Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/04/10

SA LEKË KUSHTON DISIDENCA...

REXHEP SHAHU

Ndajini veç hajdutët, ordinerët, pedofilët, ndajini ata që hynin në bugje se përdhunonin apo abuzonin nxëneset e tyre dhe për të ruajtë nxënëset e familjet e tyre pajtoheshin e pranonin të gjithë të dënoheshin me çdo lloj dënimi vetëm të mos merrej vesh përdhunimi apo abuzimi me nxënëset e mitura, ndajini këto nga armata e të dënuarve të diktaturës dhe pastaj ua heq kapelën atyre që mbeten.
Pastaj unë i ndaj vetë veç ata që realisht nuk i donte partia sepse ata e sfidonin dhe partia nuk pranonte sfida, partia i kishte në shënjestër më të zotët, nuk i toleronte më të zotët, nuk i toleronte dhe i ndëshkonte më ashpër e më vrazhdë se të tjerët.
Pasi të ndahen këto dy kategori që s'kanë asgjë të përbashkët, pastaj unë i ndaj veç hajdutët e pafajshëm se vidhnin në kooperativë, në fermë a në ndërmarrje shteti drithë a miell a fasule se nuk kishin dhe veç ata që donin t'ua bënin varrin të tjerëve.
Pasi të ndahen këto, ndajini edhe ato që pa dhimbje e me kranari shitën disidencën e vitet e burgut me para e me kompensime të tjera, pa menduar dhe pa ndjerë dhimbje për asgjë, pa menduar se kështu pohojnë se askush nuk ka hyrë në burg politik si disident por kanë hyrë për për biznes e me llogari për të bërë burg me fitue pare.
Burgu nuk ka qenë vend pune apo ndërmarrje me shitë vite burgu me pare, me përfitime sepse kjo gjë nuk ka asnjë lidhje me disidencën, as me disidencën e rreme që mashtron veten edhe ne se ka dashtë me e vra me kallashnikov Enver Hoxhën.
Pastaj ma ndani edhe atë kategorinë që nuk len gur pa lujtë e mik pa futë e bakshish pa dhënë, deri ne 40 përqind të shumës për me marrë lekët e viteve të burgut.
PO nuk u pastruan listat e të dënuarve politikë, po nuk u qartësua se kush ka qenë i dënuar politik e kush bastard që nxjerr në pazar dhe shëmton disidencën, po nuk u diferencuan vetë të përndjekurit realë nga bastardët që i ka futë qëllimshëm partia për ta shëmtuar këtë kategori, atëhere e keqja do ta mbulojë këtë vend gjithnjë e më shumë.
E keqja nuk do ta lejojë shoqërinë të nderojë disidentët realë nga pornodisidentët që për pak lekë e ndonjë privilegj, apo që të mos u zbulohën pjesë të shëmtuara të jetës apo histori që i bëjnë me turp, shesin shpirtin, nderin e dinjitetin, puthen me xhelatët, martohen me xhelatët, por jo në emër të faljes e paqes.
Sa lekë kushton disidenca...

Nëna Tereze nga Gazmend Freitag


 Remzije Zekolli

Piktori i madh shqiptarë  me fam botrore Gazmend Freitag,  në mesin e shumë portreteve të realizuara në opusin e tij krijues, një vend të merituar e të rëndësishëm e zë   humanistja  e madhe shqiptare  Nëna Tereze,  e njohur si shqiptarja e parë deri më sot, që në vitin 1979 për humanizmin e saj mori çmimin Nobel për Paqe.   


  Duke pranaur këtë cmim mes tjerash thekson ” E marrë  Çmimin për paqe në emër të të varfërve” për të vazhduar më tutje ”Unë kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Angli, me shtetësi jam induse, jam misionare katolike, atdheu im është një vend i vogël që quhet Shqipëri”  Ajo me veprimtarin e saj humane i tregoi botës se dashuria për njeriun është e pa kufishme. Këtë vitë pritet edhe shejtërimi i  saj i cili konsiderohet dhurata më e madhe për popullin shqiptarë. 

Ky personalitet i madhë shqiptarë dhe e njohur nga mbarë bota u potretua nga piktori  Gazmend Freitag me një dashuri të veçantë që kishte për te. Edhe në portetin e tij  dallohet shpirtë bardhësia e saj.  Figurën e saj  madhore me mjeshti e frymzim human  skalitet nga piktori. Tiparet e karaketrit të saj, humanizmi, guximi, dashuria, fisnikëria janë të skalitura mjeshtrisht në porterin e saj të punuar nga piktori ynë i dashur, sytë e saj tregojnë dashurinë për njerëzimin, buzëqeshja tregon  paqe për fëmijët e botës. Ky portret ka mahnitur vizitorët kudo që piktori është paraqitur në ekspozita personale apo edhe kolektive.







2016/04/09

Vepra e prof.Maxhun Bruqit ndriçon mbarë shqiptarinë e sidomos brezat e rinj që po vijnë....

Faleminderit te gjithëve që morët pjesë në varrimin e babait tim,ju që na nderuat me pjesmarrje dhe ju që na shprehët ngushllime përmes telefonatave dhe mesazheve.

Me respekt,


 Flori Bruqi.







Mbledhje Komemorative për Prof.Maxhun Bruqi - YouTube









Prof.Maxhun Bruqi(25.12.1928-02.04.2016)



TELEGRAM NGUSHËLLIMI

04 Prill 2016

Me rastin e ndarjes nga jeta veterani i arsimit, Prof. Maxhun Bruqi


E nderuara familje Bruqi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e kryefamiljarit tuaj, veteranit të arsimit në komunën e Deçanit dhe më gjerë.

Profesor Maxhun Bruqi, ishte ndër pishtarët e parë të arsimit shqip në Kosovë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, i cili me përkushtim dhe atdhedashuri të thellë, edukoi dhe arsimoi shumë breza të rinjsh. Ai ishte profesor i dalluar i lëndës së gjeografisë, të cilën me aq dashuri e profesionalizëm ua shpjegoi nxënësve për më shumë se 40 vite.

Profesor Maxhun Bruqi, tashmë është pjesë e panteonit të arsimit shqip në Kosovë, si njeri i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit. Ai do të mbetet gjatë në kujtesën tonë dhe secilit nxënës që pati fatin të mësoi nga profesori për kulturën, pedantërinë dhe etikën profesionale prej pedagogu.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me respekt,

Prof.Dr. Arsim Bajrami,

Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë


------------------------

TELEGRAM NGUSHLLIMI

Për vdekjën e prof. Maxhun Bruqi.

E nderuara familje e prof. Maxhun Bruqi. , daja Florim , vëllazer, motra . farefis, miq dhe kolegë, me lejoni qe n’emer timin, familjës sime dhe n’emer të:Shoqatës Miqtë e TMK-ës , përkatësisht Shoqatave të dala nga lufta, të Rezistencës Kombëtare Shqiptare të Kosovës “Heroj Enver Hadri” me seli në Mbreterin e Belgjikës t’u shprehi ngushëllimet më të sinqerta për vdekjën e bashkëshortit, babajt, bashkëmendimtarit të pa harruar në veprimtarinë atdhetare si shembull emblematik prej veterani të arsimit , në punën titanike patriotike i cili vazhdoj rrugën e të parëve tanë Luftëtar i pa epurr për zhdukjën e analfabetizmi, arsimimin e gjeneratave të shumta anë e kend shqiptarisë.
Andaj më tê drejt ju themi:

Qetësohu se Jeni krenar dhe frenojeni krenarin tuaj. E vërteta nuk është jashtë jush, por në vetvetën e juaj. Gjene vetën në vetvete, nënshtroja vetës vetvetën, frenoje vetën dhe do të përjetoni pavdekshmërinë dhe të vërtetën në altarin e Lirisë. Edhe të tjerët do t'i beni të lirë dhe do të njohësh vetveten sepse jeta do të begatohet dhe ju nuk do harroheni kurrë nga ne dhe pasardhësit tuaj krenar.
U qoftë dheu i lehtë !

Lavdi !

Përjetësi!

Halit Elshani, kryetar i Shoqatës”Miqtë e TMK-ës ,përkatësisht i Shoqatave të dala nga lufta me seli në Bruksel
Riza Budakova, kryetar i ”RKSHK”-ës ”Enver Hadri”,me seli në Mreterin e Belgjikës,në Bruksel.

Bruksel,05.04 2016


-----------------------------

Ju ngushellojme Zoti FLORI BRUQI Familjarishte per ndrrimin e jetes se BABAJTE  tuaj Profesor MAXHUN  BRUQIT, I cili le pas kujtimin e veteranit te Arsimit Shqiptar, qe i ka kushtuar jeten: "SHARTIM TE SHPIRTIT  TE MESUESIT  NE ZEMRAT E NXENESVE". I perjetshem kujtimi I tij. 

Qofte I PARAJSES. Dhe te u kete lene URATEN brezave te familjes BRUQI. 

Me shume respekt per kete ngushellim qe u percjell.

Prof.Rasim Bebo

 Addison Cikago ILL. USA.

I nderuar Flori,

Ngushellime dhe te rroni e ta kujtoni perjete te jeteve babain tuaj. Bashkohemi me dhimbjen tuaj.
Fatmir Terziu

----------------------------
Z. Flori,

Edhepse me vonese, me lejoni te ju shpreh ngushllimet me te sinqerta dhe te perzemerta, ne emer te mbare familjes Koliqi dhe ne emer te Stublles sime te Shkolkles se Pare Shqipe, per humbjen e Babait tuaj e veteranit tone shume te vlefshem!

Vepra e Tij ndriçofte mbare shqiptarine e sidomos brezat e rinj qe po vijne, ne drejtimin dhe ndertimin e ndershem te vendit tone, te shqipeve!!!
Jua paste lene bekimin e qofshi shendosh te gjithe!E gjetshim ne Parajse!!!

Ngushllime!!!

Engjëlli dhe familja KOLIQI

----------------------------
I dashur Flori!

E ndaj dhimbjen për humbjen e babait tuaj, me ju dhe me gjithë të afërmit. Mos paçi më të tilla ngjarje të dhimbshme dhe vetëm gëzime.
Miqësisht,

Përparim Hysi

-----------------------------

I dashtun Flori,

Nje dhimbje qe nuk e zevendson asnje ngushllim. Prindi asht i pavdekshem kur Ai ka krye detyren!
E ngushlluen ne Shkoder nje Burre, tue u mundue me i kujtue moshen, po Ai menjehere u pergjegj:
PRINDI NUK KA MOSHE !
Prej zemret Mik i dashtun pranoni ngushllimet e mija!

Me shume respekt

Fritz Radovani

-----------------------------


Ngushllime Z.Flori u preft ne paqe Babai

Zana Dauti

-------------------------------
Jungjatjeta prof. Flori.

Pranoni ngushllimet e mia më të sinqerta.

Përshëndetje.

Selatin Kaçaniku

---------------------------------------------------


I nderuari Flori,ngushllimet më të përzemërta për profesorin tonë të nderuar Maxhun Bruqi

Saim Tahiraj
---------------------------

Ngushëllimet më të përzemërta.

Selajdin Zubaku

-------------------------------------------

Ngushëllime ju dhe familjes z. Flori Bruqi !
Xhafer Leci
------------------------
Ngushellimet e mia te ndjera i dashur Flori Bruqi .
Flori Bruqi, te rroni e ta kujtoni e te krenoheni gjithmone.

Rexhep Shahu

---------------------------------

Ngushllime familjes dhe tere atyre qe e njohen ket burre kombi qe tane jeten ja kushtoj arsimimit dhe edukimit te brezave !
I qofte dheu i lehte dhe u prehte ne paqe !

Ramiz Mavriqi

---------------------------


Ngushllime! I qofte I lehte dheu dhe shpirti I befte drite!

Reshat Badallaj-Zhuriani


---------------------------

Ngushëllime mbarë familjes për këte humbje të madhe! Zoti ju lashtë shëndosh! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Prof.Nepe Peraj

--------------------------------------------------------

Respekt i thellë për jetën dhe veprën e z. Maxhun Bruqit. Lartësimi i kësaj vepre e bën atë të paharrueshëm në breza. U prehtë në paqë.

Janaq Pani

-------------------------

Respekt dhe mirenjohje per vepren e z. Maxhun! Ngushellime familjes , kolegeve dhe miqve! I perjetshem kujtimi!

Iliriana Sulkuqi

_________________________


Ngushllime.Vepra kujtim.

Skender Kodra

------------------------


Respekte pa fund per Familjen intelektuale Bruqi. Te edukosh per dekada brezat e rinj, eshte nje kryeveper.respekt per prof.Bruqi!

Sonja Haxhia

____________________



Murat Gecaj Nga Tirana, ngushellime te gjithe pjesetarave te familjes, miqeve e dashamireve te tij!...

---------------------






Me pikllim e mora lajmin për profesorin më të dashur, të cilin e kishim Idol, veterani i arsimit ,prindi ynë i dytë. Punoi kurr pa u lodhë, që e ardhmia të ndriqoi 🌅
U preftë në Paqë!


‎Drita Curri-Kosumi‎

--------------------

Ngushllime te sinqerta familjes Bruqi.Familja Sinanaj nga Franca dhe Gjermanija.Respekt per prof e ndjere!

Raze Sinanaj.

---------------------------

Ngushllime familjes Bruqi.Vertete Prof. Maxhuni edukoj dhe arsimoj ne menyre te dinjitetshme dhe te palodheshme shume gjenerata.Pushofte i qete ne PARAJSE...

Sadije Haklaj


-----------------------



Flori, ju dhe mbare familjes Bruqi iu shpreh ngushllime me rastin e vdekjes se Babait t´ua te nderuarit Prof. Maxhun Bruqit!

Arif Molliqi

----------------------------

Ngushellime, krenohuni me babin e Juaj, edhe ne ish nxenesit e profesorit krenohemi me te - I qoft I leht dheu I Kosoves

Milaim Qorraj

---------------------

Ngushllime familjes Bruqi !Agja Maxhun pushofte ne paqe!

Dife Gashi

-----------------------

Ngushllime familjes Bruqi per humbjen e me te dashurit dhe te nderuarit Prof.M.Bruqit,zoti e shperbleft me gjenet profesorin e pa harruar.
Vehbi Tishuku

--------------------------

E Nderuara familje Bruqi ju shprehim ngushllimet tona me te sinqerta mbare familes, i Ndjeri past jeten e pasosur!

Mark Komoni.

-----------------------

NGUSHLLIME juve dhe gjith familjes, te jeni krenar per Baben qe keni pas, u preft ne paqe.

Servete Xhema

-------------------------

Ngushllime! Respekt vepres!

Fahri Dervinja

--------------------------
Ngushllime families Bruqi , mos u merzitni, Kujtimi qoftë I përjetshëm per veteranin e arsimit prof.Maxhun Bruqin.


Mejreme Tafaj Bunjaku

-------------------------

Profesor Maxhun Bruqi, ishte dhe mbeti madheshtor, te rroj kujtimi per te!



Esat Loshaj

-------------------------

Ngushëllimet e mija të sinqerta. Të rroni dhe ta kujtoni. Lutem për shpirtin e tij.
Me respektin dhe konsideratën më të lartë.

Agim Baceli (Agideba)

------------------------




Me erdhi shume keq kur lexova per humbjen e babait tuaj dhe dhimbjen qe ju po e perjetoni.Prano ngushellimet e sinqerta nga ana ime,
ishalla zoti ju lehteson dhimbjen dhe kujtimet e mira per te ju shtojne forcen me tejkalu kete dhimbje!

Shuki Statovci

-----------------------------------------


Miku im Flori! Pranoni ngushllimet e mia për ndarjen fizike të babait tuaj të dashur nga jeta.

Prof.Dr.Nazim Qehaja

-------------------------------------------------------

Ngushllime i nderuar Flori.
Respekt,
Lul Raka

-------------------------------------

Letër ngushëllimi mikut të shtrenjtë, Flori Bruqi


I dashur Flori,

Megjithëse jam shumë larg Jush, më lejoni që me trup dhe me zemër, të ndodhem pranë familjes Suaj të nderuar në këto momente të rënda që ajo po përjeton me rastin e vdekjes së Babait Tuaj të Dashur, figurës së shquar të arsimit dhe të kulturës shqiptare, Prof. Maxhun Bruqi. Figura dhe personaliteti i Prof. Maxhun Bruqit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në faqet e historisë shumëshekullore të kombit tonë, me kontributin e Tij të jashtëzakonshëm që ka dhënë në lëmin e arsimit shqip. Kjo për faktin se arsimi ka qenë fushëbeteja më e rëndësishme që kombit shqiptar i është dashur të përballojë për shekuj me radhë për ruajtjen dhe për lartësimin e identitetit të vet kombëtar, të kulturës së vet kombëtare. Prandaj Ju, familja juaj dhe krejt njerëzit e gjakut Tuaj, krenoheni me të drejtë për Babain Tuaj Të Madh, i cili, jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe të krejt kombit shqiptar, ka rrezatuar dritën e arsimit shqip me një shkëlqim me të vërtetë meteorik.
Mua më gëzon zemra që Prof. Mazhun Bruqi ka lënë pas pasardhës të virtytshëm për të vazhduar me dinjitet veprën e Tij atdhetare në shërbim të shqiptarisë. Prandaj me të drejtë Ju, personalisht, përfaqësoni sot ajkën e inteligjencies shqiptare që e ka vënë veten në shërbim të kombit shqiptar. Portali Juaj “Agjencioni Floripress” është një tribunë e fuqishme, sa e dashur, aq edhe e mirënjohur, përmes së cilës Ju dhe bashkëpunëtorët Tuaj u flisni shqiptarëve vetëm me gjuhën e së vërtetës.
Prof. Maxhun Bruqi u largua për në botën e përtejme me një emër të nderuar që la pas vetes. Qëllimi i jetës së Tij ishte shërbimi në të mirë të njerëzve përmes dritës së arsimit. Veprimtaria e Tij shumëvjeçare, si një mësimdhënës model, shembullor, më sjell ndër mend një thënie të shkëlqyer të Aristotelit:
“Cili është kuptimi i jetës? T’u shërbesh të tjerëve dhe të bësh të mira”.
Në këto çaste trishtimi të rëndë për Ju dhe për familjen Tuaj, jam i bindur që dhimbjen do të dini ta përballoni burrërisht. Vdekja e njerëzve të dashur na bën të kujtojmë fjalët e Horacit:
“Jetoje jetën, o njeri, duke mos harruar se sa e shkurtër është ajo”.
Më lejoni, i dashur Flori, t’Ju përcjell ngushëllimet e mia të thella, të bashkëshortes sime, Havasë, dhe të të dy fëmijëve të mi, Plarentit, dhe Kesianës.
Për të mira dhe për gëzime paskëtaj në familjen tuaj.

Prof.Dr. Eshref Ymeri

Sinsinati, Ohajo ,07 prill 2016

Flas shqipen me zemër(Cikël poetik nga Shukrije Dedinca-Borovci)


Shukrije Dedinca-Borovci, lindi me 5.07.1964.Në Kastriot  (ish Obiliqit)  kreu shkollen fillore, ndërsa  Gjimnazin ne ,,Sami Frasheri” Prishtine.

 Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë ndërsa  specializimin nga Pediatria e kreu  ne Kliniken e Pediatrise ne Prishtinë.

Ajo si nxënëse ka treguar talentin e saj me shkrime dhe si pjesemarrese ne recitale.

Një numër të madh shkrimesh ajo  i ka botuar në revista të kohës , por një numër i madh i tyre i janë djegur gjatë luftës së fundit.

Ajo  është e martuar dhe ka dy  fëmijë  -Petritit dhe Natyrën ,që janë student të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Dr.Shukrije Dedinca-Borovci,  ka përjetuar  përiudhen e demostratave të viteve të  tetëdhjeta. Inspirimet për të shkruar i gjente gjithënjë nga jeta reale, gjendja e popullit përgjate viteve të ndryshme dhe jeta shoqërore.

Ne ketë moshë tani sikur don ti kthehet ambicjeve të saja për të shkruar për përshtypjet e saja nga përditshmëria e jetës. Ne shkrimet e saja  njihet me pseudonimin ,,Shuki′′.


JAM UNË

E lindur e rritur në Kosovë
Kosovare më thonë
Flas shqipen me zemër
prej kur me vën këtë emër,
Të gjithë kemi një gjak e një gjuhë
Besimet e ndryshme
S, na perqajnë kurrë
Kemi një atdhe e një flamur.

Si andej e si këndej kufirit
Rrënjet tona
Janë të shpërndara njësoj
Ideali për bashkim
Është ai që na afron
Të tillë vërtetë jemi ne
Por janë dhe të tjerët
Që digjen për të njëjtin atdhe.

Stërgjysherit e mi nuk i harroj
Edhe pse armiku shekullor
Me dhunë e gjenocid na largoj….
Që nga ,,Molla e Kuqe,,
Prej Nishi, Toplice, Kurshumlie,
Preshevë e Bujanovc,
Janë varrezat e të parëve atje,
Që nga mendja nuk na ikën
Edhe pse kombi ynë pë rjetoi
Tmerrin e frikën…

Përreth nesh kemi të tjerët
Motra e vëllezer në Mal të Zi
Ulqin, Tivar e Gusi
Aty kemi një te madhe shqiptari….
Që njihen në histori.

Kemi dhe shumë në Maqedoni
Me vite populli në robëri,
U desh te derdhej gjak për pakëz liri
Vendet më të mira, armiku i zgjodhi
Askush atëherë në Evropë
nuk shifte se me ne qfarë ndodhi...

Në jug më poshtë, në Greqi
Kemi vëllezer e kushëri,
Nuk e harruam kurrë
Motrën Qamëri…….
Me vite të tëra ëndërron për liri...

Po të vijë dita ndonjëherë
Të gjithë të behemi një,
Le të jetë mësim për ne
Armiku shekullor,
Që deshi rrënjët me na i pre…



FIGURË E RRALLË

Prej kur e mbaj në mend
Ngado që kam shkuar shumëherë,
Kam parë figura të ndryshme
Ato te kombit tim i dalloja menjëherë.

Posa u vëreja ftëyrën
Në vendet ku ishim shpesh,
Vëreja mimiken e tyre te mvrenjtur
U mungonte sharmi që buzëqesh..

Kisha rastin ndonjëherë
Në vendet sllave fati na takonte,
Ata sigurisht vuajtja e halli i tyre
Ne ato vende i dërgonte.

Fëtyra të virgjëra vëllazërore
Të mbushur plotë mllef nga jeta,
Dyerve të armikut ata i qonte
Sëmundja dhe e keqja….

S′kishin nga t′ia mbanim atëherë
Ne si popull ishim të ndarë,
Shteteve sllave kërkonim
Shërimin e dritën për të parë.

Ishin këto fëtyra të lodhura
Që tregonin për peripetitë në jetë,
Të ndrojtur e inferior në vend të huaj
Kërkonin mjekim për familjarët e vetë.

Më se vështiri e kishin ata
Që nuk e dinin gjuhën që kërkohej,
Të tjerë na merrnin neve
Në bazë te pamjes secili vlerësohej.

Shumë kemi vuajtur si popull
Dyerve të shteteve sllave,
Të kërkonim shërim nga ta
Ti nënshtrohemi politikës barbare.

Sot, është krejt ndryshe
Janë të hapur kufijt shqiptar,
Edhe po të mos kemi shërim
Kënaqemi duke folur në gjuhën amë….

Ti harrojmë njëherë e përgjithmonë
Të afrohemi si vëllezër e motra,
Të bashkuar të ndjejmë njëri tjetrin
Plagët ndoshta na i shëron koha…..


GERMADHE



Qëndroj vetëm këtu, diçka më tërheq
Pranë kësaj gërmadhe të heshtur,
Mozaik jetërash të kaluara
Oqean kujtimesh që kanë mbetur.
Sillem rreth e rrotull saj
Lartë oxhaqet e saj me sy i ndjek,
Gërmadhë e ashpër themeli
Vepër e shëmtuar e armikut serb.
Mos i rrënoni u them
Lërini këto themele të gjalla,
Le ti mbijetojnë kohës
Le të duken si nëpër përralla.
Këto themele të djegura
Rrëmuje e kësaj votre,
Janë djepi i kujtimeve tona
Vepër përmbledhjesh e kësaj bote.
Ulur në një gurë, rri mendueshëm
Në heshtje e qetësi,
I kthehem jetës prapa
Këtu kalova timen rini.
Këtu, ku na lidhte shpirti
Buka e tokës sonë, mjaltë ishte
Djersët e trupit tonë na freskonin
Shpirtit e punës me nderë i përkiste.
Këtu edhe dielli buzëqeshte
Shiu ëmbël rigonte,
Aq shumë e ndjenim jetën bashkë,
Gjithë jeta më e ëmbël na takonte.
Vrëtet, gërmadhe kujtimesh
E mbetur nga lufta e fundit,
Më duket se e shoh pranë
Ku qëndronte dhe djepi i drurit.
Këtu e ndjej, e shoh
Nënën time me duar në brum,
Atëherë, kur të gjithë bashkë ishim
Kur nëna jonë për ne bënte lum.
Mos i rrënoni, mos i humbisni
Serbi me këtë deshi të na shfaroste,
Të na hedhë në rrugë te pakthim
Nuk e besoi se ndjenja jonë kështu do të jetonte.
Serbi, armiku më gjakpirës
Deshi të zhduk dhe insektet e tokës
Jo vetëm njerëzit e votrat
Me këtë ia tregoi fëtyrë n e vërtetë botës.


Poeti i ndjer, Lasgush Poradeci, njëherë kishte thënë:

,,Do të vijë një kohë kur do vemë në dasmë e do urojmë. Mos e pifshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën”

KOHA JONE 

Kur ne shkojm në Shqipëri
Ndjehemi si tjetër njeri,
Na frymëzojne takimet e punës
Ndjehemi si në shtëpi.

Andaj, nuk është çudi
Nëse krijojm dhe ndonjë poezi,
Na afron malli e etja shekullore
Te bashkohemi e të bëhemi një.

Një komb i regjur ndër shekuj
Gjaku ynë shumë herë i atakuar,
Nga virus, bakterje e mbeturina barbare
Nga ndeshjet me ta, ne vetëm imunitet kemi fituar.

Një trup i shëndosh s′mund të jetoj pa gjak
Le të kemi të gjithe nje burim energjie,
Nje aorte të përbashkët e të fortë
Askush s′mund të na pengojë në këtë botë.

Kemi një qiell të përbashkët e një diell na ngrohë
Një trung vëllazëror që nuk çrrënjoset kurrë,
Vëllezerit dhe motrat përreth do ti bashkojmë
Të gjithë duhet të kemi një flamur.

Ne nuk mund të qëndrojmë të ndarë
Një nënë na ka rritë e ushqyer,
Kush e kupton, kjo është koha për ne
Një ditë duhet të behemi të përkryer.
Pse, të na turbullojnë mendjen
Ndërrimet e kohës, varfëria e politika e radhës,
Mos të harrojmë se kush ishim
Të ndarë e të larguar i përngjajmë vetëm skamjes.

Të flakim robërinë e shpirtit
Që me shekuj na ka ngelë,
Pse të formojmë vetëm zingjirë të mendjes
Apo kemi harruar se çfare liria na sjellë.

Të ndjejmë valët e jetës që janë për ne
Rrahjet e zemrave që janë për një ide,
Nuk ka hekur e as zjarr që mund të shkrijë
Fjalët e thirrjet për një atdhe.

Shqipëri, Kosovë e Qamëri
Shqiptar në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi,
Me kufij apo pa kufij
Ne e ndjenim gjithënjë se afrimi nje ditë do te vijë.


SHPESH 

Në përditëshmeritë tona
Neve shpesh ankohemi,
Në njerëzit e popullin tonë
Nga lodhjet e përditëshme shfryhemi.

Ky popull nuk na ka faj
Pjesëtar të tij jemi edhe ne,
Të mirë apo të keqinjë
Ne të ligave duhet rrugën me u pre.

Vërtetë populli nuk ka faj
Vuajtja e rezistenca e tij në histori
Sa herë me kend jemi atakuar
Populli gjithënjë të drejtës i ka pri.

Ai që e ndjen me kurriz
Çdo kohë e vështirësi,
Gjithënjë është vetë populli
U hap sytë të tjerëve që bien në agoni.

I vuajturi, i varfëri e i shtypuri
S′ka çfarë të humb në jetë,
Nuk i dhimbset jeta e tij
Të ngre zërin e të kërkoj çfarë i përket.

I pasuri, i ngopuri, superior e egoist
Nuk i prish vetes rehatinë,
Luksin e tij e ruan
Proceseve avash u prin.

Ankohemi se na bejnë presion
Sjelljet e tyre shpesh i qortojmë,
Por ne jemi ata që duhet më parë
Gjendjen e tyre ta kuptojm.

Të diturit, intelektualit e të ngriturit
Ky popull ua besoi punën e vet,
Në duhet me parë ti bindim
Ndërgjegja duhet të na vret.

I arsimuari e i çmuari
Të jetë shembull e jo vetëm për vete,
Atë që nuk ka sjellje e nuk kupton
Bindshëm e me humanizëm duhet ta afron.

Tek e fundit te gjithë jemi një popull
Kemi një gjen e një histori,
Progresit e kulturës,
Të ngriturit duhet me u pri.


RRUGËVE TË BOTËS

(Kushtuar migrimit masiv të popullatës)

Vaj halli për ne
kështu ç′po na gjen,
duke u larguar një nga një
kujt po ia len mëmëdhenë.

Dikur iknim nga gjenocidi
sot po thuhet për jetë më të mirë ,
po ku do shkoni or të mjerë
mendoni se atje do jeni më të lirë.

Ne e dijmë se ç′është varfëria
me këtë gjithënjë na sprovoi robëria,
por votrën e njëri tjetrin nuk e lenim
prisnim te na vije liria.

Mbaheshim me copa buke bashkë
njëri tjetrin e ndihmonim,
dikush nga jashtë e dikush nga brenda
veshtirësitë bashkë i kalonim.

Kjo punë vërtetë do një studim
se çfarë po ndodh kështu me ne,
çfarëdo që të vuash o popull
vendin tënd kurrë mos e le.

Ku janë kreu e qeveria
a nuk u bënë përshtypje fare,
radhë njerëzish turren vetëm jashtë
athua që të gjithë kërkojnë ndonjë çare.

Qeveri moj qeveri
votat e tyre i ke mbledhur ti,
po tani çfarë mendon
si do të mbajsh pushtetin pa popull e pa rini?

Qeverinë e mban populli
po tani, ti ku je,
mos rri duarkryq
bëj diçka për këtë popull që ke!

Po ju o të mjerë
ne e dijm se si e ku jemi,
por vendin tuaj si e leni
athua në vete jeni?

Dikur thoshim
edhe po te vdesim te gjithë,
do i rezistojmë armikut e kohës
po tani ç′bëni, athua do ia leni Serbise?

Ju kuptoj fare mirë
ndjenjat tuaja të skamjes e mjerimit,
po ku u mbeti dinjiteti vallë
mos do ta gjeni rrugëve të mërgimit?

O ju që jeni më lartë
fleni e hani me pak,
mendoni për këtë popull
e mos të zbrazet Kosova pak e nga pak!




ATY 



Aty ku flitet gjuhë e nënës
Ku përkundet djepi i lashtë
Aty ku bien fyelli e qiftelia
Ku mbahet besa
E rritet djalëria
Ku nënat percjellin gurbetçar
Presin të tjerët duke ardhë
Aty ku ende dëgjohet
Zëri ynë shqip
Eh, aty, atje përsëri
Armiku vjell zjarr
Breshëri plumbash
E flakë shtëpish
Tërheqje zvarrë
E hedhje në rrugë
Nëna e baballarë
Fëmijë e pleq duke qarë
Po ku jemi ne o shqiptar
Rreth e rrotull jemi rrethue
Armiku i vjetër nuk flen
Varrin tonë don me gërmue
Çfarë na duhet
Me pa më shumë
Për tu bërë bashkë
E robërisë shekullore
Me i dhënë fund.

MOTIVI IM 

Motivi im
Për jetë e mot
Të kujtoj të kaluarën
Që të ndjej
E të kuptoj
Të tashmen.
Motivi im
Të mos harroj të parët
Të rënët e të gjallët
Shekuj me radhë.
Për mua është
Një qëllim
Të njoh e të dij
Të gjitha për kombin tim.
Pellazgët e Ilirët
Arbëreshët e Qamët
Shqiptarët sot
Përreth Kosovës time
Kosovë Lindore
Mal të Zi e Maqedoni
Të gjithë gjakun
E gjenin tonë
Kudo që janë
Me traditë, besim e fe
Të gjithë bashkë
Ne kemi një atdhe.
Sot, ne çdo hap që bëjmë
Çdo lëvizje e thirrje
Le të jetë për unifikim
E për bashkim
Popull i shpërndarë
Mos ta qojm kohën kot
Të bëhemi një
Në çdo kohë
Kështu do jemi më të fortë.


PORTRET

Ai kishte shpirt revolucionar
i mblodhi të gjithë të tjerët,
ata që donin lirinë
dhe të gjithë të mjerët.
Të gjithëve u bëri strehim
u dha ujë e bukë,
ndonjërit i mjekoi dhe plagët
ngrohtë, qetë dhe butë.
Trupi i tij si vigan
fëtyra e tij që shprehte besim,
zemër butë e si luan
të gjitha i bëri për një qëllim.
Erdhi koha në front për të dal
edhe aty ishte i paparë,
bindshem e me vetëbesim
se liria një ditë ka me ardhë.
Kaloi furtuna e luftës
falenderime shumë kishte,
por njerëzit shpejtë harruan
grabisnin pasurinë që s′u përkiste.
Si ndryshuan kaq shpejtë
harruan armikun barbar,
nxitonin në pasuri për vete
donin në pushtet për të ardhë.
Po tani,
vuan i urti e i vobegti,
se të tjerët egoist
punojnë vetëm për veti.
Ku do na çoje vallë
kjo marrëzi,
për komb e atdhe
nuk është e lehtë të krijosh histori.


O JU


O ju që hiqeni për të mençur
Të fortë e kurreshtar,
Mos harroni se të gjithë si ju
Në këtë botë kanë ardhë.

Nuk jeni ju më të veçantë
Të qëndroni mbi të tjerët,
Pse jeni më të fortë
S`keni të drejtë gjithëherë.

Pse në jetë juve dikush u ngriti
Me vlera ka dhe të tjerë,
Drejtësia, sinqeriteti e arsyeja
Le të prijnë përherë.

Të duash vetëm veten
Nuk të sjell askud,
Me përbuzjen tënde një ditë
Do të biesh në pus të pafund.

Njeriu jetën e shijon
Për të qenë të bashkuar e në liri,
Me presione e padrejtësi
Nuk mund të gëzoje asnjë shoqëri.


ISHTE VJESHTË 


Ishte vjeshtë atëherë
Kur gjethet e rëna për tokë
Na shoqëronin,
Kur dielli buzëvarur
Nuk na ngrohte
Por ne kishim
Njëri tjetrin
Dhe zemrën
Që na afronte.
Atë vjeshtë të vrerët
Ne e permbyllëm ngrohtësisht
Me pragun dimëror
Për të lulzuar në pranverë

MALL


Mall për jetën
Për kohën
Diellin
E ylberin
Shiun e borën.
Mall,
Për votrën
Këngën
E përrallën
Djepin e pragun
Malĺ,
Për dorën
E përqafimin
Hidhërimin
Por dhe gëzimin.
Mall për çdo gjë
Që kishte emrin
E që kishte kuptimin.
Mall,
Për mbrëmjen
Sofrën e zjarrin
Për të gjitha ato
Që të heqin mallin.


PELLUMB I BARDHE 

Do të ishte mirë
të isha një pëllumb,
pëllumb i bardhë,
që sjellë fat e lumturi.
Të fluturoja shtëpi për shtëpi
dritare më dritare,
të vështrojë tinëz,
njerëzit e mi....
Ata që më duan e i dua,
ti shoh pakëz a qajnë, a vuajnë.

Ti shikoj a janë mirë
a janë qetë
apo rropaten me mërzinë.
Nëse mundem
me shpirtin tim
me një kengë,
t′ju sjell paqe e gëzim....

Nëse unë
mbrenda s′mund të hyj,
tu ofroj atë që mund,
një këngë, një ngazëllim
pak ngrohtësi e rehahti.
Po të isha mbrenda
do i doja, do i zgjoja
e me shpirt do u përkushtoja.
Do u flisja që për jetën
me dashuri e drejtësi të luftojnë,
njëri tjeterin ta ndihmojnë
tu jepja forcë e moral,
tu jepja frymë e dashuri
vetëm që të mbijetojë,
e sinqerta dashuri...


NE BARKË 


Sa do doja të jem në një barkë
Në mes detit të pafund,
Në qetësi të ndjej luhatjet
Si fëmijë barka të më përkund.

Në mes detit të qetë
Valet e lehta rreth meje të takohen,
Unë me fëtyrë kah djelli
Në praninë e tyre do ngushllohem.

Me mendje e shpirt
Të shëtisë tërë botën,
Atë që dua të kërkojë
Ku dua unë të ndal kohën.

Kohë e re i thonë
Në shekullin njëzetenjë jemi,
Por ca gjëra do të donim
Dhe nga e kaluara ti kemi.

Sikur të mundesha
Nga të gjithë shekujt të mbledh
Atë që çmoj më shumë
Ta kemi dhe sot përherë.

Në qoftë jeta si i thonë
Se prej një jete në tjetrën kalojmë,
Ndoshta kam diçka nga e kaluara
Që e ndjej ta kemi e ta kujtojmë.

Dikush do thoshte është fantazi
Mos mendo gjëra të kota,
Unë shpesh ndalem s′mund të vazhdojë
E ndjej sikur diçka më mungon që s′ ka bota.

Njerëzit botën e gjallërojnë
Me sojin e tyre ndonjëherë nuk përkojnë,
Pa ta bota vërtetë s′ka kuptim
Po sikur shumë gjëra në të mirë të ndryshojnë.


LOTI 


Dy pika loti rrodhën
Prindit të gjorë,
Ofshama të njëpasnjëshme,
Shtangur në vend
Nga lajmi i hidhur
Per të birin.

Ne orvateshim,
Cili ti japim lajmin,
Ishte rënde për ne,
Bëme të gjitha per të
Por kot,
Sëmundja e kishte mundur.

U shua ngadalë
Një shpirt i gjorë
Vetëm dymbëdhjetë pranvera ishte,
Në sytë e tij
Nuk kishte shpresë,
Edhe vet e kuptonte
Se do vdes,
Na paralajmëronte,
Mosni , me lini rehat,
Nuk mundem më.

2016/04/07

FALENDERIM PUBLIK ME RASTIN E VDEKJËS SË BABAIT TONË PROF .MAXHUN BRUQI(25 DHJETOR 1928- 02.04.2016)




FALENDERIM PUBLIK



FALENDEROJMË QYTETARËT E FSHATIT ISNIQ,QYTETARET E DEÇANiT,JUNIKUT ,PEJËS,RUGOVËS, BAJËS SË PEJËS,BURIMIT,GJAKOVËS,KLINËS,SKENDERAJIT, PRISHTINËS,OBILIQIT,VUSHTRISË,MITROVICËS,BOLETINIT,PREKAZIT,AQAREVËS,LIPOVECËS,LIPJANIT,GJILANIT,PRIZRENIT,FERIZAJIT,KAQANIKUT,OPOJËS,DRA-GASHIT,TROPOJËS,TIRANËS,VLORËS,SHKODRES,,ULQINIT,WASHINGTONIT,NEW YORK-UT, DUBAIT ,DETROIDIT,LONDRES,PARISIT,ROMËS,VATIKANIT,KOPENHAGËS ,CURICHUT,MADRIDIT,.KAIROS,OSLOS,MALMES,...ETJ. SI DHE NË VEÇANTI KRYETARIN E KOMUNËS SË DEÇANIT Z.RASIM SELMANAJN, DREJTORIN E DKA-SË,Z.BEKIM VISHAJ ,DREJTOR I GJIMNAZIT 'VËLLËZËRIT FRASHËRI" NË DEÇAN, Z.ENVER OSDAUTAJ,PROFESOR,ZEKË SINANAJ,GAZETAR I TELEVIZIONIT TË PRISHTINËS,REKTORIN E FAKULTETIT TË INXHINIERISË MEKANIKE TË TIRANËS PROF.DR. JORGAQ KAÇANIN,SHKRIMTARËT HALIT ELSHANIN ,NEZIR PROKSHIN,DIBRAN FYLLIN,HAJDAR FEJZULLAHUN,BEHRAM HOTIN ,REXHEP SHAHUN ,IZET DURAKUN,MINISTRIN PROF.DR. HAJREDIN KUÇI,MINISTRIN PROF.DR.ARSIM BAJRAMI,AKADEMIKËT PROF.DR.JUSUF BAJRAKTARI,AKADEMIK PROF.DR.JUSUF KRASNIQI,AKADEMIK PROF.DR.SKENDER KODREN, PROF.DR.ESHREF YMERIN, PROF.DR.VEDAT SHEHUN ,ZEF PËRGEGAJN, ,USHTARAKUN E USHTRISË SHQIPTARE ADEM AVDIA ,P[ROF.SELATIN KAÇANIKUN,XHAFER LECIN,RAIMONDA MALEÇKA, PROF.DR.SYLË TAHIRSYLAJ,PROF.DR.FATMIR TERZIUN,PROF.DR.ABDYL BUNJAKU,PROF.DR.KUJTIM SHALA,PROF.DR.CENË BYTYQI,,PROF.DR.RAMË LIKAJ,PROF.DR.AHMET SHALËN,PROF.DR.HYSNI DAKA,PROF.DR.SHYQRI GALICA,
PROF.DR.GJYLE MULLIQI, PROF.DR.TUNË PERVORFI, DEPUTEN E KUVENDIT TË KOSOVËS TIME KADRIAJ ,PROFESORESHËN FATBARDHA TAHIRSYLAJ ,MJEKËT ,MOTRAT DHE TEKNIKËT E PALOSHSHËM TË QKUK-SË,SPITALIT ORTOPEDIK NË PRISHTINË, MJEKËT E QENDRËS KLINIKE STOMATOLOGJIKE NË PRISHTINË,LIDHJEN E SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS , ETJ. SI DHE MBI 50 MIJË QYTETARË TJERË QË MUARRËN PJESË NË VARRIM ,MBLEDHJEN KOMEMORATIVE(MË DATË 2 PRILL 2016) SI DHE NË TË PAME(3,4,5 PRILL 2016) NË FSHATIN ISNIQ .

FALENDERIM TË VEÇANTË KANË BASHKËFSHATARËT ISNIQASIT E VYER , SI DHE NXËNËSIT E BABAIT QË ERDHËN NGA TË GJITHA VISET E TROJEVE SHQIPTARE,KU BABAI IM PLOTË 42 VJET I EDUKOI SE SI DUHET ATDHEU.

ME RESPEKT ,

FAMILJA BRUQI NGA ISNIQI DHE PRISHTINA


NË PRISHTINË,7/4/2016



******


REPUBLIKA E KOSOVËS


MINISTRIA E ARSIMIT 
E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË









TELEGRAM NGUSHËLLIMI

04 Prill 2016


Me rastin e ndarjes nga jeta veterani i arsimit, Prof. Maxhun Bruqi


E nderuara familje Bruqi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e kryefamiljarit tuaj, veteranit të arsimit në komunën e Deçanit dhe më gjerë.

Profesor Maxhun Bruqi, ishte ndër pishtarët e parë të arsimit shqip në Kosovë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, i cili me përkushtim dhe atdhedashuri të thellë, edukoi dhe arsimoi shumë breza të rinjsh. Ai ishte profesor i dalluar i lëndës së gjeografisë, të cilën me aq dashuri e profesionalizëm ua shpjegoi nxënësve për më shumë se 40 vite.

Profesor Maxhun Bruqi, tashmë është pjesë e panteonit të arsimit shqip në Kosovë, si njeri i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit. Ai do të mbetet gjatë në kujtesën tonë dhe secilit nxënës që pati fatin të mësoi nga profesori për kulturën, pedantërinë dhe etikën profesionale prej pedagogu.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me respekt,
Arsim Bajrami,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

http://masht.rks-gov.net/article/telegram-ngushellimi-14




Mbledhje Komemorative për Prof.Maxhun Bruqi - YouTube


https://www.youtube.com/watch?v=h-bKS6kFU7o




PANAMAJA GISHTI PAS TË CILIT FSHIHEMI

REXHEP SHAHU
PANAMAJA GISHTI PAS TË CILIT FSHIHEMI
Ne frikacakët duam që armiqtë të na i vrasin apo mundin të tjerët, duam që hasmin të na e vrasin e mundin të tjerët. Por kënga të na këndohet ne. Vetëm se kemi pasë deshirë.
Ne frikacakët nuk bëjmë dot asgjë, ne na pikon shurra në pantollona kur vjen puna me mbrojtë veten apo me i dalë zot vetes tonë. E shumta qajmë. Të na dalë zot bota se e ka për detyrë – kjo është bindja jonë, thirrja jonë që e artikulojmë ose jo,. Por e pëshpërisim të gjithë.
Ne frikacakët po demonstrojmë frikë edhe tani në rastin e zbulimit të atyre që kanë vjedhë lekët tona, me lejen e qeveritarëve tanë e bashkë me to, pasi kurrë nuk vidhet shteti pa lejen e qeveritarëve, dhe i kanë fshehë paratë në Panama.
Kjo histori është me la mut me shurrë.
Se kemi frikë të flasim e të shohim vjedhjet që na janë bërë dhe i kemi para syve vjedhësit dhe plaçkën e vjedhur, atdheun e vjedhur, i votojmë vjedhësit i kemi drejtues vjedhësit, përkulemi para tyre, i admirojmë, adhurojmë, ua besojmë të sotmen e të ardhmen.
I shohim para syve paratë tona të vjedhura që janë bërë e bëhen pallate, hotele, vila luksoze e skandaloze, toka pa fund, troje, etj etj, pasuri të patundshme.
Kemi frikë të flasim e të përballemi, të marrim hak kundër vjedhësve minimalisht me mos dhënie vote, t'ua marrim paratë tona vjedhësve.
Se nuk kemi forcë, guxim, vullnet ta bëjmë këtë, ne knaqemi që dalin ca para të fshehura në Panama. Knaqemi që po synon dikush tjetër t'i zbulojë këto para të vjedhura, knaqemi e mburremi me çfarë po bëjnë të tjrët, por edhe mburremi me frikë e me rezervë se mos na shohin hajdutët duke u gëzue dhe na shpëton shurra në pantallona pastaj.
Ne i duam paratë që na i kanë vjedhë, por i duam të na i sjellin të tjerët, nuk duam të përgjakim as duart, nuk duam të sakrifikojmë asgjë. Ne duam t'i bëjnë të tjerët punët për ne, e vetë nuk kemi guxim e trimeri të bejmë asgjë, as ta duam veten mjaftueshëm.
Ne kujtojmë se hetuesit e botës janë në dispozicionin tonë, janë shërbëtorët tanë. Pa guxuar të bëjmë presion hetuesve, prokurorëve e gjyqtarëve tanë sepse ata vetë janë kalorës të virtytit e nderit.
Skandali i Panamasë, ose lekët e fshehura në Panama janë maja e ajzbergut. Njerzit e dinë dhe nuk çuditën, thjeshtë i lëshojnë edhe një të vjellme më tepër dhe kaq.
Lekët e vjedhura të fshehura në Panama janë maja e ajzbergut për arsye se njërzit mjafton të shohin nivelin intelektual të deputetëve në parlamentin e vendit dhe të kuptojnë se ku kanë shkuar lekët e vjedhura, çvlerë kanë lekët e vjedhur dhe ç’fitohet prej lekëve të vjedhura, mjafton të shohin nivelin e nëpunësve të vendit dhe të kuptojnë se si injoranca me para ka blerë diploma, jashtë e brenda vendit, mandate deputetësh, zyra e poste të larta. Shih gjithë piramidën e shtetit, testoje nivelin intelektual të zyrtarëve dhe e kupton pse e ku jemi, e kupton ku janë paratë dhe çfarë investimi të munguar bëjnë paratë e vjedhura, çfarë katastrofe kombëtare bëjnë paratë e vjedhura.
Ndaj Panamaja është asgjë para panamasë së këtushme. Lekët e vjedhura e të fshehura në Panama a nëpër panamara të ndryshme, janë kusur kafeje, janë sa kusuri i kafesë së korrupsionit shqiptar e botëror.
Lekët e vjedhura të fshehura në Panama janë maja e ajzbergut të parave të vjedhura shqiptarëve dhe nuk ia ndjen askujt për majën përveç atyre që duan të zhurmojnë sa më shumë që të mos shihet gjithë ajzbergu i krimit të vjedhjes.
Lekët e vjedhura fshehur në Panama janë kusur kafeje a bakshish në raport me ato që u janë vjedhë shqiptarëve dhe shqiptarët i kanë përditë para syve të tyre vjedhësit dhe pasuritë e tyre të vjedhura.
Se mos ti shkojë mendja ndokujt se korrupsioni është fenomen shqiptar. Jo. Është botëror, është i niveleve të zyrave të laarta të botës. Në vende si Shqipëria të huajt vjedhin më lehtë, më kollaj në bashkëpunim me shqiptarët.
Lekët e vjedhura të fshehura në Panama janë sa kusuri i kafesë së bosave po të llogarisësh se këtu mafia shiti gjithçka që të mos ketë mbrojtje asgjë e askush.
Këtu duhen shitur e duhen dhënë me koncension edhe gjykatat e gjithë niveleve, prokuroritë e gjithë niveleve, spitalet janë shitë dhe më e keqja është se mashtrojnë.
Panamaja më duket si shaka kur shoh se shoqëria ka vdekë, e kanë vdekë këta që kanë vjedhë e vjedhin, kanë paguar që ta vdesin shoqërinë, që ajo nuk ka fuqi të reagojë. Është blerë vdekja e shoqërisë, është paguar vdekja e saj ndaj s’ka kush flet.
Skandali i Panamasë është gishti pas të cilit duam të fshihemi ne frikacakët, që nuk guxojmë t’ia pohojmë vetes se pasuria jonë që na e kanë vjedhë dhe e kanë fshehur në Panama, është fare fare e vogël në krahasim me atë që na e kanë vjedhë dhe na bëjnë karshillëk përditë. Pasuria që na e kanë vjedhë zyrtarët është aq e madhe në Shqipëri dhe ne heshtim, fusim kokën në rërë si struci. Kjo pasuri e vjedhur dhe heshtja jonë prej frike, ne na e ka marrë erzin si popull gjasmë trim e guximtar. Ne nuk jemi aspak trima as guximtarë. Ne e shohim dhe e dimë mirë se komshiu ynë shtetar, pushtetar vjedh, ka vu pasuri të madhe me vjedhje, ka vila, dyqane, resorte, makina superluksoze, se ne ia njohim zorrët e barkut njëri tjetrit dhe ia dimë edhe leshtë e bythës. Ne e dimë, mallkojmë në heshtje, thefsh qafën i themi përditë pa zë, mos i gëzofsh i themi përditë pa zë, por zë nuk nxjerrim, nuk ankohemi, nuk reagojmë. Thjeshtë vegjetojmë e bëhemi vner. Dorëzohemi përditë, mundemi përditë, poshtrohemi përditë.
Ne nuk kemi ku të ankohemi, kujt t’i drejtohemi, kujt t’i besojmë, ku të reagojmë.
Këtu ke frikë prej gjithkujt. Më e pakta spiunohesh, tradhëtohesh, shitesh. Ligjin e bën i forti, drejtësinë e blen i forti, ligjet i prodhon forca e lekut, dhuna e lekut. Autoritetet morale këtu i sharrojnë, Profesorët, akademikët, të diturit, guximtarët, poetët, shkrimtarët këtu i lënë të lëpijnë gishtat e tyre, i urdhërojnë të mos flasin ose vetëm siç duan partitë. Këtu atdheu është i partive, nuk është i shqiptarëve. Është i shqiptarëve të partive e jo i shqiptarëve të paparti. Atdheu këtu nuk është i të diturve, por i hajnave.
Këtu nuk zbatohen vendime gjykatash. Nuk zbatohen vendime gjykatash, vendime të formës së prerë nuk zbatohen. Gjykatat janë të vërura haptas nga politika që emëron gjyqtarë e prokurorë. Këtu politikanët e emëruar nga kryetarët, vetëm nga kryetarët pa konkurencë e përballje, bëjnë ligjin, vrajnë e kthjellin, bëjnë dimën a vetë, vjeshtë a pranverë.
Panamaja dhe pasuria atje është pra gishti pas të cilit duam të fshihemi. Është një portë futbolli a një kosh basketbolli ku ne të gjuajmë e të bëjmë gola a kosha sa të duam se aq i bën asaj porte a atij koshi. Gjithë qëllimi është të merren të gjithë më Panamanë e të largohet gjithmonë e sa më shumë vëmendja nga pasuria e vjedhur që lulëzon në Shqipëri. Të mos kërkojë askush llogari në Shqipëri. Të kalojë kohë e të harrohet çfarë është vjedhë në Shqipëri.
Që njërzit që kanë vjedhë pasuritë e shqiptarëve, të rrisin fëmijët e tyre në luks me paratë e vjedhura, t’i emërojnë fëmijët e tyre elitë, të blejnë diplomat ku janë e ku s’janë më të shtrenjtat dhe të shpallen elita e vendit, pavarsisht se janë bij e bija hajnash dhe rrallë, shumë rrallë ndonjë bir hajni mund të mësojë dhe mund të trembet natën në gjumë nga vjedhjet e krimet e prindërve të tyre.
Duke u fshehur pas Panamasë, duke u fokusuar te pasuritë e vjedhura, te leket e vjedhura e të fshehura, qëllimshëm harrohet se hajnat duan të blejnë të djeshmën e të nesërmen.
Fëmijët e tyre kanë makina 80 mijë euroshe, prishin në ditë për kafe minimumi 100 euro, mashtrojnë veten se bota u ka borxh, joshin e mashtrojnë vajza të bukura dhe krijojnë kështu kontigjent të sigurtë kurvash të dëshpëruara. Me paratë e baballarëve hajna e kriminelë, bijtë e bijat e kurvave shkërdhejnë jetën tonë. Hajnat që pretëndojnë se kanë blerë të ardhemn tonë, kanë shitë me vakt gjatë vjedhjes gratë e fëmijët e tyre.
Kanë lekë, por s’kanë familje. Kanë lekë, por s’kanë fëmijë sepse vjen një ditë që fëmijës i vjen turp për prindin që ka. Kështu ka lindë dëshpërimi ynë që po ia merr frymën shqoërisë.
Pra ne e shohim se jemi deri në grykë në detin e mutit dhe duam të na e shterrin të tjerët këtë det muti, vetë të rrimë si zotnitë ani se në mut, vetë të rrimë si gjyhnaqarët, vetë të rrimë gjithmonë si viktima të zgjebura, të na mëshirojë bota.
Por bota s’ka më mëshirë, bota u prish.
Bota ka vetëm interesa.
Moral nuk ka.
Morali ka mbetë pa atdhe.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...