2015-10-06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj :Nuk kam financuar asnjë parti serbe


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka reaguar rreth disa njoftimeve se ai e ka financuar Listën Serbe me 100 .000 euro.
“Shkrimet e sotme të shtypit të Prishtinës të cilat i referohen shtypit të verdhë serb, për gjoja financimin me 100 mijë euro të “Listës Serbe” janë rrenë e kulluar dhe e paguar. Ramush Haradinaj nuk ka financuar asnjë parti serbe kurrë. Ky lajm i rremë është gatuar nga klani Mustafa dhe partnerët e tij serbë dhe për qëllim ka njollosjen time, pikërisht tani kur iu kam zbuluar gënjeshtrat për punët e pista të tyre në dëm të Kosovës. Të gjithë ata që provojnë që me gënjeshtra e sajesa të më zmbrapsin nga rruga ime e demaskimit të këtij pushteti kuisling, e kanë gabim. Unë, pavarësisht çmimit, do të vazhdojë të jem në anën e së drejtës dhe të interesit për vendin tim. Përfundimisht ka kaluar koha e propagandës së Rrahman Morinës dhe e dishepujve të tij që sot janë në grahmat e fundit”, ka thënë Haradinaj.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...