2016-01-05

ÇKA KA MBETUR ENDE PA U THËNË PËR LUFTËN NË KOSOVË?

1.
Muhamet Kelmendi



INTELEKTUALI  QË IDEOJË LPK DHE  UÇK-NË

Prof. dr. Muhamet Kelmendi, i lindur në Llabjan-Pejë me 18.11.1953. U shkollua në Prishtinë dhe jashtë vendit, Fakultetin Juridik në Universitetine Prishtinës ka mabruar në vitin 1979/80, Doktoron ne Gjermani fushen teorike juridike dhe politike – referuar tematikës së ndërtimit të shtetit dhe së drejtës në Kosovë. Ka punuar si professor(Mësimdhënes) në disa universitete, është I angazhuar ne Fakultetin Juridik BPrAL Universitar AAB si mësimdhenes dhe aktualishte është dekane I Fakultetit Juridik ne "AAB".

.

Tridhjet vjet ka punuar në çështjen e kërkimit politik të formave të mjeteve dhe metodave për krijimin dhe funksionalizimin e shtetit tëKosoves, Ka punuar si Avokat në Hamburg dhe antare I odes së Avokatëve të Rf të Gjermanisë, antare ne Institutin e hulumtimeve juridike për çështjen e e Evropes Juglindore në Hamburg, Institutin juridik –politik në Vjen.

Disa nga librat e botuara nga Prof. dr. M. Kelmendi janë: Çka realizohet me konstituimin e republikes së Kosoves brenda Federates së Jugosllavisë, 1986., Vendosja e Pushtetit Ushtarak e Policor në Kosovë, 1989., Realiteti dhe perspektiva e çështjes Kombëtare, 1996. ,Ribotim me 1997., "Die Republik in Kosovo ist eine Realitet geworden"., Historia e Shtetit dhe se drejtes 2012., ka botuar shumë publikime dhe analiza në revistat shkencore ne Gjermani e Kosovë si në revisten "Recht", Germani Institutin e hulumtimeve juridike për çështjen e Evropës Juglindore në Hamburg "Die Albaner in ex-YU".," Kohën Ditore", "Zëri", "Rilindja", "Die Welt", "Recht", etj.



Profesori Muhamet Kelmendi ka reaguar në lidhje me deklaratat e gazetarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, bërë në një intervistë ditë më parë.

Ai ndër të tjera e akuzon Buxhovins se paturpshëm njollosi UÇK-në. Kelmendi e Akuzon Buxhovin për gënjeshtar. “Që të gjitha deklaratat e Buxhovit janë gënjeshtra dhe s´ka asgjë të vërtetë, as edhe një fakt”, thotë Kelmendi.

Ai madje e paralajmëron Buxhovin që të mos vazhdoj me deklarata të tilla. “Ndalu o Buxhovë? Mos vazhdo me tej se nuk del mirë?”, shkruan Kelmendi në facebook.

Më poshtë e gjeni të plotë deklaratën e Muhamet Kelmendit:


“LPK DHE UÇK ISHIN ORGANIZATA ÇLIRIMTARE

Nuk është menduar se mu për këto dy subjekte çlirimtare do të shkruhet. Jo pse nuk ka se çka të thuhet, kur dihet aktivitetet çlirimtare, por për akuzat që po i bëhen atyre nga disa individë, që e quajnë veten historian dhe politikolog, pa baza faktike, vetem e vetem te dëmëtojnë te kaluarën e popullit shqiptar për liri. Jusuf Buxhovi në Koha Vision, në Rubikon, fletë për shumë gjera, duke filluar që në vitete 70 e deri në çlirimin e vendi. Ai, me paturpësi, akuzon dhe njollosë luftëtaret dhe aktivistet e LPK-së dhe të UÇK-së . Fillon ky „politikolog e historian“ me akuza individuale, si njerez të UDB-së, për të dalur deri se ajo se LPK-ja paska ë e organizuar nga UDB-a dhe nga KGB-a.

Dosja JG

Ky farë historiani fletë gjithashtu edhe për kinëse ideologji marksiste-leniniste dhe enveriste të udhëheqjes së LPK-së etj. I gjithë ky marifetë vazhdon për të konkluduar në mënyrë të paturpshme se luftën në Kosovë nuk e kanë bërë „kallashat“, por KGB-a e cila e paska „çliruar“ Kosovën. Dhe ky marifet i pakupëtimtë dhe tëjetë anormal vazhdon me sihariqin tjeter, me deklarimin, duke u mbeshtetur në BND gjermane. Për sigurinë e tij si „analisë“ i madhë në deklarata fletë edhe pë gjoja shkrirjen totale të LPK-së në LDK në vitet 1990-1993. Kjo përfundon me thirrjen famëmadhe se „USA-a paska kërkuar dhe bërë këtë bashkim“.

O medet medet se sa zbulime të holla. Mirëpo, pavarësisht nga faktit, që të gjitha deklaratat e Buxhovit janë genjeshtra dhe s´ka asgjë të vertetë, as edhe një fakt nuk fletë pë akuzat e tilla monstruoze, për çka ndoshta nuk duhet fare analizohen, është e mirë të japim fakte, mu nga unë, si nënkryetar i LPK-së dhe udhëheqës i UÇK-së për shumë vite.

Së këndejmi dalin edhe njëherë genjeshtrat dhe mashtimet me masat shqiptare nga Buxhovi dhe Buxhovistat e tjerë në Kosovë. Dhe, kjo për faktin së gjerat e tilla thuhen në mënyrë publike.

1. LPK-a vjenë nga bashkimi i organizatave të bëra në vitin 1982. Në atë kohë krijohet LRSPSHJ. Kjo organizatë vazhdoi punën e vetë me emertim të tillë deri në vitet 1986, kur ende pa u mbajtë Mledhja e Parë e Përgjithshme, kaloi në LPRK. Mbi këtë bazë iu futë punës për organizimin e masave qe Kosova të organizohet në Republikë brenda RSF të Jugosllavisë, pa shpehur asnjë lloj ideologjie, por mu sikundër ishin republikat tjera dhe vetë sistemi politiko-shoqëror i Jugosllavisë. Ndryshimi i ëmërtimit nga LPRK në LPK u bë pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës e shpallën me Deklaratën Kushtetuese Kosovën në Republikë.

Qëllimi ishte tash vetëm realizimi de-fakto i Republikës së Kosovës, pasiqë shpallja ishte bërë nga përfaqësuesit e popullit të Kosovës. Pra, nuk kishte qëllim LPK-a ndryshimin e sistemit politik sipas ideologjisë marksiste – leniniste, por ideologjia e bashkim -vëllazërimit dhe e vetëqeverisjes do të mbizotëronte edhe në Republikën e Kosovës, si çdo kunde tjetër në republikatë e Jugosllavsë.

Nuk dihet se ku këtu dhe në ketë veprimtari ka ideologji marksiste-leniniste z. Buxhovi. Trego dhe mos genje, nëse donë për të thënë të vërtetën, se ku ka ideologji marksiste apo e tillë si enveriste në veprimtarinë e tillë. Ku dhe si mendon ?! Apo ndoshta të mundon fakti së RSSH dhe Enver Hoxha ishin përkrahes të demonstratave dhe të Republikës së Kosovës, të cilën ti si gazetar i Rilindjes dhe të tjerët si ti, i vlerësoni si kundërrevolucionare, irredentiste dhe nacionaliste. A të kujtohen o i mjerë këto thenje nëpër mjetet e informimit të kohës. Hajde mos u meshëf pas pozitës gjoja si politikolog dhe historian! Si vepronit Ju? Sa veta i derguatë në burgje dhe pse ishit kundër Republikën e Kosovës dhe sa e sa veta të tjerë i masakruat. A nuk mjafton kjo që ju të reflektoni pozitivisht, po vazhdoni me avazë antishqipetar. Mjaftë më me poshtërsi.

Ti ishe themelues i LDK-së në vitin 1989/90 dhe me ty në ballë e regjistruatë atë në Beograd dhe, askush nuk iu thotë gje. Ndërsa LPK-a ishte zbatuese e vendimit të Kuvendit të Kosovës për Republikë e Kosovës, të cilën ju kurrë nuk betë asgjë për çlirimin e saj. Kjo të turpëron, mos edhe shumë çka tjetër.

2. Duke u mbeshtetur në faktin së mjetet paqësore, demonstratat dhe protestat, asnjë punë pasivo-aktive nuk e siguronte çlirimin e Kosovës, që në Mbledhjen e Parë të LPK-së dhe pastaj në Mbeledhjen e Dytë të saj, u morrë vendimi për të organizuar luftën çlirimtare.

Mbi këto ide, o i humbur në ideologjinë shoviniste serbomadhe, filloi punën LPK-a për të organizuar luftën e armatosur. Dhe, për fat të keqë të juve dhe isove të juaj, u themelua UÇK dhe arriti me ndihmën e NATO-së dhe të SHBA-së të çliroj Koosvën. Kjo është e vërteta. Po pse atëherë ndërlidhet kjo luftë heroike e UÇK-së dhe e LPK-së me KGB-në ruse e me UDB-në serbo-jugosllave.

Çudi si e organizuan në territorin e pushtuar (Kosovë, Maqedoni e Kosovë Lindore) ato dy shtete luftën e armatosur, LPK-në dhe UÇK-në për të demetuar vetën, shtetin e Serbisë. Pra, si mund të organizon Rusia a Serbia luftën e armatosur dhe të humbë Kosovën!? Çudi! O zotë po sa i pandergjegjshëm!

3. LPK-a kurrë kolektivisht nuk është bashkuar më LDK-në. Mundet ,sikundër edhe tash që ndodhë, të kalojnë individë nga një subjekt në tjetrin, po si subjekt kurrë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. LPK-a mu në vitet e tilla (1991) e ka mbajtur Mldhejen e Dytë të Përgjithshme. Pra, si bëhet të organizohet mbledhja dhe me mijëra protesta, demonstrata dhe aktivitete të tjera në ëmër të LPK-së, brenda dhe jashtë, kur je i bashkuar në LDK dhe pse ajo nuk del si autore e tillë?! Kjo nuk ka diskutim. Kemi të bëjë më të pavërteta të mëdha, të cilat si në të kaluarën, edhe sot, po vijnë nga Beogradi e Moska.

Ndalu o Buxhovë? Mos vazhdo me tej se nuk del mirë? Mbaje të vërteten dhe mos trillo ose përcjellë të pavërteta. Duhet këtu për të sqaruar masat se LPK-a në këtë kohë ka bashkëpunuar më Qeverinë e Kosovës në disa fusha. Po përmendi:

a. Mbledhjen e 1000 markave gjermane ose 1000 frankave zicerrane nga çdo mergimtarë jashtë vendit për blerjen e armëve për Kosovë. Paratë janë tubuar dhe armët kurrë nuk kanë mberritur në Kosovë. (provë: Ministri i Mbrojtjes Ramush Tahiri, Ministri i Financave Isa Mustafa dhe Kryeministi i Qeverisë së Kosovës në Ekzil Bujar Bukoshi). Konsulltoni këta se e dinë ku jane ato mjete.

b. Kemi derguar ushtarë për të përkatitur dhe ushtruar në Shqipëri bashkarisht. Shumë prej tyre që ishin derguar nga qeveria u dëmëtuan në Kosovë.

Në mesin e tyre ka qene edhe Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, të cilët pasiqë u kthyen në Kosovë u larguan nga subjekti që i kishte dërguar dhe me vonë iu bashkangjitën UÇK-së. Këtë rrugë e morrën me vonë edhe më mijëra të tjerë, ushtarë dhe oficerë. c. Ka edhe demonstrata të përbashkëta. Me e njohura është demonstrata në Den Hag në vitin 1992 kur shqiptarët, kroatet dhe bosanet se bashku e mbajten demonstratën dhe se bashku kërkuan lirin e vendeve të veta. Edhe në Shtutgard kemi mbaju manifestime të përbadshkëta, e sidomos me 17 janar, në datën e atentatit ndaj Jusuf Gervallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gervallës. Këto aktivitetet shkuan duke u zbehe, saqë pas themelimit të UÇK-se, LDK-a u nda tërësisht dhe filloi luftën frontale kundër LPK-së dhe UÇK-së. Eshtë mirë këtu të sjelli një qëndrim të LDK-së në vitin 1997. „ Ata që gjinden nëpër male kanë ardhur nga prendimi, janë kundër interesave të Kosovës dhe LDK nuk i përkrahë“ (Bota Sot, 1997).

Pra, u shkeputën lidhjet midis subjekteve tona politiko-ushtarake dhe LDK-së.

4. Turpi vazhdon me deklaratën se „udhehëqësit e LPK-së ishin të UDB-së“. Unë Muhamet Kelmendi, jamë një mga udhëheqësit e saj, prandaj i drejtohet Buxhovit me këtë pytje? Nëse vetëm më i vogli fakt është për këtë duhet të dënohem rëndë. Të njejtën pytje paraqes edhe për anëtarët tjerë të Kryesisë së LPK-së. Nxerrë të dhënat e mos mashtro? Nuk ke se çka humbë! Iu kë futur çështjes thellë. Zotëri nga vjeni Ju? A ishit Ju anëtarë i LKJ? A ishit të derguar në Bonn? A keni qendruar nëpër klubet shqiptare duke kërkuar dënimin e demonstratave të shqiptarëve në Kosovë? A keni shkruar në mjete të informimit zi e me zi për demonstrata dhe demonstrues? A duhet të shikohet shkrimet e bozuara? Këto flasin mjaftë! Jo zotëri? Nga kush, nga vjenë dhe kujtë i takon flasin të dhënat dhe ato janë kokëforte, sepse tregojnë se ju i keni takuar ingranazhave te politikës serbo-jugosllave. Kjo del nga pozita e juaj dhe nga shkrimet.

Kush tjetër ishte në Bon në vitet e tilla të rënda? A të kujtohet kur punëtorët tanë i ke marrë në pyetje për Klubin Emin Duraku? Madje, edhe pasaportat ua keni marrë, duke i kërcenuar edhe me burg.

5. Poshtërsia vazhdon. Ai në mënyrë shumë të poshtër e implikon edhe SHBA-në. Thekson: „Bashkimin e ka kerkuar të LPK-së me LDK-në edhe amerika“. Natyrisht se edhe ne si force politike kemi qenë për bashkim të të gjitha forcave politike të kohës.



Historiani Jusuf Buxhovi 


Askush nuk e mohon ate punë, madje edhe jemi përpjekur. Por, pse SHBA theksohet? Nuk e di! Shumë mirë së „bashkimi bënë fuqinë“, thotë populli. SHBA-në e implikon për të bindur masat shqiptare se LPK dhe UÇK janë antipopulore, gjoja se kanë qenë kundër bashkimit, në mënyrë që duke theksuar këtë të bësoj populli në deklaratën monstruoze të Buxhovit. Ky marifetë në ëmër të SHBA-së është tëpër armiqësor. Jo për faktin se përmende shtetin, por pse e implikon për interesa te veta të ulëta një shtet mik dhe shumë ndëruar të shqiptarëve. Z. Buxhovi! Shikoje pozitën tënde në jetën tende.

Punët dhe detyratë tua që i ke patur në sistemin jugosllav antishqiptar. Mos u merrë me gjerat qe i kë luftuar dhe tash po i paraqet punët armiqësore si revolucionare, ndërsa veprimtarinë liridashëse si armiqësore. Ka ardhur koha kur duhet vet te reflektosh. LPK-a ka ekzistuar gjatë gjithë kohës. Unë jamë krenar për punën time në LPK. Këtë të vertetë nuk mundet askush të mohon. Aqë më pakë zoteritë si Buxhovat, të cilë ishin armiqë të LPK-së dhe të UÇK-së. Ne fund dua të theksoj se luftën e drejte të kombit shqiptar nuk mundet askush të injoron. Duhet me qene krenar për luftën e UÇK-së. Ajo arriti të realizoj pikësynimin historik, pavarësinë Kosovës. Dhe, mbi atë u ndërtua shteti. Po jetojnë në te edhe ata që nuk punuan fare dhe e dëmëtuan çështjen.

2.

Jusuf Buxhovi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte vetëm gazetar, politikan e historian, por sipas Hysen Gegës, një i dënuar politik nga pushteti serb, ai ishte edhe pjesë e ekipeve të hetimit të UDB’së.
Gega ishte arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit dhe hetimet penale kundër tij kanë zgjatur rreth 6 muaj. “Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi, por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi.

Kështu ma kanë prezantuar atë”, deklaron Gega. I pyetur nga Express, ai thotë se për Jusuf Buxhovin kishte dëgjuar më parë se ishte korrespondent i gazetës „Rilindja“ në Bon, por nuk e kishte parë kurrë me sy, para se të hynte në dhomën e intervistimit.

“Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet Sekretariatit në Prishtinë. Është ky Jusuf Buxhovi që e kam pa duke i promovuar ato librat “Kosova””, thotë Gega për Express. Ai tregon që ta ketë takuar dy herë Jusuf Buxhovin. “Herën e parë e takova në vitin 1981 kur hyri me ekipin hetuesve të UDB’së dhe një herë në vitin 1991 në lokalet e LDK’së në Prishtinë, pasi që në këtë takim më kishte ftuar Bujar Bukoshi. Aty e pash Buxhovin dhe i thash që ke qenë pjesë e hetimeve kundër meje. Ai e mohoi, duke thënë se kam qenë duke e përcjellur Titon si gazetar. Por, unë ia demantova duke i thënë se në lajmet për Titon në Rilindje nuk je nënshkruar ti”, thotë Gega për Express. Ai tregon se në vitin 1981 Jusuf Buxhovi hynte në dhomën ku ai po intervistohej bashkë me hetuesit e UDB’së, por nuk i kishte bërë pyetje, vetëm se i kishte ofenduar vëllezërit Gërvalla.

Ai përshkruan edhe sjelljen e Buxhovit gjatë hetimit. “Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellë atje në Gjermani dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion psikik e m'i ofendonte shokët, vëllezërit Gërvalla e Ibrahim Kelmendin. Më thoshte se ata janë në rrugë të gabuar dhe se edhe mua më paskan hedhur në rrugë të gabuar “, thotë Gega.

Ai pohon se në raport me vëllezërit Gërvalla ka sharë me fjalë , që siç i kishte përshkruar edhe në intervista të më hershme Gega, Buxhovi përdori fjalë që “as me laps nuk shkruhen” në llogari të Gërvallajve.

Ai sqaron tutje në raport me vëllezërit Gërvalla e Jusuf Buxhovin. “Ai nuk më bënte pyetje në lidhje më vëllezërit Gërvalla, por thoshte se ata janë në një rrugë të gabuar, se ne kurrë s´kemi qenë më mirë (duke iu referuar shqiptarëve nën Jugosllavi)”, thotë Gega.

Gega: Mu kërkua likuidimi i vëllezërve Gërvalla- mu premtuan 100 mijë marka Megjithëse pranon që Jusuf Buxhovi nuk është i përfshirë në këtë pjesë, Hysen Gega thotë që UDB’ja atij i ka bërë ofertë për t'i vrarë vëllezërit Gërvalla.

“Kur më është bërë kjo ofertë ka qenë i pranishëm Mehmet Lumi, Dem Ibrahimi, Lorenc Selimi Vesel Krasniqi dhe një hetues i UDB’së me nacionalitet serb. Kjo ka ndodhur diku në muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve të mia, në zyrat e SPB-së së Prizrenit. Vetë Mehmeti më ka thënë, ashtu si edhe të tjerët se: “Do të lëshojmë prej burgut e do ti bëjmë të gjitha kushtet e mundshme, madje edhe armë do të japim-armë speciale, vetëm shko e likuidoj vëllezërit Gërvalla ose Ibrahim Kelmendin” më thanë ata dhe më siguruan se pos shpenzimeve do të më japin 100 mijë marka shpërblim”, thotë Gega.

Gega thotë se ka refuzuar këtë kërkesë dhe ka paralajmëruar , pas daljes nga burgu, shokët e tij të idealit se kokën e kujt po e lypte UDB’ja.

“Atyre u thash kështu: “I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim.

M´i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni automatikun. Nëse mund t´i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju.


“ Pas këtyre fjalëve inspektori serb intervenoi me fjalët se nuk duhet zgjatur më tej sepse ky njeri i ka tejkaluar të tridhjetat dhe pas kësaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe në gene dhe s´paska forcë që t´i ndryshojë”, thotë Gega.

3.

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror

Uprava Državne bezbednosti (shqip: Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), (akronim UDBA) ishte shërbimi i sigurimit jugosllav, dhe paralelisht ishte polici sekrete e jugosllavisë. UDBA u themelua në vitin 1946 dhe shpërbëhet me shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Kjo Organizatë kishte qëllimit luftimin e kundërshatërve të sistemit dhe rendit socialist në jugosllavi. Kjo rezultoi me burgime, eliminime fizike dhe presione psiqike. Dyshohet se UDBA është përgjegjëse e mbi 200 vrasjeve dhe rrëmbimit të kundërshtarëve politik. Urdhëri për vrasjen dhe eliminimin e desidentëve merrej personalisht nga shefi i shtetit jugosllav Tito. Pas vdekjes së Titos në vitin 1980, urdhëresat e tilla merreshin nga hartuesit e politikave në kuadër të Komiteteve Ekzekutive të Partisë Komuniste në nivel Republikan.

Historia

Në vitin 1943 nga partizani i Titos Dalibor Jakaž u themelua fillmisht "qendra kryesore e infomimit". Jakaž kishte qenë më parë i trajnuar nga Internationalja Komuniste në Moskë si agjent. Me 13 Maj 1944 nga OZNA u krijua Departamenti për të huaj i shërbimit sekret Jugosllav nën udhëheqjene Dalibor Jakazhit.

UDBA u krijua në vitin 1946 nga ndarja e OZNA-s në shërbimin civil dhe atë usharak. Kështu doli UDBA si pjesë e policisë dhe KOS-si , Shërbimi i kundërzbulimit që funksionoi në kuadër të Armatës Jugosllave. Nga viti 1955 KOS morri emërtimin Organi i Sigurimit.

Shefi i UDBA-s deri në vitit 1966 ishte Aleksander Rankovic i cili në kongresin e brioneve u detyrua të jipte dorëheqje. Nuk ishte fjala se ai përdori dhunë ndaj shqiptarëve. Ishte qështje rreziku për pushtetin e Titos nga forca e Rankovicit. Kështu atij iu ishte përgatitur një kurth ku ai u obligua të jipte dorëheqje. Në të njejtin vit UDBA u riemëruar përsëri dhe tani morri emrin SDB (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror). Këtë emër e mbajti deri në shkatërrimin e Jugosllavisë.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1990 u shpërbë edhe UDBA ose SDB. Shumica e funksionarëve të saj kaluan dhe u pranuan nga shtetet që dolën nga prishja e jugosllavisë.

Organizimi

Deri tek reformimi i UDBA-së në vitit 1966 ajo ishte udhëhequr në mënyrë centralike nga kryeqyteti i jugosllavisë Beograd. Pas Reformimit të saj gjashtë republikat jugosllave krijuan shërbimet e tyre të sigurisë me emrat SDS (Sluzhba Deržavne Sigurnosti – Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) . Në nivel Federal , si koordinator ishte SDB (Sluzhba Državne Bezbednosti)

Të thelb njësitë nëpër republikat jugosllave ishin autonome në veprimtarit e tyre mbrenda njësive autonome dhe nuk nevojitej ndonje miratim paraprak nga shërbimi federal. Vetëm në rast se ishte në pyetje veprime ndaj politikës së jashtme atëher duhej marrë një leje-aprovim nga shërbimi federal.

SDB funksiononte në kuadër të Ministrisë së Punëve të Mbrendëshm pra SSUP (Savezni Sekretaiat Unutrasnih Poslova- Sekretariati Federal i Punëve të Mbrendshme. Ashtu funksionin edhe SDS nëpër Republikat dhe Krahinat Jugosllave. Struktura organizative sikur në federat edhe në njësit konstituive ishte e ngjajshme.

Në kuadër të tyre funksiononin Nëntë (9) Departamente-Divizione , Departamenti II i secilit shërbim merrej me „ emigracionin armiqësorë”. Shërbimet e këtyre ishin të vendosura kryesisht nëpër qendra regjionale, jo në çdo qytet.

Sigurimet kishin edhe Departamentet Analitike të cilat analizonin dhe përpunonit të gjitha informacionet nga vendi dhe jasht dhe i paraqitnin udhëheqjes së shërbimit (SDS-SDB)

Shërbimi i fshehtë

Përveç bazës legjislative dhe punonjësve zyrtar, në punët e shërbimeve të sigurisë (p.sh. SDS dhe SDS) nga mesi i viteve 1960, ishte angazhuar një rrjet i njerëzve që vepronin e punonin vetëm në bazë të udhëzimeve politike të zyrtarëve të sigurisë publike kompetencë kjo e Komitetit Ekzekutiv të Partisë Komuniste në qeverinë federale apo njësitë federale.
Detyra e këtyre të punësuarve në këtë rrjet ishte të punojnë jasht vendit ose të dërgohen jashtë për veprime të caktuara : për të përgatitur ose ose kryer operacione jashtë vendit.
Në qoftë se ata punonin mbrenda Republikën Jugosllave: t’i filtronin informacionet e marra e të dobishme për partinë komuniste dhe pushtetmbajtësit e tyre , për të krijuar bazën e vlerësimit për procesin e vendim-marrjes.

Jo rrallë zyrtarët e këtyre shërbimeve (SDS dhe SDB) paralelisht mbanin edhe pozita në udhëheqjen politike të vendit. Kryesisht mbanin poste të nënsekretarëve.

Për të punuar në këtë shërbim të fsheht, zyrtarisht nuk është shpallur ndonjë konkurs për të interesuarit. Ata rekrutoheshin secili sipas kualifikimit që kishte dhe transferohej në detyrë sipas besueshmërisë.

Për tu mos u krjuar dyshime në ta, dërgoheshin shpesh jasht vendit për të krijuar kontakte dhe besim.

Ata dërgoheshin zakonisht jashtë vendit për të punuar si menaxher ose punonjës konzulate, në agjensi ushëtimi, hotel, për ndonjë gazetë, si dhe në organizatat e punëtorëve jugosllave në mërgim për të punuar për këtë shërbim të fshehtë.

Aktivitetet e mbrendëshme

Brenda shtetit, UDBA ishte përgjegjëse dhe vepronte për zbulimin dhe ndalimin e kundërshtarëve politikë dhe të dyshuarit, shumë prej të cilëve u arrestuan dhe u dërguan në ishullin Goli Otok. Ligji për siguri për këtë i la hapësirë të pa kufizuar veprimi.
Neni 39 Paragrafi 1 i "Ligjit Themelor për punët e brendshme" të Jugosllave i vitit 1966 vuri detyrë Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, që përmes "mbledhjes së dokumenteve dhe informacioneve tjera për aktivitetetin e organizatave klandestine“ të zbulohen, ata që duan ta minojnë rendin kushtetues, për qëllime të caktuara.

Aktivitetet e Jashtme

Jashtë vendit, UDBA veproi tërësisht në fshehtësi. Ata u përfshinë kryesisht në vrasje, kërcënime dhe rrëmbim i emigrantëve antikomunistë. Viktimat i përkisnit kryesisht nacionalitetit kroatë, serbë dhe shqiptarë. Neni 92 i Kodit Penal të jugosllavisë lejonte ndjekjen e kundërshtarëve pavarësisht shtetësia ose vendi i veprimtarisë së tyre antijufosllave. Ky nen legjitimonte veprimtarin e e tyre edhe jasht kufijve.

“Divizioni i II” kishte për detyrë të vepronte kundër emigrantëve. Qendrat Rajonale dërguan agjentët e tyre në shërbim jashtë vendit, për të grumbulluar informacione. Nëse nga perspektiva e shërbimit paraqitej ndonjë rrezik i ve­çant nga ana e emigrantëve, atëherë, fillohej të veprohej me “mjetet operative” për ta “pasivizuar” personin. “Pasivizimi” nënkupton prej fushatës me dezinformata për karakterin e personit deri te likuidimi.

Në periudhën prej vitit 1945 deri 1989, UDBA vrau vetëm në Republikën Federale të Gjermanisë në total 67 disidentë, siç konstatoi një një recensues i Gjykatës së Lartë Rajonale të Mynihut në vitin 2008

Këtu përfshiheshin këto vrasje:

............
17. Janar 1982 – shqiptaro kosovarët Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe Kadri Zeka nga dalja me makinën e tyre nga garazhi në Untergrupenbach tek Heilbron-i vriten nga plumbat e revoleve. Njëri nga ata nuk ishte i vdekur në vend dhe akuzoi agjentët jugosllav si doras.


Jusuf Gërvalla në Dosjen e UDB-së (marrë nga youtube)


Qeveria gjermane ishtë mirë e informuar në lidhje me aktivitetet e inteligjencës, nuk dëshironte ose nuk kishte mundësi për të marrë hapa konkret kundër saj shkaku i marrëdhënieve të mira me jugosllavinë. Kështu raportonte Renac Tomo, drejtor i Seksionit Konsollor në Ambasadën jugosllave në Bon, sipas shefit të tij (kreu i SID) të Beogradit: "Disa ngjarje tregojnë se lëvizjet dhe aktivitetet e shërbimeve tona në RFGJ monitorohet nga afër dhe të analizohen nga shërbimet gjermane kundër-zbulimit dhe inteligjencës.
"Shërbimi sekret jugosllav „ vepronte që nga fillmi i krijimit të jugosllavisë komuniste në juglindje të austrisë, duke vrarë e rrëmbyer refugjat anti komunistë nga jugosllavia.

Përpunimi

Në vitin 2003 ish Konsulli Honorar në Zelandërn e Re, Dušan Lajovič, publikoi në web fawen e tij www.udba.net (kjo faqe më nuk ekziston) të dhëna për personat me të cilët ka bashkëpunua Policia e fshehtë jugosllave.

Më von Lajovič të dhënat e studimit të tij i botoi ne një libër me titull „Mes lirisë në Yllin e kuq“ (Med svobodo in rdečo zvezdo). Është një shkurtesë e përmbledhjes për kreun politik sloven që bashkëpunoi me Sigurimin e fsheht jugosllavë.



4.

ÇKA KA MBETUR ENDE PA U THËNË PËR LUFTËN NË KOSOVË?



Prill 2003 / Intervistuanë: Sefedin KRASNIQI dhe Beqir KAMERAJ

Në përvjetorin e pestë të luftës së Jasharëve në Prekaz, të 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovës ka botuar artikuj të ndryshem lidhur me përgaditjet e luftës, ushtrimeve të grupeve të para në Shqipëri në vitin 1991 deri në fillimin e luftës së hapur dhe zhvillimin e saj në Kosovë. Prej mbarimit të luftës është folur dhe janë realizuar shumë intervista me komandantë dhe ushtarë apo verimtarë që  e kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës. Janë botuar edhe shumë libra, shumë të tjera janë në botim e sipër. Megjithatë, ekziston përshtypja se shtypi kosovar e ka trajtuar luftën sipas shijës së krahut politik që i kanë takuar gazetarët. Veç shijes së gazetarëve dhe bindjeve politike të tyre, shumë gjëra kanë mbetur pa u thëne nga shkaku se shumë ushtarë të UÇK-së gjindeshin ende nëpër burgjet serbe. Pasi në burgjet serbe, sipas të gjitha gjasëve, nuk ka më pjestarë të UÇK-së, intervista dhe fejtone, me rrëfime për luftën, prap kanë vërshuar shtypin e Kosovës. Interesim i veçantë është shfaqur për rrëfimet e anëtarëve të familjes së Adem Jasharit. Në rrëfimin e Rifat Jasharit flitet edhe për disa pjestarë të  grupit të Salih Çekajt, sidomos për  familjen e vëllezërve Tahiraj nga Belegu si dhe të Osman Ferizit nga Kodralia. Për këto familje ka folur për së gjalli edhe Hamzë Jashari, i cili në intervisten e Shpresë Mulliqit, të botuar post-mortum në kombëtaren “Bota sot” më 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: ”Familja Jashari  e njeh mirë familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj.” Në një intervistë të gjatë,  në muajin shtator të vitit 2002, në gazetën “Zëri”, Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjajshëm sikur vëllai i tij Hamza. Për komëtaren “Bota sot”, e lutëm njërin nga vëllezërit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi që ky ishte edhe më aktivi në grupin e Sali Çekajt, të flas më imtësisht rreth veprimtarisë së këtij grupi si dhe zhvillimeve të luftës në përgjithësi. Gjatë bisedës të pranishëm kanë qenë edhe vëllezërit Ismet dhe Sami Tahiraj. (S.K)
 

 
  
PYETJE: Sikur shumë ushtarë dhe komandantë edhe Ju keni folur disa herë për gazetën “Bota sot”  për luftën. Për shkaqe që tashmë dihen, asnjëherë as Ju nuk keni mundur t’i thoni të gjitha gjërat që keni dashur. Çka ka mbetur ende pa u thënë? Ku dhe kur kanë filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftëtarëve të Drenicës dhe të Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit të Salih Çkajt me këto grupe?
 
Saim Tahiraj: Dua të jem i qartë. Ne nuk kemi punuar kokë më veti. Para se të fillojmë  me përgaditjet ushtarake në Shqipëri, në mes të institucioneve të shtetit Shqiptar dhe atyre të Kosovës, sa di unë, është arritur një marrëveshje.  Protogonistët e kësaj marrëveshje janë gjallë, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Ata më në fund duhet të flasin e ta thonë të vërtetën. Këtë ia kanë borxh historisë dhe gjithë shqiptarëve, por në veçanti ua kanë borxh Salih Çekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Për mua këta tre janë tri shtyllat kryesore të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Ata e përgaditën luftën, i realizuan aksionet  e para kundër soldateskës serbe dhe vazhduan me luftën e hapur derisa  ranë heroikisht në fushën e nderit. Ndërsa për kontaketet me Adem Jasharin dhe kontaktet me grupe tjera luftëtarësh do të flas në kuadër të kontakteve që kemi pasur me rastin e pregaditjes së Grupit të Dytë në Shqipëri, e sidomos pas hyrjes së këtij  grupi në Kosovë.
 
PYETJE:  Atëherë na thuani diçka më imtësisht, për pregaditjet ushtarake dhe futjen e këtyre  grupeve në Kosovë.
 
Saim Tahiraj:  Pas daljes së Salih Çekajt në Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet në dy drejtime: në atë politik, duke u  kyçer në LDK me qendër në Shtutgard, sepse në sa ishte në Kosovë ishte anëtar i kësaj partie.  Drjetimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake, e që në atë kohë  ka vepruar në kuadër  të Qeverisë së Kosovës e cila punonte në egzil. Ai pra kishte marrë instruksionet nga njerëzit e qeverisë për të filluar pregaditjet e para ushtarake, bashkë me shumë shokë dhe njerëz të besueshëm të çështjes kombëtare. Pas shumë analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar në Shqipëri dhe atje bashkohet me  rreth 60 djem të zgjedhur nga të gjitha viset shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Me këta djem ka bërë pregaditje ushtarake në Surrel të Tiranës, në malin Dajt. Ky ka qenë  Grupi i parë i ushtarëve të Republikës së Kosovës.
 
PYETJE:  Do të ishte me interes të thuani diçka për këtë grup. Në opinion dihet shumë pak. A janë futur në Kosovë ushtarët e këti grupi të armatosur dhe me uniforma ushatarke?
  
Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanë qenë të armatosur as të uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake një muajshe, qëllimi i tyre ka qenë futja në Kosovë nëpër rrugë dhe mënyra të ndyshme. Përjashtim bëjnë Salih Çekaj dhe Zymer Lulaj. Këta dy kanë udhëtuar  nga Shqipëria në drejtim të Kosovës dhe kanë qenë të armatosur.  Mendoj që për këtë duhet të flas më gjerësisht Zymer Lulaj. Ai  është deshmitar i gjallë. Por e di që  ata në Deçan i kanë vënë bazat e para për ushtarët e ardhshëm të Republikës së Kosovës.
 
PYETJE: Në këtë grup veç Salih Çekajt dhe Zymer Lulajt a dini edhe ndonjë emër tjetër të rëndësishëm që duhet përmendur?   
 
Saim Tahiraj: Po, në këtë grup ka qenë edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bëri shumë për formimin e bërthamave të para të luftëtarëve të lirisë të Llapit por edhe më gjerë.
 
PYETJE: Për  vrasjen e tij para luftës, e në veçanti pas saj ka pasur  polemika nga individë të ndryshëm. Çfarë mendoni ju?
 
Saim Tahiraj: Fatkeqësisht, ai u vra heret nga forcat serbe. Rreth vrasjes së tij është folur e përfolur shumë, janë dhënë vlerësime dhe spekulime, por unë nuk dua të ngatërrohem me gjëra që nuk i di.
  
 
SI HYRI NGA SHQIPËRIA NË KOSOVË GRUPI I ISHTARËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PREJ 33 VETAVE, I KOMANDUAR NGA SALIH ÇEKAJ?
 
PYETJE: Atëherë, si qëndron puna me Grupin e Dytë të ushtarëve të Republikës së Kosovës?
 
Saim Tahiraj: Unë kam pasur privilegjin që grupit të dytë t’ia bashkangjes një grup djemsh nga komuna e Deçanit. Edhe ky grup ka ushtruar në Surel  të Dajtit, në të njëjtën bazë stërvitore ushtarake.
  
Pasi unë bashkë me shumë djem  tjerë tashmë i kishim filluar aktivitetet tona ende pa filluar ushtrimet në Shqipëri, posa u paraqit nevoja udhëtova nga Zvicëra në Kosovë. Në Deçan kontaktova me Xhemail Berishën, një veprimtar mjaft i denjë për kohë të vështira dhe kushtet në të cilat vepronim atëherë. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi përgaditjen e njerëzve dhe të terrenit se kush mund të ishte në grupin e dytë nga komuna e Deçanit, ndërsa unë u ktheva në Zvicër. Posa e morëm sinjalin e duhur nga njerëzit përgjegjës,  nga Kosova në Zvicër erdhën bashkë me Xhemail Berishën, Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vëllai im, Sami Tahiraj, ndodhej në Zvicër. Meqenëse, ky tashmë ishte i kyçur në këtë organizim, iu bashkua këtij grupi në Zvicër dhe udhëtuan të gjithë së bashku në Shqipëri. Ushtrimet kanë zgjatur 30 ditë dhe ato i kanë udhëhequr oficerë të specializuar të ushtrisë shqiptare.
  
Pas ushtrimeve në Shqipëri, qëllimi kryesor ishte që me një pjesë të armatimit të depërtojnë ilegalisht në Kosovë. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal të kufirit Shqipëri-Kosovë, me 33 ushtarë të armatosur, iu besua Salih Çekajt, tash hero kombëtar.
 
PYETJE: Cilat kanë qenë arsyet që determinuan që Salih Çekaj t’i printe këtij grupi për tu futur në Kosovë? Kush ia besoi këtë rol dhe a ishte ky komandanti i parë i grupeve të armatosura të luftëtarëve të lirisë?
 
Saim Tahiraj: Arsyet që Salih Çekaj duhej t’i printe këtij  grupi ishin të shumta dhe  të ndryshme. Por, arsyet  kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervë  dhe për këtë fushë posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person që njifte më së miri terrenin kah duhej të hyhej nga Shqipëria në Kosovë. Sali Çekaj ishte njeri i qetë, serioz, i besës dhe një intelektual që dinte shumë mirë çfarë duhej bërë për Kosovën. Udhëheqës e kanë zgjedhur ushtarët që përgaditeshin të futen në Kosovë.
  
Kështu pra, pas 30 ditë ushtrimesh prej 55 ushtarëve sa ishin në grupin e dytë, vetëm 34 veta u nisën drejt Kosovës me 75 kallashnikovë, me një pjesë municioni e me bomba dore. Me këtë rast  dëshiroj ta ceku, por nëse është nevoja edhe ta përserisë,  se kjo është thyerja e parë e kufirit dhe jo siç po pretendohet, se thyerja e kufirit u bë vetëm në vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, për trima, është bërë në vitin 1991. Atëherë ishte tepër vështirë dhe gadi e paimagjinuar një ndërmarrje e këtillë. Ka njerëz që kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë; dy, tre a më shumë veta, por me qëllime luftarake, të armatosur dhe të organizuar në baza institucionale, kjo është hera e parë deri në fillimin e luftës së hapët. 
  
Të tjerët le të thonë si të duan e çka te duan. Grupe bashibuzukësh mund të ketë pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte një rrugëtim me detyrë, i mbështetur nga institucinet e atëherëshme të Republikës së Kosovës. Pastaj në këtë rrugëtim ka qenë edhe legjenda e mëvonshme e luftës së vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal më as për Salih Çekajn, as për Adem Jasharin, as për Zahir Pajazitin. Qëllimi i futjes së armatimit në Kosovë ishte armatosja e bërthamave të para të njësiteve ushtarake për çlirimin e Kosovës, të cilat quheshin njësitet e para vetëmbrojtëse.  
 
PYETJE: Pas mbarimit të ushtrimeve në Shqipëri, pra grupi prej 33 vetave, nën komanden e Sali Çekajt  niset për Kosovë. Si rrodhën punët në vazhdim?
 
Saim Tahiraj:  Unë me detyrë udhëtova nga Zvicra me aeroplan për  Kosovë.  Atje bashkë me Xhemail Berishën e kemi pasur për detyrë ta presim grupin prej 34 vetave që do të vinin të armatosur nga Shqipëria. Veç kësaj, ishim të caktuar të vëzhgonim forcat serbe, qofshin ato të policisë apo të ushtrisë. Përmes kanaleve tona e lajmëruam Salihun  të mos nisej në kohën që ishte e cakuar, meqë kishte lëvizje shumë të mëdha të ushtrisë dhe policisë serbe, sidomos rreth kufirit në zonën e Rekës së Keqe e deri te Juniku dhe Pobërgja. 
  
Kështu, Salihu e shtyn udhëtimin  për pak kohë. Përveç që e shtyn udhëtimin,  e ndërron edhe drejtimin. Merrë një udhë tjetër, e jo atë që ishte planifikuar. Në vend se të arrinin për 3 orë e gjysmë, udhëtimi u kishte zgjatur nëntë orë. Megjithatë, të prirë nga Salih Çekaj, arritën rreth orës 5 të mengjesit dhe u vendosen  në fshatin Voksh; në shtëpinë e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanë armatimin dhe u ndanë në tri grupe. Një grup erdhi te unë në Beleg, pasi vëllau im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhëtuar me ta. Të tjerët u vendosën në Kodrali në shtëpitë e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkelzen Gjonit.
 
Adem Jashari ka qenë  me grupin që u vendos në Kodrali, të cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobërgja. Pra, po theksoj dhe le të dihet për jetë të jetëve, se në mesin e 33 ushtarëve, nën udhëheqjen e Salih Çekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le të dihet për jetë e mot se Salih Çekaj ishte komandanti i parë i formacioneve të para ushtarake që filluan përgaditjet për çlirimin e Kosovës me luftë qysh në vitin ’91. Në atë kohë ngjarjet janë zhvilluar kështu. 
  
Për hir të vërtetës dhe përgjegjësisë historike, versionet  tjera, nga kushdoqoftë, do t’i demantoj sa herë që të më jepet rasti. E vërteta është një dhe nuk ndryshohet sipas politikës ditore. Ajo nuk mund të ndyshohet, të mohohet, as të thjeshtësohet për hatër të askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarëve që kanë hyrë në Kosovë, me emër e mbiemër të secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilës armë, si dhe sasinë e municionit. Pastaj e dimë edhe kush i ka mbushur karikatorët dhe ku janë përgaditur! Kush ua ka përgaditur edhe bukën për drekë këtyre trimave etj,...  Ja edhe lista, të cilën e ka edhe Niman Muçaj, autori i filmit dokumentar dhe librit  “Sali Çekaj gurthemel i pavarësisë së Kosovës”.
 
Veç kësja ne kemi edhe fotografinë e ushtarëve të Grupit të Dytë, ndërsa forografinë e Grupit të Parë ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhënë Lutfi Haziri, tash kryetar i komunës së Gjilanit.
 
                               LISTA E 33 USHTARËVE QË HYNË NË KOSOVË NË DHJETOR TË VITIT ’91:  
Emri dhe mbiemriKomunaPU.A. Nr.  KarikatorëFishekë
1Hasan FeriziDeçan201026144120
2Shkelzen GjoniDeçan200970184120  
3Saim TahirajDeçan  170295534120/5  
4Osman FeriziDeçan  41767334120/20  
5Muharrem Bobi  Prizren73504120/150  
6Hilmi Peci  Mitrovicë  12133987  4120
7Ramadan BeguMitrovicë  11113957  4120
8Nazmi BajramiMitrovicë41765054120/6
9Ejup Murseli  Mitrovicë20115049  4120/24
10Shahin  BejtullahuMitrovicë201122904120/180
11Lutfi JonuziMitrovicë20060919  4120  
12Fadil Kadria  Skenderaj111121534120
13Iljaz Kadria  Skenderaj1111741104120
14Adem JashariSkenderaj201096624120  
15Murat Jashari  Skenderaj 200841134120/7  
16Avni Rama  Skenderaj 200615834120/28
17Sahit Jashari  Skenderaj20103940  4120/38
18Shaqir Salihi  Skenderaj 111254074120
19Xhemajl KelmendiF.Kosovë  200967014120  
20Naim GubetiniPrishtinë200985754120  
21Shemsi Zeqiri  Prishtinë201029174120/6
22Xhavit Gubetini  Prishtinë201135674120  
23Faton Gajtani  Prishtinë201080764120/8
24Isuf IsmajliPrishtinë200652914120/32
25Driton RestelicaPodujevë111018584120/240  
26Ekrem Sheholli  Podujevë11122494120/2  
27Qenan AziziTetovë  20106021  4120
28Feriz XhemailiTetovë20060106  4120
29Nuri Bexheti  Tetovë200277604120
30Bujar Zeneli  Kumanovë20063866  4120
31Orhan IbrahimiKumanovë20050812  4120
32Jakup Limani  Shkup4116514120
33Halil PalloshiShkup121236064120
 Gjithsejt   33  132  3960  
Me datën 08. 12. 1991
  Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Çekaj
 
 
PYETJE: Kush kanë qenë anëtarët e grupit të Gjilanit?
 
Saim Tahiraj: Ndërlidhja me çerdhën në Ferizaj (Ahmet Hoxha) ka qenë Imer Halimi, anëtar i Kryesisë së LDK-së Dega Gjilan, ndërkaq organizatorë për regrutim: Fadil Kajtazi, Lutfi Haziri, Naim Behluli, Naser Latifi, Ramiz Ramadani.
Në grupin e parë të shqiptarëve nga Kosova që kanë marrë pjesë në ushtrimet ushtarake në Shqipëri kanë marrë pjesë edhe këta të rinj nga Gjilani. Udhëheqës i grupit ka qenë Ramiz Kelmendi në ndërkohë që në këto ushtrime kanë marrë pjesë Hysen Agushi dhe Halil Halili.
  
Vendi i takimit para nisjes ka qenë shqëpia e raif Cernicës, nga fshati Starasellë komuna e Ferizajt. Takimi i parë është bërë me anë të taksive “furgona” nëpër Greqi, mirëpo grekët nuk kanë lejuar kalimin nëpër territorin e tyre. Ndërkaq tentimi i dytë, është bërë me aeroplan nga Shkupi për Zürich, Zürich - Trieshtë, Triestë-Durrës me anije.
 
Në portin e Durrësit pritja është organizuar me Salih Çekajn dhe Zymer Berisha. Grupi tjetër nga Gjilani, i cili po ashtu kursin në vitin 1992 për veprime të posaçme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës janë: Ramiz Ramadani, Fadil Kajtazi dhe Naser latifi.
 
Organizatorë në Kosovë ishin Ahmet Hoxha nga Ferizaj, i vrarë gjatë luftës. 
Shkuarja: Ferizaj-Shkup-Sofje-Tiranë (Rinasi).
Kthimi: Tiranë-Bled (Slloveni)-Shtutgart-Dyzeldorf-Shkup-Gjilan.
Pritja në Tiranë: Ali Aliu dhe Zymer Berisha.
Pritja në Bled: Ramush Tahiri, zëvendësi i Kryeministrit.
Pritja në Shtutgart: Fehmi Agani, Salih Çekaj, Zymer Lulaj, Hafiz Gagica dhe Shaqir Shaqiri. /BM.
 
 
PASI MORI 12 KALLASHNIKOVË, ADEM JASHARI THA: “ME KËTO ARMË, I GJALLË S’KA KUSH QË MË DEL PËRPARA”!
 
PYETJE:  Ku ishit  Ju ditën kur ata u futën në Kosovë, si u pritën nëpër familje dhe si kanë rrjedhur më vonë  ngjarjet e asaj dite?
 
Saim Tahiraj: Unë atë ditë kam shkuar në Gjakovë për t’u dëgjuar në telefon me  Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, të cilët si pjestarë të organizimit duhet të flasin për detyrat dhe përgjegjësit që i kanë pasur në atë kohë. Ata sot mund të kenë ndërruar kampin, por për hir të gjakut të atyre që sakrifikuan jetën duhet të flasin. Pra, atë ditë këta ushtarë kanë drekuar në Beleg dhe Kodrali. Pastaj janë shpërndar, nëpër shtëpitë e veta. Para se të shpërndahen, u dakorduam  që pas dy javësh të vinin për  ta marrë  armatimin. Nga entuziazmi që kishin, nuk respektuan marrëveshjen por filluan të vijnë pas dy-tre ditësh.
  
Ndërkohë, Salih Çekaj erdhi bashkë me Demë Tolajn  te ne, në Beleg, dhe më tha që grupi i tretë që e kishte përgaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe IsmetT Tahiraj  mos të udhëtonin për në Shqipëri sepse kushtet ishin të vështira dhe duhej të pritnin një moment më të volitshëm. Mbeti që Salihi të na sinjalizonte. Veç kësaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpërndarjes së armatimit. Ai na tha, shkoni e merren  armatimin në Bërliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur në Pobergjë, në shtëpinë e Fadil Tolajt, e pas disa ditësh nga Pobërgja bartet  nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vëllezër në Broliq në shtëpinë e Salih Çekajt. Prej Broliqi nga Musa Çekaj dhe Smail Çekaj, 34 kallashnikovë i morëm unë me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam t’i shpërndajmë së bashku me Grupin e Deçanit ku bënin pjesë edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi.  Dua  ta theksoj se më vonë punët për shperndarjen e këtij armatimi kanë mbetur në duar  të Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe të Avdyl Molliqt.
 
PYETJE: Kush ishin të parët që erdhën për të marrë  armatim?
 
Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetë Adem Jashari. Me Ademin ka qenë edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevës, por me banim në Prishtinë. Atë natë pasi hangrëm darkë e pitëm çaj, ne vëllezërit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhënë 13 kallashnikovë si dhe municion e nevojshëm. Këtu do ta përshkruaj momentin e nisjes së Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenën. Pasi i futën 12 kallashnikovë në arkën e veturës të markës Askona me ngjyrë të kuqe e me targa të Prishtinës, Xhaferi u ulë në vendin e shoferit ndërsa Ademi u ulë përpara në anën e djathtë  të tij.  Ademi kallashnikovin e vetë, me dy karikatorë, e vuri në prehër, ndërsa Xhaferi i tha: “Adem ndoshta është më mirë që edhe këtë ta maskosh pak”? Ademi iu përgjegj, “me tërë këto armë, i gjallë s’ka kush që më delë përpara”. Natën udhëtuan me Xhafer Zenën për Drenicë e Llap për ta shpërndarë atë armatim. Kështu u shpërnda një pjesë e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicës dhe Ramadan Begu erdhën nga Mitrovica, të cilët i kanë përcjellë Osman Ferizi dhe Shkëlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate.  
 
PYETJE: Në atë kohë dihet se u kryen aksionet  e para kundër policisë serbe. A ishin këto armët e para që me ushtimën e tyre lajmëruan çlirimin e Kosovës, i cili do te pasojë më vonë?
 
Saim Tahiraj: Pas shpërndarjes së këtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bërë sulmin e parë mbi punktin e policisë, qysh në vitin ’91. Salih Çekaj me një pjesë të shokëve sulmon patrullën e policisë në aksin rrugor Deçan-Lumbardh. Ndërsa Adem Jashari, me Hamzën dhe Rifatin rezistojnë në Prekaz në shtëpinë e tyre dhe i plagosin dy policë serbë.  Për rezistencën e vëllezërve Jashari, ata kanë folur edhe vetë: Hamëza pak ditë para se të flijohet për lirinë e Kosovës, ka dhënë një intervistë e cila është botuar post-mortum, më 16, 17, 18 prill 1998 në gazetën “Bota sot”, ndërsa Rifati në fejtonin  e  gazetës “Zëri” ka dhënë një inervistë, e cila është botuar në cilësinë e fejtonit gjatë muajit shtator të vitit 2002. Me këtë rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetë me Adem Jasharin në Shqipëri në Grupin e Dytë. 
  
Më vonë Baca Rifat ka qartësuar edhe shumë gjëra,  në një intervistë para disa ditësh në “Zëri”. Gjithmonë duke pasur respekt për familjen e tij do ta lusja që t’i sqaroj edhe shumë gjëra për figuren e Salih Çekajt, sepse edhe vetë Baca Rifat ka qenë në të njëjtin organizim. Nuk ka nevojë që askush të flas në emër të familjes Jashari, siç po tentohet, kur fatmirësisht disa anëtar të kësaj familjeje i shpëtuan masakres së policisë serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe në Gjermani kemi pasur kontakt me të. Ai e ka njohur shumë mirë Salih Çekajn, i cili ndejti te Baca Rifat në Munchen nëntë ditë në të pame pas vrasjes së Adem Jasharit dhe anëtarëve tjerë të familjes.
   
 
E PYES XHAVIT HALITIN, PSE SALIH ÇEKAJ, ADEM JASAHRI E ZAHIR PAJAZITI NUK JANË PYETUR FARE PËR PAGËZIMIN E UÇK-SË?
   
PYETJE: Si i spjegoni atëherë ata zëra që kanë propoganduar se Salih Çekaj nuk ka qenë njëri ndër themeluesit e UÇK-së, nuk ka kryer asnjë aksion dhe është vrarë duke u futur në Kosovë? Më i zëshmi ndër ta është Shefqet Cakiqi Llapashtica, i cili e mohon tërë grupin e Sali Çekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.  
 
Saim Tahiraj: I di dhe i njoh të gjithë ata që flasin pas shpine. Ndërsa, Shefqeti ka edhe një faqe interneti ku figurojnë disa  artikuj të botuar më herët në gazetën “Epoka e Re”. Kulufet dhe shpifjet e Shefqet Cakiqit janë të turpshme. Nëse dikush ka të drejtë të merret me keto gjëra, më së paku ka të drejtë të mirret pikërisht Shefqet Cakiqi. Ai ka vetem një të drejtë, të flas vetëm për aktivitetin e LDK-së në Zvicër derisa ka qenë anëtar i Kryesisë. Me përgjegjesi po e them, se një javë pasi grupi i Salih Çekajt i ka bërë disa aksione në Kosovë, Shefqet Cakiqi ka ardhur në banesën time me disa shokë të tij, aktivistë të LDK-së së atëhershme dhe më kanë lutur të antarësohem në LDK, me propozim të më bëjnë kryetar të Nëndegës së Wilisaut. Tash të gjithë kanë dezertuar nga LDK-ja. Atëherë vetë  Shefqet Cakiqi thoshte se këto aksione i kanë bërë serbët.  Kjo që ka shkruar Cakiqi as nuk me ka hutuar fare, përkundrazi, me shkrimet e kohëve të fundit ma ka forcuar bindjen për etikën e tij cakiqiane.
 
Ndërsa sa i përket themelimit të UÇK-së, unë pajtohem se pagëzues të UÇK-së nuk kemi qenë ne. Por me këmbëngulje e them se ne kemi qenë themelues të bërthamave të para të Ushtrisë së Kosovës nën udhëheqjen e institucioneve edhe pse disa persona përgjegjës  nuk i kanë kryer detyrat me të cialat kanë qenë të ngarkuar. Sa i përket pagëzimit të UÇK-së, do të ishte më së miri të dakordohen mes veti, ata që lëshonin komunikata nga Zvicëra kur Ademi, Salihu e Zahiri me shumë shokë   kryenin aksione nëpër Kosovë. 
  
Mundësisht të dalin me një qëndrim ku dhe kur u pagëzua UÇK-ja, kush ishte i pranishëm, a ka procesverbal dhe a u inçizua ai moment. Deklaratat në shtyp se “kur është themeluar UÇK-ja, Ademi është gëzuar shumë (R.Selimi) apo “unë e themelova UÇK-në më 28 e 29 nëntor 1994 (N.Hasani)” apo edhe fejtoni i fundit Xhavit Halitit në “Zërin”  se “LPK e ka themeluar UÇK-në”, më herët i ka demantuar Muhamet Kelmendi, i cili, në librin e tij thotë se “LPK i ka lëshuar 47 komunikata në emër të UÇK-së”!!! Ndërsa unë e pyes Xhavit Halitin, a janë pyetur  Salih Çekaj, Adem Jashari  dhe Zahir Pajaziti për pagëzimin UÇK-së dhe a kanë bartur këta emblemen  e UÇK-së?
 
Pastaj komunikatat që i lëshonin nga banesat e ngrohta në Zvicër në emër të UÇK-së për aksionet e tyre, a e kanë pyetur ndonjëherë Salih Çekajn, Adem Jasharin apo Zahir Pajazitin? Pse o burra nuk po i tregoni origjinalet e këtyre komunikatave dhe faksimilin me nënshkrime të komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Nga të gjitha shkrimet që kam lexuar deri tash, ata flasin për komandantin Adem Jashari, por askund nuk thojnë se Ademi ishte edhe anëtar apo komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. 
  
A ju shkon mendja se komunikatat e LPK-së nga Perëndimi kanë qenë denoncimi më i rëndë dhe dekonspirim më fatal, që për kapuq të madh, i është bërë organizimit ilegal të armatosur kundruell  forcave serbe?! E them këtë nga fakti se në disa raste ende pa lëshuar Kosovën Grupi i Salih Çekajt, pas kryerjes së aksioneve, LPK-ja ka lëshuar komunikata duke u bazuar në lajmet e televizionit të Beogradit, i cili i rregullonte sipas deshirës dhe nevojave të politikës gjakpirëse të Millosheviqit. Le t’u tregojë shqiptarëve Xhavit Haliti pse komunikatat lëshoheshin në emër të UÇK-së kur ne qysh në  vitin  1991 jemi futur në Kosovë me uniforma ushtarake por pa emblema të UÇK-së.
 
PYETJE: A është i gatshëm Grupi i Salih Çekajt të merrë  pjesë në ndonjë simpozium për t’i qartësuar të gjitha këto gjëra? A jeni në gjendje të ballafaqoheni publikisht me ata që aq shumë pas luftës u promovuan në shpinë të  UÇK-së?
 
Saim Tahiraj: Po natën dhe ditën, në gazeta, në radio, në televizion apo në çfarëdo sesioni apo simpoziumi të organizuar nga historianët apo sesione të ndyshme shkencore. Por jam thellësisht i bindur se ata nuk janë të gatshëm për këtë sepse nuk janë mësuar të flasin me gjuhën e fakteve por me gjuhën e forcës.
 
PYETJE: Të kthehemi edhe njëherë si vazhdoi puna më tutje me pjestarët e grupit  në fjalë? Disa prej tyre shumë shpejt u burgosën.
  
Saim Tahiraj: Fatkeqësisht, njëri nga shokët tanë, Xhavit Gubetini, i pari ra në duar të policisë serbe. Pas tri dite filloi bastisja e mënjëhershme në të gjitha drejtimet si në Llap, Drenicë dhe Deçan etj... Ky organizim kishte shtrirje të gjërë, pasi ishin të përfshira Kosova dhe viset shqiptare në Maqedoni. Megjithatë, falë organizimit tonë të asaj kohe, ne arritëm të lajmërojmë njeri-tjetrin dhe të largohemi. Mirëpo, pesë pjestarë të ushtrimeve në Shqipëri u burgosën, e bashkë me ta edhe tre të tjerë që e ndihmonin këtë organizim. Por, u zunë vetëm pesë armë. 
  
Pjesa tjetër mbeti e pazbuluar në shtepinë e Salih Çekut dhe në shtëpinë tonë, në Beleg. Në vazhdim, me ato pushkë që mbetën të pazbuluara, u kryen shumë akasione kundër forcave serbe nëpër Drenicë, Llap e Dukagjin. Disa vite më vonë, kur filloi lufta e hapët, ato armë iu shpërndanë luftëtarëve  të lirisë.  Në komunën e Deçanit shpërndarjen e bëri Musa Çakaj nga Bërliqi, vëllai i Salihut  dhe Bajram Tahiraj nga Belegu.
 
PYETJE: Pas këtyre arrestimeve si vepruat ju?
 
Saim Tahiraj: Meqenëse u  rrezikuam shumë, ne u detyruam të tërhiqemi në Shqipëri dhe prisnim urdhëra tjerë. Në Shqipëri na nxori telashe sigurimi shqiptar. Ishte ende koha e Ramiz Alisë. Ata na urdhëruan që ta lëshojmë sa më parë Shqipërinë, sepse,  sipas tyre, Jugosllavia në atë kohë kishte shtruar në OKB-së një ankesë, gjoja se Shqipëria po përgadiste grupe terroriste kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Këtë na e konfirmoi më vonë edhe Salih Berisha, presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne u tërhoqëm nga Shqipëria dhe shkuam në Zvicër e Gjermani. Në Gjermani u takuam me Salih Çekajn dhe biseduam për mundësinë e vazhdimit të aktiviteteve ushtarake. Një prej takimeve më të rëndësishme që na mundësoi Salihu ishte takimi me Bujar Bukoshin. Në atë takim prej grupit të Deçanit te Bujari kemi qenë këta persona: Salih Çekaj, Zenun Idrizi dhe unë. Me ne ka qenë  edhe Ismet Avdullalhu nga Llapi. Ne shkuam në Shtutgard për t’u takuar dhe për të biseduar për veprimtarinë e mëtutjeshme. 
   
Para se të takohemi me Bujar Bukoshin u takuam në Shtutgard në zyrën e LDK-së me Fehmi Aganin. Profesor Agani ishte kategorik që diçka duhej ndryshuar. Ato forca që ishin të përgaditura të vazhdonin veprimtarinë e tyre por të jenë nën kontrollin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kurrsesi mos të merrnin ndonjë veprim jashtë kontrollit. Propozoi që Salihi të jetë ndërmjetës në mes organeve të Republikës së Kosovës dhe atyre që do t’i kryenin këto veprime ushtarake. 
  
Pas këtyre udhëzimeve që morëm prej profesor Aganit u takuam me Bujar Bukoshin dhe u dakordam që të vazhdojmë aktivitin tonë. Financimin ta bënte Qeveria e Republikës së Kosovës. Si lidhshmëri mes nesh dhe qeverisë mbeti Salih Çekaj. U kthyem në Zvicër dhe filluam përgaditjet konkrete. U sigurua materiali  i nevojshëm. Një shumë rreth 10’000 DM i morëm nga Bujar Bukoshi, ndërsa financimin tjetër e siguroi Salih Çekaj. Blemë gjërat që na nevoiteshin diku në vlerë prej 35.000 Frs. Unë dhe Ismet Avdullahi udhëtuam për Shqipëri dhe u takuam me Xhemail Berishën aty ku e kishim lënë takimin, pasiqë Xhemailin e kishim lënë në Shqipëri si pikëtakim.
  
 
BUJAR BUKOSHI NJË DITË DUHET T’I BËJË PUBLIKE TË GJITHA RAPORTET TONA PËR VEPRIMET QË I KEMI NDËRMARRË NE SI GRUP
 
PYETJE: A ishte e vështirë kjo rrugë  për  në Kosovë?
      
Saim Tahiraj: Ishte shumë vështirë. Me shume rreziqe të mëdha... Por moralin e kishim shumë të lartë. Ç’është e vërteta këto gjëra na dukeshin fare të vogla. Kemi qenë të bindur se ne duhej të vepronim edhe më shumë për çlirimin e Kosovës. Veç kufirit Kosovë-Shqipëri neve na ngrisnin kurthe edhe mbrenda në Shqipëri. Në Vlorë, në korrik të vitit 1993, forcat shqiptare na kanë bllokuar për gjashtë orë, por pasi u detyruam t’i korruptojmë, u bënë “zemërgjerë” dhe na lëshuan. 
   
Pasi u takuam në Tiranë me Xhemail Berishën, kemi udhëtuar drejt Tropojës: unë, Salih Çekaj, Zymer Lulaj, Xhemail Berisha, Zenun Idrizi, Ismet Avdullahu dhe Nazmi Ajeti. Jemi ndalur në shtëpinë e Abedin Berishës, familje e afërt e Salih Berishës. Këtë bazë  e kishte krijuar shumë më herët Xhemail Berisha. E morëm Abedin Berishën, e  bashkë me Xhemailin po atë mbrëmje ata na kanë përcjellur deri në kufi. Pra ishte viti ’93 kur ne me armatim dhe të veshur me uniforma ushtarake kemi hyrë në Kosovë nën komandën e Salih Çekajt. Pra, e them mirë, me rroba ushtarake dhe  armatim.
 
PYETJE: Po tash,  a   kishin emblema  këto  uniforma ushtarake dhe si kaluat kufirin?
    
Saim Tahiraj: Jo, ishin vetëm uniforma ushtarake, pa emblema dhe pa ndonjë shenjë tjetër. Qëllimi ynë ka qene të zgjerohej veprimtaria. Kemi udhëtuar natën. Dikur filloi me ra shi.  U rënduam shumë. Terreni ishte i vështirë. Shpeshherë jemi rrokë dorë për dore që mos të rrëzohemi. Bile gjatë udhëtimit aq shumë u lagëm dhe u lodhëm saqë  u ndalëm ta  ndezim një zjarr.  Por, ishim krejt të qullur. Madje çdo letër që kishim në xhepa ishte e lagur. Nuk patëm mundësi të ndezim as zjarrin. Ishim të rënduar me armë dhe municion. Megjithatë, pasi pushuam pak, vazhduam rrugën. Diku rreth mëngjesit kemi kaluar rrugën te bariera e Jasiqit. 
  
Në Shkozë të Junikut kemi ndejt gjatë gjithë ditës. Duhej të  rrinim të fshehur. Përsëri natën kemi udhëtuar. Rreth mesnatës kemi arritur në Beleg. Zenun Idrizi, Ismet Avdullahi dhe Nazmi Ajeti vazhduan për në Strellc të Epërm. Pastaj Ismeti dhe Nazmiu kishin udhëtuar me Zenunin për Llap.  Armatimin e kishin lënë në Strellc te Zenun Idrizi për shkaqe të sigurisë. Kurse unë dhe Salih Çekaj e Zymer Lulaj shkuam në Beleg, në shtëpinë time. U ndalëm në livadh. E thirrëm vëllain tim Ismetin dhe ai na solli darkë. Para se të ndahemi, u dakorduam të takohemi në mbrëmjen tjetër te Verrat e Llukës me   Zenun Idrizin, pasi te kthehej nga Llapi.
   
PYETJECili ka qenë qëllimi i atij takimi?
 
Saim Tahiraj:  Pasi u takuam me Zenunin shkuam në Broliq te Salih Çekaj dhe Zymer Lulaj. Të nesermën u takuam me Rrustem Bruçin dhe Ismet Mehmetin në bjeshkën e Belles. Biseduam për mundësinë e veprimit konkret gueril kundër forcave policore serbe. Për këtë edhe u ndanë detyra konkrete. Rrustemi dhe Ismet Mejmetaj muarën një pjesë të armatimit dhe qëndruan në Kosovë. Një pjëse tjeter e armatimit mbati në shtëpinë time në Beleg. Unë, Salih Çekaj, Zymer Lulaj dhe Zenun Idrizi u kthyem në Shqipëri nën përcjelljen e babait të Zymer Lulajt, Pajazit Lulaj.  Me te u ndamë te Përroi i Pleqes. Kemi dalë për Zallë të Rupës, pastaj për Stanishtë të Tropojës në Bjeshkët e Junikut. Kemi udhëtuar më se 12 orë. 
  
Kur arritëm në Tropojë të Vjetër na arrestoi policia shqiptare. Na mbajtën 8 orë. Pastaj ka ardhë Selim Demushi dhe na ka  nxjerrë. Pasi na liroi Selimi shkuam në Tiranë dhe u takuam me shokët e Llapit. Ata nuk patën mundësi të udhëtojnë me ne dhe shkuan  për Maqedoni. Tre prej nesh kemi udhëtuar për Zvicër. Salih Çekaj ka shkuar në Gjermani dhe i ka raportuar për të gjitha Bujar Bukoshit dhe ka pritur për veprimet tjera që duhej ndërrmarrë. Shpejt kuptuam se prisnim kot sepse njerëzit e qeverisë, fatkeqësisht, e pikërisht vetë Bujar Bukoshi, prej asaj kohe nuk dha kurrëfarë urdhëri. Nuk e di pse!? Megjithatë, ne nuk ndejtëm duarkryq. Biseduam dhe u dakorduam që përsëri të vazhdojmë këtë organizim. Falë disa prej shokëve tanë që na financuan si: Fadil Tolaj, Xhafer Rraci dhe disa shokëve të Salih Çekajt në Gjermani  (të cilët i njeh Zymer Lulaj) ,  ne vazhduam  punën që kishim filluar.   
 
PYETJE: A keni edhe diçka me shkrim për të gjitha këto gjëra ?
 
Saim Tahiraj: Po, Bujar Bukoshi në cilësinë e  kryeministrit  i ka të gjitha shkresat dhe raportimet tona për të gjitha veprimet që i kemi ndërmarrë. Ai një ditë duhet t’i bëj publike. Unë konkretisht po flas se ne kur donim të ndërmerrnim ndonjë aksion, e qitnim në letër dhe ia dorzonim Qeverisë së Kosovës, pikrisht Bujar Bukoshit. Ai e shikonte dhe nuk përgjigjej. Në fakt e përkrahte por nuk na ndihmonte. Megjithatë,  ne vepronim dhe kryenim punën tonë. Kryenim aksione dhe përsëri ktheheshim dhe i raportonim. Isnstitucionet e Republikës së Kosovës i kemi ditur si diçka të shenjta.  Kemi pasur besim të madh në to, sidomos qeverisë pasi ajo  vepronte jasht Kosovës dhe nuk kishte frikë nga reperkusionet e policisë serbe. Veç individë të caktuar nuk i kanë krye detyrat e veta dhe një ditë ata duhet të japin llogari për këtë. Shumë gjëra kanë mbetur edhe në zyren e LDK-së në Shtutgart me të cilat disponon Hafiz Gagica, e për këtë nga grupi jonë është i autorizuar Zymer Lulaj të mirret me to dhe t’i bëj publike.
 
PYETJE: Si ka shkuar puna në vazhdim? A mori fund veprimtaria e këtij grupi në vitin 1993?
 
 
KUR JANË VËNË KONTAKTET E PARA TË SALIH ÇEKAJT ME MINISTRIN E MBROJTJES AHMET KRASNIQIN?
 
Saim Tahiraj:  Jo, jo edhe  në vitin ’94 kemi vazhduar aktivitetin tonë. Blemë armatim [...] dhe e dërguam në Tiranë. Por, me sygjerimin dashamirës të Anton Kolës e leshuam Tiranën dhe u kthyem mbrapa. Antoni në atë kohë ishte përgjegjës në Zyrën e Republikës së Kosovës në Tiranë. Në mes tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ndodhën disa mosmarrëveshje. Edhe këtë vit  grupi ka kryer edhe disa aksione nën komanden e Salihit.
 
Në vitin ’96, ne përsëri u vetorganizuam me Salih Çekajn. Ishim Salih Çekaj, Zenun Idrizi, dhe unë... Ismet Çekaj ishte në Tiranë. Edhe Ismet Çekaj është anëtar i Grupit të Salih Çekajt që ka vepruar qysh prej vitit ‘91. Shkuam në Tiranë e morëm Ismetin dhe u nisem drejt Tropojës në tjetrën bazë tonën që e kishim te Shpend Çela. Morëm armatimin që e kishim aty dhe u nisem për Kosovë. Kishim dy qëllimet për kryerjen e aksioneve. Sulmi mbi stacionin e policisë në Irzniq dhe sulmi tjetër frikësimi i refugjatëve serbë të ikur nga Kroacia që ishin vendosur në kompleksin e ndërtuar rishtas në Baballoq dhe Junik. Aksioni i parë pra, për frikësimin e refugjatëve serbë të Kroacisë dhe viseve tjera që kishin ardhur në shtëpitë e refugjatëve në Junik ishte kryer në vitin ’94. Siç thash ne u nisem drejt shtëpive të refugjatëve në Baballoq. Ky ishte më tepër aksion propagandistik. Për vrasjen e civilëve te pafajshëm as që na shkonte mendja. Ndërsa sulmin mbi stacionin e policisë në Irzniq ishte diçka tjetër. Arritëm te Ura e Bajram Hasanëve në orën 11: 00 të natës. 
  
E pamë se ishim vonuar me veprimet tona dhe e shtymë aksionin për të nesërmen mbrëma. Qëllimi ynë ishte që të shkonim dhe të flenim në ndonjë shtëpi. Por Salihu gjithmonë kërkonte mendimin e shokëve dhe erdhëm në perfundim se më mirë ishte të flejmë në ndonjë arë pasi ishte vera sesa t’u nxirrnim telashe njerëzve se pastaj policia serbe mund t’u binte në gjurmë. Jo ishin te filani apo te filani dhe mund t’i burgosnin njerëzit. Nuk donim të linim sherre mbrapa nesh. Atë natë shkuam afër Prokollukut. Posa agoi, në një arë, fjetëm tërë ditën. Bënte shumë zheg. Në mbrëmje unë dhe Ismet Çeku shkuam drejt stacionit të policisë në Irzniq. Salih Çekaj, Agron Tolaj dhe Zenun Idrizi shkuan në Baballoq te shtëpiat e refugjatëve. Aty ishin disa shtëpi të pabanuara. Qëllimi ishte të minonin ato shtëpi të pabanuar dhe të friksohen refugjatët serbë sepse në atë kohë kishte filluar  kolonizimi i Kosovës. 
  
Me këtë akt ne donim t’u tregonim se populli shqiptar ishte kundër këtij kolonizimit të Kosovës me serbë nga Kroacia dhe Bosnja. Pra qëllimi ishte vetëm frikësimi dhe kurrsesi vrasja e njerëzve të pafajshëm siç e përmenda më lartë. Ndërsa unë dhe Ismeti shkuam në Irzniq. Por kur arritëm afër stacionit,  vërejtëm përforcime të mëdha të policisë serbe. Aty ishin kryer disa aksione më parë dhe tash i kishin marrë masat e nevojshme për mbrojtje. Ne ishim vetëm dy veta dhe vendosëm të heqim dorë nga aksioni. 
  
Megjithatë,  bëmë inçizimin e terrenit. Veç numrit të shtuar të policëve, tash telat me gjemba ishin mbi dy metra. Pastaj, pas mesnate shkuam te Ura e Bajramhasanëve dhe u takuam me grupin tjetër të Salih Çekajt. Ata e kishin kryer aksionin me sukses. Kishin minuar katër shtëpi të pabanuar dhe një eskavator. Kjo pati një efekt mjaft pozitiv sepse ngjarja u bë e madhe përmes mjeteve të informimit: si në mjetet elektronike ashtu edhe në ato të shkruara. Mandej, për habinë tonë,  edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së lëshoi një komunikatë dhe mori mbi vete aksionin. Thamë i qoftë përhajr Shtabit! Kësaj radhe, Agron Tolaj na ka ndihmuar shumë sepse ende ishte i lirë për qarkullim. Të gjithë shkuam te Gështenjat e Pobërgjes. Agroni na solli ushqim. Pastaj natën na përcolli deri në kufi me Shqipërinë. Te Agroni lamë një sasi të eksplozivit dhe armatime tjera. Ne u kthyem në Zvicër, e ai me disa shokë kreu disa aksione.. Agroni pas një kohe u burgos dhe u dënua me 20 vjet burg me, tash të ndjerin, Arif Panxhen
 
PYETJE: Vitet kalonin, aksionet kryheshin  dhe  Shtabi i Përgjithashëm i UÇK-së tash i përcillte me komunikata duke i marrë mbi vete të gjitha këto aksione. Si i komentoni Ju këto gjëra?
 
Saim Tahiraj: Po, i ashtuquajturi  ShP i UÇK-së lëshonte komunikata nga Bahnhofët dhe Flüghafenët (stacione trenash dhe aeroportesh) të Zvicrës. Ne nuk jemi marrë me këto komunikata, por flitet se komunikatat e para iu kanë dërguar shtypit serb si përshembull “Nedelni Telegrafit” të Beogradit dhe telegrafëve tjerë të Serbisë. Nëse nuk kam harruar në mes komunikatës nr. 32 dhe asaj me nr. 33 dikush e pati lëshuar një komunikatë pa numër fare. Ka qenë qesharake se ajo komunikatë as që përfshinte ndonjë aksion apo gjëra ushtarake. Megjithatë, papagallët edhe këtë e lexonin nëpër tubime. Dikur komunikatat nuk mirreshin më me ushtrinë por kërcënonin të gjithë ata që nuk i përgjigjeshin fondit “Vendlindja thërret”.
  
Punët u ngatërruan dhe muarën të prapshtën qysh në vitin 1997 kur “Revolucioni demokratik i vonuar” dogji deri në themele Shqipërinë. Shumë thonë se është dashur kjo çbërje e Shqipërisë për t’u furnizuar me armatime më lehtë. Unë nuk pajtohem me këtë. Pasi institucionet e Shqipërisë na kishtin lejuar të bënim dy herë ushtrime ushtarake në kazermat e tyre, pasi këto ushtrime ishin kryer nën kujdesin e oficerëve të Ushtrisë shqiptare, s’ka asnjë dyshim edhe armatimin do ta siguronim më lehtë me marrëveshje  në Shqipëri.
 
PYETJE: Në fillim të vitit 1998 filloi të flitet për formimin e Ministrisë së Mrojtjes të udhëhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Çfarë mund të na flisni për këtë periudhë?
 
Saim Tahiraj: Po,  në fillim të vitit 1998, nëse nuk gabohem dikund në muajin mars, kishin filluar disa përgaditje për themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes nën udhëheqjen e kolonel Ahmet Krasniqi. Ne  ramë në kontakt me Ahmet Krasniqin nëpërmes Sefedin Krasniqit. Pasi këta e kishtin kërkuar Salihin në zyrën e LDK-së në Shtutgart dhe nuk e kishin takuar, me insistimin e kolonel Ahmet Krasniqit u takuam kah fundi marsit të vitit ’98. 
  
Takimi  është realizuar në Les-Chaux-de-Fonds të Zvicrës, në banesën  e Ismet Tahirajt, me insistimin e vetë Ismetit. Nga ana jonë ishim, Salih Çekaj, unë dhe Zenun Idrizi, si përfaqësues të grupit të Deçanit, ndërsa nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe Hilmi  Nebihi. Biseduam tërë natën deri në orën shtatë të mëngjesit. Ata kishin biseduar edhe me disa grupe të tjera. Ato grupe kishin vënë kushte, kurse ne u kyçem pa asnjë kusht sepse edhe deri atëherë, ne kishim vepruar në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës.  Salihi si udhëheqës i grupit tonë nuk vente kushte kur ishte në pyetje realizimi  i aspiratave të popullit shqiptar të Kosovës që një ditë të çlirohemi nga zgjedha serbe. Veç këtij takimi, ende pa u vendosur ministri Ahmet Krasniqi për Tiranë ka pasur edhe takime tjera. Por, në ato takime ka qenë Salih Çekaj.
 
PYETJE: Pas takimit të parë, a ju ngarkoi kolonel Ahmet Krasniqi me ndonjë detyrë?
 
Saim Tahiraj: Po, Ahmet Krasniqi na dha detyra konkrete. Për katër ditë duhet të futeshim në Kosovë për t’u bashkuar me njerëzit tonë atje. Tash shumë armatime kishin depërtuar në Kosovë dhe ishte fillimi i luftës. Unë, Ismet Çekaj dhe Zenun Idrizin, në rrugëtimin për Kosovë muarëm në Sopot të Tropojës edhe Xajë Çelen. Sa u futëm në Kosovë filluam kontaktet dhe bisedat me shokët tonë, si dhe me të gjithë përfaqësuesit e fshatrave. Ne ua paraqitëm projektin e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilin,  të gjithë e pranuan me optimizëm. I caktuam përgjegjësi dhe u dhamë detyrat  që kur të vinin njësitë  Operative të Ministrisë së Mbrojtjes të ishte çdo gjë e përgaditur dhe në vendin e caktuar.
  
 
PSE SALIH ÇEKAJ NUK KISHTE PRANUAR PROPOZIMIN QË TË MERREJ ME NGRITJEN E GJYKATËS SUPREME USHTARAKE NË KUADËR TË FARK-ut?
 
PYETJE: Kush i kishte propozuar Salih Çekajt që të merrej me ngritjen e Gjykatës Supreme Ushtarake në kuadër të FARK-ut? Kush ishte krahu që veten e quante UÇK dhe që pengonte punën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe punën tonë me veprime jashtzakonisht destruktive në Dukagjin?
 
Saim Tahiraj: Veç kësaj, ne pritnim të na vinin edhe disa shokë nga Drenica. Ata ishin Halil Geci dhe Hamit Gashi. Pra, ndejtëm katër-pesë ditë në Dukagjinë. U takuam edhe me Adem Ukëhaxhen. Ishte oficer aktiv i ushtrisë në atë kohë. Ia propozova projektin e Ministrisë së Mbrojtjës të cilin e mirëpriti. Menjëherë shprehu gatishmeri  të vinte me ne në Shqipëri dhe të takohej drejtëpërdrejt me njerëzit e institucioneve, konkretisht me ministrin Ahmet Krasniqi. Edhe ne e pritëm me kënaqësi gatishmërinë e tij. Kështu u bëmë bashkë unë, Adem Ukëhaxhaj, Halil Geci, Hamit Gashi, Xajë Çela, Zenun Idrizi, Ismet Çekaj, Daut Berisha dhe u kthyem në Shqipëri. I raportuam ministrit të Mbrojtjës për gjithë punën tonë që kishim bërë. Ai u nda shumë i kënaqur. Adem Ukëhaxhaj ndejti nëntë ditë të tjera në Shqipëri. Unë u ktheva në Zvicër se kisha marrë disa detyra konkrete nga minstri Krasniqi lidhur me logjistiken.
 
Adem Ukëhaxhaj pastaj udhëtoi për Tropojë të Vjetër. Atje në bazën tonë në kuadër të institucioneve ishte Ismet Çekaj  nga ku kishim filluar shpërndarjen e armatimit në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes. Në prill i vitit ’98, nga Zvicëra udhëtova përseri për Shqipëri. Në bazën tonë në Tropojë të Vjetër e gjeta Adem Ukëhaxhajn, Xajë Çelën, Ismet Çekajn. Të nesemen Daut Berisha, Adem Ukëhaxhaj, Xajë Çela udhëtuan për Deçan me detyra shumë konkrete që i kishte ngarkuar ministri Ahmet Krasniqi. Adem Ukëhaxhaj ka qenë oficeri i parë  që me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes mori për detyrë kordinimin dhe veprimin e faktorit ushtarak në Rrafshin e Dukagjnit. Në atë kohë, ai kontakton edhe me disa oficerë tjerë; si me Skënder Rexhahmetajn, Rrustem Tetajn, Shemsedin Çekajn, pastaj veprimtarët Ismet Mehmetajn, Vesel Lekajn etj. Këta njerëz pra kanë qenë të caktuar për t’i bërë përgaditjet që kur të vinin Njësitë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes të ishte çdo gjë në vendin e caktuar.
 
PYETJE: Pas vrasjes së Zahir Pajazitit, më vonë edhe të Adem Jasharit, ende ishte gjallë Sali Çekaj, shtylla e tretë e Lëvizjes së armatosur për çlirimin e Kosovës. Ku ndodhej Salihi në atë kohë?
 
Saim Tahiraj:  Salih Çekaj në atë kohë ndodhej në Tiranë, por udhëtonte edhe për Gjermani sepse merrte pjesë në përgaditjet e disa planeve të Ministrisë së Mbrojtjes. Veç kësaj, Salihut i kishin propozuar që ai të merrej me ngritjen e Gjykatës Supreme Ushtarake  në kuadër të FARK-ut . Por, ai nuk e pranoi këtë detyrë.  “Unë tha tash jam ushtar i Kosovës. Kur të çlirohet Kosova do të kaloj në profesionin tim”. Këtu Salihu ishte i ngarkuar me gjëra më të mëdha që ishin bërë jashtë shtetit. Ai u bë njeri i afërt dhe i besueshëm i kolonel Ahmet Krasniqit.
 
PYETJE: Të kthehemi edhe një herë kthimit të Adem Ukëhaxhajt në Dukagjin. A pati kthimi i tij ndonjë efekt?
 
Saim Tahiraj: Pas futjes së Adem Ukëhaxhajt në Kosovë, fshati i parë që erdhi për t’u furnizuar me aramtime ishte Strellci i Epërm, rreth 85 veta  të udhëhequr nga Shaban Rama dhe Hasan Zemaj. Marrin armatime dhe kthehen shëndosh e mirë në Strellc. Ne vazhduam nga baza jonë të shpërndajmë edhe më shumë armatime.
  
Papritmas u ndodhëm të rrezikuara nga ata që thonin se i përkisnin Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ministri Ahmet Krasniqi, në atë kohë, ndodhej në Turqi rreth furnizimit me armatime dhe prej andej, pasi dikush e kishte lajmëruar se jemi të rrezikuar,  dha urdhër që ta mbyllim atë pikë të furnizimit dhe të vendosemi në një vend tjetër më të sigurtë. Respektuam urdhërin dhe u vendosëm në shkollën e Viçidolit. Pastaj vendosëm të futemi në Kosovë. Krahu që e quante veten UÇK vazhdonte të pengonte punën e Ministrisë së Mrojtjës dhe punën tonë me veprime jashtzakonisht destruktive. Fillojnë shantazhet nga më të ndyshmet dhe në këtë kohë paraqiten listat e zeza për likuidimin e fytyrave politike dhe ushtarake të Kosovës. Njerëzit që mirrshin me gjëra kaq të pista ishin të ndihmuar nga pushteti i atëhershëm nanoist në Shqipëri, ashtu siç janë edhe sot të ndihmuar derivatet politike që në Kosovë kanë dalur nga ky krah.
 
PYETJE: Si reflektoheshin këto gjëra te ju? A dëshproheshit kur vërenit se kishte ardhë një kohë që përveç nga policia serbe ishit të rrezikuar tash edhe nga shqiptarët? Nga ata që kishin përvetësuar mundin tuaj dhe djersën e derdhur me vite të tëra. Nga ata që kishin përvetësuar edhe vetë figurën e Adem Jasharit!
 
Saim Tahiraj: Ka pasur momente të vështira, por kurrë deri në atë shkallë sa të braktisim dhe të ndërprejmë definitivisht aktivitetin tonë për çlirimin e Kosovës. Megjithatë, biseduam me Salihun dhe i shoshitem disa variante të tjera që kishin të bëjnë për furnizimin me armatim. Ne kishim mjaft pika tonat në rrethinën e Tropojës. Ato ishin pika ku kishim vepruar qysh prej vitit ’91.  
  
Pra në rast se në këto që kishim hapur do të pengoheshim, duhet të riaktivizonim pikat tjera. Pas një kohe jemi  kthyer në Zvicër prej ku vazhduam të mirremi me logjistikë. Përmes një “shoqate” arritëm të sigurojmë pesë gjashtë kamion me uniforma dhe gjësende tjera të natyrës ushtarake dhe i kemi dërguar në vendin e caktuar. Lirisht mund të them se në Ministrinë e Mbrojtjes ishin infiltruar edhe njerëz të krahut tjetër për ta penguar punën tonë. Kjo edhe na e vështirsonte veprimtarinë ushtarake. Në atë kohë Salihu, ishte qershori apo fillimi i korrikut 1998, udhëtoi për  Tropojë.
 
PYETJE: Në Kosovë lufta ishte intesifikuar. Nga Dukagjini arrijnë refugjatët e parë. Si u manifestua kjo ardhje në Shqipëri?
 
Saim Tahiraj: Po ashtu është. Ishte fshati Pobërgj që ishte shpërngulur nga soldateka serbe. Ardhja e tyre normalisht e ngarkoi situatën. Forcat serbe tregoheshin, si gjithmonë, gjakatare të pamshirshme duke mos bërë dallime në fëmijë, gra e të moshuar. Por edhe ne kishim kaluar në një shkallë më të lartë të organizimit. Për Shtabin e Rrafshit të Dukagjit të emruar nga Ministria e Mbrojtjes në krye me Tahir Zemaj udhëtuam me një xhip pas dy ditë në Tropojë dhe u vendosëm në bazën tonë në Viçidol. 
  
Në këtë bazë u vendosën këta oficerë: Tahir Zemaj, Fadil Hadërgjonaj, Bajram Stojkaj, Shemsedin Kuçi etj., si dhe unë e Ismet Çekaj. Salihun e gjetëm atje duke u marrë me refugjatët nga Pobërgja. U përpoqëm që djemtë e ri nga Pobergja t’i aktivijzojmë drejtpërdrejt aty por ata ishin tejet të tmerruar nga lufta. Një pjesë e vogël u aktivizua. Unë dhe Rrustem Bruçi vendosëm të futemi në Kosovë. Të shikojmë shokët tonë se deri ku kanë shkuar me përgaditjet. Ismet Çekaj kishte arritur në fshatin Irzniq tre-katër ditë para nesh. Unë dhe Rrustem Bruçi, kësaj radhe, u futem me ushtarët e Isniqit. Me Hasan Zukajn e Belegut përgaditëm 18 kuaj armatim për fshatin tonë dhe 18 kuaj armatim për fshatin e Isniqit.
 
 
PREJ VITIT 1991, NË DUKAGJIN, NË LLAP DHE DRENICË, KA EKZISTUAR NJË KOORDINIM I GRUPEVE GUERILE ME SALIH ÇEKAJN
 
PYETJE:  Ku e morët këtë armatim dhe a e paguat?
 
Saim Tahiraj:  Një pjesë të armatimit e kemi marrë nga Shtabi i Ministrisë së Mbrojtjes që ishte në Viçidol, ndërsa pjesën  tjetër e kemi blerë me paratë e fshatit Beleg. Pas tri katër ditë veprimi në komunën e Deçanit erdhi Xajë Çela, në cilësinë e kuririt,  dhe na dha një  letrër ku kërkohej të përgaditnim rreth 100 ushtarë nga Rrafshi i Dukagjinit për t’i dërguar në Shqipëri. Takohemi unë Rrustem Bruçi, Shemsedin Çeku, Ismet Çekaj, Xajë Çela dhe vendosëm që ushtarët të dërgohen sa më parë. Por, pati edhe kritika pse duhej të dërgoheshin ushtarët në Shqipëri, kur kishte aq shumë djem të Kosovës që bredhnin kot atje. Mendimi ishte se duhej të aktivizoheshin ata që ishin atje  që të mos sillen rrugëve kot e kot sepse i rrezikonim këta tjerët duke i dërguar përtej kufirit. 
  
Megjithatë, arritëm pëlqimin që nga fronti të dërgohen ushtarët andej. Rrustem Bruçi pranoi me një kusht dhe tha,  “i dërgojmë vetëm  nëse shkon Saim Tahiraj dhe Ismet Çekaj”. Kishte besim të madh sepse terrenin tash e dinim sikur shkalltë e shtëpive tona dhe ishim shokë të grupit që nga viti ’91.
  
U nisëm të shoqëruar me Xajë Çelën. Kanë qenë mëse 112 ushtarë. Kaluam në Junik. Atë natë u granatua Juniku. Aty kishte ushtarë edhe nga Drenica. Ishin rreth 400 ushtarë të vendosur në xhaminë e Junikut. Pasi qëndruam një ditë aty, kah mbrëmja kaluam nëpër Gjocaj. Na ndihmoi edhe ushtari Bajram Gjoci i Gjocajve, që kish qenë polic përpara. Diku me 112  ushtarë kaluam në Shqipëri. Shkuam në Viçidol dhe të gjithë këta ushtarë ia dorzuam komandantit Tahir Zemaj që ishte i caktuar për Rrafshin e Dukagjit. Prej aty filloi organizimi i mirëfilltë i  Njësiteve Operative të Ministrisë së Mbrojtjes. Kështu filluan përgaditjet e tri brigadave: brigada 131, 134 dhe 133. Për strehimin e tyre  u gjetë një vend në Papaj.
Me urdhër të Salihut u ktheva në Zvicër dhe vazhdova përsëri me furnizim. Salihu dhe brigadat u futën në Kosovë nën udhëheqjen e Tahir Zemajt. Unë përsëri nisa disa kamion me furnizime për në Ministrin e Mbrojtjes në Tiranë.
 
PYETJE:  Për këto tri brigada ka folur në dy librat e tij kolonel Tahir Zemaj. A mendon se ka mbetur ende diçka pa u thënë?
 
Saim Tahiraj: Detalet dhe përvojat e secilit nuk do të mungojnë kurrë. Secili e ka përjetuar luftën në mënyrën e vetë. Sidoqoftë, respektoj deri në fund atë që ka thënë  kolonel Tahir Zemaj dhe ato libra janë dokumente të pakontestuara për historinë më të re të Kosovës.
  
Pra pas vendosjes së këtyre brigadave në kazermën e Prapaçanit, nuk vonoi shumë dhe u zhvillua Beteja e Loxhës në komandën e kolonel Tahir Zemajt dhe major Nazif Ramabajes. Edhe aty ishte prap Salihu. Ishte edhe Rrustem Bruçi që ra dëshmor në këtë betejë. Kjo dëshmon se që nga viti  1991, qoftë në Dukagjin,  në Llap apo Drenicë ka ekzistuar një kordinim me  Salih Çekajn. Ndërsa, ne në Deçan gjithmonë kemi punuar  nën komandën e tij. Të tri brigadat janë rezultat i punës dhe veprimtarisë të Salihut dhe grupit të tij,  si në përgaditjen e terrenit, caktimin e bazave apo edhe shpërndarjen e armatimeve.
 
PYETJE:  Pas “Betejës së famshme të Loxhës”, në Prapaçan fillon të mungojë armatimi. Thuhet se edhe Salih Çekaj edhe kolonel Tahir Zemaj janë ndier shumë keq. Çfarë dini Ju për këtë periudhë?
 
Saim Tahiraj: Po, kjo është e vërtetë. Pas një kohë, në kazermën e Prapaçanit fillon të  ndihet mungesa e amramtimit dhe Salihu detyrohet të kthehet në Shqipëri për t’u furnizuar me armatime sepse në atë kohë pritej të vinte armatimi modern nga shtete të ndryshme. Armatimin që e kishte blerë ministri Ahmet Krasniqi, fatkeqësisht, u bllokua në portin e Durrësit. Në atë natë kam qenë  në hotel “Kruja” bashkë me Salihun. Unë kisha sjellë disa furnizime nga një vend tjetër. Kemi fjetur pesë netë në hotel “Kruja” në Tiranë. Biseduam gjërë e gjatë me Salihun dhe më tha se ato ditë kishte planifikuar disa takime si: me Perikli Tetën, me Fatos Klosin dhe Luan Hajdaragën. 
  
Gjatë këtyrë takimeve e kemi përcjellur unë dhe Ismet Çekaj. Ai  u nda shumë i zhgënjyer dhe na tha  se kishte kuptuar që  atë natë do të binte Juniku.  Ishte tmerruar se si zyrtarët e Shqipërisë e dinin dhe s’bënin gjë. “Të jeni të bindur se do të bjerë Juniku dhe varri i tij është bërë këtu në Tiranë, nga qeveria socialiste e Fatos Nanos”. Pastaj tha se duhet të ndahemi. Më së pari duhet të takohemi me Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin dhe tha se grupi duhet të ndahet. Megjithëse ishte veshtirë, sepse Salihi ishte i rrezikuar nga njerëz që thirreshin në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ne duhej të ndaheshim për të kryer detyra të ndryshme. Atë natë nuk fjetëm fare. Shkuam dhe u takuam me ministrin Ahmet Krasniqin. Pasi i referuam për gjërat që i ceka më lartë (rënjen e Junikut) me të cilat Salihu nuk pajtohej, ministri e nderperu bisedën dhe na ftoi për një darkë në restoranin “Nëna Mbretëreshë”.
 
  
PAS VRASJES SË AHMET KRASNIQIT NË MINISTRINË E MBROJTJES U INFILTRUAN NERËZ NGA SH I UÇK-së, QË NGA VILA E ENVER HOXHËS “KOMANDONIN” LUFTËN NË KOSOVË
 
PYETJE:  Cilat ishin pengesat që qeveria kuislinge e Fatos Nanos i bënte Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe ushtarëve të saj? Si e filluan Sali Çekaj e Agim ramadani riorganizimin e ushtarëve të kthyer nga Kosova në Tropojë, shumica e të cilëve u përkisnin brigadave operative të Ministrisë së Mbrojtjes, pra brigadave 131, 134, 133?
 
Saim Tahiraj: Te restorani “Nëna mbretëreshë” kemi qëndruar rreth një orë.  Edhe Ministri Ahmet Krasniqi na tregoi për pengesat që i kishte prej qeverisë së Nanos, pastaj prej grupeve që e quanin vetën Shtab i Përgjithshëm i UÇK-së në atë kohë dhe na tha në konfidencë se e kishte vështirë nga të gjitha anët. E luti Salihun që të kthehej për Gjermani dhe të pushojë atje për disa ditë. Salihu nuk pranoi. “Jo tha kurrën e kurrës. Nesër do të udhëtoj për në Veri, sepse më duhet t’i dalë në ndihmë me ushtarët e mi kolonel Tahir Zemajt, cili  kishte filluar tërheqjen taktike nga Prapaçani”. 
  
Atë natë fjetëm në Tiranë. Salihi më dha urdhër të kthehem për Zvicër dhe të vazhdoj aktivitetin tim  dhe mobilizim të ushtarëve. Zymer Lulajt i urdhëroi të kthehet në Gjermani dhe të mirrej me mobilizimin e ushtarëve nga ajo anë dhe me furnizime. Ismet Çekajn e urdhnoi të rrijë në Tiranë si lidhje mes nesh dhe Salihit i cili shkoi në Tropojë.  Tash është koha kur Salihi me Agim Ramadanin  fillojnë riorganizimin e ushtarëve të kthyer nga Kosova në Tropojë, e që shumica i përkisnin brigadave Operative të Ministrisë së Mbrojtjes, pra brigadave 131, 134,133. Unë të nesërmen u ktheva për Zvicër dhe vazhdova aktivitetin tim si zakonisht. Salih Çekaj pasi takohet me Tahir Zemajn vijnë në Tiranë.
 
PYETJE:  Thuhet se po atë natë është vrarë me atentat Ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi pas një darke në një restorant në periferi të Tiranës. Pasi Salihu ka qenë në atë darkë, a të ka folur ndonjëherë për këtë rast?
 
Saim Tahiraj: Po, më ka folur por shkurt. E di që jemi dëgjuar në telefon dhe më ka thënë,  “rëndë, medet shumë rëndë”. Ishte tepër i dëshpruar. Mezi fliste.
 
PYETJE:  A të ka folur se kush ka qenë i pranishëm në atë darkë dhe me kend ka qenë ministri në veturë në të kthyer në banesën e tij?
 
Saim Tahiri: Jo, me Salihun kurrë nuk kemi biseduar në detale, por më vonë, në qarqe të ndryshme, është folur se në darkë kanë qenë të ftuar disa ushtarakë që kishin marrë pjesë; qoftë në ushtrime ushtarake në Tropojë me rrethinë apo në operacione ushtarake në Kosovë. Atëherë është folur se në darkë kanë qenë kolonel Ahmet Krasniqi, Halil Bicaj, Hilmi Nebihi, Ismet Ibrahimi, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Fadil Hadërxhonaj, Salih Çekaj, Rifat Haxhijaj, dhe shoferi i ministrit Naim Geci nga Llausha. Ndoshta ka pasur edhe ndonjë tjetër por tash nuk më kujtohen. 
  
Pas darkës, është thënë se në restorant kanë vazhduar ndejën Halil Bicaj dhe Hilmi Nebihi, ndërsa të tjerët janë kthyer me tri automjete të transportit në banesat e tyre. Pas ca peripetive që kanë pasur rrugës nga policia shqiptare e trafikut, në shoqëri me Rifat Haxhijajn dhe Naim Gecin, siç ka spjeguar Rifat Haxhijaj (Lufi) në një shkrim në gazetën “Zëri”, nga persona të maskuar vritet Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi në Tiranë dhe gjërat marrin tatëpjetën, sepse në Ministrinë e Mbrojtjës në vazhdim u infiltruan njerëz nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që nga villa e Enver Hoxhës me gotë të viskit në dorë dhe me mobila në vesh beheshin se komandonin betejat dhe luftën në Kosovë.
 
PYETJE:  A ka ekzistuar FARK-u?
 
Saim Tahiraj: Si institucion i Republikës së Kosovës po, si strukturë ushtarake anti UÇK, siç propagandonin antiinstitucionaliatët, kurrë. Unë nuk  kam parë kurrë emblema të FARK-ut.
  
Përndryshe, vetë ministri Ahmet Krasniqi e ka spjeguar çeshtjen e FARK-ut në “Revistën Ushtarake”, numri 1, të 15 qershorit 1998. Në faqen 31, në komunikatën nr. 7 shkruan kështu: “Në bazë të urdhërit nr.5/10 të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për përdorimin e simboleve të njësive, komandave dhe shtabeve, Drejtoria informative  njofton se përdoren këto simbole:
  
             1. UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)
             2. UÇK (Policia Ushtarake)
             3. AL-MKA (Aviacioni Luftarak)
             4. MTK (Mrojtja Teritoriale e Kosovës)
  
Për të katër këto shenja ekziston edhe spjegimi se si duhej të dukeshin ato.
  
Çdo ushtarak i cili me sinqeritet do t’i komentonte këto shenja do të konkludonte se ministri Ahmet Krasniqi nuk ka menduar vetëm për luftën por edhe për pasluftën. Ai nuk ka dashur që pas luftës të demobilizohej ushtria në parti politike siç ka ndodhur më vonë. Ai sigurisht e ka ditur se invalidët e një ushtrie të demobilizuar dhe të shndërruar në parti politike vështirë se do t’ia arrijnë t’i realizojnë të drejtat e tyre si ushtarë dhe çlirimtarë të Kosovës. 
  
Shikoni, tri vjet pas mbarimit të luftës, invalidët e luftës duhet të pajtohen me fatin dhe të kënaqen me ndihma humanitare të shoqatave të ndryshme dhe me tubime përkujtimore. Ministri Ahmet Krasniqi ishte strateg i madh ushtarak. Pse u sakirfikua në këtë mënyrë, ai që diti t’u eskivojë likuidimeve dhe të mbetet gjallë edhe pastri luftërave në ish-Jugosllavi, për t’u vrarë nga maskat në Tiranë, duhet të flasin ata që janë kompetent.
 
PYETJE:  Kush janë ata?
 
Saim Tahiraj: Të themi Qeveria e atëhershme e Kosovës në krye me Bukoshin, pastaj ata që bënë marrëveshjen në Oslo në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (Adem Demaçi etj.) të cilën marrëveshje nuk e respektuan kurrë, por edhe ata që organizuan ahengje gëzimi kur kriminelë të regjur  e  vranë ministrin Ahmet Krasniqi.
 
PYETJE:  Pas vrasjes së ministrit Ahmet Krasniqi u çrregulluan shumë gjëra që veçsa kishin filluar të marrin të mbaren. Si gjindet në keto rrethana grupi Salih Çekajt?
 
Saim Tahiraj: Po, është e vërtetë se gjërat ndyshuan deri në themel. Vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi na goditi të gjithëve. Atëherë, Salihu na thirri dhe na tha: “Asnjë furnizim më për askend. Çdo gjë vetë do ta dërgojmë  drejt e në Koshare”. Prap nga e para, filluam prap ta bëjmë furnizimin në formë të pavarur. Nuk dështuam duke iu falënderuar njërëzve tanë, që ende respektonin strukturat e institucioneve të Kosovës. Këta na i kompenzuan shpenzimet. E kam fjalën për Shaip Kastratin me shokë. Edhe Shaip Kastrati di shumë si kanë shkuar punët dhe ka shumë dokumente që qartësojnë si ka shkuar financimi.
  
Salihu prap shkon në Papaj me Agim Ramadanin. Fillojnë përgaditjet por mungesa e mjeteve financiare edhe mungesa e armatimit si dhe e ushatrëve i detyrojnë që në janar të vitit 1999, të dytë të vijnë në Zvicër. Pas dy dite kemi shkuar të takohemi me Agim Ramadanin në banesën e tij. Për mungesë të mjeteve materiale Agim Ramadani qëndroi disa ditë në Zvicër për të zhvilluar aktivitetin e vet.  Salihu më urdhëroi që t’ia organizojmë disa tubime. Ia organizuam tri tubime si, në Surse, në Collombey-le-Grand dhe një në Neuchâtel ku haptaz Agim Ramadani fliste për planet  e tyre dhe kërkoi mjete dhe ushtarë. Kësaj radhe  Xhafer Rraci  na ka ndihmuar me një shumë të caktuar frangash.
 
 
SIKUR TË MOS INTERVENONTE NATO, KOSOVA SOT DO TË KISHTE TJETËR STRUKTURË DHE PËRMBAJTJE TË POPULLSISË !
 
PYETJE: Pasi Salih Çekaj i takonte LDK-së, pse këto tubime nuk i organizoi atëherë LDK-ja? Ku ishte Dega e LDK-së  në Zvicër?
 
Saim Tahiraj: Po, kanë pasur takime edhe  me Kryesin Degës së LDK-së në Zvicër.  Përkundër premtimeve, nuk di çfarë ndodhi, por di që nuk doli gjë. Premtimet që iu dhanë Agim Ramadanit i pengoi dikush. Më mirë e dinë anëtarët e Kryesisië së atëhershme si dhe kryetari i LDK-së për Zvicër.
  
Diku...dy a tri netë para se të vritej, Salihi më thirri në telefon dhe më tha: “Mbledhi ata pizgauverë që i ke dhe merre Ismet Çekajn në Tiranë e ejani në Koshare se sot po më duheni më shumë se kurrë”. Si duket ishte rrezikuar vendi sepse aty kishin depërtuar njerëz tjerë, ushtarë tjerë... kishin depërtuar njerëz të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe fatkeqësisht iu kishte rrezikuar edhe qëndrimi dhe veprimatria e tij atje. I mora  nëntë pizgauverë dhe dy kamionë e u nisëm për  Bari me disa shokë. Atje më  bllokuan, por më liruan të nesërmen dhe prisja që të më lirohen edhe pizgauverat. Në mbrëmje më lajmëroi Skënder Tolaj se Salih Çakaj ishte vrarë. Tash lindën nevoja dhe probleme tjera. 
  
U ktheva nga Bari dhe pas një jave i mora ata pizguaverë dhe shkova në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë. Aty i dorëzova. Fatkeqësisht, asnjë prej tyre, në atë kohë, nuk shkoi në Koshare por në drejtime të tjera. Unë, Zymer Lulaj dhe Ismet Çekaj shkuam në Shkodër. Atje takuam  Musa Çekajn. Pastaj shkuam për t’u aktivizuar në vend të Salih Çekajt. Lajmërohemi në Qendën Stervitore në Papaj te komandanti i kësaj qendre Gani Ahmetaj dhe në prezencën e tij, të zëvendësit tij komandantit Adem Zekajt si dhe ndihmësit tij komandantit Demë Mahmutajt, Nasim Haradinaj  mu ka kërcënuar me këto fjalë: “Nëse nuk kthehesh kah ke ardhur do të likuidoj ose do të çoj në Burrel”. Nga këtu shkuam në Padesh dhe ia paraqitëm këtë rast Rustem Berishës, i cili nuk reagoi fare dhe as që i bëri përshtypje kjo punë. Muarëm mobilin, kompjuterin dhe një pjesë të gjërave personale të Salihut dhe u kthyem po atë natë. Nga Papaj deri në Tropojë kemi qenë vetëm tre veta dhe ka mundur të na ndodhë më e keqja.  Fati e deshti që të shpëtojmë. U kthyem në Zvicër, e nga këtu shkuam në Shtutgard dhe u takuam me Hafiz Gagicën me të cilin debatuam shumë gjatë për shumë gjëra.
 
Dihet që pas vrasjes së Agim Ramadanit dhe Salihut fronti në Koshare ka rënë. Me këta dy ideatorët, por me një ide për thyerjen e kufirit në Koshare lidhet edhe lufta e Kosharës.  Lidhet pra me emrat e Salih Çekajt dhe Agim Ramadanit.
Megjithatë, sikur mos të ishte   intervenimi i NATO-s, nuk e di se çka do të kishte ndodhur! Sigurisht që Kosova sot do të kishte tjetër strukturë dhe përbërje të popullsisë.
 
PYETJE: E pëmendët me lartë, disa herë, kolonel Tahir Zemajn. A jeni takauar më herët më te?
 
Saim Tahiraj: Po, në vitin 1993 e kam takuar në banesën e Jashar Salihajt në Zvicër. Ka qenë takim i rastit. Tahiri erdhi me dhëndërin  e vet Fadil Tolajn te  Jashari. Fadili dhe Jashari  kanë pasur raporte të mira miqësore. Fadili ka qenë edhe nxënës i Jasharit. Në atë takim kemi qenë të pranishëm, Salih Çekaj, Osman Ferizi dhe unë. Takimi ka pasur për qëllim bashkëveprimin sepse në vitin 1991 në ushtrime në Shqiperi ka qenë edhe  miku i Jasharit, Hasan Ferizi.
 
PYETJE: A ju kujtohet ndonje detal i asaj bisede?
 
Saim Tahiraj: Më kujtohet propozimi i Jasharit i cili na thoshte:  “Financim kemi sa të doni, por njerëzit që  veprojnë konkretisht po na mungojnë”.  Megjithatë, marrëveshje konkrete nuk kemi arritur. Në ndarje Jashari na tha: “Ju vazhdoni andej, unë këndej, ndoshta takohemi dikund”.
 
PYETJE:  E përmende kompjuterin e Salih Çekajt. Pasi u vra Salihi kush ua dorëzoi kompjuterin e tij dhe a kishte pasur ndonjë shenim në te?
 
Saim Tahiraj:  Kompjuterin na e ka dorezuar një ushtar në prani të Rrustem Berishës. Zymer Lulaj e ka kontrolluar dhe ka konstatuar se në të nuk ka pasur asgjë. Përndyshe Zymeri është gjallë dhe mund të flas vetë.
 
PYETJE: Tash lufta ka mbaruar. Janë mbajtur dy herë zgjedhjet legjislative dhe njëherë zgjedhjet nacionale. Të tre herat ka fituar LDK. Kanë ndodhur shumë ndyshime. Megjiathatë Pavarësia e Kosovës ende nuk është realizuar. Çka mendoni, pse ndodhë kjo?
 
Saim Tahiraj: Si ta realizojmë Pavarësinë e Kosovës kur projektin e presidentit Rugova të planifikuar mëse 12 vite më parë, nga megalomania, secili politikan po mundohet ta nëpërkëmbë. Këtu duhet shtuar edhe hilet e Tiranës e të mos flasim ato të Beligradit. Pavarësia është shpallur njëherë. Në vend se të përkrahet kërkesa e presidentit Rugova për “njohjen formale të saj nga faktroi ndërkombëtar”, kryeministri Rexhepi kërkon “Pavarësi të kushtëzuar”, Ramush Haradinaj me AAK kërkon ta rishpallë edhe një pavarësi, ndërsa Hashim Thaçi me PDK kërkojnë ”Moratorium”.
 
Bota sot: z. Saim Tahiraj keni qartësuar shumë gjëra. A ka mbetur edhe diçka pa u thënë. Ndoshta keni të shtoni edhe diçka? Ku është i rreshtuar sot Saim Tahiraj? Ku janë  të rreshtuar  pjestarët tjerë të grupit të Salih Çekajt?
 
Saim Tahiraj: Për luftën kurrë nuk është e mundur të thuhen të gjitha. Me qëllim i kam përseritur disa gjëra që të kuptojnë të gjithë ata që po mundohen me zhurmë, dhe për hesape politike, ta shurdhojnë popullin.
Më duhet të them se lirinë nuk e kam menduar kështu. Dihet që shoqëri perfekte të organizuar nuk ka askund në botë, por nuk kam besuar se do të ketë krime politike në mes të shqiptarëve aq shumë të vuajtur dhe të përsekutuar nga regjimet serbe për 90 vite me radhë.
 
Ndërsa, unë dhe pjestarët tjerë të Grupit të Salih Çekajt jemi aty ku ishim. Jemi aty ku ishte Salih Çekaj, në LDK dhe nuk do të  ndalemi për ta thënë të vërtetën e luftës dhe atë me këmbëngulje, sepse përkundër ndonjë çalimi, është kjo LDK që ka qenë motor i të gjithave ndodhive politike, por edhe ushtarake, prej formimit të saj nën udhëheqjen e mrekullueshme të presidentit Rugova. A nuk e shpallën 2 Korrikun delegatët e Kuvendit të Kosovës, pastaj  Kushtetuta e Kaçanikut nën strehën e LDK-së (1990). A nuk e organizoi LDK-ja referendumin për Pavarësinë e Kosovës (1991), si dhe zgjedhjet e para presidenciale më 24 maj të vitit 1992.
 
A nuk ishte LDK-ja, ajo që organizoi arsimi n në Kosovë dhe në diasporë?
A nuk ishte LDK-ja që organizoi shëndetësinë dhe ndihma të ndryshme sociale në tërë Kosovën?
A nuk ishin degët  LDK-së në Perëndim që mbushen fondin e Qeverisë Bukoshi?
 
Veç këtyre që i përmenda, po kjo LDK e ka mbushur edhe “Fondin e Emergjencës” dhe ka organizuar ndihma për
Drenicën pas masakrave në Likoshan, Qirez dhe Prekaz. Fundi i fundit, a nuk ishin anëtarët e LDK-së që e mbushen edhe fondin “Vendlindja Thërret”, sepse partitë tjera në Perëndim nuk e kishin asnjë kolibë anëtarë. Në LDK ka hangër bukë i miri dhe i keqi, patrioti dhe përfituesi etj.  Por kam një inat.  Pse përgjegjësit kryesor të asaj kohe, ndonjë edhe i sotshëm, nuk po i shpjegojnë në detale se çka kanë bërë degët e LDK-së në Perëndim për çlirimin e Kosovës. Kur në muajin shtator 2002, foli në “Zëri” Rifat Jashari, intervista e tij shkaktoi një ortek. Ajo intervsitë detyroi shumë persona të prononcohen për markat që Qeveria e Kosovës i kishte derdhur në “Fondin e Emergjencës”.
 
Pas gjithë atyre sharjeve që ka përjetuar Qeveria Bukoshi, institucionet tjera të Republikës së Kosovës, e në veçanti LDK-ja,  nga Drejtoria politike e UÇK-së, kush do të besonte se përgjegjësit kryesor të “Fondit të Emergjencës” do të pranonin, më në fund, se vetëm në vitin 1998 në  “Fondin e Emergjencës” janë derdhur nga Qeveria e Kosovës më tepër se gjashtë milion (6’000.000)  marka. Kush do të besonte se përgjegjësi i ketij fondi do të pranonte, më në fund, se me këto marka janë ndihmuar të gjitha zonat operative të UÇK-së!?

2016-01-04

Agim Doçi: Lubonja duhej dënuar në vitin 1968 kur vodhi zarfin me pyetjet e maturës

Poeti Agim Doçi ka reaguar në lidhje me deklaratat e publicistit Fatos Lubonja, ndaj këngëtares Vaçe Zela.

agim doci

“Ai me vrerin e tij, flet dhe shet dëngla “evropiane” për disa këngë perëndimore që dëgjonte asokohe si pinjoll i Bllokut… Këta djem, që dallonin nga të tjerët për hapësirat që kishin falë biografisë dhe sigurisë, dëgjonin haptazi Çelentanon, Minën, Beatles-at, si dhe festivalet e Sanremos, në një kohë që neni 55, të dënonte me 9 vjet heqje lirie”, shprehet Doçi për GSH.

Poeti, mik i ngushtë i Vaçe Zelës, thotë se “Lubonja ka në formimin e tij antishqiptarizmin. Ai shan e nuk pushon së denigruari dhe “demitizuari” figurat më kryesore të kombit tonë (që i kemi me pakicë e duhet t’i mbrojmë), deri dhe heroin kombëtar Gjergj Kastriotin. Jo më për Vaçe Zelën, që sipas tij është këngëtare që i ka kënduar realitetit socialist. Ndërkohë që krijuesit censuroheshin nga vjehrri i tij, Fadil Paçrami”.

Ndërkohë, ai akuzon se “Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi, djali i Bilbil Klosit, prokuror i shumë gjyqeve farsë dhe më pas ministër i “drejtësisë popullore” (një kriminel), bënë revistën “Përpjekja”. Në nr.2 të saj, shkruanin se serbët kanë ardhur në Ballkan në shekullin e dytë e jo në shekullin e 11-të”.

Doçi flet për Lubonjën në rini dhe shprehet se është bërë gabim që Lubonjën e arrestuan më 1974, pasi sipas tij ai duhej të arrestohej më 1968 kur vodhi zarfin me tezën e maturës.

“Në vitin 1968, djali i Todi Lubonjës, anëtar i Komitetit Qendror, shkoi në Ministrinë e Arsimit dhe vodhi zarfin e maturës, që ishte sekret shtetëror. Zarfi me pesë vula, kishte brenda pyetjet që do të binin në provimin e së nesërmes. Ai e vodhi që të shkëlqente! Ai ishte vallë ky gabim i papjekurisë së moshës, apo egoizëm i tejskajshëm?”, shprehet Doçi.

Sipas poetit, “agresiviteti i tij vjen si pasojë e kompleksit të inferioritetit që ai ka brenda vetes. Mllefin e tij ndaj Vaçes, ai e shpreh, sepse është xheloz ndaj vlerave të çdo personaliteti që është thesar dhe krenari me vlera kombëtare”.

Fjala pellasde-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike

Fjala pellasde-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike
     Prof.dr.Rexhep Doçi

Simpoziumin e III-të Ndërkombëtar me temën bosht “10 mijë vjet histori: Pellazg > Shqiptar”, që u mbajt më 14-15. XI. 2014 në Tiranë, e ka përgatitur Shoqata “Qendra e Studimeve Pellazgjike”, sidomos kryetari i kësaj shoqate prof. dr. Luftulla Peza dhe nënkryetari i kësaj shoqate, autori i këtyre rreshtave
Në këtë Simpozium u lexuan 17 kumtesa nga studiues pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, Amerika, Italia, Franca etj. Në kumtesat e nivelit të lartë shkencor të këtyre autorëve u ndriçuan shumë çështje, pos tjerash, për pasardhësit e pellasdëve, si p. sh.: Atlantidët, Egjiptasit e Lashtë, Hititët, Shumerët, Persët, Amazonët, Frigasit, Mikenasit, Spartanët, Akilejtë, Etruskët, Mesapët, Latinët, Tirsenët, Thrakasit, Keltët, Ilirët, Maqedonët e Moçëm, Epirotët, Romakët, Britanikët, Irlandezët, Gjermanët, Frankët, Grekët e Lashtë, Arbërit apo Shqiptarët etj. U bë fjalë edhe për Piramidat pellasde në Bosnje, ku ka bërë gërmime një arkeolog amerikan, dhe priten prurje me interes shkencor në të ardhmen për këto piramida pellasde.
Shoqata në fjalë ndau edhe mirënjohje për disa organizatorë dhe për kontributin e dhënë në tri simpoziumet për pellasdët, dhe ka nxjerrë në dritë Revistën e parë “Dodona” me punime për lidhshmërinë kulturore, materiale e gjuhësore pellasde-ilire-shqipe, dhe, për botimin e kësaj reviste dhe të botimeve e veprave të autorëve, që ndriçojnë çështje të Pellasdëve - stërgjyshërve të shqiptarëve, dhe të Ilirëve – gjyshër të shqiptarëve, të konkurrojmë me projekte në dy Ministritë, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Tashmë janë çelur shtigjet për t’iu rrekur me përkushtim studimit të së kaluarës sonë të bujshme pellasde-ilire-shqipe, sidomos nga studiuesit e rinj shqiptarë, që kanë filluar të hulumtojnë nëpër qendrat botërore shkencore, si p. sh. nëpër biblioteka, arkiva e muze arkeologjikë, gjë që u pa edhe nga kumtesat e lexuara edhe në këtë simpozium. Këto kumtesa ndriçojnë bukur bindshëm substratin pellasdo-ilir, mbi të cilin u krijuan etnoset greke dhe sllave (veçmas sllavët e jugut) në Siujdhesën ilire, kurse shqiptarët janë vijimësi më besnike pellasde – ilire.
Fjala shqipe dhé në emërtimet Pellasd e Demetër
Që në fillim po përpiqem të arsyetoj mendimin se përse kam vendosur që ta përdor termin apo emërtimin pellasd në vend të pellazg. Për ta zëvendësuar dhe përdorur fjalën pellasd në vend të pellazg ma ka mbushur mendjen sidomos mendimi i pellasdologut më të njohur të derisotëm dhe për shumë motmote për etimologjinë e fjalës pellasd, “Spiro N. Konda, filolog i diplomuar prej Fakultetit Filologjik të Universitetit të Athinës”. Prejardhjen shqipe të fjalëve pellazg e pellasd S. Konda e bën në mënyrë të thuktë dhe bindëse në 14 faqe, prej të cilave po i shkoqisim disa të dhëna. Kështu, rrënjorin pell- (pel-) të fjalës pellazg S. Konda e lidh me foljen e sotme të shqipes pjell, siç e zbërthen: “Përveç kësaj, duhet të dimë se folja e vjetër shqipe d. m. th. pellasgjike, pel, sot në gjuhën shqipe thuhet pjell…Përbëhet nga tri fjalë me vehte, të cilat përmbahen në: Pellasg. Këto tri fjalë, d. m. th. Pel-as-g, formojnë një fjali të mbaruar, (duke u nënkuptuar kryefjala nga konteksti), e cila e ka të shprehur foljen as = jam, predikatin pel (d. m. th. i lindur) dhe dhanoren ga (γα), d. m. th. dhanoren e vepronjësit (agjentit).”
Sa i përket foljes ndihmëse shqipe jam, kujtoj se mendimin e S. Kondës e përforcon edhe mendimi i E. Çabejt, kur flet për këtë folje ndihmëse të shqipes, duke e krahasuar me folje simotra të gjuhëve indoevropiane as dhe es, për të cilën shton: “…sanskrisht është asmi, lit. esmi, sllav. e vjetër jesm, shqip jam. Kjo jam është një formë e përftuar nga *em-, kjo vetë nga një *esm-, latinisht është sum”. Pra, po shihet se trajta asm apo *esm (kjo e dyta e mundshme e shqipes së tejlashtë) ka ekzistuar, e ngjashme me as-in e S. Kondës tek emërtimi pellasg-pellasd. Edhe më parë kam folur në veprën “Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare” (Prishtinë, 2009, f. 71) për emërtimin pellasg, si antroponim Pellazg, p. sh.: “Pelazgu, i biri i Zeusit; Pelasgu, mbret i pellazgëve në Arkadi; Pellazgu i barabartë me perënditë, d. m. th. hyjnor; 2) Pellazgu, kreu përrallor i pellazgëve të Thesalisë, gjyshi Thesalit…” etj.
Për ne, për përvetësimin dhe përdorimin e emërtimit si kompozitë tripjesëshe pellasd në vend të pellazg, flet kujtoj qartë analiza e S. Kondës e bërë me një akribi të rrallë, që s’do mend se hedh dritë në një mënyrë a tjetër jo vetëm për lashtësinë e fjalës pellasd po edhe për ndriçimin e sa e sa fjalëve të protoshqipes me de (d), që do t’i mbarështrojmë në vijim, e ky mendim i S. Kondës është: “Elementi i tretë në fjalinë Pelasg është g, e cila është dhanorja e vepronjësit e fjalës ga (ge) γα (γή) dheu, dhe e cila këtu mund të ishte edhe da, d. m. th. pellasgjike de.” Trajtat pellasgjike da e de që i jep S. Konda për dhé në fund te fjala pellasd, mbase paraprirëse e fjalës pellasg, më kanë nxitur që të bëj analiza krahasimtare gjuhësore të kësaj fjale si pellasd dhe pellasg.
Pra, një trajtë e mirëfilltë dhe e lashtë pellasd me fundoren -d mund të jetë paraprirsja da. Për këtë formë të moçme da “dhe, botë, tokë” kujtoj se flet edhe mendimi i gjuhëtarit bullgar, Vladimir Georgievit, i cili duke e deshifruar një mbishkrim të shek. V-IV p. e. s. gjen këto fjalë arkaike të shqipes: AΔAЛ ΞΜΞ (adal Eme), për të cilin mbishkrim E. Çabej shton: “…dijetari bullgar e ndan në Δa δαλε με (Da le me). Këtu ai gjen një fjali me kuptimin O dhe mbulomë… Dhe, më del (ose dil) zot. Te e para fjalë sipas tij, mund të përmbahet koncepti nëna tokë, prandaj ai pas hullisë së Pokornit (f. 414 v.), fjalën δa (da) e lidh me dhe-un e shqipes, si edhe me emrin e hyjnisë Demeter, dorisht δαμaτηρ (Damatir-Damater), barazim ky që gjendet që te Hahni…”. Këtu, këta dy akademikë, V. Georgiev dhe E. Çabej, si dhe Hahni na i japin dy fjalë me da për dhe, një të thjeshtë si Da e një në matronimin e dorishtes pellasgjike Damiter krahazi trajtës Demeter, hyjneshë pellasde-ilire-shqiptare. Jo vetëm Vl. Georgievi dhe J. von Hahni po edhe Zaharie Majani për hyjneshën Damatira – Demetri konstaton se është “me siguri nga besimtarët mesapianë për perëndeshën e madhe të tokës Demetra”. Dhe, ç’është kujtoj me rëndësi, S. Konda pos si fjalë fundore da “dhe” te Pellasd, këtë fjalë në trajtën da (po edhe do me interes) e thekson edhe në antroponimet “Damater (dorisht), Domatar (eolisht)”. Kështu, duke cituar shkrimtarët e vjetër, Homerin, Platonin, Aristofanin, Diedor Siqeljotin, Orfeun etj., S. Konda flet gjerësisht për fjalën da>de>dhe në më së 25 faqe në librin e tij enciklopedik për pellasdët, ku pos tjerash dëshmon me fakte të pamohuara sa vijon: “Dhé mëmë është vetëm një ndajshtim i fjalës Demetër… De është fjalë pellasgjike, që do të thotë tokë dhe që është e sotme shqipe dhé. Dhe kuptohet, se, gjersa grekërit nuk e dinin kuptimin e fjalës de (δe), sinteza e Demeter nuk është greke, por pellasgjike. Kjo ka kuptimin, (siç thotë edhe Herodoti), që grekët e morën emrin Demetër nga pellasgët. Kjo de, në gjuhën e lashtë shqipe, d. m. th. në gjuhën pellasgjike, në fillim ishte gjinie femërore, pa nyje; kurse me nyjën në fund të saj thuhej de-a = dheu.
Fjala dea është korrelative; se pranë mëmës duhet të jetë edhe ati d. m. th. bashkëkrijonjësi. Me këtë mënyrë nga një dhe e njëjta fjalë u formua edhe trajta mashkullore de-u me kuptimin dhe-u në trajtë mashkullore, d. m. th. me kuptimin e dheut si at.
Sikurse de-a (d. m. th. dheu) është nënë e të gjithave, ashtu edhe de-u është at i të gjithëve. Deu është si të thuhej në greqisht ho geos (ò Γέoς) ose ho geus (ό Γεύς), duke u zëvendësuar d me g (γ). Fjala Geus (Γεύς) gjendet në greqishten me trajtën: Gyes (Γύης) etimologjia e së cilës bëhet me një studim tonin të veçantë.
Grekët i muarën dea dhe deu nga pellasgët, dhe i ndryshuan dea në thea (τεά), kurse deu në theos (τεός), me anë të kthimit të tingullit d në tingullin th (φ) (sipas: det = thetis) (τέτις) etj. Por, tek grekët dea dhe deu, d. m. th. thea dhe theos, e kishin humbur kuptimin e dheut dhe merreshin për hyjni (perëndeshë, perëndi)…Gjithashtu edhe latinët i morën hyjnitë dea dhe deu nga pellasgët, duke i shtuar de (de-u) mbaresën e tyre –us dhe thanë: De-us. Pra, nga Deus dolli Zeus”.
Nga kjo e dhënë e fonetikës historike Deus>Zeus, sikur del se edhe emri Zeus i Zotit të Zotërave, është me prejardhje nga fjala shqipe de>dhé, e dukuria e shndërrimit të d-s në z edhe në disa fjalë të tjera të shqipes nëpër faza të ndryshme kohore është e mundshme.
Nga kjo e dhënë e fonetikës historike Deus>Zeus, sikur del se edhe emri Zeus i Zotit të Zotërave, është me prejardhje nga fjala shqipe de>dhé, e dukuria e shndërrimit të d-s në z edhe në disa fjalë të tjera të shqipes nëpër faza të ndryshme kohore është e mundshme.
Sa për këtu, po theksoj se shndërrimin e d-së ballore në z- kronologjikisht flet edhe shndërrimi Diâna>Zâna. Për këtë dukuri fonetike mendoj se bën të ditur E. Çabej, kur flet për Zânën Shqiptare dhe Zinën Rumune, që ai, nuk di sa ka të drejtë, kur Zânën Shqiptare, sipas Norbert Joklit, e bie me prejardhje prej latinishtes Diana. Prejardhjen latine të Zânës e bën edhe dëshmia, se në veprën “Iliada” të Homerit shfaqet matronimi Diona, ku thuhet: “Hyjnesha e ndritur Diona”. Pra, ashtu si antroponimi pellasd Deus që dha Zeus, ngjashëm me të edhe Diana Pellasgjike (e jo Diana Romake apo Latine?) dha me kohë në ilire-shqipe Zana. Aq më parë se edhe ilirologët Hans Krahe dhe Anton Mayeri i përmendin emërtimet ilire në Siujdhesën Ilire dhe më gjerë: “Zantis, f(?), venet. Zants; Annai Zanattis f (iliea)”.
Nga mendimi i mësipërm i S. Kondës se “Deu është si të thuhej në greqisht ho geos (ho geus), duke u zëvendësuar d me g”, sikur kuptojmë se kuptimi i fjalës pellasde de- = thea u përkthye në greqishte në ge- geos (γεω) “dhe”, porsi d-ja në fund të kompozitës pellasd, që është përkthyer në greqishte në geo “dhe”, dhe kështu me kohë mund të jetë bërë nga pellasd në pellasg. Prandaj, sipas këtyre të dhënave fonetike diakronike po del se më drejt është të përdoret fjala pellasd se sa pellasg.
Sa i përket lashtësisë pellasde të matronimit Demeter, po theksoj se si matronimi Demetra përmendet edhe në epetë e Homerit, si p. sh.: “kur flokartë Demetra në erë ndanë grurin; i merr për shujtë dhuratat e Demetrës; kur Jazoni zemrën Demetrës ia rrembeu; Demetra, perëndeshë e pjellorisë së tokës”, etj. Po, pos dy shembujve të mësipërm, Deus>Zeus dhe Diana>Zana, për alternimin e d-së nistore në dh- dëshmon edhe matronimi Demetër>Dhemetër.
Rreth prejardhjes shqipe të antroponimit pellasd Homer dhe të vendlindjes së tij Smirë
Pasiqë më sipër thashë se matronimin Demetër e përmend Homeri në epetë e tij, J. Buxhovi bën të ditur, duke e cituar Milan Budimirin, se “Homeri ishte Pellazg, siç dihej edhe Pitagora, babai i shkencës dhe filozofisë greke ishte Pellazg”. Lidhur me jetshkrimin e Homerit, po bëj me dije se përkthyesi i “Iliadës”, Spiro Çomora në Parathënien e epit “Iliada” thekson: “…vlen të përmendet një biografi e poetit që e ka shkruar Herodoti. Homeri, pra, kishte lindur në qytetin e Smirës të Azisë së Vogël”. Por, si më gjerësisht jetëshkrimin e Homerit e kanë paraqitur bashkautorët Luftulla H. Peza dhe Liljan Peza, sipas të cilëve; “Homeri mendohet se ka lindur në Kime, Kios, Smirna ose Lesbos…Por, emrat e vendeve dhe të fjalëve pellazge-ilire-shqipe, që përmend në veprat e tij, mbështesin mendimin e shprehur nga Straboni për origjinën pellazge të Homerit”. Përkitazi me vendlindjen e Homerit, qytetin Smirë apo Smirna, edhe një fshat i rrethit të Vitisë në Kosovë sot quhet Smirë, që mund të jetë oikonim i ngjashëm apo i njëjtë për nga prejardhja me emrin e Smirës së pellasdit me famë botërore, të Homerit, që ka gjasë se janë formuar nga e njëjta fjalë shqipe (i, e) mirë, dhe se ka përplot emërtime, sidomos oikonime të Kosovës, që përkojnë me onomat e poemave të Homerit, material ky onomastik që pret dhe meriton të studiohet dhe të ndriçohet sa e si duhet, për të cilën çështje mendoj në të ardhshmen ta realizoj në një projekt disa vëllimësh me titull: “Rreth prejardhjes së oikonimisë së Kosovës”.
Ndërkaq, Orhan Rexhepi, për burimin shqip të emrit të shkrimtarit Homer e thekson mendimin e një greku, për të cilin shkruan: “Homeri e ka prejardhjen nga shprehja Pellazge e keqardhjes për një të vërbër ho i mjerë, ka thënë kështu në vitin 1915 Historiani dhe ish-kryeministri grek Dimitrios Gaunaris (1866-1922)”
Antroponimet e Homerit me etimologji shqipe dhe me tirq e plisa si shqiptarët
Matronimin Damater–Demeter, qoftë si emër i thjeshtë, i zakonshëm ose si emër hyjnie i karakterit agrar, si nëna e tokës, e bujqësisë apo e drithërave, unë e kam vështruar gjerësisht në 12 faqe libri, kur kam folur për prejardhjen e oikonimit Mitrovicë nga ky matronim apo antroponimpellasd-ilir-shqiptar:Demeter>Dhemeter>Dhimitër>Dmiter>
ShënMitër > Shmitër > Dmitrovicë > Mitrovicë. Edhe bashkautorët Luftulla Peza e Lilana Peza matronimin Demetra, Dhemetra e shohin me prejardhje prej shqipes dheu+mitra.
Pasiqë është fjala për shkrimtarin e njohur botëror, për Homerin dhe të dhënat onomastike të veprave të tij “Iliada” dhe “Odiseja”, që i citojnë studiuesit e botës, po i theksoj disa antroponime edhe me prejardhje të mundëshme shqipe. Për shembull, për kryepersonazhin e këtyre veprave, Uliksin apo Odiseun, që edhe vepra quhet “Odiseja”, Homeri thotë: “kapedan kish Odisé mendtarin; Odise hyjnori; Pinjoll i Zeusit, Odise Laertjadi; Odise divin; Dhe prijsi i tyre, i urti Odise; Odise (Uliks)”. Kurse, Homeri e përshkruan edhe Helenën (Elenën) me këto të dhëna: “Alkandra Helenës i dhuroi një furkë të artë; bijës së Zeusit, Helenës; e bukura Helenë, Lavdinë e Elenës” etj. Sa i përket antroponimit Odise dhe matronimit Helenë, bashkautorët L. H. Peza dhe L. Peza i shpjegojnë me burim nga shqipja, p. sh.: “Odhise = udhës, udhëtar; Helena, Elena = e + lena, përdoret edhe sot ndër shqiptarët”. Pos këtyre emrave vetjakë, Odise dhe Helenë (Elenë), si dhe shumë perëndive të tjerë, Homeri flet edhe për Hektorin dhe të ëmën e tij Hekubën, siç shkruan: “Hektor, më poshtërove; Hektor hyjnori është më trimi; Hektor kreshniku; Hektor i ndritur; Printe Hektori; Hekuba në pallat u kthye; nuk ndiej hidhërim për Hekubën; Asit, që është vëlla me Hekubën” etj. Dhe, ç’është kujtoj me interes ngjashmërie, njëjtësie e këtyre matronimeve e antroponive pellasde të Homerit paraantikë me shqiptarët e sotëm, pos të dhënave gjuhësore, se ata kanë edhe disa cilësi të përbashkëta pellasde-shqiptare materiale, dhe pikërisht është fjala për veshjet e njëjta ndër pellasdë dhe sot ndër shqiptarë. Kështu, studiuesi Orhan Rexhepi në veprën “Gjenealogjia dardane nga Noe-Noah-Nuhu deri te shqiptarët” (Preshevë, 2014, f. 26, 48) paraqet: “Odhiseun me plis në kokë, Hektorin me tirqi me të ëmën Hekubën, përsëri Hektorin me plis në kokë; Helen3n e Trojës (me plis në kokë), Her3n (me plis në kokë), Tringë Smajl Martinin, Shotë Galicën (të dyja me plisa në kokë”.
Portretet dhe shtatoret nga libri i Orhan Rexhepit, “Gjenealogjia dardane…”, f. 26, ku shkruan: “Odhiseu me plis në kokë, Hektori me tirqi me të ëmën Hekubën, përsëi Hektori me plis në Kokë”.
Kurse, për Odhiseun, i cili udhëtoi me vjet të tëra nëpër tokë dhe ujëra si udhëtar me ballafaqime e vështirësi të mëdha dhe të shumta, O. Rxhepi (në veprën voluminoze prej 458 faqesh “Pellazgo dardanët” (Preshevë, 2012, f. 166) shkruan përfundi shtatores së OdHiseut : “Odhiseu gjithkund shkonte me plis të bardhë në kokë”.
Sa i përket punëdorës së mbarimit të plisit dhe tirqve nga pellasdët, në trashëgimi porsi sot nga shqiptarët, u pa më sipër se, sipas Homerit, “Alkandra Helenës (bijës së Zeusit-R. D.) i dhuroi një furkë të artë”, pra, për tjerrjen e leshit. Ndërkaq, Luftulla Peza bën të ditur gjerësisht për pellasdët rreth punëdorës në vek dhe për artizantet e ndryshme të veshmbathjeve, prodhimeve të qumështit, të pijeve etj., siç konstaton: “Pellazgët të parët bënë tjerrjen e fijes dhe endjen e pëlhurës me vegjet e ndërtuar prej tyre, përpunuan të parët lëkurën dhe qumështin, prodhuan verën”. Disa studiues (madje fatkeqsisht ka edhe autorë shqiptarë), janë skeptikë apo edhe i injorojnë me pa të drejtë stërgjyshërit e shqiptarëve, pellasdët (në të vërtetë këta studiues e injorojnë vetvetën, sepse s’kanë njohuri gati fare për pellasdët), kurse Homeri flet qartë për Zotin e Zotërave, Zeusin Pellasgjik, që do të thotë se të gjithë banorët e shumë fiseve që i thekson ishin pellasdë, sepse në “Iliadë”, pos tjerash, shkruan: “Dhe Hipotou tok me Pile kreshnikun, bijtë e Pellazgut Leto Teutamidin, në krye të shtizorëve pellazgjikë u prinin; Mbret i pellazgve e i dodonëve, o Zeus; Dhe Hipotou, biri i pellazgut Leto”etj. / Vijon
Antroponimi i mundshëm pellasd-ilir-shqiptar Adam>Adem me prejardhje prej fjalës dhé
Mirëpo, këtu po i shtoj edhe disa të dhëna të reja për fjalën da de (d) pellasde-ilire, e cila, si duket, është përdorë në shumë onoma me trajta të ndryshme fonologjike dhe morfologjike, dhe mund të afrohet me fjalën e sotme shqipe dhe-u. Kjo fjalë de (d) për dhe, me ndryshim në shqiptim si xh e ç, sikur gjendet në bazën bind- të oikonimeve të Kosovës, Binxhë të Klinës e Binçë të Vitisë, si dhe në mikrotoponime, patronime të shqiptarëve dhe të popujve të tjerë ballkanikë. Për shembull, S. Stijoviqi, punonjës në Akademinë e Shkencave Serbe në Beograd (malazez i lindur në anën e Pejës) e ka shënuar një burim uji në Mojstir të Istogut si: Binxha, krua (origj. Binžda, izvor). Gjithashtu në Gjakovë rron sot e gjithë ditën patronimi Binxha, kurse në Prishtinë gjendet patronimi Binçe (Nazmije Binçe Bunjaku). E, te kroatët ekzistojnë me dhjetra patronime të tipit Binde, Bindus, Binder, Binderić etj.
Gjasët janë se fjala e tejlashtë da te Damater, Dav, Adal, Adam etj. mund të jetë në njëjës, singular i fjalës së mëvonshme mbase me metafoni në shumës, pra plural i singularizuar de e sot si dhe. Kështu u pa se trajta da gjendet në mbishkrimin AΔAλ (Adal) të shek. V-IV p. e. s., i gjetur në një enë argjendi në Bullgari, që e kanë dëshifruar dhe afruar, siç u pa, nga V. Georgievi e E. Çabej (sipas Pokornit) me trakishten dhe me shqipen dhe. E, sa i përket përdorimit të antroponimit Ada ndër shqiptarë gjatë mesjetës flet “relacioni i v. 1333 i kryepeshkopit (shqiptar-R. D.) të Tivarit Gulielm Ada”. Po në këtë formë Ada, pa fundoren –l (për le lem-lejom, që ngjashëm si –d te pellasd e bind për dhe, pra një tingull përfaqson një fjalë: l=lem; d=dhe), me një prapashtesë tjetër –m si Adam, për kuptimin e të cilit antroponim kanë folur shumë studiues, shfaqet si antroponim nëpër kohë, dhe ka ndryshuar në rrënjë si Adam>Adem, varësisht nga popujt që e përdorin. Me një formant më të gjerë, si Adamant, e përdor edhe Homeri (“Por ia bleu mendjen Adamant Asiadi”). Kur jemi te Homeri, po e jep edhe një hipotezë, se edhe te pjesa e dytë –ada në titullin e epit të Homerit ”Iliada”, gjasët janë se kemi të bëjmë me fjalën e protoshqipes -da për dhé, për këto arsye kuptimore materiale. Pjesa e parë Ili- (Ili+ada) ka të bëjë mbase me tipin e vendbanimit të fortifikuar kodrinor Ili-Ilion, që e përshkruan Homeri sa e sa herë në poemat “Iliada” dhe “Odiseja” (muret e Ilionit; Ilioni i shenjtë; Ilion nga emri i kështjellës-Akropolit, n’ kala t’Ilionit, të lashtit Ilo Dardanit; kur kthehej prej Epirit nga Ili, nën Ilion mbahej kuvend, drejt Ilionit Zeusi buçimtar). Po e them këtë në karahasim me tipin tjetër të vendbanimit rrafshinor Troja, që gjendet afër Ilionit-Ilit. Vendbanime të tilla paraantike e antike pellasde-ilire të llojit kodrinor të fortifikuar dhe rrafshinor, afër njëri-tjetrit, janë jo vetëm Ilioni e Troja; po në Athinë edhe Akropoli në kodrinë dhe Partenoni në rrafsh; mandej Butrinti në rrafsh dhe aty afër Kodra e Trojës; Dyrrahu (Durrësi) prej Dy rraheve, dy vendbanimeve, një në rrafsh e një në kodër; si dhe shumë vendbanime të tilla në Kosovë, për të cilat kam shkruar gjerësisht më parë. Pastaj, se fortifikatën Ili ose Ilioni, bashkautorët L. H. Peza e L. Peza e shpjegojnë prej shqipes: “Ili ose Ilion = vjen nga fjala shqipe Yll, ylli. Edhe sot përdoret emri Ili”.
Ngjashëm si këta bashkautorë, L. H. Peza e L. Peza, edhe Orhaln Rexhepi e shpjegon qytetin e Ilit ose Ilionit, siç shkruan: “Në fakt, Homeri, përdorë të dy emrat për të treguar Trojanët, si atë Dardan dhe atë Trojan. Ili ose Ylli e ndërtoi qytetin e Trojës, prandaj Homeri e quan edhe si Trojën edhe si Ilu, nga ku ka marrë emrin dhe vepra e tij Iliada, e që ne Shqiptarët duhet ta quajmë Ylliada…”.O. Rexhepi mendon, ashtu si disa studiues, se me emrat Trojë dhe Ili (Ilion) kemi të bëjmë me të njëjtin vendbanim paraantik, kurse u pa më lartë se kemi të bëjmë me dy lloje vendbanimesh. Dhe, gjasët janë se Il Dardani, apo së bashku me pararëndësin e tij, Dardanin e themeloi Ilin (Ilionin), kurse, Troji themeloi Trojën, sepse, antroponimet Il dhe Troj përmenden në gjenealogjinë e gjatë që e paraqet Homeri në “Iliadë”, p. sh.: “Zeusi, që venjt e kthiell, së pari lindi prijsin Dardan, që themeloi Dardanien, Dardani bëri Eriktonin…Dhe Erikgtoni, mbeti i trojanëve, Trojin e polli, e Trojit i lelnë tre djema trima si zana, Ili e Asaraku, dhe Ganimedi yll me bisht i bukur, dhe Ili bëri Laomedont zëmadhin…”.
Tradita apo trashëgimia për pagëzimin e foshnjeve me emrin vetjak Il ka vijuar që nga pellasdët e deri më sot te shqiptarët, sepse unë i kam shënuar dy shembuj. Për shembull, në fshatin më të lartë të Rugovës, në Rekë të Allagës, mbahet mend plaku i dikurshëm Il Hyseni, kurse, si duket, në fshatin baritor Boboshticë të rrethit të Korçës përmendet Ilo Mitkë Qafzezi.
Dhe, ndoshta Ili apo Ilioni është quajtur edhe si Iliada, ose kështu e ka quajtur vetë Homeri dhe ia ka kushtuar epin “Iliada”. Kështu, kuptimisht dhe etimololgjikisht, përkatësisht hipotetikisht mund ta shpejgojmë oikonimin Iliada, se në krahasim me vendbanimin rrafshinor Troja, siç shkruan në “Iliada”: “Për hir të tokës pjellore që kishte Troja afër detit…”),Ili Dardan që e ndërtoi Ili-n ose Ilionin, ishte yll në dhé apo lartësi (fortifikatë në kodër), në karahasim me diellin apo yllin në qiell, që sa për krahasim antipod me yllin në dhé me diellin ose yllin në qiell ndoshta do ta quanim “Yllqiell”(?).
Prej 11 kuptimeve që i kanë paraqitur bashkautorët Jean Chvalier e Alain Cheerbrant në “Fjalorin e Simboleve” për simotrat e antroponimit Adam, sqarojnë edhe sa vijon: “Adam domethënë njeri i dheut (tokës – R. D.), të cilin e krijoi Zoti nga dheu (në hebraisht: adamah: tokë e punuar; sipas hipotezës tjetër: toka njerëz)…duke treguar krijimin e Adamit para se të krijohet Eva (Eva është krijuar nga brinjt e trupit të Adamit). 7. Sipas përshkrimit të parë Adami shfaqet si fytyrë dygjinish... Por, shfaqet edhe Adami tjetër i dytë, Isus Krishti, ndërkaq i pari në kuptimin mistik të fjalës”.
Përafërsisht njësoj si dy bashkarutorët e mësipërm, edhe Bratolub Klaiqi e shpjegon origjinën e antroponimit Adam, pas të cilit: “Adam (hebr. njeri i krijuar prej dheut) sipas biblës emri i njeriut të parë…; Brija e Adamit – gruaja, sipas biblës Zoti e krijoi gruan prej brijve të trupit të Adamit”. Mendimet e bashkautorëve J. Chvaler e A. Cheerbrant si dhe të B. Klaiqit se Adam domethënë njeri i dheut, të cilin e krijoi Zoti nga dheu, vetëm sa e përforcon mendimin se te pjesa e këtij antroponimi da në rrënjën Adam, sikur mund të kërkohet paraprisja e pellasdo-shqipes da në shumës de për dhé tek Adem. Gjithashtu studiuesi kroat Mate Shimundiq në “Fjalorin e emrave vetjakë” një matronim (emër femre) Ada e përshkruan gjerësisht dhe e lidh me: “Heb. ‘Adhâh – që është e zbukuruar. Nga ‘adhi – zbukurim”, dhe me këtë emër përmend shumë antroponime e matronime te popujt e ndryshëm me kuptime të ndryshme: “te gjermanët Adalbert m. , Adalberta f. për fisnik – fisnike; Adam m. heb. Adam – njeri, Adamka f. nga greq. adelphé – motër; Adelija, f. nga greq. Adélē – ularica (bimë), burim-krua, fjalë e paqartë, nuk bie në sy shumë; Adelita f. spanisht Adelita nga frengj. Adèle; Ademir, m. nga lat. admirer 1. Mburrje, habi – çudi, Admira, f. ; Adon, m. heb. Adhōn – zotëri, sundues, Adona f.; Adonis, m. greq. Adonis nga heb. Adhō. Shih Adon; Adorjan, m. hung. Adorjan nga lat. Adrinus, Adrija, f. Ada, Ade, Adi, Adica, Adra, Adre, Adrica. Lat. Adri, qytet në veri të Italisë, afër detit Adriatik (sipas të cilit u quajt edhe ky qytet). Emërtimi Adria buron nga ilir. Adria, kurse kuptimi i këtij emërtimi nuk dihet; Adrijan, m. lat. Adrianus, Hadrianus – adrijski, hadrijski, i formuar nga Adria. Shih Adrija, Adrijana f. lat. Adriana, Hadriana…”. E cituam gjerësisht këtë studiues, M. Shimundiqin për disa arsye.
Së pari, se fjalën apo rrënjën ad ky studiues e jep në formante të llojllojshme dhe ka gjasë që në kompozita ndër popuj të shumtë të Evropës, pjesa më e madhe e këtyre antroponimeve buron prej hebraishtes. Kurse, hebraishtja mendohet se e ka djepin e mirëfilltë në veri të Azisë, atje ku gjendet Izraeli. Ndërkaq, M. Budimiri shton se “Është një e dhënë e ruajtur në mesin e grimcave të filistinëve nga Palestina, të cilët kah mesi i mijëvjeçarëve të dytë të kohës së vjetër e kanë përfshirë Pellazgët nga Epiri…, të cilët nëpër Peloponez (Hellas apo More-R. D.) dhe Kretë, e sigurisht dhe nëpër Qipër kanë arritur në bregdetin sirian”. Por, derisa M. Budimiri, si po shihet, i bie Pellazgët nga Epiri në Palestinë, S. Konda filistejt i bie nga Kreta, si thotë, se “si invadorë u derdhën në Siri, në Palestinë, e përmes Nilit arritën edhe në Egjypt në kohën e Faraonit Ramses III (rreth vitit 1198-1167 para e. r.)…”. Sipas këtyre fakteve të pamohuara dhe të përafërta të emërtimeve filistej dhe Palestinë na bëjnë të kuptojmë se kanë të bëjnë me emërtimin pellasd, sepse afria më bindëse e tyre është –t-ja e rrënjorit e përafërt apo e njëjtë me tingullin –d- te emërtimi pellasd, për të cilën dukuri të shurdhimit të –d-s “dhe” në –t- “dhe” do të flasim edhe në vijim, sidomos për përdorimin nga disa studiues të emërtmit pellast më shpesh se pllazg. /Vijon
Fjala pellasde-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike (4)
Por, të shohim se si S. Konda e sheh shtrirjen e pellasdëve nëpër tri kontinente, sipas të cilit: “pellazgët, stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pasi u nisën që në kohërat parahistorike nga India, u përhapën kudo, në Azinë e Madhe, në Azinë e Vogël, në Thrakë, në Maqedhoni, në Epir, në Iliri, në gjithë Greqinë, në Ishujt e Detit Mesdhe, në Itali, në Egjypt, në Bregdetin e Lybisë (Afrikës), në Etiopi dhe në Spanjë…”.Pra, S. Konda i paraqet pellazgët apo pellasdët si banues edhe në Egjipt, në Bregdetin e Libisë ose Afrikës, në Etiopi etj. Edhe M. Shimundiqi, një autor kroat, i vështron disa antroponime me trajta të nduarnduarta, që ka gjasë së përmbajnë fjalën pellasde-ilire-shqipe *dá>de>dhé. Antroponimet që i zë ngoje M. Shimundiqi janë të tipit Adrianus Hadrianus, ku vërehen edhe dy paranteza të mundshme A- dhe H- të rrënjorit ad- (për dhé), për të cilat gjithashtu mund të flitet gjerësisht për kuptimin e vet fjalës ad. Për a-në protetike jot e kjo fjalë, bën fjalë Dragutin Raguzh, sipas të cilit “kjo grafi hetohet te shembujt Araguse Aragusevich për Raguzën (Dubrovnikun-R. D.)…Mirëpo kjo a protetike ekziston në terrenin italijan, të frengjishtes së vjetër, në arumanishte, dhe sipas Tache Papahagit ofrohet mundësia që kjo a është pasojë e ndikimit grek, e cila a si protetike është e shpeshtë te shumë fjalë”. Se a është a-ja protetike te disa fjalë ndikim i greqishtës apo protoshqipes, duhet bërë fjalë gjerësisht, por kujtoj se këtu nuk e ka vendin këtë herë.
Së dyti, M. Shimundiqi thotë se “Emri Adria buron nga ilir. Adra, por që kuptimi i tij nuk dihet”, e, sipas nesh, ky antroponim duhet të ketë një domethënie, kuptim. Edhe kroati D. R. Mioçeviqi, duke e cituar Radosllav Katiçiqin, e thekson një antroponim ilir shumë të moçëm Adrianta (‘Aδρíας), siç shkruan: “të monedhave të tij (IONIO)…njëherë ai shfaqet si i biri i Adriantit (‘Aδρíας), që i njëjti është konsideruar mbret ilir dhe eponym i Detit Adriatik, ndërsa herën e dytë, si i biri i Dirahut (Δúρραχος), eponim i qytetit të Dirahut (Durrësit, shek. III p. e. s.)”.
Së treti, matronimin Adelija f. (matronimet apo emrat e femrave kanë qenë më arkaikë se emrat e meshkujve-R. D.) M. Shimundiqi e qet me origjinë “Nga greq. adélē (burim-krua), e paqartë, që nuk bie në sy”. Te ky matronim Adelija, që duket të jetë si kompozitë, sadoqë autori M. Shimundiq e sheh me prejardhje greke (por e qet si të paqartë, që nuk bie në sy), gjasët janë se mund të jetë i protoshqipes nga elementet gjuhësore shqipe dhé + le lindur(?), pra, uji, burim i dalë ose I lindur nga dheu, që edhe uji i Adriatikut mund të jetë konsideruar, sipas mitologjisë, i dalë nga dheu (toka), se shtratin e ka në tokë. Dhe kështu, sipas dëshmive të mësipërme gjasët janë se hidronimi ose deti grandioz Adriatik mund të jetë ruajtur me këtë trajtë më së miri në shqipe, dhe të zbërthehet me zanafillë pellasde-ilire-shqipe nga Adriatik=Ad “dhe” e –at “ati, babai” (pra, ati i ujit i dalë prej dheut), dhe prapashtesa –ik(?).
Poashtu etimologu kroat, P. Skoku flet për fjalën ad në disa gjuhë sllave, siç veneron: “ad m, që gjendet në gjuhët e disa sllavëve ortodoksë (Bullgarëve e Rusve) është sinonim për parajsë, që është huazim nga greq. vj. Äδης (hadi, bota nëntoksore) > lat. ades > ital. ade…”.Formantet e mësipërme greq. vj. Adis-hadi, lat. ades, ital. ade bëjnë me dije se si janë degëzuar trajtat dhe kuptimet e fjalës ad, had, hod, hot etj., mbase për udhë në dhe, për udhën e “përjetshme” të nëntokës në trojet pellasde-ilire-shqipe. Porse, sot ka sa e sa antroponime, patronime e oikonime të shqiptarëve, sidomos në Kosovë, me bazën had- (hod-), për të cilin rrënjor unë kam folur gjerësisht më së dy herë me të dhëna materiale sidomos të terrenit, duke i krahasuar veçmas me Hadin e “Iliadës” së Homerit dhe me fjalën e sotme të shqipes hot: had>hod>hud dhe udhë për në dhe, në botën e nëntokës. Kështu, tingulli më stabil në këto onoma kombëtare dhe ndërkombëtare është tingulli d, ndonse si d është shtanguar nëpër kohë dhe përdoret në emërtime pasive të gjuhës shqipe, e, me kohë në shqipe është shndërruar në dh, si në fjalët udhë e dhé.
Përkitazi me mundësinë e tingullit d në antroponimet Adam-Adem, sipas mitologjisë, njeriu i krijuar prej dheut, kudo sot përdoren këto antroponime dhe të tjera antroponime e patronime me bazën ad-, porse këtu, prej qindëra e mija patronimeve në Kroaci me këtë rrënjor po i përmendim disa, p. sh.: Adam, Adami, Adamić, Adaković, Adamček, Adamčić, Adamčik, Adamčuk, Adamek, Adame, Adamik, Adamović, Adamoz, Adan,Adanec, Adany, Adašević, Adelmann, Ademovič, Aden, Adić, Adilić, Adinić, Adenić, Adonić, Adum, etj. Prandaj, fjala dhé, duke u përdorur me mija vjet që nga pellasdët paraantikë, ilirët antikë e deri më sot te shqiptarët dhe te popujt të tjerë, ka pësuar ndryshime të mëdha kuptimore, fonetike e morfologjike, shpeshherë edhe duke e humbur kuptimin e mirëfilltë në shumë fjalë. Por, pos në fjalët e mundshme pelasd, bind, ad etj., gjasët janë se fjala dhé ruhet e strukur edhe në antroponimin me trajtat Adam e Adem, që trajta e dytë përdoret sot më dendur te ne shqiptarët. Dhe, lidhur me antroponimin Adam se përdorej me këtë trajtë tek ilirët dhe te protoshqiptarët, po i theksoj dy dëshmi. Kështu, arkeologu i mirënjohur shqiptar Vangjel Toçi shton për këtë antroponim ilir të tipit Adam sa vijon: “ΑΔΑΜΑΤΑΣ χαίρε (në shtyllë). Emni ‘Αδαμάτaζ (Adamatas-R. D.) asht me origjinë ilire, mbasi atë e lexojmë në një monedhë bronxi të Skodras, kryeqendër e shtetit ilir të Ardianëve, dhe nuk gjindet në viset greke…Disa prej tyne si Adamat, Annea, Pita, Tataia…nuk përfshihen as në fjalorin e përmendun të H. Krahes…Αδαμάταζ m. në Dyrrahachium, Scodra”. Pra, antroponimi Adamatos (Adamatos) në Shkodër dhe Adamatas në Durrës flet se të parët tanë, pellasdët e ilirët mbanin antroponimin e zanafillës së mirëfilltë Adam.
Ndërsa, sa i përket pranisë së antroponimit Adam gjatë mesjetës te shqiptarët, në një artikull për një dokument parabuzukjan në shqipe, të shek. XIV, bëhet e ditur se aty shfaqet edhe antroponiimi i shqiptarëve Adam, dhe se dy profesorë austriakë, Stefan Schumacer dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave e Austrisë, në bazë të këtij dokumenti shqip, “kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe”. Këto të dhëna ilire dhe shqipe për njeriun e parë Adam, i krijuar sipas mitologjisë nga dheu, kanë rëndësi të madhe se antroponimi Adam është përdorë tek ilirët dhe te shqiptarët krishterë mesjetarë, para se të futej në shqipe me trajtën Adem edhe përmes turqishtes, dhe se kemi arsye ta kërkojmë tek emri vetjak Adam-Adem rrënjorin –da- (-de-, -dhé-), me a-në protetike dhe me –m-në fundore.
Fjala pellasde-thrakase-shqipe dav (dab)>dev>dhé në disa oikonime të Kosovës
Si më e afërt me fjalën e sotme shqipe dhé është një fjalë, që konsiderohet e thrakishtes dav>dev>div etj., e cila haset sidomos në antroponime, patronime e oikonime, për të cilën fjalë në këto funksione onomastike kam shkruar gjerësisht edhe më parë, që, sipas gjuhëtarëve bullgarë Vlladimir Georgievit e Ivan Duridanovit haset si fjalë thrakase në oikonimet e tipit të fortifikuar në pjesët e Bullgarisë antike: Buridava, Acidava, Murideba, Pulpi-deva etj. Më saktësisht, I. Duridanovi konstaton: “Përhapja gjeografike e dy formave (me –a- dhe me –e-) tregon se në veri të Danubit emrate vendeve janë formuar vetëm me formatin me –a- në rrënjë, vetëm si –dava, -davov, -daba, dhe vetëm një emër me –deva. Në pjesën jugore të danubit, përveç me –dava (‘davi, -daba), hasen edhe emra vendesh me –deva, …forma deva (prkatësisht *deva) me kuptimin qytet, që tregon qytetin Pulpudeva, që bëhet fjalë për përkthim të vërtetë në greqisht Philippopolis”. / Vijon
Fjala pellasde-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike (5)
Mirëpo, Eqrem Çabej, në bazë të një fjale dava në emrin e një fortifikate në Gjermaninë antike, mendon se thrakasit shtriheshin edhe në Gjermani, siç thotë: “Emrat e qyteteve trake na paraqiten si kompozita me –dava-deva, ku –dava –deva duhet të ketë pasur një kuptim si vend, qytet…Në bazë të këtij kriteri, si u gjet emri i qytetit Setidava në Germania Magna, u mendua me të drejtë se Trakasit dikur shtriheshin gjer në Gjermani”. Prania e fjalës –dava (te Setidava) dhe gjetiu është pellasde, si paraprirëse e thrakishtes. Porse, sipas Shaban Demirajt, Veigand-i “pranon me rezervë edhe mendimin e Tomashekut, që tek elementi i dytë –deva në toponimet trake si Pulpudeva etj., shihet një fjalë që e lidhte me fjalën shqipe dhé”. (Sa u përket oikonimeve thrakase-shqiptare me bazat dab-, dob-, dav, dev-, div- etj., unë kam bërë fjalë krahazi tyre edhe me bazat ilire-shqipe të oikonimeve të ngjashme për vendbanimet ilire të tipit të fortifikuar edhe sot te shqiptarët me bazat taor-, taur-, tur-, dur-, tir- në 13 faqe libri).
Madje kam thënë se fjalët dab, dab, dev, div për dhé apo kështjellë (fortifikatë, kastër, kala) sot gjenden më tepër në oikonimet e Kosovës, nëpër të cilat fshatra me këtë emërtim njëmend ka gjurmë apo rrënoja kështjellash me zanafillë paraantike apo antike, përreth të cilave zotëron një nomenklaturë e lashtë dhe pagane, siç janë oikonimet: Devetak (Shtime), Devajë (Viti), Devë (Gjakovë), Devçe (ana e Toplicës – Sanxhaku i Nishit), Kisha e Deviçit (Skënderaj), Dabishefc (Prishtinë), Divjakë (një fshat i Drenicës dhe një i Lushnjës në Shqipëri), Devolli (krahinë në Shqipëri) etj. Sa i përket prejardhjes së Krahinës dhe lumit me emër Devolli, me rrënjorin e mundshëm dev- për dhé, arkeologu Vangjel Toçi bën të ditur se ky emër “ka lidhje me emrin e fisit ilir të Eordejve të cilët banojshin në krahinën e sotme të Devollit”. Ndërkaq, për disa trajta gjuhësore të emërtimit iliro-shqiptar Devoll flet edhe David Luka, i cili pohon: “Lumi Devoll në kohë të lashta quhej Eordai. Me këtë emër përmendet edhe një fis ilir e një krahinë në Ilirinë e jugut…Edhe në mesjetë na del ky emër si lumë e si krahinë Deabolis (viti 1019) dhe Deuolla (1272) e kontrata Devolie (viti 1293)”.
Dhe, lidhur me onomat me bazën antroponimike dev- po shtoj se nuk me duket i qëlluar mendimi i Çlirim Bidollarit, i cili disa patronime të shqiptarëve nëpër qytetet e Shqipërisë (si “Deveja (Ko., El., Tr), Dèva (Sh., Di., Tr.,), Devè (Ko., Vl.)”, si dhe ktetikët “Devolli (Vl., T., Ko., Gj., Br., El.) nga emri i një krahine të njohur të vendit Devoll-i…”), i sheh me etimologji “nga një fjalë e shqipes deve-ja (gamile) me burim prej turq. devè”. Kjo etimologji i përngjan më shumë etimologjisë popullore e jo shkencore. Mendimi se oikonimet dhe patronimet me rrënjorin dev- mund të kenë prejardhje orientale nga emri i shtazës deve hidhet poshtë bindshëm, pos me të dhënat e mësipërme, edhe me të dhënën se prejardhja e oikonimeve me bazë antroponimike orientale ose turke janë shumë të rralla. Kështu, prej topogërmadhës Gjyteti, që gjendet si ndërmjet fshatrave Devetak, Grajçec dhe Topillë, ka gjasë se janë krijuar shtresime gjuhësore kronologjike: të kohës më të moçme dev “dhe” në oikonimin Devetak; mandej si të hershëm e shoh edhe oikonimin Topillë, nga një fjalë e mundshme gjithashtu thrakase dob>dop>top, gjithashtu e një kohe të vjetër për dab>dob>top(?) “dhe, fortifikatë”; shtresa romake-latine Gjyteti; mandej shtresa e mundshme sllave është oikonimi Grajçevc nga fjala sllave grad>gradc>graç “kështjellë, fortifikatë, kala, kastër”. Pra, është e mundshme që të gjithë emrat e këtyre katundeve të kenë të bëjnë me topogërmadhën e sotme Gjyteti, që gjendet si në mes këtyre fshatra, kah kalonte mbase dikur udha e karavaneve rrëzë malit plak të Sharit.
Fjala shqipe dhé mbase qendron në emrin e perëndisë ilire të ujit Bind
Gjasët janë se fjala shqipe dhé qendron me trajtën e shkurtuar –d (de-dhé) në emrin e hyjnisë ilire të ujit Bind, po mbase edhe në fjalët e shqipes bindje si emër dhe bindem si folje. Po themi kështu, sepse sikur del kuptimisht se Bindi ilir lidhet me kultin e ujit, me ujin që buron (del) prej dheut (tokës), dhe për këtë dukuri ka gjasë se njerëzimi është habitur, çuditur për mirësinë, të mirën e pakrahasuar nga uji, dhe në këtë mënyrë edhe nga zoti i ujit Bind. Për Zotin Bind të burimit të ujit dhe përgjithësisht të ujit, të kroit, të detit etj. si kompozitë mund të jetë e përbërë prej dy fjalësh bin+d, pra nga: i binë (i mbirë, i bimë) + prej dheut, tokës. Po nga kjo fjalë mund të shpjegohen edhe shumë fjalë të tjera të shqipes me përngjitjen e –d-es për dhé, që i kam shqyrtuar në një libër në dorëshkrim.
Kështu, edhe te disa fjalë të shqipes, që i ndriçon prof. E. Çabej, mund të nxjerrim etimologji pak më ndryshe. Për shembull: fjala e shqipes bindje “mbush mendjen”, sidomos shembulli që e thekson bindi i botës, sipas nesh, mund të jetë si sintagmë tautologjike, e përbërë prej tri fjalësh: bin+dhe dhe botë “dhe”, ku dhe e botë si sinonime krijojnë tautologji. Fjalët e shqipes bind, lind e vend, që prof. E. Çabej i shpjegon gjerësisht, ne i kemi shtruar në mënyrë hipotetike, me anë të kultit ndaj dheut nëpër mote: bind = bin (bij) uji + nga dheu; lind = leu (fëmija, njeriu i parë) + nga dheu (Zoti e krijoi njeriun e parë prej dheut); vend = vë vu + në dhe (tokë të Zotit). Te këto fjalë të shqipes, ngjashëm si te fjala bind, d-ja fundore nuk është sekundare, siç thotë E. Çabej, po mund të jetë primare, dhe kështu unë e shpreh mendimin tim hipotetik për këtë fjalë në bazë të mendimit të Norbert Joklit dhe të Pedersenit, në bazë të të cilëve na njofton E. Çabej për fjalën lind, që u tha më sipër, se –d-ja te lind është primare si te shumë fjalë të gjuhëve indoevropiane.
Për lashtësinë e fjalës shqipe dhé sikur flasin edhe disa shprehje e shprehi, dukuri të ruajtura në traditën popullore shqiptare si bestytni ndaj kësaj fjale deri më sot ndër ne, p. sh. dëgjohen fjalët e urta popullore shqipe po për dheun e ujin: Dhe e uj s’ka pushtue dija; Dhe jemi kânë- edhe dhé do t’ bâhmi, apo: Dheu për ne dhe ne për dhe; Dheu i zi ban (bën) bukën e bardhë. Gjithashtu më kujtohet se kur barinjtë ose argatët (bujqit) në ara, pasi kanë ngrënë bukë (drekë), që nuk kanë pasur ujë me i la duart, pasi kanë ngrënë bukë, në vend të ujit i kanë fërkuar duart me dhe. Këto dukuri tregojnë traditën popullore shqiptare të kultit ndaj dheut, tokës e ujit si elemente primare për të jetuar.
Të gjitha këto të dhëna të mësipërme sikur e forcojnë prejardhjen e fjalës shqipe bind (bindem), e edhe emrin e hyjnisë pellasde-ilire Bind nga folja bin (bij), apo i bimë dhe –d për dhe, pra uji ose zoti i ujit i mbirë prej dheut. Për lashtësinë e hyjnisë pellasde-ilire Bind, dhe për ndryshime të mundëshme fonologjike e morfologjike të këtij emri nëpër kohë të mugëta, flasin edhe këto të dhëna në vijim.
Kështu, Radivoje Peshiqi (Radivoje Pešić), duke bërë fjalë për Alfabetin e Vinçës (Vinčansko pismo) te Beogradi, buzë Danubit, konstaton se ”Zbulimi i Alfabetit të Vinçës me shenjat e Lepenski Virit (kronologjia e të cilit alfabet përcaktohet i periudhës 7000 e 6000 vjet p. e. s.), si shkrime me burime më të vjietra në botë”, dhe se po sipas tij: “Uji për njeriun ka qenë element për ekzistencë, por edhe si nevojë shpirtërore, ashtu si zjarri. Tigri dhe Eufrati, si dhe Nili, Dnjepri, Dnjestri e Danubi ende nuk na kanë rrëfyer deri në fund tregimin për zhvillimin e civilizimit të tyre të çuditshëm të kulturës shpirtërore e materiale.” Pra, rëndësia e ujit për njeriun është çështje jetike, me rëndësi të pakrahasuar për njerëzimin dhe për çdo gjë që rritet mbi tokë, e për këtë arsye edhe emri i hyjnisë pellasde-ilire Bind është ngulitur pikërisht pranë ujërave, detnave, lumenjve, krojeve, liqejve etj. Por, R. Peshiqi përpiqet t’i shpjegojë etimologjitë e fjalëve të moçme, si p. sh. fjalën pelast pellazg sipas nesh gabimisht, kurse nuk e shpjegon fjalën vinçë, që e përdor edhe në titullin e veprës së tij “Alfabeti (shkrimi) i Vinçës”. Mbase te fjala vinç mund të kërkohet fjala bind, pikërisht tek emri i fortifikatës së rindërtuar Bindimiola te Danubi, që theksohet në veprën e Prokopit të Cezares “De aedificiis” (Mbi ndërtimet), të cilën vepër e shkroi rreth vitit 560 të e. s.
Si fortifikatë e rindërtuar mu buzë lumit Timok, jo forte larg Danubit, Bindimiola ndodhej “Në krahinën e qytetit AqueTimathiom…”.Për këtë hidronim Bindimiola flet edhe Ruzhdi Ushaku, duke e zbërthyer si togfjalësh – kompozitë Bindi + miola. Mirëpo, lidhur me analizën dhe zbërthimin e oikonimit Bindimiola, që e bën R. Ushaku, duke e ndarë në dy pjesë apo në dy gjymtyrë: Bind “zoti i krojeve” dhe miola “rrjedhë ose derdhje uji”, unë shoh jo dy po tri gjymtyrë: 1) Bin (për i binë, i bimë, i mbirë); 2) –d- (për dhé), dhe 3) miola (për rrjedhë uji). Pra, është më afër mendjes që ky oikonim të zbërthehet: Bindimiola = Bin+dhe+rrjedhë uji apo krua, që Bindi hyjni është përcjellë brez pas brezi te shqiptarët në hidronime dhe oikonime, si pjesë përbërëse e fjalorit pasiv të shqipes së sotme.
Fjala pellasde-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike (6)
Edhe togfjalëshat që i thekson R. Ushaku për perëndinë Bindo Neptuno të kohës romake dhe Bindimiola të shek. VI si “Bindi i Zotit, Bindi i dheut, Bindi i tokës, Bindi i botës”, sikur flasin në favor të zbërthimit etimololgjik: Bin+dhe+miola. Te këto togfjalësha me fjalët dhe, tokë, botë gjasët janë se kemi të bëjmë me sintagma tautologjike, me përsëritjen apo përforcimin e fjalës dhe, një e përngjitur dhe si e gjymtuar –d e protoshqipes te Bind për dhe, dhe tjetra si pjesë e sintagmës dhe, tokë, botë. Edhe te fjalët që i trajton R. Ushaku ven(d), katun(d) e fun(d) (për vend u tha më sipër se flet E. Çabej), –d-ja mund të mos jetë sekundare po primare dhe të kemi zbërthimin kuptimor në pjesët: vend = vë + dhe (vë apo vën në dhe, në tokë); katund = ka + tunje–shtektim + de-dhe (ka tundje, lëvizje në dhe, nëpër tokë për të kërkuar kullosa); fund = fun-i + dhe-u (funi në dhe, pasiqë në kosovarishte fjala fund përdoret edhe pa –d-enë si fun). Kështu, vetvetiu sikur del se antroponimi apo perëndia Bind i shtanguar në emërtimin e fortifikatës Bindimiol (njëra prej 360 kështjellave të rindërtuara e ndërtuara prej mbretit ilir Justinianit, sipas veprës së Prokopit të Cezaresë “Mbi ndërtimet” të viltit 560, që “perandori Justinian e fortifikon krejt pjesën e brendëshme të Ilirisë”, është shumë më e vjetër se sa viti 560 kur e përmend Prokopi i Cezaresë.
Por, perëndia ilire Bind, si figurë mitologjike ka gjasë të jetë më e lashtë se fjalët bindja dhe bindem, që përkojnë për nga përbërja tingullore, po ndryshojnë për nga pikëpamja kuptimore. Si dëshmi për përmendjen e zotit të ujërave Bind në traditën shiptare është edhe përdorimi i emrit të kësaj perëndie Bind nga shkrimtari i veriut, Ndre Mjeda, për të cilën çështje flasin autorët Gjovalin Shkurtaj e Ruzhdi Ushaku. Gjithashtu edhe D. Nikollë Gazulli mendoj se e paraqet tërthorazi këtë figurë me fjalën bind, sadoqë s’e përmend Bindin si hyjni ilire, sepse thotë: “Bindi (S. P.) 1. çudi, mrekulli. 2. send i çuditshëm, i mrekullueshëm: Bindi i Zotit: mirabile Dei (lat.). Ishte bindi i tokës: një mrekulli, për bind: mrekullisht”. Ngjashëm si D. N. Gazulli këtë fjalë bind e shpjegon kuptimisht edhe E. Çabej, por nuk e thekson as ky Bindin si hyjni ilire, sadoqë sikur kuptohet Zoti Bind, sepse thotë: “bind bindem…bind m. (çudi, habi), (çudi, mrekulli); send i çuditshëm, i mrekullueshëm, ishte bindi i botës, në Malësi të Madhe (Shkurtaj)…”. Fjalët e krijuara me rrënjorin bind- i ka paraqitur edhe Luka Lukaj në fjalorin e tij dygjuhësor të vitit 1935 shqip-srbohrvatisht (serbokroatisht) dhe anasjelltas, ku i merr 11 shembuj me interes për studim, për shembull, ja disa prej tyre: “bind, -i, (-a, -ë), m. div, čudovište, nevidšždeno: adv. začudjeno; bindshëm, i, (e, bindshme); bindtore, -rja f.; bindue, me bindue; bindun, i bindun”. Pra, siç po shihet këta studiues, D. N. Gazulli, E. Çabej e L. Luka nuk e përmendin zotin pelasd-ilir Bind, po shpjegimet që i bëjnë për emrin bindja dhe foljen bindem sikur del i qartë ky zot mitologjik i ujit-Bind, që në një mënyrë apo tjetër këto të dhëna bëjnë të ditur se kjo hyjni identifikohet me mitin për ujin, që del vrullshëm prej dheut, sepse D. N. Gazulli e cilëson bindi i tokës, kurse E. Çabej e sheh bindin e botës (dheut – R. D.) si çudi, habi, mrekulli, send i çuditshëm etj. Ndërkaq, edhe mendimi i R. Ushakut është i ngjashëm me mendimet e dy studiuesve të mësipërm për fjalën bind, siç konstaton: “Semantizmi i emrit bind në gjuhën shqipe i ngërthen kuptimet e mrekullisë, çudisë, admirimit, mahnitjes, por edhe të habisë, drojës, frikës, shëmtisë, veti këto hyjnore”, që gjithashtu për ne bën të ditur për kompozitën bind nga bij (i binë, i bimë) për ujë nga dheu. Kështu, edhe uji që del prej dheut (tokës) është menduar se e sjell zoti ilir Bindi, që gjoja se del, bin si një mrekulli, çudi e habi prej dheut, ashtu siç dalin edhe bimët, që gjithashtu edhe te fjala bimë mund të kërkohet folja bij.
Si antroponim ilir Bind, që ka të bëjë me emër teofor, e përmend edhe Vladimir Zoto, i cili e përshkruan me këto fjalë: “Bindus, zoti ilir i ujit, burimeve dhe plleshmërisë, i ngjashëm me Poseidonin grek dhe Neptunin romak…Bindus shpjegohet nga emri i shqipes bind, i cili ka kuptimin çudi, mrekulli”. Bindin si zot e cek edhe Faik Konica, për të cilin shton: “Besohet se Bindusi ishte perëndia e krojeve”. I theksuam këto mendime të këtyre autorëve për Bindin ilir, zot i krojeve, por, kur është fjala për F. Konicën, konkretisht për venlindjen e tij, po e vëj në spikamë një të dhënë kujtoj me rëndësi për atë anë të Epirit pellasd-ilir-shqiptar.
Fjalën e kemi për oronimin Pindi në Epir dhe për fshatin afër tij Konicë, vendlindjen e Faik Konicës, që, si duket, shkrimtari e mban këtë patronim Konica si ktetik, për të cilin lexojmë se: “Një anglez tjetër H. S. Breilford jep një përshkrim të saktë të mikut të tij – Faik Konicën…, i lindur në fshatin e lënë rrëzë Pindit, së shpejti u bë njëri ndër miqt e mi më të kulturuar”. Prandaj, shkrimtari dhe patrioti i devotshëm Faik Konica e thekson Bindin ilir mbase në bazë edhe të traditës, që kishte dëgjuar në mbamendjen trashëgimisë popullore, ku ishte rritur afër oronimit pellasdo-iliro-shqiptar Pindi. Kështu, pra, për Bindin në shqyrtim ka rëndësi oronimi Pindi, ku qendron i strukur me mija vjet emri i perëndisë pellasde-ilire të ujërave Bind, për të cilën trajtë gjuhësore Pind po i themi disa fjalë.
Po e krahasojmë, sipas dijetarëve, perëndinë pellasde-ilire Bind me hyjnitë romake e greke. Studiuesit kroatë zotin ilir të ujërave Bind në një mënyrë a tjetër e paraqesin më të moçëm se perëndinë romake të ujërave Neptun. Kështu, P. Skoku bën me dije se “Romakët i marrin zotërat e njerëzve vendas (e ka fjalën për zotërat ilirë-R. D.), p. sh. flijuesi nga Privilice te Bihaqi. Hyjnia ilire Bindus është barazuar me Neptunusin si Bindo Neptuno, pra zoti ilir Bind është njëjtësuar me atë romak”. Një barazim të tillë e bën edhe studiuesi tjetër kroat, D. R. Mioçeviq, i cili flet për “flijuesit nga Privilice te Bihaqi, …ku kulti i zotit të Japodëve Bind interpretohet si barazim me Neptunin (Bindo – Neptuno)”.
Kur është fjala për antroponimet apo emrat e hyjnive të ujërave Bindi tek ilirët, Neptuni te romakët dhe Posejdoni te grekët, edhe V. Zamarovskij e cek “POSEIDONIN (greq. Poseidon, lat. Neptuni), që ishte sunduesi suprem i perandorisë së madhe detare…”.Nga këto fakte të mësipërme të pamohuara po shihet qartë se në kontinuitet pellasdo-iliro-shqiptarët e kanë pasur hyjninë e tyre të ujërave, Bindin, romakët Neptunin dhe grekët Posejdonin, e, se cili ishte më i moçëm se shoqi, deri diku u pa nga mendimet e dijetarëve të mësipërmë, se prin Bindi ilir apo pellasdo-ilir.
Prandaj, sikur del se Bindi pellasd-ilir u trashëgua pa vetëdije, instiktivisht prej shumë popujve të asimiluar, sidomos popujve të asimiluar në Siujdhesën Ilire, kurse si i mirëfilltë u ruajtë më së miri në trevat ku jetonin dhe jetojnë shqiptarët, u trashëgua nga gjeneratat shqiptare në mënyrë pasive në onomastikë, si në patronime, oikonime të sotme në Binxhën e Klinës, Binçën e Vitisë dhe në oronimin Pindi të Epirit në Greqi. Secili prej këtyre tri hyjnive të lashta Bindi, Neptuni dhe Poseidoni të tre popujve të lashtë, siç u pa, kanë rëndësi të veçantë.
Zoti ilir i ujit Bind me trajta gjuhësore të mundëshme Vinç, Vinc, Vind, Vid, Vit (?)
Mirëpo, ka rëndësi se Zoti ilir i ujit Bind shfaqet nëpër motmote me trajta të nduarnduarta të mundësh, si Vinç, Vinc, Vind, Vid, Vit(?), etj. Kështu, Radivoje Peshiqi, kur flet për kulturën dhe alfabetin e Vinçës, cek ndër të tjera, se: “Pasardhësit e Pellastëve, ose se ata janë vetë pasardhësit e fisit pellazgjik…, dhe se dihet për prejardhjen e zhvillimin e shkrimit, si dhe të numrave etruskë, që njihen si romakë, kanë qenë në përdorim tek Etrurët në territorin (zonën) e kulturës së Vinçës qysh në mileniumin e IV p. e. s., edhe në pjesë të tjera shumë më të gjera”. U tha më sipër se R. Peshiqi e thekson zbulimin e Alfabetit të Vinçës edhe më herët se mijvjeçari IV p. e. s., në vitin 7000-6000 p. e. s., porse nuk ka bërë me dije se në çfarë forme fonetike ose morfologjike mund të jetë shfaqur atëherë emërtimi Vinça. Kemi arsye të mendojmë dhe ta identifikojmë emërtimin e sotëm Vinça te Danubi me oikonimin apo stacionin rrugor Vincaia afër Beogradit, që shfaqet në një hartë “Iliriku në shek. IV-VI”. Se a kemi të bëjmë me të njëjtin emërtim ilir Vincaia dhe Bindimiola, sa i përket identifikimit, nuk mund të themi asgjë prerazi, porse është e munshme që Bindi ilir të jetë shtanguar nëpër faza të ndryshme kohore me trajta të ndryshme. Për barazimin e Bindit ilir me Vinçën mijëvjeçare afër Beogradit flet edhe Ruzhdi Ushaku, siç shkruan, se vërehet “gjuhësisht dukuria e alternimit të b-së nistore me atë v…Në refleksin Binçë e Vinçë, ky i fundit si konkordancë toponimike me atë Vinça afër Beogradit, që si lokalitet e toponim na e kujton toponimin Vincea (duhet Vincaia – R. D., shih më sipër) afër Singidinumit (sipas një harte të Ilirikut Ballklanik nga shek. IV-VI), shohim burimin e prapashtesës c, (i)ç, (e)ç a (a)ç, nga një trajtë paraprake e prapashtesës latine te (Vin) – cea, ose (Vinin) – ac (ium)”.
Sa i takon këtij citati të R. Ushakut, po ndalem të dy çështje të cekura.
Fjala pellasde-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike (7)
Lidhur me shndërrimin e ballores b- në v-: bind > vinç pajtohem plotësisht. E, pos shembujve që i merr R.Ushaku: Ulqini>vicinium> Buciinium; Ulpianë>Beclano>Veclanum etj., po i shtoj për këtë dukuri edhe disa shembuj përforcues. D. R. Mioçeviqi e thekson fisin dhe vendin ilir të liburnëve Begija (Vegija), për të cilin bën të ditur: “Grafija e nistores labijale shfaqet më ndryshe te shkrimtarët … Etnonimi Begi, duke pasur parasysh vlerën e bashkëtingllores ballore-labijali B, që është shqiptuar Vegi (Vegii), ndërmjet dy fiseve liburne veriadriatike – Begija (Vegija) dhe Ortoplina”. Kur është fjala për përdorimin e B-s nistore te Bind edhe si Vind – Vint – Vinç – Vinc flet ndoshta edhe mendimi i arkeologut shqiptar, Vangjel Toçit, për emrin e etnonimit Venet, pas të cilit: “βένετος asht trajtë greke e emrit Venet…”. Ndërkaq, për shtrirjen e gjerë të Venetëve flet një shkrim i R. Peshiqit, se “Venetët në përgjithësi kanë jetuar në pjesët e gjera të Evropës dhe të Azisë së Vogël…dhe Venetët pikërisht nga Ballkani shkuan në Luftën e Trojës dhe pas humbjes u shpërndanë nëpër Evropë. Dihet se vendbanimi i tyre ka qenë në zonën e Podunavlës, nëpër luginën e Timokut dhe Moravës deri te burimi i Vardarit qysh para Luftës së Trojës”. Si shembull më tipik për shndërrimin e b-së ballore në v- është emërtimi bizantin në vizantija. Se ky emërtim bizant me b- nistore është më i lashtë se vizant flet prejardhja apo zanafilla e kësaj fjale.
Kështu, për këtë fjalë bizant në funksion oikonimi (vendbanimi) dhe për përhapjen e saj nëpër mijëvjeçarë flet kujtoj ky mendim i gjuhëtarit bullgar Ivan Duridanovit: “Byzάntion (Hdt., Thuk., Ptol. e të tjerë), B y z a n t i u m (Liv., Amin., Marc. etj.) – qyteti Vizantion në Bosfor (më vonë Konstantinopolis). Në këtë emëtim fshehet burimi i emrit të fisit me prapashtesën –antes dhe kuptimi i dhisë, baraz me avest. Būza (cap – dhi) nga ie. *bhǔg’o-s, pers. e re buz (dhi, cap), baraz me irl. e mesme boce, kimr. bwch (cap) etj.”. Sipas këtij mendimi fjala bizant-bizantin është fjalë thrakase me prejardhje nga trak. buza “dhi”, dhe indoevr. *bhǔg’o-s, me të cilin është formuar qyteti paraantik Byzantium, e më vonë Vizantion, dhe po aty më vonë është formuar Konstantinopoli apo Stambolli, dhe se s’ka të bëjë as gjuhësisht e as kuptimisht me elementin grek, që në shkrime të shumë studiuesve pothuajse pjesa më e madhe e marrin gabimisht si element grek terminin bizant.
Siç po shihet, zanafilla e emërtimit bizant është me nistoren b-, porsi fjala bind, dhe më vonë, me ndikimin e administratës, mbase greke, u bë vizant. Për këtë ndikim nga greqishtja të shndërrimit të b-s në v-, madje jo vetëm te tingujt në ballë të fjalës po edhe në brendi të fjalëve, sikur flet edhe mendimi i Shaban Demirajt, i cili konstaton (në shënim-fusnotë) që: “Tingulli b prej kohësh është shqiptuar si v. Sipas Thumb-it: 1926, 14, në Atikë kjo ka ndodhur në shekullin I të e. r. Sipas Schwyzer-it: 1959, I, 207 v. në lakonishte, kretishte, elishte ky evolucion ka ndodhur “qysh në kohën pararomake ”…”. Po kështu për përdorimin e disa onomave ose emërtimeve të njëjta onomastike herë me b e herë me v i gjejmë edhe në fjalorin e Gjuro Daniçiqit, që janë përdorur e përhapur më parë me b para periudhës greke, e me v nën ndikimin e kishës bizantine, që në fillim nuk ishte e mirëfilltë as greke e as sllave, por e përdorte abecenë greke në fillim e më vonë sllave, p. sh.: “Varlaamъ, Barlaam: 1347-48. Ndërmjet viteve 1389 dhe 1405 ishte një iguman i Deçanit me emrin Varlamъ; Vartslomei, Bartholomesus; Vasilievъ, Basilii: plak i pirgut Vasilieva në Hilindar; Vretanija, Britannia; Gavriilъ, Gabriel…”.Një dukuri të tillë të ndërrimit të tingullit b në v dhe anasjelltas e në pozicione të ndryshme të toponimeve e paraqet Petar Shimunoviqi, që e cilëson si “Element i huaj (romak) në toponiminë e ujëdhesës Braçë…”
Nga sa u tha më sipër, studiuesit pjesën më të madhe të dukurisë së alternlimit të b-së në v e cilësojnë disa si greke e disa si romake, e, ka edhe që e konsiderojnë si pararomake. Por, gjithsesi po konsiderohet ndikim i administratës së huaj. Ky ndikim i shndërrimit të fjalës pellasde-ilire-shqipe bind në vinc vërehet edhe në një patronim të shqiptarëve Vinca në katundin Veleshtë të Strugës në Maqedoni, që do të thotë se edhe ky patronim e ka prejardhjen prej zotit ilir të ujërave Bind (Janë dy profesorë në Prishtinë nga katundi Veleshtë i Strugës, dr. Nuhi Vinca dhe dr. Agim Vinca). Mirëpo, i këtij tipi i përafërt me antroponimin apo emrin e hyjnisë ilire të ujit Bind është edhe emri i shkrimtarit arbëresh të Italisë, Vinçenc Stratikoit. Po me këtë patronim të lashtë Vinca, e edhe si Vinça e Vinda, ka përplot patronime në Kroaci, prej të cilave po i përmendim disa, p. sh.: “Vincan, Vince, Vincek, Vinceković, Vincel, Vincen, Vincenc, Vincetić, Vinci, Vincić; Vinč, Vinčak, Vinčec, Vinček, Vinčetić, Vinčić; Vind, Vindačić, Vindakijević, Vindes, Vindić, Vindir, Vindis, Vindus, etj.”.
Siç shihet nga të dhënat e mësipërme të shndërrimit të b-së në v- te fjala bind > vind (vinc, vinç etj.) për zotin pellasd-ilir të ujërave, te shqiptarët është ruajtur trajta gjuhësore më e mirëfilltë në dy oikonimet topike (emrat e fshatrave) të sotme të Kosovës Binçë të Vitisë (Anamoravë) dhe Binxhë të Klinës (Dukagjin), si dhe të patronimit Binxhiu (Sefedin Binxhiu) në Gjakovë, e sidomos edhe mikrotoponimi Binxh, krua ( Bindža, izvor) te serbët rajë në Mojstir të Istogut. Mendoj se një hyjni ilire Bind mund të kërkohet edhe tek oikonimi Pidiq në Anamoravë (Gjilan).
Ngjashmërinë apo afrinë e oikonimit Pidiq me oronimin Pind në Epir, sidomos sa i përket lashtësisë së këtyre emërtimeve, si dhe zëvendësimit ose altërnlimit të ballores B- në P- nëpër kohë, sikur flet edhe mendimi i R. Ushakut, i cili emrin e hyut Bind e afron me oronimin Pind (gr. Pindos) në Epir dhe me hidronimin Barbana, sot Buna në Mal të Zi. Dhe, sa i përket tërheqjes së paralelës së mundshme fonologjike të pjesës së dytë Banna me Bindin ilir, që e bën R. Ushaku, sikur e përforcon mendimi i Risto Radunoviqit, pas të cilit “Boyan është emri i lumit në hartën e Ptolemeut të Irlandës antike”. Për një trajtë më të moçme dhe shtrirje më të gjerë hapsinore të Bindit pellasd-ilir-shqiptar flet edhe vlerësimi i Naser Ferrit, p. sh.: “Në vedat e besimeve hindu ndërkaq fjala bindu e ka kuptimin e Diellit. Hyjnesha e lashtë kelte e ujit Boand kishte elemente të përbashkëta me Bindin ilir: zjarrin, diellin dhe dritën nga uji. Besohej se pas vdekjes, Boand u shndërrua në lumin më të madh irlandez Boand (Boyne)”. Edhe këto të dhëna për praninë e formës gjuhësore fonetike bindu në vedat hindu, në lumin më të madh irlandez Boand (Boyne), dhe në pjesën e dytë të kompozitës Barbanna si Banna në Mal të Zi, përgjithsisht në trollin pellasd-ilir-shqiptar e përforcojnë prejardhjen e disa prej këtyre onomave në fjalë në vijimësi, pra, për prejardhjen e këtyre trajtave nga gjuha pellasde-ilire-shqipe bind.
Prandaj, kur është fjala për fshatin Binçë të Vitisë, mbase duhet krahasuar edhe oikonimin Binçë me emrin e qytezës Viti, një dukuri e mundshme nga: Bind>Vind>Vid>Vit, pra, me shndërrimin e fillestarës B- në V-, duke rënë -n-ja e rrënjës dhe duke u shurdhuar –d-ja fundore. Sa i përket rrënjorit vit-, oikonimi Viti përkon me oikonimet Vitak (Drenicë), Vitakovë (Zubin Potok) dhe Vitanoviq (Albanik-Leposaviq). E, nuk duhet lënë pa krahasuar me zotin Bind të ujërave tek ilirët edhe oikonimet e Kosovës Videjë i komuna së Klinës dhe Vidishiq e Vidimiriq të anës së Mitrovicës. Kështu, këto trajta të mundëshme të ngulitura nëpër kohë në oikonimet e mundshme të Kosovës: Binxhë, Binçë, Videjë, Vidishiq, Vidimiriq, Viti, Vitak, Vitakovë, Vitanoviq sikur dëshmojnë për përdorimin e shpeshtë nëpër kohë të perëndisë pellasde-ilire-shqiptare Bind, pra, me trajta të nduarnduarta dhe nëpër kohë të ndryshme në mënyrë edhe pasive u rrënjos në onoma të tilla. Dhe, si dëshmi për përdorimin e patronimeve me bazën vid- dhe vit-, sidomos në Siujdhesën Ilire (Ballkanike) flasin patronimet e kroatëve, që janë me qindëra, prej të cilave po i thksoj këto: “Vid, Vida, Vidačić, Vidaich, Vidajč, Vidak, Vidak-Ukas, Vidakić, Vidal, Vidan, Vidatić, Videc, Videk, Vidić, Vido, Vidos, Vidović, Viduš; Vit, Vitaić, Vitale, Vitas, Vitasek, Vitalić, Vite, Vitek, Vitelj, Vites, Vitić, Viti, Vitman, Vito etj.
Po t’i krahasojmë fonemat e fjalës bind, si kompozitë e errtë nga bij mbij, në vetën e tretë njëjës bin (bin ose del uji apo bima prej dheut) dhe –d për dhé, -i-ja dhe –n-ja të rrënjës dalin më të qendrueshme, më stabile nëpër mijëvjeçarë.
Në qoftë se i kemi parasysh fjalët e shqyrtura më sipër: Δα (te mbishkrimi i moçëm Adal eme); Adam “njeri prej dheut”; Damater “Dhe motër – Dhe nënë”, kemi arsye që te këto fjalë me rrënjorin Da- të kërkojmë fjalën e protoshqipes, e cila përmes dukurisë gjuhësore të metafonisë a>e dha fjalët: dhé, Adem e Demetër-Dhemetër, që si fjalë e tillë hyri në përdorim si fjalë e shumësit të singularizuar (pluralja tantum) dhé. Pikërisht trajtat e lashta të fundores -d (-de, -xh, -c, -ç, -t etj.) vërehen tek emri i hyjnisë ilire Bind – Bindho (ky i dyti edhe si matronim), që i vështrojnë studiuesit kroatë D. R. Mioçeviqi dhe P. Skoku. Këtë emër hyjnie ilire Bind e jepin edhe me prapashtesën latine –us, p. sh.: “Bindus-Neptunus, Bindus emër ilir është barazuar me Neptunus, emër romak”. Fjala e protoshqipes de për dhé ka gjasë se qendron në pjesën e dytë të onomave kompozitore ilire në trajtën Vinde në vend të Binde, që i gjejmë në librin “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”: “Vindelikët, vendelikët, banorët e Vindelikisë; Vindelika, krahinë; Vindenis, Vindinis, stacion rrugor”.
Fjala pellasde-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike (8)
Edhe te fjalia apo kryefjala e fjalisë, që e formulon R. Ushaku: “Dea e romakëve të vjetër nuk ka si kuptohet ndryshe por si Zoti i dheut, Zoti i tokës…”, nuk mund të pajtohemi se Dea është e romakëve, por më parë që Dea është pellasde-ilire-shqipare, që njihet edhe me emërtimin Dea dardane, dhe kështu te Dea, pra, kemi fjalën e tejlashtë dhé, siç u tha edhe më lartë, sidomos në bazë të pellasdologut Spiro N. Konda, që e citon J. Buxhovi. Kështu, fjala dhé si –d (-de) e përngjitur para mija vjetësh në emrin e hyjnisë pellasde-ilire-shqipare Bind me kohë e humbi kuptimin e mirëfilltë, por nëpër faza kohore është përforcuar apo përsëritur me fjalë të plota sinonimike apo tautologjike e dheut, e tokës dhe e botës.
Mbaresa –a tek onomat diakronike dhe sinkronike Binda Binxha mund ta ketë zanafillën nga një –o pellasde ose ilire. Po themi kështu sepse si antroponim ilir apo emër hyjnie ilire me Bindo, me –o-në fundore, e përmendin studiuesit kroatë, P. Skoku e D. R. Mioçeviqi. P. Skoku bën të ditur për trajtën Bindo Neptuno. Ndërsa, D. R. Mioçeviqi, jo vetëm që e përmend antroponimin Bindo te fiset ilire me mbaresën –o: Bindo Neptuno, Bindho, pra, e thekson edhe një matronim ilir, shton se janë “Emra teoforikë…Krahaso më tej edhe emrin norik të femërës Bindho me emrin e njohur të zotit japod Bind (Bindus-Neptunus)”.
Matronimi ilir Bindho, si më arkaik antik në krahasim me antroponimin ilir Bind, ka rëndësi të dyfishtë. Së pari, se shkrimi fundor me -dho sikur dëshmon më tepër për etimologjinë nga dhé, së cilës trajtë i ka paraprirë trajta -dho e më vonë dhá e sot dhé. Së dyti, për shndërrimin e –o-s pellasde ose ilire në shqipe në a, qoftë në fund apo në mes të fjalës kanë folur shumë dijetarë, ndër të tjerë edhe E. Çabej, N. Jokli, H. Bariqi etj.
Argument i forte për alternimin e –o-s mbase pellasde-ilire në –a- në rrënjorin e fjalës e jo në fund të fjalës, b

Prof. Dr. Rexhep DOÇI:Patronime me interes edhe për studime pellasde-ilire-shqipe

(VËSHTRIM PËR LIBRIN “PATRONIMET NË GJAKOVË” TË BASHKAUTORËVE MIGENA ARLLATI DHE MUHAMET ROGOVA)

Patronime me interes edhe për studime              pellasde-ilire-shqipe

Që në fillim të librit është bërë me dije se zanafilla e emërtimit Gjakovë fillon në shekullin XV-XVI, sipas gojëdhënës, me emrin e Jak Vulës dhe Hadum Agës (M.Arlati-M.Rogova, Patronimet në Gjakovë, Gjakovë, 2015, f. 13. Më tej citohet PGj.). Si vendbanim i hershëm, i madh, dhe si vend pazari Gjakova njëmend përmendet në Defterin e Shkodrës të vitit 1485 me 66 shtëpi, ku theksohen emrat e të zotëve të shtëpive me interes për studime onomastike (S. Pulaha, Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, Tiranë,1974, f. 210-211). Po t’i krahasojmë antroponimet e atëhershme të Gjakovës me patronimet e sotme të shqiptarëve në këtë monografi patronimike, na del qartë një pasqyrë me të dhëna onomastike të pakrahasuara, sepse kemi vijimësinë apo kontinuitetin antroponimiko-patronimik disashekullorë të krijimeve të patronimeve të sotme nga antropnimet e atëhershme. Për shembull, atëherë (më 1485) janë regjistruar antroponimet: Preniqi, pra antroponimi Pren, e sot gjenden patronimet Prendedaj e Prenndreca (ka mendime se antroponimi Pren buron nga fjala mbase latine në shqipe perëndi); atëherë përmendet banori Dedaçi, i biri i Gjorgjit, kurse sot gjenden patronimet Dednikaj, Dedlleshi, Gjondedaj e Prendedaj; atëherë shfaqet banori Komani, e sot është patronimi Komani (bashkautorët flasin gjerësisht për patronimin Komani-Komoni dhe për vendin Komoni në Shqipëri, që është vend arkeologjik); atëherë banorë të Gjakovës ishin Nika, Nikza, Nikolla, ndërkaq sot gjallërojnë patronimet Nika-Nikaj, Nikoliqi, Dednikaj; atëherë ishte banori Gjoni, i biri i Gegës, ndërsa sot janë dhënë në libër patronimet Pergegaj e Pergjegjaj; atëherë Bobza ishte i biri i Palit, dhe sot gjendet familja Paloja, etj.(Shih Defterin e Shkodrës-1485, f. 10-11). Sipas këtyre të dhënave, dhe njohurive onomastike që kam për përkatësinë etnike të popullatës mesjetare të Kosovës, del binshëm mendimi se të gjithë banorët e atëhershëm të Gjakovës dhe më gjerë me emra jo vetëm shqiptarë, po edhe me emra vetjakë hebraikë krishterë, mandej me prejardhje gjuhësore latine, bizantine-greke dhe sllave ishin shqiptarë. Pastaj, në fillim të shekullit XX, sipas profesor Mark Krasniqit: “Ideologu i politikës serbomadhe, akademiku Jovan Cvijiqi shkruante kah fillimi i këtij shekulli se në Kosovë serbët përbëjnë vetëm 5 %, jetonin vetëm 93 000 banorë serbë e malazezë”(M. Krasniqi, në gazetën “Rilindja”, 2.VI. 1990, Prishtin, 1990, f. 10). Dhe, siç kam konstatuar unë në veprën “Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kovë (sipas onomastikës) (1994)”, kjo popullsi u formua nga iliro-shqiptarët më tepër apo gati krykëput prej popullsisë ilire-shqiptare përreth disa kishave të fuqishme orthodokse mesjetare (pranë të cilave edhe disa shqiptarë të ritit katolik mbetën katolikë), që këta shqiptarë, duke e ruajtur orthodoksizmin, me kohë u përcaktuan edhe për nga përkatësia kombëtare serbë, (që në traditën popullore shqiptare njihen si shkije rajë), të cilët kanë tradita si shqiptarët, kanë fise si shqiptarët, dhe se pleqtë e tyre e kanë folur e folin shqipen porsi pleqtë (etërit) tanë (Shih punimin e parë në këtë libër të vitit 1994 prej 43 faqesh, në shqip dhe frengjisht: Kosova ilire-shqiptare sipas zanafillës së kishave – Le Kosovo illyrien-albanais d’apris la tradition ecclesia-stique, f. 6-49). Po shtoj këtu se me këtë vepër prej 345 faqesh, kam konkuruar në Konkusin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës në vitin 2008 dhe 2011 për përkthim në gjuhën angleze, por jam refuzuar. E, si të pranohet Republika e Kosovës në UNESKO, kur s’kemi çka t’u ofrojmë ndërkombëtarëve në gjuhët e tyre për historinë e Kosovës. Dhe, prej tetë veprave të mia të botuara deri me tani, dy veprat më të reja i kam botuar privatisht vetë, me të hollat e mia të vetme mujore të pensionit dhe me kontributin modest nga farefisi im.

Vlen për të theksuar se për prejardhjen e oikonimit Gjakova, që e mbarështrojnë bashkautorët M. Arllati e M. Rogova, kanë rëndësi antroponimet Jak dhe Hadum (Ferhat Hadumi), që mund të jenë shumë të lashtë. Antroponimi Jak ka gjasë të jetë emër vetjak hebraik i përtërirë, i shkurtuar dhe i ngurosur në bazën e patronimit të sotëm Jaka, dhe i njëjti me një trajtë tjetër gjuhësore si Gjak Gjakovë mund të qendrojë, pra në rrënjorin e emrit të qytetit Gjakovë, sado që bashkautorët prejardhjen e oikonimit Gjakovë e shohin me prejardhje nga turqishtja yak “zjarr” dhe –ova “fushë”.(M. Arllati-M. Rogova, PGj, f.14). Mirëpo, etimologjia e emrit të qytetit Gjakovë është shtruar gjerësisht në tubimin shkencor, që është mbajtur po në Gjakovë në vitin 2002, me temën bosht “Toponimia e Gjakovës me rrethinë”. Në këtë tryezë shkencore të atëhershme janë dhënë dy hypoteza për etimologjinë e oikonimit Gjakovë: një se buron nga antroponimi hebraik krishter Jak-Gjak me trajtat Jakob, Jakov, Gjakob, Gjakov, dhe hypoteza tjetër se është me prejardhje nga antroponimi krishter hebraik Jak dhe prapashtesa turke –ov “fushë”. Por, ka mbizotëruar më tepër mendimi se buron nga antroponimi hebraik krishter Jakob-Jakov-Gjakov, sepse në defterin në fjalë (1485) nuk ka gati fare emra banorësh me prejardhje orientale-turke, e as emra fshatrash me këtë prejardhje, sepse ende nuk kishte filluar islamizimi i shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë nën sundimin e perandorisë osmane (Shih gjerësisht: Dr. R. Doçi, Rreth prejardhjes së toponnimit Gjakova dhe disa toponimeve të Komunës së Gjakovës, në librin në fjalë për Gjakovën, 2002, f. 98-102, 249-250).

Është me interes se në këtë vepër është konstatuar: “Më 1594-95 Sulejlman Hadim aga ndërtoi Xhaminë e Hadumit…” (M. Arllati – M. Rogova, PGJ, f. 15). Këtu shfaqet mbase më herët patronimi Hadim, me prapashtesën –im, para se të kalonte në Hadum, që mendoj se me prapashtesën –um është ndikim i administratës së kohës. Këtij patronimi, qoftë si formim Hadim apo Hadum i ka paraprirë antroponimi Had, një antroponim shumë i moçëm, që përdoret edhe sot po në Gjakovë, p. sh. emri i artitstit të mirënjohur Hadi Shehu, dhe se po ky emër vetjak qendron i strukur prej kushedi se kur në emrin e fshatit Hade të Kastriotit (Obiliqit), dhe me forma të ndryshme gjuhësore Hadri, Hoda, Hoti gjendet edhe në patronime e oikonime të shumta të Kosovës dhe më gjerë. Por, këto onoma të sotme të Kosovës, antroponimi Had, dhe sidomos emri i fshatit Hade me bazë antroponimike, përkojnë mbase jo rastësisht me antroponimin Had Hades, të cilin e gjejmë në epetë paraantike “Iliada” dhe “Odiseja” të Homerit, në të cilat shkruan: “Hadi përbindësh, bir i Kronidit; banesa e Hadit; Hades quhej mbretëria e të vdekurëve; në fundin e Tartarit, në banesë t’Hadit; në tartar – në fund të botës” etj. (Homeri, “Iliada”, Tiranë, 1979, f. 128, 187, 229; “Odiseja”, Tiranë,2006, f. 53, 83, 444) Te Homeri shfaqet, siç po shihet, edhe Tartari, banesa e botës së nëndheshme e Hadit. Porse, në Gjakovë gjallëronte në vitin 1970 patronimi Tartari – si Din Tartari, ngase sipas regjistrit origjinal prej 260 emrash e mbiemrash, në katër faqe të librit, patronimi Tartari është dëshmi misterioze pellasde-ilire-shqiptare pikërisht në Gjakovë. Në terren, gjurmë të patronimit Tartari kam hasur në emrin e varreve në Vojnik të Drenicës – Vorret e Tatarhanve, mbase për Vorret e Tartarhanëve, dhe në patronimin Tataroi-Tartaroi në katundin Shalë të Drenicës. Por, fjala e lashtë tartari në shqipe kujtoj se ruhet edhe në thënjen popullore: Tatari e marrtë vesh, për Tartari e marrtë vesh, për një çështje të errtë, të panjohur, sepse –r-ja e parë te fjala tatari ka rënë.

Këtu, si patronimi Shehu (Hadi Shehu) në Gjakovë, ashtu edhe me toponimi misterioz në Vojnik Vorret e Tartarhanve, si dhe patronimi Tartaroi-Tataroi në Shalë çojnë në peshë, sepse sikur kemi të bëjmë me disa dukuri kulti bestytnor, vijimësi apo kontinuitet me hallka zingjirore pellasde (pellazge)-ilire-shqiptare. Po për zanafillën e kultit ndaj zotit të nëntokës Hadi (që Homeri i përmend pellasdët hyjnorë paraantikë, dhe studiuesit i citojnë të dhënat onomastike të veprave të tij) po e citoj shkurtimisht mendimin e studiuesit të ri, Arsim Spahiut, që ka doktorruar në Amerikë për pellasdët dhe ka shkruar dy vepra për pellasdët (sidomos ka rëndësi vepra e tij Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër, Tiranë, 2006, prej 397 faqesh, të cilën e ka paraqitur si dotoratë së pari në Paris, ku edhe jeton, por s’ia kanë pranuar, e e ka mbrojtur në Njurork, diçka ngjashëm si unë që kam qenë i detyruar t’i mbroj dy doktorata), pas të cilit: “Hadesi është hyu i të vdekurve. Ai është bir i Kronit e Reas, pra vëlla i Zeusit…Kur u ndanë këta tre vëllezër, Hadesit i ra për trashëgim bota e nëndheshme, ose ferri, ose i ashtuquajturi Tartari”. Dr. A. Spahiu, Orakulli i Dodonës dhe epirotet (shek. XX-II p. e. sonë, Tiranë, 2008, f. 98). Mirëpo, mikrotoponimin me histori të bujshme Xhamia e Hadumit mund ta ndriçojnë mbase në të ardhmën gërmimet arkeologjike përreth kësaj xhamie, e sidomos varret më të afërta të xhamisë, sepse patronimet e tipit Hadi, Hadri, Hoda, Hoti gjenden zakonisht pranë varreve të moçme misterioze, me rrasa guri të mëdha, që mendohej se të gjallët edhe pas vdekjes rrinë me të vdekurit, për të cilat varre fjalën shkencore do ta thotë arkeologjia shqiptare. Po them kështu, sepse, banorët e Vojnikut, kur mbledhja material onomastik në fshat, më paten treguar se, natën kanë ardhur disa njerëz nga Beogradi, dhe me drita e kanë çelur një varr (vorr). Kur jemi zgjuar në mengjez, kemi pare se në fund të varrit të zbrazët kishte mbetur vendi si i një rrase të varrit. Pra, nëse i kemi parasysh çështjet misterioze të Vorreve të Tatarhanve, patronimet Hadri e Dudaku po në Vojnik (mendoj se ka prejardhje nga rrënjori ilir Teud > Dud), sepse ngjit me Vojnikun, në katundin Turjan (nga protoshqipja *Taur > Tur > Thur) gjendet topogërmadha e zanafillës ilire Turjani, përmes së cilës dikur moti një sundimtar Teut > Dud i Dudakëve mund të ketë sunduar. Dhe, me anë të këtyre të dhënave të traditës shqiptare, si të dhëna kulti pellasdo-iliro-shqiptar në tokat shqiptare pritet që t’i ndriçojë shkenca shqiptare si i ka hije.

Një pasqyrë e mirë është paraqitur në vepër sa u përket 12 fiseve shqiptare në Gjakovë, që në një mënyrë a tjetër paraqiten si lidhshmëri me fiset ilire. Veçmas zgjon kërshërinë emri i fisit Kelmend, i cili përshkruhet gjerësisht, se gjendet në Rugovë, në fushat e Matit, në Atikë të rrethit të Athinës në Greqi dhe në Sanxhakun e Nishit.

Ndarja e Gjakovës në dy pjesë, sipas librit në fjalë, në dy pjesë permes lumit Krena në vitin 1912-13, në lindje të lumit nën Serbinë dhe në perëndim nën Malin e Zi, tregon qartë për sundimet fashisoide dhe raciste të sllavëve të jugut kundër popullit shqiptar dhe tokave autoktone stërgjyshore shqiptare, që përherë kanë qenë më 98-95 % gjithmonë me përkatësi kombëtare shqiptare, mbase jo vetëm në Gjakovë po, siç u tha edhe më sipër, në tërë Kosovën. Me anë të patronimeve shqiptare flitet edhe për shpërnguljen me dhunë dhe masakra të papara të më së 2500 familjeve shqiptare gjakovare nëpër qytete të ndryshme, p. sh.: në Sarajevë, Beograd, Shkup, Zagreb, Shkodër, Kukës, Kavajë, Ferizaj, Pejë, Perzeren, Tiranë, Ulqin e deri në Istri. Sidomos është mbreslënse dhe e dhimbëshme gojëdhëna si anekdotë për takimin e dy gjakovarëve të arratisur nga përndjekjet, nga vatrat e tyre gjakovare, dhe ritakimi apo rinjohja e tyre në Halepin e largët të Afrikës, njëri tapall e tjetri me dy këmbët, që sikur dëshmon se gjakovarët nga dhuna serbosllave e kanë marrë botën në sy pa dëshirën e tyre, edhe si të sakatosur. Popullata e Gjakovës, përkundër përballimeve dhe qendrimeve stoike kundër armikut amok serb gjatë luftës së fundit çlirimtare 1999, si qytet kufitar me Shqipërinë, përjetoi sakrificën më të madhe dhe më të vështirë, me tortura e vrasje, me djegje e pjekje makabër, duke u bërë shkrumb e hi më tepër se çdo qytet tjetër shqiptar në Kosovë.

Mirëpo, sipas kësaj vepre, qyteti i Gjakovës përherë është rritur, përtërirë e freskuar me familjet e ardhurave nga fshatrat përreth, që në onomastikë mbiemrat e tyre quhen ktetikë, si p. sh.: Juniku, Batusha, Vokshi, Rogova, Hadri, Shyti, Mulliqi etj. Prej patronimeve të shumta që shqyrtohen në këtë vepër, mendoj se patronimet Binxhija, Demjaha, Batusha, Hadri, Shyti etj. janë shumë të vjetra, janë vijimësi apo kontinuitet pellasdo-iliro-shqiptar, për të cilat mund të flasim gjerësisht, por këtu po i veçojmë vetëm disa prej tyre. P. sh. patronimi Binxhija, që përmendet dhe shqyrtohet në këtë libër si patronim me prejardhje turke: “BINXHIU (binexhi – turq. e vjetër, njeriu që di të shalojë atin, kalin e shalës)”, kujtoj se nuk është etimologji e qëlluar (M. Arllati-M. Rogova, PGj, f. 117). Më parë do të thosha, se patronimi Binxhija-Binxhiu në Gjakovë është vijimësi e emrit të zotit ilir të ujërava Bindi, me prrjardhje nga fjalët shqipe si kompozitë: i mbirë prej dheut (bin + d de “dhe”), që haset edhe në mikrotoponimet: Binça – lumëz në Raushiq të Deçanit (e ka shënuar Demë Mulliqi në librin e tij); Binxha, krua (origjinal Bindja, izvor) në Mojstir të Istogut (e ka shënuar R. Stijoviqi në librin “Onomastološki prilozi”); Pindi-Pindos mal në Epir-Çamëri të Greqisë, në emrat e fshatrave të Kosovës Binxha të Klinës dhe Binça të Gjilanit, si dhe në toponimin ilir Bindimiola në bazenin e Danubit afër Beogradit, e edhe në mikrotoponimin mesjetar i vitit 1318 Lugu i Bindit (origjinal: Binčki dol) në anën e Vranjës. Si hyjni pellasdo-iliro-shqiptare haset, pra, jo vetëm në emërtimet e mësipërme, por edhe në paraantikë, në Vedat paraantike hinduse, në emrin e lumit Boand - Boyne në Irlandë, në hidronimin Barbana – Buna të Shqipërisë dhe të Malit të Zi etj, që ne, pra, jo pa rezervë, i konsiderojmë si onoma kronologjike pellasde-ilire-shqiptare (Për këto onoma me bazën pellasde-ilire-shqipe bind është bërë fjalë gjerësisht në librin më të ri në dorëshkrim, që pritet të botohet: Pellasdët (Pellazgët) gjyshër të ilirëve dhe stërgjyshër të shqiptarëve, f. 95-105).

Te patronimet Demjaha e Demjani kemi patronimet e krijuara me antroponimin Demë, që është antroponim i sotëm i zakonshëm veçmas në Rrafshin e Dukagjinit, kurse si patronim gjallëron jo vetëm në Dukagjin, por edhe në patronimin Demi (Ali Demi) në Çamëri, Demukaj në Deçan, Demaku në Abri të Drenicës, Demaçi në Lupç të Llapit, si dhe gjendet edhe në bazën e oikonimeve Demaneku-Damaneku të Drenicës dhe të Llapushës. Antroponimin Dem e gjejmë edhe në epetë e njohura botërore paraantike të Homerit, në emërtimin kompozitor Demodoku, dhe kujtoj se çon në peshë për onomastikën tonë diakronike shqiptare, se përmendet si këngëtar epik me lahutë, siç theksohet: “rapsodi ynë Demodoku, që zotat e kanë bërë t’i prekë shpirtërat me zë të pashoq; shpejt sjelljani lahutën Demodokut te mesi i sheshit”, etj. (Për Demodokun te Homeri dhe antroponimet e patronimet e tjera të këtij lloji shih veprën e lartcituar në dorëshkrim, f. 125). Është një rapsod pellasd (pellazg) porsi rapsodët tanë të mëvonshëm dhe të sotëm, që ende aty-këtu këndojnë nëpër odat tona si lidhshmëri apo pashkëputshmëri e traditës pellasde-ilire-shqiptare.
Është mirë që është shtruar në këtë libër burimi i patronimit Arllati, pasiqë autorja e librit Migena Arllati edhe e mban këtë patronim. Porse, zanafilla e këtij patronimi ndriçohet, sipas një gojëdhëne, që dëgjohet në familje: “vjen nga togfjalëshi: all at (turq.) kal i kuq”. Kjo etimologji si e tillë, mund të themi se më tepër mund të merret si etimololgji popullore e jo shkencore. Po kështu, për origjinën e emrit të fshatit Orllat citohet edhe mendimi i Sinan Gashit, vendlindja e të cilit është Orllati apo Arllati i Drenicës. Në një vepër time të vitit 2009 edhe unë jam përpjekur ta ndriçoj etimologjinë e fshatit Orllat, dhe për këtë çështje jam nisur nga mendimi i Prof. Eqarem Çabejt, i cili thoshte: “Në trakët e vjetër kishte emra personi Orolos, një mbret i Bakëve quhej Oroles…shq. e sllav. orl i zi”. Sa i përket mendimit të Prof. E. Çabejt, se orl është fjalë e shqipes dhe sllavishtes mund të pajtohemi, sepse që të dya këto gjuhë janë indoevropiane. Porse, kur është fjala për këtë fjalë në bazat e katundeve të Kosovës Orllat, Orllan i Llapit, Orlloviq dhe në patronime të shqiptarëve, më pare do të thosha se në shqipe dhe në onomat në fjalë është fjalë më tepër trake-shqiptare se sa sllave. Prandaj, etimoni i patronimit dhe oikonimit Arllat – Orllat mund të kërkohet nga emri i shpezës orl në funksion antroponimi, e me kohë të jetë shndërruar në patronim, dhe më në fund në oikonim, duke iu shtuar prapashtesa ilire-shqipe e shumësit –at, të cilën si të tillë ilire-shqipe e cilësojnë bashkautorët Aleksandër Xhuvani dhe Eqrem Çabej. Këtë etimologji orientale-turke të oikonimit Orllat e bën të dyshimtë, apo e hudh poshtë edhe e dhëna se ky fshat shfaqet në Defterin e Shkodrës më 1485 si Orlat (Urlat), në të cilin defter, siç u tha, jo vetëm që nuk ka oikonime me prejardhje turke, po s’ka gati fare as antroponime të kësaj etimologjie.

Janë me interes për studime patronimet që janë formuar prej emrave të 12 fiseve, Mandej prej emrave të fshatrave (të cilët në onomastikë quhen me termin ktetikë), pastaj prej një të pari, për shembull stërgjyshi, gjyshi apo të atit (babait). Gjithashtu një klasifikim i mirë është bërë përkitazi me formimin e patronimeve sipas ndajshtesave, prapashtesave, pastaj me anë të përngjitjeve apo si kompozita etj. Një rëndësi të veçantë e kanë posaçërisht patronimet, të cilat burojnë nga emara të shkurtuar përkdhelës e përbuzës, mandej nga emra profesionesh, emra shtazësh, shpezësh, si dhe patronime të krijuara me ndikim nga gjuha sllave dhe turke.

Dhe, duke përfunduar këtë vështrim, sa i përket veprës së bashkautorëve Migena Arllati dhe Muhamet Rogova “Patronimet në Gjakovë – Mbiemrat dhe emrat familjarë”, mund të themi me plotë gojën se, siç u pa edhe më sipër, sidomos lënda patronimike e ofruar si brumë apo material onomastik është një thesar si depozit me vlerë të madhe jo vetëm onomastike, po edhe përgjithësisht për gjuhësinë dhe historinë krahasimtare pellasde-ilire-shqiptare në të ardhmen.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...