Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/08/25

PSE HESHTI OKB(UNMIKU), BE(EULEX-I) DHE QEVERIA E KOSOVES PËR VRASJET NË BURGUN E DUBRAVËS

Foto ilustrim
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka reaguar kohë më parë  ndaj raportit të monitorimit të qendrave korrektuese dhe të paraburgimit të përgatitur nga Grupi Punues i Mekanizmit Kombëtar për parandalimin e torturës, duke thënë se nuk iu është dërguar asnjë raport lidhur me të gjeturat dhe rekomandimet në dy qendrat korrektuese në Dubravë dhe në Lipjan.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) si organ përgjegjës për burgjet, në takimin e mbajtur dje të organizuar nga Grupi Punues i Mekanizmit Kombëtar për parandalimin e torturës, njofton se nuk është shpërndarë dhe as dërguar asnjë raport lidhur me të gjeturat dhe rekomandimet pas vizitave monitoruese të bëra në dy qendrat korrektuese në Dubravë dhe në Lipjan.

“Në rastin konkret, Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues, shpreh shqetësimin lidhur me prononcimet e përgjithësuara për dhjetë institucionet e SHKK-së, duke pasur parasysh që vizitat janë bërë në dy qendra korrektuese me tri pavijone.

Prononcime të tilla i shkaktojnë dëm këtyre institucioneve dhe krijojnë opinion negativ si te të burgosurit, ashtu edhe te qytetarët e Republikës së Kosovës. Shërbimi Korrektues, ndër të tjera njofton opinionit publi k se memorandumi i bashkëpunimit në mes të SHKK-së dhe OJQ-ve, është shkelur nga vet përfaqësuesit e tyre duke mos ua dhënë hapësirën që fillimisht t’i kenë këto rekomandime dhe pastaj t’i përgjigjen atyre”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë çështje SHKK do të shqyrtojë veprimet e ndërmarra dhe ato të mëtutjeshme.(Floripress,27.06.2014)


*****

Grupi Punues për formimin e Mekanizmit Kombëtar Kundër Torturës, ka prezantuar raportin e të gjeturave dhe rekomandimeve pas vizitave monitoruese në Qendrën Korrektuese në Dubravë, atë për të mitur dhe për femra në Lipjan.


*****
Sipas raportit është shqetësues fakti se në Qendrën Korrektuese në Dubravë, disa pavijone nuk i plotësojnë as kushtet minimale për banim.
Në raportin i cili është cituar nga Behxhet Shala, drejtor i KMDLNJ-së, në Qendrën Korrektuese në Dubravë, të burgosurit nuk janë sistematizuar si duhet duke i bërë bashkë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë dhe ata me rrezikshmëri të ulët, mungojnë mbulojat për shtretër, nuk ka shërbime shëndetësore cilësore...
Kurse, në qendrën korrektuese të Lipjanit, gjendja është më e mirë. Megjithatë thuhet se ka mungesë të stafit i cili ndikon në mos krijimin e kushteve të mira.
“Në Qendrën e Burgut të Dubravës, është në gjendje më e keqe ndoshta se që ka qenë para 10 viteve ose para 5 viteve”, ka thënë Shala.
Shqipe Ibraj Mala, zv.avokate e Popullit, ka thënë se grupi drejtues janë duke lobuar për krijimin e mekanizmit kombëtar për ndalimin e torturës, mekanizëm i cili është obligim për shtetin nëse është pjesë e Këshillit të Evropës.
Kurse, Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarve nga Tortura, ka dal me disa rekomandime për këto dy qendra, ku ka thënë se duhet të fuqizohen shërbimet shëndetësore, si dhe të sigurohet ushqimi dhe produktet higjienike. (Floripress,26.06.2014)

----------------------------------------------------------------------------------------------------------



Shkruan shkrimtari Dibran Fylli


BETEJA NDËRMJET “SPECIALCAVE”
TË ARMATOSUR 
DHE TË BURGOSURVE DUARLIDHUR -  MË E TMERRSHMJA NË JETËN TIME



DITARI I NJË TË BURGOSURI


TMERR, NERVOZ, DHIMBJE... 

NË FUND ASGJË E MIRË

***se si me kaluan ditët nëpër hetuesi dhe burgje, ato pak kanë rëndësi. Unë, do t’i veçoja disa nga to, e ju, lexojeni, analizoni dhe thoni se, ndoshta s’mund të jenë të vërteta, por nëse ndokush mendon ashtu, atëherë vazhdoje leximin që unë po e quaj “...tmerr, nervoz , dhimbje...”, apo thënies së burgaxhive “asgjë nuk ta bënë burgu, çka ta bëjnë të burgosurit”. Këto dy thënie do t’i interpretoja pak më ndryshe. 

Thonë së jeta e provon njeriun me shumë të liga, por për mua këto prova ishin plot me dhimbje, nervoz e tmerr. Këtu ku e vuajta dënimin është më të vërtet vet ferri. Muret e larta, të mbushura plot me tela gjembor të prodhimit “made in unmikistan”, kafazet e ngushta, të hekurta e gjysmë të errëta, me kushte minimale për të jetuar njeriu, edhe pse, ata me shumë ngjyra, çdo ditë po raportonin kinse për kushte të mira dhe jetë sipas standardeve evropiane, realiteti aty është krejt ndryshe, ama krejt ndryshe se ç’flitej. Aty shumicën e kohës nuk ka ujë të pijshëm. Aty, uji është i ndotur kur dihet fare mirë se ata ujë tubohet nëpër përroskat e bjeshkëve afër burgut. Nuk ka as aktivitete kulturore, edhe pse në kompleks ekziston teatri, ajo ndërtesë përdoret për gardërobë e depozitim të tyre. 

Oborret e gjashtë Pavijoneve janë të rrethuara dy fish me tela gjembor, i ngjajnë kohës së komunizmit, dukej si Burreli dikur moti. Punë s’ka për të burgosurit, e as për ata që vuajnë dënimin deri me 35 vite. Ata mbahen me vite të izoluar nëpër qelitë gjysmë të errtë. Ky izolim është më i theksuar tek pjesëtarët e UÇK-së, sidomos në Pavijonin nr. 1. S’ka vizita të lira, s’ka vikend vizita, s’ka shumë çka dhe krejt në fund asgjë e mirë... Ky ferr quhet burgu famëkeq i Dubravës, e thamë famëkeq, sepse një ditë kur të shkruhet mirë e mbar historia e burgjeve, unë do të thosha së, burgu i Dubravës ka qenë varri më i madh dhe më i shëmtuari i kohës së komunizmit dhe tash i demokracisë së rreme, ku në të janë varrosur shumë kufoma e mos zot edhe shqiptar të gjallë. Aty kanë ndodhur shumë tmerr. Aty janë kryer edhe krime, ato krime i kanë bërë ata që mund t’i quash si të duash por njerëz jo. Aty ndodhen dy tragjedi, që lirshëm mund t’i quash masakrat më çnjerëzore të dy shekujve, të shekullit që me dhimbje po e lëmë pas dhe të këtij fillim shekulli që po reflekton me okupimin modern për shqiptarët e shumë vuajtur.
E para masakër që ndodhi brenda këtij burgu famëkeq, ishte ajo e vitit 1999, nga forcat policore, ushtarake, milituare e paramilitare serbe, ku në mënyrën më çnjerëzore ua shuan jetën mbi 190 të burgosurve, duke i lënë shumë prej tyre të plagosur dhe pa ndihmë të vdesin nëpër puseta e qoshe të pavijoneve. Për këtë masakër nuk dua të flas sepse është folur e shkruar aq sa shkrimi im vetëm do të ishte kopje e ndonjë shkrimi të botuar deri më tash, vetëm së vlen të pyesim veten dhe të tjerët së : Çka ndodhi dhe çka po ngjet me fatin e veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hotin ?! 



E dyta tragjedi tmerruese, ndodhi më 4 shtator 2003, për ndryshim nga ajo e para, këtë e imponuan  disa të huaj që nuk ishin hiq më të mirë së ata që ikën nga ky vend, e këta janë ndërkombëtarët e unmikistanit, kurse punën ua kryen gardianët e “specialja jedinices”, që të gjithë shqipfolës “iz Istoka i okolina”. Edhe kësaj radhe si për inat, ua shuan jetën 5 vetave duke i lënduar rënd e lehtë mbi 170 të burgosur. Me vegla që ua kishin lënë armiqtë e së kaluarës, me stupca e me grushte...

                


..............................................................



KËSHTU NDODHI TRAGJEDIA 
4 SHTATORIT 2003 
NË BURGUN E DUBRAVËS


-Cili është në të vërtetë Burgu i Dubravës ?

-Kush urdhëron e kush i zbaton ato urdhra ?

-Stafi ndërkombëtar bashkë me atë vendor duhet të ndiheshin fajtorë për atë që ndodhi me 4 shtator 2003 ne Burgun e Dubravës.

-Pse komisioni i UNMIKUT-ut e përshkruan në raporti tragedinë e 4 shtatorit si “incident”?!

-Edhe sa eksperimente duhet t’i bëjnë mbi ne qe ky popull ta sheh fytyrën e shtetit të unmikistanit në Kosovë?!!!

Nga kjo birucë është vështirë të shkruhet ashtu siç është drejt, të shkruash fjalën e lirë,e aq më vështirësi ta thuash një realitet si ky i kësaj ngjarje që tronditi Kosovën. Është rrezik të pësosh. Ka mundësi edhe të luash mendsh nga ato qe njeriu i sheh vetë e së fundi i përjeton, por për hir te realitetit, për fat të keq, realitet mjaft i hidhur, vendosa të shkruaj haptas, ta përshkruaj ngjarjen tragjike të 4 shtatorit 2003 qe ndodhën ne Burgun e Dubraveës (jo incidentin siç e quajtën unmikistanezët). Ashtu siç e përjetuam atë natë, ashtu siç  e pamë me sytë tanë, dashtë Zoti të mos e shohim dhe përjetojmë më!



Athua vallë është Burgu i Dubraves - Alkatraz i stërmbushur në çdo cep të tij me tela gjemborë, të  kurdisur me largësi deri në katër,pesë metra që të mos munden të fluturojnë as zogjtë brenda tyre. Me kamerë rreth e përqark blloqeve me parulla të shumta brenda dhe jashtë që të mund ta zënë edhe erën që fryn në atë rreth aq të adhuruar nga ata qe jetojnë dhe punojnë aty...! E që askush nuk guxon të flasë asnjë fjalë të vetme kundër një regjimi  diskriminues që mbretëron e zbatohet brenda tërë kësaj aparature të kurdisur enkas për shqiptaret kosovarë të posa dalë nga lufta çlirimtare.

 

“ASKUND VENDI”  DHE RREGULLORJA E UNMIKSTANIT “ MADE IN YU”

Mos vallë po pritej që të ndodhë edhe ndonjë tragjedi si ajo e 4 shtatorit, e pastaj të fillojnë më ndonjë seri të re të fjalimeve, reagimeve a së fundi edhe më ndonjë dreq hetimi...
Këtu, në këtë vend të quajtur “askund vend” (e quaj kështu,sepse rrallë kujt po i bie ndërmend të merret me (pa)drejtësitë që po ndodhin në këtë vend kaq të bukur rrëzë bjeshkëve  të larta, me ajër të freskët,pamje te mrekullueshme, me regjime rregullore të ndërtuar prej ligjeve diskriminues.
 Për fat të keq qe kur filloj së funksionari pas përfundimit te luftës këtu kryesisht funksiononin rregulloret e padiskutueshme, ne total një rutinë e nxjerrë nga rregullorja e unmikistanëve që ende po e mban shenjën “Made in Yu”.
Fjala rutinë s’do të thotë asgjë tjetër për ne pos asaj qe ka ndodhur dje,dy vite..., e do të ndryshojnë vetëm atëherë,kur  dikush nga ju që jeni kompetent për t’i thënë stop ligjeve diskriminues do të merrni guxim, që në vend të të vetmes fjalë që e keni mësuar t’i përgjigjeni unmikistanit gjerë më tani (ok), t’u thoni  STOP, zotërinj ,kjo që po bëni ju s’është e drejt. Këtë që po e bëni ju e kane ber ata që këtu sunduan para jush, ata të cilët falë pushkës së UÇK-së s’janë më këtu.

4 SHTATOR 2003

ORA 7:45: 

SI FILLOI DITA


Mëngjes i qetë, kohë më diell. Pas zgjimit prapë filloi dita sipas rutinës së stërvjetruar, krejt pa lidhje, këtu pas këtyre grilave, një monotoni  pa përshkruar, duket se dhe koha po stagon dhe sikur s’do të luan vendi se ...
Ora 11:05; nga qelia ime shikoj përtej grilave të ndryshkura. Qelia ka filluar të mrrolet dhe era sikur bëhet lajmëtar i kobshëm i këtyre anëve. Kam një parandjenje. Këtu sikur diçka nuk shkon, diçka s’është në rregull.
Ora 12:00; Lajmin për ta marrë ushqimin, nuk ishte si zakonisht. korridoret e të katër krahëve V-1, V-2, J-1 dhe J-2 të Pavijonit nr.2 për një çast  u mbushen për plot te burgosur. Fjalët që po dëgjoheshin ishin ”...s’duam ushqim. Lusim stafin e ndërrimit ta lirojnë Pavijonin”.
Dhe kështu stafi, që ishin vendorë,për dy-tre minuta ,pa asnjë ekses e liruan pavijonin dhe dyert e hyrjes u bllokuan nga brenda me kasetë metalike. Të 174 te burgosurit e këtij pavijoni mbeten mbetem të lirë, të gjithë në krihet e vet,qetë dhe pa probleme.



Ora 13:00; Dikush nga jashtë kërkonte sqarime,ishin ata të drejtori se burgut, ndërkombëtaret bashkë me vendorët. Në një moment të shpejt, ashtu thjesht dhe pa ndonjë qellim te gjithë të burgosuri vendosen që në emër të gjithëve të flas i burgosuri Z.N për t’u sqaruar atyre se “këtu bojkotohen të gjitha, protestojmë qetë dhe në mënyre paqësore deri ne realizimin e kërkesave tona” të cilat (të përgatitura me shkrim) ua dertoi Z.N, kërkesa këto që janë te njohura edhe me parë dhe të kërkuar jo pak herë. Ata i more ato kërkesa dhe thane se së shpejti  do ta marrin përgjigjen. Këtë e thane se duhej t’i kuptuar ndoshta më mirë se ç’u shpjegonte Z.N.
Në realitet Z.N s’ishte as organizator,as prijës i tërë asaj që po ndodhte aty. Thjesht ishte një zëdhënës i 174 të burgosurve, ua shpjegonte atë çka thoshin e kërkonin 174 të burgosurit e pakënaqur të Pavijonit nr.2.

ORA 14:05:

 KËSHTU FILLOI DIALOGU AFATSHKURTËR


Edhe pse e kishin përkthyer dokumentin me kërkesat tona,por edhe na e kishin potencuar disa herë edhe gojarisht,edhe pse këto kërkesa ata i kishin mësuar të njohura, sepse ishin kërkesa për kushte thjeshtë elementare, e që disa nga këto (p.sh. uji) s’e besoj që s’i kanë pasur edhe kriminelët e mëdhenj e robërit e luftës nëpër kampet më famëkëqija ! Megjithatë, ky far Don Skoti, një lloj argati i djallit, prapë se prapë  kërkonte  shpjegime se çka dëshironim. Kjo do të thotë se këtu s’pritej dialog mirëkuptim. Zëri  i kërkesave dhe i asaj se çka po ndodhë në Burgun e Dubraves dhënë Radio “Dukagjinit” (live) u shpërnda në terë hapësirën  mediave të Kosovës. Çdokënd dhe në çdo medium flitet, komentohet, reagohet për atë se çka po ndodhë në një burg - alkatraz të mbyllur hermetikisht nga Xhefat e  Skotat e shtetit unmikistanez ....

ORA 16:30:

 ERA PO I VIE TRAGJEDI ....

Forca të mëdha ushtarake e policore sa vjen e shtohen. Nga kati i dytë i pavijonit, në anën veriperëndimore duket rruga nga qyteza e Burimit për në Mojstir. Është e mbushur me kolona të autoblindave unmikiane . supozoj se kështu do të jetë edhe në anët tjera që s’po i shohim. Brenda murit të burgut me qindra gardianë të rreshtuar dhe të udhëhequr nga ekipi sportiv, do farë ”delta bravo”...

ORA 16:45: 

GJENDJA SA VJEN E ACAROHET


Deri në këto momente disa herë patëm kontaktuar me stafin ndërkombëtar që udhëhiqej nga D.S., vendoret Xh.B., H.M., etj. si dhe më Tahir Demajn, i cili me çdo kusht insistonte ta qetësonte situatën që tani mori kahje kërcënimi nga vet D.S. Tahiri ishte nga KMDLNJ-ja, si dhe Halim Jashari bashke me tre të tjerë që vinte nga zyra e OMBUDSPERSONIT. Këta njerëz, të paktën kështu na janë prezantuar, kanë insistuar që nga Pavijoni Nr.2,të formohet një grup nga 3-4 të burgosur që nga do ta përfaqësonin çështjen dhe të fillojnë bisedimet me drejtorin e burgjeve. Kjo gjë ishte e pranueshme për ne dhe mbeti që këta persona  ta marrin edhe mendimin e Drejtorisë, shkurt thamë shkuan ta shohin se çka thotë shefi i stupcaxhinjëve shqipfolës...!

ORA 10:00: 

GJENDJA U ACARUA EDHE MË.....


Brenda në Pavijonin nr.2 tejet qetë, asnjë ekses, asnjë problem. në të kundërtën, edhe pse aty mungonte  stafi urdhërues, me vetë iniciativë, të burgosurit pastruan tërë Pavijonin, u bë numërimi dhe nëpërmes telefonit u raportua në Drejtorinë e Burgut për gjendjen momentale në Pavijonin nr.2, në saj të kësaj u vërtetua se kjo protestë është ë qetë, paqësore dhe demokratike. Në kërkesën e shtruar me shkrim shkruante qartë se kërkesa i drejtohet:

-Departamenteve të Drejtësisë

-Institucioneve të Kosovës

-KMDLNJ-së në Prishtinë

-Zyrës së Ombusds Personi në Prishtinë

-Zotëriut të nderuar Adem Demaçit.

Me këtë s’donim asgjë tjetër, vetëm të shikohet gjendja për së afërmi.

Po e shkruaj me shembull konkret, që në të ardhmen të mund të “besohet” në këtë “drejtësi” që na ofruan unmikistanezët:  Në kati e dytë të pavijonit, që ka dy krahë atë V-2 dhe J-2, çdo krah numëron nga 45-47 të burgosur. Atje lartë ndodh të mos këtë ujë dy ditë radhë, banjat ndodhen nëpër dhoma, njeriu i shendosh duhet të kryejë nevojën fiziologjike...!?
Unë thjesht s’kam përgjigje, por...!

ORA 17:15:

 TERRI I MBRËMJES PO AFROHEJ


Në këtë kohë, si zakonisht dita fillon t’i lwshoj vend errësirës sw natws, atëherë edhe  ne po ballafaqoheshim me një ankth, jemi nw prtje se çka do tw sjellin këto orë të mbrëmjes, po presim se çfarë lajmi do na sjellë zotëriu apo Tahiri nga Drejtoria, e sipas të gjitha gjasave, kjo s’do të këtë edhe aq sukses. Thamë kështu sepse shefi i “stupcaxhinjëve”, nga fytyra duket të jetë mjaft nervoz dhe i etshëm për ndonjë marrëzi që të krijon probleme e dhunë brenda paqes.


ORA 17:45: 

PRITJE NË ANKTH


Meqë gjer më tani të gjitha bisedat u zhvilluan nga dritaret e burgut dhe së fundi kjo edhe duhet të jetë kështu, sepse deri më tani, çdo kush që ka shtruar ndonjë kërkesë për ndonjë kusht, ai njeri në vend të përgjigjes marrë rrugën për në ndëshkim në Pav.nr.5, 5 deri 7 dite vetmi dhe të plota 28 ditë përmirësimi. Kështu ishte për ata që kërkonin kushte më të mira apo edhe për ndonjë refuzim sado të vogël. Me gjithë këto vendosëm që 3-4 veta qoftë edhe nëse e paguajmë këtë me dënim, të dalim nga Pavijoni për bisedime, duke shpresuar se tani do të jetë ndryshe, pasi që aty ishin dy institucione mjaft të besueshme: KMLDNJ dhe Ombuds Personi.


ORA 18:30 

PRITJA VAZHDON - PËRGJIGJE  S’KA!!!


Brenda në Pavijon nr.2 pa as më të voglin problem të burgosurit vazhdonin të mbesin të vetëmbyllur. Të gjitha mediumet komunikonin lajmin se çka po ndodhë në Burgun e Dubravës. Këtu jemi në pritje… përgjigje ende s’kemi nga Drejtoria e Burgut. Të gjithë të burgosurit janë të vendosur ta vazhdoje grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

ORA 20:00: 

BISEDIMET E QUAJTURA KËRCINIME


D.S.-ja , ky  farë tipi me figurë të prishur, elegant i tipit të vet,për momentin fytyrë krimineli e zëvendës i kriminelit Xh., sa herë që vjen afër pavijonit,ku bisedat zhvilloheshin plemes grilave të ndryshuara unmikiane, në vend të fillimit ai thoshte fundin dhe atë me fjalët (citoj) :
”Hapni dyert, ose do të bëhet vonë për ju…Ju jeni të burgosur?!” e fjalë të tjera kërcënuese që përkisnin në dhunë e jo ne atë që ne e prisnim. Prandaj, unë e them këtë që të mbetet në ditarin tim. Këto janë kërcënime, fyerje, sharje, nënçmime e çka jo tjetër, vetëm bisedime s’mund t’i quash. Kështu disa herë erdhën të na bindin me fjalë kërcënuese, si ata të stafit ndërkombëtar edhe të atij vendor, të udhëhequr nga D.S.-ja , Xh.B.-ja, H..J.-ja, etj., kurse ekipi i stupcaxhinjëve çdo herë rrinin gati me stupca në duar, maska në kokë e si duket edhe të etshëm për të pirë ndonjë pikë gjaku në këtë mbrëmje të kobshme.


ORA 21:15: 

PËRGJIGJJA ERDHI , ÇKA TANI…!?


Erdhi personi i cili që nga ardhja e tij, çdo herë insistonte të jetë ndërmjetësues i besueshëm dhe në të mirë të të dyja palëve. E kote, kjo ishte ajo që ne të gjithë më se paku e prisnim. Në vend të përgjigjes ishin fjalët: “Djem puna s’është mirë, ata nuk donë bisedime siç i premtuan. Unë jam këtu për të mirën tuaj, por s’bëri punë … Ju Zoti ju ndihmoftë …”  etj. etj. Fjala e fundit e personit nga zyra e Ombuds Personit, H. J. ishte: “Nëse nuk pranoni ta hapni derën, ata do të futen me dhunë Brenda…” Kurse përgjigja ishte unanime nga të gjithë të burgosurit e pavijonit nr.2:dhe stafit vendor e ndërkombëtar dëgjoheshin, dhe me mjaftë interesime  përcjellshin nga të gjithë të burgosurit e Pavijonit nr.3 . Ky pavijon ndodhej vetëm pak metra larg, të gjithë të burgosurit ndodhshi nëpër dritaret e tyre  duke dëgjuar e vëzhguar, por edhe nuk mungon komunikimi në mes nesh. Ata  thoshin se “...nëse insistojnë të hyjnë  me dhunë  te ju  atëherë ne do ta thyejmë pavijonin ...?”
Bisedat paksa  të acaruara të stafit menagjues ndërkombëtare bënë që diçka të mos jetë në rregull atje përtej. Në Pavijonin nr.3 po dëgjohen rrapëllima e bërtitma!... Sipas të gjitha gjasave diçka po ndodhte edhe atje ...


ORA 21:45: 

KJO NUK GJASON NË DIALOG


Edhe  kësaj radhe ky farë D.S.-ja me fytyrë të prishur, nervozë të madhe e shprehje të ashpra filloi me ton të lartë të pyes se çka dëshironim. Përgjigjja jonë përmes Z.N.-se ishte: ”S’kemi çka bisedojmë, për të gjitha ato që ne kemi kërkuar i keni të shkruara”, kurse ky farë njeriu që s’njeh gjuhën e dialogut, ashtu i prishur në fytyrë filloi të bërtiste: ”Hapni derën! Keni afat dhjetë minuta!...”  Kur Z.N., e sheh situatën edhe ashtu të tensionuar kërkon kohë që të  konsultohet me ne të burgosurit tjerë. Ky farë haramash D.S.  e uli çmimin dhe krenohet me fjalën: ”NO-5”, duke i ngritur pesë gishtërinjtë e dorës  lartë dhe duke bërtitur: ”Tash do ta shihni ju !...”

ORA 21:48: 

SI U DHA URDHËRI TË THYHET PAVIJONI


Nga dritaret në krahun V-2 dhe J-2 shikonim sikur spektatorë kur prisnin skenën tmerruese  në filmat horror. Oborri i Pavijonit nr.2, rreth këtij pavijoni si dhe rreth Pavijonit nr.3, e deri të Pavijoni nr.5, s’ka çka sheh pos njerëz  të uniformuar me uniforma unmikistane  me shenjën “made in Yu”.

Në oborrin e pavijonit, janë tubuar disa Rroba zinj, “Specialna jedinica”, të gjithë të pajisur me maska mbrojtëse si dhe me stupca në duar. Rroba zinjtë  prisnin në një këmbë për të intervenuar. Atyre nuk u mungonte ky vullnet, u mungonte vetëm komanda - urdhëresa e harabash- kokrroshave unmikiano - rusë.

ORA 21:50:

 DËGJOJA POR S’BESOJA DOT...


Njëri nga ndërkombëtaret, në gjuhë të huaj e mjaft të vrazhdë, u jep urdhëresa atyre të “specijalna jedinices” që për fat të keq të gjithë janë shqiptarë, që të thyejnë derën e Pavijonit ne.2, të hyrjes me dhunë brenda për të keqtrajtuar, se çka tjetër !

Rroba zinjtë e “specijalna jedinices” me një urraaaa... mësyn dyert e pavijonit.

Krismat në dyer, por këtu është edhe fillimi katastrofik, rroba zinjtë filluan sharjet, hyrjet e çka jo tjetër!? Britmat e rezistimet nuk munguan as nga brendia e Pavijonit nr.2. Kjo britmë e rezistencë u bashkuan me atë qe dëgjohej nga përtej Pavijonit nr.3 e që të dyja këto britma kobtare merrnin kupën e qiellit...

ORA 21:58:

 MËSYERJA IU DËSHTOI...

Pasi që rroba zinjtë mësyjnë hyrjen me dhunë, brenda në pavijon, kësaj radhe dështuan, sepse dera e hyrjes ishte shumë mirë e bllokuar me kaseta të metalta nga brenda. Gjatë tërë kësaj kohë sa ata (specialcat) tentuan të hyjnë, pa ndalur bërtasin, shajnë e fyejnë me fjalë shumë poshtërues , që unë s’kisha besuar se do t’i dëgjoja ndonjëherë nga goja e shqiptarëve, aq më pak, nga ta te cilët në kraharorët mbajnë peshoren me shenjë drejtësie dhe atë ndërkombëtare. Pasi dështuan të depërtojnë brenda, “specjalna jedinica” u kthye deri në fund të oborrit për të marrë edhe udhëzimin e fundit nga harambashi plot helm e zjarr, D.S.-ja i tyre!

ORA 22:00: 

ÇKA SOLLI FILLIMI I KËSAJ ORE?
           
Pas fillimit të aktit të parë të kësaj drame tragjike dhe përfundimisht të aktit vetëm më sharje, fryje e fjalë aq të egër, siç duket filloi ngjarja e vërtete, sepse tani këta farë “specialcat”- rroba zinjtë shqipfolës mësyn për herë të dytë futjen me dhunë ne Pavijon. Kësaj radhe janë më të tërbuar, vrapojë më shpejt, kanë me vete edhe aparatin (fleksin) dhe po duan t’i presin grilat.

 Do të thotë se më çdo kusht do ta bëjnë atë që u është urdhëruar , frikësohen se mos po i humbin vendet e punës, apo  dhe një gjë mund të jetë mese e vërtet, ndonjë nga ata, e që për fat të keq nuk janë aq pak, luftojnë se cili do të jetë më i vrazhde ndaj nesh që të nesërmen te rrisin gardat, të cilat do t’iu jap D.S.-ja unmikane. Ata shajnë e fyejnë nga jashtë. Nga brenda pakohen edhe me kaseta për ta forcuar bllokimin e derës  së hyrjes. Të sharat që pandërprerë dëgjoheshin  nga anët faqezinjve tani filluam t’i njohim se cilët ishin ata bij bushtrash që aq keq na fyejnë.

 Këto krisma në derë po zgjasin, sharjet po shtohen... Kutia e parë me tym depërtoj brenda në korridoret e Pavijonit, pas pak kohe u vërejt një flakë zjarri në derë të hyrjes, flakë kjo qe brenda pak sekondave u përhap nëpër korridor dhe flaka e kaploi tërë atë vend deri te karaula e brendshme në  pavijon. Zërat u dëgjuan: “...ikni se donë me na djege të bijtë e bushtrave”

Të gjithë të burgosurit ikën neper dhomat e veta. Zhurma e zjarrtë dëgjohet nëpër qelitë e mbushura me tym, në anën tjetër edhe me tmerr kur dëgjoheshin zërat e rroba zinjve: ”Vdisni, he nënën e nënës!”. Ku doni me shkua tash he p...e n...!” O Zot, shpëtona nga ky rrezik! Po edhe të ketë njeriu njëqind shpirtra s’mundet t;i shmanget vdekjes...!?  është vetë ferri!

ORA 22:30: 

NË VEND TË NDIHMES, STUPCAT!


Derisa flaka e mbuloi hyrjen e Pavijonit nr.2 dhe filloi të shpërndahet edhe me tej, nga ana e malukatëve shpirtzinj s’pati as një intervenim të vetëm, as tentim për te hyrë brenda, përveç fjalëve te ndyra e sharjeve te stilit maxhupo-qergashqe, fjalë që mund t’i dëgjosh vetëm nga shpirtzinjtë e “specialja jedinicës” së D.S.-se. Më duhet të veçoj një fjalë që s’e kisha paramenduar më parë, se mund ta thotë shqiptari për shqiptarin në aso situatash të rrezikshme e kritike për jetë a vdekje: ”A e keni boll nxehe, he m....!” . Këto fjalë ka mundur t’i thonë vetëm paramilitaret serbo-rusë, në verat e nxehte të ’98-tës gjatë ofensivave më të egra që beri barbari çetnik serbo-rusë mbi popullin e pafajshëm shqiptar, ku vranë, dogjën e poqën me mijëra sish...! Pas kësaj, e që s’më kujtohet ora e saktë (pse s’më kujtohet ora do ta mësoni me vonë) paramilitaret e Xh-së (kështu do t’i quaj këta rroba zinjtë e “specjalna....”), me rrallim e bartma të mëdha hynë në korridorin e hyrjes, pasi më parë e kishin thyer derën dhe e kishin bërë qull më ujin nga cisterna, (kinse për ta fikur zjarrin). Paramilitaret me bateria nëpër dorë të pajisur me stupca e mbuluan tërë hyrjen e korridoreve, dhe thuajse këtu tani filloi ngjarja tragjike e kësaj dite të kobshme, por meqë ishim të lodhur e të molisur, me shpirt në dhëmbë nga tymi, flaka dhe zjarri. Këtu tani filluan sharjet më banale që mund të dëgjohen, sharjet ballë për ballë, dhe urdhri i prerë : ”Të gjithë duart pas kokës dhe një nga një, dilni!”. Fillimisht pati edhe kundërshtime, sepse krahu V-1 dhe ai J-1 ishin me pak të rrezikuar dhe donim që t’u ndihmohet krahut V-1 e J-2. Kjo ishte tmerr, ishte vetë ferri i përjetuar për së gjalli. Te burgosurit filluan të dalin, rreshti ynë kalon në mes të dy rreshtave të paramilitareve të cilët pa ndërpre  sillnin në të gjithë derisa kalonim në oborr, ku atje e prisnin ekipi tjetër i specializuar për rrahje deri në vdekje. Kjo ngjarje s’mund dhe s’guxon të harrohet. Kjo që po e them është e vërtetë sepse unë jam pjesë e kësaj ngjarje, edhe unë e përjetova me shpirte e me shpinë! Të gjitha ato goditje që i bënin këta far paramilitaresh stupcaxhinj përcilleshin me sharje e fyerje të sojit farë dreqi...! Një i burgosur nga krahu V-2, i cili po rrokulliste shkallëve tatëpjetë nga shkelmat e paramilitareve shqipfolës po kërkonte ndihmë, kurse ne vend të ndihmës e pritën stupcaxhinjtë e Xhefit, te cilët sollën mbi të, duke e goditur në kokë e në pjesët e tjera të trupit. Se a ka shpëtuar, këtë nuk mund ta them ngase zëri i tij, edhe ashtu i lodhur nuk po dëgjohej dot,si dhe nga pamundësia që të shihet, sepse rrymën na kishin ndalur qysh herët. Kështu po zhvillohej drama tragjike dhe ja, erdhi radha që unë të eci në mes të rreshtave të shtrënguar mirë me stupca. Se si  kalova deri ne oborr se di as vetë. Në oborr vejta se dy nga rroba zinjtë vrapuan drejt meje duke bërtitur, ”Ku je ti, ty po të lypim!?...” Unë mendova se do të më ofronin ndihmë, po për fat të keq, me ndodhi krejt ndryshe. Kjo ka qen beteja më e tmerrshme ne jetën time, betejë në mes te të armatosurve dhe duar lidhurve. Se a ka te vdekur deri më tani se di, por me siguri se po!? Është e pa mundur të kalohet nëpër duart e këtyre katilëve të pamëshirë e të mos ketë viktima. Gjersa u gjenda i shtrirë në oborr, me duar pas shpine në mesin e qindra të tjerëve arrita t’i identifikoj disa nga rrobazinjt: S.I., B.M., B.B., M.H, N.S., B. Si dhe njëfarë O., të cilët ende s’arrita t’ia mësoj mbiemrin. Këta farë katilësh, sigurisht mendojnë se nuk do të zbulohen, që kanë qenë nder protagonistet kryesor të asaj mbrëmje të kobshme, keqtrajtues e se fundi vrasës!!! S’e kam për qëllim ta gjykoj askënd, por ky është realiteti, edhe pse i hidhur.    

ORA 22:50: 

NË ÇKA GJASONTE OBORRI I PAIJONIT  NR.2 ?!

Gjendje jo e mirë në burgun e Dubravës
Kur arritëm në oborr, shpëtuam nga zjarri, edhe pse të ngulfatur nga tymi e të alivanosur nga stupcat, e falënderonim Zotin, por këtu ndodhi edhe një e papritur, një gjest çnjerëzor. Këtë mund ta kishin bërë vetëm paramilitaret e Arkanit, po ja që ndodhi edhe nga e D.D.-së. Ne mezi e mbanim shpirtin ndër dhëmb,siç thoi populli, s’mund të merrnin frymë, dikush i djegur në fytyrë e dikush nëpër duar, dikush i llomitur nga stupci e dikush  krejtësisht i alivanosur pa vetëdije, ata shpirtzinj na urdhëronin me dhunë, duke sulmuar me shkelma  edhe në kokë që të shtriheshin me fytyrë përtokë e duart e lidhura  pas shpine...! kjo ndoshta edhe është metoda me e re indiane apo ruse për ta lënë njeriun të vdesë pa frymë! Nëse e ke pasur ndonjë të burgosur duke hequr me shpirt, për jetë a vdekje, s’ke mundur të mos e thërrasësh mjekun për ndihmë. Por kjo me çdo kusht është shpërblyer me një shqelm, duke t’u ngërmuar: ”Mos ta dëgjoj zërin!”.... O Zot!,  po çfarë janë këto bishash që kanë vetëm formën e njeriut ?! njeriu me duar të lidhura e i alivanosur, pa vetëdije të rrahët si kafsha, këtë e pashë për herë të parë ne jetën time, e që s’e kisha besuar kurrë më parë në jetën!... Mendoja se edhe nëse shpëtuam nga atje këtu s’do të ketë shpëtim.
Krejt kjo katastrofë e përjetuar as rend mbi supet e 174 te burgosurve kishte një fije shpresë. Ndihma mjekësore edhe pse pak me vonesë, arriti se fundi. Edhe këtu është një gjë që nuk ngjanë askund në botë. Me gjithë interesimin e insistimin e të gjithë mjekëve dhe teknikeve për të na ofruar ndihmë, ata s’mund ta bënin atë, pa lejen e një krimineli që rrinte duke u sjell mbi kokat tona, i cili ua caktonte se kujt t’i epej ndihma  e kujt jo, mandej e kam vërejtur një mjek nga të huajt i cili lutej Zotit, me duar të drejtuara kah qielli qe të na shpëtoj!... Se kush ka mundur të jetë ai, këtë më se miri mund ta dinë Xh.B., A.K., S.M., N.S., e të tjerët  që për çdo veprim kërkonin leje nga ai kriminel i pamëshirë...! Këtu kam  mundur ta vëreja edhe një tip, i cili ka qenë mjaft agresiv dhe mbante në bylyzykun e dorës së majtë një shirit bardh e zi. Ky farë tipi ka qenë edhe brenda ne Pavijon në mesin e stupcaxhinjve. Sipas të gjitha gjasave ky kapadai ka mundur të jetë njëfarë B. Edhe pse s’munda ta vërej në fytyrë si të tjerët, atë  shiritin bardh e zi i vetmi ka qene ky njeri që e ka bartur ne dorë dhe ka shërbyer ne Pavijoni nr.2. Kështu oborri i Pavijonit nr.2 përngjante në kamp tmerri. Mendoj se kështu ka mundur të ndodhë vetëm në kampet hitleriane kundër hebrenjve....



AKTI I DYTË I DRAMËS TRAGJIKE NË SKENË TË HAPUR!!!


Të zotët e kampit të tmerrit u grumbulluan në fund të këtij oborri. Ata po bisedonin dhe po merrnin urdhëresat e D.S.-së dhe stafit të tij kriminel.
Athua çka do të ndodhë tani?... Pa një, pa dy mësyn nëpër mesin e të shtrirëve njëfarë Xh.B, A.K., e disa të tjerë që s’arrita t’i identifikoj, sepse as që guxonim ta ngrinim kokën nga toka, në këtë rast i kam njohur nga të folurit. Se pari kam dëgjuar A.K.-në, i cili ishte vetëm dy hapa larg meje duke iu ngërmuar një të burgosuri afër meje me këto fjalë, citoj:ku je ti, more Nexhat Pllana, unë prej shtëpie jam ardhur për ty!... çohuuu...”, pastaj ka vazhduar t’i thërrasë edhe disa të tjerë si Ibrahim Ferizin , Vëllezërit Hyseni, Labinot Kurbogen, etj... Këta, të gjithë, nga ai kiamet i damash i dërguan nëpër vetmi, ashtu të rraskapitur, të lodhur dhe të prangosur. Kështu vepruan ata shpirtzinj qe s’kishin ata shpirtzinj qe nuk kishin aspak mëshirë për ne ...! Kështu vepruan deri sa e plotësuan oreksin e vetë për të ndëshkuar, për t’i mbushur qelitë e errëta Në Pavijonin nr.5, Pavijon ky i njohur për ndëshkime në vetmie, për keqtrajtime dhe i pa përballueshëm. Unë s’mund ta quaj më asnjë emër këtë veprim të këtyre “Paramilitareve shqipfolës” të dorëzuar para unmikasvë, pos që këta farë shpirt zinjsh janë duke u kalitur me veprime të mbrapshta në shekullin e posa fillua e që në të ardhmen do të ballafaqohen me pasoja, sepse duhet ditur se ne jemi shqiptare, të mirën e harruam shumë shpejt, të keqen kurrë! Ligjin unmikian jemi duke e mësuar avsh-avsh, kurse kanunin e Lekë Dukagjinit e dimë përmendësh...!?
Pas kësaj odiseade, na ftuan ne të tjerëve nga dy e tre të rreshtuar e mirë të përcjell nga stafi i tyre, për të na strehuar në një vend tjetër, kjo ndodhi pasi që siç duket vetmit ishin të stërmbushura në Pavijonin nr.5. Kur na ngritën ne këmbë munda t’i vërej dhe ti identifikoj mirë, Xh.B., H.M., A.K., N.S, të cilët ishin më tepër të nervozuar që s’mund të sillnin më, se sa për atë që kishte ndodhur aty. Kjo shihej mirë nëpër fytyrat e tyre te vrazhda! Tani  në këto momente mund të dukej qartas, çdo fytyrë e të burgosurit, po thuaj së çdo njëri ishte i për gjakun, duke u dridhur nga të ftohtit, shume nga ata po as qoheshin në këmbë u bindet të fiktë, vraponin teknikët medicional për tu ofruar ndihmën, bartini për në spital njerëzit të alivanosurit, fishkëllimat tmerruese e ndihmës se shpejt nuk kishte të ndalur... Kjo, në shikim të parë të dukët si skenë e ndonjë filmi horror por s’është ashtu. Kjo që po shkruaj është realitet, kjo ka ndodhur në Burgun e Dubraves hiq më larg se me 4 shtator 2003!!!

ORA 24:15:

 HALLA E SPORTEVE  SI KAMPET SERBE...

eb1f25e03e0f3467a6203ef8af0391e7

Edhe pse se dinim këtë  e kuptuam për pak kohë. Afro 150 të burgosur pa pritur ashtu të palosur, të strukur pas njëri tjetrit të lodhur dhe të rraskapitur u gjendëm të shtrirë në dyshek, të radhitur në rreshta në hallën e sporteve. Objekt ky që ndodhet jo larg Pavijonit nr.2, e që ndodhet e shërben vetëm si dekor- sa për sy e faqe, vetëm sa mund të thuhet se ky burg ka kushte, për ndryshe përdoret shume, shume pak nga të burgosurit... Ç’t’i bësh... Rutina unmikistaneze e stërvjetruar është e tillë, thonë se s’ka askënd më mirë se këtu. Nejse të tjerët se besojnë por ne e dimë se si qëndron puna këtu.


Ne orët e para të datës 5 shtator 2003, në hallën e sporteve, aty ku na grumbulluan kokë më kokë,  u pa qarte që se çka kishte ndodhur me ne... Fytyrat të djegura të mavijosura nga goditjet, njerëzit ishin të alivanosur... ende kishin nevojë për ndihmë mjekësore... Pamë se pas numërimit po mungonin afro 25-30 veta. E dinim  se afro 20 i dërguan në Pavijonin ndëshkues, nëpër qelitë-vetmit, për t’i  “shëruar”  por se dinim për të tjerët...
Ne e dinim se në këtë katastrofë ka pasur viktima. Këtë na tregonin si në bese disa nga gardianët që s’ishin të involvuar në tragjedi, por s’na i tregonin emrat... Halla e sporteve atë natë ngjante në kamp famë keq ku të zenit rob prisnin që të ekzekutoheshin... Ishte qetësi, tmerr!...

Pritje, ankth e frikë sa te duash ...

ORA 01:30 
ERDHI DOKTORI,
  PO ANI ÇKA...!?


image

Kishte kaluar më shumë se një orë e gjysmë që kur kishin filluar të numëroheshin orët e para të 5 shtatorit. Ofshamë, gjëmë ! Besa aty këtu edhe të sharat s’kishin të ndalur në atë vend të mallkuar. Njerëzit dukeshin qartë se kanë nevojë për ndihme mjekësor. Disa ishin të dërguar në spital, kurse edhe këtu ne hallën e sporteve, kishte të djegur nëpër duar, fytyra...kishte të llomitur nga faqezinjtë me stupca, të alivanosur që s’mund të merrnin frymë... Me një fjalë, në çdo skaj të asaj halle kishte, halle e dhimbje! Kishte, kishte... nevojë për mjekë më së tepërmi. Lehtazi u dëgjuan zëra: ”Erdhi doktori - po çka”... Doktori erdhi dhe filloi kontrollin, kishte çrregullime në shtypje,  temperatura të larta e besa edhe asi që kishin vështirësi në frymëmarrje. Brenda në sallë katastrofë  e pa përshkruar. Fytyra e doktor Haxhiut,  dukej teje e shqetësuar.
Do të dukej ashtu si dr. Haxhiu, çdo shqiptar që do të përjetonte skena të tilla tmerruese. Terë këtë e bënte edhe më katastrofike kur doktori dhe teknikët (për te cilët kam respekt të veçantë) s’kishin as mundësi për të na ndihmonin më tepër se me ndonjë paracetamol, aspirinë apo diç të ngjashme... Më kujtohet fare mirë, kur doktor Haxhi Ibishi, më pyeti: ”Si je ? A ke nevojë për ndihmë?” e unë megjithëse nuk ndihesha mirë iu përgjigja: ”Doktor, kontrolloj të tjerët ,kanë nevojë më tepër se unë...unë rrallë herë kam qenë më i fortë se sot.”. Situata atë ditë ka qenë e tillë dhe asgjë s’ka pasur më nevojë se durimi e qëndresa.

5 SHTATOR 2003.
ORA 07:3:0l:

 LAJMI PËR VDEKJEN E  5 VETAVE



Orët  e para të ditës se kobshme të 5 shtatorit ishin më të vështira se tymi e flaka, rrahje e fyerjet e stupcaxhinjëve...  Në radiot e të gjithë Kosovës u komunikuan lajmi për vdekjen e 5 vetave në Burgun famë keq të Dubravës. Të vdekurit si për inat ishin të krahut V-2.  O Zot! Dubrava mallkuar qofte!  E përjetoj masakrën për të dytën herë! ... atëherë nga një armik e sot nga 30 armiq me emrin UNMIK? Në hallën plot me hallë filluan të dëgjohen zëra  nga me të ndryshmit. Një i burgosur, jo fortë larg meje thoshte; ”O Zot, po kjo s’është e vërtet...Mentorin e kam shok...!Tjetri afër vazhdonte; ”Po unë e kam parë Hamzën shëndosh e mirë deri në daljen e Pavijonit.... jo, jo s’mund të jetë e vërtet”... Kjo mund të mos besohet nga dikush që s’e ka përjetuar tragjedinë, por në këtë rast ekziston vetëm një gjë, e ai është realiteti. Po kush pati aq zemër guri që mundi ta privojë nga jeta Ardianin e hasretit...!? Këso fjalësh fliteshin derisa lajmet komunikonin vdekjen tragjike të Hamzës, Ardianit, Mentorit, Sinanit dhe Hasanit. Ndoshta këto lajme ashtu siç ishin të akorduara nga ana e sunduesit të ligjit, për dikë që i dëgjonte nga jashtë mund të jenë të besueshme, por ai që beson ashtu gabohet. Ata nuk janë të ngulfatur nga tymi, as të djegur nga flaka. Ata lavdi paçin!, janë të privuar nga jeta me stupca, që kishin mbetur nga e kaluara komuniste, stupca këta të stolisur e të shkruar me shkronja cirilikë.... Krimi s’mund të fshihet. Unë vetëm një pyetje kam për veten dhe opinionin: A mund të digjet njeriu në qelinë e pa djegur...?!

ORA 9:20: 

XHEFI ME FJALËT E TIJ KËRCËNUESE


Edhe pse kishin ardhur disa gardian të huaj nga Pavijoni nr.1 dhe përpiqeshin të na rehabilitonin, duke na sjellë  rroba, uniforma, peshqirë e gjëra të tjera dhe duke na pyetur për numra telefoni sa për t’i lajmëruar familjet se jemi gjallë, të paktën kështu thoshin ata të huajt, papritmas qetësin e prishi ardhja e njëfarë Xhefit-drejtor i burgut, njeri i cili është mbi ligjin, me shtetësi anglezë e me prejardhje ruse (siç duket këtij njeriu i ka rënë shi n’kallamoq). Ai fytyrëprishuri edhe pse me sytë e vet po shihte skena trishtuese, filloj me fjalime fyese, me ton të lart e kërcënues, citoj: “Tash do të merrni vesh ju, se çfarë kërkesash do të merrni ...” dhe ktheu shpinën e doli pa folur as një fjale tjetër. Kurse pavijonet rreth e përqark si dhe halla ë sporteve ku ishim ne, ishte rrethuar me forca të mëdha unmikiane... Kësaj i thonë luaje mace kryet e buallit edhe të rrah edhe nuk të lë me qa...!    

ORA 10:30:

 FILLOI MARRJA NË PYETJE...



Tani një çudi e veçanet. Edhe të keqtrajtuar edhe të vrare edhe duhet të  përgjigjemi para do farë hetuesive të përziera të SHPK-së dhe UNMIK-ut. Së pari ne kontroll të një mjekje ndërkombëtare, e zezë si futa e pastaj në mes të kolonave unmkikistaneze në pyetje para hetuesve të përzier si mielli i maxhupëve...! Këto hetime shkuan si shkuan, as vet s’e kuptoj, por një gjë e di, ishin hetime sa për sy e faqe, siç thonë plakat. Kjo dramë tragjike e  zhvilluar në skenë të hapur, ka edhe shumë akte, por unë mund t’i veçoj këto që i thash për dikë mund të mos jeni të besuara por me të vërtet janë të vërteta. Kur se të tjerët  që e kanë përjetuar këtë masakër, sigurisht se kanë çka të thonë edhe me. Prandaj, unë u them si shqiptari shqiptarit. Thoni e mos ngurroni, se jeta e pesë shokëve të vdekur nuk mund të kthehet më, kurse gjaku i njomë i tyre do të na mallkojë nëse s’e themi të vërtetën.
Më besoni apo nuk më besoni, për mua është  krejt njësoj. Unë s’dua besën e askujt. E kam dhe do ta mbaj besën e Zotit, të kombit e atdheut. Edhe pse s’desha t’i publikoj këto faqe të ditarit tim mjaft të hidhura, më shtyri një gjë e vetme. E para. Prita përfundimin e hetimeve nga një komision(kinse) i pavarur, i cili tragjedinë që rezultoi me vdekjen e pesë shqiptarëve e quajti “incident”. Dhe e dyta. Heshtja aq qyqare e institucioneve tona demokratike të dala nga vota e lirë (kinse)...!

FUNDI I FUNDIT


Siç e kam filluar shkrimin tim nga kjo birucë do ta përfundoj me një tog fjalish që s’mund të mos i them pas tërë këtyre që i thashë me lartë.
Besoj se jam i sigurte se administratat ndërkombëtar-unmikistani ka bërë  mjaft eksperimente sa për ta kuptuar se kush janë dhe çka mendojnë për ne, për Kosovën dhe në anën tjetër çka mendojnë për serbët e Serbisë...! Shembuj të pakuptimtë por e sigurt që s’mund të thuhet së s’është ashtu.

Serbët janë më të privilegjuar e Ballkanit, i ndërtojnë dhe funksionojë me institucione paralele në sy të UNMIK-ut. Ata mund të kenë armë dhe t’i mbajnë trofe lufte. Mund të sulmojnë në sy të UNMIK-ut mandej dhe kryeministrin e Kosovës e të mos u hajë palla për askënd mbi dhe.
Kanë mundur ta vrasin e të bëjnë çka t’u do qejfi gjatë luftës së fundit dhe së fundi as të mos djersiten për drejtësinë ndërkombëtare unmikiane, (shembulli i një farë Boshkoviqit, Kollashinacit,... etj.). Të gjitha këto të zeza, sipas këtyre i kanë paguar me dërgimin e shefit të tyre në Tribunalin e Hagës. Kurse për shqiptarët, këta, sipas unmikistanit, duhet të jenë të urtë, të dëgjueshëm dhe fjalëpakë. Të mos e ngrisin zërin as për vrasjet e burgosjet e çlirimtarëve, sepse kuptohet “hetimet vazhdojnë” sipas zëdhënësve te të dy palëve. Mandej duhet të mos flitet e thuhet asnjë fjalë për vrasjen e pesë të burgosurve sepse sipas tyre ka qenë “incident”...Kur dihet botërisht se i burgosuri është sa është i dënuar, por, po ashtu është edhe i mbrojtur me ligj, ligj të cilin unmikistani e ka ne dorë dhe është mbi të . 

Pse kjo heshtje kaq qyqare e institucioneve të Kosovës? Shpresoj se heshtja s’do të zgjasë, të paktën për hir të Hamzës, Mentorit, Sinanit, Ardianit, Hasanit e shumë e shumë viktimave tjera të tragjedisë së 4 shtatorit 2003...
                                
_______________________________________________



Ditët e vështira që i kalon njeriu nëpër këto ferre, të quajtura burgje unmikistaneze, mbesin të paharruara. Së pari, sistemimi i të burgosurve nëpër Pavijone, është aq i pa vend dhe mirë i paramenduar e i qëllimshëm nga mbeturinat e komunizmit që tani kanë marr poste të rëndësishme dhe vendim marrëse, duke u bërë të dëgjueshëm për UNMIK-në dhe s’ndalojnë së punuari për Administratën e tyre të dështuar, gjithherë në dëm të kombit e të atdheut, përfitojnë grada e poste jo meritore. Sistemimi i të burgosurve është i tillë sa që s’mund ta dallosh ordinerin nga dhunuesi, hajnin nga plaçkitësi, e as vrasësin nga krimineli, kurse në mesin e krejt kësaj katastrofe i gjen jo rrallë ish pjesëtarët e UÇK-së. Në këtë mes të këtyre njerëzve, fatkeqësia i solli çlirimtarët që luftuan e sakrifikuan çdo gjë për lirinë e popullit për fat të keq edhe të atyre që sot po mbajnë poste e po zotërojnë fotele të buta për bythë të vet.
Disa shembuj që ndoshta nuk janë për të besuar, por që janë shumë të vërteta:

-Nëse një çlirimtar i burgosur, kërkon diçka që me të vërtet i takon, atëherë edhe një gardian më mjeroni i thotë “...unë s’mund të vendos asgjë, sepse për mua këtu të gjithë jeni të njëjtë, si ti, si ai atje në fund të korridorit..” dhe bënë me gisht kah një dhunues apo plaçkitës. Kjo të bënë për t’u çmendur, kur një mjeron i tillë së pari të krahason me ata njerëz e më pas të qeshet pas shpine, sikur çlirimtarët të kishin qenë ushtar të armikut e jo ata që ua sollën lirinë shumë mjeranave të këtij kalibri !?

-Ish pjesëtarët e UÇK-së, edhe pse ndër të gjithë të burgosurit, janë më të disiplinuarit, atyre u behën më së shumti kontroll nga do far “delta brava”, të cilët sillen jo korrekt dhe barbarisht gjatë kontrolleve nëpër qelitë e çlirimtarëve, duke ua rrokullisur çdo gjë mbrapsht, madje edhe librat që mbajnë shenjën e UÇK-së, ua hedhin në dysheme. Kjo me ndodhi mua jo rrallë, të tjerëve edhe më shpesh dhe ky gjest ishte i pakapërcyeshëm !
-Kufizimi i lëvizjes nëpër kompleksin e pavijoneve si, prej qelive deri të salla e vizitave, në fushën e sportit, në shëtitore e ajrosje, për çlirimtarët janë dukshëm më të theksuara kontrollet dhe vëzhgimi.

-Vizitat shtesë dhe ato speciale, janë shumë të rralla, të mos thamë fare të pa realizueshme, edhe pse kërkesat janë po aq të rralla, mund të thuhet një në pesë muaj.



-Rrobat civile që vijnë nga familjarët, kontrollohen në atë mënyrë sa që shpesh herë të vijnë në maje hunde për t’ua kthyer prapa... dhe nëse u lypë shpjegime për të gjitha këto, përgjigja e tyre është shumë e thjesht: “Ne thjesht po zbatojmë atë që na urdhëron rregullorja e UNMIK-ut dhe pikë...”. Këto që shkruhen më lart dhe që u than në mënyrë të drejtë për drejtë, i bëjnë një pjesë e gardianëve shqipfolës, por jo të gjithë, në mesin e tyre ka edhe të atillë që të paktën meritojnë të dallohen nga fytyrë marroqet, por për fat të keq, ky numër është i vogël, derisa për respekt ka shumë pak, ama shumë pak !....







Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi

2014/08/24

Apel Publikë për Presidenten e Kosovës z.Atifete Jahjaga dhe Premierin e Kosovës z. Hashim Thaçi:Lironi nga burgu gjermanin Rolan Bartezko,që luftojë krah për krah më UÇK-në!


(Intervistë eksluzive me Roland Bartezkon,gjermanin që luftojë krah për krah më UÇK-në).


Flori Bruqi

  Shkruan:Flori Bruqi



Prishtinë,24 gusht 2014.-....E takuam të shtunën në kafenenë “Dielli”,në rrethin Spitalorë të QKUK-së....Me të ishim takuar shpeshëherë...
Foto

 Roland Bartezko "Shabani" dhe Flori Bruqi

”Shabani”,është një luftëtar trim i cili është i plagosur gjatë luftave dy herë,është edhe invalid i rëndë i luftës .....Morri pjesë në shumë lufta në ish shtetet Jugosllave...Nuk është mercenar .Gjermani Roland Bartezko ,tek luftëtarët e UÇK-së siq thotë miku im Dibran Fyelli (ish ushtarak i UÇK-së ,tash regjisor dhe shkrimtar i mirënjohur) të gjithë e quanim Shaban! Ndërsa unë Barteskon e njof për të mirë që nga viti 2000.


Të shtunën,në mesditë , kishim lënë një takim në kafenenë “Dielli” , me tre ushtarakë të UÇK-së ,z.Sabit Geci,i cili  nesër në mëngjes do të operohet në QKUK dhe se i njajti është në vuajtje denimit në Burgun e Dubravës   për “terrorizëm” ; me gjermanin Roland Bartezkon , poashtu i dënuar për “terrorizëm” ,si dhe më z. Dibran Fylli,mikun tim.liftëtar,regjisor dhe shkrimtar nga Prishtina , që është në Liri ....



Z.Sabit Geci ,me “djalin e tij”,Shabanin ,ka ditë që janë në të shtrirë në në Klinikën Kardiologjike të Prishtinës.


Roland Bartetzko – Shabani i UÇK-së

Atëherë kur edhe të huajt kishin kuptuar dhe ishin bindur së UÇK-ja po bënte luftë të drejtë çlirimtare, filluan që në radhët e sajë të radhitën edhe shtetas të vendeve të ndryshme evropiane.
Foto
Në mesin e tyre, qysh herët, në Drenicën e Adem Jasharit, arriti një djalosh me një pamje prej mashkullores, i buzëqeshur, i afërt me luftëtarët e lirisë dhe guximtar e trim i paepur që rrallë kund ia gjënë shoqin.

Thoshin së është nga Gjermania, e kur pyesnim për emrin e tij, përgjigja ishte e shkurtër; “ky është gjermani”.




Fillimisht, dhe pikërisht kur “Gjermani” u vendos në Njësitin e Sabit Gecit, ai tutje do të njihej me emrin e koduar të Luftës Çlirimtare “Shabani” dhe unë do ta quaja me plotë meritë “Shabani, guximtari i UÇK-së” dhe ky është Roland Bartetzko.




Ky trim i luftërave çlirimtare, jo vetëm në Kosovë , për shqiptarët, me kalimin e kohës, jo fort të gjatë dhe me guximin e tij e shkathtësitë ushtarake e strategjike që tregoi të Njësiti i Sabit Gecit, ai me urdhër të eprorëve të lartë të UÇK-së dërgohet në Njësinë Elite Speciale të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës,në fshatin Oshlan të Drenicës. Shabani i UÇK-së, me Njësinë Elite ka bërë punën e vet prej çlirimtari duke kryer shumë aksione e që janë të shënuara si ndër më të suksesshmet në historinë e Njësive  Elite të UÇK-së!



****

Të flitet e të shkruhet për punën, kontributin e guximin e Roland Bartetzkos dhënë Luftës së lavdishme çlirimtare, duhen jo vetëm orë të tëra, por ditë e muaj, kështu që unë e them me përgjegjësi të plotë së këtij trimi, të paktën deri me tash nuk i është dhënë vendi meritor në shoqërinë kosovare, sepse Bartetzko-Shabani i UÇK-së, jo që është vetëm pjesë e lirisë së Kosovës, por është dëshmi e gjallë sesi duhet bërë lufta e drejtë për liri e çlirim të atdheut tonë të okupuar ndër shekuj nga okupatori serb,thotë luftetari i Lirisë z.Dibran Fylli.


Lufta e tij është e shënuar në historinë e popullit shqiptar, ani pse ai tash e sa vite nuk është në liri, ai po vuan dënimin në burgje herë të UNMIK-ut e herë të Eulex-it e besa edhe allakosovarqe, por një ditë ndoshta do t’i bie dielli rrezet e shkëlqimit në këto troje e Shabani i UÇK-së do të pushoi, do të ulet ne vendin që ai e ka merituar që nga koha e luftës çlirimtare.

Foto

Bie një kashtë e dalin gjashtë.




Rolandi është shtetas gjerman.Është i lindur më 24 shtator 1970 në Achen të Gjermanisë. Në moshën e re ( 17 vjeqe)u rekrutua në ushtrinë gjermane,ishte një vjet tenkist, pastaj shërbeu për 3 vjet nënoficer i parashutizmit në Forcat Elite gjermane.
Foto
Ishte vullnetar në Ushtrinë Kroate- (Hrvatska Osobodilacka Vojska-HVO) në Bosnjë(1993). Poashtu një vit i shërbeu me nderë Njësive Elite në HVO në Mostar, më pastaj për 16 muaj ishte në HVO të Gardës Kroate.





Në gushtin e vitit 1998 iu bashkangjitë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në fillim ishte përqendruar si ushtar i thjeshtë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës .Nga nëntori i vitit 1998, ishte ushtar i Njësive Speciale të ZOSH-it në fshatin Oshlan….

Foto: TOMORROW.........


Çlirimin e Kosovës e priti në Prishtinë....

Në vitin 2002.Shteti i Kosovës ,e akuzoi për terrorizëm.Ai është i akuzuar konform ligjeve Jugosllave , nga UNMIK-u , sipas Kodit Penal -neni 125 i Jugosllavisë .



Rolandi është i akuzuar nga Prokurori amerikan Michael Hartmann.Ndërsa është i denuar nga gjyqtarja gjermane znj. Brigitte Klepsch, me 23 vjet burg...


Foto: Premiera e dokumentarit Ushtari.

Premiera e dokumentarit Ushtari. — me Roland Bartetzko



Më vonë nga Shkalla e dytë e Gjykatës(Speciale) në Prishtinë burgu ju zvoglua në 20 vjetë heqje lirije.



Rolandin ,akuza për “ terrorizëm” ishte ngritur ,përshkak se gjëja gjermani kishte montuar një bombë e cila kishte shpërhtyer në zyrat “Jugosllave” të MUP-it Serb në Prishtinë, më 18 prill 2001 ;ku atëbotë ishte vrarë një oficir i lartë serb koloneli Aleksander Petroviq


Foto

Nga kjo bombë u plagosën rëndë gjëja edhe katër bashkëpunëtorë të këtij SUP-ovci të njohur për të keqë në Kosovë.



Roilandi vuajti denimet : Bondsteel ( 9 muaj),Mitrovicë (18 muaj),Dubravë (7 vjet),në Prizren( 8 muaj),Dubravë (30 muaj),Pejë (6 muaj).



Në vetmi ka qenë mbi 18 herë në vetmi(qelia të vetmisë).Deri më tash ka mbajtur hiq më pak se 13 vjet e gjysme burg.

Foto

....Për momentin është i shtruar për mjekim intenzivë në në Klinikën kardiokirurgjike të QKUK-së ,në Prishtinë.



Sipas informatave që posedon Agjencioni " Floripress", “Shabani” ,kurrë se ka pranuar akuzën që ka bërë krim terrorist në Kosovë,për çka është i akuzuar nga prokurorii Hartman dhe i denuar nga gjykatsja gjermane Brigitte Klepsch….

Foto
Nepotizmi në Burgun e Dubravës dhe diç më
tepër....



E rizgnuar familja e Shabanit akuzojnë publikisht udhëheqësit e Burgut të Dubravës si fjala vije Ferat Alushin nga Kovraga(për maltertimin dhe rrafjet që ia ka bërë në burg),Kadri Halitin,Rifat Buleshkun,Nezir Halitaj ,Agron Rexhen(i njohur për të burgosurit Agron Shkina) etj.


....I rezignuar në fund ish shoku i tij i luftës, shkrimtari ,regjisori dhe ish luftëtari i UÇK-së,z.Dibran Fylli ,thotë :" Deri kurë do të jenë këta njerëz në funksione të jurispondencës kosovare(zyrtar burgjesh) kur disa sish janë përgjgjës për vrasjen e 5 të burgosurve si dhe 73 të plagosurve (burgosurve) në Burgun e Dubravës....
Luaj videon
Atëbotë,shton ai , që Shef i Njësiteve Intervenuese në këtë burg ka qenë Agron Shkina" ,dhe shton edhe këtë :,,... fajet për mbarvatje të keqe i ka edhe nepotizmi i të punësuarve në Burgun e Dubravës më në krye z. Sokol Zogaj",shton Dibran Fylli....




2014/08/23

Nuk jam vrasës,u burgosa i pari,do të lirohem i fundit thotë ish komandanit i UÇK-së,z.Sabit Geci


Në një intervistë ekskluzive ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,është tejet i sëmurë prej shumë sëmurjeve dhe gjëndet duke u mjekuar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës .

Sabit Geci dhejeta herë për disa media shqiptare ka folur gjërë e gjatë për prokurorin Salustro , gjykatën dhe burgun. Po ashtu, Geci rrëfen edhe luftën, betejat dhe shokët e UÇK-së dhe për montimet pa fakte që i kanë ndodhur atij si luftëtarë i lirisë duke e akuzuar për veprime të sajuara përmes të cilave edhe gjykata e ka dënuar si shkelës të ligjit

Dibran Fylli dhe Flori Bruqi

Prishtinë, 23 gusht 2014. – Kjo intervistë me Sabit Gecin, shumëkujt do t’i duket se është pjesë e ndonjë romani e dikujt ndoshta edhe skenar filmi.

E vërteta është se mund të jetë edhe ashtu edhe kështu, por ama se është një skenar interesant që trajton ngjarje reale e në vazhdime të pafundme, kjo s’ka dilemë. Ai që nuk e beson, le të urdhërojë e të bisedojë vet me Sabit Gecin i cili këto ditë është duke u mjekuar në Klinikën kardiologjike të QKUK-së në Prishtinë....

Ai është mikpritës edhe në këso rrethanash, i hapur që të bisedoi me këdo, përkundër të gjitha vuajtjeve, i fortë e i afërt me të gjithë ata që e çmojnë dhe e respektojnë gjakun e dëshmorëve dhe vlerën e Luftës së lavdishme çlirimtare.

Sot në restorantin "Dielli" të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, rastësisht takova luftëtarin e lirisë Sabit Gecin nga Llausha e Drenicës. ...

Isha me shokun tim të hershëm, shkrimtarin e mirënjohur Dibran Fyllin ...Rastësisht u takuan dy luftëtarë trima të UÇK-së ....

Komandanit i UÇK-së z. Sabit Geci, i cili tash e sa kohë po mbahet herë nëpër burgjet e UNMIK-ut,EULEX-it ...në Dubravë ...e herë në mjekimin intenziv në QKUK të Prishtinës për dhjeta sëmuerje.

Sabiti, edhe pse i sëmur, me shumë diagnoza thuajse të pashërueshme, kohë pas kohe, edhe pse nën kontroll të rrepta, këta far tipat e “drejtësisë” po tregojnë kinse humanistet e po e sjellin për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.për dhjeta diagnoza:

Cardiomyopathia chronica ischemica
Angina pectoris instabilis
St.post embolia pulmonum
St.postphlebothrombosis femoropoplitealis bill microembolia pulmonum
Complexus varicosus extr inf.bill.Pp sin
St.post fractura aperta pp.vulnera sclopetaria multiplices femoris bill
Status posr osteosynthesis femoris lat sin.
Abreviatio femoris lat sin cca 5 cm.
Contractura geni et cocae bill.sec.Hypotrophio extremitas inf bill.sec.
Hepatomegalia
Steatosis hepatis
Hernia Hiatus axialis
Antobulbitis chronica
Noduli heaemorrhoidalis int gr II
Diabet mellitus tip II
Arheropathia diabetica
Tu .glandule submandibularis lat.sin
Parottitis chr.bil.,
Dyslipidemia
Etj.etj.

Sabit Geci , edhe pse në gjendje shumë të rënd shëndetësore, ndau kohë për ta zhvilluar një bisedë në formë interviste e që flet për vuajtjet e këtij njeriu të palëkundur nga udhët e tij të sakrificës.

Floripress : Z. Sabit, ju njiheni si invalidi i parë i UÇK-së, i plagosur rëndë në Betejën e Likoshanit, por edhe i arrestuari i parë pas lufte, kinse për “krime lufte” nga UNMIK-u, pastaj edhe EULEX-i po vazhdojnë të të mbajnë ende nëpër burgje. Përse mendoni se po ndodh e gjithë kjo?



Sabit Geci: Unë mendoj se do të jem i fundit që do të lirohem nga këto marifetllëqe me të cilat po ngarkohem, por edhe jam më se i sigurt se kjo po ndodh vetëm për dy arsye: ose të më thyejnë moralisht e kombëtarisht, ose të më shkatërrojnë tërësisht nga shëndeti, por e kanë të kotë, sepse deri në frymën e fundit nuk do t’ua dhuroj atë kënaqësi as këtyre horrave as armiqve të mi.

Floripress: Ju një kohë të gjatë e keni kaluar nëpër hetuesi, u kanë mbajtur të paraburgosur gjatë kohë derisa e kanë kompletuar aktakuzën, kinse për krime. A keni kërkuar që të mbroheni në liri ose të paktën edhe në arrest shtëpiak?

Sabit Geci : Jo që kam kërkuar, por as që më ka shkuar mendja, sepse kjo më është ofruar nga vet prokurorët ndërkombëtarë, por siç thonë “dardha ka bishtin pas”, ata kërkonin kushte nga unë e ato kushte ishin që unë të bëja ndonjë pisllëk dhe derisa unë nuk pranoja e as sot nuk do të pranoj për asnjë çmim, me lanë këtu e kështu si jam, bile prokurori Robert Din, më thoshte me një rast që të paktën të përgjigjesha në pyetjet e tij, as në atë mënyrë nuk kam pranuar dhe kjo është dashtë të ndodhë në mos për asgjë tjetër për shkak të gjendjes sime shëndetësore. Drejtësi nuk ekziston në Kosovë. Ata janë sjellë e po vazhdojnë të sillen në mënyrë shumë të padrejtë!

Floripress : Pse mendoni se “drejtësia” është sjellë dhe po vazhdon të sillet në mënyrë të padrejtë ndaj teje?

Sabit Geci: Jo vetëm ndaj meje, por ndaj çdo çlirimtari, besa edhe ndaj atyre që nuk janë të arrestuar as nën hetime, sepse kur njolloset, ose të paktën tentohet të njolloset Lufta e Lavdishme e UÇK-së, bartësit e saj, komandantët e së fundi edhe Shtabi i Përgjithshëm, atëherë çka pritet t’i ndodhë më e keqe luftës së shenjtë dhe pjesëtarëve të saj?!

Floripress : Edhe kësaj here jeni akuzuar kinse për krime lufte. A mund të na thoni diçka më në detaje për akuzën e prokurorit?

Sabit Geci: Akuza, mendimet, pohimet, seancat e të gjitha kanë qenë humbje kohe dhe shumë qesharake. Po si mund të akuzohen për krime ata të cilët kanë luftuar kundër kriminelëve, madje edhe me ndihmën e NATO-s? Kjo mund të ndodhë vetëm në ato vende që s’e njohin dhe s’e mbrojnë institucionalisht vlerën e luftës.

Floripress: Si dhe sa t’u shqiptua dënimi i fundit, dhe a mund të thuhet se ky është i fundit?

Sabit Geci: Unë jam i sigurt se as i pari e as ky nuk është dashtë të ndodhin fare, por ja se në Kosovë ndodhin edhe këto gjera. Herën e parë më kanë dënuar pa asnjë fakt vetëm me thashetheme 6 vjet. Tash më kanë dënuar 15 vjet dhe si atëherë, si tash i njëjti nen, kinse për krime lufte. Kurse, a është ky i fundit nuk mund të thuhet, sepse këtu mund të pjellë edhe kali, derisa në vendet tjera normal pjell pela!

Floripress: Pse shokët e luftës dhe shteti që udhëhiqet nga ta nuk reagojnë në këso raste, në mos për asgjë për shëndetin tuaj?

Sabit Geci: Shkurt e shqip vetëm pse nuk guxojnë, u mungon guximi! E thamë kështu, sepse vet heshtja e tyre ose deklarimi i pamjaftueshëm më bën të dyshoj se po frikësohen ose po i frikësojnë këto hijet e hienave të huaja.

Floripress: Tash jeni i shtrirë në spital, po trajtoheni për disa diagnoza dhe gjendja e juaj shëndetësore nuk është e mirë. Na thoni çfarë ju thonë mjekët?

Sabit Geci: Se çka thonë mjekët dhe nga sa diagnoza vuaj, më së miri po ua tregoj këtë Memorandum-Raport i specialistit, nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e lëshuar më 10.06.2013, nga prof. dr. Mehmet Maxhuni, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë dhe dr. Daut Cejku, kirurg i përgjithshëm dhe vaskular, kirurg ordiner si dhe shumë specialistë tjerë. Përshkrimi i disa nga diagnozat e Sabit Gecit, nga raporti i specialistit: Pacienti Sabit Geci, i hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë, Kirurgji Vaskulare, Kirurgjia Plastike, Ortopedi, Cardiologji, Infektivë:

Gjendja e tanishme:

Dg. Microthrombembolla Pulmonum Recidivans. (Sulm i droçkave të gjakut në qarkullimin arterial të mushkërive). Dg. Phlebothrombosis Recidivans Cruris L.Dex. Incipiens. (Përsëritje e mbylljes të venave të thella të gjymtyrëve të poshtme të djathtë). St.Post Phlebothrombosis Vfc 1.dex et Vfs et vv.Crurales 1.sin.a.10. (Gjendja pas mbylljes të venave të thella të gjymtyrës së poshtme të djathtë dhe të venave të nëngjurit të majtë që e ka përjetuar para 10 viteve). Sy.Postphlebiticium Extremitas Inf.Bill. (Gjendja e pasojave në gjymtyrët e poshtme të venave të thella). Venectasia Compensata Venorum Parietis Abdominis Pars. Infraumbilicalis. (Gjendje kompenzuese e zgjerimit të venave të murit të abdomenit nën kërthiz). (Gjendje pas sulmit mbyllës të arterieve pulmonale të mushkërive-përseritës). Hyperlipidemia. (Gjendje e nivelit të rritur të yndyrës në gjak-trashëguese). Status Hypercoagulable. (Gjendje e rritur e ngjizjes të gjakut-kagulimi i shtuar). St.Post. Microthrombembolia Recidivans a.m.9. (Sulm i përsëritur i droçkave të gjakut në mushkëri). Pacienti akoma nuk e ka të implantuar Cava filterin, për arsye ekonomike. (Implantimi i zgjeruesit të lëkurës nga Kirurgjia Plastike). Echo-Abdominis: Steatosis Hepatis Cysta Renis 1.dex. (Dr.Hysni Gërguri).



Dhjamosje e Mëlçisë-Cysta e Veshkës. Dg.Angioneuropathia Diabetica. (Gjendje e dëmtimit të fijeve nervore dhe enëve të vogla të gjakut-arteriolave si pasojë komplikuese e sëmundjes se sheqerit). Kirurgu plastik: St.Post Implantation Tissue Expander in reg.femoris 1.dex. (Dr.H.Arifi). Ortopedi: Abreviatio Extremitas Inferior L.Sin PP Fractura Aperta Femoris Et Osteosyntesis Hypotrophio Extremitas Inferior L.Sin. Coxarthrosis. Indikohet elengacioni sipas vange jashtë shtetit për të evituar faktorin prezent “Pllaka-trupi huaj”, të favorizimit të koagulimit – Thromboses. (Dr.A.Tolaj). Cardiologu: HTA. (Tensioni arterial). CMP chr. Hyperetensiva. (Pamjaftueshmëri e zemrës si pasoj e tensionit arterial). Angina Pectoris Instabilis. (Dhimbje të gjoksit jo stabile). St.Post Thrombembolia Pulmonum. (Gjendje pas sulmit embolik në mushkëri). Neurokirurgu: Hernia disi L3-L4-L4-L5. Scoliosis Thoraco-Lumbalis Spondylosis Lumbalis. ORL: Dg. TPL lat. Dex tip 1. Infektologu: Lesio Hepatis Susp.Cirrhosis Hapatis. Sipas sugjerimeve të ortopedit, për shërim jashtë vendit, për t’i shëruar vetëm një pjesë të këtyre sëmundjeve, Sabiti tregon një profaturë të lëshuar nga Spitali Amerikan më Nr. 188, dt.10.06.2013, e cila ka shumën hiq më pak se 13. 460. oo Euro. Për herë të parë publikohet fjala përfundimtare e Sabiti Gecit nga aktgjykimi i fundit, prill 2011.

KËTU PO SHKELET DREJTËSIA!

(Askush nuk duhej të ishte mbi ligjin)

“Fjala ime përfundimtare, në dëgjim të parë do t’u duket e pakuptimtë, pa lidhje dhe poetike, por për mua është e domosdoshme që të vërtetën ta them haptas para trupit gjykues e para krejt botës se: UÇK-ja dhe unë si pjesëtar i orëve të para, i rreshtuar pas Komandantit Legjendar Adem Jashari, kemi qenë, ishim dhe do të mbesim çlirimtarë të trojeve tona. Këtë ua garantoj unë në emër të gjakut të dëshmorëve që ranë për liri.

Se kemi bërë luftë të drejtë e çlirimtare, këtë më së miri e dëshmon ndërhyrja ushtarake e Forcave të NATO-s kundër forcave serbe që po mundoheshin ta shuajnë një popull nga faqja e dheut, e ky ishte populli im shqiptar që edhe unë ja fala ca pika gjaku duke lënë gjymtyrët e mija nëpër vija të frontit për lirinë e atdheut dhe nëse është nevoja prapë do të sakrifikohem e do të bëj luftë për lirinë e popullit tim. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është themeluar formalisht, por formimi i saj ishte i domosdoshëm, e lufta e fundit na ishte imponuar nga dhuna e tepruar e okupatorit shekullor serbosllav që po udhëhiqej nga krimineli Millosheviq dhe gjeneralët e tij të shfrenuar. Lufta e fundit e UÇK-së nuk ishte as e para e si duket nuk do të mbetet as e fundit për ne shqiptarët.

Unë e quaj luftë edhe këtë që po zhvillohet këtu e deri në Hagë dhe, nuk po i duket fundi i saj. Do ta quaja luftë speciale, në njërën anë për mbrojtjen e vlerave të luftës së shenjtë çlirimtare, e në anën tjetër do ta quaja sulmin më të rëndë mbi historinë e re për degradimin e këtyre vlerave që po insistohet nga misionet e huaja, herë UNMIK e herë EULEX. Kjo po ndodh për fat të keq me ndihmën e disa dëshmitarëve gënjeshtarë, shpirtzi e hiq shqiptar. Se ishim të okupuar me shekuj, të shtypur e të persekutuar, të nëpërkëmbur e pa të drejta, kjo s’do koment. Ishin kajlat e sulltanat që njëri pas tjetrit po i turreshin Kosovës me ligje e kanune të huaja, prandaj edhe lufta e shenjt e UCK-së, sikurse edhe luftërat tjera të shqiptarëve, ishin rezistenca kundër padrejtësive, dhunës, terrorit, përndjekjeve, burgosjeve, vrasjeve e çka jo tjetër që po ushtrohej mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës.

Me vite e me shekuj kishte mos pajtime,kundërshtime e luftë pas lufte, jo për të sunduar, por për liri, për gjuhë e për flamur, që sot, në këtë shekull të mbrapsht gati sa nuk po duken asnjëra e as tjetra. Këtë punë nuk mund ta kuptoj as zoti!?. Erdhi fundshekulli XX e bashkë me te edhe zgjimi nga gjumi i popullit, formimi i Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, lufta e saj dhe liria e shumëpritur. Të gjitha këto bënë që Kosova sot të jetë e lirë, aq sa është e lirë!?. Pra lufta, gjaku i derdhur për liri, sakrifica e popullit të shumë vuajtur bënë që populli të frymojë lirshëm. Me luftë e sakrifica u largua një armik i përbetuar i Kosovës dhe na erdhën 30 tjerë nën maskën e miqësisë, me emrin UNMIK e EULEX.

Edhe ashtu pak kanë ndryshim këta dy emra, kanë të njëjtin veprim. Tani vendi prapë ndodhet në riokupim me plane për ricopëtim, sundim e degradim të vlerave më sublimë, të Luftës Çlirimtare, por tani me një okupator modern me ligje të përtërirë nga ish sistemi i kaluar... Të mos e quash këtë vend të riokupuar dhe në tentim për ta bërë copë-copë nuk mund të thuash se ke thënë të vërtetën. Kjo nuk ka filluar rastësisht. Ka qenë dhe është e paramenduar edhe mirë bile. Të gjitha këto që po ndodhin janë procese të montuara e të motivuara politikisht. Janë procese të turpshme e të pakuptimta fare. Këto po bëhen për ta barazuar krimin serb me luftën e drejtë të UÇK-së.

Po bëhen për ta injoruar vlerën më sublime të popullit shqiptar, edhe atë me skenarë të ndyra e me personazhe të paramenduara, duke e krahasuar çlirimtarin me kriminelin, duke i quajtur kriminel ata që e ndaluan dhe e luftuan krimin. Kjo filloi me kurdisjen e skenarit për ngritjen e aktakuzës për “Rastin e Merdares” pastaj vazhdoi me suspendimin e gjashtë komandantëve të UÇK-së, me rastin “Manaj”, rastin “Drini”, rastin “Raci”, arrestimin e komandantëve dhe ushtarëve të Zonës Operative të Dukagjinit, të Llapit e të zonave tjera, pastaj me rastin “Hajra” dhe po vazhdon me rastin herë “Shtëpia e verdhë” e herë “Shtëpia pa ngjyra” e Dikmartoviqit e herë rasti “Kleçka” dhe shumë raste tjera që janë vetëm imagjinata të pakuptimta të prokurorëve euleksian me ndihmën e dëshmitarëve të rrejshëm, por gjithsesi e vërteta ka filluar të dal në shesh dhe “drejtësia” ndërkombëtare po dështon për ditë e më shumë. Unë do pyesja: A ka drejtësi në Kosovë dhe nëse po, për kë punon ajo? Kur dihet fare mirë së ligji bashkë me forcën kanë mbetur në duart e okupatorit.

Unë çuditërisht nuk po e kuptoi pse luftuam? E po kush thotë së nuk luftuam kundër ligjeve jugosllave!? Kështu po vërtetohet thënia e lartcekur “E larguam një armik të përbetuar e na erdhën 30 tjerë me emrin unmikoeuleksian”. Unë, që kohën më të madhe pas lufte e kalova pas grilave të ndryshkura herë unmikiane e herë euleksiane, mendoi dhe jam i sigurt se është koha që dëshmitarët e shitur ta braktisin të keqën nga mendja e t’i ndalojnë të shpifurat kundër çlirimtarëve Është koha që ta çmojnë vlerën e luftës së lavdishme çlirimtare. Unë besoi së këtë e dinë edhe ata vet.

Kush janë ata unë s’mund ta di por koha do t’ua tregoi fytyrat e tyre të marrosura e pastaj edhe fëmijët e tyre do t’i quajnë argat të të huajve, kurse unë assesi s’mund t’i pranoi si shqiptar ata që vetëm dinë ta flasin gjuhën shqipe e atë ta shfrytëzojnë me shpifje e gënjeshtra. Për fat të keq kjo po vjen pikërisht nga ajo pjesë e popullit të cilin e mbrojtën çlirimtarët dhe ju gjenden pranë në momentet më të vështira, duke dhënë ndihmë në mënyra të ndryshme e me sakrifica të mëdha. Këto akuza e shpifje të turpshme një ditë do të përfundojnë së bashku me dëshmitarët shumëfytyrësh në zjarrin që po vazhdon të ndizet nga secili në mënyrën e vet. Të gjitha këto do të shkruhen si kapitull i turpit në histori.

Nuk dua dhe nuk kam për qëllim të lëshohem në detalet e akuzës sime, sepse tashmë këto aktakuza janë bërë përditshmëri e jona prej të cilave nuk ka e as nuk do ketë asgjë serioze, veçse zhvillim i një loje të përkohshme të turpit unmikoeuleksian. E vërteta është se na luftuam ta mbrojmë popullin nga barbaria serbe, por jo që në liri të akuzohemi nga ajo pjesë e popullit e cila u është adoptuar menjëherë të huajve dhe për hatrin e tyre po vjellin zjarr mbi vlerat e luftës çlirimtare.! E gjitha kjo që u tha më lart,është vetëm një pjesë e turpshme e turpeve të një procesi të montuar që bie mbi ndërgjegjen e një trupi gjykues të udhëhequr nga gjyqtar ndërkombëtar. Sidoqoftë,e pa bëre mund të mëveshët por jo gjatë kohë.

Të huajt gjithmonë mbesin të huaj dhe një ditë nuk do të jetë më këtu, kurse këtu, që po pretendojnë ta marrin identitetin e së drejtës, zor se do t’u eci puna mbar. Këta do t’i përcjell turpi derisa ta dorëzojnë shpirtin para djallit!... Unë sot edhe mund të dënohem nga kjo gjykatë,por,nuk e kam të qartë në emër të cilit popull jam duket u dënuar ?!. Qysh me fillimin e seancave u pa ky proces është i montuar,plot politikë,me njëmijë faqe te zeza,akuza e ndërtuar mbi gënjeshtra,pa fakte e prova,me dëshmitar te mbrojtur e të mbështetur mbi bazën shpifëse... Së dyti, prokurori publik është i njëanshëm dhe është përpjekur të rëndojë çështjen tine, dhe të mos e nxjerrë në pah të vërtetën, (sepse e vërteta është krime kanë bërë serbet e jo ne që e kemi mbrojtur popullin nga kriminelët).

Ai e ka bërë këtë duket ushtruar presion mbi dëshmitarët,apo duke i blerë ata me pak para!?, por e pavërteta gjithmonë mbetet e pavërtetë. Asnjë nga dëshmitaret në këtë lëndë nuk kishin arsye për të mos e thënë të vërtetën. Përfundimisht,është krejt e papranueshme të paraqitet një ngjarje e re me plot të pa vërteta.

Nuk është e vërtetë se unë kam marrë pjesë në ndonjë krim apo vepër kundërligjor, vetëm nëse i thonë krim luftës për liri ë bashkim kombëtar, ashtu siç jam i sigurt se as UÇK-ja, as komandantët e saj e as edhe një pjesëtar i saj nuk kanë marrë pjesë në akte kriminale, në të kundërtën, ne e kemi mbrojtur kombin, atdheun dhe popullin tonë, ashtu siç jemi të gatshëm ta mbrojmë edhe një milion herë nëse shtohet nevoja. Të sakrifikohesh për liri, drejtësi e demokraci, është nder dhe krenari.

Të shkelet ligji dhe të mos respektohet drejtësia, siç po ndodh në Kosovë, është turp! “Unë shpresoj se drejtësia herë do kur do të triumfojë, prandaj trupi gjykues le të vendosë si të vendosë, por nëse këtu ka drejtësi, atëherë jo vetëm unë, por të gjithë çlirimtarët që po mbahen pas grilave, për akuza të ngjashme, duhen të lirohen që ta gëzojnë këtë copëz lirie që e fituan me mund e sakrifica të mëdha, me gjak e me jetën e mbi 2000 dëshmorëve”.

********




Procesi gjyqësor që po zhvillohet në Mitrovicë e akuzon Komandantin e UÇK-së z.Sabit Geci, për “Ivan Bulatovicqin i cili gjëja ishte me gruan në tren. Udhëtimin po e bënte në muajin maj të vitit 1998. Në atë kohë, Bulatoviqi ishte komandant i stacionit të policisë në Drenas.

Nga treni dyshohet se atë e rrëmbyen tre pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më vonë, vrasjen e tij ,krejt sipas akuzës , dyshohet se e ka kryer Sabit Geci. Ekzekutimit të Bulatoviqit pretendohet se i ka paraprirë rrahja nga Sahit Jashari, shkruan gazeta beogradase "Kurir" e datës 08.05.20120 me titull "Kurir e zbuloi kriminelin", duke iu referuar ndër të tjera aktakuzës së ngritur nga Shërbimi sekret serb gjegjësisht ish prokurori pro serb i Eulex-it Mauricio Salustro, në rastin e quajtur si “Grupi i Drenicës”.

Bulatoviq në aktakuzë përshkruhet si person për të cilin thuhet se ka ushtruar dhunë ndaj popullatës shqiptare.

Gazeta në fjalë bazohet në montimet e MUP-it Serb si dhe vetë Mauricio Salustros ,një neri meskin që gjatë shërbimit në Kosovë si prokuror i Eulex-it,ka akuzuar pesëmbëdhjetë persona. Në mesin e tyre janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Nexhat Demaku, , Fadil Demaku, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Agim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj, Avni Zabeli e Hysni Thaçi.

Gazta e Beogradit "Kurir" e para,shpifi dhe publikojë gënjeshtra "për keëberjet në Veri të Shqipërisë", fotografinë montazhë në të cilën gjëja shihet ekzekutimi,nga tre terroristë më emblemë të UÇK-së,se gjëja ata pozuan para viktimës,mashkull me mustaqe të zinjë në të 50-tat...Ashtu siç shkruan "Kurir" viktimë është Predrag Dragoviç,ndërsa sipas "Kurir"-it,Prokurorisë së EULEx-t dhe MUP-it serb ...pa kurrfarë provash akuzohet që vrasës është Sabit Geci.
Fotografia montazhë nga "Kuriri" ,u bë zyrtarisht materjal i Prokurorit pro serb Mauricio Salustro, i cili tash është i punësuar në Beograd.
Zëvendës prokurori për Krime Lufte z.Bruno Vekariq,gënjen haptas kur thotë:"" Shumë saktë më kujtohet teksti në "Kurir"...dhe duke ju falenderuar "Kurir"-it më fotografinë në të cilën nuk është Sabit Geci,por dikush tjetër,Sabit Geci burgoset....krejt sipas rrëfimit të montuar nga Rade Dragoviq,që gjëja ai ka njohur fytyrën e Gecit nga fotografia",shkruan "Kurir".Vekariq,sipas Kurir-it me tutje thotë..." Prokuroria nuk mundet të kërkojë ekstradimin e Sabit Gecit,për arsye se nuk e pranojnë të ashtuquajturin sistemin juridik të Kosovër",përfundon z.prokurori Bruno Vekariq në gazetën "Kurir" të Beogradit....

Sipas gënjeshtrave të MUP-it Serb ,Prokurorisë Speciale serbe dhe vetë ish Prkurorës së Hagës Carla Del Ponte thuhet se "nuk dihet për fatin e 1892 personave nga Kosova.Ne nuk e kemi numrin e saktë sa prej tyre janë dërguarnë veri të Shqipërisë...Por dokumenti i kryetarit të Komisionit për njerëz të humbur z.Velko Odaloviq,thuhet se gjëja 300 vetë janë zhdukur në mënyrë gjëja të organizuar që gjëja janë transportuar në Shqipëri"dhe se ndaj tyre janë kryer vepra kriminale thotë vetë ish naçelniku i Kosovës z.Velko Odalloviq që vronte dhe kthjellte në Kosovë, në kohën e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

MUP-i Serb ,Prokuroria Speciale e Beogradit,ish prokurori i EULEX-it ,z.Mauricio Salustro,thonë se "Pronar i shtëpisë së verdhë ka qenë Sabit Geci...
Të gjitha këto shpifje ordinere i mohon Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,z.Sabit Geci.
Në fund të bisedës tonë më z.Geci ,ai sot tha"E vërteta do të dal në shesh atëherë kur unë do të vdes.."Ai publiksht falenderon Kryetarin e Gjykatatës speciale ,polakun Dariusz Sielicki i cili është korrekt ndaj Gjykimit të tij...

********
II.




....Ai ka folur për të vërtetën e luftës, për krimet e pretenduara, dhe për zhgënjimin që ka me shokët e luftës që tash i thotë se i ka vetëm ish-shokë. Geci është tepër i zhgënjyer me ish-bashkëluftëtarët. Ai është në burg që nëntë vjet. Me një vendim të gjykatës është shpallur fajtor për krime lufte dhe është i dënuar me 15 vjet burg.

Është pjesë e aktakuzës edhe në Grupin e Drenicës. Në pjesën e parë të intervistës për Floripress, ai ka ftuar që të mos mohohet lufta. Ua ka kujtuar ish-shokëve se nëse Komandanti Legjendar Adem Jashari e ka sakrifikuar gjithë familjen, dhe nuk kanë pse të brengosen për vete këta të tjerët.

Floripress: Jeni njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe i pari i dënuar për krime lufte. Pse ke vendosur tash të bësh intervistë?

Sabit Geci: Nuk është që kam dashur të flas shumë. Kam qenë njeri praktik. Unë ju njoh juve. Kam folur pak por nuk është që kam dashur të jem shumë në media.

Floripress: Ku keni qenë gjatë luftës?

Sabit Geci: Kryesisht në Drenicë. Mandej një kohë kam qenë edhe në Shqipëri për t`u shëruar pas plagosjes.

Flirpress : Çfarë raportesh keni pasur me Adem Jasharin?

Sabit Geci: Të lutem, ai për ne ka qenë dhe mbetet Komandant yni. Me Komandantin jemi nip e dajë, por me të na ka lidhur ideali i çlirimit. Kushdo që ka qenë pranë nesh në atë kohë, mund të dëshmoj se raportet e mia me komandantin përherë kanë qenë në nivelin më të lartë. Për këtë mund t’i pyesni: Sahit Jasharin, Nuredin Lushtakun, dajtë e Komandantit, si Jetullah Gecin, Xhevahir Gecin, Sejdi Gecin, Ilaz Dergutin, Zenun Kodrën, Fadil Kodrën, Sylejman Selimin dhe Rexhep Selimin. Këta e dinë më së miri për raportet tona me Komandantin. Të flasin këta e jo unë.

Floripress : Ish-shokët nuk po flasin?

Sabit Geci: Raportet e mia me Komandantin Adem Jashari kanë qenë përherë të mira, raporte bashkëluftëtarësh të lidhur me besa-besë e të pandashëm deri në rënien e tij heroike.

Floripress : Kur u nis lufta?

Sabit Geci: Aksionin e parë me Komandantin, me Sahit Jasharin dhe Jakup Nurën e kemi bërë në vitin 1989, për të vazhduar më vonë aksionin tjetër të të njëjtit vit me pjesëmarrës: Komandantin, Sami Lushtakun, Hamzë Jasharin dhe Bali Osman Gecin, Jetullah e Xhevahir Geci, Jakup Nurën, unë... ka edhe ndonjë që s’më kujtohet emri.

Floripress Çfarë marrëdhëniesh keni pasur me Hashim Thaçin gjatë luftës?
Geci: Kam pasur marrëdhënie të mira.

Floripress : Po më intereson për udhëheqësit tash të partive të dala prej lufte. Ku ka qenë Jakup Krasniqi atëherë?

Sabit Geci : Jakup Krasniqi është këtu në Prishtinë, dhe është mirë që ta pyesni atë, por me sa më kujtohet, ai para luftës ka qenë ilegal, i burgosur politikë, në prag të luftës, më vonë, u angazhua në UÇK.

Floripress: E Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk kanë qenë në atë kohë?

Sabit Geci : Ramush Haradinaj në luftë ka ardhur ndër të parët. Për luftën dhe heroizmin e familjes Haradinaj mund të flas me vite, për politikë nuk më intereson. Fatmiri e Hashimi e këta të tjerët kanë ardhur vonë, kur unë veç kam qenë i plagosur rëndë.

Tribuna: Ku ka qenë Kadri Veseli në atë kohë?
Geci: Në vitin 1989, kur ia pata dhënë një snajper Jakup Nurës, më sa më kujtohet ai ishte së bashku me Kadri Veselin.

Floripress: A e qartësojmë mënyrën se si ka rënë komandanti legjendar Adem Jashari. Ju jeni njeriu ndoshta më kompetent për të treguar gjithçka rreth asaj ngjarjeje. Flitet shumë. A ka pasur hezitim të shokëve për ta ndihmuar? A ka pasur dështim taktik të UÇK-së?

Sabit Geci: Nuk jam unë më kompetenti. Unë kam qenë i plagosur dhe pa vetëdije. Sot 16 vjet, më 28 shkurt unë jam plagosur. Rrethimi ka ndodhur dy-tre ditë pas plagosjes sime. Të gjithë shokët tregojnë se çfarë rrethimi ka pasur Llausha dhe Prekazi. Ka qenë teknikisht e pamundur që t`i shkohet në ndihmë. Kështu thonë ish-shokët dhe unë u besoj. Shumë njerëz po e fshehin realitetin por nuk është mirë. Komandanti e ka pritur ditën e rënies. 48 orë përpara e kanë lajmëruar prej Llaushe dhe i kanë thënë se po na qitet një rreth i tmerrshëm. Fjalët e tij kanë qenë: Le të vijnë se këtë ditë mezi po e presim. Që sa vite jemi mundu për këtë ditë.

Floripress: Teknikisht po thoni se ka qenë e pamundur t`i ndihmohet?

Sabit Geci: S`ka pasur kurrfarë mënyre.

Floripress: Sikur të kishit qenë më shëndet të mirë, a do t`i shkonit ju në ndihmë?
Geci: Nuk kam qejf me e lavdërua veten. Por shokët e dinë për shembull se në ofensivën e Likoshanit, të gjithë më kanë thënë ‘mos shko se është e pamundur për shkak të rrethimit’, por unë kam hyrë. E kam marr vëllanë tim Nuhiun, tani dëshmor dhe një shok timin dhe Avni Nurën, dajë imi.

Nuk besoj në drejtësi

Floripress: Flasim tash për kohën e pasluftës. A i dini të gjitha akuzat që ju ka bërë UNMIK-u e pastaj edhe EULEX-i?

Sabit Geci: Edhe pa m'i ngritur akuzat, e kam ditur se po më përgatisin. Sepse më vinin njerëzit dhe më tregonin për atë që po ma flasin. Kurrë nuk më ka interesuar me u marrë me akuzat. As para e as pasi që janë bërë. Unë kur e kam rrokë pushkën me luftu, kam menduar që kam me vdesë. Pas përfundimit të luftës, mua nuk më ka interesuar as çka po bëhet më mua e as me familjen time. Komandanti e ka sakrifikuar gjithë familjen. Nëse ai e ka sakrifikuar gjithë familjen, kush jam unë që të brengosem për veten time?!

Floripress: Do të flasim më vonë për këto, por ende kemi çfarë të flasim për Sabit Gecin. Thuhen shumë gjëra për ju? A është e vërtetë se jeni njeriu më i rrezikshëm i UÇK-së?

Sabit Geci: Qëllimi ka qenë që me më arrestuar. Më të rënda se këto që kam qenë i rrezikshëm në luftë janë do gjëra tjera që i kanë fol për mua. E di që qëllimi ka qenë që me i largu njerëzit prej meje. Janë frikësuar që populli ka me më mbështet. M`i larguan ish-shokët. Tash ata po tuten edhe emrin me ma përmend. Që dhjetë vite jam në burg. Asnjë personalitet nuk ma ka përmend kurrë emrin. Unë u dënova për 15 vjet për do gjëra të montuara. Vetë prokurori hoqi dorë prej pretendimit se kam bërë vrasje në Shqipëri. Askush nuk flet. Serbi për 40 shqiptarë të vrarë dënohet me tetë vjet.

Floripress: A është e vërtetë se keni qenë autoriteti i vrazhdë i UÇK-së. Thonë se edhe vetë njerëzit e UÇK-së janë frikësuar prej Sabit Gecit?

Sabit Geci: Unë jam natyrë e butë. Nuk e besoj. (Qeshet).

Floripress: A e ke arrestuar Gjergj Dedën dhe një grup tjerë të deputetëve të parlamentit paralel të Kosovës në vitet e 90-ta? Dedaj ka folur në media dhe ka thënë se është maltretuar?

Sabit Geci: Ai mundet me ba spektakël e me mendu që të fiton politikisht diçka, por ai edhe të tjerët e dinë se nuk kanë qenë të arrestuar. Ata janë shoqëruar nga ne nëpër pozicionet e UÇK-së. Qëllimi ka qenë që t`u tregohet se kush jemi dhe çfarë po bëjmë. Ne në Drenicë luftonim, e ata (politikanët e rezistencës paqësore v.j.) mbanin zgjedhje. Do të thotë ne u kemi ndihmuar ta realizojmë pikërisht qëllimin që kanë pasur në atë vizitë. Ta kuptojnë kush jemi dhe çfarë po bëjmë.

Floripress: Pse kurrë nuk ke pranuar të flasësh para prokurorëve dhe hetuesve? Pse asnjëherë nuk i ke ftuar ish-bashkëluftëtarët që të dëshmojnë kundër akuzave që të janë bërë?

Sabit Geci: Po të gjithë këta ish-shokët e mi i kam pas në aktakuzat ndaj meje. Mirëpo kur them ish-shokët, i kam një milion arsye që t`i quaj ish.

Floripress: Nuk i ke më shokë?

Sabit Geci: I kam ish-shokë. Dhe të lutem nëse ndonjëherë në intervistë kam harru me e përmend këtë fjalën ish, ta kesh parasysh që unë gjithmonë atyre u drejtohem me ish-shokë. Unë nuk i kam armiq sepse është kundër parimeve të mia. Nëse dikë e kam mik njëherë, kurrë nuk e bëj armik. Miqësinë mund ta ndërpres siç e kam ndërprerë me këta, por armiq nuk i kam.

Floripress: Kush janë ata ish-shokë?

Sabit Geci: Të gjithë. Secili prej tyre tutet me ma përmend edhe emrin thuajse jam faqezi. Nuk e di pse tuten? Çka kanë bërë këta që tuten kaq shumë?! Unë i kam pas shokë. Mirë që e përmendin e bëjnë deklarata politike për të tjerët, për Fatmirin ose Ramushin, por dua që të tregojnë publikisht pse po tuten me më përmend? Nëse ata dinë diçka më shumë se unë, le të dalin e të tregojnë.

Floripress: Pse nuk i ke thirrë me dëshmu? Në aktakuzën tënde janë përmendur Kadri Veseli, Daut Haradinaj e shumë të tjerë? Pse nuk i ke ftuar që të dëshmojnë?

Sabit Geci: Ka qenë gabim i madh i imi.

Floripress: Kush ka qenë në aktakuzën tënde?

Sabit Geci: Paj për shembull në aktakuzë e kam Daut Haradinajn. Një matrapaz ka bërë një dëshmi të rreme. Daut Haradinaj ka qenë shumë i ri në Luftë. As atë e as Kadri Veselin kurrë nuk i kam pa në Shqipëri. Po një matrapaz në dëshminë e tij thotë se t'u u mundu më ma hjek kokën, Dauti ma ka pre dorën. Sipas tij Fatmir Limaj e ka urdhëruar Dautin që mos me ba vrasjen. Unë e njoh këtë dëshmitar...

Floripress: Pse nuk i ke ftuar që të dëshmojnë këta që janë përmend?

Sabit Geci: Nuk kam dashtë me ja dhanë kënaqësinë prokurorit që t`i ketë këta njerëz përballë. Unë nuk kam fol kurrë as me prokurorin e as me hetues. Nuk ia kam dhënë kënaqësinë me më marrë në pyetje as mu e as atëherë shokët, tash ish-shokët e mi. Në jetën time me asnjë prokurorë e asnjë polic hetues nuk kam pranuar të flas. Me kanë ardhur si mjek, e në çfarëdo lloj forme. Më thoshin ‘preke hartën ku po do me jetu nëse bashkëpunon?’ Unë e preksha Dubain edhe ju thosha në Dubravë, se Dubrava është më e mirë se Dubai juaj. Më pati thënë një hetues: Ndihmona se të ndihmojmë. I pata thënë tregomë kur ke me i çu 100 kilogram, ju ndihmoj pa problem. Por mos pritni që unë me ju ndihmu në montazhet e juaja. Shokët s’i kam pru me dëshmua për alibinë time por edhe sikur t'i kisha ftu, unë jam i bindur se drejtësi nuk ka.

Floripress: Pse je kaq mosbesues ndaj drejtësisë?

Geci: Për shkak të përvojës që kam pasur me prokurorin e parë që më ka arrestuar. Ai ka qenë britanik. Nuk kam pranuar të flas as me të. Erdhi një paradite dhe më tha që nesër lirohesh z. Geci. Pasdite kontaktova me avokatin tim dhe i thashë që prokurori erdhi e më rrejti. Pas një dite, avokati më tregoi që prokurorin e kishin largu prej këtu. Ai i kishte thënë avokatit se kam dashur ta lirojë Sabitin por më kanë thënë se duhet me mbajt gjithqysh. Bëji të fala Sabitit dhe thuaji se kish me ndejt gjatë në burg.

Floripress: Pse nuk ke folur me prokurorët? Çka ke me fsheh?

Sabit Geci: Unë nuk mendoj se ka drejtësi.

Arsyet e heshtjes

Floripress: Nëse ke hesht për më i mbrojt shokët, ata nuk kanë vlerë më shumë se ti. Nëse nuk po flet për ta mbrojtur veten, tashmë të kanë dënuar. Pse nuk po flet? Pse nuk duhet folur?
Geci: Çka me fol?! S`ka kush çka me fol se nuk ka çka të flitet. Unë kam dëshmuar te prokurorët e Hagës për Limajn, por dëshmia ime nuk u ka kry punë. Këta të duan veç nëse shpif e flet të pavërteta. Ata gjejnë matrapazë dhe ish-bashkëpunëtorë të UDB-së.

Floripress: Tash a po flet me prokurorët?

Sabit Geci: E falënderoj EULEX-in nga zemra që nuk kanë ardhur kurrë që pesë vjet me më marrë në pyetje. M`i kanë dhanë 15 vjet në burg por kurrë nuk kanë provuar me më marrë në pyetje. Më kanë lënë rehat. Nuk më kanë maltretuar.

Floripress: Duhet të flasim pak për çështjet për të cilat jeni akuzuar. A ka pasur kamp në Kukës, Canhas?

Sabit Geci: Jo bre. Kurrë nuk ka pas kamp. Jo në Kukës por askund në Shqipëri. Këta po bëjnë kampe, burgje, shtëpia të verdha e të kuqe. Kur dyshon për dikë se ka ardhur me mision në vendet ku grumbulloheshin ushtarët, natyrisht se e merr në pyetje. Por mua nuk më ka ndodhur me e intervistuar askënd. Po e them ka qenë normale por nuk më ka ndodhur as mua e as atyre. Janë disa matrapazë që kinse po dëshmojnë sa që pernime ndalem edhe mendoj: Sikur të kisha qenë vetëm sa gjysma e asaj si më përshkruajnë ata, qysh beson gjykata që të njëjtët kishin me qenë ende gjallë. Në çdo proces ka montime. Nganjëherë më duket që as që e dinë këta të EULEX-it se po gënjehen e mashtrohen. Shiheni se si ka përfunduar ai Zogaj që ka qenë dëshmitarë i mbrojtur. A dha kush përgjegjësi për te? Franqesko Flori po akuzohet në vendin e tij për korrupsion në Kosovë.

Floripress: A keni bërë transplant të organeve? A janë transplantua zemra dhe veshka në Shqipëri?

Sabit Geci:...(Qeshet)... Unë kam qenë i plagosur. Më kanë bërë operacion. Kurrë në jetë nuk kam përjetuar dhimbje më të madhe sesa kur më kanë bërë operacion pa anestezion. Nuk kemi pas anestetik dhe janë detyruar me më bë operacion me vetëdije të plotë. Shpëtim Robaj, i ndjeri ka qenë anesteziolog i parë. Edhe i ndjeri Sami Beqiri më ka operuar herën e dytë, prapë pa anestezion. Edhe Bajram Rexhepi është mundu me ma zgjat këmbën. Pa anestezion më ka operuar. Paramendo, ne që nuk kemi pasur anestezion, paskemi qenë aq ekspertë sa me transplantim të organeve (qeshet). Kur kam qenë në operacion pas lufte në Slloveni, mjekët kanë qesh me ata që shihnin se çfarë ka ndodhë në trupin tim. Më erdhi inati shumë. Iu thash, nëse me kishit bërë ju operacion nën hijen e një lisi, pa kurrfarë mjeti, pa anestezion, me një sharrë, çekiç e daltë, besoj që edhe më keq më kishit operuar. Unë kurrë nuk ua harroj atyre djemve. Arben Grazhdani dhe Cen Bytyqi janë dy ortopedët që kurrë nuk i harroj.



Floripress : A e njeh një person me nofkën “Kasapi”?
Geci: Jo.

Floripress: Nuk e ke parë kurrë në Shqipëri një person të tillë?

Sabit Geci: Jo.

Floripress: Sa ke qëndruar në Shqipëri? Çfarë ka qenë aktiviteti yt atje?

Sabit Geci: Unë në Kukës kam qenë krejt dy herë. Shërimin e kam bërë në një pjesë tjetër të Shqipërisë, por mendoj kur kam qenë i palëvizshëm. Gjatë gjithë luftës kam qenë dy herë në Kukës. Njëherë me ushtarë e komandant Kapuçit, pasi që kam pas shumë respekt për të. Edhe një herë pata shkuar në Kukës për me ia dhanë një uniformë vëllait. Ai ka qenë merakli uniformash. Një amerikan ma pati dhuruar një të tillë dhe unë ia pata çuar vëllait në Kukës....

Dhe në fund luftëtari i lirisë,tash i burgosuri i pari z. Sabit Geci për mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka një Falenderim të posaqëm për mjekimin e tij:

Prof.dr.Bedri Zahitin,Dr.sc.Agim Krasniqin,Dr.Sami Gjokën,Prof.dr.Cenë Bytyqin,Prof.dr.Faton Morinën,Mr.sci.Dr.Haki Prebrezën,Dr.sci.Nexhmi Zeqirin,Mr.sci.Dr.Eshref Osmanin,
Mr.sci.Dr.Hajriz Rudarin, Mr.sc.Dr.Elmi Ollurin,Prof.dr.Sadik Zekaj,Prof.dr.Sali Ahmetin,Ass.Dr.Sadie Avdiun, Mr.sci.Dr.Hajdin Thaçin,Mr.sci.Dr.Arsim Behramaj,
Mr.sci.dr.Xhevdet Latifi etj.













Foto
FotoFoto










FotoFotoFoto
Foto



















John Clint Williamson, tashmë ish-kryeprokurori i Taskë Forcës së BE-së ,: Prej nga përshtypja se ka shumë raste të nxjerrjes të organeve, kur këtë s’e thotë as Marty

Nga Flori Bruqi




Clint Williamson
John Clint Williamson, tashmë ish-kryeprokurori i Taskë Forcës së BE-së që i ka hetuar pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka thënë se pala kosovare ishte e dëshpëruar që Taskë Forca nuk i ka hedhur poshtë akuzat për trafikim me organe, ndërkohë që në Beograd ka ndodhur e kundërta.






http://www.sitf.eu/index.php/en/7-sitf/6-john-clint-williamson

Ivica Dačić and John Clint Williamson (Tanjug)

Sipas tij, zyrtarët serbë kur bëhet fjalë për tregtinë me organe kanë kërkuar që të thuhet se kjo ka qenë një fenomen i përhapur.

John Clint Williamson i ka dhënë një intervistë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, në ditën e fundit të punës si kryeprokuror duke thënë se dyshimet për krime në Kosovë do të hiqen vetëm pasi të përfundojnë proceset gjyqësore.

http://www.tanjug.rs/news/139169/williamson--no-evidence-of-human-organ-trafficking.htm

Sipas Tanjugut, në ndërtesën e Taskë Forcës në Bruksel ka masa të rrepta sigurie. Williamson ka thënë se ekipi që përbëhet nga zyrtarë të 20 shteteve ka bërë një punë të paanshme dhe se pikërisht për këtë çdo përpjekje për manipulim do të dilte shpejtë në shesh.



“Në Prishtinë ishin të dëshpëruar që nuk e hodhën në tërësi akuzën për tregti me organe, ndërsa në Beograd që nuk konfirmuam se bëhet fjalë për fenomen masiv”, ka thënë ai.

Williamson kishte takuar në Kosovë  Prof.Dr.sc. Hajredin Kuçin, Dr.Bajram Rexhepin dhe  gjneral brigade Agim Çekun. Ndërkohë që ishte pritur edhe nga Presidentja Mr.sci.Atifete  Jahjaga.

Sipas tij, puna për formimin e Gjykatës është duke u zhvilluar me të madhe dhe se ajo do të përfundojë vitin e ardhshëm.

“Kemi punuar paanshëm, në mënyrë objektive dhe pa e pasur qëllimin paraprakisht që ta dënojmë apo mos të dënojmë dikë” ka thënë ai.

Megjithatë, ai pyet se prej nga erdhi përshtypja se kishte shumë raste të nxjerrjes së organeve kur edhe Dick Marty përmend raste të lokalizuara.

Williamson nuk pranon të tregojë se cila do të jetë detyra e tij e ardhshme.


“Çdo herë që kam lënë ndonjë detyrë, kam menduar se po përshëndetem me Ballkanin, por doli se kam menduar gabimisht”, thotë ai.



Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,kohë më parë është takuar me prokurorin kryesor të Task Forcës për Hetime Speciale (SITF), Clint Williamson gjatë vizitës që ai po i bën Kosovës.

Jahjaga ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të bashkëpunojnë me SITF në periudhën në vijim për të forcuar rendin dhe ligjin dhe për të përmbushur obligimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore.

Poashtu, ajo ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale dhe që në momentin e konsolidimit institucionet e sapozgjedhura do të zbatojnë marrëveshjen e ratifikuar duke bërë ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe kushtetuese për të akomoduar krijimin e gjykatës së re.


Në këtë takim, Jahjaga ka thënë se ajo është e përcaktuar që qasja e Kosovës ndaj drejtësisë të jetë gjithëpërfshirëse dhe se hetimet që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës nuk janë përpjekje për të gjykuar betejën tonë kolektive për liri, por mënyrë për të hetuar krimet e supozuara individuale.

Gjithashtu, Jahjaga e ka siguruar Williamson se Kosova është e përcaktuar që të ballafaqohet me këto akuza në një proces kredibil dhe do të përmbush obligimet e saj me përgjegjësi dhe dinjitet në mënyrë që të përmbyllë këtë kapitull që do të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.Ndërsa, Williamson e ka falënderuar Presidenten Jahjaga për përkrahjen e saj dhënë Task Forcës për Hetime Speciale, që po viziton Kosovën në prag të shpalljes së të gjeturave hetimore.


2014/08/22

Marrja e identitetit dhe kërcnimet virtuale të " Andriana Kodhelit",apo të John Albert-it!

Kohë më parë gazetari i mirënjohur shqiptar R.B(emri është i njohur në redaksi )është ankuar se një femër gjëja shqiptare me vendbanim në Romë të Italisë,nërmes rrjeteve sociale po e shantazhon duke kërkuar të holla më një video fotomontazh të këtij gazetari.

Andriana Kodheli

Ajo quhet  Andiana  Kodheli.Ja se çfarë thotë PROSTITUTKA,në rrjetin social facebook.com:

Andriana Kodheli

Unë ju jap adresën e nënës sime, nëse nuk keni të holla deri në 17 orë unë të publikuar këtë video.Ju jeni do të bëjë një transferim në bankë western union .

adresen transfer western 500 euro ok

Andriana Kodheli

Name: kodheli first name: olga country: ivory coast City: abidjan Street: street of the clinic postal code: 00225 question: Sky response; Blue

ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok

Unë pres për kodin e transferimit.

Ju jeni do të bëjë një transferim në bankë western union .

adresen transfer western 500 euro ok

Andriana Kodheli

Name: kodheli first name: olga country: ivory coast City: abidjan Street: street of the clinic postal code: 00225 question: Sky response; Blue

ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok ok

Andriana Kodheli

Unë pres për kodin e transferimit. ...dhe vazhdon nëpërmes  adresës virtuale Andriana Kodheli... e Skajp cathy.sex12:Pra, më thoni ju të dërgoni të holla apo jo?..më dëgjoni tregoni mikut tuaj Unë dua paratë ose do të publikojë videon e tij në mbarë botën..ok nuk shqetësohet dëgjoni mua unë nuk e kujdesit të policisë dhe e di se unë nuk jam duke luajtur kam nevojë për të holla ai ka kërkuar mua për seks ok..them atë kam nevojë për këto para deri të hënën ose të publikojë videon e tij në mbarë botën....ok si ju do të shihni atë që unë mund të bëj me këtë video....dëgjoni Unë nuk bëj kujdes atë që unë dua është të holla kështu që ai paguan mua dhe unë fshin OK Video....Plotësisht pajtohem më z.Marjan Dodaj,se personi është i rremë dhe së i njajti /njajta bënë gabime drejtëshkrimore shqipe dhe se tekstet është duke i përkthyer nëpërmes Google Translate.

Foto
Eksiston dyshimi i bazuar që autori i këtyre marifetlleqëve të pista në internet është ky në foto,për të cilin Interpoli duhet gjurmuar.Quhet  John Albert,i cili në facebok ka vetëm 12 shok!

John Albert

Shokët e tij janë sa vijon:



*********
Marjan Dodaj

Eksperti i njohur i kibernetikës Marjan Dodaj,shkruan lidhur më këtë sa vijon:Kesajë ma teper i vjen era skeme piramidale qe zakonisht vijne nga Burkina Faso dhe disa shtete aty afer dhe ma thote mendja qe nje zezak nga ky shtet ka vjedhur identitetin e kesaj sepse shqipen e ka te perkthyer me google tralation dhe distinacioni i fundit te dergeses eshte Republic of Côte d'Ivoire (French: République de Côte d'Ivoire), is a country in West Africa. It borders Liberia, Guinea, Mali, Burkina Faso, and Ghana; its southern boundary is along the Gulf of Guinea..

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...