2016-01-24

Ekspertë të BE për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, do të analizojnë dosjet hetimore VIP


Në fillim të muajit shkurt, në Shqipëri do të vijnë disa ekspertë të Bashkimit Europian dhe do të analizojnë dosjet hetimore për personat VIP.  Ekspertët e BE do të paraqiten në Prokurori dhe do të shikojnë materialet hetimore për zyrtarë që kanë qenë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
prokuroria
Do të vlerësohen dosjet kur të akuzuarit kanë marrë pafajësi, çështjet penale që u pushuan dhe dosjet që janë ende në gjykim. Bashkimi Europian ka ngritur një komision vlerësimi me ekspertë për të gjitha këto dosjet hetimore, që do t’u vihen në dispozicion nga Prokuroria e Përgjithshme.
Organi qëndror i akuzës ka marrë kërkesë nga këta ekspertë lidhur me hetimet ndaj zyrtarëve, të cilët kanë kërkuar informacione të përgjithshme. Kryeprokurori Llalla ka paralajmëruar disa herë që në vjeshtë do të ketë arrestime të bujshme, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.

Mori nga Ministri i Shëndetësisë dr.Ilir Beqaj 1.7 milionë $: Kush është Vilma Nushi, gruaja që Edi Rama mbron përballë Albana Vokshit?


Qeveria ka vendosur të kallëzojë në Prokurori, deputeten e PD-së Albana Vokshi për shpifje dhe madje, nëse akuzat provohen, Kryeministri është gati të japë dorëheqjen dhe të ikë nga politika.

Njoftimi është bërë sot zyrtarisht nga Kryeministria, e cila njoftoi se e ka ndërmarrë këtë veprim pas deklaratave të deputetes Vokshi për abuzime në sektorin e Shëndetësisë. Sipas qeverisë, “deputetja e PD-së ka marrë përsiper sektorin e prodhimit te baltes se shpifjeve per cdo nisem te qeverise ne fushen e shendetesise” dhe “i përket kategorisë së shpifësve profesionistë të nivelit të larte politik në PD si famëkëqinjtë Paloka dhe Ristani.”

1480711_723798597631897_1661732653_n

Në njoftim thuhet se “Zyra e Kryeministrit ka ndermarre hartimin e kallzimit te deputetes Albana Vokshi per vepren e shpifjes. Ne aktivitetin e saj te vazhdueshem prodhues ajo ne menyre te perseritur perfshin emrin e kryeministrit.
Zyra e kryeministrit ka te gjitha arsyet e bazuara ne prova e fakte, per te besuar se fatkeqesisht deputetja Albana Vokshi i perket kategorise se shpifesve profesioniste te nivelit te larte politik ne PD, si famekeqinjte Paloka dhe Ristani. Keta te fundit u provuan si shpifes per perdorim partiak nga Gjykata e Larte e Shqiperise, pasi nuk arriten te provojne perpara trupit gjykues asgje tjeter pervec faktit se shpifin per llogari te partise se tyre.
Ka ardhur koha qe Gjykata e Larte te kaloje ne siten e gjykimit te saj te pavarur e te paanshem edhe akuzat e deputetes ne fjale. Njesoj si ne rastet e shpifesve Paloka dhe Ristani, kryeministri Rama shpreh publikisht gatishmerine e tij per te dhene doreheqjen, jo vetem nga detyra po edhe nga aktiviteti i tij politik, nese deputetja Vokshi do te provoje ne gjykate se shpifjet e saj ndaj kryeministrit nuk jane te tilla.”


Një përplasje deklaratash ka pasur sot mes PD-së dhe qeverisë për sistemin shëndetësor. Me një reagim të fundit, deputetja e PD-së Albana Vokshi e ka mirëpritur faktin që qeveria do të bëjë një padi ndaj saj. Vokshi është shprehur se kjo është një mënyrë për të bërë transparencë.

“Rama po më çon atje ku ai vetë ka deklaruar që nuk beson. Rama po më çon në Gjykatën që para dy ditësh e akuzoi se nuk bën drejtësi.

Kryeministri me kallëzoi se ka në dorë mbylljen e dosjeve të korrupsionit në Shëndetësi. Me padinë e tij, vetëfaktoi se ai është palë. Togat e zeza, bluzat e bardha, njerëzit në nevojë, çdo qytetar shqiptar po e vuajnë çdo ditë korrupsionin Rama-Beqaj në shëndetësi.

Rama padit në Gjykatë, Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Por kjo është një mundësi e shkëlqyer për të vërtetën. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të bërë transparencë. Një mundësi për më shumë debat për shëndetësinë. Të kuptohet me fakte e dokumente çfarë është bërë mirë e çfarë keq. Çfarë është vjedhur e abuzuar, e çfarë jo.

Meqenëse Rama, në deklaratën e tij dëshmon gadishmëri, e ftoj atë të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën e “shpifjes” e në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët ai bazon pretendimin”, shkruan Albana Vokshi në profilin e saj në Facebook.

Basha: Rama kërcënon opozitën dhe fjalën e lirë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një deklarate për media reagoi pas kallëzimit për shpifje që Zyra e Kryeministrit i bëri deputetes së PD-së, Albana Vokshi.



“Kërcënimi i kokoshit 200-milionësh sot ndaj Albana Vokshit, pas një serie denoncimesh kurajoze, me fakte e me prova për korrupsionin në shëndetësi, për zhvatjen që ai po i bën parave të shqiptarëve me miliarda çdo muaj, tregon dy gjëra. Se kryehajduti Edi Rama përmes mashës së tij Ilir Beqa i kanë vjedhur ato miliona euro dhe po vjedhin dhe sot të tjera. Dhe se ai ka në shërbim të tij drejtësinë e gjyqtarët e tij mercenarë në Gjykatën e Lartë, me të cilën kërcënon opozitën dhe fjalën e lirë”, lexohet në deklaratë.



”Kërcënon me ata gjyqtarë të korruptuar e të kapur që dënuan Ristanin e Palokën sepse denoncuan lidhjet e tij me krimin, dhe nxorën pa njollë e pa cene përfaqësuesit e krimit, Arben Ndokën e Pjerin Ndreun që bota mbarë i pa të godisnin opozitën brenda në Kuvend. Ja, kjo është drejtësia që do kokoshi”, shton Basha.


Mori nga Beqaj 1.7 milionë $: Kush është Vilma Nushi, gruaja që Rama mbron përballë Vokshit?
Zyra e kryeministrit Edi Rama shpërndau sot një njoftim për shtyp, ku bënte të ditur se do të kallëzonte penalisht për shpifje deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi për shpifje.
Po çfarë ka ndodhur?
Prej disa muajsh Albana Vokshi, edhe në cilësinë e kryetares së Komisionit Kuvendor për Shëndetësinë, ka qenë tepër aktive në denoncimin e dhënies së disa koncensioneve në shëndetësi por dhe në denoncimin e një rrjeti klientelist tenderash të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ilir Beqja.
Image result for ilir beqaj
Por akuzat e bëra javën e fundit nga Vokshi, kanë qenë më të rënda, sepse tashmë Vokshi po ekspozon pjesë nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një organ i specializuar në diktimin e abuzimeve dhe vjedhjes.
Me këtë raport në dorë, Vokshi tejkaloi shënjestrën e zakonshme, ministrin Beqja dhe kaloi goditjen direkt tek kryeministri.
Ndonëse ai që mban përgjegjësi direkte institucionale për aferat dhe abuzimet është ministri Beqja, në linjë politike, është e vështirë të mendohet se Beqja ka qenë i pandikuar apo se “i ka bërë me kokën e vetë” shumë nga veprimet/koncensionet/tenderët e dyshimtë.
Por duket se Rama nuk do t’ia dijë dhe e konsideron shpifje pa kushte lakimin e emrit të tij në këtë rastin e fundit.
Edhe më parë Rama i ka konsideruar shpifje dhe trillime akuzat e opozitës, por sot ai ndërmori një lëvizje ligjore. Atëherë çfarë ka ndodhur më tepër kësaj here?
Ka shumë gjasa që lëvizja e Ramës të jetë e lidhur me një dokument ‘delikat’ të ekspozuar nga Albana Vokshi një ditë më parë.
Dokumenti është i shkëputur nga raporti I KLSH-së dhe tregon se kompania koncesionare e Check UP-it, në pronësi të biznesmenes Vilma Nushi, ka përfituar transferta të paligjshme paraje nga shteti sepse është paguar për një punë që nuk e ka kryer.
Bëhet fjalë për 1.7 milionë dollarë grabitje që sipas deputetes Albana Vokshi është konstatuar në letrat e prezantuara nga vetë kompania e Nushit.
Deklaron Vokshi:
“Tabela e kapur nga KLSH-ja, tregon shumën që i është paguar Vilma Nushit për muajt mars-nëntor. Sipas kësaj shume, 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë.
Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 216 mijë persona.”
Më pas Vokshi sqaron:
“Dhe më e rënda është se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, por i ka marrë të mirëqëna shifrat e Nushit. Pra Edi i ka dhënë Vilmës para sikur e kanë bërë check-upin 318 mijë persona. 1 miliardë e 700 milionë lekë më shumë se sa shërbimi që ka ofruar. Janë vjedhur nga paratë e shqiptarëve 1 miliardë e 700 milionë lekë për 9 muaj.”
Kjo është një akuzë tepër serioze e deputetes demokrate, sepse nuk jemi më në kushtet e një denoncimi thjesht mbi favorizimin që mund t’i bëjë Ministria e Shëndetësisë biznesmenes Vilma Nushi, por raporti I KLSH-së zbulon se tashmë kompania e saj koncesionare, po merr lekë nga shteti dhe për punë që nuk i ka kryer fare, madje lekë në paradhënie.
Për ironi janë vetë shifrat e deklarimeve shtetërore ato që kanë zbuluar diferencën e 1.7 milionë dollarëve që biznesmenes Nushi i janë dizbursuar “veresie” nga ministri Beqaj.
Me denoncimin e fundit, Vokshi ka rritur stekën e goditjes, pasi flet me argumentet e KLSH-së, e për më tepër po denoncon një transaksion të paligjshëm prej 1.7 milionë dollarësh nga fondet e ministrisë drejt Nushit dhe duket se pikërisht këtij presioni i është përgjigjur sot kryeministri me një padi penale.
Rama është mik i vjetër i biznesmenes Nushi, kjo e fundit ka përfituar disa kontrata e koncensione të rëndësishme gjatë qeverisjes së tij por sot Rama duket i prekur që emrin e tij po e lidhin kaq padrejtësisht me këtë biznesmene.

Strazimiri kundër kryetarit Basha për Vokshin
Ndërsa Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri nuk ka qenë në një vijë mendimi ne kryetarin e partisë së tij Lulzim Basha, për sa i takon qëndrimit që mbajti ky i fundit lidhur me padinë që qeveria paralëjmroi se do të ngrejë ndaj Albana Vokshit, për akuzat që ka bërë lidhur me aferat e mundshme në sektorin e shëndetësisë.
Basha e quajti këtë akt si një kërcënim për fjalën e lirë.
Por pikërisht këtë koncept ka kundërshtuar Strazimiri, që shkruante në profilin e tij në Facebook: “Në fakt nuk është kërcënim për fjalën e lirë… Është paralajmërim për drejtësinë dhe denoncimin e vjedhjes më të paskrupullt që ka parë ndonjëherë ish-vendi i ‘shqipeve’…”.
Jo se ajo që ka shkruar Strazimiri është ndonjë hata e madhe, por në kohën kur ishte Sali Berisha kryetar i PD-së, qëndrime të tilla të pasintonizuara as që mund të mendoheshin.
“Ty Zoti ta shtoftë inatin se ky vend i shqipeve mund të mos ketë qenë kurrë, por as i hajdutëve grabitësve të parave publike dhe mjerove KURRË s’do të jetë… Cilido që mendon se mund të risjellë Aranit Çelën, si Aranit Çela do e pësojë…”, e mbyllte komentin e tij drejtuar Ramës, Strazimiri.

Një kompani private ka bërë kërdinë në tenderat publikë, madje mund të ketë shënuar edhe një rekord, kur në më pak se 22 muaj ka fituar plot 28 tendera. Bëhet fjalë për kompaninë Intech +, e cila brenda një kohe të shkurtër ka përfituar nga tenderimet publike një shumë rreth 11 milion dollarë.
Sigurisht që suksesi i papritur i kësaj kompanie lidhet me emrin e ministrit të famshëm gjithashtu për tenderimet dhe konçensionet në ministrinë e tij, vetë zotin Ilir Beqaj. Ministri aktual i shëndetësisë ka qenë aksioner kryesor i kompanisë Intech +, por në momentin e zgjedhjes deputet, për të qenë formalisht në rregull me ligjin, Ilir Beqaj i ka shitur aksionet e tij tek një person tjetër.
Likuidimi është bërë me një kontratë të veçantë që nuk është e publikuar në dokumentacionin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Shumëkush e mban mend që Intech + ia dogji mandatin deputetit Ilir Beqajt në vitin 2011, pasi Gjykata Kushtetuese e quajti shkelje të ligjit faktin që kompania e deputetit socialist kishte përfituar fonde publike nga bashkia e Durrësit.
Mirëpo joshja nga paratë publike qënka e madhe. Për të mos e djegur edhe mandatin e dytë, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet dhe ai u emërua ministër i Shëndetësisë, më 9 shtator 2013, Ilir Beqaj i shiti pra aksionet e tij, 51 përqind, në shumën e afërsisht 120 mijë eurove. Me këtë akt, kompania Intech + i kishte duart e lira të përfitonte nga tenderat publikë dhe ministri ishte formalisht në rregull.
E ndërsa vetë Beqaj akuzohej thuajse çdo ditë për tenderime e konçesione skandaloze në ministrinë e tij, kompania Intech + lulëzonte në biznesin e saj me administratën e re të partisë së Ilir Beqajt.
Me ose pa ndikimin e kryeministrit Rama, kompania ku kishte qenë pronar ministri i Shëndetësisë, e cila ka si objekt të aktivitetit të saj shërbime të ndryshme të sistemeve kompjuterike, gjatë vitit 2014 është shpallur fituese e 10 tenderave në shumën e afro 2 milion dollarëve nga institucione si bashkia Durrës, Albcontrol, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ministria e Financave, Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
beqja cmimibeqja firmat
Gjatë vitit 2015, Inthech + ka fituar deri tani plot 18 tendera në shumën e rreth 7 milionë dollarëve, ku institucioneve shtetërore të mësipërme u shtohen edhe OSSHE, Agjencia Kombëtare e Ushqimit, etj.
Në total, për 22 muaj kompania që ishte në emër të ministrit Beqaj, ka marrë rreth 11 milionë dollarë nga 28 tenderat e fituar, në 10 prej të cilave është fituese e vetme, të tjerat në bashkëpunim me kompani të ndryshme. Midis tyre vihet re se shumat më të mëdha i ka përfituar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për portalin qeveritar “e albania”. Gjithsej rreth 3 milionë dollarë.
Çfarë ndodhi që kompania, ku ministri nuk është më aksioner, brenda dy viteve u bë kaq e sukesshme? Mos vallë largimi i Beqajt e ndihmoi kompaninë të lulëzonte dhe ndërkohë kryeministri Rama ua bëri peshqesh shqiptarëve tek ministria e Shëndetësisë? Nuk ka dyshim që këtu nuk bëhet fjalë për histori suksesi, por për një aferë të dyshimtë biznesi. Ku përsëri në qendër është ministri i gjatë i Edi Ramës, i cili duhet patjetër të hetohet nëse ka ushtruar ose jo ndikim në kundërshtim me ligjin për të favorizuar ish kompaninë e tij.
Po kështu prokuroria duhet të zbulojë nëse Ilir Beqaj përfiton ose jo, në mënyrë indirekte nga biznesi i Intech +, të cilën e shiti 120 mijë euro por që në dy vjet ka fituar tendera në 10 milion euro. Fakti që kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë me çdo kusht ministrat e tij, nuk do të thotë që
shqiptarët të durojnë të zhvaten dyfish, edhe kur shkojnë për t’u kuruar edhe kur paratë e tyre shpërndahen në mënyrë korruptive.
qkr ortaket



122

Sali Berisha: Dhuna ndaj Edi Ramës? U kap në dhomë me një mashkull tjetër

Berisha: Dhuna ndaj Ramës? U kap në dhomë me një mashkull tjetër
Viktimizimi i Edi Rames dhe glorifikimi i krimit te pasionit!
Te dashur miq, mediat e shkruara dhe disa portale, me keqdashje rikthyen sot pas 19 vitesh ne faqet e tyre, aktin e goditjes me grushta por dhe objekte te forta te Edi Rames, duke u perpjekur ti japin edhe sot prapavije politike. Lidhur me keto shkrime informoj me pergjegjesi te plote publikun, se ne detyren e Presidentit te Republikes asokohe, e denova me ashpersine me te madhe aktin dhe kerkova nderhyrjen e menjehershme te te gjitha organeve te zbatimit te ligjit per hetimin, gjetjen dhe ndeshkimin sipas ligjit te autorit qe kreu krimin. Por te gjitha perpjekjet e mia deshtuan per shkak te refuzimit kategorik te Edi Rames per te bashkepunuar me organet kompetente per identifikimin dhe ndeshkimin ligjor te agresorit. Pavaresisht nga ky qendrim bllokues te zotit Rama, hetimet dhe te dhenat operative faktuan:
– Akti agresiv, krimi i goditjes te zotit Rama ishte thjesht krim pasioni, pa asnje prapavije politike, por lidhej me motive nderpartneriale.
– Ne momentin e goditjes ne mengjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetem ne dhome por me nje person tjeter te gjinise mashkullore.
-Agresorin e pane me syte e tyre si zoti Rama ashtu dhe personi tjeter qe gjendej ne apartament me z. Rama por asnjeri prej tyre nuk pranoi te thone emrin e tij apo te paraqesin padi ndaj tij ne prokurori apo gjykate. Cdo pretendim tjeter sot, pas 19 viteve per incidentin, eshte nje mashtrim i paskrupullt qe ka si qellim politizimin e nje akti mirefilltas krim pasioni dhe viktimizimin e Edi Rames!S.B

2016-01-23

U vendos përmendorja e heroit Isa Boletini në Saraj

Sot vendoset heroi kombëtar Isa Boletini në Saraj
Sot në Saraj të Maqedonisë do të vendoset përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini, ndërsa do të lëshohet në përdorim rikonstruimi i sheshit aktual të emëruar tashmë si “Sheshi i Flamurit”.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati i cili tha se për këtë projekt janë ndarë 18 milionë denarë nga komuna. Përmendorja e Isa Boletinit është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa u punua në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani.
Kryetari Murati kohë më parë deklaroi se ndjehet krenar që heroi kombëtar do të vendoset edhe në Saraj.
“Bëhet fjalë për rikonstruimin e sheshit aktual, ku parashihet të vendosen përveç shtatores së Isa Boletinit, të vendoset edhe e ashtuquajtura kulla tradicionale shqiptare, e cila sipër do të ketë simbolin tonë kombëtar, plisin. Bëhet fjalë për rikonstruimin e sheshit aktual, ku parashihet të vendosen përveç shtatores së Isa Boletinit, të vendoset edhe e ashtuquajtura kulla tradicionale shqiptare, e cila sipër do të ketë simbolin tonë kombëtar, plisin. Kostoja e përgjithshme e rikonstruimit të shesh it arrin vlerën diku rreth 18 milion denarë”, deklaroi Murati.
Kohë më parë për shtatoren e Isa Boletinit në Saraj ka folur edhe Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit që thotë se ndjehet shumë i lumtur që pas Kosovës e Shqipërisë më në fund edhe në Maqedoni po vendoset busti i stërgjyshit të tij.
“Unë besoj që ardhja e Isa Boletinit e përhershme në Saraj do të reflekton pozitivisht për shqiptarët. Për atë nderoj jetë për bashkimin kombëtar. Kjo përmendore mendoj se është punuar edhe në Isniq me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë, të njëjtën kopje e kemi bërë edhe në Mitrovicë , dhe po e njëjta do të jetë në Saraj. Është një punë e bukur që e kemi pëlqyer ne si familjarë”, tha Gazmend Boletini.



Krejt administrata shtetërore në Saraj? (Foto)
Në prag të zgjedhjeve parlamentare ka filluar presioni ndaj të punësuarve shqiptar në administratën shtetërore.
Agjencia e lajmeve INA ju sjellë mesazhin e përfaqësuesve të BDI-së drejtuar gjithë administratorëve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, për të qene te pranishëm në ceremoninë e shpalosjes së shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini në Saraj.
Ndaj këtij mesazhi ka reaguar në banor i Lagjes së Trimave. “Nuk tolerohet personalitetin e heroit Isa Boletini ta sjellin matrapazët dhe sahanlëpirsat, që pas hijes se veprës së tij të fshihen, të financuar me reketin e popullatës së Sarajit. Sa për informim unë jam nje banor afër lagjes së trimave dhe ende keni fytyrë me na ftuar në projektet e juaja kriminale”, shkruan banori i revoltuar.




U vendos përmendorja e heroit Isa Boletini në Saraj
Në komunën e Sarajit të Maqedonisë, në Sheshin e Flamurit sot u vendos përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini. Vendosja e kësaj përmendoreje erdhi me rastin e shënimit të njëqindvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.
Nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetarit të komunës së Sarajit Bekim Murati, sot në Saraj te Sheshi i Flamurit, u vendos shtatorja e heroit legjendar shqiptar, Isa Boletini.
Në këtët manifestim, që ka të bëjë me 100 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, sipas këshillit organizativ morën pjesë familjarë të Isa Boletinit, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Vesli dhe mysafirë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria. Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores tha se Shkupi për ata që sot nuk janë gjallë ka qenë vatra e tyre.
Ndërkaq, fjalën kryesore në këtë eveniment e pati kryetari i BDI­së Ali Ahmeti. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ai tha se Isa Boletini po qëndron “aty në atë vend ku vetë e çliroi”.
“Rrugën që bëri baca Isë 100 vjet, sot arriti në Shkup. Nuk vritet ideali i Isës, sepse ai erdhi me Ademin e Hasanin të cilët do të nderohen derisa të ekzistojë shqiptaria dhe dielli…”, tha kryterai i BDI­së, Ali Ahmeti.
Në Saraj u shpalos shtatorja e heroit legjendar, Isa Boletini
Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores së gjyshit të tij tha se tani Shkupi është shumë më afër Kosovës.
Përmendorja e heroit kombëtar shqiptar Isa Boletini është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa u realizua në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani. Për këtë projekt, i cili përfshinë edhe rikonstrumin e sheshit, komuna e Sarajit ndau 18 milionë denar, ndërsa kontribut simbolik kanë dhënë edhe vetë qytetarët shqiptar të kësaj komune. Gjatë këtij manifestimi u ngrit edhe një flamur gjigand kombëtar në afërsi të këtij sheshi.


Taravari: Isa Boletini ka qenë burrë mejdani, mos e fshihni në Saraj!
Në pritje për ceremoninë e nderimit të figurës së shquar kombëtare, Isa Boletini, në 100-vjetorin e vrasjes së tij të pabesë nga dora e sllavëve, shqiptarë të shumtë në Shkup janë irrituar me faktin se shtatorja e tij do vendoset në periferi, në lagjen Saraj, që mbahet hem për lagje të Shkupit e hem për fshat.
Ndaj, kjo zgjedhje nga pushteti, më saktë nga BDI, është pritur me rezerva nga një pjesë shqiptarësh, të cilët e konsiderojnë këtë dhe si një lloj marketingu politik të Ali Ahmetit me figurën e Isës.
“Isa Boletini ka qenë burrë mejdani, mos e fshihni në Saraj! Vendosni bustin e tij ne Qendër të Shkupit ose të Tetovës!”, ka shkruar aekretari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Arben Taravari.
Rinia e Lëvizjes BESA: Figura e Isa Boletinit po keqpërdoret
Rinia e Lëvizjes BESA konsideron dhe njëkohësisht ndjehet e fyer me përçmimin që ia bën BDI-ja figurës së Boletinëve, duke e vendosur në periferi – në fshatin Saraj, kur sipas tyre, vendi i tij do të duhej pa dyshim të ishte mu në qendrën e Shkupit.
“Në këtë situatë kur kemi mungesë të kushteve elementare, si: mungesë të ndriçimit rrugor, mungesë të rrugëve të asfaltuara, mungesë të urave e mungesë të shkollave dinjitoze…, me keqardhje duhet të konstatojmë se Isa Boletini nuk do të ndjehej aspak mirë të vendosej në një mjedis, ku kushtet e jetesës i ka si të shekullit XII”, thonë nga Lëvizja Besa.
Rinia e Lëvizjes BESA gjatë mbrëmjes nëpër Saraj kanë shkruar grafite me mbishkrimin “Mirë se vjen o Baca Isë, po t’keqpërdorin hajnat e BDI-së.” nëpër gjithë territorin e Sarajit, sipas tyre, me qëllimin për ta ruajtur figurën historike shqiptare, Isa Boletini nga keqpërdorimet e ulëta politike.
“Kur jemi këtu, meqë BDI-ja po i vendos figurat emblematike shqiptare nëpër fshatra, i sugjerojmë kreut të saj, Ali Ahmetit, që një bust të ish diktatorit Enver Hoxha ta vendosin në Zajaz”, shtojnë nga Lëvizja Besa.
Festë në BDI, Ali Ahmeti i këndon Isa Boletinit (Video)
Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar festën me rastin e ardhjes së bustit të Isa Boletinit në Saraj të Shkupit.
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka postuar një video ku shihet Ali Ahmeti duke kënduar këngën e Isa Boletinit.
“Festë e madhe në Shkup, po vjen Isa në Sheshin e Flamurit në Saraj”, shkruan Grubi.
Shkup, promovohet libri “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”
Sot në Shkup u promovua libri “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, me materiale nga konferenca shkencore mbajtur më 5 qershor 2015 në Prishtinë.
Në të vërtetë, ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit në mes të Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Institutit të Historisë – Tiranë, dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.
Promovimin e përshëndeti pinjolli i familjes së Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili theksoi rëndësinë e madhe të këtij libri për historiografinë shqiptare.
Edhe kryetari i Komunës Saraj të Shkupit, Bekim Murati, u shpreh i entuziazmuar, që ngritjes së shtatores së Isa Boletinit në Saraj, i parapriu ky përurim libri për figurën e heroit të madh popullor Isa Boletini.
Më tej, rreth rëndësisë së konferencës shkencore dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, folën drejtori i Institutit të Historisë së Prishtinës, Sabit Syla, dhe drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, të cilët çmuan lartë figurën e Isa Boletinit dhe këtë përmbledhje me materiale shkencore historike.
Ndërsa, më hollësisht rreth përmbajtës së librit, folën Sabile Keçmezi-Basha nga Instituti i Historisë së Prishtinës, dhe Sevdail Demiri nga ITSHKSH-Shkup.
Në këtë libër me mbi 360 faqe, janë botuar kumtesat shkencore të 24 studiuesve të njohur shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke e ndriçuar figurën e heroit kombëtar Isa Boletini në më shumë aspekte.
Libri u botua me rastin e 100 vjetorit të rënies së Isa Boletinit, dhe me rastin e ngritjes së shtatores së tij në Komunën Saraj të Shkupit.

Nehat Hyseni:Vdekja enigmatike e Qenan Shaipit në delegacionin me Titon në Meksik

Vdekja enigmatike e Qenan Shaipit në delegacionin me Titon në Meksikë
Vdekja tragjike e Qenan Shaipit, më 12 mars 1976, ai gazetar raportues nga Radio Televizioni i Prishtinës me delegacionin e Titos, në Kankun të Meksikës.
Edhepse kaluan 40 vjet nga kjo tragjedi, akoma nuk është zgjidhur kjo enigmë dhe ky mister i vdekjes së tij, në lulen e rinisë, në moshën 29 vjeçare, duke e lënë bashkëshorten Sabaheten në moshën 26 vjeçare, bijën Zanën 5 vjeç dhe djalin Agonin në moshën dy vjeç e gjysmë.
Lidhur me rethanat e dyshimta tê përfundimit misterioz e tragjik të jetës së tij,
biseduam me një mikun tim, intelektual i çmuar dhe punëtor e veprimtar i palodhshëm i kauzës tonë kombëtare, lidhur me informacionet mbi rethanat e vdekjes së Qenan Shaipit.
Takimin e mbajt, në Prishtinë, më 26 janar 2016. Ai më tregoi se në vitin 2004 kishte udhëtuar zyrtarisht në Shqipëri dhe atje kishte takuar një shqiptar çam, nga Konispoli, i cili i kishte treguar se në kohën e Enver Hoxhës kishte qenë ushtarak i lartë dhe se kishte njohuri për vdekjen e Qenan Shaipit, në Kankun të Meksikës.
Sipas tij, Qenan Shaipi qenka angazhuar si përkthyes midis Titos dhe Mehmet Shehut, në takimin e tyre në anijen "Galeb", të Titos.
Pas takimit, Mehmet Shehu qenka interesuar për prejardhjen ose origjinën familjare të Qenan Shaipit dhe pasi që paska marrë informatat e kërkuara prej tij në rrugë të shërbimit sekret të tij, paska kuptuar se Qenan Shaipi i përket familjes së Ibrahim Kelmendit, si ballist dhe njëri nga udhëheqësit e NDSH-së.
jKy informacion e paska shqetësuar fort Mehmet Shehun!
Prandaj, ai paska pasë urdhëruar që të likuidohet Qenan Shaipi?!
Pastaj, ky person thekson se për këtë takim paska shkruajtur Enver Hoxha në librin "Titistët", që e ka shkruajtur në vitet 1981/82., dmth. 5-6 vjet pas vdekjes së Qenan Shaipit.
Meqë këtë libër e kam lexuar dhe shfletuar disa herë, por nuk më kujtohej të kem lexuar për atë takim, më 17 janar 2016 e mora sërish në dorë për ta shfletuar me kujdes.
Enver Hoxha shkruan në kontekstin e tradhëtisë dhe justifikimit të "vetëvrasjes" së Mehmet Shehut, nga faqja 521 në kapitullin X -"Në luftë të hapur me Titistët", ku thuhet:
"Në vitet 1970. Agjenturat perëndimore e ajo titiste i japin urdhër Mehmet Shehut të hidhet në veprim".
Ndërsa, në faqen 564, E. Hoxha shkruan: "Mehmet Shehu u bis për në Nju-Jork në krye të një delegacioni qeveritar për në OKB. Ai udhëtoi me transatlantikun anglez luksoz "Kuin Elizabet". Ne e dinim se me këtë anije udhëtonte edhe Titoja, por as që na shkonte mendja se Mehmet Shehu mund të takohej me Titon. Tani marrim vesh nga shoqërues që ishin bashkëpunëtorë të tij e që tani janë në burg se me këtë anije udhëtonte edhe Herri Fulci i CIA-s amerikane, edhe Randolf Çërçilli që ishte personalitet i Intelixhens Servisit e që në vapor u paraqit si gazetar. Mehmet Shehu, si agjent i tyre, bëri gjatë disa ditëve të udhëtimit takime e bisedime të fshehta me Titon, Fullcin e R. Çërçillin, u parashtroi gjendjen dhe qëndrimet e Partisë sonë, acarimet që po lindnin me Bashkimin Sovjetik dhe qëndrimin që mendonte ta mbante udhëheqja e Partisë sonë në Moskë".
Nga kjo shihet qartë, nëse mund t'i besohet Enver Hoxhës, se Mehmet Shehu kishte takime me Titon, me CIA-n amerikane (Herri Fulcin) dhe me Inteligens Service Anglez (Randolf Çërçillin), pa dijen e Enver Hoxhës.
Poqese del si e vërtetë, na del se Mehmet Shehu mund të ket pasur takim me Titon edhe në Meksikë, në Kankun, para 12 marsit 1976.
Duke i parë raportet e dyshimit midis Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës, që kishin të bënin me denoncimin e MISH-it (Mehmet Shehut) për lidhje të fshehta me Titon, amerikanët dhe anglezët, është e logjikëshme që Mehmet Shehu të jetë kujdesur për humbje gjurmësh nga ato "lidhje dhe takime".
Mbase, edhe Qenan Shaipi, poqese del si e vërtetë se ka qenë i angazhuar si përkthyes në takimet e tyre, realisht mund të jetë viktimë, mbase për të humbur gjurmët dhe për ta ruajtur si sekret këtë takim.
Sidomos, poqese Mehmet Shehu do jetë takuar me Titon, CIA-n dhe I. Service, pa dijeninë e Enver Hoxhës?!
E vërteta për këtë, mbase mund të gjendet në Arkivin Shtetëror në Tiranë.
Por, nga kjo që u tha, na lindin shumë pyetje:
1. Pse Qenan Shaipi u ftua në delegacion me Titon për të shkuar në Meksikë, në momentet e fundit? (dëshmia: Qemal Hasani-shoku i tij më i ngushtë i punës);
2. Si u bë puna që për herë të parë në delegacion me Titon, në udhëtimet jashtë shtetit të ftoheshin edhe shqiptarët e Kosovës?
3. Pse Fadil Bujari, gazetar i "Rilindjes", që ishte bashkë me Qenanin në Meksikë, si gazetar që raportoi pas Qenanit për TVP-në dhe "Rilindjen", asnjëherë nuk e pa të udhës ta takonte familjen e Qenan Shaipit?
4. Mahmut Bakalli. që rregullisht vinte në mëngjez dhe qëndronte tërë ditën te na në shtëpinë tonë në të pame dhe kthehej në Prishtinë në mbrëmje, së bashku me 10-12 komba e kerra që udhëtonin me te, asnjëherë nuk na foli më shumë se "Qenani u mbyt në bazen (pishinë), kurse tani na del verzioni apo e vërteta se Qenani na qenka mbytur "në det të hapur", ku ishte së bashku me gazetarët dhe reporterët e Novi Sadit, Kroacisë dhe qendrave tjera informative të Jugosllavisë së atëherêshme?
5. Pse nuk u lejua që t'i plotësohej dëshira e nënës së Qenanit që të hapej arkivoli që "ta puthë edhe ta shif çka mi bonën djalit"?!
6. Kufoma kishte një tê mavijosur në pjesën mbi syrin e majtë, që mund të jet shkaktuar nga ndonjë lëndim fizik, dhe mbeti enigmë, pa na e sqaruar askush se prej nga vinte ky lëndim?
Ka edhe një mori pyetjesh të tjera që kërkojnë përgjigje dhe sqarim, që së paku me rastin e 40 vjetorit të vdekjes, të sqarohen.
Andaj, ju lusim që bashkërisht të angazhohemi për zbardhjen e këtij misteri dhe enigme të vdekjes tragjike të këtij biri të madh dhe intelektuali të ri dhe të palodhshëm për kauzën tonë kombëtare.

Një rrëfim për ditëlindjen e Lord Bajronit dhe burrat shqiptarë që e shoqëronin

Një rrëfim për ditëlindjen e Lord Bajronit dhe burrat shqiptarë që e shoqëronin
Sot është datëlindja e George Gordon Byron (Lord Bajroni), që ndërlidhet me udhëtimin e tij të parë në Ballkan në Shqipëri. Nikolla Lena ka bërë një intervistë me Vasil Koço Pjetrin, një pasardhës të njërit prej shoqëruesve të Lordit anglez për në sarajet e Ali Pashës. Edhe ai quhej Vasil Gjik Pjetri, një nga trimat e rrallë që Aliu mbante në krah të tij.
Bajroni lindi më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Më 1801 e dërguan në Harrow, në shkollë, ku studioi gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Më 1805 Bajroni hyri në Universitetin Kembrixh (Cambridge). Kur ishte ende student, botoi vjershat e para lirike, “Orët e Ngeses”. Revista zyrtare e shkrimtarëve, “Edinburg Review”, i bëri një kritikë pa mëshire.
Poeti i ri iu përgjigj me satirën “Këngëtarë anglezë e skocezë”, në të cilën sulmoi ashpër letërsinë angleze të asaj kohe dhe gati gjithë poetët e njohur, sidomos ata të “shkollës së liqenit”.
“Shtegtimi i Çajlld Harolldit” është puna letrare më e madhja e Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është “më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia”.
Populli i Shqipërisë së Jugut e mbajti për një kohë të gjatë në kujtesën e tij vizitën e poetit anglez në sarajet e Tepelenës, dhe i përmendnin fjalët që i tha Ali Pasha fisnikut anglez: E kuptoj që jeni vërtet nga derë e madhe, prej veshëve tuaj të vegjël, prej duarve të vogla të bardha dhe prej flokëve kaçurrela.
Më 1809, në korrik, njëzetenjëvjeçari u nis për udhëtimin e tij të parë nga skela e Falmouthit. Mori pas një shpurë shërbëtorësh, i shoqëruar prej shokut të tij të shkollës, Cam Hobhouse. Së pari zbriti në Lisbonë. Portugalia qe aleate e Anglisë në Luftën Gadishullore. Napoleoni e kishte zaptuar Evropën, por Anglia zotëronte detin. Udhëtimet ishin të rrezikshme, prandaj Bajroni vizitoi vetëm ato vise që nuk rrezikonin nga armiku.
Prej Lisbonës udhëtoi me kalë 640 kilometra dhe arriti në Kadiz. Nga ky port spanjoll një luftanije angleze e solli nëpër Mesdhe prej Gjibraltarit në Maltë dhe që aty në Prevezë, në Shqipëri. Nga Preveza, Bajroni dhe Cam Hobbouse shkuan në Janinë. Vizitorët e shquar nuk e gjetën Ali Pashën në kryeqytet, prandaj më 11 tetor e vazhduan udhëtimin 160 kilometra të tjera në veri. Më 17 u nisën në Libohovë dhe arritën në Qestorat e në Erind. Prej Erindit u nisën më 19 të tetorit në orën 15.30 dhe në orën 17.00 arrin në Tepelenë. Pas tri ditëve si mysafire të Ali Pashës, u kthyen po asaj udhe. Nga Janina u nisën për në Prevezë dhe së andejmi kaluan për në Greqi nën mbrojtjen e 35 shqiptarëve.
Këtu nis dhe historia e rrëfimit për Vasil Gjk Pjetrin, një nga shoqëruesit më në zë të Lord Bajronit. Një intervistë e kahershme kur Lena punonte si gazetar në Radio-Tirana, me një ushtarak të quajtur Vasil Pjetri, bëri rikthimin në datëlindjen e Lordit anglez.
Vasil Pjetri i riu, banonte te “Shallvaret” dhe sot nuk rron më. Ishte me profesion ushtarak, stërnip i Vasil Gjik Pjetrit, atij që shoqëroi Lord Bajronin në udhëtimin e tij të parë në Shqipëri në kohën e Ali Pashait. Vasil Gjik Pjetri i kohës së Aliut, ishte besniku i tij më i afërt.
Pjetri më tregoi për rrugëkalimin e lordit përmes Dhoksatit, motin e keq që prishi një urëkalim dhe angazhimin e popullatës vendase, kryesisht grave, për ta rindërtuar atë në kohë sa më të shpejtë. Ura u ndërtua me mjete rrethanore në një kohë rekord. Lordi me eskortën kaloi drejt Tepelenës ku u takua me Aliun.
Historia e vizitës së Lordit Bajron dhe shoqëruesve të tij dihet, por ajo e fshatrave Nokov-Dhoksat-Erind-Këllez ka nevojë për rikujtim: Janë një zinxhir fshatrash në krahinën e Lunxhërisë, një trevë e pasur me vlera arkeologjike dhe etnografike me kostume të veçanta, që shtrihet përgjatë malit të Lunxhit përballë Gjirokastrës. Gjetjet e shumta arkeologjike në fshatrat Këllez, Dhoksat, Erind e sidomos në qytetin e lashtë Antigone në jugperëndim të fshatit Saraqinishtë, dëshmojnë se Lunxhëria ka qenë një trevë e populluar që në agimin e historisë.
Lunxhëria bën pjesë në trevat e lashta shqiptare për të cilën konsulli frëng pranë Ali Pashës, François Pouqueville, thotë se “banohej nga shqiptarë të krishterë që përbënin një popullsi vendase të lashtë me prejardhje pellazgjike të vendosur aty para fiseve të vjetra helene”.
Lunxhiotët si dhe fqinjët e viseve përreth në një pjesë të mirë ishin të detyruar të mërgonin jashtë vendit që kohët më të hershme, pasi treva e Lunxhërisë është një zonë me toka të pamjaftueshme e nuk ishte në gjendje t’i sigurojë bukën banorëve të saj. Këta njerëz të dalluar në fushën e ndërtimeve ujore, ishin gjithnjë në lëvizje për të gjetur punë në këtë fushë nëpër vise të ndryshme të Ballkanit, që ishin njëherësh vise të perandorisë osmane dhe sidomos në kryeqendrën e saj, Stamboll, ku ishin vendosur më tepër. Sikurse edhe shokët e tyre vllahë, edhe këta, të dalluar në mjeshtrinë e gjetjes së burimeve ujore prej ku furnizonin me këtë lëndë vendet e varfra dhe kudo, ishin të mirëpritur sepse kishin fituar emër të mirë, duke siguruar edhe monopolin e kësaj zeje të vështirë.
Shkolla popullore e ndërtuesve lunxhiontë e specializuar në fushën e ndërtimeve ujore, merrej më shumë me ndërtimin e çezmave, të banjove publike, ujësjellësve mbi harkada, cisternave të ujit, puseve, kanaleve ujitëse të bujqësisë etj. Në Perandorinë Osmane, lunxhiotët gëzonin privilegjin e kësaj mjeshtërie që e mbanin me ferman (dekret) sulltanor të trashëguar brez pas brezi, qoftë në Stamboll ashtu edhe në qytetet e tjera kryesore të Perandorisë.
Duke folur për këta mjeshtër të talentuar, Pouqueville citonte se ata të fshatrave Dhoksat, Këllez dhe Nokovë ishin më të dalluarit e kësaj zeje në këtë trevë. Të organizuar në grupe të vogla shëtitëse, këta ushtronin mjeshtërinë qysh nga kohët e antikitetit të vonë. Njoftimet e para historike mbi këtë mjeshtri të lashtë të ushtruar nga lunxhiotët janë nga letërsia osmane e shekulli XVII.
Funksionari i lartë i Perandorisë Osmane E. Çelebi, në veprën e tij madhore 10-vëllimëshe të titulluar “Udhëtime”, duke përshkruar një parakalim publik të organizuar në Stamboll rreth viteve ‘40 të shekullit XVII në mes grupeve pjesëmarrëse zejtare, përmend edhe shumë shqiptarë, ndër të cilët edhe ujësjellësit lunxhiotë, që parakalonin para sulltanit me kazma e lopata nëpër duar, që thërrisnin me zë të lartë: “Po e hapim këtu gropën, jo po e hapim atje”! Këta zejtarë, vazhdon ky studiues, që e zotërojnë këtë mjeshtëri, bëjnë gropa të thella 70-80 pashë ndër male dhe si e zbulojnë burimin e ujit e sjellin atë me anë të kanaleve nëpër qytete duke e lëvizur deri 4-5 ditë rrugë larg në këmbë. Çdo 100 hapa këta hapin nga një grykë si të pusit, prej ku me anë të velave prej pëlhure drejtuar kundër erës, fusin ajrin nën dhe ku punojnë shokët e tyre.
Këta e grumbullojnë ujin në një vend (rezervuar) prej ku me anë kanalesh duke e terezitur e çojnë atje ku duan. Këtë mjeshtri të çuditshme që vështirë e arrin mendja e njeriut e ushtron vetëm bashkësia e shqiptarëve, thuhet në dokumentet turke. Kjo është arsyeja që kjo zonë në rrethin e Gjirokastrës është kthyer në një atraksion turistik dhe pelegrinazhi për vizitorët kuriozë të historisë, arkitekturës dhe natyrës.
Por, të kthehemi tek rrëfimi me kuriozitete të Vasil Koço Pjetrit, njeriut që tregoi detaje për udhëtimin e Bajronit dhe të Dhoksatasve si mjeshtër të ndërtimit të urave dhe banesave.
Ishte vjeshtë, tetor, kur Lordi po udhëtonte drejt Tepelenës për te Aliu. Në Dhoksat kishte një përrua të rrëmbyer që në atë kohë kishte vërshuar dhe kishte prishur urën e vetme për të kaluar drejt Tepelenës. Lordi dhe shoqëruesit mbetën të izoluar pa ndihmë dhe mbështetje. Burrat e fshatrave përreth ishin të larguar me punë ndërtimesh jashtë fshatrave të tyre. Në fshat kishin mbetur vetëm gratë. Nata po afronte dhe udhëtimi bëhej i rrezikshëm për udhëtarët. Atëherë iu kërkua ndihmë grave të Dhoksatit për ndërtimin e një ure.
Ato, si dhe burrat e tyre ishin mjeshtër në ndërtim dhe u sajua një urë me mjete rrethanore ku Lordi me shoqëruesit e tij kaluan pa i zënë nata. Përroi që pengoi Bajronin quhet Grabovica dhe shpeshherë bëhet mjaft i rrëmbyeshëm edhe sot.
Lordi e takoi Ali Pashain dhe më vonë shkroi dhe këngën e dytë: “Shtegtimi Çajld Haroldit”, që e njohu Shqipërinë dhe shqiptarët në gjithë botën.
Pas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës në 1822, trimat e tij dhe të afërmit u syrgjynosën apo u fshehën. Këtë fat pati dhe Vasil Gjik Pjetri, një nga trimat e çartur të tij.
Vasil Pjetri i “Shallvareve” tregoi edhe për vdekjen e Vasilit, paraardhës të tij. Një vdekje alla shqiptarçe. Midis Erindit dhe Nokovës, dy fshatra fqinj, gjendej një pyll. Erindiotët e prisnin dhe e dëmtonin atë aq shumë sa filloi fenomeni i erozioni. Vasili i ndaloi që të vazhdonin më tej dhe burrat u ndeshën për këtë në sheshin e Kishës së fshatit. Aty u vra dhe Vasili, shoqëruesi i Lord Bajronit. Historia vazhdon me ikje e shpërngulje deri në lagjen “Shallvare” të Tiranës.
Sot është data e lindjes së Lordit anglez që lidhet me burrat e vërtetë që e donin dhe e nderonin kombin e tyre. Sot ky zinxhir fshatrash të Lunxhërisë janë një perlë e bukurisë dhe e turizmit tonë, por të boshatisur deri diku nga jeta njerëzore.

Shaban I. Shkodra:"Takimi i parë, dhe ai i fundit me Kadriun"

"Takimi i parë, dhe ai i fundit me Kadriun"
"Kadri Zekën e njofta në klasën e V-të të shkollës fillore, ku së bashku e mbaruam fillore në Desivojcë dhe vitin e parë gjimnaz në Kamenicë , pastaj aji kaloi në Gjilan me vazhdua shkollimin. Kadriu ishte shok i mirë, i dashur , gjithëher i buzëqeshur . Në shtator të vitit 1977 e pimë nga një kafe ne kafenenë ʺAfërdita ʺ në Prishtinë. E lamë të shihemi prapë . Unë, në tetor të 1977 shkova në APJ , kur u ktheva nga APJ -a e kuptova se kishte emigrua në Zvicër. Kurrë nuk e kam marr me mend që kjo ishte kafeja e fundit me Kadriun. Jam krenar që kam pas një shok klase që me vepra ka shkrua faqe te reja të Historisë të populli tonë. Lavdi për jetë e mot Kadri Zekës dhe shokëve te tij të idealit!
foto-ja është e klasës VII-të, viti shkollor 1966/67 - Desivojcë".
Ky është rrëfimi i Shaban I. Shkodra, njv nga shokët e ngushtë të Kadri Zekës, e jy rrëfim më pas është publikuar në mediat sociale

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...