Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/08/15

ZEF PERGEGA-JETA TE FAL VIRTYTE ME TA NDERTO URA E KULLA…


Nusja me duvak te bardhe e ka zbuluar fytyren engjellore te malesores se Malesise se Madhe, ku kreshnikja ne karakter e zakone te forta ka jetuar ne zemer te bukurise dhe feminitetit stoik te saj. Nuk kam patur mundesi te marr pjese ne dasmen e saj, te cilen me nje kuptim atdhetar dhe letrar e beri ne Shkoder. Nese do te me jepej rasti me siguri fisniku i kulles malesore dhe argjendari i fjales shqipe ne histori, Lulash Palushaj, nder te tjeret do te me kishte radhitur me krushqit e kesaj dasme…

…Sepse ai i pati keto dasmore, jo vetem nga nje zone e ngushte, por nga te gjitha krahinat qe nga Malesia ne Kosove qe nga Mirdita, Lezha, Tirana, Durresi etj. Pra ne dasmen e nuses me duvak te bardhe u dhane dhe u ndane dhuratat me te bukura, me te stolisura ne respek dhe mirenjohje nga keta krushq e krushka qe kane provuar te bejne dasma te tilla dhe te njihen fort per zanin e tyre.

Lulash Palushaj i kishte perjetuar ato gezime me emocione te thella qe shijen e embel e ruajne edhe sot, per te mos iu tret boja ylberike ashtu sic perjetojne rrenjet e lisit njomesine e nje shiu pranveror. S’kishte si te ndodhte ndryshe se Lulash Palushaj e ruan Malesine, token e saj, varret e te pareve, nepermjet shkrimit dhe vargjeve, madje vargjet e tij jane shkendi per te ndezur zjarre. Keshtu ai ka preferuar menyren me te mire e me te rrojshme, sepse ne kullat malesore ne ato ku zjarri nuk regetin nga ikja e oxhaku nuk ka tym, vetem gjarperi eshte banor i gurit te saj. Vaji i gurit edhte i tmerrshem dhe peng i marimangave.

Lulash Palushaj me librat e tij e ka ngritur atje ku nuk shkon me fisin, e ka shendritur fjalen ashtu sic ben rrezja e diellit ne konakun e shqiptarit, duke i dhene fryme nga mushkerite e veta. Te tjeret e kane promovuar vepren e tij, pena te forta, te zellshme, te zgjuara e te sprovuara ne te zezen ne te bardhe, te cilat jane me shume se nje brazed, me shume se nje fare. Se shkrimtari ka guxuar me fuqine e penes te futet ne kete brazde, te ktheje plisin per te mbire fara e jetes, qe shume mire e shikon te stolisur nepermjet nuses e nepermjet xhubletes. Shkrimtari Palushaj te emocionon me temperamentin e tij, qe eshte si nje vale e qete ne krahe te pulebardhave edhe kur deti i jetes eshte i trazuar. Ai nuk eshte banor i meskinitetit dhe i dobesise njerezore, por kreativ, paqesor, bashkepunues e shpirtpaster.

Kishte dale libri I tij “Nusja me duvak te bardhe” dhe nje dite ne kafen e Lek Bardhokut ma dhuron me autograf mua dhe Luigj Pepes, mesues i gjuhes dhe letersise shqipe. Ai me shkruante: “…Dije mire se vetem kur mendon dikush na vlerson, flet e komenton per ne, atehere je i gjalle e me vlera e nuk vdes kurre. I tille si letrar e publicist mbetesh edhe ti miku im” Lulash Palushaj me 1 maj 2014.

Une mendoj se nusja me duvak te bardhe e cilesuar si esse e ploteson parametrin e romanit si arkitrau i gjinive letrare. Lulash Palushaj e kerkon heroin nen plisat be fshehur, duke e leruar aren e shkronjave dhe te heroizmit me mjetet autoktone dhe i nxjerr personazhet ne krye me nje dhimje sic ndodh kur bima cane koren e trashe te tokes per te lypur dashurine e diellit dhe njomjen e shiut. Autori Palushaj radhitet nje nder piktoret qe e ka vizatuar ne telajon e jetes se sotme dhe te djeshme portretin e gruas malesore dhe me librat e tij ka celur disa ekspozita interesante e kurajoze me talentin. Ai si shkrimtar i jep pergjigje zerave te korbave, jo duke qelluar me pushken e gjate, por duke vene ne sofer fakte qe tregojne mrekulline e ketyre zanave dhe oreve te maleve. Lulashi me vepren e tij shfaqet si nje bari i mire qe kujdeset per mrizin e zanave, duke u garantuar atyre kthimin ne atdhe nga kohet e braktisjes. Ky Pashko Vase i kohes tone e ka ngarkuar barren e shkrimit, jo me dru te lagura, por me vlera te larta qe shkelqejne si ari ne traditen malesore, etnologjike, gjuhesore, folklorike e zakonore.

Lulash Palushaj si nje luftetar i cetes se profeteve e merr ne mbrojtje historine dhe pa u lodhur del ne maje te malit dhe piskat qiellit per te kerkuar ndihmen e te madhit Zot me dialektin gege qe ta kete ne vemendje treven e tij. Udhetimet biblike qe i pershkruan me nota dhimbje ne librin e tij kane trokthin e shpirtit te poetit. Duket se historia feminore dhe jetesore e tij eshte ushqyer me histori trimash e trimereshash, te cilat jane te ngulitura ne deje ku rrjedh gjaku qe i jep jete trupit. Me librin e tij autori e ndjek me vemendje doren e perendise dhe stilin e saj te hyjnueshem te krijimit te forteses natyrore, ku formen e pathyer mori karakteri i malesorit. Palushaj troket pa ndrojtje ne portat e varfera, per te zbuluar thesarin e pasurise nepermjet detajeve dritheruese.

Nusja me duvak te bardhe qe ka jetuar rreth 400 vjet me pare eshte si Nora e se djeshmes, e pagezuar ne kishe me xhubleten e vajzerise dhe te virgjerise. I gjithe mjedisi ku zhvillohen ngjarjet kane nje fryme njerezore, madje edhe kafshet e konakut, qe ndonjera prodhon qumeshtin e psheshave te femijeve te djepit. Nje dite Lulashi, para se te botonte librin po me tregonte per macen shtepijake, te cilen e ka pershkruar ashtu si Martin Camaj breshken ne vepren e tij. Lulashi i pershkruan me ndjenje te thelle dhe gjuhe te pasur te veriut perplasjet dramatike te se drejtes me te padrejten, duke te kujtuar perplasjen e dallgeve kryenece qe u bien shkembinjeve dhe nuk terhiqen. Stili i Lulash Palushajt zbulon dhe ndricon anet e errata te historise dhe keshtu ai eshte nje punetor i drites qe i pelqen te ndeze pishtaret e agimit te ri. Fantazia e tij shkon deri atje ku fshihet realiteti historik i nje kohe te shkuar.

Jeta fal aq shume virtyte sa me to mund te ndertosh ura e kulla!

Ndodh edhe kjo – Ramiqi quan anti-amerikane e ambasadoren Jacobson.

Forumi i luftetareve te Allahut FRMK, i afert me LISBan e Fuad Ramiq, ish oficer i ushtrise jugosllave dhe sherbimit te tyre sekret antishqiptar, i jep sens musliman ambasadores Jacobson, vetem pse ambasadorja kerkon miratimin e ligjit per denimin e terroristeve shqipfolesa te ISIL,te lidhur me Al Kaedan.

OJQ’ja, Forumi i të Rinjve Muslimanë, një organizatë e lidhur me LISBA’në, partinë që ideologjikisht e kontrollon Fuad Ramiqi,

Lexojeni të plotë reagimin e tyre:

“Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës ka parë dje në media deklaratën e ambasadores amerikane në Prishtinë, znj. Tracey Ann Jacobson dhe është skandalizuar nga ato që ka dëgjuar. Ambasadorja Jacobson ka kërkuar ndër të tjera që “Kuvendi i ri i Kosovës të vendosë në rend dite ligjin për luftëtarët në konfliktet e huaja.” Projektligji në fjalë kërkon të dënojë qytetarët e Kosovës që marrin pjesë në luftëra të huaja dhe i dënon ata me 15 vjet burg.
FRM e sheh deklaratën e ambasadores amerikane si shumë hipokrite dhe anti-amerikane. E shohim si hipokrite pasi në konfliktin më të fundëm që u zhvillua në Palestinë ndërmjet okupatorëve izraelitë dhe palestinezëve, pamë që shumë ushtarë çifut të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ishin shtetas amerikan dhe britanikë. Këta qytetarë, edhe pse janë qytetarë të Amerikës, morrën pjesë në një konflikt të huaj dhe Amerika as sot dhe as në të kaluarën nuk i ka dënuar qytetarët e saj për pjesëmarrjen që kanë kryer në konflikte në vendet e huaja. As ambasadorja Jacobson, mesa ne dimë nuk ka kërkuar që në Amerikë të dënohen çifutët që shkuan dhe luftuan në Palestinë.
FRM i kërkon ambasadores amerikane dhe atyre që i servilosen asaj, që përpara se të kërkoj që në Kosovë të implementohet një ligj fashist sikur ky i propozuari, ai më parë duhet të implementohet në Amerikë. Por për sa kohë që qeveria amerikane nuk i dënon qytetarët e saj që luftojnë si terroristë për hise të Izraelit, atëherë përse duhet që qytetarët e Kosovës të trajtohen në këtë mënyrë? A nuk jemi njësoj ne me amerikanët?
FRM i kujton ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson që kosovarët, nëse një ditë, Shqipëria sulmohet nga katolikët e Italisë apo ortodoksët e Greqisë, do të shkojnë dhe luftojnë dhe mbrojnë atë sikur Isa Boletini me ushtarët e tij 100 vite më parë. Shtetasit kosovarë, nëse një ditë, aleatët e mëdhenj të Kosovës, Turqia dhe Arabia Saudite vendosin që të çlirojnë Jeruzalemin nga okupatorët izraelitë, ne besojmë se do të marrin pjesë në mënyrë masive në këtë betejë për çlirimin e Palestinës, ashtu sikur edhe çifutët e Amerikës shkojnë në Izrael të luftojnë për Izraelin.
FRM mendon që ligji që ambasadorja amerikane kërkon të implementoj në Kosovë mund të dëmtoj edhe Komunitetin Hebre që ekziston në vendin tone dhe ka aspekte anti-semitike. Nëse ndonjë nga pjesëtarët e këtij komuniteti vendos që një ditë të shkoj në Izrael dhe luftojë për Izraelin sikur shkojnë çifutët e Amerikës, atëherë i bie që një person i këtillë do të shpallet terrorist dhe duhet dënuar me 15 vjet burg.
Për arsyet e mësipërme ne i bëjmë thirrje ambasadores amerikane që të mos e kërkoj vendosjen e një ligji të këtillë fashist në Kosovë dhe i bëjmë thirrje deputetëve tanë që ta refuzojnë atë dhe ta duan Kosovën më shumë sesa urdhërat e ambasadores së Amerikës”.

Një libër për fshatin Stubëll dhe shkollën e parë shqipe (1584-1905)

Nga Tefik Selimi


Shkolla është drita e jetës. Pa shkollë, si pa sy. Kur e ke shkollën, i ke të gjitha. Ai vend që nuk ka shkolla, nuk njihet si vend i qytetëruar. Pra, është vendi i varfër me dije. Lum kush ka shkolla! Aty fitohet dija, aty është jeta dhe aty është historia e popullit. Nuk ka shkrimtar shqiptar që nuk ka shkruar për shkollën, dijen e njeriut. Shkolla e arsimon dhe e edukon popullin. Dija e kultura dalin nga shkolla. Kush e do shkollën, e do vehtën, popullin dhe atdheun e tij. Mjer ai populli që ka njerëz që e udhëheqin pa shkollë! Ku ka shkollë, ka dritë e jetë. Njerëzit jetojnë për ta shijuar të bukurën e jetës. Këtë “bukuri” të jetës e fiton në shkollë. Aty ku është libri, është dija e njerëzimit. Jo vetëm kaq. Ditë më parë, Sarë Gjergji, studjues, poet dhe publicist, ka botuar librin me titull: “Stublla me shkollën e parë shqipe 1584-1905”. Një libër që rrallë e gjen njeriu nëpër librari tona. Pse jo? Pak njerëz apo intelektualë i qasen ndriçimit të rrugëtimit të shkollës kombëtare shqipe. E, intelektuali dhe studjuesi nga Stublla, Sarë Gjergji, duke ditur se mungojnë shënime për shkollën shqipe, ai kaherë i është qasur kësaj fushe për të ardhur gjer te vërteta e hidhur se, edhe në anën e Malësisë së Karadakut jetik të Idriz Seferit, ka pasur shkollë të hershme shqipe. Kjo është fakt. Fakt që dëshmojnë shumë argumente, të cilat sot flasin qartë e bindshëm për ekzistimin e shkollës së parë shqipe në fshatin Stubëll të Karadakut. Kjo është një histori e vërtetë e rrugëtimit të shkollës shqipe. Është një histori e hershme e arsimit shqip, e cila është nëpërkëmbur me shekujt nga armiqtë e kohës, të cilët nuk ia deshën të mirën arsimit shqipe. Populli, duke jetuar nën okupimin otoman e më vonë nga okupuesit e sunduesit të tjerë, jo vetëm që ka pësuar rëndë duke derdhi gjak për liri dhe pavarësi, por, në radhë të parë, arsimimin e masës asnjëherë nuk e ka lënë anash edhe në atë kohë me rreziqe e nën zgjedhën e huaj. Pra, edhe në këtë kohë me rrezik, ai ka ditur të hapë shkolla – tempuj të dijes.



Legjenda: Ballina e librit e autorit Sarë Gjergjit

 Andaj, edhe kjo anë e Malësisë së Karadakut është e njohur me numërin e shumtë të intelektualëve që janë shkolluar, si janë: mësues, poetë, historianë, politologë, filologë, gjuhëtarë e të tjerë, të cilët, në një mënyrë a tjetër, e kanë ndihmuar popullin e tij në rrugën e dritës e të jetës. Njëri që hapëroi në ndriçimin e rrugëtimit të arsimit shqip në Malësinë e Karadakut, përkatësisht të shkolllës së parë në fashatin Stubëll, është studjuesi e krijuesi i zellshëm, Sarë Gjergji. Ky hulumtoi këto “sende” të kaluara, të cilat janë dëshmi e fortë e ekzisitimit të shkollës së parë shqipe në fshatin Stubëll. Por, ndër të parët që ka shkruar për shkollën e parë shqipe të Stubllës, është Isak Ahmeti, gjuhëtar dhe studjues, i cili, në mënyrë të argumentaur ka dëshmuar se nga viti 1584 ka ekzistuar shkolla e parë shqipe në Stubëll. Ai (I. Ahmeti), duke folur për këtë libër të Sarë Gjergjit “Stublla me shkollën e parë shqipe 1584-1905”, ka shtuar me sa vijon: “Sarë Gjergji, doktorant në letërsi, është studim monografik, që i kushtohet shkollës shqipe në Stubëll, që është themeluar, sipas studiuesit në fjalë, por edhe sipas studiuesve dhe burimeve të ndryshme, në vitin 1584.Libri në fjalë i botuar me rastin e 430-vjetorit të themelimit të shkollës shqipe në fjalë është strukturuar kështu: Parathënia: Në vend të hyrjes, Stublla në shek.XV,Vizituesit apostolike-kolegji i vitit 1584 dhe libri në gjuhën shqipe,Tradita dhe toponimi: Ara e Kishës, Shkolla shqipe në shekujt XVII-XVIII, Shkolla në Stubëll në shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, Librat e përdorur dhe lëndët mësimore, Rreth objektit të kishës-shkollës ku është mbajtur mësimi, Ndihma e Austro-Hungarisë për shkollën shqipe në Stubëll, Dokumentet arkivore, Në vend të përmbylljes, burimet dhe literatura. Kjo pasqyre e lëndës reflekton dhe dëshmon më së miri për vlerën dhe rëndësinë e këtij libri qe, sipas mendimit tim (I. Ahmeti), Stublla përkatësisht Zyra e Famullisë do duhej ta botonte sa më parë edhe në gjuhën angleze.Vlen të theksohet se nga të dhënat e burimet e shqyrtuara e të trajtuara në këtë libër, edhe sipas studiuesit në fjalë, u përfundua se viti 1584 shënon kohën e themelimit të shkollës së parë shqipe në Stubëll. Siç e dëshmojnë studiues e burime të ndryshme, shkolla ishte e rangut të një kolegji dhe aty, përveç teologjisë, mësohej filozofia e studioheshin klasikët.Themelues të kolegjit janë Aleksander Komulloviqi e Tomasso Raggio, dy ndër diplomatët e prelatët më të shquar të Selisë së Shenjtë, të cilët ishin dërguar nga Papa Gregori XIII për një vizitë apostolike në Shqipëri e me gjerë në Ballkan. Krejt në fund mendoj se ky libër studimor i Sarë Gjergjit do duhej të ishte si një Abetare në shtëpinë e çdo stubllasi, por edhe tek të tjerët! Autorit i urojmë suksese të reja!” Ndërsa, Nuhi Ismajli, studjues i letërsisë, por edhe njohës i mirë i kësaj fushe të dijes, lidhur me librin në fjalë ka shtuar: “Ky libër flet për historikun e vjetër të arsimit shqip. Ky është një kontribut i rëndësishëm në fushën e arsimit tonë kombëtar shqiptar. Qasja e tij shkencore është e mbështetur në dokumente e fakte të qëndrushmse historike. Për historikkun e shkollës së parë të Stubllës është marrë më parë Isak Ahmeti, studjues dhe krijues nga ky lokalitet. Ky autor, pastaj, që në fillim është marrë me përkushtim dhe ka arritur të bëjë një pasqyrë edhe më të plotë për historikun e arsimit shqip të zhvilluar në këtë pjesë të Kosovës”. E, autori, S. Gjergji shton se, “Historia e rrugëtimit dhe gjallimit të shkollës shqipe ndër shekuj është pjesë përbërse dhe tejet e rëndësishme e historisë sonë të gjithmbarshme kombëtare”. Ai më tej në librin e tij dokumentar, vazhdon: ”Dihet mirëfillimi se pushtimi turko-otoman solli natën më të gjatë e tmerrëshit të egër për Shqipërinë. Në të vërtetë, sulltanët turq provuan me çdo kusht zhbërjen e etnisë sonë. Në kushtet e rënda të pushtimit, populli shqiptar iu hoqën mundësitë për një zhvillim normal të jetës kulturore. U prishën qendra dhe vatrat e kulturës mesjetare shqiptare, u ndërpre me dhunë shtjellimi i saj. U dogjën biblioteka, dorëshkrime e akte. Me këto u zhdukën edhe monumentet e shkrimit shqip të shek. XIV-XV e më përpara,(f.10). “Ajo që është e rëndësishme dhe domethënëse, është fakti se këto burime flasin ndër të tjera për mbështetjen e shkollës shqipe dhe për shpërndarje librash(f. 20). Kështu, autori mbështetet në referencën e fortë J. Rexhepagiqit e studjuesve të tjerë, kur shton: “Sidomos Stublla (afër Gjilanit), fshat që flet gjuhën shqipe ku qenë i përshtatshëm për hapjen e një kolegji të këtill katolik” f.(24). Mandej shton: “Me shumë gjasë (duke gjykuar nga të dhënat që disponohen deri më sot) shkolla e parë shqiptare ka qenë ajo e Stubllës në Kosovë, themeluar më 1584”, (f. 25). Sarë Gjergji i referohet edhe studjuesit Sh. Osmanit, i cili, duke shkruar për ekzistimin e shkollës shqipe, ai shton: “Në vitet e pushtimit osman, mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshahurazi në ato pak shkolla fetare që u lejuan të vazhdonin veprimtarinë e tyre, si në Stubëll (1584), Himarë (1627), Kurbin të Krujës (1632, Vuno e Palasë të Himarës (1632), Korçë (1637), Pllanë (1639), Bilisht (1639), Dhërmi (1660), Janjevë (1665)” etj f.26). Por, për kolegjin në fjalë flet edhe Dhimitër Shuteriqi, studjues e romanisier, i cili shton se: “Që më 1584, në Letnicë të Shkupit, më pas edhe në Shtumbulla (lexo: Stublla) të Gjilanit, dy fshatra shqiptare, kanë funksionuar kolegji fetar” (f.26). Po kështu, autori i librit shton se, kolegjet e kohës kanë qenë edhe shkolla të larta, ku përveç teologjisë, mësohej filozofia dhe studjoheshin klasikët” ka shtuar Dh. Shuteriqi shih, (f. 27). Pra, ky libër i Sarë Gjergjit e plotëson një kënd të kësaj fushe, e cila jo vetëm që është i një rëndësie të veçantë për të gjithë, por shënon një gur themeltar të ekzistimit të shkollës sonë kombëtare shqipe. Libri i autorit është i mbushur me qindra dokumente, fotografi e argumente të shumta, të cilat studjuesi ka hulumtuar nëpër arhiva të ndryshëm për ta ndriçuar këtë rrugëtim të shkollë së parë në Stubëll të Malësisë së Karadakut. Libri ka167 faqe dhe është i botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, 2014.



Portreti i një intelektuali të veçantë në një libër; Rrëfime dhe brenga atdhetare nga “këndi i ftohtë” i botës

* Nufri R.Lekaj, POLITIKA NORDIKE dhe një rrëfim për veprimtarinë në kuadër të organizatës Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK),Botues “Epoka e re”, Prishtinë,2014



Bajram Kabashi(Gjergj Kabashi)

Kohë më parë “Epoka e re” e Prishtinës e botoi librin me rrëfime të intelektualit dhe atdhetarit Nufri R.Lekaj, POLITIKA NORDIKE në të cilin përfshihen rrëfimet e tij kronologjike në kuadër të veprimtrisë së dalluar në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës,LPK-së. Si udhëheqës i Revistës Drini,në maj të vitit 2012,në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndjehesha i privilegjuar që veprimtari i njohur i cështjes kombëtare me banim në Oslo të Norvegjisë, Nufri R.Lekaj,e pranoj kërkesën time që nëpërmjet intervistës për RD të rrëfente për veprimtarinë e vet patriotike në mërgatë,kryesisht në Norvegji ku jetonte dhe Skandinavi ku kryesisht shtrihej veprimtaria e tij atdhetare,ashtu sikurse edhe e bashkëmendimtarëve të tij. Botimi i intervistës së gjerë dhe rrëfimet tejet interesante të një figure të njohur atdhetare që deri në këtë kohe nuk kishte dashur të fliste aq shume për vetën, bëri jehonë në opinionin intelektual shqiptare dhe u prit mjaft mirë nga lexuesit. Bërthama e ketij intervistimi me një aktivist të njohur të cështjes shqiptare nga “këndi i ftohtë i botës”,-sic njihet Norvegjia dhe vendet e tjera në këtë pjesë të planetit; me vonë me plotësimet dhe shtimet e domosdoshme u shndërrua në librin,POLITIKA NORDIKE ku perfshihet gjerësisht rrëfimtaria jetësore e Nufri Lekajt,duke i dhënë këtij libri përmbajtësor e të dokumentuar elemente edhe të një rrëfimi autobiografik,pra të një autobiografie për rrugëtimin e vështirë të tij si një individ që i takonte një populli dhe vendi të pushtuar,si një dështmi të përpjekjeve të shumëta atdhetare në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës fillimisht e më vonë edhe të angazhimeve të tjera,deri në organizimin e veprimtarisë organizative që sollën daljen në skenë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Pas parathënjes plotësuese për këtë libër,të cilën fillimisht e kisha botuar me një formë e përkushtim tjetër kur e botuam intervistën me N.F.Lekajn për Revistën Drini, në libër jepet një rezyme historiko-politike e shteteve nordike,në të cilën jipen të dhëna të shumëta me një gjuhë e formulim shkencor për secilin nga vendet nordike, të dhëna këto që librit i jepin një formë e përmbajtje tejet interesante,në vecanti për studjuesit shqiptare të politikave të vendeve nordike,të Norvegjisë,Suedisë,etj,etj me referencat në fund të kësaj analize studjuese. Në vazhdim vendin qendror në libër e zë rrefimtaria e Nufri R.Lekajt,një kronologji kjo e vecantë që fillon me fëmijërinë,historinë familjare,malësinë e Rugovës dhe bëmat historike që reflektojnë për ngjarjet e zhvilluara në këtë krahinë të njohur për kryengritjet shqiptare,duke ofruar,njëherit dëshmi dhe referenca të shumëta të intervistës qoftë në origjinal apo në gjuhën shqipe, ku tregohet ne detaje shpesh prekëse për gjithë rrugën e vështirë të angazhimit të tij si aktivist i devotshëm i cështjes kombetare.
Pastaj jipet një fotoalbum ne të cilin shfaqen figura të ndryshme nga politika me e re e Kosovës si dhe,në fund,libri përmbyllet me një pasthënje të Bedri islamit,ish-Kryetar i LPK-së.
Autori librin ia kushton tashmë të ndjerës Berit Backer, “veprimtares së vyeshme për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve…”,kujtimi dhe nderimi për kontributin e paharrueshëm të së cilës përkujtohet edhe nga figura tashmë historike të shtetndertimit në Kosovë, si nga Presidenti i ndjerë,Ibrahim Rugova ashtu si dhe Adem Demaci. Sic edhe dëshmohet nga rrëfimet tronditëse të Nufriut në këtë libër, pa kontributin e Zonjës Backer, shumë zhvillime në këtë pjesë të botës për shqiptarët e robëruar dhe për vet Kosovën do të ishtin ndryshe,pasi ishte mu ajo zonjë e madhe dhe e ditur,njohëse e cështjes shqiptare e cila ndihmoj në shumë aspekte cështjen kombetare shqiptare sidomos të pjesës së këtij kombi nën robërin serbo-sllave. Prandaj edhe vdekja tragjike e saj, e shkaktuar nga nje bastardh shqipfolës, prek dhe e lendon ndërgjegjën kombëtare të këtij populli që përjetoj robëri aq të gjatë.
“Zonja Backer,(thekson Nufri R.lekaj në këtë libër, fq.55),deri në vitin 1987 ishte studiuese e pasionuar e kulturës shqiptare,e nga viti 1987,kur u bë pjesë e veprimtarisë me qendër në Oslo,në kuadër të LPK-së,u bë veprimtare e pakompromis për lirinë dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve. Me dijen,guximin intelektual,kontaktet dhe respektin që gëzonte në shtetet perëndimore,znj.Backer ishte një institucion ne vete,më shumë se një ambasadore e Kosovës në shtetet perëndimore.Por,duke qenë e tillë,u bë pengesë e madhe për regjimin fashist të Millosheviqit.” Përmes znj.Backer,Nufri R.Lekajt dhe Gazmend Pulës u bë themelimi i Komitetit të Helsinkit në Prishtinë,pastaj e ka ndihmuar edhe KMDLNJ të Prishtinës,që udhëhiqej nga Adem Demaci. Me ndihmën e Nufri Lekajt dhe perkrahësve të tij në instancat e duhuna kulturore e politike në Norvegji u angazhuan dhe koordinuan shumë zhvillime e takime të nivelit të lartë, të udhëhequra nga Ibrahim Rugova, i cili kishte lënë përshtypje shumë të mirë në atë kohe me qetësinë e tij të njohur intelektuale.
Edhe në kohën kur luftohej në Kosovë me makinerinë vrasëse shtetërore të Millosheviqit, Nufri Lekaj nuk pushoj se angazhuari për cështjen e Kosovës. Gazetarin e njohur Pål Refstad e ndihmuam të hynte në Kosovë gjatë luftës,ku ai plagoset me dy ushtarë të UCK-së nga minat e serbëve të vendosura në brezin kufitar,thekson në rrëfimet e tij,z.Lekaj. Dokumentimi i luftës nga z.Refstad “kishte rëndësi sepse ishte i pari gazetar i huaj i cili jetonte me UCK-në. Raportimet e tij nga Kosova për tv-et norvegjeze e botërore,kishin një rendësi të madhe për luftën “ngase propaganda serbe e paraqiste luftën tonë si dhe qëllimet e luftës sonë si të motivuara e të ndihmuara nga fanatizmi fetar islamik”. Në këtë vazhdë angazhimesh “në periudhën maj-qershor 1999 (fq.97 e librit) organizuam kalimin dhe e shoqëruam për në Kosovës gazetaren dhe regjisoren znj. Maria Fugelvåg Warshinskin për ta realizue filmin dokumentar,por edhe për të mbledhur fakte për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë.Filmi i znj.Warshinski është i llojit të vet dhe i vetmi film i cili është klasifikuar nga Gjykata e Hagës si dokument dëshmie ne gjykimin kundër Sllobodan Millosheviqit.”
Libri i Nufri R. Lekajt,është libri i parë i shkruar nga një intelektual shqiptar me formim në shkollat perëndimore,përkatësisht në shkollën norvegjeze, ku është shkolluar qoftë në studimet ne gazetari apo shkencat politike. Gjuha e përdorur në shtjellimin e këtij libri nga ana e z.Lekajt,natyra e shprehjeve dhe mënyra si shkruan e mendon,përpos që përmbajnë në vete elemente tradicionale të gjykimit etik të malsorit rugovas,-të trashëguar nder breza,njëherit ajo del një gjuhë edhe më e fisnikëruar dhe e urtë si rrjedhim i shkollimit të tij të themeltë në Norvegji, ku z.Lekaj pervecse ka mesuar shume vet,po aq duket të ketë mësuar prej të tjerëve,me ata që i ka kontaktuar,me të cilët ka bashkëpunuar dhe ka jetuar qëkur kishte ardhur i plagosur,i lenduar shpirtërisht nga torturat mizore të ushtrisë jugosllave,ku ne nje proces të montuar politik ne ushtri e kishin burgosur,si shume e shume ushtare te tjerë të pafajshem shqiptare ne ate ushtri pushtuese. “Torturistët m’i kanë nxjerrë thonjtë e gishtave”,rrëfen më vonë në të përditshmen Dagbladet të Oslos. Përkundër ketyre plagëve, Nufri R. Lekaj eci më tej pa shikuar prapa,duke dhënë keshtu një kontribut krejt të vecantë për Kosovën në vitet më të rënda të historisë së saj nen pushtimin serbomadh. i POLITIKA NORDIKE dhe rrëfimet rrënqethëse të Nufri Lekajt,dokumentet e ketij udhëtimi stoik të një intelektuali paraqesin një vlerë e dëshmi të madh jo vetëm të përpjekjeve të një njeriu e atdhetari të devotshëm sic ishte ai, por edhe të gjendjes së mërgatës sonë dhe të popullit tonë në përgjithësi në ato vite të rënda robërie.
Duke e përfunduar mendimin tim të shkurtër për këtë libër të vlefshëm të Nufri R.Lekajt, nuk mund të mos i kam parasysh mendimet e mencura të intelektualit prishtinas Shkëlzen Maliqit për autorin e ketij libri,të dhëna qysh herët dhe vlerësimin pozitiv të Bedri Islamit në pasthënjen e ketij libri si dhe një fakt domethenës që ndoshta është me rëndësi ta ketë në dijeni lexuesi i ketij libri, se une personalisht kam pasur vështirësi derisa arrita për ta bindur që ta intervistoja për Revistën Drini, për shkak të jetës së tij të tërhequr intelektuale. Rrëfimet në RD ishin të mangëta dhe jo të plota për një aktivist kaq të njohur të cëstjes shqiptare në Norvegji e Skandinavi, për një njeri me angazhime kaq të bujshme për vendin e vet të origjinës,për një intelektual që pati e ka edhe shumë për të thënë. POLITIKA NORDIKE dhe rrëfimet e Nufri R.Lekajt,shpresoj të jenë hyrje për shkrimet e rrëfimet e tij të tjera,pasi Lekaj ka cka të thotë dhe nuk ia vlenë të heshtë për ato ngjarje e dukuri që i ka përjetuar, që i din…

Nga Rrustem Geci : Lexim i librit të Musa Sabedinit, „Vrasje dhe dëshmi“

Foto

Rrustem Geci 


Vrasja e qëllimshme ndaj shqiptarëve, nga pakica serbe, e ndihmuar nga Ushtria serbe, dhe paramilitarët e saj, gjatë bombardimit të NATO-s, dhe më herët, përbën gjenocid të pastër të serbëve mbi shqiptarët. Gjenocidi serb, në komunat; Gjilan, Dardanë dhe Viti, edhe pas 14 vjetësh, vazhdon të jetë i padënuar. Heshtjet e Prokurorisë së Kosovës, dhe e Gjykatave të Kosovës, janë të pa falshme. Prokuroria dhe Gjykatat, ende bëjnë gjumë, mbi një dosje të gjenocidit të gjerë. Shumë janë lotët e nënave në dritare. Ato presin t´i bëhet gjyq, gjenocidit serb në Kosovë. Prandaj, pyesin prindërit, nuset e veja, fëmijët jetim, kur do të ndodhë një gjyq i tillë?



Libri i Musa Sabedinit, „Vrasje dhe dëshmi“, është dëshmues për vrasjet, djegiet dhe plaçkitjet e mëdha që kanë ndodhur në Komunat, Gjilan, Dardanë, dhe Viti, në periudhën mars-qershor, 1999. Rrëfimet nga dëshmitarët e librit „Vrasje dhe dëshmi“, për 147 të vrarë e të masakruar nga pakica serbe, për 75 të plagosur, 950 shtëpi të djegura tërësisht, dhe 452 shtëpi të djegura pjesërisht, dhe 7321 shtëpi të plaçkitura po nga pakica serbe e Kosovës, si dhe qindra gra e vajza të dhunuara, nga Ushtria Serbe, dhe paramilitarët e saj, janë trishtuese. Dëmet materiale të gjenocidistëve serb, për shkatërrimin e ekonomisë familjare në komunat, Gjilan, Dardanë dhe Viti, kapin shifrën 177 milion e 201 mijë marka gjermane.
Duart e përgjakura të gjenocidistëve serb, mbi shqiptarët kundërshtues të regjimit të gjenocidistëve, ( ende të pa dënuar ) janë të pafalshme. Krimi i bërë serb mbi shqiptarët ( i lënë në heshtje qe 14 vjet ) është për alarm, dhe për t´i rënë të gjitha kambanave, që të dilet nga heshtja e panevojshme. Hej, duhet t´i thërras ndërgjegjes institucionale në Kosovë, më thotë vetja ime, se kriminelët që përgjakën Kosovën, janë të lirë, dhe shëtisin pa druajtje nëpër qytetet tona. Kriminelët që bën gjenocid në Kosovë, Kosova duhet t´i arrestojë dhe t´i çarmatosë sa më parë.
Prokuroria e Kosovës, nuk guxon të heshtë. Ndryshe, serbët që gjenociduan Gjilanin, Dardanën dhe Vitinë, dhe gjithandej Kosovës, armët i kanë gati për krime të reja. Në librin e Musa Sabedinit, „Vrasje dhe dëshmi“, lexuesi, shkrimtari, artisti, dramaturgu, kompozitori, gazetari dhe tragjediani, mund të marrin informacione të mjaftueshme për veprat e tyre artistike, si bie fjala, reportazhe, romane, dokumentarë filmash, balet dhe operë.

Musa Sabedini


Krimet kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës, në Anamoravë, pavarësisht vonesave, s´mund të varrosen as në puse të thella, dhe as nëpër varre harresash. Libri i Musa Sabedinit, „Vrasje e dëshmi“ është dokument i pashkatërrueshëm i kujtesës sonë historike, dhe adresa e kryesve të gjenocidit serb mbi popullatën shqiptare, në periudhën, mars-qershor 1999, por, edhe më herët. Goja më merret, më thotë Arbi, një miku im, tek po e lexoja librin, „Vrasje dhe dëshmi“, të Musa Sabedinit.


Plagët e dhëna në libër, vazhdon miku, mbrëmë s´më kanë lënë fare të bëjë gjumë, mbase, vet e kam jetuar atë kohë në burg, dhe torturat e pushtuesit serb. Gjenocidistët serbë në komunat, Gjilan, Dardanë, dhe Viti, dhe gjithandej Kosovës, vrisnin dhe masakronin, fëmijë, nxënës, studentë, mësues, bujq, bujkesha, profesor, drejtor shkollash, minator, amvise, taksist, jurist, inxhinier, kamarier, zjarrfikës, rojtar, imam, shurdhmemecë, dhe kafshë shtëpiake të shqiptarëve.


Harta e krimeve është edhe më e gjerë. Frika e serbëve nga liria dhe pavarësia e Kosovës, shpërtheu në urrejtje nga më të përtejmet. Fshati Zhegër, Lashticë dhe Llovcë, ishin fshatrat nga më të plagosurat në Anamoravë. Në Zhegër, Gjenocidistët serbë vranë 13 shqiptarë, dhe plagosën 7 shqiptarë.
Krimi i kriminelëve serb nuk mbyllet me kaq. Në Zhegër gjenocidistët vetëm për shkak të përkatësisë etnike, djegën dhe plaçkitën 410 shtëpi, 104 traktorë, tre kamionë, 200 vetura, 96 kultivatorë, 322 lopë, 140 tonë miell, 5 furgon, sipas komisionit të fshatit, dëmi ekonomik në zhegër kap shumën 19 milion e 320 mijë euro.
Mirëpo, egërsia e kriminelëve serbë, s´mbaron me kaq, ajo vazhdon edhe në fshatin Lashticë, një fshat i kamur ekonomikisht dhe i arsimuar. Aty gjenocidistët serbë, me datën 30 prill 1999, i pushkatojnë, i djegin dhe i karbonizojnë 13 kufoma, ndërsa mbeten të plagosur 5 qytetar të Llashticës.
Gjenocidistët serbë në atë kohë kudo ishin në panik, dhe frikoheshin shumë nga Kosova e pavarur. Ata në çastet e fundit të humbjes së luftës, ju rrjedhën të gjitha trutë, dhe zgjodhën krimin më gjenocidistë kundër „Kosovës së lirë“,dhe „Kosovës shtet“.
Libri i Musa Sabedinit, është libër i krimeve serbe të bëra në Anamoravë. Varret dhe të gjallët e atyre varreve, qoftë përmes grimcave të kujtesës, qoftë përmes vesës së barit, nuk më lënë të harroj atë kohë të krimeve barbare, më thotë Refik Kryeziu.
Edhe i palinduri i asaj kohe, Nevzadi, ( tash më fëmijë i rritur ) i cili trashëgon emrin e gjyshit të tij, i rënë nga llava e gjenocidistëve serb, në Roganë, e lexon për çdo ditë atë kohë.
Lufta e Kosovës e 1999-tës, do të jetoj gjatë, nëpër të gjitha mileniumet e ardhshme të njerëzimit. Në Luftë e Kosovës, të vitin 1999, u shkatërruan 100.589 shtëpi, 358 shkolla, 71 Zyra të vendit, 30 Shtëpi të kulturës, 93 Biblioteka publike, dhe 123 Objekte shkollore, 215 Objekte shëndetësore ( Xhami, teqe, tyrbe ) , Kisha katolike 5, ndërsa Objekte ndihmëse përcjellëse, 88.101. Në periudhën 1998 – 12 qershor 1999, janë vrarë dhe masakruar 11.848 qytetarë nga Kosova, prej tyre 1. 392 fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Ndërsa, 296 fëmijë deri në moshën 5 vjeç. Në Luftën e Kosovës të vitit 1999, janë vrarë 1739 femra, vajza dhe gra të reja. Ndërsa gra të moshuara mbi moshën 65 vjeç, janë vrarë 1882 gra. Ndërsa, 1450 qytetarë të Republikës së Kosovës, ende janë të pagjetur. Në Luftën e Kosovës janë dhunuar nga Ushtria dhe paramiliutarët serb, 20. 400 femra shqiptare, ndërsa janë dëbuar nga vatrat stërgjyshore, rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës. Prej tyre 443 300 në Shqipëri, 247. 800 në Maqedoni, 69. 300 në Mal të Zi, 21. 700, në Bosne, 13. 639 në Gjermani, 7. 581 në Turqi, 5829 në Itali, 5.730 në SHBA, 13 në Alaskë,pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani, Poloni, Spanjë,Portugali, Finlandë, Zvicërr, Australi, Izrael, Kanada, etj.
Prandaj, është e padrejtë që të harrohen dëshmitë e gjalla të Vlora Shabanit nga Llashtica e cila humbi më të dashurit e saj në luftë, apo dëshmia e Deli Hysenit i cili ndodhet diku në Francë për shërim, por që kurrë nuk iu dha ndihma e shtetit.
Janë të pafalshme nga ana e shoqërisë kosovare harresat e grave e vajzave të dhunuara. Krimi i dytë dhe më i rëndë do të ishte nëse ato përbuzen dhe lihen në harresë.
Libri i Musa Sabedinit andaj është një përkujtues historik që nuk na lenë të harrojmë për asnjë qastë atë dhunë të shfrenuar dhe atë krim e gjenocid që bëri ushtria e policia zyrtare serbe në Kosovë.
Në libër ka shumë fakte, prova, dëshmi, procesverbale, analiza, dokumente serbe, të cilat vërtetojnë krimet e kryera.
Në libër gjithashtu ka emra dhe regjistra të të gjithë paramilitarëve serbe të Anamoravës të cilët në vende të caktuara kanë vrarë e masakruar shqiptarë. Për të gjitha këto heshtje dikush duhet të japi llogari e përgjegjësi, sidomos përgjegjësia është e madhe e hetuesve shqiptarë, e prokurorëve dhe e gjykatësve që kanë heshtur e vazhdojnë të heshtin akoma.
Musa Sabedini edhe pse nuk e kishte obligim, ai me guximin e tij, me mençurinë e tij doli fshat për fshat, familje për familje, fotografoi, mori dëshmi e deklarata të njerëzve të gjallë se çfarë u kishte ndodhë atyre gjatë luftës.
Dëshmitë ishin origjinale dhe si të tilla janë autentike për kohën. Me të drejtë për këtë libër vlerësime shumë pozitive kanë dhënë recensentët e njohur Pajazit Nushi e Behxhet Shala.
Autori i librit, „Vrasje dhe Dëshmi“, Musa Sabedini, u lind në Stublinë të Gjilanit, me 8 maj 1971. Me gazetari dhe publicistikë merret që nga viti 1990. Për disa vite ka udhëhequr gazetën studentore, „Bota e re“.
Gjatë studimeve në Universitet, Musa Sabedini ka qenë nënkryetar i UPS-së, të UP-së, korrespondent i gazetave ditore: “Dita”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, Kosova Live” dhe „Lajm“.
Musa Sabedini, për 14 vite, ka udhëhequr Klubin e gazetarëve „Beqir Musliu“, në Gjilan. Vlen të theksohet se Musa Sabedini, është fitues i katërfishtë „Korrespondent i vitit“, në Kosovë, në vitet ( 2003, 2006, 2007, dhe 2008 ).
Musa Sabedini ka ndjekur trajnime dhe është kulturuar në fushën e gazetarisë hulumtuese, në Kolumbia Misuri të SHBA-ve. Musa Sabedini është themelues i Agjencisë Rajonale të Lajmeve Rajonipress.
Libri i Musa Sabedinit “Vrasje dhe Dëshmi“ është libri i tij i dytë. Vetëm një dorë mjeshtërore do të dinte të bënte këtë libër-dëshmi për të gjitha kohët.
Libri i Musa Sabedinit “Vrasje dhe Dëshmi” nuk të lë të heshtësh. Bari mbi varreza ka kohë që nuk shkelet. Liria është mundësi e madhe. Edhe i rëni e ndien aromën e të gjallëve të lirë. Varrezat e të rënëve të luftës për liri kudo janë zbukuruar. Fotografitë dhe datëlindjet e të rënëve nëpër varreza nuk janë më frikë. Gati tek çdo i rënë ka lule të freskëta dhe kujtime të freskëta, dhe nga një varg kënge për gjithsecilin.

KANUNI POETIK LIBRI RRUSTEM GECI SHPALOSJE SOCIALE






Libri i Rrustem Gecit, “Kanuni poetik“ është libër i prushit të madh, libër i mendimit të thellë artistik dhe ndjeshmërisë së hollë lirike.

“Kanuni poetik”, i Rrustem Gecit, që po i jepet në dorë lexuesit, shprehet poeti dhe eseisti Rexhep Kasumaj, që jeton dhe krijon në Berlin, është një Monografi Poetike e Kosovës, e veçantë dhe unikale, edhe për nga pëmbajtja edhe për nga vëllimi.

Ngrehina e poezisë së Gecit, shkruan Rexha, është kullë tempullore. Hijerëndë dhe e trishtë, e madhërishme dhe e bukur. Si vetë jeta që autori e ka transponuar e lëmuar në laboratorin e tij të fshehtë letrar. Sepse i tillë ngjan të jetë ai: një marrëveshje e koduar me hyjnitë e frymëzimit krijues, e paqasshme për vdektarët!.. Rruga e formimit krijues thotë Rustja, mbetet proces i gjatë, proces që kurrë s´mbaron. Motivet e poezisë së Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qënit poet. Rrethi tematik i poezisë së Gecit është i gjerë dhe i thellë; Jemi valë të një lumi / të një deti,../ jemi njeriu i njerëzimit / koha ku të gjithë dihatim…!

Fuqia e poezisë së Gecit ngërthen ajrin e kohës, lotin e dhimbjeve tona. Rrustem Geci në çdo varg është artist i fjalës. Poeti Llemadeo në leximin e tij të parë shkruan; Libri “Kanuni poetik” i Rrustem Gecit, me 2 mijë poezi, dhe 26 poema, është libër kolos në letërsinë tonë. Për këtë libër do të flasë koha dhe njerëzit, ata që do të dinë ta çmojnë dhe vlerësojnë. Për mjeshtrin e madh të fjalës, sheshi i poezisë së tij, është letra e bardhë, fusha ku ai bën betejat.

Rrustem Geci u lind në Roganë të Dardanës më 6. O1. 1950. Mësimet e para i bëri në vendlindjen , kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rustja u kulturua në Universitetin e Prishtinës. Mandej punoi 15 vjet gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai do të mërgonte në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton. Rrustem Geci kryesisht merret me poezi dhe ese. Nga dhimbja e gjakshme e të jetuarit, shprehet poeti, më nxori poezia, më e dashura e jetës sime. Ky art i fjalës së bukur dhe mendimit krijues, më mban fort në këmbë. Poeti gjerman, Hëlderlin, në një poezi të tij thotë; Njeriu poetikisht banon në këtë botë, ndryshe vuajtjet dhe dhimbjet e kësaj bote nuk do të përballoheshin. Rrustem Geci deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 libra, 15 me poezi, dhe 2 monografi.

1.Demonstratat e luleve“
2.Antologjia personale“
3.Jeta në letër“
4.Ajri dhe koha“
5.Mielli dhe uji“
6.Lirikë”
7.Amoeli“
8.Dridhjet e barit“
9.Këngë qipshte“
10.Erdhëna“
11.Një rrënjë ulliri jemi“
12.Shqipëri në çdo shtëpi”
13.Milenium”
14.Rogana”
15.Heroika”
16.Gacat e prushit”, dhe 2 monografi;
17.Pasha këtë tokë”
18.Atdhetarët”.

Rrustem Geci viteve të fundit është prezentuar në 7 antologji të poezisë dhe gazetarisë shqipe. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës prej vitit 1995. Këtë jetëshkrim për poetin Rrustem Geci e mbyllim me një poezi të tij : Gjak u bënë vargjet / derisa erdhën tek ju / për të dhënë mesazhin / e një mesdite të bukur /. Këto dhe mijëra vargje të tjera, janë bota poetike e Gecit që i shpaloset lexuesit shqiptar e përmbledhur në librin monumental me 23 mijë vargje, “Kanuni poetik” . Rrustem Gecin aktualisht vlerësohet ndër shkrimtarët e shquarit të kohës sonë! Ky libër thotë Rrustem Geci është dhurata ime dhënë letërsisë në njëshekulloresn pavarësi!E, dhuratë më të çmuar nuk mund ti bënte kush kombit të vet në kremten jubilare.

Dashnim H e b i b i – Zyrih
Llemadeo L l e sh i – Tiranë

- See more at: http://www.devolli.net/rrustem-geci-shpalosje.html#sthash.H90dEqbg.dpuf

2014/08/13

Si do të bëhet transferimi i studentëve, nga universitetet që u është hequr liçenca në Shqipëri.



Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Z. Arbjan Mazniku dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Z. Plarent Ndreca zhvilluan një vizitë në institucionin e arsimit të lartë privat “Vitrina”, për të kontrolluar nga afër shqetësimet e shprehura nga studentët.

Gjatë takimit që patën me drejtues të këtij institucioni, ata sqaruan edhe një herë, se institucionet e arsimit të lartë privat që iu është hequr licenca, kanë detyrimin, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 539, që t’u dorëzojnë studentëve, dosjet me dokumentacionin e nevojshëm, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tyre, brenda datës 1 shtator 2014.

“Ja bëmë të qartë këtij institucioni dhe do vazhdojmë t’ua bëjmë të qartë të gjithë institucioneve në vijim atë çfarë përcakton VKM, detyrimin për t’ia vënë në dispozicion studentëve, dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014. Ju themi studentëve se MAS do t’i gjendet secilit student pranë në mënyrë që ai mos të ketë kosto dhe të transferohet pa probleme në një institucion tjetër të arsimit të lartë”, tha Mazniku.

Zëvendësministri ftoi të gjithë studentët të shkruajnë të gjitha shqetësimet e tyre në adresën e MAS, vkl@arsimi.gov.al, për të qenë pranë tyre në procesin e çregjistrimit.

“Koha kur shteti i braktiste studentët ka mbaruar. Shteti do t’i qëndrojë pranë çdo studenti nëse u kërkohen para, apo nëse kanë probleme. E gjithë qeveria shqiptare është e përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të ligjit në të gjitha hapat e tij, vetëm për një qëllim, të mirën e arsimit shqiptar”, tha Arbjan Mazniku.

Duke iu referuar VKM-së, Zëvendësministri Mazniku tha se institucionet e arsimit të lartë që ju është hequr licenca kanë detyrim të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore-shkencore për vitin akademik 2013-2014.

Zëvendësministri theksoi se data 1 shtator është afati i fundit për çregjistrimin e studentëve, më pas institucionet e arsimit të lartë, deri në datën 10 shtator, sipas VKM-së, duhet të dorëzojnë në MAS, dosjet e studentëve që nuk do të tërhiqen nga studentët përkatës si dhe edhe të gjithë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponojnë dhe mbi bazën e të cilit kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre akademike.

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar sot procedurat që do të ndiqen për transferimin e studentëve nga universitetet, të cilëve iu është hequr licenca.

Sipas udhëzimit të nxjerrë sot më datë 11/08/2014, të gjithë studentët që në vitin 2013-2014 kanë ndjekur studimet në universitetet që iu është hequr licenca, mund të transferojnë studimet e tyre në një universitet publik ose privat të arsimit të lartë, brenda ose jashtë vendit.

Dosja duhet të përmbajë këto dokumente:

- Dokumentin e çregjistrimit

- Planin e plotë të programit të studimit

- Listën e lëndëve të shlyera me notat dhe kreditet përkatëse

- Listën e notave dhe kreditet për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer për ekuivalentimin e notave

- Kopje e kontratës në kohën e regjistrimit me IAL përkatëse

- Diplomat e cikleve të mëparshme të studimit

Brenda datës 20 shtator, studentët duhet të aplikojnë për transferimin e studimeve me dokumentacionin e mëposhtëm:

- Dosjen e studentit

- Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore dhe certifikatë notash

- Dokument identifikimi

- Dy fotografi

- Deklaratë e kandidatit që nuk ndjek një tjetër program studimi në institucione të tjera të AL.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...