2015-11-16

Ekstremizmi në Ballkan

Jeff Swicord


Sipas ekspertëve, përdorimi nga Shteti Islamik i mesazheve dixhitale për të reklamuar llojin e vet të xhihadit, ka patur sukses në shumë pjesë të botës. Videot që që i japin ngjra romantike dhunës dhe aventurës të shoqëruara me fushata të sofistikuara në mediat shoqërore, tërheqin fëmijë në vitet e hershme të adoleshncës. Në pjesën e parë të një serie prej tre pjesësh, korrespondenti i Zërit të Amerikës Jeff Swicord i hedh një vështrim Ballkanit ku, duke bërë krahasimin për frymë të popullatës, kanë shkuar në Siri më shumë luftëtarë të huaj sesa nga çdo rajon tjetër i Evropës.

Një video propagandë e Shtetit Islamik shfrytëzon fëmijë boshnjakë. Ata luajnë me armë automatike, u shprehin urime udhëheqësve të ISIS-it dhe paralajmërojnë Amerikën, duke thënë: “varri juaj do të jetë në Siri”.

Zyrtarët e sigurisë në Ballkan thonë se kjo është një luftë për të bërë për vete njerëzit dhe fëmijët janë shpesh objektiv i kësaj lufte. Vjekoslav Vukovic është zëvendës ministër i sigurisë për çështjet e terrorizmit në Bosnjë-Hercegovinë.

"Tani për tani, jemi në fazën ku na duhet të luftojmë për procesorët që ata u fusin njerëzve në kokë. Nuk është më fjala për luftëtarë të huaj. Kjo është çështja kryesore, ideologjia. Kjo është ajo ideologji radikale që është shumë e pranishme sot.”

Ekspertët thonë se të rinjtë më të rrezikuar janë me prejardhje të varfër, me arsim të kufizuar - tipare të përbashkëta këto në Ballkan.

Një ish-anëtar i Muxhahedinëve boshnjakë dhe Al Kaidës, Aiman Dean, thotë 20 vjet më parë, radikalët i përhapnin mesazhet e tyre tek grupe të vogla. Interneti e ka ndryshuar këtë prirje.

"Tani unë mund të predikoj, të krijoj një video dhe ta publikoj atë në internet. Kështu unë mund të hyj në shtëpinë e mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra njerëzve. Pastaj, në qoftë se ata bëhen kuriozë, ata mund të shkojnë në mediat sociale, si Twitter. Në thelb ata do të kërkojnë njerëz që përhapin mesazhin dhe si pasojë fillon radikalizimi dhe rekrutimi."

Disa komunitete po luftojnë që kjo të mos ndodhë.

Në shkollën e mesme Bahri Haxha pranë Prishtinës, nxënësit pyeten në provim se si rekrutojnë grupe të tillë si ISIS-i dhe Al-Nusra.

Në diskutim flitet për strategjitë që përdoren për të ndikuar tek të rinjtë dhe se si i shohin nxënësit fushata për të sjellë një prani të militantëve në shkollat e tyre. Skender Perteshi punon në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

"Është një problem rajonal. Është edhe një kërcënim rajonal dhe një sfidë rajonale. Pra, ne kemi nevojë për sadopak bashkëpunim nga të gjitha vendet e rajonit, për ta përballuar këtë dukuri."

Në Mitrovicë, Imam Enis Mama i këshillon të rinjtë e rrezikuar dhe ka biseduar me disa prej tyre për çështjen e të shkuarit në Siri. Ai thotë se komuniteti islam duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit.​

"Ne u shpjegojmë atyre se çdo qenie njerëzore ka disa projekte në jetë. I pari dhe kryesori duhet të jetë për të zhvilluar dhe rindërtuar vendin e tyre. Sepse çdo vend ka njerëzit e vet - ata duhet të bëjnë pjesën e tyre të punës. Ata nuk ka pse të shkojnë atje për të përmbushur misionin e jetës së tyre."

Ekspertët rajonalë thonë se numri i të rinjve që largohen nga Ballkani për në Siri ka rënë gjatë muajve të fundit, por nuk ka plane për të hequr dorë nga përpjekjet për të bindur të rinjtë që t’i largohen kësaj rruge. Në proces janë programe të reja për të edukuar të rinjtë mbi rreziqet e ekstremizmit.

Video e re: kërcënohet Uashingtoni

Një video e re që po i atribuohet të ashtuquajturit Shteti Islamik po paralajmëron për sulme të ngjashme me ato të Parisit në Washington.

Videoja, që u shfaq në rrjetet e mediave sociale sot, kërcënonte të gjitha vendet e përfshira në operacionet ushtarake kundër grupit ekstremist, duke thënë se do të kenë të njëjtin fat si në Francë.

Personi që shfaqej në video, përmendi në mënyrë të veçantë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.

“Të gjitha vendeve që morën pjesë në fushatë, herët a vonë do të përballen me një ditë si ajo që përjetoi Franca”, thotë personi në video. “Ne shkatërruam Francën, në zemrën e saj në Paris, dhe betohemi në emër të zotit se do ta shkatërrojmë Amerikën në zemrën e saj në Uashington”.

Zëri i Amerikës nuk mund ta konfirmojë në mënyrë pavarur vërtetësinë e videos. Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar.

Ja si dukej atmosfera në koncertin ku ndodhi masakra në Paris


Ja si dukej atmosfera në koncertin ku ndodhi masakra në Paris (Video/Foto)Këto fotografi prekëse tregojnë festen e adhuruesve të grupit "Death Metal" pak minuta para se të ndodhte shpërthimi në Sallën e Koncerteve Baraclan të Parisit, ku po performnte grupi.
Vetëm disa minuta pasi janë realizuar këto fotografi disa prej këtyre adhuruesve u masakruan nga një grup që dyshohet të jetë i lidhur me ISIS'in, transmeton Gazeta Express.
89 prej personave që ishin në këtë koncert u masakruan nga ky sulm terrorist në kryeqytetin francez. 
Tre persona të armatosur u futen në sallën e koncerti dhe filluan të shtënë në drejtim të personave që ishin pjesëmarrës. 
Disa nga ata që i shpëtuan këtij sulmi rrëfyen se fillimisht ishte menduar se gjithçka që po ndodhte të ketë qenë pjesë e performancës dhe se nuk po ndodhte realisht, përcjell Gazeta Express.
Dy nga terroristët, pasi kryen masakrën, hodhën edhe vetën me bomba në erë. 
Anëtarët e grupit "Death Metal" shpëtuan të gjithë, përderisa menaxheri i tyre Nick Aleksandar ishte ndër të paret viktima që u identifikua.
Fated concert: Eagles of Death Metal playing onstage at the Bataclan Theatre in Paris, just moments before ISIS gunmen burst into the venue and killed 89 people
Fated concert: Eagles of Death Metal playing onstage at the Bataclan Theatre in Paris, just moments before ISIS gunmen burst into the venue and killed 89 people

'Solidarity': Fans that have launched the campaign say that they have done it in 'support for the band and those affected by the horrific ordeal'. Pictured, the inside of the Bataclan Theatre following the massacre

'Solidarity': Fans that have launched the campaign say that they have done it in 'support for the band and those affected by the horrific ordeal'. Pictured, the inside of the Bataclan Theatre following the massacre

http://www.dailymail.co.uk/news/article-3320155/Eagles-Death-Metal-fans-launch-campaign-band-Number-One-solidarity-Paris.html?ito=embedded

Eagles of Death Metal fans launch campaign to get band to Number One in ‘solidarity’ with Paris

  • WARNING: GRAPHIC CONTENT 
  • More than 6,200 people have backed the Facebook campaign in 'solidarity'
  • Fans launched campaign in support of all those affected by Friday's attack
  • But critics have condemned it as 'in very poor taste' in light of the 89 dead
  • The band were onstage at the Bataclan when ISIS terrorists burst inside 
Eagles of Death Metal fans have launched a campaign to get the band to Number One, following the Paris attacks.
More than 6,200 people have backed the Facebook campaign, which hopes to take the Californian band’s cover of Duran Duran’s Save a Prayer to the top spot.
In less than 24 hours, the song has already reached Number One on the iTunes UK rock chart.
Fans insist the campaign is ‘a respectful united demonstration of support for the band and those affected by the horrific ordeal in Paris this week’.
They added that the campaign is to 'show solidarity against terrorism and support for peace'.  
But the campaign has been condemned as ‘disgusting’ and ‘in very poor taste’ in light of the tragedy which left 129 people dead.
‘Very poor taste to use such a tragedy to propel sales and drive for a chart topping status,’ one fan wrote.
Another added: ‘People died. Promoting music “in the name of solidarity” is sick. Thriving off this is disgusting, raising funds to go towards those who were affected would be more appropriate.’
Eagles of Death Metal had just finished playing Save a Prayer during their concert at the Bataclan Theatre on Friday night when terrorists wielding semi-automatic weapons burst into the venue.

Humor i zi në rrjetet sociale: Ja çka do të bëjë ISIS në Shqipëri

Pas sulmeve terroriste në Paris dhe kërcënimeve të reja të ISIS, në rrjet ka shpërthyer hummori i zi

Kjo meme që qarkullon në Facebook, thotë se kur ISIS të mbërrijë në Shqipëri, ka për t’u bërë me LSI-në./lapsi.al/

Kërcënon ISIS: Shtetet që po na sulmojnë do ta kenë fatin e Francës

Në total 132 persona janë konfirmuar të vdekur pas sulmeve të armatosura në Paris afër stadiumit ‘Stade de France’, teatrit Bataclan dhe restorantet e baret në kryeqytetin e Francës të premten.

Kërcënon ISIS: Shtetet që po na sulmojnë do ta kenë fatin e Francës (VIDEO)
Një video e re e ISIS ka paralajmëruar edhe shtetet tjera pjesëmarrëse në bombardimet në Siri, se do ta kenë fatin e njëjtë si Franca.
Në këtë video grupi terrorist poashtu kërcënon të sulmojë Washingtonin.
“Ne u themi shteteve pjesëmarrëse në kampanjën e bombardimeve, që në emër të zotit, do ta keni ditën si Franca, dhe në emër të zotit ne kemi goditur Francën në qendrën e saj Parisin, më pastaj ne betohemi se do ta godasim Amerikën dhe qendrën e saj Washingtonin”, ka thënjë një person në video, raporton Mirror, transmeton lajmi.net
Nuk ishte e mundshme që të verifikohet vërtetësia e videos.
Gjatë natës, Franca kishte nisur bombardimet e saja më të fuqishme kundrejt Shtetit Islamik, në kryeqytetin de-facto të tyre në Siri. Kryeministri Manuel Valls ka thënë “ne jemi në luftë” kundër terrorizmit.
Autoritetet franceze kanë thënë se bombardimet ajrore të natës së të dielës kanë shkatërruar një kamp trajnues të xhihadistëve dhe një depo të municioneve në qytetin Raqqa, në të cilën ishin planifikuar sulmet e Parisit sipas shërbimit të inteligjencës irakiane, transmeton lajmi.net
12 aeroplanë duke përfshirë 10 aeroplanë jet ushtarakë kanë lëshuar në total 20 bomba në sulmet më të mëdha që nga koha kur Franca kishte zgjeruar kampanjën e saj bombarduese kundrejt grupit ekstremist në Siri në shtator, është thënë në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Aeroplanët ushtarakë ishin nisur nga zonat në Jordani dhe ‘Persian Gulf’ në koordinim me forcat e SHBA-ve.

Hollande thotë se Franca do ta shkatërrojë ISIS'in, Parlamenti këndon Marsejezën

Franca do të shtojë sulmet në Siri, nga ku u planifikuan sulmet terroriste në Paris, ka njoftuar Presidenti i Francës, Francois Hollande, të hënën.

Hollande thotë se Franca do ta shkatërrojë  ISIS'in, Parlamenti këndon Marsejezën
Në një adresim të jashtëzakonshëm nw Parlament, Hollande ka ftuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë sa më shpejtë një rezolutë kundër terrorizmit. Ndërsa është zotuar se vendi i tij do ta shkatërrojë ISIS'in.
“Franca do të intensifikojë operimet në Siri”, ka thënë Hollande, duke e përshkruar shtetin islamik si “faktorin më të madh të terrorizmit që njerëzimi ka njohur deri tani”.
Hollande po ashtu ka thënë se do të krijohen rreth 5 mijë vende të reja pune në Polici brenda dy vjetëve. Presidenti francez po ashtu ka thënë se do të rriten shpenzimet në masat e sigurisë. Deputetët në fund të fjalimit të Hollande, e kanë kënduar himnin shtetëror "Marsejezën", ndërsa në fund kanë thirrur "Rroftë Franca".

Presidenti Amerikan: Do ta eliminojmë ISIS’in

Presidenti amerikan Barack Obama ka qenë duke folur në margjinat e samitit të G20, pas një takimi me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai ka premtuar dyfishimin e kapaciteteve luftarake kundër ISIS’it

Presidenti Amerikan: Do ta eliminojmë ISIS’in
“Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona të punës me anëtarët e tjerë të koalicionit për të sjellë një tranzicion paqësor në Siri dhe për të eliminuar ISIS si një forcë që mund të krijojë kaq shumë dhimbje dhe vuajtje për njerëzit në Paris dhe Ankara dhe pjesë të tjera të globit” ka thënë ai, 
Presidenti amerikan Barak Obama tha se Republika e Turqisë është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe gjithë koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIS'it në Irak dhe Siri.
"Sulmet e tmerrshme terroriste më parë në Ankara dhe tani në Paris, janë vepër e ideologjive të së keqes dhe nuk janë sulme vetëm ndaj popujve të Turqisë dhe Francës, por gjithë botës moderne", tha Obama. 
Ai dërgoi një mesazh ngushëllimi për popullin francez dhe tha se do të bëjë çdo përpjekje që përgjegjësit për terrorizmin të sillen para drejtësisë.
Presidenti amerikan Obama theksoi se diskutimi i sotëm ishte i rëndësishëm për të forcuar më shumë kontrollet në kufirin turk me Sirinë që të parandalohet lëvizja e luftëtarëve të huaj. Në kuadër të axhendës së Samitit të G20, Obama sontë do të takojë mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al-suud.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...