2016-01-24

Nishanet tërheqin vëmendjen…

Nishanet, shpesh tërheqëse për seksin tjetër, duhet që në radhë të parë të jenë nën vëmendjen tuaj.
Pjesa më e madhe e tyre mbeten beninje për tërë jetën. Shumë rrallë zhvillohet tek to një melanomë.
Nishan
Melanoma malinje është tumor malinj që e merr prejardhjen nga melanocitet (qelizat që i japin pigmentin lëkurës). Lokalizohet kryesisht në lëkurë, por mund të vendoset edhe në mukozat (hapësirën e gojës, konjunktivë, zorrë, vulvë, vaginë) dhe në bulbin e syrit.
Ç’janë nishanet? Të gjithë i njohim, por a i dimë të gjitha të fshehtat që i bëjnë nganjëherë të rrezikshëm për jetën?
Nishanet s’janë gjë tjetër veçse njolla të ngjyrosura mbi apo nën lëkurë që janë të pranishme që në lindje apo edhe që zhvillohen shpejt pas lindjes. Disa nishane zhduken me kalimin e kohës, të tjerët bëhen më të shprehur.
Mund të shkaktohen nga pigmentimi i lartë në lëkurë apo nga enët e gjakut që nuk zhvillohen normalisht. Pjesa më e madhe e nishaneve janë të padhembshme dhe të padëmshme.
Në raste të rralla, mund të sjellin ndërlikime apo të shoqërohen me sëmundje. Vlerësimi i ndryshimeve, të vërejtura në nishanet, duhet të bëhet nga mjeku specialist.

Efektet shëndetësore të vajit të farës së zezë

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin.
Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara-zeze
Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur: Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm; pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç”duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale; pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut; ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve.
Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t”i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.
Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

Ushqimet kundër gurëve në veshka

Menyja e pasur me pemë dhe perime, e që përmban një përqindje të vogël të mishit të kuq dhe kripës, mund ta parandalojë paraqitjen e gurëve veshkorë, thonë shkencëtarët amerikanë.
Menyja e pasur me pemë dhe perime, e që përmban një përqindje të vogël të mishit të kuq dhe kripës, mund ta parandalojë paraqitjen e gurëve veshkorë, thonë shkencëtarët amerikanë.
Wanna-loose-wei296
Meqë gurët në veshka lidhen me rrezikun e lartë të paraqitjes së shtypjes së lartë të gjakut, diabetit, mbipeshës dhe faktorëve të tjerë të rrezikut për sëmundje të zemrës, kërkuesit shkencorë nga ‘’Brihgam and Women’s Hospital’’ thonë se bëhet fjalë për edhe një vërtetim se ndryshimet në stilin e jetës mund të jenë kyçe për jetëgjatësi.
Rezultatet e tyre bazohen në të dhënat e mbledhura nga rreth 250.000 të anketuar dhe tregojnë se të ushqyerit adekuatë mund ta zvogëlojë rrezikun nga paraqitja e gurëve veshkorë, deri në 45%, pa marrë parasysh moshën.

Zbulohet pjesa e trurit që dëmtohet nga skleroza

Universiteti i Ilionisit në Chicago ka zbuluar për herë të parë një pjesë të trurit e cila dëmtohet nga skleroza multiple për shkak se sasia e lëndës transportuese kimike në të pakësohet.
multiple-skleroza
Sipas agjencisë së lajmeve Shin Hua nga Washingtoni, kërkuesit në një artikull në revistën shkencore Brain deklaruan se fazat patologjike të multi sklerozës nuk dihen ende plotësisht por mjekët e dinë se ndikimi i rruazave të bardha të gjakut dhe kalimi i tyre mbi barrierën e gjakut në tru janë nga faktorët që shkaktojnë këtë sëmundje.
Doktor Douglas Feinstein dhe kolegët e tij deklaruan se transmetimi nervor ose neurotransmiter neuroadrenalina luan një rol të rëndësishëm në këtë sëmundje dhe po ashtu mbrojnë barrierën e gjakut në tru.
Një burim i fuqishëm i transmetimit nervor përgjithësisht është një pjesë e trurit që quhet Lukus Srulus LC ku shkencëtarët në kërkimet e tyre 15 vjeçare në këtë zonë kanë kuptuar se kjo sëmundje mund të kurohet në fazat fillestare.
Skleroza multiple është një nga sëmundjet më të përhapura në sistemin qendror nervor e cila shkaktohet nga dëmtimi i fijeve nervore.

A është mirë t’i kërcisni gishtërinjtë?! Ja çfarë thonë studiuesit

Kërcitja e gishtërinjve është një zakon që e bën thuajse çdo i rritur apo fëmijë. Por a është mirë që t’i kërcisni gishtërinjtë? Sipas një studimi të kryer, thuhet se JO!

gercitje-gishterinjsh
Studimi përfshiu monitorimin e disa personave që kërcishni gishtat dhe panë rezultatet me anë të radiografisë. Rezuktatet treguan se sa herë që kërciteshin gishtërinjtë, zgjerohej vëllimi i hapsirës midis kockave.
Kjo çonte në presion negativ të lëngut sinovial dhë në hapsirën e krijuar rishtazi, prandaj krijohet “zhurma” kur kërcisni gishtërinjtë. Sipas studimit thuhej gjithashtu se kërcitja e gishtërinjve mund të çonte në sëmundjet e kockave dhe në artrit, por kjo gjë nuk është vërtetuar ende.

Pse është e rëndësishme t’u bëni masazh këmbëve përpara se të flini?

Të gjithë jeni dakord se masazhi është një ndër mënyrat më të mira për t’u relaksuar dhe për shëndetin në përgjithësi. Këtë mund ta bëni në shtëpinë tuaj.
këmbë

Përfitimet që sjell masazhi
Shpejton metabolizmin
Heq dhjamin
Rrit qarkullimin e gjakut
Rigjallëron lëkurën
Masazhi ndihmon në eliminimin e acideve që shkaktojnë ngërçin.
Po ashtu qetëson muskujt dhe stimulon tretjen. Këmbët luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin nervor, sepse shputa e këmbës përmban gjëndra djerse dhe nerva periferike.
Këto të fundit lidhen me organe të tjera të trupit, dhe me anë të masazhit në këmbë, stimuloni edhe organe të tjera. Masazhoni këmbët çdo natë për rreth 10­15 minuta dhe do të vini re rezultate fantastike.
cbe7d649e75a4b67b091a38019d8ba93



Astma, gati askush nuk e eviton

Më tepër se 70 për qind e personave që vuajnë nga astma nuk marrin asnjë masë për të evituar faktorët kryesorë që shkaktojnë simptomat astmatike.
Asthmatic arab woman breathing from a inhaler
Ky është përfundimi i dalë nga “Environmental Protection Agency” (EPA) në SHBA. Në kuadrin e një studimi në nivel kombëtar mbi ndërgjegjësimin e përgjegjshmërisë së faktorëve ambientalë në simptomat astmatike, EPA ka zbuluar se më pak se 30 për qind e pacientëve astmatikë kërkojnë të shmangin ekspozimin ndaj faktorëve alergjikë.
Ekspozimi ndaj tymit të duhanit, pluhurave dhe ozonit, mund të shkaktojë kriza astme ose një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e sëmundjes te fëmijët.
“Sa më shumë arrijmë të shmangim dhe kontrollojmë faktorët që përkeqësojnë simptomat astmatike, aq më tepër do të parandalojmë këtë patologji. Ja përse EPA përpiqet të kontribuojë në inkurajimin e pacientëve astmatikë për të bashkëpunuar me mjekët, për të identifikuar me saktësi faktorët alergjik dhe të mësojnë të ndjekin rekomandimet e tyre për të parandaluar problemin”, shpjegon Steve Johnson, drejtor i EPA.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...