Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/26

Berthold Seewald “Ishte Austro-Hungaria, e cila hapi Luftën e Parë Botërore më 28 gusht të vitit 1914...."

Lufta e ‘harruar’: Kur mijëra serbë vdisnin në malet shqiptare
“Ishte Austro-Hungaria, e cila hapi Luftën e Parë Botërore më 28 gusht të vitit 1914. Por ajo që u mendua se do ishte një ekspeditë e shkurtër ndëshkimore, në fakt u kthye në katastrofë, e cila tregonte dobësitë që kishte monarkia e Habsburgëve. Vetëm 14 muaj më vonë, në tetor të vitit 1915, trupat austriakë mundën të ngrenë flamurin verdhezi mbi kalanë e Beogradit, falë ndihmës së një komandanti gjerman”.

Berthold Seewald 
http://www.welt.de/geschichte/article148030881/Erfrorene-saeumten-den-Fluechtlingstreck-aus-Serbien.html

Ohne Winterausrüstung und strategisches Konzept versuchten die österreichischen Armeen, die belagerte Festung Przemyśl am San zu entsetzen. Die Verluste gingen in die Hunderttausende
Kështu shkruan historiani Berthold Seewald në një shkrim në gazetën gjermane “Die Welt”, referuar përplasjes mes Austro-Hungarisë dhe Serbisë.
Në shkrim thuhet se Austro-Hungaria mendoi se do e ketë të lehtë me Serbinë, por pasi humbi dy beteja dhe la 70 mijë pengje.

„Jede Humanität und Weichlichkeit (seien) höchst unangebracht“, hieß es in einer Broschüre für Feldkommandeure
Vetëm kur në ndihmë u erdhi Gjermania, por edhe Bullgaria, e cila nisi sulmin e saj ndaj Serbisë, austro-hungarezët ia dolën, por duke shprehur në këtë ofensivë edhe urrejtjen e tyre ndaj serbëve.
Më shumë se 36 mijë civilë u vranë.
Por ajo që pasoi ishte një katastrofë humanitare e tmerrshme.


Der preußische Feldmarschall August von Mackensen (auf dem Schimmel; 1849-1945) wurde zum Oberbefehlshaber der deutschen und österreichischen Truppen ernannt
“Deri në dimër, ajo që mbeti nga ushtria serbe tentoi të arratisej nga Kosova për në Shqipëri, në drejtim të bregdetit të Adriatikut. Ushtrinë e ndoqën nga pas civilë të panumërt. Shumë prej tyre vdiqën nga uria, u rrëzuan nëpr malë ose u vranë nga malësorët shqiptarë.

Premiere guerre mondiale (1914-1918) : bombardement du fort de Douaumont par l'armee allemande pendant la bataille de Verdun, 4 mars 1916. Dessin In "Le Miroir", 26 mars 1916 - WWI : Fort Douaumont bombarded by the German army during the Battle of Verdun,

‘Rruga ishte e mbushur me trupa njerëzish të ngrirë, ushtarë dhe refugjatë, që na kishin paraprirë,’ kujtonte një i mbijetuar. Mes tyre ishin edhe shumica e të burgosurve austro-hungarezë. 


Mitten im Winter versuchten die Reste der serbischen Armee und zahlreiche Flüchtlinge, über die Berge an die Adria zu gelangen
Nga 70 mijë prej tyre, dy të tretat vdiqën. Oficerët francezë thonë se 170 mijë njerëz ia dolën të vijnë në Adriatik në janar të vitit 1916. Prej aty u morën me anije dhe u dërguan në Korfuz.


Österreicher und Italiener führten den Krieg in den Alpen mit Elitetruppen. Das Foto zeigt Tiroler Kaiserjäger auf dem Marsch.

Një spital për të plagosurit rëndë u ngrit në Vido, që më vonë u quajt edhe ‘ishulli i vdekjes’.


Die Festungswerke von Przemyśl nach Abschluss der Kämpfe im März 1915
Deri në vitin 1918, në Korfuz ishte ngritur një ushtri e re serbe, që do luftonte për të rifituar Beogradin.


“Me një total prej 600 mijë të vdekurish, ushtria serbe kishte pësuar humbjen më të madhe në Luftën e Parë Botërore në krahasim me popullsinë,” shkruan historiani Gorch Pieken- në një luftë që u bë traumë kombëtare, por që është harruar në masë jashtë Serbisë”.

Edhe katër ditë afat për paraqitje në Prokurori të katër deputetëve

Edhe katër ditë afat për paraqitje në Prokurori të katër deputetëve

Prokuroria Themelore e Prishtinës do të zgjerojë kallëzimin penal për të përfshirë edhe ngjarjet e së premtes në Kuvend

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka thënë se në prokurori kanë pasur dilemë mes idesë për të ngritur kallëzim të ri penal rreth ngjarjeve të së premtes në Kuvend, apo për të zgjeruar kallëzimin rreth zhvillimeve të 8 tetorit.
“Ne si Prokurori jemi ne dijeni për rastin për që ka ndodhur me 23 tetor 2015 në Kuvendin e Kosovës, mirëpo pasi e kemi analizuar mirë këtë rast kemi pasur dy propozime, se a të shkojmë me kallëzim të ri penal apo te bëjmë zgjerimin e kallëzimit të parë të datës 8 tetor 2015 dhe pas saj kemi ardhur në përfundim që të bëhet zgjerimi i kallëzimit të parë penal”, ka thënë kryeprokurori Beka.
Në të dy rastet nga deputetë opozitarë u hodh gaz lotsjellës në sallën e mbledhjeve të Kuvendit.
Beka deklaroi se është vendosur të zgjerohet kallëzimi penal për arsyen se bëhet fjalë për vepra të dyshuara nga deputetët e njëjtë.
“Ne do të bëjmë zgjerimin e kallëzimit të parë pasi që kemi të bëjmë me personat e njëjtë siç janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli”, sqaroi Beka.
Ai tregoi se këtyre deputetëve u janë dërguar të premten ftesa për paraqitje në prokurori, ndërsa njoftoi se nëse brenda pesë ditëve ata nuk paraqiten për dhënien e deklaratave, prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës Themelore të Prishtinës për të lëshuar fletarrest ndaj të dyshuarve.

Foreign Policy: Ka rrezik për luftë në Ballkan

Foreign Policy: Ka rrezik për luftë në Ballkan
Pas 20 vjet paqeje, Republika Srpska ka kërcënuar se do ta prish marrëveshjen e paqes që e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar.
Një krizë e re është duke shpërthyer në Bosnje dhe Hercegovinë, kur është duke u afruar 20 vjetori i Marrëveshjes së paqes së Dejtonit, e cila kishte ndërprerë luftën e përgjakshme që zgjati 3 vjet e gjysmë ndërmjet serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, shkruan “Foreign Policy”.
Më 21 nëntor në Dejton, Ohio të SHBA-ve, i deleguari Richard Holbrooke arriti një fitore të madhe diplomatike që i dha fund konfliktit dhe vuri themelet e një shteti të qëndrueshëm, thuhet në shkrimin që e transmeton Koha.net. Marrëveshja e Dejtonit gjithashtu kishte krijuar një mbikëqyrje ndërkombëtare, e cila do të kujdesej për zbatimin e Marrëveshjes së paqes.
Ky përvjetor do të duhej të ishte një ditë feste, por fatkeqësisht mund të ndodhë të mos jetë ashtu.
Marrëveshja e Dejtonit kishte krijuar dy njësi autonome brenda Bosnjës: Federatën Boshnjake-Kroate dhe atë të serbëve, Republika Srpska.
Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, planifikon një plebishit në paradën e përvjetorit, që, më 15 nëntor, shkel haptazi Marrëveshjen e Dejtonit, dhe shumë njerëz këtë e shohin se një referendum për pavarësi.
Plebishiti i planifikuar ka vetëm një pyetje: “A e mbështesni imponimin antikushtetues dhe të paautorizuar të ligjeve nga ana e Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht ligjet e imponuara mbi Gjykatën dhe Zyrën e Prokurorisë së [Bosnje-Hercegovinës] dhe zbatimin e vendimeve të tyre në territorin e Republikës Srpska?”.
Një pyetje e tillë dërgon vetëm drejt një zgjidhjeje, që është referendumi për pavarësimin e Republika Srbska, e cila do të prishte Marrëveshjen 20 vjeçare të paqes dhe do të dërgonte në ndarjen definitive të Bosnjës.
Ky referendum ka marrë një përkrahje të madhe edhe nga Moska zyrtare, që mund të shtyjë në ngritjen edhe më të madhe të tensioneve ndërmjet Uashingtonit e Evropës Perëndimore, kundrejt Rusisë dhe aleatëve të saj.

Këpucët kuq e zi,Petrit Kozeli: Si më lindi ideja për t’ia dhuruar Papës Françesku

Këpucët kuq e zi, Kozeli: Si më lindi ideja për t’ia dhuruar Papës (Foto)
Këpucët me simbolet e flamurit kombëtar të prodhuara posaçërisht për Papa Françeskun nga artizani shqiptar Petrit Kozeli po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale e jo vetëm. Në një intervistë për mediat shqiptare Kozeli direkt nga punishtja e tij ai tregon se si lindi ideja e këpucëve të personalizuara për Papa Franceskun fiks një vit pas vizitës së tij në Tiranë.
"Vendosa që të bëj dhe këpucën me flamurin shqiptar të shoqëruar me mesazhin e saj përkatës “Të ecim së bashku”. I krahasova këto këpucë me të dy popujt që janë në ecje dhe kanë dëshirë të ecin drejt paqes së bashku. Jam ndjerë shumë i lumtur që duke bërë këpucën shqiptare, lindi ideja që t’i dorëzohet edhe atit të shenjtë, vitin e parë pas vizitës në Shqipëri”, tregon artizani shqiptar.
Ndonëse u bë i njohur për shqiptarët me këpucët kuq e zi, Kozeli edhe më herët është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” në Itali nga presidenti Giorgio Napolitano pasi krijoi një palë këpucë në nder të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Itali.
“Një vit përpara më lindi ideja që vetëm të falenderoj popullin italianë për mikëpritjen duke bërë një palë këpucë si simbol i një populli në ecje me një mesazh inkurajimi për popullin italian dhe duke ia dorëzuar këto këpucë nëpërmjet prefekturës së Mantovës, presidentit italian Georgio Napoletani i cili e vlerësoi pa masë duke më dërguar një letër falenderimi”, shprehet Kozeli.
Lidhur me punën në një vend të huaj Kozeli shprehet se “nëse je i aftë nuk është aspak e vështirë të ecësh para”. Për artizanin shqiptar që punon në Mantova të Italisë gjëja më e bukur e jetës së tij është fotoja e vëllazërisë shqiptaro-italiane.
“Një grup ku është Bashkia e Mantovës që mban këpucët shqiptare është gjëja që më ka emocionuar më shumë dhe ambasadori Visar Zhiti që mban këpucët italiane. Është shenjë e një vëllazërie dhe raporti të shkëlqyer”, rrëfen ai.
Ceremonia e dorëzimit të këpucëve Papës, u mundësua edhe nga presidentja e Komunitetit Shqiptar për Mantovën Anila Kaja e cila e organizoi atë në bashkëpunim me autoritetet në Mantova dhe ambasadorin e Vatikanit, si dhe Presidentin e konfederatës të shqiptarëve në Itali z. Ndue Lazri.

Çka pas protestave ?


Thaçi-Ramushit: Një deputet i dehur merr në qafë një popull (Video)
​Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Klan Kosova duke komentuar ngjarjet e fundit në Kuvend ka thënë se duhet të ketë një test apo kontrollë të alkoolit.
“Duhet të dihet në çfarë gjendje futen deputetët brenda në Kuvendin e Kosovës”.
Sipas Thaçit në seancën e fundit ka pasur veprime të dehjes në Kuvend.
“Më i rrezikshëm është një deputet i dehur se një shofer i dehur sepse një deputet i dehur merr në qafë një popull me veprimet e veta”.
Në seancën e fundit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte parë duke pirë një lëng për të cilin kishte thënë që është qaj. Por u ngjallën shume dyshime se ai ne ato momente ishte duke konsumuar alkool.




Thaçi: Ja me çfarë na sulmoi opozita gjatë seancës (Video)
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherit edhe Ministër i Jashtëm, ka qenë i ftuar ne emisionin Zona B. Ai gjate emisioni ka mbajtur një shishe nga qelqi në duar dhe ka thënë së kjo në një farë forme është armë e ftohtë.
“Kjo nuk është lënduese, është vdekjeprurëse. Në një formë kjo është armë e ftohtë”. Ai ka bërë te ditur se këto lloj shishesh janë hedhur nga deputetët e opozitës.
Ai më pas ka marrë në duar një gur të madh, ku sipas tij me këta gurë janë sulmuar policët e Kosovës.
Ai më tej ka ftuar që qytetarët ta vlerësojnë se ne çfarë niveli kane shkuar deputetët e opozitës.
“Le ta vlerësojnë vetë qytetarët deri në çfarë niveli kanë shkuar ata njerëz që kanë hedhur me shishe qelqi”.....


Veseli: Ishte e pamundur të mos ftohej sigurimi në seancë, po rrezikohej jeta e deputetëve
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se e kishte të pamundur të mos e ftonte sigurimin në një situatë kur po rrezikohej jeta e deputetëve.
Në një intervistë për RTK’në, ai ka thënë se në seancën e fundit, më nuk ishte në pyetje funksionaliteti i Kuvendit si institucion, por ishte në pyetje jeta e deputetëve.
“Asnjëherë në jetën time nuk do ta kisha besuar se mund të vimë në situatë të tillë, por vërtetë nuk ishte më çështje e funksionalitetit të Kuvendit si institucion por ishte çështje e drejtpërdrejt e cënimit dhe rrezikimit të jetës së kuvendarëve aty”, ka thënë Veseli në intervistë për RTK’në.
Ai ka thënë se imazhi i Kosovës po rrezikohet seriozisht nga veprimet e opozitës. Thotë se çdo vendi demokratik i duhet opozita e fuqishme, por jo fuqinë ta shprehë me shishe e gaz lotësjellës.
“Më lejoni të theksoj se zakonisht kur mbahen ose dështojnë seancat thuhet humbësi, fituesi. Të qenit shtet juridik dhe funksionimi i shtetit ligjor nuk ka fitues e humbës. Është në pyetje a funksionin ai shtet apo jo. Këtu ne duhet të fokusohemi, këtu duhet të tregojmë. Në këtë situatë duhet të tregojmë se funksionaliteti institucional e ligjor i Ksovës, është i merituar, funksional dhe do të funksionojë bashkërisht pozitë-opozitë. Tjetër rrugë nuk kemi. Nuk ka demokraci të konsoliduar pa opozitë të fuqishme por jo me shishe e gaz lotsjellëse se na sakatuan për besë. Jo ne si individë por edhe imazhin e vendit”, ka thënë Veseli.
Ndërkohë, Veseli ka folur edhe për eskalimin e situatës në Kuvend.
Ai ka thënë se nuk është ndier mirë edhe kur ka përdorur një fjalor jo adekuat dhe se i vjen keq për këtë.
“Normalisht se nuk e ndiej aspak veten mirë, por ne jemi qenie humane në rend të parë. Në një moment, si qenie njerëzore që e ka shqetësim vendin e vet, kur e di se çka po ndodhë me vendin nuk mund të jetë rehat dhe jo çdoherë mund t’I kontrollojë emocionet e veta”, ka thënë Veseli.


Haxhiu: Opozita nuk ka forcë të mbajë protesta
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në emisionin “Info3” në RTK ka thënë se mbajtja e seancës të së premtes në një zyrë të improvizuar ka qenë në përputhshmëri me rregulloren e Kuvendit.
“Seanca është mbajt në përputhshmëri me rregulloren e Kuvendit . Opozita e ka pasur ftesën për mbajtjen e seancës në orën 16:00 mirëpo ata e kanë penguar mbajtjen e kësaj seance”, ka thënë Haxhiu.
Ai më pas ka theksuar se pozita ka qenë e interesuar të punojë dhe ka arritur që ta zhvillojë seancën edhe përkundër asaj që opozita ka deklaruar që nuk do të mbahet.
Haxhiu gjithashtu ka theksuar brenda sallës së Kuvendit të Kosovës është pirë raki, gjë që nuk lejohet me rregulloren e Kuvendit.
“Sot në studio po pimë ujë, ndërkaq të premten është pirë raki në sallën e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se opozita nuk ka forcë të mbajë protesta, duke pasur parasysh faktin se të premten kane protestuar diku rreth 150 persona


Protesta hapi i radhës që po planifikon opozita?
Sipas burimeve tona  bëhet e ditur se pas të gjitha tentativave që ka provuar opozita si në kuvend po ashtu edhe në rrugët e kryeqytetit, për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, do të thërrasin një protestë, ku presin që të dalin të gjithë ata që e kanë nënshkruar peticionin. 

Burimi thotë se: “VV dhe partitë e tjera opozitare, janë duke planifikuar të organizojnë një protestë, e cila do të jetë madhështore, dhe se nëse nuk tërhiqen nënshkrimet prej marrëveshjeve të fundit që i ka bërë qeveria për zajednicen dhe për demarkacionin me Malin e Zi, do t;ju bëhet thirrje protestuesve për bllokim të qeverisë.

Në pyetjen tonë  se çfarë po mendoni me bllokim, burimi në fjalë është shprehur se: “ besoj se po nënkuptohet vetvetiu”. Po ashtu, në pyetjen se kur mendohet të organizohet protesta, burimet bëjnë me dije se ajo do të mbahet së shpejti: “ ajo do të mbahet së shpejti, e kam fjalën brenda 10 apo 15 dite”.

***

Shqipe Pantina e VV-së: Do të vazhdojmë të protestojmë!
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka thënë se janë kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi janë ata të cilët e kanë krijuar krizën poltike në vend.
Deputetja e VV-së, ka thënë se Vetëvendosje do të vazhdojë të kundërshtojë marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Mustafa përmes protestave dhe bllokimit të Kuvendit.
Mustafa dhe Thaçi janë fajtor për situatën e krijuar, që të dy nënshkruan marrëveshje që janë të dëmshnme që cenojnë kushtetutshmërinë e vendit. Zgjidhja është e thjeshtë, një deklarim i kryeministrit që të tërhiqet nga marrëveshjet e nënshkuara dhe pastaj kthehemi në normalitet. Ne do vazhdojmë protestën tonë derisa kërkesat tona të arrihen, brenda institucioneve”, ka thënë Shqipe Pantina në një intervistë në RTK.
Zogaj: Sikur opozita t’i kishte 5 mijë protestues, nesër do të dilte protesta (Video)
Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, në emisionin “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum, duke folur për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, tha se ishin jasht çdo komunikimi politik dhe se shoqëria civile nuk ka reaguar me ndonjë deklaratë, sepse sipas tij, as shoqëria civile e as populli nuk ka ndonjë mendim specifik për këtë ngjarje.
"Gazi lotsjellës në Kuvend është bërë gjë normale. Është bërë si oksigjen", ka thënë Zogaj.
Sipas tij, nëse nuk ka vendim nga Kryesia e Kuvendit për t’i suspenduar disa deputetë, atëherë seanca që u mbajt në hollin tjetër të Kuvendit, është mbajtur duke e shkelë procedurën.
Lidhur me koalicionin aktual ai thotë se nuk është opsioni më i mirë.
"Krejt çështjet parimore të cilat i numëronte Isa Mustafa, pse s'duhet të bëjë kolalicion me PDK-në u zhbënë brenda dy orësh. Por, as Hashim Thaçi s'mendon që LDK ëshytë opsioni më i mirë për koalicion", tha Zogaj për Qeverinë.
Lidhur me deklaratën e zëvëndëskr yeministrit Thaçi, se duhet të bëhet testi i alkoolit te disa deputetë, dhe për deklaratën e deputetit Fisnik Ismailit se disa të tjerëve duhet t’iu bëhet testi i kokainës, Zogaj tha se është mirë të bëhen këto teste, sepse populli ateherë do ta kuptojë se kujt po ia jep votat.
Për protestat e përmendura nga fronti opozitar, Zogaj tha se s'beson që i bëhen as pesë mijë protestues.
"Nëse vetem pesë mijë protestues t'i kishte opozita, nesër kishte me u ba protesta", ka thënë Zogaj.

Hashim Thaçi: Dy parti opozitare më thërrasin në telefon për të hyrë në Qeveri

Thaçi: Dy parti opozitare më thërrasin në telefon për të hyrë në Qeveri (Video)

Hashim Thaçi: Vetëvendosje i përngjanë Agimit të Artë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se Lëvizja Vetëvendosje i përngjanë Agimit të Artë, me faktin se është në kundërshtim të plotë me gjithçka që prezantohet.
Ai tha se e megjithatë ka dallim mes Vetëvendosjes dhe dy partive tjera, udhëheqësit e të cilave i kishte bashkëluftëtarë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se dy parti nga Opozita mezi presin të hyjnë në qeveri dhe për këtë kanë shprehur interes.
“ Është e vërtetë se dy parti mezi presin të hyjnë në Qeveri edhe vazhdimisht dërgojnë mesazhe se duan të hyjnë në qeveri dhe të dalin nga kjo situatë. Madje edhe gjatë senacës së kaluar ka pasur mesazhe prej deputetëve të tyre dhe njëri nga liderët e tyre dhe Vetëvendosja ta then qafen pastaj,” ka thënë Thaçi.
Hashim Thaçi: Albini synon destabilizimin e Kosovës, Ramushi e Fatmiri janë bërë badiguardë të tij
Thaçi thotë se lideri i Vetëvendosjes tashmë për të është i njohur. Sipas tij, Albin Kurti ka për qëllim destabilizimin e Kosovës.
Ai thotë se ai personalisht ka kohë që e ka kuptuar këtë, por tani edhe qytetarët duhet ta kuptojnë këtë.
“Qëllimi i liderit të Vetëverndosjes është i njohur qe 15-16 vite në Kosovë. Ka qenë kundër Rambujesë, ka qenë kundër intervenimit të NATO’s në Kosovë, kur është çliruar Kosova ka thënë kjo nuk është liri”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, pa dijeninë e tyre po bëhen pjesë e agjendës së Kurtit.
I pyetur se a po deklaron në mënyrë të prerë se Kurti po synon destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit, Thaçi nuk përgjigjet me “jo”, por thotë se “këtë nuk ka fuqi ta bëjë Kurti edhe po të dëshirojë”.
Thaçi thotë se PDK dhe LDK nuk janë fajtore që partitë opozitare, kanë mbetur në opozitë.
Ai thotë se mllefin e opozitës nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës.
Kauza e opozitës, thotë ai, është dhuna.
“Nuk ka injorancë më të madhe se sa me shkaktu dhunë në ditën kur votohet për Kosovën në UNESCO. Nuk ka injorancë më të madhe se sa Kosova të shfaqet e dhunshme në mediat ndërkombëtare, kur nënshkruan MSA’në. Gjithë kjo arrogancë, gjithë kjo dhunë, gjithë ky mllef nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës. Tërë ky mllef, ushtrohet në dy pika: Asociacioni dhe demarkacioni. Nuk kanë kauzë opozita. Kauza e tyre është dhuna”, ka deklaruar Thaçi.
Hashim Thaçi sulmon Shpend Ahmetin: Ne po e hijeshojmë Prishtinën
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Hashim Thaçi thotë se partia e tij e ka hijeshuar Prishtinën me projekte.
Ai ka thënë se lidershipi aktual i Prishtinës, nuk ka dije për të implementuar projekte europiane.
“Kur e kemi sjellur magjistralen në hyrje të Prishtinës, ka qenë shumë e afërt që ajo të lidhet me magjistralen Prishtinë-Ferizaj.Kjo do të duhej ti takonte komunës së Prishtinës, por kam qenë i vetëdijshëm se ky lidership nuk ka pasur as kurajo, as dije për ta implementuar këtë projekt”, ka thënë Thaçi.
“Personalisht e kam pasur dyshim që ky lidership i Prishtinës do të mund ta implementonte”, thotë ai.
“Por unë jam tepër krenar që pjesa më e madhe e unazës që flitet me vite me vite, e kemi ndërtuar me përkushtimin dhe vendimin që kemi marrë ne”, tha ai.
“Janë vendime që e hijeshojnë Prishtinën, që i japin karakter modern kryeqytetit tonë dhe jo ato projekte me kanalizime që bëjnë ka tri katër vjet për realizim dhe punojnë vetëm sa për të bërë diçka”, ka thënë Thaçi në Zona B.

Pse u vra Zejnepe Berisha - Bytyqi nga burri i saj?


Koci: Me vrasjen e Zejnepes, dështuam ne që punojmë në sistemin e drejtësisë
Avokati i njohur Arianit Koci ka thënë se me vrasjen e Zejnepe Bytyqi- Berishës të premten në Suharekë kanë dështuar të gjithë e më së shutmi ata që punojnë në drejtësi.
“Me vrasjen e Zejnepës, kanë dështuar të gjithë, e më së shumti ne që punojmë në sistemin e drejtësisë.
Derisa nuk e pranon secili prej nesh fajin që i takon, tragjeditë do të përsëriten”, ka shkruar Koci në Facebook.




Pse u vra Zejnepe Bytyqi nga burri i saj ? (Video)

Vuajtjet e saj morën fund.Por vetëm tani kur hyri në varr këtu në Senetisht të Suharekës.
Kështu pas shumë telasheve e rrahjeve, Zejnepe Bytyqit edhe vdekja i erdhi nga burri, Nebi Berisha.
Janë familjarët e saj, që e kanë hapur të pamën për 40 vjeçaren , ata që tregojnë për jetën e saj plotë probleme me bashkëshortin.
Ndërsa motra tjetër e së ndjerës tregon se si ka ardhur deri tek vdekja e viktimës.
4 fëmijët e familjes Berisha ishin të pranishëm në shtëpi, kur babai ua vrau nënën, të premten mbrëma.
Me të dëgjuar për rastin familjarët kishin dalë në vendin e ngjarjes.
Edhe policia konfirmon se viktima kishte dosje ankesash të mëhershme.
Sipas familjarëve, viktima e kishte liruar vetë burrin nga burgu vitin e kaluar, pas premtimeve se ai nuk do të ushtronte dhunë mbi të.



Vrasja e Zejnepe Bytyçit, rrëfimi familjarëve
Tuba Thaçi është dëshmitarja e vrasjes së 39-vjeçares Zejnepe Bytyçi, e cila u godit për 10 herë radhazi me thikë nga bashkëshorti i saj, Nebih Berisha, të premten mbrëma.
Tuba, e cila hyri në shtëpinë e çiftit vetëm disa qaste pasi ndodhi vrasja, thotë se pasi vajza e madhe tentoi t’i ndihmojë nënës së saj, tre fëmijët e tjerë arritën të fshihen nga babai i tyre, i cili u vu në ndjekje të tyre.
Motrat e viktimës e përshkruajnë si shumë të rëndë jetën e Zejnepes me bashkëshortin e saj.
Si i varur nga alkooli, dorasi kishte kërcënuar bashkëshorten edhe kur ajo tentoi të fshihej në shtëpinë e babait të saj.
Ajo përjetoi gjithë këtë dhunë të ushtruar për vite të tëra. Motrat e saj thonë se disa herë bashkëshorti i saj ishte arrestuar nga policia, për t’u liruar më pas.
Policia e Kosovës është e bindur se kreu detyrat e saj ligjore në këtë rast të dhunës në familje, që filloi qysh në vitin 2002, kur viktima e paraqiti rastin për herë të parë në polici.
Policia dërgoi dy kallëzime penale për Nebih Berishën, të dytin në vitin 2012, kur Zejnepja, pas dhunës së ushtruar dhe presioneve të mëdha, nuk kishte parë zgjidhje përveç të tentonte vetëvrasjen.
Por, për rastin e parë në vitin 2002, Nebih Berisha mori një dënim me kusht prej 6 muajsh. Ndërsa për veprën penale të shtytjes në vetëvrasje të viktimës në vitin 2012, prokuroria nuk ngriti as padi, pasi që Policia i dërgoi vetëm një raport të veçantë, pa specifikuar të dyshuarin kryesor të rastit.
Në Gjykatën e Prizrenit, përveç lëndës së vitit 2002, kur Berisha u dënua me 6 muaj me kusht dhe një dënimi me gjobë për armëmbajtje pa leje në vitin 2008, nuk u dërgua tjetër padi.
Nebih Berisha, i cili të premten u arrestua nga policia për vrasjen me thikë të gruas së tij, në momentin e arrestit ishte nën ndikimin e alkoolit, thotë prokurorja. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lidhur me vrasjen e Zejnepe Bytyçit, ka reaguar Rrjeti i Grave Deputete, me ç’rast ka krahasuar rastin me vrasjen e Diana Kastratit. Ky grup thotë se këto gra janë viktima të dështimit të drejtësisë.

Deputetet reagojnë për vdekjen tragjike të Zejnepe Bytyqi Berisha
Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin për përmasat që po merr dhuna gjinore, përherë në rritje dhe jo rrallë herë me humbje të jetëve të grave dhe vajzave tona.
Deputetet theksojnë se ky është edhe një tjetër krim i tmerrshëm ndodhi në një familje shqiptare në Suharekë, një ngjarje që na përkujton se sa të brishtë jemi si shoqëri dhe si femra në veçanti.
“Zejnepe Bytyqi - Berisha është viktima e radhës e cila nuk arriti t'i shpëtojë plagëve të marra me thikë, të shkaktuara nga bashkëshorti i saj. Nuk mund të mos e themi se Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi janë viktima të dështimit të drejtësisë për t'ju ofruar mbrojtje! Dhe ky rast tregon se sundimin e ligjit duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet, ndërkaq kujdesin me të madh duhet ta tregojmë te vetë familjet dhe rrethi ynë i ngushtë, sepse aty kanë vendin themelet e shtetit dhe shoqërisë sonë”, thuhet në reagim.
GGD ngushëllon familjen, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës duke dëshiruar që ata të gjejnë forcë për ta përballuar humbjen e njeriut të tyre të dashur.
GGD kërkon nga organet gjegjëse të sjellin para drejtësisë autorin e krimit dhe t'i japin dënimin e merituar, ndërkaq shteti të kthejë vëmendjen tek viktimat e dhunës së krimit në familje.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...