Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/29

Martesa në robëri: pajtimi i erotizmit me shtëpinë

Këshilla/ Si mund të keni një jetë seksuale të mirë pas martese
sex-starved-marriage-2












Një libër i ri, “Martesa në robëri: pajtimi i erotizmit me shtëpinë”, i cili ka tronditur dhe mbërthyer Amerikën pretendon se problemi në zemër të martesës moderne, dhe arsyes së statistikave shumë të larta të divorceve, është se jeta familjare shkatërron dëshirën seksuale, pavarësisht se sa i dashuruar mund të jetë çifti. Me fjalë të tjera, seksi dhe martesa nuk janë të pajtueshme. Autorja Esther Perel, thotë: “Ekziston një paradoks mes nevojës për siguri, familjaritet dhe parashikueshmëri, të cilët kërkojmë në marrëdhëniet afatgjata, dhe fakti se erotizmi lulëzon me gjërat e reja, misterin dhe rrezikun. Krijon një tension mes nevojës sonë për siguri dhe për aventurë. Dashuri dhe dëshirë: janë të lidhura dhe bien ndesh. Terapistja nga Belgjika argumenton se, ndryshe nga dashuria, ngacmimi seksual nuk luan me rregullat e qytetarisë së mirë. Ajo harliset me lojërat e pushtetit, avantazhet e padrejta, ndryshimet e rolit, manipulimeve joshëse dhe egërsive delikate. Të gjitha këto i hedhim mënjanë në momentin që unazat e martesës rrëshqasin në gishtat tonë.
Martesa dhe seksi
Por natyra themelore e dëshirës nuk ndryshon. Perel, 48-vjeçare, e cila jeton me burrin e saj prej 21 vitesh dhe dy djemtë thotë se të gjithë përjetojmë zbaticën dhe baticë; pas më shumë se dy dekadash e martuar me të njëjtin burrë, unë e kam përjetuar. Shumë nga çiftet që ndahen nuk janë më pak të zotë se ata që qëndrojnë bashkë. Të tjerë kanë durim të presin pak më gjatë, dhe kanë një fije shprese. Shpesh e kanë përjetuar atë shkëndijë dhe janë të bindur se ajo do të kthehet. Ajo nga e cila njerëzit largohen është një ndjenjë e pajetë. E kundërta e lidhjes me dikë është kur shtrihesh pranë tij dhe përjeton vdekjen, dhe kjo është e tmerrshme. Por të gjithë kalojmë përmes kësaj”. Perel sugjeron se sekreti i suksesit martesor nuk është “familjariteti, familjariteti, familjariteti”, por ta trajtosh partnerin si një i huaj. Kultura moderne, argumenton ajo, na thotë vazhdimisht se zgjidhja e konfliktit mes dashurisë dhe dëshirës është rritja e afërsisë. Nëse flasim më shumë, do të ndajmë më shumë, dhe do të komunikojmë më shumë, dhe kjo do të sjellë një marrëdhënie seksuale më të mirë. Por Perel thotë se në fakt e kundërta është e vërtetë. “Nuk është mungesa e intimitetit ajo që frenon dëshirën seksuale, por tepria. Në jetën tonë dashurore duam afërsi, por dëshira seksuale ka nevojë për hapësirë. Nuk ka asgjë të keqe afërsia e ngushtë, por nuk është shenjë e mirë për erotizmin.
Këshilla
Partneri ynë bëhet i njohur dhe vëllazëror, dhe seksi ka nevojë për të panjohurën, rrezikun dhe harlisjen. “Nëse ju e shihni partnerin dhe ai/ajo ka diçka që të habit, edhe pse për një moment, atëherë keni rikapur atë që kishit humbur”, thotë ajo. Por misteri dhe joshja është më e vështirë kur ndani një banjë apo ushqeni një bebe. “Po, tensioni mes sigurisë dhe aventurës dyfishohet kur vijnë fëmijët”, shton ajo. Erotizmi kundërshton ndrydhjen. Por ajo që vëmë re tek familjet me fëmijë është se energjia nuk është larguar nga shtëpia, por vetëm se është ridrejtuar nga fëmijët. Duhet ta ripërqendroni atë energji tek partneri juaj. Jo i gjithë kontakti fizik në shtëpi, si përqafimet dhe puthjet, duhet të jenë të fëmijëve”. Me qëndrimin e saj praktik, Perel sugjeron se fëmijëve duhet t’i bëhet e qartë se po aq shumë sa doni ata, doni dhe partnerin tuaj. Ky qëndrim konsiderohet si tabu në ditët e sotme. “Shoqëria jonë është e përqendruar tek fëmijët, i ka vendosur ata në majë të piramidës kur ata duhet të qëndrojnë në fund”. Prandaj Perel sugjeron rikthimin e magjisë për një çift, të cilët janë mësuar ta trajtojnë njëri-tjetrin si një kolltuk i rehatshëm. Së pari, shkëndija nuk vjen natyrshëm. Duhet të jini të gatshëm dhe të vullnetshëm për dëshirën. Nëse prisni momentin e duhur, kurrë nuk do të vijë. Duhet ta bëni të ndodhë, ta paramendoni atë. Për shembull të lini një takim me partnerin tuaj, apo të pretendoni se jeni të huaj në një bar. Nuk keni pse thoni gjëra të reja. Edhe pse të gjithë i dimë përgjigjet, ato do të duken po aq të freskëta si ditën e parë. Ajo i këshillon çiftet të shkojnë të vetëm, pa fëmijët, sa më shpesh të mundni, në mënyrë që të kujtoni se pse qëndroni bashkë pikë së pari. Të gjithë i dimë problemet e familjeve bërthamore, aty ku mungon ndihma e gjyshërve apo kujdestarëve, por ky nuk duhet të jetë justifikim. Kërkoni ndihmë, gjeni kohë, pasi fëmijët kanë nevojë që prindërit të kenë një jetë seksuale të shëndetshme. Pjesë e problemit, thotë ajo, është se presim që një person i vetëm të na japë gjithçka për të cilën kemi nevojë, shoqërinë me njerëz, miqtë e ngushtë. “Duhet të ruani interesat tuaja. Bëni udhëtime edhe pse partneri juaj nuk dëshiron. Krijoni pak liri nga njëri-tjetri, në mënyrë që të keni diçka për të folur kur jeni bashkë. Mos tregoni gjithçka, mbani disa sekrete, pasi kjo është jetësore për një martesë të shëndetshme. Tek e fundit, askush nuk do ta lexojë të njëjtin libër përsëri e përsëri. /Marrë nga “Daily Mirror”

Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë
Femrat të cilat vazhdojnë të pinë duhanin në kohën kur ato duan të mbesin shtatzënë kanë shumë gjasa që të presin më tepër deri sa t´ia arrijnë qëllimit. Mesatarisht femrave të cilat pinë cigare u duhen 2 muaj më tepër që të mbesin shtatzënë se sa shoqet e tyre të cilat nuk e pinë duhanin. Kërkimi është bërë tek 569 femra të cilat i kanë ndarë në tre kategori: femrat që pinë cigare; femrat që nuk pinë cigare; femrat që kanë pirë më parë cigare. Rreziqet e pirjes së duhanit gjatë shtatzanisë për foshnjën janë njohur që më kohë si p.sh: femrat të cilat pinë gjatë shtatzanisë duhan kanë gjasa të mëdha t’u vdesë foshnja; foshnjat kanë probleme me frymëmarrjen; foshnjat lindin në nënpeshë. Prej këtij kërkimi është parë që ndalimi i pirjes së duhanit zmadhon gjithashtu gjasën për të mbetur shtatzënë. Prandaj është mirë që femrat të cilat duan të mbesin shtatzënë të pushojnë së piri duhan.

Fjalori i seksit
Abortion
(Aborti)
Përfundimi i një shtatzënie. Në shumë vende aborti kryet para 4 muajve të shtatzënisë, por mund të kryhet edhe në muajin e gjashtë. Abortet kryhen me ndërhyrje kirurgjikale ku një tub futet në mitër dhe shkëput embrionin.

Abuse
(Abuzimi)
Abuzimi ndodh kur fëmijët lëndohen, neglizhohen apo përdoren nga të rriturit dhe fëmijët e tjerë. Ai mund të ketë formë fizike, emocionale dhe seksuale. Abuzimi nuk ndodh për fajin e personit të abuzuar.
Adolesence
(Adoleshenca)
Adoleshenca është periudha e jetës pas pubertetit dhe para moshës madhore. Prejardhja vjen nga latinishtja që do të thotë “rritje”. Është periudha kur ndryshimet fizike ndikojnë në trup.

Adultery
(Tradhtia)
Marrëdhënia seksuale mes një personi të martuar dhe dikujt tjetër, i cili nuk është burri apo gruaja e personit në fjalë.

Age of consent
(Ligjshmëria seksuale)
Mosha në të cilën ligji lejon kryerjen e marrëdhënieve seksuale, që në Shqipëri është 18 vjeç.

Aids
(SIDA)
Ekzistojnë shumë mënyra për të ulur rrezikun e infektimit nga AIDS, por ajo mbetet një sëmundje serioze dhe vdekjeprurëse që transmetohet nga marrëdhëniet seksuale.

Dietologët: Ushqimet që favorizojnë epshin dhe përgjigjen seksuale







Një dietë e shëndetshme jep edhe rezultat e saj pozitive. Dhe kjo vlen jo vetëm në drejtimin shëndetësor dhe mirëqenien fizike, por edhe në rregullimin dhe përmirësimin e aktivitetit seksual. dietologët dhe seksologët pas studimeve dhe eksperimenteve të ndryshme kanë arritur të na servirin një dietë me rezultate pozitive për shëndetin seksual. Në fakt, këtë herë, përveç vështirësisë për të rënë ndonjë kile nga pesha në një muaj dhe falë një regjimi ushqyes shumë preciz, do të jetë e mundur për ta rregulluar më mirë performancën tuaj seksuale dhe arritjen e orgazmës kënaqshëm e më lehtësisht. Një numër jo vogël dietash të tilla gjenden në faqe të ndryshme të internetit. Dietat për arritjen e orgazmës që shumë shpejt do të bëhen edhe një libër i vërtetë, që do bazohet në rezultatet e shumë kërkimeve, të cilat tregojnë që disa ushqime mund të jenë shumë favorizuese dhe disa të tjera penguese të epshit e përgjigjes seksuale, si te meshkujt ashtu edhe te femrat.
Neurotransmetuesit
Problemi është ekuilibri i duhur i një neurotransmetuesi shumë të rëndësishëm për kënaqësinë seksuale, serotonina. Në fakt, kjo substancë, e cila gjithmonë është e nevojshme dhe e rëndësishme për shëndetin tonë, nuk duhet të jetë shumë me tepricë në organizmin tonë dhe kështu që është e nevojshme balancimi i saj me një neurotransmetues tjetër të rëndësishëm, dopamina. Nëse prezenca e këtyre dy substancave është e rrëzuar, problemet seksuale zmadhohen dhe arritja e epshit largohet, ndërsa me kombinimet precize të arritura i ekuilibrojmë dhe orgazmat do të jenë më të arritshme dhe më të kënaqshme. Ndërmjet ushqimeve të përmendura në dietat seksuale dhe me shumë ndikim është vaji i peshkut. Ai është i dobishëm edhe për zemrën. Gjithashtu, më pas, është i nevojshëm edhe një raport preciz i vitaminave dhe i mineraleve, konsumimi i çokollatës është prezenca e balancuar e ushqimeve të ndryshme të tavolinës. Edhe më të rëndësishme se ushqimet, të cilat favorizojnë orgazmën, janë ato të cilat e rrëzojnë këtë balancë. Mund të jepen disa shembuj të substancave shumë të ngjashme, të cilat me shumë lehtësi mund ta “vrasin” orgazmën. E para është kafeina, një substancë me të cilën ne abuzojmë shumë shpesh, sidomos në ditët që jemi shumë të mbingarkuar me punë. Kafeja dhe shumë ushqime të cilat shtojnë kafeinën duhet të konsumohen me një farë kursimi. Në vendin e dytë të ushqimeve jo për orgazmën ndodhen disa bimë e rrënjë jo shumë të njohura në vendin tonë, shpesh të treguara si përforcues, provokojnë në fakt një bllokim të serotoninës me probleme relative, sidomos te femrat. Nikotina është një element tjetër, e cila meqë i jep një shtysë fillimi dopaminës, bllokon serotoninën, duke vepruar negativisht si mbi epshin ashtu edhe në qarkullimin e gjakut në aparatin gjenital. Kështu, në konsumimin e nikotinës duhet të jenë shumë të kujdesshëm të dyja sekset, po më të prekur nga ky fenomen janë meshkujt. Edhe karbohidratet dhe sheqeri i tepruar kanë efekte negative mbi kënaqësinë. Në fakt, kërkimet tregojnë që kur merren karbohidrate e sheqerna niveli i serotoninës rritet shumë dhe kështu është e nevojshme që të ekuilibrohet prezenca e këtij neurotransmetuesi me konsumin paralel të proteinave e fibrave.
Rëndësia e komunikimit në çift
Është plotësisht e vërtetë që në shtrat është e rëndësishme të bisedohet për çdo gjë që e shqetëson njërin apo partnerin tjetër, po aq sa është e rëndësishme që të luani dhe të argëtoheni. Por sipas të intervistuarve gjithmonë hasen vështirësi apo mungese guximi në shtrimin e problemeve, sidomos në ata çifte që nuk janë shumë të hapur me njëri-tjetrin. Sikur të gjithë partnerët në shtrat të flisnin hapur rreth problemeve që i shqetësojnë, pjesa më e madhe e tyre nuk do të kishte asnjë dyshim për t’u afirmuar dhe depërtuar në çdo element “pikant” të raportit seksual. Ndaj këshilla më e mirë, sipas specialistëve, është të flisni me parterin për seksin dhe gjithçka që e ndikon apo ka të bëjë me të. Por gjithashtu kaloni kohën duke biseduar me njëri-tjetrin për familjet, për dëshirat tuaj, për ta ardhmen, pasi këto ndikojnë mjaft pozitivisht në krijimin e një marrëdhënieje të fortë.
Zgjedhja e personit të duhur
Nuk është e arsyeshme që të tërhiqeni nga pamja e jashtme e dikujt edhe pse kjo është ajo që ndodh gjithmonë, dhe pothuajse në çdo ambient ku ju mund të ndodheni. Si meshkujt edhe femrat mendojnë se nëse një femër apo mashkull tregon kujdes ndaj paraqitjes së jashtme, duke qenë i vëmendshëm edhe ndaj detajit detyrimisht është i pastër edhe në marrëdhënien seksuale. Por është vërtetuar se kjo nuk është aspak e vërtetë. Deri tani të gjithë njerëzit të cilët kanë pasur sëmundje seksualisht të transmetueshme, nuk kanë pasur pamjen e një varfanjaku apo që nuk kujdeset ndaj vetes. Të gjithë njerëzit, të çfarëdo race, posti apo detyre qofshin, të gjithë janë të ekspozuar njësoj ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Nëse e gjykoni dikë ashtu siç është para syve tuaj, ndodh edhe të gaboni. Ndaj është e rëndësishme të logjikoni deri në atë masë sa të mund të bëni zgjedhjen e duhur, në mënyrë që çdo mëngjes të zgjoheni të lumtur me personin që keni në krah.
Tradhtia, një lidhje e fshehtë
Studimet zbulojnë një panoramë tradhtarësh të qetë me ndërgjegjen e tyre. Pjesa më e madhe, rreth 75 për qind e tyre, përgjigjet se nuk ndjehet aspak në faj ndaj partnerit, ndërsa gjysma e tyre pranon se situata me një marrëdhënie të rregullt dhe një lidhje të fshehtë është krejt normale për ta. Të paktën derisa të mos zbulohen nga partneri. Dy të tretat e personave nuk arrijnë të zbulojnë tradhtinë e partnerëve të tyre. Vetëm 13 për qind e të tradhtuarve është në dijeni të mëkatit dhe vetëm për shkak se partneri ka pranuar gjithçka që në dyshimin e parë. Si reagojmë kur zbulojmë mungesën e besnikërisë? Në të shumtën e rasteve shndërrohemi në detektivë të vërtetë. Ndjekim çdo lëvizje të partnerit dhe në fund të gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzë përpara tradhtarit. Ndërsa për ata 13 për qind që zbulojnë faktin e të qenit të tradhtuar gjërat ndryshojnë. Një e treta e tyre ndjehet se njohin dashurinë e fshehtë.

Çfarë e shkakton impotencën dhe trajtimet për ejakulimin e vonuar dhe atë të shpejtë

impotenca-mashkullore






Impotenca
Pjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencën (dështimin për të arritur ereksionin) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencë e përkohshme, shpesh për shkak të ankthit ose përdorimit të tepërt të alkoolit. Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksioni erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre. Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon në penis dhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë. Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme.
Çfarë e shkakton impotencën?
Ndërmjet gjendjeve mjekësore që shkaktojnë impotencën janë:
-Komplikimet e diabetit;
-Qarkullimi i dobët për shkak të ngushtimit të arterieve;
-Dëmtimi i nervave;
-Problemet hormonale, si p.sh. mungesa e testosteronit;
-Mbipërdorimi i alkoolit dhe cigares;
-Disa ilaçe; dhe
-Sëmundja e mëlçisë ose veshkave.
Disa nga ilaçet që mund të shkaktojnë impotencën janë qetësuesit, ilaçet për qarkullimin e gjakut dhe diuretikët. Problemi gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i kirurgjisë në fshikëz, gjëndrat e prostatës, zorrës së vogël dhe shpinës.
Shkaqet psikologjike mund të jenë të lidhura me stresin e kohëve të fundit ose një ndryshim në jetesë. Gjithsesi, çfarëdolloj që të mund të jetë shkaku, pjesa më e madhe e meshkujve me impotencë mund të shërohen dhe këshilluesit mund t’i ndihmojnë ato. Trajtimet mjekësore, trajtimet kirurgjikale, në pjesën më të madhe të meshkujve mund të jenë ndihmuese. Këshillimi, mund të ndihmojë njerëzit me probleme psikologjike.
Mjeku juaj është personi më i përshtatshëm për të vlerësuar shkakun e impotencës dhe për t’ju rekomanduar trajtimin e duhur.
Zbulimi i ilaçeve siç janë Viagra, Cialis dhe Levitra kanë bërë një ndryshim sinjifikativ në jetën e shumë njerëzve. Këto ilaçe ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut që kalon në penis. Ato janë efektive, por duhet të përdoren me kujdes. Njerëzit të cilët përdorin ilaçe të zemrës, nuk duhet të përdorin Viagra, Cialis ose Levitra.
Injektimi i hormoneve direkt në penis është gjithashtu një metodë efektive dhe meshkujt shpesh e bëjnë këtë edhe vet. Ndërkohë që shumë meshkuj ndihen në siklet për të diskutuar për impotencën me mjekun e tyre. Nëse ato gjejnë kurajon për të folur, ato do të kenë një jetë më të lumtur me partneren e tyre.
***
182058199






Ejakulimi i vonuar
Është normale për jetën seksuale që të ndryshojë me moshën. Sa më i moshuar të jetë një mashkull, aq më shumë stimulim është i nevojshëm për të arritur ereksionin dhe ejakulimin. Ejakulimi i vonuar është një gjendje në të cilën një mashkull arrin në fazën e ereksionit por në mënyrë jo të thjeshtë, atij i duhet një kohë e caktuar. Ejakulimi i vonuar është një gjendje e rrallë dhe nuk duhet ngatërruar me përgjigjen normale seksuale si rezultat i moshës. Nëse ju jeni të shqetësuar në lidhje me aktivitetin tuaj seksual, pyesni mjekun për këshilla të mëtejshme.
Çfarë e shkakton ejakulimin e vonuar?
Ejakulimi i vonuar mund të shkaktohet nga ankthi, nga frika e penetrimit, por ndonjëherë nuk ka asnjë shkak fizik. P.sh. meshkujt me diabet kanë më shumë vështirësi për të ejakuluar sesa meshkujt pa diabet, dhe disa ilaçe të caktuara mund të vonojnë ejakulimin. Këto përfshijnë disa lloje antidepresantësh, siç është SSRI, disa lloje ilaçesh që përdoren për presion e gjakut dhe ato që përdoren për trajtimin e skizofrenisë.
Cilat trajtime janë të pranishme?
Nëse ju mendoni se ndonjë nga ilaçet që ju po merrni është shkaku i vonesës së ejakulimit, atëherë tregojani këtë mjekut tuaj në mënyrë që t’ju japë një trajtim tjetër që shmang efektet anësore të padëshirueshme. Shpesh trajtimi për ejakulimin e vonuar përfshin terapinë e sjelljes, kështu që mjeku mund t’ju rekomandojë një trajtim tek këshilluesi ose fizioterapisti. Terapisti mund t’ju mësojë teknika që ndihmojnë në minimizimin e ankthit në lidhje me ejakulimin dhe t’ju japë disa këshilla që do ju ndihmojnë për përmirësimin e jetës seksuale.
***
Ejakulimi i parakohshëm
Ejakulimi i parakohshëm është një gjendje në të cilën mashkulli ejakulon shumë shpejt, shpesh, shumë para ose menjëherë pasi bie në kontakt me partneren e tij, duke rezultuar në një jetë të pakënaqshme seksuale. Nuk ekziston një përcaktim i qartë i “shumë shpejt”: ajo ndryshon nga njëri person tek tjetri dhe nga një marrëdhënie në tjetrën. Ejakulimi i parakohshëm nënkupton kur ajo ndodh përpara se partneri juaj të jetë kënaqur. Shumë meshkuj, në një moment të caktuar të jetës së tyre, do të përjetojnë ejakulimin e parakohshëm, por nëse ajo ndodh shpesh rrezikohet marrëdhënia në çift.
Kjo është më e zakonshme në fazën e adoleshencës, pasi sa më i ri të jetë mashkulli, aq më shpejt ndodh ereksioni dhe ejakulimi dhe më pak kohë ka ai nevojë ndërmjet ereksioneve përpara se të kryejë përsëri marrëdhënie.
Çfarë e shkakton ejakulimin e parakohshëm?
Tradicionalisht, ejakulimi i parakohshëm lidhet me problemet psikologjike, siç është ankthi. Kohët e fundit ka ekzistuar një interes drejt shkaqeve neurobiologjike. Megjithatë, ka raste që mashkulli është i paqartë në lidhje me shkakun.
Ekzistojnë shumë lloje ankthesh, si p.sh. ankthi në lidhje me performancën e tij gjatë aktit seksual, shqetësimi i lënies së femrës së tij shtatzënë ose frika e marrjes së sëmundjes seksualisht të transmetueshme.
Çfarë trajtimesh janë të pranishme?
Shpesh, problemet e ejakulimit zvogëlohen ndërkohë që ju krijoni një marrëdhënie më të sigurt me partnerin tuaj. Është shumë e rëndësishme për të përfshirë partnerin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur në terapi dhe të largoni ndjenja të tilla si presioni, turpi ose dështimi. Zakonisht, është mirë për të larguar ndjenja të tilla si dështimi sikundër edhe akte seksuale deri në momentin që ejakulimi të trajtohet. Këshilluesi juaj do të jetë në gjendje për t’ju treguar teknikat e përshtatshme që do t’ju ndihmojnë për ejakulimin.
Terapia e sjelljes
Një nga terapitë e sjelljes, të njohura si teknikat e ndalimit dhe fillimit, lejojnë partnerin tuaj për të stimuluar penisin deri në momentin që ju ndjeni se jeni në fazën e ejakulimit. Me këtë sinjal që ju i jepni partnerit tuaj, ajo ndalon menjëherë stimulimin dhe pret 20 deri në 30 sekonda dhe më pas fillon përsëri stimulimin. Me kalimin e kohës, dhe bashkë me praktikën, kjo teknikë ju ndihmon për të përmirësuar kontrollin e ejakulimit.
Ilaçet
Një sërë ilaçesh janë përdorur për të trajtuar ejakulimin e parakohshëm. SSRI (një lloj antidepresanti) shpesh është përdorur për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm. Disa SSRI janë më efektive sesa të tjerat, por ato mund të ndihmojnë në mënyrë sinjifikative në vonimin e ejakulimit.

10 ndeshjet më të mëdha në historinë e boksit

Nga Muhammad Ali tek Marvin Hagler, nga Rocky Marciano tek Joe Louis dhe Sugar Ray Leonard
Muhammad Ali vs Joe Frazier (1 tetor 1975)
1
Pas kësaj ndeshjeje Ali-ja i madh tha se ai kishte parë vdekjen më afër se kurrë. Ishte një ferr të shtënash për 15 raunde, me të dy boksierët që pas ndeshjes ishin tmerrësisht të lodhur. Ishte këndi i Frazier që kërkoi fundin e ndeshjes në raundin e 14-të, edhe pse Joe kërkonte të luftonte.
Sugar Ray Leonard vs. Tommy Hearns (16 shtator 1981) 
2
Ndeshja për titullin e peshave të lehta mori emrin “Përballja”. Hearns ishte i pamposhtur dhe dominoi deri në raundin e 13-të. Pastaj, Sugar Ray Leonard, reagoi duke e vendosur në qoshe dhe e hodhi nokdaun me një seri gjuajtjesh vdekjeprurëse.
Micky Ward vs. Arturo Gatti (18 maj 2002)
3
 Të dy u përballën tri herë. Ndeshja e parë ishte më e mira: Ward fitoi pas 10 gjuajtjesh intensive në fund të raundit të nëntë.
Marvin Hagler vs Tommy Hearns (15 prill 1985)
4
 Kjo ndeshje më vonë u quajt “Lufta”. Ajo zgjati vetëm 8 minuta, me një numër të madh gjuajtjesh që në raundin e parë, nga të cilat fillimisht dominonte Hearns. Pastaj Hagler në disa sekonda e hodhi në tokë kundërshtarin me një goditje në raundin të dytë.
Rocky Marciano vs Jersey Joe Walcott (23 shtator 1952) 
5
I egri Rocky Marciano ishte i pamposhtur. Walcott e sfidoi atë duke e provokuar atë para takimit duke e quajtur “amator”. Walcott që ishte më teknik se Rocky, e dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, por në raundin e 13-të Marciano i dha një goditje vdekjeprurëse që e dërgoi kundërshtarin në tapet.
Diego Corrales vs José-Luis Castillo (7 maj, 2005)
6
 Me botën e boksit në krizë, në fillim të mijëvjeçarit të tretë, askush nuk e priste një ndeshje kaq emocionuese. Në 9 raundet e para Castillo rrëzoi Corrales dy herë në tapet. Pas së cilës ky i fundit, penalizohet nga arbitri për pështymje jashtë gojës së tij, nw kwtw momente Corrales shpërthen dhe fiton me nokaut.
Aaron Pryor vs. Alex Arguello (12 nëntor 1982)
7
Arguello zëvendësoi Sugar Ray Leonard për një dëmtim retine. Pavarësisht se ishte favorit, ai gjeti një Pryor shumë të vendosur, i cili fitoi ndeshjen. Ndeshja, megjithatë, u prish nga disa shishe të zeza të hedhura kundër Pryor gjatë raundeve.
Julio Cesar Chavez vs. Meldrick Taylor (17 mars, 1990)
8
 Ishte një nga ndeshjet më dramatike në historinë e boksit. Taylor dominoi deri në raundin e 12-të, pastaj ishte aq i rraskapitur sa ra nokaut nga Chavez.
Joe Louis Vs. Billy Conn (18 qershor 1941)
9
 Conn ishte shumë më i lehtë dhe i papjekur se Joe Louis. Por shpejtësia e tij bënë që në raundin e 13-të që gjigandi i zi të shpërqendrohej dhe Conn e kishte për dy raunde ndeshjen në dorë. Por në fund vendosi përvoja dhe fuqia e Louis dy sekonda para gongut te raundit të 13-të,
Larry Holmes vs Ken Norton (9 qershor 1978)
10
 Të dy luftuan në të njëjtin nivel për 15 raundet e para. Pas shumë goditjesh të shumta, në raundin e 16 një reagim i Holmes bëri që ai ta fitojë ndeshje me pikë.

Ninxhat: Historia e luftëtarëve të hijes

Ninxhat ndodhen kudo në kulturën popullore. Por cilët ishin ata në të vërtetë?
m1572033
Këtë përpiqet ta zbulojë shkrimtari dhe historiani John Man në librin e tij të ri “Ninxhat, 1000 vjet të Luftëtarëve të Hijes”. Ai tregon për revistën “Time” 8 fakte rreth tyre.

1- Ninxhat më të zgjuar nuk visheshin me të zeza
1
A ekziston një periudhë e artë për ninxhat?
Epoka e artë e ninxhave ishte shekulli 16. Kur Japonia hyri në epokën e luftërave mes lordëve në Mesjetën e Hershme, zonat ku ninxhat jetonin u bënë gjithnjë e më të izoluara. Ndërsa lordët merreshin me pjesën tjetër të Japonisë, Iga dhe Koka krijuan sistemin e tyre të komunës që u quajt ninxhaizëm. Aftësitë e ninxhave për t’u vetëmbrojtur ishin për t’u admiruar dhe kështu ata gjenin punë si mercenarë. Por në një Japoni të bashkuar, gjë që ndodhi gjatë sundimit të Oda Nobunagas, ninxhat nuk mund të toleroheshin. Kështu ndodhën dy pushtime të mëdha të Iga-s dhe Koka-s në fund të shekullit 16 që i dha fund ninxhave.
Kur u rrit statusi i tyre mitologjik? Kur u kthyen në ‘luftëtarë të hijes’ të veshur me të zeza siç i njohim ne sot?
Është një mit i madh. Në fakt nëpër muzetë e ninxhave sot thuhet se ngjyra e zezë nuk ishte kostumi më i mirë për t’u veshur nga ninxhat. Bluja e errët ishte e përshtatshme. Pas viteve 1600 duke qenë se ata ishin të tepërt, disa prej tyre u morën si policë sekretë.
2- Iga dhe Koka, ku lindën Ninxhat
Çfarë është një ninxha?
2
Ishin shumë të përgatitur në artet marciale. Ata ishin agjentë sekretë që kryenin punë, zakonisht natën, dhe vepronin si spiunë dhe vrasës në botën mesjetare të Japonisë.
Çfarë do të thotë fjala “ninxha”?
Ninxha e ka origjinën nga gjuha kineze dhe do të thotë “dikush që vazhdon të qëndrojë”. Në gjuhën japoneze ata quhen shinobi, por meqë gjuha kineze kishte një status më të lartë se japonishtja, fjala “ninxha” ka një status më të lartë dhe është më e pranueshme nga të tjerët. Ndërsa shinobi përmendet brenda për brenda Japonisë.
Dhe e kanë origjinën nga një vend i caktuar i Japonisë?
Po. Madje edhe unë u surprizova që ata vijnë nga një zonë e veçantë. Tradicionalisht njihet si Iga dhe Koka, disa orë larg Kioto-s. Ajo është një zonë e bukur kodrinore me pyje, lugina, lumenj dhe vende ku prodhohet orizi. Nuk është shumë i zhvilluar por mbetet sharmant.
Por çfarë e shtyu këtë tokë të lindte ninxhat?
Kjo zonë është shumë afër Japonisë Qendrore dhe u ngrit kur e gjithë Japonia ishte e copëtuar nga grindjet. Kjo ishte një zonë e veçantë për lordët e luftës të cilët ishin të vendosur të mbesnin të tillë. Dhe në këtë mënyrë, fshatrat formuan komunat e veta vetë-mbrojtëse, ku më pas dolën dhe ninxhat me aftësitë e tyre të veçanta.

3- Disa ninxha ishin samurai
Në librin tuaj, ju theksoni ndryshimin mes një ninxhe dhe një samurai
3
Kur themi ninxha i referohemi një anti-samuraji. Samurajit ishin personalitete të dukshme dhe me ngjyra. E gjithë qenia e tyre varej nga shfaqja publike. Ninxhat ishin e kundërta. Që të jesh spiun, duhet të mbijetosh dhe të jesh sekret. Fshehtësia ishte diçka që samurajit e përbuznin, por në fakt ninxhat ishin më jetikë për veprimtarinë ushtarake.
A mund të jetë një ninxha dhe samurai në të njëjtën kohë?
Teorikisht po. Do të kishte ndonjë dallim të vogël sepse samurajit duhet t’i përkisnin një klase të lartë, kurse për ninxhat nuk ishte e nevojshme.
4- Ninxhat trajnoheshin duke u ulur poshtë ujëvarave
A ishin ninxhat të ngjashëm me kultet e tjera sekrete, ndoshta si “Vrasësit e Kryqëzatave”?
4
Nuk mendoj kështu, sepse “Vrasësit” kishin një ndjenjë xhihadizmi të fuqishme, me rrënjët tek feja, ndërsa ninxhat nuk kishin të bënin me fenë. Ninxhat kërkonin atë që quhej “gjendje e duhur mendore” . Ata duhet të mbanin qëndrimin e duhur për të kryer punët, për fshatin, lordët dhe për veten e tyre. Ata trajnoheshin në një sistem besimi lokal. Trajnoheshin në male pranë rrjedhave të ujëvarave duke qetësuar trupin dhe shpirtin.
A i përfshinte kjo shpatat artizanale apo armët e tjera?
Asnjëherë nuk kishte një lloj trajnimi formal luftarak. Kjo kulturë merrej nga familja, kur praktikohej vetë-mbrojtja.
Pra është më shumë një proces shpirtëror se sa ushtarak?
Sigurisht që ishte shpirtëror. Nuk përfshiheshin artet marciale, por sigurisht që nëse i mbijetoje qëndrimit poshtë ujëvarës apo ecjes me mijëra milje në pyje sigurisht që ishte një lloj trajnimi i mirë.

5- Ekzistonin familjet ninxha…
A ekzistonin breza apo familje ninxhash?
Japanese Iga-ryu Ninjas pose after a perPo ekzistonin. Lindje në familje të tilla dhe merreshe me punët e familjes. Besnikëria ishte ajo që i lidhte familjarët.
Të jesh ninxha është më shumë identitet taktik apo identitet përcaktues?
Po të shohësh prapa në histori çdo gjë bëhet më e paqartë. Sun Tzu, teoricieni i madh ushtarak kinez, flet për artin dhe domosdoshmërinë e mashtrimit nëse dëshiron të fitosh një luftë.
6- …dhe me shumë gjasa ushtritë ninxha.
A ka diçka thelbësisht subversive për ninxhat?
6
Nuk do të thoja subversive. Nëse imagjinon komunitetet që kishin nevojë për vende për t’u tërhequr në raste sulmi, gjithashtu ekzistojnë qindra vende që ata i përdornin për t’u mbledhur. Ata nuk kishin kështjella tipike por rrinin nëpër vrima nën tokë. Arkeologët nuk kanë kërkuar shumë. Ato janë vende të parestauruara dhe janë të mbuluara me pemë.
A mbroheshin këto fortesa nga ushtritë e ninxhave?
Askush nuk e di. Manualet e shkruara nuk flasin për aktivitete bashkëpunuese. Ata gjithnjë trajtoheshin si individë. Mund edhe të kenë operuar si grupe, por nuk ka të dhëna.

7- James Bond deformoi historinë e Ninxhas
Si u përhap legjenda e ninxhave në botë?
Tetsuro Tamba In 'You Only Live Twice'
Mori jetë në Japoni në shekullin e 19 dhe më pas u përhap në Perëndim, por pas Luftës së Dytë Botërore. Unë fajësoj James Bond-in. Filmi i Bond popullarizoi idenë e ninxhave mes njerëzve që nuk janë të interesuar për arte marciale. Është e çuditshme, ideja e një ninxhe përhapet nga një film që as nuk përfaqëson ninxhën.
Në shekullin e 19 kishte gjurmë njerëzish të veshur me të zeza që vidhnin kështjellat?
Po, ekzistonin gjurmë që ata merrnin pjesë në këto lloj punësh. Megjithatë, hipoteza të shumta janë ngritur e përhapur për ninxhat me kalimin e kohës, por që i largoheshin gjithnjë e më shumë realitetit.
8- Historia e vërtetë  e Ninxhës së fundit
Cili është keqkuptimi ynë më i madh në lidhje me ninxhat?
Philippines Hiroo Onoda Surrender
Unë mendoja se ata ishin vrasës, por u surprizova kur lexova për praktikat e tyre shpirtërore të cilat ishin pjesë e rëndësishme e trajnimit. Edhe sot, ekspertët thonë se qetësimi i mendjes ishte elementi parësor i trajnimit të tyre.
A  kishin ninxhat armë speciale?
Shumica e armëve të tyre janë vendosur në muzetë e ninxhave. Në fillim ishin vetëm pajisjet e fermave.
Ju keni shkruar për një spiun japonez të Luftës së Dytë Botërore, Hiroo Onoda, që u fsheh në Filipine për 30 vjet. Pse në pikëpamjen tuaj ai është ninxha i fundit?
Ai arriti t’i mbijetojë militarizmit ksenofob gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndoshta shumë njerëz do ta kundërshtojnë këtë, por unë do thoja që ai është ninxha i fundit.

Kodi nazist Enigma dhe zbulimi nga gjeniu Alan Turing

Kodi nazist Enigma dhe zbulimi nga gjeniu Alan Turing
Jo shumë njerëz sot e njohin Alan Turing. Por deshifrimi i kodit Enigma të Gjermanisë naziste nga matematicieni anglez ndihmoi në përfundimin më të shpejtë të Luftës së Dytë Botërore dhe shpëtoi miliona jetë njerëzish. Alan Turing ishte gjithashtu i pari që krijoi një prototip kompjuteri të cilin e përdori për të zgjidhur kodin. Për dekada, këto kontribute të çmuara të luftës u mbajtën jashtë librave të shkollave dhe deshifrimi i Enigmës mbeti sekret deri në vitet 1970. Alan Turing dhe arritjet e tij duket se u lanë në harresë për shkak të një dënimi të tij në vitin 1952 pse ishte homoseksual. Por me filmin e famshëm të regjisorit Mortem Tyldum “The Imitation Game” Alen Turing u rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, 60 vjet pas vdekjes së tij.
Në vitin 2013 pionieri i kompjuterëve dhe thyesi i kodeve Alan Turing mori një falje mbretërore pas vdekjes, një veprim që synon të kërkojë ndjesë për trajtimin që shteti i Britanisë së Madhe i dha heroit të vet të heshtur dhe gjeniut të makinave vetëllogaritëse.
Falja u dha për dënimin e tij në vitin 1952 për homoseksualitet, për të cilin ai u dënua me kastrim kimik. Dënimi bëri që ai të humbiste miratimin për të vijuar për të punuar për qeverinë në seksionin e thyerjes së kodeve, punë që gjatë Luftës së Dytë Botërore, pati një rëndësi vendimtare për forcat aleate.
Falja u dha nga një Prerogativë Mbretërore Mëshire pas një kërkese nga ministri i Drejtësisë në vitin 2013, Kris Grejling (Chris Grayling).
“Dr Alan Turing qe një njeri i jashtëzakonshëm me një mendje brilante”, pati deklaruar ish-ministri Grejling. Ai tha se kërkimi i kryer nga Turing gjatë luftës në parkun Bletçej pa dyshim e shkurtoi konfliktin dhe shpëtoi mijëra jetë.
Turing vdiq në qershor 1952 nga helmimi me cianid dhe një hetim vendosi që ai kishte kryer vetëvrasje. Gjithsesi, biografët, miqtë dhe studentët e tij janë duke debatuar këtë konkluzion dhe sugjerojnë se vdekja e tij qe një aksident.
Shumë njerëz kanë bërë fushatë përgjatë viteve për të fituar falje mbretërore për Turing.
Turing vlerësohet edhe si një nga themeluesit e kompjuterëve modernë me punën e tij në matematikën e aplikuar dhe në krijimin e logaritmeve që përbëjnë bazën e çdo kompjuteri që përdoret sot në botë.

Vdekja pas operacionit ne sy, ja rezultatet e autopsise

spital
spitalEmisioni investigativ “Alarm” në Rtv Ora News jep rezultatet e autopisë së 62 vjeçares Pranvera Çeliku e cila ndërroi jetë 13 ditë pas një operacioni në kanalin e syrit, në një klinikë private në kryeqytet. Sipas autopsisë shkaku fillestar është “aksident vaskular, sentral koma, celebrale e thellë”. Autopsia mban firmën dhe vulën e mjekut ligjor Gramoz Ylli.
Ndërkohë, motra e 62 vjeçares, Nimete Çeliku, pretendon se Pranvera Çeliku ndërroi jetë nga papërgjegjshmëria e mjekut Ali Tonuzi. Ka qenë ky i fundit, i cili permes kamerës së fshehtë deklaroi se vdekje të tilla mund të ndodhin për shkaqe natyrale. Tonuzi pretendoi se ka përdour një metodë të re shkencore gjatë operacionit.
Sakaq, motra e 62 vjeçares kërkon ndërhyrjen e ministrisë së Shëndetësisë, për zbardhjen e shkaqeve.
Pranvera Çeliku ndërroi jetë mesnatën e mbremshme, rreth orës 01- e 30, pasi qëndroi në koma për 13 ditë. Nimete Çeliku, pas denoncimit në komisariatin numër 4 në kryeqytet, denoncoi edhe në “Alarm” ekipin mjekësor me në krye mjekun Ali Tonuzi.
Sipas saj, ka qenë Tonuzi ai që orientoi motrën e saj drejt klinikës së tij private dhe më pas kreu operacionin në kanalin e lotit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...