Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/16

Antologji e poezisë moderne shqipe - Flora Brovina


FLORA BROVINA



          Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




FLORA BROVINA





          
            Hyrje
  
            Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj.
            Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë.
            Ka botuar disa vëllime me poezi:
            - "Vërma emrin tim" (1973)
            - "Bimë e zë" (1979),
            - "Luleborë" (1988)
            - "Mat e çmat" (1995)
            - "Thirrje e Kosovë" (1999, në kohën kur ajo ishte në burgun e Pozharevacit në Serbi).     
            Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Çmimin Tucholsky për vitin 1999 "in absentia" nga PEN Klubi Suedez.





LIRIA

Liria
Fluturim zogu
Në dritare

Zgjim mëngjesi
Duar hapur

Është
Hënë
Prapa grilave
Liria
Erëgruri
I porsakorrur

Lojë e fëmijëve
Gaz e vaj

Është
Grua
E çliruar nga barra

Liria
Foshnjë kuqërreme
Në parzëm nëne

Si duket oh si duket
Liria


GRUAS

ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
në aneminë e fjalës
ç’fsheh

barrën e dhjetë
apo vitet e tua

ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
zërin e t’yt shoq
apo në përkëdhelje të humbur

ç’ruan në aneminë e fjalës
këngën e heshtur
apo një pranverë të sosur

ç’ruan
kur përkund kohën në djep
ç’ruan
ç’fsheh


THIRRJE KOSOVËS

Ç'do të bëj une pa ty
Pa ardhjet e shkuarjet e tua
Do të harroj të flas
Me vetveten

Ç'do të bëj une pa ty
Pa shikimin në bar
Si t'i ngroh gjymtyrët
Të ngrira akull

Do të më lësh të bëhem plakë
Me dhembje duarsh
Me dhembje eshtrash

Kam frikë kur shkon
Ç'do të bëj une pa ty
Po nuk erdhe
Do të bëhem gurpragu
Kallkan do të bëhem
Ç'do të bëj unë pa ty


SKËNDERAJ

Kujtim as ëndrra
Për erën e ftoit
Më tha nëna

Sa herë të zu në gojë
Dhëmbët mu mpinë

Hape dritaren
Merr frymë thellë
Sa herë he shtatzënë
E ndien më mirë
Erën e ftoit
Të vendlindjes
Më tha nëna


ORA E PARË

Jusufi
Jusuf Kanjushë e verdhë
Jusuf Gërvalla... mungon
Teuta Iliri Agroni Ylli
Fadi Fadil Talla... mungon
Ylfetja Ylfete Humolli... mungon
Shukrija Shukrije Obëtinca... mungon
Kimetja Arsimi Kujtimi
Halimi... Halimi... mungon
Shpresa Besa Kastrioti
Fatmiri Fatmir Kërleshi... mungon
Afrimi Afrim Zhita... mungon
Vazhdojmë
Valbona Shkurta Gjoni
Xhevati... Xhevati... mungon
Mungon Nesimi Bekimi
Afrimi... Afrim Prebreza... mungon
Mos më sillni
Certifika mjekësore
Prindore policore shtetërore
Thoni vetëm mungon
Me lule do t'ua mjekojmë plagët
Do t'i presim
Do t'i presim
Thoni vetë mungon
Do të çelin lule gjaku
ora vazhdon...


MERRE VESEN TIME

Kur jashtë bije shi
Me lejo si fëmijë
Të dëgjoj,
përrallen tende për shiun
(pikat, rrëkenë dhe lumin)
Kur jashtë bije shi
Me dorë ngadalë
Ma merr vesen prej syrit
Para se te marr rrugën e shiut

 
VERMA EMRIN TIM

Nëse më njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nëse e di emrin tim mos më thirr fluturim
Nëse më ke parë – e di kush jam
i kam krihet e thëllëzës
nëse e di kush jam mos më thërrit thëllëzë

Nëse ke dëgjuar këngën time – e di si këndoj
vëlla e kam bilbilin
nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal

Nëse lotët i urren – e di se unë nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nëse e di se nuk qaj mos më thuaj se nuk ndjej
 

GJARPRI

Në themel të shtëpisë
I ftohtë
Në këmbë e dorë
Gjarpër
Rrotull meje
Gjarpër
Ndërron lëkurë
Ti ndërron lëkurë
E gjarpër je
Rrotull meje

2015/02/14

Kosova ka nevojë për Kryeprokuror me taban këmbëtar ,e ky është - Aleksandër Lumezi

Image result for Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur që të vazhdojë procesin e përzgjedhjes se kryeprokurorit vetëm me Aleksandër Lumezin në garë.

Lumezi do të intervistohet javën që vjen.

Pas kësaj, nëse e kalon intervistën emri i tij mund të dërgohet tek presidentja 
Atifete Jahjaga për emërim.

Anëtaret Bajram Ukaj,Jetish Maloku,Sevdije Morina dhe Idain Ismaili votuan pro që procesi të fillojë me kandidatin Aleksandër Lumezi,ushtruesi i detyrës së PSH-së,Sylë Hoxha dhe avokati Teki Bokshi  abstenuan,ndërsa kundër votoi Florent Muçaj.

Emri i Aleksandër Lumezit pritët që të dekretohet nga presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga.


Image result for Këshilli Prokurorial i Kosovës

Ja njoftimi i plotë i Këshillit Prokurorial të Kosovës:

Është mbajtur takimi i tetëdhjetetetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.

Pas aprovimit tëtranskriptëve dhe procesverbalit të mbledhjes së kaluar të KPK-së, anëtarët në pikën e parë të rendit të ditës diskutuan përgjigjën e Ministrisë së Arsimit dhe Rektoratit lidhur me mandatin e anëtarit të KPK-së, Bajram Uka.

Si pikë të dytë anëtarët e KPK-së diskutuan për tërheqjen e pesë kandidatëve nga gara për Kryeprokuror të Shtetit, ndërsa si pikë e tretë e rendit tëditësanëtarët i diskutuan kërkesat për vazhdimin e procedurave në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, kërkesa të ardhura për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga një numër i caktuar i prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, të Prokurorisë së Apelit, të Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Gjilanit dhe Ferizajt.

Ndërsa si pikë e katër e rendit të ditës për të diskutuar ishte rrjedha e mëtutjeshme e procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Pas diskutimeve të bëra anëtarët me katër vota pro, një kundër dhe dy abstenime, morën vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurori të Shtetit të vazhdoj me kandidatin e mbetur.

Po ashtu, KPK ka marrëvendim që me datë 19 shkurt 2015, të bëhen përgatitjet për intervistimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, ndërsa më 20 shkurt 2015 të bëhet intervistimi i kandidatit.


Image result for aleksander lumezi



Kush është  Aleksandër Lumezi ?

Data e lindjes: 07.08.1964

Vendi i lindjes: Prizren

Nacionaliteti: Kosovar

Adresa e banimit: Prishtinë

Përgatitja: Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës, shkollore Provimi i Jurisprudencës në Prishtinë

Punësimi: 1989-1991 Praktikant në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë

1992-1994 Bashkëpunëtorë në Zyrën e avokatit Nikë
Lumezi

1998-1999 Fondacioni Soros-Bartës i projektit “Ndihma Juridike grave”

1999-2000 Hulumtues në Fondin për të drejtën Humanitare, zyra në Prishtinë

2000-2008 Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë
Komunale, Prishtinë

2008-2010 Kryeprokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë

Qershor 2010 Kryeprokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë

Trajnime: 2000 16-18 Nëntor Seminar për Gjyqtar dhe Prokurorë

OSCE, Council of Europe, United States of Department 0F Justice, ABA/CEEL, Prishtinë

2000 4-6 Dhjetor Simpozium për dhunën në Kosovë, Instituti Gjyqësor i Kosovës, DGCS, COE, KPSS, Prishtinë

2001 Shtator Programi i Shtator Programi i SHBA-ve për sistemin Gjyqësor, Organizuar nga National Center for Courts
Washington DC, USA

2002 13-15 Nëntor Trajnim me temën: Nga caktimi i çështjes te vendimi përfundimtar: Edukimi i aftësisë për marrje vendimesh, pjesa e I-rë, Prishtinë

2003 10-12 Shtator trajnim me temën: Nga caktimi i çështjes deri te vendimi përfundimtar: Krijimi i shkathtësive efektive për vendimtare, Pjesa e II-të, Prishtinë

2007 30 Prill përfundon trajnimin për trajnues lidhur me Kodin e Etikës, Prishtinë

2007 14-17 Maj “Luftimi i prerjes ilegale të pyjeve”
Organizuar nga International Law Enforcement Academy,
U.S.Department of Justice, Budapest, Hungari

2008 10-14 Nëntor Ndërtimi i Integritetit Gjyqësor
Organizuar nga Instituti CEELI, Pragë Çeki

2009 14-15 Prill Trajnim për të drejtat e viktimave dhe Shërbimet, United States of Justice,OPDAT/ICITAB Prishtinë

2010 30 Gusht- 18 Shtator Programi internacional për Lidership, Washington, New York, Springfild, Chicago,Laredo, San Antonio, Sietil, USA

2010 21 Shtator, Konferencë për Statusin e raporteve
Polici/Prokurori, United States Departument of Justice Prishtinë

Gjuhët: Shqip (amtare), Serbisht, Anglisht

Kompjuteri: (MS-Word, MS-Excel) Internet



Aleksander Lumezi
Puna e dobët e Prokurorisë Speciale në rastet e krimeve të luftës, korrupsioni brenda sistemit të drejtësisë, si dhe krijimi apo dështimi i disa task-forcave antikorrupsion janë sektorët, ku, sipas tij, duhet një angazhim më i madh.

Lumezi thotë për media  se prokurorët janë komodë për të punuar, pasi këtë gjë ua ka garantuar ligji.

“Guximin duhet ta ketë secili nga prokurorët, pavarësisht se në cilën instancë punon. E rëndësishme është që ata të kenë kapacitete profesionale për t’i njohur limitet e drejtësisë dhe për të zbatuar normat juridike”.

“Me dispozitat kushtetuese dhe me dispozitat e Ligjit mbi Prokurorinë e Shtetit dhe KPK’së, prokurorët janë shumë të mbrojtur. Ata kanë imunitet, kanë mandatin e përhershëm dhe askush s’mund ta ndërpresë punën e tyre, pavarësisht vullnetit të personave që do të trajtohen në ato prokurori”.
lumezi
“E vështirë do të jetë lufta kundër korrupsionit, posaçërisht në fushën e drejtësisë. Është e çuditshme se si mediat janë më efikase në zbulimin e korrupsionit, sesa Prokuroria e Shtetit…”.

“Në këtë drejtim, nuk mund të flitet për Prokurori të pavarur dhe të paanshme, pasi që deri më tani nuk janë treguar seriozë dhe nuk kemi marrë masa, apo kemi marrë masa, por që kanë qenë të pamjaftueshme”.


“Korrupsioni në drejtësi është forma më e shëmtuar e korrupsionit, pasi që jepet padrejtësia në emër të drejtësisë. Në këtë drejtim, nuk mund të flitet për prokurori të pavarur dhe të paanshme, pasi që deri më tani nuk janë treguar seriozë dhe nuk kemi marrë masa, apo kemi marrë masa, por që kanë qenë të pamjaftueshme”.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të rasteve të krimeve të luftës, në PRSK duhet të merret një vendim i menjëhershëm për trajtimin e këtyre rasteve. Rastet e krimeve të luftës janë rastet më të ndjeshme. Familjarët e viktimave të luftës meritojnë të kenë së paku sadisfaksionin shpirtëror për t’i paraqitur përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer këto krime të rënda”.
Image result for aleksander lumezi
Sipas kreut të Prokurorisë së Shtetit, në të ardhmen do të luftohen veprat penale që kanë të bëjnë me korrupsionin, e sidomos ato vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e nivelit të lartë.

“Në rrethanat e zhvillimit të shoqërisë kosovare, që nga viti 1999 e këtej, në të gjitha aspektet është identifikuar fakti se një numër i konsiderueshëm i veprimeve të qytetarëve, respektivisht të zyrtarëve publikë, japin arsye të forta për të dyshuar se janë veprime të kundërligjshme, të cilat në çdo rast korrespondojnë me inkriminime ligjore”.
Image result for aleksander lumezi
Sipas tij, Prokuroria ka nën hetime një numër jo të vogël të zyrtarëve publikë. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga prokurorët të zbatojnë dispozitat ligjore, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ketë efekte pozitive në luftën ndaj veprave penale që lidhem me krimin e organizuar.

Image result for aleksander lumezi
“Parë nga këndvështrimi i infrastrukturës ligjore, realisht janë të disponueshëm të gjithë mekanizmat ligjorë që i referohen ndjekjes së suksesshme të veprave kriminale dhe që ndërlidhen me krimin e organizuar qoftë në suaza lokale, ashtu edhe në përmasa transkufitare. Andaj, zbatimi i plotë dhe konsekuent i të gjitha normave ligjore, është alternativë e vetme në drejtim të luftimit të kësaj dukurie kriminale”, ka deklaruar Aleksandër  Lumezi .

- See more at: http://politiko.net/lufta-e-pakompromis-e-kryeprokurorit/#sthash.VvquQaxZ.dpuf

2015/02/13

Milaim Zeka: Vajza ime nuk eshte Traktor t'ia jap apo mos jap dikujt...



Dafina Zeka eshte arsyeja e “ndarjes” Sinani-Seldi

Duket se pas nje deklarate qe Seldi Qalliu dha kur konkurroi ne “Kenga Magjike”, se fansat nuk e imagjinonin dot pa Sinanin ne skene, eshte paraprire nga nje “ndarje” ne bashkepunimin mes tyre. Edhe pse as njeri, as tjetri nuk pranojne te flasin ne lidhje me kete ceshtje, miq te tyre te afert kane pohuar se mosmarreveshjet kane nisur pasi Seldi beri publike lidhjen e tij me Dafina Zeken, vajzen bukuroshe nga Peja qe jeton ne Suedi. Nderkohe ne lidhje me kete ceshtje reagon babai i saj, nje personalitet shume i njohur ne Kosove, Milaim Zeka.

Jeni babai qe nderhyni ne punet e zemres se vajzes suaj, c’mund te thoni per lidhjen e saj te dashurise me Seldin Qalliun?
Ne fakt, per hir te se vertetes, vajzes i nderhyj vetem ne ceshtjen e studimeve.

Cfare studente eshte Dafina, cfare di si baba per jeten jashte shkolles?

Dafina eshte studente e shkelqyer ne degen e Inxhinierise ne Stolkolm dhe kjo me intereson per momentin. Une nuk preferoj te ngaterrohem me jeten e saj private, edhe pse nuk me ka ardhur aspak mire qe kam lexuar komente te paqena ne lidhje me ndonje prononcim timin per lidhjen e tyre deri tani. Kjo eshte hera e pare qe une flas ne lidhje me Seldin dhe vajzen time.

Image result for MILAIM ZEKA
Milaim Zeka, babai Dafines

Dhe cfare di per lidhjen e vajzes suaj me Seldin?

Mua nuk me intereson asgje tjeter, pervec suksesit te saj ne shkolle. Per te tjerat ajo e di vete me mire, po ashtu dhe lidhjen e saj ajo e di vete.

Ne fakt u fol per fejese mes tyre, ti je dakord? E bejme pyetjen, pasi eshte folur se pasuria juaj ka joshur ne kete rast Seldin…

Vajza ime nuk eshte traktor, as makine e prishur qe une t’ia jap apo te mos ia jap dikujt. Te them te drejten, kurre ne jete nuk lexoj shtypin shqiptar per keto qe po me thoni, as televizion nuk shikoj, keshtu qe jam i qete ne kete drejtim.

Je nje gazetar me prestigj ne Kosove, si i ke pritur komentet e shumta ndersa vajza juaj komentohet ne kete rast per “love story” me nje kengetar te perfolur mjaft se fundi?

Po, cfare te besh, vetem te dal e te veproj sipas kanunit te Leke Dukagjinit… ndaj kam zgjedhur t’u qendroj larg komenteve te tilla per vajzen time.

Komentet: Seldi u josh nga pasuria e Dafines, dhe ndaj s’i duhet me Sinani

Por menjehere pas qarkullimit te lajmit se Sinani i jep duart Seldit, ishte hyrja ne jeten e tij te Dafines. Po ashtu u komentua se Seldi tashme nuk ka nevoje me per mbeshtetjen e Sinanit, perderisa ka vendosur te fejohet me nje vajze ne gjendje te mire ekonomike. Por Milaim Zeka, si nje gazetar ne profesion, natyrisht qe i di taktikat e nje interviste, ndaj eshte perpjekur te jete sa me i rezerveruar, duke komentuar pak ne lidhje me te gjitha komentet qe jane bere kohet e fundit. Natyrisht qe si nje gazetar me karriere ka pasur uljet e ngritjet edhe ne gjendjen ekonomike. Ai paguhet edhe nga qeveria suedeze per emisionet dhe projektet, qe i ben ne Kosove. Nderkohe qe ka pasur ne pronesi nje shtepi ne Breg te Diellit, por qe ia dogjen para 2-3 vitesh kur publikoi nje lajm per funksionimin e bankave. Ne ate banese, ai ka pasur dhe tekniken televizive qe ia ka dhuruar qeveria suedeze per te realizuar dokumentare. posted at albavipnews.blogspot.com. Nderkohe qe aludimet per pasurine e tij vijne, pasi Zeka bashkepunon shume me nje milioner nga Shkupi, i cili po tenton te ndertoje kullat binjake ne Prishtine. Te zyra e tij ne Shkup, ai ka dhe studion private, ku xhiron e monton emisionet qe i realizon si projekte te jashtme ne RTK.

KUSH ESHTE DAFINA

Dafina Zeka, nje vajze nga Peja por qe jeton ne Stockholm te Suedise, eshte vajza e gazetarit Milaim Zeka. Fillimisht u pane te shoqeroheshin me Seldin ne club-e, ndersa tashme e kane deklaruar hapur lidhjen e tyre. Lidhja e tyre u pa si serioze, pasi ajo postoi disa foto ne profilin e saj ne facebook, ku shfaqej me kusheriren dhe nenen e saj. Para dy muajsh, Dafina ka qene ne Shqiperi per ta vizituar Seldin, nje vizite qe Seldi ia ka kthyer shpesh ne Peje. Nuk dihet nese Sinani dhe Seldi do te shfaqen serish bashke, duke e ditur se ishte Sinani ai qe i hapi rrugen e koncerteve Seldit, koncerte mjaft fitimprurese. Sic njoftoi “Kosova Sot”, nje nga organizatoret e njohur te diaspores kishte organizuar dy mbremje madheshtore ne Malmo te Suedise. Ndersa per arsye qe nuk dihen, Sinani i ka kerkuar organizatorit te koncertit qe Seldi te largohet nga lista e te ftuarve dhe te mos kendoje, kurse Sinani ka qene i angazhuar ne nje tjeter mbremje se bashku me Dafina Zeqirin

Rovena Dilo: Per dashurine nuk mjafton nje dite ne kalendar


Kengetarja e mirenjohur flet per ndjenjat, ne nje interviste kryekeput per dashurine. Si e gjen ky Shen Valentin Rovena Dilon, dhe projektet muzikore per dy kenge te reja.

Shigjeta e Kupidit ka qelluar ne shenje edhe per te! Ndonese kunder rrymes dhe me perqasje teresisht jo konvencionale, per kengetaren e njohur te skenes shqiptare duket se vetem nje dite ne kalendar nuk mjafton per te shprehur dashurine.


Dhe ne kete pike e ka fjalen per festen e Shen Valentinit, e cila eshte ne prag. Atmosfera e zhurmshme, me gjalleri njerezish neper rruget e kryeqytetit, mbushur me ngjyra e trendafila te kuq, “infekton” cdokend, perfshi edhe vete Rovena Dilon.


Me gjithe deshiren per te mos i kthyer ndjenjat ne kryefjalen e dites se 14 shkurtit, e cila nuk do te mjaftonte per t’u ndier e plotesuar shpirterisht, kengetarja preferon te tjera forma te te festuarit, jo shume larg klisheve, por qe e plotesojne, sidomos kur prane ka njerezit e duhur.

Me bashkeshortin e saj, Florin, kane menduar nje alternative me praktike, te festojne me miqte e afert, ndersa ndjenjat qe meshirojne plotesimin shpirteror dhe ate fizik ngjan se i rezervojne vetem per njeri-tjetrin. Kete here, Rovena ka preferuar te flase mirefilli per to, sipas menyres se saj, diku e rezervuar ne detaje te jetes private, e here te tjera e mbushur me deshire per te rrefyer per dashurine, qe prej vitesh po perjeton me ish-futbollistin e njohur, Florian Riza.


Rovena, a eshte Shen Valentini per ju nje feste e vertete per dashurine?

- Mendoj se dashuria eshte nje fjale shume e madhe, qe perfaqeson ndjenjen me te madhe. Nje dite ne kalendar eshte teper pak. Shpesh, Shen Valentini me ngjan si nje kambane e vogel qe bie vetem nje here ne kishen e pamat te dashurise. Besoj se dashuria eshte vete e verteta, dhe per kete i duhen te gjitha ditet.

Ka dite te shenuara ne jeten tuaj?

- Ka data te shenuara, qe jane mjaft te rendesishme ne jeten time. Ditelindjet, ditet perkujtimore, festat kombetare. Por, kam pershtypjen se Shen Valentini nuk eshte nje prej tyre. Kjo feste me teper me ngjan me nje panair ngjyrash te kuqe. Gjithsesi, duke qene nje feste me teper, nje dite me motivin e forte per t’u gezuar, e respektoj.

Pra, per ju dashuria nuk mund te konturohet vetem ne nje date specifike?

- Do te ishte absurde. Vete fjala kontur eshte kaq e vogel dhe e brishte. Dashuria per mua eshte gjithcka, eshte vete ekzistenca. Prandaj, me zemergjeresi, i pranon te gjitha, edhe festat e vogla.

Megjithate, nje feste e tille, a ju motivon drejt nje organizmi me special te dites suaj?

- Kjo po qe me ndodh. E gjej veten bashke me Florin, duke menduar se ku do te shkojme per nje dreke o nje darke. Atmosfera e pergjithshme “te infekton” ne nje menyre apo nje tjeter. Kete vit kemi menduar te drekojme me miqte tane, jemi te ftuar, por me shume per t’u mbledhur sesa per te festuar dashurine (qesh).

Eshte Shen Valentini nje rast per te “rivleresuar” raportin me partnerin?

- Dashuria per partnerin mund te rivleresohet ne mijera menyra, s’ka pse te varet nga nje dite e shenuar ne kalendar. Te shprehesh dashurine, eshte gjithmone bukur, pse jo edhe ne nje dite te vecante dhe speciale sic eshte Dita e te dashuruarve.

Gjithsesi, “Shen Valentini” mbetet nje feste relativisht e vone per shqiptaret, apo jo?

- Besoj se shqiptaret kane pasur shume mungesa me jetike nder vite. Ndoshta u mungonte liria per te dashuruar me gjithe shpirt. Por, festa kahere ka pasur me bollek.

Rovena dhe bashkeshorti Florian Riza


Po per ju si ka ardhur kjo feste per here te pare?

- Ne menyre shume romantike, nepermjet vargjeve te kenges se Ofelise: “Shen Valentinin neser do kremtoj, dhe ngrihem ne mengjes…”. Asokohe, isha gati e marrosur pas Shekspirit, dhe gjithcka qe zbuloja prej tij me dukej mrekulli.

Megjithate, ndoshta per dashurine me thjesht mund te kendohet…

- Nuk eshte komode te flasesh per dashurine, eshte me lehte ndoshta t’i kendosh asaj. Kenga dhe melodite jane me universale. Ndersa, fjala dhe bisedat jane me private. Sigurisht, nuk ke deshire t’i ndash me kedo.

Rovena, cili do te ishte Shen Valentini ideal per ju?

- Duket si klishe, por do doja te endesha me Florin rrugeve te Parisit dhe pastaj te drekoja ne Costes, vendi magjik per kete dite.

Po flasim per dashurine, Shen Valentinin, po Flori cfare eshte per ju?

- Flori per mua eshte mbeshtetje, por kryesorja eshte frymezimi per te qene e lumtur dhe e dashuruar.

Dashuria tjeter per ju, muzika. C’ndodh me te keto kohe?

- Eshte nje periudhe qetesie… Por, kjo do te me sherbeje per te reflektuar dhe per t’u bere gati. Kam dy projekte per kenge te reja, se shpejti do te finalizohen dhe ato.

Shen Valentini, qe nga lindja deri me sot

Image result for SHEN VALENTINI

Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt. Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës. Sot, Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Kisha Ortodokse e feston ditën e priftit Shën Valentin më 6 korrik, ndërsa ditën e martirit Shën Valentin më 30 korrik. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur lulëzoi tradita e romancës. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid. Në shekullin e 19, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u bënë shumë popullore.

Shen Valentini, qe nga lindja deri me sot


Fakte historike

Shumë martirë të krishterë quheshin Valentin. Valentinët e martirizuar më 14 shkurt janë Valentini i Romës dhe Valentini i Ternit. I pari ishte një prift në Romë, i cili u martirizua në vitin 269 pas Krishtit dhe u varros në rrugën “Flaminia”. Në bazilikën “Santa Maria in Cosmedin” gjendet e ekspozuar kafka e Shën Valentinit së bashku me një kurorë me lule. Relike të tjera të tij gjenden në bazilikën “Santa Prassede” dhe në kishën “Carmelite” në Dublin të Irlandës. Valentini i Ternit u bë peshkop në Interamna (Terni i sotëm), në vitin 197 pas Krishtit dhe thuhet se është martirizuar gjatë persekutimeve të perandorit Aurelian. Ai është varrosur gjithashtu në rrugën “Flaminia”, por në një vend të ndryshëm nga ai i Valentinit të Romës. Reliket e tij gjenden në bazilikën “Saint Valentine” në Terni. Enciklopedia katolike përmend gjithashtu një shenjtor tjetër të quajtur Valentin, i cili përmendet në martirizimet e hershme të datës 14 shkurt. Ai u bë martir në Afrikë bashkë me disa të tjerë, por nuk dihen më shumë fakte rreth tij.

Legjenda e Shën Valentinit të Ternit. Peshkopi Dimitri i Institutit Ortodoks të Kërkimeve shprehet se Shën Valentini ishte një prift në Romën e viteve 270, një kohë kur kisha ishte duke pësuar persekutime të mëdha. Detyra e tij ishte të ndihmonte të krishterët t’i shpëtonin persekutimit dhe t’u siguronte atyre rite si martesat, të cilat ishin të ndaluara nga Perandoria Romake. Të dhënat mbi Shën Valentinin ka mundësi të jenë shkatërruar në fillim të shekullit IV nga persekutimi i fundit dhe më i rëndi i të krishterëve. Në shekullin V dhe VI u publikua një vepër e quajtur “Passio Marii et Marthae”. Në të pasqyroheshin histori të trilluara rreth martirizimit të Shën Valentinit dhe të shenjtorëve të tjerë. Kjo vepër deklaronte se Shën Valentini ishte persekutuar për shkak se ishte i krishterë dhe se ishte marrë në pyetje nga vetë Perandori Klaudi II. Ky i fundit ishte impresionuar nga Valentini dhe se kishte diskutuar gjatë me të, madje ishte përpjekur edhe ta bindte të kthehej në pagan, që në këtë mënyrë t’i shpëtonte jetën. Valentini kishte refuzuar dhe përkundrazi ishte përpjekur që ta kthente Klaudin në të krishterë dhe për këtë shkak ai ishte ekzekutuar. Përpara se të ekzekutohej, ai kishte shëruar vajzën e verbër të rojës së burgut Asterius.

Që prej kësaj mrekullie, vajza dhe dyzetekatër anëtarët e familjes së saj, kishin filluar të besonin tek Jezusi dhe ishin pagëzuar. Veç kësaj, Shën Valentini shquhej edhe për martesat e paligjshme që u bënte ushtarëve, të cilët e kishin të ndaluar të martoheshin. Perandori Klaudi II e kishte ndaluar këtë, në mënyrë që të rriste ushtrinë e tij, duke i bërë të mendonin se burrat e martuar nuk ishin ushtarë të mirë. Sipas legjendës, në mënyrë që t’i kujtonte ata për dashurinë e Zotit dhe për t’i nxitur të mbeteshin të krishterë të devotshëm, Shën Valentini kishte prerë nga pergamenët zemra dhe ua kishte dhënë ushtarëve dhe të persekutuarve. Kjo e dhënë cilësohet si origjina e zemrave të përhapura aq shumë në ditën e Shën Valentinit.
Image result for SHEN VALENTINI
Një vepër e mëvonshme shtonte një detaj, sipas të cilit Papa Julius I ndërtoi një kishë mbi varrin e tij, por ky detaj ngatërrohet me një tribun të quajtur Valentino, i cili dhuroi tokë për të ndërtuar një kishë mbi të. Pavarësisht pavërtetësisë së këtij versioni, ai u huazua si i vërtetë dhe qarkulloi nëpër shekuj duke iu shtuar legjendës së Shën Valentinit. Në mbrëmjen para ekzekutimit, Valentini shkoi kartolinën e parë të Shën Valentinit për vajzën e rojës së burgut, e cila nuk ishte më e verbër. Shprehja “Nga Valentini yt” e përdorur në atë letër, është e njohur ende dhe sot. Historia u bë e njohur në ditët e sotme nga publikimi prej kompanisë më të madhe të kartolinave amerikane dhe nga kanali televiziv i historisë. Xhon Foks, një historian anglez, shprehet se Shën Valentini është varrosur në Kishën Praxedes, në Romë, pranë varrezës së Shën Hippolytus. Ky version thotë se, sipas legjendës, Xhulia mbolli një filiz rozë bajameje në varrin e Shën Valentinit. Në ditët e sotme pemët rozë të bajames janë simbol i dashurisë dhe miqësisë së vërtetë.
Image result for SHEN VALENTINI
Ritet tradicionale romake, Lupercalia. Nuk ka prova që të lidhin Ditën e Shën Valentinit dhe festivalet tradicionale të Romës së lashtë, pavarësisht pretendimeve të disa autorëve. Burime bashkëkohore pretendojnë për një lidhje mes festave të shkurtit greko-romake, të cilat, sipas tyre, kremtonin pjellorinë dhe dashurinë. Nga ana tjetër, dita e Shën Valentinit nuk kishte ndonjë kuptim romantik derisa Xhefri Kaucer, një shkrimtar anglez, shkroi një poezi rreth Valentinit në shekullin 14. Lidhje të mëparshme përqendroheshin tek sakrifica, më tepër sesa tek dashuria dhe romanca. Në kalendarët e Athinës së lashtë, periudha e mesit të janarit dhe mesit të shkurtit ishte muaji i luanit, dedikuar martesës së shenjtë të Zeusit dhe Herës. Në Romën e lashtë, Lupercalia ishte një festival vendas, që kremtohej nga data 13-15 shkurt dhe ishte një rit i lashtë i lidhur me pjellorinë. Alban Butler në veprën e tij “Jeta e shenjtorëve kryesorë” pretendon pa asnjë provë se në festën Lupercalia, burrat dhe gratë për t’u bërë çift shkruanin emrat e tyre dhe i fusnin në një enë qelqi, nga ku e kanë origjinën edhe letrat e sotme të dashurisë. Në të vërtetë, kjo praktikë u has në mesjetë dhe nuk ka lidhje as me Lupercalian dhe as me ditën e Shën Valentinit.

Image result for SHEN VALENTINI

Shën Valentini në poezi. Lidhja e parë e Shën Valentinit me dashurinë ishte poezia “Parlement of Foules”, e shkruar në vitin 1382 nga Xhefri Kaucer. Vargu që e bëri këtë ditë të njohur ishte:

“Për këtë ishte Dita e Shën Valentinit,

kur çdo zog fluturonte për të zgjedhur partnerin e tij…”.

Kjo poezi u shkrua për nder të përvjetorit të parë të martesës së Mbretit Rikardi II i Anglisë me Anën e Bohemisë. Kontrata martesore ishte firmosur më 2 maj 1381, por martesa e tyre u bë tetë muaj më vonë pasi ishin vetëm 15 vjeç. Lexuesit mendojnë se Kucer i referohej 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit. Nga ana tjetër, polemikat vazhdojnë me faktin se mesi i shkurtit nuk është koha e përshtatshme për çiftëzimin e zogjve. Ndaj studiues të tjerë mendojnë se Kraus po i referohej 3 majit, ditës së Valentinit nga Xhenova, prift i cili vdiq rreth vitit 307. Xhek Orç hedh hipotezën se Kaucer mund të jetë duke iu referuar periudhës së 23 shkurtit me kalendarin gregorian, kohë në të cilën disa lloje zogjsh fillonin çiftëzimin në Angli. Janë edhe dy autorë të tjerë, të cilët krijuan poezi rreth zogjve që zgjidhnin partnerët e tyre Ditën e Shën Valentinit, Xhon Gouer nga Britania dhe një luftëtar i quajtur Pardo nga Valencia. Deri më sot, nuk dihet me siguri se cili e bëri lidhjen e parë të Shën Valentinit me dashurinë dhe romancën.

Image result for SHEN VALENTINI

Shën Valentini në periudhën mesjetare dhe Rilindjen Angleze

Duke përdorur gjuhën e ligjit, Princesha Izabel e Bavarisë kishte ngritur një “gjykatë të dashurisë” në Parisin e viteve 1400. Festivali Bavarez i Shën Valentinit u themelua më 6 janar, në bazë të “Kartës së gjykatës së dashurisë”. Gjykata trajtonte kontrata dashurie, tradhti dhe dhunën kundër gruas. Gjyqtarët ishin të përzgjedhur nga femrat në bazë të leximit të një poezie. Nuk ka fakte të mjaftueshme historike për të vërtetuar këtë festival, ndaj shumë studiues mendojnë se ka mundësi të jetë një histori e trilluar nga princesha. Provat më të hershme të Shën Valentinit janë në shekullin XV me një poezi të shkruar nga Çarli, Duka e Orleansit për gruan e tij.

Në atë kohë Duka po mbahej i mbyllur në Kullën e Londrës, i zënë rob në betejën e Agincourt, të vitit 1415. Një tjetër rast ku përmendet Valentini është në letrat e Margarit Breus për burrin e saj të ardhshëm Xhon Paston. Ajo i shkruan “Valentini im i dashur dhe i mirë”. Shën Valentini përmendet me trishtim edhe nga Ofelia në veprën “Hamleti” (1600-1601).

“Nesër është Dita e Shën Valentinit,

Shumë herët në mëngjes…

Do të vij në dritaren tënde të të lutem,

Të më bësh Valentinin tënd”.

— Uilliam Shekspir, Hamleti, Akti IV, Skena 5

Xhon Don përdori legjendën e martesës së zogjve, si hapje të fjalimit për nder të martesës së Elizabetës, vajzës së Xhejmsit I të Anglisë me Frederikun V në Ditën e Shën Valentinit. Poema moderne që përmend Shën Valentinin janë vargjet e Geimër Xhurton.

“Trëndafilat janë të kuq, vjollcat blu,

Mjalti është i ëmbël dhe ti gjithashtu.

Ti je e imja dashuri dhe unë i yti jam;

Kërkova Valentinin tim

Dhe fati më solli tek ti”.

Shën Valentini në periudhën moderne

Në 1797-n, një botues britanik nxori në treg librin “Manuali i Shën Valentinit për djemtë”. Në të kishte vargje romantike për djemtë, që s’mund t’i krijonin vetë ato. Botuesi vazhdoi më tej duke prodhuar kartolina të gatshme për Shën Valentinin. Në këtë mënyrë u bë e mundur dërgimi për herë të parë i kartolinave anonime, ku u shfaqën edhe vargje të lira, ndryshe nga epoka Viktoriane. Letrat e Shën Valentinit u bënë të famshme në Angli në fillim të shekullit XIX, kur filluan të prodhoheshin në fabrika. Letra në atë kohë mbështillej me shirita dhe dantellë.

Rizbulimi i Shën Valentinit u bë në vitin 1840 nga një shkrimtar amerikan i revistës së përmuajshme “Grahm”, ku përmendej se Shën Valentini ishte bërë një festë kombëtare. Në Shtetet e Bashkuara prodhimet e para masive të kartolinave të Shën Valentinit u bënë në vitin 1847, nga Ester Howland. Babai i saj drejtonte një librari të madhe, vajza e tij, e nxitur nga festa angleze e Shën Valentinit, mendoi që të bënte të njëjtën gjë edhe në Amerikë. Kështu nisi të merrte materialin e nevojshëm të letrës së përdorur dhe shiritat zbukurues. Që prej vitit 2001, Shoqata e Kartolinave ka vendosur të akordojë çmimin “Ester Howland” për personin që shquhet si vizionar në fushën e krijimit të kartolinave.
Image result for SHEN VALENTINI
Ëmbëlsirat e Shën Valentinit

Në Britani është llogaritur se çdo vit, pothuajse gjysma e popullsisë shpenzon 1.3 miliard paund për Ditën e Shën Valentinit duke blerë kartolina, lule, çokollata apo dhurata të tjera. Numri i kartolinave të dërguara mendohet se arrin deri në 25 milionë. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, praktika e dërgimit të kartolinave ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të bërit dhurata. Nisën të dhuroheshin trëndafila dhe çokollata të paketuara në kuti në formë zemre. Në vitin 1980, industria e diamanteve filloi të reklamonte Shën Valentinin si ditën e duhur për të dhuruar stoli të çmuara. Në ShBA u vlerësua se rreth 190 milionë kartolina dërgoheshin çdo vit. Gjysma e tyre u dhurohej pjesëtarëve të familjes, duke përfshirë edhe dërgimin e kartolinave shokëve dhe shoqeve të shkollës apo edhe mësueseve, të cilat llogariten të jenë personat që marrin më shumë urime, duke e çuar kështu numrin e kartolinave të dhuruara deri në 1 miliard.

Me fillimin e mijëvjeçarit të ri dhe me përhapjen e jashtëzakonshme të internetit, po krijohen tradita të reja. Miliona njerëz tashmë përdorin mjetet dixhitale si kartolinat elektronike, ftesat e dashurisë apo kartolinat e printueshme. Në vitin 2010, është vlerësuar se janë dërguar rreth 15 milionë kartolina elektronike.
Image result for SHEN VALENTINI
Shën Valentini nëpër botë.

Në Europë, Shën Valentini festohet duke dërguar kartolina, lule, çokollata dhe dhurata të tjera. Në Danimarkë dhe Norvegji, Shën Valentini nuk festohet me përmasa të mëdha, por ka nga ata që e festojnë thjesht duke ngrënë një darkë me partnerin e tyre. Në Suedi, Shën Valentini quhet “Dita e Zemrave” dhe ka filluar në vitin 1960 e nxitur nga kompanitë e luleve. Nuk është një festë zyrtare, por njihet për shitjet e mëdha të kozmetikës dhe luleve. Në Finlandë dhe Estoni, Dita e Shën Valentinit quhet “Dita e miqve” dhe festohet më tepër në aspektin miqësor dhe jo në atë të romancës. Në Amerikën Latine, Shën Valentini njihet si “Dita e dashurisë dhe miqësisë” dhe festohet duke shprehur mirënjohje te personat e dashur.
Image result for SHEN VALENTINI
Në Korenë Jugore dhe Japoni, femrat i dhurojnë çokollata meshkujve më 14 shkurt dhe meshkujt u dhurojnë atyre ëmbëlsira pa çokollatë më 14 mars, një ditë feste e quajtur “Dita e Bardhë”. Në “Ditën e Zezë”, e cila festohet më 15 prill, personat që nuk kanë marrë asnjë dhuratë, festojnë ditën e beqarëve, duke ngrënë një pjatë me makarona të zeza. Në Kinë, burrat u dhurojnë çokollata dhe lule grave që dashurojnë. Dita e Shën Valentinit nuk festohet më 14 shkurt, pasi është shumë pranë Vitit të Ri Kinez. Shën Valentini në Kinë festohet ditën e shtatë të muajit të shtatë, në festivalin “Qixi”.
Image result for SHEN VALENTINI
Sipas legjendës, në këtë ditë u lejua një bari të martohej me një shërbëtore. Në Indinë e lashtë, kjo festë bëhej në përmbajtje të një tradite të vjetër të adhurimit të perëndisë së dashurisë Kamadeva, duke gdhendur monumente me skena dashurie apo duke shkruar librin e famshëm të artit të dashurisë “Kamasutra”. Në ditët e sotme, besimi islamik dhe ai hindu propagandon të shmangen festa të tilla si Shën Valentini, pasi cilësohen si tradita të huaja që ndikojnë në humbjen e kulturës vendase. Në Iran, ekziston një festival dashurie i quajtur “Esfandegan”, i cili vjen si traditë e kulturës perse dhe që duket se nuk ka të bëjë me Shën Valentinin e sotëm.

Në Izrael, tradita e lashtë e Tu B’Av është kthyer në ekuivalentin e Shën Valentinit. Festohet në ditën e 15 të muajit gusht. Mesa duket, në vendin çifut ka lindur një festë e re e ngjashme me Shën Valentinin, ku festohet dashuria dhe propozohet për martesë. Në Arabinë Saudite, në vitin 2011, u ndaluan shitjet e dhuratave të Shën Valentinit, duke e cilësuar atë si një festë kristiane. E njëjta gjë ndodh edhe me Pakistanin, Iranin dhe Malajzinë, ku komuniteti mysliman e nxit shoqërinë të mos e pranojë dhe festojë Shën Valentinin, sepse sipas tyre është e papërshtatshme për myslimanët.
Image result for SHEN VALENTINI
Kuriozitete

Femrat blejnë rreth 85 për qind të dhuratave për Shën Valentin.

Mësuesit marrin më shumë kartolina për Shën Valentinin, ndjekur nga fëmijët, nënat, gratë, të dashurat dhe kafshët.

Dhurata më e bukur e Shën Valentinit është Taxh Mahali, e ndërtuar prej perandorit mysliman Shah Xhahan, për nder të gruas së tij të vdekur.

Çdo Shën Valentin, në Verona të Italisë, në ballkonin e Zhulietës dërgohen një mijë letra dashurie.

220.000 mijë propozime për martesë bëhen zakonisht çdo Shën Valentin.

Në Amerikë, 64 për qind e meshkujve nuk bëjnë plane për Shën Valentin me të dashurat e tyre jashtë martesës.

Rreth 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata shiten dhe dërgohen gjatë tri ditëve para festimit të Shën Valentinit.


f.b

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...