2015-10-06

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets: Zgjedhjet e reja, skenar i keq

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se është e shqetësuar për paralajmërimin se në Kosovë mund të mbahen zgjedhje të reja.
Sipas Vietsit, nëse kjo ndodhë, atëherë Kosova mund ta harrojë liberalizimin e vizave.
Deklarata e ambasadores Viets është publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
 

Deklarata e plotë e ambasadores gjermane Viets:
 
Unë jam e shqetësuar për zërat e papërgjegjshëm të interesuar që të ndjellin zgjedhje të reja, edhe pse Kosova ka një qeveri funksionale me një shumicë bindëse në Parlament. Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe bllokadës gjashtë mujore, ku Kosova në shumë aspekte mbeti mbrapa edhe më shumë, ky (zgjedhjet e reja) do të ishte një rast/skenar edhe më i keq për popullin e Kosovës. Politikanët janë përfaqësues të zgjedhur dhe duhet që mirëqenien e popullit dhe vendin e tyre t’i vënë para interesave dhe ambicieve të tyre personale. Unë mund të bëjë vetëm një hamendësim: Me zgjedhje të parregullta të reja, në Kosovë mund të harroni liberalizimin e vizave dhe vullnetin e mirë të donatorëve, investitorëve dhe diasporës.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...