Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/06

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets: Zgjedhjet e reja, skenar i keq

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se është e shqetësuar për paralajmërimin se në Kosovë mund të mbahen zgjedhje të reja.
Sipas Vietsit, nëse kjo ndodhë, atëherë Kosova mund ta harrojë liberalizimin e vizave.
Deklarata e ambasadores Viets është publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
 

Deklarata e plotë e ambasadores gjermane Viets:
 
Unë jam e shqetësuar për zërat e papërgjegjshëm të interesuar që të ndjellin zgjedhje të reja, edhe pse Kosova ka një qeveri funksionale me një shumicë bindëse në Parlament. Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe bllokadës gjashtë mujore, ku Kosova në shumë aspekte mbeti mbrapa edhe më shumë, ky (zgjedhjet e reja) do të ishte një rast/skenar edhe më i keq për popullin e Kosovës. Politikanët janë përfaqësues të zgjedhur dhe duhet që mirëqenien e popullit dhe vendin e tyre t’i vënë para interesave dhe ambicieve të tyre personale. Unë mund të bëjë vetëm një hamendësim: Me zgjedhje të parregullta të reja, në Kosovë mund të harroni liberalizimin e vizave dhe vullnetin e mirë të donatorëve, investitorëve dhe diasporës.

Michel Houellebecq : “Nënshtrimi”


Kopertina-Nenshtrimi_front-(1)

Përktheu: Edit Dibra
Botimet:”Skanderbegs books”
Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike “Charlie Hebdo”, ndodhi po ditën e publikimit të “Nënshtrimit”. Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë. Por tani, atij personazhit vanitoz, të lodhur e të lektisur, që endet dukshëm në veprat e Houellebecq (këtë herë me emrin Fransua, një profesor letërsie në Universitetin e Sorbonës), do t’i duhet të përshtatet me regjimin e ri islamik, i ardhur në pushtet pas zgjedhjeve presidenciale në Francë që drejtohet tashmë nga Muhamed Ben Abesi, politika e të cilit po nis ta dizenjojë atdheun e tij me një mjedis krejt tjetër – norma, veshje, sjellje, martesë, të drejta, seks, familje, shkollim – nga ai që është mësuar deri tani profesori ynë.

Veronica Roth : Katra

Katra, Veronica Roth
Përktheu: Taulant Hatia
Botimet: “Morava”
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte.
Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre. Seria e ndjek Trisin nga çasti kur ajo merr në duar kontrollin e jetës dhe identitetit të vet dhe me këto histori, mund të ndjekim edhe Katrën, ndërsa bën të njëjtën gjë.
Pjesa tjetër, siç thuhet, është vetëm histori.

Michel Houellebecq : Thërrmijat elementare

Therrmijat elementare, Michel Houellebecq
Përktheu: Edit Dibra
Botimet: “Skanderbeg Books”

Dy gjysmëvëllezër janë karakteret gati të vetmuara të këtij rrëfimi. Mishel Zherzinski, një shkencëtar superan dhe Brunoja, një mësues i pafat. Ata janë të dy frute familjesh të ndara dhe po aq ndarje dhe vetmi u derdh edhe shoqëria, pjesë e së cilës janë. Brunoja e gjen shpëtimin te seksi, shpesh edhe duke abuzuar. Misheli është ithtar i shkencës, një biolog i joshur nga profesioni i tij asisoj, sa nuk arrin të ndërtojë dot një jetë të tijën personale. Për të dashuria mbetet një mirazh i ftohtë dhe i largët. Por, sa për ta shtënë lexuesin në dromca shprese, Michel Houe llebecq u jep mundësinë personazheve të tij që ta rrokin atë që mund të quhet dashuri.

Por në qendër të botës, mëshon idenë e tij të përjetshme autori, është seksi dhe jo dashuria, e cila, duke qenë aq ideale, është vetëm një vagulli në këtë shoqëri konsumizmi dhe kalkulimi.

E gjora vajze e pasur, Lesley Lokko





Përktheu: Shpresa Osmeni
Botimet: “Toena”

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer. Të tria vajzat rriten duke mësuar të mbështeten në forcat e veta, të dashurojnë marrëzisht, por edhe të reagojnë ndaj keqkuptimeve. Në jetën e tyre ndërhyn Estela, një prostitutë e bukur, e pushtuar nga ndjenja e hakmarrjes. Çfarë mund të ketë të përbashkët Estela me tri vajzat? Çfarë synon hakmarrja e saj? Dhe çfarë fsheh në të vërtetë Xhimi Harte, babai i Nikit? Me romanin “E gjora vajzë e pasur”, Lesley Lokko ka sjellë një histori plot ndjenja dhe pasione, duke ndërthurur fatet e protagonistëve të saj mes Londrës, Parisit, Nju Jorkut dhe Zimbabvesë.

LUAN RAMA : Shëtitjet në “Mouling Rouge” ose në qytetin e magjisë dhe të femrave


E habitshme! Sa herë kaloj nga “Moulin Rouge” duke shkuar në Montmartre, aq herë do më kujtohen riprodhimet plot ngjyra të ndezura të Toulouse-Lautrec, që i kisha parë fillimthi në Tiranë në një album të madh me ngjyra nga një seri autorësh impresionistë, e që atëherë qarkullonin fshehurazi ndër disa piktorë dhe që zanafillën e kishin në bibliotekën universitare të Tiranës, atë drejtuar atë kohë nga Mihal Hanxhari.
Toulouse Lautrec më dukej vërtet i habitshëm, disi ajror, i pakujdesshëm në penelin e tij, erotik, por që shpaloste diçka që ne nuk e njihnim në atë kohë: epokën e bordellove pariziene, figura prostitutash, këngëtare kabaresh, vajza dhe zonja të kaluara në moshë që të detyruara, prisnin ende myshterinjtë e rrugës. Një botë plot ngjyra, herë e gëzuar dhe me ritme muzike e herë e trishtuar, në mjedise të zymta, para një gotë, një afisheje koncerti, një gjoks i lëshuar nudo… Por sidoqoftë, e kishte bërë “Moulin Rouge” dhe “Place Pigalle” si një vend mitik, pasi ai e kishte përjetuar më shumë se gjithkush tjetër në jetën e tij të përditshme dhe në pikturën e tij.
Kur me regjisoren Xhanfise Keko dhe shkrimtarin Kiço Blushi do të shkonim në Paris për një javë filmi, sapo zbritëm në aeroport na pritën dy punonjëse të Ministrisë franceze të Kulturës që çuditërisht që të dyja quheshin Marie, të cilat menjëherë na thanë të gëzuara se për atë mbrëmje kishin një surprizë për ne; na kishin rezervuar bileta për të parë një shfaqje në “Moulin Rouge”. Për ne që zbarkonim nga Shqipëria e atëhershme, kjo ishte një e papritur e madhe dhe e gëzueshme: do të shikonim kërcimtaret e atij holli të madh plot dritëza, ku vajzat e kabaresë ngrinin këmbët duke kërcyer një “french cancan”.
Por punonjësi i ambasadës që merrej me kulturën dhe që nuk njihte asgjë nga kultura, na pëshpëriti ose urdhëroi, se s’duhej të shkonim në asnjë mënyrë në atë shfaqje borgjeze, duke na detyruar të themi se ishim të lodhur dhe se mjerisht ishte e pamundur të shkonim në “Moulin Rouge”, banesën e dikurshme të piktorit tim të dashur. Kështu “Moulin Rouge”, që e kisha parë veçse në pikturat e Lautrec nuk mundëm ta shikonim. Por ah, për zyrtarët e atëhershëm, “Moulin Rouge” ishte një sakrilegj. Kështu, unë nuk arrita ta shoh “Moulin Rouge” dhe hijen e banorit të saj të dikurshëm që quhej Toulouse-Lautrec, i cili më kishte bërë për vete me tablotë e tij. Këtë gjë do ta shikoja më vonë kur erdha si diplomat në Paris apo kur me Ibrahim Kodrën, Rajmonda Bulkun e Ehat Musën do të shkonim në një bar të madh që mbahej nga një shqiptar i Tetovës dhe ku për habinë tonë, në një skenë të vogël, na u shfaq një striptizë, që e zgjoi mjeshtrin Kodra nga lodhja, duke i kujtuar modelet e tij të dikurshme. Ishte një striptizë aspak e bukur, jo si ato të “Crazy Horse”, ndaj ne u larguam shpejt.
Sidoqoftë, unë doja të gjeja vendet ku kishte jetuar Lautrec edhe pse disa prej tyre nuk ekzistonin më siç ishte “Moulins de la Gallete”. Megjithatë, apartamenti i tij në 24 bd. Coulaincourt, sapo kapërcen varrezat e Montmartre-s është gjithnjë aty. Lautrec ishte një personazh i veçantë i jetës artistike pariziane të dy dekadave të fundit të shekullit XIX. Edgar Degas, mjeshtrin e balerinave të bukura, Lautrec e adhuronte, ndërsa në të kundërtën, Degas e shante atë, ndoshta pse figurat e tij ishin personazhe të vërteta të kabareve të errëta ku vera derdhej lumë. Ndoshta se ai po merrej me balerinat, të cilat ai kujtonte se vetëm ai mund t’i pikturonte aq bukur.
Artisti me gjymtyrë të shkurtër
Lautrec ishte një artist që vinte nga një familje aristokratike e jugut të Francës, nga Albi dhe familja e tij ishte familje kontësh, por një sëmundje, mesa duket gjenetike, e kishte bërë atë handikap, duke e lënë me gjymtyrë të shkurtër, një lloj distrofie dhe “nanizmi”, duke bërë që të ecte me vështirësi. Por kjo sëmundje (si pasojë se në familjen e tij martesat bëheshin brenda familjes me mbesat, nipërit, kushërinjtë e parë e të dytë etj.,) nuk e pengoi talentin e tij dhe dëshirën të studionte për pikturë, ku shkoi në të njëjtin atelier të piktorit të njohur, Carmon, ku do të njihej dhe me Van Gogh, një mik i afërt për të. Holandezi e shikonte me simpati, edhe pse ata ishin tipa të ndryshëm: ai serioz dhe i zymtë përgjithësisht, ndërsa Lautrec gazmor e hokatar dhe që pëlqente jetën e rrugës; biri i kontit pëlqente rrugën e dehur dhe britmën njerëzore.
Në atë kohë, Parisi kishte 34 mijë prostituta ndërkohë që Londra veçse 24 mijë. Shtëpitë publike apo “maison close” siç quheshin, gëlonin ngado veçanërisht në Montmartre, Clichy, deri në stacionet e trenave Gare du Nord apo Gare de l’Est e Saint-Lazare, apo pranë Madeleine, “Le Chabanais”, “Two-two”, ku ishin ato më të fismet e ku shkonin madje princërit e mbretërisë angleze dhe ku Edourad VI kishte vendosur diku një lloj shtrati të çuditshëm ku kënaqte epshet e tij në fshehtësi; apo vende ku Cora Pearl lahej në një vaskë të mbushur me qumësht dhe plot  petale trëndafili. Madje, ishte koha kur jo pak angleze dhe amerikane, ishin prekursore të lezbizmit në Paris(epokë që ndryshe u quajt e “safizmit”, nga emri i poetes së antikitetit grek), emra që u bënë të njohur dhe që nuk munguan në tablotë e Courbet “Gjumi” (Le sommeil), apo dhe të vetë Lautrec (“Dy miket”). Edhe ato bënë pjesë në afreskun e madh të historisë së Francës, në një kohë që Baudelaire, autori i “Lulet e së keqes” kishte vdekur, po kështu Rimbaud i Stinës në ferr apo kur Van Gogh ishte vetëvrarë në një arë gruri ku fluturonin korba të zinj në Auver-sur-Oise. Maupassant botonte novelën “Maison Tellier”, ndërsa Huyssman, “Marthe”… episode nga jeta e buzëmbrëmjes.
Toulouse Lautrec vdiq kur hynte shekulli XX, në vitin 1901, po atë vit që shuhej dhe Oscar Wilde në një hotel të Parisit në Rue des Beaux-Arts, afër Odeonit.
Qyteti i kurtizaneve
Montmartre e fundit të shekullit XIX ndryshonte shumë nga pjesa tjetër e Parisit, pasi aty ishte vendi i artistëve, i piktorëve dhe poetëve, i letrarëve të paqtë dhe atyre që për muzë kishin balerinat e kabareve të shumta të Montmartre-s e mbi të gjitha “Moulins de la Galette”, “Chat noir”, “Au Tambourin” e më pas “Moulin Rouge”, kohë që e kemi përjetuar dhe në filmin Moulin Rouge me Nicole Kidman, dekor i festave, fanfareve dhe i fateve të dhimbshme njerëzore. Sidoqoftë, “Moulin Rouge” ishte për Toulouse-Lautrec “qyteti i femrave”, diçka “felliniane”, pasi atje ishin personazhet e tij, ato që dashuronte në mënyrë platonike, ato që shkonte në shtrat për të shuar epshet e tij dhe ato që ishin idhuj të baletit të asaj kohe.
Rrugë të kalldrëmta që ngjiteshin drejt kodrinës, kabare, kafene të vjetra ku në kapërcyellin e shekullit do të vendoseshin dhe piktorët e rinj si Utrillo, Picasso, i cili gjeti një lloj frymëzimi te personazhet e Lautrec, jo vetëm në frymën e pikturave të tij, por dhe në detaje, siç e gjejmë dhe në një tablo të Picasso-s “Dhoma blu”, ku në sfond është e ngjitur në mur një afishe e Lautrec. Por Lautrec asnjëherë nuk e njohu dashurinë e vërtetë, pasi fiziku i tij i shtynte femrat larg tij. E megjithatë, ai ishte gazmor, hokatar, kavalier dhe besnik në miqësi. Personazhet e tij ishin gjithashtu klounë cirku, zbutësit e kafshëve në cirk, akrobatët, vajzat ekuilibriste në litar… vetë bota e spektaklit, por mbi të gjitha vajzat, “vajzat e gëzimit” siç i kishte quajtur dikush. Në vitin 1892, padronia e një shtëpie publike me emër i kërkoi t’i pikturonte 16 tablo për të dekoruar muret e salloneve të saj. Dhe ai i pikturoi. Javë me radhë ai largohej nga shtëpia dhe flinte atje në kulisat e dhomave të prostitutave dhe balerinave, pasi jeta pranë tyre i dukej më e ëmbël. Modelet ishin aty, dhe ato kalonin të zhveshura para tij pa asnjë droje. Ai i njihte historitë e tyre, dramat familjare, ikjet nga shtëpitë për të mbijetuar, dashuritë e pamundura, zhgënjimet, përbuzjet dhe dehjen e harresës ngjyer në seks. Ishin mikeshat e mira të tij që plagët i fshihnin thellë, nën makijazhin e shndritshëm të bukurisë. Nganjëherë ndonjëra, për miqësi e pranonte dhe në shtratin e saj dhe Lautrec mburrej te shokët se “ishte i zoti në atë punë”…
Kështu, Lautrec gjente frymëzimin e vet. Një kritik i kohës shkruante se “bordello ishte rifuxhio apo manastiri i tij”. Ndërsa vetë Lautrec thoshte: “Këtu jam më mirë se në shtëpinë time dhe se kudo gjetkë”! E megjithatë, ato personazhe krijuan dhe apogjeun e tij. Në kokën e krevatit të tij, Lautrec mbante një riprodhim të një pikture të Vittore Carpaccio-s, “Dy kurtizanet” çka ishte e njëjta temë që trajtonte dhe ai. Por atë kohë, krahas Lautrec, shumë kurtizane i gjejmë në tablotë e Bernard, Manet, Degas. Ishte ai që bënte afishet e mëdha, siç ka mbetur në historinë e Moulin-Rouge afishja e Gouloue-së që ishte mikja e tij e afërt, Louise Weber apo më pas Jane Avril, aq sa Lautrec e cilësuan për një fare kohë “piktor i Jane Avril”, meqë e pikturoi në shumë tablo. Pikturon balerinën Mary Belfort që vallëzonte në “cabaret-concert” apo në kafenenë “Les Decadents”. Yvette Guilbert, një aktore teatri dhe personazh në disa nga tablotë e tij, luante në teatër pjesën e njohur Mbretëresha Margot… Misia Natanson kujtonte me nostalgji kohën kur Lautrec vinte pranë saj, në kopsht. “E kishim bërë zakon që unë shkoja në kopsht, duke u ulur dhe u mbështetur në një trung peme, me një libër në dorë, ndërsa Lautrec përkulej me penelin e tij të më pikturonte. Madje, ai m’i ngacmonte gishtërinjtë e këmbëve me penelin e tij, ku gjente një botë paradiziake…”. Një nga balerinat që pëlqente ishte dhe një balerinë kuqaloshe, May Milton, figura e së cilës është në afishet e pikturuara nga Lautrec. Edhe pse atë kohë doli ligji kundër pornografisë, Lautrec kërkoi të tallej dhe pikërisht atëherë pikturoi tablonë e njohur Divani, me disa prostituta që prisnin në një sallon bordelloje. Artisti vazhdonte me artin e tij.
Vitet e fundit të Lautrec ishin të vështira, të rënda, të hidhëta. Pija shpesh e bënte agresiv aq sa zihej me njerëzit në kabare apo në rrugë. Nëna e tij erdhi me nxitim nga jugu i Francës për t’u kujdesur për të birin, ndërkohë që guvernantja që i kishte caktuar të qëndronte pranë tij, jo rrallë i shkruante për të që i dehur, i kërkonte të bënte dashuri: “Zotëria nuk është treguar korrekt me mua!”. Ishte një marrëdhënie e vështirë me të ëmën, aq sa pak kohë më vonë ajo u detyrua të ikte, por duke vënë njerëz të kujdeseshin për të. Ç’fat i keq! Ndërkohë, tablotë e tij shiteshin ngado dhe gjithnjë e më shumë, nga “Drouot” gjer te tregtarët e veprave të artit përtej Atlantikut. Nga fundi i shekullit XIX ai ndërmori një udhëtim me një mikun e tij. Shkoi në Havre, ku bëri shumë tablo e vizatime nga kabaretë e portit të La Manche e veçanërisht një kameriere angleze, një kuqalashe të bukur, pas të cilës thuajse ra në dashuri. Pastaj ata i hipën anijes Chili për të shkuar në Bordeaux dhe rrugës, gruaja e një oficeri francez të kolonive që shkonin për në Dakar, në Afrikë, e joshi pa masë duke i bërë disa vizatime e tablo, ulur në një shezlong, mbi kuvertën e anijes. Ishte ajo që ai e titullon “La passagère 54”, meqë ajo flinte në kabinën “54”. Madje, ai e shoqëroi deri në Lisbonë, duke dashur të vazhdonte pastaj drejt Afrikës, pas saj, por miku i tij e ktheu. Kështu, i dëshpëruar, Lautrec kthehet përsëri në shtëpinë e tij në Paris. Tashmë pija i krijon halucinacione dhe ai e ka tepër të vështirë të ecë e ndërkohë edhe vuan nga sëmundja “Delirium tremens”. Kishte halucinacione, bënte litografi të çuditshme, të errëta. Një çast iu duk se po e sulmonin insektet dhe me një revole që mbante kishte qëlluar në mure. Por shpejt, artistin rebel e fusin në një birucë që ai të mos pinte më alkool dhe të mos prishte “rendin publik”, e megjithatë edhe atje ai pikturonte. Pikërisht duke vizatuar portretet e gardianëve të tij ai mundi të fitonte lirinë. Një liri kohëshkurtër. E njoftuar nga guvernantja e saj në Paris, e ëma u kthye në Paris dhe qëndroi pranë tij derisa një ditë, ai do të jepte shpirt në duart e saj.
Djegia e erotikave
Kur u kthye nga varrimi, nëna e tij konteshë i mblodhi të gjitha “erotikat” e Lautrec dhe si një katolike e devotshme filloi t’i digjte: një lloj inkuizicioni ndaj gjithë atyre linjave, gjinjve dhe trupave të kolmë, “vajza të gëzimit dhe të dhimbjes”, vetëm pse ato ishin aty lakuriq. Arti i krijuar me aq ethe e dashuri nga shpirti i piktorit, tashmë shkatërrohej në zjarrin e një oxhaku dhe në zemërimin e një nëne. Megjithatë, nga Lautrec mbetën në koleksionet e galeristëve dhe ato që ishin te miqtë e tij 737 tablo vaji, 275 akuarele, 368 gravura dhe afishe, si dhe 5084 vizatime, skulptura, qeramika e vitrazhe, çka tregon për punën e madhe të tij në jetën e tij artistike të ndërprerë para kohe, në një moshë 36-vjeçare. Por shpejt, ekspozitat e hapura në Londër, Paris e gjetkë do të afirmonin artin e tij të madh, çka mbart gjurmën e një kohe, historinë e një aspekti të shoqërisë franceze të asaj kohe, vetë jetën e dhimbshme mes dritave të kabareve dhe shpirtrave që humbitnin në dehje, seks e alkool, si në vargjet e Baudelaire në Les fleurs du mal (“Lulet e së keqes”)… Po, tablotë e tij mund t’i quajmë thjesht “tablo nga Lulet e së keqes”. Kështu, Lautrec la gjurmën e tij në historinë e impresionizmit francez. “Unë gjithnjë kam pasur ndjesinë se Toulouse-Lautrec ishte vëllai dhe miku im, ndoshta pse ai që para shpikjes së vëllezërve Lumière ka imagjinuar kuadrimin e kompozicionit me skemat e kinematografisë. Dhe padyshim, kjo si pasojë për pasionin që ai kishte për njerëzit e përbuzur dhe të hedhur rrugës. Është e vështirë të imagjinosh se çfarë ju ka frymëzuar gjatë karrierës tuaj, por e di mirë që nuk e kam vështruar me indiferencë asnjë nga veprat e Lautrec, afishet apo litografitë dhe kujtimi për të asnjëherë nuk më është shuar…”
Është lehtë të thuash ta reduktosh veprën e një artisti të madh në thjesht ca balerina, për më tepër kabaresh… kështu mund të thoshim dhe për një Baudelaire, Rimbaud apo Verlaine; kështu mund të thuhej dhe për Gustave Courbet që krijoi vepra të mëdha, mes të cilave dhe veprën emblematike ‘tê erotmit’, origjinën e botës. A nuk duhej dhënë përmes artit dhe bota e jetës në hije, në dhimbje e delir?
Pak ditë kanë kaluar tashmë kur në rrugët e Parisit, metrotë, autobusët, një imazh përsëritet si një refren i këndshëm: një tablo e Lautrec që lajmëron hapjen e ekspozitës “Splendeurs et Miseres” (“Shkëlqime dhe mjerime”) në Muzeun e Orsay-it, në Paris. Janë personazhet e Lautrec, por dhe të bashkëkohësve të tij që na grishin drejt një bote të cilën ata e kanë jetuar dhe ua përcollën gjeneratave që do të vinin. Filozofi francez, Deleuze, duke folur për pikturën, flet për imazhin “motrice” pra në lëvizje, që ky imazh nuk është një “dublicata”, një kopje, por në kuptimin kulturalist, është një imagjinacion, një inovacion… Kështu, në këtë formë, Lautrec na e la artin e tij, nga realja në imagjinatë, në figura që lëvizin ende, në një dinamikë të jashtme dhe të brendshme, në vetë jetën që është ngjizur në ato…
Para pak kohësh, duke fotografuar studion e Jean-Louis Gérôme, i cili pikërisht përballë “Moulin Rouge” kishte atelierin e tij, ku atje kishte pikturuar figurën legjendare të Marko Boçarit, më ra në sy lëvizja e jashtëzakonshme të turistëve që vinin nga të katër anët e botës për të parë “Moulin Rouge” si një vend mitik. Çdo mbrëmje perdet hapen dhe në skenën e lavdishme shfaqen balerinat e “french cancan” plot dritëza dhe hire. Një prej tyre është një balerinë shqiptare. Në spektaklin marramendës është e pamundur të mos kujtosh banorin e dikurshëm të këtyre kthinave, artistin që as shumë i pikturoi ato, Toulouse-Lautrec, një bir konti dhe një artist i skenës së madhe të jetës…

Ann Beattie – Librat e zemrës

ann-beattie-650x446Aktualisht, cilët libra keni më për zemër? 
“Memphis Movie” nga Corey Mesler; “Paragon Park”, nga Mark Doty; “Kinder than Solitude” nga Yiyun Li; “Duke parë fotografitë”, nga Gordon Baldwin dhe Martin Jurgens; “Qeni metafizik: Poezi” nga Pasha Frank Bidart; “Tregime nga Nju Jorku” të Elizabeth Hardwick. Revistat që duhet të lexoj janë futur mes këtyre librave si petë byreku.
Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave?
Ndoshta “Falja” nga McEwan.
Cilat janë për ju tregimet më të parapëlqyera të të gjitha kohërave?
Mund të përmend disa: “Muzgu i Superheronjve” dhe “Rosaku yt është rosaku im”, nga Deborah Eisenberg; “Rruga thellë në xhungël”, nga Thom Jones; “Oksigjeni”, nga Ron Carlson; “Hithrat” dhe “Virgjëresha shqiptare” nga Alice Munro; “Vajza e shëndoshë”, nga Andre Dubus; “Në hendek”, nga Annie Proulx; “Bruns”, nga Norman Rush; “Arratia” nga Joy Williams; “Juaji” nga Mary Robison; “Qeni i martesës”, nga Amy Hempel; “Gruaja e zjarrfikësit”, nga Richard Bausch; “Lapërdhari”, nga Richard Ford; “Ndihma” nga Robert Stone; “Nuk ka vend për ty, i dashur”, nga Eudora Welty; “A janë këto milje vërtet”, nga Raymond Carver; “Këtu ka vetëm njerëz të tillë”, nga Lorrie Moore; “Nata e fundit”, nga James Salter; “Sarah Cole: Një lloj histori dashurie”, nga Russell Banks; “Gjahtarët në dëborë,” nga Tobias Wolff; Përmbledhja e Rebecca Lee “Rrëqebulli”.
Cilët ndër ata që merren me letërsi artistike, eseistë, kritikë, gazetarë apo poetë, quani si shkrimtarët më të mirë sot për sot?
Shkrimet e Copa Gay Talese-s. Çdo gjë të shkruar nga Jeremy Denk apo Susan Orlean. Romanet e Patrick Modiano-s dhe John Banville-s. Tregimet e Elizabeth Spencer-it dhe Alice Munro-së. Esetë e Annie Dillard, veçanërisht “Për momentin”, pa harruar Joan Didion. “Natyra lëngon” nga Joy Williams; “Të kallësh shtëpinë në flakë” nga Charles Baxter. “Të ëndërrosh pranë librit” nga Elaine Scarry. Shkrimtarët John Jeremia Sullivan, Phillip Lopate, Charles d’Ambrosio. Esetë në “Dijetari amerikan” janë zakonisht të shkëlqyera. Biografitë e Robert Richardson. Shumë poetë të mëdhenj, mes të cilëve Charles Wright, Louise Glück, Charles Simic dhe CK Williams. Edhe komentet mbi librat në “Times Literary Supplement” janë me të vërtetë të mira.
Çfarë gjinie letrare ju pëlqen të lexoni? Dhe çfarë nuk lexoni?
Më shumë se çdo gjë tjetër lexoj romane dhe tregime, përveç ndoshta, librave të gatimit. Nuk para lexoj libra me mistere, pasi nuk e kuptoj kurrë se çfarë ndodh.
Çfarë librash mund të na befasojnë po t’i gjejmë në raftet tuaja?
Librat e mirësjelljes, por vetëm ato të vjetrat. I parapëlqyer për mua është “Libri i ri i plotë i mirësjelljes” nga Amy Vanderbilt (botim i vitit 1962).
Kush është heroi ose heroina juaj imagjinare e parapëlqyer?
Pas vitesh të tëra shqyrtimi, dal në përfundimin që të gjithë kanë mangësitë e tyre. Por unë mendoj se znj. Ramsay, edhe pse për shumë arsye të forta do të protestonte, të mos e quajmë “heroinë”. Dikur mendoja se mënyra se si lexuesi mëson për vdekjen e saj, ishte tepër radikale. Pastaj fillova të informohem për vdekjet krejtësisht të papritura të miqve të mi nëpërmjet subjekteve të email-it, gjë që më duket edhe më befasuese.
Çfarë lloj lexuesi ishit në fëmijërinë tuaj? Cilët ishin librat dhe autorët tuaj të parapëlqyer? 
Babait tim i pëlqenin librat e financës dhe si të kurojmë dhembjet e shpinës. Nëna ime lexonte shumë, sidomos librat e bibliotekës mbi Afrikën, biografitë dhe misteret e autores Agatha Christie. Shpesh vinte te dera e dhomës sime të gjumit me libër në njërën dorë dhe kuti me çokollata në tjetrën, dhe thoshte: “Nëse të duhem për ndonjë gjë, më gjen te nr. 7”. (Ajo kishte një batanije elektrike. Se si nuk e shkriu çokollatën, një perëndi e merr vesh.) E kishte zakon të më lexonte me zë të lartë, por si tani, edhe atëherë, po s’më pëlqeu menjëherë ajo që dëgjoj, dal nga dhoma. (Mund të shtrohem të lexoj një libër, por nuk mund ta detyroj veten të dëgjoj një tjetër kur lexon.) Ajo dhe unë ia lexonim me zë të lartë njëra-tjetrës librin “Spiuni që erdhi brenda nga i ftohti” më shumë se një herë. Kur isha fëmijë më pëlqente “Kopshti sekret” dhe librat me Meri Popins dhe (nëse nuk gaboj me titullin) “Bertrami dhe Rinoqeronti zevzek”. Mendoja që në thelb fjala “rinoqeront” ishte qesharake dhe ndërkohë që nuk e lexoja librin sërish, ia ngulja sytë titullit. Më vjen keq që nuk e kam ende, edhe pse nuk mund të jetë aq i mirë sa e mbaj mend. Më pëlqenin librat komikë. Edhe ato broshurat e vogla si të gatuajmë ëmbëlsira me reçel ​​dhe 20 receta emocionuese për gatime me fasule. I merrja gjithmonë nga sirtari i kuzhinës dhe i studioja. Ilustrimet më pëlqenin vërtet shumë.
A jeni futur ndonjëherë në telashe për të lexuar një libër? 
Jo. Unë lexoj shpejt dhe fshehurazi, kështu që kush do ta merrte vesh?
Po t’ju duhej të përmendnit një libër që ju ka bërë kjo që jeni sot, cili do të ishte ai?
Do të ishte zhgënjyese të mendoje se kjo që jam sot ia detyroj vetëm një libri.
 Nga librat që keni shkruar, cilin parapëlqeni më shumë ose është më kuptimplotë për ju?
 “Një tjetër Ti”. (Another You) 
Po qe se do t’i kërkonit presidentit të lexonte një libër, cili do të ishte ai? 
Unë kurrë nuk këmbëngul që njerëzit të lexojnë diçka (edhe pse u kam dërguar kopje). Në njëfarë mënyre nuk besoj se do të dërgoja ndonjë libër të veçantë në Shtëpinë e Bardhë. Në fillim do të duhej ta bisedonim.
Keni planifikuar një darkë me njerëz të letrave. Cilët janë tre shkrimtarët e ftuar? 
Unë do të ftoj Michael Silverblatt dhe kërkojini atij të sjellë dy të tjerë.
Zhgënjyes, i mbivlerësuar, thjesht jo i mirë: për cilin libër mendoni se duhet t’ju kishte pëlqyer, por nuk e bëtë? A ju kujtohet libri i fundit që e keni mbyllur pa mbaruar?
“Romanca e lumtur”, “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Ndërkohë që nuk mendoj se Robert Frost ishte poet i keq, rrallë mund t’i kuptoj gjërat që shkroi.  
Kë do të donit të shkruante historinë e jetës suaj?
Harry Mathews.
Te cilët libra ktheheni vazhdimisht?
“Kremtimi i negatives”, nga John Loengard; “Vendi i Antracitit” nga Jay Parini; “The Blue Strawbery Cookbook”, nga James Haller; “Për librin që është trupi i të dashurit,” nga Gregory Orr; “Lolita”; mes shumë të tjerëve edhe “Moon Deluxe” nga Frederik Barthelme. “Gatsby i Madh”. “Pothuajse i padukshëm”, nga Mark Strand (rilexoj dy ose tri poezi pothuajse çdo ditë). Librin e Steven Millhauser, “Edwin Mullhouse,” sepse e hap vetëm për të rilexuar një faqe që e admiroj në veçanti, pastaj heq dorë dhe ia nis nga fillimi. “Point Omega”, nga Don DeLillo. “Dashnorja e Vitgenshtajnit,” nga David Markson. Unë gjithmonë kam kopje shtesë për t’i bërë dhuratë.
Për çfarë librash ndiheni keq që nuk i keni lexuar ende?
“Në rrugë”.
Çfarë keni ndërmend të lexoni tjetër?
Le të shpresojmë të jetë përkthyer në anglisht ndonjë libër i ri nga Patrick 

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...