2015-11-27

Familja Jashari bën thirrje për unitet

Shënimi i ditës së flamurit shqiptar nga liderët të institucioneve më të larta Republikës së Kosovës ka filluar sot me vizita dhe homazhe në Kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz, familje kjo e cila dha mesazh për bashkim.
Familja Jashari bën thirrje për unitet
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Kadri Veseli Veseli së bashku me disa deputet vunë kurora lulesh në kompleksin memorial në Prekaz. Nga aty, Veseli ka vlerësuar lartë veprën dhe rënien e komandantit Adem Jashari.

Sipas Veselit shteti i Kosovës është duke përparuar sa i përket integrimeve të më tutjeshme.

Megjithatë, Veseli nuk vizitoi familjen Jashari, duker thënë do ta vizitojë ndonjë ditë tjetër për shkak se vizitën do ta vazhdojë në fshatin Boletin, ku prehen eshtrat e heroit kombëtar që lidhet pikërisht me ditën e flamurit, Isa Boletini.

Prekazin e vizitoi gjithashtu edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, i cili 28 Nëntorin e cilësoi ditë për përkujtim të komandantit Adem Jashari.
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka falënderuar të gjithë ata që kontribuojnë për vend, duke bërë thirrje për unitet.

Ndryshe, Prekazin e vizituan edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale dhe qytetar.

Grupet kriminale në Shqipëri penguan rregullisht produktet farmaceutike të Kosovës

Grupet kriminale në Shqipëri penguan rregullisht produktet farmaceutike të Kosovës

Fabrika e vetme kosovare për prodhimin e produkteve farmaceutike “Tre pharm” përveç tregut vendor dhe eksporteve në shtetet arabe dhe afrikane, po synon ta rikthej tregun edhe me Shqipërinë deri në fund të vitit. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, bllokada e barnave të kësaj fabrike ka qenë e qëllimshme nga grupi i interesit në Shqipëri ose grupe kriminale.

Edhe pse “Tre pharm” ka teknologji bashkëkohore vazhdon të sfidohet si prodhues farmaceutikës në mungesë të përkrahjes së institucioneve të shtetit për treg liberal.

Kjo u bë e ditur nga drejtori ekzekutiv i “Tre pharm”, Mërgim Prishtina në një intervistë për KosovaPress, i cili tha se në këtë kompani prodhohen farmaceutik si; antibiotikë, antidiabetik, kapsula, tableta të formave të ndryshme dhe shurupe të thata. Kurse, aksioni për t’i ndihmuar pensionistët pritet ta arrij vlerën 30 mijë euro.

Drejtori Prishtina thotë se farmaceutika është një industri shumë e komplikuar si prodhim, por dihet edhe një treg që ka qenë dhe është ende i mbizotëruar prej importit. Sipas tij, kanë arrit që të kenë fituar besimin e madh të konsumatorëve për produktet e prodhuara vendore farmaceutike, meqë edhe është dëshmuar.



Ai thotë se konsumi i produkteve vendore në vend është në rritje edhe pse nuk është në pikën e kënaqshme, por Prishtina beson se me punën dhe angazhimin e tyre do të mbërrijnë shumë shpejt të ndërrojnë konceptin e prodhimeve vendore. Megjithëse sipas drejtorit të “Tre pharm”, mjekët dhe farmacistët produktet e tyre i kanë mirëpritur dhe janë në shumicën e barnatoreve në vend dhe përdoren çdo ditë nga pacientët kosovar.

Drejtori Prishtina thotë se prodhuesit vendor nuk e kanë mbështetjen që do të duhej ta kishin. Ai ka marrë shembull shtetet e rajonit se si i mbrojnë dhe i ri-mbursojnë prodhuesit. Sipas tij, fabrika e tyre është qe pesë vjet në treg me produkte cilësore dhe nuk kanë arrit me qenë prezent në listën pozitive ose në pjesën e furnizimit publik.

Sa i përket kapaciteteve dhe produkteve, drejtuesi i fabrikës së barnave thotë se mbulojnë rreth 80 për qind të produkteve gjenerike, ndërsa me hapjen e fabrikës së re që pritet të ndodhë deri në fund të vitit do të prodhohen edhe format farmaceutike duke përfshirë kapsulën, tabletën, shurupin e thatë, kremat, shurupet e lëngshme, pikat për sy dhe ampularen.

Ai tha se kapacitetet instaluese në “Tre pharm” janë një prej kapaciteteve më të mëdha në rajon, ku diku 35 deri 40 për qind janë planifikuar për tregun vendor, kurse 60 për qind janë planifikuar për eksport.

Ndërsa, sa i përketë tregut me Shqipërinë, drejtori Prishtina thotë se nuk janë prezent në tregun shqiptar, meqë ka qenë një bllokadë e qëllimshme e organizuar nga grupe kriminale.



Ai shpreson se shumë shpejt do ta dërgojnë sasinë e parë me farmaceutikë në tregun shqiptar dhe nuk heqin dorë as një herë nga ai treg por me ndryshimin e ligjeve në Shqipëri, produkteve të “Tre Pahrm” do t’iu mundësohet ky treg.

Ai thotë se tregu rajonal është i komplikuar, mirëpo mendojnë se do të futen edhe në tregun e Maqedonisë me 12 produkte dhe në atë të Serbisë me 5 produkte.

Kurse, aksioni prej 3 për qind nga shitja e barnave për pensionistët ka rezultuar me rreth 30 mijë euro. Me ketë buxhet, pensionistët kanë shpreh interes ta rinovojnë pjesën e hapësirave ku qëndrojnë dhe kalojnë kohën e lirë.


Kjo fabrikë pritet që deri në fund të vitit ta hap edhe një linjë tjetër prodhuese për produkte të reja farmaceutike me teknologji bashkëkohore

Prishtina alarmohet nga thirrjet anonime për bombë në tre lokacione


Policia e Kosovës konfirmon se sot gjatë ditës kanë pranuar disa telefonata të cilat kanë treguar për vendndodhjen e mjeteve të dyshuara, të cilat sipas telefonuesve anonim janë cilësuar si bomba.


Të gjitha këto telefonata del të jenë bërë rrejshëm, dhe për fat të mirë të mos ketë pasur asnjë rrezik të vërtet. Megjithatë Policia e Kosovës ka qenë në krye të detyrës, duke ju përgjigjur të gjitha pikave që dyshohej se mund të ishin të rrezikuara nga mjete të dyshimta.


Policia e Kosovës i konfirmon KosovaPress-it se procedura hetimore ndaj telefonatave të dyshimta vec se ka filluar.





Policia e Kosovës sapo i konfirmoi  se ka marrë një informatë e cila i ka paralajmëruar se në tre lokacione në Prishtinë janë vendosur eksplozivë.

Policia: Të gjitha alarmet për bombë në Prishtinë, ishin të rrejshëm
“Kemi marr një informatë nga një person përmes telefonit se në tri lokacione, saktësisht tek qendra tregtare në Dardani, në Veternik dhe në lagjen e Spitalit, ndodhen të vendosura bomba”, i tha KosovaPress-it, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Sipas saj, ekipet e nevojshme policore janë duke i ekzaminuar të gjitha lokacionet dhe deri në këto momente nuk kanë hasur në ndonjë mjet të dyshimtë..

Ahmeti i tha KosovaPressit, se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe nëse nuk gjendet asgjë, ndaj personit që ka lajmëruar në polici do të hapet rasti lajmërim i rrejshëm.

Ndërkohë më herët gjatë ditës u paralajmërua edhe se një mjet i dyshimtë ishte gjetur para Ambasadës së Shqipërisë në Pejton.





Liderët e tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK e NISMA janë duke e mbajtur konferencën e fundit për media në selinë e Nismës, para marshit të nesërm të paralajmëruar për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.

I pyetur për alarmet e rrejshme për bomba në zinxhirin e marketeve”Vviva Fresh Store”, Haradinaj ka thënë se” këto janë përralla me mbret dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me to.”
Haradinaj ka thëne se kanë ardhur për të përmbyllur përgatitjet e fundit për ditën e nesërme.
Po ashtu lideri i AAK-së ka thënë se dëshirojnë të jenë bashkë nesër, duke uruar qytetarët për festën e 28 Nëntorit.



Opozita vazhdon t’i thërras qytetarët e Kosovës që nesër të dalin në manifestimin gjithëpopullor në kundërshtim të marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Deputetët e partive opozitare gjatë një takimi që kanë pasur me gratë, u kanë bërë thirrje atyre që të dalin në manifestimin e nesërme për të kundërshtuar dy marrëveshje që janë shumë të dëmshme për vendin.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu tha se organizimi i takimit me gratë, ka ardhur si shkak i ngjarjeve në vend, e cila është shkaktuar nga dy njerëz, Isa Mustafa e Hashim Thaçi.
Ajo tha se do të mblidhen edhe shumë herë të tjera për të mbrojtur atë që e quajnë Republikë, pasi po të jetësohen dy marrëveshjet e arritura, nuk do të ketë Republikë. Haxhiu akuzoi kryeministrin Isa Mustafa e zëvendësin e tij Hashim Thaçi se arrestuan deputeten Donika Kadaj-Bujupi duke mbrojtur “Zajednicën”.
Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Durguti tha se kanë vendosur t’i ftojnë gratë në manifestimin e nesërm, duke vlerësuar se rëndësia e tyre është e jashtëzakonshme. Ajo tha se duhet të dalin nesër të gjithë edhe për të festuar, por edhe për të kundërshtuar dy marrëveshjet, sipas saj shumë të dëmshme për vendin.
Edhe Selvije Rexhepi nga Nisma për Kosovën, duke u bërë thirrje grave që të dalin në manifestimin e nesërm, theksoi se kanë arsye madhore pse duhet të dalin nesër. Sipas saj, duhet të ndalen marrëveshjet që e bosnjëzojnë Kosovën dhe i falet territor Malit të Zi.
Manifestimi i opozitës së bashkuar do të mbahet nesër në orën 14:00 në kundërshtim të marrëveshjes për Asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Një nga bombat e paralajmëruar sot nga një telefonat anonime në numrat emergjent të Policisë së Kosovës, dyshohej nga informatat e disa medieve se ishte vënë në lokacionin qendror të Viva Fresh Store.
Ndërkohë kompania Viva Fresh Store përmes një komunikate për media deklarojnë se lajmi është i pavërtet, dhe se ambientet e tyre janë të sigurta dhe në pritje të konsumatorëve.
Më poshtë po e publikojmë të plotë komunikatën e dërguar nga Viva Fresh Store;
“Njoftojmë të gjitha mediat dhe konsumatorët, që lajmi dashakeq i plasuar sot në media dhe më gjërë lidhur me mundësinë e vendosjes së një bombe në Viva Fresh Store, është i pavërtetë, me qëllim të keq në prag të festave të fundit.
Policia e Kosovës ka përfunduar të gjitha veprimet e nevojshme dhe ka konstatuar qe bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.
Viva Fresh duke falënderuar konsumatorët për besnikërinë e treguar ndër vite, siguron ata që objektet e saj janë të sigurta dhe Viva Fresh do të vazhdoj të jetë aktive me oferta të mëdha në prag të festave të fund-vitit”.

Fakte të reja për demarkacionin me Malin e Zi, edhe më rrezik do ta kemi me Serbinë

Edhe pse Kosova nuk posedon harta topografike, megjithatë ka fakte të bollshme për t’u përballur vendi ynë me çfarë do lloj grupi të ekspertëve ndërkombëtar për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kështu tha profesori i gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi, në një bisedë për KosovaPress. Ai bazohet në të gjeturat e tij të reja, që janë fakte shkencore dhe harta hartografike.
Profesori tha se nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, Kosova ka humbur një pjesë të konsiderueshme të territorit, që sipas tij janë 8 mijë e 229 hektarë. Por ai beson se kjo çështje mund të zgjidhet shumë lehtë dhe shpreson se me rishikimin e marrëveshjes me Malin e Zi kjo do të rregullohet.
Fakte të reja për demarkacionin me Malin e Zi, edhe më rrezik do ta kemi me Serbinë


Mirëpo, Isufi tregon se Kosova problemin më të madh në të ardhmen do ta ketë për demarkacionin me Serbinë. Sipas tij, duhet një kujdes i shtuar dhe qasje tjetër nga institucionet tona kur të vije koha të bëhet marrëveshje me Serbinë. Kurse, edhe pse pretendohet se Kosova ka humbur 2 mijë e 500 hektarë me Maqedoninë gjatë demarkacionit vite me parë, profesori tha se nuk është marrë me atë problematikë dhe faktikisht nuk ka njohuri lidhur me atë vijë kufitare, por me vijën kufitare të Malit të Zi ai tha se ka njohuri të bollshme.
Si rrjedhojë e kësaj, ai thotë se vetëm kufiri i vitit 1945 dhe i modifikuar më 1958 është kufi real i Kosovës.

“Nuk merrem me politikë dhe nuk më interesojnë këto pjesët politike të kësaj problematike, vetëm faktet shkencore. Pritjet s’po di çka me thënë, ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me secilin prej tyre që vjen, nëse ata kanë interesin me u takuar me neve. Ne kemi fakte të bollshme që i bindim. Deri tash kam thënë do të tentojmë t’i bindim, por tash edhe i bindim që vija e demarkacionit është kjo dhe nuk e besoi që ka me pas problem”, thotë Isufi.

Ai nuk ka fajësuar Komisionin shtetëror për demarkacion se nuk ka punuar, por qasja sipas tij ka qenë e gabuar në këtë problematikë. Profesori thekson se zakonisht bazohen në fakte hartografike dhe ato sipas tij janë edhe faktike.

“Fakte për me arsyetuar demarkacionin kemi, sepse fakte ka. Nuk është se Komisioni shtetëror për demarkacion nuk ka punuar, kanë punuar ata. Mes tyre dhe neve qëndron vetëm një dallim, qëndron koncepti i qasjes së problematikës, pra këtu është ai dallimi i vogël. Ndërsa, fakte hartografike ka, zakonisht bazohemi në fakte hartografike ato janë edhe faktike. Janë pamje falsin sa me mija mija fjalë. Dhe nëse janë punuar nga institucione të fuqishme gabimi është zero, nuk guxon me pas gabim sidomos te shtetet ish-socialiste ku gabimet janë shikuar me llupë”, thotë Isufi.

Isufi kërkon nga Komisioni shtetëror të mos heq dorë prej punës së vet, dhe t’i marr parasysh faktet dhe hulumtimet e tyre. Vetëm të bashkuar ai tha se gjërat mund të shkojnë përpara.

“Ne kemi thënë, ne s’po dëshirojmë me qenë pjesë e asnjë ekipe. Ne nuk po dëshirojmë që ky Komision me heq dorë prej punës së vet, por vetëm faktet tona me ia bashkëngjitë fakteve të tyre dhe me u bërë bashkë. Dhe vetëm bashkërisht shkojnë gjërat përpara”, thotë Isufi.

Ai shprehet optimist se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk është problem i madh dhe sipas tij ka zgjidhje me lehtësi. Profesori edhe gjatë ditës sotme kishte siguruar harta të tjera nga Institut.

“Nuk ka problem të pa zgjidhur, vetëm varet qasja e ndaj problemit. Problem të pazgjidhshëm nuk ka të gjitha problemet zgjidhen. Nuk e konsideroj krejt problem, sepse është lehtë e zgjidhshme. Unë këtë e konsideroj një problem dhe për atë arsye i kam hyrë kësaj pune për me ndihmuar pak. Tek qasja kanë munguar faktet si kanë gjetur, edhe ne vonë ja kemi nisë me hulumtuar, por tash kemi gjetur shumë. Unë sot sigurova disa harta mirë në një institut, por për ato harta unë kam diskutuar që dy javë”, thotë Isufi.




Ndër problemet e mëdha për marrëveshje të demarkacioneve me shtetet fqinje, profesori me Serbinë në të ardhmen, nëse veç shkohet me konceptin e njëjtë sikur me Malin e Zi.
“Po neve nëse kjo përfundon na ka mbet vetëm edhe me Serbinë, unë aty e shoh problemin më të madhin, sidomos nëse shkojmë me këtë koncept. Nëse shkojmë me konceptin e kufirit me prona të paluajtshme unë shoh problem jashtëzakonisht të madh meqenëse librat kadastral janë në Serbi, mundësia e manipulimit me ato libra është e madhe”, thotë Isufi.

Vepër me dimensione të gjera artistike


Dr. Bahri Brisku

Të gjitha krijimet shpirtërore artistike dëshmojnë qartas që preokupimet e poetit Rifat Stankaj janë vlera identike të masës së gjerë shqiptare, në mënyrë të veçantë të popullatës së Ulqinit, e cila nga pushtetmbajtësit është lënë totalisht pas dore!
Rifat_Stankaj
Libri ”I zënë rob” është vepër autobiografike në të cilën autori personifikon vetveten. Gjatë vërshimit të emocioneve duke kujtuar fëmijërinë dhe rininë në vendlindje, e kaplon mërzia pesimiste duke e parë veten në dimensionin e tretë ”I zënë rob” në jetën mërgimtare. Kjo vepër posedon vlera origjinale artisRifat_Stankaj tike. Libri është i ndarë në katër pjesë, të cilat janë ngusht të lidhura me subjekte bashkëkohore.

Në pjesën e parë, në mënyrë të thellë artistike pasqyron Kronikën e Monte- hess-it, i cili është qyteti ku gjallon në mërgatë. Në këtë cikël të poezive, autori Rifat Stankaj ka krijuar vargje me pe- shë të veçantë artistike. Vargjet e para ia kushton vendlindjes – Ulqinit: Dashuria e vërtetë nuk vdes kurrë O Ulqin, këtë nuk mund ta fsheh

Poeti komunikon lirisht me popullatën e Ulqinit duke i kritikuar me sarkazma të fuqishme pushtetarët që shkatërruan Kriporen, duke i lënë disa qindra famil- je pa mundësi jetësore

Robi yt i përjetshëm jam!

Në këtë pjesë të këtij cikli të krijimeve poetike, Rifatit i gufojnë preokupimet imagjinative:
Gjatë udhëtimit për mërgim

Zgjohen ndjenjat atdhetare Për viset që mbesin mbrapa!

Poeti Rifat Stankaj këtë vepër e ka botuar në dy gjuhë (shqip dhe mala- zezçe). Kjo vepër, siç thamë e përbërë prej katër cikleve, në vete numëron 68 poezi. Të gjitha këto krijime shpirtërore artistike dëshmojnë qartas që preokupimet e poetit Rifat Stankaj janë vlera identike të masës së gjerë shqiptare, në mënyrë të veçantë të popullatës së Ulqinit, e cila nga pushtetmbajtësit është lënë totalisht pas dore!

Vargjet e poezive janë të larmishme dhe artistike. Poeti komunikon lirisht me popullatën e Ulqinit duke i kritikuar me sarkazma të fuqishme pushtetarët që shkatërruan Kriporen, duke i lënë disa qindra familje pa mundësi jetësore. Në tokën e të parëve të mi

Ndodhin çudira të ndryshme!

Poeti ulqinak me të madhe i ironizon shkatërruesit e kapaciteteve turistike në Ulqin duke iu trasuar të rinjve rrugën e mërgimit! Poeti me një shkathtësi të qëlluar poetike cekën qëllimet karakter- istike të ndërmarrjes “Të mirat detare”, e cila me plaçkitjet që iu bën ulqinakëve, ndërton Budvën. Poeti me të drejtë citon deklaratën e kryetarit Cungu:

Ne i kemi duart e lidhura dhe Çelësin e kemi humbur.

Kjo dëshmi që Ulqini është bërë pronë e pushtetarëve të cilët kanë arritur që të shesin pronat e këtij qyteti të lashtë dhe paratë e hoteleve, trojeve, Val- danosit, Kripores, i keqpërdorin për nevoja të veta personale. Tani janë në pritje të shitjes së Valdanosit, Plazhit të Madh, të Adës së Bunës! Të gjitha këto mjete financiare që sigurohen nga shit- jet në Ulqin, shkojnë për investime në rajonet tjera të Malit të Zi, kurse rruga Ulqin-Sukubinë ka nisur të ndërtohet tash gjashtë vite dhe ende nuk është përfunduar!

Poeti Rifat Stankaj këto vlera poetike i ka krijuar në mërgim, prandaj janë të brumosura me nostalgji patetike. Tem- atikë primare e këtyre vargjeve janë thirrjet popullatës që të ngrihet kundër padrejtësive që iu është bërë dhe po i bëhën shqiptarëve nëpër kohë.

Nga Zef PERGEGA - “Shqiponjat fluturojne lart…”

Nga Flori Bruqi


Gazetari,publicisti,shkrimtari dhe atdhetari Zef Pergega, për më pak se dy decenie  ka botuar 21 libra nga lëmi i publicistikës, poezisë, vështrimeve historiko-letrare, tregimeve etj.

Në vitin 2002 ka themeluar në Detroit “Albanian American Institute”.

 Ka bashkëpunuar në vazhdimësi me shtypin në diasporën shqiptare dhe me mediat elektronike dhe në vende tjera. Disa nga librat e tij janë ne fondin e Bibliotekës së Kongresit Amerikan,Fondin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës dhe Bibliotekën Kombëtare të Tiranës  dhe në shumë biblioteka të botës së lirë.

Nga viti 2004, z.Zef  Pergega është anëtar i organizatës botërore për liri dhe të drejtat e njeriut “Amnesty International”.

Duke krijuar larg vendlindjes, në mërgim, Zef Pergega përmes veprave të veta ka përcjellur gjithnjë dashurinë e shtetit amerikan për kombin shqiptar dhe njëkohësisht dashurinë e popullit shqiptar për prijësin e demokracisë botërore, SHBA.

Vizitën apostolike të Papa Françeskut në Tiranë, autori Pergega e përjetoi drejtpërdrejt dhe mesazhin e gjithë asaj dite e ka përmbledhur në librin “Shqi ponjat fluturojnë lart” e që e deklaroi edhe vetë Ati i Shenjtë në kryeqytetin shqiptar, me konstatimin se “ato gjithmonë kthehen në folenë e tyre”. Dhe vërtet, edhe autori ,shkrimtari ynë i madh Zef Pergega, kthehet në folenë e vet me librin “Shqiponjat fluturojnë lart”.






Shqiponjat fluturojne lart…!” vjen ne sferen e publicistikes shqiptare dhe kryesisht mergimtare me nje botim shume interesant dhe shume te shpejte.

Vizita e Papa Franceskut ne Shqiperi ka qene frymezimi i tij shpirteror dhe letrar per te hedhur ne nje botim te vecante te gjitha impresionet e kesaj vizite apostolike dhe te shenjte per token shqiptare dhe per kombin tone.

Ne kete kapitull jane sjelle detaje shume mbreslenese per kete vizite, ku jane intervistuar nga ana e autorit, jo vetem autoritete te larta te kishes katolike, kishes ortodokese dhe komunitetit musliman, por edhe te njerezve te thjeshte , gazetar, analiste shqiptare e madje edhe te huaj qe moren pjese ne kete evenimet te shenjte.
Papa Kopertina
Autori Pergega, duke qene ekzigjent deri ne skaj te misionit te fjales eshte treguar shume i vemendshem, qe te mos i shpetoje asnje rast sado i vogel ne kete vizite, por qe kane nje peshe te madhe ne historine e popullit tone.

 Pergega ketu ka pershkruar rrugen qe nga nisja ne Detroit, takimin ne Vjene me liderit fetar te mergates dhe me emigrantet shqiptare qe moren pjese ne kete ngjarje sa fetare e sa historike, dy reportazhe te pershkruare me ndjenje te thelle te vizites se Papes, nje dite para dhe diten e meshes se shenjte ne sheshin “Nana Tereze”

Ne kapitullin e dyte eshte sjelle tablloja e dhimbshme dhe tmerrshme e persekucionit komunist mbi klerin e vecanerisht ate katolik ne Shqiperi.

Jeta dramatike neper burgjet e renda te sistemit te diktatures, i cili mori jeten e pafajshme te rrth 160 meshtareve katolik, 28 liderve musliman dhe 7 ortodoks.

Zef Pergega ne kete bllok eshte perqendruar tek 40 martiret, 37 meshtare katolik, nje femer mirditore si murgeshe dhe te dy laikeve, njeri prej te cileve musliman, te cilet jane perfshire ne procesin e shpalljes shenjter nga ana e Selise se Shenjte. Ketu perfshihen edhe disa te dhena historike mbi shenjtoret shqiptare nder shekuj.

Ne kapitullin e trete behet fjale per vizten e Papa Gjon Palit te dyte ne Shqiperi me 25 prill 1993, jeta e tij dhe momente te filozofise se tij kristiane ne marredhenje me besimtare dhe njerez te fushave te ndryshme.

Ndersa ne kapitullin e kater eshte pershkruar historia e marredhenjeve te Vatikanit me Shqiperine, vendosja e marredhenjeve diplomatike dhe te dhena mbi ambasadoret e te dy steteve. Po ashtu jane edhe 11 Papet e Romes me origjine te lashte iliro-shqiptar me pershkrim jetesor e me foto, si dhe disa shenime udhetimi ne Malesi.

Gjithashtu  shkrimtari- publicisti i mirënjohur shqiptar Zef Pergega ka perfshire ne kete liber edhe disa intervista me foto me ngjyra nga mergimtaret e lider fetar nga diaspora, Malesia qe moren pjese ne Tirane me 21 shtator 2014 si dhe disa impresione te marra nga antare e veprimtare te komunitetit te Detroitit, kur autori pergatiti prer ACT “Ora shqip” nje emision televiziv per kete ngjarje te paperseritshme.

Cdo kapitull ka nje titull domethenes ne brendine e rrefimit dhe pa frike themi se ato mund te konsiderohen libra me vete te permbledhur ne nje titull “Shqiponjat fluturojne lart” si shprehje madhore e thene nga goja e Atit te Shenjte.

Libri ka 408 faqe me 102 foto me ngjyra dhe eshte botim i shtepise botuese “Albin” Tirane.


2015-11-25

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha: BE është tronditur nga akuzat për vrasjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë i ftuar nga Grupi Paneuropian i Parlamentit Europian në konferencën me temë “Zhbërja e standardeve demokratike dhe sfidat e Shqipërisë në integrimin europian”.Lideri i opozitës së Shqipërisë Lulzim Basha ka folur në Strasburg për një sërë shqetësimesh me të cilat përballet aktualisht vendi.Shqetësimet për situatën politike në Shqipëri dhe domosdoshmërinë e procesit të dekriminalizimit, Basha i ndau edhe në takimet e zhvilluara me Komisionerin për Politikë Fqinjësore Europiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johanes Hahn dhe eurodeputët e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian.

Basha: BE është tronditur nga akuzat për vrasjet

Në një prononcim për mediat pas takimeve zoti Basha ka theksuar se akuzat e hedhura në gjirin e mazhorancës për skenarë vrasjesh dhe larje hesapesh kanë tronditur thellë jo vetëm Parlamentin Europian, por edhe institucionet e tjera europiane, të cilat mbështesin pa hezitim dekriminalizimin e plotë të politikës shqiptare.“Në konferencë dhe në takimet që kam patur u diskutua për shqetësimin e madh të Bashkimit Europian për zhbërjen e standardeve demokratike në Shqipëri. Për zhbërjen e shtetit ligjor, goditjen e vendimeve të gjykatave, kapjen e institucioneve të pavarura, klimën jo konstruktive që shumica ka krijuar në raport me opozitën, goditjen e të drejtave të njeriut e shumë e shumë probleme të tjera me të cilat Shqipëria është ndeshur në këtë vit e gjysmë përsa i përket standardeve demokratike. Por siç mund ta imagjinoni, vëmendja e bashkëbiseduesve, e të gjithë europarlamentarëve dhe institucioneve të tjera, përfaqësues të tjerë të institucioneve të larta të Bashkimit Europian që kam takuar, është përqendruar thuajse tërësisht në zhvillimet dramatike në Shqipëri në 10 ditët e fundit.Plasja e skandalit brenda mazhorancës, sipas të cilit prej gjashtë muajsh, kryetari i Kuvendit është i akuzuar për vrasjen e dy deputetëve me pagesë, ndërsa kryeministri dhe ministri i Brendshëm janë përpjekur ta fshehin, ta mbajnë të fshehtë këtë ngjarje, si nga opinioni publik, ashtu edhe nga procesi i duhur ligjor, është një tronditje e thellë, dhe ka shkaktuar një tronditje të thellë në institucionet e Bashkimit Europian, tek europarlamentarët, tek përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Janë këto institucione që kanë dhënë mbështetje për dekriminalizimin. Është Parlamenti Europian që u angazhua në fund të vitit të kaluar për dekriminalizimin dhe sot, këtu në Strasburg, në prani të këtyre institucioneve është theksuar nga bashkëfolësit e mi se nevoja për dekriminalizimin e politikës shqiptare është më akute se kurrë më parë. Kjo klimë, e paprecedentë, e penetrimit të krimit deri në kupolën e shtetit është shumë shqetësuese. Por nga ana tjetër është një mundësi e madhe, kanë theksuar bashkëfolësit në takimet që kam pasur me ta, bashkëbiseduesit, për të bërë një pastrim me rrënjë të politikës shqiptare nga krimi dhe lidhjet me krimin.

Ndaj kam gjetur mbështetje të plotë, mbështetje të jashtëzakonshme do të thoja, për iniciativën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin e politikës shqiptare, një mbështetje të fortë për aleancën e Partisë Demokratike me qytetarët shqiptarë, për t’i dhënë një mesazh të fortë qeverisjes Rama-Meta se kështu nuk ecet më përpara, se kështu nuk do të ecet më përpara. Se e vetmja rrugë për Shqipërinë drejt integrimit europian, drejt standardeve, drejt mirëqenies, është ndarja njëherë e përgjithmonë e politikës nga krimi. Dhe kjo nuk arrihet duke mbyllur hetimet shpejt e shpejt. Kjo arrihet duke i hapur hetimet, duke i treguar shqiptarëve me transparencë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur, si ka ndodhur, cilat janë motivet e kësaj sjellje kriminale në gjirin e mazhorancës, duke vënë përgjegjësit para ligjit dhe duke dalë para shqiptarëve me një ofertë të re”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike në një prononcim për mediat në përfundim të konferencës dhe takimeve në Strasburg.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...