Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/10/13

Pas fjalëve të mjerimit të Balkan Autor-it

Prof.dr. Eshref Ymeri



       Pas botimit në internet të shkrimit tim me titull “Ben Blushi në gjurmët e bizantinit Phrantes”, vjen menjëherë reagimi i Balkan Autor-it, i cili, në rubrikën “Komente” të organit “Fjala e Lirë”, më sulmon si më poshtë. Tekstin e sulmit të tij po e riprodhoj me pikë e me presje:
I “nderuar” Prof.dr. Eshref Ymeri, si mund te shkruash per nje autor dhe letersine e tij pa e lexuar? Si mund te mbeshtetesh mbi pandehme e fakte te paqena me ato grada qe ke krah emrit? Ku ka ne kete bote analiza dhe analiste shterues? Pse duhet paargjykuar Ben Blushi si shkrimtar? Apo se u shpall nga juria e vleresimt si shkrimtar evropian? Po kot flasim se ju kedo qe te qe shpalluar njesoj do te paragjykonit”.
Së pari, Balkan Autor-i, duke qenë i fushës së letrave, duhet të kulturohet nga ana gjuhësore. Shqipja jonë e bekuar ka 36 shkronja, jo 35, siç i pëlqen Balkan Autor-it. Me sa duket, shkronjën ëky Balkan Autor-ie paska flakur nga alfabeti i shqipes.
Së dyti, si i fushës së letrave qëështë, Balkan Autor-it nuk i ka hije, për të mos thënë qëështë e turpshme, t’i shkruaj fjalët me gabime drejtshkrimore trashanike, siç është rasti i fjalës paargjykuar, që duhet shkruar paragjykuar, dhe i fjalës shpalluar që duhet shkruar shpallur.Me sa duket, nga zelli i tepruar për të më sulmuar mua sa më shpejt që të ishte e mundur, Balkan Autor-i, duke mos pasur respekt për publikun, nuk e ka quajtur të nevojshme ta lexonte tekstin para se ta niste për në faqen e internetit.
Së treti, Balkan Autor-iharron qëi-ja  është nyje e përparme e mbiemrit“i nderuar”, që është,pra, mbiemër i nyjshëm dhe kur i drejtohesh dikujt me dëshirën për ta fyer apo për ta ironizuar, ai duhet futur në thonjëza i tërë. Prandaj Balkan Autor-i, duke m’u drejtuar muame ironi apo për të më fyer, ka vepruar gabim qëi-nëe ka lënë jashtë thonjëzave. Kjo dëshmon përsëri se Balkan Autor-i e ka të gjymtë kulturën gjuhësore.
Së katërti, zoti Kastriot Myftaraj analizën e librit të Ben Blushit “Hëna e Shqipërisë” e ka bërë në mënyrë shteruese. Ai ka folur me gjuhën e fakteve, me citime konkrete nga faqet e librit dhe Ben Blushin e ka mbërthyer me shpatulla pas murit. Por deri tani, në faqet e internetit, unë s’kam parë të botuar  ndonjë reagim të Ben Blushit kundër zotit Kastriot Myftaraj. Po ashtu, edhe Balkan Autor-i, deri tani, në faqet e internetit s’është bërë i gjallë për të dalë në mbrojtje të Ben Blushit dhe për t’iu kundërvënë zotit Kastriot Myftaraj.
Së pesti, nga analiza mjaft autoritare e zotit Kastriot Myftaraj, dilnin në spikamë dy çështje të mprehta: e para: Ben Blushi është kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë; e dyta: Shqipëria, sipas Ben Blushit, do të zhduket pas 200 vjetësh.Përfundimi i parë i Blushit i vjen shumë në osh Evropës, e cila, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, për interesat e grekosllavizmit, na copëtoi trojet tona etnike. Me këtë përfundim që nxjerr Blushi, mbron interesat e shovinizmit serbomadh dhe të kishës shoviniste serbe, e cila, me gojën e fashistit me veladon me emrin Irinej, ka deklaruar botërisht se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas 2 mijë vjetësh. Blushi nuk mund të nxjerrë përfundim tjetër se në dejet e tij rrjedh gjak serb, se gjyshi i tij ia ka thënë troç Miladin Popoviçit se cila ishte prejardhja e tij (e gjyshit të Ben Blushit):nga një familje e Stara Serbisë të Despotatit të Elbasanit”.
Çuditërisht, Balkan Autor-i, në sulmin që ndërmerr kundër meje, eanashkalon këtë përfundim të Ben Blushit që zoti Kastriot Myftaraj e ka analizuar hollësisht dhe që unë u ndala posaçërisht në artikullin tim. Me sa duket, Balkan Autor-ii bën fresk me servilizëm Ben Blushit dhe e radhit veten në përkrahje të të gjithë antishqiptarëve që janë kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Pra, duke zënë një pozicion antikombëtar,Balkan Autor-içon ujë në mullirin e boshtit shovinist  Beograd-Moskë-Athinë që është kundër ribashkimit të trojeve etnike shqiptare.
Gjate verës dhe vjeshtës së vitit 1999 kam qenë katër herë me shërbim në Kosovë, si përkthyes. Tri herë kam shoqëruar grupe gazetarësh ukrainas dhe një herë një grup gazetarësh rusë. Nga takimet e shumta që ata patën me qytetarë të thjeshtë të Kosovës, që nga fshati Çabër i Mitrovicës e deri në fshatin Grejkoc të Prizrenit, nga Kaçaniku e deri në Pejë, rezultoi një tjetër mendim, i përkundërt tani me atë të Ben Blushit. Pyetjes së gazetarëve se si e shikonin ata, si qytetarë të thjeshtë, perspektivën e Kosovës, të gjithë i përgjigjeshin njëlloj: të pavarur dhe të ribashkuar me Shqipërinë. Është tjetër punë nëse Ben Blushi, në kafenetë e Prishtinës, është takuar me njerëz të kallëpit të Nexhmedin Spahiut, të Migjen Kelmendit etj. të cilët kanë bukën e Kosovës, por bëjnë duanë e Serbisë.
Balkan Autor-i anashkalon qëllimisht edhe përfundimin e dytë të Ben Blushit, sipas të cilit Shqipëria do të zhduket pas 200 vjetësh. Rrjedhimisht del vetvetiu edhe përfundimi i nënkuptueshëm se do të zhduket edhe gjuha shqipe. Ben Blushi dhe servili i pështirë i tij Balkan Autor-i kot rreken t’u mbushin mendjen njerëzve se një gjë e tillë ka për të ndodhur me të vërtetë. Mbi etninë shqiptare, që prej antikitetit dhe deri në fundin e shek. XX janë dyndur dallgët e 27 pushtimeve barbare, por ajo ka arritur të mbijetojë. Sepse forca e mbijetesës së saj është e jashtëzakonshme. Etnia shqiptare nuk mund të zhduket kurrën e kurrës se është e pazhdukshme gjuha shqipe qëështë gjuhë hyjnore, gjuha e ilirëve, të cilët,siç thotë natyralisti i famshëm romak Plini Plaku (23-79), kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e morën prej tyre.
Etnia shqiptare nuk do të zhduket kurrë dhe nuk dëshiron as zhdukjen e etnive fqinje, por me kusht që çdo etni të jetojë në trojet e veta etnike, në kuadrin e një shteti mbarëkombëtar.
Në fund dëshiroj të theksoj se zeja e mercenarit është mjaft fitimprurëse, se mercenar mund të bëhesh kollaj. Kurse zeja e atdhetarit, e njeriut me dinjitet të lartë kombëtar,është shumë e vështirë për t’u ushtruar. Është në dorën e gjithsecilit të vendosë se cilën zeje duhet të zgjedhë. Kjo varet nga edukata që ka marrë gjithsekush në familjen e vet, e cila është kudhra e parë e formimit të personalitetit të njeriut.Një aforizëm i kohëve të kahershme thotë:
“Mercenarët nuk vdesin, ata zbresin në skëterrë për t’u rigrupuar”.

Santa Barbara, Kaliforni
12 tetor 2014




2014/10/12

Ahmet Sallova“Deri më tani janë pastruar mbi 48 milionë metra katrorë si dhe janë gjetur dhe demoluar mbi 86 mijë mina dhe mjete të ndryshme eksplozive.


Lufta ka ikur. Por, 15 vjet pas saj gjurmët ende janë të pranishme. Shumë zona në Kosovë vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga minat e pashpërthyera. Mbi 100 persona kanë humbur jetën ndërsa rreth 500 të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e eksplodimit të minave. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon me operacione për pastrimin e terreneve që dyshohet se janë ende të minuara.
Njësiti për çminim i kësaj force vetëm gjatë vitit 2013-2014 ka arritur të pastroi 385 mijë metra katror të tokës së dyshimtë. Ahmet Sallova, shef i Qendrës Koordinuese për Çminim në FSK, ka thënë për gazetën Tribuna se gjatë kësaj periudhe janë demoluar 668 mjete të ndryshme eksplozive.Ndërsa që nga fillimi i punës së njësitit për çminim e deri me tani janë pastruar me miliona metra katror si dhe janë demoluar mbi 80 mijë mina dhe mjete të ndryshme eksploduese.
“Deri më tani janë pastruar mbi 48 milionë metra katrorë si dhe janë gjetur dhe demoluar mbi 86 mijë mina dhe mjete të ndryshme eksplozive. Me gjithë progresin e arritur ende ne kemi zona që janë të afektuar prej minave dhe mjeteve të ndryshme eksplozive si dhe nevojitet një kohë e gjatë për pastrimin e të gjitha minave, duke marrë parasysh se njësitë e FSK-së, edhe gjatë operacioneve të tanishme hasim në mjete të ndryshme eksplozive që nga lufta e dytë botërore. Kështu që mund të merrni me mend se sa kohë nevojitet për pastrimin”, ka thënë ai.

Vajzat rebele të cilat luftojnë në Ukrainë

download (1)

Ukrainë - Janë gra dhe vajza të cilat kanë vendosur t’i kushtojnë jetën, lirisë së vendit të tyre.
Një kupiere kazinoje, një puntore në një pikë karburanti dhe një infermiere, si dhe shumë gra të tjera, kanë marrë të gjitha armët në dorë, duke ju bashkuar luftimeve, në këtë mënyrë duke dashur të fitojnë respektin e meshkujve.
auto_124756871-dc643113-823d-4eeb-83c1-37694857ec501412886868
Para se të shpërthenin luftimet në Ukrainë lindore, Irina ishte një kupiere në një kazino, që kurrë nuk kishte ëndërruar të merrte armët. Por tashmë “braktisi” familjen për t’iu bashkuar luftimeve.
Tani ajo lufton përkrah një njësie artilerie në një grup separatist pro-ruse që lufton forcat qeveritare.
UKRA


2014-10-08T201035Z_3_LYNXNPEA970O8_RTROPTP_2_UKRAINE-CRISIS-WOMEN
2014-10-08T201035Z_3_LYNXNPEA970OA_RTROPTP_2_UKRAINE-CRISIS-WOMEN

2014-10-08T201035Z_3_LYNXNPEA970Q5_RTROPTP_2_UKRAINE-CRISIS-WOMEN
2014-10-08T201035Z_3_LYNXNPEA970Q1_RTROPTP_2_UKRAINE-CRISIS-WOMEN

download

Putin si Herkuli, feston 62-vjetorin

putin1
Moske- Herkulit iu desh të kryente 12 heorizma, si të vriste luanin e Niemsë, Hidrën apo Minotaurin.
Por për një artist rus, heroizmat e Vladimir Putinit meritojnë të krahasohen me atë të heroit mitologjik.

putin13

putin12

putin11

putin14
Me rastin e 62-vjetorit të presidentit, Mihajl Antonov ka hapur një ekspozitë me piktura, ku Putini shfaqet duke kryer heroizmat e tij, duke mbytur një xhihadist çeçen, apo duke ndalur me mburojën e tij sanskionet e vëna së fundmi nga Bashkimi Europian, si dhe duke mbajtur mbi supe të gjithë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
putin10
putin9
putin2
putin3


putin8

putin7

putin6

putin5


Karrigia e padukshme që mund ta vishni



Është si një karrige që nuk ndodhet aty, por në mënyrë magjike shfaqet kurdo që keni nevojë. Quhet karrigia pa karrige dhe e vesh në këmbë si një ekzoskelet. Kur nuk është e aktivizuar mundeni të ecni normalisht ose edhe të vraponi. Dhe më pas me prekjen e një butoni, aktivizohet në vend dhe ju mund të uleni. Si një karrige por që tani është aty.
Ideja erdhi nga dëshira për tu ulur kudo dhe kurdo dhe nga puna në një fabrike paketimesh në mbretërinë e bashkuar kur unë isha 17 vjeç, shprehet Keith Gunura, 29 vjeçari që është drejtues dhe themelues i NOOEE, iniciatorja e këtij projekti që është e bazuar në Zurich. Qëndrimi për orë të tëra dhe tension shkakton shumë stres në pjesën e poshtme të gjymtyreve, por shumë punëtorë kanë shumë pak pushime dhe karriget nuk jepen shpesh, sepse zënë shumë vend. Kështu që mendova se ideja më e mirë është të lidhim një karrige që nuk pengon me veten time.
Pajisja kurrë nuk prek tokën, çka e bën akoma edhe më të lehtë për tu veshur. Një rrip e siguron me belin dhe ka lidhëse që mundësojnë lidhjen me vithet. Një kllape angazhon dhe mbështet peshën e trupit, që drejtohet drejt thembrave të këmbëve. Këto janë pjesë të mekanizmit të cilat janë të dizenjuara në mënyrë speciale, por një version tjetër funksionon me çdo veshje dhe prek tokën vetëm kur je në pozicion të palevizshëm. Përdoruesi thjesht lëviz në pozën e dëshiruar dhe më pas aktivizon pajisjen, e cila funksionon për rreth 24 orë me një bateri 6 volt.
140811141029-chairless-chair-12-horizontal-gallery
Përveç se lejon pushimin e muskujve të këmbëve, gjithashtu mundëson edhe një posturë optimale, shton një drejtues tjetër dhe bashkë themelues i NOOEE. Mundëson mbajtjen e shpinës drejt dhe mund të reduktojë pozicionet që janë të dëmshme për shëndetin, si për punëtorët ashtu edhe për personat që kanë dëmtuar muskujt.
Sammy Margo, një fizioterapist, i thotë CNN, si fizioterapist në një mënyrë aktive inkurajojmë njerëzit që të lëvizin gjatë ditës. Kjo pajisje duket si një kompromis i mirë në faktin e thjeshtë që lejon përdoruesin të lëvizë ashtu sikurse të ulet kur ka dëshirë. Unë nuk do të inkurajojë përdorimin e saj për qëndrime të gjata në kohe, megjithse është e përshtatshme për njerëz që kanë nevojë të alternojnë punët e tyre.
Karrigia pa karrige po tërheq interes dhe prodhimet e provës janë duke u bërë gati të fillojnë në Gjermani me BMË dhe me Audin më vonë gjatë këtij viti.
Teksa ulja gjatë gjithë ditës është shumë e dëmshme për jetën aq sa të shkurtojë jetëgjatësinë, nga ana tjetër qëndrimi në këmbë për të punuar është gjithashtu një problem tjetër. Sforcimi fizik, lëvizjet repetitive dhe postura e dobët mund të çojnë në atë që quhet çrregullim Muskoskeletal, gjë që është tani shkaktarja kryesore e sëmundjeve dhe dëmtimeve.
140811140300-chairless-chair-11-horizontal-gallery
Karrigia pa karrige përfaqëson përqasjen inovative ndaj këtij problem, i cili është aktualisht duke u adresuar më shumë përmes aspekteve ergonomike në vendin e punës. Megjithëse unik, ky produkt ka ngjashmëri me stolin e mjeljes zviceriane, një monopod i përdorur nga fermerët për të mjelë lopë, i cili daton që në fillim të shekullit 19. Ka lidhëse që sigurojnë përdoruesin dhe kërkon pak praktikë për tu përdorur për shkak të një burimi suporti. Më pas ky produkt u eklipsua si pasojë e hapjes në masë të salloneve të mjeljes.
Një kornizë me fibër alumini dhe karboni mban në përgjithësi edhe peshën e karriges pa karrige në vetëm 2 kilogramë, kështu që nuk bëhet barrë e përdoruesit me shumë peshë të tepërt dhe pengon shumë pak lëvizjen e këtij të fundit. Në të ardhmen mund të përshtatet për tu pajisur me motorrë të zgjuar të aftë për të kuptuar qëllimet e përdoruesit dhe për të ofruar posturën ideale pa patur nevojë për të shtypur ndonjë buton.
Kjo mund të hapë një rrugë të re për aplikimet e përditshmërisë, thotë Gunura. Imagjinoni sikur të kishin një nga këto teksa po udhëtoni në një tren që ka shumë pasagjerë. Do të lehtësonte udhëtimin tuaj. Por ne po mendojmë gjithashtu për njerëz të tjerë që mund të përdorin këtë produkt si përshembull fermerët që marrin frutat apo edhe kirurgë në dhomat e operacionit. Një karrige nuk do të ishte praktike, por karrigia pa karrige do të përshtatej shumë mirë.

Ali Ahmeti bekon Ramën në Beograd: Është koha të falim, jo të hakmerremi

Edhe pse në të njëjtin ditë në Tiranë, Ahmeti i Tetovës dhe Ahmeti i Prishtinës kanë mendime krejt të kundërta për vizitën e pritëshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd. Kreu i BDI në Maqedoni Ali Ahmeti e sheh në këndvështrimin e faljes udhëtimin e Ramës në Serbi.
“S’kemi rrugë tjetër duhet të pajtohemi. Pajtohet Gjermania, Franca me 14 mijë fëmijë të vrarë. Ne duhet të falim, sepse ne jemi ata që kemi pësuar. Po çdo hakmarrje do të na siguronte ne një ditë më të mirë?”, tha Ahmeti.
Batuta e tij në takimin me Ilir Metën sigurisht që zgjoi kureshtje. Çfarë nëne është për bijtë në rajon Tirana zyrtare? Shpjegimi i Ahmetit është simbolik por me shumë domëthënie.
“Nëna sido që të jetë, me shëndet, e dobët përsëri ngelet nënë dhe nga më të mirat, pavarësisht shëndetit. Po flas në mënyrë simbolike, djemëve dhe vajzave nuk duhet tu rritet mendja se mund të jenë më të mënçur se nëna. Me qinda dhe mijëra luftëtarë kanë ngrënë bukë dhe janë përgatitur dhe kanë shkuar në beteja dhe nuk janë kthyer më te nënat dhe nëna dhe dhimbje për këtë. Këto bëma të mëdha si në legjenda, por që janë të vërteta ne nuk do t’i harrojmë.”
Në kryqëndart e trojeve shqiptarët nuk po e gjëjnë dot rehatinë e bashkëpunimit e madje shpesh herë mes tyre ndeshen me grushta. Njeriu i luftës Ali Ahmeti e ka përgjigjen shumë të qetë.
“Ne kemi kërkuar pluralizmin, kemi kërkuar demokracinë si vlerat shumë të mëdha të njerëzimit, sepse nuk ka ndonjë filozofi tjetër, të përpunuar siç është përpunuar filozofia e demokracisë dhe kjo duhet të respektohet, dhe tani në këto veprimtari sigurisht që ka debate, ka hidhërime, ka revolta, por këtë e kemi kërkuar; fjalën e lirë, debatin e lirë dhe në debat të lirë nuk duhet të bëhesh nevrik sepse nuk ta pranojnë që është e vërtetë. Ti ke krijuar bindjen tënde për një të vërtetë, por për mua ajo e vërtetë nuk është e vërteta më e mirë, sepse ajo që them unë është më e mirë dhe më e lartë.”
Sa i përket Kosovës lideri i shqiptarëve në Maqedoni nuk shqetësohet shumë, megjithë turbullirat që ka sjellë kushtetuta se kush mund të bëjë qeverinë. Në rast se nuk merren dot vesh si burrat, atëherë kosovarët të shkojnë në zgjedhje.

Ambasadori Christopher HillI në librin e tij flet edhe për Kosovën



Ambasadori Christopher Hill ka botuar librin autobiografik, ku pashmangshëm një pjesë qendrore e saj bën fjalë për angazhimet e tij për dhe rreth Kosovës, që kapin një periudhë pothuajse një dekadë.
Ambasadori Christopher Hill, aktualisht dekan i Shkollës Josef Korbel të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit, ish-ndërmjetësues amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet të Francës, ka botuar një libër autobiografik në të cilin përshkruan jetën ‘në vijën e parë të diplomacisë amerikane’, ku pashmangshëm në një pjesë qendrore e saj bën fjalë për angazhimet e tij për dhe rreth Kosovës, që kapin një periudhë pothuajse një dekadë.
Diplomati Hill angazhimin e tij në Ballkan e nisë me përgatitjen e (ri)hapjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, për t’u emëruar më pas ambasador amerikan në Maqedoni, që atëbotë në vitet e 90-ta merrej drejtpërdrejt edhe me Kosovën, për të vazhduar si i dërguari i Washingtonit për çështjen e Kosovës dhe përfundimisht më vonë edhe ndërmjetësuesi amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet,
konferencë që i hapi përfundimisht rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
Takimin e tij të parë me ushtarët e UÇK-së ambasadori Hill e përshkruan të ketë ndodhur në një postbllok në rrugën për në Kijevë, ‘fshatin më të rrezikshëm në Evropë,’ siç e kishte përshkruar ambasadori Richard Holbrooke, për të konstatuar që me 1998 se çfarëdolloj bisedimesh për të ardhmen e Kosovës duhej të përfshinin në ekipin e gjerë negociator kosovar ‘edhe djelmoshat me armë.’
Në ‘shuttle’ diplomacinë e tij ambasadori Hill flet për gjendjen dhe përditësimet e dokumenteve negociuese që media do t’i emërtonte si ‘Plani Hill,” në të cilat punonin juristët e Departmentit të Shtetit, dokumente që i ofroheshin palës serbe dhe asaj shqiptare e që vazhdimisht i rrisnin të drejtat e shqiptarëve dhe të Kosovës.
“Palët erdhën në Rambouillet më 6 shkurt... ndërsa Hobroooke deklaronte në Herald Tribune se bisedimet kishin një shans 50-50 për sukses”, shkruan Hill. I thash, e di ku e bazon mossuksesin, po ku po e bazon 50 përqindëshin e suksesit? Sapo filluam (konferencën) e pash një shans për sukses, e ajo që na duhej ishte ‘pranimi i dokumentit nga shqiptarët dhe refuzimi nga serbët.’ Kështu edhe ndodhi dhe më në fund Aleanca Ushtarake Perëndimore e NATO-së do të fillonte sulmet 78 ditëshe që përfundimisht larguan forcat serbe dhe vendosën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar në Kosovë

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...