2016-01-24

Ecja e shpejtë shëron depresionin

Rezultatet e studimit të ri të shkencëtarëve portugezë bën të ditur se aktiviteti i përditshëm fizik është disa herë më efikas në luftimin e depresionit nga terapia me ilaçe.
Studimi që grupi i shkencëtarëve nga Portugalia e kanë zbatuar mbi 150 të anketuar ka treguar se aktiviteti mesatar fizik përmirëson gjendjen e pacientëve të cilëve nuk u ndihmojnë antidepresivët.
ecje
Pjesëmarrësit në eksperimentin kanë vazhduar me marrjen e terapisë së rregullt, por me këtë rast në mënyrë të domosdoshme kanë stërvitur për çdo ditë. Disa kanë ecur shpejtë nga 30 deri 45 minuta, ndërsa të tjerët kanë bërë ushtrime.
Rezultatet kanë treguar se gjendja e tyre është përmirësuar për 26 për qind në krahasim me periudhën para se të fillojnë me stërvitjen.
Përveç asaj që ndihmon në shërimin e depresionit, shkencëtarët theksojnë se stërvitja, si dhe ecja e shpejtë janë parandalim i shkëlqyeshëm për shëndetin mental.

Kush e shkatërron buzëqeshjen tuaj?

buzeqeshje
Buzëqeshja juaj është një nga gjërat më të mira që mund të bëni, kështu që natyrisht se doni që atë ta keni të mrekullueshme.
Por edhe në qoftë se ju lani dhëmbët, përdorni fije dentare dhe vizitoni dentistin tuaj dy herë në vit, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme.
Më poshtë do të rendisim disa faktorë, kryesisht ushqime, që mund të ndikojnë negativisht në dhëmbët dhe buzëqeshjen tuaj, shkruan living.
Pijet energjike
Studimet kanë gjetur që pH në këto pije mund të çojë në erozion të dhëmbëve, për shkak të sasisë së lartë të përqëndruar të komponentëve acid.
CigarjaNuk ka të bëjë vetëm me ngjyrën e verdhë që cigarja i jep dhëmbëve, por dëmtimi është shumë më i madh, gjë që mund të shkojë deri në kancer në pjesë të ndryshme të trupit, përmendim gojën, mushkritë, etj.
Vera
Konsumimi i rregullt i verës çon në dëmtimin e dhëmbëve, shkaktuar nga aciditeti i verës.
Shtatzënia
Kujdesi që duhet të tregoni ndaj dhëmbëve në periudhën kur prisni një fëmijë duhet të jetë mjaft i lartë, pasi ndryshimi hormonal mund të shkaktojë mishra të gjakosur, gurëza etj.
Ëmbëlsirat
Që kur kemi qenë të vegjël, gjëja që na kanë ndaluar më shumë dhe me të drejtë, kanë qenë ëmbëlsirat. Ato shkaktojnë prishje të dhëmbëve.
Edhe pijet e nxehta ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve.

Ja arsyet dhe shanset që keni për të pasur fëmijë binjakë


Nuk është e pazakontë kur ju përpiqeni të mbeteni shtatzënë, që t’i bëni vetes pyetje nëse do të keni më shumë fëmijë se sa ju synoni të keni, veçanërisht kur mësoni që lindjet e shumëfishta po shtohen me një përqindje fantastike kohët e fundit. Aktualisht, në SHBA ka 32 çifte binjakë për çdo 1 000 foshnje të lindura. Kjo përbën një rritje prej 65% gjatë 20 viteve të fundit.
binjakë
Përse është një rritje kaq e madhe në lindjen e binjakëve? Një numër i madh është për hir të terapive riprodhuese por ka edhe faktorë të tjerë në lojë, të paktën kur është fjala për binjakët jo identikë (binjakët identikë janë të rrallë dhe shfaqen në mënyrë të rastësishme, kështu që janë më shumë se sa një befasi emocionuese), shkruan Tirana Observer. Shanset tuaja për të parë binjakë rriten në qoftë se:
Keni binjakë në familjen tuaj. Trashëgimia luan një rol në konceptimin e binjakëve, por vetëm nga ana e nënës. Edhe në qoftë se pema familjare e partnerit tuaj është  e mbushur me dyshe dinamike, kjo nuk i rrit shanset për të pasur binjakë.
Gratë lëkurëzeza kanë pak më shumë shanse se sa të bardhat për të pasur binjakë. Gratë aziatike apo hispanike kanë më pak shanse se gratë e bardha për të pasur binjakë.
Me rritjen e moshës tuaj rritet edhe shansi për të pasur binjakë. Studiuesit kanë gjetur që gratë mbi 35 vjeç prodhojnë më shumë hormone që i stimuloj-në folikulat se sa ato me moshë më të vogël, gjë që mund të shkaktojë që të çlirohet më shumë se sa një vezë në një cikël.
Keni pasur binjakë edhe më parë. Rrufeja mund edhe të godasë dy herë në një vend. Në qoftë se keni pasur më parë binjakë, shanset janë dyfishe që përsëri të keni binjakë.
Ju i jeni nënshtruar një trajtimi për pjellorinë. Rreth 20 deri 25% e grave që marrin ilaçe që stimulojnë vezoret ose që i janë nënshtruar in vitro fertilizimi-t do të kenë binjakë ose edhe më shumë.
Jeni mbi peshë. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar që gratë obez-e kanë dyfishin e shanseve për të pasur binjakë se sa ato që nuk janë obeze.
Jeni shtatlartë. Po këto studime kanë treguar se gratë shtatlartë kanë shanse më shumë për të pasur binjakë.

Zika, virusi i trurit mund të vijë në Evropë, sëmundja nis si një grip i lehtë

Screenshot_2



Virusi «Zika» ka ditë që është duke qarkulluar në media. Ai është një virus që sulmon gratë shtatzëna dhe prek fetusin, duke i deformuar ata. Virusi është paralajmëruar se ka gjasa të vijë në Evropë.
Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Katastrofave ka publikuar disa simptoma dhe mënyra të trajtimit të këtij virusi, duke njoftuar se nuk ende një vaksinë, lajmëron se simptomat janë këto:
• Një në pesë persona të prekur nga virusi është i sëmurë me grip
• Sëmundja me grip është e lehtë dhe zgjatë deri në një javë
• Të prekurit kanë skuqje, ethe, shenja në lëkurë, dhembje trupi (plogështi) dhe skuqje të syve që zgjasin disa ditë
• Nuk paraqitet me sëmundje të rëndë, që rehabilitohet në spital kurse sipas po të njëjtës qendër, parandalimi është ky:
• Shmangni udhëtimet në Afrikë
• Ruhuni nga pickimet e mushkonjave, sepse java e parë e virusit në trup është në gjak dhe mund të transportohet nga mushkonjat
• Pini lëngje më shumë
• Mund të përdorni ilaçe si Acetaminophen ose paracetamol

160124120907-anti-zika-fumigation-exlarge-169

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Angli, bëhet e ditur se 3 udhëtare britanike janë diagnostifikuar me infeksion të virusit Zika.
Kjo u bë e ditur në faqen publike të Shëndetit në Angli, përderisa njoftohet se rastet u zbuluan që nga Janari i vitit 2016, përderisa turistet britanike ishin në vizitë në Amerikën Latine, shkruan CNN.
Ndërkaq në lidhje me këto raste të infeksioneve me virusin Zika, ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion të detajuar agjencioni qeveritar i shëndetit publik megjithëse kanë arritur në përfundim që dicka e tillë nuk është dukuri e natyrshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Si pasojë e përhapjes së shpejtë të virusit Zika, qeveria e Amerikës Latine,ka marrë menjëherë masa duke rekomanduar femrat të mos mbesinë shtatëzënë të paktën deri në dy vitet e ardhshme

Tensioni i lartë i gjakut, ja gjithçka çfarë duhet të dini


Mbi 1.5 miliardë njerëz vuajnë nga presioni i lartë arterial (ose hipertensioni) në të gjithë botën dhe rreth 7 milionë prej tyre vdesin çdo vit për shkak të presionit të lartë arterial.
Ky është bilanci i bërë publik nga OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë). Hipertensioni është një ndër faktorët kryesor që lidhet më sëmundjet e zemrës, infarktin, sëmundjet e veshkave dhe diabetin. Rreth 50% të sëmurëve me hipertension nuk kanë ankesa ose simptoma paralajmëruese dhe e kuptojnë sëmundjen kur ajo ndodh, për shembull kur pësojnë infarkt në zemër.
Në moshat 60-vjeçare, 2 në 3 persona vuajnë nga hipertensioni. Po çfarë është hipertensioni? Nga se shkaktohet dhe cila është mënyra për ta mbajtur nën kontroll? Mjeku kardiolog
Muhamed Kondi pohon se hipertensioni është një sëmundje “dhelpërake”, pra, një sëmundje që shfaqet papritur dhe komplikacionet që sjell në organizëm janë të mëdha. Sipas mjekut kardiolog, “shenja e kësaj sëmundje është që nuk shfaq asnjë shenjë”, ndaj ai u bën apel moshave mbi 40 vjeç që të kryejnë rregullisht kontrolle të paktën 1 herë në 6 muaj.
largea_tensioni051365191964
Çfarë është hipertensioni?
Hipertensioni njihet gjerësisht si presioni i lartë i gjakut. Hipertensioni nuk është gjë tjetër, veçse humbja e aftësive që kanë enët e gjakut për t’u tkurrur dhe relaksuar atëherë kur duhet. Hipertensioni quhet ndryshe edhe “vrasës i fshehtë”, sepse mekanizmi i sipërpërmendur prishet për shkaqe të paditura. Ena e gjakut bëhet shumë “kokëfortë” dhe në momentin kur duhet të lirohet, nuk e bën këtë gjë duke mbetur gjatë gjithë kohës e takuar. Sëmundja përkeqësohet gradualisht dhe kjo shtrihet në një hark të gjatë kohor, ndaj shpeshherë individët e kanë të vështirë të kuptojnë dhe më pas t’i drejtohen mjekut. Hipertensioni mund ta kategorizojmë në dy lloje: në hipertension kryesor dhe dytësor.
Hipertensioni kryesor. Ky lloj hipertensioni përfshin rreth 90% të rasteve që vuajnë apo preken nga hipertensioni. Shkaktarët e tij nuk dihen, por mendohen të jenë një sërë faktorësh, si: trashëgimia, mbipesha, kequshqyerja, mungesa e aktivitetit sportiv etj.
Hipertensioni dytësor. Quhet hipertension dytësor sepse në të tilla raste hipertensioni vjen si rezultat i një problemi tjetër që individi ka në organizëm, siç mund të jenë problemet në veshka, ngushtim i aortës etj.
Pse prishet ekuilibri i enëve të gjakut?
Mendohet që janë një sërë faktorësh që çojnë në prishjen e ekuilibrit të enëve të gjakut. Një ndër faktorët që ka një peshë të madhe, është pa dyshim stresi. Niveli i lartë i hormoneve të stresit në organizëm i mban gjithmonë të tërhequra enët i gjakut dhe për pasojë ky mekanizëm, kur vjen momenti që duhet të lirohet, s’e bën këtë gjë sepse është faktori stres në mes.
Një tjetër faktor që ndikon në hipertension është edhe karakteri ose tipi i njeriut. Personat që e përjetojnë më së shumti stresin, janë shumë herë më të riskuar ndaj hipertensionit. Një faktor shumë i rëndësishëm është abuzimi me kripën. Madje, do të theksoja që është një ndër shkaktarët kryesor të hipertensionit. Popuj që janë të mësuar të mos e përdorin kripën, siç mund të jenë për shembull disa zona në Japoni, nuk vuajnë fare nga hipertensioni, pothuajse nuk e njohin fare si sëmundje. Kripa është një nga elementet bazë jo vetëm për trupin e njeriut, po për çdo gjallesë, por nuk duhet të abuzohet me të. Nuk është thjesht kripa që është e dëmshme, por është abuzimi me të.
Pse dhe si ndikon kripa në rritjen e tensionit?
Kripa thith ujin në organizëm. Duke thithur ujin, nëpër enët e gjakut qarkullon më tepër seç duhet ujë. Po të shikosh njerëzit që abuzojnë me kripën, janë si të fryrë dhe indirekt del problemi i ujit të tepërt, gjë që sjell rritje të presionit në gjak. Gjithashtu, edhe sëmundjet e veshkave janë një ndër shkaktarët e rritjes së tensionit.
Cilat grupmosha janë më të riskuara ndaj hipertensionit?
Mbi moshën 40-vjeçare fillojnë dhe shfaqen problemet me hipertensionin. Burrat janë ata që janë më të ekspozuar ndaj hipertensionit dhe kjo lidhet kryesisht me mosmbajtjen e një regjimi të mirë gjatë ushqyerjes. Ajo çka i ekspozon me tepër meshkujt, është abuzimi në tërësi me mënyrën e jetesës. Ndërsa përsa i përket femrave, duhet thënë se hipertensioni fillon e ndihet mbi 50 vjeç edhe për arsye të çrregullimeve hormonale në organizëm.
Si mund ta mbajmë nën kontroll hipertensionin?
Duke u nisur nga shkaqet që çojnë në hipertension, menjëherë dalin dhe parimet e mjekimit. Tepër e rëndësishme për individët që vuajnë nga hipertensioni, në radhë të parë janë mjekimet kundra abuzimit me kripën (shkarkueset), sepse siç e theksova edhe më lart, kripa është armiku numër një që sjell hipertension. Terapia kundër stresit gjithashtu zë një peshë të rëndësishme, pasi dihet se stresi është një ndër shkaqet kryesore, jo vetëm të hipertensionit në këtë rast, por edhe të shumë patologjive apo problemeve që lindin në organizëm.
Mjekimi kundër abuzimit me yndyrat. Por ajo çka duhet të kenë parasysh mbi të gjitha individët që vuajnë nga hipertensioni, është ushtrimi i aktiviteteve sportive, qofshin këto ecje në natyrë, sport, vrap apo edhe forma të tjera të ngjashme. Pasi sporti është ai ingranazh që ingranazhe të ndryshme i rregullon vetvetiu duke vendosur një balancë në organizëm. Pra, e thënë ndryshe, është një luftë kundër të gjithë faktorëve të lartpërmendur.
Si mund ta kuptojmë që jemi prekur nga hipertensioni?
Nuk mund ta kuptosh, në fakt. Ajo çka individët duhet të bëjnë, është t’i nënshtrohen kontrollit të herëpashershëm. Mbi moshën 40 apo 50 vjeç individët duhet të drejtohen pranë shërbimeve shëndetësore për ta matur minimalisht tensionin një herë në gjashtë muaj ose dy herë në vit.
Në rast se shihet si domosdoshmëri nga ana e mjekëve, i nënshtrohen analizave më të detajuara, si për fundësin e syrit, observimi i enëve të gjakut, eko zemre, shihen veshkat etj. Pra, bëhet një kontroll i përgjithshëm dhe një matje 2-javore, 2 herë në ditë dhe mbahet një grafik nga ku del një mesatare.
Tensioni normal është 12-8 për meshkujt dhe 11-7 për femrat. Por duke iu referuar intensitetit të jetës OBSH-ja ( Organizata Botërore e Shëndetësisë) ka pranuar si opsion të përshtatshëm edhe 14 tek meshkujt. Në rast se e kalon normën mbi 14, atëherë patjetër që duhet t’i drejtohen mjekut kardiolog.
Cilat janë komplikacionet që mund të sjellë hipertensioni në organizëm?
Komplikacionet që lidhen më këtë sëmundje janë tepër të rënda. Më të shpeshtat janë sëmundjet e trurit, aksidentet vaskulare, hemorragjitë cerebrale, sjell dëmtim të zemrës (infarkt), dëmtim të veshkave dhe duke i dëmtuar këto të fundit krijohet një rreth vicioz dhe fillojnë preken dalëngadalë të gjitha organet.
Cilat janë periudhat më problematike për ata që vuajnë tashmë nga hipertensioni?
Stina në të cilën ndodhemi, është disi e qetë për individët që vuajnë nga hipertensioni. Pa diskutim më problematikja mbetet stina e verës dhe kjo lidhet me rritjen e lartë të temperaturave. Temperaturat e larta i “lodhin” disi këto mekanizmat në organizëm, dhe për rrjedhojë shfaqen dhe problemet e lidhura me hipertensionin.
Disa këshilla për personat që vuajnë nga hipertensioni
Kujdesi në radhë të parë me kripën. Këta individë absolutisht duhet të heqin dorë nga kripa që merret në mënyrë bruto dhe ta marrin atë nëpërmjet ushqimeve që janë ta pasura me natrium;
Të heqin dorë nga alkooli, i cili sjell rritje të tensionit;
Të heqin dorë nga duhani, pra të ndryshojnë rrënjësisht stilin apo mënyrën e jetesës;
Ndryshimi i stilit të jetesës është shumë i rëndësishëm edhe nuk është e lehtë ta bësh një gjë të tillë, por kjo është thelbësore për shëndetin e tyre.
Presioni arterial i shëndetshëm, me një peshë të shëndetshme
Pse duhet të kujdesem për hipertensionin?
Rreth 7 milionë njerëz vdesin çdo vit në të gjithë botën për shkak të presionit të lartë arterial.
Ç’lidhje ka pesha ime me hipertensionin?
Të qenët mbi peshë mund të çojë në hipertension, i cili më pas mund të çojë në infarkt, insufiçencë kardiake, aneurizëm, diabet të tipit 2, forma të ndryshme të kancerit dhe insufiçencë renale – sëmundje këto që mund të jenë të gjitha fatale. Kështu, nëse i kushtoni vëmendje peshës suaj, kjo mund t’ju ndihmojë të keni një shëndet më të mirë në përgjithësi.
Pesha e botës
Të qenët mbi peshë është një shqetësim i ditës në të gjithë botën. Mbi 1 miliard të rritur në të gjithë botën janë mbi peshë, nga të cilët rreth 300 milionë janë obezë.
Si mund ta kuptoni nëse jeni mbipeshë?
Dy mënyra të mira për të kontrolluar peshën tuaj janë matja rregullisht e perimetrit të belit tuaj dhe matja e “indeksit të masës trupore”. Perimetri i shëndetshëm i rekomanduar i belit për meshkujt e rritur është më pak se 95cm dhe për femrat e rritura është më pak se 95cm.

Sa herë në javë duhet të laheni


Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme lidhur me sa herë në javë duhet një person të lahet. Në varësi të flokëve dhe llojit të lëkurës, disa mund t’ju këshillojnë që të bëni dush çdo ditë, pasi i bën mirë lëkurës, apo të kundërtën, nëse lëkura juaj është tepër e ndjeshme.
Të bërit dush më shumë seç duhet, mund të shkaktojë efekte negative tek flokët, siç mund të jetë dëmtimi i majave, ndërsa përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike mund të grumbullojë gradualisht një tepricë kimikatesh të dëmshme. Sipas një sondazhi të realizuar vitin e shkuar, 4 në 5 femra nuk lahen çdo ditë, ndërsa një pjesë deklaruan se mund të qëndronin edhe 3 ditë pa bërë dush.
la_1453621000-3151835
Një tjetër studim, realizuar nga shkencëtarë në Universitetet e Manchester, Edinburgh, Lancaster dhe Southampton, dolën në konkluzionin se tre e katërta e të intervistuarve bënin dush të paktën 1 herë në ditë. Pyetja që shtrohet është, nëse po laheni më shumë seç duhet dhe a ka një numër “të duhur” dushi që duhet të bëjmë gjatë javës?
Sipas Profesorit Stephen Shumack, president i “Australasian College of Dermatologist”, duhet të laheni kur është e nevojshme.
Duke folur për “Sunday Morning Herald”, ai tha: “Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit”. Presioni për ta bërë këtë, është në fakt presion social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjendrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi”.
dush
Shumack shprehet gjithashtu se, një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni, pasi i heq lëkurës vajërat natyrale që prodhon trupit për të mbrojtur qelizat e lëkurës. Kjo, sipas ekspertit, e dëmton lëkurën dhe e bën atë më të prekshme nga bakteret dhe viruset, duke çuar në probleme si irritime, kruarje, tharje të saj dhe në një stad më të agravuar, në shfaqjen e ekzemës.
Një tjetër profesor thotë se, për aq kohë sa fokusoheni në “zonat e duhura”, nuk është e nevojshme të laheni shpesh. Duke folur për “Daily Mail”, John Oxford, profesor në “Virology at Queen Mary’s School of Medicine and Dentistry” shprehet se, për aq kohë sa njerëzit lajnë duart shpesh dhe kujdesen për pjesën e trupit poshtë belit, të bërit dush një ditë tjetër nuk përbën asnjë problem.

Ky është çrregullimi seksual për të cilin meshkujt nuk flasin asnjëherë


femer mashkull
Mendohet se të gjithë meshkujt e arrijnë orgazmën sa herë që bëjnë seks, por për disa kjo gjë nuk është e mundur. Ata kanë ereksion dhe marrin kënaqësi nga marrëdhënia seksuale, por nuk janë në gjendje të arrijnë kulmin e kënaqësisë.

Ky problem quhet “ejakulacion i vonuar” dhe mendohet se prek rreth 8% të meshkujve, sipas Dr. Tobias Kohler, një ekspert që punon në Ilinois të SHBA-së.

“Meshkujt që e kanë këtë problem bëjnë seks për 20 minuta ose më shumë pa mbaruar punë, shpesh duke u dorëzuar kur janë të rraskapitur ose të turpëruar”, shpjegon për “Daily Mail” doktori.

“Nëse keni probleme për të arritur orgazmën ose ju duhet më shumë kohë se normalja për ta arritur atë, atëherë duhet të shqetësoheni dhe të vizitoheni te një mjek”, shtoi Kohler.

Ejakulacioni i vonuar ndodh kur një burrë që normalisht arrin orgazmën për 3-4 minuta, nis t’i duhen 15 minuta. Mjekët ende nuk kanë arritur të kuptojnë se kush e shkakton këtë problem, por besojnë se ka të bëjë me probleme psikologjike, sëmundje të ndryshme apo konsum droge.

SHPËRNDAJE NË:

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...