Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/11

TREKANDSHI I BËRMUNDEVE - BIZNESI, KORRUPSIONI DHE KRIMI NË KOSOVË

Hetimi i Vështirë i Krimeve

Edhe një dëshmi për krimet në Kosovë dhe fshehjen e dëshmive nga shteti serb
Republika e Kosovës tashmë ka hyrë në rrugën e saj “pakthim” drejt Bashkimit Evropian, megjithatë
sfidat që dalin përpara janë jo lehtë të përballueshme. Luftimi i krimit të organizuar është një ndër
kriteret bazë që Kosova duhet plotësuar në këtë  rrugëtim. Në këtë mes, luftimi i krimeve ekonomike dhe korrupsionit zë vend tejet të rëndësishëm.

Kualiteti i përgatitjes së dosjeve dhe infrastruktura për policët që punojnë në rastet hetimore është mesatare.Njëjtë edhe komunikimi me prokurorët. Ata rrallë ndonjëherë marrin mundin t’i udhëzojnë policët, le më rolin udhëheqës në hetimin e një vepre penale.

Bazuar në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, inspektoret  janë të autorizuar  të bëjnë  inspektimin e  zakonshëm në Policinë e Kosovës  për të vlerësuar mënyrën e kryerjes së detyrave në menaxhimin e dosjeve të hetimit të krimit si dhe bashkpunimit me organet gjyqësore.

Inspektimi është përqendruar në vlerësimin e kryerjes së detyrave policore nga menaxherët e hetimeve dhe policët hetues.

I funksionalizuar nga Departamenti i Inspektimit, ndërmarrja është zhvilluar nga shkurti i vitit 2010 e deri me tash.

 Inspektimi është i  përqendruar kryesisht në njësitë e hetimeve në nivelin lokal, rajonal dhe atë qendror.

Edhe pse fusha e menaxhimit të hetimit të krimit është inspektuar në mënyrë të përgjithësuar disa herë nga IPK-ja që prej vitit 2006, kësaj here është parë i nevojshëm zhvillimi i një inspektimi të veçantë lidhur me menaxhimin e dosjeve kriminale në Policinë e Kosovës.

Janë diku mbi 100 policë hetimorë në të gjitha nivelet në vendin tonë dhe fusha e hetimeve përfundimisht kërkon një organizim më të mirë.

Rezultatet e hetimit treguan se ka mangësi në kompletimin e dosjeve. Dosjeve u mungojnë vendimet e prokurorëve për fillimin e hetimeve. Gjatë intervistave me policë hetues është vërejtur se në mesin e tyre nuk kishte njohuri të duhur lidhur me atë se prej cilit moment llogaritet faza e arrestimit policor ose privimit të lirisë së një personi të dyshimtë.

Po ashtu, janë vërejtur lëshime në standardin e përpilimit të shkresave, të cilat përcillen me gabime drejtshkrimore dhe teknike. Njësitë hetimore në përgjithësi nuk i kushtojnë rëndësi evidentimit të përmbajtjes së dosjes.

Kjo ndodhë përkundër se plan-programet mësimore në Qendrën Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim u ofrojnë njohuri zyrtarëve policorë në përpilimin e shkresave si me njësi mësimore teorike, po ashtu edhe me ato praktike. Megjithë programet e ofruara, në shumicën e rasteve shkresat polciore bëhen me dorë dhe pa një standard. Kallëzimi penal si shkresë e rëndësishme në dosje, në praktikën policore në shumë njësi hetimore, përmbante elemente të ndryshme dhe tjera.

Në një numër stacionesh është vërejtur mungesa e lidhjeve telefonike, gjë që u vështirëson hetuesve komunikimin me prokurorë në periudhat kur policia informohet për kryerjen e ndonjë vepre penale.
Inspektoratin Policor i Kosovës doli me disa rekomandime për menaxhmetin e lartë policor në lidhje me fshirjen e të dhënave personale nga sistemi i informatave, pajisjen e njësive hetimore me libra të nevojshëm zyrtarë për mbajtjen e evidencave, përmirësimit të kushteve të punës dhe hapësirave për njësitet e hetuesisë si dhe pajisjen me sirtarë të përshtatshëm për vendosje të dosjeve kriminale në regjione/stacione policore.

Një prej objektivave kryesore të policisë, të parapara me Ligjin për Policinë, është parandalimi, luftimi dhe zbulimi i krimit. Parandalimi i krimit përbën një nga çështjet dhe detyrimet më të rëndësishme për një shoqëri demokratike drejt sundimit të rendit dhe ligjit.


Mirepo, porblemet me hetimet shtohen edhe nga lloji i bashkëpunimit mes policisë dhe Prokurorit Publik. Ky i fundit, në bazë të ligjit, është organ i pavarur përgjegjës për hetimin e veprave penale, për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare apo me propozimin e të dëmtuarit, për mbikëqyrjen e punës së policisë gjyqësore gjatë hetimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale dhe për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve për fillimin e procedurës penale. Duke parë rolin e këtij organi si dhe lidhjen e ngushtë që duhet ta ketë me policinë, vlerësohet se në mes tyre ekziston një komunikim i dobët sa i përket rrjedhjes së hetimeve të rasteve. Bashkëpunimin jo të duhur në mes të prokurorëve dhe policëve hetues e ka potencuar edhe një raporti i EULEX-it i vitit 2010.

Edhe pse Kodi parasheh prokurorin publik si udhëheqës të hetimeve, ndërsa policinë si ndihmës të tij, në praktikë një veprim i tillë mungon. Për dështim në krijimin e një bashkëpunimi të duhur deklarohen edhe një numër i prokurorëve, sipas të cilëve ka munguar një iniciativë e përbashkët e dy autoriteteve për të nxitur një komunikim më të ngushtë përmes shkresave, që do të ngriste përformancën e hetuesisë



Edhe Kodi i Etikës së Policisë së Kosovës, në nenin 10 potencon bashkëpunimin funksional që duhet të ekzistojë në mes të policisë dhe prokurorisë. Por, gjatë inspektimit është vërejtur se kontaktet në mes të hetuesve dhe prokurorëve janë shumë më të pakta se sa kërkohet për zhvillimin e hetimeve.

Dispozitat e Kodit Penal qartas theksojnë që prokurori është ai që merr rolin udhëheqës në hetime penale. Por, kjo shpesh mungon në praktikë. Hetuesit tregojnë për vështirësitë në kontaktimin e prokurorëve dhe marrjes së informatave mbi rastet.

Po ashtu, hetuesit deklarojnë për mungesë të informatave rreth rasteve për të cilat kanë përfunduar hetimet dhe personat që janë akuzuar për veprat e kryera. Sipas hetuesve, prokurorët publikë shumë rrallë paraqiten në vendin e ngjarjes në rastet e veprave të rënda penale (përveç rasteve shumë të rënda, ku i tërë komunikimi bëhet përmes telefonit), rrall-herë marrin rol aktiv në udhëheqjen e hetimeve që nga fillimi dhe kanë performancë të dobët për sa i përket dhënies së udhëzimeve me shkrim dhe atyre me gojë për hetuesit.

Duke iu referuar kushteve në të cilat janë të angazhuar zyrtarët policorë që merren me hetime, mund të thuhet se ato nuk janë të kënaqshme në disa njësi. Në disa rajone është vërejtur mungesa e automjeteve për hetuesit policorë, kurse hapësira e zyrave për punë dhe ruajtje të dosjeve vlerësohet e pamjaftueshme. Varësisht nga stacioni apo regjioni policor, ndryshojnë edhe kushtet e punës për hetues. Vërehet edhe mungesa e pajisjeve kompjuterike, çka paraqet një ngecje dhe pengesë serioze në përgatitjen dhe kompletimin e dosjeve kriminale (në të gjitha stacionet policore të inspektuara, mesatarisht tre e më tepër hetues përdorin të njëjtin kompjuter).

Gjithashtu problemt këtu nuk mbarojnë pasi mungon edhe nxistja e tyre përmes pagës shtesë për blerjen e rrobave civile dhe shtesës së veçantë për hetimeve ndonëse ka qenë kërkesë e vazhdueshme e hetuesve të niveleve qëndrore dhe lokale. Jo vetëm që kjo kërkesë nuk është implementuar nga departamenti financiar, por atyre u ndalohet edhe marrja e se drejtes së uniformës për çdo pesë vjet në bazë të vendimeve të lëshuara nga drejtorati.

Megjithëse ka shumë probleme të krijimit të kushteve të punës, nuk mungojnë as presionet politike në lidhje me rastet e zbuluara. Hetimi i krimit është vërtet detyrë shumë e komplikuar në Kosovë.

Gjatë këtij viti falë punës së palodhshme dhe profesionale të Stafit menagjues dhe inspektorëve  të IPK-së,mbi 116 policë janë nën hetime.

Nga ky numër ndaj 54 prej tyre janë ngritur kallxime penale ,29 janë dërguar në raport të veçantë,ndërsa për 33 raste janë në proces të hetimit,34 zyrtarë policorë hetohen për keqperdorime të detyrës zyrtare,22 kanë rrezikuar trafikun,18 po hetohen për lendime trupore,10 për kanosje dhe 9 si të dyshuar për falsifikim.

Kohë më parë nga Policia e Kosovës për menaxhim të dobët  ka  suspenduar edhe ish ushtruesin  e U.D. - Drejtorit në DMO të Policsë së Kosovës .

2.


Redaksisë së portalit e-novine i është lajmëruar polici Petar Dordevic (Gjorgjeviq) i cili akuzoi anëtarët e Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme se kanë kryer krime monstruoze në Kosovë. Ai thotë se ishte viktimë e Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Prokurorisë serbe për Krime të Luftës. Dordevic me gruan dhe dy fëmijë jeton në Lihtenshtajn. Thotë se është motivuar nga Slobodan Stojanovici dhe interesimi i opinionit publik për rastin e tyre dhe për gënjeshtrat që i kanë thënë prokurori Vladimir Vukcevic dhe zëvendësprokurori për Krimet e Luftës, Bruno Vekaric. Telegrafi sjellë më poshtë rrëfimin e tij.
Diku në mars 2009, pas paraqitjes time dhe të tre kolegëve në TV B92 - me imazhet tona të errësuara - nga rrëfimet tona për krimet ndaj civilëve që kanë bërë policët dhe ushtarët kudo në ish RSFJ, e sidomos pas presionit të publikut, Prokuroria nisi hetimin kundër Radoslav Mitrovicit, komandant i Detashmentit 37 të Policisë Speciale të Serbisë, Nenad Stojkovicit, komandantit të çetës IV, si dhe disa policëve tjerë nga Leskoci dhe Vlasotinci.

Kur emisioni mbaroi, në rrugën nga Beogradi në Leskovc na thirrën disa miq dhe të afërm që thanë se të gjithë në qytet e dinë se ne ishim ata që kemi folur. Kështu filluan kërcënimet nga ana policëve ndaj familjeve tona. Në atë moment ne nuk e dinim si u kuptua kjo, por më vonë ishim të sigurt se Prokuroria ka ofruar informacion për çdo gjë tek ata të cilët i kemi akuzuar. Madje të akuzuarit i kishin të gjitha deklaratat tona me shkrim dhe kopjet e tyre i ndanin në qytet.

Nëpër Vlasotinc dhe Leskoc filloi në ndjekje e paparë në ne dhe familjet tona. Mua “personat e panjohur" ma kanë gjuajtur me gurë shtëpinë, i kanë thyer tjegullat e dritaret, ndërsa çdo ditë detyrohesha t’i dërgoj e t’i kthej fëmijët nga shkolla. Në stacionin e policisë në Leskoc kishin biseduar hapur që të më vrasin, ose djalin tim, sepse kam folur për krimet e tyre.

Të gjitha kërcënimet dhe sulmet unë dhe miqtë i lajmëronim te prokurorët Vladimir Vukcevic dhe Dragoljub Stankovic. Për këtë ka shënime zyrtare. Për të gjitha kërkesat tona ata na bindnim se nuk kemi nevojë për panik e as të shqetësohemi.

Pastaj ata vendosën të arrestojnë Radoslav Mitrovicin, Nenad Stojkovicin, Dragan Milenkovicin të quajtur Sisarka, dhe të tjerët. Kundër tyre janë ngritur akuza për disa gjëra pa kuptim, edhe pse ne kemi folur për krimet më monstruoze që ata dhe policët tjerë kanë kryer. Prokurorët kanë anashkaluar dhunimet e tmerrshme të shqiptareve, vrasjen e fëmijëve, plaçkitjet e shumta dhe djegiet masive të fshatrave të tërë...

Më larguan nga shërbimi, natyrisht për shkak të dëshmisë për krime. Është montuar procedura mia gjyqësore për posedim të paligjshëm të armëve, e ato i inskenuan policët e Vlasotincit, në mesin e të cilëve Dragan Milenkovic Sisarka që ka marrë pjesë në krime. Në gjykatë kam marrë dënim katërvjeçar, sepse unë nuk jam mbrojtur si duhet ndaj akuzave pa kuptim, sepse mendoja se këtu nuk ka asgjë me rëndësi. Në Gjykatën e Lartë dënimi është përgjysmuar.

Në ndërkohë, Nenad Stojkovic, i cili erdhi në pozitën e Shefit të Administratës Policore në Leskovc, tha: 'Veç sa të shkosh në burg, se na ta përfundojmë tregimin”! Ai donte të më thoshte se nga burgu nuk do të dalë gjallë. Sepse, para kësaj kam lajmëruar për veprimet dhe kam dhënë deklarata kundër këtij grupi keqbërësish. Kam qenë kërcënim i madh për ta, sepse kam marrë pjesë në të gjitha aksionet e Detashmentit 37 në Kosovë me çetën e Leskocit. Unë i takoja sektorit të zbulimit.

Me 30 prill 2009, papritmas dhe pa paralajmërim në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e familjes time, ku kam jetuar me gruan time, me dy fëmijë të mitur dhe një vajzë për të cilën ishim familje kujdestare, vijnë dy anëtarë të Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve, Velimir Perisic dhe Dejani (nuk më kujtohet mbiemri). Më kanë thënë se në afat sa më të shkurtë duhet të bëhemi gati e të shkojmë me ta, se kanë urdhër nga Prokuroria për Krimet e Luftës që të na “mbrojnë”, sepse jetët i kemi në rrezik. Nuk kishim kohë për të menduar, sepse ata nga ngutnin duke thënë: “Mos ia lëni pastaj dikujt fajin nëse nuk vini tash me ne”. Shkuam.

Kemi arritur në Beograd rreth orës 23.00. Që atëherë, e në dy vitet e ardhshme, ne thjeshtë ishim pronë e Njësisë dhe Prokurorisë, pa asnjë të drejtë njerëzore, skllevër... Menjëherë pas mbërritjes në Beograd na morën të gjitha dokumentet personale (pasaportat, kartat e identitetit, kartat shëndetësore, librezat e punës...) dhe telefonat celularë pa asnjë konfirmim me shkrim të konfiskimit, të cilat janë të nevojshme të jepen dhe të ceken shkaqet e marrjes. Në ditët në vijim jemi detyruar të bëjmë teste psikologjike (më vonë e kam ndërlidhur këtë me profilin e specifikuar të personalitetit, që të caktonin "masat" për ngacmim dhe torturë psikologjike). Kemi qenë të detyruar për të kaluar një ekzaminim të plotë fizik në rrugë Durmitor në Beograd, me skanim të detyrueshëm të EKG-së që ju bë pa nevojë edhe fëmijëve.

Më pas mua, me ditë të tëra, nga mëngjesi deri në mbrëmje, më merrnin në pyetje në vendndodhjen e Njësisë në ndërtesë të MPB-së. Njëri pyeste, e dy shkruanin me dorë. Marrja në pyetje kishte të bënte se çfarë krime kam parë, kë dua ta akuzoj, cili është motivi i dëshmisë dhe kush tjetër mund të dëshmojë për këtë dhe krime të ngjashme... Për këtë në dy vitet e ardhshme më kanë marrë në pyetje, nga dita në ditë .

Në banesë gjithmonë vinin pa paralajmërim dhe papritur, nga 4-5 anëtarë të Njësisë, gjithmonë të zemëruar dhe të shqetësuar, duke bërtitur se jemi barrë për shtetin dhe se sa kushton mbrojtja e dëshmitarit. E gjithë kjo para fëmijëve tanë të mitur. Ata disa herë vinin natën për të kryer bastisje, duke thënë se verifikojnë mos strehojmë dikën në banesë. Gjithashtu, ata e dinin se zotëroj më shumë se njëqind fotografi tek të cilat kam shënuar krimet të tmerrshme të policisë kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, si dhe dokumente të tjera. Shpesh i kanë kërkuar, që gjoja t’i ruajnë.

Gjatë i kam lutur nëse mund të flas me shefin e tyre, Milos Perovic. Më në fund, kur ia dola të takohem me të, i tregova në mënyrë të detajuar në lidhje me gjithë këtë dhe e luta të më mbrojë nga anëtarët e Njësisë, ndërsa ai qeshej me cinizëm e thoshte: “Epo, nuk është mirë ajo që ta kanë bërë e kjo nuk do të përsëritet”. Të nesërmen, herët në mëngjes vjen një banesë banda nga katër anëtarë të Njësisë, të udhëhequr nga ndihmësi i Perovicit, Velimir Perisic, i cili me britma tha se kundër meje do të iniciojë procedurë penale dhe se do të më largojë nga programi i mbrojtjes për shkak se kam guxuar të ankohen për sjelljen e tyre.

Meqë kam punuar në Beograd, shumë policë të Njësisë i njihja. I kam parë edhe në Rahovec ku është bërë masakra ndaj civilëve. Për mua kjo është e pakuptueshme dhe e pakonceptueshme: këta njerëz janë caktuar të kujdesen për mua që jam rrezik potencial për ta!

Me një rast, në rrugën deri në Prokurorinë për Krime, në makinë ishin Aleksandar Lukic, Sinisa Savic dhe një tjetër polic që nuk e njihja. Savic e tha me zë të lartë para tyre që të kem kujdes çfarë bëj që të mos përfundojë si Zoran Vukojevic...

Si gjithmonë kur dilja nga banesa, merrja fotografitë me dokumente, sepse kisha frikë se shkojnë në posedimin të Njësisë. Në Prokurori më ka pritur Dragoljub Stankovic që i kërkoi fotot dhe dokumentet që t’i ruajë në kasafortë. Ai tha: “Më njeh moti dhe do të ishte më mirë që t’i dorëzosh që këta të Njësisë mos t’i shkatërrojnë”. Unë i besova dhe ia dhashë tre albume me fotografi, si dhe dosjet me dokumente që dëshmojnë për krime të shumta të oficerëve të lartë të policisë dhe të anëtarëve tjerë. Më vonë nga Stankovici kam kërkuar t’i kthejë fotot dhe dokumentet, e ai në ato dosje më dha letra koti, si dhe një korrespodencë ndërmjet Prokurorisë dhe Fondit për të Drejtën Humanitare. E pyeta ku janë fotot e mia, e ai tha se këtu s’kam asgjë timen. Nuk i ktheu. Besoj se i ka shkatërruar, sepse kanë mundur të përdoren si dëshmi kundër zyrtarëve të lartë të policisë.

Shumë herë jam dërguar në Prokurori për "biseda", siç thoshin Velimir Perisic dhe policët tjerë. Kjo dukej kështu: në njërën nga zyrat e Prokurorisë më kanë pritur Dragoljub Stankovic, Nebojsa Markovir, Mioljub Vitorovic dhe Snezana Stankovic të ulur në një gjysmërreth. Unë duhej të ulesha në mes, ndërsa rreth meje ishin disa policë të Njësisë. Që nga hyrja ime ata fillonin me kritika, poshtërime dhe kërcënime. Unë kështu me orë duhej t’i dëgjoja e të mos them gjë. Prokurorët më bërtitnin, se si me sjelljen time po kërcënoj jetët e policëve. Pas daljes nga Prokuroria, ndjehesha keq dhe i çorientuar. Në jetë më mbante vetëm ideja për fëmijët.

Arsyeja për sjellje të tillë ishte se unë me shkrim i jam drejtuar Fondit për të Drejtën Humanitare për të më ndihmuar që të shpëtojë nga kthetrat e Zyrës së Prokurorisë dhe Njësisë që në mënyrë të sinkronizuar e me poshtërsi kanë punuar për të më shkatërruar mua dhe familjen time, për të hequr unë dorë nga dëshmia dhe për të pezulluar procedurën penale kundër kriminelëve të luftës.

Kur koha kalonte, e unë nuk doja t’i tërhiqja akuzat, kam duruar kërcënime më të mëdha, shantazhe, tortura... Deri aty kanë shkuar sa që biri im (atëherë 12 vjeç) u sulmua fizikisht nga persona të panjohur me shkopinj. Kam raportuar këtë, por nga hetimet nuk doli gjë.

Tortura vazhdoi: vinin natën dhe kryenin bastisje, trokitnin në derë. Na ndalën ujin e ngrohtë, e pastaj ngrohjen. Ngroheshim me shporet duke ndezur të gjitha ringlat.

Bisedat me anëtarët e Njësisë ishin të tmerrshme. Më kanë pyetur: "A do ti të holla. A ke?”, ndërsa unë thosha se kam nevojë, sepse jemi pa bukë. Ata pastaj: “Sa keq që nuk do. Hajt gëzuar”. Ose: “Çka mendon ti, se jemi postierë të të sjellim para? Çfarë të duhen paratë”?

Kërcënuan se do të më heqin nga mbrojtja, ndërsa në Prokurori Dragoljub Stankovic tha të rri sepse çfarë do të bëj pastaj. Kam kërkuar ndonjë punë, që të ushqeja familjen. Më thanë se e kam të ndaluar. I përmendnin disa rregulla, ndërsa flisnin me hamendje. Gjatë tërë qëndrimit nuk i pash ato rregulla që ta di se çfarë guxoj e çka jo.

Nuk kisha kontakt me askënd. Ma ndalën telefonin. Nuk mund ta dëgjoja as nënën që më mbeti në shtëpi. Ky ishte një ekip i tmerrit.

Tortura vazhdoi edhe kur u ktheva në shtëpi. Vinin njerëz të panjohur, ofronin disa marrëveshje, dërgonin SMS. E pashë se duhet të iki nga Serbia. Tri herë nuk ia dola, e të katërtën herë po, falë Zotit.

E lash programin e mbrojtjes. Ika më 4 korrik 2011. Nuk do t’ia dilja po të mos më ndihmonte Fondi për të Drejtën Humanitare, duke më siguruar një makinë. Nuk kisha as para, asgjë. Ishim të shkatërruar. /Telegrafi/

(Petar Dordevic është pseudonim i bashkëpunëtorit. Atë e njeh edhe dëshmitari Slobodan Stojanovic dhe disa të tjerë nga Detashmenti 37 që shpejtë do të japin intervista për e-novine)


3.

Krimi Kibernetik- edhe në Kosovë i përhapur



Krimet kibernetike, janë ndër krimet më të sofistikuara në nivel global. E nga këto lloj krimesh nuk po shpëton as Kosova.

Një formë e sofistikuar e vjedhjes së bankave, e bërë në SHBA para një viti, duket të jetë specialitet i një grupi të hajnave rumunë. Një formë të ngjashme të vjedhjes, ditë më parë kanë kryer në Kosovë, tre shtetas rumunë.

Me 14 shtator, sektori për hetimin e krimeve kibernetike në polici, në një operacion policor kanë arrestuar këta persona të dyshuar për kryerje të veprës penale, lëshim të çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelave bankare. Atyre ndër të tjera u janë sekuestruar 7745 euro, si dhe pajisje të modifikuara për të kryer veprën penale.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë pwr RTK se në vitet e fundit është përmirësuar siguria në bankat e Kosovës, sa i përket atakimeve kibernetike. Por problem më të madh sheh plaçkitjen e armatosur që po u ndodh bankave. Ndërsa kërkon rritje të dënimeve për kryerësit e këtyre veprave penale.

“Rreziqet janë të njëjta por efektiviteti më i madh për krimet kibernetike. Plaçkitjet fizike kërkojnë më shumë punë, më të rrezikshme, ngritje të kapaciteteve… duhet dënimi të jetë shumë serioz”, theksoi ai.
Tash tri vjet është funksionalizuar njësiti për hetimin e krimeve kibernetike dhe nga atëherë ky njësit ka hetuar 35 raste të krimeve kibernetike. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, thotë se, rastet më të shpeshta të raportuara në polici janë hyrja në llogaritë personale si dhe lëshimi i çeqeve të rreme.

“Te rastet e cenimit të privatësisë, numri më i madh, kemi të bëjmë me thyerje të passwordave, postohen gjëra pa leje, ndërhyrje në të dhëna personale. Kartelat bankare, kemi të bëjmë me klonim të kartelave, dhe tërheqja e mjeteve”, tha ai.

Viktimat më të shpeshta të atyre që në gjuhën e teknologjisë informative njihen si “hacker”, janë përdoruesit privat, thotë specialisti i sigurisë së webfaqeve, Shpend Kurtishaj. Ai thotë se është shumë me rëndësi që përdoruesit të jenë të kujdesshëm në dhënie të informatave për shkak që ato mund të keqpërdoren.

Por, Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi, numrin e vogël të rasteve të raportuara nuk e ndërlidh me mungesë të këtij fenomeni, por me mungesë të kapaciteteve për ta luftuar atë. Sipas tij, krimi kibernetik është mjaft i koklavitur dhe kërkon kuadro të specializuara në organet e drejtësisë dhe sigurisë që të mund të jenë në hap me kriminelët.

“Duke u bazu në rezultatet e institucioneve të drejtësisë, mund të themi se ska shumë raste, por unë mendoj që kemi mungesë të përgatitjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Të kemi njohuri për ndjekjen e krimeve kibernetike”, theksoi ai

Edhe njohësja e çështjeve të sigurisë, Diana Likaj, vlerëson se këshilli gjyqësor dhe prokurorial duhet të kenë parasysh që ky krim global është në rritje, prandaj duhet të ketë profilizim dhe specializim të prokurorëve dhe gjykatësve.

“Një gjykatës që ka punu në kohen tradicionale, duhet të ketë gjykatës dhe prokuror të specializuar në fushën e kibernetikës”, tha ajo.

Likaj, rrezikun më të madh e sheh tek hyrja në të dhëna konfidenciale të institucioneve në shtetërore, që sipas saj mund të përdoren nga terroristët potencial.


Edhe ekzekutuesit pranojnë se problemet e kësaj lëmie janë mjaft e ndërlikuara për tu hetuar. Prokurorja, Shemsije Asllani, në një përgjigje elektronike, thotë se në vitin 2013 janë ngritur 7 raste që kanë të bëjnë me veprën penale, hyrje në sistem kompjuterik, ndërsa këto raste janë ende duke u hetuar. Ajo shton se bashkëpunimi me policinë dhe gjykatat është në nivel të duhur, por ka mungesë të stafit në këtë lëmi.

Por, zyrtarët policor thonë se policia ka nivel të lartë të sigurisë së të dhënave. Edhe Shpend Kurtishaj, pajtohet se kohëve të fundit është përmirësuar dukshëm siguria e softuerëve në institucione.

Krime kibernetike janë aktivitete kriminale të zhvilluara në rrjet që ka si objekt keqpërdorimin e sistemeve kompjuterike dhe të dhënave kompjuterike.

Një formë tjetër që mund të sulmohen qytetarët dhe bankan janë edhe përmes transaksionave bankare. Prandaj, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija kërkon nga qytetarët të kenë kujdes se ku bëjnë blerje si dhe të kenë antivirus në kompjuterët e tyre. Ai pohon se vetëm brenda një viti, në Kosovë janë bërë afro 1 miliard transaksione bankare përmes internetit.
Në Kosovë ka njerëz të zhvilluar teknikisht, dhe fatkeqësisht që aftësitë e mira teknike nuk po përdoren për së miri, por për thyerje të websites, thotë Shpend Kurtishaj, i ri nga Kosova i cili ka arritur të gjejë dobësi të sigurisë në kompani të mëdha të internetit. Në këtë formë ai është kontraktuar nga kompani të mëdha sic janë EBAY dhe Facebook. prandaj ai inkurajon të rinjtë e talentuar që aftësitë e tyre t””i përdorin për së mbari.

Vetëdijesimi qytetarë është një prej formave që vendet e zhvilluar po provojnë të aplikojnë për të mbrojtur qytetarët e tyre të cilët çdo moment mund të jenë të sulmuar nga keqpërdoruesit e internetit.

Suedia liron policin serb të akuzuar për krime në Kosovë

Gjykata e apelit në Suedi liroi të mërkurën një ish-oficer policisë serbe, i dënuar në janar për krime lufte në fshatin Qyshk në Kosovë, në vitin 1999.

Vendimi u mor pasi një gjykatë suedeze në janar dënoi Milic Martinovicin me burgim të përjetshëm për vrasje të civilëve në fshatin Qyshk në Kosovë, në maj të vitit 1999.

Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë të mërkurën, duke thënë se nuk janë paraqitur prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e Martinovicit.

“Gjykata e Apelit vendos se ka dyshime dhe rreziqe në lidhje me identifikimin. Ky është një person të cilin asnjë nga fshatarët nuk e njihnin, identifikimet u bënë disa vite pas ngjarjeve”, tha gjykata.

“Për më tepër, foto të të dyshuarit ishin shfaqur në media për disa kohë, para se të bëheshin identifikimet”, shtoi ai.

“Këto fotografi, të marra një vit para masakrës, e tregojnë në uniformë, disa herë bashkë me njerëz që dihet se kanë qenë të përfshirë në ngjarjet në Qyshk” tha ai.

Gjykata pranoi se Martinovic është përgjuar kur disa persona u arrestuan në Serbi për përfshirje në masakrën e Qyshkut dhe se regjistrimet tregonin se ai e dinte për masakrën.

“Por sipas gjykatës, përgjimi nuk vërteton se 35-vjeçari kishte marrë pjesë në masakër”, thuhet në vendim.

Martinovic u arrest në prill të vitit 2000 në Suedi pas dyshimeve se ka qenë një nga luftëtarët serbë që sulmuan Qyshkun, më 14 maj 1999.


Për krimin, Zyra e Prokurorisë Serbe për Krime Lufte ka hapur rastin për kundër 13 personave, ish-anëtarë të njësisë të njohur si “Çakallët”.

Aktpadia thotë se “Çakallët” vranë të paktën 44 persona dhe grabitën shtëpi të shqiptarëve për të hapur frike mes fshatarëve dhe për t’i detyruar të largoheshin dhe të lëviznin në Shqipëri.

Pas sulmit, më shumë se 400 fshatarë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar u larguan nga shtëpitë e tyre. Para konfliktit, Qyshku kishte rreth 2 000 banorë, shumica shqiptarë etnikë.

Prokuroria thotë se fshati u sulmua sepse ishte vendi i lindjes i Agim Çekut, ish-lideri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe tani ministër i Forcave të Sigurisë në Kosovë.

Gjatë sulmit, shtëpia e familjes së Çekut u dogj, ndërsa babai i tij, Hasan Çeku, u vra.

Sulmi në Qyshk ndodhi në mes të konfliktit në Kosovë mes forcave të sigurisë serbe dhe UÇK-së, dhe gjyqi është një nga rastet më të mëdha të krimeve të luftës që është mbajtur më parë në një gjykatë në Beograd.

LEXONI EDHE KËTË:

http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/statistics/corruption/Kosovo_Business_corruption_report_ALB.pdf

2014/11/10

Edvin Kristaq Rama në Beograd:Ivica Daçiç më tha se s'ma jep dot Preshevën?



 Edi Rama, kryeministri i ri i Shqipërisë në kohën kur shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës kanë ngrirë raportet me regjimin e Beogradit, pritet që të vizitojë kryeqytetin serb gjatë muajit shkurt, vizitë që e kishte palajmëruar edhe kryeministri serb Dacic në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Vizita e Enver Hoxhës në Beograd rezultoi me: "Tito më tha që tani s’ta jap dot Kosovën” …Pas 60 vjetësh, a thua do përsërisë refrenin e Enver Hoxhës edhe Rama se: Dacic më tha që tani s’ta jap dot Preshevën?,

Këtë vizitë të kryeministrit nga Tirana e ka konfirmuar shefi i diplomacisë serbe Mërkiç përmes “Politika” duke nënvizuar se “nuk dihet data e saktë e vizitës së Ramës në Beograd, sepse Beogradi zyrtarë është i zënë me çështje të tjera të rëndësishme, si për negociatat me Prishtinën dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE..”

Në fakt,  Edi Ramës në Beograd e kishte paralajmëruar i pari shefi i qeverisë serbe Dacic. Kryeministri Dacic më 4 dhjetor të vitit të 2013 rreth kësaj vizite të homologun e tij nga Tirana ka deklaruar se “ditët e ardhshme Beogradin do ta vizitojë Milo Gjukanoviç dhe kryeministri nga Shqipëria, Edi Rama…”

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar u raportua se kryeministri Edi Rama së shpejti do të zhvillojë një vizitë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Nga kjo vizitë e dytë, pas 20 vjetësh e Ramës në Tiranë pritet të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe për cështje ekonomike” është thënë.

Vizita e Kryeministrit, Edi Rama në Beograd do të jetë vizita më e lartë zyrtare mes vendeve. Kjo pasi deri tani ka pasur vizita në rang ministrash të Jashtëm dhe zv.kryeministrash. Ministrin i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në tetor të vitit të kaluar. Në prag të vizitës së Edi Ramës janë marrë edhe mediat shqiptare për bashkëpumimi dhe vizitat mes autoriteteve të Beogradit dhe Tiranës, të cilat datojnë edhe më herët nga koha e diktatorit Enver Hoxha.


Më 27 nëntor të vitit 1946 në Beograd u themelua Konventa Ekonomike mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Pas kësaj vizite, Rama ne shkurt do të gjendet në Beograd dhe sigurisht Dacic Ramës do t’i thotë: Mos iu afroni Preshevës apo nuk do ta jap Preshevën.

Meqenëse takimi në fjalë eshtë paralajmëruar për çështje teknike apo ekonomike (kujtojmë dialogun e paralajmëruar “teknik” mes Beogradit dhe Prishtinës) megjithë sipas burimeve tona, dy kryeministrat nuk do të bisedojnë vetëm për cështje teknike apo ekonomike, por do të përqendrohen edhe në politikë, pra edhe për Luginën e Preshevës, që ndoshta në opinion nuk do të dalin kurrë.

Sikur doli në pah pas 60 vitesh nga takimi i jugosllavit Tito dhe Enver Hoxhës, se ky i fundit kishte deklaruar: ”Tito më tha që tani s’ta jap dot Kosovën ?..”

Kërkesa e Edi Ramës në Beograd për bashkimin e Preshevës me Kosovën duhet të jetë legjitime dhe konform kartës së OKB-së si dhe vullnetit të shqiptarëve shumicë në Serbinë Jugore.

Gjatë vizitës në Beograd, Enver Hoxha kishte deklaruar se, Tito kishte shprehur mendimin se “Kosova i përkiste Shqipërisë, por kundërshtimi i fortë për kalimin e saj si pjesë të Shqipërisë e bëntë të papërshtatshme kohën për një veprim të tillë”. Dhe sigurisht sot shqiptarët e Luginës presin nga Edi Rama që t’i thotë Dacicit se Presheva eshte Kosovës..” Edhe nëse e shtron Rama kete kërkesë legjitime nuk do te ishte aq patriotike, kur edhe vet liderët e Luginës e kanë thënë disa herë në Beograd, gkekrese kjo legjtime e garantuar edhe nga Karta e OKB-së për popujt autokton. Pra, nëse kryemnistri shqiptar i thotë homologut të tij serb Dacic se Presheva i takon dhe duhet t’i bashkangjitet Kosovës, është kjo thjeshte një transmetim dhe prezentim i vullnetit dhe kerkesave të popullatës shqiptare në Luginë nga ana e Edi Ramës në Beograd.

Nuk eshte bashkim vetëm atëherë kur bashkohen dy tavolina për drekë (sic u pa ne Prizren) por edhe puna dhe kerkesat për të drejtat legjitime të popullit shqiptar ne këte rast të shqiptarëve në Luginë, përkujdesje qe e garanton edhe Kushtetua e Republikës së Shqipërisë. Pamvarësiht se në Prizren, Rama foli për “bashkim” dhe kundërshtoi lëvizjen e kufijve, bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën eshte nje proces i pashmangshëm, legjitim dhe e justifikuar nga vullneti i popullatës shqiptare në jug të Serbisë së shumicë edhe permes Referendumit të 1 dhe 2 mars 1992, akt ky konform Kartës së OKB-së, asaj të Helcinkit dhe konventave tjera ndërkombëtare që ju garanton popujve autoktone – vetevendosje!

Në fund do përkujtuar se marrëveshjet e Titos me Enver Hoxhën dhe tani mes Ivica Dacicit edhe Edi Ramës nuk janë të vetmet mes Beogradit dhe Tiranës. Mjafton t’i përmendnim vetëm disa nga to: Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave pas Luftës Dytë Botërore deri në vitin 1948 janë zhvilluar mbi platforma unifikuese politike, ekonomike dhe ushtarake. Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis dy vendeve (9 korrik 1946) do të ndiqej nga një varg marrëveshjesh ekonomike.



Ndër to kryesonte “Konventa për Koordinimin e planeve ekonomike, për Bashkimin doganor dhe Barazimin e monedhave” (27 nëntor 1946). Në fushën ushtarake marrëdhëniet arritën kulmin sidomos në gjysmën e dytë të vitit 1947, kur përpjekjet për bashkim tashmë me hapjen e arkivave i gjejmë plotësisht të dokumentuara.

PERSONALITETET E NJOHURA JANË CERTIFIKATË VLERËSIMI!


1



Shefqet Dibrani


Bexhet Jakupi, në çarqet zvicerane është i njohur me emrin ledhatues Köbi. Ai është pronar i Reastorantit ADLER (në shqip SHQIPONJA), në njërën nga lagjet më aristokrate në qytetin St. Gallen (Shën Gallusi), në Zvicër. Etimologjia e emrit Köbi, vjen nga mbemri i tij familjar „Jakupi“ të cilin zviceranët për lehtësime më shumë e kanë thirrur si „Jakob“, nga ku del llagapi, përkatësisht nofka Köbi, me të cilën zviceranët jo vetëm në lagje, por në tërë qytetin e njohin.

Bexhet Jakupi, ka lindur në vitin 1959, në lagjën e Liteshëve në fshatin Zarbicë, komuna e Bujanocit. Bexheti fëmijërinë e kaloi në këtë fshat ku e mbaroi edhe shkollën filore, ndërsa në fillim të viteve të ‘70-ta, familja do të shpërngulet në Bujanoc, ku ai do ta përfundoj edhe gjimnazin klasik në këtë qytet. Fill pas përfundimit të shkollës së mesme do të kryej shërbimin ushtarak, dhe me t’u kthyr nga shërbimi do të merrë rrugën e mërgimit, ku jeta do ta sjell në Zvicër.

1

I vetëdijshëm se për të pasur sukses duhet njohur gjuhën e vendit, dhe krahas saj duhej kualifikuar për tregun e punës. Vetëm 6 muaj pasi vendoset në Zvicër, Bexheti do ta regjistroj shkollën e mesme të gastronomisë (hoteleries), në sistemin pa shkëputje nga puna, me që rast ai kualifikohet dhe mëson gjuhën njëkohësisht.

Sistemi i shkollimit pa shkëputje nga puna si dhe mësimet praktike do ti nis në Hotel BODAN në Romanshorn të kantonit Thurgau dhe në Hotel CITY në qytezën Buchs të kantonit St. Gallen.

2

Pas përfundimit të shkollimit, për një kohë të caktuar do të punësohet në Multi Shop, në Multergasse të qytetit St. Gallen, një restorant i njohur i cili pas një kohe do të pushon veprimtarinë e gastronomisë. Por, Bexhet Jakupi në saje të asaj eksperience pa ndonjë vështirësi do të kaloj si udhëheqës i restorantit që gjendet në „Stadttheater“, përkatësisht në objketin Tonhalle (Teatri Popullor i qytetit St. Gallen). Aty, Bexhet Jakupi, ka punuar për rrth 16 vjet. Puna në këtë restorant do t’i jap atij mundësinë për përfeksionimin e artit të kuzhinës dhe do të mosojë mirë edhe psikologjinë e punës në këtë lëmi siç do të shprehet edhe vet ai: „Vërtetë ishte një eksperiencë jashtzakonshme, sepse kontakti me njerëz eminent të kulturës dhe artit të qytetit e kantonit, dhe jo vetëm kaq por takimi me ansamble e trupa artistike ndër më të njohurat e Evropës dhe Botës që kanë dhënë koncerte e shfaqje në këtë qytet, më kanë ndihmuar shumë“. Në atë restorant, janë ushqyer, e madje e kanë pasur si piktakim edhe personalitetet politike dhe ato akademike të të gjitha niveleve, prandaj kontakti me këto kultura ka pas rol ndikues edhe në emancipimin, në sjelljen dhe në shërbim, gjë që ai vazhdimisht u është mirënjohës strukturave drejtuese të këtij institucioni, qoftë për mirëkuptim e qoftë për përkrahje e cila nuk i ka munguar në asnjë çast.

Kur jemi tek përkrahja Bexheti është i vetëdijshëm, e duke qeshur shton se „për një gastronom përkrahja më e madhe është prezenca e përhershme e personlaiteteve të njohura në nivel qyteti dhe kantoni, që padyshim ishte një certifikatë vlerësimi për punën time“.

Në saje të përvojës së krijuar, qoftë në gatim, qoftë në shërbim, por edhe nga eksperienca në menaxhim, ai që nga viti 2004, përkatësisht më 1 nëntor 2004, bashkë me gruan e tij Fatimen, do të bëhen pronar, kurse Bexheti drejtues i Restorantit „ADLER“ i cili gjendet, siç e theksuam edhe më parë në njërën nga lagjet më aristokrate të këtij qyteti.

5

Fillimet kanë qenë paksa refuzuese, pasi Bexheti ishte ndër të parët, (nga të huajt), që nis një veprimtari në këtë lagje. Por me kalimin e kohës të gjitha paragjykimet do të thyhen dhe ai të premtën e fundit të muajit tetor, përkatëisht më 31.10.2014, do të festojë 10-Vjetorin e vaprimtarisë gastronome.

Kjo ngjarje u bë shkas edhe i këtij reportazhi, që shënohej në mesin e mysafirve të tij të cilët kryesisht ishin zviceran, pastaj kishin ardhur familjar të shumtë dhe një numër simbolik edhe i bashkëtdhetarëve të tij, të cilët uronin dhe i gëzoheshin suksesit të tij.

Në këtë atmosferë, si kurrë më parë ai rrëfen copëza jete, ngjarje të caktuara që i kanë lënë mbresa të pashlyera në eksperiencën e tij dhjetëvjeçare, bënte shaka dhe vraponte nga tavolina në tavolinë për ti nderuar e për t’u gjendur afër secilit.

Bashkëshortët Jakupi, në këtë restorant i kanë të punësuar edhe 5 punëtor e puntore të tjerë, të cilët janë me orar të plotë si dhe 5 – 6 të tjerë janë të angazhuar sipas nevojës.

Restoranti i ka 140 ulëse, me dy salla të vogla, në njërën për duhanxhinjët dhe tjetrën me 40 ulëse për ngjarje, festa e mbledhje të caktuara, ndërsa në katin sipër restorantit është edhe salla e madhe me mbi 350 ulëse, në të cilën zhvillohen konferenca, fushata zgjedhore, mbahen koncerte dhe ahengje të shumta familjare.

Derisa Restoranti „ADLER“ ka ekskluzivisht mysafir zviceranët, salla lart është shndërruar në një qendër të manifestimeve, koncerteve dhe ahengjeve familjare, të cilin dita ditës e begatojnë prezenca e grupeve dhe shoqërive shqiptare duke e shndërruar Restorantin SHQIPONJA, tamam në një vatër të shqipeve që vijnë gjithë andej hapësirës ku ka shqiptar.

3

Në interesimin tonë se si i sheh bashkombasit e vet, ai do të përgjigjet shkurt: Shqiptarët, sidomos viteve të fundit dallojnë për një kulturë, sjellje dhe rregull të mirë, jo vetëm në sallë dhe korridore, por kjo kulturë shihet edhe në rrugë dhe kudo.

Ai, vazhdimisht i falënderon bashkombasit e vet, të cilët përzgjedhin restorantin e tij, për ndeja të thjeshta apo për tubime e manifestime, por veçmas i dallon ata që mbajnë dasma dhe ahengje familjare, e të cilët i pëlqejnë gatimet nga kuzhina e tij, për që gjë ka vetëm komplimente, për shërbime dhe organizim të pëlqyer.

4

Natyrisht, nuk ishin të gjitha, as nuk janë ato që duhen të thuhen në kësi përvjetorësh, për një pronar të sukseshëm siç është Bexheti, ndërsa për mua ishte mjaftë impresionuese atmosfera impozante, sa herë ai vinte pran nesh, rrëfente një ndodhi të jetës që i kujtohej, evokonte ndonjë kujtim që më dukej se fliste për një copë jetë e cila atë e ka bërë emër të njohur dhe mjaftë të respektuar në këtë qytet!

Putini del në mbrojtje të Paktit Molotov-Ribentrop

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



Nëfaqen e internetit www.mk.ru. në gjuhën ruse të datës 07 nëntor 2014, ishte botuar një informacion me titull:
“Putini e trembi Perëndimin me deklaratat për Paktin Molotov-Ribentrop”.

Në një takim që ka pasur me disa shkencëtarë dhe pedagogë të rinj të historisë më 05 nëntor 2014, Putini paska deklaruar për domosdoshmërinë e studimit të plotë të periudhës para Luftës II Botërore.
Diplomatë perëndimorë, që i pyeti gazeta Financial Times, i vlerësuan si shqetësuese fjalët e presidentit Putin për Paktin Molotov-Ribentrop që Gjermania pati nënshkruar me Bashkimin Sovjetik në gusht të vitit 1939.

Në takimin e lartpërmendur, Putini deklaroi:

“Bashkimi Sovjetik nënshkroi paktin e mossulmimit me Gjermaninë. Njerëzit thonë:ah sa keq! Po ç’të keqe paska në këtë mes, përderisa Bashkimi Sovjetik nuk donte të luftonte? Kuqenkaekeqjakëtu? Kjo e para. E dyta: madje duke e ditur se lufta ishte e pashmangshme,duke hamendësuar
se ajo mund të fillonte, Bashkimit Sovjetik i duhej kohë si vdekja për të modernizuar ushtrinë e vet”.
Deklarata e presidentit Putin se në paktin Molotov-Ribentrop nuk paska pasur asgjë të keqe, ngjalli shqetësim mes diplomatëve perëndimorë.

 Në atë deklaratëata vërejnë një rrezik për sigurimin evropian, sidomos në sfondin e ngjarjeve të krizës ukrainase. Me këtë deklaratë, presidenti Putin ka si pikësynim të justifikojë, sipas atij pakti, copëtimin e Polonisë dhe krime të tjera të periudhës sovjetike dhe, rrjedhimisht, kërkon rishikimin e rendit botëror, - shkruan gazeta Financial Times.

Një diplomat perëndimor, sipas komentit të gazetës Financial Times, deklaroi se Putini, me sa duket, paska dyshime për themelet e sigurimit evropian. “Me një protokoll sekret që i qe bashkëngjitur atij pakti, - tha ai, - qenë përcaktuar kufijtë e disa shteteve fqinje që ndodheshin në vijën e sferave të influencës së Gjermanisë dhe të Bashkimit Sovjetik. Putini, me sa duket, po thënka se në planin historik gjithçka paska qenë në rregull. Po atëherë ç’mund të thuhet në kontekstin e tanishëm?”.
Kurse një diplomat tjetër evropian theksoi:
“Ne asnjëherë nuk i kemi diskutuar vetëm për vetëm me Rusinë ngjarjet kyç të historisë së dikurshme evropiane, përfshirë ndërhyrjen e Bashkimit Sovjetik në Priballtik. Por, në të njëjtën kohë, kjo e kaluar qëështë temë për historianët, krijon pengesa për përmirësimin e marrëdhënieve mes popujve. Tani kjo temëështë bërë mëse aktuale”.

Edhe dy diplomatë të tjerë evropianë që punojnë në Moskë, i deklaruan gazetës Financial Times se deklarata e Putinit në mbrojtje të paktit Molotov-Ribentrop mund ta shtojë frikën për revizionimin e mundshëm të Rusisë dhe se kjo frikë shkaktoi krizën ukrainase.

Gazeta e përditshme ruse “Vjedomosti” boton reagimet e shtypit të huaj ndaj deklaratës së presidentit rus. Në një artikull të gazetës “Daily Telegraf” thuhet se Putini ka deklaruar se në“paktin sovjeto-nazist s’paska pasur asgjë të keqe”. Gazeta “The New York Times” shkruante se “Putini doli në mbrojtje të paktit sovjeto-nazist”.

Është e çuditshme: diplomatët e lartpërmendur evropianë ngrihen kundër deklaratës së Putinit, por asnjëri prej tyre nuk ka burrërinë të prezantohet para opinionit publikndërkombëtarme emër dhe me mbiemër. Me sa duket, Putini i ka futur në thes mjeshtërisht, prandaj asnjëri prej tyre nuk kuturis ta deklarojë identitetin e vet.

Njëri prej tyre deklaroi se Evropa deri tani nuk i paska “diskutuar vetëm për vetëm me Rusinë ngjarjet kyç të historisë së dikurshme evropiane, përfshirë ndërhyrjen e Bashkimit Sovjetik në Priballtik”!!!Po pse të nxitonte Evropa t’i diskutonte ato ngjarje? Që asokohe kanë kaluar 75 vjet. Pret puna për t’i diskutuar! Shekulli ende s’ka mbaruar! Medet! Nga ato është Evropa që të diskutojë dhe të zgjidhë probleme!

Në këtë mes të habit fakti që ca diplomatë të Evropës Perëndimore na qenkan trembur nga deklarata e Putinit dhe thënkan se presidenti rus me atë deklaratë po rrezikuaka sigurimin evropian!!! Po sigurimi evropian ka si mburojë të fuqishme Aleancën e Atlantikut të Veriut, apo jo? Atëherë si shpjegohet kjo frikë e këtyre diplomatëve evropianë? Mos vallë ata paskan dyshime nëaftësitë mbrojtëse të NATO-s?

Kjo frikë e këtyre diplomatëve evropianë zbulon frikën e shteteve evropiane, shtetas të të cilëve ata janë? Po këto shtete a ia kanë shprehur Vashingtonit frikën që ndiekan nga deklaratat shoviniste të presidentit Putin?

Deklarata e Putinit në takimin me shkencëtarët dhe me pedagogët e rinj në mbështetje të paktit Molotov-Ribentrop, vërteton se ai e paska ndërruar pllakën.

Në vitin 2009, në një artikull që ka botuar në organin polak “Gazeta Wyborcza”, Putini e pati dënuar paktin Molotov-Ribentrop. Asokoheaipaskashkruar:

“Sot ne e kuptojmë se çdo formë marrëveshjeje e fshehtë me regjimin nazist ka qenë e papranueshme nga pikëpamja morale dhe nuk ka pasur kurrfarë perspektive”.

Putini domosdo që pesë vjet më parë do ta dënonte paktin Molotov-Ribentrop. Sepse këtu e pesë vjet të shkuara Rusisë i interesonte ta bënte edhe më shumë për vete Evropën që të shtohej eksporti i gazit rus drejt kontinentit rrudhaq. Pasi kaluan pesë vjet, Rusia u majm mirë me paratë evropiane dhe tani e ka ngritur bishtin përpjetë. Me gazin që shkonte drejt Evropës nëpërmjet territorit ukrainas,

Kremlini e kishte ulur në bark Kievin dhe klasën e tij politike e kishte hedhur në xhep me kohë e me vakt. Prandaj edhe rusët e Krimesë dhe të rajoneve lindore dhe juglindore të Ukrainës, e kalonin jetën në paqe dhe në mirëkuptim të plotë me ukrainasit, pa pasur kurrfarë mosmarrëveshjesh me ta. Por sapo sheshi Majdan në Kiev e flaku nga pushteti kukullën e Moskës me emrin Janukoviç,

 Kremlini e hoqi maskën jo vetëm në qëndrimin ndaj popullit ukrainas, por edhe ndaj perëndimit evropian, duke organizuar ngjarjet tragjike në Ukrainë që, me sa duket, po shkojnë drejt palestinizimit të situatës. Skenari i Putinit ka pas qenë përgatitur me kohë: po të binte nga pushteti kukulla e tij në Kiev, të ngriheshin menjëherë në këmbë Krimeja dhe rajonet lindore dhe juglindore të Ukrainës për t’u shkëputur prej saj. Me këtë rast, Putini, i sigurt tashmë në epërsinë e tij ndaj Evropës që ende vazhdon të mbetet e mbërthyer në darën e krizës ekonomike, doli me letra të hapura në qëndrimin ndaj paktit Molotov-Ribentrop.

Por Evropa është e pamoralshme dhe pa dinjitet diplomatik para Rusisë. Se po të ishte e moralshme dhe dinjitoze, ajo, që pas vdekjes së Pjetrit të Parë në vitin 1725, duhej t’i kishte kërkuar me kohë Rusisë ta denonconte Testamentin e Pjetrit të Parë, në të cilin thuhet:

“Rusia duhet të merret vesh për pjesëtimin e botës me Francën dhe me Austrinë. Nëse këto të fundit refuzojnë, duhet t’i përplasim njërën me tjetrën, pastaj t’i shkatërrojmë. Të gjitha këto janë të mundshme. Evropa duhet shkatërruar”. (Teksti i plotë i Testamentit të Pjetrit të Parë është botuar në gazetën “Bashkimi”, 8 prill 1994).

Në respekt të Testamentit të Pjetrit të Parë, Stalini, në vitin 1918, ka deklaruar:

“…Perëndimi, me kanibalët e vet imperialistë, është shndërruar në një vatër errësire dhe skllavërie. Ne kemi për detyrë që ta shkatërrojmë këtë vatër, për të gëzuar dhe ngushëlluar punonjësit e të gjitha vendeve”.

Edhe 21 vjet më vonë, përsëri Stalini, në mbledhjen e Byrosë Politike të PKP(b), të mbajtur më 19 gusht 1939, pati deklaruar shkoqur:

“Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le t’i hanë kokat njëri-tjetrit dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të shtrihet para këmbëve të tij”.

Paktin Molotov-Ribentrop, Stalini e nënshkroi për të ndarë Poloninë me Hitlerin, me qëllim që Bashkimi Sovjetik të bëhej shtet kufitar me Gjermaninë. Me këtë pakt, Stalini i jepte të kuptonte Hitlerit se krahët nga Lindja i kishte“të sigurt” dhe me Evropën Perëndimore mund të bënte ç’të donte. Dhe Hitleri e hëngri karremin e Stalinit: trupat e veta i hallakati që nga gadishulli skandinav e deri në Afrikën e Veriut. Atëherë Stalini u bind se kishte ardhur çasti i përshtatshëm që të sulmonte Gjermaninë, për të arritur deri në Gjibraltar dhe për të vënë në jetë Testamentin e Pjetrit të Parë.
Për këtë qëllim, Stalini urdhëroi hedhjen në erë të brezit mbrojtës, që shtrihej përgjatë kufijve perëndimorë të Bashkimit Sovjetik, brez ky që fillonte nga brigjet e Detit Balltik dhe përfundonte në brigjet e Detit të Zi. Thellësia e atij brezi mbrojtës arrinte deri në 120 km dhe ishte ndërtuar gjatë një periudhe 5-vjeçare. Kishte filluar në vitin 1933 dhe kishte përfunduar në vitin 1938. Hedhja në erë e atij brezi mbrojtës u përligj me arsyetimin se Bashkimi Sovjetik bën luftë jo mbrojtëse (difensive), por sulmuese (ofensive). Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Sovjetike kishte filluar zhvendosjen e korparmatave prej Lindjes dhe thellësisë së territorit sovjetik, drejt kufijve perëndimorë të Bashkimit Sovjetik.

Hitleri, që në dhjetor të vitit 1940, kishte filluar ta kuptonte hilenë e Stalinit që fshihej prapa paktit Molotov-Ribentrop, por u bind përfundimisht kur u njoh me fjalimin sekret të Stalinit të 05 majit 1941, në takimin me të diplomuarit e akademive ushtarake. Sipas shënimeve që ka mbajtur në atë takim shkrimtari Vsjevollod Vishnjevski (1900-1951), thelbi i fjalimit të Stalinit përmblidhej në pak fjalë:

“Përpara na pret marshimi drejt Perëndimit. Përpara janë mundësitë tona, për të cilat kemi ëndërruar prej kohësh”.

Se cilat ishin ato mundësi, për këdo është e qartë: ishte fjala për të realizuar në praktikë Testamentin e Pjetrit të Parë.

Dhe Hitleri vendosi që pabesisë t’i përgjigjej me pabesi. Por hesapet e Hitlerit ishin sa të gabuara, aq edhe katastrofike. Hitleri, në të vërtetë, luftën e kishte humbur që më 03 shtator 1939, kur atij i shpallën luftë Franca dhe Britania e Madhe, prapa së cilës qëndronin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me vendimin e kuturisur që mori për të sulmuar Bashkimin Sovjetik, duke ia rrëmbyer Stalinit iniciativën nga dora,Hitleri po shkonte me vetëdije drejt vdekjes së sigurt. Se është e pamundur që ai të mos e kishte parasysh përvojën e vajtueshme të Napoleonit me sulmin që ndërmori kundër Rusisë. Po ashtu, është e vështirë ta besosh që ai nuk e ka pasur parasysh një porosi shumë domethënëse të Bismarkut, sipas të cilit Gjermania asnjëherë nuk duhet të plekset në luftë me Rusinë.
Për vërtetësinë e faktit që Bashkimi Sovjetik do ta sulmonte Gjermaninë, që pastaj të pushtonte krejt Evropën Perëndimore, dëshmohet në burimin e poshtëcituar:

“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941…Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik - E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara” (Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën e Dytë Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskë 1993, f. 333).

Pra, mendjet e mykura të diplomacisë evropiane nuk duan ta kuptojnë se me deklaratën e vet në mbrojtje të paktit Molotov-Ribentrop, Putini nuk bën gjë tjetër, veçse ecën në piketat që pati vendosur Pjetri i parë dhe Stalini për pushtimin e Evropës.
Ekziston një dashuri e vjetër e Evropës për Rusinë. Dhe kumbareshat e kësaj dashurie janëGjermania dhe Franca. Dihet se disa perandorë të Rusisë e kanë pasur prejardhjen nga familje të dëgjuara gjermane dhe domosdo që Gjermania nuk mund të mos kishte ndikimin e vet në Rusi.
Pas vdekjes së Pjetrit të Parë, gjuhën ruse e përzunë nga mjediset e aristokracisë ruse dhe filloi epoka e frëngjishtomanisë. Pushkini, në romanin “Evgjeni Onjegin”, thotë se heroina kryesore, Tatjana, gjuhën ruse e fliste me vështirësi. Madje dekabristët gjuhën ruse e studionin si gjuhë të huaj. Leon Tolstoi, në romanin “Lufta dhe Paqja”, shkruante se aristokratët rusë e flisnin rusishten sikur të ishin të huaj që sapo kishin ardhur në Rusi.

Frëngjishtomaninë e aristokracisë ruse, Franca e shpërbleu me dashuri për Rusinë.
Mesa duket, urrejtja napoleoniane dhe hitleriane kundër Rusisë, me kalimin e kohës,erdhi eutransformuanëdashuri edhe mëtëpërmallshmepërtë,
çkadëshmohetmevaktësinëetheksuartëqëndrimittëGjermanisëdhetëFrancësndajkrizësukrainase,tënxiturngaKremlini.Kjodashuri, përveçseenxehurmirëngagazirusgjatëvitevetëkëtijfillimshekulli,filloita merrte ngrohtësinëqënëKongresineVjenësqëumblodhnështatortëvitit
 1814dhevazhdoiderinëqershortëvitit 1815. Në atë Kongres, me nismën e perandorit rus Aleksandri I, u krijua Lidhja e Shenjtë dhe Evropa i besoi Rusisë rolin e xhandarit të kontinentit, për të shtypur me zjarr dhe me hekur çdo lëvizje që mund të shpërthente kundër monarkive evropiane.
Po të mos kishte qenë ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luftën II Botërore, Evropa me siguri që do të kishte përfunduar nën çizmen ruse, si prapavijë komuniste e perandorisë sovjetike. Por situata mund të qe zhvilluar edhe ndryshe: sikur Stalini ta kishte sulmuar i pari Gjermaninë, mund të hamendësohet që Hitleri të shndërrohej edhe në aleat të angloamerikanëve dhe ngjarjet mund të kishin marrë një tjetër rrjedhë.
Breznitë që do të vinë do të shikojnë dhe do të binden konkretisht se cili do të jetë drejtimi që do të marrë Evropa: do ta vazhdojë, si deri tani, orientimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo do t’i kthejë antenat nga Rusia. Domosdo që vendimtare do të jenë interesat ekonomike. Putini, me sa duket, me nuhatjen e një çekisti të regjur, e ka kuptuar që forcat gravitacionale evropianoperëndimore sikur kanë kah prorus, prandaj edhedel haptas në mbështetje të paktit Molotov-Ribentrop.

10 nëntor 2014

Meditime në kampin e shfarrosjes së Tepelenës


Nga Reshat Kripa


Së fundi mbërritëm në ish-vendin ku dikur ishte ngritur kampi famëkeq i Tepelenës. Një grumbull gazermash pothuajse të shkatërruara krejtësisht. Kërkova, më kotë, të gjeja ndonjë shenjë nga ajo e kaluar e hidhur e viteve 1949-1954, kur në këtë vend dergjeshin, e theksoj dergjeshin gra e burra, por më shumë fëmijë të pafajshëm që ishin të detyruar të pranonin kushtet më mizore të jetës që ekzistonin aty, por nuk gjeta asnjë shenjë. Nuk gjeta, të paktën, një tabelë përkujtimore. Si ka mundësi? Një gjë e tillë i ra në sy edhe drejtorit të zyrës për Shqipërinë të Fondacionit “Konrad Adenauer”, zotit Thomas Schrapel, që kishte organizuar këtë konferencë përkujtimore kushtuar kësaj ngjarje tragjike të së kaluarës.


Vështroja fytyrat e plakura të atyre që kishin mundur të mbijetonin nga ky gjenocid i regjimit komunist, Hyrije Dostit (Kupit), Tomor Dostit, Lek Previzit, Aziz Ndreut, Sokol dhe Simon Mirakajt, Bilbil Camit, Ilir Biçakut, Lek Shtias dhe plot të tjerëve që kishin kaluar nëpër të nëntë rrathët e ferrit komunist. Në sytë e tyre ndieja dhimbje për familjarët apo miqtë që kishin humbur në këtë kamp të tmerrshëm dhe para syve më shfaqeshin si në një ekran këto ngjarje:

Po transferoheshin nga kampi i Beratit për në Tepelenë. Në afërsi të Përmetit, befas njëra nga makinat frenoi papritur. Njerëzit që ishin ngjeshur sipër fluturuan dhe ranë në greminë. Shumë u plagosën, Por Fadil Petrela dhe e shoqja Xhumaja, bija e Abaz Kupit, nuk u ngritën më. Në gjirin e Xhumasë qëndronte e shtrënguar fort fëmija gjashtë muajshe që nëna e kishte mbështjellë rreth vetes për ta mbrojtur. Fëmija shpëtoi mrekullisht së bashku me tre motrat dhe vëllezërit e saj, më i madhi i të cilëve nuk i kishte mbushur të dhjetë vjetët. Ishin të internuarit që u kujdesën për rritjen e jetimëve.

A mund të ketë mizori më të madhe se kur dënon edhe fëmijtë e vegjël? Një mizori e tillë mund të ndodhë vetëm kur në krye të shtetit janë njerëz mizorë dhe të pamëshirshëm. Por ndryshe mendojnë disa të vetëquajtur historianë që pretendojnë se Shqipëria qenka “çliruar”. Nga cilët dhe për kë shërbeu kjo e ashtuquajtura “liri”? Mos vallë për këta fëmijë që i latë jetimë?

Aziz Ndreu më tregon historinë e Shega Frashërit që do të rezistonte për disa ditë e varur për duarsh në tavan, në mënyrë të atillë që vetëm pak majat e gishtërinjve të këmbës t’i preknin tokën? Dhe kjo bëhej me qëllimin e vetëm se torturuesi donte të eksperimentonte se sa do të mund të rezistonte një femër në kondita të tilla. Nëse ajo mbeti gjallë ishte merita e dy të dënuarve të tjerë në të njejtën qeli, Azizit dhe Pal Mirashit që shtriheshin me rradhë nën këmbët e saj në mënyrë që ajo të qëndronte mbi shpinën e tyre dhe kur dëgjonin çelsat që hapnin portën largoheshin që roja të mos kuptonte asgjë.

Dhe pseudohistorianët vazhdojnë të predikojnë se e ashtuquajtura Luftë NacionalÇlirimtare e tyre solli lirinë në Shqipëri. Mos vallë kjo është liria për të cilën paskan luftuar ata?

Një nënë mirditore vajtonte mbi kufomën e birit të vdekur gjatë natës. Ajo nuk kishte më qumësht për ta ushqyer. Pranë saj qëndronte edhe binjaku tjetër. Ai qante dhe qante me ngashërim. Donte gjirin e nënës që i mungonte. Pas pak edhe ai pushoi. Nëna e pa, i lëvizi kokën, e shkundi, por ai nuk përgjigjej. Nëna lëshoi një ulërimë ngjethëse. I kishte vdekur edhe binjaku tjetër. Shoqet u munduan ta qetësonin. Por vajtimi i saj shponte edhe qiellin. Herë qante dhe papritur fillonte të qeshte dhe përsëri të qante. E mjera ishte çmendur.

Mos vallë kjo ishte liria e kësaj nëne? Por pseudohistorianët e ardhur nga bota e krimit përgatiten të festojnë me madhështi ditën e lirisë së robëruar.

Trasportoheshin shtylla për në minierën e Memaliajt. Trasporti bëhej nëpërmjet lumit të Bënçës. Ishte dimër. Çdo gjë kishte ngrirë akull. Disa trungje kishin ngecur pa rënë në lumë. Reshter Kamberi i drejtohet Kec Grimcit pesëdhjetëvjeçar:

- Hej ti që më rri si hu gardhi, shtyji ato trungje.

Keci mori një degë druri dhe u mundua të shtynte trungjet. Reshteri nuk priti por e shtyu dhe e hodhi në lumë. Keci u drodh nga të ftohtit dhe në pak minuta mbeti i ngrirë me duart përpjetë. Shokët e kapën dhe e nxorrën nga lumi. Ashtu të ngrirë e çuan në kuzhinë ku u munduan që nga nxehtësia e ambjentit të atjeshëm ta sillnin në vete. Pak nga pak filloi të shkrijë dhe arriti t’u thotë shokëve:

- Mos harroni racionin tim të bukës!

Kjo është liria juaj zotërinj pseudohistorianë ku njeriu vdes nga uria? Klithmat e korbave të zinj po dëgjohen gjithmomë e më tepër, me një mllef të paparë edhe sot, për të ringjallur atë epokë që populli shqiptar e përmbysi njëherë e përgjithmonë në fundin e viteve 90-të. Këto klithma vijnë nga “shakaxhinjtë e përparimit” siç i quante Noli këta pelivanë.

Helena Beça, një franceze, e shoqja e Andon Beças, dëgjoi emrin e saj që e thërrisnin. Përgjegjësi i thotë se do të shkonin të ngarkonin dru në krah. Ajo e habitur i përgjigjet me një shqipe gjysmake:

- Pse mba dru nieri? Dru mba kala.

Kapter Selfua e dëgjoi, e rrëmbeu dhe filloi ta godasë ku të mundte. Shoqet e ngritën dhe e tërhoqën zvarrë deri në vendin e punës. Kështu vazhdoi disa ditë deri sa i mbaruan fuqitë. Ra pa ndjenja në tokë. E shtruan në infermieri ku mjeku që i vizitonte, Lluka Dhimolea, i sajoi një diagnozë falso dhe e nisi për në spitalin e Gjirokastrës. Mjekët e atjeshëm e kuptuan diagnozën, por heshtën. U vinte keq për francezen e ngratë. As që u shkonte ndër mend se mund të trajtohej ashtu njeriu. Helena qëndroi e shtruar deri sa e mori veten mirë dhe pastaj u kthye përsëri në kamp.

Mos vallë kjo është barazia e gruas me burrin, e propaganduar me aq forcë nga propaganda komuniste?A do t’i shkruajnë pseudohiatorianët që kanë marrë përsipër “rishkrimin” e historisë së Shqipërisë këto ngjarje makabre? Çfarë historie do te rishkruajnë atëherë? Ka kohë që ata janë bashkuar me korin e korbave të zinj që këlthasin për “70 vjetorin e çlirimit” apo për rishikimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha, kriminelit më të madh të të gjitha kohërave. Përkrah tyre janë një grup korbash që u ka mbetur ora më 8 nëntor 1941. Kjo është historia e rishkruar prej tyre.

Në kamp kishte edhe disa të huaj. Midis tyre edhe një italian, një ushtarak i zoti i quajtur Mario Verdi. Një ditë kur dikush e pyeti nëse do t’i shkruante ndonjë ditë këto tmerre, ai u përgjigj:

- E para nuk e di nëse do të mund të kthehem gjallë apo jo. Por edhe po u ktheva nuk do t’i shkruaj sepse nuk do të më besojnë, do të më quajnë gënjeshtar.

Dhe këto fjalë i thoshte një person që i përkiste atij kombi që kishte provuar mbi shpinën e tij diktaturën fashiste. Një mendje e shëndoshë nuk mund të besojë tmerre të tilla. Ato duhet t’i kesh jetuar vetë.

Po kush qenka liria që na dhuruan “çlirimtarët“? Mos vallë ajo që na ndau nga bota perëndimore për të na degdisur në shkretëtirat ruse apo kineze?

Këto pamje më dilnin para syve ndërsa vizitoja gërmadhat e një vendi ku u martirizuan me qindra heronj.Më dilnin para syve sekuencat e nje filimi gjerman të pas Luftës së Dytë Botërore, që shfaqesh në ekranet e kinemave në fëmininë time, në ditët e para të të ashtuquajturit “çlirim”. Ishte historia e një mjeku nazist që eksperimentonte në laboratoret e tij format më të tmerrshme të torturave që më vonë ushtroheshin mbi hebrejtë, robërit e luftës dhe kundërshtarët e regjimit. Me mbarimin e luftës mjeku arrestohet dhe dënohet. Më ka mbetur e gjallë finalja e këtij filmi: Mjeku, i kapur pas hekurave të burgut, duke thërritur:

- Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm!

Ndërsa nga prapa shfaqeshin krimet e kryera prej tij, dhomat e tmerrshme të gazit dhe

torturat e tjera. Filmi kishte një titull kuptimplotë: “Vrasësit janë midis nesh”.

Unë meditoja:

Po sot në vendin tonë çfarë po ndodh? Pseudodemokratët dhe pseudohistorianët, në një kor me korbat e zinj, po thërrasin si mjeku gjerman:

- Jemi të pafajshëm! Jemi të pafajshëm!

Atëherë , kush qenka fajtor për tërë atë katrahurë që kaloi vendi ynë? Mos vallë ne

që e paguam me jetët tona?

Do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Do të vijë dita kur emrat e këtyre pseudodemokratëve dhe pseudohistorianëve do të hidhen në koshin e plehrave, ndërsa emrat e martirëve të nacionalizmit shqiptar do të ngrihen në piedestalet më të larta. Do të vijë dita kur nxënësit tanë nuk do të dëgjojnë më pallavrat tyre por do të mësojnë historinë e vërtetë të popullit tonë martir. Atëherë ata i prêt vetëm një gjë, në mos ndëshkimi i drejtësisë shqiptare, ndëshkimi i drejtësisë qiellore.

Kjo ditë do të vij!





Botuar në gazetën “55“ Nr. 303 (5921) datë 9 nëntor 2014

Edi Rama në vizitën e Beogradit ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar!




Nga Asllan Dibrani



Kurrë Serbia nuk ka pas vullnet të takohen me shqiptar edhe me shekuj në vijim!

Marrëdhëniet shqiptaro serbe kurrë në histori nuk kanë qenë të mira. Historia tregon se hegjemonizmi serb dhe propaganda e Serbisë ka nëpërkëmbur gjithmonë interesat shqiptare. Këto marrëdhënie janë përplasur shpeshherë pas përshkallëzimeve të dhunës serbëve me politiken antishqiptare. Trysnia e realizimit te kësaj vizite e ministrit Edi Rama në Beograd , është e ndihmuar nga qarqet ndërkombëtare, nga se kurrë Serbia nuk ka pas vullnet të takohen edhe me shekuj në vijim. Serbia ju ik kontakteve dhe takimeve me karakter Shqipëri-Serbi, sepse faktet, dëshmitë dhe gjuha e argumenteve dhe e bindjes është në anën e shqiptareve . Pikërisht shqyrtimi i marrëdhënieve me Serbinë , gjithsesi Serbia del e humbur ngase gjithmonë u thirrura në Rusinë që edhe ishte në fuqi në vitet 1913 që copëtoj Shqipërinë në disa shtete. Çdo takim me karakter të marrëdhënieve të Serbisë me Shqipërinë, do të jetë një kapitull i ri në anën e Shqipërisë.


Buja që u bë dhe pluhuri i Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar mbi Beograd rikujtoj padrejtësinë shekullor të fshehur nga fuqitë e mëdha, po edhe nga vet Serbia!!!???



Buja qe u bë dhe pluhuri i Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar apo i Shqipërisë mbi Beograd sikur e nxiti konfliktin shekullor dhe padrejtësinë të fshehur nga fuqitë e mëdha, po edhe nga vet Serbia. Disa analistë që pretendojnë qe mos të shkon Rama në Beograd është gabim, sepse duke ju ikur tryezave dhe duke ndejtur nën hijen e hegjemonizmit sllav mbetem siç mbetem deri me ditët e sotshme . Një logjikë e shëndosh është qe Shqipëria është e barabartë me Serbinë ne te gjitha konventat ndërkombëtare, pos që Shqipëria është edhe anëtare e paktit NATO, nga e cila ka epërsi nga Serbia.

Zoti Edi Rama ka një pozicion të volitshëm që tu tregoj evropianëve të rinj se baballarët e tyre bënë pazarllëqe në dëmin e shqiptarëve!



Prandaj zoti Edi Rama s’ka çka të hezitoj ,por ta zyretarizoj bashkimin kombëtar edhe në Beograd, ngase e ka një te drejt legjitime nga vet pozicioni e dy shteteve shqiptare dhe krahina e aneksuara nga vet Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Zoti Edi Rama ka një pozicion te volitshëm që tu tregoj evropianëve të rinj se baballarët e tyre bënë pazarllëqe në dëmin e shqiptarëve.

Serbi a s’ka çka frikësohet nga realiteti gjeostrategjik i shqiptarëve!

Padrejtësia që ju bë shqiptarëve të qitet në tryezat e Beogradit të Brukselit dhe në Tiranën zyrtare qe te jetë si përfaqësuese e të drejtave të shqiptarëve ne Ballkan. Serbia s’ka çka frikësohet nga realiteti gjeostrategjik i shqiptarëve edhe nuk ka mundësi as forcë t’i rezistoj këtij realiteti , por as te klith ma, por duhet të demokratizohet dhe t’i lejë shqiptarët të lirë në trojet e veta po që edhe nëse mbërrijnë deri në Nish ,Leskovc, Vranjë , apo në territoret tjera sipas tapive posedueses që ekzistojnë në Stamboll. Është fakt i freskët dhe mehaen mend ai terror para 100 vitesh se deri ku u fol shqipja, territore që u zbrazen ishin te banuara vetëm me shqiptarë si pasardhës te ilirëve. Në këtë takim zotit Edi Rames nuk do ti mungoj dija as vullneti qe të jetë edhe përfaqësuese i normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Republikën e Kosovës, po edhe t’i kërkoj njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.

Edi Rama në vizitën e Beograd ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar!

Ose ne njëfarë mënyre ta qet Serbinë në një pozite të detyrueshme që ta pranoj pavarësinë e Kosovës. Nga zoti Edi Rama, presim që të jetë udhërrëfyes i përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe me shtet në rajon. Kjo nuk realizohet duke ndejtë si spektator në zyrat e shteteve ballkanike që na i morën tokat tona dhe po i mohojnë te drejtat tona aty ku jetojmë , por ta ngre zërin dhe të jetë një kushtrim mbi unitetin tonë kombëtar qe fillimisht te përgatitet një betejë nga vet në shqiptarët për një unitet. Zoti Edi Rama le ta zhvilloj një bisede me Beogradin duke i qit kushte Beogradit e jo si deri me tash që Beogradi ka qit kushte dhe pala shqiptare ju ka nënshtruar gjithnjë sikur te ishte vet fajtore e jo Serbia , nga e cila, sot po na kushton ne brezit të ri. Të rroj Shqipëria unike , të rroj populli shqiptar i bashkuar.Edi Rama në vizitën e Beograd ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar, prandaj mos hezito shpalos historinë qe ta ndërtojmë të renë në interesin e kombit tonë !.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...