Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/02/10

Mishi ne kohe krize


Foto: Pule e pjekur
Mishi është një ndër artikujt ushqimorë të cilët rëndojnë më shumë buxhetin e familjes, por është ushqim bazë i domosdoshëm për sigurimin e vitaminave B dhe proteinave në dietë.
Vitamina B12 është vitaminë që mund të sigurohet vetëm nga ushqimet shtazore: mishi, peshku, bulmeti etj.
Pakësimi i konsumit të mishit nga popullsia lejon ushqyerjen e më shumë njerëzve me të njëjtën sasi toke bujqësore dhe është diçka që këshillohet si një përshtatje ndaj pikut të naftës.
Ka njerëz të cilët mund të bëhen vegjetarianë, por ka të tjerë për të cilët kjo nuk është e mundur.
Shtrohet pyetja: Cilat janë kafshët që konsumohen sot në botë ?
Mishrat kryesorë që konsumohen në Europë janë viçi, zogjtë, gici, peshku, lepuri etj.
Burime jo të zakonshme proteine shtazore por që në kuzhina të ndryshme në botë njihen dhe konsumohen janë:
gomari, kali, bretkosat, gjarpri, breshkat etj. 8 vendet më konsumuese të kalit konsumojnë 4.7 milionë kuaj në vit. Konsumohet në Europë, Azinë Qendrore, Amerikën Jugore etj. Mishi i gomarit gatuhet dhe në Shqipëri, psh. në një ndër lokalet e rrethit të Fierit, pasi marinohet disa orë sepse është mish i fortë.
– macet, qentë. Në disa vende të botës macet janë konsumuar në kohëra lufte ose varfërie, kurse në disa kultura të tjera besohet se mishi i maces sjell fat dhe shëndet dhe kanë metoda tradicionale të përpunimit të saj. Macet konsumohen në Zvicër, Peru. Në Japoni konsumohej deri në shekullin e 19-të. Qeni konsumohet në Zvicër, Kinë, Vietnam, Filipine dhe Kore. Qeni është përdorur si burim ushqimi gjatë periudhave të urisë.
Insektet: Ngrënja e insekteve nga njerëzit është e zakonshme në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore; Afrikë, Azi, Lindje të Mesme, Australi dhe Zelandë të Re. Mbi 1000 lloje insektesh konsumohen nga 80% e popujve të botës. Por në disa kultura ngrënja e insekteve është e pazakonshme madje dhe tabu. Skeleti i shumë insekteve është i fortë dhe i patretshëm, vlera ushqimore e tyre e pakët. Sot konsumimi i insekteve është i rrallë në vendet e zhvilluara, por ato mbeten një ushqim popullor në shumë vende në zhvillim.
Disa nga insektet dhe araknidet që hahen sot në botë janë: bulkthi, gjinkalla, karkaleci, larvat e brumbujve, milingonat, larvat e fluturave, akrepat, njëqindkëmbshat, merimanga tarantula, kërmilli.
Foto: Akrepa në hell, Peking, Kinë.
Foto: Gjinkalla të skuqura (me salce).
Foto: Karkaleca të skuqur, Meksikë. Foto marrë ngahttp://en.wikipedia.org/wiki/File:Chapulines.jpg
Ka 1,417 specie të njohura jo-vertebrorësh të cilët janë të ngrënshëm nga njeriu.
-minjtë. Konsumohen në: Valencia të Spanjës, Indi, Haëai, Polinezi, Gana, Filipine, Tajlandë, Kamboxhia, Vietnam. Disa kultura, për shkak të sëmundjeve që përhapin minjtë e kanë të ndaluar konsumin e tyre.
Ka kuzhina ku konsumohet dhe gjaku i kafshëve.
Sallami i gjakut përpara gatimit
Sallami i gjakut përgatitet duke zier gjakun me një përbërës tjetër që zakonisht është mish, dhjam, bukë, oriz, tërshërë, elb etj. Më shpesh përdoret gjaku i gicit ose i lopës.
Sallami i gjakut njihet si recetë në Itali, Gjermani, Irlandë, Spanjë, Hungari, Kubë, Porto Riko, Meksikë etj.
Foto: Supë gjaku në Poloni
Supat e gjakut gatuhen në Poloni, Filipine, Vietnam, Kore, Finlandë etj.
Gjaku i gjallë konsumohet në disa kultura si psh. në Vietnam (gjaku i rosave, patave), fiset Masai në Afrikë (gjak lope, lopa shpohet në venë dhe mbetet shëndoshë e mirë), eskimezët etj. Zakonisht nuk konsumohet i vetëm por si përbërës shtesë ndaj pijeve apo gjellëve të tjera.
Nëse e shikojmë nga një këndvështrim tjetër: A ka ndonjë kafshë që është e pangrënshme?
Ka disa kafshë të cilat kanë helm në lëkurë, ose trup si psh. bretkosa helmuese, peshqit helmues, sepja gjigande etj. Këto mund të konsumohen pas përpunimit të veçantë. Gjeli i egër i species Tetrao urogallus, ngaqë ushqehet me shumë pisha, ka shije rrëshire, shumë i pakëndshëm.
Mëlçitë e disa kafshëve psh. të ariut polar, fokave, kanë shumë vitaminë A dhe mund të shkaktojnë helmim nëse konsumohen në sasi.
Në përgjithësi sa më lart të jetë në zinxhirin ushqimor një kafshë aq më shumë kosto ka ushqyerja e saj, prandaj për arësye ekonomike preferohet konsumi i kafshëve barëngrënëse.
Së fundmi, ndodh si fenomen në njerëzit që janë duke vdekur nga uria, kanibalizmi. Një shembull i mirë i këtij fenomeni është ai i ishullit të Pashkëve në Paqësor, 2000 milje larg Paqësorit. Pasi banorët e ishullit kishin prerë të gjitha pemët, kishin vrarë të gjitha gjallesat, kishin degraduar tokën bujqësore, shoqëria ra në kolaps në mes të një epidemie kanibalizmi. Një ishull që dikur kishte qenë mbushur me pyll tropikal, sot është djerrë, i pabanuar. A nuk ka ngjashmëri me degradimin ambjental që po shikojmë sot në emër të rritjes ekonomike?
Njerëzit të cilët nuk konsumojnë mish arrijnë të sigurojnë shumëllojshmëri proteinash duke konsumuar fara arrorrësh, drithëra të kombinuar me lloje të ndryshme fasulesh, bulmet.
Ka njerëz të cilët nuk hanë asnjë ushqim me origjinë shtazore, këta quhen veganë. Një dietë vegane mund të shkaktojë mungesë të vitaminës B12, e domosdoshme për funksionimin normal të sistemit nervor. Në mungesë të konsumit të produkteve shtazore simptomat e defiçencës së saj mund të shfaqen pas 1 viti ose për shumicën e veganëve pas 5 vjetësh nga ndërprerja e ushqimeve shtazore.
Literatura:

AIDS : ngjitëse apo jo?


Foto: kopertina e librit “Shkenca e shitur. A shkakton vërtet HIV-i SIDË-n?”, i Rebecca Culshaw
Kurat e zakonshme të trajtimit të SIDË-s, si dhe kërkimet shkencore kundër saj, janë shumë të kushtueshme. Por, në shkencat mjekësore ka një rrymë mendimi sipas së cilës SIDA nuk është ngjitëse, por shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Mjafton shmangja e faktorëve nxitës të SIDË-s për trajtimin dhe kurimin e saj.
Përvecse jep shpresë për të sëmurët nga SIDA, kjo teori kursen me miliarda dollarë të shpenzuar nga pacientët dhe publiku për kërkimet shkencore dhe trajtimet kundër SIDË-s.
Në vitin 1987 Peter Duesberg  anëtar i Akademisë së Shkencave të SHBA-së dhe profesor i biologjisë molekulare në Universitetin e Kalifornisë, vuri në pikëpyetje lidhjen midis HIV-it dhe SIDË-s në studimin e tij “Retroviruset si Kancerogjenë dhe patogjenë: pritshmëritë dhe realiteti”, botuar në revistën “Kërkimi mbi Kancerin”.
Gjatë viteve ka pasur rreth 2500 persona që i janë bashkuar publikisht dyshimeve mbi shkakun e SIDË-s, nga këta 300 kanë edukim në fushat shkencore të lidhura me kërkimin shkencor mbi SIDË-n, kurse 500 janë mjekë. Eshtë krijuar një shoqatë “Rithinking AIDS”, me qendër në SHBA, e cila ka mbledhur rreth saj kundërshtuesit e teorisë infektive të Sidës.
Mbi teorinë se SIDA nuk është ngjitëse janë shkruar disa libra, nga shkencëtarë të ndryshëm, kështu:
Në mars 2011 Peter Duesberg paraqiti një ndër studimet e veta shkencore që tregojnë se SIDA nuk është ngjitëse, në një konferencë ndërkombëtare për SIDË-n, të organizuar në Itali.
Argumentet që sjellin studiesit të cilët mendojnë se SIDA nuk është infektive janë:
  • Virusi HIV infekton shumë pak qeliza si  dhe gjendet me vështirësi në të sëmurët me SIDA, madje dhe në të sëmurë që janë duke vdekur nga SIDA.
Viruset veprojnë duke vrarë qelizat një nga një. Kur një numër i mjaftueshëm qelizash është vrarë, personi sëmuret. HIV-I mendohet se vret qelizat T të sistemit imunitar. Në studimet e deritanishme mesatarisht 1 në 1000 qeliza infektohet nga HIV, shumë pak. Kurse në sëmundjet e tjera psh. në grip, virusi dëmton 30% të qelizave të mushkërisë. Në hepatit pothuajse të gjitha qelizat e mëlçisë infektohen
  • Të dhënat e dy dekadave mbi testimet HIV në SHBA tregojnë se nuk ka korrelacion midis rasteve HIV pozitiv dhe rasteve SIDA qoftë gjeografikisht, në kohë, në shpërndarjen midis sekseve, në shpërndarjen midis racave. Nëse midis dy faktorëve nuk ka korrelacion atëhere njëri nuk është shkaku i tjetrit.
  • Simptomat e sëmundjeve infektive shfaqen shpejt pas infektimit dhe jo kaq shumë vite pas infektimit, siç pretendohet për të infektuarit me HIV.
  • Sëmundjet infektive kanë një të përbashkët: janë të përhapura njëlloj midis sekseve. Kjo nuk ndodh me SIDA-n.
  • Terapitë anti-retrovirale nuk e përmirësojnë gjendjen e të sëmurëve
  • Mundësia e transmetimit të infeksionit nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura është vetëm 1 në 1000. Shumë pak për të arritur përhapjen e një epidemie.
  • Pas 2 dekadash kërkimesh nuk ka ende një vaksinë kundër SIDË-s.
Kurse Robert Root-Bernstein, PH.D në Princeton, profesor fiziologjie në Universitetin Shtetëror të Michiganit, ka opinionin se HIV-I është i përfshirë në zhvillimin e SIDË-s, por ka të njëjtën peshë me ko-faktorët e tjerë të SIDË-s. Sipas tij të dy kampet, ai që pretendon se SIDA shkaktohet vetëm nga HIV, si dhe kampi që pretendon se HIV është i padëmshëm, janë të gabuara.
Atëhere nga se shkaktohet SIDA? Sipas Duesbergut, Root-Bernsteinit, Al-Bayatit etj. ka shkaqe të ndryshme, në varësi të personit, të cilat nganjëherë të vetme, por më shpesh të kombinuara, shkaktojnë dobësim të imunitetit, psh. përdorimi i kortikosteroidëve, përdorimi kronik i antibiotikëve, kequshqyerja, transfuzionet e gjakut, injektimi i shpeshtë i drogave; AZT-ja, ilaçi kundër SIDË-s etj.
Shkaku kryesor i SIDË-s në Afrikë konsiderohet të jetë kequshqyerja dhe jo HIV-i, sipas kësaj hipoteze.
Për të luftuar SIDË-n, shkencëtarët që mendojnë se kjo nuk është sëmundje infektive, këshillojnë shmangjen e faktorëve të mësipërm riskues. Pra këshillohet mbajtja e një diete të shëndetshme, mospërdorimi i substancave psikoaktive, mospirja e ilaçeve imunodepresive etj.
Ky trajtim i SIDË-s është shumë i volitshëm për financat e dobëta të një shoqërie në krizë si kjo e sotmja. Në vend që miliardat e dollarëve të shkojnë tek industria farmaceutike, ato mund të përdoren për qëllime të tjera më të dobishme.
Burimet:

Pastrimi dhe Dizinfektimi i plageve me mjete shtepiake


Mjalti, sheqeri, rakia, bimët mjekësore, larvat e mizave, saliva, dylli i bletës, propolisi etj. janë disa nga mjetet që përdor mjekësia popullore dhe alternative për dizinfektimin e plagëve. Aktualisht jodi është mjeti më i përdorur për dizinfektim, produkt farmaceutik i prodhuar në fabrikë.
Mjalti
Mjalti është përdorur në dizinfektimin e plagëve prej të paktën 2000 vjetëve. Ai ka veti shtesë dizinfektuese ndaj sheqerit sepse prodhon hidrogjen peroksidi. Industria farmaceutike e disa vendeve të zhvilluara shet produkte dizinfektimi me bazë mjaltin.
Dizinfektimi me mjalt bëhet si vijon:
Fashoja ose pak pambuk lyhen me mjalt. Fashoja me mjalt duhet të mbulojë plagën dhe zonën përreth saj që është e skuqur (e enjtur). Thellimet, të çarat në plagë mbushen me mjaltë përpara se të vendosim fashon e lyer me mjalt. Mbi fashon me mjalt vendoset fasho e thatë ose leukoplast.
Sasia e mjaltit:
Kjo varet nga sasia e qelbit. Sasi te mëdha qelbi kërkojnë sasi të mëdha mjalti. Plaga më e thellë kërkon më shumë mjalt. Zakonisht 20 ml mjalt (~1 lugë gjelle) aplikohet në sipërfaqe 100 cm2 (sa një katror me brinjë 10 cm).
Shpeshtësia e aplikimit të mjaltit
Zakonisht plaga pastrohet dhe aplikohet mjalt i ri 1 herë në ditë, por plagë shumë të qelbëzuara mund të duhet të pastrohen dhe lyhen me mjalt tri herë në ditë. Me kalimin e ditëve qelbi pakësohet, ka raste kur lyerja me mjalt pakësohet deri në 1 herë në 2-3 ditë.
Nëse fashoja ngjitet pas plagës atëhere fashoja duhet ndruar më shpesh.
Në vend të mjaltit mund të përdoret dhe sheqer.
Larvat e mizës:
larvat e mizave
dizinfektimi i plageve_larvat e mizave
Foto: Plagë e kolonizuar me larva mize
Larvat e mizave janë përdorur për pastrimin e plagëve që në kohët e lashta. Sot pastrimi i plagëve me larva mizash aplikohet nga rreth 4,000 doktorë në 20 vende të botës, përfshirë vendet përëndimore.
Larvat që përdoren nga doktorët janë të rritura në kushte të kontrolluara, dhe nga specie të përcaktuara, sepse miza shpesh është vektor sëmundjesh dhe jo të gjitha specieve të mizave u ushqehen larvat me inde të vdekura. Specia më e përdorur është Lucilia sericata.
dizinfektimi i plageve_lucilia sericata
Pastrimi  i plagës me larva në kushtet e mungesës së doktorëve dhe ilaçeve këshillohet të bëhet si vijon: Plaga ekspozohet në ajër për rreth një ditë. Mizat afrohen vetë, ato i preferojnë indet në dekompozim të plagës për të depozituar vezët. Vezët janë të vogla, me vështirësi mund ti dallojmë. Prej tyre do të dalin larvat.
Pasi e kemi lënë plagën në ajër për rreth 1 ditë, e mbulojmë. E kontrollojmë plagën çdo ditë për të parë nëse ka larva. Vezët kthehen në larva brenda disa ditëve. Larvat ushqehen me indet e vdekura fillimisht, kur ky mbaron fillojnë të ushqehen dhe me indet e gjalla (kjo e fundit është e padëshirueshme). Kur larvat ushqehen me indin e infektuar bashkë me të gëlltisin dhe bakteriet të cilat i shpërbëjnë dhe neutralizojnë. Është treguar se larvat e shumë specieve të mizave sekretojnë dhe substanca me efekte antibiotike. Larvat kanë nevojë për ajër, plaga nuk duhet mbuluar hermetikisht.
Kur larvat fillojnë të ushqehen me indet e gjalla dhimbjet shtohen dhe ne plagë del gjak i kuq, i freskët. Tani duhen larguar të gjitha (me dorë, me pinca, me ujë të pastër etj.).
Zakonisht mizat preferojnë plagë të lagështa për të vendosur vezët, nqs. plaga është e thatë mund të mos depozitohen larva.
Rakia
Rakia ka rreth 20% alkool dhe përdoret si dizinfektant. Një prodhues shtëpiak rakie tregonmënyrën tradicionale të prodhimit të rakisë:
Grumbullohen 200 kg rrush. Ky shtypet me këmbë. Rushin e shtypur e grumbullon ne nje fuçi dhe e le aty brenda pa e mbyllur plotesisht dhe hermetikisht kapakun, ne kete gjendje do qendroje disa dite. Gjat ketyre 3-4 diteve duhet trazuar me ndonje dru 2 here ne dite.
Pastaj ne ditet ne vijim fuçise i mbyllet kapaku hermetikisht qe te mos marrë apo nxjerrë ajer dhe 1 here ne dite duhet te hapet kapaku dhe te trazohet, pasi trazohet shpejt e shpejt mbyllet kapaku perseri hermetikisht (kjo behet per arsye se rrezikon te shpertheje fuçia si bombe nqs nuk hapet te pakten 1 here ne dite) .
Ne kete gjendje do qendroje minimumi 2 jave, kjo eshte dhe ne varesi te kohes sepse nese eshte nxehte mjaftojne 2 jave dhe nese eshte fresket duhet lene me shume.
Pasi kemi aritur ne fund te dy-javshit bejm gati kazanin ku do zihet rakia. Kazani duhet te jete mundesisht i gjithi prej bakri qe te dali raki e cilesis se larte.
Mbushim kazanin (kazani eshte i perbere nga 2 pjeset kryesore + tubin ku del rakia ), pra mbushim pjesen e poshtme te kazanit deri ne 10 cm afer buzes, pastaj e cojm te vendi ku eshte ndezur zjarri, e montojm kazanin duke i vene pjesen e siperme dhe e izolojme me brum ne pjeset qe lidhet kazani posht me pjesen siper.
dizinfektimi i plageve_prodhimi i rakise_kazan i vjeter rakie
Foto: Kazan i vjeter rakie
dizinfektimi i plageve_prodhimi i rakise_3
Foto: Buzët ku bashkohet kapaku me tenxheren, brumosen (në figurë personi ka përdorur brum mielli dhe hiri)
Me pas i vendosim dhe pjesen e tubit edhe kete e izolojme me brum ne vendin ku lidhet me kazanin.
Një pjesë e tubit zhytet në ujë të ftohtë. Kur avujt e rakisë kalojnë nëpër tubin e ftohur, ato kondensohen dhe kthehen në lëng.
dizinfektimi i plageve_prodhimi i rakise_4
Duhet treguar kujdes kur zjarri behet me drunj sepse duhet te jet konstant gjat zierjes se rakise (tani rakin e ziejn edhe me furnella me gaz). Pas disa minutash fillon te pikoje nga tubi rakia, pika e pare quhet dhe eshte ne nje gradacion shum te larte ne fillim pastaj duke kaluar koha duke u zbutur gradacioni. Gjithmon do e provosh her pas here rakine per te pare se sa e forte eshte sepse pas 2 oresh arrin deri aty sa ska me gradacion alkoli dhe del si uje. E gjithe rakia qe del duhet mbledhur ne nje ene te madhe, qe ne fund fare pasi te mbaroj e gjitha ( 8 kazane ndoshta gjithsej ) te perzihet qe te ket te njejten grade alkoli. Duhet vazhdimisht ta kontrollosh qe mos e besh te dobet.
Pasi ke mbaruar zierjen e kazanit te pare, e hap kazanin dhe shkon diku qe te derdhesh bërsin (rushin e ngelur ne kazan nga zierja).
Pastaj duhet te lash me uje dhe te pastrosh brumin e ngelur nga izolimi qe i bem ne fillim kazanit dhe pasi e ke lare dhe pastruar mire behesh gati te mbushesh kazanin e dyte … e keshtu me radhe derisa te mbaroje komplet fuçia qe ishte me rrush.
Fucine ku mbani rrushin e shtypur eshte me mire te jete prej druri sesa hekuri ose plastike sepse nga keto te fundit rakia merr nje lloj ere (grahme). Gjithashtu rakia duhet mbajtur ne shishe qelqi jo pastike pasi plastikja e zbut gradacionin. Kilja e pare e rakise quhet balli i Kazanit dhe zakonisht nuk pihet por mbahet per ferkim kur je i semure.
Nese rrushi eshte me permbajtje sheqeri tek 20%, mund te nxjerresh 1 liter raki 18.5 grade me rreth 5 kg rrush.
Bimët mjekësore
Librat e bimëve mjekësore përmendin si bimë që përdoren në dizinfektimin e plagëve arrën, arrsin, barin e shpretkës, bishtamithin, fikun e ujkut, grunamadhin etj. Plaga shpëlahet me çajrat e përgatitura prej tyre.
Saliva
Saliva (pështyma) ka një lloj enzime, lisozimën, e cila njihet se dëmton shumë baktere gram-pozitive. Mjekësi popullore të shumë vendeve e njohin salivën e qenit si me veti kurative dhe këshillojnë që plaga ti lihet një qeni ta lëpijë.
Dylli i bletës ka shumë përdorime në receta popullore për trajtimin e plagëve apo infeksioneve të ndryshme. Dylli shërben dhe si substanca mbajtëse e përbërësve të tjerë aktivë të recetës. Receta të tilla mund të gjeni në librin “Mjekësia Popullore, kulturë e lashtë në shërbim të shëndetit”, e doktor Hysni Ndojës.
Burimet

Temperatura e larte dhe agjerimi kunder infeksioneve si gripi etj.


Kur jemi të sëmurë me infeksion, si gripi, ftoma etj. trajtimi standard është me anti-inflamatorë dhe/ose antibiotikë. Këto të fundit kanë dhe kosto të konsiderueshme. Mund të pakësojmë ose eliminojmë nevojën për këto ilaçe nëse përdorim dy mjete natyrale kundër infeksioneve: temperaturën e lartë dhe agjërimin.
Temperatura e lartë
Sipas shumë shkencëtarëve temperature e lartë gjatë infeksioneve është një mënyrë e trupit për të mobilizuar imunitetin kundër bakterieve dhe viruseve. Në temperaturë 40oC shumica e bakterieve dhe viruseve ngordh. Temperatura e lartë gjatë infeksionit është fenomen që vërehet në gjithë botën e kafshëve, tek gjitarët, zvarranikët dhe peshqit. Mjekësia popullore gjatë mijëravjeçarëve e ka konsideruar temperaturën si mjet kundër infeksioneve. Kështu, mjeku i lashtë grek Hipokrati thoshte “Më jep një temperature të lartë të shëroj çdo sëmundje”. Disa artikuj shkencorë mbi anët pozitive të temperaturës së lartë: 
Ulja e temperaturës me anti-inflamatorë mendohet se zgjat kohëzgjatjen e sëmundjes.
Prandaj klinika më e madhe mjekësore në SHBA, Mayo, këshillon që antiinflamatorët si Paracetamoli, të përdoren vetëm pasi temperatura të ketë shkuar 38.9oC e më lart, kurse tek foshnjet 38oC. Personalisht deri në 39.5 oC nuk përdor anti-inflamatorë.
Shqetësimi kryesor tek njerëzit për temperaturën e lartë është se mund të krijojë dëmtim të trurit. Por mjekët thonë se vetëm temperatura 42 gradë e sipër shkakton dëmtim të trurit dhe infeksionet nuk arrijnë të krijojnë temperatura kaq të larta, me përjashtim të rastit kur pacienti është mbuluar trashë. Sipas tyre, konvulsionet febrile që ndodhin tek disa fëmijë kur kanë temperature të lartë  nuk shkaktojnë dëmtime në tru, pra kalojnë pa problem. Tek gratë shtatzëna këshillohet më shumë kujdes me temperaturën e lartë.
E shtojmë temperaturën e trupit nëse mbulohemi trashë, çka ndodh dhe instiktivisht për shkak të etheve që kemi. Mbaj mend një tregim  (të Migjenit ndoshta?) ku plaku i moçëm e mbështjell të riun e sëmurë me ftomë me një lëkurë deleje, dhe pas  një nate agonie me temperaturë të lartë i riu gdhihet I shëruar.
Agjërimi
Nqs. e lëmë trupin të ketë temperaturë të lartë natyrshëm do të na ikë dhe oreksi. Edhe kjo është një mënyrë që trupi përdor për të vënë në funksion të shërimit gjithë resurset e trupit. Nuk duhet të shkojmë kundër instiktit dhe të detyrojmë të sëmurin të ushqehet. Dr. Stanley BassHerbert Shelton, ndër doktorët alternativë më të dëgjuar, këshillojnë agjërim gjatë infeksioneve si gripi. Stanley Bass aplikonte agjërim të plotë, ku deri në shërim konsumonte vetëm ujë.
Më i përhapur është agjërimi i lehtë, kur konsumojmë ushqime të lehta si frutat, supën e pulës (lëkura e pulës e zier ka veti anti-bakteriale), qepën, hudhrat, kosin (kanë veti anti-bateriale).
Si nga temperatura e lartë dhe nga agjërimi ndihemi të këputur dhe të përgjumur, prandaj pushimi në shtrat dhe gjumi janë shoqëruese të natyrshme të tyre, dhe ndihmojnë në shërimin më të shpejtë.

Gjykimi me juri, një risi për zvogëlimin e korrupsionit


Nga Rita Strakosha
jury
Në indeksin e korrupsionit të Transparency International, për vitin 2013, Shqipëria ndër 177 vende renditet e 116-ta. Vendet tona fqinjë, Mali i zi dhe Maqedonia janë në vend të 67, Serbia dhe Bosnja Herzegovina në vend të 72, Greqia në vend të 80-të. Jemi ndjeshëm prapa vendeve të rajonit. Sektori më i rëndësishëm i prekur nga korrupsioni është sistemi gjyqësor. Aktualisht po synohet një reformë e këtij sektori me qëllim ndër të tjera pakësimin e korrupsionit.
Një opsion për reformën është futja e sistemit të jurisë në gjykatat shqiptare. Në 21 vende të botës, përfshirë Italinë, Greqinë, Francën etj. juria përdoret në gjyqet e krimeve të rënda, në disa vende dhe në gjyqe civile. Ajo përbëhet nga 4-12 anëtarë të zgjedhur me short nga komuniteti, jo domosdoshmërisht me profesion jurist. Në Itali Corte D’Assise përbëhet nga 2 gjyqtarë profesionistë dhe 6 anëtarë jurie jo-profesionistë. Kjo gjykatë ka kompetencë të gjykojë krimet me dënim maksimal 24 vjet, zakonisht vrasjet. Vendimi merret nga gjyqtarët profesionistë dhe anëtarët jo-profesionistë bashkë e argumentohet. Anëtarët e jurisë zgjidhen me short nga një regjistër i përpiluar nga organet vendore. Ata paguhen për ditët e punës derisa të përfundojë gjyqi. Po sjell shembullin e Italisë, si vendin nga i cili sistemi ynë gjyqësor ka marrë e mund të marrë shumë eksperienca.
Korruptimi i anëtarëve të jurisë është më e vështirë. Identiteti i tyre nuk dihet derisa përzgjidhen gjatë seancës gjyqësore. Për shkak se në çdo gjyq zgjidhet me short një juri tjetër me anëtarë nga komunitetit, do të vështirësohej shumë ruajtja e anonimitetit të sekserit. Duke qenë një numër i madh personash për çdo juri, kostua e korrupsionit për një çështje gjyqësore do të shtohej ndjeshëm. Në vend të një gjyqtari, korruptuesi do të duhet të paguajë rryshfet për disa persona. Edhe në mungesë të dënimit, kostua e korrupsionit do të shërbente si gjobë e lartë për autorin e veprës penale.
Pasojat e një jurie të korruptuar po ashtu janë më të vogla se pasojat e një gjyqtari të korruptuar: juria vendos vetëm një çështje gjyqësore. Në çdo çështje zgjidhet një juri e re, me short. Kurse gjyqtari me mentalitet korrupsioni vendos për gjithë çështjet që i jepen. Nëse gjyqtari korruptohet një herë është më e lehtë të korruptohet përsëri.
Argumentet kundra përdorimit të jurisë në gjyqësor janë mungesa e profesionalizmit në gjykim, mungesa e detyrimit që juria të argumentojë vendimin e vet (kjo jo në çdo jurisdiksion), vështirësimi i prezencës së gjithë trupit gjykues në seancë kur ka shumë seanca gjyqësore. Në kulturën shqiptare institucion i ngjashëm me jurinë është kuvendi i pleqve të fshatit në kanunin e Lekë Dukagjinit. Përdorimi i jurisë gjyqësore mund të eksperimentohet në rrethe të caktuara gjyqësore për tu përhapur në gjithë Shqipërinë në rast të aplikimit të suksesshëm të saj.

Shqipëria kur niveli i detit të rritet me 1 metër


Nga Rita Strakosha
Sipas panelit ndërkombëtar të ndryshimeve klimatike, IPCC, niveli i detit deri në vitin 2100 pritet të rritet me 0.26-0.82 metër për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara kryesisht nga konsumi i naftës, qymyrit e gazit.
Një studim i fundit i universitetit shtetëror të Canberra-s në Australi parashikon rritje të nivelit të detit me 0.8 metër deri në 2100, dhe 2.5 metër deri në 2200.
Brenda 5-6 brezash Shqipëria do të përballet me një det 1 metër më të lartë. Si do të duket ajo  dhe qytetet e saj kur niveli i detit të rritet me 1 metër? Më poshtë në hartë duket si do të jetë zona e Kune Vainit, Patokut, qyteti i Durrësit, zona e Nartës dhe qyteti i Vlorës. Siç duket dhe nga harta sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht të banuara si dhe me toka bujqësore, do të zhyten nën ujë. Sa më i lartë të jetë konsumi aktual dhe i ardhshëm i naftës, qymyrit e gazit, aq më shpejt sipërfaqet do të mbulohen nga deti.
Me blu janë zonat që do të jenë nën nivelin e detit.  Hartat mund ti nxirrni në faqen: http://geology.com/sea-level-rise/.
Rezervati i patokut dhe Kune Vainit kur deti te rritet me 1 meter
Durresi ku deti te rritet me 1 meter
Zona e Nartes kur deti te rritet me 1 meter
Vlora kur deti te rritet me 1 meter

Sa naftë ka Shqipëria?


Nga Rita Strakosha
Në media të ndryshme apo në prezantime të administratës publike përmendet shpesh se Shqipëria ka 400 milion ton naftë rezerva. Sot Shqipëria prodhon 1,2 milion ton naftë në vit, dhe shifra 400 milion lë përshtypjen se do të kemi naftë dhe për 300 vjet të tjera.
Industria e naftës përdor disa kategori rezervash:
Rezerva të provuara (proved reserves, ose rezervat 1P): këtu hyn nafta e zbuluar që ka 90% probabilitet të shfrytëzohet me teknologjinë aktuale dhe me çmimet aktuale të tregut.
Rezervat e mundshme (probable reserves) ose P50. Këtu hyn nafta e zbuluar që ka 50% probabilitet për shfrytëzimin e saj (per shkak të pasigurisë mbi teknologjinë, rentabilitetin e nxjerrjes).Rezervat P50 dhe rezervat e provuara së bashku quhen rezerva 2P.
Rezervat e dyshimta (possible reserves). Këtu hyn nafta e zbuluar që ka 10% probabilitet për tu shfrytëzuar (për shkak të pasigurive në gjeologji, teknologji e rentabilitet). Rezervat e provuara, rezervat e mundshme dhe rezervat e dyshimta së bashku quhen rezerva 3P.
Rezerva gjeologjike (oil resources): këtu përfshihen rezervat 3P si dhe burimet e pazbuluara të naftës që gjykohet se mund të jenë nën tokë, por që nuk janë zbuluar ende. Për çfarë lloj rezervash flet media dhe qeveria kur thonë se Shqipëria ka 400 milion ton rezerva naftë?
Sipas Albpetrolit bëhet fjalë për rezerva gjeologjike, pra për sasinë totale të naftës që supozohet të jetë nën tokë, përfshirë naftën e zbuluar dhe të pazbuluar, të shfrytëzueshme me teknologjinë aktuale ose jo, rentabël me çmimet aktuale ose jo. Albpetroli parashikon se nga këto rezerva gjeologjike gjithsej mund të nxirren 110-120 milion tonë naftë. Tashmë janë nxjerrë 57 milion ton, pra mbeten për tu nxjerrë dhe 53-63 milion ton naftë (mjaftueshëm për 52 vjet me ritmet aktuale të nxjerrjes).
Kategoria më e përdorur e rezervave në komunikimet e industrisë janë rezervat 2P. Sipas një prezantimi të Petromanas për investitorët Shqipëria në janar 2014 ka pasur 24,6 milion ton naftë rezerva 2P. Bankers Petroleum në 2015 deklaronte 28,5 milion ton rezerva 2P, kurse Stream oil në 2013 deklaronte 4 milion ton rezerva 2P nën liçencën e vet. Pra rezervat me probabilitet mbi 50% për tu shfrytëzuar janë shumë më pak se 400 milion ton, janë tek 33 milion tonshi (mjaftueshëm për 27.5 vjet me ritmet aktuale të nxjerrjes).
Deri në vitin 2009 bursa amerikane lejonte të raportoheshin tek investitorët vetëm rezervat 1P. Kurse pas 2010 mund të raportohen dhe rezervat 2P dhe 3P, por me kushtin që të cilësohen se çfarë lloj rezervash janë. Gjithsesi kompanitë amerikane preferojnë të përdorin shifrat 2P dhe 3P në komunikimet e brendshme. Kurse në Shqipëri rezervat gjeologjike (400 milion tonët) përdoren rëndom nga qeveria e media, e për jo-specialistët mund të duket se ka naftë me bollëk.
Sipas teorisë së gjeologut M. Hubbert,prodhimi i naftës ka një tipar karakteristik: pasi është nxjerrë gjysma e rezervave të shfrytëzueshme, prodhimi i naftës fillon të bjerë, arrihet ai që quhet Piku i Naftës. Sipas Albpetrolit Shqipëria ka nxjerrë 57 milion ton naftë dhe pritet të nxjerrë edhe 53-63 milion, pra mund të jemi në ose shumë afër pikut të naftës. Pas kësaj prodhimi ynë i naftës do të pakësohet. Specialistë të ndryshëm mendojnë se në total vendet prodhuese të naftës, me përjashtim të SHBA-së dhe Kanadasë, janë në pikun e naftës. Ndërkohë shteti shqiptar investon miliarda dollarë në zgjerim e ndërtim rrugësh me mendimin se jemi të zhytur në naftë e nuk kemi nevojë për shkarbonizim. Realiteti është shumë më i pasigurtë se kaq.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...