Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/14

Udhëtimi im si pianiste, nga Shqipëria në Francë

 


Nga Valeria Dedaj


Manjola Trebicka, vajza e aktorit të mirënjohur Roland Trebicka, pas koncertit në Tiranë, vazhdon që të mos ndalet as jashtë vendit. Kësaj here do të interpretojë në koncertin recital, në Francë, bashkëpunim me dy artistët shqiptarë; Blerta Zhegu, soprano dhe Idlir Shyti, violonçelist. Ata bëhen bashkë në koncertin “Vetëm zemra ime” në Katedralen Sainte Croix des Armeniens, më datë 22 mars.

Gjatë një rrëfimi për gazetën "Shekulli", pianistja Manjola Camuset Trebicka tregon gjithë rrugëtimin e saj artistik. Takimet e para me pianon ajo i ka pasur qysh fëmijë në kopsht. Edhe sot e kujton zushën, që e ka përgatitur për t'u bërë pjesë e Shkollës së Muzikës. Teksa na tregon për koncertet e para në skenë gjatë periudhës së Liceut Artistik, nuk lë pa përmendur dhe kushtet që ka hasur brezi i saj, ku ekzistonin dhe pamundësitë për të njohur artistë të njohur ndërkombëtarë. Gjatë periudhës studentore kujton provat në piano, që bënte mes plumbave dhe dëshirën për të mbështetur lëvizjen studentore. Pas diplomimit mundësitë, që iu dhanë pianistes nuk ishin edhe aq të lehta për t’u arritur. Megjithatë, nga konkurset ku do të merrte pjesë u njoh me profesorë të huaj, te cilët shihnin te kjo pianiste, një të ardhme premtuese. Por, për këtë ajo duhet që të ushtrohej dhe me mësime të tjera në piano, mësime këto, prej të cilave nuk ka hequr dorë as sot e kësaj dite.

Zonja Trebicka, si i kujtoni takimet e para me pianon?

Takimet e para me pianon kanë qenë gjatë periudhës që unë kam qenë fëmijë në kopsht. Mbaj mend një grua, jashtë mase të bukur, e cila quhej zysh Violeta. Ajo kishte flokë të verdha, që i mbante topuz. Ajo luante në piano dhe kishte ardhur në kopsht që të na bënte prova. Unë nisa që të kërceja dhe këndoja për festivalin e fëmijëve. Kujtoj se në atë periudhë u tha prindërve se:“Manjola ka vesh për muzikë. Do të ishte mirë që të futej në piano, të vazhdonte Shkollën e Muzikës”. Kjo ishte faza e konkursit për të hyrë në Shkollën e Muzikës. Më kujtohen mësimet e para në pianon “Petrof”. Kur dëgjoja Ardit Fejzon dhe Eglant Hasën, që luanin në piano, doja që të luaja edhe unë si ata. Ne ishim të vegjël dhe këmbët nuk na arrinin te pianoja, por i mbështesnim te kutia e boshatisur e shkumësave.

Më pas shkolla, çmimet dhe ngjitja e parë profesionale në skenë... 

E mbaj mend që kam kaluar konkurse kur isha në shkollën“Kongresi i Përmetit”, por fatkeqësisht s’kam ruajtur asnjë diplomë nga ajo kohë. Ndërsa kujtimet më të shpeshta janë ato në lice, me profesor Petrika Trakon, me të cilin punonim jo vetëm gjatë vitit shkollor, por dhe gjatë verës, në mënyrë që të bënim një recital. Koncertet i bënim në sallën e madhe të Liceut Artistik. Këto janë kujtimet e para të koncerteve të vërteta ku salla ishte përherë plot. Ne dëgjonim njëri-tjetrin dhe për më të rriturit kishim shumë respekt, sepse mbyllja ekonomike dhe kulturore bënte që të adhuronim ata që ishin më të mëdhenj se ne. Nuk njihnim artistë të tjerë nëpër botë dhe pse kishim dëgjuar se ekzistonte Richer dhe disa pianistë të tjerë rusë. Brendel ishte gjerman, por nuk e njihnim edhe as që mund të dëgjonim një koncert në Youtube.

Mbaj mend se, fshehtas te “Rai uno” kur jepej çdo mëngjes, integrali i sonatave të Beethoven-it me Daniel Baren Boy, që dhe sot për mua mbetet një nga referencat kryesore. Pas Liceut recitalet bëheshin në Akademinë e Arteve.

Ç’ndodhi kur Shqipëria hyri në fazën e tranzicionit?

Unë kisha diplomën asokohe. Kam punuar për recital kur ishin grevat e studentëve, te salla Numër 1 e zyshës Anita Tartari. Gryka e topit vinte deri te dritarja, ndërsa unë vazhdoja të shkoja çdo mëngjes për prova, nga ora pesë e mëngjesit. Rrija shtatë orë, pesë orë studim në piano dhe në orën 12.00 shkoja në Qytetin Studenti për të mbështetur grevat e studentëve. Në atë kohë çdo gjë u pezullua, prandaj koncertin e kam bërë në fund të marsit.

Nga greva e studentëve çfarë mbani mend?

Kam qenë thjesht mbishtese e jashtme.

Më vonë ju u larguat nga Shqipëria. Përse e morët këtë vendim?

Ishte një rastësi. Në verën e vitit 1992 mbroja diplomën si pianiste në Akademinë e Arteve. Pas diplomës çdo ditë vazhdoja që të studioja. Mbaj mend që Akademia e Arteve ishte kontaktuar nga Ambasada e Francës. Profesoreshë ishte Zana Shuteriqi, e cila do të propozonte dy pianiste shqiptare që të merrnin pjesë në konkursin “Marguerite Long”. Unë studioja atje përditë, bashkë me një vajzë tjetër Arlinda Majollari. Ata na dhanë programin e fazës së parë të konkursit dhe ne për dy muaj e gjysmë duhet që të përgatisnim fazën e parë. Ambasada e Francës kishte rregulluar një bursë me të cilën nuk mund që të merrnin dy persona avionin, por shkuam me makinë deri në Durrës, me traget deri në Trieste, me tren në Zvicër, Vjen, deri në Paris. Udhëtimi zgjati dy ditë e dy net.

Në Paris kush ju është gjendur pranë?

Në Paris jemi pritur nga Inva Mula dhe Piro Çako, që në atë kohë ishin atje. Ata na çuan në një shtëpi me refugjatë shqiptarë. Të nesërmen shkuam në konkursin “Marguerite Long” dhe u shpërndamë nëpër familje që mbanin kandidatët e konkursit, që nuk kishin mundësi që të qëndrojnë në hotel. Kryetari i jurisë, Lorin Maazel, mundësonte që pjesëmarrësve t’u këshillohej dhe çka ishte më e mira për ta.

Juve çfarë u këshilluan, çfarë potenciali kishit?

Kur panë se kisha një lloj potenciali më këshilluan që duhet patjetër ta zhvilloja. Por duhet që të shkoja në Francë dhe të merrja mësime me profesorë francezë, për të njohur gjëra të tjera në shkollën pianistike. Më premtuan se do të më merrnin si nxënëse në shkollën “École Normale”.U ktheva disa muaj më pas, për një konkurs më pak të rëndësishëm, ku edhe mora çmim të parë. Në juri ishte një person, i cili më tha se nëse unë dëshiroja, fondacioni i tij mund që të më paguante banesën edhe një pjesë të studimeve. Ndërsa për pjesën tjetër duhet që të përpiqesha të fitoja vetë bukën e gojës.

Pranuat...

U ktheva në Tiranë me idenë që gjithsesi në shtator do të shkoja të studioja në Francë. Në 12 shtator të vitit 1993 nisa studimet në shkollën “École Normale” në Francë. Më pas në një konservator tjetër takova një profesoreshë, e cila më ndihmoi. Merrja mësime dhe mundohesha që të punoja për të përballuar jetën time. Me njohjet njëra pas tjetrës, nga një koncert më propozonin një tjetër. Edhe kështu filloi para 23 vjetësh jeta në Francë.

Gjatë 23 vjetëve, cilin moment të karrierës suaj artistike do të veçonit, si më të vështirin dhe si majën e arritjeve?

Nga ana artistike ka më tepër momente të vështira, sesa maja. Sado që publiku të duartroket, mendoj se një artist me ndërgjegje të pastër, ose një artist i vërtetë momentet e jashtëzakonshme të komunikimit me publikun apo me Zotin i ka shumë të rralla. Flas për instrumentistët në përgjithësi, edhe për pianistët. Prandaj çdo ditë ulemi dhe studiojmë pas çdo koncerti. Ndërsa publiku duartroket ne bëjmë një retrospektivë edhe themi: “Aaa ky moment këtu, ky moment aty”. Duhet që të gjitha kushtet të mblidhen që të ndodhë diçka e jashtëzakonshme.

Në çfarë vendi kemi dëshirë të luani më tepër?

Në përgjithësi në një kishë apo në një katedrale, sepse në këto vende ka një histori të veçantë. Pavarësisht se në Francë të gjitha kishat janë katolike, ato janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Muret e brendshme, tablotë e vjetërsuara me kohën, sikur të transmetojnë një pjesë të historisë. Dua apo nuk dua unë bëhem pjesë e asaj historie. Komunikimi me publikun është më ndryshe në këto vende, sesa kur luan në një sallë bashkiake, kulturore etj. Në një muze, kishë apo katedrale është e pamundur të luash keq. Është një lloj qetësie ku shprehesh në paqe.

Bashkëpunimet me artistët shqiptarë nuk ju kanë munguar. Kam parasysh sopranon Inva Mulën, apo edhe Ermonela Jahon...

Inva është një person shumë i dashur për mua. Është një mike shumë e mirë. Ermonelën e njoh shumë pak, kemi pasur një takim në të cilin menjëherë shpirtrat tanë fuzionuan bashkë. Funksiononim njëlloj, ishim njëlloj. Kishte diçka që na lidhi, pasionet, mendimet. Ideja për një bashkëpunim artistik mes nesh ka lindur nga kjo lloj afërsie me njëra-tjetrën. Ndërsa Invën e njoh qysh para se të largohesha nga Tirana. Inva është një mike shumë besnike. Ajo nuk i harron kurrë miqtë e saj të vërtetë, në çfarëdolloj momenti që mund t’i shkruash apo t’i telefonosh, në çdo vend të botës që të jetë ajo përgjigjet përherë. Ruaj shumë kujtime me të.

Dhe së fundmi, para pak kohësh interpretuat një koncert recital në piano në TKOB, çfarë ka ndryshuar nga Tirana e para 23 viteve?

Pashë se gjërat janë më të acaruara, më me zjarr. Sigurisht them se jemi në një periudhë ku duam që gjërat të ndryshojnë. Ndryshimi bëhet gjithmonë me dhimbje, mendoj se ka ndryshime për të bërë, në statuse, në ligje dhe në mentalitete. Por do të shkojë për më mirë edhe më mirë, sepse duke qenë se ka artistë që kthehen nga vende të ndryshme, mendoj se do të ketë vetëm gjëra pozitive. Vetëm se, nga momenti që e mbjellë lulen deri në momentin që gonxhja e lules do të çelë kalon një kohë e gjatë. Duhet durim, por duhet edhe që të shërbesh, të jesh i kujdesshëm që gjërat të mos degradojnë.

Biografia 

Manjola Trebicka kreu studimet në Shqipëri, ku mori medalje të art pas mbarimit të Liceut Artistik nga Ministria e Arsimit, si dhe u diplomua me titullin "Pianiste" në  vitin 1992 në Akademinë e Arteve në Tiranë. Më pas, të njëjtin vit merr pjesë në konkursin e madh ndërkombëtar pianistik "Margerite Long". Është vlerësua me çmime të ndryshme në konkurse pianistike në Francë dhe ka filluar punën në Shkollën e Legjionit të Nderit në vitin 1997. Ajo ushtron mësimdhënien në piano. Ka krijuar klasën e Muzikës së Dhomës, punon me shoqërimin e korit, këngëtarëve e instrumentistëve të shkollës. Ndërkohë vazhdon aktivitetin koncertor në solo, duo, muzikë dhome me pjesëmarrje në festivale e koncerte. Në vitin 2004 ka regjistruar një CD me integralin e baladave të Shopenit. Paralelisht aktivizohet në koncerte bamirësie për shoqatat karitative, spitalet dhe luftën në Kosovë. Me urdhërin e Kryeministrit francez Manuel Valls, pianistja shqiptare u vlerësua me titullin e "Kalorëses së Palmës Akademike", për kontributin e saj në transmetimin e vlerave të artit, kulturës dhe edukimit. Para pak kohësh çmimi iu dha në ambientet e Legjionit të Nderit. Ky çmim është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1808 dhe u akordohet personaliteteve të shquara në Francë.

Dëshira Ahmeti-Kërliu: Një koncert madhështor në Nju-Jork me Inva Mulën

Sopranoja shqiptare Dëshira Ahmeti-Kërliu

Nga Flora Nikolla


Për Dëshira Ahmeti Kërliun, Dibra qyteti i saj i lindjes, qytet i njohur për kulturë, emancipim, tradita qytetare, është qyteti piktoresk i të gjitha stinëve të vitit, me bukuri natyrore që zbukurojnë çdo moment të jetës, rrethuar me male të larta, me gjelbërim të rrallë me ajër të pastër, liqenin e bukur dhe lumenjtë Radika dhe Gajri. Ky qytet i fali artistes së njohur, dashuri dhe ngrohtësi nga njerëzit që jetojnë këtu, qytetarë që çmojnë kulturën dhe artin, që kur nisi të këndojë në skenë nga klasa e parë kur u mbështet me fjalët më të bukura. Dëshira sot soprano e njohur, vendin e saj vazhdon ta këtë pikën frymëzimi në punën e saj si artiste. Ëndrra e saj në fëmijëri ishte muzika dhe këndimi! Dëshira Ahmeti Kërliu, nisi Akademinë e Arteve të Bukura në klasën e pedagoges së njohur znj. Nina Mula. Edukimi i saj i dha forcë për të ecur përpara për të ndjekur rrugën e vështirë të artit por dhe me të bukurën e saj.

Me një karrierë të realizuar fillimisht në Shkup në skenën e Operës dhe Baletit të Maqedonise, si soliste e roleve kryesore, me një mori koncertesh te organizuar në Evropë, Dëshira do të lidhte jetën e saj me Nju Jorkun, ku vazhdoi klasat me përgatitje të vokalit të saj në audicione të ndryshme dhe tani është në fazën përfundimtare. Ajo thotë pa frikë se mund të konkurroj në axhendat e këtij vendi për një angazhim më të madh të sajin profesional, me specializimin e vokalit me vepra botërore me emra të njohur të muzikës amerikane si Neil Goran dhe Francis Keeping. Pas suksesit dhe bashkëpunimit të saj në 100-vjetorin e Pavarësisë në Tiranë dhe në Shkup me sopranon e madhe Inva Mula, ajo, tani po organizon një koncert të madh në Nju Jork në një nga sallat më prestigjioze të Manhatanit.

Koncerti i cili do të organizohet më 26 mars, me një orkestër simfonike do sjellë në skenë këngët më të bukura që i këndohen Atdheut për komunitetin shqiptar në SHBA. Ajo thotë se dhe ky projekt është mjaft i guximshëm dhe shumë i vështirë për tu realizuar në një vend si Amerika ku deri më tani ahkush nuk e kishte ndërmarrë një nismë të tillë.

Ju keni lindur në Dibër të Maqedonisë, një zonë e pasur në tradita dhe kulturëÇfarë do tëkujtonit nga vendlindja juaj?Unë vij nga një qytet shumë i njohur për shqiptarët kudo që janë, qyteti i Dibrës i cili njihet për kulturë, emancipim, traditat qytetare. Ai është qyteti piktoresk i të gjitha stinëve të vitit, me bukuri natyrore që të zbukurojnë çdo moment të jetës, rrethuar me male të larta, me një gjelbërim që rrallë e gjen në qytete të tjera, ajër të pastër, liqenin e bukur natyral si dhe lumenjtë Radika dhe Gajri të cilat sa herë i viziton gjen më shumë bukuri që nuk mund të krahasohet! Ky qytet më fali shumë dashuri nga të gjitha që përshkrova por dhe ngrohtësinë nga njerëzit që jetojnë në ketë vend, qytetarë që çmojnë kulturën dhe artin, ata të cilët që në hapat e para si fëmijë, kur unë nisa të këndojë në skenë nga klasa e parë fillore u mbështeta me fjalët më të bukura të cilat sot e kësaj dite më tingëllojnë aq bukur. Unë i mbaj në kujtesën time për t’i ruajtur gjithë jetën. Unë e dua vendin tim, më mungon dhe kudo ku jam frymëzimin për punën time si artiste e gjej tek ai vend.

Në vitin 1994 ju nisët të studioni në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në degën e kantos në klasën e profesoreshës së njohur sopranos Nina Mula, Si do ta cilësonit shkollën shqiptare të kantos ashtu edhe profesoreshën Nina Mula?Ëndrra ime si fëmijë dhe më pas duke u rritur ishte vetëm muzika, këndimi! Unë nuk do mund ta paramendoja jetën time pa muzikën. Pa artin, jeta ime nuk do ishte aspak e plotësuar. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin tim, mora rrugën e studimeve në Tiranë, në qytetin e ëndrrave, në qytetin që e shikonim në televizor dhe krijonim imagjinatën tonë si mund të ishte jeta atje. Pra Tirana, është qyteti i dytë më i dashur pas Dibrës, dhe vështirë se mund t’i zëvendësoje këto dy qytete me ndonjë tjetër. Artistët shqiptarë i dëgjoja me vëmendje dhe interesim nga ekrani dhe radio, duke ua imituar zërin e bukur të shkolluar në Akademitë më të fuqishme të Ballkanit por edhe më gjerë. Kështu nisa Akademinë e Arteve të Bukura si e quanin në vitet 1994-98, kur fillova studimet në klasën e pedagoges më të njohur znj. Nina Mula. Mund të them që ëndrra ime u bë realitet kur u futa në këtë Akademi në klasën e zyshës më të dashur dhe më të respektuar e cila me shumë përkushtim dhe kënaqësi e bënte punën e saj si pedagoge. Ajo ishte një grua e rrallë dhe kam pasur fat të jem në klasën e saj,të fitoj shumë nga dija dhe eksperienca e punës qe ajo bënte me bagazhin e saj si artiste e madhe e skenës të Teatrit të Operës në Tiranë. Edukimi i saj më dha forcën për të ecur përpara dhe për të ndjekur rrugën e vështirë të artit por dhe atë me të bukurën e saj. I jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese kësaj pedagogeje dhe njëkohësisht të gjitha zyshave të cilat na kanë përkrahur në saxhot e kantos që ne kishim në ato vite, provimet dhe diplomën qe mbrojta në vitin 1998. Me plot kuptimin e fjalës shkolla e Tiranës, Akademia e muzikës është në një nivel shumë të lartë dhe të gjithë pedagogët e saj janë shumë të përkushtuar me studentët dhe me sukseset e tyre. Ne kemi arritur të mburremi për arritjet e shumë artistëve të njohur që sot janë ngjitur në majat e skenave botërore.

Ç’do të thotë të jesh soprano?Të jesh soprano në skenë është një profesion magjik,është shumë i bukur, është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë por dhe një përkushtim dhe përgjegjësi e madhe për ato momente që duhet të dalë gjithçka nga thellësia e shpirtit, duhet kënduar me ndjenjë, përgatitje maksimale si profesioniste dhe shumë e shumë të tjera që plotësojnë figurën e artistit. Pra unë nuk di nëse do kisha menduar të bëj ndonjë profesion tjetër, nuk di për cilin mund të thosha se mund ta bej, përveç asaj që të mësoj fëmijët dhe studentët e mi në të ardhmen, pra si pedagoge.

Cilat ishin arsyet që u vendosët në Nju-Jork?Unë kam ardhur në Nju Jork shumë shpesh sepse gjyshja ime jeton bashkë me dajat e mi në Konektikat, një shtet i zhvilluar në SHBA dhe kuptohet që unë pa të e kam të vështirë të jetoj me shume kilometra larg. Por arsyeja qe unë mbeta për dy vite me radhë në këtë vend, ishte ardhja ime me një koncert recital në qendrën për kulturë të Maqedonisë në NYC, të organizuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë. Në atë koncert kishte të ftuar dhe muzikantë amerikane, dirigjentë dhe producentë të cilët më dëgjuan dhe u pëlqeva. Më pas vazhdova klasat me përgatitje të vokalit tim për audicione të ndryshme në Nju-Jork dhe tani jam në fazën përfundimtare. Mund të them pa frikë se mund të konkuroj në axhendat e këtij vendi për një angazhim më të madh timin në profesion. Pra jam duke bërë një specializim të vokalit dhe veprave botërore me emra shumë të njohur të muzikës amerikane si Neil Goran dhe Francis Keeping.

Si u përballët me jetën në Nju-Jork?Jeta në Nju-Jork nuk është e lehtë në fillim ashtu si është e njohur për shumë emigrantë që vijnë dhe përballen me kushtet qe te ofrohen ne fillim. Por unë pata fatin të kem përkrahje nga bashkëshorti im, i cili e njihte mire vendin ku kishte vite me radhë që kishte jetuar dhe vepruar si artist dhe kishte miq dhe shoqëri të cilët ishin shumë të ngritur në profesionin e tyre dhe bizneset që zhvillonin. Ndaj përkrahja jonë nga ata ka qenë maksimale dhe mund të them që isha pak sa më e ledhatuar në këtë drejtim. Por sigurisht qe edhe gjyshja ime dhe dajat të cilët kishin një jetë në Amerikë, më kanë përkrahur.

Cilat janë planet tuaja më të afërta?Pas suksesit dhe bashkëpunimit tim me sopranon e madhe Inva Mula, tani po organizoj një koncert të madh në Nju Jork në një nga sallat më prestigjioze të Manhatanit. Me një orkestër simfonike do sjellë në skenë po atë emocion qe dhuruam nga interpretimi i sopranos Inva Mula në Shkup dhe Tiranë këngët më të bukura që i këndohen atdheut dhe për komunitetin shqiptar në SHBA që të mund ta shijoj këtë program të bukur,gjë të cilën nuk e kanë realizuar më parë. Përsëri mund të them se edhe ky projekt është mjaft i guximshëm dhe shumë i vështirë për tu realizuar në një vend si Amerika ku deri më tani askush nuk e kish ndërmarrë një iniciativë te tillë.

Në SHBA ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh. Sa të integruar e shihni këtëkomunitet në jetën amerikane?Komuniteti shqiptar në Amerikë është një nga komunitetet që ka arritur të jetë shumë i suksesshëm në pothuajse të gjitha drejtimet e jetës. Ata kanë zhvilluar biznese të mëdha, kanë punësuar mjaft shqiptarë që kanë emigruar, pra ndihmojnë shumë njëri-tjetrin. Pra janë punëtore të mëdhenj, janë të zgjuar dhe shumë ambicioz. Dhe çka është më e rëndësishmja janë shumë patriotë. Pa komunitetin shqiptar në SHBA, shumë punë politike ne vendin tonë do të ishin më të ngatërruara seç janë dhe kanë qenë.

Po gruan shqiptare, si e shihni në këtë komunitet?Gruaja shqiptare në këtë vend, si emigrante ka pasur zhvillim të madh, dhe pa frikë mund të krahasohet me gruan amerikane në shumë fusha. Kemi gra të cilat kanë përparuar shumë me arsimimin e tyre, studimet të cilat i kanë mbaruar në Amerikë dhe janë nëna të dalluara për fëmijët e tyre që vitet e fundit tregojnë mjaft interesim në shkollimin e tyre, avancimin ne biznese si femra të cilat i udhëheqin ata.

Si do të negociohej futja e Turqisë në një luftë për territoret shqiptare?

Kosova ‘99, Turqia gati trupat për të ndërhyrë ushtarakisht

 Politika e gjenocidit milosheviçian për shqiptarët e Kosovës ishte bërë një realitet tronditës edhe për mbarë opinionin ndërkombëtar. Kolonel Hajro Limaj, i cili në marsin e vitit 1999 ishte me detyrën e atasheut ushtarak në Ankara thotë se kryeministri Majko duke ndjerë përgjegjësinë historike të Tiranës, kishte vënë në lëvizje të gjithë arsenalin e afërt politik e diplomatik, dhe i kishte kthyer plotësisht sytë dhe shpresat nga Ankaraja...


Si do të negociohej futja e Turqisë në një luftë për territoret shqiptare?


Turqia ishte me pushimet e Bajramit të Madh. 9 ditë rresht. Megjithatë, ne vazhdonim punën, ndiqnim nga Ankaraja me shumë kujdes zhvillimet në Kosovë dhe qëndrimet ndërkombëtare ndaj saj. Në katin e dytë të ambasadës, ndodhesha vetëm unë me ambasadorin, S. Bala. Atë ditë, më 29 mars 1999, pa pritur, ambasadori hyri me shpejtësi në zyrën time dhe më kërkoi të shkoja në telefonin e zyrës së tij, mbasi më kërkonte nga Tirana Kryeministri Majko. Nxitova tek telefoni e fola: “Urdhëroni, Zoti Kryeministër!”. “Zoti kolonel” – m’u përgjigj Ai nga ana tjetër. - Realizoni një takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit dhe i shpjegoni situatën në Veri të Shqipërisë… Forcat e ushtrisë serbe kanë bombarduar disa herë me artileri dhe nënrepartet ushtarake të saj vazhdojnë të hyjnë në thellësi të territorit tonë. I kërkoni Atij të bëjë një deklaratë të fortë për median, ku të shprehë qartësisht mbështetjen reale të Shtetit dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë, në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë dhe pastaj i parashtroni Atij nevojat urgjente të Forcave tona të Armatosura për mbështetje logjistike, sipas faksit që do t’u dërgojë tani Luani, Ministri i Mbrojtjes. Në takim merr edhe ambasadorin e më raportoni për rezultatet e këtij takimi”- përfundoi ai.


Si do të vepronit pas këtyre kërkesave?


U riktheva në zyrën time dhe kërkova në telefon shefin e kabinetit të Kryeministrit Bülent Ecevit, Zeynel Yeşilay. Iu prezantova dhe, mbasi e urova për festën e Bajramit, i kërkova një takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit. Me atë njihesha nga afër dhe kisha pasur mundësi të takohesha e bisedoja disa herë. Kryeministri Ecevit, atij i besonte shumë. Mbas 5 minutash nga kërkesa që i bëra, më konfirmoi takimin e menjëhershëm. Sa vesha uniformën ushtarake të kolonelit, të cilën e mbaja në gardërobën e zyrës, ambasadori kishte nxjerrë nga parkingu makinën zyrtare dhe menjëherë u nisëm drejt kryeministrisë. Makinën e ngiste ambasadori, sepse shoferi i ambasadës ato ditë ndodhej me pushimet e Bajramit. Rruga kishte shumë pak trafik dhe në orën 13.00 mbërritëm para ndërtesës së kryeministrisë. Në shkallët e hyrjes së kryeministrisë ndodheshin dy gazetarë, të cilët u drejtuan menjëherë drejt nesh. Por, oficeri i sigurimit të kryeministrisë na shoqëroi për në katin e dytë të godinës dhe ne hymë direkt në zyrën e punës së Kryeministrit Bülent Ecevit. Pasi e përshëndetëm dhe e uruam për festën e Bajramit, fillova me një herë t’i transmetoja mesazhet e Kryeministrit tonë, Pandeli Majko: “Vëllai juaj i vogël, Kryeministri Majko, ju dërgon nga Tirana të falat dhe përshëndetjet më të mira”- e fillova bisedën me të. Duke ditur marrëdhëniet e tyre konfidenciale, e fillova takimin pikërisht me të falat e “vëllait të vogël”, siç e konsideronte Kryeministri Bülent Ecevit, Kryeministrin tonë, Pandeli Majko. Pastaj i shpjegova Atij situatën politiko-ushtarake në kufijtë veriorë të Shqipërisë, ku reparte të ushtrisë serbe bombardonin me artileri në thellësi të territorit tonë, ndërsa nënreparte të zbulimit dhe të trupave komando të ushtrisë serbe hynin në thellësi të kufijve tanë, deri 10 kilometra. Ata pretendonin se në ato zona ishin strehuar trupa të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e këtë mund ta përdornin si pretekst për të hyrë në thellësi. Gjithashtu, Shqipërinë, Beogradi e akuzonte për hapësirën ajrore, që i kishte dhënë në përdorim avionëve të NATO-s. Pra, Shqipëria në çdo moment mund të përfshihej në luftë. Në këto rrethana, qeverisë tonë i duhej të përforconte kufijtë dhe të vendoste në gatishmëri njësi dhe reparte ushtarake, por i mungonin pajisjet ushtarake të nevojshme. Divizioni i Kukësit ishte në gatishmëri numër 1, i përforcuar edhe nga Tirana.


Si do të reagonte kryeministri turk ndaj ekspozesë tuaj?


Kryeministri turk, me gishtat e dorës që i dridheshin për arsye shëndetësore, shtrëngonte stilografin me të cilin shkruante problemet dhe nënvizonte çështjet më të rëndësishme të tyre. –“Po mirë, - m’u drejtua mua, - a keni ju të dhëna të mjaftueshme informative, që vërtetojnë se njësi dhe reparte të ushtrisë serbe do të mësyjnë me forca të organizuara në hapësirat tokësore të Shqipërisë së Veriut?”. - “Deri tani, për një mësymje të tillë nuk mendohet, por do të vazhdojnë të bombardojnë me artileri dhe të shkelin territorin tonë me grupe zbulimi dhe nënreparte të trupave komando. Por, se si do të evoluojë situata ditët në vazhdim, nuk mund të gjykojmë plotësisht që tani. Fakti është se ne jemi përballë një ndërhyrjeje me trupa ushtarake në kufijtë dhe territorin verior të vendit”- iu përgjigja pyetjes së Tij. Ambasadori më ndiqte në sy dhe përpiqej të kapte ndonjë fjalë të veçantë, mbasi ai nuk dinte fare turqisht. Në këtë kohë, Kryeministri Bülent Ecevit shtypi butonin e kuq të linjës telefonike që kishte përpara dhe në anën tjetër i’u përgjigj Komandanti i Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate, Husejin Kevrekoglu. Kryeministri Bülent Ecevit komunikonte me gjeneralin si me një bashkëpunëtor dhe me shumë edukatë. Mbasi mbaroi bisedën me komandantin, Ai me qetësinë që e karakterizonte, m’u drejtua: “Zoti Atashe, nesër në orën 09.30 të presin në Shtatmadhori, mbasi për plotësimin e kërkesave tuaja do të bëhet një mbledhje urgjente”. E falënderuam me përzemërsi Kryeministrin turk për pritjen dhe angazhimin serioz të Tij dhe zbritëm shkallët. Gazetarët ishin informuar për takimin tonë dhe menjëherë filluan të na filmonin dhe pyesnin se cili ishte qëllimi i këtij takimi me Kryeministrin Bülent Ecevit në ditët e Bajramit. Ata m’u drejtuan veçanërisht mua, mbasi u tërhoqi vëmendje prezenca e një atasheu të huaj ushtarak, i cili në takimin me Kryeministrin ishte i veshur me uniformën përkatëse. Duke ecur ngadalë iu përgjigja gazetarëve se “ne erdhëm për të uruar Kryeministrin për festën e Bajramit si dhe shkëmbyem disa mendime për zhvillimet e ditëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë”.


Po kryeministri turk do të bënte ndonjë deklatarë nga ana e tij?


Në fakt atë natë kanalet televizive të Turqisë dhanë takimin tonë me Kryeministrin Ecevit si dhe deklaratën që Ai bëri para gazetarëve, në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Bülent Ecevit, me atë qetësinë e tij natyrale dhe karakteristike, nënvizoi se “Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në rast nevoje, vazhdoi Ai, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”. Kjo ishte një deklaratë, e cila u bë në kohën, vendin dhe formën e duhur. Ajo u transmetua në të gjitha agjencitë e lajmeve të botës dhe u botua në shtypin kryesor të shumë vendeve…





Turqia i garanton Shqipërisë territorin


Më 2-3 mars ‘99, ish-kryeministri, Pandeli Majko, në krye të një delegacioni qeveritar bëri një vizitë të rëndësishme në Ankara. Delegacioni shqiptar ishte i përbërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, Ministri i Financave, Anastas Angjeli Ministri i Ekonomisë, Ylli Bufi. Delegacioni u vendos në hotelin “Hilton”, në qendër të Ankarasë. Të nesërmen, Kryeministri u prit nga Presidenti vendit, Süleyman Demirel, Kryeministri Bülent Ecevit dhe Shefi i Shtatmadhorisë dhe Komandant i Forcave të Armatosura, gjeneral armate, Kivrikoglu. Në Shtatmadhori ishin planifikuar të merrnin pjesë në takim vetëm Kryeministri Majko, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga dhe Atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Hajro Limaj. Për temat që do të diskutoheshin, ne kishim punuar dhe koordinuar të gjitha çështjet përpara se të vinte delegacioni në Ankara. Kryesore do të ishin rrugët e zgjidhjes së krizës së Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë, i cili mund të ndërmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjësimit të reparteve dhe njësive ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, një pjesë e të cilëve stërviteshin në territoret veriore të Shqipërisë. Një argument tjetër, i llogaritshëm më shumë si mundësi teorike, do të ishte hyrja në luftë e Shqipërisë, për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi serb, që kishte filluar të zbatohej nga Milosheviçi, variant i cili do të zbatohej nëse NATO-ja nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë. Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate Hysejn Kevrekoglu, i cili ndiqte me kujdes nëpërmjet të dhënave të zbulimit strategjik zhvillimet në Veri të Shqipërisë dhe brenda Kosovës, i garantoi Kryeministrit Majko mbështetjen e gjithanshme ushtarake, në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë nëpërmjet rrugëve konkrete, që do të aplikoheshin sipas zhvillimeve të ardhshme në terren. Gjithashtu, ai e garantoi zotin Majko se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë, për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet ku Shqipëria kërkoi mbështetje politike, diplomatike e ushtarake, për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, i vetmi vend, që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia.





Greqia i kundërvihet NATOS, Turqia nis 18 avionë F-16


Kolonel Hajro Limaj vazhdon rrëfmin e tij: -Bombardimet që vazhdonte NATO përmes korridoreve ajrore perëndimore e jugore që hynin në Jugosllavi, nuk po e gjunjëzonin Milosheviçin. Për këtë arsye, SHBA me Turqinë, vendosën të hapnin një korridor të ri, për ta bombarduar Serbinë nga Veriu e Lindja e saj. Me vendimin 99/12688, datë 27 prill 1999, Këshilli i Ministrave i Turqisë, vendosi që Bazat Ushtarake Ajrore të Anadollit Perëndimor në Ballekesir dhe në Banderma, nëse ishte e nevojshme, edhe e Çorllusë në Trakën Turke, të kalonin në interes të bombardimeve kundër Serbisë. Ishte koha kur qeveria greke nuk e miratoi kërkesën e NATO-s për hapjen e korridorit të saj ajror për kalimin e avionëve ushtarake të NATO-s për në Jugosllavi. Ndërsa Bullgaria, mbas shumë hezitimesh, e miratoi korridorin ajror, që do të fillonte nga Turqia Perëndimore në Bullgari ose Rumani dhe do të përfundonte në hapësirat ajrore të Serbisë dhe Kosovës. Në bazat ushtarake të Turqisë Perëndimore do të dislokoheshin 72 avionë ushtarakë të NATO-s, nga të cilët 54 avionë F- 15 S dhe F-16 S do të ishin amerikanë dhe 18 të tjerët F-16 do të ishin të Forcave Ushtarake Ajrore të Turqisë. Baza Ushtarake Ajrore e Çorllusë u vendos të përdorej për avionët cisternë të tipit KC-135 R dhe avionët e transportit kargo. Fillimisht do të dislokoheshin 2000 trupa amerikane. 54 avionët ushtarakë amerikanë në fund të muajit maj1999 do të ishin të gjithë të dislokuar në këto baza turke dhe do të fillonin operacionin në fjalë. Për këtë skenar ushtarak, më datën 25 maj 1999, Komandanti i Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisë Turke, gjeneral armate Hysejin Kevrekoglu, inspektoi bazën ajrore të Ballekesirit dhe vëzhgoi një stërvitje ajrore me avionë të tipit F-16 dhe F-4. Turqia vazhdonte të ishte i vetmi vend i NATO-s, që argumentonte dhe mbështeste idenë e organizimit dhe realizimit edhe të operacioneve tokësore kundër Jugosllavisë. Në këto kushte Milosheviçi u gjunjëzua. Menjëherë Turqia dërgoi dhe dislokoi në Kosovë 987 trupa ushtarake, në kuadrin e Forcës Ndërkombëtare të Paqes”.




Armata hap depot


Gjatë rrëfimit të tij, kolonel Hajro Limaj vazhdon: -Të nesërmen, në orën 09.30 mbërrita në Shtatmadhorinë e Forcave të Armatosura Turke. Kur u drejtova për në sallonin e mbledhjeve pashë njëri mbas tjetrit gjeneralët, të cilët ishin në funksionet e drejtuesve të Drejtorisë së Operacioneve, Logjistikës, Zbulimit,... etj. Njëri prej gjeneralëve, mbasi më përshëndeti, me buzën gjysmagaz, m’u drejtua: “Kolonel Hajro, mirë ditët e zakonshme nuk na le rehat ditë e natë, por edhe ditët e Bajramit na e bëre këtë?!”. Duke qeshur edhe unë iu përgjigja: “Zoti gjeneral, miku i mirë njihet në ditë të vështira”. “-Keni plotësisht të drejtë!” - tha ai. Së bashku u futëm në sallën e mbledhjeve. Përveç ushtarakëve të lartë të Shtatmadhorisë, në mbledhje kishte ardhur edhe përfaqësuesi Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Vendet e Ballkanit, H. Taner Seben. Pa e zgjatur, unë u dorëzova në turqisht listën e mbështetjes, që kërkonte Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Mbasi studiuan listat, ato i shpërndanë sipas drejtorive përkatëse. Por, përpara shpërndarjes së tyre i’u referuan edhe njëherë detyrave që kishte vendosur Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate, Hyseyin Kivrikoglu nga takimi që Ai realizoi me datën 3 mars 1999 me Kryeministrin shqiptar Pandeli Majko, kohë në të cilën nuk kishin filluar akoma bombardimet e NATOs në Kosovë. “Atëherë, zoti Atashe - m’u drejtua Drejtori i Përgjithshëm i Logjistikës, - ne sonte do të hapim rezervat e Armatës në Ankara dhe nesër në mëngjes do të nisen avionët e parë të transportit ushtarak me pajisjet përkatëse, për t’i zbarkuar në aeroportet e Shqipërisë”. Duke më dhënë dorën, të shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë, shtoi; “miku i mirë njihet në ditë të vështira apo jo, zoti kolonel?”. Dhe ashtu ndodhi.


Operacionet në përballimin e krizës


Në agimin e nesërm, nga aeroporti ushtarak i Ankarasë, u nisën drejt Shqipërisë avionët e transportit ushtarak. Në atë kohë për në kufirin verior të Shqipërisë udhëtonte Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, mbasi Shtabi i Përgjithshëm, me në krye gjeneral Aleks Andonin, në rajonin e Kukësit dhe Tropojës kishin dislokuar mbi 60 % të ushtrisë, përfshirë edhe Brigadën e Tankeve nga Tirana. Ata kishin planëzuar përballimin e kërcënimit ushtarak serb, që në brezin e kufirit. Stërvitja “Drini i Bardhë”, që u zhvillua ato ditë në këto rajone, ishte kurorëzimi i kësaj gatishmërie dhe mesazhi që iu dha ushtrisë Serbe për t’u tërhequr nga kufijtë tanë si dhe nga gjenocidi i egër, që kryente ndaj vëllezërve tanë në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës morën mesazhin se Shqipëria dhe Forcat e Armatosura të saj po u afroheshin çdo ditë... Ushtarakët tanë, nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm, gjatë Operacioneve ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës menaxhuan në mënyrë të shkëlqyer operacionet e evakuimit të popullsisë shqiptare. Ata bënë sakrifica sublime për këtë qëllim. Kështu, Kolonel Mehmet Musai, zëvëndës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u angazhua në përballimin e krizës së Kosovës. Mbas disa ditësh e kërkova në celular zv/shefin e Shtabit të Përgjithshëm, kolonel Musain, por ai m’u përgjigj nga Kukësi e jo nga Tirana. - “Zoti Hajro, - më tha. – me një grup të Shtabit të Përgjithshëm, po organizojmë evakuimin e popullsisë civile, që kanë ardhur në Kukës dhe Tropojë nga gjenocidi çnjerëzor serb. Situata është shumë e rëndë”.

2016/03/12

Vargje poetike të shkëputura nga libri “Shkodra në 12 Yje” i autores Farida Zmijani Ramadani.



Farida Ramadani (Zmijani) ka lindur dhe banon në Shkodër. Është diplomuar për mësuesi në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Po ashtu është diplomuar edhe si “Ndërmjetëse dhe Parandaluese e Problemeve Sociale” nga Regione Emilia Romania.

 Ka punuar pranë Gjykatës së rrethit Shkodër, si ekspertë- psikologe për fëmijë ku ka marrë pjese në mbi 150 gjyqe.

Në moshe te re prej disa vitesh ka qenë basketbolliste ne ekipin e parë të Vllaznisë së Shkodrës.

 Ka shkruar një seri artikujsh me tematika të ndryshme në gazeta e revista lokale dhe ndërkombetare. Eshtë vleresuar me çmime të ndryshme për krijimtari në Shqipëri dhe jashtë vendit. Shkrimet e saja kanë qenë pjesë përbërëse në botimet e disa autorëve të tjerë jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë. Ka marrë titullin “Ambasadore e Paqes”

Është anëtare e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe e Shoqates së Shkrimtarëve Shkodër
Jeton në Shkodër.


Botimet:

“Shumë mirënjohje, faleminderit Itali”- shqip & italisht
“Dhimbje nga prindërit e mi”
“Pikturoj në qiell”- me 100 poezi shqip & anglisht
"Shkodra në 12 Yje"

Etj.









12417674_1021490827893289_1629030095766071621_n



Guidë me 5000 vargje. Shkodra ku bukuria dhe vlerat bëhen NJË me relaksin.
F Kraja- Stefan Zweig-u, në librin e tij kushtuar shkrimtarit të madh francez Honoré de Balzac thotë :-Ai që nuk ka qenë asnjëherë në Paris, mjafton të lexojë veprat e Balzakut dhe do ta shëtisë Parisin, duke e njohur atë në të gjitha skutat e tij.



Farida Zmijani Ramadani i këndon qytetit dhe djepit të saj Shkodrës:


I

Kalaja Rozafa

Bukuroshja e pafjetur shekullore,
Me Liqenin, Bunën e Drinin përdore
Harmonizim i shkëlqyer i natyrës,
Parajsën mjedisore e ke pranë fytyrës,
Krijimtaria e fantazisë magjiplote,
Pushtim i një legjende që në themele,

Konstruksioni:3 oborre, Muzeumi- me plot njëqind mijë artefakte,

Legjenda

Shkodranëve duket i ke bërë magji,
Me fije lavdie në zemër i ke hyrë,
Si logo përfaqësuese kudo me ty,
Lart si shqiponjë gjithmonë ato sy.

Aktivitetet- nuset, femijet, shkrimtare ,piktore, artist

Zotat Kalasë Rozafa i kanë falur përjetësi,
Gjejnë vend pushimi në çdo stinë,
Bukuroshja jonë e shekujve të folura,
E njohur, e vlerësuar tashmë nga gjithë bota.


II

Liqeni i Shkodrës eleganca arkitektonike,

Pamje e magjishme e natyrës fantastike,
Më i madhi në Gadishullin Ballkanik,
Tërheq syrin e çdo njeriu nostalgjik.

Liqeni, kënga që përshkon preludin e dashurisë,
Fjalëpak, ku malet kërcejnë Valsin e Lumturisë,
Fsheh ëndrra të bukura ndër tallazet e lehta,
Ku sa herë afrohesh ndjen se fort rreh zemra.

Si një tapet shtrihet Pedonalja e madhe,
Vizitorë shkodranë në verë disa çaste,
Infrastrukturë mjaft e arrirë e mjaf e pasur,
Njësi tregtimi të Bexhistenit gjigand fare afër.

Baret dhe restorantet përgjatë rrugës ofrojnë gjithçka,
Vizitorëve të zonës të mos i mungojë asgjë,
Ura antike vështron të renë me xhelozi,
Prej 120 vitesh pranë Liqenit ishte shtrirë,

Mbi 45 lloje peshqish, qefulli, levreku e trofta,
Krapi, karasi, blini, shojza e plot skorta,

Gjeni 250 lloje shpendësh ku gjysma janë migrues,
Pjesa tjetër si zogj autoktonë foleformues,
Pelikani kaçurrel (nesiti, gemi) zë vendin e parë,
Listuar Liqenin në nivel Ndërkombëtar.

Latosi(kasarani) bimë frutore e rrallë me një veçanti,
Rrënjët i ka në ujë por nuk bën frut kur s’bie shi.

Legjenda e Liqenit flet për një vashë bukuroshe,
Që harroi të mbyllte grykën e kroit në qoshe,

Shiroka ka një breg shumë të larmishëm,
Dikton peisazhe shpirtërore të lakmueshëm,

Shirokasit njerëz që dalloheshin për mikpritje,
Me qilimat e bukura thurur nga gratë e Zogajve,

Aktivitetet 20 qershori dita e Liqenit, Fshati i Paqes

Liqeni i Shkodrës me vlera të pavdekshme,
Me pasuri shëndetësore e mjaft zbavitëse,
Mjedis didaktik për studime shkencore,
Liqeni dhe Shkodra si dy miq të vjetër përdore.


III

Teatri Migjeni

36 këngëtarë, aktorë, humoristë

Në qendër të qytetit ngrihet madhështorë,
“Tempulli i Kulturës” me të drejtë i thonë,
Mbi 65 vite dhuroi artistë profesionistë,
Këngëtarë, muzikantë, aktorë e humoristë.


Në qendër të qytetit ngrihet madhështorë,
“Tempulli i Kulturës” me të drejtë i thonë,
Mbi 65 vite dhuroi artistë profesionistë,
Këngëtarë, muzikantë, aktorë e humoristë.

Teatri me yje të panumërta që e mbajnë gjallë,
Si xixëllonja në qiellin e Shkodrës ngjajnë,
Ndriçojnë kurdoherë e asnjëherë nuk do të shuhen,
Në parajsën e kulturës shkodrane do të ruhen.

Teatri thirrja shpirtërore e njerëzimit që dikton,
Dashuri të mbjellë ndër breza që në embrion,
Veterani i kënaqësisë, mesazhi i lumturisë,
Duartrokitje pafund për tempullin e fisnikërisë .


IV

Stadiumi Loro Boriçi

arena e futbollit, 45 futbolliste e personazhe të futbollit

Ku fjala “GOL” zgjeron kupën e qiellit,
Befasohet nga oshëtimën e brohoritjes që dëgjoi.
Shkodranëve njëherësh dalë nga kraharori.

Vendi ku ngrihet në ajër i gjithë trupi,
Ku mijëra zemra me ndjenja mbushi,
Ku adrenalina instiktivisht çon duart nga qielli,
Ku drithërima e shpirtit bashkohet me diellin.

Të parët në botë për futboll ishin anglezët,
Të parët në Shqipëri padyshim shkodranët,
Momenti i filluar i futbollit në vitin 1908-të,
Dhuruar nga At Gut Ruter topi i rrumbullakët.


Për Muhamet Dibrën

Nuk mund të ketë Kombëtare pa Dibrën.
Shprehet trajneri Boris Apuhtin që ia dinte vlerën,
Presidenti i Buduçnostit me një surprizë si kujtim,
Hedh nga aeroplani një top Dibrës në këmbët e tij.

Si humbi si fitoi Vllaznia mbetet shpirti jonë,
Nuk plaket në mote, kuq e blu gjithmonë,
Zërat e brohoritjet e tifozëve zhdukin retë,
Shkodra njëherash shpërthyen “Ole…-të”.

Kenget e Bujar Qamilit dhe Frederik Ndoci

Galeria e futbollistëve për Shkodrën rrahje zemre,
Duartrokitje, emocione adrenalinë tifozash në deje,
Stadiumi si një gjigand ndjenjash zhurmëmadh,
Kujtime të bukura, përulje për shumë veteranë.

Stadiumi Loro Boriçi gjithmonë do ushtojë,
Brohoritje përherë për suksesin e skuadrës sonë,
Emocioni kufinjtë e gëzimit do kalojë,
E pavdekshme Vllaznia për Shkodrën do qëndrojë.




V

Kompleksi Zmijani

Një kompleks sportiv i duhej Shkodrës,
Sportin ka në gen “Djepi i Kulturës”
Hysen Zmijani qytetit ia bëri dhuratë,
Frekuentimi të transmetohet ndër breza gjatë.

Kompleksi vezullon si një qytet i vogël sportiv,
Për gjenerata të reja që kanë një motiv,
T’i shërbejnë me kënaqësi vetes dhe shoqërisë,
Shëndeti i banorëve guri themelor i lumturisë.

Larg streseve të përditeshme,
Nga jeta e problemet e mërziteshme,
Që mbarë shoqërinë kanë pushtuar,
Kompleksi Sportiv Zmijani vendi i preferuar.


VI

Pedonalja Kolë Idromeno ku puthen mijëra vetë

Është bërë e hijshme e këndshme me të vërtetë,
Gurë të skalitur e të gdhendur rrugë e trotuare,
I kanë dhënë qytetit sy e emër për të hedhur valle.

1 Qershori Festa Ndërkombëtare e Fëmijëve,
Si mike e përhershme me vezullimin e yjeve,

Magjia e ndërrimit të viteve në Pedonale,
Shënohet padyshim si dita e vitit më e gjallë,
Fishekzjarret pushtojnë me orë të tëra qytetin,
Kokën lart të gjithë në një vezullim shikojnë qiellin.

Lëre, lëre kur fillojnë kampionatet e futbollit,
Pedonalja rëndohet nga fansa të të gjithëfar’llojit,
Preferenca personale tifozë me skuadrat e zemrës,
Pedonalen përfshijnë pa frena ethet e festës.

Pedonalja me artet figurative si laitmotiv i bukur,
Zgjon ndjenjën e kreativitetit pamor të strukur,

Arenë si një mikrokozmos aktivitetesh,
Fototeka Marubi tërheqja e kujtimeve prej vitesh,

Stili vencian i Festës së Karnavaleve i jep gjallëri,
Masivisht aktivizim i shkollave nxënës dhe fëmijë,

Në Shkodër përherë banorët i këndojnë luleve,
Mbushur Pedonalja me freski si pranë bahçeve,
150 këngët si identitet melodinë shkodrane përcjellin,
Parfumin aromatik të kulturës mbjellin.

Pedonalja fshin nga jeta gjithë streset që keni,
E frekuentueshme, e dashur, shyqyr që e kemi,
Vend takimi, aktivitetesh,veprimtarish pafund,
Çdo shqiptar dhe i huaj këtu relaksohet shumë.


VII

Identiteti i Shkodrës Muzeu Oso Kuka,

Materiale pafund në të ndryshmet epoka,
Institucioni publik, kulturor e plot histori,
Traditë, trashëgimi, thënije, dokumente a veçori.

Rreth 12 mijë vizitorë në vit pushtojnë Muzeumin,
Sipas mundësive të tij ofron maksimumin,
Gjeografi e gjerë e vizitorëve vendas e të huaj,
Nga trevat shqipfolëse mbi tetë mijë të regjistruar,

Sektori i Arkeologjisë i vendosur në katin përdhes
Me gjurmët e para të epokës së Paleolitit të Mesëm,
Sektori i Etnografisë me objekte të shek XVIII-XX-të,
Konservimi kulturor mbi tetëdhjetë zeje trashëgimia vetë,
Oda e Pritjes me oxhakun monumental prej allçie,
Tavani në qendër me rozetën e gdhendur i ka hije,
Sektori i Historisë ëmbëlsisht thur kohën,
Me 455 objekte ngacmon tinëzisht memorien,
Biblioteka e Muzeut shërbyesja e studimeve,
Mbulon fushën e albanologjisë e të kulturave,

Portat kurdoherë Muzeu mban të hapura,
Njerëz të thjeshtë, historian, studiues apo artistë,
Këtu mendja sjell kohën pranë jush përsërit,
Kujtesa juaj historinë e një populli skalit.


VIII

I madhi Grand Hotel Europa prej vitesh,

Me qiellin çdo ditë duket sikur puthet,
Madhështor në zemër të Shkodrës ngrihet,
Ndërtuar për ta frekuentuar të thjeshtit dhe yjet.

Shumë vlerësime ky hotel ka marrë,
Nga operatorë të huaj dhe shqiptarë,
Për cilësi të lartë në Edicionin e 4-ët Botëror,
Mori në Madrid “Kupën e Artë” në dorë.

Grand Hotel Europa një emër i madh,
Qytetit të Shkodrës kokën ia lartëson,
Simbol që shpreh për të shumë krenari,
Në qendër të Shkodrës si një Mbretëri.



IX

Hotel Colosseo ngrihet madhështor,

Prezantuar mjaft modern e bashkëkohor,
Simboli i përjetësisë së Romës,
Tashmë në qëndër të qytetit të Shkodrës.

Mrekullia e arkitekturës antike,
Gërshetuar me pamje simpatike,
Paraqitje vlerash të shprehura vërtet,
Me shkodranë e të huaj ai çdo ditë flet.

E kështu Colosseo në Shkodrën tonë,
Çdo gjë të bukur e të këndshme të ofron,
Adrenalinën periodikisht ta ngacmon,
E ti përsëri vjen se tepër e preferon.


X

Shqiponja emër i madh që prek lartësitë,
Shoqërim i krenarisë që në embrion të Shqipërisë,
Drithërimë, emocion i përcjell çdo shqiptari,
Vendas apo në diasporë që shumë i merr malli.

Në hyrje të Shkodrës emri i kuq të tërheq,
Shkruar “Shqiponja” në kodër nga larg të thërret,
Sa kalon Urën e Bahçallëkut në krahun e majtë,
Emër që në këtë tokë do qëndrojë shumë gjatë.

Shqiponja në memorie shkruan “Relaks”
Ëndërrime si në një vallëzim “Vals”,
Galeria e fotove të realizuara nxit rikujtesën,
Frekuentimi sërish i Shqiponjës ia bëri vetes.


XI

Resorti ndriçues i Ilirisë,
Me madhështinë e një gjigandi,
Si medaljon i lashtësisë,
Hap krahët në shpat mali.

Mbartur me vlera e plot lavdi,
Si kurorë për gjithë epokën,
Përdore Kalatë Rozafa dhe Iliria,
Simbole për Shkodër Locen.

Dhe nuk mjafton me kaq, kënaqësia vazhdon,
Për një kohë të gjatë në kujtesë qëndron,
Preferenca e Ilirisë me vite do pasojë,
Mbi gjithë restorantet do të mbretërojë.


XII

Dubai një emër që të çon larg,
Por që s’ke nevojë të udhëtosh,
Shkodra ta sjell në pëdhëmbë të dorës,
Ta shijosh e ta frekuentosh.

Kush ka frekuentuar Dubain tonë,
Në çdo kohë herët apo vonë,
Orkestrimi i lumturive nuk harron,
Miqve mbresat e këndshme ia transmeton.

Bashkëpunim me firma prestigjioze,
Pamje shërbim e mjedise mbretërore,
Kompleksi Dubai gjithnjë ju fton,
Lumturinë tuaj përherë dëshiron.

_____________________________


Agjencioni Floripress 

 



EMRI YT

Sa herë dëshiroj të shkruaj një emër,
Shkronja yte vjen e para,
Dua ta largoj, por nuk di se si…?!
Sepse çdo fjalë fillon nga Ti.

Mundohem e mundohem...
Ndiej sytë, më tërbohen,
Sapo filloj sërish të shkruaj,
Shkronjat me emrin tënd luajnë.

Largoj fletën, marr një tjetër,
Përsëri ngjason e njëjta letër…
Kaq fort emri yt qenka ngulitur,
S’largohet prej letrës, dhe duke i bërtitur!

E detyruar fort i thërras,
Si e llastuar shprehet në gaz,
Nga e zhubrosur, letra drejtohet,
Të njëjtat shkronja, papritur, sistemohen!

Buzëgaz unë i mbledh,
Emrin tënd përsëri përcjell.
Hyj në kuptim, kërkojnë me zemër:
Këmbëngulës sytë të njëjtin emër!



SHKRUAJME ME NDJENJA

Sa më shumë të lexosh,
aq më shumë do të ndjesh.
Impulsi i ngrohtë,
prej thellësisë çel.
Por librin,
s’do të lë ta mbarosh,
se do të “mbërthej keqas”,
këtë vetë do e kuptosh.

Eh, të lexuar me ndjenja!
Librin me këtë stil
e çojmë në fund,
ashtu të dy në tundim,
prologojmë te bukurën lojë,
tërë gazmim...



PËRSËRI KTHEHEM

Përse, kur më prek,
zemra “thumbon” fort?
Ashtu rënë në naivitet,
s’normalizohet dot ?

Lëshuar, si një vegim,
në robim për një çast,
Ndjek emocionin tim,
në të gjithë trupin “plas”.

Si një ndjenjë e ngrirë,
si një lojë e vështirë,
Asqë e përfill ndryshimin,
refuzon kalkulimin...

Merre shpirtin tim,
vishe...
E ndiej thellë në deje...
Por, e di, s’të bën dot...
Do të hidhet në sulm
zhgënjimi,
S’qenka numri yt!...

Lodhesh në kotësi...
Ah, sa keq ndihet,
kjo fjalëzë “Lumturi”,
Përmblidhet në pak fjalë
dhe kur s’ndihet mirë,
Për pak, fare pak rri...



MË KE LAKMI

Kur flas,
Ti je aty.
Kur lexoj,
përbri të kam.
Kur nis këngën ,
këndojmë të dy.
Kur bëlbëzoj,
duke bëlbëzuar
dhe Ti “rri”...
Po kur bërtas,
përse bërtet dhe Ti?!
E kuptoj,
më ke lakmi.
Të padit,
ndriçimi në sy.



ZËRI YT

Si nga një orkestër fantastike,
tingujt tuaj vijnë,
shtyjnë njëri – tjetrin...
arrijnë shpejtësinë ...,
Vërshojnë me ton të lartë
tek unë, në çdo qelizë,
sa maja e maleve të shpirtit,
ngelen në çudirë...

Herë i ndjej lehtë,
nën lëkurë më prekin totalisht.
Tashmë e mësuar
në këtë rrekëtim ...

Eh, kështu më ke formuar!
Simfoni plot melankoli...
Ndjenjë e dashuruar....
Spirancë e ankoruar
në shpirtin tim.

Vargje melodish derdhur...
Lloj, lloj ndjenjash përdredhur,
Vallëzojnë me violinë,
ashtu të freskëta rrinë ....



LEGJENDA E REVE

Vështrova qiellin,
veçova retë,
Si ngjasonin:
ngjeshur fletë – fletë...
Përqëndrova sytë
atje lart, lart,
Aty ku ndjenjëhapur
më latë...

Shikoja Universin
e pafund,
sy mekur...,
sikundër në “gjumë”.
Eh, reja më dukej
aq origjinale,
Panoramë e “trishtë”
në detaje!...

Vështroj,
një karrocë me dre.
Një vashë,
po e nget nxitimas.
Asqë mendon
t’i vëjë fre.
Figuracioni i reve
prin buçimas...

Mendja e saj
vazhdoi të soditë,
por asgjë,
s’po kishte kuptim,
s´donte ,
aspak të priste:
Përqafimin
me lumturinë!

S’e ndieu
Dëshpërimin.
Papritur,
karrocën ndali,
zbriti, si shtojzovalle,
zbriti,
me tonin e zbritjes:
hopa, hopa...
Rimblodhi retë
ngadalë, e lehtë - lehtë...

Magjepsur
prej bukurisë,
retë u aktivizuan
vezulluese,
nisën të gjitha
menjëherë,
në rol të damës,
në pistën vallëzuese ...

Ashtu të lehta
çliruar nga emocioni
s’lanë asnjë re,
jashtë pistës,
Shoqëruan
vashën e bukur
të pikëtakonte,
djalin e dritës ...

Duartrokitën retë,
tërë dashuri.
Me kënaqësi
shijuan skenën.
Para syve,
u shfaq një çudi .
Për një moment
heshtën....
në bëlbëzim ...

Ylberët lëshuan
tërësisht ngjyrat,
t’ju ndriçonin
“princeshave”
gjithë fytyrat ,
U shndërruan
në të bukura...

Rifilluan
me figura të reja...
Thurja e tyre
më me ëndërr,
më me finesë,
Dashuria
shpaloste sekuencat ,
si legjendë,
mbetur,
si një film i pambaruar
në të shfaqur,
plot fantazi në qiell...



ME QIELLIN KATËR

Nga larg
dëgjova zërin tënd,
kur një pupël
po vështroja ...
Fillova të fryj,
për ta mbajtur lart.
Sa më shikove,
erdhe me vrap...

Frymëruam së bashku të dy,
buzëqeshëm,
deri në marrëzi.
Ajo valëvitej,
lodronte me ne...
Përcillnim frymën, pa fre,
Kështu u bëmë tre!...

Qielli u mahnit,
me marrëzinë tonë,
Të katërt në melankoli,
qëndruam deri vonë.



KTHEJ MOMENTIN E HUMBUR

Buzët e lodhura lëndojnë,
Duan të fshijnë me gomë,
në gjumë dhe në meditim,
fjalën: “Shpirti im”...

Ndjenjat e bukura,
me të shëmtuarat,
përsëri rrinë bashkë,
herë futen brenda,
herë rrinë jashtë...

Ashtu..., e shpirti të fal.
A thua s´kupton?
Siç duket ke diçka,
që te ti ”rrezaton”.

Shijon buzëqeshjen,
Ëndrrat mbetën “pa u lyer”,
Të pashkruara në qiell,
si një tekst i pakryer.

Retë s’zunë vend,
me ritëm shkriftohen,
grinden,
përsëri ribashkohen...
Tashmë me gjithë mend,
të më lësh përsëri,
mua fare pa mend...

Nxitimthi marr guxim,
të jem përsëri e lumtur,
Ta kthej në magjik,
momentin e humbur.



TË KËRKOJ

Nuk dua lumturia,
të jetë ai çast,
i zgjatur aq pak...
Kërkoj, edhe nëse humbas,
në frymën tënde të trokas,
të më shohësh drejt sytë,
të më thuash i çlirët:
“Jam miku yt!”

Nga Flori Bruqi :Cikël poetik nga Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca(1898-1936)



Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca (sq: Fredriko Garsia Lorka) u lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros një Fshat në Granda një qytet në Spanjë dhe vdiq në 19 Gusht 1936 në Granda. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga Gjenerali Francisco Franco. Mendohet se Grasia Lorka është vrarë nga forcat ushtarke anti-komuniste në fshatin Alfacar në Granada, edhe sot e kësaj dite shumë gjëra janë të paqarta mbi vdekjen e Grasia Lorkë-s. Frederico Garcia Lorca u lind më 5 qershor 1898 në fshatin Fuente Vaqueros të provicës së Granadas babai i tij ishte Federico García Rodríguez ishte pronar toke dhe fermer. Garsia Lorka mësimet e para i mori tek nëna e tij e cila ishte mësuese dhe pianiste e talentuar. Në vitin 1909 kur Garsia Lorka ishte 11 vjeç familja e tij u zhvendos në qytetin Granada në jug-perëndim të Spanjës pastaj Garsia Lorka ndoqi dhe u diplmua në shkollën e mesme dhe ndoqi studimet në Universitetin Sacred Heart ku studioi artin dhe letërsinë ku dhe nxorri veprat e para potike.


Peisazh

Nata duke gabuar
u vesh me ftohtë.
Prapa xhamave të veshur
të gjithë fëmijët
panë të kthehet në zogj
një plep i verdhë.
Mbrëmje është shtrirë
gjatë lumit.
Një skuqje molle
dridhet mbi çati.


KËNGË E KOTË

Trëndafil i ardhshëm dhe venë të përfshira,
ametistë të djeshëm dhe puhi e së tanishmes,
Dua t’i harroj!
Njeri dhe peshk në ato mbretërira, nën gjërat mbi ujë
duke pritur në alga ose të ulur natën,
Dua t’i harroj!
Unë.
Vetëm unë!
Duke kalitur tabakanë
ku s’do të përfundojë kokëa ime.
Vetëm unë!


GJUETARI

Pishnajë e lartë!
Katër pëllumba në ajër.
Katër pëllumba
fluturojnë dhe kthehen
sjellin plagë
katër hijet e tyre.
Pishnajë e ulët!
Katër pëllumba mbi tokë rrinë


Fillon vajtimi i kitarës

Fillon vajtimi
i kitarës
Thyhen gotat
E mëngjesit
Fillon vajtimi
i kitarës
E kotë
Ta qetësosh.
Qan e lodhur
siç qan uji
siç qan era
mbi dëborë.
Është e pamundur
ta qetësosh
Qan
për gjëra të largëta
për rërën e jugut përvëlues
që kërkon gamilje të bardha.
Qan shigjetën pa nishan
mbrëmjen pa të nesërme
dhe zogun e parë të ngordhur
mbi degë
O kitarë!
zemërçpuar
Nga pesë shpata.


GUSHT

Kundërdritë në një perëndim
Peshku e sheqeri
Dhe dielli përbrenda mbrëmjes,
si bërthama në një frut.
Kalliri i misrit mban të paprekur
Kokrrën e tij të verdhë e të fortë.
Gusht.
Fëmijët hanë
bukë të zezë dhe hënë të shijsme.


KËNGA E KALORËSIT

Kordovë.
E lehtë dhe vetëm.
Mëze e zezë, hënë e madhe,
e ullinj në trastën time.
Edhe pse unë i njoh rrugët
s’do të arrij kurrë në Kordovë.
Nëpër fusha, nëpër erë,
mëze e zezë, hënë e kqe.
Vdekja më ngul syrin
Na kullat e Kordovës.
Ah, sa i gjatë është udhëtimi!
Ah, mëzja ime e zonja!
Ah, se vdekja më pret
para se të mbrrij në Kordovë.
Kordovë.
Larg e vetëm.


RRAFSHALTA DIMËRORE

Qielli është gri.
Pemët janë të bardha
... e janë karbon i zi
Kallamishtet e djegura
Ka gjak të tharë
Plaga e Oqeanit,
e letra pa ngjyrë
e malit është zhubravitur.
Pluhuri i drrugës
fshihet në gremina
janë të turbullt burimet
dhe të kulluar pellgjet.
Këmbora e grigjës,
kumbon në një gri të kuqërremtë
e qerthulli i nënës
përfundoi boshtin e saj.
Qielli është gri.
Pemët janë të bardha.


SHIU

Shiu ka një sekret tërheqës butësie
Një kotullim largues e të ëmbël,
një muzikë përvujtëse zgjohet me të
dhe vibron shpirtin e përgjumur tëpeizazhit...
O shi i qetë, pa stuhi, pa erë,
shi i heshtur i butë fushash dhe me dritë të ëmbël,
shi i mirë e paqësor, shi i vërtetë,
sa i përmallshëm e i trishtë bie mbi sendet!
O shi françeskan që ngërthen në çdo pikë
Shpirtra me burim të pastër e gurrash të përulur!
Kur bie mbi fusha ngadalë
Trëndafilat e gjoksit tim hap me tingujt e tu...


PLEPI

Plep i dashur
Plep i dashur
U bëre
Flori.
Dje ishe i blertë,
Një blerim i ngarkuar
Me zogj.


MËNGJES VJESHTE

Ç’ëmbëlsi fëmijërore
në mëngjesin e qetë!
Mes gjethesh të blerta është dielli
dhe merimangat shtrijnë mes degëve
rrugët e tyre të mëndafshta.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...