2016-01-26

REXHEP QOSJA: MANDATET E PËRKOHSHME DHE MANDATI I PËRJETSHËM

Kandidimi për president, ja si përgjigjet Rexhep Qosja
U përdorët besoj pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën. Më erdhi keq për ju dhe m’u dhimbsët. Treguat se ende s’dini të ruheni prej djallëzisë së të pangopshmëve me pushtet dhe prej trabantëve të tyre në medie. Unë nuk jam i propozuar prej asnjë partie e as prej Opozitës për kryetar të ardhshëm të Kosovës. Dhe nuk jam i propozuar sepse edhe ata që u tha se më propozuan e dinë mirë se unë s’pranoj propozime për mandate të përkohshme politike.
Për arsye se u mashtruat kështu harruat çka s’do të duhej të harronit: unë s’jam njeri që marr pjesë në gara për mandate politike si kryetar a kryeministër. Jo! Unë jam shumë më shumë se kryetar me mandat politik katër a pesë vjeçar, tetë a dhjetë vjeçar. Mandati i kryetarëve a i kryeministrave si mandat politik është i përkohshëm, kurse mandati im si mandat shpirtëror dhe kulturor është i përjetshëm. Derisa pas atyre me mandat të përkohshëm politik qëndrojnë një a disa parti, pas mandatit tim të përjetshëm qëndrojnë lexuesit e djeshëm, të sotëm e të ardhshëm, qëndron populli, qëndrojnë mbi pesëdhjetë vjet veprimtari intelektuale me ndikim atdhetar, çlirimtar e demokratik dhe rreth 40 vepra shkencore, letrare e publicistike, të cilat do të jetojnë derisa do të jetojë gjuha shqipe dhe populli shqiptar që e flet – domethënë gjithmonë.
Ruajuni prej dezinformatave djallëzore, mos i shqetësoni ata që shqetësohen lehtë. Kosovës i duhen e vërteta dhe e drejta.
Kosovës i duhet përgjegjshmëria e atyre që janë në pushtet.
Mos harroni: dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës sot janë ata qeveritarë e institucione që qytetarëve të Kosovës po ua cenojnë rëndë të drejtat më të rëndësishme jetësore – të drejtën për punë e të drejtën për trajtim të barabartë.
Dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës, dëmtues jo më pak se pushtuesit prej Bizantit, Otomanit e deri të Serbia e Jugosllavia, janë të pushtetshmit që qytetarëve të saj këto të drejta po ua shkelin me korrupsion, me nepotizëm, me gjyqësorin e kapur, me zhvatjen e pasurisë kombëtare, me privatizimin e shtetit, me “rançet” e me milionat e tyre të fituar duke qenë në pozita politike e shtetërore, me vrazhdësinë e shërbëtorëve të tyre në parti, në medie e në disa organizata të ashtuquajtura joqeveritare e në të vërtetë qeveritare sa Lidhja e dikurshme socialiste e popullit punues dhe Lidhja e dikurshme e rinisë socialiste!
Mos harroni: Kosova duhet të çlirohet prej të keqes së saj të sotme më të madhe – prej despotizmit të mbuluar me frazeologji të rrejshme pseudodemokratike.

Gjeneral Daut Himë Haradinaj: Jam i gatshëm edhe për luftë edhe për drejtësi

Deputeti i AAK-së, gjeneral Daut Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, kurdo që kërkohet për ta mbrojtur luftën e UÇK-së.
Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale si dhe pretendimet se ekzistojnë qindra dëshmitarë kundër UÇK-së.
“Raportimet për 400 dëshmitarë të fshehur kundër UÇK-së janë të pavërteta, thjesht spekulime. Nëse ndonjë individ ka bërë ndonjë budallaki, kauza e UÇK-së qëndron e fortë”.
Ai ka thënë se Serbia gjithmonë ka tentuar që të njollos luftën e drejtë të UÇK-së.
“Institucionet serbe nuk kanë hezituar ta njollosin luftën tonë, dhe fatkeqësisht këtu kanë gjetur persona që ta bëjnë një gjë të tillë”.
Haradinaj ka thënë se nëse vjen puna ai është i gatshëm edhe të përgjigjet para drejtësisë por edhe të luftojë për vendin e tij.
“Ne kemi luftuar hakikat dhe e kemi kryer obligimin që e kemi pasur si qytetarë”.
“Jam i gatshëm të dëshmoj e të përgjigjem para drejtësisë sa herë që e kërkon vendi im”.

Gjeneral Daut Haradinaj: S’do kandidoj më për deputet
I ftuar në Info Magazine sot është deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, me të cilin është duke u diskutuar për bllokadën politike.
Haradinaj ka thënë se më nuk do të konkurrojë si përfaqësues i popullit në Kuvend.
“Unë nuk do të jem kandidat për deputet, por do të jem përkrahës dhe ithtar i një liste të përbashkët të partive opozitare”

Image result for daut haradinaj

(Daut Haradinaj ka lindur më 6 Prill 1978 në fshatin Gllogjan të Deçan-it është politikan,jurist Shqiptar dhe po ashtu ka qenë komandant në Ushtrin Çlirimtare të Kosoves i cili se bashku më Rexhep Selmin dhe Mujë Krasniqin me rastin e vrasjes se mesuse-it Halit Geci me 28 Nëntor 1997 dolen publikisht dhe deklaruan formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Daut Haradinaj dha kontribut te jashte zakonshem ne luften e Kosoves ku sherbeu ne zonen opreative te Rrafashit te Dukagjinit, Dauti eshte nje nga 5 vellezerit Haradinaj te cilet u shquan per guximin dhe kontribimin e tyre ne luften e Kosoves pas luftes Dauti ushtron postin e nënkryetartit të AAK-së dhe vellau i tij i madh Ramush Haradinaj është kryetar i AAK-së qe nga viti 2004 Dauti ushtron postin e Deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës[1], Dauti aktualisht banon dhe jeton në Prishtinë dhe është i martuar).

Armët e konfiskuara nga forcat serbe: Çfarë i thoshte gjenerali shqiptar Ramush Haradinaj- Gjeneralit Michael Jackson

Në një video të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Associated Press, shihet Ramush Haradinaj – lideri aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – duke ia prezantuar shefit të atëhershëm të KFOR-it, Michael Jackson, armët të cilat Ushtria Çlirimtare e Kosovës i kishte konfiskuar nga ushtria serbe.
Armët e konfiskuara nga forcat serbe: Çfarë i thoshte Haradinaj Gjeneralit Jackson (Video)
Videoja është e vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.
“Numri i armëve të konfiskuara është i madh dhe kjo është diçka interesante. Edhe prezantimi i tyre është i mirë”, kishte thënë Jackson, aso kohe.

https://www.youtube.com/watch?v=PsdCEWsbdk0

Captured Serbian Weapons by Albanians (UCK/KLA) in Battle`s - Kosovo War 1998/1999


2016-01-25

Gjenerali gjerman që ka udhëhequr KFOR-in Klaus Reinhardt : Për shkak të Kosovës e nxora Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solanën nga zyra ime

Rrëfimi i gjeneralit gjerman: Për shkak të Kosovës e nxora Solanën nga zyra ime
Gjenerali gjerman që ka udhëhequr KFOR-in Klaus Reinhardt tregon bisedën që e zhvilloi me Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solanën. “Në takimin e parë me zyrtarin e lartë të Brukselit, Havier Solana i kërkova atij gjysmë miliard dollarë për çdo vit, derisa ta stabilizojmë shtetin e Kosovës. Solana nuk u përgjigj pozitivisht. Ai tha se BE nuk ndan mjete financiare për shtete të cilat nuk janë anëtare të Unionit dhe vazhdoi të llomotisë, duke treguar se çfarë nuk mund të bëjë. I thashë dil jashtë, dhe ai më shikoi i habitur, dil jashtë e përsërita dhe doli. Të nesërmen më telefonoi duke më thënë se kurrë në jetë nga asnjë personalitet nuk është pritur aq keq”.
Gjenerali gjerman Klaus Reinhardt në një ligjëratë me studentët e Kolegjit ISPE, ka rrëfyer për misionin e tij si Komandant i KFOR-it gjatë vitit 1999-2000 në Kosovë. Ai ka folur për luftën, sfidat, problemet, rreziqet, storjet e ndryshme dhe bisedat prapa perdeve me liderë dhe personalitete të ndryshe botërore i ngjanin një libri bestseller.
Komandanti e filloi tregimin duke filluar nga qershori i nxehtë i 99-ës, periudhë kjo kur sapo kishin përfunduar bombardimet e NATO kundër forcave dhe caqeve serbe, me qëllimin rrëzimin dhe largimin e pushtetit të egër të diktatorit Slobodan Milosevic në Kosovë. Përmes imazheve, fotografive gjenerali sqaronte Kosovën e pasluftës, kampet e Bllacës, shqiptarët e përvuajtur gjithandej, shtëpitë e rrënuara, mungesa e spitaleve, ujit, ushqimit dhe gjërave tjera të domosdoshme për një jetë normale.
“Qëllimi dhe misioni i KFOR-it ishte fillimisht, siguria, stabiliteti dhe normaliteti. Për ti realizuar këto, 20 batalione të shteteve anëtare dhe më gjerë ishin shpërndarë në tërë territorin e Kosovës. Ishim të përgatitur me të gjithë arsenalin ushtarak për tu përgjigjur ndaj çdo force që do cenonte misionin tonë. Armatim të rëndë, por edhe forca ajrore, aeroplan për të bombarduar”, theksoi Gjenerali Reinhardt.
“Për ta arritur me sukses qëllimin tonë, nevojitej një bashkëpunim i ngushtë edhe me diplomatët dhe liderët e forcave të mëdha vendosëse”, tha gjenerali.
“Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Bernard Kouchner në takimin e parë, dhe fjalët e para që mi tha ishin: I urrej gjeneralët, posaçërisht gjeneralët gjermanë. Më vonë e mora vesh se familja e tij gjatë luftës së dytë botërore kishte përfunduar në kampet e Aushvicit. Megjithatë, ai ishte një diplomatë i shkëlqyer i cili e luajti më së miri rolin e tij, duke i kryer me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet që e ngarkonin”, deklaroi Reinhardt, duke shtuar se gjatë detyrës së tij ka pasur takime të shpeshta me diplomatin francez, i cili është treguar mjaftë bashkëpunues.
Gjenerali gjerman ishte i vendosur me veprimet e tij për pavarësinë e Kosovës, dhe kjo siç thotë ai, shpesh i kishte kushtuar edhe me vërejtje për largimin e tij nga misioni në të cilin ishte caktuar. “Kthimi i refugjatëve në shtëpitë e tyre, krijimin i kushteve për jetesë, duke filluar gjithçka prej zeros, krijimi i institucioneve, departamenteve të cilat planifikoheshin më vonë të ktheheshin në ministri, ruajtja e stabilitetit, transformimin i UÇK-së në TMK, me një fjalë kthimi i normalitetit, kishte një kosto të lartë. Për këtë dhe shumë punë tjera kërkova ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe më pas nga SHBA-të, transmeton INA.
Fillimisht gjeneralin tregon bisedën që e zhvilloi me Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solanën. “Në takimin e parë me zyrtarin e lartë të Brukselit, Havier Solana i kërkova atij gjysmë miliard dollarë për çdo vit, derisa ta stabilizojmë shtetin e Kosovës. Solana nuk u përgjigj pozitivisht. Ai tha se, BE nuk ndanë mjete financiare për shtete të cilat nuk janë anëtare të Unionit dhe vazhdoi të llomotis, duke treguar se çfarë nuk mund të bëjë. I thash dil jashtë, dhe ai më shikoi i habitur, dil jashtë e përsërita dhe doli. Të nesërmen më telefonoi duke më thënë se kurrë në jetë nga asnjë personalitet nuk është pritur aq keq”, vazhdoi gjenerali rrëfimin.
I detyruar për të çuar misionin e tij në fund, në një takim ai i drejtohet me të njëjtën kërkesë Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe Sekretares Madeline Albright. “ Clintonit i thashë se më duhen para. Ai më tha sa po donë. I thashë se më duhet gjysmë miliard dollarë për çdo vit. Fillimisht ju dukën shumë, mirëpo kur i tregova se për 78 ditë bombardime kundër caqeve serbe, NATO-ja kishte shpenzuar 78 miliard dollarë, Clinton dha dritën jeshile. Paratë nga Uashingtoni erdhën në Shkup dhe bartjen e tyre e bëra me helikopter të shtetit gjerman. Për këtë mora vërejtje për shkarkim nga Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes gjermane, mirëpo nuk hoqa dorë dhe vazhdova misionin tim, i cili kulmoi me heqjen e dinarit serb nga qarkullimi dhe zëvendësimin e tij me markën gjermane. Sërish pati shumë reagime, mirëpo 39 shtete të NATO kërkuar që unë të vazhdoj punën dhe detyrat e mia në Kosovë.
Ai më pas tregoi edhe për takimet me liderët shqiptarët, Ibrahim Rugovën dhe Hashimit Thacin, duke dëshmuar për relacionet e tyre jo të mira. “Rugova ka qenë njeri shumë i mençur dhe më i dashur për mua. Në takimet e shumta unë ulesha mes tij dhe Hashim Thacit, derisa Rugova pinte shumë cigare dhe tymin e drejtonte kah kundërshtari i tij i asaj kohe. Gjithashtu jam takuar me përfaqësuesit e UCK-së, Ramush Haradinaj dhe Agim Ceku. Ata kanë bashkëpunuar ngushtë me ne për transformimin e UCK-së në një forcë më shumë civile dhe multietnike. Ndërsa në takimin e përfaqësuesin e serbëve me priftin Artemije, ai më tha se, ju jeni gjenerata e tretë e gjeneralëve gjermanë që keni ardhur për ta shkatërruar Serbinë. I thashë se qëllimi jonë është për të garantuar siguri edhe për qytetarët serb në Kosovë”, u shpreh më tej Reinhardt.
Reinhardt thotë se bazat për pavarësinë e Kosovës janë vendosur nga KFOR-i. “Ne rindërtuam shtëpitë, ndërtuam shkolla, spitale, ura, krijuam kushte për një administratë për institucione stabile, kthyem normalitetin. Dhe posaçërisht unë dhe shteti im ishim të përcaktuar për pavarësinë e Kosovës. Gjatë një dekade mbi 100 mijë ushtarë gjerman me një kosto të lartë shërbyen në Kosovë dhe më gëzon fakti që sot Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 105 shtete të botës. Besoj në këtë storje suksesi”, përfundoi ligjëratën e tij në Kolegjin ISPE gjenerali gjerman. Komandant i KFOR-it, gjatë periudhës sa ishte në Kosovë, 1385 vizita anembanë Kosovës dhe kishte dhënë 732 intervista për mediat vendore dhe ndërkombëtare.

Si të parandaloni infeksionet kërpudhore

012.jpg
Kruajtja, skuqja dhe ndjesia e sikletshme e therjes së fortë, si dhe dhimbjet e kokës janë simptomat më të shpeshta dhe tregues që në trupin tonë ka ardhur deri te infeksionet kërpudhore.
Shfaqen në forma të ndryshme dhe në vende të ndryshme. Më së shpeshti shfaqet në lëkurë. Infeksioni kërpudhor nxitet nga inflamacioni i mikroorganizmave nga grupet e kërpudhave. Ata janë më të shpeshta pikërisht në muajt verorë për shkak të temperaturave të larta, respektivisht djersitjes dhe lagështisë së shtuar.
Dinë të shfaqen nëse në organizmin tonë është rritur niveli i stresit, te ndryshimet e papritura dhe të shpeshta të temperaturës dhe kur organizmi është i dobësuar, transmeton Koha.net. Kjo kryesisht ndodh në kohën kur jemi të sëmurë nga ftohja ose gripi çka konsiderueshëm dobëson rezistencën tonë.
Kur nuk ka rezistencë, bakteret shumë më lehtë mbahen në trupin tonë. Ato lidhen për njëra-tjetrën dhe kështu krijohen inflamacionet. Infeksionet janë më të shpeshta tek femrat shtatzënë, sepse edhe tek ato vjen deri te ndryshimet e përnjëhershme në organizëm.
Për ta ruajtur shëndetin tonë, rezistencën dhe për t’u mbrojtur nga infeksionet kërpudhore më i rëndësishëm është ushqimi i rregullt. Është e nevojshme të shmanget ushqimi që përmban sheqer sepse bakteret “ushqehen” me sheqerna.
Pastaj mund të shfaqen edhe simptomat si: të vjellat, fryrja, kapsllëku ose diarreja. Kjo përfshin të gjitha llojet e ëmbëlsirave dhe të gjithë ushqimeve me sheqer. Te blerja e ushqimit, gjithsesi shikoni etiketën e prodhuesit dhe listën e përbërësve.
Përveç ushqimit të ëmbël, shmangni ushqimet qe përmbajnë kërpudha dhe tharm. Në këtë kategori hyjnë buka, karbohidratet (pastat, ushqimi i shpejtë), lëngjet dhe frutat e ëmbla, mishi i kuq, pijet e pemëve dhe ato alkoolike.
Kërpudhat që vijnë në kontakt me përbërësit nga këto ushqime, vetëm rriten dhe përhapen. Simptomat e infeksioneve kërpudhore për këtë arsye janë më të shpeshta, më të sikletshme, dhe njëkohësisht edhe më të rrezikshme. Në ushqimin tuaj duheni të përfshini ushqim të pasur me fibra, më së miri atë bimor.
Drithërat integrale janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave, përshpejtojnë metabolizmin për ç’arsye trupi më lehtë do të largojë bakteret nga trupi, respektivisht materiet negative.
Peshku, vezët, perimet (hudhra, qepa, sallata e gjelbër) dhe produktet e qumështit që përmbajnë probiotikë janë të shkëlqyeshëm, sepse largojnë kërpudhat e dëmshme, ndërsa mbajnë ato të mirat, transmeton Koha.net. Stimulojnë tretjen dhe trupin, më lehtë tresin ushqimin. Reduktojnë dukshëm rrezikun nga sëmundjet.
Përveç ushqimit adekuat, te shërimi i infeksioneve kërpudhore ndihmojnë edhe preparatet, respektivisht shtesat në ushqim siç janë vitaminat, multivitaminat dhe kapsulat kundër kërpudhave.

Nga Universiteti Guangzhou : Zbulimi që mund të ndryshojë përgjithmonë jetën tonë

05.png
Një ekip shkencëtarësh në Kinë hodhën një “bombë” në fillim të këtij muaji dhe thuajse askush nuk e vuri re. Kërkuesit, me në krye Junjiu Huan gof Yat-sen, nga Universiteti Guangzhou, publikuan kërkimin e parë shkencor për ndryshimin e ADN-së së embrionit njerëzor.
Kërkimi u publikua fillimisht më 11 prill, në një revistë online “Proteina dhe Qeliza”, pas refuzimit nga revista prestigjioze “Shkenca dhe Natyra”, për shkak se ishte “joetik”. Mirëpo, këta shkencëtarë kanë zbuluar një mjet të ri e të fuqishëm, edhe pse janë tepër të shqetësuar se ku do të çojë kjo. Kërkimi pionier është kontradiktor, edhe pse u krye me embrione të dëmtuara, që nuk do të ishin zhvilluar te njeriu. Shumë shkencëtarë theksojnë se, metodat e inxhinierisë gjenetike, të zhvilluara së fundmi, duhet të studiohen më tepër te kafshët, para se të përballemi me riskun e mutacioneve njerëzore të paparashikueshme dhe zhvillimeve të frikshme në evolucionin e njeriut.
Sekuenca “të freskëta”
Ideja që qëndron në thelb të mjekësisë gjenetik është e thjeshtë, edhe pse detajet janë të ndërlikuara. Kopjet e kodit gjenetik, në formën e ADN-së, janë të pranishme në çdo qelizë njerëzore. Njerëzit që vuajnë nga çrregullime gjenetike kanë gjene që kanë pësuar mutacione (deformime), të cilat krijohen nga zhvendosja e gjeneve në ADN. Ideja është që çrregullimet gjenetike të korrigjohen, përmes riparimit të vetë gjenit. Vitet e fundit, kërkuesit kanë zhvilluar një metodë të re e të fuqishme për largimin e pjesëve defektoze të ADN-së, duke i zëvendësuar ato me pjesë të shëndetshme. Kjo metodë quhet CRISPR dhe cilësohet si një nga zbulimet më të mëdha bioteknologjike të shekullit.
Në vitin 2005, kërkuesit zbuluan se bakteret përdorin sekuenca gjenetike CRISPR, si një armë biologjike për të dalluar dhe eliminuar viruset. Pas këtij zbulimi, shkencëtarët mund ta modifikonin mekanizmin, për të targetuar sekuenca gjenetike në qeliza të tjera të gjalla. Në njëfarë mënyre, kjo i ka pajisur ata me “gërshëra” precize, për të cilat kanë kërkuar prej kohësh. Kjo ka hapur dyert për korrigjimin e geneve me mutacione, që shkaktojnë çrregullime të trashëgueshme. CRISPR, i kombinuar me proteina të specializuara, premton të kthehet në një mjet “gjej dhe zëvendëso” për të riparuar materiale gjenetike të dëmtuara. Disa nga kërkimet e mëparshme me CRISPR janë kryer nga një shkencëtar, i cili bënte kërkime për kompaninë e kosit “Danisco”. Sipas tij, shumë kompani produktesh bulmeti përdorin sekuenca CRISPR në kulturat e tyre bakteriale. “Nëse ha kos, ose djathë, ka shanse të hash qeliza me CRISPR”.
Rezultate kontradiktore
Ekipi i Huang-ut nuk ka eksperimentuar me embrione njerëzore të gjalla, por me embrione anormale, jo të gjalla, që krijohen nga terapia e fertilizimit in-vitro, si për shembull, kur dy qeliza spermatozoide hyjnë në ADN-në e një veze të vetme. Ekipi injektoi 86 embirone me sekuenca CRISPR, që kishin si objektiv gjene përgjegjëse për çrregullimin e gjakut, beta-talaseminë. Rreth 71 prej tyre mbijetuan brenda 48 orësh, aq sa nevojitej që CRISPR të vepronte ,ndërsa 54 prej embrioneve mund të testoheshin gjenetikisht. Sekuenca difektoze u eliminua vetëm tek 28 prej tyre dhe një numër edhe më i vogël, ia arritën në fund të merrnin sekuencën e shëndetshme. Mirëpo, në disa raste, teknika në fjalë, shkaktonte pa qëllim mutacione në pjesë të tjera të gjenomit. Për këtë arsye, shkencëtarët ndaluan së provuari këtë metodë, duke e cilësuar atë si “jo të maturuar”.
“Mos e ndryshoni ADN-në e njeriut”
Një grup gjeneticistësh publikuan një kërkim te revista “Shkenca”, muajin e shkuar, që i nxiti shkencëtarët të heqin dorë nga testimi i teknikës te embrionet njerëzore. Kërkimi sugjeroi se “çështjet potenciale të lidhura me sigurinë dhe efikasitetin, që burojnë nga përdorimi i kësaj teknologjie, duhet të hulumtohen dhe të kuptohen plotësisht, para se të bëhen përpjekje me inxhinierinë njerëzore në testet klinike”. Aktualisht, 15 vende në Europën perëndimore e ndalojnë modifikimin gjenetik të linjës së qelizave si sperma, veza dhe embrionet. Komiteti i Kërkimeve në Shëndetësi në SHBA ka deklaruar se “nuk do të bëhen propozime për ndryshime në këtë linjë”. Edhe autorët e revistës “Shkenca” rekomandojnë që, hapat duhen marrë për të “shkurajuar fuqimisht, madje edhe në vendet ku e lejon juridiksioni, çdo përpjekje në modifikimin e linjës së qelizave bazë te njerëzit”.
Një devijim nga rregulli?
Proponentët e inxhinierisë gjenetike priren të diskutojnë për përfitimet potenciale, si eliminimi i sëmundjeve të trashëgueshme, si hemofilia, ose anemia, jo vetëm tek një pacient i vetëm, opr te të gjithë pasardhësit e tij. Ndërsa oponentët e tyre flasin për rreziqet që mund të vijnë nga korrigjimet gjenetike të këtij lloji, deri edhe për fundin ekstrem të spektrit – prindër të pasur që “porosisin” bebe gjenetikisht perfekte. Ata janë kundër modifikimit të linjës gjenetike njerëzore. Mirëpo, me zbulimin e fundit të shkencëtarëve kinezë, këta të fundit mund të jenë tepër vonë. Një kërkues anonim tha për revistën “Nature” se të paktën katër grupe në Kinë po punojnë për modifikimin e embrioneve njerëzore. Muajin e shkuar, u raportua se grupe kërkimore në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe të paktën një qendër në Boston, po bëjnë kërkime në fushën e inxhinierisë njerëzore, bashkë me shkencëtarë të tjerë në Kinë dhe Britani.

A është ky trupi i vrarë i Mirsad Ndrecaj – NATO në Kumanovë?


0a71.jpg
Gazetari investigues Zoran Bozhinovski ka publikuar një foto sipas të cilit është trupi i pajetë i Mirsad Ndrecaj – Komandant NATO-së. Fotoja sipas tij është bërë nga pjestar të shërbimit sekret dhe janë dërguar drejtorit të DSK për t’ja vërtetuar faktin se lideri i grupit të Kumanovës, Mirsad Ndrecaj – Komandant Nato është i vrarë dhe ai mund të jetë i qetë.

Por, sipas gjitha gjasave trupi i pajetë i personit të vrarë në foto duhet të jetë i Xhafer Zymberit ish-kandidat i AAK-së për deputet në kuvendin e Kosovës

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...