Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/12

Ulje-ngritjet e Mehmet Shehut





Kush është Mehmet Shehu

Mehmet Shehu ka lindur më 10 janar 1913 në një krahinë në qendër të Jugut të Shqipërisë. Ai ishte djali i një kleriku mysliman. Ndoqi shkollën profesionale amerikane të financuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe mësoi anglishten. U bashkua me partizanët në vitin 1942. Ai studio në një shkollë ushtarake në Napoli dhe studimet e tij u ndërprenë për shkak të pikëpamjeve të tij antifashiste. Më pas ai u trajnua në kurs ushtarak në Tiranë dhe kjo i shërbeu që të punonte si një zëvendëskomandant batalioni në brigadën ndërkombëtare “Garibaldi”.

Pas dështimit të republikanëve ai u internua në Francë. Ai u kthye në Shqipërinë e pushtuar nga italianët në vitin 1942, bashkëpunoi me partizanët dhe shkoi të komandojë një brigadë dhe më pas një divizion. Trupat e tij çliruan Tiranën dhe asgjësuan një revoltë antikomuniste në rajonin e Shkodrës.





Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash të rëndësishme:

Shkurt 1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.
Mars 1943 kandidat i K.Q.
Gusht 1943 komandant i Brigadës I Sulmuese.
Maj 1944 zv. komandant i Divizionit I Sulmues me gradën e kolonelit.
Gusht 1944 komandant i Divizionit I Sulmues.
Tetor 1944 i jepet grada gjeneral-major.

Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtarake "Voroshillov" në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve ktheht në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të punëve të brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë).

Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981.

Karriera e gjeneralit

Më vonë gjeneral Shehu studioi në Akademinë Ushtarake “Voroshilov” në Moskë dhe pas kthimit u ngrit me shpejtësi në detyrë si shef shtabi, anëtarë i Byrosë Politike dhe ministër i Brendshëm, i ngarkuar për çështjet e sigurisë së brendshme.

Që në fillim mbrojtës i tezës së prishjes së marrëdhënieve me Titon, ai për një kohë të shkurtër ngeci deri në vitin 1949, kur u largua Titoja nga Cominform-i. Në vitin 1954 ai bëhet kryeministër. Në vizitat në Kombet e Bashkuara në periudha kohore të ndryshme, gjeneral Shehu pritej në mënyrë të ngrohtë nga përfaqësuesit e Moskës dhe Pekinit. Ai shkoi në Nju Jork në vitin 1960 për të ndjekur sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, arrin me sukses përballë me armikun e tij të egër, mareshal Titon.

Ndërsa në Nju Jork lëvizja e tij ishte kufizuar vetëm në Manhatan dhe prania e tij kërkonte siguri të rreptë, kjo solli përplasje të zhurmshme në radhët e fraksioneve të ndryshme të emigrantëve shqiptarë. Por ai arriti tia dalë me sukses të vizitojë “Harlem” dhe “Empire State Building”.

Ai ishte martuar me Fiqrete Sanxhaktarin, një ish-mësuese, të cilën ai e takoi kur ajo ishte partizane. Gjithçka ishte spekulim për përkeqësimin e shëndetit të tij në fillimin e këtij viti, kur ai la detyrën e ministrit të Mbrojtjes, por ai nuk e dinte se kishte ndonjë problem shqetësues me shëndetin gjatë viteve të fundit.(Flori Bruqi)

Mehmet Shehu Nr.1 i Shqipërisë, me i forte se Hoxha



 Nga Wolfgand Saxon




Shqiperia eshte nje vend i thyer malor dhe qe po rreshqet drejt izolimit nen kontrollin komunist, regjim i cili eshte duke e mbeshtjelle me nje mister te cuditshem. Nje nga gjerat e paqarta eshte se realisht eshte nje nga njerezit me te forte te ketij vendi. Pergjate tete apo nente viteve te fundit refugjatet kane permendur Mehmet Shehun si nje njeri me pushtet real me teper sesa Enver Hoxhen, sekretarin e Partise Komuniste. Zoti Shehu mori drejtimin e qeverise nga Enver Hoxha ne korrikun e vitit 1954 dhe qe atje ishte perhapur thashethemi se qellimi i Bashkimit Sovjetik me Enver Hoxhen mund te kete qene per te marre, ndonese me shume keqardhje, sa me shume ide te komunizmit kombetar te presidentit jugosllav, Tito. Detyra partiake e zotit Hoxha eshte me e rendesishme, e klasifikuar si numri 1 ne shtetin komunist dhe portreti i tij eshte duke u varur ne te gjitha muret e zyrave ne Tirane. Por kryeministri Mehmet Shehu duket te jete me i spikaturi ne fotografite e gazetave dhe ai thuhet se kontrollon aparatin policor. Kryeministri Shehu, i cili dha dje intervisten e pare te tij per nje korrespondent amerikan ne Tirane, ka qene nje luftetar i mirenjohur efektiv dhe i rrepte.

Image result for mehmet shehu

Ulje-ngritjet e Mehmet Shehut

Ai kishte pasur ulje-ngritjet e tij ne trazirat komuniste. Ne shkurtin e vitit 1948 ai humbi detyren e tij si shef i Ushtrise se Pergjithshme dhe anetar i Komitetit Qendror te Partise, sepse, sic thone informacionet, kishte kundershtuar mareshal Titon qe "biresoi" partizanet shqiptare gjate Luftes se Dyte Boterore.

Por pastaj Bashkimi Sovjetik i nderpreu marredheniet me presidentin Tito dhe zoti Shehu u ngjit serish ne maje, duke u emeruar minister i Brendshem ne tetor te vitit 1948. Kryeministri Shehu ka nje sens ekuilibri te shkelqyer dhe posedon vullnet te forte, per shkak se ai drejtonte grupin folklorik te valleve te Pallatit Tirana, i cili i perkiste mbretit Zog.

Udheheqesi qe ishte bere 44 vjec me 10 janar kishte nje paraqitje te mire. Floket e tij jane te kuqerremte ne bionde. Ai ka nje qeshje te gjere dhe nje sjellje te lehte per t?u kuptuar.


Image result for mehmet shehu
Edukimi i kryeministrit te hekurt

Ai eshte edukuar ne Shkollen Profesionale Amerikane ne Tirane, e sponsorizuar nga Kryqi i Kuq Amerikan. Ai ishte akoma i ambientuar me anglishten. Ishte nje nxenes aktiv. Shkruante poezi per gazeten e shkolles. Ai ishte diplomuar ne vitin 1932 per bujqesi, pasi ia doli mbane qe se bashku me nje student, te vinte ne pune nje makine shirese, me te cilen shinin grurin e fshatareve te zones perreth.

Zoti Mehmet Shehu, djale i nje kleriku mysliman, duket se ka qene zhgenjyer pasi nuk ia doli mbane qe te merrte punen qe mendonte ne Ministrine e Bujqesise. Por ai fitoi nje burse per te ndjekur nje kolegj ushtarak ne Napoli te Italise. Por, kater muaj me vone, ai ishte kthyer mbrapsht per te vazhduar aktivitetet antifashiste.

Ne vitin 1938 ai mori rrugen drejt Spanjes, ku u be zevendeskomandant batalioni ne brigaden nderkombetare "Garibaldi", duke mbeshtetur republikanet gjate Luftes Civile. Kur brigada u zmbraps brenda ne France, ai ishte internuar per tre vjet.

Ne vitin 1942 ai rikthehet ne Shqiperine e pushtuar nga italianet dhe bashkepunon ne menyre te fshehur me luftetaret partizane dhe Partine Komuniste Shqiptare. Ai shkelqeu ne menyren me te shpejte ne postin e Komandantit te Brigades ne vitin 1943 dhe me pas si komandant i Divizionit ne vitin 1944. Ai luftoi ne betejen qe cliroi Tiranen dhe e mbylli me revolten antikomuniste ne zonen e Shkodres gjate vitit 1944. Kur ishte zgjedhur qeveria e perkohshme ne Keshillin Antifashist per clirimin Kombetare ne maj te vitit 1994 ne Permet, ai ishte zgjedhur anetar.

Pas nje periudhe trajnimi ne Akademine Ushtarake Voroshilov ne Moske, zoti Shehu behet shef Shtabi ne vitin 1946, duke mbajtur graden e gjeneral-lejtenantit. Ai u be edhe zevendeskryetar i Kuvendit Popullor ne vitin 1947; zevendeskryeminister, minister i Brendshem dhe anetar i Byrose Politike ne vitin 1948, kryeminister ne vitin 1954.

Ne maj te vitit 1955 ai perfaqesoi Shqiperine ne Konferencen e Varshaves, te vendeve te aleances ushtarake te Bllokut Komunist Lindor, ku ishte zgjedhur kryetar i konferences, ashtu si edhe ne Prage. Ne prillin e kaluar ai shkoi ne Moske me zotin Hoxha dhe negocioi per marreveshjen e re te ndihmes ekonomike me Bashkimin Sovjetik.

Zoti Shehu ishte martuar ne vitin 1945 me Fiqerete Sanxhaktarin, nje ish-mesuese shkolle dhe zyrtare poste, e cila iu bashkua Partise Komuniste qe ne vitin 1941. Pastaj ata u takuan kur ajo ishte partizane dhe ai komandant lufte. Zonja Shehu, me floke me ngjyre te zeze, teper e gjalle, rreth 37 vjece, eshte sekretare e Partise Komuniste te Tiranes. ( The New York Times 29 gusht 1957)


Image result for mehmet shehu


SHBA: “Mehmet Shehu do ta hapte Shqipërinë”



“Mehmet Shehu, kryeministri i Shqipërisë, bëri vetëvrasje në orët e para të mëngjesit të sotëm”, - njoftoi Agjencia Jugosllave e Lajmeve. Agjencia citon lajmin e radios shtetërore nga Tirana, kryeqyteti i vendit, e cila thotë se “komunisti 68-vjeçar, në detyrë që në vitin 1954 dhe që konsiderohej në mënyrë të hapur si pasardhës i udhëheqësit të vjetër të Partisë, Enver Hoxha, i kishte dhënë fund jetës së tij në një moment, në gjendje depresive”. Në lidhje me këtë ngjarje nuk është dhënë asnjë detaj tjetër.

Image result for mehmet shehu

Lufta e egër brenda llojit

Mehmet Shehu u mbijetoi për shumë dekada luftërave të brendshme ideologjike, shpesh të shoqëruara edhe me vrasje, duke çuar shumë kundërshtarë drejt vdekjes, qëkur ai mori drejtimin e çështjeve të përditshme të vendit të tij të humbur që përballej me probleme ekonomike, izolim diplomatik dhe turbullira politike.

Zoti Shehu dhe zoti Hoxha ishin aleatë të mareshalit jugosllav Josif Broz Tito në Luftën e Dytë Botërore, por ata u bashkuan me Moskën kur ajo ndërpreu marrëdhëniet me Beogradin revizionist pak vite pas luftës. Më vonë, udhëheqja shqiptare e linjës së ashpër ndërpreu marrëdhëniet me Moskën dhe doli në anën e Pekinit, kur erdhën në pushtet “revizionistët” e Nikita Hrushovit. Pas vdekjes së Mao Ce Dunit, zoti Shehu, gjeneral-lejtënant, i njohur shpesh si “njeriu i fortë” i Shqipërisë, shkurajohet me ndryshimet në Kinë. Ndihma ekonomike kineze ndërpritet dhe Shqipëria, vendi më i varfër dhe më i prapambetur në Europë, kërkon miq rreth e rrotull, pasi kishte mbetur vetëm e pikëlluar, njësoj si Vietnami.
Image result for mehmet shehu
Eliminimi i kundërshtarëve

Në çdo ndryshim politik, zyrtarë të qeverisë dhe funksionarë partiakë që dështuan në qëllimin për të ndryshuar linjën, shumica prej tyre ranë viktimë dhe u spastruan forcërisht nga strukturat policore të gjeneral Shehut. Mijëra veta u dënuan, shumë prej tyre vdiqën nëpër burgje gjatë rrugës.

Në kohën e zgjerimit të marrëdhënieve, në vitin 1950, gjeneral Shehu raportohet se kishte goditur në mënyrë fatale një zyrtar të lartë për pikëpamjet e tij të shprehura në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste, sepse ai kishte akuzuar Bashkimin Sovjetik se ky vend ishte i gatshëm të braktiste Shqipërinë. Ekzekutimi i tij ishte pjesë e spastrimit të anëtarëve të partisë dhe të tjerëve, të dyshuar si simpatizantë të Titos.
Image result for mehmet shehu
Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Kinën në fundin e viteve 70, Shqipëria trashëgoi një ekonomi të rrënuar dhe të izoluar me tregjet e tjera. Madje, mijëra veta që kishin mësuar gjuhën kineze, ishin dënuar. Tirana zyrtare raportoi për një komplot të oficerëve të lartë të Ushtrisë, të cilët dolën kundër ndërprerjes së marrëdhënieve me Kinën dhe ata, më vonë, u ekzekutuan.

Stanjacioni i vendit e detyroi gjeneral Shehun të shikojë për vendosjen e marrëdhënieve me pjesën e mbetur të botës. Gjatë viteve të fundit ai nuk mori në konsideratë pastërtinë ideologjike në dërgimin e sinjaleve te Jugosllavia dhe vendet e tjera fqinje dhe po propozonte vendosjen e lidhjeve diplomatike me shtetet Perëndimore, kryesisht Italinë, Britaninë dhe Gjermaninë Perëndimore.


Image result for mehmet shehu



( “The New York Times” më 19 dhjetor 1981)


****************



Mehmet Shehu mbron Ismail Kadarenë 
dhe kërcënon Bilal Xhaferrin

Kjo është një letër e shkruar nga kryeministri Mehmet Shehu 37vjet më parë kundër dy shkrimtarëve: njëri Qani Çollaku dhe tjetri Bilal Xhaferri, që kanë kritikuar rëndë veprën e Ismail Kadaresë “Dasma”.

 Letra i drejtohet Enver Hoxhës dhe në fund të saj kërkohet demaskimi, denimi ose internimi i Bilal Xhaferrit dhe Qani Çollakut. Shoku Enver,

Më ranë në dorë këto dy materiale, të cilat po jua dërgoj që ti lexoni, po patët kohë.

1. Një “artikull” me titull “Luftëtarë artizanë të artit”, shkruar nga Qani Çollaku (i vëllai i Reshit Çollakut) dërguar redaksisë së “Zërit të popullit” për botim.

 2. Një material “Diskutim mbi romanin “Dasma”, që është diskutimi i Bilal Xhaferrit në mbledhjen që u organizoi këto ditë Lidhja e Shkrimtarëve për të marrë në shqyrtim romanin e Ismail Kadaresë me titull “Dasma”.

“Artikulli” i Qani Çollakut është një sulm i egër, i shfrenuar dhe i hapët kundër vijës së Partisë në art e letërsi dhe kundër vetë Partisë. Qani Çollaku është armik i njohur i Partisë.

Ka qenë mësues, është demaskuar e hequr nga puna si mësues në Berat, por tash na qenka prapë mësues në Pogradec!

Thuhet se ka hedhur votën kundër Frontit në zgjedhjet e fundit. Mendoj që, duke përdorur këtë material, të mbledhim mësuesit e Pogradecit, ta demaskojmë gjer në fund dhe ta çojmë në gjyq (me dyer të mbyllura), sepse me këtë material i ha gjer 15 vjet burg, ose ta internojmë në fermën e Lushnjës, ku të punojë me kazmë. Është jashtëzakonisht i poshtër!

“Diskutimi” i Bilal Xhaferit është gjithashtu një sulm kundër Partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet tij godet rëndë dhe vijën e Partisë në art e letërsi.

Ky “shkrimtar” është i biri i një çami, të cilin ne e kemi pushkatuar si kriminel lufte, ka bërë shkollë vetëm 7-vjeçaren a të mesmen, pastaj organet tona nuk e kanë lejuar të vazhdonte më tej studimet dhe tash punon si punëtor krahu në fermën e Sukthit.

 Ka talent si shkrimtar, ka studiuar vetë dhe gjuhë të huaja, shkruan shumë, i ka dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve shumë shkrime, por nuk i janë botuar, si bir armiku dhe sepse shkrimet e tij kanë përmbajtje armiqësore.

 Më kanë thënë se i kanë botuar një roman dhe e kanë popullarizuar bile dhe me fletë volante në stadium në një lojë futbolli dhe se Dhimitër Shuteriqi e paska propozuar për tu futur në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku u shqyrtua romani i Ismail Kadaresë. Është enigmë: ai dihej se ishte bir armiku dhe vetë me qëndrim të poshtër, por ja që mori pjesë në diskutim para qindra intelektualëve dhe foli kundër vijës së Partisë!

 Në atë mbledhje ndodhej edhe Thoma Deliana, Fadil Paçrami e të tjerë, dhe Fadili, Dhimitri e shumë të tjerë e goditën si provokator. Por fakti është që ai mundi të fliste. Kush e pruri në mbledhje? Nuk dihet! Dihet që dhe Qamil Buxheli “ka punuar” për shumë kohë në Sukth.

 Është interesant se si Qani Çollaku, ashtu dhe Bilal Xhaferi, megjithëse njëri në Pogradec e tjetri në Sukth, në ato që shkruajnë të dy u referohen: Majakovskit, Kafkës dhe Heminguejit. Mejtoj që çështjen e Bilal Xhaferit ta çojmë gjer në fund për të gjetur dhe shokët e tij midis Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ta demaskojmë si duhet po në atë mbledhje ku ka folur e ta internojmë. më

8.4.1968 Mehmeti

 ( Mehmet Shehu)


Dy letra nënës para pushkatimit nga serbët



Duke kërkuar disa foto të vjetra të periudhës së viteve 20 mbi internatin (shkolla) "Kosova" të Krumës njihem me dy letra tepër të veçanta, të cilat i kishte shkruar një ish-nxënës i kësaj shkolle me emrin Myrteza Peka. E veçanta qëndronte në faktin se ato ishin shkruar nga autori në burgun serb të Ferizajt në Kosovë vetëm dy orë para se ta pushkatonin. Dy letra, njëra pas tjetrës, për nënën e tij dhe për vëllezërit, për gruan dhe për vajzën e vetme, e cila, për fat të keq, nuk ka jetuar. Po kush ishte Myrteza Shaqir Peka dhe çfarë thonë letrat e të tjera le të flasim shkurtimisht:



Ai kishte lindur në vitin 1910 nga një familje relativisht e madhe e Pekës. Në Krumë, në vitet ‘20, mbaron shkollën e njohur në atë kohë si internati "Kosova", e njësuar me 8-vjeçaren e sotme, ndërsa më pas mbaron, siç tregohet nga dokumente, me rezultate të shkëlqyera shkollën teknike të Harri Fullcit në Tiranë. Dërgohet me bursë shteti në Universitetin e Barit në Itali, ku mbaron po ashtu shkëlqyeshëm degën e Veterinarisë. Pas kthimit, ai punon një farë kohe në Ministrinë e Punëve Botore, ndërsa më vonë emërohet nënprefekt i Ferizajt në Kosovë. Në kapërcyell të Luftës së Dytë Botërore, Peka radhitet në anën e nacionalistëve të mëdhenj shqiptarë, sipas të cilëve, pas çlirimit, Kosova duhej të shkëputej nga Serbia, siç kishin qenë fillimisht edhe formacionet e ushtrisë partizane të Shqipërisë, me mbledhjen e Bujanit etj., e që më pas u hodhën poshtë nën presionin serb. Ky qëndrim do t‘i kushtonte jetën jo vetëm atij, por mijëra djemve shqiptarë.



Komunistët serbë, "të etur për gjak shqiptari", siç tregon një banor i Hasit, i afërt me Pekën, menjëherë pasi rimarrin pushtetin në Kosovë grumbullojnë me dhunë të gjithë intelektualët nacionalistë, mes tyre edhe Myrteza Pekën dhe një gjyq ushtarak vendos t‘i ekzekutojë. Siç tregon vetë viktima Peka në letrat dërguar nënës, pas 30 ditësh që e mbajnë në qeli e nxjerrin për ta pushkatuar bashkë me dhjetë të tjerë, një plojë e vërtetë. Myrtezait i jepet mundësia për të thënë fjalën e fundit, fjalë të cilën siç duket ai ka dëshiruar t‘ia drejtojë nënës së tij, babait, gruas, vajzës e vëllezërve. Ja teksti i shkurtër i letrave. "Letra shkruhet në xham" - shkruhet anash letrës në cepin e sipërm:



E dashtun nanë, të dashtun vllazën, ndodhem në burgun e Ferizajt në orët e fundit të jetës, mbasi dje u dënova me vdekje nga gjyqi ushtarak. (Mos u mërzitni, të gjithë u takofshim në jetën e amshueme). Ju lutem ma bani hallall ju dhe të gjithë ata që qajnë për vdekjen time. Motrave e grave u thoni të bajnë gajret... Kur të merrni letrën nana le të puthë me gojën e vet Verën e dashtun, Dritën, Shaqirin e të tjerët. Servetit i thoni ta mbajë veten si bijë e një familjeje të madhe. Zoti ju dhashtë shëndet e fat të mirë. Ju puth të gjithëve me radhë me anë të ajrit... Mos vajtoni, por vetëm lutuni për mua.



Ferizaj 27.IV.1945, ora 12.45. Myrtezai".



Dy ditë para ai kishte marrë njoftimin për t‘u pushkatuar dhe kishte shkruar edhe këtë letër, pak më të shkurtër, pasi, siç thotë në letër, "nuk më bëjnë duart...". Ja teksti i asaj:



"E dashtun nanë, të dashtun vllazën, e dashuna Servet. Edhe sot mbas 30 ditëve jam tue e pritë dita-ditës vdekjen. Ma bani hallall e më falni për të gjitha. Selam të gjithëve.



25 maj 1945, ora 09.10, Myrta.



Bedri Zaimi më ka dalë si vëlla, ka ardhë e më ka dhanë cigare edhe kos. U përqafova me Zaimin për herën e fundit.



Nuk po më ban dora me shkrue ma gjatë. Myrtezai".



Këto letra i ranë në dorë nënës së tij në Krumë vetëm pak ditë pasi ai ishte pushkatuar. Do të kalonte më shumë se gjysmë shekulli, kur çështja e tij do të dilte në skenë.



Në vitin 1992, vëllai i Myrtezait, Zeqiri, ka udhëtuar në Ferizaj për të mësuar gjithçka për vëllain e pushkatuar, por nuk ka mundur të gjejë shumë gjëra. Ka gjetur vendimin e përkthyer të serbëve për pushkatimin, por nuk ka gjetur varrin e tij. Edhe sot e kësaj dite eshtrat e tij nuk janë gjetur. Prej dy vjetësh ka vdekur edhe Zeqiri, 98 vjeç, vëllai i fundit i Myrtezait dhe tashmë janë nipërit që ngrenë pluhur derisa të gjenden eshtrat e xhaxhait të tyre dhe jo vetëm, por ata i kanë shkruar edhe qeverisë për ta shpallur dëshmor.



Si për ironi të fatit të shqiptarëve, afërsisht në të njëjtën periudhë që Myrtezai të pushkatohej në Ferizaj, shtëpia e Pekës në Krumë digjet nga komunistët, pikërisht për veprimtari atdhetare (antijugosllave), që shkonte kundër bashkëpunimit me pushtuesit e vendit, siç qenë serbët.



Pekët sot kanë çelur edhe një çështje gjyqësore për të njohur dëmin që u ka shkaktuar pushteti i vitit 1945, kur iu dogjën katër shtëpi, iu konfiskuan 10 pendë qe, si dhe qindra krerë bagëti. Pekët tregojnë se nga Ferizaj Myrtezai bënte thirrje për vetëpërmbajtje, sepse shtëpia mund të ngrihej përsëri. Sidoqoftë, Pekët e kanë përcjellë si një amanet në dy-tri brezat e fundit që Myrtezain do kurdo ta gjejnë, t‘ia bëjnë varrimin në Krumë, ku prehen të parët e tij. Mirëpo e gjitha duhet të kalojë përmes kanaleve shtetërore dhe shteti i sotëm demokratik i detyrohet kaq gjë familjes Peka.



Sulejman Dida







Letra e parë





E dashtun nanë, të dashtun vllazën.



Ndodhem në burgun e Ferizajt në orët e fundit të jetës, mbasi dje u dënova me vdekje nga gjyqi ushtarak. (Mos u mërzitni, të gjithë u takofshim në jetën e amshueme). Ju lutem ma bani hallall ju dhe të gjithë ata që qajnë për vdekjen time. Motrave e grave u thoni të bajnë gajret... Kur të merrni letrën nana le të puthë me gojën e vet Verën e dashtun, Dritën, Shaqirin e të tjerët. Servetit i thoni ta mbajë veten si bijë e një familjeje të madhe. Zoti ju dhashtë shëndet e fat të mirë. Ju puth të gjithëve me radhë me anë të ajrit... Mos vajtoni, por vetëm lutuni për mua.



Ferizaj 27.IV.1945, ora 12.45. Myrtezai.





Letra e dytë



E dashtun nanë, të dashtun vllazën, e dashuna Servet. Edhe sot mbas 30 ditëve jam tue e pritë dita-ditës vdekjen. Ma bani hallall e më falni për të gjitha. Selam të gjithëve.



25 maj 1945, ora 09.10, Myrta.



Bedri Zaimi më ka dalë si vëlla, ka ardhë e më ka dhanë cigare edhe kos. U përqafova me Zaimin për herën e fundit.



Nuk po më ban dora me shkrue ma gjatë. Myrtezai.

Historia e mbretëreshës Teutë në romanin e ri të Mira Meksit

Image result for MIRA MEKSI


Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".

Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi



Arsimi i mesëm:Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).

Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;

Image result for MIRA MEKSIImage result for MIRA MEKSI


Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.

Aktiviteti

1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 Nëntori”.

1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".

1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht".

1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".

1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT".


Image result for MIRA MEKSIImage result for MIRA MEKSI

Përkthimet

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I. Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.

Veprat origjinale

Romanet:

 “Frosina e Janinës”;

 “Porfida – Ballo në Versailles”,

 “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave”,

“ Planeti i ngrirë” 

dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë: “Ballo në Versailles”


Përmbledhje me tregime:

 “ Mali i shpirtrave”;

 “Buzë të panjohura gruaje”;

 Zonja plakë e Parisit”

Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë:

 “Guri Filozofal”,

 "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë: 

Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”

Mirënjohjet

1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris

1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë;

2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;

2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme;

2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhenë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

2011: Çmimi i Eseistikës "Gjergj Fishta 2011" t akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura".

Vepra origjinale e Meksit është e përkthyer në gjuhë të ndryshme si maqedonisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht italisht etj.

********
Image result for MIRA MEKSI
Shtëpia botuese Toena hodhi në treg romanin më të ri të shkrimtares Mira Meksi me titull "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë".

Një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Historia, legjenda dhe miti shkrihen në rreshtat e romanit të shkrimatres.
Mira Meksi - Mallkimi i priftereshave te Ilirise - Kopertina
Mira Meksi - Mallkimi i priftereshave te Ilirise - Kopertina

"Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" është një roman i veçantë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimit.

Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote", thuuhet në komunikatë.

Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen të përmendet çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 " për romanin "Kujtim kurvash të trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.

Vepra e shkrimtares Mira Meksi është përkthyer në disa gjuhë të huaja, si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e romanit "E kuqja e demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".

2015/02/11

Flori Bruqi:Pse kisha serbe në obor të Universitetit të Prishtinës

Fati i një kishe jo të përfunduar serbe në qendër të Prishtinës, e cila nuk është përdorur kurrë, është bërë përsëri një temë e debatit ndërsa kryekomunari Shpend Ahmeti po bën fushatë për të ndaluar ndërtimin e paligjshëm.

Ahmeti, i cili u zotua se do të ndalonte ndërtimet “e egra” që janë kthyer në një problem të madh në qytet pasia i mori këtë detyrë në vitin 2013, thotë se fati i kishës “Sveti Spas” (“Krishti Shpëtimtari”) duhet të vendoset bashkë me fatin e ndërtimeve të tjera të paligjshme.



Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu ka paralajmëruar se Kisha Ortodokse serbe “Shën Nikolla” që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duhet t’i nënshtrohet procesit të legalizimit që të mos rrënohet.

Ai në një konferencë për media tha se, deri më tani askush nuk ka aplikuar për legalizim.
“Në bazë të dokumentacioneve tona ajo pjesë është pa leje dhe nëse nuk aplikon askush për legalizim deri në qershor, rrjedhimisht nuk do të trajtohet në periudhën për legalizim, do të hyjë në listën e rrënimit”, ka deklaruar ai.

Në një emision të Radio Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, i pyetur për objektin e ngritur pa leje të kishës ortodokse serbe në ambientet e Universitetit të Prishtinës, e ka quajtur atë një vepër të shëmtuar.

Ai ka thënë se kjo kishë në fakt është monument i Sllobodan Millosheviqit.

Por kur është pyetur se cili duhet të jetë fati i saj, kryeministri ka dhënë një përgjigje diplomatike: “Kemi punë më të mëdha për të bërë, por do t’i vijë radha edhe asaj”, është shprehur ai.
Kisha ortodokse serbe u ndërtua ë truallin e Universitetit të Prishtinës në vitet e ’90-ta, në rrethana të pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia.


Vetëvendosje në Prishtinë: Kisha Ortodokse do të rrënohet

Në gjykatën themelore në Prishtinë është caktuar gjyqtari i cili do të trajtojë padinë që Universiteti i Prishtinës ka ushtruar kundër Kishës Ortodokse Serbe që është ndërtuar para lufte brenda kampusit të këtij universiteti. Megjithatë deri më tash nuk është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor.

Universiteti i Prishtinës ka paditur në shtator të vitit 2012 Kishën Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” në Prishtinë me pretendimin se kjo kishë është ndërtuar në hapësirën e cila i takon këtij universiteti dhe se kështu ajo në mënyrë jo-legjitime ka ndërhyrë në sistemin kadastral duke uzurpuar një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.27 hektarë.

BIRN ka parë se lënda i është caktuar një gjyqtari në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por ende nuk ka shqyrtim të kësaj lënde.

Nuhi Paçarizi, përfaqësues ligjor i Universitetit të Prishtinës, thotë se janë disa pika kyçe në të cilat mbështet bazën ligjore një padi e tillë.

Ndër to potencohet vendimi i marrë më 12 Dhjetor 1975 kur Kuvendi i Komunës së Prishtinës kishte miratuar Planin Detal Urbanistik të Qendrës Universitare në Prishtinë dhe kishte përcaktuar kufijtë e këtij plani.

Sipas këtij vendimi kufinjtë e tokës ndërtimore të përcaktuar për UP-në janë: nga lindja ish-rruga “Ramiz Sadiku” , nga perëndimi ish-rruga “M.Tito”, nga veriu kompleksi banues dhe nga jugu ish-rruga “Sremi”. 
“Ne fillimisht kemi kërkuar nga kadastra gjithë dokumentacionin, por për fat të keq kemi gjetur shumë pak" Nuhi Paçarizi

“Ne fillimisht kemi kërkuar nga kadastra gjithë dokumentacionin, por për fat të keq kemi gjetur shumë pak, sepse dokumentacioni gjendet në Serbi, por atë çfarë kemi gjetur ia kemi bashkangjitur padisë”, thotë avokati Paçarizi për Gazetën Jeta në Kosovë.

Padia thekson se si rezultat i suprimimit kundër kushtetues të Autonomisë së ish-Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë pushtuan tërë infrastrukturën e administratës publike.

Nga kjo pasoi largimi me dhunë i organeve drejtuese, stafit akademik e studentëve në Universitetin e Prishtinës, vazhdon padia, duke nënvizuar se ky është një fakt i njohur publik .

“Kisha Ortodokse Serbe pas viteve 1992-93 duke i shfrytëzuar këto rrethana në mënyrë të kundërligjshme e arbitrare ka ndërtuar një tempull fetar  në pronën e UP-së duke uzurpuar një sipërfaqe e destinuar për objekt dhe oborr”, shkruhet në padinë e UP-së.

Në pjesën finale të padisë, UP ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të vërtetohet se UP-ja është pronarja e vetme e ngastrës në të cilën është ndërtuar kjo kishë dhe t’i dorëzohet në posedim duke e kthyer në gjendjen e mëparshme.

Njëri nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Igumani i Manastirit të Deçanit Sava Janjiq, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se nuk kanë marrë njoftim zyrtar që UP-ja ka ngritur padi kundër kishës ortodokse dhe se një gjë të tillë e kanë mësuar vetëm nëpërmjet të mediave

Megjithatë Igumeni Sava Janjiç tha se avokati i tyre bashkë me përfaqësuesit e OSBE-së dhe përfaqësuesit tjerë ndërkombëtarë kanë analizuar këtë dokumentacion.

“Kisha jonë në Kosovë është e gatshme të respektojë çdo vendim që do merret nga gjykata, por është e rëndësishme që gjykata të marrë në konsideratë të gjitha informatat relevante dhe dokumentacionin që ne posedojmë”, tha Janjiq.

I pyetur nëse e konsideron korrekt faktin që një kishë është ndërtuar në mes të kampusit të një universiteti, Igumani Sava Janjiç thotë se kjo nuk paraqet ndonjë problem. 
“Ekzistojnë dhjetëra universitete në mes të të cilave gjendet ndonjë kishë a faltore"Sava Janjiç 

“Ekzistojnë dhjetëra universitete në mes të të cilave gjendet ndonjë kishë a faltore. Përderisa kjo ekziston në Europë nuk e di pse të mos mund të ekzistojë edhe në Kosovë”, thotë Janjiq.

Gazeta ka kontaktuar dhe Nikola Gaon zëdhënës i OSBE-së për të komentuar këtë çështje mirëpo ai nuk ka pranuar të deklarohet meqë lënda është në vazhdim e sipër dhe se dhënia e deklaratave në këtë moment do të ishte e papërshtatshme.

Lidhur me këtë lëndë të ndjeshme, ka folur Artan Qerkini jurist i specializuar për çështje pronësore, i cili  nuk është i involvuar në këtë proces.

Avokati Qerkini konsideron se një padi e tillë ka një bazë të shëndoshë juridike dhe se i plotëson të gjitha kushtet ligjore që gjykata të marrë vendim që t’ia njeh UP-së pronësinë mbi atë pjesë të tokës.

Ai argumenton se në bazë të rregullores së UNMIK-ut 1999/24 të gjitha ligjet që janë nxjerrë pas 23 marsit të vitit 1989 e të cilat kanë pasur karakter diskriminues janë të pazbatueshme në Kosovë.

Sipas Qerkinit të pazbatueshme janë edhe të gjitha vendimet që janë produkt i atyre ligjeve e posaçërisht produktet e Ligjit mbi veprimin e Organeve Republikane në Rrethana të Posaçme i nxjerrë në vitin 1990 nga ana e Kuvendit të Serbisë. 
“Para tjetërsimit prona ka qenë e Universitetit të Prishtinës. Artan Qerkini

“Para tjetërsimit prona ka qenë e Universitetit të Prishtinës. Organet e UP-së të cilat kanë vendosur ta bëjnë tjetërsimin e pronës nuk kanë qenë organe legjitime të cilat kanë pasur mundësi të marrin vendim të tillë sepse kanë vepruar në bazë të ligjeve diskriminuese.”- thotë Qerkini për Gazetën Jeta në Kosovë.
Kisha e papërfunduar Ortodokse e rrethuar nga fakultetet e ndryshme të UP-së dhe nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, nga popullsia shqiptare perceptohet si ilegale sepse ishte ndërtuar në kohën kur Kosova ishte nën masa të dhunshme dhe me autonomi të suprimuar nga Beogradi.

Në periudhën e pasluftës në një rast është tentuar dëmtimi i kësaj kishe me bombë dore prej sulmuesve të panjohur.

Më vonë ajo u vendos nën mbrojtjen e paqeruajtësve të NATO-s për disa vite rresht.

Së fundi është diskutuar  jo formalisht nga politikanë e figura tjera publike për këtë kishë dhe një nga propozimet ka qenë edhe mundësia e shndërrimit të saj në Muze Memorial të vuajtjeve të popullit të Kosovës.

Konstruktimi i  Kishës ortodokse serbe “Shën Nikolla” ka filluar në vitin 1995, por ndërtimi i saj është ndërprerë gjatë luftës në vitin 1999.
Fati i Kishës Ortodokse në oborrin e UP-së në pikëpyetje

Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu ka paralajmëruar se Kisha Ortodokse serbe "Shën Nikolla" që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duhet t’i nënshtrohet procesit të legalizimit që të mos rrënohet.

Ai në një konferencë për media tha se, deri më tani askush nuk ka aplikuar për legalizim.
“Në bazë të dokumentacioneve tona ajo pjesë është pa leje dhe nëse nuk aplikon askush për legalizim deri në qershor, rrjedhimisht nuk do të trajtohet në periudhën për legalizim, do të hyjë në listën e rrënimit”, ka deklaruar ai.


Qëndrimi i komunës është se “ky objekt do të trajtohet në të njëjtën mënyrë, sipas ligjit për legalizimin”.

Ferid Agani, ministri i Kosovës për Mjedisin dhe Planifikimin, thotë se çështja e fatit të kishës po diskutohet nga një komision i posaçëm, “një bord mbikëqyrës për zbatimin dhe monitorimin, që përfshin edhe përfaqësues të Kosovës dhe BE-së”.

Agani thotë se është një çështje e ndjeshme dhe “se duhet të trajtohet me kujdes, për të parandaluar tensione të mëtejshme mes serbëve dhe kosovarëve”.

Çështja do të diskutohet më 9 shkurt nga ana e komisionit, i udhëhequr nga ai dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Samuel Zbogar, vuri në dukje ai.

Opsionet përfshijnë legalizimin e planimetrisë për kishën, ndërtimi i të cilës filloi në territorin e Universitetit të Prishtinës në vitet 1994-1995 dhe u ndal në vitin 1999, kur konflikti në Kosovë u përshkallëzua.

Mundësia tjetër do të ishte që kisha të shënohet në një listë objektesh që duhen shembur, nëse nuk paraqitet dokumentacioni i nevojshëm.

Kjo çështje ka ndezur debate mes dy grupeve kryesore etnike të Kosovës, duke qenë se pjesa më e madhe e popullsisë shqipëtare në vend e lidhin atë ndërtesë me regjimin e urryer të Sllobodan Millosheviçit.

Që kisha të legalizohez, Kisha Ortodokse Serbe duhet të paraqesë një kërkesë për legalizim të shoqëruar me dokumentet që vërtetojnë se ajo ka marrë lejen e Universitetit të Prishtinës, duke qenë se terreni i takon universitetit.

Dioqeza Ortodokse e Rashka-Prizren pretendon ajo ka dokumentacionin e plotë për ndërtimin e kishës.

Megjithatë, universiteti paraqiti kërkesë kundër Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë në vitin 2012, duke e akuzuar kishën se ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi rreth 4 hektarë tokë që i takojnë universitetit.

Gjatë epokës së Jugosllavisë, universiteti ishte një institucion dy gjuhësh, duke ushqyer si nevojat e shqiptarëve ashtu edhe të serbëve. Megjithatë, nën regjimin e Millosheviçit në vitet 1990, shqiptarët u nxorën me dhunë nga universiteti dhe mësimet mbaheshin vetëm në gjuhën serbe.

Që prej ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999 dhe eksodin e mëvonshëm të pjesës më të madhe të serbëve nga Prishtina, universiteti ka funksionuar vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa fakultetet në gjuhën serbe janë transferuar në gjysmën veriore të qytetit të Mitrovicës në Kosovë.

“Ka baba pare, si zalli!”

Image result for nehat hyseni
Shkruan: Nehat HYSENI

Kemi filluar moti kohë të mbjellim bindjen sa demmagogjike, aq edhe të dëmshme, se: “Duhen rritur pagat!!!”
Ai që është kundër rritjes së pagave vihet para trysnisë së sindikatave, si dhe para opinionit, duke u shpallur “i paaftë”, e çka jo tjetër.
Kështu, i bie të premtojmë në shtëpi fëmijve (lexo: miletit, popullit):
” Merrni, harxhoni sa të doni, se ka baba pare si zalli”!
Pra, kështu zhvendoset boshti i rrotullimit të Kosovës reth “orbitës logjike” dhe “çmentet trajektorja” duke na qitur jashtë rrjedhave të standardeve të organizatave financiare e ekonomike që kujdesen për “shëndetin ekonomik e financiar sipas rregullave e standardeve që vlejnë për mbarë Dynjanë.
Ma thotë mendja se, megjithatë, edhe fëmija që babai (lexo: Qeverisë) “zemërgjërë” e “yxhymert” bindjen sa demmagogjike, aq edhe të dëmshme, se: “Duhen rritur pagat!!!”
Pra, kështu zhvendoset boshti i rrotullimit të Kosovës reth “orbitës logjike” dhe “çmentet trajektorja” duke na qitur jashtë rrjedhave të standardeve të organizatave financiare e ekonomike që kujdesen për “shêndetin ekonomik e financiar sipas rregullave e standardeve që vlejnë për mbarë Dynjanë.
Ma thotë mendja se, megjithatë, edhe fëmija që babai (lexo: Qeveris) “zemërgjërë” e “yxhymert”vazhdim:
don t’i “azdisë fëmijtë (lexo: të punësuarit), sikur harron hallin kryesor të Kosovës sot, se kemi probleme me papunësinë e madhe dhe tragjike, që paraqet tmerrin që na futet deri në palcë, madje i krahasueshëm edhe me kërcnimet fashizoide të Sheshelit e makinës vrastare të Sllobodan Millosheviqit, se “Do i përzëm Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemura”! ( Oteraćemo Šiptare preko Prokletija). Dhe shpërngulën mbi një milion shqiptarë nga Kosova!
Mjerisht, tani me politikat tona patriotike jemi duke prodhuar skena të tmerrëshme, që ma kanë futur trishtimin deri në palcë duke parë ekzodin, ikjen alarmante nga Kosova. Dhe e keqja më e madhe qëndron pikërisht në faktin se, miq të nderuar, kësaj radhe po ikim nga Vetëvetja.
Derisa për çlirimin nga Millosheviqi e Shesheli na ndihmuan NATO dhe Amerika, lum miku, a ke ide fare, të lutem të më tregosh, apo kushdo që di të na tregoj se, vallë, a ka dikush në këtë Dynja që do na çliroj nga vetëvetja?
Sepse, sot premtohet rritje e pagave të reth 73000 të punësuarve që paguhen nga Buxheti i Kosovës.
Krahasuar me rajonin, arsimtarët e Kosovës tani, pa rritjen e premtuar prej 25% e kanë më të madhe rrogën se në Serbi, Maqedoni, etj.
Kurse, me rritjen e premtuar, madje me kërcnim shpërthimi trazirash dhe grevash dhe me kërcnime groteske të sindikalistëve Kosovarë, sikur kërcnohemi se kush më parë mund ta rrezikoj e dëmtoj më keq e më rëndë këtë Vend të Bekuar, por, mjerisht: Kokëshkretë!
Sikur kemi filluar t’i tregojmë “muskujt” se sa mundemi të rrënojmë, e nuk e çajmë kokën fare se sa mund të ndërtojmë!
Thënien e famëshme të kolosit të politikës Botërore, Amerikanit të Madh J. F. Kennedy: “Mos pyet se ç’bëri Amerika për mua, por pyet veten se ç’bëre ti për Amerikën!!!”, e kemi kthyer mbrapshtë dhe gjithënjë e më tepër na ngulfasin krekosjet e politikan(ucave) e “heronjëve” tanë duke u mburrur se “ç’po bëjnë e ç’kanë bërë për Kosovën!”
Ndërkaq, po vërejmë villa e pasuri marramendëse, si sheikë, të politikanëve, si dhe varfërim ekstrem e trishtues të Kosovës dhe popullit të saj, që tani ikën nga “Kosova e lirë dhe e Pavarur” dhe nga “meritat” e heronjëve aktualë, madje duke rrezikuar jetën e duke na u kthyer të vdekur, qoftë në ujërat e tmerrëshme të lumenjëve apo të ngrirë nga acarri.
Kurse ne vazhdojmë se vazhdojmë, pa e prishur fare terezinë, duke i thurrur e kënduar këngën Vetvetes!
Kurse, fjala e urtë popullit thotë: “Kush i këndon Vetvetes, e vret Këngën!”

***
(Pikëpamjet dhe qendrimet janë të autorit dhe nuk paraqesin qendrimin e redaksisë sonë)

EULEX kundërshton ndaljen e migrimit të shqiptarëve

Ekskluzive: EULEX kundërshton ndaljen e migrimit


Migrimi ilegal i kosovarëve për në shtetet e BE’së, po merr përmasa shqetësuese. Në Hungari, sipas një raporti konfidencial që ka siguruar KosovaPress, vetëm në 20 ditëshin e parë të muajit janar kanë hyrë mbi 4000 persona në mënyrë ilegale, që mesatarisht i bie rreth 200 persona në ditë. Kurse, në qendrat e strehimit për azilkërkues të këtij shteti janë të vendosur mbi 2500 shtetas të Kosovës.
Sipas këtij raporti, zyrtarët policor kufitar, pas profilizimit dhe shpjegimit të pasojave të migrimit të paligjshëm kanë arritur t’i bindin 933 persona, të cilët janë kthyer pastaj në mënyrë vullnetare. Në tërësi, prej shtatorit 2014 dhe deri më tash, zyrtarët policor kanë arritur t’i bindin që të mos migrojnë në mënyrë të parregullt gjithsej 6083 persona.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë Kosovë-Serbi, po iu mundëson atyre një afrim më të lehtë me kufirin e vendeve të BE’së thuhet në këtë raport, sidomos me Hungarinë, kufirin e të cilës po e kalojnë më së shumti ilegalisht.
Dyshohet se këta persona, sipas raportit konfidencial të policisë, pas arritjes në Beograd, përmes taksive shkojnë në qytetin e Suboticës, konkretisht në vendin e quajtur “Paliq”, tek restauranti “Vila Anna” dhe tek hoteli “Hipodrom”, nga ku e kalojnë edhe ilegalisht pastaj me këmbë kufirin me Hungarinë, të prirë nga kontrabanduesit serbë.
Bazuar në informacionet që posedon policia, për pjesën më të madhe të emigrantëve të parregullt nga Kosova, Hungaria nuk është destinacioni i parë për kërkimin e azilit, por Suedia, Austria, Franca, Gjermania dhe Italia.
Kurse, për të shkuar deri në Beograd, ata i shfrytëzojnë linjat e rregullta dhe udhëtojnë me autobusët e agjencioneve “Erhani Tours”, “Fjolla Impex”, “Adio Tours”, “Kim Co.”, “Aleks Travel”, “Tandems”, “Jedinstvo” “Maxhar Turism”, “Mimoza”, “Eoro Lin do”, “Adio Tours”, “Flutura Reissen”, “Aurora”, “Kolashin Prevoz”, “Tandems”, “AT-Laura-Trans”, “Kombi-Taxi Zoran Slaviq”, “31 Maj”, “Elshani”, “Benko Tours” dhe “Amalfi Tours”.
Përpos aktiviteteve të shtuara në pikat e kalimit të kufirit, KosovaPress mëson se nga kompanitë transportuese është kërkuar që të mos pranojnë pasagjerë që kanë qëllim emigrimin ilegalë, sepse në të kundërtën do t’iu merret licenca e punës nga Ministria e Infrastrukturës. Kurse, Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare, ka trajtuar edhe 35 raste të kontrabandimit me emigrantë, ku ka arrestuar 58 persona të dyshimtë dhe ka identifikuar 75 persona në cilësi të viktimave.
Si sfidë për realizimin e aktiviteteve parandaluese, vlerësohet se është edhe kundërshtimi dhe reagimi i EULEX’it për refuzimin e daljes së shtetasve kosovarë nga Policia e Kosovës, duke theksuar se kjo është në kundërshtim me “lirinë e lëvizjes”.
Në këtë dokument konfidencial, që ka siguruar KosovaPress, gjithashtu thuhet se qytetarët e Kosovës që kanë shkelur në shtetet e zonës Schengen në mënyrë ilegale, do ta kenë shumë më të vështirë udhëtimin pas liberalizimit të vizave.

Halil Matoshi: Mos i vajtoni kosovarët që po largohen



Alma Bajrami

Analisti dhe njëri prej opinionistëve të përhershëm të emisionit Click të RTV21, Halil Matoshi, në një intervistë për portalin e RTV 21 thotë se migrimi i kohëve të fundit nuk është një fenomen për të cilin duhet të vajtojmë.
Ai thotë se në një situatë të tillë të krijuar qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga vendet e BE-së që ti pajisë qytetarët e Kosovës me vizë pune. Ai arsyet e migrimit e sheh si politike dhe sociale.
Intervista e plotë me z Matoshi

Si e komentoni fluksin e madh të migrimit ilegal të shtetasëve kosovare ?
• Së pari nuk është një fenomen që duhet të na bëjë të vajtojmë, sepse secili individ e gëzon të drejtën universale për ta kërkuar lumturinë e vet (liria per ose liria ekonomike), së dyti e drejta e azilit është po ashtu një e drejtë e pranuar botërisht dhe së treti vet Europa është një gjeografi emigrimesh, ku secili vejn dhe nuk ikën – por rri. Realisht kosovarët nuk janë sivjet më të varfër se vjet ose parvjet, janë në të nëjtin stadart, mirëpo në krahasim me vitet ë mparshme, sivjet qytetarëve u është vjedh edhe shpresa dhe aty ku nuk ka shpresë, vështirë se pranon të jetojë dikush normal…

• Sipas jush, cilat janë arsyet që po ikin qytetarët tanë nga vendi ?

• Motivet janë kryesisht të natyrës sociale, duke qenë se është rritur papunësia njëherësh edhe paperspektiva, qytetarët druajnë se Kosova po shkon drejt një krize të thellë sociale; Mirëpo pas një krize gajshtëmaujshe institucionale edhe atmosfera politike është bërë e pajetueshme në Kosovë.

• Çfarë mendoni që duhet të ndermirret ,që të ndalet ky fenomen ?

• E para, Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një plan emergjent që t’i apelojë vendet e fuqishme të BE-së, për t’i pajisur një numër kosovarësh me viza pune për 3-6 muaj për ta zbutur kështu sadopak mjerimin ekonomik në vend,Së dyti të fillojë të rrisin besimin e shtetasve në institucionet e shtetit, përkatësisht që ta rikthejë atë besim dhe së treti duhet të krijojë një fond ndihmash, për strehim dhe ushqim atyre që mund të kthehen duke mos ua njohur shtet përkatëse të drejtën në azil.

• Si ndikon migrimi ilegal ,në procesin e liberalizimit të vizave?

• Natyrisht që një vend si Kosova që nuk ka krijuar persepektiva të qarta për të rinjtë dhe që nuk mundet me politika kombëtare të punënsimit dhe aspekteve tjera seociale të zvogëlojë ose të zhduk fare fenomenin e azilkërkimit, e ka tepër të vështirë që të hyjë në procesin e liberalizimit të vizave.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...