Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/30

RRUSTEM RUGOVA : QËNDRESA SHQIPTARE NË RRETHIN E ISTOGUT, PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1945- 1956



Duke e respektuar këtë auditorium dhe kohën në dispozicion, së pari dua të jap pak të dhëna gjeografike për Rrethin e Istogut në kohën që i referohem.
Rrethi i Istogut shtrihet në maje të Dukagjinit verior, buzë Bjeshkëve të Thata dhe Bjeshkëve të Moknës. Në veri kufizohet me Serbinë e në veripërndim me Malin e Zi, pra shtrihet në ballë të furtunave që vinin nga andej, në lindje kufizohet me Rrethin e Skënderajt, me Drenicën, në jug me Lugun e Drinit dhe në jugprëndim me Rrethin e Pejës. Është rajon shumë pjellor, e përshkojnë dy lumenj, lumi më i madh e më i gjatë shqiptar, Drini i Bardhë, që edhe buron në këto anë, dhe Lumi i Istogut. Në kuptimin e atëhershëm administrativ, Rrethi të Istogut i kanë takuar edhe vendbanimet e sotme të Komunës së Pejës, Radaci me fshatrat përreth dhe Zllakuqani e Shtupeli, që tash janë me komunën e Klinës.
Ky rreth që ndryshe quhet edhe Podguri, atëherë ka pasur lidhje të forta me Mitrovicën, Pejën, Rugovën, Plavën, Jeni Pazarin, por edhe me Shkodrën. Gjeografikisht, pra, shtrihet në zemër të rrugëve të moçme të lëvizjeve kombëtare shqiptare, që i kanë trasuar vetë shqiptarët, me kohë si thuhet që nga Molla e Kuqe e deri në Shkodër, se këndej në kohën që i referohen, ka kaluar të thuash e vetmja rrugë magjistrale që e ka lidhur Rrafshin e Kosovës me Rrafshin e Dukagjinit, rruga magjistrale Mitrovicë-Pejë. Atëherë nuk ka ekzistuar rruga e tashme magjistrale Prishtinë-Pejë, nëpër Kijevë, pos hekurudhës për në Pejë, që është ndërtuar në prag të Luftës së Dytë Botërore.
Nëpër rrugën Mitrovicë-Pejë gjithmonë kanë depërtuar së pari ushtritë serbe gjithnjë kohë vjeshte, më 1912, në kohë vjeshte të vonë më 1918 dhe për koincidencë, edhe ushtritë partizane – komuniste, po ashtu, kanë depërtuar në këto anë në kohë të vjeshtës së vonë, në fund të nëntorit të vitit 1944. Dhe gjithnjë kur kanë depërtuar këto ushtri, kanë hasur në rezistencë të armatosur të shqiptarëve, së pari në Kërninën e Nak Berishës, Kamber Loshit e të Beqir Rexhë Balës, në rezistencën e burrave të Uçës, të Istogut, të Vrellës e të Radacit, të Lugut të Drinit, etj. Rezistenca dhe lëvizja nacionale shqiptare në të vërtetë gjithnjë më vonë kanë qenë më të theksuara dhe më të qëndrueshme pikërisht në këto mjedise, si do të shohim pak më vonë.

Sipas regjistrimit të popullsisë, që e ka bërë Mbretëria SKS më 1921, Rrethi i Istogut ka pasur atëherë 20.159 banorë, prej të cilëve 13.203 kanë qenë shqiptarë, ka pasur 2.661 familje dhe sipërfaqe prej 587 kilometra katrorë. Afërsisht ky rreth edhe pas LDB ka dalë me kaq banorë dhe kjo mund të shpjegohet me vrasjen e popullsisë dhe me migrimet e saj. Me qëllim kolonizimi deri në prill të vitit 1941, në Rrethin e Istogut pushteti okupues serb e malazias ka vendosur 1.234 familje kolonësh, që është gati njëfishi i familjeve shqiptare që kishte ky rreth, sipas atij regjistrimi. Kolonët përbënin 17 për qind të popullsisë së mbarë Rrethit, sipas dokumenteve serbe. Nga Mali i Zi erdhën 899 familje, nga Serbia 188 etj.

Kthesa e madhe më 1944-45

Kthesa e parë e madhe në të mirë të shqiptarëve në këto anë ka ndodhur në fillim të vitit 1941, kur ka kapituluar ushtria e atëhershme jugosllave para fuqive të Koalicionit gjerma-italian dhe japonez.
Atëherë edhe në këto anë shqiptarët kanë zënë të marrin frymë më lirshëm, ishin hapur shkollat e para shqipe, nëpunësit ishin shqiptarë, valonte flamuri shqiptar. Shqiptarët e kësaj ane ishin organizuar edhe në ushtrinë e rregullt të regjencës së Tiranës, por edhe në njëfarë ushtrie vullnetare që ruante kufijtë verior të Kosovës nga mësymjet e çetnikëve nga ana e Kolashinit dhe nga ana e Jeni Pazarit.
Por, kthesa tjetër për të keqen e shqiptarëve ndodhi në fund të Luftës së Dytë Botërore. Bashkë me brigadat partizane të Shqipërisë, në këto anë në fund të nëntorit të vitit 1944, depërtuan edhe brigadat partizane të Malit të Zi, “Bokeshka Brigada” dhe ato të Serbisë.
Me të vendosur njëfarë Komanda e Vendit në Istog, kryesisht nga serbët dhe malazezët dhe ndonjë komunist shqiptar, si ishte Sahit Zatriqi e ndonjë tjetër, organizata terroriste policore e politike, OZNA famëkeqe, po në dhjetor të vitit 1944, filloi arrestimin dhe likuidimin pa gjyq të burrave më të njohur të kësaj ane.

Brigadat partizane dhe OZNA gjatë dhjetor-janarit të atij dimri ndër të parët kanë zënë e likuiduar bajraktarin e Gashit, Col Sokol Bajraktarin e Uçës, njërin ndër njerëzit më autoratitativ të kësaj ane, pastaj Bajram Ramën e Istogut, Fazli Sylën e Synesë, Zhujë Halitin e Zenun Blakën e Kovragës, Hazir Januzin e Rrustem Kadën e Lubozhdës, Rrustë Rugovën, me të birin Ukën, nga Cerrca, Rexhep Hotin nga Rësniku, Pjetër Jakun, nga Renoci, Llesh Gjonin nga Zllakuqani, Azem Kokën nga Shtupeli bashkë me të birin Ibrahimin, 22 vjeçar, Qazim Bojën nga Kërnica, Feriz e Idriz Ahmetin nga Syneja, Bajram Rexhepin nga Dushkaja, Idriz Lipjan, nga Kamenica, Rexhep Hajdarin nga Novo Sella, Ali Xhemë Shatrin, nga Tomoci, Adem Arifin, nga Dubova e Vogël, Nezir Rexhepin, nga Tomoci, Nezir Xhemajl Blakajn, Beqir Blakajn, Ahmet Nuhin, Sylë Ahmetin e Brahim Ahmetin e Istogut, Adem Gashin, Fekë Jahajn, Bajram Sokolin, Salih Sokolin dhe Bajram Ramë Zeqirajn nga Uça, Ukë Zenelin e Gjurgjevikut, Fane Elezin nga Prekalla (e vetmja femër e pushkatuar në këtë masakër), Sadri Hotin nga Rësniku, imamin Haxhi Jaha, Bajram Metë Grabocin nga Saradrani e shumë të tjerë.
Disa burra të tjerë që i kishin prirë lëvizjes kombëtare dhe kishin organizuar mbrojtjen e kufijve të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore kishin dalë në mal, ose iu kishin bashkuar çetave kryengritëse në Lug të Drinit, në Drenicë, në Rugovë dhe në bjeshkët e Istogut.
Mënya se si janë vrarë e likuiduar këta burra me shenjë të lëvizjes kombëtare shqiptare, ashti si i kanë deklaruar dëshmitarët që e kanë mbijetuar masakrën e Kullës së Popit në Istog, janë barbare e të tmerrshme. Njerëzit janë mbytur edhe me mjete të topitura.

Tri varret e përbashkëta në Istog

Kanë qenë disa vendpushkatime dhe vende ku i kanë hudhur kufomat e këtyre burrave. Dëshmitarët thonë se kanë qenë shumë të rrallë ata që kanë pasur guximin t’u afrohen vendpushkatimeve gjatë atij dimri. Është ditur për to, është ditur se ku ndodhen kufomat. Ato kanë qenë më pak te Gropat e ushtrisë në Bollovan mbi Istog, në dy kanale të vaditjes, tek arat e Bytyçëve, në Llugë të Xhamisë së Istogut dhe në dy bunare puse në oborrin e Kullës së Popit në Istog dhe në oborrin e shkollës fillore në Istog, në Lagjen e Gurajave.

Dëshmitarët e rrallë thonë se në kanalin kryesor të vaditjes në arat e Bytyçëve, që ka qenë i gjatë 200-300 metra, i thellë dy metra dhe i gjerë dy-tri metra, i rrethuar me llugë, verre, shelgje, në jug të motelit të sotëm “Trofta”, janë numëruar afër 220 të vrarë. Në kanalin tjetër afër tij, më i vogël, janë numëruar afërsisht 70 kufoma. Në Përroin e Bollovanit, te Zabeli i Sadik Rexhës, në Gropat e ushtrisë, po ashtu janë llogaritur 70-80 kufoma. Nuk ka qenë e mundshme të numërohen kufomat në pusin e thellë të oborrit të shkollës në Guraja dhe në oborrin e Kullës së Popit, por me siguri dihet se në to janë hedhur kufomat e shqiptarëve të mbytur në Dhomën e Vdekjes dhe të tjerë të mbytur nëpër shtëpitë-burgje të Istogut.
Kufomat kanë qenë me duar të lidhura me tel, shumë sosh të zhveshura, të prishura në fytyrë dhe nga fytyra nuk ka pasur mundësi të identifikohen. Pjesë të tyre kanë qenë edhe të shpërndara. Kanë qenë të mbuluara me borë, grumbuj, dhjetëra sosh njëra mbi tjetrën. Në pranverë, kur ka zënë të shkrihet bora dhe kur njerëzit kanë filluar të marrin frymë pak më lirshëm, kanë njohur ndonjërin nga të varët, sipas veshjes apo sipas ndonjë shenje tjetër. Por, shumica e tyre nuk janë identifikuar kurrë dhe janë mbuluar bashkërisht, ashtu si kanë qenë në këto varreza të përbashkëta të këtyre martirëve që edhe sot e kësaj dite prehen këtu. Këto gropa, varreza të përbashkëta, nuk janë hapur ende.
Dihet saktësisht se Ramë Alia dhe Bajram Gashi, ish prefekti i Pejës, bashkë me të birin e Ramës, Salihun, janë varrosur në një varr të përbashkët afër murit të sotëm të varrezave të xhamisë së Istogut, në pjesën jugore, afër Kroit të Pazarit, nga ana e fushës së basketbollit këtu.

Rrustë Rugova supozohet se është varrosur në gropën e ushtrisë në Bollovan, ndërkaq biri i tij Uka, është zhdukur pa gjurmë deri me sot.

Qëndresa nëpër male

Kurorat e bjeshkëve të larta me pyje të dendura të anës së Istogut u kanë shërbyer si shtëpi e dytë shumë të strehuarve gjat atij dimri të egër. Pos shumë familjeve të strehuara, në këto bjeshkë u gjendën edhe shumë luftetarë që kishin vendosur ta bënin luftën deri në vdekje.

Grupet e luftetarëve nëpër malet e afërta të Rakoshit, Istogut, etj. dalloheshin se ishin të udhëhequra nga Bajram Salih Gashi, (është dekoruar nga ish presidenti i Shqipërisë, dr. Salih Berisha, për meritat kombëtare), Bik Pazari, Feriz Boja dhe Ndue Perlleshi, Tal Kurteshi, Bardh Isufi, Sali Hoxha, etj. Këto grupe mbanin lidhje me Mehmet Gradicën e Muharrem Bajraktarin, si dhe me grupet e tjera të rezistencës në Rugovë. Por rezistenca e përgjithshme ka munguar, përkrahja e pritur nga jashtë ka munguar dhe pushteti i konsoliduar, pas përfundimit të luftës së Drenicës, e ka ngushtuar gjithnjë e më shumë rrethin e Istogut.
Tragjedia e këtyre njerëzve atdhetarë dhe kundërshtarë të vendosur të serbizimit të trojeve etnike shqiptare kështu bëhej më e madhe edhe për shkak se për her të parë nuk e gjejnë përkrahjen as të Shqipërisë.

Pushteti i Shqipërisë komuniste ato ditë të thuash se ishte vazal i Titos! Dhe, posaçërisht gjatë periudhës deri në fillim të viteve ’60, pushteti në Shqipëri, në bashkëpunim me UDB-ën jugosllave, i ka bërë shumë sherre lëvizjes kombëtare shqiptare në Kosovë, pra edhe në Rrethin e Istogut, si i ka bërë sherr kësaj lëvizjeje nacional-demokratike edhe gjithnjë më vonë. Sepse, derisa më parë kundërshtarët e okupimit serb, sidomos pjesëtarët e Lëvizjes Kaçake në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare këndej kufirit arbitrar me Shqipërinë, në çastet më kritike gjenin strehim në gjirin e pushtetit të Nënës Shqipëri, kësaj rahe, për shkaqe ideologjike, për shkak se në Shqipëri dhe në Jugosllavi, si edhe në Kosovë, pushtetin ushtarak dhe politik e fituan komunistët, vëllezër të një ideologjie, të përkrahur nga një qendër, nga Moska staliniste, u ndodhën pa asnjë përkrahje, në një rreth të mbyllur!
Kundërshtarët e sllavizmit, evroperëndimorët e Serbisë, kundërshtarët e komunizmit, idealistët e Shqipërisë etnike, evroperëndimorët, u gjetën pa asnjë përkrahje nga jashtë e tash as nga Shqipëria. Tragjedia kështu ishte e plotë dhe ajo do të ndodhte!

Në ato ditë apokaliptike për shqiptarët liridashës ka ndodhur edhe një ngjarje që e ka trondutur pushtetin partizan-komunist në Istog, ka ndodhur rrethimi i Istogut. Udhëheqja e Vrellës, bashkë me shumë qytetarë të armatosur, bëhet fjalë për aro 800 vetë të armatosur, e kanë rrethuar Istogun, bashkë me Komandën e Vendit, aty nga fillimi i shkurtit të vitit 1945. Dëshmitarët i tregojnë dy variante për qëllimin e këtij rrethimi. Njëri është se vrellasit donin t’i mbronin qytetarët e vet nga zullumi i OZNËS dhe i aradhave të ndjekjes partizane dhe varianti tjetër ishte se vrellasit ishin tejet të revoltuar nga masakrat dhe pushkatimet pa gjyq që i bëheshin popullsisë së këtij rrethi dhe me gjerë. Vrellasit i kanë tërhequr forcat e rrethimit pas marrëveshjes me komandën e atëhershme partizane dhe Komandën e Vendit, me fjalën e dhënë se nuk do të ketë më pushkatime pa gjyq të shqiptarëve. Por, pushteti i komunistëve në Istog përseri e ka mbajtur fjalën.

Vrasja e kryetarit të Nacionaldemokratikës shqiptare në Istog

Për të përfituar masat e gjera popullore, pushteti atëherë kishte vendosur dhe kishte bërë për veti edhe një pjesë të njerëzve autoritarë të kësaj ane dhe kishte vendosur ata për kryetar komunash, që administrativisht atëherë e kishin kuptimin e sotëm të bashkësive lokale. Në Istog p.sh. e kishte vendosur për kryetar komune Rrustem Nimon Bajramajn, njërin ndër njerëzit më autoritativ të këtij vendi. Rrustemi kaherë ishte kyçur në lëvizjen kombëtare shqiptare. I takonte familjes së madhe Bajramaj të Istogut, ishte farefis i trimit në zë të kësaj ane, Ramë Alisë. Por, Rrustem Bajramaj kishte kundërshtuar haptazi vendimet e Mbledhjes së Kuvendit të Prizrenit, kur kinse delegatët e Kosovës votuan që Kosova “t’i bashkohej Serbisë Federale”. Vërtet Rrustem Nimani ishte anëtar i Nacionaldemokratikës dhe anëtar i Komitetit Shqiptar të Shkupit. Ai haptazi mbronte pikëpamjet e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por haptazi kishte ndërhyrë edhe në mbrojtje të të arrestuarve në Kullën e Popit gjatë dimrit 44-45 në Istog.
Me gjasë, kjo i ka mjaftuar pushtetit të atëhershëm që ta arrestonte Rrustem Nimanin, në rrugën Istog-Gurakoc, ku me qerre zyrtare kryetari Istogut shkonte në Gurakoc për të mbajtur një mbledhje. E kanë arrestuar ushtarakët dhe e kanë zhdukur diku pa gjurmë. Kjo ngjarje ka ndodhur menjëherë pas mbledhjes së 5 korrikut të vitit 1945 të Prizrenit.
Gjatë viteve në vijim zullumi mbi shqiptarët në Rrethin e Istogut vazhdoi në forma të tjera: në emër të reformës agrare e kolektivizimit dhe të grumbullimit të tepricave të ushqimeve dhe të prodhimeve bujqësore, pastaj bëhej konfiskimi i pasurisë së “kullakëve” e të ngjashme, dobësohej dhe varfërohej ekonomikisht popullsia, zhvillohej propaganda e përçarjes dhe e shkeljes morale të familjeve dhe të individëve me heqjen e havalës etj. Me këtë rast do të themi se sipas hulumtimeve tona të deritashme aksioni i parë në Kosovë për formimin e kooperativave të kolektivizimit është zhvilluar pikërisht në Rrethin e Istogut, aksioni i parë për heqjen e havalës është zhvilluar po ashtu në Istog (“Rilindja” atëherë shkroi se ishte një femër e familjes Blakaj që e para heqi havalën) dhe se, po ashtu, sipas të dhënave që ka hulumtuar prof. Muhamet Shatri, në Istog në vitin 1956, po ahtu ka filluar aksioni i parë i grumbullimit të armëve.

Në shënjestër të pushtetit atëherë përsëri ishin familjet e mëdha shqiptare, njerëzit autoritativë, të rezistencës, por edhe intelektualët. Më së shumti mësuesit, burgosja dhe vrasja e të cilëve nuk ka pushuar deri në luftën e fundit, më 1999, për çka besojmë se do të bëhen shkrime e hulumtime më të plota.

MUHARREM CANAJ : QËNDRESA DHE TRAGJEDIA ÇAME NË DRITËN E TË DHËNAVE HISTORIKE



MOJ SHQIPONIJA DY KRENARE
PSE MË KE HIPUR NË ATË MINARE
KËRKOJ RRUGËN PËR NË JANINË
PËR PREVEZË DHE PRISHTINË
SE ATJE E KAM SHTËPINË

*****
Flitet për ëndrrën e madhe të Evropës së bashkuar, por një popull në mes të saj kullon gjak, një popull i masakruar barbarisht shpërngulur me zjarr e bekuar nga toka e tij, shpërndan refugjatët me një det me dhembje në shpirt e ndërgjegje, e ju silleni sikur s'ka ndodhur gjë! Duhet ta dini zotërinj dhimbja jonë po helmon Mesdheun e s'mund të ketë gëzim pa na shëruar plagët duke na kthyer në tokat tona!
Të nderuar zonja e zotërinj!
Të flasësh për çështjen shqiptare duhet të flasësh me muaj të tërë, ndërsa për çështjen Çame dhe kosovare do të duhen me vite dhe përsëri do lësh diçka pa thënë. Prandaj e kam tepër të vështirë me kaq sa më lejohet të flas para jush, të përmend diçka për çështjen çame në tërësi dhe në veçanti për trojet e saj të grabitura padrejtësisht ndër shekuj nga grabitqarët e vjetër dhe të rinj, grekët, duke mos munguar dhe disa shqiptarë të shitur, që kurrë nuk kanë munguar të vihen në shërbim të grekëve dhe sidomos për të ashtuquajturën çeshtja e Vorio-Epirit.
Se ne çamërit jemi të vjetër ne trojet tona aq sa bota. Kemi lerë në trojet tona dhe dashtë zoti të vdesim në trojet tona se jemi krenarë që jemi shqiptarë.

Ju, të nderuar pjesëmarrës, e dini mirë historinë e trevës së Çamërisë dhe aspiratat e dikurshme dhe të sotme të popullatës çame. Çamërisë Zoti i ka falur gjithë të mirat e natyrës, njerëz bujarë, besnik, trima dhe liridashës. Pretendimet e grekëve nuk fillojnë më 1912, por shumë më herët në vitin 1877 kur u mbrojtën politikisht në takimin e jug Shqipërisë në Janinë, të cilët u tubuan në këtë takim pikërisht për mbrojtjen e trojeve çame nga pretendimet e grekëve. Po kështu më 1878 kur u mbrojten ushtarakisht, por fatkeqesisht më 1881 në mënyrë brutale iu pre pjesa e trupit të saj duke ju shkëputur dhunshëm pjesa jugore e gjirit të Prevezës, përfshi këtu qytetin e bukur të Artës.
Sipas pretendimeve greke, rezulton krejt e kundërta mbi këto toka sepse në mesjetë kanë lulëzuar dy princërit shpiptarë, Pjetër Lozha dhe princi Gjin Ndue Shpata. Trojet tona si troje shqiptare përmenden që në kohën e Iliadës së Omerit. Shkrimtarë të lashtë grekë dhe jogrekë përmendin se kufiri verior i Greqisë është Gjiri i Prevezës dhe Arta. Sipas Plutarkut që në vitin 1530 para erës së re, çamërit kanë pasur një mbretëri të lulëzuar, por grekërit asnjëherë nuk janë pajtuar me këtë realitet duke pretenduar kufirin e tyre deri në lumin Vjosë, pra atë që nuk u takon. Grekët atë që s'kanë mundur ta marrin sipas historisë së lashtë, munden ta përlajnë pas vitit 1912. Duke shfrytëzuar dobësinë e shtetit të sapoformuar dhe mbështetjen e fuqive të mëdha, u dyndën kush e kush të rrembente sa më shumë trojet shqiptare. Kjo ishte gjendja kur Konferenca e Ambasadorëve vendosi kufijtë shqiptarë kur si parim gjoja u vendos entiteti i popullatës. Po kush më shume se gjuha e dallon një etni nga tjetra?
Cila ishte gjuha e trojeve çame deri në kufijtë e Kosturit veç asaj shqipe? Të ndodhur para këtij fakti grekomëdhenjtë u turrën mbi trojet çame dhe s'lanë poshtërsi pa bërë që largonin shqipfolësit nga trojet e tyre. Çfarë nuk bënë në kurriz të vëllezërve dhe motrave tona që ata të deklaronin të ishin grekë, por gjuhën shqipe e njihnin se kishin bërë tregti me fqinjët shqiptarë.

Por shqiptarëve të Çamerisë nuk u mjafton vetëm bëmat e grekëve por mbanin mbi shpinë dhe përkrahjen e fuqive të mëdha të asaj kohe që kishin grekët, duke përjashtuar këtu vetëm misionarët amerikanë, të cilët ashtu si udhëheqësi i tyre i shquar senatori Villson mbrojnë të drejtat e pamohueshme të çamëve. Por gjithçka s'mbaron këtu, se fillon lufta ballkanike dhe ajo e parë botërore ndaj vendosja e kufinjve shtyhet për një periudhë tjetër.
Shteti Shqiptar duke përfituar nga prania e tij në lidhjen e kombeve në vitin 1920 shfrytëzoi rastin se kufijtë nuk ishin vendosur në vend që më 1913. Ndaj kërkoi me ngulm që të huajt të dilnin nga trojet shqiptare, duke nënkuptuar këtu të huajt ushtritë greke të vendosura në Çamëri, ushtritë serbe të vendosura në Kosovë dhe në disa raste këto ushtri të futura deri në Korçë dhe Gjirokastër. Në këto rrethana u ngrit komisioni i vendosjes në vend të kufijve, i cili fillimisht vendosi për kufirin ndarës me Greqinë. Që nga kufiri ndarës në Korçë ku me gjithë përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë dhe popullit vendas, nuk u bë e mundur që shumë troje shqiptare të vendoseshin nën shtetin shqiptar, por u lanë nën sundimin grek. Por me gjithë poshtërsitë e mëdha të grekëve për të detyruar popullatën shqiptare të hiqte dorë nga kombësia shqiptare, hasën në qëndresën e kryetarit të komisionit të vendosjes së kufijve Gjeneral Telimit, i cili u mundua me sa mundi të mbante drejtësi duke futur në territorin shqiptar dhe shume troje të lakmuara nga grekët.

Kjo bëri që grekët të ndërrmerrnin fushata dhe shpifje ndaj Gjeneral Telimit dhe kur panë se ai kishte qëllim që Çamerinë veriore ta linte në Shqipëri. Por grekët filluan të përdornin dredhinë si një nga armët më të rëndësishme të tyre, me të cilën kanë mundur jo rrallë të dalin triumfues. Që kështu ata bindën fuqitë e huaja që në këtë kohë komisioni i vendosjes së kufijve të komandohej në Janinë. Grekët, sipas qenit të pabesë që kanë, i zunë pusi gjeneralit dhe e vranë. Më pas u munduan që këtë t'ia faturonin shqiptarëve, por përsëri s'u eci, pasi komisioni përkatës i kryesuar nga një jurist japonez u nxori të palarat në shesh. Pasardhësi i Telimit duke patur frikën e grekëve vendosi kufijtë sipas pretendimeve të tyre duke ia dhënë një pjesë të trupit shqiptar Greqisë. Tani çamët mbetën përsëri më te huaj ne trojet e tyre, sepse me Kushtetuten Greke të kësaj kohe, Greqia fillon reformën agrare dhe çamet i shpronëson plotësisht nga tokat e tyre nën pretekstin e të ashtuquajturës "reforma agrare". Grekët djegin zyrat e Prefekturës së Janinës ku ndodhej edhe Kadastra. Paudhësitë e grekëve ndaj çamëve nuk kanë të sosur, ato marrin një hov të paparë mbas marrëveshjes greko-turke të vitit 1923 për ndërrimin e popullatës reciproke, ku sipas saj palët binin dakort të shkëmbenin popullaten me kombësi përkatëse. Greqia i jepte Turqisë popullatën me kombësi turke dhe anasjelltas; grekët duke përfituar nga rasti se shumica e popullatës çame ishte e besimit mysliman, këta i konsideron si turq dhe me dhunë të paparë mundohet t'i shpërngulë nga trojet çame duke sjellë në këto troje grekët e Turqisë. Kështu me dhjetra e mijëra çamë u detyruan të linin tokat e tyre në duart e ardhacakëve dhe të largoheshin kush në Turqi dhe kush në Shqipëri dhe kush nuk u largua, provoi të "zitë e ullirit" dhe të jetë i huaj në truallin e vet.

Në këtë gjendje e gjeti lufta e dytë botërore Çamërinë. Populli çam masivisht u rendit me luftën Nacionalçlirimtare gjatë luftës së dytë botërore. Kështu në territoret çame u krijuan formacione partizane si: Hoxhë Tasimi, Alush Taka, etj, si dhe shumë formacione të tjera të cilat dhanë një kontribut të çmuar për çlirimin e trojeve çame dhe më gjerë nga pushtuesit e huaj duke bashkëpunuar ngushtë dhe me lëvizjen çlirimtare greke ku dhanë jetën me qindra djem çamë. Po cili ishte shpërblimi për këtë gjak nën udhëheqjen e Zervës, një greku bashkëpunëtor i pushtuesit nazi-fashist që pushtuan Greqinë dhe sot qeveria Greke i ka ngritur një bust madhështor në Prevez dhe e quan hero kombëtar, ndersa çamët i ben bashkëpuntor me okupatorët? Në këtë kohë grekët bënë propagandë se do të vendosnin qeverisjen e shqiptarëve në këto troje ndaj s'duhet të largohej këmbë shqiptari dhe më pas, pasi siguruan kufirin, filluan masakrën e pashoq në historinë botërore duke vrarë e prerë me thika e zjarr këdo që t'i dilte përpara vetëm për faktin se ishin shqiptarë duke mos përjashtuar as femijët e djepit si p.sh., vlen për ta përmendur Sanie Bollatin që i çanë barkun dhe i nxorën fëmijën nga barku. U skuq toka çame me gjakun e bijve dhe bijave të saj, lumenjtë nuk përcillnin më ujë, por gjakun shqiptar të çamëve. Kush mundi iku dhe u vendos në gjirin e mëmës Shqipëri, së cilës i ishin prerë dy krahët: Çamëria dhe Kosova. Kush nuk mundi ra prehë e grekëve dhe e hëngrën korbat për të vetmin faj se ishin shqiptarë. Vetëm në këtë periudhë nga rreth 28.000 çamë që morën rrugën për në Shqipëri u vranë dhe u therën me thika rreth 7.000 që duke u llogaritur në raport me popullsinë, nuk mund të krahasohet me dëmet që iu sollën Rusisë nga lufta e dytë botërore që mbahet një nga rekordet botërore. Grekët, për të legjimituar bëmat e tyre në sytë e botës, i quajtën çamët bashkëpunëtorë të pushtuesve të huaj duke vendosur:

l. dënim me vdekje, kriminel i tërë çamëve myslimanë të përtejkufirit.
2. mohimi përjetë i të drejtës së vendësit pra mohimi i vatrave amëtare dhe i trojeve të veta stërgjyshore.
3. shtetëzimi i çdo pasurie të tundshme e të patundshme.

Por shqiptarët e trojeve të Çamërisë asnjëherë nuk janë pajtuar me bëmat e grekëve, asnjëherë nuk kanë rreshtur së kërkuari të drejtat e tyre. Ata gjithmonë u janë kundërvënë shovinistëve grekë si me qëndresë fizike edhe me qëndresë politike. Kështu ka ndodhur në vitin 1912 -1913 ku me qindra mijëra tejshkrime i janë përcjellë fuqive të mëdha, të tjera i janë përcjellë konferencës së ambasadorëve. E njëjta gjë ndodh edhe pas 1920. Por gjithmonë këto protesta kanë rënë në vesh të shurdhër nga fuqitë e mëdha. Po kështu ndodh edhe më 1944-1945. Shteti shqiptar duke mos patur kredon dhe as mundësinë e mjaftueshme të influencojë, e la në heshtje. Ne çamët e shpërngulur me forcë nga trojet tona në shtetin amë, kemi gjetur ngohtësinë e vëllezërve shqiptarë në trojet e Shqipërisë së mbetur. Ata na janë gjendur gjithmonë pranë në gëzim e hidhërim, na janë gjendur në ditët tona më të vështira.

Shteti komunist gjatë 46 viteve na ka parë me syrin e njerkës; si gjithmonë na ka konsideruar grekë. Asnjëherë nuk ka sensibilizuar botën për çështjen tonë çame. Të shumtë janë çamët që i janë nënshtruar përndjekjes politike vetëm pse ishin çamë. Një nga këta jam edhe unë i rritur në burgjet e komunizmit dhe familja ime në kampet e përqëndrimit. Të shumta janë gjoja grupet armike të zbuluara në kohën e regjimit komunist që u përkisnin çamëve. Por tradhtia më e madhe e qeverisë komuniste shqiptare u bë karshi çamëve ku më 1953 në mënyrë arbitrare të pambështetur nga asnjë ligj i shtetit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, heq të drejtën e shtetësisë greke duke na dhënë atë shqiptare. Kjo do të thotë vetëm e vetëm për t'i ardhur në ndihmë Greqisë për të humbur të drejtën e rikthimit tonë, sepse vërtet ishim me shtetësi greke dhe kombësi shqiptare. Por, persekutimi i çamëve vijon edhe sot; kështu jo shumë ditë më parë në Parlamentin shqiptar u paraqit për aprovim një projekt-rezolutë për zgjidhjen e çështjes çame, një ndër rastet e rralla kur përfaqësues të pozitës dhe opozitës në Parlament bien dakort të paraqesin një rezolutë të përbashkët. Por ç'ndodhi? Qeveria shqiptare, maxhoranca në parlament, nëpërmjet kartoneve të saj rrëzon këtë rezolutë duke e bërë qesharake në opinion sepse vetë e propozuan dhe vetë e hodhën poshtë.

Vëllezër dhe motra pjesmarrës në këtë tubim! Ne populli çam ashtu si dhe vëllezërit tanë kosovarë asnjëherë nuk kemi rreshtur së kërkuari të drejtat tona. S'ka kombësi pa troje dhe trojet tona janë deri në jug të Gjirit të Prevezës dhe deri aty ne do t'i kërkojmë, le të çirret dikush sa të dojë se pretendimet tona janë për identitet, siç po marrin identitetin e tyre honkongasit në Azi, kemi të drejtë të marrim identitetin shqiptar në çamërit dhe kosovarët në Evropë, ndaj me të drejtë dhe ne i themi Evropës siç thotë kënga kosovare " Kthena borxhin ".
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri, kjo nuk është thirrje për nacionalizëm, por thirrje për identitet.

MR FADIL GECI : LUFTA E DRENICËS, VAZHDIMËSI E ASPIRATË ÇLIRIMTARE SHEKULLORE DHE FRYMËZIM PËR BREZAT E ARDHSHËM, UDHËRRËFYES I LUFTËS ÇLIRIMTARE TË VITEVE l998-2001



Të nderuar pjesëmarrës të kësaj Akademie përkujtimore,
Në përpilimin e këtij punimi jam mbështetur në burime dhe literaturë relevante historike. Krahas kësaj jam bazuar edhe në përvojën dhe njohuritë e mia si pjesëmarrës aktiv i Luftës Çlirimtare të viteve 1998-1999 që nga fillimi e deri në përfundimin e saj.
Lufta e popullit shqiptar për liri e pavarësi me siguri se përbën qëndresën më të fuqishme dhe më të përgjakshme ndër të gjithë popujt e Ballkanit dhe më gjerë. Popullit shqiptar iu desh të luftojë për mbijetesë që nga lashtësitë në mënyrë që të ruajë me sakrifica të mëdha vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe për të përballuar me sukses sundimin e huaj shumëshekullor, sidomos qëndresën kundër invazuesve sllavo-grekë.
Lufta e tij në vazhdimësi të kohërave ishte një luftë për jetë a vdekje. Pikërisht këtu qëndron energjia e madhe që gjeti ky popull për t'u bërë ballë këtyre invazuesve të pashembullt për nga egërsia e veprimit për zhdukjen e këtij populli nga faqja e dheut.
Populli shqiptar gjeti forcë t'i bëjë ballë edhe sundimit pesëshekullor osman. Në luftën e gjatë kundër këtij pushtuesi me siguri se një ndër epopetë më të lavdishme, krahas epokës skënderbejane, ishte epopeja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila ndërgjegjësoi faktorin ndërkombëtar, së pari, për ekzistencën e një kombi të paepur, të cilit po i bëheshin padrejtësi duke i shkëputur toka nga trungu i tij etnik për t'ua dhënë shteteve fqinjë vasale të Rusisë.
Për të penguar gjymtimin e mëtejshëm të trojeve etnike, drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe i gjithë populli shqiptar krijuan një unitet të rrallë kombëtar, si gjithnjë duke vënë çështjen kombëtare para asaj fetare e krahinore dhe duke provuar të krijonin shtetin autonom shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane si fazë e parë drejt pavarësisë së plotë.

Përkundër sakrificave të mëdha për krijimin e shtetit etnik, kjo e drejtë iu mohua si nga fqinjët shovenistë, ashtu edhe nga disa prej Fuqive të Mëdha. Kjo pati si rrjedhojë krijimin e Shqipërisë së cunguar në Konferencën e Londrës, e cila vendosi që më shumë se gjysma e trojeve etnike shqiptare të mbeteshin jashtë kufijve politikë të shtetit të sapongritur shqiptar.
Që nga pushtimi i Kosovës dhe i Çamërisë, në vjeshtën e vitit 1912, populli shqiptar i këtyre trojeve bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të përballuar dhunën e gjenocidin e këtyre pushtuesve barbarë dhe për të vazhduar luftën për çlirim e bashkim kombëtar. Kjo luftë që kërkonte angazhim e sakrifica u zhvillua në disa etapa dhe mori përmasa gjithëpërfshirëse të popullit të robëruar shqiptar.
Është e pamohueshme se një rol të veçantë në organizimin e Lëvizjes çlirimtare luajti Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, i cili me sukses udhëhoqi luftën e armatosur me qendër në Drenicën kreshnike të Azem Bejtës dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u shtri më pas në të gjitha trojet e pushtuara etnike shqiptare. Kjo kryengritje, edhe pse u shua me gjak, i dha një grusht të fuqishëm politikës së shpërnguljes dhe të kolonizimit të Kosovës dhe trojeve të tjera etnike, rrjedhimisht, të ndryshimit rrënjësor të strukturës etnike të popullsisë në këto troje.
Lufta e Dytë Botërore përbënte një sprovë tjetër për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo i detyroi forcat drejtuese atdhetare të përcaktoheshin për Aleancën Antifashiste, por, për fat të keq populli shqiptar nuk gjeti aleatët e vërtetë për të jetësuar idealet e tij të luftës çlirimtare-demokratike. Forcat atdhetare, të udhëhequra nga përvoja e hidhur e së kaluarës me sllavët, e konsideronin pushtimin italo-gjerman si të keqen më të vogël në krahasim me rrezikun që kërcënohej me ripushtimin nga okupatorët e deridjeshëm.
Gjendja që u krijua në Kosovë nga kërcënimi serbo-sllav gjatë viteve 1941-1944 shtroi për detyrë përpara forcave atdhetare shqiptare të organizoheshin për mbrojtjen e kufirit nga sulmet e parreshtura çetniko-partizane. Rol të veçantë në organizimin e qëndresës pati Drenica me forcat e saj vullnetare në krye me Halil Bajraktarin. Në Shtabin e Mbrojtjes ishin edhe Zeqir Lutani, Bajram Dërguti, krerë e prijës të sprovuar në luftëra për mbrojtjen e atdheut si Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, bajraktarët e Llushës, të Hotit, Plluzhinës, Shtuticës, Gllogovcit, etj.

Për fat të keq, komunistët shqiptarë nuk morën parasysh mësimet nga e kaluara, por u përcaktuan për bashkëpunim me komunistët jugosllavo-grekë, duke vënë në plan të parë objektivat ideologjike dhe jo interesat vitale të kombit. Si rrjedhim i këtij përcaktimi u injoruan përpjekjet e forcave demokratike në krye me Mithat Frashërin për bashkimin e forcave të kombit në një front të vetëm përballë pushtuesve aktualë dhe armiqve shekullore në mbrojtje të tërësisë së tokave shqiptare. Prandaj, nuk ishte e rastit që forcat më të vetëdijshme të kombit nxorën kërkesat programatike kombëtare dhe për jetësimin e tyre formuan Lidhjen e Dytë të Prizrenit, e cila deri në nëntor të vitit 1944 mobilizoi popullin në një luftë të rrallë atdhetare në mbrojtje të kufijve nga rreziku sllavo-komunist, ku spikasin figura të shquara të kombit si Bedri Pejani, Xhafer Deva, prof. Rexhep Mitrovica, etj.
Pas ripushtimit të Kosovës dhe të trojeve të tjera etnike shqiptare vazhdoi qëndresa e armatosur kundër pushtuesve komunistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Kjo qëndresë kulmoi me Luftën e Drenicës.

Krerët e Drenicës në Konsultën e Llaushës vendosën që të organizoheshin për mbrojtjen e atdheut nga rreziku sllavokomunist. Në këto rrethana më 28 shtator 1944 u mbajt Kuvendi i Skënderajt, të cilin e drejtoi Miftar Bajraktari. Kuvendi analizoi situatën e krijuar dhe vendosi formimin e Brigadës së Drenicës dhe për komandant zgjodhi Shaban Polluzhën, kurse zëvendëskomandant Miftar Bajraktarin. Adjutant i Shaban Polluzhës u caktua Rifat Kotorri, referent Sali Gjinovci, instruktorë Bedri Gjinaj dhe Abdyl Zhubi, ndërsa anëtarë të Shtabit ishin molla Iljaz Spahija, Rexhep Gjeli, Jetullah Muharremi, Azem Oruqi-Gjinovci dhe Feriz Bojaj. Brigada luftonte me flamur shqiptar pa yll, me dykrenaren e Skënderbeut. Brigada kishte truprojën dhe gardën prej 40 vetash. Ajo në fillim kishte 4, kurse më vonë 7 batalione. Çdo batalion përbëhej nga 3 kompani. Luftëtarët nuk kishin uniformë, prandaj veshmbathjen, ushqimin dhe armatimin i siguronin vetë.
Komandantë të batalioneve ishin Ramë Sejdi Babaj nga Llausha (Batalioni I-rë), Imer Fazlija i Radishevës (Batalioni II-të), Isë Zymeri i Prekazit (Batalioni III-të), Istref Tema i Dobroshecit (Batalioni IV -të), (Batalioni V -të), Rifat Maloku i Llapit (Batalioni VI-të) dhe Hazir Gjakja i Artakollit (Batalioni VII-të).

Për të shuar qëndresën në Drenicë u angazhuan forca të mëdha jugosllave, të cilat përbëheshin nga 3 divizione dhe një brigadë e veçantë: Divizioni i 46-të serb, i 52-të i Kosovës, Grupi Operativ i Brigadave dhe Brigada e KMPJ. Veç këtyre, kohë pas kohe në këto luftime u angazhuan edhe Divizioni i 24-të dhe i 29-të serb, ai i 41-të dhe 50-të maqedonas. Këto forca numëronin mbi 42 000 veta. Rol të veçantë kishte Brigada e KMPJ, që u formua më 26 janar 1945, me një efektiv me 1600 luftëtarë, të zgjedhur posaçërisht dhe të njohur për qëndrimet e tyre antishqiptare.

Lufta e Drenicës ishte një nga epopetë legjendare të historisë së popullit shqiptar, vazhdim i luftës për realizimin e idealit të lartë e më të shenjtë kombëtar. Ajo qe një luftë e bijve të popullit shqiptar që u flijuan për vatrat e tyre. Akti i tyre i vetëmohimit dhe i sakrificës qëndron në themel të qëndresës së përgjakshme kundër politikës shoveniste që tashmë ishte veshur me petkun komunist. Në krye të kësaj lufte qëndronin prijës tradicionalë popullorë, atdhetarë të shquar të familjeve më në zë të Drenicës dhe më gjerë, të cilët, të mbështetur në përvojën historike, u treguan shumë më largpamës se udhëheqësit komunistë shqiptarë, këndej e andej kufirit.
Ishte kjo një luftë e armatosur e drejtur nga forcat demokratike, e vetmja në Evropën komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore. Dua të theksoj se pikërisht këtu qëndron edhe vlera e kësaj qëndrese heroike në kohë dhe rrethana shumë të vështira kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndonëse ajo u shua u bë simbol i qëndresës për liri e pavarësi në periudhat e mëvonshme.

Pas shuarjes në gjak të qëndresës heroike në Drenicë dhe në trojet e tjera të okupuara etnike vazhduan përpjekjet e atdhetarëve demokratë të rreshtuar në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare me një program dhe aspiratë të qartë kombëtare. Në krye të kësaj lëvizjeje u vunë atdhetarë të zjarrtë dhe antikomunistë të përbetuar si Ajet Gërguri, Prof. Gjon Serreqi, Prof. Ymer Berisha, Halim Spahija, Marije Shllaku, Azem Morina, Hoxhë Avdia, Hysni Rudi, At Bemad Lupi, etj .
Qëndresa e popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike vazhdoi edhe pas shpartallimit të LNDSH-së. Kjo qëndresë në përshtatje me rrethanat e kohës vazhdoi deri në fillim të viteve të 90-ta në forma ilegale, me organizimin e grupeve dhe të organizatave të shumta. Shumica e këtyre organizatave ishin me orientim të majtë dhe kërkesat e tyre programatike bazoheshin në ideologjinë enveriane. Ndërkaq, krahu i djathtë i Lëvizjes realizimin e objektivave të qarta kombëtare e shihte në mbështetjen e demokracive perëndimore. Në këtë krah spikaste Lëvizja çlirimtare e Kosovës e drejtuar nga Metush Krasniqi, një atdhetar i devotshëm dhe i pathyeshëm në orientim e tij jetësor, si dhe Besëlidhja në krye me Emil Kastriotin.

Në vitet e 90-ta Lëvizja Kombëtare Shqiptare doli nga ilegaliteti dhe u shndërrua në lëvizje gjithëpopullore me emrin Lidhja Demokratike e Kosovës, me Ibrahim Rugovën në krye. Kjo parti që mori tiparet e lëvizjes gjithëpërfshirëse përbën pa dyshim pikën kulmore deri në atë kohë, të përpjekjeve dhe të luftës shekullore të Kosovës për liri dhe demokraci. Lidhja Demokratike bashkë me aleatët e saj si Partia Shqiptare Demokristiane me atdhetarin e devotshëm Mark Krasniqin në krye, Partia Fshatare e Kosovës, si dhe partitë e tjera kombëtare, i dhanë vulë të pashlyeshme kësaj epoke vendimtare për fatin e Kosovës dhe të popullit të saj.

Lëvizja politike dhjetëvjeçare siguroi jo vetëm mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, por krijoi parakushtet e nevojshme për kalimin në fazën e lëvizjes së armatosur, në organizimin e së cilës luajtën rol vendimtar veprimtarë të shquar të LDK-së, ideatorë të UÇK-së, komandantë dhe dëshmorë: Akademik Fehmi Agani, Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Agim Ramdani, etj,. Nga Drenica në vitin 1991 në Shqipëri bashkë me Adem Jasharin shkon edhe kryetari i forumit rinor të LDK-së Adem Dërguti nga Rezalla me disa shokë të tjerë, ndërsa sulmi i parë i njësitit gueril kundër forcave serbe është kryer në vitin 1992 nga njësiti i fshatit Llaushë nën komandën e Adem Jasharit .
Luftëtarë të devotshëm si Gani Geci (Komandues), Ramë Thaqi, Besim Dajaku, Bekim Kastrati, Haki Imeri, Xhafer Behrami, etj, me emrin dhe veprën e tyre i bënë nder Drenicës dhe tërë Kosovës.
Duhet të theksojmë se Lufta çlirimtare e Kosovës e viteve 1998-1999 ishte ndër epopetë më të lavdishme të historisë sonë. Ajo bashkë me Luftën Çlirimtare të Preshevës dhe Luftën Çlirimtare në Maqedoni ndërgjegjësoi edhe më shumë opinionin ndërkombëtar, përcaktoi fuqimisht kufijtë e tokave shqiptare dhe i dha formën e synuar objektivave shekullore të popullit tonë. Kjo luftë shëmbëllen edhe për faktin se armiku shumëfish më i fuqishëm nuk arriti të gjejë as mbështetjen më të vogël, madje as të formojë qoftë edhe një njësit simbolik kuisling, gjë që është rast i rrallë në histori dhe pa dyshim përbën një nga çështjet me interes për studimet e ardhshme. Ky fenomen flet qartë për vlerat shumëdimensionale të popullit tonë që në kohë të vështira arriti të spikatë unitetin e pashembullt përballë armikut shekullor.

Në fund, duhet të përfundojmë se kjo luftë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore të atdhetarëve të devotshëm që lanë peng jetën për këto ideale dhe nuk ishte kurrsesi vazhdimësi e së të ashquajturës Lëvizje Nacionalçlirimtare nga Lufta e Dytë Botërore e drejtuar nga Partia Komuniste Jugosllave në krye me Titon, siç mundohen ta paraqesin uzurpatorët e UÇK-së.
Kjo luftë përbën vazhdimësinë e përpjekjeve të fillura që nga Epoka e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Lufta çlirimtare në krye me Azem Bejtën dhe Lufta e Drenicës në krye me Shaban Polluzhën.
Qofshin të bekuar dhe të përmotshëm të gjithë ata që ranë për idealet e kësaj lufte!

BESIM MORINA:MEHMET GRADICA- NACIONALISTI QE KURR NUK U GJUNJIZUA.



Meritat kryesore për kapitullimin e forcave nazifashiste u kanë takuar SHBA-ve, Anglisë dhe Rusisë. Një ndihmes shum të madhe në këtë drejtim dhanë të gjith popujt liridashës të botës, por që mjerisht, një pjesë e mirë e tyre, të cilët luftuan perkrah forcave antifashiste nuk e gëzuan lirinë. Ajo që është më e ligë është se dhunuesit e lirisë quheshin “çlirimtar”. Fatiligë e deshi që edhe populli shqiptar të jetë në mesin e atyre popujve që dhan kontributin e vet në Luftën Antifashiste, por që u nëperkëmb nga forcat sllave dhe mjeranët shqiptarë të bandave të kuqe kriminale, të cilat ishin pagëzuar nga qendrat e Beogradit e Moskës me emrin Komunist.
E verteta megjithatë duhet te thuhet. Jo për te nderruar herojtë, por qe tu ipet atyre vendi meritor në historiografinë tonë te re. Ekziston vetëm një histori ajo faktografike, por mjerisht edhe kjo histori që është shenuar mbrapsht për martirët tanë quhet histori. Me gjuhen e së vertetës faktografike duhet të nderohen, tu ipet vëndi i meritur te gjithë atyre burrave të cilet me pënd apo pushkë vepruan, punuan, u sakrifikun për të mirën e kombit tonë. Le të jëtë ky punim një shënj respeti e falenderimi ndaj veprës madhore të nacionalistit Mehmet Gradica, por jo vetëm të tij por edhe të shum burrave tjerë që luftuan për lirinë e Shqiperisë si Prekë Cali, nga trojët etnike shqiptare që sot gjinden nën Malin e Zi, Xhemë Gostivari, nga trojet etnike shqiptare që sot gjinden nën Maqedoni, Muharrem Bajraktari i Lumës, si dhe shum të tjerë që u martirizuan për dinjitetin tonë kombëtar.

Mehmet Gradica u lind në vitin 1912. Babai i tij quhej Isuf, kurse nëna Çame Berisha nga fshati Gllanasellë e Drenicës, ishte motra e luftëtarit të dëshmuar Lutë Gllanasellës. Mehmetit babai i vdes herët, dhe një pjesë të mirë të jetës së tij Mehmet e kaloi tek familja e nënes. Ishte bir i familjes se deshmuar atdhetare Ukaj te fshatit Gradicë te Drenicës. I rritur në një familje te dëshmuar atdhetare dhe rrezë malit të Qyqavicës, mal ky i cili u kishte bërë ballë shum furtunave të kohës. Ky vënd rriti shumë bijë e bija, por të rrallë ishin ata që do të ishin një më malin e Qyqavicës. Fati e deshi qe Mehmet Gradica të ishte njëri nga ata bijë që lindi ne këtë tokë, jetoi në këtë tokë dhe u martirizua për këtë tokë duke mos u lekundur asnjëhere ne idealet e tij madhore.
Bashkëluftetarët e tij, kur flasin me plot respekt per komandantin e tyre tregojnë se Mehmet Gradica, per nga pamja ishte mjaft i pashem, trup gjatë, energjik dhe gjaknxhtë. Gjithnjë rrinte veshur me rrobat e oficerit dhe armet e ngjeshura qe i shtonin edhe me teper bukurin. E madhe ishte fuqia e fjalës së Komandantit.

Mehmeti Gradica në moshën gjashtëmbëdhjetëvjecare burgoset në burgun e Mitrovicës. Nga ky burg arrin të arratisët. Më pas kalon në malet e Kosovës. Një pjesë të kohës e kalon në Shqiperinë Londineze. Pas pushtimit të Kosovës nga nazi-fashistët, u krijuan rrethana të reja për vëndin tonë. Intelektualet se bashku me atdhetarët e shquar filluan një organizim të ri duke ju pershtatur kushteve dhe rrëthanave të krijuara jo vetëm në Kosovë por në mbarë hapsirën etnike Shqiprate. Edhe pse viset shqiptare ishin nën pushtimin nazi-fashist, forcat qetnike të perkrahura nga pushtuesit Italian ndermorrën disa sulme te organizuara mbi vëndbanimet shqiptare. Në këto rrethana në vitin 1941 nga Shqipërija Londineze, Mehmet Gradica kthehet në Kosovë, në shërbim të Qeverisë Shqiptare me detyrë postkomandant i xhandarmërisë. Kishte sherbyer si shef xhandarmerie ne Vuçiterrn, Skënderaj e Mitrovicë. Në vitin1943 fiton gradën e togerit. Duhet theksuar ketu edhe inkuadrimin e Mehmet Gradicës në regjimentin e Gjafer Devës ose siç është shprehur publicisti Idriz Lamaj „burr i shtetit shqiptar etnik“, i cili në atë kohë ishte ne postin e Ministrit të Mbrendshem të Shqiperisë. Arsyeja kryesore e inkuadrimit ne regjiment ishte lufta per pengimin e perhapjes së demagogjisë sllave në Kosovë të quajtur Komunizem. Mehmet Gradica kishte angazhuar njësitet e vata për ta kapur komunistin Rifat Berisha, i cili punonte në prefekturën e Gjilanit Mehmeti ishte nacionalist, kishte nje urrejtje patologjike ndaj Komunizmit, dhe ky është shkaku kryesor qe edhe sot emri i tij permendet shum pak per mos të thën fare ne shkrimet e botuara nga disa studiues nostalgjistë në Kosovë.
Kontributin e tij gjatë sherbimit per një kohë në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, ishte i një rëndesie të veçant duke iu falenderuar aftesive të tij si strateg u shqua ne shum beteja kunder pushtuesve serbo-malazezë, përgjatë kufirit të Shqipërisë etnike.
Kur forcat serbe u rreshtuan në grykën e Ibrit, në nëntor të vitit 1941, ku përgatiteshin të pushtonin Pazarin e Ri dhe më pas të kalonin në Kosovë per te bere masakra ne popullsin shqiptare, u paraqit nevoja e menjehershme e ndalimit te kalimit te forcave serbe në Kosovë. U mblodhen luftetarët nga vise te ndryshme të Kosovës si nga Rugova, Peja, Burimi, Deqni, Drenica, Shala, Llapi etj. dhe sulmuan forcat sebe në Rashkë. Në këtë betejë perveç Mehmet Gradicës me trimat e tyre u dalluan edhe Shaban Polluzha, Miftar e Halil Bajraktari, Ferat Kotorri, Sak Fazlija, Tahir Elshani, Adem Arifi dhe shum luftetarë të tjerë. Qeta e udhëhequr nga Mehmet Gradica ndermori disa sulme me sukses ne rrethinen e Pazarit të Ri.
Në dimrin e vitit 1941-1942 në zonat e Drenicës, Shalës dhe të Llapit u krye një riorganizim forcash që do të merrnin për sipër detyra të reja, ky organizim i ri u krye pasi që udhëheqesit luftarak të qetave tona popullore ishin në dijeni lidhur me strategjinë e levizjeve serbo-çetnike, pastaj bashkpunimin e tyre në fshëhtësi me pushtuesit italian, prandaj vazhdimi i luftimeve ishte jetik për fatet e kombit. Kësisoi do të vinin pesë ditë e nët sulmesh të pa ndërprera në Koloshin, ku forcat serbo-çetnike u thyen keqas dhe u larguan përtej kufirit tonë. Edhe në këtë aktë madhor të rezistencës shqiptare, shkelqeu trimeria dhe aftësia e Mehmet Gradicës, i cili me luftëtaret e tij mbajtën pozicionet e para.

Me formimin e Lidhjës së Dyte të Prizrenit (16 nëntor 1943) mbrojtja shqiptqre u bë me e organizuar, ndonse edhe me tej barrën kryesore e mbanin forcat vullnetare te organizuara në menyrë tradicionale. Është mjaft me rëndesi të theksohët se në Kuvendin e Skënderajit (16-19 shtator, 1943) dhe të Palluzhës (17-20 qershor, 1944), në organizim të Hamdi Gashit, Miftar Bajraktarit, Mehmet Gradicës, Mulla Iljas Brojës, Azem Oruqit, Rexhep Xjelit, Mulla Ibrahim Palacit etj. iu dha perkrahje e pa rezervë vendimeve të Kuvëndit të Parë e të Dytë të Lidhjës së Dytë të Prizrenit. Ishte viti 1943, kur Mehmet Gradica se bashku me Ahmet Selacin kishin luftuar kundër forcave çetnike në Stan-Tërg dhe në Luginën e Rashkës. Në luftë per mbrojtjen e kufirit me Serbinë prap shkelqeu Mehmet Gradica se bashku me trimat si Pajazit e Adem Boletini, Sali Kolldura Gashi, Bislim Bajgora etj. Biri i Drenicës mbeshteti jo vetëm me trimërin dhe mënçurinë, por edhe me pasurinë e vet, Lidhjen e Dytë të Prizerenit duke paraparë tek idetë dhe fryma e saj të ardhmen e lirë të gjeneratave shqiptare që do të vinin më pas. Në disa beteja luftarake, në kuader të kësaj Lidhje, Mehmet Gradica shpalosi pos të tjerave vizionin e një luftetari qe veshtron larg. Edhe pse kishte mbajtur grada në ushtrinë kombëtare, ai kurdoherë u keshillua me bashkëluftëtaret e vet, tek te cilet kishte besimin e plotë si me vellëzerit Miftar e Halil Bajrakteri, Ferat Kotorri, Brahim Luta, Rexhep Gjeli, Osman Bunjaku, etj. Të gjithë këta trima te deshmuar në luftrat per mbrojtje te Shqiperisë Etnike, e cila do te ishte e lirë dhe demokratike pa diktaturën Komuniste. Raportet ne mes te dy komandanteve Mehmet Gradica dhe Shaban Polluzha ishin ftohur disa here per arsye ideologjike. Mehmeti ishte shum me i ri, më strateg dhe një nacionalist i thekun, (koha tregoi se ishte shum me largpamës) nuk kishte besim tek Shabani per shkak te lidhjeve te tij me disa komunist shqiptar si Fadil Hoxha, sherbyes te pushtuesve serb, nga ana tjeter vet Shabani ishte me i zemruem me mos perfilljen e Mehmetit. Meritat per pajtimin e dy komandanteve i takoin heroinës së kombit bijës së Shkodrës, Marije Shllakut, e cila ishte shprehur për rastin: “dhe kjo jo per hatrin tim (pajtimi BM), por për hatrin më të madh që është Atdheu ynë, për hater të Flamurit, për hater të gjakut të derdhur të mijra shqiptarve të pa fajshëm, që po vriten për ditë e më nga brigadat partizane, që nuk kan as Zot e as Fe, as Nder e as Atdhe”. Pajtimi i fundit i Mehmet Gradicës dhe Shaban Polluzhës, u arrit në Fshatin Gradicë, më 12 shkurt të vitit 1945, ndermjetësues ishin: Miftar Bajraktari, Rexhep Xheli dhe Brahim Luta. Pajtimi pati rëndesin e vet dhe te dy komandantet e mbajten fjalën e dhën derisa ran heriokisht në fushen e nderit.
Mehmeti gjithmonë bashkpunoi me trimat tanë per qështjen madhore te vendit tonë të shtrenjtë, deshmi për këtë është edhe gjyqi i Prizerenit, i cili zgjati dy javë, 29 qershor-13 korrik1946, ku prokurori (Ali Shukriu) nder te tjera e akuzoi bijën e Shkodrës Marije Shllaku se „në nandorin e vitit 1944, bashk me Mehmet Gradicën, Adem Shalen e Met Dinin, ka tubue disa qindra forca per me pushtue Pejën e „posaçlirueme“.

Largimi i pushtuesve nazi-fashisteve nga Kosova nuk solli lirinë e pritur, por perkundrazi, Kosova u pushtua nga serbet ku populli shqiptar trajtohej si rob lufte. Më urdhërin e Titos, Komandant Suprem i UNÇ dhe APJ, të 8 shkurtit të vitit 1945, u vëndos në Kosovë Administrimi Ushtarak, „deri në rregullimin e rrethanave“, përkatesisht deri në aneksimin e saj nga Serbia. Komandës së Administrimit Ushtarak iu dhanë autorizime të plota, ndërsa për të gjitha veprimet ajo përgjigjej vëtem përpara Komandantit Suprem, J.B. Toto. Vendosja e pushtetit ushtarak në Kosovë ishte forma më e vrazhdë e regjimit diktatorial, që kishte qëllim të gllabëronte dhe t´ia aneksonte Kosovën shqiptare Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë. Një diktaturë e tillë ushtarake qe vendosur më parë se në Kosovë edhe në Banat, Baçkë dhe Baranjë, territore në te cilat shumicën e popullsisë e përbënin hungarezët dhe gjermanët.
Si pjesë e këtij skenari qe cekem me lartë, u kryen vrasje të shumta në forma te ndryshme pa dallim moshe e gjinije. U bë ndalimi i flamurit kombetarë pastaj detyroheshin shqiptarët qe te flasin ne gjuhen serbe. Mobilizimi i dhunshem u krye në te gjitha viset shqiptare, si shembull po permendim mobilizimin e shkurtit ku u morën me dhunë prej viseve të Drenicës dhe Shalës mbi tre mijë meshkuj 15 vjet e lartë, me preteksin për ti quar në luftimet e kufijve verior të Jugosllavisë. Ky mobilizim është e natyrshme se u kundershtua nga e gjithë popullata shqiptare me prejashtim te lojaleve te sllavizmit te cilet edhe me parë kishin marrur aksione te perbashketa me forcat serbe kunder popullit te vet. KQ i PKSH bënte thirrje për vëllazërimin e popullit shqiptar me popujt jugosllavë e grek, kjo sipas komunisteve ishte interes I lartë qe kërkonte atdheu.

Lufta e Drenicës dhe roli i Mehmet Gradicës

Prijësit e Drenicës të cilët edhe më par ishin dalluar në luftarat kunder ushtrive pushtuese serbo-malazeze, për tu dalur zot tokave tona etnike, është plotsisht e natyrshme se nuk pranuan të jenë pjesë e ideologjisë komuniste. Duhet shtuar se numri i komunistëve në terë Kosovën ishte shum i vogël, dhe nuk gezonin aspak perkrahjën e popullit, kurse tek forcat nacionaliste ishte e kunderta. Personalisht komunisti Fadil Hoxha, (i cili edhe kishte jëp urdher për fillimin e sulmit frontal kundër kryengritësve shqiptar), kishte patur kontakte me Shaban Polluzhën, i cili kishte pranuar të bisedonte me të. Mehmet Gradica ftesës për tu takuar me komunistin Fadil iu pergjigj shkurt:“babës tëm po te ja kisha pa yllin në ball pa i ra plumb nuk e kisha lanë“. Edhe prijesit e tjerë të Drenicës nuk kishin fare besim në demagogjinë komuniste të Fadil Hoxhës.

Për te shuar qëndresën në Drenicë u angazhuan forca të mëdha jugosllave, të cilat përbëheshin nga 3 divizione dhe 1 brigadë e veqantë: Divizioni i 46-të serb, i 52-të i Kosovës, Grupi Operativ i Brigadave dhe Brigada e KMPJ. Veq këtyre, kohë pas kohe në këto luftime u angazhuan she Divizioni i 24-të dhe i 29-të serb, ai i 41-të dhe 50-të maqedonas. Këto forca numëronin mbi 42 000 veta. Në një urdheresë të datës 28 janar 1945, lëshuar nga Shtabi Operativ i Kosovës, veq tjerash, thuhej: “Duhen shkatërruar shtëpitë nga të cilat bëhet rezistencë, fshatrat të denohen kolektivisht, të rrënohen apo të digjen, kurse mëshkujt prej moshës 17 deri 35 vjeç të mobilizohen me dhunë. Ata që dyshohet se kan marrë pjesë në luftime të arrestohen dhe te pushkatohennë vënd”.

Kunder një numri të madh ushtarësh serb dhe komunisteve shqiptar apo mjeranëve, Mehmeti kërkoi një bashkëveprim në mes të Drenicës dhe Shalës, konkretisht me Ahmet Selacin. Cëllimi ishte që të zgjerohej fronti i luftës kundër pushtuesve serb. Në Shalë fatkeqsisht jo vetëm qe nuk gjetën perkrahje, por falë gjeturisë së Mehmetit dhe ndihmës së trimave shaljan, u arrit që ti shpetoi atentatit që kishin pregaditur Xhemë dhe Hamit Bajgora ndaj Mehmetit. Atentatorët u zunë dhe në vëndin e ngjarjës iu dha haku nga Mehmet Gradica, me pushkatim. Mehmeti menjehere ishte detyruar që se bashku me trimat e vet te kthehet prap në Drenicë.

Rreth pranimit të Brigades së Drenicës dhe komandantit Shaban Polluzha i cli ju pergjigjë urdherit të ShO të UNÇ të Kosovës, që te largohej nga Kosova, nacionalisti dhe luftetari bashkohës, Sali Kolludra është shprehur në këtë menyrë:”Ne i kishim parasyshë kontaktet e Shabanit me Fadil Hogjen dhe shoket e tij, të cilet ia dolen ta bindin që të niset në luftë në Srem me gjithë ata luftetarë. Me duhet të thëm se ne fillim percaktimi i Shabanit qe të niset në rrugë na befasoi, por edhe na zhgenjeu shumë. Ai nisëj që të luftoi kunder gjermaneve në veri, ndërsa në Kosovë hordhitë cetnike dhe partizane bënin kerdinë duke prerë shqiptarë”. Por cila ishte arsyeja e Komandantit Shaban Polluzha, I cili gëzonte respekt të madh në popull, që pranoi ti bindet një urdheri të tillë? Ku ishte betimi i tij dhe prijësve tjerë se do vdesin por nuk do tu nenshtroheshin pushtuesve serb dhe sherbyesve të tyre?

Urdherin per kthimin e Brigadës së Drenicës mbrapa nga Podujeva nuk e ka dhën Shaban Polluzha (i cili me urdher te Fadil Hoxhës ishte nisur me Brigaden e Drenicës per të luftuar perkrah vraseve shekullor) por Miftar Bajraktari pas lajmit se forcat serbe kishin filluar masakrat ne Drenicë, është per të ardhur keq se si Ramadan J Rexha autor i librit „Kujtimet e mija- dëshmi historike“ i cili si pjesmarrës i drejtperdrejt e shtremberon këtë fakt, madje as qe permend fare rolin e Mehmet Gradicës dhe Miftar Bajraktarit në Luftën e Drenicës.

Brigada e Drenicës, gjatë rrugës nga Podujeva për në Drenicë, u ndesh në disa pritë te forcave pushtuese. Në fund të janarit të vitit 1945 drejt Drenicës po mësynin mijra forca ushtarake serbe, shtabi luftarak i rezistencës së patriotëve shqiptarë, vendos të çajë rrethimin që fillonte me marrjen e urës së Pestovës. Kjo urë u sherbënte forcave serbe për të prerë lidhjet dhe komunikimet e luftëtareve shqiptarë me zonën e lirë të tyre për nga mund të vinin jo vetëm bukë e fishekë, por edhe luftetar të rinj qe rreshtoheshin në krah të forcave patriotike. Sulmin mbi urën e Pestovës e udhëhoqi Mehmet Gradica. Rezistenca e partizanëve serb e shqiptarë, në fillim ishte mjaft e madhe, por falë trimërise se Mehmet Gradicës i cili sulmoi ne drejtim te pozicioneve të armikut më bomba dore, sulm ky i cili u ndoq edhe nga trimat e tjerë detyruan komunistet serb e shqiptarë që te marin arratinë.

Mehmet Gradica se bashku me ushtarët e vet aplikonin taktikën e veprimeve të befasishme, duke u zhvendosur shpejt dhe me mjeshtri. Sulminin vetëm kur ishin te sigurt se do te korrnin fitore, kjo bëhej per arsye të epersisë ushtarake te forcave të armikut. Sjellja e një numrit të madh forcash pushtuese sllave, të udhëhequra nga Petar Brajoviç dhe mjerisht ne mesin e tyre kishte edhe komunista shqiptarë te cilet moren pjesë ne vrasjen e mijra shqiptareve, bënë qe rezistenca e Drenicës të shuhet me vrasjen e dy udheheqesve kryesor, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica në betejën e fundit qe u zhvillua në Terstenik, me 21 shkurt 1945, në një kullë ne lagjen e Dvoranve. Gjylja e topit, kishte goditur një tra të kullës, i cili i bie në këmbën e djathte mbi gju, te Mehmet Gradicës duke e plagosur rënd. E nxjerr pasqyrën nga gjepi dhe duke u shiquar në të thotë: “Eu Mehmet Gradica të hangren rrebelat”. Edhe pse gjëndja shendetsore e Mehmetit ishte e rënd, ai gjën forcë dhe për komandant e emeron Rexhep Xhelin. Qëndresa e luftetarëve vazhdoi edhe me tutje. Në këtë luftë ran heroikisht edhe komandanti i batalionit të Llapit, Rifat Maloku, komandanti i batalionit të 5-të, Hazir Gjaka dhe shum trima të tjerë. Për terheqjën e komandantëve të plagosur, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, nga rrethimi u kujdesën: Rexhep e Ajet Xheli, Brahim Luta, Smail Muja, Asllan Lladrovci, të cilët arrijnë te qajnë rrethimin dhe nisen në drejtim të Gllogovcit (Drenasit), në fshatin Qikatovë e Vjetër si pasojë e plagëve te marrura Komandati Shaban Polluzha ndërroi jetë, të cilin e vorrosin nën akull të Lumit Drenica, tek vëndi i quajtur bresillë. Nga këtu, Mehmet Gradicën e plagosur, e bartin bashkluftetarët e tij Brahim Luta, Rexhep Gjeli, Isuf Gilani e Xhemë Zeqiri, e bartin në drejtim të fshatit Dobroshevc, tek shkolla e këtij fshati edhe nderoi jetë në mbrëmje te po kesaj dite. Kufomën e komandantit e vendosin në shtëpin e Brahim Lutës në fshatin Gllanasellë. Të nesermën, u varros nga po keta trima trupi i nacionalistit, në vreshtat e Brahim Lutës në vëndin e quajtur Makresh, varri i tij per një kohë u mbajt ne fshehtesi, pasi qe ky ishte edhe amneti i heroit, që kufoma e tij të mos bien në duart e komunistëve. Por ky sekret zgjati vetëm gjashtë javë, pasi që komunistët kishin arritur që te arrestoin luftetarin Isuf Gjilani, i cili pas maltertimeve kishte treguar se ka marrur pjesë në varrim, por varrin nuk kishte arritur ta gjejë, per arsye se nuk ishte nga ky rajon. Prandaj se bashku me OZNEN, shkon në shtepinë e Brahim Lutës dhe iu lut nënës Azemine që te tregoi se ku është i varrosur Mehmet Gradica.

Edhe pas vrasjës së komandantit Mehmet Gradica, shokët e tij e mbajtën fjalën e dhën, që mos te dorëzohen para pushtuesve serbo-komunist. Por të vazhdojnë luftën e armatosur por tani në nje formë tjetër. Kështu Rexhep Xheli vritet ne Malin e Qicavicës së bashku me djalin e vetëm në luftë kunder pushtuesve serb. Smail Muja vritet pabesisht në fshatin Nekovc. Brahim Luta, Ajet Xheli, Hajdin Haxhiu, vritën në një bunker afer fshatit Ciceli se bashku me Shaban Bunjakun.

OZNA tani filloi te ndjekë edhe bashkeluftetarë te tjerë te Mehmet Gradicës, duke i burgosur, maltertuar, disa prej të maltertuarve nga plaget e marrura edhe vdesin, si është rasti i gjandarit të tij Hazir Morina i cili nga torturat e marrura, nuk mundi të jetoi mbi një muaj. Gruan e agjës se Mehmetit, Zojën, OZNA e kishte marrur në shtepin e saj të lindjës ne Qikatovë të Vjetër, pasi e kishin vrarë e kishin hudhur në Lumin Drenica. Pas disa kohesh kufoma e saj kishte dalur jasht ujit. Edhe pse ajo identifikohet nga të afermit e saj, nuk u lejua nga lojalët e pushtuesit që te varrosej në varrezat e familjës, por aty ku është gjetur. Edhe sot nuk i dihet varri. Të gjitha armët që i kishte mshefur komandanti Mehmet Gradica u zbuluan, dhe u derguan në Skenderaj. Këto armë u gjënden në familjën e Brahim Lutës të fshatit Gllanasellë, në familjën e Smail Mujës të fshatit Gradicë, në familjën e Syl Morinës të fshatit Qikatovë e Vjetër, etj.

Vrasesit e toger Mehmet Gradicës ishin ata te cilet realizonin planet serbe per asimilimin dhe zhdukjen e kombit shqiptar te pergaditura ne Beograd me heret dhe te perkrahura nga Moska, si ne aspektin ushtarak ashtu edhe ne atë diplomatik, i vënin në jetë. Nder me të merituarit per këtë ishte edhe Komisari Fadil Hoxha, i cili per ironi, varroset me nderime ushtarake.
Ne fund duhet shtuar se toger Mehmet Gradica u flijua ne moshen 33 vjeçare per te mos u pushtuar tokat tona etnike nga sllavet, per te mos u perdhosur kombi ynë, gjuha jonë, u flijua qe flamuri jonë te jetë ashtu sikur ishte ne duart e Kastriotit.

REXHEP KASTRATI : AVANCIM METODOLOGJIK DHE FAKTOGRAFIK NË STUDIMIN E LËVIZJEVE TË DJATHTA SHQIPTARE



(Rreth vëllimit të dytë të librit me kumtesa “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike”, botoi “Lumbardhi”, Prizren, 2005)

Angazhimi i Institutit të Historisë së Kosovës dhe i Diasporës shqiptare që të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e atyre ngjarjve, te veprimtarisë dhe fatit te personaliteteve që nga regjimi enverist në Tiranë dhe atij titist në Prishtinë u anatemuanë, apo më keq u lan në harresë, e që përbëjnë atë që quhet e djathtë shqiptare, nacionalizëm shqiptar, është jo vetëm për t’u përshëndetur, por edhe për t’u admiruar. Është kështu për faktin se, i tërë ky angazhim bëhët falë dëshires së madhe te organizatorëve të këtij Sesioni shkencor, për të bërë diçka në rishkrimin diskursiv te historisë, si dhe përkrahjes materiale e tjetër të Diasporës shqiptare. Pa një përkrahje të mirëfilltë insitucionale nga pushteti, gjithë kjo punë është shumë e vështirë për t’u realizuar, por kur sheh se nga njëri Sesion në tjetrin jo vetem që organizimi është më në nivel, por edhe po rritet edhe profesionalizmi i kumtesave si dhe shumëllojshmëria e tyre po bëhet më e madhe, atëherë vërtetë duhet ta ndiesh vetën mirë kur merr pjesë në një Sesion të tillë. Këtë bindje e forcon pikërisht Sesioni i Dytë me radhë i mbajtur në Prizren, më 26-27 nëntor 2004, kumtesat e të cilit janë botuar në vëllimin e dytë të librit “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike” që SHB “Lumbardhi” e z. Nue Oroshit e ka botuar para do kohe me një cilësi më të lartë teknike. Marrë në përgjithësi, botimi i këtyre kumtesave mund të merret edhe një ngjarje e mirë

Përtej këtyre, duhet thënë se strukturimi i kumtesave në dy pjesë: “Kumtesa dhe shpalime historike” dhe “Portrete, dëshmi dhe ngjarje historike” mëton të përqasë në mënyrë më të mirë tërësitë tematike që i përfshijnë brenda tyre, e që përcjellë rritjen profesionale dhe metodologjike në tërësi të kumtesave të përmbledhura në këtë botim.

Qasja kritiko-racionale ndaj nacionalizimit shqiptar dhe të luftërave të tyre

Pjesa parë e librit me titull, “Kumtesa dhe shpalime historike” përfshinë 12 kumtesa që merren me disa nga momentet kryesore të ngjarjeve të ndodhura gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri në vitet ’50 të shekullit 20, çfarë janë: Marrëveshja e Mukjes, formimi i LNDSH-së si dhe veprimtaria e saj, raportet e nacionalistëve shqiptarë me aleatët e huaj etj., ashtu siç ka edhe kumtesa që trajtojnë në mënyrë të përgjithshme natyrën e nacionalizmit shqiptar, vlerat dhe dobësitë që ka, pastaj në një rrafsh po përgjithësues, por edhe konkret, luftën antikomuniste në Maqedoninë perëndimore, në Drenicë etj. Në këtë grup kumtesash bëjnë pjesë edhe kumtesa që merren me metodologjinë histroike, me aspekte programore të ndonjë organizimi politik shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore. Me fjalë të tjera, është e pranishme një laryshi problematikash që lexuesin dhe kurreshtarin e këtyre ngjarjeve e bëjnë që të ketë një informacion më të plotë. Shkurtimisht mund të them se, kumtesa e dr. Sc. Beqir Metës që e trajton nacionalizmin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore me të gjitha të mirat dhe të metat e tij, ajo e prof. dr. Muhamet Shatrit që hedh dritë me argumente shkencore mbi LNDSH-në dhe për platformën e saj, ajo e prof. dr. Muhamet Dezhgiut që vë në spikamë pozicionin politiko-ushtarak të nacionalistëve shqiptarë të Shqipërisë verilindore gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo e prof. dr. Ramiz Abdylit për shqiptarizmën në Maqedoni, ajo e dr. Riza Sadikut për luftën antikomunsite në Maqedoninë perëndimore, si dhe ndonjë tjetër si këto, janë të ndërtuara me një metodologji të mirëfilltë shkencore, me një stil ligjërimor shkencor dhe me një terminologji të mirë shkencore. Natyrisht se kontributi i dr. sc. Zekeria Canës qe ka të bëjë me këndvështrimin metodologjik në kuadër të temës që ka të bëjë me forcat nacionaliste shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1947, është një kontribut i veçantë, sepse zbardh konceptet teorike dhe metodologjike të kohës për të cilën flet, e që e bën më të plotë kuadrin tematik të kumtesave të përfshira në këtë pjesë.

Kumtesa që kanë të bëjnë me personalitete të ndryshme të të djathtës shqiptare

Pjesa e dytë e grupit të kumtesave, e që numërikisht është me madhe, pasi që përfshinë rreth 23 kumtesa, e që ka të bëjë me personalitete dhe ngjarje të caktuara të kohës, dëshmon se edhe Sesioni Shkencor i Prizrenit e që u mbajt edhe në kujtim të 100 vjetorit të lindjes së Xhafer Devës dhe të 58 vjetorit të vrasjes së kapidan dr. Mark Gjon Markut, u dominua nga tendenca për rehabilitimin si dhe me vazhdimin e përpjekjeve për rehabilitimin e personaliteteve te ndryshme të nacionalizmes shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore e më pas. Kjo tendencë, që në Sesionin e Hamburgut ishte më e theksuar, duhet thënë se ka po ato arsye si në Sesionin e Parë të mbajtur në Hamburg, e që kanë të bëjnë me dëshirën e kumtuesve që të kontribuojnë, që të vihet drejtësia në vend dhe gjithë ata nacionalistë që kanë sakrifikuar edhe jetën, një pjese prej të cilëve nuk u dihet as varri, të kenë vendin e vet në historiografinë shqiptare, si dhe të çukisin në ndërgjegjen tonë dhe kujtesën tonë. Në përpjekje për rehabilitimin e personaliteteve të tillë si Xhafer Deva, kapidan dr. Mark Gjon Marku, Ernest Koliqi, Ndue Përlleshi, Marie Shllaku, Gjon Serreqi, Rexhep Mitrovica, e shumë të tjerë si këta, autorët e kumtesave të ndryshme, përveç përdorimit të lirë të faktografisë së mundshme, ndonjë kujtimi të ndonjë bashkëkohaniku, kanë përdorur edhe stilin ligjërimor letrar, për të shprehur dashurinë,simpatinë dhe shpesh edhe mllefin për fatin tragjik të këtyre personaliteteve. Sidoqoftë edhe në këtë grup kumtesash, akribia shkencore dhe qasja profesionale është më e theksuar se në kumtesa të ngjashme në Sesionin e Hamburgut. Me këtë rast do veçuar në mënyrë të veçantë qasjet e prof. dr. Romeo Gurakuqit për Ernest Koliqin dhe BKI-në, ato te prof. dr. Fehmi Rexhepit për Esat Berishën, dr. sc. Lush Culajt për Zef Gjidodën, e ndonjë tjetri, të cilat përveçse japin një material të caktuar njohës, ofrojnë edhe qasje kritiko-racionale të lakmueshme. Një aspekt më vete bëjnë grupi i kumtesavedëshmi, e që vijnë nga ata që personalisht janë njohur me personalitetet për të cilët kumtojnë e dëshmojnë, çfarë janë ato të akademik Mark Krasniqit, Shefqet Kelmendit e të ndonjë tjetri si këta, që në kumtuesat e tyre vazhduan dëshminë për personalitete të tillë si Marie Shllaku, Ndue Përlleshi, Gjon Serreqi, Bernardin Llupi e ndonjë tjetër, të cilat vetë mund të bëhen dokumente mbi të cilat do të duhej te operonte shkenca shqiptare e historisë. Një përjashtim bën Idriz Lamaj, i cili për Xhafer Devën dhe Rexhep Krasniqin, përkatësisht për veprimtarinë e tyre nacionaliste përveç një qasje dëshmie si njohës i tyre gjatë jetës së tyre, ofroi edhe një qasje dokumentare të mbështetura mbi dëshmi dhe letra që i kishte në dispozicion dhe që i kishte dëgjuar nga vetë ata.

Krejt në fund

Duhet thënë se ajo që vërehet edhe në këtë botim, në Sesionin Shkencor për të djathtën shqiptare, paraqiten kumtesa nga autorë të njëjtë e që kanë të bëjnë me personalitete të njëjtë e që kundrohen nga aspekte të ndryshme. Kjo është për t’u përshëndetur, pasi që në këtë mënyrë po krijohet mundësia që këta autorë, në mënyrë më të plotë të merren me një personalitet dhe atë ta studiojnë në të gjitha dimensionet.

SELMAN ETEMI : SHQIPËRIA ETNIKE SYNIM BREZASH


Po të lexosh apo të shkruash për një vepër të madhe apo një figurë madhështore historike e kombëtare, e sidomos për ato figura aq të çmuara, që në kohet më të vështira të Kombit, me tërë qenien e vet mbrojtën identitetin dhe hapësiren e vendit shqiptar e ndien veten të vogël në njërën anë dhe krenar njëkohësisht për trimat dhe dijëtarët që pati Kombi ynë. Pra, ndjej veten krenar, por shumë të vogël, kur lexoj dhe flas apo dëgjoj për trima e trimëresha të Kombit tim, të cilët sakrifikuan çdogjë të veten për të drejten dhe të mirën e vendit të vet. Edhe ky identitet yni (sot)është rezultat i luftës së tyre që bënë, u sakrifikuan e u flijuan, vuajtën e u persekutuan, u përbuzën e u nënçmuan, u rrahen e u torturuan, u burgosen e u internuan, u shpërngulen dhe emigruan, por prap shqiptarë mbetën dhe qëdruan.

Për tërë atë që bënë, për të mirën e vendit, për vuajtjen e sakrificën, për luftën e trimërinë, për besën e bujarinë, sot, pas kaq kohe flasim, shkruajmë e studiojmë, pse?. . . e qartë, përgjigja nuk mungon, e dijmë çdonjëri. . Këta trima, Nacionalistë Shqiptarë, nuk luftuan për Shqipëri as të madhe e as të vogël, por, për një Shqipëri të bashkuar dhe etnike, kurse një përkufizim, se shqiptarët kërkuan (kërkojnë) dhe lufuan për një Shqipëri të madhe, nuk është gjë tjetër pos një “vlerësim” qëllimkeq i atyre që shqiptarët i deshtën të pjesëtuar e të robëruar. Periudha mbi pesdhjetvjeçare e rexhimit komunist e bëri të veten, ku përbalti dhe u përpoq ta shtrëmbëroi të vërtetën mbi luftën e drejtë që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit dhe ruajtjen e kufijve etnikë nga çetnikët sllav. Ky rexhim u pëpoq, që përgjithmonë të mbesin në harresë figurat më madhore të Kombit. Idea dhe gadishmëria që të zbardhen figurat më të çmuara të Kombit tanë është për t’u përshendetur dhe përkrahur. Për dy vite e gjysmë u bë punë e madhe në këtë drejtim, duke filluar që nga Hamburgu dhe e tërë Diaspora, Kosova e Qamëria, Shqipëria e Kosova lindore, Mali i zi e Maqedonia, pra nga të gjitha trojet etnike shqiptare, analistë e historianë, studiues e intelektualë, po bëjnë punë me vlera të mëdha historike në zbardhjen e luftës së drejtë dhe kontributin e pazëvendësueshëm të së djathtës shqiptare, që për synim dhe qëllim kishte Shqipërinë e bashkuar. Andaj, mbajtja e sesioneve të tilla shkencore ndikoi ndjeshëm në ndriçimin e të vërtetës për luftën e mirëfilltë të nacionalizmës shqiptare. Duke filluar që nga Hamburgu, mbajtur më 12 e 13 qershor 2004, i dyti Sesion në Prizrenin historik më 26 e 27 nëntor 2004, pastaj i treti në Shkodren kreshnike më 13 e 14 qershor 2005, kurse Sesioni i katërt u organizua dhe u mbajt mu në qendrën e nacionalizmës shqiptare, në Klinë, më 11 dhe 12 dhjetor 2005, dhe, Sesioni i pestë i radhës u mbajt në korrik 2006, në Rrëshenin mirditorë. Pas mbajtjes se këtyre Sesioneve shkencore, ku për temë qëndrore ishte, E Djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike, me të cilin emërtim u titulluan edhe pesë librat ( I, II, III, IV, V) të botuara gjerë më tani. Në këto libra u përfshinë të gjitha temat e elaboruara në këto Akadami, të cilat vërtetë shkencore por dhe historike. Librat i botoi Sh. B. Lumbardhi në Prizren. Të gjitha me të njejtin titull “E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike”

( I) Libri i parë (nga Akademia në Hamburg) përmban 356 faqe me 21 tema te 21 autorëve, në pjesën e parë, kurse pjesa e dytë përfishinë diskutimet për gjasht librat. Kurse në pjesën e tretë janë materialet lidhur me jehonën e Akademisë. Në pjesën e katërt të paraqitura janë fotografi të nacionalistëve të Shqipërisë Etnike.

(II) Libri i dytë përbëhet prej 399 faqësh, me gjithsejtë 35 ligjerues, me po aq tema të shtjalluara në Akademinë e mbajtur në Prizren. Libri ka parathënjen, dokumente, shkrime gazetash dhe foto të cilat përkojnë me sesionin shkencor të mbajtur më parë.

(III) I treti libër ka 567 faqe, me 50 tema të përpunuara në Akademinë e mbajtur në Shkodër.

Libri ka parathënjen dhe shtojcën ku paraqiten foto dhe dokumente arkivore.

(IV) Libri i katërt mban në vete 49 tema nga Akademia e mbajtur në Klinë. Gjithësejtë ka 486 fletë. Pos temave, ka dhe fjalën e hapjes, shënimin hyrës, materiale, aktivitete, recensione, korrespodenca, telegrame dhe më në fund fjalën përmbyllëse.

Libri i parë (I) fillon me parathënjen (shënimin hyrës) të historianit Nue Oroshi, ku qartë paraqet idenë dhe formën se si u bë organizimi i mbajtjes së Akademisë në Hamburg dhe tjerat në vijim. Ku me mbajtjen e këtyre Sesioneve, së paku ta lajmë një borgj ndaj luftëtarëve të Shqipërisë Etnike. Më tej sqaron, se kjo ide u përkrah nga shumë intelektualë dhe atdhetarë nga Europa e Amerika, Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, Kosova Lindore e Çamëria. Veçon gadishmërinë përkrahëse të Institutit të Historisë së Kosovës, në krye me historianin Prof. Dr. Muhamet Shatri, i cili njëherit është edhe kryetar i Këshillit organizues i të gjitha Akademive të mbajtura gjerë më tani.
Fillimit të brëndisë në libër i prinë kënga e Ernest Koliqit, kushtuar Kapidan Mark Gjon Markut, i cili qe udhëheqës i trasheguar për Krahinën e Mirditës, Krahinë kjo, që pati autonominë e vet (rreth viteve 1500), ku kjo Derë e Gjon Markut e pat bërë këtë. Pak vargje me kuptim të gjërë:

Lum për Ty qi na fale, o Zot i lumi !

Fjalën e fundit qi me za t’thekun

La Kapedani para se me dekun:

-Ju shtegtar’ , kushdo qofshi,

qi kerkoni rruget e botes,

Plakut tem m’i thoni . . .

Vul’ gjaku u vuna porosive t’uaja.

Vuajta me ta, dhe vdiqa kur erdh dita

E Deren e Kanunit s’ta korita.

Ky libër, temë të parë ka pëpjekjet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit për jetësimin e aspiratave jetike të Kombit tanë, nga Prof. Mr Muhamet Shatri, ku LDP-në na e paraqet me peshë të madhe në aspektin politik dhe ushtarak për Kosovën dhe mbarë trojet etnike shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pastaj paraqet themelimin e LDP-ës nga përfaqësuesit e të gjitha trojeve etnike, nga Ohri e Shkupi, Prizreni e Gjilani, Prishtina e Mitrovica, Pazari i Ri, Plava e Gucia, Malësi e Gjkovës etj. U themelua në shtator ’45, nga Shkupi, Prizreni e Gjilani, Prishtina e Mitrovica, Pazari i Ri, Plava e Gucia, Malësi e Gjkovës etj. U themelua në shtator ’43, nga ’45, nga të deleguarit në Prizrenin histirik. Qëllim kishte realizimin e konceptit të Lidhjes së Parë të Prizrenit. Organizatorë kryesorë të kësaj Platforme na i paraqet, të madhin Xhafer Devën, Asllan Boletinin etj. LDP-ja na paraqitet vazhdimësi e Lidhjes së Parë të Prizrenit, e cila u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore. LDP-a ishte kreatorja e mobilizimit të forcave luftarake shqiptare për t’i mbrojtur teritoret etnike shqiptare nga ushtria bullgare, serbomalazeze, maqedonase, duke mos përjashtuar edhe forcat tjera partizane nga Shqipëria dhe Kosova. Kurse Idriz Lamaj në punimin e vet, Xhafer Devën e paraqet, pishtar, burrështetas shqiptar, i urtë e i mençur, trim e i rrept kur e kerkonte nevoja; sa lakonik aq edhe parabolik, nganjëherë sa biblik aq edhe modern, sa patriot aq edhe ndërkombëtar, me një fjalë-ishte mendja dhe shpirti i Kombit. Historianin Nue Oroshi në këtë libër e kemi me temën kushtuar atdhetarit Kapedan Dr. Mark Gjon Marku, luftëtar dhe udhëheqës i luftës për Shqipëri Etnike. Vjen nga një Familje atdhetarësh, e cila ishte ideatore e formimit të autonomisë së Mirditës, ku prijëtar ishte Gjon Marku i Parë. Nga kjo Amë kishte dalur edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit. Nga kjo Derë çdoherë lindën luftëtarë dhe Kapedana që e udhëheqën luftën, jo vetëm në Mirditë, por çdokund, qëllim kishin Shqipërinë Etnike. Kapedan Markun jeta studentore në Romë s’e bëri për vete por ai iu çep çlirimit të atdheut, krijoj lidhje reciproke me intelektualë dhe figura me namë, në interes të vendit dhe Kombit të vet. Kujtime për atdhetarin Gjon Serreqi, Akademik Mark Krasniqi na i paraqet ditët dhe vitet e përbashkëta në shkollë dhe në aktivitete kombëtare. Se, Gjon Serreqi bëri çdo të mirë për Kombin, sakrifikoi të tërën që pati për të mirën e Shqipërisë Etnike. Prof. Dr. Jahja Drançolli bën fjalë për Lidhjen e Dytë të Prizrenit, veprimtarinë e saj në periudhën shtator ’43 – nëntor ’44, dhe themelimin e saj. Pastaj për Kuvendin e Dytë dhe statusin; përpjekjet për organizimin e ushtrisë, pastaj kërkesa për militarizimin e Kosovës, themelimin e Komitetit të Rinisë Nacionale si dhe për Kuvendin e Tretë të Lidhjes së Dytë të Lidhjes së Prizrenit. Prof. Ass. Dr. Romeo Gurakuqi zbërthen figurën e të madhit Ernest Koliqit, si shumë të veçantë dhe shumëdimensionale, si shkrimtar e atdhetar. Pastaj, për botkuptimet e tija, formimin në aspektin politik. Prezenton vlerën e kontributit pas luftës së Dytë Botërore. Pastaj, veprimtaria e Koliqit Ministër Arsimi etj. Tomë Mrija me shkrimin për Marie Shllakun, bijë shkodrane, martire e Kosovës. Fadil Geci për Luftën e Drenicës si vazhdimësi e aspiratave çlirimtare shekullore-që ishin frymëzim për luften çlirimtare të viteve ’98-2001. Petrit Palushi- Rasti i kundërvënies se Muharrem Bajraktarit ndaj diktatures komuniste, reagimi dhe refuzimi ndaj saj. Nimon Mulliqi duke zbërthyer figurën madhore të t’madhit Mithat Frashëri këtij libri i shton madhështinë, na paraqet figurën e një diplomati poliglot, politikani, nacionalisti të përbetuar. Pastaj, na paraqet Dekalogun e Ballit Kombëtar, të hartuar më 1942; thirrje rinisë komuniste - Shqipëria e shqipëtarëve, vdekje tradhtarëve. Dr. Riza Sadiku- për udhëheqësin shpirtëror të Ballit Kombëtar Xhemë Hasë Gostivari në Maqedoninë Perëndimore. Në luftë jo vetëm kundër forcave komuniste partizane por edhe kundër njësive çetnike serbe e profashiste bullgare. Paraqet kohën e tij në Shqipëri, kthimin në vendlindje dhe fillimin e një etape të re, dmth. më 1943 ku edhe formon njesitë vullnetare. Në këtë libër kemi edhe tema tjera me vlera të larta historike, nga autorët, Franë Camaj, Gjergj Dedaj, Emin Fazlija, Jetish Kadishani, Luz Thaçi, Ibrahim Metaj e të tjerë.

Pjesën e dytë të librit e përbëjnë paraqitjet dhe diskutimet për librat, si psh. Arif Molliqi prezenton vlerat e librit të Idriz Lamajt , , Xhafer Deva në driten e letrave të veta. . . ” Avni Bilalli , , Marie Shllaku-vajza shkodrane. . . ”, Sefedin Krasniqi për monografinë “ Deshmorët jetojnë pas vdekjes” nga Arif Molliqi; Magjun Smujli, një libër që thotë shumë “ Lufta pa maska “ e Gani Gecit, kurse Selman Etemi për librin , , Lufta dhe dilemat shqiptare” të Magjun Smajlit.
Libri i dytë (II) „E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike”. Në te përfshihen materiale, kumtesa dhe shpalime të reja historike për figurat më eminente të Kombit dhe në kohët më të vështira të tij, duke përfshirë periudhën e Luftës së Dytë Botëtote e gjerë në vitin 1950. Konkretizohet lufta dhe qëllimi i saj. Flitet haptas për figurat më madhore që luftuan dhe e udhëhoqen atë, pastaj për vrasjet e torturimet, grabitjet e teritoreve etnike shqiptare dhe miratimi nga fuqitë e mëdha. Për këtë luftë dhe këta trima, lëre që gjerë më tani s’u fol apo s’u shkrua, por u anatemuanë qëllimisht.
Për nacionalizmin shqiptar gjatë Luftës se Dytë Botërore, Beqir Meta ndër tjera veçon, se, nacionalizmi shqiptar është nacionalizem i ri dhe pati mungesë në rritje, në këtë ndikuanë kushtet specifike në zhvillimin historik, si psh. autori e çmon Rilindjen Kombëtare Historike si një fenomen relativisht të vonuar, qartë, pati vështirësi të mëdha. Paraqet mungesën e duhur të kundërshtisë se duhur ndaj fuqive të mëdha me rastin e copëtimit të trojeve etnike, dhe, kështu tek shqiptarët, nga koha e robërisë së gjatë, u zbeh koncepti i bashkimit, ku për këtë si shkak kryesor paraqet përfshirjen e anarkisë totale të Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë së saj. Pastaj, propaganda e huaj, shërbëtorët . . . etj, që sollen krizë edhe për vet autonominë e Shqipërisë. I madhi Emin Fazlia, shkruan për tiparin shqiptar Besa, që e bën dallues Kombin tonë nga të tjerët. Me Besën konkretizohen vlerat më të larta te shqiptarët. Me Besën identifikohet , , Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare” , , , Besa e Lumës”, , , Besa Kombëtare”, , , Besëlidhja Shqiptare e maleve” etj. , ku çdoherë paten për qëllim bashkimin e të gjitha hapësirave etnike në Ballkan në një shtet etnik shqiptar. Pastaj Z. Emin sqaron dhe prezenton luftën dhe amanetin për vazhdimësi nga të mëdhenjët e Kombit, Ymer Berisha, Bedri Pejani, Patër Bernard Llupi, Zhuk Haxhia, Haki Taho, Marie Shllaku e tjerë me radhë, në jetësimin e plotë dhe realizimin e idealeve të tyre. Kurse Z. Muhamet Shatri konkretizon formimin dhe daljen në skenë, dhe veprimtarinë e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, e formuar më 1943 në Pejë, nga të mëdhenjët e Kombit, në krye me Prof. Ymer Berishen, ku në formimin e saj ndikoj ricoptimi i teritoreve etnike shqiptare, dhe kjo përkonte me konceptet e qarta edhe të vet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që qëllim pati Shqipërinë Etnike e Demokratike. Avni Bilalli – për qëndresën kundërkomuniste në Shalë të Bajgores, mes viteve ’41-’50, e paraqet konkretisht dhe kronologjikisht, duke e veçuar luftën e Cerajës e të Sllatinës, pastaj atë të Kollashinit e të Pazarit të Ri të vitit ’41-’44, atë te Shalës ’44-’45. Veçon Kuvendin e Barës (1944), Kuvendin e Kovaçicës (1944), Kuvendin e Vidishiqit (1945). Qartë paraqet përbërjen e Divizionit të Ibrit, në krye me Ahmet Selacin. Qëllim, Shqipëria e lirë dhe etnike. Po kështu, me radhë vijnë autorë me tema që zbërthejnë dhe paraqesin luftën e drejtë. Me pak fjalë- ky libër është kompleks temash që përbëjnë një libër të vogël por me ngjarje të mëdha dhe luftëtarë të mëdhenjë të çështjes kombëtare. Të radhës vijnë, Muharrem Dezhgiu, Ramiz Avdyli, Riza Sadiku, Zekria Cana, Islam Dobra, Prenkë Gjetaj, Petrit Palushi, Rexhep Kastrati, Nue Oroshi, Parim Kosova.

Libri i tretë (III) temë shtjelluse ka Qëndresen Nacionaliste në Shqipërinë Etnike dhe në diasporë kundër komunizmit dhe pushtuesit jugosllav gjatë viteve ‘45-’90. Prof. Dr. Ramiz Avdyli me temën lidhur me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Maqedoni në periudhën 1945-1990, paraqet si periudhë pak ca të favorshme për maqedonët por jo edhe për shqiptarët, të mbetur nën mëshiren e politikës ditore jugosllave atëherë. Potenciali njeri disi i ndarë në dy kahje, por një pjesë që më kohë e radhitur në forcat që për qëllim kishin krijimin e Shqipërisë Etnike, kurse pjesën tjetër e paraqet të zhgënjyer. Kjo Lëvizje kordinonte veprimtarinë e vet me simotra në Kosovë për arritjen e idealit kombëtar. Historiani Tomë Mrijaj bën analizë shkrimore për atdhetarin dhe nacionalistin e Kombit shqiptar Gjon Destanishta, sqaron, se u lind, u rrit, veproi e luftoi necionalist, vuajtjeve u përballoi nacionalist. Atdhetari dhe nacionalisti u pushkatua për nacionalist - këto i bëri për kombin e vet. Autori paraqet bashkëpunimin e tij me Derën e Kapedanave të Mirditës. Punoi dhe veproi si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. Burrë qëndroi ndaj vuajtjeve dhe torturave. Sakrificat për te të kapercyeshme. Mr Mehmet Gjoshaj me një temë interesante por shumë aktuale për kohën. Kullat, Bunkerët, Stanet dhe Mullinjtë si logjistikë e ONDSH. Kullat fortifikata për luftëtarët antikomunistë shqiptarë. Bunkeri shtëpi të parë për luftëtarët dhe pjestarët e ONDSH-ës. Stanet, mullinjtë e shpellat kusht favorizues për suksese më te mëdha për trima, na prezentohen. Autori vlerësim të madh iu kushton Jatakëve. Gjovalin Çuni paraqet përsonalitetin e të madhit Mustafa Krujes. Në fillim bën përshkrim për jetëshkrimin e M. Krujes të mbështetur paksa edhe në të dhënat e të tjerëve ( si të Koliqit, K. Gurakuqit etj.). Paraqet realitetin jetësor shumë faktik dhe interesant për faktin dhe kohën. Kurse Besim Morina për figurën e Gjokë Spaqit në fillim na paraqitet me jetëshkrimin. Pjesëmarrjen dhe kontributin e Gjokë Spaqit në Grupin e Lidhjes së Prizrenit, autori e paraqet nacionalist të përbetuar demokrat. Pastaj burgosjen dhe dënimin e tij. Se si mbajti qëndrim burrëror në burg. Mbajtja e ditarit për çdogjë, që sot po ka vlerë të madhe etj. Pastaj Akad. Mark Krasniqi ka shkruar për rolin e intelektualit në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës, në periudhën e monizmit jugoslliv. Dr Mentor Quku- Llesh Marashi si protagonist i qëndresës shqiptare gjatë luftës së Dytë Botërore. Pastaj Prof. Dr. Muhamet Shatri shkruan për atdhetarët shqiptarë në burgun e Mitrovices së Sremit, në periudhën 1945-1955. E tjerë. Në këtë, libër një numër procesverbalesh prezentohen si dëshmi për proceset e zhvilluara kunder patriotëve shqeptarë. Pastaj në pjesën shtojcë të librit, të paraqitura janë foto nacionalistësh. Ditari i Gjokë Spaqit, Alush Leshanakut, pastaj gjeneologjia e Derës se Gjon Markut.

Libri i katërt (IV) përfshinë temat nga Sesioni i mbajtur në Klinë. Në këtë libër përfshihen nacionalistë që luftuan dhe kontribuan në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, në periudhën ’39-’54. Në fillim libri ka shënimin hyrës nga Z. Nue Oroshi. Fjala hyrëse nga Akademik Mark Krasniqi, ku ndër të tjera thotë, se në Kosovë nuk kemi nevojë të luftohet për pushtet. Veçon problemin përçarës si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, si shkak elementi partiak. Ali Daci në temën e vet shkruan për kontributin e Aqif Blytën në mbrojtjen e Sanxhakut. Figurën e tij, autori e paraqet vigan në mbrojtjen e teritoreve etnike. Tregun e Ri na e paraqet digë mbrojtëse kombëtare. Figurën dhe vlerën e Aqif Blytës autori e paraqet realisht. Vlerat e Aqif Blytës ishte joshëse edhe për te huajt që ta përvehtësonin për në të mirë te historisë së tyre. Ishte dhe mbeti luftëtar i Shqipërisë Etnike dhe shqiptar i vertetë. Prend Buzhala nga deshmorët nacionalistë të Dobërdolit veçon trimat Martin Nue Berishën dhe Pjetër Tomë Berishën luftëtarë dhe nacionalistë të vërtetë. Pastaj, Nue Pjetër Berishën, Tomë Pjetër Berishën e Ndrecë Laci i parë. Paraqet Dobërdolin heroik çerdhe veprimtarësh dhe nacionalistësh të Kombit, qendër e veprimtarëve të mëdhenjë të nacionalizmës kombëtare, vatër e kryengritësve kombëtarë, që, këtu u muaren qendrime e vendime për luftë në të mirën e Kombit e kundër serbosllavisë. Se, Dobërdoli ishte vatër e burrave më me zë, udhëheqës vendimmarrës për zhvillimin e mëtejmë të luftës kundër okupatorit sllav – për një Shqipëri të lirë dhe etnike. Autori, na i paraqet qartë tokat etnike shqiptare si vorbull e interesave të huaja, që nga kohërat më të lashta e gjerë në të kaluarën e afërt, ku na u afruan, bile, dhe na u imponuan ideologji të llojllojshme, qofshin ato morale, juridike, zakonora, apo edhe konfesionale etj. Rriten e madhështisë së Dobërdolit, pos mbajtjes së Kuvendit historik, e bënë burrat trima dhe nacionalistët e përbetuar të Kombit, të lartëshënuarit. . . . Ndësa, Fazli Muriqi paraqet figurën madhështore të Sak Fazlisë-trimit dhe luftëtarit rugovas, i cili, mbi 33 vjet luftoi dhe veproi për shqiptarizëm. Figurën e tij rapsodët e kanë në këngët popullore. I shquar në luftë, i mençur në oda, i rrept në urdhëra, tmerrues për armikun. . . Z. Muriqi në mënyrë kronologjike dhe qartë paraqet zhvillimin e luftës së këti trimi, bashkëpunimin me qetat tjera, kordinimi me figura tjera madhore të Kombit. . . . Akademik Mark Krasniqi, ndër tjera thotë, se qëllimet tona, për bërjen e Shqipërisë etnike do realizohen hap pas hapi. Dr. Nikollë Toma, për luftën në Mirditë gjatë viteve ’44 dhe ’53. Mirditen na e paraqet (në atë periudhë)si graniti e fortë ndaj komunizmit. Qendra e nacionalizmës shqiptare. Paraqet 12 Bajraqet simbol nderi, zemërgjërësie, mençurie, atdhetarie, trimërie etj. Bijtë e saj rojë dhe nderi Kombit. Willy Kamsi me temën, Dhunimi i dijes e i kultures shqiptare, nga barbarët, sundimtarët shekullorë. Kjo evidente qe gjerë në shpalljen e pavarësisë më 28 Nëntor 1912, ku pas këtu ringjallja u vërejt në ne. Ishte ringjallja e dytë si Komb. Dr. Sabile Keçmeti-Basha, bën paraqitje për formimin dhe veprimtarinë e Organizatës Patriotike Shqiptare , , Besa Kombëtare” në Kosovë, si organizatë ilegale patriotike kombëtare. Pastaj, Agron Shabani me shkrimin mjat të vlershëm, Paralele historike në mes popullit shqiptar dhe atij gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pos temave, në këtë libër ka dhe materiale tjera, si: Tahir Z. Berisha- Dëshira dhe amaneti i Adem Gllavicës; Hysen Azemi-Procesvërbal i marrjes në pyetje të Zhukë (Haxhi)Çelës.
Aktivitete: Fjala e Prof. Muhamet Shatrit me rastin e ngritjes së lapidarit të deshmorit të Kombit Rexhep Zeqiraj. Pastaj, atdhetari Hajriz Demaku- Fjalë rasti në Akademinë mbajtur në Klinë.

Recensione: Magjun Smajli - Një punë që na gëzon të gjithëve (, , E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike” pjesa e parë). Rexhep Kastrati-Avancimi si metodologji dhe faktografi në studimin e lëvizjeve të djathta shqiptare. Korrespodenca: telegrame ngushëllimi, kurse fjala përmbyllëse nga i nderuari Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti

ENVER SULAJ: DIMENSIONI SHKATËRRUES I NJË IDEOLOGJIE DHE NJË SISTEMI NDAJ TRURIT TË KOMBIT



Lidhur me librin “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike IV”, botoi Shtëpia Botuese “Lumbardhi”, Prizren 2006

Po të vendosej në këmbë të shëndosha dhe po të udhëhiqej nga një mendje racionale, asnjë ideologji nuk do të merrte epitetin kundërkombëtare e antihistorike, ashtu siç është cilësuar ideologjia komuniste. Bazuar në atë që ndodhi me ne shqiptarët në 50 vjetët e fundit të shekullit të kaluar, përmasat shkatërruese të kësaj ideologjie, fatkeqësisht, akoma janë të prekshme.
Studiuesit e sesionit të katërt në Klinë, punimet e të cilëve janë përmbledhur të plota në vëllimin e katërt të librit “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike”, hedhin dritë mbi shumë ngjarje dhe personalitete të cilët në gjallje e ndjenë katrahurën komuniste. Pas vdekjes, mbi ta u hodh baltë dhe u mbuluan me tisin e harresës ideologjike, duke i shkaktuar dëme kulturës sonë, traditës letrare, ideologjike, artit etj. , Dëmet po i ndjejmë çdo ditë, edhe sot, qoftë në mënyrën e të menduarit, por edhe të rezonuarit, si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen, duke harruar qëllimisht të kaluarën, etj. , etj. Këtu duhet parë rëndësinë e jashtëzakonshme të sesioneve mbi të djathtën shqiptare, të cilat, për fat të mirë dhe punës së shkëlqyeshme që po bën Shtëpia Botuese “Lumbardhi” në Prizren e z. Nue Oroshi, duke i botuar në seri, paraqesin dokumente të vlefshme, të cilat, ndonëse nga reminishenca të shkencës historiografike enveriane mund të shihen me dyshim dhe përçmim, ato po bëhen pa asnjë dyshim, një kontribut i madh për të vërtetën historike. Dhashtë zoti, që me forcën dhe trurin tonë të shëndoshë kombëtar, këto sfida të rënda do të tejkalohen.
Këto fakte i kanë pasur shumë mirë parasysh studiuesit dhe autorët e kumtesave në sesionin e katërt “E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike”, duke pasë temë bosht “Nacionalistët Shqiptarë në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1939- 1954).

“Është i gjatë vargu i emrave të krerëve intelektualë e atdhetarë shqiptarë, të cilët pasi kishin kryer shkollat më të mira evropiane, u vunë në shënjestër të komunizmit antishqiptar. Kështu ndodhi krimi i madh”, thotë studiuesi Willy Kamsi, në kumtesën e tij “Dhunimi i dijes e i kulturës shqiptare”.

”Kur u mbërrijt të kemi nji klasë intelektualësh, që ishte ndera e vendit, ra shplaka e komunizmit, për me shkatërrue me themel ate që kishte qenë ba, në dhjetëvjeçarët e parë e mbas Pavarësisë”, shkruan Kamsi. Ai vëren se “nji ndër qëllimet e para të komunizmit antishqiptar qe zhdukja e të gjithë atyne intelektualëve, që, me kulturën e përgatitjen e tyne, mund t’i vejshin nji ledh diktaturës komuniste, që ishte në varësi të plotë të anmiqve të kombit shqiptar”.
Lista e mendjeve të likuiduara është e madhe, ata dihen me emër dhe mbiemër, dihet edhe kontributi i tyre për artin, letërsinë, kulturën, traditën, folklorin, etj. Ekskomunikimi i veprës së tyre më vonë, pasi i larguan nga kjo botë me dorën e krimit, ka krijuar zbraztësi dhe varfëri të pakompenzueshme. Pasojat po shihen.

“Regjimi totalitar- komunist është hakërryer mbi letërsinë kombëtare”, thotë studiuesi nga Prishtina, Sinan Gashi. Një hakërrimë ideologjike në penat më të ndritura shqiptare të shekullit të kaluar, të cilët në mënyrën më çnjerëzore u ndoqën, u torturuan, u burgosën e u internuan. Disa syresh nuk dolën të gjallë kurrë nga burgjet e diktaturës. Pesonalitete, si ai i të madhit Atë Fishta u dhunua edhe së vdekuri, si paralajmërim për hakërrimën që do të pasonte më vonë mbi të gjallët.
Ata që u vunë në shënjestër të fallangave komuniste ishin të shumtë, burra e gra, priftërinjë e hoxhallarë, intelektualë, shkrimtarë, studiues, ekonomistë, njerëz të qarkut e të penës- të gjithë me një ideal- Shqipërinë, këtë zonjë të randë që nuk po e linin të mëkëmbej.

Secila kumtesë qëmton një moment të caktuar. Emin Fazlia shkruan për Halim Begenë-luftëtarin e qëndresës shqiptare; prof. dr. Mentor Quku sjell fragmente nga jeta dhe angazhimi atdhetar i Ndoc Jakovës- apostullit të shqiptarimës; prof. dr. Riza Sadiku shkruan për kontributin e Luan Gashit në afirmimin e çështjes shqiptare në mërgim, ndërkaq prof. dr. Islam Dobra i hedh një vështrim veprimtarisë politiko- luftarake dhe kombëtare të Halil Bajraktarit. Një figurë tjetër e nderuar dhe me autoritet të palëkundur është Sak Fazlia- Bajrakatari i Rugovës, që e sjell për lexuesin Fazli Muriqi; prof. dr. Muhamet Shatri qëmton figurën e Bardh Isuf Gashit dhe kontributin e tij të shquar në lëvizjen tonë kombëtare, ndërkaq studiuesja Teuta Shala jep profilin atdhetar të Demë Ali Pozharit.
Gjenocidi komunist ndaj trurit të kombit, ndërgjegjes së ngritur atdhetare nuk njohu kufijtë etnikë shqiptarë. Është e çuditshme, por një fakt shumë domethënës- shqiptarët ndonëse të ndarë e të copëtuar në shumë shtete, një gjë e kishin të përbashkët- terrorin komunist; ku më pak e ku më shumë, diku më haptaz e diku të kamufluar, por me një synim të qartë- zbehjen e qenies kombëtare- krijimin e një njeriu të ri, të çliruar nga ndjenja fetare, ideologjike, patriotike- një zombi do të thoshte njeriu i madh i penës, Teki Dërvishi.
Njëjtë ishte situata, si në Mirditë e në Lumë, në Rrafsh të Dukagjinit e në Lug të Baranit, në Rugovë e në Drenicë dhe në vise tjera, në Maqedoni e Sanxhak, Luginë të Preshevës e Çamëri.

Sqarimi i rrethanave historike nga periudha e sundimit komunist në Shqipëri dhe e komunzimit dhe pansllavizmit në Kosovë, në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, kërkon punë të parreshtur. Sesionet e tilla mbi të djathtën shqiptare për ditë e më tepër po arrijnë qëllimin e tyre- së pari njohjen e një realiteti historik, si parakusht për ecje përpara. Nuk janë të rrallë lexuesit, të cilët habiten me informacionet e ofruara, me një konfiguracion dhe format të paparë më parë.
Por, çfarë ngjet sot. Mungon pendesa si shenjë mosreflektimi, do të thoshte studiuesi lumjan, Petrit Palushi, apo siç thekson studiuesi Mërgim Korça në studimin e tij “Problemi kolaboracionizëm” duke folur me gjuhën e Rabindranat Tagorës: “Ai komb i cili nuk i ndreq gabimet e kaluara duke e ndërtuar të tashmen, nuk ka se si të ketë të ardhme. Ai është i destinuar të zhduket”.
Një një rajon të trazuar dhe me tension siç është Gadishulli ynë ku në fjalorin elementar të komunikimit njerëzit shenjëzohen si patriotë e tradhtarë- është vështirë të pranohet e vërteta e mohuar. Por, përpjekjet nuk duhen ndalur, sepse kemi nevojë për të vërtetën, për të davaritur errësirën, që në trojet tona numërohet edhe shekuj. Borxhi ndaj së kaluarës duhet larë duke i sqaruar brezit të ri historitë tragjike të një kohe, të një sistemi. Ky është amaneti i shenjtë i njerëzve që nuk ua dimë as varret. Shikuar në këtë dritë, sesionet mbi të djathtën shqiptare po godasin tamam cakun.

Fare në fund!

Do të ishte mirë që autorët t’i përmbahen temës bosht të paraparë për një session dhe konfigurimin e saktë kohor brenda periudhës së përcaktuar. Pra, një qasje metodologjike e shkencore më e saktë. Kjo do të ishte me ndihmesë për studiuesin dhe lexuesin e rëndomtë, i etur për dije të vërtetë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...