2015-05-15

Kur Beg Rizaj nga Prokolluki i Deçanit ,ia ruante shpinën Ali Ahmetit




Kur Beg Rizaj ia ruante shpinën Ali Ahmetit (Foto)
Beg Rizaj, komandant i njësisë “Shqiponjat e Zeza” gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Dukagjinit, është në mesin e 10-të të vrarëve në Kumanovë, konkretisht në Lagjen e Trimave.
Begu ishte pjesëmarrës edhe në luftën e Luginës së Preshevës e po ashtu edhe në Maqedoni. Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet pas kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

E ky i fundit mbrëmë e pranoi se i ka njohur disa nga ata që tash po njihen si pjesëtarë të grupit të armatosur.

Ilirida Mirsad Ndrecaj-t në vend të detyrës shkruan për babain e saj-Hero!

Prekëse: Vajza e Mirsad Ndrecaj-t në vend të detyrës shkruan për babain e saj (Foto)
Sot Ilirida  Ndrecaj  vajza e Mirsad Ndrecaj kishte për detyrë klase të shkruante diçka, tema; "Pelerina". Por ajo në vënd të kesaj shkroi diçka tjetër!
Lexojeni se çfarë shkruan Ilirida  Ndrecaj  :

 Njëherë e një kohë në luftë babi duke luftuar më gjeti një pelerinë. U mbështjell Ilirida. Atëherë u bë e padukshme dhe askush nuk mund ta vriste atë por njëherë ajo nuk e vendosi atë dhe gati sa nuk e vranë Iliridën por babi i saj trim e shpëtoi dhe nga ai moment ajo nuk e heqte atë sepse frikësohej se mos e vrisnin dhe jetuan të lumtur...oooo se harrova ta përmend emrin e babait të Iliridës, ai quhej Mirsad Ndrecaj e tani jetuan të lumtur përgjithmonë. lirida 8 vjeçare!

2015-05-13

KOMANDANTI ËSHTË I GJALLË

MPB: Nuk janë 14 por 10 të vrarë nga grupi i armatosur, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj në mesin e të vrarëve

Re të zeza mbuluan Kumanovën
Shumë çetnikë e nxinë lëndinën
Trimoshat e Dugagjinit dredhin mustaqet
Dhe në çark i puthin martinën.
Në nishan të pushkës së gjatë
Pak më tutje Beg Rizaj
I betuar n`shqiponjë t`flamurit
Për të gjallë s`lëvizë nga pragu.
Nga frenxhia bërtet Mirsad Ndrecaj
Si kreshnikët në ditë të veta
Heu çetnikë ju farë e fëlliqur
Jo s`ka vdekur Mirsad Ndrecajt
Krisën pushkët përnjëherë
Si rrufetë që bijnë nga qielli
Gjoksin Begu i vë gjyles
N`ato çaste u ndal dielli.
Si dragoi zjarr qet nga goja
Luftë e këngë Mirsadi i nisë
Sikur kosa që rrëzon barin
Rrëzon maqedoncat ballëqëndisë.
Komandanti është i gjallë
Legjendë u bë ky emër
Gjithë shqiptarët kudo janë
Komandantin e kanë në zemër.

Flori Bruqi

Propaganda serbe: Pas Maqedonisë, shqiptarët do të sulmojnë Serbinë, Malin e Zi dhe Srpsken




Propaganda serbe: Pas Maqedonisë, shqiptarët do të sulmojnë Serbinë, Malin e Zi dhe Srpsken
Gazeta elektronike “Telegraf.rs” nxjerrë titullin bombastik “STROGO POVERLJIVO! POSLE MAKEDONIJE ALBANCI NAPADAJU SRBIJU, CRNU GORU I SRPSKU: Evo koji gradovi će biti METE! ( Pas Maqedonisë shqiptarët do të sulmojnë Serbinë, Malin e Zi dhe Srpsken: Ja cilat qytete do të jenë në SHËNJESTËR ! ), transmeton zeri.info

“Telegraf r.s.”, e nis tekstin me këto fjalë: “ Konflikti i armatosur i terroristëve shqiptarë dhe policisë në Maqedoni në të cilin gjatë vikendit kanë humbur jetën 8 ‘specialca’, e të plagosur 37 sish, ndërkaq janë vrarë 14 terroristë, është pjesë e strategjisë së krijimit të kaosit në Ballkan dhe është e mundur fillimi i konfliktit të përgjakur në Malin e Zi, Serbi dhe Republikën serbe !

“Telegraf.rs.” duke cituar gazetën “Informer”, shkruan: “Të dhënat operative të zbulueseve serbë e maqedonas në terren tregojnë se terroristët shqiptarë shpresojnë ta bëjnë sulmin në Shkup, Podgoricë, Hercegnovi, Beogrard dhe Banjallukë ! “.

Për të qenë “më bindës” titullin e nisin me togfjalëshin “Tepër sekret”. Gazeta e parë për ne përdor fjalën pezhorative “shiptar”, ndërsa simotra e saj - “albanci”.



Image


Dorëhiqet ministra shoveniste maqedone Gordana Jankullovska

Ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska dorëhiqet nga posti Ministre e brendshme.
Dorëhiqet Gordana Jankullovska
Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Raportohet edhe për dorëheqje të tjera në hierarkinë e MPB-së, megjithatë akoma nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë.

Nikoliq me propozim për Kosovën: Shqiptarëve autonomi si në ish-Jugosllavi

Platforma e re e Presidentit serb për Kosovën, brenda pak ditësh pritet të kalojë në duar të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan media serbe ‘Politika’, transmeton zeri.info.

Sipas kësaj medije, presidenti Tomislav Nikoliq, do t’i propozojë qeverisë, që veriu i Kosovës të vazhdojë të trajtohet si pejsë e Serbisë dhe ligjeve të saj, ndërkohë që pjesa tjetër e Kosovës, që është jashtë Bashkësisë së Komunave Serbe (Zajednica Srpskih Opstina) të ketë trajtim të tillë sikur që ‘shqiptarët e kanë pasur në ish-Jugosllavi’.

Me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë të vitit 1974, shqiptarëve në Kosovë, i është dhënë e drejta për vetëqeverisje gjyqësore dhe mundësi të formimit të Gjykatës Kushtetuese.

Siç shkruan më tej 'Politika’, Nikoliq ka për qëllim që të bëj një platformë që nuk shkel Kushtetutën serbe, dhe qëllimi i tij është që të arrijë një marrëveshje me shqiptarët, me idenë që 'Kosova të marrë një autonomi të gjerë'.

Po i vjen fundi i Dinastisë shovene të Nikolla Gruevskit


Pas dorëheqjeve të Jankullovskës, Janakieskit dhe Mijallkovit, edhe Zoran Stavreski ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra e ministrit të Financave, si dhe nga posti i zëvendëskryeministrit.Dorëheqjet e zyrtarëve maqedonas vijnë pas përleshjes së armatosur në mes të policisë maqedonase dhe të ashtuquajturit ‘grupi i armatosur’ në Kumanovë.Kush do të jetë ministri i radhës që do të jap dorëheqje nga qeveria maqedonase.Apo do të jetë e tërë qeveria e cila do të rrëzohet dhe do të kemi zgjedhje të reja atje?Kjo pritet të shihet brenda këtyre 24 orëve, meqenëse zhvillime të rëndësishme janë duke ndodhur në Maqedoni.


Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, ka iniciuar formimin e një qeverie të koalicionit të gjerë, në krye të së cilës do të ishte ai.

Idea e tij ka qenë që ministrat e dorëhequr, numri i të cilëve do të rritet, të zëvendësohen me ministra nga Lidhja Socialdemokrate dhe parti të tjera, sipas shembullit të qeverisë së vitit 2001, lajmëroi portali “Plusinfo”, duke iu referuar burimeve diplomatike në Shkup.

Sipas mediumit të njëjtë, diplomatë të huaj e kanë protezhuar idenë edhe te LSDM-ja, prej nga kanë marrë përgjigje kategorike se nuk tërhiqen nga kërkesa që Gruevski të japë dorëheqje, e pastaj të formohet qeveri teknike ose kalimtare, që në periudhë prej gjashtë muajve do të organizojë zgjedhje demokratike.

Një emisar i partisë në pushtet, ish-diplomat, mbrëmë u është afruar diplomatëve me ndikim perëndimorë dhe idenë e ka prezantuar si “qeveri të unitetit kombëtar”.

“Nikolla Gruevski e përçau Maqedoninë dhe ai s’ka kredibilitet moral dhe politik për të bashkuar këdo qoftë. Për të është më mirë të mendojë për kushtet për tërheqjen e tij nga Qeveria”, ka thënë burim nga LSDM.
Zoran Zaev
Lideri i opozitës Zoran Zaev mbrëmë, pas dorëheqjes së dy ministrave dhe shefit të kundërzbulimit, deklaroi se “ky është vetëm një hap drejt fundit të Gruevskit”.

******

Dorëheqjet e dy ministrave më me ndikim në qeverinë e kryeministrit, Nikolla Gruevski, vlerësohen si hap i parë drejt dorëheqjes së tërë kabinetit të tij qeveritar, pas aferës së përgjimeve dhe aksionit policor në Kumanovë, që përfundoi me një epilog tragjik, me 22 të vrarë, dhjetëra të plagosur dhe shumë prona të shkatërruara.
Opozita: Dorëheqjet e ministrave, nuk mjaftojnë
Në arsyetimet e dorëheqjeve të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe drejtorit të drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, si shkas për dorëheqjet nuk përmendet Kumanova, por ajo që njihet si aferë e përgjimeve dhe akuzat e opozitës për veprimtari kriminale.

“Në këto ditë të vështira, kur Maqedonia ndodhet në krizë të thellë politike, vlerësoj se është koha të tërhiqem, me bindjen se dorëheqja ime nga funksioni, ministre e punëve të brendshme do të kontribuojë në kapërcimin e saj“, thotë Jankulovska në arsyetimin me shkrim drejtuar kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Gruevski lut për koalicion të gjerë, Zaevi e refuzon
Tre zyrtarët e dorëhequr ishin më të apostrofuarit në bisedat e publikuara nga kreu i opozitës, Zoran Zaev, për të cilin, dorëheqjet e Jankullovskës, Janakievskit dhe Mijallkovit janë të pamjaftueshme.

Për zgjidhjen e krizës politike dhe të sigurisë, Zaev kërkon dorëheqjen e kryeministrit, Nikolla Gruevski.

“Ajo çfarë folëm deri tani, u vërtetua. Kjo është dëshmi për vërtetësinë e bisedave dhe të gjithë shkeljeve ligjore si dhe krimeve të Nikolla Gruevskit dhe rrethit të tij të ngushtë në qeveri. Dorëheqjet e Jankullovskës, Janakievskit e Mijallkovit, nuk janë qëllimi ynë final. Ky është vetëm hapi fillestar drejt fundit të Nikolla Gruevskit“, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.

“Mendoj se bëhet fjalë për reagim në panik pasi është më se e qartë se Gruevski nuk ka hapësirë veprimi për të vazhduar qeverisjen me vendin. Është komike të shihet se si urdhërdhënësi i të gjitha aferave tani dorëzon bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë që të ruaj kokën e tij. Nuk kam asnjë dilemë se Nikolla Gruevski një orë e më parë duhet të ikë nëse vërtetë i'a mendon të mirën Maqedonisë“, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Tito Petkovski, një nga liderët e frontit opozitar.

Njohësit e çështjeve politike, thonë se kryeministri, Nikolla Gruevski është i pafuqishëm t'i bëjë ballë rezistencës e cila nga dita në ditë po rritet.

“Mendoj se është fillimi i dorëheqjeve, presioni do të vazhdoj deri në dorëheqjen e kryeministrit, Nikolla Gruevski. Askush nuk dëshiron të punoj me të, presionet janë të fuqishme si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sa i përket dialogut politike, mendoj se ai duhet të përfundojë me dorëheqjen e qeverisë. Kjo do të ishte ajo që më së shumti ka nevojë vendi".

"Duhet të formohet një qeveri kalimtare nga personalitete të pastra për të mundësuar organizmin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike“, thotë për Radion Evropën e Lirë, Mirjana Malevska, njohësve e çështjeve politike dhe ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Mersel Bilalli, analist dhe profesor në Universitetin Fon thotë se dorëheqje e dy zyrtarëve është parapërgatitje e Gruevskit për të dorëzuar pushtetin.

“Mendoj se kjo është një parapërgatitje për dorëheqjen e përgjithshme të qeverisë, pra kjo është një përgatitje e opinionit për atë që pritet në ditët në vijim, para së gjithash përgatitje e VMRO-DPMNE-së për atë se qeveria do të shkojë".

"Rikonstruktimi i sotëm apo kohëzgjatja e kësaj qeverie do të jetë më e shkurtër se ajo e Republikës së Krushëves në kohës e Perandorisë Osmane, që nuk ka zgjatur më shumë se dhjetë ditë“, thotë Bilalli për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se rol kyç në zmbrapsjen e Gruevksit kishin presionet e fuqishme nga diplomatët perendimor.

Në fakt, dorëheqjet e dy zyrtarëve më me ndikim në qeverinë e kryeministrit Gruevski pasojnë takimet që ai dhe liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti kishin me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, në Shkup, të cilët drejtuan kritika të ashpra në adresë të qeverisë.

Ambasadori amerikan Jess Baily, është përqendruar në veçanti në “mospërkushtimin e qeverisë për zbardhjen e aferës së përgjimeve“.

Në këto takime, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i është dhanë mbështetje për protestat, por gjithashtu është kërkuar kthimi i partisë së tij në Kuvend, ndërsa nga BDI-ja kërkuan angazhim për hetimin e kriminalitetit të përfaqësuesve qeveritar, që u zbardhën nga publikimi i bisedave të përgjuara.

Nga partia e Ali Ahmetit, kanë përgënjeshtruar informacionet se dorëheqjeve të zyrtarëve të partisë së Gruevksit mund t'i bashkëngjiten edhe kuadro të BDI-së.

******


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...