Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/18

Dita e Pavarësisë së Kosovës shënohet në Lion të Francës



Me organizimin e Shoqërisë Shqiptare "Iliria", Fondacionit "Gazmend Toska" dhe Shoqërisë "Fëmijët Shqiptarë" më 15 shkurt 2015 u shënua Dita e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast u bë edhe promovimi i librit dokumentar "Dy dekada me shqiptarët e Francës” të autorit Abaz Pllana.
Hapja si në çdo manifestim tjetër shqiptar u bë me himnin kombëtar. Përshëndetjen për mysafirët dhe udhëheqëse e programit ishte veprimtarja e Shoqërisë Shqiptare "Iliria", zonja Elisabeta Shehi.
Për Pavarësinë e Kosovës dhe rëndësinë historike të kësaj dite foli Gazmend Toska, veprimtar dhe themelues i Fondacionit me të njëjtin emër.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Fation Peni, Ministër – Këshilltar në Ambasadën Shqiptare në Paris, Ramadan Avdiu, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë si dhe Kadri Dakaj, Konsull i Kosovës në Shtutgard.

Lidhur me librin që u promovua këtë ditë foli nënkryetarja e Shoqërisë Shqiptare "Iliria", zonja Rina çela Grasset, që ishte njëherit edhe një nga dy redaktorët e librit "Dy dekada me shqiptarët e Francës". Ajo foli për disa fragmente që i shtojnë vlerën këtij libri për të bërë të përjetshme veprimtaritë e shqiptarëve të Francës me më se dy dekada.

Ansambli i këngëve dhe valleve "Gëzuar" nga Gjeneva shfaqi për këtë manifestim pika të zgjedhura nga repertori i tyre i pasur. Pjesëmarrësit përcollën me duartrokitje të vazhdueshme tërë programin e këtij ansambli të vyer që udhëhiqet nga Xhemali Berisha dhe Nexhmedin Ilazi.

Mbi 300 pjesëmarrësit e kësaj dite festive ishte edhe një mysafir i veçantë. Ai ishte Bardhyl Mahmuti që kishte ardhur me librin e tij që u botua vetëm para pak ditësh "Mashtrimi i madh". Një libër që mbron denjësisht luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, i cili u shëtit dorë më dorë nga pjesëmarrësit. Ai do të pritet që të vijë në Lion javëve apo muajve në vazhdim.

Një manifestim i tillë, ngrohu zemrat e bashkatdhetarëve shqiptarë . Ata kanë nevojë të jenë së bashku edhe në festa e gëzime siç ishin së bashku në ditët më të vështira për Kosovën dhe popullin shqiptar.

D.P.

dafine1@free.fr

Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër,monografi nga Prof.Dr.Njazi Kazazi



Nga Kabil Bushati

Kohët e fundit doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim libri “Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër” (nga fillimet e tij deri në vitet ’20 të shekullit XX), shkruar nga Prf.Dr. Njazi Kazazi. Ky libër, i19-ti në botimet e autorit,ësh/të një punim serioz që tenton të ndriçojë sadopak historinë e traditës së arsimit të mesëm në hapsirën shkodrane dhe të japë një ndihmesë modeste në njohjen e kesaj tradite të vlefshme.

Monografia përmban pesë kapituj kryesor përveç përfundimeve dhe bibliografive.
Në kapitulklin e parë njihemi me shkollat private të drejtuara nga klerikët e besimeve të ndryshme dhe nga të huajt.Kështu janë shkollat turke dhe medresetë,Kolegji Saverjan i jezuitëve dhe Kolegji Papnor.

Shqiptarët edhe pas mërgimit i ruajtën me fanatizëm traditat e tyre në fushën e arsimit shqip.Kështu më 1502,shkodranët që u shpërngulën në Venedik nggritën shkollën për bijtë e tyre që u quajt”Scuola degli albanesi”,me mësues Marin Beçikemin dhe Leonik Tomeun,të dy emra që flasin shumë në historinë tonë për kulturën e tyre humaniste. Kjo shkollë ishte jo vetëm për zejet e ndryshme,por edhe për dije bashkohore.Mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe,por njëkohësisht mësohej edhe gjuha greke dhe latine.

Të befason fakti dhe është shumë domethënëse e dhëna që gjatë shekjvet XV-XVI Shqipëria ka pasur 9 profesorë universiteti në Itali dhe Dalmaci.

Më 1698,në qytetin e Shkodrës na rezulton në bazë të dhënave të deritanishme hapi shkollë filllore Filip Shkodrani.Po kështu më 1745 hapi një shkollë shqipe në lagjen Tophanë Jakë Kolë Kamsi.Në vitin 1830 hapi shkollë me 50 nxenës në Serreq Gegë Kodheli (i quajtur me nofkën Bushiqi meqë ishte tepër i shëmdoshe dhe barkmadh),ku sejcili nxënës paguante nga 2-4 grosh në muaj.E kështu vijojnë me radhë shkollat e Gaspër Benussit,Jakë Tushit,Gjon Shkrumit dhe e italjanit Signor(Shor) Markja.

Në Shkodër u arrit që në vitin 1862 të hapet një qendër arsimore për vajza nga Kushe Micja dhe Tereza Bërdica dhe më pas edhe shkolla për vajza e Tina Nikës.Këtu verejmë se sa me kujdes e profesionalizëm i ka mbledhur nepër arkiva shkollat dhe mesuesit profesor Njaziu.Nuk i ka shpetuar asgjë vemëndjes së tij.

Fillimet e shkollës fretnore i gjejmë në vitet 1854-55,athere kur ipeshkvi I Shkodres veproi për të realizuar një evendiment të tillë të rëndësishëm.Kështu u përshtat një shtëpi me dy dhoma në mahallën Gjuhadol,të falur prej atyre njerëzve bamirës katolik.

Më 1877 çelet në qytetin e Shkodrës Kolegja Saverjane e Jezuitëve që në vitin 1888 pa frikë mund të quhej një gjimnaz i vertetë.Gjatë jetës së tij ka pasur profile të ndryshmereale,teknike,tregtare,
normale,por gjithmonë në epiqender kishte tiparet e gjimnazit klasik.

Që në kohën e Bushatlijvet u hap në Shkodër nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku) rreth viteve 1760-70 Mederseja në Lagjen Qafë dhe më vonë pranë Xhamisë së Madhe në Pazar që iu vu emir Medreseja e Pazarit.Më pas kemi mejtpin Ruzhdije Asqerije tek furra e Bejlikut.Shume djem shkodran që mbruan ketë shkollë I vijuan studimet e larta në Stamboll..

Veçanërisht këto shkolla kulmojnë pas Shpalljes së Pavarësisë.Në vitin 1917 u çel liceu i Korçës,më 1923 u hap gjimnazi i Gjirokastrës,më 1924 shkolla tregtare e Vlorës dhe më 1925 u hap gjimnazi i Tiranes.Në këtë kuadër përfshihen edhe shkollat e mesme të rrethit Shkodrës për të cilën bën fjalë kjo monografi.

Gjimnazi “Illyricum” u ravijzua mbi bazën e shkollës fretnore,e cila në vtin shkollor 1920 kishte personel mësim-dhënës: qytetësja 1 drejtor dhe tre mesues,ndërsa fillorja kishte në gjirin e saj 1 drejtor dhe gjashtë mësues.Kohëzgjatja e gjimnazit në fillimet e tij ishte shtatë vite dhe më vonë në tetë vjet.Po kështu kemi edhe shkollën Normale të Motrave Stigmatine.Edhe programet mesimore janë shqyrtuar me kujdes nga autori i monografisë.

Në historinë e arsimit të mesëm në Shkodër një vend të rëndësishëm zë edhe shkolla Normale.Në zonën e pushtimit austro-hungarez,në Shkodër, në gusht të vitit 1916, u krijua Drejtoria e Përgjithëshme e Arsimit,e cila kryente funksionet e organit më të lartë arsimor.Është interesant fakti se në vitin 1917,u derguan në Austri 60 djem shqiptarë dhe 13 vajza,të cilat do të kryenin shkollat pedagogjike.Po ketë vit nis mesimi edhe në shkollën Normale.Në vitin 1922 do të hapej në Shkodër Gjimnazi i Shtetit.,për të cilin është shkruajtur shumë.Për këtë gjimnaz janë berë me dhjetra artikuj dhe studime nga gazetarë dhe studiues të ndryshëm,janë bërë me dhjetra kronika dhe telekronika.

Të bie në sy fakti se qysh at’herë u paraqit kërkesa pëqr futjen në planin mësimor të lëndës së “gjuhës latine”,duke vënë në dukje se është lënda e parë e gjithë kesaj kategorie shkollash.

Padër Gjergj Fishta,në fjalën e përgatitur për të mbajtur në Parlament në vitin 1922 jepte këto shifra:”nga 1120 mesues gjithsej janë pa diplomë 465,me diplomë 67 dhe pjesa tjetër prej 698 mesuesish janë mesonjës besimi. Pra niveli pedagogjik i mesuesvet edhe në ato vite linte për të dëshruar dhe ishte shqetësim i madh për drejtuesit e at’hershëm të arsimit.Për rritjen e nivelit të mësuesvet ishte preokopacion i vazhdueshëm.

Kështu Luigj Gurakuqi flet për 60 nxënës që do të shkojnë jasht shtetit sipas kësaj ndarjeje:30 do të shkojnë në shkollat normale,10 do të bënin gjimnaz klasik që të pregatiten për akultete dhe 20 do të bënëim shkollat e mesme të llojeve të ndryshme.

Në këtë kohë nisi botimi i organeve pedagogjike si Shkolla e re,”Kumtari arsimor”,”Revista pedagogjike shqip”,”Mesuesi”,”Agimi” etj.Veç artikujvet teorik,perkthime nga pedagog të huaj,vendin kryesor e zinin orët e mesimit të zberthyera metodikisht për lëndë të ndryshme.Njëkohësisht pranë shkollave filluan të ngrihen edhe bibliotekat.

Një ndihmesë të madhe dhanë edhe shtypshkronjat e Shkodrës,ajo e franceskaneve dhe e jezuitëvet.
Në radhët e kësaj monografije një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e arsimit kombëtar kanë luajtur pa dyshim mesuesit që kanë dhënë mesim në këto shkolla.

Autori i këtij libri ka bërë një punë të lavdrueshme në evidentimin e të gjithë atyre mësuesve që punuan pa u lodhur në përhapjen mesimit shqip.Ata ishin atdhetarë dhe mesues të vërtetë e të pa lodhur.Te tille jane Ismail Anamali,Gaspër Mikeli,Kolë Margjini etj.

Një vend të vacant në këtë libër zë edhe bibliografia që është ndarë në dy pjesë,si botime të veçanta dhe si artikuj të periodikut të para dhe pas çlirimit.

Të gjitha janë të vendisura sipas rendit alfabetik.Duke përfunduar më duhet të theksoj se autori i librit Prof.Dr.Njazi Kazazi ka bërë një punim serioz dhe profesional pedagogjik.Duke e falenderuar profesorin në fjalë i uroj atij që edhe në të ardhmen të na japë punime të tilla dinjitoze.

2015/02/17

IKONA E NJË GRUAJE QË VJEN NGA BURGJET DHE INTERNIMET



Nga ETLEVA BREGU




Romani “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” i Visar Zhitit, botim i “OMSCA-1”, sjell një realitet të rëndë, atë të vuajtjeve të vajzave dhe grave nëpër burgje dhe internime gjatë diktaturës, gjyqet e ashpra dhe mizorinë, mundimin, punën me kazmë dhe forcën shpirtërore për t’i bërë ballë së keqes. Mënyra origjinale e trajtimit, emocionet e fuqishme që përçon, e bëjnë një roman të pa përsëritshëm dhe me rëndësi në letërsinë posdiktatoriale.
Protagonistja e romanit, Ema Marku, aq sa e krijuar dhe po aq e vërtetë, gjimnaziste nga Shkodra, burgoset se mbante nje kryq në qafë si varse, apo lexonte fshehurazi edhe biblen, i pëlqente e bukura, jeta, etj. Në burgun e grave në Kosovën e Vogël në Lushnje, ajo njihet me gra të tjera, mes tyre dhe të huaja, nga vendet e perandorisë komuniste, të martuara në Shqipëri dhe së bashku, teksa kalojnë vite të rinisë së tyre nën kërcënimet e shkopit të gomës së gardianes, metaforë e sistemit, duket sikur ato gra krijojnë një kor të atillë, i ngjashëm dhe i pangjashëm në tragjeditë e antikitetit, me një si lloj elegjie të fshehtë, që këndohet në heshtje, për të shpëtuar ç’të mundnin nga vetvetja, ëndrrën mbi të gjitha dhe dinjitetin prej gruaje.

Ema lirohet nga burgu dhe kalon në internim, prapë në punëra të rënda ndanë kënetave të Myzeqesë. Por aty njihet dhe dashurohet me Feliks Kondin, edhe ai punëtor krahu.

Me përmbysjen e diktaturës, romani futet në të papritura të tjera, ku përzihen drita me mugëtirën, shpresat me depresionet që krijojnë aluçinacione nga më befasueset, një lloj përçudnimi të ëndrrave, përzjehet dashuria e madhe me krimin e tmerrshëm politik..

Emën, kur po shpaloste veten si personalitet, në fakt po e ribente në kushtet e lirisë së saj, e vrasin forcat e errësirës, Sigurimi i vjetër i shtetit. Feliksin e saj e kapin kriza të rënda shpirtërore dhe mentale, që duket sikur janë të vetë shoqërisë në atë tranzicion hutues. Dhe ai ikën, merr rrugët nëpër botë, me tre misione: e para, të shohë vendet që kanë lakmuar t’i shëtisnin me Emën, pra mbart brenda vetes ëndrrën e saj, dy, ka shpresa se mos gjen shpirtin e saj binjak dhe e treta, rreket si i fantaksur të vejë, me një dosje në dorë, në Hagë. Ka hedhur në gjyq gjithë atdheun. Një akt i pangjashëm, absurd në dukje, por më shumë është një apel ndërgjegjes për moralin qytetar, për përgjegjshmërinë kolektive. Gjithë ky tmerr nga dashuria e vrarë.

Romani mbaron në prag të një viti të ri, kur po mbaronte dhe shekulli dhe mijëvjeçari, te një urë në një kryeqytet të Europës, që duket sikur lidh kohët, vendet, njerëzit, kujtesën, vdekjen me jetën, ëndrrën me të vërtetën. Leximi i këtij romani është një përjetim i ankthshëm, plot me vezullime bore dhe gjaku, një bukuri e përzishme si një shandan mbi jetën e një Zhuljete dhe Romeoje shqiptar, që dalin nga vuajtja dhe shndërrohen në ikona, kurse jashtë kornizës janë djajtë.

Dhe shkrimtari Visar Zhiti e sjell këtë dhimbje dhe akuzë njëherësh si askush tjetër në letrat tona sot.

Shaip Bllaca: Vargjet e mija si lotet e lumit...









FLAKË JANARI




Ç’eshtë kjo flakë
Qe i shkon malit,
Thrret bukuria e
Mulla Idriz Gjilanit.
Hasmi kurr nuk pushon
Kosoven ton rahat mos me lan,
Po ku jeni trimat tanë
Hovin shkjaut me ja ndal.
Dikur trimat nga Gjilani
Në janar treguan veten,
Gjitha vitet punuan me nder
Për lirin e vendit te vet.
Rexhep Mala,Nuhi Berisha,
me Kadri Zeken me shokë...
Hasmin kurr se lan të qet,
Shoket me Agim Ramadanin
I dhan lirinë vëndit t'vet.
Flakë Janari ne trojet e mija
Çdo vit kujtohen trimat,
Tan jeten punuan për liri
Për ketë tokë e Shqiperi 
Qe do jetë tokë Etnike.


Image result for leter nenes


NENA

Eshtë nji pishë e ndezur,
Një pamje që ndriqon,
Per fëmijet eshtë nji Yll,
Nëna,Nëna,Nënë.

Falendëroje,duaje Nenën,
Sa e ke në jetë,
Kurr mos i kthe fjalen,
Uroi te mira,shëndet,

Duhet ditur gjithë,
Në mendje te kenë,
Nëna nuk eshtë nji grua,
Eshtë pish e ndezur jete.

Me ndihmen e Zotit,
Jemi ketë bot,
Ishin e janë Nënat,
Që shijojmë ketë jetë.

Për fëmijet, Nëna,
Duhet te jet nji Yll,
Eshtë nji pish e ndezur,
Që ndriqon ç,do ditë.

Shëndetin me suksese,
Uron fëmijve te vet,
Nëna për neve eshtë yll,
Sa të kemi ketë jetë.

Image result for Nusrete Kumnova

ZONJË E ÇELIKTË

Dhëmbjet e zemres
S’mundem ti shprehi me fjalë,
I shoh motrat e mija
Me lotë si qajnë!

Sa here qeli dritaren në televizion
E shoh në ekran Zonjën e hekurt,
Me shumë Nëna tona…
Dhëmbjet e shpirtit…
Zemrat si ju qajnë!

Ç’mos shohim e ndegjojmë
Në ekranet tona,
Nga afer kur sheh ketë Zonjë
E çelikt në zemer
Nusrete Kumnova.

Ishte vëndi i shenjët
Në Prekazi Legjendar,
ju pash nga afer,…
Të vetmen dritë qe kishit
Engjullin e jetes
Shkijet ju kishin marrë…

Ju thash motra ime e dashur,
Së bashku me juve Nënat
Lotët nuk i ndalim…
Shkijet faqezi kurr ditë mos pafshin…


Image result for lumi i ngrire


BURIMI I LUMIT

Nga lart ,vjen lumi yn i pastert,
Mos mendoni qe s,ka halle,…
Rrjedh i qetë me shumë pengesa
Duke ndar qytete e shtete!

Ky lum,burimin e di ku e ka,
Vjen i qet duke ligjëruar,...
Kënges se vet po ia thotë
Gurgullon me halle plotë.

Buron lumi, deget po i shtohen
Ke shtrati i Tij dikur qe kishte,
Dukej shtrati i zbukurohet
Deget e tij qe po bashkohen.

Ka ardhë koha lumi yn
Burimin tend te mesojme
Krahet tuaj o lum i vuajtur
Mundonin per jet me i humbur!

Lumë o lumë ke pas shumë halle
Tash burimin mire po e dijmë,
Brigjeve tuaja,o lum i dashur,...
Deget tuaja do t,i bashkojmë.

Lumi yn,nga burimi shetit
Pengesat me vuajtjet i kujton,
Burimin po e dimë shumë mirë
Mbi Ty pengesat gjatë qendruan.

Lumi yn ,kalove shumë sfida
Vuajtje,... te benin me vajë,...
Kalove shkembinj ,male e kodra
Me shekuj derdhe shumë lotë.

U munduan,…burimin tendë,…
Deget tua t,i shkepusin nga lumi,
Rrenjet qe kishit ke koka jote,...
Asnjiherë s,munden t,i shkulin.





TRI SHKRONJA,,PSE’’

Pse, lindëm me vaje!
Pse,Nenat tona qajnë.
Shohin fëmijen kur lindë,Pse qan Nena ,...!

Pse, fëmija qanë kur lindë!
Vetëm Nenat dhembjet ia dijnë.
Pse Nenave tona te ju dalin ,,Lotet’’?
Lotet e dhëmbjes i ka!

Pse Nenat qajnë fëmijet?
Ç,do lendim të fëmijes,...
E ndjejnë ke shpirti I tyre,
Dhëmbjen me femijen ndajnë.

Te gjitha Nenat duan gezim,...
E ndjejnë ne zemer ç,do lendim,...
Lendimin e kujt?Te fëmijes,
Po.Te fëmijes së saj.

Pse Nenat te qajnë?
Po qajnë prej gezimi!
Shohim ,,Lotet’’ e tyre,
Janë ,,Lote’’ skamje-mjerimi!!!

Pse krenohemi me Nr.lindjesh!
Kemi kaq banorë,...
Me ndihmen e Zotit;Kush i lindi?
Nenat tona që ju dalin ,,Lotë’’ s,kamje!

Pse,...A thua vallë, fëmijë s,janë te njejtë?
Te njejtë para Nenes natyrë,…
Pse , kush po i dallon?
Ata qe kan sofrat plotë!

Pyes:Pse, Nenave te ju dalin,,Lotë’’ s,kamje
Ah,nji Nenë me zemer te lenduar,
Nga ofshamat e tyre,....
Buken qe ngrem nga duart e tyre
Perendija do na mallkoi!

Pse, tri shkronja,...PSE lindem?
Pse ,Nenat mallkojnë?
Te gjitha Nenat, ndoshta JO,
Nji pjesë bukur e madhe PO!



Lotë shpirti Nëne

Vargu im mengjesor
Lotë shpirti Nëne
S’po kuptoi!
Ketë mengjes kujtoi ç’lirimin,
Nga okupatori shkja,
U gëzuam me njemij e nendqind
e nentdhjet e nëntë...
Lotet e Gëzimit shkuan në qiell!
Sot,s’po kuptoi
Çka te festoi...
Pam trishtim,vuajtje..
Iken familje...te rinjë
Nga vëndi im dikur,
Nga okupatori shkja!
Shumë sot kan mbet pa gjymtyr...
,,PAVARESI’’ shkruar ne leter!
Shtatë vjet më parë...
Eh,shtatë vjet pas ,,PAVARESIS’’!
Prijsve tan ju themi:
A hahet PAVARESIA!
Shtatë vjet uri
Shtatë vjet Skamje,



Shtatë vjet hajni(Korrupsion)...
Shtatë vjet varferi...
Shtatë vjet Padrejtesi...
Pas shtatë vjet ,,Shtet’’
Eshtë zbraz Kosova...
Me vajë e lotë kan lënë
Vëndin e vet shumë familje...
Te reja e te rinjë...
Tani haptas duhet thënë
Iken,ikin...lënë vëndin,
Jo nga shkijet si dikur...
Sot ikin prej vendit nga s’kamja...
Qe ia shiten terë pasurin vëndit ...
E le te festojnë te korruptuarit...
Me miqet e vet e dashamirt qe
I pasuruan me dhëmbjen e lotet
Nga Nënat tona ne ketë vëndë
Te ,,LIRË’’
S’po kuptoi...
Dhe as që kemi prit
Te vie kjo ditë
E trishtë...


Image result for rreze dielli

Vargje drite

E di
Me shpirt luteni
për femijët
Ju Nënat tona.
Vargje e mija si lotet e lumit...
I ndjeni me zemer e shpirt
Lutjet tuaja Nënat e ç’muara
Per fëmijet tuaj te shpërndar…
Si zogjtë nga njeri pol ne tjetrin...
Deshirat i shprehni me zemer
Ti kthehen vëndit bijat e bijtë tuaj.
Nëna,Rinia,familje ikim nda vëndi yn
Jo nga te mirat qe na kan mbulu...
Por,imponuar nga jeta…
Veshtir qenka pa punë me jetu...
Prej lindjes,Nënat tona keni uruar...
Fal Zotit këtu lindem,u rritem e u shkolluam...
E sot te shihni juve skena te tilla…
E di që nuk e keni prit!
Lotet juve Nënave, vetem i lumi Zot i ndal,
Duke berë lutje te Perendija,
Te gjithë Mërgimtaret nji ditë te jenë këtu
Në vëndin ton te bekuar i mbuluar me Arë…
Qe do te udhëheqin vëndin nji ditë,
Nga Rinia e përparuar te ndritur,te shkollar…
Lakmi do t’ju ketë bota mbarë!
Vargje drite do te shkruhet
Nji ditë për vëndin tim,
Besoi ,shpejtë prej këtyre lotëve
Kosova do te sheh dritë,
Prej kësaj Rinie te mrekulluar,
Fëtyrat te ju buzqeshin Nënave tona
Vertet në,,Kosoven e Lirë’’.





DHËMBJE...

Dhëmbje
Lotë dje...
Dhëmbje
Lotë sot!
A kanë te ndalur
Lotët...
Toka rënkon...
A thua more Zot,
Kjo tokë eshtë
e ,,Mallkuar’’!
Dikur
Lexojmë ku ishim!
Sot
Shohim ku jemi!
Sa shumë Pashallar
Te vëndi im,...
Avni o Vlla!
Nji pasha e zhduke
Nga faqja e dheut
Në Paris....
Sot
Ne ketë tokë te t’kurrur
Te helmuar...
Prej shkjau!
Me disa shokë...
Dhëmbje...
Lotë...
Në popullin tim!
Kanë than te moçmit:
,,Secila përpjete e ka nji teposhte’’
Dhe e kunderta,
,,Secila teposhte e ka nji përpjete’’!
O Zot,a dijnë
Këta qe janë ngrit lartë
Nga lotët e popullit te vet,
Do te ju vi dita
Te shkruhet për ta
Keq e më keq...

Ekrem Kryeziu - 2 libra

Ekrem Kryeziu, lindi në Pejë 01/06/1943



Pas maturës punon si aktor në Teatrin Popullor të Prishtinës. I pakënaqur me kushtet në teatër, ikën nga teatri dhe studion drejtësinë në Zagreb. Në këtë kohë merret me shkrimin e tregimeve dhe të dramave dhe në atë kohë laureohet me shpërblime si në konkurset për tregime ashtu edhe në konkurset për drama dhe radiodrama. Për mungesë të bursës i ndërpret studimet në Zagreb dhe kthehet në Prishtinë ku vazhdon drejtësinë dhe vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha revistat e kohës dhe në fund, punësohet si reporter dhe përkthyes në gazetën “Rilindja”.
Duke qenë i ndjekur nga organet e hetuesisë për qëndrimet e tij politike të cilat binin ndesh me qëndrimet e politikes zyrtare, largohet serish nga Prishtina dhe në Beograd i kryen studimet në Fakultetin e Arteve në degën e dramaturgjisë.
Si student nis të punojë në Televizionin e Beogradit, Programi parë dhe Programi i dytë me hapjen e Televizionit të Prishtinës kalon në këtë televizion ku nis si folës pastaj realizator për të përfunduar si skenarist, redaktor, regjisor dhe producent.
Në këtë kohë nis realizimet e para televizive sipas skenarit dhe regjisë së vetë.
Në vitin 1978 punon me sukses edhe regji teatrore të teksteve të veta dhe filmat e parë.
Me 1981 burgoset dhe dënohet me 8 vjet burg si ideatorë i lëvizjes gjithë popullore për Republikën e Kosovës në grupin e ashtuquajtur të “Intelektualëve”.
Në vitet 1989 themelon kompaninë “Labia” ku i realizon veprat i tij me te reja Filmike.
Në vitin 1996 themelon degën e dramaturgjisë në kuadër të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës ku ligjëron dramaturgjinë dhe mjeshtërinë e të shkruarit e dramës .
Për bindjet e tij politike dhe nga regjimi komunist i Ish Jugosllavisë denohet me 8 (tetë) vjet burg. Pas burgut nis të shkruan analiza politike të cilat i boton në radio dhe revista në Kosovë, Itali dhe SHBA.


Shkollimi

1966–1970 Universiteti i arteve në Beograd
I diplomuar dhe magjistruar në Dramaturgji

Përvoja profesionale

2007-2012 Profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB Prishtinë
1999- 2002 IKON Office Solutions, Charlotte, NC, Site Representative
“Silver Hammer” Movie Company”, Charlotte, NC, Counselor
“Moss – Dragoti” Advertising Comp. NY, NY – Freelancer
1996-1999 Në Vitin 1996 Themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës ku ligjëron dhe udhëheq me degën dramaturgjisë, dhe skenar te e filmit dhe historinë e dramës dhe tetarit botëror, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve
1989-1999“LABIA Shtëpia Muzikore Filmike, Prishtinë
Producent. Skenarist dhe Regjisor
1974-1981 TV Prishtina, Redaktor dhe Regjisor
1968 – 1973 TV Beograd, spiker (Folës), skenarist, redaktor dhe regjisor

Ekrem Kryeziu: "Tri drama"


Publikime, Skenarë dhe Regji

2013 “Pushkatimi”Dramë, Teatri “Istref Begolli” Pejë
“Përplasjet” Dramë në TKK Prishtinë
“Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna II” Film artistik
2012 “Kodi i jetës” Seri televizive në 6 pjesë
2009 “Kodi i jetës” Film artistik
2008 “I Biri i Rozafës” dramë
2007 “Drama I,II. Botim i UVE (Universiteti i Vizionit evropian)
2007 “Përtej bunarëve” Film televiziv, Prodhim i RTK-s Prishtinë
“Përplasjet” Dramë, Tetari profesionist “Istref Begolli” Pejë
2006 “Komploti Ilir” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.
2005 “Dashuria” Dramë, Tetari kombëtarë Gjakovë.
2003: “Epoka Para Gjyqit 1978-2003” Dramë, Teatri Kombëtarë
Gjakovë
2002 “Korridoret e Tmerrit” Dramë, Teatri Kombëtarë, Prishtinë
2001 “Pranvera në Prishtinë” seri televizive 10X 80 min
1999 “Kosova’s Harvest” ( Të korrat e Kosovës) Skenar i
shkruar SHBA, në anglisht është në proces në SHBA
1997 “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” Film artistik 83 min
Prodhuar nga “Labia” Prishtinë
1996 “Buka e Hidhur” Film artistik Prodhuar nga “Labia”
Prishtinë
1995 “Pa pardon” Video komedi, 70 min.
“Sherif Patrioti” Video komedi 65 min
1994 “Rruga pa kthim” TV Film 90 min.
1993 “Viktimat e Tivarit” TV film 90 min.
1980 “Një jetë e tërë” TV Film 90 min.
“Xhani Ballkaneze”Dramë televizive Prodhim i TV
Prishtinës
“Tepricat” Film dokumentar
Prodhimi “Kosova Film” Prishtinë
1979 “Gjurmë të Bardha” Film artistik 100’
dhe seri 4. X 50 minuta
1978 Epoka Para Gjyqit TV Dramë
Prodhim i TV Prishtinës
Epoka Para Gjyqit” Dramë Teatri Popullor,Gjakovë
Kur Pranvera Vonohet Film artistik, 120 min dhe
Seri në katër episode nga 60 min
Prodhimi “Kosova Film” Prishtinë
1977 E Kafshoja terrin TV Film 87 min. Skenari & Regjia
Prodhim i TV Prishtinës
1975 Piktori Muslim Mulliqi film dokumentar
Prodhim i TV Beogradit, redaksia ene gjuhen shqipe
1974 Mallkimi i kuajve Film dokumentar
Prodhim i TV Beogradit, programi i dytë
1974 Buka TV Film 90 min. Skenari & Regjia
Prodhim i TV Beograd
Por, TV Film, Prodhim i TV Beogradit
1973 Të ngujuarit, Dramë (Teatri Popullor, Prishtinë)
1973 Pikë e Gur Film dokumentar Skenari & Regjia
Prodhim nga “Kosova Film”Prishtinë
1972 Të Ngujuarit TV film
Prodhim i TV Beogradit programi ne gjuhen shqipe
1971 Kronika nga Shqipëria TV Dokumentar kulturor
Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
Sofra TV Dokumentar kulturorë Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
1971 Dita e Mërgimtarëve Film dokumentar, Regjia
Prodhim nga “Kosova Film” Prishtinë
Po vdes Rugova Film dokumentar Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
Po e zëmë, po e zëmë TV seri Skenari & Regjia
Prodhim i TV Beograd
1969 Luftëtarët Film dokumentar Skenari & Regjia
Prodhim nga Kosova Film Prishtinë
1969 Dhe dita e dasmës erdhi film dokumentar artistik
Skenari & Regjia
Prodhim nga TV Beograd
1967 Një Lindje Film dokumentar Prodhim nga Kosmet film

Publicistikë

Në të gjitha mjetet e informimit në Kosovë, Ish Jugosllavi, Kroaci, Mali të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe SHBA, në gjuhen shqipe, gjuhen serbe, dhe gjuhen kroate janë botuar seri shkrimesh, analizash politike.

Shpërblimet

2009 “Kodi i jetës” Skenari më i mirë në Konkursin e
QKK (Qendra Kinematografike të Kosovës
2008 “Përplasjet”, Shpërblimi Special për rolin kryesor në
Festivalin gjithëkombëtar “Apolon” në Fier – Shqipëri
1981 “Tepricat” Diploma për Regji në Festivalin Ndërkombëtar
të Filmit të Shkurtër Artistik dhe Dokumentar në Beograd.
1980 “Gjurmë të Bardha” “Arena e Bronztë” për Regji në
Festivalin e Filmit të Ish Jugosllavisë “Pula ‘80”
1978 “E Kafshoja Terrin” Filmi më i mirë, Regjia më e mirë e
dhe Aktorja më e mirë në Festivalin Televiziv të
Ish Jugosllavisë në Portorozh,
Filmi i përzgjedhur ta përfaqësoje Ish Federatën Jugosllave
në Festivalin Ndërkombëtar “Prix d’ Italy” në Milano
1974 “Por” TV film në Festivalin Televiziv të Ish Jugosllavisë
në Portorozh,Shpërblimi për regji
1973 “Një Lindje” film dokumentar. Shpërblimi i Kompanisë,
“ORWO” DDR

Thanas (Nase) Jani- 2 libra

Thanas (Nase) Jani e ka nisur jetën në Stegopul të Lunxhërisë, Gjirokastër, më 25 maj 1947. Mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj në Kuçovë te shkolla “Gaqi Karakashi” e në Vlorë, te shkolla “Ali Demi”, ku mbaroi para-shkollën e mesme.

Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare nisi studimet në shkollën ushtarake “Skënderbe” në Tiranë, për të vazhduar më tej në Shkollën e Lartë Detare në qytetin e Vlorës dhe shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë. Ka studiuar edhe për Letërsi, Dramë-Regjisurë, Filozofi, në hapësirat që i krijonte detyra ushtarake.

Thanas (Nase) Jani: "Gruaja në kafaz"



Prej vitit 1969 deri në vitin 1973 ka shërbyer në garnizonet e Durrësit, Kuçovës e të Beratit, oficer në A. K. A. dhe Shef i Kulturës së Divizionit të VI, Shef i Shtëpisë të Kulturës së Ushtarakëve, Berat.

Është i martuar me znj. Leonora Stefa (Jani), ish arsimtare dhe volejbolliste e skuadrës “Tomorri”-Berat (1968-1971) Kanë tre fëmijë: Entela, Helidoni dhe Lisjani. Prej vitit 1997 jeton familjarisht në Athinë.

Thanas (Nase) Jani: "Si ndriçon një xixëllonjë"

Veprimtaria Letrare:

Është autor i 18 librave në poezi e në prozë.

POEZI: “Po nesër”, “Unë dhe ti”, “Humbas udhët nëpër udhë” (në greqisht), , “Lotët e hënës” (poemë për fëmijë), “Lirika”, “Sa vjeç është ky shekull?” , “Dashuria e Anës”-roman në vargje “Jetë e hutuar” (Toena, 2007), “Si ndriçon një xixëllonjë” (Toena, 2009), “Det dashurie” – lirikat e detit-2010

PROZË: “Unaza”-novelë, “Çmendina”- roman “Sulmuesi fluturues”-monografi, “Gruaja në Kafaz” tregime e novela (libri fitues i Çmimit të Parë në Konkursin e vitit 2002 nga Lidhja e Botuesve të Shqipërisë), “Pavli dhe Vasiliqia”-novelë. , “Artistja e madhe Violeta Manushi”-monografi, 2007, “Jorgo Zografi”-monografi, “Për Shqipërinë”-2008, 2012.

Antologji & Revista Letrare

Ka përgatitur dy Antologji të Klubit të Shkrimtarëve “Drita”:

“Portat e harresës” dhe “Shtëpia mbi rrota” (Botimet “TOENA”, 2001) Autor i antologjisë: “Itaka e fjalës” (Me poetë të kudondodhur jashtë Shqipërisë) – Botimet TOENA, 2007

Ka përgatitur dhe botuar Albumin Letrar-Arkivor :

“Me Dritën, për Dritën” (2000-2002)

Është themeluesi dhe botuesi i Revistës Letrare-Kulturore “Pelegrin”, (për shkrimtarët e kudondodhur jashtë Shqipërisë). Reviste stinore, që botohet prej vitit 2004. Kjo Reviste ka Fituar Çmimin e vitit 2004, dhënë nga Kryetari i UNESCO-S në Athinë. Kjo revistë shpërndahet në të gjithë kontinentet ku ndodhen krijuesit e ikur nga Shqipëria.

Është përgatitës dhe botues i revistës letrare-historike: “Stegopuli” (2005)

Krijimtaria e Nase Janit është përfshirë në disa Antologji brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Veprimtaria Shoqërore-atdhetare

Z. Thanas (Nase) Jani është nismëtar i krijimit të Klubit të Shkrimtarëve shqiptarë të kudondodhur në botë “Drita”, me qendër në Athinë dhe i Shoqatës Kulturore – Atdhetare “Lunxhëria” (Dega - Athinë).

Klubi “Drita”, është i pari bashkim shkrimtarësh shqiptarë në Greqi me shtrirje në gjithë qendrat qytetare në Greqi dhe ku kanë emigruar shkrimtarë shqiptarë nëpër botë.

Në Pesë-vjetorin e Krijimit, me propozim të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli (Kryetar Nderi i këtij Klubi) Klubi “Drita” u Dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Alfred Moisiu me “Medalien e Mirënjohjes”. Nr. Dekreti 4581 Tiranë Dt. 30. 5. 2005

Klubi “Drita” ka faqen e vet në Internet http://dritapelegrin.blogspot.com dhe lidhet me gjithë krijuesit e kudondodhur me adresat elektronike: thanasjani@gmail.com, dritaklub@yahoo.gr dhe

naselunxheria@yahoo.gr

Z. Nase Jani është i rizgjedhur Kryetar i këtij Klubi, me votim të fshehtë, në tre Mbledhjet e Përgjithshme të Shkrimtarëve. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (Kur ekzistonte kjo Lidhje), Anëtar-mik i Lidhjes së Shkrimtarëve të Greqisë.

Dekorime:

Është dekoruar me:

Medalien “Naim Frashëri”, Nr. dekreti 6609 Tiranë: Datë 18. 08. 1982
Urdhrin “Ylli i kuq” , Nr. dekreti 7175 Tiranë Dt. 20. 11. 1098
Urdhri “Naim Frashëri i Artë”, Nr. dekreti 5210 Tiranë dt. 11. 5. 2007
Diplomë Mirënjohje nga Lidhja e Botuesve të Shqipërisë (2008)
Nder i Shoqatës së Shkrimtarëve “Petro Marko”-Vlorë. (qershor 2010)
Në skenë:

Ka luajtur dhe venë në skenë dramat, në qytetin e Kuçovës e Beratit: “Familja e Peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, duke luajtur rolin kryesor të Peshkatarit; “Lagja e Varfër” e Fadil Paçramit, në rolin kryesor të Bacë Adnanit; në rolin e Kuestorit te “Kuestori”, etj.

Ka qenë ideator dhe përgatitës i Almanakut Letrar “Naftëtari Letrar” në Kuçovë, e para revistë letrare e këtij qyteti.



Vlerësime:

“Nase Jani, poet i shquar autentik!”

Dritëro Agolli



Është nderuar me disa Çmime letrarë, brenda dhe jashtë vendit. Krijimtaria e tij është përkthyer edhe në gjuhët: greqisht, rumanisht, anglisht dhe italisht.

Vepra e tij letrare është vlerësuar nga kritika dhe personalitete të letrave brenda Shqipërisë dhe jashtë saj si: Akademikët Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, studiuesit Perikli Jorgoni, Adriatik Kallulli, Fatmir Terziu, shkrimtarët Faslli Haliti, Qazim Shemaj, Niko Kacalidha, Stefan Martiko, Ylli Polovina, Myslim Maska, Luan Xhuli, Hiqmet Meçaj, Fatime Kulli, Vasil Qesari, Aleko Likaj, Robert Goro, Mimoza Hametaj, shkrimtarja nga Kosova: Aishe Qorraj Kelmendi, studiuesi kosovar Xheladin Mjeku, studiuesi nga Maqedonia Prof. Nehas Sopaj, shkrimtarët grekë Nasos Vajenas, Sotiris Dhimitriu, Petros Stratis (ish Ambasador i Greqisë në Tiranë), Kristos Tumanidhis, shkrimtarja franceze Claude Chatron- Colliet, etj.

Është në Enciklopedinë “Kuçova”, Enciklopedinë e Ushtarakëve të Shquar Shqiptarë, vol. 2. dhe në Enciklopedinë e Qarkut të Beratit.

Florin Kelmendi: "Ndalni trenat"

Florin Kelmendi
Florin Kelmendi është gazetar dhe themelues e drejtues i RTV-21. Në radhë të parë është gazetar. E do artin dhe çdo gjë që të bukur.

Florin Kelmendi: "Ndalni trenat"

ISBN: 978-9951-641-71-5

 E do edhe gazetarinë sepse konsideron që edhe gazetaria, po e trajtove si të tillë, është art. Në emër të artit e ka parim thënien: “Zoti ta dhuron prirjen. Po s’e shfrytëzove, je mëkatar ndaj Zotit dhe vetvetes.”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...