Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme lidhur me sa herë në javë duhet një person të lahet. Në varësi të flokëve dhe llojit të lëkurës, disa mund t’ju këshillojnë që të bëni dush çdo ditë, pasi i bën mirë lëkurës, apo të kundërtën, nëse lëkura juaj është tepër e ndjeshme.
Të bërit dush më shumë seç duhet, mund të shkaktojë efekte negative tek flokët, siç mund të jetë dëmtimi i majave, ndërsa përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike mund të grumbullojë gradualisht një tepricë kimikatesh të dëmshme. Sipas një sondazhi të realizuar vitin e shkuar, 4 në 5 femra nuk lahen çdo ditë, ndërsa një pjesë deklaruan se mund të qëndronin edhe 3 ditë pa bërë dush.
Një tjetër studim, realizuar nga shkencëtarë në Universitetet e Manchester, Edinburgh, Lancaster dhe Southampton, dolën në konkluzionin se tre e katërta e të intervistuarve bënin dush të paktën 1 herë në ditë. Pyetja që shtrohet është, nëse po laheni më shumë seç duhet dhe a ka një numër “të duhur” dushi që duhet të bëjmë gjatë javës?
Sipas Profesorit Stephen Shumack, president i “Australasian College of Dermatologist”, duhet të laheni kur është e nevojshme.
Duke folur për “Sunday Morning Herald”, ai tha: “Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit”. Presioni për ta bërë këtë, është në fakt presion social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjendrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi”.
Shumack shprehet gjithashtu se, një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni, pasi i heq lëkurës vajërat natyrale që prodhon trupit për të mbrojtur qelizat e lëkurës. Kjo, sipas ekspertit, e dëmton lëkurën dhe e bën atë më të prekshme nga bakteret dhe viruset, duke çuar në probleme si irritime, kruarje, tharje të saj dhe në një stad më të agravuar, në shfaqjen e ekzemës.
Një tjetër profesor thotë se, për aq kohë sa fokusoheni në “zonat e duhura”, nuk është e nevojshme të laheni shpesh. Duke folur për “Daily Mail”, John Oxford, profesor në “Virology at Queen Mary’s School of Medicine and Dentistry” shprehet se, për aq kohë sa njerëzit lajnë duart shpesh dhe kujdesen për pjesën e trupit poshtë belit, të bërit dush një ditë tjetër nuk përbën asnjë problem.
Mendohet se të gjithë meshkujt e arrijnë orgazmën sa herë që bëjnë seks, por për disa kjo gjë nuk është e mundur. Ata kanë ereksion dhe marrin kënaqësi nga marrëdhënia seksuale, por nuk janë në gjendje të arrijnë kulmin e kënaqësisë.
Ky problem quhet “ejakulacion i vonuar” dhe mendohet se prek rreth 8% të meshkujve, sipas Dr. Tobias Kohler, një ekspert që punon në Ilinois të SHBA-së.
“Meshkujt që e kanë këtë problem bëjnë seks për 20 minuta ose më shumë pa mbaruar punë, shpesh duke u dorëzuar kur janë të rraskapitur ose të turpëruar”, shpjegon për “Daily Mail” doktori.
“Nëse keni probleme për të arritur orgazmën ose ju duhet më shumë kohë se normalja për ta arritur atë, atëherë duhet të shqetësoheni dhe të vizitoheni te një mjek”, shtoi Kohler.
Ejakulacioni i vonuar ndodh kur një burrë që normalisht arrin orgazmën për 3-4 minuta, nis t’i duhen 15 minuta. Mjekët ende nuk kanë arritur të kuptojnë se kush e shkakton këtë problem, por besojnë se ka të bëjë me probleme psikologjike, sëmundje të ndryshme apo konsum droge.
Në fillim të muajit shkurt, në Shqipëri do të vijnë disa ekspertë të Bashkimit Europian dhe do të analizojnë dosjet hetimore për personat VIP. Ekspertët e BE do të paraqiten në Prokurori dhe do të shikojnë materialet hetimore për zyrtarë që kanë qenë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Do të vlerësohen dosjet kur të akuzuarit kanë marrë pafajësi, çështjet penale që u pushuan dhe dosjet që janë ende në gjykim. Bashkimi Europian ka ngritur një komision vlerësimi me ekspertë për të gjitha këto dosjet hetimore, që do t’u vihen në dispozicion nga Prokuroria e Përgjithshme.
Organi qëndror i akuzës ka marrë kërkesë nga këta ekspertë lidhur me hetimet ndaj zyrtarëve, të cilët kanë kërkuar informacione të përgjithshme. Kryeprokurori Llalla ka paralajmëruar disa herë që në vjeshtë do të ketë arrestime të bujshme, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani.
Qeveria ka vendosur të kallëzojë në Prokurori, deputeten e PD-së Albana Vokshi për shpifje dhe madje, nëse akuzat provohen, Kryeministri është gati të japë dorëheqjen dhe të ikë nga politika.
Njoftimi është bërë sot zyrtarisht nga Kryeministria, e cila njoftoi se e ka ndërmarrë këtë veprim pas deklaratave të deputetes Vokshi për abuzime në sektorin e Shëndetësisë. Sipas qeverisë, “deputetja e PD-së ka marrë përsiper sektorin e prodhimit te baltes se shpifjeve per cdo nisem te qeverise ne fushen e shendetesise” dhe “i përket kategorisë së shpifësve profesionistë të nivelit të larte politik në PD si famëkëqinjtë Paloka dhe Ristani.”
Në njoftim thuhet se “Zyra e Kryeministrit ka ndermarre hartimin e kallzimit te deputetes Albana Vokshi per vepren e shpifjes. Ne aktivitetin e saj te vazhdueshem prodhues ajo ne menyre te perseritur perfshin emrin e kryeministrit.
Zyra e kryeministrit ka te gjitha arsyet e bazuara ne prova e fakte, per te besuar se fatkeqesisht deputetja Albana Vokshi i perket kategorise se shpifesve profesioniste te nivelit te larte politik ne PD, si famekeqinjte Paloka dhe Ristani. Keta te fundit u provuan si shpifes per perdorim partiak nga Gjykata e Larte e Shqiperise, pasi nuk arriten te provojne perpara trupit gjykues asgje tjeter pervec faktit se shpifin per llogari te partise se tyre.
Ka ardhur koha qe Gjykata e Larte te kaloje ne siten e gjykimit te saj te pavarur e te paanshem edhe akuzat e deputetes ne fjale. Njesoj si ne rastet e shpifesve Paloka dhe Ristani, kryeministri Rama shpreh publikisht gatishmerine e tij per te dhene doreheqjen, jo vetem nga detyra po edhe nga aktiviteti i tij politik, nese deputetja Vokshi do te provoje ne gjykate se shpifjet e saj ndaj kryeministrit nuk jane te tilla.”
Një përplasje deklaratash ka pasur sot mes PD-së dhe qeverisë për sistemin shëndetësor. Me një reagim të fundit, deputetja e PD-së Albana Vokshi e ka mirëpritur faktin që qeveria do të bëjë një padi ndaj saj. Vokshi është shprehur se kjo është një mënyrë për të bërë transparencë.
“Rama po më çon atje ku ai vetë ka deklaruar që nuk beson. Rama po më çon në Gjykatën që para dy ditësh e akuzoi se nuk bën drejtësi.
Kryeministri me kallëzoi se ka në dorë mbylljen e dosjeve të korrupsionit në Shëndetësi. Me padinë e tij, vetëfaktoi se ai është palë. Togat e zeza, bluzat e bardha, njerëzit në nevojë, çdo qytetar shqiptar po e vuajnë çdo ditë korrupsionin Rama-Beqaj në shëndetësi.
Rama padit në Gjykatë, Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Por kjo është një mundësi e shkëlqyer për të vërtetën. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të bërë transparencë. Një mundësi për më shumë debat për shëndetësinë. Të kuptohet me fakte e dokumente çfarë është bërë mirë e çfarë keq. Çfarë është vjedhur e abuzuar, e çfarë jo.
Meqenëse Rama, në deklaratën e tij dëshmon gadishmëri, e ftoj atë të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën e “shpifjes” e në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët ai bazon pretendimin”, shkruan Albana Vokshi në profilin e saj në Facebook.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një deklarate për media reagoi pas kallëzimit për shpifje që Zyra e Kryeministrit i bëri deputetes së PD-së, Albana Vokshi.
“Kërcënimi i kokoshit 200-milionësh sot ndaj Albana Vokshit, pas një serie denoncimesh kurajoze, me fakte e me prova për korrupsionin në shëndetësi, për zhvatjen që ai po i bën parave të shqiptarëve me miliarda çdo muaj, tregon dy gjëra. Se kryehajduti Edi Rama përmes mashës së tij Ilir Beqa i kanë vjedhur ato miliona euro dhe po vjedhin dhe sot të tjera. Dhe se ai ka në shërbim të tij drejtësinë e gjyqtarët e tij mercenarë në Gjykatën e Lartë, me të cilën kërcënon opozitën dhe fjalën e lirë”, lexohet në deklaratë.
”Kërcënon me ata gjyqtarë të korruptuar e të kapur që dënuan Ristanin e Palokën sepse denoncuan lidhjet e tij me krimin, dhe nxorën pa njollë e pa cene përfaqësuesit e krimit, Arben Ndokën e Pjerin Ndreun që bota mbarë i pa të godisnin opozitën brenda në Kuvend. Ja, kjo është drejtësia që do kokoshi”, shton Basha.
Zyra e kryeministrit Edi Rama shpërndau sot një njoftim për shtyp, ku bënte të ditur se do të kallëzonte penalisht për shpifje deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi për shpifje.
Po çfarë ka ndodhur?
Prej disa muajsh Albana Vokshi, edhe në cilësinë e kryetares së Komisionit Kuvendor për Shëndetësinë, ka qenë tepër aktive në denoncimin e dhënies së disa koncensioneve në shëndetësi por dhe në denoncimin e një rrjeti klientelist tenderash të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ilir Beqja.
Por akuzat e bëra javën e fundit nga Vokshi, kanë qenë më të rënda, sepse tashmë Vokshi po ekspozon pjesë nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një organ i specializuar në diktimin e abuzimeve dhe vjedhjes.
Me këtë raport në dorë, Vokshi tejkaloi shënjestrën e zakonshme, ministrin Beqja dhe kaloi goditjen direkt tek kryeministri.
Ndonëse ai që mban përgjegjësi direkte institucionale për aferat dhe abuzimet është ministri Beqja, në linjë politike, është e vështirë të mendohet se Beqja ka qenë i pandikuar apo se “i ka bërë me kokën e vetë” shumë nga veprimet/koncensionet/tenderët e dyshimtë.
Por duket se Rama nuk do t’ia dijë dhe e konsideron shpifje pa kushte lakimin e emrit të tij në këtë rastin e fundit.
Edhe më parë Rama i ka konsideruar shpifje dhe trillime akuzat e opozitës, por sot ai ndërmori një lëvizje ligjore. Atëherë çfarë ka ndodhur më tepër kësaj here?
Ka shumë gjasa që lëvizja e Ramës të jetë e lidhur me një dokument ‘delikat’ të ekspozuar nga Albana Vokshi një ditë më parë.
Dokumenti është i shkëputur nga raporti I KLSH-së dhe tregon se kompania koncesionare e Check UP-it, në pronësi të biznesmenes Vilma Nushi, ka përfituar transferta të paligjshme paraje nga shteti sepse është paguar për një punë që nuk e ka kryer.
Bëhet fjalë për 1.7 milionë dollarë grabitje që sipas deputetes Albana Vokshi është konstatuar në letrat e prezantuara nga vetë kompania e Nushit.
Deklaron Vokshi:
“Tabela e kapur nga KLSH-ja, tregon shumën që i është paguar Vilma Nushit për muajt mars-nëntor. Sipas kësaj shume, 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë.
Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 216 mijë persona.”
Më pas Vokshi sqaron:
“Dhe më e rënda është se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, por i ka marrë të mirëqëna shifrat e Nushit. Pra Edi i ka dhënë Vilmës para sikur e kanë bërë check-upin 318 mijë persona. 1 miliardë e 700 milionë lekë më shumë se sa shërbimi që ka ofruar. Janë vjedhur nga paratë e shqiptarëve 1 miliardë e 700 milionë lekë për 9 muaj.”
Kjo është një akuzë tepër serioze e deputetes demokrate, sepse nuk jemi më në kushtet e një denoncimi thjesht mbi favorizimin që mund t’i bëjë Ministria e Shëndetësisë biznesmenes Vilma Nushi, por raporti I KLSH-së zbulon se tashmë kompania e saj koncesionare, po merr lekë nga shteti dhe për punë që nuk i ka kryer fare, madje lekë në paradhënie.
Për ironi janë vetë shifrat e deklarimeve shtetërore ato që kanë zbuluar diferencën e 1.7 milionë dollarëve që biznesmenes Nushi i janë dizbursuar “veresie” nga ministri Beqaj.
Me denoncimin e fundit, Vokshi ka rritur stekën e goditjes, pasi flet me argumentet e KLSH-së, e për më tepër po denoncon një transaksion të paligjshëm prej 1.7 milionë dollarësh nga fondet e ministrisë drejt Nushit dhe duket se pikërisht këtij presioni i është përgjigjur sot kryeministri me një padi penale.
Rama është mik i vjetër i biznesmenes Nushi, kjo e fundit ka përfituar disa kontrata e koncensione të rëndësishme gjatë qeverisjes së tij por sot Rama duket i prekur që emrin e tij po e lidhin kaq padrejtësisht me këtë biznesmene.
Ndërsa Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri nuk ka qenë në një vijë mendimi ne kryetarin e partisë së tij Lulzim Basha, për sa i takon qëndrimit që mbajti ky i fundit lidhur me padinë që qeveria paralëjmroi se do të ngrejë ndaj Albana Vokshit, për akuzat që ka bërë lidhur me aferat e mundshme në sektorin e shëndetësisë.
Basha e quajti këtë akt si një kërcënim për fjalën e lirë.
Por pikërisht këtë koncept ka kundërshtuar Strazimiri, që shkruante në profilin e tij në Facebook: “Në fakt nuk është kërcënim për fjalën e lirë… Është paralajmërim për drejtësinë dhe denoncimin e vjedhjes më të paskrupullt që ka parë ndonjëherë ish-vendi i ‘shqipeve’…”.
Jo se ajo që ka shkruar Strazimiri është ndonjë hata e madhe, por në kohën kur ishte Sali Berisha kryetar i PD-së, qëndrime të tilla të pasintonizuara as që mund të mendoheshin.
“Ty Zoti ta shtoftë inatin se ky vend i shqipeve mund të mos ketë qenë kurrë, por as i hajdutëve grabitësve të parave publike dhe mjerove KURRË s’do të jetë… Cilido që mendon se mund të risjellë Aranit Çelën, si Aranit Çela do e pësojë…”, e mbyllte komentin e tij drejtuar Ramës, Strazimiri.
Një kompani private ka bërë kërdinë në tenderat publikë, madje mund të ketë shënuar edhe një rekord, kur në më pak se 22 muaj ka fituar plot 28 tendera. Bëhet fjalë për kompaninë Intech +, e cila brenda një kohe të shkurtër ka përfituar nga tenderimet publike një shumë rreth 11 milion dollarë.
Sigurisht që suksesi i papritur i kësaj kompanie lidhet me emrin e ministrit të famshëm gjithashtu për tenderimet dhe konçensionet në ministrinë e tij, vetë zotin Ilir Beqaj. Ministri aktual i shëndetësisë ka qenë aksioner kryesor i kompanisë Intech +, por në momentin e zgjedhjes deputet, për të qenë formalisht në rregull me ligjin, Ilir Beqaj i ka shitur aksionet e tij tek një person tjetër.
Likuidimi është bërë me një kontratë të veçantë që nuk është e publikuar në dokumentacionin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Shumëkush e mban mend që Intech + ia dogji mandatin deputetit Ilir Beqajt në vitin 2011, pasi Gjykata Kushtetuese e quajti shkelje të ligjit faktin që kompania e deputetit socialist kishte përfituar fonde publike nga bashkia e Durrësit.
Mirëpo joshja nga paratë publike qënka e madhe. Për të mos e djegur edhe mandatin e dytë, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet dhe ai u emërua ministër i Shëndetësisë, më 9 shtator 2013, Ilir Beqaj i shiti pra aksionet e tij, 51 përqind, në shumën e afërsisht 120 mijë eurove. Me këtë akt, kompania Intech + i kishte duart e lira të përfitonte nga tenderat publikë dhe ministri ishte formalisht në rregull.
E ndërsa vetë Beqaj akuzohej thuajse çdo ditë për tenderime e konçesione skandaloze në ministrinë e tij, kompania Intech + lulëzonte në biznesin e saj me administratën e re të partisë së Ilir Beqajt.
Me ose pa ndikimin e kryeministrit Rama, kompania ku kishte qenë pronar ministri i Shëndetësisë, e cila ka si objekt të aktivitetit të saj shërbime të ndryshme të sistemeve kompjuterike, gjatë vitit 2014 është shpallur fituese e 10 tenderave në shumën e afro 2 milion dollarëve nga institucione si bashkia Durrës, Albcontrol, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ministria e Financave, Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Gjatë vitit 2015, Inthech + ka fituar deri tani plot 18 tendera në shumën e rreth 7 milionë dollarëve, ku institucioneve shtetërore të mësipërme u shtohen edhe OSSHE, Agjencia Kombëtare e Ushqimit, etj.
Në total, për 22 muaj kompania që ishte në emër të ministrit Beqaj, ka marrë rreth 11 milionë dollarë nga 28 tenderat e fituar, në 10 prej të cilave është fituese e vetme, të tjerat në bashkëpunim me kompani të ndryshme. Midis tyre vihet re se shumat më të mëdha i ka përfituar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për portalin qeveritar “e albania”. Gjithsej rreth 3 milionë dollarë.
Çfarë ndodhi që kompania, ku ministri nuk është më aksioner, brenda dy viteve u bë kaq e sukesshme? Mos vallë largimi i Beqajt e ndihmoi kompaninë të lulëzonte dhe ndërkohë kryeministri Rama ua bëri peshqesh shqiptarëve tek ministria e Shëndetësisë? Nuk ka dyshim që këtu nuk bëhet fjalë për histori suksesi, por për një aferë të dyshimtë biznesi. Ku përsëri në qendër është ministri i gjatë i Edi Ramës, i cili duhet patjetër të hetohet nëse ka ushtruar ose jo ndikim në kundërshtim me ligjin për të favorizuar ish kompaninë e tij.
Po kështu prokuroria duhet të zbulojë nëse Ilir Beqaj përfiton ose jo, në mënyrë indirekte nga biznesi i Intech +, të cilën e shiti 120 mijë euro por që në dy vjet ka fituar tendera në 10 milion euro. Fakti që kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë me çdo kusht ministrat e tij, nuk do të thotë që
shqiptarët të durojnë të zhvaten dyfish, edhe kur shkojnë për t’u kuruar edhe kur paratë e tyre shpërndahen në mënyrë korruptive.
Viktimizimi i Edi Rames dhe glorifikimi i krimit te pasionit!
Te dashur miq, mediat e shkruara dhe disa portale, me keqdashje rikthyen sot pas 19 vitesh ne faqet e tyre, aktin e goditjes me grushta por dhe objekte te forta te Edi Rames, duke u perpjekur ti japin edhe sot prapavije politike. Lidhur me keto shkrime informoj me pergjegjesi te plote publikun, se ne detyren e Presidentit te Republikes asokohe, e denova me ashpersine me te madhe aktin dhe kerkova nderhyrjen e menjehershme te te gjitha organeve te zbatimit te ligjit per hetimin, gjetjen dhe ndeshkimin sipas ligjit te autorit qe kreu krimin. Por te gjitha perpjekjet e mia deshtuan per shkak te refuzimit kategorik te Edi Rames per te bashkepunuar me organet kompetente per identifikimin dhe ndeshkimin ligjor te agresorit. Pavaresisht nga ky qendrim bllokues te zotit Rama, hetimet dhe te dhenat operative faktuan:
– Akti agresiv, krimi i goditjes te zotit Rama ishte thjesht krim pasioni, pa asnje prapavije politike, por lidhej me motive nderpartneriale.
– Ne momentin e goditjes ne mengjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetem ne dhome por me nje person tjeter te gjinise mashkullore.
-Agresorin e pane me syte e tyre si zoti Rama ashtu dhe personi tjeter qe gjendej ne apartament me z. Rama por asnjeri prej tyre nuk pranoi te thone emrin e tij apo te paraqesin padi ndaj tij ne prokurori apo gjykate. Cdo pretendim tjeter sot, pas 19 viteve per incidentin, eshte nje mashtrim i paskrupullt qe ka si qellim politizimin e nje akti mirefilltas krim pasioni dhe viktimizimin e Edi Rames!S.B
Sot në Saraj të Maqedonisë do të vendoset përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini, ndërsa do të lëshohet në përdorim rikonstruimi i sheshit aktual të emëruar tashmë si “Sheshi i Flamurit”.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati i cili tha se për këtë projekt janë ndarë 18 milionë denarë nga komuna. Përmendorja e Isa Boletinit është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa u punua në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani.
Kryetari Murati kohë më parë deklaroi se ndjehet krenar që heroi kombëtar do të vendoset edhe në Saraj.
“Bëhet fjalë për rikonstruimin e sheshit aktual, ku parashihet të vendosen përveç shtatores së Isa Boletinit, të vendoset edhe e ashtuquajtura kulla tradicionale shqiptare, e cila sipër do të ketë simbolin tonë kombëtar, plisin. Bëhet fjalë për rikonstruimin e sheshit aktual, ku parashihet të vendosen përveç shtatores së Isa Boletinit, të vendoset edhe e ashtuquajtura kulla tradicionale shqiptare, e cila sipër do të ketë simbolin tonë kombëtar, plisin. Kostoja e përgjithshme e rikonstruimit të shesh it arrin vlerën diku rreth 18 milion denarë”, deklaroi Murati.
Kohë më parë për shtatoren e Isa Boletinit në Saraj ka folur edhe Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit që thotë se ndjehet shumë i lumtur që pas Kosovës e Shqipërisë më në fund edhe në Maqedoni po vendoset busti i stërgjyshit të tij.
“Unë besoj që ardhja e Isa Boletinit e përhershme në Saraj do të reflekton pozitivisht për shqiptarët. Për atë nderoj jetë për bashkimin kombëtar. Kjo përmendore mendoj se është punuar edhe në Isniq me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë, të njëjtën kopje e kemi bërë edhe në Mitrovicë , dhe po e njëjta do të jetë në Saraj. Është një punë e bukur që e kemi pëlqyer ne si familjarë”, tha Gazmend Boletini.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare ka filluar presioni ndaj të punësuarve shqiptar në administratën shtetërore.
Agjencia e lajmeve INA ju sjellë mesazhin e përfaqësuesve të BDI-së drejtuar gjithë administratorëve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, për të qene te pranishëm në ceremoninë e shpalosjes së shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini në Saraj.
Ndaj këtij mesazhi ka reaguar në banor i Lagjes së Trimave. “Nuk tolerohet personalitetin e heroit Isa Boletini ta sjellin matrapazët dhe sahanlëpirsat, që pas hijes se veprës së tij të fshihen, të financuar me reketin e popullatës së Sarajit. Sa për informim unë jam nje banor afër lagjes së trimave dhe ende keni fytyrë me na ftuar në projektet e juaja kriminale”, shkruan banori i revoltuar.
Në komunën e Sarajit të Maqedonisë, në Sheshin e Flamurit sot u vendos përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini. Vendosja e kësaj përmendoreje erdhi me rastin e shënimit të njëqindvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.
Nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetarit të komunës së Sarajit Bekim Murati, sot në Saraj te Sheshi i Flamurit, u vendos shtatorja e heroit legjendar shqiptar, Isa Boletini.
Në këtët manifestim, që ka të bëjë me 100 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, sipas këshillit organizativ morën pjesë familjarë të Isa Boletinit, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Vesli dhe mysafirë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria. Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores tha se Shkupi për ata që sot nuk janë gjallë ka qenë vatra e tyre.
Ndërkaq, fjalën kryesore në këtë eveniment e pati kryetari i BDIsë Ali Ahmeti. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ai tha se Isa Boletini po qëndron “aty në atë vend ku vetë e çliroi”.
“Rrugën që bëri baca Isë 100 vjet, sot arriti në Shkup. Nuk vritet ideali i Isës, sepse ai erdhi me Ademin e Hasanin të cilët do të nderohen derisa të ekzistojë shqiptaria dhe dielli…”, tha kryterai i BDIsë, Ali Ahmeti.
Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores së gjyshit të tij tha se tani Shkupi është shumë më afër Kosovës.
Përmendorja e heroit kombëtar shqiptar Isa Boletini është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa u realizua në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani. Për këtë projekt, i cili përfshinë edhe rikonstrumin e sheshit, komuna e Sarajit ndau 18 milionë denar, ndërsa kontribut simbolik kanë dhënë edhe vetë qytetarët shqiptar të kësaj komune. Gjatë këtij manifestimi u ngrit edhe një flamur gjigand kombëtar në afërsi të këtij sheshi.
Në pritje për ceremoninë e nderimit të figurës së shquar kombëtare, Isa Boletini, në 100-vjetorin e vrasjes së tij të pabesë nga dora e sllavëve, shqiptarë të shumtë në Shkup janë irrituar me faktin se shtatorja e tij do vendoset në periferi, në lagjen Saraj, që mbahet hem për lagje të Shkupit e hem për fshat.
Ndaj, kjo zgjedhje nga pushteti, më saktë nga BDI, është pritur me rezerva nga një pjesë shqiptarësh, të cilët e konsiderojnë këtë dhe si një lloj marketingu politik të Ali Ahmetit me figurën e Isës.
“Isa Boletini ka qenë burrë mejdani, mos e fshihni në Saraj! Vendosni bustin e tij ne Qendër të Shkupit ose të Tetovës!”, ka shkruar aekretari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Arben Taravari.
Rinia e Lëvizjes BESA konsideron dhe njëkohësisht ndjehet e fyer me përçmimin që ia bën BDI-ja figurës së Boletinëve, duke e vendosur në periferi – në fshatin Saraj, kur sipas tyre, vendi i tij do të duhej pa dyshim të ishte mu në qendrën e Shkupit.
“Në këtë situatë kur kemi mungesë të kushteve elementare, si: mungesë të ndriçimit rrugor, mungesë të rrugëve të asfaltuara, mungesë të urave e mungesë të shkollave dinjitoze…, me keqardhje duhet të konstatojmë se Isa Boletini nuk do të ndjehej aspak mirë të vendosej në një mjedis, ku kushtet e jetesës i ka si të shekullit XII”, thonë nga Lëvizja Besa.
Rinia e Lëvizjes BESA gjatë mbrëmjes nëpër Saraj kanë shkruar grafite me mbishkrimin “Mirë se vjen o Baca Isë, po t’keqpërdorin hajnat e BDI-së.” nëpër gjithë territorin e Sarajit, sipas tyre, me qëllimin për ta ruajtur figurën historike shqiptare, Isa Boletini nga keqpërdorimet e ulëta politike.
“Kur jemi këtu, meqë BDI-ja po i vendos figurat emblematike shqiptare nëpër fshatra, i sugjerojmë kreut të saj, Ali Ahmetit, që një bust të ish diktatorit Enver Hoxha ta vendosin në Zajaz”, shtojnë nga Lëvizja Besa.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar festën me rastin e ardhjes së bustit të Isa Boletinit në Saraj të Shkupit.
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka postuar një video ku shihet Ali Ahmeti duke kënduar këngën e Isa Boletinit.
“Festë e madhe në Shkup, po vjen Isa në Sheshin e Flamurit në Saraj”, shkruan Grubi.
Sot në Shkup u promovua libri “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, me materiale nga konferenca shkencore mbajtur më 5 qershor 2015 në Prishtinë.
Në të vërtetë, ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit në mes të Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Institutit të Historisë – Tiranë, dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.
Promovimin e përshëndeti pinjolli i familjes së Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili theksoi rëndësinë e madhe të këtij libri për historiografinë shqiptare.
Edhe kryetari i Komunës Saraj të Shkupit, Bekim Murati, u shpreh i entuziazmuar, që ngritjes së shtatores së Isa Boletinit në Saraj, i parapriu ky përurim libri për figurën e heroit të madh popullor Isa Boletini.
Më tej, rreth rëndësisë së konferencës shkencore dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, folën drejtori i Institutit të Historisë së Prishtinës, Sabit Syla, dhe drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, të cilët çmuan lartë figurën e Isa Boletinit dhe këtë përmbledhje me materiale shkencore historike.
Ndërsa, më hollësisht rreth përmbajtës së librit, folën Sabile Keçmezi-Basha nga Instituti i Historisë së Prishtinës, dhe Sevdail Demiri nga ITSHKSH-Shkup.
Në këtë libër me mbi 360 faqe, janë botuar kumtesat shkencore të 24 studiuesve të njohur shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke e ndriçuar figurën e heroit kombëtar Isa Boletini në më shumë aspekte.
Libri u botua me rastin e 100 vjetorit të rënies së Isa Boletinit, dhe me rastin e ngritjes së shtatores së tij në Komunën Saraj të Shkupit.
Vdekja tragjike e Qenan Shaipit, më 12 mars 1976, ai gazetar raportues nga Radio Televizioni i Prishtinës me delegacionin e Titos, në Kankun të Meksikës.
Edhepse kaluan 40 vjet nga kjo tragjedi, akoma nuk është zgjidhur kjo enigmë dhe ky mister i vdekjes së tij, në lulen e rinisë, në moshën 29 vjeçare, duke e lënë bashkëshorten Sabaheten në moshën 26 vjeçare, bijën Zanën 5 vjeç dhe djalin Agonin në moshën dy vjeç e gjysmë.
Lidhur me rethanat e dyshimta tê përfundimit misterioz e tragjik të jetës së tij, biseduam me një mikun tim, intelektual i çmuar dhe punëtor e veprimtar i palodhshëm i kauzës tonë kombëtare, lidhur me informacionet mbi rethanat e vdekjes së Qenan Shaipit.
Takimin e mbajt, në Prishtinë, më 26 janar 2016. Ai më tregoi se në vitin 2004 kishte udhëtuar zyrtarisht në Shqipëri dhe atje kishte takuar një shqiptar çam, nga Konispoli, i cili i kishte treguar se në kohën e Enver Hoxhës kishte qenë ushtarak i lartë dhe se kishte njohuri për vdekjen e Qenan Shaipit, në Kankun të Meksikës.
Sipas tij, Qenan Shaipi qenka angazhuar si përkthyes midis Titos dhe Mehmet Shehut, në takimin e tyre në anijen "Galeb", të Titos. Pas takimit, Mehmet Shehu qenka interesuar për prejardhjen ose origjinën familjare të Qenan Shaipit dhe pasi që paska marrë informatat e kërkuara prej tij në rrugë të shërbimit sekret të tij, paska kuptuar se Qenan Shaipi i përket familjes së Ibrahim Kelmendit, si ballist dhe njëri nga udhëheqësit e NDSH-së.
jKy informacion e paska shqetësuar fort Mehmet Shehun! Prandaj, ai paska pasë urdhëruar që të likuidohet Qenan Shaipi?! Pastaj, ky person thekson se për këtë takim paska shkruajtur Enver Hoxha në librin "Titistët", që e ka shkruajtur në vitet 1981/82., dmth. 5-6 vjet pas vdekjes së Qenan Shaipit.
Meqë këtë libër e kam lexuar dhe shfletuar disa herë, por nuk më kujtohej të kem lexuar për atë takim, më 17 janar 2016 e mora sërish në dorë për ta shfletuar me kujdes. Enver Hoxha shkruan në kontekstin e tradhëtisë dhe justifikimit të "vetëvrasjes" së Mehmet Shehut, nga faqja 521 në kapitullin X -"Në luftë të hapur me Titistët", ku thuhet:
"Në vitet 1970. Agjenturat perëndimore e ajo titiste i japin urdhër Mehmet Shehut të hidhet në veprim". Ndërsa, në faqen 564, E. Hoxha shkruan: "Mehmet Shehu u bis për në Nju-Jork në krye të një delegacioni qeveritar për në OKB. Ai udhëtoi me transatlantikun anglez luksoz "Kuin Elizabet". Ne e dinim se me këtë anije udhëtonte edhe Titoja, por as që na shkonte mendja se Mehmet Shehu mund të takohej me Titon. Tani marrim vesh nga shoqërues që ishin bashkëpunëtorë të tij e që tani janë në burg se me këtë anije udhëtonte edhe Herri Fulci i CIA-s amerikane, edhe Randolf Çërçilli që ishte personalitet i Intelixhens Servisit e që në vapor u paraqit si gazetar. Mehmet Shehu, si agjent i tyre, bëri gjatë disa ditëve të udhëtimit takime e bisedime të fshehta me Titon, Fullcin e R. Çërçillin, u parashtroi gjendjen dhe qëndrimet e Partisë sonë, acarimet që po lindnin me Bashkimin Sovjetik dhe qëndrimin që mendonte ta mbante udhëheqja e Partisë sonë në Moskë".
Nga kjo shihet qartë, nëse mund t'i besohet Enver Hoxhës, se Mehmet Shehu kishte takime me Titon, me CIA-n amerikane (Herri Fulcin) dhe me Inteligens Service Anglez (Randolf Çërçillin), pa dijen e Enver Hoxhës.
Poqese del si e vërtetë, na del se Mehmet Shehu mund të ket pasur takim me Titon edhe në Meksikë, në Kankun, para 12 marsit 1976. Duke i parë raportet e dyshimit midis Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës, që kishin të bënin me denoncimin e MISH-it (Mehmet Shehut) për lidhje të fshehta me Titon, amerikanët dhe anglezët, është e logjikëshme që Mehmet Shehu të jetë kujdesur për humbje gjurmësh nga ato "lidhje dhe takime". Mbase, edhe Qenan Shaipi, poqese del si e vërtetë se ka qenë i angazhuar si përkthyes në takimet e tyre, realisht mund të jetë viktimë, mbase për të humbur gjurmët dhe për ta ruajtur si sekret këtë takim.
Sidomos, poqese Mehmet Shehu do jetë takuar me Titon, CIA-n dhe I. Service, pa dijeninë e Enver Hoxhës?! E vërteta për këtë, mbase mund të gjendet në Arkivin Shtetëror në Tiranë.
Por, nga kjo që u tha, na lindin shumë pyetje:
1. Pse Qenan Shaipi u ftua në delegacion me Titon për të shkuar në Meksikë, në momentet e fundit? (dëshmia: Qemal Hasani-shoku i tij më i ngushtë i punës); 2. Si u bë puna që për herë të parë në delegacion me Titon, në udhëtimet jashtë shtetit të ftoheshin edhe shqiptarët e Kosovës? 3. Pse Fadil Bujari, gazetar i "Rilindjes", që ishte bashkë me Qenanin në Meksikë, si gazetar që raportoi pas Qenanit për TVP-në dhe "Rilindjen", asnjëherë nuk e pa të udhës ta takonte familjen e Qenan Shaipit?
4. Mahmut Bakalli. që rregullisht vinte në mëngjez dhe qëndronte tërë ditën te na në shtëpinë tonë në të pame dhe kthehej në Prishtinë në mbrëmje, së bashku me 10-12 komba e kerra që udhëtonin me te, asnjëherë nuk na foli më shumë se "Qenani u mbyt në bazen (pishinë), kurse tani na del verzioni apo e vërteta se Qenani na qenka mbytur "në det të hapur", ku ishte së bashku me gazetarët dhe reporterët e Novi Sadit, Kroacisë dhe qendrave tjera informative të Jugosllavisë së atëherêshme?
5. Pse nuk u lejua që t'i plotësohej dëshira e nënës së Qenanit që të hapej arkivoli që "ta puthë edhe ta shif çka mi bonën djalit"?!
6. Kufoma kishte një tê mavijosur në pjesën mbi syrin e majtë, që mund të jet shkaktuar nga ndonjë lëndim fizik, dhe mbeti enigmë, pa na e sqaruar askush se prej nga vinte ky lëndim? Ka edhe një mori pyetjesh të tjera që kërkojnë përgjigje dhe sqarim, që së paku me rastin e 40 vjetorit të vdekjes, të sqarohen.
Andaj, ju lusim që bashkërisht të angazhohemi për zbardhjen e këtij misteri dhe enigme të vdekjes tragjike të këtij biri të madh dhe intelektuali të ri dhe të palodhshëm për kauzën tonë kombëtare.