157 me rastin e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes dhe komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, ku mes tjerash shkruan për tre vrasësit:

„ …Pasi që u bashkuan që të tre, humbën diku në errësirë, duke mos ditur se çfarë errësire dhe çfarë dëmi i shkakatuan ata Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ç`faj bëri ministri i ndjerë, pse atij i`u mohua e drejta të jetoj?

A thua jemi popull kaq i mallkuar që nuk dimë tjetër veç të luftojmë në mes veti, duke dëshiruar që secili prej nesh të ket pushtetin dhe fatin e të tjerëve në dorë.

Si të tillë që jemi a e meritojmë lirinë ?!

Edhe nëse një ditë do të lirohemi nga shkau, është pyetje e madhe se a do të mund të lirohemi nga mendja jonë e ligë dhe nga të këqijat që i kemi.

Hordhit kriminale pasi nuk u ngopen me vrasjen e parë të Ahmet Krasniqit, e bënë vrasjen e dytë duke ia futur një tullë betoni ndër kokë në morgun e Tiranës, e fotografuan dhe atë fotografi e paraqiten në të gjitha mediat e botës si lajm.

Vrasja e Ahmet Krasniqit më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë, shtyu hyrjen e brigadës së Sylejman Kollçakut dhe të brigadave tjera në Kosovë. Në vend të Ahmet Krasniqit, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga kryeministri Bujar Bukoshi, caktohet Halil Bicaj.

Me këtë rast të shkrimit të këtij libri për t`u ballafaquar me realitetin, problemet dhe ndodhitë e lartëpërmendura, ia sugjeroj çdo lexuesi që të bazohet edhe në leximin e librit të Muhamet Kelmendit : »Pse nuk u ndërtua Fronti për çlirimin e Kosovës »

Kështu nga pjesa e sipër shënuar e librit në fjalë, të rikujton dhimbjet që i kemi shkaktuar vetes tonë, tue i vrarë atdhetarët e devotshëm, dhe vetevetiu dalin pyetjet : Po kush e vrau Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, e shumë të tjerë… ?! Dhe për fatin e keq këto po na përseriten vazhdimisht dhe pasojat po i vuajn gjeneratat e ardhshme tue paguar shumë shtrenjtë mosbashkimin e faktorit të brenshëm kombëtar.

Aftësit profesionale të oficerëve shqiptar i çmuan dhe vlersuan shumë në Kroaci nga kroatët, në Slloveni nga sllovenët dhe në Bosnje nga boshnjakët. Po si u priten në Shqipëri dhe në Kosovë ? Bazuar në librin në fjalë, ata jo vetem që s`u mirëpriten por disa prej tyre edhe u përbuzën, u ngacmuan, u nëpërkëmbën, kërcënuan dhe u vranë … !

E ku ?

Në Shqipëri dhe në Kosovë… !

A s`është kjo e trishtueshme dhe tragjike.. ?

Pas leximit të jetëshkrimit për autorin dhe vështrimeve nga z. Naim Kelmendi, Skënder Zogaj dhe telegramit përshëndetës për tubimin dhe përurimin e librit, nga Major Nazif Ramabaja, pasun pyetjet e ndryshme nga ana e pjesëmarrësve për autorin e librit z. Agim Memeti, të cilëve ju përgjegj secilit sipas përmbajtjes së pyetjeve të parashtruara nga na e pjesëmarrësve në vijim : Sadri Hadergjonaj, Hamzë Morina, Shaqir Shala, Saim Tahiraj etj. Fjalë urimi e përgëzimi për punë e autorit, shprehu në fjalimin e tij edhe Z.Haki Latifi.2

Pyetja interesant ishte e Z.Saim Tahiraj, i cili e pyeti autorin : Ju, në librin e juaj në bazë të dëshmive me të dhëna e dokumente keni paraqitur rrjedhat e organizimit të Sistemit të Mbrojtjes në Kosovë qysh nga viti 1991 dhe krijimin e FARK-ut deri me vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit… A do të vazhdoni me pjesën e dytë te librit prej Vrasjes së Ahmet Krasniqit e deri në përfundimin e luftës ? Pergjegja e autorit ishte e plotë dhe e qartë. Po, do vazhdoj me dëshmi e fakte edhe pjesën e dytë të librit deri në përfundim…

3

Zonja Selamije Osaj, nga Këshilli Organizativ, përshëndet mysafirët dhe pjesëmarrësit në sallë.ulur i pari

nga e djathta në të majtë, Abas Fejzullahi, i dyti autori i librit Agim Mehmeti, i treti Fadil Hamza,i katërti Hasan Avdyli



Zonja Selamije Osaj, nga këshilli organizativ, përshëndet mysafirët dhe pjesëmarrësit në sallë.ulur i pari nga e djathta në të majtë, Abas Fejzullahi, i dyti autori i librit Agim Mehmeti, i treti Fadil Hamza,i katërti Hasan Avdyli

4

Pjesëmarrësit pas përfundimit të përurimit edhe në shenjë nderimi për autorin për librin e ofruar, kërkonin nga autori të ua nënshkruaj librin të cilin e kishin per vete apo sipas porosive për ata qe s`kanë pasur mundësi të vinin në përuriim të librit.

Pamja në fotografi dhe rendi tue pritur për ta nënshkruar autori librin secilit që kërkonte.

Në vijim materialet të lexuara gjatë përurimit sipas programit :

4

Agim Mehmeti u lind më 10.03.1955 në fshatin Botushë, bashkia e Gjakovës, nga babai Rrustemi, veteran i arsimit dhe nëna Raza, shtëpiake.Ka pesë vëllezër dhe dy motra.!Është i martuar dhe ka dy djem e një vajzë.Si familje arsimdashëse ka qenë në vazhdimsi në përcjellje të pushtetit serbosllave. Qysh në klasën e shtatë fillore në moshën 13 vjeçare i vdes nëna. Skollimin fillor e kryen në fshatin Molliq. Vitin e parë të shkollës së mesme e ka kryer në shkollën Normale të Gjakovës, pastaj ka bërë ndryshimin e lëndëve, Gjuhë Frenge dhe Latine dhe vitin e dytë është regjistruar në gjimnazin „Vllezërit Frashëri“ në Deçan. Qysh në vitin e tretë gjimnazë ka bërë kërkesën për Akademinë Ushtarake Tokësore në Beograd, dhe pas pranimit për një vitë bëhet bursist i kësaj akademie.

Studimet

Që nga viti 1973 deri në vitin 1977 vijoj studimet tri vite në Akademinë Tokësore në Banjicë të Beogradit, kurse vitin e katërtë e përmbylli në Sarajevë ku dhe mori gradën e nëntogerit. Pas mbarimit të Akademisë u caktua të punoj në Qendrën Shkollore Ushtarake në Sarajevë. Në vitin 1978 përparohet në gradën e togerit. Në vitin 1981 u përparua në gradën e kapitenit, ndërsa në vitin 1985 në graden e kapitenit të Klasit të Parë.
6
Përvoja

Që nga viti 1983 u përparua në thirrjen ligjërues i Shkollave të Larta Ushtarake, ku vazhdon të ligjëroj lendën e taktikës. Që nga viti 1980-1986 merr pjesë në shumë ushtrime ushtarake të kadetëve dhe strukturave të ndryshme të kazermës në cilësin e vëzhguesit, bashkërenditësit(koordinuesit) dhe të inspektimit. Si ligjërues në shkollat ushtarake dhe pjesëmarrja në stërvitjet e ndryshme teorike dhe taktike e ka begatuar përvojen e tij me artin ushtarak, që i shërbeu për organizimet ushtarake për luftën në Kosovë…

Data dhe ngjarje…

Më 1983-03-23 ia burgosin vllaun Bajram Mehmetin me ngarkimin si kundërrevolucion-ar, i cili aso kohe e kishte mbaruar Gjimnazin Ushtarak në Beograd dhe ishte student i vitit të dytë të Akademisë Ushtarake Tokësore, i cili u dënua nga Gjykata Ushtarake e Beogradit me dy vite e gjsmë burg të rëndë.

Kështu që u krijuan kushtet që 24 orë ishte nënë përcjellje dhe siç e ka pasur zanat UDB-a e përgatit terrenin dhe në bazë të planeve si çdoherë kundër shqiptarëve, Agim Mehmeti burgoset më 2 qershor 1986 ndërsa më 19 shtator 1986 sipas procesit gjyqësor tërsisht i kurdisur nga UDB-ja, ku në bazë edhe të dëshmive të rrejshme u dënua më 3 vjetë e 9 muaj burg. Nga grupi i të dënuarve prej 10 vetash Agimi ishte i pari në aktakuzë.

Më 03-02-1989 lirohet nga burgu me kusht dhe kthehet në kazermen „Marshali Tito“ në Sarajevë. Ditën e dytë të punës më 07-02-1989 në mengjes gjatë revistës ushtarake që u bëhej kadetëve vëren ish kadetin e tij Bislim Zyrapin, i cili në cilësin e dëshmitarit kishte dëshmuar rrejshëm…

Arratisja-dezertimi

7

Në korrik të vitit 1991 planifikon dhe realizon braktisjen-dezertimin nga APJ.Shkon në Kosovë me qëllim për ta kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar për të kaluar në Shqipëri, por rrethanat dhe kushtet ishin shumë të rënda dhe pas këshillimeve të bëra me dashamirët e tij, ndërron drejtimin dhe kalon në Kroaci, ku pas disa pengesave me policin kroate arrin pas një kohe të kaloj në Slloveni për strehim dhe pas një kohe të shkurtër kalon në Zvicër, ku edhe vepron e jeton me familjen e tij.

Veprimtaria e tij në Zvicër ka qenë në vazhdimsi lidhshmëria dhe bashkëpunimi me oficerët shqiptarë që kishin braktisur APJ, të organizoheshin për mbrojtjen dhe lirinë e atdheut-Kosovën e pushtuar nga Serbia. Përveq veprimtarisë organizative atdhetare profesionale si oficer madhor në bashkëveprim me oficerët tjerë dhe veprimtar të çështjes kombëtare në mërgatë bënë vazhdimisht përcjelljen e rrjedhave dhe ngjarjeve në kohë dhe hapësirë. Autori ka shkruar librin: “ E VËRTETA PËR FARK-un“ me të dhëna e dëshmi të shumta që sot po përurohet këtu.

Autorit, i urojm shëndet dhe i prift e mbara, në shkrimin e librave tjera me të dhëna e dëshmi për të vërtetën në kohë dhe hapësirë.

J E T Ë S H K R I M I

Libër që hedh dritë mbi shumë çështje dhe të vërteta të patjetërsueshme?!!!…

9

Shkruan: Naim Kelmendi

9Që në fillim të këtij vështrimi të shkurtër, dua të theksoj se libri i Agim Mehmetit “E vërteta për FARK-un”, hedh dritë mbi një sërë çështjesh, për herë të parë për opninionin, mbase të vërteta të patjetërsueshme, për dhe rreth organizimit të Sistemit të Mbrojtjes se Republikës së Kosovës, pra me thekse të veçanta për t’i sqaruar dhe vërtetuar aspektet e këtij organizimi ushtarak e në funksion të çlirimit të Kosovës.

Për ta kuptuar më mirë qëllimin dhe mëtimin e autorit për këtë libër, po shërbehemi me vetë thënien e tij, derisa autori,(ish zv. Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës) shprehet se,”që nga fillimi i vitit 1998 e deri në mbarimin e luftës në Kosovë në vitin 1999, në mjetet e informimit, në ambiente të ndryshme në Shqiperi, Kosovë dhe mërgatë, është spekuluar se gjoja na qenkan dy ushtri, UÇK dhe FARK, gjë që nuk ishte dhe as sot nuk është e vërtetë…

Vepra “E vërteta për FARK-un apo (fillet e sitemit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës (1991-1998)”, është libër i shkruar nga njeriu më kompetent, që ishte në krye të të gjitha ngjarjeve të atëhershme, pra përgjatë tërë këtij organizimi ushtarak institucional për një dekadë rresht.

Në këtë libër të autorit Agim Mehmetit, shtjellohen shumë aspekte e rrethana përgjatë ecurisë së këtij organizimi ushtarak me tërë veprimtarinë e tij dhe gjithashtu edhe me tërë pengesat dhe kurthat që i janë bërë këtij organizimi në tërë ecjen e tij, por ky libër tashmë u jep përgjigje para se gjithash edhe shumë nga pikëpyetjet që janë me interes për publikun siç janë ato se çka ishte FARK-u, kur dhe si u themelua ai, si u ndërtua FARK-u, cilat ishin detyrat e tij, kush e themeloi FARK-un etj. Me interes të veçantë për t’u ditur për opinionin e gjerë, mbetet gjithashtu e vërteta e takimit të Osllos në maj të vitit 1998,e që autori dhe personazhi i këtij takimi, ndriqon aspekte të këtij takimi me domethënie për rrjedhat e atëhershme rreth unifikimit të faktorit ushtarak.

Vlen të theksohet se autori Agim Mehmeti, atëherë zv.ministër i mbrojtjes,na sqaron edhe një fakt shumë domethënës në takimin e tij me presidentin Ibrahim Rugova, në Bernë të Zvicrës me 1994, kur ai ishte për vizitë tek ministri i punëve të jashtme të Zvicrës z.Flavoi Koti, pra duke u shprehur në pyetjen e atëhershme të zv.ministrit të mbrojtjes drejtuar presidentit se:”Përkundër të gjitha vështirësive që po i kemi në këtë organizim, duam mendimin tënd se si të ecim tutje”, ndërsa presidenti Rugova ia thotë këtë: “duke qenë në dijeni të këtyre vështirësive, që juve zoti epror i theksoni, ne duhet të ecim tutje, pandalshëm në vazhdimësinë e sistemit të mbrojtjes, ngase juve jeni profesionist dhe e dini se çfarë bëni e kthim prapa nuk ka”.

Janë sjellë në këtë libër, pra për herë të parë publikohen edhe mjaft faksimile që ndriqojnë shumë rrethana tjera në vazhdën e këtyre proceseve, e që kanë një rëndësi për opinionin, sidomos për ta njohur më mirë të vërtetën e këtyre zhvillimeve të atëhershme, siç ishte edhe krijimi i qendrave të para stërvitore në Viçidol, Babinë e Papaj. Me një fjalë libri “E vërteta për FARK-un” mbetet jo vetëm një libër dokumentariteti historik, por gjithashtu dhe një libër faktografik e me rëndësi të veçantë për ngjarjet, proceset dhe zhvillimet e organizimit institucional ushtarak në drejtim të çlirimit të Kosovës…

Naim Kelmendi,

Prishtinë,29 Janar,2014



KUNDËR SPEKULIMEVE ME FAKTE

Vështrim për librin e autortit Agim Mehmeti „ E vërteta për FARK-un“ SHB „Rugova Art“

Prishtinë, 2014


10
Shkruan: Skënder Zogaj



Libri “E vërteta për FARK-un” është një sihariq i mirë, sepse prek një temë shumë të përfolur, që vazhdon të përtypet nga intrigat nëpër koluare. Oficeri madhor i karrierës, Agim Mehmeti, për të mos u marr me thashethemet, paraqet librin me të dhëna që pasqyrojnë “Fillet e organizimit të Sistemit të Mbrojtjes së Kosovës 1991-1998, në prizmin e konfliktit të imponuar nga okupatori serb dhe përpjekjeve të shqiptarëve, për organizimin e luftës çlirimtare gjithëpopullore.

Në shërbim të këtij qëllimi, Agim Mehmeti thot se, është ideuar dhe është themeluar FARK-u (Forcat e Armatosura të Repubikës së Kosovës), substanca ligjore (dhe kushtetuese) e aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky është fakti thelbësor historik që mbisundon se FARK-u ishte institucioni legjitim i vullnetit të lirë të shumicës apsolute të shqiptarëve të Kosovës.

**

Kapiteni i Klasit të Parë, Agim Mehmeti, si njëri nga organizatorët kryesor të filleve të Sistemit të Mbrojtjes së Kosovës dhe zv/ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, është dëshmitari kyç i zhvillimeve dhe i ngjarjeve të shumta, që i kanë paraprirë themelimit të FARK-ut . Prandaj duke qenë në rrjedhën e zhvillimeve, ne sot kemi në duar librin për FARK-un, që flet përmes dokumenteve konkrete, dëshmive të shkruara, shkresave zyrtare, shënimeve, skicave e komunikatave, vendimeve e urdhëresave, raporteve, procesverbaleve, letërkëmbimeve, etj. me të cilat autori ndriçon të vërtetën e FARK-ut, dhe demaskon përpjekjet çvlerësuese të qarqeve anti-farkiste!

***

E vërteta dhe vetëm e vërteta, është qëllimi i autorit i cili, krahas artit të luftës, po del se është i zoti edhe për artin e shkrimit. Libri që kemi në duar, është një doracak i mirëfilltë dhe shumë i dobishëm për të gjitha kategoritë e lexuesve, e veçmas, për studjuesit e historisë të cilëve u përket përgjegjësia morale dhe profesionale e pasqyrimit të së vërtetës. Krahas mënyrës së organizimit të Sistemit të Mbrojtjes, autori jep të dhëna të shumta edhe rreth përpjekjeve për krijimin e fronit unik të shqiptarëve kundër okupatorit serb. Mirëpo, për fat të keq, përpjekjet nuk e japin rezultatin e dëshiruar sepse në skenë shfaqen dy krah lufte, që fort e dobësojnë forcën luftarake. Dy krahët vazhdojnë edhe sot ta fajësojnë njëri-tjetrin, prandaj Agim Mehmeti, për të mos u marrë me spekulime, paraqet fakte për ngjarjet, datat, ndodhitë, për njerëz me emër e mbiemër. Po citojmë:

“…më 7 shkurt 1989, në mëngjes, gjatë revistës ushtarake që u bëhej kadetëve, në pistën e kazermës, e vërejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili në cilësinë e dëshmitarit kishte dëshmuar rrejshëm për mua dhe … si “dhuratë” për atë dëshmi dhe bashkëpunim me organet e UDB-së dhe të sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa të tjerë, i kishin regjistruar në akademinë njëvjeçare!… ” Fatkeqësisht, thot auori, disa nga këta persona sot gjenden në vende të rëndësishme të pushtetit aktual të Kosovës, sigurisht, me frikë, por të kujdesshëm që të mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fëlliqur ..!

****

Libri hapet me Parafjalën autobiografike të autorit, e cila njëherit është edhe biografia e brezit të tij, i gjithë rinisë kosovare që mësyen shkollimin ushtarak, më ëndrrën e fshehur në zemër, për t’i dal zot popullit dhe atdheut të robëruar! Shkollimi për kadetët shqiptarë ishte tepër i vështirë, por vullneti i tyre ishte më i fortë se pengest. Ushtarët dhe oficerët shqiptarë ishin më të dalluarit në përbërjen e APJ-së, e cila pas vitit 1991 i bën ‘mish për top”!

Shpëtimi i vetëm është largimi-dezertimi. Më 12 gusht 1991 edhe Agim Mehmeti arratiset në Zvicër, ku i vazhdon angazhimet profesionale, në bashkëveprim me spektrin politik dhe organizimet gjithëpopullore që përpiqeshin ta mbanin gjall traditën shekullore të rrezistencës çlirimtare.
8
Në fillimin e viteve të 90-ta nisen “aktivitetet për krijimin e Sistemit të Mbrojtjes së Kosovës “ si “gjysëm ushtarake dhe pjesërisht institucionale”, nga të cilat krijohet Mbrojtja Territoriale e Kosovës, në kuadrin e së cilës formohen shtabet e mbrojtjes në të gjitha qytetet e Kosovës, me Hajzer Hajzerin në krye. Por, në marsin 1993, ky organizim zbulohet dhe UDB-a bën përndjekje drakonike. Burgoset Hajzer Hajzeri dhe shumë shokë të tij, ndërsa të tjerët braktisin vendin. Aktivitetet në Kosovë zvogëlohen, por marrin hovë në mërgatë, ku, eprorët ushtarakë vetorganizohen dhe kërkojnë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës në Egzil. Personalisht, Agim Mehmeti, në mars të vitit 1992, lidhet me kryeministrin Bukoshi dhe zv-kryeministrin Nikë Gjeloshi. Kjo i gëzon ushtarakët që i rreken punës me të gjitha forcat. Entuziazmi bëhet edhe më i flaktë, kur Agim Mehmeti me disa shokë të tij, në Zvicër, takohen me Ibrahim Rugovën, i cili u thot:

“…jam në dijeni të vështirësive që i theksoni…, duhet të ecim tutje, pandalshëm, në vazhdimsinë e sistemit të mbrojtjes…, juve jeni profesionistë dhe e dini se çfarë bëni … kthim prapa nuk ka…!”

*****



Paralelisht me vlerësimin e faktorëve të luftës, ndërmerren edhe veprimet organizative nga të cilat kurorëzohet formimi i FARK-ut, më 7 mars 1998, kur kryeminsitri Bukoshi emëron Ahmet Krasniqin ministër të mbrojtjes. Një ditë më vonë, ministri Krasniqi thërret eprorët në Curih dhe i urdhëron që menjëherë, të marrin të gjitha masat për vendosje – dislokim në Shqipëri. Po atë ditë, përmes telefonit nga Zvicra, ministri Krasniqi urdhëron Miftar Zibën në Tiranë, që të sigurojë objektet për vendosjen – dislokimin e pjesës fillestare të FARK-ut. Ahmet Krasniqi bashkë me Agim Mehmetin zhvillojnë takime intenzive me të gjitha personalitetet dhe personat me ndikim në faktorin ushtarak të Kosovës, nga Sali çekaj e deri te Xhavit Haliti, Adem Demaçi etj. si dhe me qindra ushtarë e vullnetarë që duan ta kryejnë obligimin ndaj atdheut. Arrihet edhe konsolidimi i FARK-ut me kuadrot komanduese: rreth 200 eprorët më të zgjdhur ngarkohen me detyrat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e përgjithshëm të FARK-ut. Këta në afat rekord realizojnë formimin e njësive taktiko operative, hapjen e qendrave stërvitore, furnizimin me armatime, formojnë bërthamat e brigadave, programojnë hyrjet dhe aksionet luftarake në Kosovë…

Kolonel Krasniqi po e krijonte me shumë sukses forcën e armatosur profesioniste që i duhej Kosovës, mirëpo, në prapaskenë zhvillohen verprime të fshehta. Më 16 maj 1998, papritmas shfaqet eprori Xhafer Jashari me një letër kundër caktimit të Ahmet Krasniqit ministër i mbrojtjes. Autori në libër konstaton: po citojmë ”Në kuadër të luftës speciale kundër popullit dhe ushtrisë në formim, armiqët dhe tradhëtarët e kombit përdorin mjete dhe metoda nga më të ndryshmet! Ekzekutivi i atëhershëm i Kosovës ngurronte t’u dilte përballë. Ky ngurrim kushtoi shumë në planin ushtarak…”, aq sa, pas takimit në Osllo, në mesnatën e 21 shtatorit 1998, shkrepen plumba në trupin e Ministrit Krasniqi, që ia këpusin udhën e nisur për në Kosovë…

Këto e shumëçka tjetër e bëjnë këtë libër shumë të veçantë, prandaj, duke e përgëzuar autorin, Agim Mehmeti, e them bindshëm: kemi shumë nevojë për libra të këtillë.

Skënder Zogaj

28.01.2014

Fjala e autorit Agim MEHMETI me rastin e përurimit të librit të tij:

E VËRTETA PËR FARK-un

Përshendetje të gjithve në këtë sallë për nderin dhe pjesëmarrjen tuaj me rastin e përurimit të këtij libri sot,

Përshendetje e veçantë për musafirët, Sylejman Kollqaku nga Gjermanija dhe Nazif Ramabaja nga Suedija, gjithashtu edhe Hasan Avdylin dhe Fadil Hamzën , të cilët na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre.

Kam nderin të përshendes dhe falenderoj organizatorët e këtij manifestimi në krye me Shoqatën Humanitare, Kulturore „ Sali çekaj“ në Zvicër.

Falenderoj të gjitë ata që më ndihmuan, që ky libër të botohet, në veqanti Sponzorët: Shoqatën Humanitare, Kulturore „ Sali çekaj“ në Zvicër;

Agjensinë e Udhëtimeve : Racaj Reisen në Zvicër me Xhafer Racin dhe Aga Reisen në Zvicër me Nexhat Sadikun.
14
Përse duhej bërë kjo vepër, dhe nga vlerësimi im përse tani dhe jo më herët, apo më vonë?! Kjo vepër, siç tregon edhe titulli ka vetëm një qëllim që të kristalizojë çdo mjegullnajë, thashetheme apo tendenca për intenca që jo pak kemi rastisur ti përjetojmë. Pra, ka vetëm konstatimin real për të vërtetën e FARK-ut, si forcë ushtarake e krijuar në saje të rrethanave kohore imponuese të luftës në Kosovë të shprehur nga ana e pushtetit të Serbisë, realitet që shprehet në këtë vepër.

Është folur dhe përfolur, bile deri edhe në spekulime jo vetëm ndër qytetarë por njiherit duke u shprehur apo publikuar edhe në disa media për FARK-un. Ndër këto përfolje, porse edhe pohime më të bazuara ka patsur vlerësime pozitive dhe negative. Mirëpo, ajo çfarë më së shumti më ka zgjuar indinjatën është e dhëna se si në Kosovë nga disa personalitete paragjykoheshim. Posaçërisht kur paragjykoheshim në vlerësime të disa prej bartësve aktuale të jetës publike, qoftë politike, publicistike apo të strukturave tjera.
15
Në angazhimin tim që përmes kësaj vepre të sjell vetëm një të dhënë, atë të vërtetën rreth krijimit të FARK-ut, kyçjen e tyre dhe rolin në luftën e Kosovës, do të sjellë nismat dhe vazhdimësinë e asaj strukture ushtarake e cila faktikisht u luftua, që nga fillimi e deri në fund, vazhdon të luftohet dhe sot përmes luftës speciale për përvetësime të ndryshme, sidomos në përvetësimin e tërë meritave të luftës. Fatkeqësisht, çka është edhe më e rëndë është luftuar edhe me mjete të ndryshme deri në atentate ku në një pritë të organizuar u vra kolonel Ahmet Krasniqi, numri një i ushtrisë që synim të vetëm, dhe asnjë tjetër kishte luftimin e armikut me metoda sa më të avansuara ushtarake në mënyrë që për pasojë të kishte sa më shume ushtarë të pregaditur e sa më pak të tillë të vrarë. Sidomos, fokusim ishte edhe mbrojtja e popullatës civile dhe të kishte sa më pak viktima.

Kjo vepër tregon vështirësitë e para që nga takimi i ushtarakëve dhe vendimi për emërimin e kolonel Ahmet Krasniqit në krye të strukturës ushtarake. Tregon për takimin e Oslos në Norvegji ku në detaje të hollsishme tregohet rrjedha e atij takimi që në opinionin tonë, të paktën deri më tani është interpretuar në mënyra të ndryshme, por mbi të gjitha, ka qenë e paqartë, ka qenë disi si enigmë për opinionin e gjerë dhe tani, për të gjithë prezentohet ai takim, rëndësia e tij, përmbajtja e tij dhe funksionalizimi me përplot vështirësi, posaçërisht me vështirësitë e para të shprehura në Tiranë kur bojkotoheshim dhe intrigoheshim, e për më tepër edhe arrestoheshim, ç’armatoseshim e bastiseshim.

Në fillim të fjalës e ceka faktorin kohë për këtë vepër. Pra, përse tani u botua?! Mendoj se tani, pas kaq vitesh të shkuara nga përfundimi i luftës gjërat gjykohen më qetë, e kur gjykohet në këtë mënyrë atëherë vie edhe deri tek gjykimi më objektiv. Kjo vepër që tani po promovohet do t’i shërbejë jo vetëm publicistikës aktuale porse vet historisë.
16
Në hyrje të librit kam sjellë dhe një biografi timen familjare por më së shumti biografinë personale dhe sfidat që si ushtarak i kam patsur. Sjelli burgosjen time të ndodhur, por mjerisht duhet të sjell dhe faktin tjetër që dëshmitar kundër meje në atë proces gjyqësor ushtarak të ish Jugosllavisë e kisha njërin prej ish krerëve të UÇK-së, emri i të cilit është i publikuar në vepër, kurse emrat e tjerve do të publikohen në një të ardhme të afërt. Më vonë, ai ushtarak u kyç edhe në politikë. Biografia ime në këtë vepër ka për qëllim të sqarojë figurën time, pa asnjë enigmë por të tillë siç ka qenë të përshkruhet.

Vet vepra tregon për Fillet e organizimit të Sistemit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 1991 – 1998 si dhe për të vërtetën për FARK-ut, tregon angazhimet, trajnimet, kurset, takimet tejet të rëndësishme me fakorë ndërkombëtar, të shtetit të Shqipërisë, të bartësve të luftës së Kosovës, telashet e sjella dhe ajo çka është shqetësuese për të gjithë ne deri më tani, vrasja ende e pazbuluar e kolonel Ahmet Krasniqit, si figura kyçe ushtarake por dhe një figurë e ndritur kombëtare.
17
Lexuesi, që të mos zgjatem dhe shumë në fjalën time, do të ketë rastin të njeh pa stilizime të vërtetën e kohës, ndërkohë që për studiuesit e zellshëm, përmes metodave krahasuese të tyre do të jetë një e dhënë faktike shumë e rëndësishme që historiografia të mos përshkruhet sipas tekeve, pëlqimeve apo shumës së përcaktuar materiale, por vetëm siç ka qenë.

Faleminderit për durimin dhe vëmendjen e treguar, pjesëmarrës të nderuar.

Agim Mehmeti ,

2014-02-16

 Sursee-CH

12

Nga Major, Nazif Ramabaja

LIDHUR ME PËRURIMIN

Fjalë përshëndetëse me rastin e promovimit të librit “ E vërteta për FARK-un” nga autori, kolegu dhe bashkëluftëtari im zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Agim Mehmeti Shkruan Major: Nazif Ramabaja

Të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimi me rastin e promovimit të librit “ E vërteta për FARK-un” nga autori kolegu dhe bashkëluftëtari im Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Agim Mehmeti, kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim nga ju të pranishmit dhe me keqardhje ju dretohem nëpërmes kësaj shkrese në pamundësi që të jemë prezent sot këtu në mesin tuaj për ti ndarë disa minuta së bashku në këte promovim dhe duke bashkë-biseduar ti elaborojmë aktivitetet ushtarake dhe të shfletojmë nji të vërtet të hidhur por të lavdishme duke mbajtur kokën lartë dhe qen ball hapur në angazhimet dhe veprimet tona institucionale të cilat si rrjedhojë trasuan rrugën e lirisë, rrugë e cila ishte e mundimshme por që na bën të jemë krenar dhe të ndihemi mirë. Të dashur miq motra dhe vëllëzer Me promovimin e këtij libri të autorit Agim Mehmeti, lexuesi do të ketë në duar nji libër faktografik dhe do njihet drejtë për së dejti me disa gjëra të cilat ose kan qarkulluar nëpër media të shkruara dhe elektronike dhe rrjetet sociale, por që tani këto gjëra vin nga autori, protagonisti i këtyre ngjarjeve dhe me kete e kan peshën dhe rëndësinë e vet e që do jenë pjesë e debateve publike në përgjithësi dhe që do duhej të jenë pjesë e studimeve nga historianët për shkrimin e një historie më të re të rrugëtimit tonë deri te arrijtja e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë objektiv dhe synim i popullit tonë, vizionarit, ideologut dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Të nderuar pjesëmarrës Ne eprorët ushtarak të rreshtuar në vijën institucionale në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës njohëm këto institucione duke filluar nga deklarata e pavarësisë së 2 korrikut, pastaj kushtatuta e 7 shtatorit të v.1990, referendumi i v.1991 dhe në në bazë të këtyre njohëm organet më të larta: Parlamentin, Qeverinë dhe Presidentin e që ishin bazë për fillimin e pregatitjeve për reziztencë të armatosur dhe formimi i Ministrisë së Mbrojtjes që nga v.1991 në krye me Hajzer hajzerin e pastaj si vazhdimësi në v.1998 me emrimin e kol. Ahmet Krasniqit Ministër të mbrojtjes të Republikës së Kosovës nga ana e Qeverisë në egzil Bujar Bukoshit. Për ta dokumentuar se ne kem vepruar dhe ishim të kyqur në grupe të ndrushme nëpër shtetet Europiane fillimisht duke studjuar literaturë dhe përpilimin e përkthimin e teksteve e pastaj edhe pjesëmarrjen fizike në luftën e fundit për clirimin e Kosovës do e bashkangjes nji dokument të tillë të literaturës ushtarake të përpiluar në v. 1993 nga ne eprorët ushtarak në kuadër të Ministrisë së mbrojtjes së asaj kohe. Në fund edhe njiher ju përshëndes përzemërsisht dhe uroj që libra të tillë faktografik dhe nga protagonistë të ngjarjeve dhe veprimeve insstitucionale të kem edhe në të ardhmen.

Major: Nazif Ramabaja. 

16.02.2014


Liria si zhurmë mediale

Bardh Frangu


Shtypi duhet ta mbajë nën presion politikën, e jo politika shtypin. Kuantiteti vetvetiu nuk presupozon një liri të kënaqshme të medias. Përkundrazi, ai dëshmon një treg të çrregulluar të saj dhe një mundësi më shumë për abuzimin me këtë liri

“Ky zanat s’bëhet për para. Nëse takoni ndonjë gazetar të pasur, mos i zini besë”, thoshte gazetari i madh italian, Indro Montanelli. Madje ai shkonte më tutje duke thënë: “Një gazetar që i nënshtrohet zanatit duke i kërkuar ndjesë prokurorit, do ta pushkatoja”.

Si duket ky zanat, më i rrezikshëm se ai i parashutistit, në shtetin tonë të ri? Sigurisht që është sall iluzion fakti nëse ndër ne kërkoni ndonjë tip të gazetarit si Saviano, i cili fjalën e vet të shkruar e ka shndërruar në gozhdë të ngulur në shpinë. Megjithatë, në raport me nivelin e funksionimit të institucioneve dhe reflektimit të opinionit, nuk mund të themi se nuk po ndodhë gazetaria në Kosovë.

Mbase përtej këtyre konteksteve nuk mund të flasim për të as në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Jemi dëshmitarë të një zhurme mediale, ndërsa kemi një hapësirë kaq të vogël për një numër kaq të madh mediash. Kuantiteti vetvetiu nuk presupozon një liri të kënaqshme të medias, përkundrazi, dëshmon një treg të çrregulluar të saj dhe një mundësi më shumë për abuzimin me këtë liri.

Tocqueville vlerëson se është shtypi ai i cili duhet ta mbajë nën presion politikën, e jo politika shtypin. Këtë e thotë duke iu referuar lirisë së shtypit në vendet stabile demokratike, derisa për vendet tjera, si ky i yni, ai konstaton se në një regjim ku institucionet demokratike janë të pakonsoliduara, përkatësisht që pretendojnë se janë të lira, çdo zyrtar shtetëror mund të shkelë ligjin pa u ndëshkuar. Te këta popuj pavarësia e shtypit nuk duhet konsideruar si një nga garancitë për lirinë dhe sigurinë e qytetarëve.

Në një situatë të tillë, tipike për këtë tonën, çfarë mund të jetë funksioni i medias dhe roli i saj në shoqëri?

Jo në pak raste kemi shkruar për zyrtarë të lartë që kanë shkelur ligjin dhe në vend se të ndëshkoheshin, ata janë avancuar. Ky fakt dëshmon se pa një gjyqësor funksional, i cili së pari do të mbronte lirinë në përgjithësi, nuk mund të bëhet fjalë për lirinë e medias në veçanti. Prokurorët tanë janë deklaruar hapur se shkrimet në gazeta nuk u shërbejnë si shkas për të aktivizuar organin e tyre të akuzës. Në anën tjetër, kur kemi parasysh presionet e ndryshme të pushtetit ndaj medias, del se mediat janë si grupe biznesi që punojnë për të mbijetuar në këtë treg kryesisht informal.

Tompaduri ka vlerësuar se liria është një ushqim që nuk bën për çdo stomak. Dhe kjo liri e jona duket si shpesh në vend të fjalëve hedh të vjella, në vend të së vërtetës hedh gënjeshtra, në vend të interesit publik hedh interesin e grupeve të caktuara dhe atyre politike.

Autocensura është shumë më e keqe se censura. Ne mbase jemi dëshmitarë të drejtpërdrejtë të kësaj. Shpërputhja e tmerrshme ndodhë mes asaj që thuhet publikisht dhe asaj që bisedohet në mesin e komunitetit të gazetarëve. Mbase kjo gjë ndodhë në atë masë sa të bëhet tepër irritues ky zanat edhe ashtu tepër i zorshëm. Kjo ndoshta të dërgon deri tek pyetja nëse jemi përnjëmend një shoqëri që jeton në një moçal konspirativ. Mbase në favor të kësaj dëshmon edhe e kaluara jonë, ndërtimi ynë individual dhe kolektiv.

Për një gazetari të lirë dhe të kualitetshme duhen njerëz që ta bëjnë atë. Nëse gazetarin e mirë para së gjithash e karakterizojnë guximi dhe pasioni për të vërtetën, shikoni sa shumë intrigantë ka në mesin tonë. Për më keq, shikoni kush na predikon për gazetari profesionale, të lirë dhe të ndershme.

Në vendet me demokraci të zhvilluar, ku media ka rolin e vet të njëmendët dhe ku është faktorizuar si shtyllë e katër e pushtetit, gazetari nuk është person i dëshiruar nga pushteti, përkundrazi. Tek ne pushtetarët kërkojnë që gjatë gjithë orarit të punës së tyre të përcillen nga mediat. Për më keq, një zyrtar nuk ngurroi të më thotë se është i detyruar që brenda ditës të prodhojë një lajm për mediat, të cilat gjatë gjithë ditës e presin tek dera. Shembull tipik i vazhdimit të prodhimit të gazetarisë protokollare. Shikoni nëpër mediat tona sasinë e madhe të lajmeve që nuk paraqesin interes as për një lagje, e lëre më për një publik më të gjerë.

Sidoqoftë, do të ishte e pandershme të mos pranohet fakti se ka individë në mesin e komunitetit të gazetarëve që duan dhe nuk kursehen ta dëshmojnë fisnikërinë e këtij zanati të zorshëm, që ndër ne gabimisht ende vazhdon të llogaritet si i privilegjuar.

Zëri i Kryepoetit Agim Shehu Eshtë si Zëri i Një Perëndie



Me z Agim Shehu dhe bashkeshorten e tij fisnik znj Zana Shehu









Nga Këze Kozeta Zylo




Ti gjak virgjin i racës sonë/ në duel me çdo mbretëri/ sa vriteshe në Fushë-Kosovë/ Ringjalleshe në Çamëri. Nga libri “Mëngjez Kosove” A.Shehu

Në portën e një poeti kombëtar mund të shkohet dhe pa trokitur siç ndodh rëndom, ta vizitosh, të bësh foto me poetin, t’i publikosh, të marrësh vetëm energji pozitive prej tij, se kjo racë poeti veç këtë lloj energjie njeh, por të shkosh realisht në portën e Labërisë, apo në Zvicër ku jeton azilanti politik poeti tepelenas Agim Shehu ka ca kode të shenjta, që jo kushdo mund t’i zbërthejë.
Perëndia i dha bekimin e parë në Progonat të Tepelenës, në zemër të Labërisë, ai erdhi si një kalorës magjik, si Pegasi i Poezisë me flatra mbi malet kryelartë që bisdojnë vetëm me Zotat. U rrit me ninullat e nënës labe, me këngën e burrave trima, nën Hënën që i varej si llambë e florinjtë, ku shkrepëtinin vetëtimthi poezitë e përkryera të djaloshit që merrte natyrshëm udhën e dritës. E në këtë udhë shterëzonin metaforat që kishin fole të argjendtë vetëm në shpirtin e një poeti si Agim Shehu dhe lindnin Zotat e rinj. Rritej poeti, ecte labirintheve të kohës, herë vraponte si kalë i hazdisur, herë heshtëte si një Sokrat i urtë, herë takohej me Bajronin në ëndrra, e herë ngjitej në kala me Ali Pashanë. Nga kalaja kundronte pamjen madhështore të Tepelenës me ujërat e mëndafshta të Vjoses, dhe si vegim i vinte përshkrimi mahnitës i Bajronit, poetit botëror i cili u magjeps nga pamja tepelenase kur e vizitoi.
Poeti Agim Shehu
Poeti Agim Shehu
Lirika e hollë dhe fine e poetit ka rrëmbyer zemrat e mijëra lexuesve të vërtetë, por jo të pushtetarëve çmimdhënës, dhe kjo është meritë e krijimtarisë së tij që s’ka tërhequr vëmendjen e pushtetarëve, pasi çmimet e tyre janë kthyer në tinguj funebre për atë lloj art që ata publikojnë me së shumti. Por çuditërisht apo diçka hyjnore është se poetët e gjejnë ngushëllimin tek poezia dhe ja si shkruan:
Shpërblim për këngët s’mora, as nuk prita/ kolegët në pushtet i kisha prita/ Një vjershë e dashur m’u bë kupëz vere/ ku piva një gëzim që s’e arrita. Nga poema: (Bisedë me rubairat).
Librat e tij janë bashkimi i trevave shqiptare paçka se Europa plakë dhe fuqitë e mëdha famëkeqe e ndanë dhe e copëtuan si zemrën e poetit që e hodhën në moshën e bardhë të pleqërisë tutje dhe larg Atdheut. Arti i poetit Shehu është një shkollë e nivelit të lartë, është një Harvard shpirtëror aty ku Baladat e Lirisë së Kosoves dhe Shqipërisë trondisin kontinentet me aktet e tragjedive që janë luajtur mbi popullin shqiptar. Foshnjat e Kosovës të lidhura në djep mbahen mbi shpinë të poetit ndaj dhe ai përvajshem ligjëron me kuje labi: Dhe sot i vranë në prag shtëpie/ nga tym i predhës u thinj Zoti/ Te syr’ i nxjerrë i një fëmije/ përmbys po rrotullohet globi. Kushdo që e lexon Baladën për Kosovën, me siguri Zoti i shfaqet thinjur, meket përballë kanibalëve serbë që hanë sy fëmijësh. Metaforat e poetit janë gjerdanë në gushën e bukur të Atdheut, janë hymn për trojet tona ndaj dhe i këndon: Ti gjak virgjin i racës sonë/ në duel me çdo mbretëri/ sa vriteshe në Fushë-Kosovë/ Ringjalleshe në Çamëri.
LastScan 1
Poeti është një patriot i madh, e do demokracinë nuk e kupton atë pa Kombin dhe ja si thotë në librin me 1000 proverba që ka krijuar në mërgim: “Demokracia pa kombin është si lule në kostumin e të vdekurit; nëse kombi është treni, demokracia janë shinat mbi të cilat ecën treni; i pari është mjet i udhës; i dyti, ‘kombi’ është qëllimi”.
Hapat e poetit prekja e tokës së Kosovës i bëhet drithërimë, ka hyrë në gjirin e saj dhe aty mbeti përgjithmonë. është poeti që i ra pashë më pashë Atdheut me penë për më shumë se gjysmë shekulli dhe për këtë ndihemi me fat që të jetojmë brenda kësaj kohe së bashku me Poetin. Shkëlqimi i penës së poetit bën që edhe gurit t’i jap jete, edhe guri të rrahe si zemër fëmije. E ndjejmë këtë në librin “Argjendi i Gurit”, nje libër që i kushtohet Gjirokastrës, ngase poeti erdhi aty për studime qysh në moshën 13 vjeçar. Sot poeti i ngre përmendore të artë qytetit të bukur të Gjirokastrës ashtu sic di vetëm një kryepoet. Poeti Shehu ka vuajtur rëndë në kohën e diktaturës, jo vetëm si dhëndër në derën e njohur të Kokoshajve të Vlorës nga ka origjinën Zana e tij fisnike si bijë në këtë derë të madhe të persekutuar, por njëkohësisht dhe për qëndrimet e tij aq të vendosura dhe të prera karshi diktaturës, ndaj ai dhimbshem kujton dhe proteston në mërgimin e tij duke ikur larg, larg, por është aq brenda në bërthamë të Atdheut: Mirupafshim Shqipëri/ Ika se të dua shumë/ se desha të jem gjallë/ dhe ca kohe për ty/… Natën e mirë tokë shqipërie/ Sot jam një meteor i djegur/ që këputet e s’di ku bie/… Aty lashë lopatën time të punëtorit/ në vitet me dënim të zi/ Lashë pa bërë vizitën e fundit/ në varret e prindërve të mi/…Poeti Shehu është një intelektual erudit, që duhet të vihet atje ku e kanë vendin Elita dhe Burrat e Kombit.
E zgjedhura ime AGIMI SHEHU
Ai është një publicist i jashtëzakonshëm që nëpërmjet opinioneve dhe qëndrimeve të tij karshi bishës serbe dhe fashistëve grekë, lexuesit kanë njohur më nga afër problemet, kalvarin e vuajtjeve, dredhitë e politikanëve të huaj dhe dallkaukeve ballkanas që duan si e si ta rënojnë kulturën e Kombit shqiptar dhe ta shkatërrojnë Shqipërinë. Pena e tij në këto raste kthehet shpatë e Skënderbeut dhe bëhet mburojë, kala e patundur për Shqipërinë, bëhet nagant i Isa Buletinit dhe shark legjende i Selam Musait, sy shqiponjë e akademikut ushtarak Asim Zenelit që vëzhgon nga mali lirik i Trebeshinës së Mezhgoranit dhe flamur kuq e zi i Ismail Vlorës:
Bënë udhë të gjatë/ te ingilizi vinin/ Ismail Qemali Isa Buletini/ Hynin dy shqiptarë/ brenda në pallat/ njeri luftëtar/ tjetri diplomat. “Marre nga Naganti i Isa Boletinit”.
Qëndrimet e shkrimtarit karshi realitetit të hidhur janë të një kryepoeti patriot që zgjon dhe civilizon lexuesin, ndërkohë të sjellë aq pranë mendimin e shkrimtarit disident botëror Salman Rushdie i cili thotë: “Puna e nje poeti është të përmendë të papërmendurit, të verë gishtin mbi mashtrimet, të qendrojë në anë të përparimit, të fillojë argumente, të ndryshojë botën dhe ta ndalojë atë nga gjumi letargjik”.
LastScan 2
Ndonëse është e pamundur të permblidhen në një esse të vetme krijitmaria, librat poetik, publicistika, reflektimet tona karshi veprës së autorit përsëri mbi flokët e argjendta të një 80 vjeçari reflekton mahnitshëm dritëza e hënës së Progonatit, edhe pse ajo është larg, larg Zvicrës ku jeton Poeti vitet e Tij. Poezitë e tij sjellin të gjallë heroizmin e popullit, luftën e Tij që s’iu nda kurrë. Selam Musai ngeli Lugjesh në ato vite si Veri, furtune ndaj dhe e fryemëzon poetin në çdo qelizë poetike të shpirtit të tij aq të pasur:
LastScan
Buzët ti te kënga/ ballin te liria/ Lule Selam Labi, Selam Salaria/ Çdo tufan zbërthyer/ gjoksin ty ta gjeti/ sharku si legjendë/ telave të mbeti. I lexoj dhe i them përmendsh dhe prapë emocionohem, se jane vargje që të japin Atdheun, historinë në pëllëmbë të dorës, janë vargje që i bëjnë sfidë historisë së deformuar të zhvirgjëruar nga pseudot e ndryshëm, çka më kujton Platonin i cili thotë se poezia është më afër të vërtetës vitale se historia.
Në nderimin që organizoi Bashkia e qytetit të Tepelenës dhe populli i saj duke i dhënë titullin “Qyetar Nderi i Tepelenës”, shkrimtari Shehu nëpërmjet një letre falënderimi ndërmjet të tjerash iu kujton bashkatdhetarëve historinë e famshme të këtij qyteti nga e ka dhe origjinën: “Nuk është e rastit që Tepelena “e vogël” me densitet aq të madh trimërish e atdhedashurie nxori një vigan të tillë si Ali Pashë Tepelena.
1455890_10201107906840499_2048119828_n
Burri që si askush tjetër nga fqinjët guxoi e brenda Perandorisë së madhe e të frikshme osmane krijoi shtetin e vet me qendër kryeqytetin shqiptar të kohës, Janinën. Me veprën e tij të madhe Rilindësve u dha në duar idenë e fjetur se: “ne jemi Shqipëri më vete” e u vlerësua aq lart në botë sa Hygoi e quajti “Bonaparti Muhamedan”.
Agim Shehu është një krye lirik që me vargjet e tij herë të përkëdhel si fijëza Hëne Progonati e herë të qeras si një amvisë e bukur me mjaltë taze nga hojëzat e nje shpirti poetik. Qysh në rininë e hershme të befason me figuracionin e dendur metaforik apo dhe paralelizmin figurativ që përdor midis dy lëndëve ekstreme letërsi dhe matematikë, por dhe aq të lidhura pazgjidhmërisht me njera tjetrën. Le ta ndjekim në poezinë: “Të dashurohesh nga nje matematikan” poezi që ndihet dhe duket sikur skuq honet dhe lëshon bisqe nën trungje të vjetra: Ty po të drejtohem, vajze moj syzesë/ më do a po s’më do kjo është hipotezë/ Pamja jote e ëmbël, posi teoremë/ kur të shoh përpara sikur zgjidh problem/ Ti je elegante si ekuacion/ mesi yt i hollë posi ypsilon…
Poeti tretet dhe shkrihet si nje copë akulli përballë dashurisë hyjnore: Më trete formulë më shkrive të gjallë/ si një copez akull në plus njëqind gradë/ Folëm shpirti im, shpirt me maksimum/ se pa ty s’kam gjum as në minimum…
Kontrastet dhe antitezat e përdorura e bëjnë dhe më të bukur dhe dashuria fshihet si yjet nën gjirin e poetit.
Krijimtaria e tij eshte nje Diell që ndriçon botën e errët, shkrin akullnajat cinike që varren si degë të plakura gati në pëgërje, dhe me majën e penës së artë ngjyer në qerpik të syrit shkruan historinë. Librat e Shehut jane si malet hijerendë të Shqipërise që s’tronditen kurrë nga tërmetet, por ato vetëm dëshmojnë dhe mbrojnë çka të kujton shkrimtarin e famshëm amerikan Walt Whitman i cili thotë: Unë veproj si gjuha që është e lidhur në gojën tuaj, nje minierë që fillon të jetë e lirë…
Ja pse Agim Shehu është një kryepoet dhe duhet t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”.
Në intervistën që kemi pasur në New York me poetin dhe bashkëshorten e tij fisnike Zana, ende në memorje më rri zëri i tij, si zëri i një Perëndie, apo i nje mësuesi të urtë dhe të mençur që fjala i rrjedh ende si ujëvarë mahnitëse edhe në këtë 80 vjetor të bukur Kryepoeti.

Agim M. Doçi: Lubonja kundër Vaçes, se është antishqiptar

Nga: Fatmira Nikolli


Lubonja ka shkruar poshtër sisht dhe antishqiptarisht për Vaçe Zelën dhe antishqiptarizmin e tij ai e ka vërtetuar ndër vite", shprehet për "GSH" poeti Agim Doçi, në lidhje me deklaratat e publicistit për këngëtaren Vaçe Zela. Ndërsa nuk ndalet vetëm në një analizë të debatit të fundit, ai kthehet pas në kohë për të folur për Lubonjën në moshë të re, duke mos lënë pa e kritikuar si pinjoll Blloku. "Ai me vrerin e tij, flet dhe shet dëngla 'europiane' për disa këngë perëndimore që dëgjonte asokohe si pinjoll i Bllokut... Këta djem që dallonin nga të tjerët për hapësirat që kishin falë biografisë dhe sigurisë, dëgjonin haptazi Çelentanon, Minën, Beatles-at, si dhe festivalet e Sanremos, në një kohë që neni 55, të dënonte me 9 vjet me heqje lirie", - shprehet Doçi. Poeti, mik i ngushtë i Vaçe Zelës, thotë se "e ka në formimin e tij antishqiptarizmin (Lubonja), ndaj shan e nuk pushon së denigruari dhe 'demitizuari' figurat më kryesore të kombit tonë, deri dhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin, jo më për Vaçe Zelën, që sipas tij është një këngëtare që i ka kënduar realitetit socialist. Ndërkohë që krijuesit censuroheshin nga vjehrri i tij Fadil Paçrami. Ndërkohë, Doçi akuzon se "Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi, djali i Bilbil Klosit, prokuror i shumë gjyqeve farsë dhe më pas ministër i 'drejtësisë popullore' (një kriminel), bënë revistën 'Përpjekja'. Në nr.2 të saj, shkruanin se serbët kanë ardhur në Ballkan në shekullin e dytë e jo në shekullin e 11-të".

Më poshtë, intervista që Doçi dha dje për "GSH".


Agim M. Doçi: Lubonja kundër Vaçes, se është antishqiptar

Zoti Doçi, si i pritët deklaratat e Fatos Lubonjës për Vaçe Zelën dhe homazhet që u bënë për të?
Lubonja ka shkruar poshtërsisht dhe antishqiptarisht për Vaçe Zelën dhe antishqiptarizmin e tij ai e ka vërtetuar ndër vite. Në vitin 1968, djali i Todi Lubonjës, anëtar i Komitetit Qendror, dhe dhëndri i Fadil Paçramit, anëtar i Komitetit Qendror, shkoi në Ministrinë e Arsimit dhe vodhi zarfin e maturës, që ishte sekret shtetëror. Zarfi, me pesë vula, kishte brenda pyetjet që do të binin në provimin e së nesërmes. Ai e vodhi që të shkëlqente(!) A ishte vallë ky, gabim i papjekurisë së moshës, apo egoizëm i tejskajshëm?!... Për këtë që ndodhi, u dënuan zëvendësministrat dhe ministri Thoma Deliana (!) Atëherë nuk e futi njeri në burg Fatos Lubonjën, sepse babai i tij, ishte sekretar i Parë i Korçës, pastaj Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar. Më vonë, kur Todi Lubonja u dënua "padrejtësisht" për Festivalin e 11-të të Këngës, (edhe pse qe mik i ngushtë me Ramiz Alinë, sekretarin e Komitetit Qendror), e "hëngri" dhe patjetër do ta "hante" edhe djali i Fatosit… Të shkretin, "krejt kot" e futën në burg në kulmin e rinisë, kur në treg ishin të vetmet karamele - produkt i ri i ndërmarrjes ushqimore në Shqipërinë Socialiste, me emërtimin FATOSI dhe ZANA(!) Për t'i thirrur memories së lexuesit, të dyja këto karamele mbanin emrat e fëmijëve të dy anëtarëve të KQPPSH- së (Todit dhe Fadil Paçramit). Kanë bërë shumë gabim që në vitin 1974 PPSH-ja, e prangosi Tos Lubonjën. Ai duhej arrestuar që në vitin 1968, kur vodhi zarfin e maturës!!! Ai me vrerin e tij (botuar tek "Panorama", 17.02.2014), flet dhe shet dëngla "europiane" për disa këngë perëndimore që dëgjonte asokohe si pinjoll i Bllokut... Këta djem që dallonin nga të tjerët për hapësirat që kishin falë biografisë dhe sigurisë, dëgjonin haptazi Çelentanon, Minën, Beatles-at, si dhe festivalet e Sanremos, në një kohë që neni 55, të dënonte me 9 vjet me heqje lirie. Në kapërcyell të viteve' 60, familjet bllokmene kishin të drejtë të lidheshin me kabllo për të parë botën e përtej detit, stacionet e RAI-t. Të shkojmë pak tek edukata që ka marrë ai në familje. Kur u arrestua Ramiz Alia, në gjyq dëshmitar për palën mbrojtëse ka dalë Todi Lubonja(!) Shtroj pyetjen: Pse Todi Lubonja nuk u lirua nga burgu më 1985, as më 1986, (pas vdekjes së Enver Hoxhës), por u lirua prej shokut të tij më të ngushtë Ramiz Taip Alia më 1990? Pse djali i Todit nuk thotë sa i pabesë, sa dinak e dhelparak ka qenë Alia? E kupton kodin amoral e antishqiptar të ish-anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë? Nëse Ramiz Alia do ishte gjallë, të gjitha këto që po them unë, do t'i vërtetonte dhe do thoshte "Të lumtë!". Kujtoj se në arkivin e RTSH-së është i filmuar gjyqi i Ramiz Alisë me të tjerë, kur Todi Lubonja si dëshmitar në atë gjyq, në vend që t'i vërsulej Ramizit, e përshëndeti me mall persekutonin e tij, i dha dorën, dhe e mbrojti para trupit gjykues. Ndjesë pastë Todi Lubonja, ka qenë bashkëthemelues i komitetit qendror të rinisë komuniste shqiptare, tok me Qemal Stafën, Alqi Kondin, Nako Spirun, Nexhmije Xhuglinin, Liri Belishovën, Aleks Jatrun etj., që ndiqnin porositë e themeluesve të PKSH, Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha. Pse ka treguar sipas jush Lubonja, kaq shumë mllef kundra Vaçes Zelës? Sepse, sipas meje, e ka në formimin e tij antishqiptarizmin. Ai shan e nuk pushon së denigruari dhe "demitizuari" figurat më kryesore të kombit tonë (që i kemi me pakicë e duhet t'i mbrojmë), deri dhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin. Jo më për Vaçe Zelën, që sipas tij është një këngëtare që i ka kënduar realitetit socialist. Ndërkohë që krijuesit censuroheshin nga vjehrri i tij, Fadil Paçrami. Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi, djali i Bilbil Klosit, prokuror i shumë gjyqeve farsë dhe më pas ministër i "drejtësisë popullore" (një kriminel), bënë revistën "Përpjekja". Në nr.2 të saj, shkruanin se serbët kanë ardhur në Ballkan në shekullin e dytë e jo në shekullin e 11-të. Ata i hoqën kërrabat dy njëshave (11) duke i bërë të duket si shkronja romake (II), pra nga njëmbëdhjetë u bë dy!!! Të qe ky një "gabim" i radhitësit? Në revistën "Përpjekja", Klosi dhe Lubonja hodhën baltë duke mbështetur teorinë e Çubrilloviçit, për të vërtetuar që Dardania-Kosova është e serbëve. Ky është një turp i madh historik! Ai flet për gjithçka, sepse ka pasur fatin të kishte një bibliotekë me libra të ndaluar në një kohë kur njerëzit që u gjendej një e tillë dënoheshin e burgoseshin, siç u dënuan Lukë Kaçaj, Mihal Luarasi, Mirush Jero etj. Në të njëjtën kohë, këta, pinjoj Blloku, kishin të drejtë për 46 vite që të mos privoheshin nga asgjë e ndaluar. Vinin në gjimnazet tona e na shisnin dëngla me Sony-n dhe nuk i spiunoje dot, sepse dënohej "vigjilenti"… Si i shihni ju deklaratat e tij për këngët e Vaçes? Ai hedh baltë mbi Vaçe Zelën, sepse është në natyrën e tij të jetë nihilist ndaj çdo trashëgimie kulturore dhe kombëtare. Pse del kundra çdo trashëgimie? Agresiviteti i tij vjen si pasojë e kompleksit të inferioritetit që ai ka brenda vetes. Mllefin e tij ndaj Vaçes, ai e shpreh, sepse është xheloz ndaj vlerave të çdo personaliteti që është thesar dhe krenari me vlera kombëtare. Vaçja u vuri shqiptarëve këngën në buzë. Ajo ishte një ambasadore, me poezitë e të paharruarit Gjok Beci, Xhevahir Spahiu, Hysni Milloshi, dhe kompozitorë si, Avni Mula, Feim Ibrahimi, Agim Krajka, Agim Prodani, Kujtim Laro, Çesk Zadeja, Tish Daija etj. Ka një dhomë plot me çmime dhe dekorata në shtëpinë e saj. Shqiptarët, me humbjen e Vaçe Zelës, mbetën pa zërin e shpirtit të tyre. Në këtë tokë me diell mbi kry', vijmë me dasht jo me urry.

Frika e komunistëve nga “libri i rrezikshëm”

Komunistët e Ferizajt kishin mbajtur 14 mbledhje për “Katërmbëdhjetë autorë” para se Gjykata e Prizrenit të nxirrte verdiktin për ndalimin dhe djegien e librit të poetëve ferizajas në vitin 1986.
BARDH FRANGU

Ky është vetëm njëri prej kujtimeve të këqija që i ka mbetur shkrimtarit dhe publicistit Bardh Frangu, poezitë e të cilit ishin pjesë e antologjisë së botuar në maj të vitit ‘85 në shtëpinë botuese “Ramiz Sadiku” në Prizren.
Komunistët e Ferizajt kishin mbajtur mbledhje nëpër të gjitha bashkësitë e qytetit, ku qytetarët njoftoheshin për “rrezikun e grupit të organizuar” të autorëve të vargjeve poetike.


“Shumë interesante. E mbaj mend si rast, 14 mbledhje, 14 autorë”, kujton Frangu, teksa kthehet në ngjarjet e mesit të viteve ‘80. “Thoshin se ky është libër ‘i rrezikshëm prej këtyre autorëve të organizuar e ju duhet të tregoheni vigjilentë dhe të organizuar’. Do të thotë këso pallavrash politike”.

Në fakt, brezi i poetëve ferizajas ishte i organizuar rreth klubit lokal letrar “De Rada”. Në mesin e tyre kishte poetë që në vitet tetëdhjetë ishin përndjekur prej regjimit jugosllav. Autorët Afrim Demiri, Bardh Frangu, Biser Mehmeti, Borisav Bojkoviq, Fitnete Tuda, Gani Bytyçi, Ismet Aliu, Jovan Sariq, Kemail Aliu, Menduh Leka, Sami Vranovci, Shqipe Azemi, Xheladin Rexhepi dhe Ymrane Abdullahu, të renditur në libër sipas alfabetit, kishin shkruar vargje për “Hasan Prishtinën”, “Në Shtëpinë e Lidhjes”, “Përpjekjen”, “Numërimin në status”, “Minatorin”, “Kullën”, “Odat”, “Zemërimin e poetit”, “Plagën”, apo edhe për “Radion e prishur”, “Një lule” dhe shumë poezi me motive të tjera. Në libër janë edhe poezitë e një serbi dhe të një romi.

2014/02/23

LETËR NGA USHTARAKU SHQIPTAR ADEM AVDIA!!!!

Adem Avdia

    ADEM AVDIA :Kur lexon shumë, ke edhe çfare u thua te    tjereve !




I nderuar Zoti Flori !

Me shume mirenjohje e ndjenje respekti po te shkruaj, duke Ju falenderuar per takimin aq te ngrohte e miqesor qe Ju realizuar me mua ne Kukes.

Sa me shume qe kalon koha, aq me shume reflektoj e mendoj se Ju jeni nje figure qe jo vetem krijoni e grumbulloni shkrime te spikatura artistike, po keni edhe nje Zemer te madhe ku nuk ka vend ndjenja e inatit, smires e hakmarrjes, por buron ndjenja e harmonise, mardhenjes e sinqeritetit.

Foto: Ku ka me mire se te besh ART me Libra e Muzike !
        ADEM AVDIA: Ku ka me mire se te besh ART me Libra e Muzike ! 

Kete e pashe ne takimin me Ju, ku une u ula me mendime tjera e pas bisedes me Juve, u ndava me mendime krejt te ndryshme.
Foto: Mos ngre Zërin, perdor Argumentin !
                       
                           ADEM AVDIA:Mos ngre Zërin, perdor Argumentin !


Ju i pertypet te gjitha ato qe biseduam, edhe pse ndofshta nuk ishe dakord, por kete per hir te takimit, bisedes e miqesise se brishte qe po krijohej mes nesh.

Foto: Deri kur........ ?
                                               ADEM AVDIA:Deri kur........ ?


Une vazhdoj te reflektoj per takimin me Ju. Kush jam une, qe po bej debat e shtroj probleme ne kundershtim te hapur me tuajat. Ju jeni i madh, jo se ju thone, por e keni krijuar vete madheshtine, me punen Tuaj, me veprat Tuaja, me shkrimet Tuaja e me takimet Tuaja. Edhe pse une apo dikush tjeter flet e shkruan, ju nuk e humbni madheshtine dhe emrin e krijuar, ate tanime e keni dhe vetem duhet ta rrisni, kuptohet me pune e krijimtari.
Foto: Kur lexon shumë, ke edhe çfare u thua te tjereve !
              ADEM AVDIA:Kur lexon shumë, ke edhe çfare u thua te tjereve !

U gezova shume per dhuratat Tuaja. Ato jane te pamase. Dergova nje kopje te TV Kukesi e nje kopje te Bibloteka Kombetare Kukes.

Foto: Keshtu Aksidenti eshte i shmangur !



Ne bibloteke me thane se "Mirenjohje" japim per disa libra, jo vetem per nje Liber, megjithate jeni i ftuar ne aktivitete te Biblotekes, ndofshta ne Prill per "Diten e Librit", etj qe Ju mund t'i kordinoni vete me Bibloteken Kukes. Gjithmone nese ka interes promovimi apo letrar ne mes.


Foto: Ja, një nder qindra arsye, pse duhet te lexosh Libra !

        ADEM AVDIA:Ja, një nder qindra arsye, pse duhet te lexosh Libra !

Gjithsesi, une jam ky qe jam. "Rebel" i vogel per gjera te vogla. 20 Shkurti kaloj shume mire dhe une u gezova sikur kalova nje dert te madh. Shpatulla te vogla per barre te madhe. Me mire t'i leme "Dordolecet" te punojne edhe pak. Koha eshte sheruesi me i mire. Ajo vendos vete diagnozen dhe i tregon vendin gjithkujt.

Foto: “Në djall shkoftë e gjithë politika nëse ajo nuk i shërben njerëzve”.
   Ish - kancelari i Gjermanisë, Willy Brand

      “Në djall shkoftë e gjithë politika nëse ajo nuk i shërben njerëzve”.
                         Ish - kancelari i Gjermanisë, Willy Brand



Me shume nderime e respekt.

Adem Avdia, Kukes

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...