Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/27

Harta misterioze e Piri Reis




Nje prej objekteve me interesante dhe enigmatike qe vjen nga e kaluara jone eshte harta e Piri Reis. Kjo harte u vizatua nga admirali turk me te njejtin emer ne vitin 1513 d.c. (pas krishtit). dhe eshte zbuluar vetem gjysma e saj ne vitin 1929, gjate punimeve te ristrukturimit te Pallatit Perandorak te Stambollit. E vizatuar ne lekure gazele, mund te shohim: bregun perendimor te Afrikes,  bregun e Europes, bregun lindor te Amerikes Jugore, bregu lindor i Amerikes Veriore (pjeserisht) dhe Token e Mbretereshes Maud ne Antarktik.
Veçoria e kesaj harte, nuk eshte ne faktin qe paraqet Antarktiken perpara se ajo te zbulohej zyrtarisht ne vitin 1818, por qe e paraqet ate ne nje epoke subglaciale (pa akuj), ashtu siç dukej midis 15.000 dhe 4.000 viteve para krishtit (a.c).
Profili i kontinentit Antarktik pa akujt qe e mbulonin do te zbulohej vetem ne vitin 1949 gjate kursit te vitit Nderkombetar Gjeofizik, nepermjet metodes sizmike te reflektimit. Ashtu siç thote vete admirali Reis, ai nuk e vizatoi harten me doren e tij, pra teresisht nga zero, por pati mundesine ta rikopjonte nga burime me te vjetra; fale fames qe pati per meritat e tij, kishte ne fakt hyrje te privilegjuar ne Biblioteken e Kostandinopojes (sot Stambolli), nga ku mundi te dokumentoj me botime dhe me antike.
Kushdoqofte ai para 4.000 vitesh para Krishtit dhe gjithsesi perpara lindjes se nje qyteterimi te njohur, si arriti te kishte keto njohuri kaq te avancuara ne hartografi?
Se pari, harta prezantohet me nje longitude teper te sakte; eksperte qe kane analizuar kete harte kane vene re gabime me marzh me te vogel se 1 grade. Ju kujtoj, se longitude percaktohet nga distanca e gradeve ne lindje dhe atyre ne perendim kundrejt nje meridiani referues, qe ne hartografike aktuale jepet nga meridiani i Greenwich. Llogaritja e longitudes ndryshe nga perllogaritja e latitudes e cila llogaritej lehtesisht sipas ravijezimit me trupat qiellore, ka qene gjithmone nje problem jo i thjeshte per hartografet e kaluar. U ideuan shume metoda por asnjera nga keto ishte ne gjendje te zgjidhte problemin ne praktike. Ajo qe ne te vertete duhej, ishte te llogaritej me saktesi koha qe kalonte nga pika e nisjes ne ate te mberritjes. Vetem pas vitit 1730, anglezi John Harrison, pas shume tentativash, arriti te ideonte nje kronometer relativisht te sakte (me nje gabim ose mbetje me te vogel se 3 sekonda ne dite) i cili beri te mundur ne vitet qe do vinin nje llogaritje te sakte te longitudes.

                                                              Bota Antike - Mercator


Duam te kujtojme faktin se rasti Piri Reis nuk eshte i vetem, por si ai egzistojne harta te tjera qe paraqesin vende qe per ate epoke nuk njiheshin akoma, dhe citojme ketu disa prej tyre: Oronzio Fineo, Mercator dhe Buache.Se dyti, duhet te dime qe per te paraqitur nje sfere (psh Token) ne nje siperfaqe te sheshte/rrafshte, duhet te aplikojme disa adaptime qe quhen ndryshe projeksione. Gjate viteve jane krijuar lloje te ndryshme projeksionesh midis te cilave me e famshmja e perdorur ne altlante, eshte ajo e quajtur Merkator. Me pak fjale, eshte vertetuar se harta Piri Reis ne paraqitjen e saj adopton pikerisht nje projeksion qe quhet projeksion azimutal i barazlarguar. Te gjitha keto lene te nenkuptohet se çfare njohurish matematike te thella duheshin per te perpiluar nje harte te tille.
                                                                     Oronzio Fineo

Admirali Reis, konsiderua rnga shume persona si pirat, ne realitet ishte nje person shume i kulturuar dhe mendjendritur. Duke perfituar nga pervoja e tij e gjate si lundertar, vendosi te hidhte ne leter te gjitha njohurite qe kishte marre gjate udhetimeve te tij te shumta. Po flasim pikerisht per Kitabi Bahriy. Brenda tij mund te zbulojme perveç pasurise se madhe te informacioneve detare, edhe faktin se Kolombi nuk e zbuloi Ameriken, por thjesht e ri-zbuloi. Kronikat na tregojne se nje marinar i Kolombit i zene rob nga xhaxhai Qemal Reis dha nje ndihme te madhe gjate perpilimit te Hartes. Marinari i dhuroi Reisit, nje harte te perdorur nga vete Kolombi, ne te cilen dukeshin lehte brigjet e Botes se Re. E gjitha kjo kofirmohej nga nje leter qe Kristofor Kolombi i dergoi vellait te tij Bartolomeo.

                                                                          Buache
Asnje hartograf i antikitetit, qe nga Eratostene (275?-194 a.c.) deri tek Klaudio Tolomeo (shek. II d.C.), nga Marino di Tiro (dhe ky i shek. II), tek Pomponio Mela (shek I), ka paraqitur, ne veprat e tyre qe kane arritur ne ditet e sotme, Ameriken dhe Antarktiden. Ndersa nje vezhgim i shpejte ne harten me ngjyra te Piri Reis, realizuar mbi nje lekure gazele me permasa 85 x 60 cm, na lejon te konstatojme se ajo perfshin brigjet perendimore te Afrikes dhe te Europes, prej Kepit Palmas ne Brest, perfshire ishujt e Atlantikut Verior dhe disa te Atlantikut Jugor, Kuba dhe ishujt e Karaibeve, bregu atlantik i Amerikes se Jugut, nga Kepi Frio ne veri, deri ne Amazone, dhe ishulli Maracà, dy ishuj misterioze dhe te panjohur, njera prej te cilave quhej Antila, ndersa tjetra shtrihet ne nje zone ku, ne ditet tona, egzistojne vetem ishujt e vegjel shkembore te Saint-Pierre dhe Saint-Paul, nje pjese e zinxhirit te Andeve, bregu jugor i poshtem i Amerikes se Jugut, nga Bahia Blanca ne Kepin Horn, ishujt Shetland jugore, ishujt Falkland, nje pjese e kontinentit antarktik, midis se ciles Token e Mretereshes Maud.
Rio i Amazones eshte vizatuar dy here: heren e dyte admirali paraqet ne menyre korrekte ishullin Marajo, zbuluar vetem ne vitin 1543. Mungojne rreth 900 milje bregdet midis Kepit Frio dhe Bahia Blanca, por Ishujt Falkland (zbuluar ne vitin 1592) jane paraqitur ne menyre perfekte. Nuk duket ne harte ngushtica e Drake, qe ndan Kepin Horn nga kontinenti antarktik, por gjejme ishujt Shetland te hemisferes jugore. Dhe nga Anraktida shihen qarte Gadishulli Palmer, Toka e Mbretereshes Maud dhe nje numer i konsiderueshem maja malesh sub glaciale (akullnajore) ne dukje nga brigjet, te identifikuar si te tille nga spedicioni antarktik norvegjezo-suedezo-britanik ne 1954. Eshte kurioz fakti qe admirali ka vizatuar vetem gjysmen e ishullit te Kubes, duke paraqitur pjesen perendimore ne formen e nje grumbulli ishujsh me te vegjel. Por profesori Hapgood ka zbuluar misterin: kjo pjese ka qene e fundosur, ne epoken antike. Serish ketu kemi nje tjeter element qe deshmon vjetersine shume-mijera vjeçare te disa fragmenteve te perdorura ne harten e admiralit turk.

Shfaqjet Mariane: po sikur te ishte teknologji aliene?






Binomi ufologji dhe fe eshte kthyer ne mode. Kisha kohet e fundit ka deshmuar nje hapje te konsiderueshme ndaj hipotezes jashtetokesore. Ne fakt per aq sa mund te duket e çuditshme ne syte e profaneve, feja dhe alienet kane qene frut i nje studimi krahasues mes tyre dhe ky fakt eshte gjeresisht i dokumentuar.
Disa mendojne se pas shfaqjeve mariane (shembelltyres se Maries), hipoteza keto te mbeshtetura nga deshmi, filmime, fotografi, matje instrumentale te anijeve klasike aliene, te shfaqura gjate shfaqjeve mariane.
Rasti me i famshem eshte ai i Fatimes. Ne 1917, ndersa Lufta e Madhe pergjakte Europen, ne Fatima, nje fshat ne rajonin e Leirias rreth 60 milje nga Lisbona (Portugali), ndodhen nje seri faktesh qe ne periudhe te shkurter paten nje rendesi per karakterin e tyre ne dukje mrekullues per autoritet e kishes. Ufologet u interesuan ne veçanti per “Mrekulline diellore”.
Gjithçka kaloi ne histori si “shfaqjet e Fatimas”… po sikur te kishte patur diçka tjeter?
Dy studiues, Fernandes dhe D’Armada, sugjerojne nje version shpjegues te tyren mbi fenomenin Fatima sipas pikepamjes ufologjike, duke nenvizuar analogjine e fenomeneve te vezhguar ne Fatima dhe fenomeneve UFO.
Ky eshte “shpjegimi” i dhene nga dy studiuesit portugeze:
Faza e pare.
Nje “re” e veçante shfaqet ne qiell, qe vjen nga lindja. Nga ajo, brenda se ciles fshihet nje anije-meme, leshohet ne mes te drejtimit lindje dhe jug (pozicion ku ndodhet Dielli) nje glob i argjendte, nga e cila del nje rreze drite e cila transporton entitetin qiellor deri ne pemen e vogel.
Faza e dyte.
Ndersa zhvillohet dialogu midis vegjenteve dhe “Zonjes”, njerezit vezhgojne me intervale prej 3 ose 4 minutash globin e argjendte qe duket e zhduket ne “re”.
Faza e trete.
Me te mbaruar dialogu, Entiteti “terhiqet” me te njejten procedure qe u dergua, dhe hyn serish ne globin e argjendte. Atehere “reja” zhvendoset ne qiell deri ne pozicionimin e saj perpara Diellit. Nje nga deshmimtaret thote se ka pare nje “shkalle” ne afersi te yllit:spontanisht, ai pershkruan ate qe ne fakt eshte anija-meme, pra nje UFO ne forme “cigareje” me dritare ne forme oblo (te rrumbullaket ose vezake).
Faza e katert.
Duke ardhur nga anija, e cila kontrollon te jithe fenomenin, UFO-t fillojne te shperndajne rete qe rrethojne Diellin, veçanerisht ato ne kuote te ulet dhe te mesme. Fillon shiu. Masa e reve, e ndriçuar here pas here nga rreze drite qe depertojne nder to, çahet duke lene te duket nje disk fluturues, ndoshta i njejti qe u pa me pare.
Faza e peste.
Ky disk apo glob shkeputet nga sfondi i qiellit pergjate vertikales Diell-Cova da Iria (vend ku mblidhen pelegrinet), dhe fillon dhe vertitet sipas levizjeve qe deshmojne njerezit e ndryshem.
Faza e gjashte.
Disku ulet deri afer 30 metra nga toka, gjithmone duke ruajtur trajektoren jug-veri, dhe leshon mbi turmen e njerezve valen e ngrohtesise e cila u than rrobat dhe token dhe provokon sherimin e disa prej te semureve.
Faza e shtate.
UFO-ja ringrihet ne kuote dhe rimerr shkelqimin e tij; ndoshta behet dhe i padukshem, nese do te pranojme deshmite e disa personave qe besojne te kene pare, brenda tij, disa krijesa qe duken sikur pershendetin njerezit.
Faza e tete.
Pseudo-Dielli rifutet brenda anijes-meme, qe largohet nga vertikalja e Diellit te vertete.
Floke Engjelli.
Duhet thene qe perpara ketij episodi ne fazen e peste ndodh diçka tjeter.










Nje fenomen vertet “i habitshem” ne prezencen e mbi 20.000 personave, menjehere pas kalimit te globit te drites u verifikua nje “shi” i perbere nga pjeseza te imeta ne ngjyre te bardhe te ngjashme me floket e debores te cilat u shkrine ne ajer para se te preknin token. Nje fenomen ky qe u quajt i mistershem ose sidoqofte me karakter hyjnor, por qe sot fale studimit te fenomenit UFO eshte klasifikuar me termin e flokeve te engjellit ose bambaxha silicea (e perbere nga silici) qe haset shpesh me kalimin e UFO-ve (mund te kerkoni ne internet dhe do te gjeni shpjegime te shumta, qe nga teknologjia per modifikimin e atmosferes tokesore nepermjet eksperimenteve ushtarake, tek ajo e UFO-ve). Analogjite ketu behen dhe me te thella.
“Femijet bionde” te Magonias
Perpara 1917-es dhe pas saj, krijesat e vogla qe kane fuqi mbinatyrore jane te shpeshte ne kujtesen e popujve qe, vazhdimisht, i fusin ne mitologjine popullore, ku racionalia transformohet dhe behet nje mesazh simbolik, te shifruar. Ne kete menyre behet e veshtire te krahasohen krijesat e vogla qe vijne nga tregimet ufologjike, me tipare pak a shume teologjike, dhe krijesave qe bejne pjese ne ate qe Jacques Vallée quan “Magonia”, nje univers aq i papritshem sa dhe universet e tjera te mundshme, te pergjegjshem per UFO-t e diteve tona. Te pakten, per tani, duke ju rikthyer Vallée-s, shohim se ai i ndan xhuxhet e tij ne dy kategori: krijesat e zeza identike me shkurtabiqet mesjetare dhe krijesat e elf-eve qe pershkruhen ne mesjete dhe “tregimeve te zanave” te pranishme ne te gjitha mitologjite e popujve te ndryshem. Per dy studiuesit portugeze ky stereotip, biond dhe telepatik, sjell ne kujtese dhe nje figure tjeter mitologjike te mesjetes: Oberoni, nje krijese e ngjashme, i pershkruar nga Alfred de Vigny. “Ishte i bukur si dielli i veres, telepatik (duke qene se ishte i afte te lexonte mendimet) zhvendosej menjehere dhe nuk plakej. Edhe “Lutino”, nje krijese e vogel, pershkruhet neper legjenda si nje krijese me “floke bionde te bollshem”.
Vete arkeologjia na jep prova te metejshme te egzistences se tij ne rrenojat e Amerikes latine, pikerisht ne Kuzko (Cuzco), ne Peru (nje nga vendndodhjet e preferuara nga UFO-t). Ne te njejten zone, ne 20 gusht 1965, vihen re disa xhuxha, ndersa dalin nga nje objekt ne forme disku. Nga ana e tij, guvernatori i Santa Barbara-s – gjithmone ne Peru – deklaroi solemnisht se kishte pare dy krijesa te vogla, ndersa ecnin ne debore, ne shtator te vitit 1965. U zhduken me pas midis nje zhurme shurdhuese. “Stereotipi i “femijes” biond – afermojne autoret – qofte ky xhuxhi i folklorit, apo krijese e tipit te pare apo i ngjashem me njeriun, perseritet ne kohe pergjate gjithe epokave. Fatima nuk eshte e panjohur as atje dhe nuk kemi nevoje te  dalim nga kontinenti yne per te gjetur ngjashmeri. Mjafton te degjosh ate qe thone banoret e Malcata-s, ne provincen e Sabugal-it. Atje, Ne vend te “femijeve bionde” gjenden zeshkanet magjike te cilet luajne ne bregun e lumit Côa. Krijesa te vogla qe, sipas tregimeve lokale, ishin “te mrekullueshem” dhe prezenca e tyre kuptohej si paratheni e nje pasurie te madhe ne nentoke. Ne kete pershkrim te shkurter te shfaqjeve, te krijesave ndoshta me teper imagjinare se sa reale, mbetet e pandryshuar pngjashmeria midis Oberon-it, “zeshkanit” te Malcata-s dhe “femijes biond” te Fatima-s. Krijesa keto ndoshta te nje bote tjeter, por shume konkrete ne veçorite e tyre. “Jo njerezore” per njerezit? Nuk e dime. Por shume me afer nesh se sa ç’mund te mendojme. Pra, “femija” i Karolines nuk mund te perfaqesoje tejter veçse nje prove te egzistences se te pa-identifikuarve dhe prezences se tyre ne Fatima”.

Japonia: Termeti apokaliptik dhe zhvendosja e aksit tokesor

Te gjithe jemi shqetesuar nga pamjet e tmerrshme te termetit prej 8,9 grade te shkalles Rihter, qe ka gjunjezuar Japonine. Qiejgervishtesit e Tokios u lekunden, paniku mbertheu njerezit neper rruge qe kerkonin strehim. Dhe pas saj vala goditese e larte 10 metra qe perfshiu brigjet lindore te Japonise, me nje force shkaterruese. Transporti u nderpre, çentralet berthamore u ndaluan. Kryeministri mbledh qeverine ne seance te jashtezakonshme. Dhe mendoni se kush funksionon nderkohe? Interneti. Fale te cilit, me bashkepunim dhe te sistemit te kerkimit te njerezve te Google qe forcat e sigurise dhe te ndihmes se shpejte arrijne te gjejne shume prej te humburve dhe qe sherben dhe per vete punen e tyre. Dhe “fati”, nse ironikisht mund ta quajme keshtu, deshi qe ky shkaterrim te godiste Japonine, ne te cilen teknologjite antisizmike dhe materialet e perdorura per ndertim jane nder me te avancuarat ne bote. Diçka i ka rezistuar goditjes, por shumica eshte shkaterruar. Duhet te pyesim veten mbi rizgjimin e tmerrshem te Tokes ne prag te 2012, apo gjithçka shkon mire dhe kjo nuk eshte tjeter veçse nje ngjarje e rastesishme?

Duke qene se jemi te bombarduar me informacione rreth fundit te botes sa here qe ndodh nje katastrofe natyrore, kemi harruar nderkohe se jemi ne prag te epokes se re Maya, te pakten kuptuar si nje zhvendosje nga nje realitet ne tjetrin. A eshte e mundur duke ruajtur gjakftohtesine, te shohim kete termet ne nje kendveshtrim me te gjere?

Le te provojme te bejme nje klasifikim te 10 termeteve me te fuqishem te historise qe nga momenti i regjistrimit te tyre ne menyre shkencore. Te dhenat jane marre nga United States Geological Survey (Usgs):
1. 1960, 22 maggio: Cile, magnitudo 9.5

2. 1964, 28 marzo: Prince William Sound (Alaska), magnitudo 9.2

3. 2004, 26 dicembre: Sumatra-Isole andamane, magnitudo 9.1

4. 1952, 4 novembre: Kamchatka (Russia), magnitudo 9.0

5. 1868, 13 agosto: Arica, Peru (ora in Cile), magnitudo 9.0

6. 1700, 26 gennaio: Zona di subduzione della Cascadia (Costa Ovest Usa), magnitudo 9.0

7. 2011, 11 marzo: Costa Orientale dell’isola di Honshu (Giappone), magnitudo 8.9

8. 2010, 27 febbraio: bio-bio (Cile), magnitudo 8.8

9. 1906, 31 gennaio: Esmeralda Coast (Ecuador), magnitudo 8.8

10. 1965, 4 febbraio: Rat islands (Alaska), magnitudo 8.7



Bie ne sy qe 3 nga termetet me te fuqishem kane ndodhur 7 vitet e fundit. Statistikisht eshte nje e dhene shume e rendesishme e cila e vetme mund te mos na thote gje, por bashskuar me çrregullimet hidrologjike boterore, ndryshimet klimaterike, zhvendosjet e stineve, mund te mos jete dhe aq larg nga parashikimet Maya. Kujdes, kjo nuk do te thote qe te besojme patjeter se jemi ne fund te epokes tone apo te jetes ne Toke, por thjesht duke marre ne konsiderate hipotezen e nje riekuilibrimi te jetes ne Toke.




Menjehere mbas termetit ne Japoni keni degjuar gazetat dhe televizione te diskutojne mbi zhvendosjen e aksit tokesor rreth 10 cm. Shume institute gjeofizike te botes thone qe impakti ishte me i madh ndoshta dhe se ai i Sumatres ne 2004 dhe ndoshta i dyti pas atij te Kilit ne 1960.
Por me pak fjale, cfare ndryshon vertet ne Toke kur zhvendoset aksi tokesor?
Kur aksi tokesor zhvendoset eshte gjithmone nje lajm i madh, edhe pse keto ndryshime te tij jane shume te shpeshta dhe ndodhin pas çdo termeti te nje shkalle te caktuar, patjeter me parametra te caktuar sipas intensitetit te tyre. Pyetja qe degjojme me shpesh eshte se nese kohezgjatja e dites do te nryshoje. Duhet te saktesojme se kohezgjatja e dites, nenkuptuar si koha qe duhet per te kryer nje rrotullim te plote te Tokes rreth aksit te saj, vertitet afersisht rreth vleres mesatare prej 24 oresh. Pergjate periudhes se nje viti kohezgjatja ndryshon me rreth 1 milisekonde (1/1000 e sekondes), duke e zgjatur ne dimer dhe shkurtuar ne vere. Por kohezgjatja e dites peson ndryshime edhe gjate periudhave me te gjata, shumevjeçare (2 here ne nje dekade/dhjetevjeçar), dekadash dhe ne periudha prej shume dekadash, rreth 65 dhe 80 vitesh, me ndryshime per kete te fundit rreth vleres se 4 milisekondave. Dhe kjo eshte si rrjedhoje e berthames se Tokes perpara se asaj te aksit. Ne fakt flasim per shifra kaq mikroskopike saqe anullohen me ngjarje te tjera dhe modifikohe ne nje menyre te padukshme. Pra nuk do te kemi asnje ndryshim midis dites dhe nates, as per disa sekonda e jo me per minuta.
Pyetja tjeter ka te beje me ndryshimin e klimes: A mund te sjelle ndryshime klimaterike per nje kohe te gjate zhvendosja prej gati 10 cm te aksit/boshtit te rrotullimit tokesor te provokuar nga termeti?
Edhe ne kete rast pergjigja eshte JO, keto lloj pasojash ne nivelin mjedisor, me ndryshime klimaterike ndodhin kur verifikohen zhvendosje prej metrash dhe sidomos kur ndryshon teresisht pjerresia e aksit tokesor ne raport me orbiten: ne kete rast mund te kemi ndryshime stinore, sepse eshte pjerresia qe percakton te gjitha ndryshimet klimaterike ne planetin tone. Ndersa nje termet, nuk arrin te gjeneroje nje pershpejtim te ketyre levizjeve. Ne fakt ajo qe ndodhi nga pikepamja gjeologjike eshte se nje sasi e konsiderueshme mase u zhvendos nga nje pike ne tjetren ne brendesi te kores tokesore, dhe kjo solli dhe zhvendosjen e aksit. Pjesa tjeter, shifra dhe numra qe kane te bejne me zhvendosjen, jane thjesht per ata qe merren me kete pune, pra profesionistet dhe studiuesit, dhe jane te parendesishme per nejrezit e thjeshte, te cilet shpesh kur lexojne titujt e medhenj te gazetave apo te lajmeve ne tv krijojne nje ide te gabuar mbi efektet e verteta si pasoje e termeteve. Patjeter qe habitemi nga nje lajm per zhvendosjen e aksit tokesor, por kur e beni duhet ta krahasoni gjithmone me shifra dhe duke e krahasuar gjithmone me te dhenat shkencore, duke mos harruar qe planeti yne eshte i gjalle (per fatin tone), dhe qe edhe ne keto momente ka dinamika te medha si brenda ashtu dhe jashte berthames se tij.
Ndonjehere harrojme se ku jetojme…

Super vullkani ne zemer te Europes dhe Maya!

A thua te kene patur te drejte Maya-t me profecine e tyre per katastrofat ne 2012? Nese eshte keshtu, atehere, ajo qe aktualisht po ndodh ne Gjermani ne keto dite te para te vitit nuk eshte nje shenje e mire dhe po sjell gjithnje e me teper shqetesim. Ne fakt nuk kemi vullkanet aktive ne Europe nuk gjenden vetem ne Itali: nese Etna dhe Vezuvi here pashere behen shqetesues, tani duket sikur jane zgjuar dhe gjermanet.

Vullkani gjerman quhet Laacher See dhe deri ditet e fundit shume pak dinin qe ne Gjermani kishte vullkane. Ky vullkan gjendet ne afersi te kryeqytetit te vjeter gjerman perpara ribashkimit, Bonn, dhe pikerisht nen nje liqen, nga i cili ka marre dhe emrin. Keshtu, ky vullkan i frikshem ka filluar te jape shenja jete pikerisht ne fillim te vitit 2012. Dhe te mendosh se shperthimi i tij i fundit ka ndodhur pikerisht perpara 12.900 vitesh, ne fakt llogaritet qe shperthen çdo 10/12 mije vjet. Permasat e tij jane impresionuese: eshte afersisht sa vullkani i Malit Pinatubo ne Indonezi, i njejti qe shpertheu ne 1991 duke qene dhe shperthimi me shkaterrues i shekullit te 20-te, duke bere te ulet temperatura globale e Tokes me 0,5 grade per 1 vit rresht.



Nese me te vertete vullkani gjerman do te shperthente, eshte vertet veshtire te imagjinohen pasojat: llogaritet se shiu i hirit vullkanik do te mbulonte te gjithe Europen (mendoni vitin e kaluar nderprerjet e fluturimeve ajrore ne Europe per shkak te shperthimit te nje vullkani mijera kilometra larg saj). Hiri vullkanik eshte i tmerrshem, eshte shume i ngjeshur aq sa mund te rrezoje nen peshen e tij ndertesa te medha dhe nese laget behet nje percjelles i elektricitetit, duke shkaktuar ne atmosfere furtuna gjigande elektrike. Jo vetem kaq: nese deperton ne mushkeri gjate frymemarrjes, atehere ngurtesohet dhe behet si çimento. Per momentin vihen re fllucka te vogla gazi qe po dalin ne siperfaqen e liqenit, nje shenje kjo qe vullkani po leshon magmen. Mbi mundesine e shperthimit te tij brenda vitit 2012 dhe mbi shqetesimet e komunitet shkencor per momentin ngelet vetem artikulli i publikuar nga gazeta qe leshoi alarmin: tabloidi britanik Daily Mail.

Energji e lire per te gjithe!

Nje fenomen i jashtezakonshem eshte duke u perhapur kohet e fundit, pa bujen e mediave televizive, atyre audio apo te shkruara, perveç internetit, Facebook dhe Youtube perfshire nje sere faqesh dhe burimesh informacioni online.

Behet fjale per nje zbulim qe nese del i vertete, ka per te ndryshuar boten ashtu siç e njohim apo e perceptojme sot rendin e saj shoqeror, politik dhe ekonomik. Ky zbulim eshte bere nga nje inxhinier berthamor iranian gjate 40 viteve studimesh dhe ekperimentesh.



Keshe Foundation

http://keshefoundation.org/applications/environment-agriculture

Inxhinieri ne fjale, i diplomuar ne Britanine e Madhe, sebashku me grupin e tij te punes, ka formuar nje shoqate no-profit, dhe ka punuar gjate ketyre viteve kryesisht per zhvillimin e teknologjive hapesinore, duke shpikur teknologji teper te avancuara. Te gjitha keto teknologji jane regjistruar rregullisht si ne regjistrin Boteror te patentave, ashtu dhe ne ate Europian, dhe ne listen e vendeve ku ato jane regjistruar, ben pjese dhe Shqiperia.


http://keshefoundation.org/applications/environment-agriculture

Keto teknologji te zhvilluara nga Keshe Foundation e cila eshte nje shoqate e pavarur non-profit dhe jo-fetare e themeluar nga inxhinieri berthamor M.T. Keshe , kane si qellim te zhvillojne njohuri te reja shkencore, teknologji te reja dhe zgjidhje teresisht te reja per problemet e medha boterore si uria, mungesa e ujit te pijshem, mungesa e energjise elektrike, ndryshimet klimaterike, dhe semundjet, nepermjet perdorimit te reaktoreve me plazme te cilet gjithashtu do t’i japin Njerezimit lirine e vertete per te udhetuar si kurre me pare ne thellesine e Kozmosit.
Keshe plasma reactors to be used to clean CO2 from all kind of exhaust systems, like exhaust pipes of cars and trucks, industrial plants, machines, etc.

http://keshefoundation.org/applications/environment-agriculture

Ne daten 6 Shtator 2014  ne Belgjike u organizua nje takim me dyer te mbyllura, ku ishin ftuar ambasadoret e te gjitha shteteve te botes, dhe kur moren pjese shume prej tyre. Ne kete takim i cili nuk behet publik per arsye qe dihen, u eshte prezantuar teknologjia falas ketyre vendeve, dhe u eshte ofruar asistenca per zhvillimin e tyre ne dobine e qytetarve te ketyre shteteve. Nga ky takim doli nje marreveshje e pare bashkepunimi per udhetimin ne hapesire midis vendeve te Amerikes Latine, Afrikes dhe Azise.
5781434452 c9b73aa749 copy

http://keshefoundation.org/applications/environment-agriculture

Nje pakt i tille ka vene ne rrezik hegjemonine e boshtit USA-GB-France ne arenen nderkombetare, dhe teknologjia e shpikur nga Keshe foundation, nder te tjera e deklaruar hapur qe ishte pikerisht ajo qe mundesoi qeverine iraniane qe te kapte dronin luftarak te USA-s pa asnje problem, eshte shpallur jo legale nga presidenti Obama me vendim zyrtar. Pikerisht 1 dite pas 6 Shtatorit, qeveria Kanadeze vendosi te mbylle ambasaden e saj ne Iran dhe te deboje diplomatet iraniane nga Kanadaja, duke habitur gjithe opinionin politik nderkombetar.




http://keshefoundation.org/applications/environment-agriculture

Ne daten 21 Shtator 2014 , Keshe foundation do te leshoje teknologjine e zbuluar prej saj per te gjithe qytetaret e Botes, duke i dhene mundesine çdokujt qe te perfitoje nga zbulimet e saj. Ne kete menyre korporatat apo vete qeverite e vendeve do te jene nen presion publik per te mos i fshehur apo perdorur per qellime perfitimi.

Duke qene ne dijeni te ketyre fakteve historike dhe me impakt te paimagjinueshem per te gjithe boten, shpresojme qe kjo teknologji te behet publike dhe forcat e erreta politike dhe ekonomike mos te arrijne te kontrollojne teresisht kete perpjekje kolosale per te miren e njerezimit.

Ftojme te gjithe ju qe te shperndani kete artikull dhe te informoheni personalisht onlinembi te gjitha zhvillimet e ardheshme, gjithmone duke qene aktive ne studimin e materialeve te publikuara dhe me nje sens kritik dhe real, duke qene se jemi mesuar tashme me shume forma scam-i te cilat testojne publikun mbi çeshtje te ndryshme per te pare reagimin e tij.

Gjykata e Berlinit urdheron Parlamentin: Hapni dosjet mbi UFO-t

Hapni dokumentat sekrete. Me pak fjale eshte pikerisht ky vendimi qe sapo ka dhene gjykata administrative e Berlinit, duke marre shembull nga praktika ligjore amerikane me Freedom of Information Act (Akti i Lirise se Informacionit), drejtuar Bundestag-ut, parlamentit gjerman. Ne veçanti vendimi i drejtohet “Sherbimit te Kerkimeve Shkencore te parlamentit” bazuar ne kerkesen e deputeteve qe prezantuan aktin. Parlamenti gjerman e ka marre tashme vendimin ne shqyrtim – dhe po kerkon te bllokoje te gjitha mundesite qe mund te egzistojne per te publikuar dokumentat Ufo. Por gjykata e Berlinit nuk pranon perjashtime, dhe rikujton se vendimi ka hyre ne fuqi menjehere dhe duhet zbatuar. Na duhet te pyesim veten perse Gjermania eshte e frikesuar nga mundesia per te publikuar dokumentat e saj historike. Ndoshta sepse kujtesa e njerezve do te rikthehet ne eksperimentet naziste mbi mjete fluturuese jo konvencionale, ose mund te kete akoma me shume.



“E drejta per te lexuar informacionet zyrtare, nen aktin e Lirise se Informacionit aplikohet edhe ne studimet dhe relacionet e “Sherbimit te Kerkimeve Shkencore” te Bundestag-ut” shpjegoi gjykata administrative e Berlinit duke e nxjerre publikisht vendimin e saj ne daten 1 Dhjetor 2011.

Bundestag-u kishte bllokuar aksesin ne keto dokumenta duke iu referuar pretekstit se dokumentat dhe rezultatet e “Sherbimit te Kerkimeve Shkencore” te Bundestag-ut jane pjese e punes se parlamentit, dhe si te tilla duhet te qendrojne jashte kerkesave te tilla, duke iu referuar aktit te Informacionit te Lire.

Ne komunikaten per shtyp Gjykata adminsitrative shpjegoi gjithashtu, se gjykatesit e deklaruan te papranueshem kundershtimin e Bundestag-ut qe kerkonte rivendosjen e sekretit shteteror mbi to.

Vezhguesit hipotezojne se kembengulja me te cilen Bundestag-u ka mohuar dhe vazhdon te mohoje egzistencen e arkivave, ose dhe publikimin e tyre, nuk ka te beje vetem me temen ne fjale (ne kete rast Ufo-t dhe jeta jashtetokesore), por ne pergjithesi per menyren se si duhet te sillen ne te ardhmen me Aktin e Lirise se Informacionit dhe me Sherbimin e Kerkimeve Shkencore te parlamentit. Por ka zera qe mendojne se kjo eshte thjesht nje fasade dhe nen te ka te tjera gjera, per shembull dosjet voluminoze mbi eksperimentet naziste, dhe mbi prototipet e disqeve fluturues qe u ndertuan nga regjimi nazist i asaj kohe.

Sidoqofte levizja gjermane Disclosure Exopolitic, e cilaprej kohesh po ndjek dhe lobon per publikimin e materialeve qe i referohen sekreteve te mbajtura nga qeveria dhe sherbimet sekrete. Ne nje interviste me revisten gjermane online mbi temat paranormale “Grenzwissenschaft-Aktuell” (grewi.de), Robert Fleischer, i cili eshte dhe koordinatori i “Exopolitic Gjermania”, ka komentuar vendimin e Gjykates ne kete menyre:

“Vendimi eshte nje hap i pare mbi nje informacion me te vertete te lire – edhe ne Gjermani. Jam optimist ne faktin se vendime te tilla do te rikonfirmohen dhe ne te ardhmen. Heret a vone edhe qeveria gjermane do te duhet te flase hapur mbi egzistencen e Ufo-ve. 19 shtete te tjera tashme e kane bere kete gje. Nje hap i tille eshte gjithashtu i rendesishem per te evituar spekulime te ndryshme mbi kete teme“.

Format e jetës aliene të shpallura nga NASA

Observatori Roman kërkon vëllezërit alienë

Jeta jashtëtokësore i intereson Kishës, dhe kjo nuk është një gjë e re.

Ndaj nuk duhet të habisë editoriali i Observatorit Roman mbi zbulimet e fundit në lidhje me format e jetës aliene të shpallura nga NASA.

Gazeta e Vatikanit botoi një editorial të nënshkruar nga Ati Funes Jose Gabriel, drejtor i Observatorit të Vatikanit, jezuit nga Argjentina, 47 vjeç, që nga viti 2006 shefi i astronomëve të Papës në selinë e Pallatit Apostolik të Kastel Gandolfo.

 Në tekst, tashmë online ne formatin pdf në faqen e internetit të Observatori Roman, me titull: “Nëse dikush thith arsenik ‘, nis në analizën e baktereve në gjendje të jetojnë me anë të arsenikut dhe lajme të tjera të ekzistencës së një planeti, shumë më i madh se Toka, ku temperaturat e larta dhe avujt e ujit ne formë reshë shumë të dendura, sugjerojnë potencialisht për egzistencë jete. Astronomi i Vatikanit pyet veten se cilat janë botët e mundshme dhe çfarë lloj qëniesh të gjalla duhet të kërkojmë.

Nga zbulimet e reja, komenton ai, pa dyshim që do të vijë një “zgjerimin i horizonteve tona konceptuale’.

Do të ketë pyetje rreth planetëve dhe galaktikave dhe se çfarë është një qënie e gjallë. Por në qoftë se kërkojmë forma të tjera jete, “duhet të paktën të dimë se çfarë duhet të kërkojmë, që do të thotë të përcaktojmë se çfarë është një qënie e gjallë”.

“Dhe kush e di nëse – përfundon ai – në një galaktikë eliptike të largët, dikush që jeton në një ‘super-Tokë’ që orbiton rreth një ylli ‘xhuxh të kuq’ dhe thith arsenik, në këtë moment është duke bërë të njëjtat pyetje”.



Ati Funes, që si një jezuit i mirë hidhet pa problem nga astrofizika në teologji, në 2008-ën është përballur me Observatorin Roman me një seri pyetjesh në lidhje me mundësinë e egzistencës së qënieve jashtëtokësore: nuk janë në kundërshtim me besimin në Zot dhe nuk është e thënë që duhet të ketë nevojë të shpëtohen nga mëkatet.

Dhe megjithëse shumë shkencëtarë janë ateistë, nuk është e vërtetë që astronomia nxit një vizion ateist: tridhjetë kraterë në Hënë janë emëruar sipas disa astronomësh të lashtë jezuitë, një asteroid i sistemit diellor është emëruar sipas paraardhësit të tij në Observator, George Coyne Ati. Kësisoj, Ati Funes nuk është i papërgatitur që të bisedojë me “vëllanë” që thith arsenik, për të parë nëse dhe ai bën të njëjtat pyetje.

“Astrofizika” – thotë Funes, është një shkencë që gjithmonë rezervon surpriza. Kërkimi ka nevojë për një përpjekje të përditshme, shpesh të fshehur, por shpesh shpërblehet me rezultate të rëndësishme”. ‘Xhuxhat e kuq’ sjellin me vete hipotezën që mund të ketë galaktika dhe planetë të tjerë. “Kuptimi i formimit të sistemeve të tjera yjore – thotë Funes – do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë formimin e sistemit tonë.

 Dhe ndoshta do të na lejojë të arijmë në një model që na shpjegon në një mënyrë universale formimin e planetëve që rrotullohen rreth yjeve të tjerë”. Por studimi i planetëve jashtëdiellorë me atmosferë “rihedh pyetjen mbi mundësinë e jetës në një univers tjetër”.

Dhe këtu na vjen në ndihmë zbulimi i dytë, ajo e organizmit të parë të njohur që mund të rritet dhe të riprodhohet duke përdorur një substancë toksike si arseniku”. Kjo qënie e gjallë zëvendëson arsenikun me fosforin në komponentët e qelizave. Me pak fjalë, është një mikrob që thith arsenikut (sikur ne thithim oksigjenin). “Është e qartë – nënvizon astronomi vatikanas – që nëse kërkojmë forma të tjera jete në univers, duhet të paktën të dimë çfarë të kërkojmë: dmth të përcaktojmë se çfarë është një qënie e gjallë. Ky zbulim i ri padyshim që do të ndihmojë që të zgjerojmë horizontet tona konceptuale në këtë fushë”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...