Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/03/21

NGA KOZETA NUSHI :Unë puthjen tënde shijoj!!!



SI MUND T’I THOTË VETES SHQIPTAR?


Si mund t’i thotë vetes shqiptar?
Si mund t’i thotë vetes shkrimtar?
Si mund t’i thotë vetes publicist?
Ai që gojën ndyn
Dhe fjalor histerik
Përdor kundër
Njerëzve më patriot të Shqipërisë?
A ka dalë prej një nëne?
Ç’mostër është ai?
A ka ndonjë motër
Apo kushërirë?
Nëse nuk di nga ka dalë,
Le të informohet në
Maternitetet e Shqipërisë.
Një njeri që me dashurinë njerëzore luan.
Një njeri që dashurinë njerëzore fëlliq.
Nuk di ku e ka vendin.
Se edhe kafshët që janë kafshë
Në gjirin e tyre s’e pranojnë,
Pasi janë shumë herë më fisnik.

TI DHE TË TJERËT


Ti ecën vetëm.
Mendja sorrollatet.
Endet kot më kot.
Rrotullohet nga të katër anët.
Futet nëpër skutat më të fshehta të njeriut.
Ti ecën ngadalë.
Copëra bisedash të qëndrojnë mbi kokë.
Çdonjëra prej tyre është një sinjal shprese.
Buzëqeshja jote zgjatet, zgjatet.
Me butësinë e një shalli të mëndafshtë
Gjithë qenien tënde prek.
Lodhja humbet gjurmët.
Faqet çelen.
Mijëra enigma, mistershëm,
Përballë teje qëndrojnë.
Ti nuk kërkon të ngutesh.
Me qetësi përpiqesh t’i zbulosh.
Koha ecën në favorin tënd.
Durimi s’të humbet asnjë rreze shprese.
Takime të lënë pezull.
Telefonata të lëna në mes.
Ndjesi të çuditshme
Që do apo s’do,
arrijnë të të vënë në siklet.
Ti pret. S’ngutesh.
Brenda vetes kërkon të gjesh qetësinë.
Guximi s’të lë të tulatesh.
Nga përhumbja të shkund,
situata të reja, duke të vënë pambarim.
Të tjerët të tregojnë problemet e tyre,
Duke pritur të artin gjykimin tënd.
Ti thua një fjalë të matur.
Të tjerët marrin krahë, marrin zemër.
Flasin, flasin, flasin...
Të fshehtat e tyre
Shpalosen para teje
Si fletët e një libri.
Ti ruan qetësinë.
Kur vjen momenti i duhur
Sërish thua mendimin tënd.
Problem më serioze
Fshihen brenda teje.
Për to ndjen pak dhembje në shpirt.
Bisedat rrjedhin lirshëm.
S’duket se kur do të kenë fund.
Befas vë dorën përpara gojës.
Ndjen se të vjen gjumë.
Lodhesh.Të zë pak koka.
Të flasësh
S’ke më dëshirë.
Qepallat vërtet të rëndohen.
Mjaftohesh me një miratim:- “Ëhë!”
Me të tjerët, më gjatë,
S’ke më forcë që të rrish.
I vetmi mendim që ke për momentin
Është të shtrihesh
e të mbledhësh kockat në krevatin tënd.
Nata ikën shpejt.
Dita lind sërish.
Ka plot gjëra që të mërzisin.
Jo çdo gjë ecën ashtu siç do.
Lë diçka
të programuar
me shumë qejf më parë
dhe diçka tjetër bën.
Jeta të sjell të reja,
Të papritura sa të duash.
Ti i bën nervat çelik
Duke mos harruar detyrën tënde,
Për të kënaqur veten
Dhe të tjerët që të rrethojnë.

BOLL MË!


Bota! Dielli! Toka!
S’është e jotja!
Mbyllu rreth mureve!
Ul kokën!
Nënshtrohu!
Dëgjo po deshe pallavrat e mia!
Në diktaturën e egër të Proletariatit,
Në shtetin e ri socialist,
Në regjimin e ndyrë komunist,
Çdo fjalë për të drejtën e të mirën,
Është një njollë e madhe
Në biografinë tënde,
Prandaj kujdes! Kujdes!
Nuk shikon se ç’bëhet?
Mos fol me zë të lartë të thashë,
Se edhe muret kanë vesh.
Shsht! Është botë e egër.
Për çdo fjalë që thua
Është sikur t’i biesh me gur kokës.
Ah! Mua që të dua si sytë e ballit
Dhe që të kam rritur me gjakun e trupit tim
Më thua se të duket sikur po jeton
Brenda një arkivoli me kapak të hapur?
Të duket sikur jeton me hijen e vdekjes që
Të ndjek nga pas, dhe për asnjë çast
Nuk të lëshon?
Po tmerrohesh më shumë?
Si?
Pret të të mbyll kapakun
Dhe të vdesësh e qetë?
Kot shqetësohesh.
Ai kapak s’ka pët t’u mbyllur kurrë.
Të paktën sa të jem unë gjallë.
Ti do të ngelesh duke bërë ecejakje brenda tij.
Por ama do të jesh e gjallë mes të gjallëve.
Bijë! Me fjalët e tua si mund të më godasësh?
Je e re. E bukur. E brishtë.
Kam frikë për ty.
S’rroj dot me ankth se mos të humb.
Zemra më dhemb
Kur të shoh përditë tek shkon në punë.
Lodhesh, sfilitesh, rraskapitesh.
E si përfundim çfarë merr?
Merr një rrogë qesharake.
Ja atë merr.
Brenda kësaj kutie do të jesh rehat.
Askush s’do të ngasë.
As miza s’do të të bezdisë.
Është e vërtet.
Po të merret fryma
Dhe s’flet dot për terrin,
Që Diellin ka zaptuar.
Flije mendjen dhe rri aty ku je.
Je shumë mirë nëse do ta dish.
Rreth e rrotull, pothuajse që të gjithë
Janë armiq....
S’guxon dot të thuash
Se s’ka as kripë
Nga ky rregjim i egër komunist.
Nëse dikush të dëgjon të thuash
Se qumështi dhe mishi që merr me racion
As të del, as të tepron,
Direkt e në qelitë e errëta të burgut shkon.
Mblidhe mendjen mirë.
Kohët janë të vështira.
Jetën e bukur shijoje nëpër libra.
Pa fund po deshe shkruaj.
Po shkrimet duhet t’i mbyllësh në kyç.
E kam parë Diellin më parë nga ty.
E di mirë si do të na shohë
Enveri dhe
Partia.
Do të na shohë si kafshë që hanë bar.
Shsht tani! Qetësohu! Mos e zgjat!
Në shtëpi ty asgjë s’të mungon.
Të lutem! Vetëm jashtë
Për bindjet e tua
Me asnjeri mos fol.
Tani vendos e bëj ç’të duash.
-Ti ke të drejtë moj nënë.
Për qetësinë tënde edhe jetën dua të jap.
Po si mund të rri unë e nënshtruar?
Si mund të jetoj gjithë jetën në këtë terror?
Ç’janë këta gjakpirës moj nënë,
Që nuk të lënë të ngresh kokë?
E di që edhe mishin ta hanë,
Edhe kockat t’i bluajnë.
Edhe djallin e trembin këta shpirtmizorë.
Po shumë mos kij frikë për mua.
Kam një Zot mbi krye që më mbron.
Me djersën e ballit,
Si ty, jam mësuar të rroj
Dhe për të ardhmen do të bëj dritë.
- Zoti të ndihmoftë moj bijë!
Jetës bëju zonjë
Dhe dili ballë.
Me këmbëngulje e vullnet
Çdo gjë e arrin.
Le të vendosim
Mes nesh
Paqen e Zotit!
Paqe e bashkim për Shqipërinë!
Oh sa ëndërr e bukur dhe kuptimplot moj nënë!
Shqipëria dhe Kosova, ashtu siç duam ne
Një ditë vërtet do të bashkohen
Duke na sjellë në buzë
Buzëqeshjen,
Duke na sjellë në shpirt lumturinë.

KUJTESË...


Vështrimi
donte
Të çante tejpërtej horizontin.
Fytyra iu ishte
Drejtuar
Xhamave të akullta të dritareve.
Lotët
Kërkonin
Dyshemenë.
Dyshemeja
Vidhisej poshtë.
Karrigia
Qëndronte e mpirë
Së bashku me personin
Që mbante.
Dera
Pritej
Që të hapej.
Trupi
Dridhej
Prej dëshpërimit.
Dëshpërimi
Thellohej
Prej humbjes.
Humbja
Ngopej me lotë.
Lotët
Frikësonin
Të qeshurën.
Mendimi tkurrej
Shterej
Zhdukej.
Salla e pritjes
Mbante gra
Veshur kokë e këmbë
Në të zeza.
Dhimbja mbretëronte.
Zotëronte turbullimi.
Të arratiseshe nga kjo mbretëri absurde
Ishte pa pikë kuptimi.
Ngujimi në karrige
T’i bënte të
Ndenjurat plagë.
Të ecje
Të merreshin mendtë.
Të qaje me ligje
S’kishe më zë.
Të mos nxirrje më lotë
Ishte katastrofë.
Mbetej vetëm shpresë,
Për mos të humbur
Prej këtij
Dëshpërimi të thellë njerëzor,
Shëndetin fizik dhe mendor...

JETËS...


Jetë e shkallmuar
Nga të gjitha anët!
Kërkon gëzimin ta rrëmbesh me forcë.
Ta ngjeshësh në kraharor.
Zëri yt i fortë
Herë- herë i ngjan
Një cicërime të ëmbël, të ngrohtë,
Që më vonë shndërrohet në një zhurmë
Dallgësh deti,
Furishëm përplasur në një shkëmb,
Pa pasur asnjë frymë njerëzore pranë
Për ta dëgjuar.
Jetë e ndrydhur!
Ti pret sërish
Të përcjellësh çaste gëzimi
Në një shpirt
Të etur për lumturi,
Që me vendosmëri
Braktis lajkat e hipokritëve
Dhe këndon sërish
Me një zë të ngrohtë bilbili.
Jetë e shkallmuar
Nga të gjitha anët!
Ti s’rresht së luftuari
Për t’i sjellë
Qetësi shpirtit.
Ti s’rresht së luftuari
Për të sjellë dritë.
Shumë korridore
Të errëta deri në pafundësi
I braktis,
Derisa gjen
Një tjetër shpirt të lirë,
Që të shpëton prej ankthit,
Prej vetmisë.
S’ka as lajka, as mashtrime.
Ka vetëm sinqeritet.
Copërat e akullit
Ngado thyhen.
Ti s’lodhesh.
Shpërndan frymë duke thënë:-
Lindim për të ngjallur dashurinë.
Jemi dëshmitar real
Të realitetit
Të ashpër.
Pse të kërkojmë me ngulm
Të pamundurën?
Kur fare mirë
Mund të bëjmë diçka
Që mundemi ta bëjmë?
Pse mos t’u ngjallim gëzim
Njerëzve më të dashur?
Le t’u japim dorën.
Në të mirë të tyre,
Të lëmë si
Trashëgim
Përvojën tonë.
Shpirt i lirë!
Mos harro
Se liria
Kufizohet
Në botën që na rrethon.
Shihe realitetin në sy.
Ka krijesa më të vogla,
Më të dobëta,
Po më të durueshme se ty,
Që presin ngrohtësinë,
Mbrojtjen tënde.
Mos kërko të bëhesh një erë e fortë dimri
Dhe të frysh pastaj
Në krahë të brishtë,
Të njomë.
Mos kërko të ulësh prapë
Ato koka
Që me gjak
Pavarësinë e kanë arritur.
Mendo o shpirt i lirë
Për ato krijesa të ndrydhura.
Që për pak Diell Shqipërie
Kanë nevojë.
Mos kërko akoma
Të shfrysh si era
Dhe t’u shkatërrosh jetën
Që me mund sforcohen për ta ngritur.
Të gjithë e duam lirinë.
Edhe lirinë e tepruar.
Po fisnik është ai
Që njërën dorë e vë në pranga
Për mos të qenë
Krejt i lirë.
Fisnik është ai
Që lirinë e tij
Di si ta kufizojë
Për ta kthyer
Në një burim energjie
Në të mirë
Të popullit, të atdheut tonë.

NUK E DI...


Nuk e di
pse faqet qeshin.
Nuk e di
Pse buzët çelen.
Nuk e di
Pse fjalët s’rreshtin
Dhe si një burim i pastër
Derdhen.
Nuk e di
Pse zëri s’ngjiret.
Zemra jote
Portën çeli,
Zemrën time
Shtrëngoi fort.
Të dyja
Bashkë u forcuan
Dhe më
S’u ngashëryen
Në lotë.
Brenga iku
Humbi gjurmët
Në mërgim u syrgjynos.
Gëzimi
Me forcë
Shpërtheu.
Tek unë rrënjët
Nguli fort.
Loti i pastër
Më s’do derdhet.
Tashmë është vesë
Që pikon.
Dhe gazit i tha të kthehej
Me një tufë borzilok.

DI QË...


Mendja
Dhe fjalët e tua.
Më kishin zaptuar mua.
Unë doja djalë
Të flija.
Shtrihesha
E s’flija dot.
Rreth meje
Ëndrrat lindnin
Dhe më përqafonin fort.
Mjeshtër plot mjeshtëri.
Ëngjëll plot hijeshi.
Artist plot fantazi.
Fjalët e tua
Në këtë fletë
Të bardhë
Të japin hijeshi,
Të japin
Madhështi.
Nuk e di
Sa herë
Natën
Më ke zgjuar.
Di që
Pa gjumë
Po më lë
Dhe tani.
E madhe është
Zemra jote.
Fisnik
Është shpirti yt.
Je larg dhe
Afër në të njëjtën kohë.
Emocionues
Është talenti yt.

S’KISHIM LINDUR POETË, AS UNË, AS TI...

S’kishim lindur poetë
As unë, as ti.
U njohëm
Në një ditë të bukur vere
Dhe lidhëm shpirtin tonë
Të dy.
Unë kam shkruar poezi
Që në fëmijëri
Sepse doja të blija
Një top prej llastiku
Që kushtonte 35 Lekë
Ndërsa tani
Shkruaj për ty,
Vetëm për ty,
Për dashuri.
Në të magjishmen tonë
Fëmijëri
Ti ishe si unë
Unë isha si ti
Një zemër kishim
Që të dy.
Koha e artë
Unaza floriri derdhi
Veç për ne
Për ne të dy.

ËNDËRROJ... ËNDËRROMË...

Kam mbyllur sytë
Dhe ëndërroj
Takimin tonë ëmbëlsi.
Shpejtoi ditët
Shpejtoi orët
Shpejtoje
Kohën
Për ne të dy.
Ëndërromë e
Përqafomë.
Më merr në
Krahët e tu.
Ëmbël më fol
E dashuromë me butësi.
E jotja jam
I imi je
Në përjetësi.
Largoma mallin
Çelma buzën
Dua të ndjej
Pak ngrohtësi.
Rrëmbema zemrën
Rrëmbema trupin
Më bëj të jem
Njësh me ty.
Syve të mi
Të kafenjtë
Falu
Kaltërsinë
E syve të tu.
Se Toka
S’ka kuptim
Pa Qiellin
Plot marrëveshje
Bëjnë të dy.

DUART DHE FJALËT E TUA ...

Duart dhe fjalët e tua
Më kishin zaptuar mua.
Unë doja djalë të flija.
Mbi prehërin tënd u shtriva.
Fjeta si kukull e bukur
U zgjova shumë e lumtur
Mustaqet e tua djalë
Ma bënë trupin valë.
Më doje djalë më doje
Mes puthjesh
Këtë gjë ma thoje.
Rri i qetë mirësi !
E di se më do edhe tani...

TI KAL PA FRE...


Ti kal pa fre
Që endesh në lëm!
Çfarë sheh me sy?
Çfarë shkel me këmbë?
Kur qeshesh, kur vrerosesh.
Kur llastohesh, kur tërbohesh.
Aty dhunon, aty shkatërron.
Aty ndreq, aty prish
Koka
Të është majmur si viç.
Hedh vickla
Si mushkë xanxare.
Të urtët i çmende fare.
Diktati s’të ka hije.
Kali duhet të jetë
Simbol fisnikërie.

SA HERË FLAS ME TY

Sa herë flas me ty
Zinxhirët që më lidhin
Bien përdhe.
Zhduken, treten, shkrihen.
E qeshura, më parë e burgosur
Kumbon, shpon natën.
Udhëton nëpër errësirë.
Në veshin tënd
Si lajkatare e këndshme nazemadhe
Jehon.
Ti qesh këndshëm.
Të qeshurën time e shton.
Udhëton nëpër natë.
Si një stelë kometë vjen tek unë
Në shtratin tim.
Më lumturon,
Më jep pakëz dritë.
Ti mbetesh tek unë.
Prek gjithandej trupin tim.
Dhe unë s’di ç’të them për largësinë...

KUR DITA VJEN

Kur dita vjen
E mesazh nga ty mar,
Lodhja më ikën,
Në shpirt ndjej behar.
Kur mbrëmja vjen
E unë me ty flas
Lulet anekënd botës mblidhen
Duke më kënaqur pa masë.

KUR TI JE I LODHUR...
NGA KOZETA NUSHI
Kur ti je i lodhur
Përpiqem
Lodhjen tënde të mar.
Kur ti je i shplodhur,
Të hidhem
Të më mbash në krahë.
Kur ti je i qetë
Me ty qetësisht flas.
Kur ti je i lumtur
Edhe unë e lumtur jam.

TI HESHT...

Ti hesht.
Unë të vështroj.
Ti flet.
Unë të dëgjoj.
Ti më puth.
Unë puthjen tënde shijoj.
Ti qesh.
Unë gëzoj.
Ti buzëqesh.
Unë ëmbël të shikoj.
Ti adhuron vargjet e mia.
Unë pafundësisht të falenderoj.
Ti je përgjithmonë
I imi.
Unë
E jotja
Jam
Përgjithmonë.

UNË DO TË VIJ NGA QIELLI

Pse s’mi gjen
Nja dy – tri fjalë
Të ma ngrohësh
Shpirtin mua?
Pse më flet aq ngadalë,
Me shpirt të përmalluar?
Qesh, ti qesh
Dhe kur s’të qeshet.
Në trishtim,
Ti mos u zhyt.
Unë do të vij nga qielli,
Do të zbres me parashutë...

FRIKA S’GJEN VEND, KUR JEMI BASHKË TË DY

Mes vargjeve të mia
Të tuat vargje janë
Mes fjalëve të mia
Të tonat ëndrra janë
Mes gëzimit tim,
Strehohet i yti gëzim.
Me turbullimin tim
Haset i yti shqetësim.
Kudo ku unë jam
Gjendesh edhe ti
Dhe frika s’gjen vend
Kur jemi bashkë
Të dy.

NJË MESAZH ME AR GATUAR

Një mesazh
Me ar gatuar,
Nuk e di
Pse është
Vonuar.
Dua që sot
Të stolisem.
Me vargjet
Të kapardisem.
Po ato rrinë
Pranë e pranë
Në të tëndin xhamadan.
Oh sa e dashuruar që jam
Me këngën: xhamadani vija – vija
Vija – vija
Xhamadani vija- vija
Është Kosova, është Shqipëria.
Xhamadani kuq si gjaku- kuq si gjaku
Xhamadani, kuq si gjaku- kuq si gjaku
E qëndisa prej meraku.
E qëndisa prej meraku.

ENIGËM, MISTER ËSHTË MENDIMI


ENIGËM,
MISTER
ËSHTË MENDIMI.
PRITJE,
PADURIM,
KA PLOT.
LUM KUSH DI
Ç’ËSHTË SHPRESA,
Ç’ËSHTË DURIMI.
E BEKOFTË
I MADHI ZOT!

OK JOHN?!
Asgjë
Nuk ndodh rastësisht.
Rastësisht
Asgjë nuk ndodh.
Sapo ti
Të hapësh krahët.
Do të vij
Porsi një zog.
E do të ulem në gushë.
E do të fle
Mbi trupin tënd.
Më zgjo nga gjumi po deshe!
Më zgjo!
E kam me gjithë mend.
Por më zgjo me përkëdhelje
Dhe mbamë
Në kraharorin tënd.
Ok John?!
Të përqafoj fort.

VAJZ E VALËVE

Vajz e valëve
Për ty ka dy fjalë.
S’di nga t’ia filloj o Niku,
S’di ç’të them më parë.
Natyra përreth
Hijshëm pranë më rri,
Ndërsa unë o Niku
Mendoj veç për ty.
Mendoj të të shkruaj
Fjalët të t’i zgjedh
Dhe me to o Niku
Të bëj një buqetë.

DASHURI MBILL DHE DASHURI FAL

Nga dashuria vuan.
Nga dashuria qesh.
Nga dashuria qan.
Nga dashuria vuan.
Nga dashuria lind.
Nga dashuria rilind.
Për dashurinë ke mall.
Dashuria hyn kudo:
Në trup,
Në zemër,
Në shpirt.
Lum kush di
Ta afrojë
Dhe
Ta shpërndajë
Bujarisht.
Dashuria lind
Si njomëzake.
Lind me një belbëzim.
Dashuria lind
Me një buzëqeshje të brishtë.
Dashuria
Ka
Gjithfarë formash
Dhe kurrë
S’e humbet lavdinë.
Dashuria lind
Me një buzëqeshje.
Shoqërohet
Me një përkujdesje.
Njeri! Nëse ti je dhe do të mbetesh njeri,
Dashuri mbill dhe dashuri fal!

2014/03/19

SERBIA (S)I KA HARRUAR TË BËRAT E SAJ NË KOSOVË BËRAT E SAJ NË KOSOVË

Ashtu si mosha e një rrapi madhështor që përcaktohet nga rrathët e trungut të tij, edhe dhimbja e njëkombi mund të përcaktohet nga të rënët e tij. Këta të rënë për idealin e lartë kombëtar, assesi nuk vdesin,nuk humbasin në muzgjet e harresës.


Historikisht dihet që Drenica kaqenë një halë në sy për Serbinëpër shkak të rezistencës së va-zhdueshme të saj. Dihen mirëhistoritë e Azem e Shotë Gal-icës, pastaj më vonë edhe tëShaban Polluzhës, e së fundi, e atij qëvendosi themelet e historisë modernetë Kosovës, të komandantit legjendar,Adem Jasharit dhe familjes së tij.Në këtë numër do të paraqesim shumëshkurt disa krime barbare të ushtrisë sërregullt, militare dhe asaj paramilitaretë Serbisë ndaj popullatës civile e tëpambrojtur shqiptare në Drenicë.


Masakra në Abrinë e Poshtme

Tetëmbëdhjetë anëtarët e familjes Delijaj të vrarë në Abrinë e Poshtme, tëcilin ishin strehuar në një pyll të Drenicës pasi fshati i tyre ishte goditur me granata gjatë ofensivës serbe në këtë fshat.

Familja Delijaj po strehohej në këtëtendë të improvizuar me 18 anëtarë tësaj, të cilët u vranë nga ushtria serbe.Trupat e masakruara të Pajazit Deliajt,gjashtëdhjetë e pesë vjeç dhe Have Delijajt, gjashtëdhjetë e tre vjeç, janë gjeturnë këtë tendë.

Trupat e Gentiana dhe Donjeta Delijaj,shtatë dhe pesë vjet të reja, janë hequrnga grupi i masakrës në një pyll afërfshatit Abri e Poshtme, masakër në tëcilën janë masakruar tetëmbëdhjetëanëtarë të familjes Deliaj.Valmira Deliaj, një foshnjë tetëmbëd-hjetë muajsh, është gjetur e vdekur nëmasakrën e fshatit Abri e Poshtme. Ajopjesërisht është e mbuluar nga trupi inënës së saj, Mejhare Delijaj, njëzete shtatë vjeçare, e cila ka vdekur ngaplaga e marrë nga një e goditur me au-tomatik në kokë.



Trupi i Ali Koludrës, gjashtëdhjetëe dy vjeç, është gjetur me një vrimëtë shpuar nga plumbi në ballë. Ështëgjetur i vdekur në një fushë të hapurnë fshatin Abri e Epërme, ende dukee mbajtur në dorë shkopin në të cilinmbështetej. Gruaja e tij është gjetur evrarë disa metra larg tij.

Pesëdhjetë vjeçarja, Hyra Koludra,gruaja e Aliut, po ashtu e gjetur e vrarënga forcat agresore serbe në fushë tëhapur në fshatin Abri e Epërme.

Kjo shtëpi, si shumë të tjera në fsha-tin Abri e Epërme është plaçkitur dhedjegur nga forcat serbe pasi pronari ishtëpisë është larguar prej shtëpisë.Shtëpia nuk tregon shenja të dëmtimitme plumba apo granata, duke na sug-jeruar se ajo është shkatërruar dhe dje-gur nga afër...

Kishnareka – vendbanimi i refugjatëve

Fshatarët e Kishnarekës, kanë ndërtu-ar këto tenda me plastmasë, menjëherëpasi janë larguar forcat serbe.


Fëmijët mbajnë një gëzhojë 100 mm që forcat serbe e kanë përdorur përtë shkatërruar një fshat afër Kishan-rekës.Autoritetet serbe kanë lëshuar nga ajritrakte për banorët që kanë qenë nëkampin e Kishnarekës, duke iu thënëse jeni të sigurt të ktheheni në shtëpi

.Disa iu kanë besuar këtyre premti-meve të rrejshme dhe janë kthyer, nëvend që të qëndronin në pyll.

Këto përshkrime të shkurtra ishinnjë numër fare i vogël i kasapha-nës të Serbisë në rajonin e Drenicës. E mos të harrojmë se forcatmilitare, paramilitare, ushtarakee ato policore kanë shkaktuarkrime dhe masakra në tërë territo-rin e Kosovës, duke shkaktuar njëtragjedi në fund të shekullit XX,dhe duke tronditur tërë botën meato që ndodhën në Kosovë....

UNMIK’u dhe KFOR’it kishin për qëllim themelor çarmatosjen - shpërbërjen e UÇK’së



Ishin të pakët ata shqiptarë që pas Luftës Çlirimtare të UÇK’së "guxonin" të bënin dallimin midis NATO’s, ndërhyrjes së saj ushtarake, dhe UNMIK’ut. Mendimi se UNMIK’u ishte një mision miqësor dhe për të mirën e Kosovës ishte pothuajse absolut!! Ndonjë mendim ndryshe aty-këtu shihej o si "armiqësor" ndaj Kosovës, o si naiv e me përçmim. Politika nuk donte të kuptonte faktin dhe dallimin midis ndërhyrjes ushtarake të NATO’s dhe Rezolutës 1244, me të cilën erdhën UNMIK’u dhe KFOR’i. Dallimi midis ndrëhyrjes së NATO’s për mposhtjen e forcave serbe në Kosovë pa ndonjë rezolutë a vendim të OKB’së, nga njëra anë, dhe vendosjes së UNMIK’ut dhe KFOR’it, nga ana tjetër, ishte substancial. Ndërhyrja e NATO’s me aq nguti kishte për qëllim të pengonte një luftë të përgjithshme shqiptaro-serbe, që mund të shndërrohej edhe në një luftë ballkanike, por që do ta zgjidhte përfundimisht çështjen shqiptare (do ta ribashkonte Shqipërinë), kurse vendosja e UNMIK’ut dhe e KFOR’it kishte për qëllim themelor çarmatosjen-shpërbërjen e UÇK’së dhe vendosjen e njëfarë ekuilibri midis interesave shqiptare dhe atyre serbe në Kosovë!!

Shqiptarët nuk do të duhej ta fitonin qindë për qindë këtë luftë, ashtu siç nuk do të duhej as serbët ta humbnin qindë për qindë Kosovën!! Ky qëllim ose mision i UNMIK’ut dhe KFOR’it u "përfundua" (de jure) me Planin e Atisarit. Konkretizimi ose "finalizimi" i këtij plani edhe de fakto ishte i pamundur vetëm me UNMIK’un, sepse ky mision tashmë nuk ishte "miqësor" për shqiptarët, siç besohej naivisht në vitet e para! Për përmbushjen e plotë të projektit ndërkombëtar për Kosovën duhej edhe një mision "shtesë", që do të pagëzohej me emrin: EULEX! Ashtu si UNMIK’u, që çdo gjë e bënte për të "mirën" e Kosovës, edhe ky mision i BE’së u paraqit dhe u prit si një mision që nuk do të vinte gjumë në sy për ta bërë Kosovën shtet, në të cilin sundon ligji, rregulli, drejtësia dhe siguria për qytetarët e tij pa dallim!

Heu, çfarë gëzimi i madh!

Kokat e shqipatrëve u mbushën me iluzione për Kosovën e tyre të bukur! Politikanët i hapën menjëherë zemrën dhe derën këtij misioni shpëtimtar?! Mediat, të shkruara dhe elektronike, filluan t’u bien tamtameve të tyre pa pushim për këtë mision, që veç Kosova e pati fat ta kishte në tokën e saj! Politika dhe mediat natën e ditën, orë e çast, me kapacitete të plota, u angazhuan t’ua mbushnin mendjen qytetarëve (shqiptarëve) se UNMIK’u nuk na doli ashtu siç e kishim besuar dhe menduar, prandaj po thyen qafën (po largohet nga Kosova), por po na vjen EULEX’i, i cili nuk njeh interes tjetër veç këtij të Kosovës?!!


 Lum e lum si ne, thoshin njerëzia! I rralli thoshte: "Paj, bre burra, nuk po e kuptoj pse po na duan kaq shumë bota. Një "kashore" Kosovë me e pas gjithë këtë fat"! "Po na duan, përgjigjeshin njëzëri burrat, sepse bota e ka kuptuar që na ka bërë shumë padrejtësi, pastaj bota po e shikon dhe kupton edhe vetë se sa popull paqësor dhe tolerant jemi.

Ne nuk i biem kujt në qafë". E të tjera naivitete ose budallallëqe si këto! Kështu që një ditë të bukur, ashtu siç e kishte përcaktuar edhe Plani i famshëm dhe famëkeq i Atisarit, Kosova u shpall "shtet i pavarur dhe Sovran" me një flamur-leckë dhe me një himn memec, si ai i Bosnjës!! Këto shenja (atribute) të shtetit, siç e thoshin me mburrje, më të ri në botë, tregonin qartë "bosnizimin" e Kosovës!!

Pas Luftës Antipushtuese Çlirimtare çështje mbi çështjet tjera ishte çarmatosja dhe shpërbërja e UÇK’së, ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë, çështje mbi çështjet tjera ishte shpërbërja e TMK’së!! Çfarë do të thotë kjo? Çarmatosja dhe shpërbërja e UÇK’së "garantoi" se Kosova nuk do t’i kthehet Shqipërisë, pastaj "garantoi" "krijimin" e Veriut dhe të shumë enklavave dhe strukturave shtetërore serbe, qëndrimin pa afat të UNMIK’ut dhe shtyrjen e pavrësimit të Kosovës. Ndërsa çarmatosja dhe shpërbërja e TMK’së "garantoi" zbatimin e plotë të Planit kobzi të Atisarit, qëndrimin e mëtejmë të UNMIK’ut në Kosovë dhe përforcimin e tij me EULEX’in dhe me Piter Faitin (ICO).

Prandaj, tash po tallen me ne si me ndonjë fis të harruar nga qytetërimi!! Njëri deklaron se kemi porositur armë të gjata për FSK, tjetri na porositi të durojmë edhe këto dy vjet dhe pastaj do të jetë qeveria e Kosovës ajo që do të vendosë për FSK’në, nëse do të jetë ushtri apo do ta ketë fatin e UÇK’së dhe të TMK’së?!

 Të gjithë njëzëri e "recitojnë" refrenin e "bukur": "Pavarësia e Kosovës nuk ka kthim"! Demagogji dhe mashtrim i kulluar.

 Disa muaj më vonë marrim vesh se armët e porositura për FSK-në po vonohen diku rrugës, nuk po e gjejnë rrugën për Kosovë!! Përgatitet "strategjia" për integrimin e Veriut dhe merr përkrahjen e "botës"?! Vetëm pak ditë e javë më vonë marrim vesh se kjo strategji nuk e ka përkrahjen e EULEX’it, sepse ky mision na qenka "neutral" ndaj pavarësisë së Kosovës dhe nuk po e dëgjoka Piter Faitin!
Interesant!!
Kur erdhi puna për ta sulmuar, dhunuar dhe poshtëruar Qeverinë dhe Kosovën, EULEX’i e dëgjoi Piter Faitin dhe është zotuar se kundër luftëtarëve të UÇK’së, kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës do të veprojë pa u luhatur!!

 Vetëm kundër strukturave shtetërore të Serbisë në Kosovë, thonë ata të UNMIK-EULEX’it dhe fuqitë që qëndrojnë prapa tyre, nuk kemi mandat të ndërhyjmë!! Ato janë në mandatin e Serbisë, ne vetëm i ndihmojmë, thonë unmikeuleksët!!

"Strategjia" për Veriun nuk e paska as përkrahjen e KFOR-it, sepse ky qenka nënë "komandën" e UNMIK’ut, i cili qenka kundër pavarësisë së Kosovës!! E tëra kjo bëhej për të blerë kohë, sa të realizonin krijimin edhe të një Veriu të dytë në Anamoravë, ku po përpiqen t’i krijojnë katër komuna serbe (një rajon serb). Anamorava, sipas tyre, do t’i ketë tri komuna shqiptare dhe katër komuna serbe?!!

Më të "lavdëruarit" për këtë "sukses" në Anamoravë do të jenë Lutfi Haziri dhe Sadri Ferati.

Nuk do të mbeten pa u "lavdëruar" edhe kryetarët e komunave që pranuan dhe po e zbatojnë (në kundërshtim me interesat madhore të kombit) me zemërgjerësinë e altruistit Planin e Atisarit në Anamoravë, kurse përgjegjësia dhe marrja "kolektive" do t’i mbetet "grupit negociator", Kuvendit të Kosovës, Qeverisë, Kryetarit dhe çdo partie a shoqate që e ka miratuar dhe mbështetur zbatimin e Planit të Atisarit në Kosovë. Krejt në fund, lajmi më i ri dhe më i hidhur për shqiptarët: "Përgatituni për bisedime të reja me Serbinë", thonë "miqtë" tanë!!

Këto do të jenë bisedime "teknike", thonë ata! Vërtetë ashtu është. Bisedimet politike dhe substanciale kanë përfunduar. Tash mbetet vetëm finalizimi i projektit: Krijimi i entitetit serb në Kosovë, që nënkupton kantonizimin-federalizimin ose rindarjen e Kosovës!! A do ta "hanë" shqiptarët? Dje lexova një titull të veçantë në një gazetë: "Fyle na e nguli edhe pak"! Fjala e popullit thotë: Me të lidhë dikush, të zgjidhë dikush. Por me e lidhë veten s’ka kush që të zgjidhë". Fatkeqësia është se Kosovës po ia "ngulin" të zgjedhurit e saj!!

Xh.B

Moda ballkanike e korrupsionit patriotik



Nga: PETRIT HALITI

Shkarkimi përfundimtar dhe i parevokueshëm i peshkopit Artemije më 4 maj, nga Sinodi i Kishës Ortodokse të Serbisë, me akuzat për korrupsion, nuk do të përbënte një rast për t’u ndalur, nëse do të ishte vetëm një fakt kronike të zezë në hierarkinë e një institucioni fetar të një shteti të huaj. Por rasti i peshkopit Artemije merr karakter sinjifikativ, sepse peshkopi i Dioqezës Ortodokse Serbe të Prizrenit, me seli në Graçanicë të Kosovës, është tipik për mashtrimin patriotik dhe kombëtar, me të cilin shpeshherë mbulohen në Ballkan korrupsionet e përmasave të mëdha.
Peshkopi u shkarkua me akuzat e një korrupsioni masiv, i cili kap miliona euro, dhe pas hetimeve që ndërmori policia serbe pas padisë penale të Kishës Ortodokse Serbe kundër peshkopit dhe njerëzve të tij të afërt. Si rezultat i këtij hetimi të hollësishëm disamujor, policia serbe arrestoi ish-sekretarin dhe njeriun më të besuar të peshkopit, murgun Simon Vilovski, i arratisur në Greqi, dhe një të besuar tjetër të peshkopit, Predrag Suboticki, në Beograd. Dy personat e besuar të peshkopit drejtonin kompaninë e ndërtimit "Rade Neimar", e cila fitonte tenderat e majmë të rindërtimit të kishave dhe të manastireve ortodokse serbe në Kosovë. Peshkopi Artemije ka qenë organizator kryesor i gjithë fushatës së zhurmshme ndërkombëtare për "shkatërrimin dhe dëmtimin e manastireve dhe kishave serbe në Kosovë nga shqiptarët", duke mashtruar me të dhënat dhe duke hiperbolizuar përmasat e dëmtimeve, dhe duke e ngritur faturën e rindërtimit në shifra astronomike. Fushata mbulohej me tonet e ethshme të devocionit fetar dhe patriotik, për të tërhequr milionat e eurove që vinin edhe nga donatorë, por edhe nga shteti serb. As donatorët e mjerë që dërgonin pa u menduar dy herë, paratë në Graçanicë, dhe as shteti serb, që akordonte me dorë të lirë paratë e taksapaguesve si fonde për dioqezën e Artemijes, nuk e dinin se fondet e mbledhura transformoheshin në një jetë luksoze për gjithë klanin e miqve të peshkopit. Nëpërmjet procedurave ilegale të tenderave, të ashtuquajturat rikonstruksione i merrte përsipër kompania e ndërtimit e murgut-sekretar të peshkopit, dhe kjo shndërrohej pastaj në mobilie të shtrenjta, në limuzina luksoze, në apartamente në Greqi, dhe një jetë përrallore për gjithë ekipin "fetar dhe patriotik" të peshkopit. Artemije e maskonte korrupsionin me fjalime dhe panegjirikë patriotikë. Patriotizmi duket është kostumi më i përshtatshëm për të veshur korrupsione në përmasa të mëdha që kapin miliona euro, dhe që akordohen për ndërtime e rikonstruksione nëpërmjet tenderave dhe kompanive të ndërtimit. Patriotizmi, jo vetëm tërheq fonde të mëdha, por përdoret njëlloj si mburojat mesjetare për të pritur çdo shigjetë akuze për korrupsion që mund të vijë nga njerëz, nga media dhe nga shoqëria civile, të cilëve u vjen keq kur shohin se si shpërdorohen paratë e taksapaguesve. Peshkopi Artemije ka qenë trumbetuesi më i madh i miteve patriotike serbe mbi Kosovën. Ai e ktheu përdorimin e miteve të rreme serbe mbi Kosovën në një profesion fetar dhe politik, tepër fitimprurës, sikurse tregojnë akuzat e korrupsionit që iu drejtuan atij në mbledhjet e Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe. Doli se Artemije nuk e kishte merakun as "te djepi apo te vatra e ortodoksisë apo e identitetit serb në Kosovë", e as te devocioni fetar i ringritjes së kishave dhe manastireve ortodokse serbe. Synimi ishte më tokësor dhe më i prekshëm, që nëpërmjet etheve dhe delirit fetar e patriotik, ai të siguronte sa më shumë fonde për jetën luksoze të tij dhe njerëzve të klanit të tij të besuar. Doli se ai ishte i rremë edhe si fetar, edhe si patriot, dhe ikona që i falej ishte paraja. Politika fetare dhe nacionaliste që ai ndoqi, ishte tensioni dhe konflikti në Kosovë, sepse i interesonte që mes popullit shqiptar dhe minoritetit serb të mos kishte as mirëkuptim e as bashkëjetesë. Kulmin e delirit fetar dhe nacionalist e arriti me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kur urdhëroi besimtarët të ndërpresin çdo kontakt me institucionet e qeverisë së Kosovës dhe me organizmat ndërkombëtare në Kosovë dhe ai kërcënoi me shkishërim çdo serb të Kosovës, që do të guxonte të mbante kontakte me autoritetet e Kosovës. Në aspektin diplomatik ka rëndësi për t'u vënë në dukje se peshkopi Artemije ka qenë ndër zërat kryesorë të përfaqësimit të serbëve të Kosovës në shumë institucione, zyra diplomatike dhe konferenca ndërkombëtare. Për fat të keq, fanatizmi dhe devocioni i tij i pavërtetë fetar e patriotik është marrë në konsideratë disa herë, në disa zyra të disa shteteve, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Misionet e tij fetaro-diplomatike disa herë kanë rezultuar të suksesshme edhe në sigurimin e fondeve të mëdha për projekte të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, që nga restaurimet, arsimimi e deri tek pakësimi i varfërisë. Veladoni fetar, i keqpërdorur nga peshkopi, jo pak herë është servirur në disa tryeza diplomatike si një dëshmi e pasigurisë, që gjoja përjeton minoriteti serb në Kosovë. Që peshkopi e kishte kaluar çdo kufi të misionit dhe të betimit të tij fetar, u detyrua ta pranonte edhe vetë Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe, gjatë punimeve të të cilit Artemije u akuzua se kishte mistifikuar dhe politizuar kishën, se kishte krijuar grupe sektare ultraortodokse të besimtarëve, madje edhe me një kod të posaçëm veshjeje, sidomos në Kosovën Veriore. Në Sinod, ai u sulmua se kishte maskuar korrupsionin pas imazhit fals të "mbrojtjes së Kosovës dhe të ortodoksizmit".
Pas gjithë këtyre nuk mund të mos shtrohet pyetja: A nuk duhet vallë që të rishikojnë pozitën e tyre ato zyra diplomatike e shtetërore në disa shtete, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, dhe i kanë pasur si argument diplomatik qëndrimet e peshkopit Artemije.
Në gjithë këtë mesele korrupsioni në përmasa të mëdha nuk mund të mos tërheqë vëmendjen një element. Këto mashtrime dhe afera korruptive kanë ndodhur në Kosovë, ku janë të vendosura institucione ndërkombëtare, si UNMIK-u dhe EULEX-i. EULEX-i ka në mandatin e vet, si një nga detyrat kryesore, hetimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe vendosjen e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës. Kjo do të thotë se brenda objektit të tij të hetimit, bastisjes dhe shpënies para drejtësisë, hyjnë edhe veprimtaritë e kompanive të ndërtimit që rindërtojnë kishat dhe manastiret serbe, si kompania e klanit të peshkopit; hyjnë projektet e veprimtarive dixhitale apo edukuese, të akorduara nga shtete perëndimore, si dhe deri tek projektet e mensave të supës për të varfrit serbë.
Një nga preokupacionet kryesore të disa zyrave ndërkombëtare, gjatë gjithë odisesë së bisedimeve diplomatike ndërkombëtare për statusin e pavarur të Kosovës dhe për situatën në Kosovë, shqetësim i reflektuar edhe tek plani ndërkombëtar i ish- presidentit të nderuar finlandez, Marti Ahtisaari, ka qenë dhe është mbrojtja e objekteve fetare dhe kulturore serbe në Kosovë. EULEX-i dhe mekanizmat e tjera ndërkombëtare kanë vepruar drejt, që vazhdimisht janë përpjekur të japin garanci dhe siguri për funksionimin e kishave dhe manastireve ortodokse serbe. Çështje e rëndësishme është se EULEX-i duhet ta mbrojë kishën ortodokse serbe në Kosovë edhe nga korrupsioni. Sepse, ato miliona euro që ka keqpërdorur peshkopi Artemije dhe klani i tij, nëse do të kishin shkuar për nevojat e minoritetit serb në Kosovë, do t'ia kishin bërë atij edhe jetën më të lehte, edhe mirëkuptimin me shqiptarët më të shpejtë.
Fondamentalizmi fetar dhe patriotik i peshkopit Artemije ka mbuluar korrupsionin, dhe korrupsioni ka ushqyer atë fondamentalizëm fetar e nacionalist. Këto kanë qenë dhe janë fenomene në dritën e diellit në Kosovë, dhe kushdo mund t'i shohë. Mund t'i shihte edhe EULEX-i, që do të kishte dhënë një kontribut të ri duke e hetuar dhe luftuar korrupsionin në të gjitha institucionet zyrtare, politike dhe fetare në Kosovë, pavarësisht nga nacionaliteti që i përkasin.
Korrupsioni "patriotik" vërtet është i modës në Ballkan, por në shoqërinë e sotme demokratike, ai është po aq kriminal sa dhe krimi ordiner i rrugës. Qoftë institucionet ndërkombëtare, qoftë diplomacia ndërkombëtare, duhet të ndërgjegjësohen më shumë për rreziqet e këtij korrupsioni "patriotik" në Ballkan.

Dr.Gani Demolli, “martiri i gjallë” i para 20 vjetësh - hero i ditëve tona

Me 18 mars 2014 ka ndërruar jetë dr. Gani Demolli, themeluesi i shërbimit shëndetësor “Nënë Tereza”. Ai vdiq pas një sëmundje të shkurtër, por të rëndë.

Sa kishte dalë në pensionin e merituar, pas viteve të mundimshme në profesionin e tij fisnik të mjekut, të cilin e ushtroi me nder e pasion, në kohë të vështira duke mos kursyer as shëndetin e vet, e as jetën.Do ta kujtojnë mijëra pacientë në gjithë vendin, që ai u ndihmoi gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur shërbimi shëndetësor “Nënë Tereza” ishte e vetmja shpresë.

Humanisti Gani Demolli, i cili gjatë viteve të rënda të pushtimit serb u kishte ndihmuar shumë njerëzve që të mundnin sëmundjet.Për punën e vështirësitë, por edhe ngadhënjimin e përkushtimit të tij human, ai la dy libra, nga të cilat mund të mësojnë gjeneratat.


​Ndërroi jetë humanisti dr. Gani Demolli
Bashkëpunëtorë, kolegë e familjarë kanë kujtuar sot me pietet veprën dhe shëmbëlltyrën e humanistit të shquar Gani Demolli, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
Në një akademi përkujtimore, që është mbajtur paraditen e së mërkurën në Kinemanë ABC, bashkëthemelues i shoqatës “Nëna Terezë”, Palok Berishaj, ka thënë se kur populli u gjend në rrezik i dëbuar dhe i përjashtuar nga sistemi politik arsimor shëndetësor dolën në sipërfaqe njerëz që kishin vizion, vullnet e gatishmëri.
“Lindi një organizatë unike e papërsëritshme që parimin e solidaritetit, bamirësisë e empatisë e ngriti në shkallën më të lartë të mundshme, pra ‘Nëna Terezë’”, ka thënë Berishaj.
Për Demollin ka thënë se e bëri të mundur të pamundshmen duke i dal në ballë mjerimit të thellë që kaploi Kosovën e viteve të 90-ta, kur themeloi e udhëhoqi shërbimin shëndetësor të shoqatës.
“Me vizionin e qartë se çka duhet bërë, i guximshëm, i palodhshëm, i pakursyer e fanatik në punën e vetë do të ofronte pranë vetës bashkpuntorë të profesionit dhe të besës. Vetëm një njëri që nuk bënte kompromise as me vetën as me të tjerët do të arrinte ta bënte këtë”, ka thënë Berishaj.

Ka kujtuar se Demolli i angazhoi rreth 2 mijë mjek e motra, e hapi më shumë se 100 ambulanca. Organizoi shërbimin paralel të shëndetësisë së Kosovës, që të gjitha falas. Hapi maternitetin në shtëpinë e Shaban Svircës, ku lindën mijëra fëmijë. I kishte disa personalitete që ishte vështirë të kritikoheshin në praninë e Ganisë e mos të përballeshe me reagimin e tij.

“Ishte Nëna Terezë udhërrëfim, Ibrahim Rugova miku më i madh i Shoqatës dhe mikja e tij Flaka Surroi me të cilën së bashku ja kanë dalë në krye. Zor se ka një shtëpi të vetme në Kosovë që në një formë apo tjetrën në derën e saj nuk kanë trokitur vullnetarët e ‘Nënës Terezë’ falë Gani Demollit”, ka thënë Berishaj.

Për miken e tij, Flaka Surroi, Gani Demolli ka qenë njeri shumë i madh dhe historia të cilën do ta hulumtojnë brezat e ardhshëm do ta vërtetojë këtë fakt.

“Baci ka qenë njeriu ëndërrimtar që ka besuar në parimin që e kishte bërë mjek. Ka qenë vizionari të cilin shumëkush e kishte marrë për idealist, porse i cili kurrë nuk i është shmangur rrugës së tij dhe dëshirës për të bërë mirë, edhe nëse kjo nënkuptonte se nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për familjen e tij që aq shumë e përkrahu”, ka thënë Surroi.

Teksa ka kujtuar punën e gjatë në terren me Demollin, Surroi ka kujtuar një ndodhi, që siç ka thënë, shpesh e evokonim me Ganiun gjithë gaz. “Nuk mbaj mend ku ka ndodhur, se duke u endur prej një fshati në tjetrin më nuk mund të mbanim mend se me kë krejt takoheshim. Porse e di që kjo definitivisht ka qenë shprehja më origjinale që është përdorur për t’ia vlerësuar gjithë mundin dhe sakrificën që kishte bërë Ganiu për popullin e vet. Duke u përpjekur ta përshkruante domethënien që e kishte Baci për atë trevë, një burrë i kishte thënë: ‘Ti Dr. Gani, je një martir i gjallë’”, ka thënë Surroi.

“Martiri i gjallë i para njëzet vjetësh, u bë heroi i ditëve tona, i cili gjithë peshën e punës dhe personalitetit të tij dhe respektit që e ngjallte ndër të gjithë njerëzit që e kanë njohur, e ka bartur me modesti. Ashtu siç ka jetuar gjithë jetën. I ka urryer hajninë, mashtrimin, rrenën e pabesinë. Nuk i ka duruar njerëzit papunëtorë, përderisa i ka përkrahur deri në maksimum të rinjtë, duke ua hapur perspektivën në kohën kur të gjithë tashmë kishin çuar duar nga Kosova”, ka thënë ajo.

Surroi është shprehur e bindur se nuk do të jetë e vetmja që e thotë se Ganiu ka merituar një mirënjohje shumë më të madhe, posaçërisht pas luftës, sesa ajo që i është bërë.

“Nëse për asgjë tjetër, atëherë për shkak se e ka jetuar jetën e tij me plot dinjitet dhe me ndërgjegjen shumë të pastër. Nuk ka dyshim se shumë më ndryshe do të ishte kjo Kosovë martire siç e quante me shpoti, po të kishim më shumë njerëz si Gani Demolli”, ka thënë Surroi.

Në emër të familje Demolli, aty ka folur vëllai i tij Haki Demolli.

“Pas përfundimit të luftës, kur në skenën tonë politike filloi lufta për poste e kolltukë disi institucionet tona jo që nuk e shpërblyen punën kolosale të një shërbimi unikal shëndetësor në botë të udhëhequr nga Ganiu, por në njëfarë mënyre pati tentativa të minimizohet, të mos përfillet e madje-madje nga disa edhe të përvetësohet”, ka thënë ai.

Në komeracion, kujtimet për punën e palodhshme të shërbimit “Nën Tereza” kanë folur edhe motra kryesore e këtij shërbimi Sadie Llalloshi, dhe doktori Eshref Osmani.

Gani Demolli vdiq nga një sëmundje e shkurtër por e rëndë, sa ka dalë në pension. Ai është varrosur të martën në varrezat e qytetit në Prishtinë.





Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ngushëlloi sot familjen Demolli, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, mjekut dhe humanistit e themeluesit të shërbimit shëndetësor “Nëna Terezë”, dr. Gani Demolli.

Në telegramin e Presidentes thuhet:

E morëm me dhembje lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, dr.Gani Demolli, themelues dhe udhëheqës i Shërbimit Shëndetësor “Nëna Terezë”, në vitet e nëntëdhjeta.

Dr.Gani Demolli do të përkujtohet përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, për kontributin e dhënë në krijimin e shërbimit shëndetësor, te i cili gjetën dorën e ndihmës mijëra qytetarë të vendit tonë.

Dr.Ganiu do të mbahet në mend për punën e tij të palodhur në çdo kohë, për shpirtin e tij humanitar, për përkushtimin e tij të pashoq për t’i dalë në ndihmë qytetarit.

Jeta dhe puna e tij janë të paharrueshme.

Jemi me Ju në këto çaste të rënda pikëllimi, përfundon ngushëllimi i Presidentes, dërguar familjes Demolli.


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Demolli, me rastin e vdekjes së dr.Gani Demollit, themeluesit të shërbimit shëndetësor “Nënë Tereza”.

Në telegramin e ngushëllimit ndër të tjera thuhet: “Me dhembje e mora lajmin që dr.Gani Demolli, themelues i shërbimit shëndetësor “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë.

Kontributi i dr.Demollit gjatë viteve nëntëdhjeta në kuadër të shërbimit shëndetësor “Nënë Tereza” do të çmohet përherë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës”.

Kosova të mos ketë politikë monetare.

Pas vendimit për të rritur me 25% rrogat e të punësuarve të shtetit, kanë dalë shumë zëra që po përhapin panik në publik, duke pretenduar se ky vendim shkakton inflacion, thuhet në Deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi, drejtuar medieve.



Me anë të kësaj deklarate dua që t’iu jap përgjigje këtyre zërave alarmues dhe t’ju siguroj juve të nderuar qytetarë, që këto zëra janë të gabuar, vazhdon Deklarata.
Edhe në vitin 2010 kur ritëm rrogat dolën shumë zëra opozitare të cilat deklaruan se rritja e pagave do të shtonte normën e inflacionit. Mirëpo ajo gjë, siç e dimë mirë të gjithë nuk ndodhi.



Ky fakt dëshmohet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës dhe ato të FMN-së ,të cilat shpjegojnë se në vitin 2010 inflacioni në Kosovë ka qenë 3.5%, ndërsa në Eurozonë 1.6.
Një parashikim i ngjashëm alarmues po qarkullon sërish në media sot, por ai nuk do të ndodhë as sivjet për disa arsye.


Së pari, Republika e Kosovës në mënyrë unilaterale ka filluar të përdorë euron si mjet dhe kjo ka bërë që Kosova të mos ketë politikë monetare.


Prandaj politika e rritjes së pagave në këtë rast, nuk ka karakter monetar, por është thjesht rialokim i fondeve. Rritja e pagave nuk nënkupton rritjen e masës monetare në vend, e cila me të vërtetë do të çonte në rritjen e presionit inflacionist.


Së dyti argumenti se rritja e pagave çon vetëm në presion inflacionist nëpërmjet rritjes së konsumit, pra të kërkesës nuk qëndron. Askush nuk mund të thotë sot me siguri se ku do të shkojnë këto të ardhura të shtuara.

Një pjesë e mirë e shtesës në rroga mund të shkoj fare mirë për kursim dhe jo për konsum.
Se treti, ekonomia e Kosovës është e varur nga importet prandaj, edhe nëse e tërë rritja e pagave do të shkonte në konsum dhe jo në kursime, për shkak të varshmërisë nga importet, nuk do të mund të kishte ndonjë ndikim domethënës në inflacion. Ne jemi një pikë uji në oqeanin ekonomik të Eurozonës kështu që as që mund të mendohet që rritja jonë e konsumit do të ushtrojë presion inflacionist në vendet evropiane prej nga vjen shumica e importeve.


Së fundmi dua të theksoj se vendimi për rritjen e pagave ka qenë një vendim i matur dhe është i mbështetur në mundësitë e buxhetit të qeverisë sonë i cili falë politikave efikase ekonomike është rritur ndjeshëm. Gjatë këtyre gjashtë viteve të hyrat vjetore të tatimeve dhe doganave janë rritur me 60%. Këtë rritje të të hyrave, ne e kemi përdorur në të kaluarën, dhe do vazhdojmë ta përdorim në të ardhmen, për rritjen e investimeve kapitale publike si dhe për rritjen e pagave.
Unë ju garantoj se ne jemi shumë të kujdesshëm dhe efikas me politikat tona buxhetore dhe nuk është aspak rastësi që qeveria ime sot ka borxhin publik më të ulët në Evropë. Prandaj edhe politika e rritjes së rrogave është bërë e studiuar mirë duke pasur parasysh ruajtjen e stabilitetin dhe qëndrueshmërisë makrofiskale, përfundon deklarata e kryeministrit Thaçi.

Qeveria gjermane dëshiron që shtetet ballkanike t'i shpallë si "vende të sigurta"

Qeveria gjermane dëshiron që shtetet ballkanike t'i shpallë si "vende të sigurta", në mënyrë që ta parandalojë valën e azilantëve, përkatësisht kërkuesit e azilit më shpejtë t'i kthejë në vendin nga i cili vijnë, kumtoi gazeta "Rur nahrihten" duke iu referuar një propozim-ligji të ri qeveritar.

berlin-500
-Shpigel" ndërkaq kumtoi se çdo i katërti kërkues i azilit në Gjermani vjen nga Ballkani, ndërsa pothuajse të gjitha ato kërkesa refuzohen.
-Qeveria dëshiron që ato vende t'i shënojë si të sigurta, në mënyrë që të mundet më shpejtë t'i kthejë azilantët në atdhe, thekson "Shpigel.
Sipas propozim-ligjit, me shpalljen e vendeve ballkanike si të sigurta, qëndrimi i azilantëve do të përfundojë shpejtë, përkatësisht ata do të jenë të obliguar që brenda një jave ta braktisin Gjermaninë. Me këtë do të ulet mundësia që kërkuesit e azilit të marrin ndihmë sociale, përkatësisht do të reduktohet motivi financiar dhe ndihma sociale, si arsye për kërkim të azilit.
Regjimi i vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë është hequr në vitin 2009, ndërsa për Shqipërinë dhe për Bosnjë e Hercegovinën në vitin 2010, "Shpigel" thekson se vitin e kaluar 22.495 kërkesa për azil kanë arritur nga Ballkani, prej të cilëve numri më i madh ishin romë.

Miss Erika (Granit) Bruci from Kosovo, is a well-known Albanian Actress in Vancouver DC...

https://www.imdb.com/name/nm10056634/mediaviewer/rm938392578/?ref_=nm_ov_ph  Follow Erika(Granit)  Bruci  is a Canadian actress known for  H...