2016-04-16

Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë e Edvin Kristaq Rama


Shoqerohet Shullazi, akuzohet për ‘Armëmbajtje pa leje’

Shoqërohet në polici Emiljano Shullazi, i cili bashke me mikun e tij, Dani, mbeten të plagosur një natë më parë në tentativen për t’i ekzekutuar.

Ata janë shoqëruar, pas marrjes së mjekimit në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndaj tyre policia ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Kjo, sepse prane makines me te cilen udhetonte Shullazi jane gjetur municione.

Paraditen e sotme, ai është shoqëruar nga ambientet e spitalit, me nje makinë policie, drejt Drejtorise se Policise.

Burime nga policia bejne me dije makina me te cilen udhetonte Shullazi ishte ne pronesi te shtetasit Tahir Berisha, i cili ia kishte dhene kusherit te tij, SH. Berisha, banore te Shkallnuerit. Ky i fundit ka pranuar se i ka dhene automjetin Shullazit.



PD: Bandat që u përplasën kanë lidhje me qeverinë

Partia Demokratike reagoi sot pas ngjarjeve të mbrëmshme në kryeqytet ku pas një përplasje mes bandash, një person vdiq dhe tre u plagosën.

“Ngjarja e mbrëmshme që ka tronditur qytetarët e Tiranës, e nxori lakuriq Kryeministrin dhe Ministrin e tij të rendit, pas mburrjes së tyre me shifra kot, me statistika të sajuara, që nuk i hyjnë në punë askujt. Ramën dhe Tahirin nuk i beson më njeri, sidomos për rendin dhe sigurinë, pasi qytetarët po shohin çdo ditë se krimi sa vjen e rritet, rendi sa vjen e bie, pasiguria për jetën e për pronën sa vjen e shtohet”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Sipas tij “dihet botërisht se banda e përplasjes së përgjakshme, ka lidhje me qeverinë. Por përfshirja fizike në këtë histori e një efektivi të policisë, është një fakt i rëndë, kompromentues, që bën përgjegjës drejtpërdrejt Saimir Tahirin, që bën përgjegjës shefin e Tahirit, Edi Ramën”.



Shullazi plagoset pas përplasjes mes bandave rivale në Tiranë, ekzekutohet “vrasësi me pagesë”

Një përplasje me armë mes grupeve rivale në Tiranë përfundoi me një bilanc të rëndë mbrëmjen e djeshme.

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, mes tyre edhe Emiljano Shullazi, personazh i njohur në kryeqytet. Episodet e të njëjtës ngjarje ndodhën në një diferencë kohore prej 15 minutash nga njëra-tjetra dhe në vende të ndryshme, por sipas Policisë kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka nisur me një atentat te Rruga e Kavajës, në rrugicën “Islam Alla”. Pas një sulmi me armë ndaj tre vetave, aty mbeti një i vrarë (dyshohet autori i atentatit) dhe dy persona të plagosur, teksa i treti nuk u kap nga policia, por nuk ka shkuar as në spital.

Vazhdimi i kësaj përplasjeje ndodhi disa minuta më vonë. Sipas Policisë, atentati ndaj Emiljano Shullazit erdhi si pasojë e përplasjes së armatosur në Tiranë. Rreth 15 minuta më vonë, në rrugën e Rinasit, disa metra sa kalon Qafën e Kasharit u regjistrua përplasja e dytë.

Aty mbeti i plagosur Emiljano Shullazi, i cili po kthehej nga Fushë–Kruja në Tiranë me makinën tip “Golf”, me targë AA 649 HR, pasi ishte lajmëruar për plagosjen e mikut të tij, Pajtim Serjani, te Rruga e Kavajës. Persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri automatike nga makina në makinë. Automjeti i Shullazit ka dalë nga rruga dhe përfundoi disa metra në një tokë bujqësore në anë të saj.

Atentatet në Tiranë: Arrestohet polici që vrau atentatorin, lihet i lirë krimineli


Dy atentate me armë zjarri janë verifikuar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Ka qenë rasti i dytë që për nga numri i personave të përfshirë ka rezultuar dhe më fatali.

Plagosja e parë ka ndodhur në rrugën “Him Kolli”, pranë Rrugës së Kavajës, ku të plagosur kanë mbetur katër persona, njëri prej të cilëve agjent policie. Sipas burimeve zyrtare, dyshohet që efektivi i policisë të ketë shkëmbyer zjarr me një të dyshuar, i cili ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë. Të 4 personat e përfshirë në këtë incident kanë mbetur të plagosur. Informacione të pakonfirmuara sugjerojnë se njëri prej tyre ka mbetur i vrarë.

Plagosja e dytë ka ndodhur në Qafën e Kasharit. Emiljano Shullazi, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare për trafik droge dhe armësh, është plagosur pasi është qëlluar me një breshëri plumbash mbrëmjen e sotme në Qafën e Kasharit. Shullazi ishte duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar nga një tjetër automjet në lëvizje. Pasi ka marrë disa plumba, ai ka humbur kontrollin e timonit dhe makina ka përfunduar në kanal.

Kush është Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtesinë dhe policinë. Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcenime dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa në nëntor të vitit 2011 ai u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge.

Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepron në rrugën e Kavajës.

Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.

Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi i fundit i Shullazit ka të bërë me datën 9 nëntor 2011 kur ai së bashku me një shokun e tij u ndaluan për veprën penale të armbajtjes pa leje.

Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2.

Policia tha se menjëherë pas kapjes së tyre, janë ushtruar kontrolle në banesat përkatese. Efektivët që u morën me kapjen e tyre thanë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta, maskat, telefonat e dy të ndaluarve, si dhe makina e cila ishte në pronësi të kuvendit të shqipërisë.

Po ashtu edhe gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011, Shullazi është kapur me armë, por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhuratë, duke hedhur poshtë dyshimet se po planifikonte ndonjë ngjarje kriminale.

Koha Jonë

Kush është Emiljano Shullazi?

Berisha: Shullazi shantazhoi Mynyr Konin se do t’i merrte peng djalin, Llalla të nisë hetimet
Prof.Dr.Sali Berisha: Shullazi shantazhoi Akademik Prof.Dr. Mynyr Konin se do t’i merrte peng djalin, Prokurori i Shtetit Shqiptar Adriatik Llalla të nisë hetimet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot ngjarje që sipas tij është flagrante dhe e rëndë, ku Emiljano Shullazi ka kërcënuar që të heq dorë nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës, akademikut  Prof.Dr.Mynyr Koni.


Akademik Prof.Dr.Mynyr Koni.

Gjatë një diskutimi para gazetarëve, Sali Berisha theksoi se është kërcënuar dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr.Dhori Kule. Ai përmendi emrin e Emiljano Shullazit si dhe theksoi se për këtë skandal kreu i qeverisë, Edi Rama është në diejni.

Ndër të tjera ai theksoi se Rama duhet të heqë dorë nga kërcënimet e tij, ndërsa ftoi prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla që të hetojë në lidhje me këtë ngjarje.


Prof.Dr.Dhori Kule

Policia ka shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë Emiljano Shullazin.


Shullazi, mësohet se është shoqëruar pas denoncimeve të bëra nga ish kryeministri Berisha.

Forca të shumta policie po kontrollojnë në banesën e tij.

Policia shqiptare po ushtron kontrolle edhe në banesat e personave që njihen si të afërt me Emiljano Shullazin.

Shoqërimi i tij është bërë në lidhje me disa deklarata që ka bërë ish kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha, se Emiljano Shullazi i ka kërkuar kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni të tërhiqet nga gara.



Adriatik Llalla


Sali  Berisha theksoi se është kërcënuar dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.dr.Dhori Kule. Ai përmendi emrin e Emiljano Shullazit si dhe theksoi se për këtë skandal kreu i qeverisë, Edi Rama është në diejni.

Ndër të tjera ai theksoi se Edvin Kristaq Rama duhet të heqë dorë nga kërcënimet e tij, ndërsa ftoi prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla që të hetojë në lidhje me këtë ngjarje.

“Emiljano Shullzai përcakton rektorët në Tiranë. Dje profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Por dje, Shullzai i kërkoi dorëheqjen Konit. Ka shkaktuar me tre makina, dhe tek profesori Dhori Kule. I kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese që ti heq çdo mbështetje Mynyr Konit. Nuk e di nëse i kanë kërkuar më shumë se kaq, pasi unë nuk jam lidhur me Mynyr Konin dhe Kule, pasi burimi është 100 për qind i sigurt. unë nuk do isha këtu para jush. në këto rrethana, besoj unike në planet, ngjarje e tillë nuk ka ndodhur as në ditët më të zeza të diktaturës komuniste.”, tha Sali Berisha Berisha.



Kush është Emiljano Shullazi?

Emiljano Shullazi


Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare.


Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa në nëntor të vitit 2011 ai u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge.

Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepron në rrugën e Kavajës.

Image result for Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, t

Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.


Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi i fundit i Shullazit ka qenë me datën 9 nëntor 2011 kur ai së bashku me një shokun e tij u ndaluan për veprën penale të armbajtjes pa leje.

Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2.

Po ashtu edhe gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011, Shullazi është kapur me armë, por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhuratë, duke hedhur poshtë dyshimet se po planifikonte ndonjë ngjarje kriminale.

Shullazi njihet gjithashtu si një nga emrat më të lakuar nga ish kryeministri Berisha, ku është akuzuar se qëndron pas disa prej vrasjeve mafioze të ndodhura në Tiranë

Berisha e ka akuzuar Shullazin si njeri të lidhur me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si dhe me kryeministrin Rama.

Raporti i KLSH-së, Berisha: Edvin Kristaq Rama vjedh, qytetarët rrinë në radhë me lugë në brez


Ish kryeministri Berisha, në një status në profilin e tij në Facebook, ka theksuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar shpërdorimin e 1 miliardë eurove nga Edi Rama.





Ai është shprehur se kreu i qeverisë po vjedh miliona kur shqiptarët rrinë në radhë me lugë në brez.


Raporti i KLSH-së, Berisha: Rama vjedh, qytetarët rrinë në radhë me lugë në brez
Statusi i plotë i Berishës:


"Kontrolli i Larte i Shtetit denoncon:

Vjdhjen dhe shperdorimin e 1 miliarde eurove nga Edi Rama dhe qeveritaret e tij ne buxhetin e shtetit gjate vitit 2015!

Te dashur miq, ne raportin e tij te fundit drejtuar parlamentit, Kontrolli i Larte i Shtetit, institucioni kushtetues per kontrollin e perdorimit te parave te buxhetit te shtetit, shprehet se gjate vitit 2015 vjedhjet e medha ne tendera, prokurime, dogana, tatime, koncesione te parave te buxhetit te shtetit dhe shperdorimi i tyre arrin shifren stratosferike prej 1 miliarde eurosh, shifer kjo e mbidyfishuar sipas KLSH krahasuar edhe vetem me nje vit ne pare. Keshtu, sipas KLSH, ne vitin 2014, vjedhja dhe shperdorimi ishte 52 leke per njesi dhe u rrit ne 109 leke per njesi ne vitin 2014. Kur kreu i qeverise vjedh, te tjeret rrine ne rradhe me luge ne brez dhe korrupsioni eshte sistem! sb", shkruan Berisha.

Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Dr. Bujar Leskaj




Prof.dr. Eshref Ymeri



I dashur Zoti Kryetar,

Në faqen e internetit “Shqiptari.eu”, të datës 12 prill 2016, lexova një informacion befasues, me titull:“Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon vjedhjen e 1 miliard eurove nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij”.

Ju flas me zemër të hapur, si shqiptar i përmalluar: u trondita tej mase. Kjo është një shumë tmerrësish tkolosale.

 E gjora Shqipëri! Megjithëse grabitet në njëmënyrë kaq të pamëshirshme, s’e kuptoj dot se ku i gjen forcat që vazhdon të mbijetojë?

 Ju dhe mbarë kolektivi i nderuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, meritoni respektin dhe nderimin më të madh të mbarë popullit shqiptar për këto të vërteta tragjike që ia keni përcjellë Kuvendit të Shqipërisë me një shkresë të posaçme. Nderim dhe respekt të veçantë për Ju dhe për Kolektivin Tuaj. 



Sinsinati, Ohajo,15 prill 2016

KUKËSI U DEKORUA NDERI I KOMBIT

Foto e profilit të Rexhep Shahu
    REXHEP SHAHU



(Në 17 vjetorin e dëbimit masiv të 480 mijë shqiptarëve të Kosovës për në Shqipëri dhe të manifestimit të mikpritjkes së jashtëzakonshme të familjes kuksiane, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij zoti Bujar Nishani, me 15 prill 2016, i ndau Kukësit dekoratën e lartë NDERI I KOMBIT.

Unë u ftova nga autoritetet e Kukësit të mbaja një fjalë rasti në ceremoni në prani të Presidentit) :

Zoti President Nishani,

Nuk është me leverdi me e dashtë dhe me e nderue Kukësin, sepse Kukësin nuk e ka dashtë partia, e ka dënue gjithmonë me izolim, ia ka marrë besën, qëndresën dhe dritën.
Ju e nderuat Kukësin, që qeveria gjithmonë e ka shpërblye me varfëri, me papunësi dhe vitet e fundit me dëbim në masë jashtë atdheu të banorëve të tij.
Besa, mikpritja dhe qëndresa janë mënyrë të jetuari e menduari për kuksianët, janë përditshmëri sjellje.
Me nderimin që po i bëni Kukësit po hyni në kapitullin më të ndritshëm të historisë së tij kombëtare. Kukësi aty ka qenë me kohë në kryet e vendit. Po në histori nuk bërtitet, nuk ka nevojë.

Luma e dikurshme apo Kukësi, (emri Lumë është virus shkëtërrues për komunizmin e vjetër e të ri), u bë diga e qëndresës shqiptare për dy divizione luftarake serbe gjatë muajit nëntor, deri me 4 dhjetor 1912, aq sa Ismail Qemali të gjente një pushkë me bajonete austriake e ta ngrinte flamurin në Vlorë.
Luma shpartalloi e nxori jashtë luftimit dy divizione ushtarake serbe, siç thonë vetë serbët deshmitarë, ushtarë në atë luftë. Nga çdo shkurre “villej zjarr ferri”, siç shkruajnë vetë serbët. Të kishte ndodhte kjo histori dikund tjetër, emri Termopile do të ishte zevëndësue qysh moti me emrin Lumë.
Janë vra shumë lumjanë, hasjanë, dibranë. Askush nuk e di se sa. Në asnjë gur s’ua kemi shkrue emrat se nuk janë dëshmorë të partisë. Në 1913 Serbia e riorganizuar erdhi e mori hak për 1912. Bëri masakra ndaj lumjanëve sa edhe sot e gjithë ditën historia kullon gjak. Turpshëm i kemi quajtë viktima mijëra të masakruarit që s’ua di emrat askush, kur ata janë martirë se nuk janë rrëzue nga kali as nga biçikleta. Kështu ka dashtë paria e partia të mos zemërohet Serbia.

Komandanti gjerman Herman Frank në Luftën e Dytë Botërore, në librin e tij, Lufta ime në Shqipëri, shkruan se veç një rrugë në Shqipëri ishte rrugë ferri për gjermanët dhe ajo ishte Shkodër – Prizren. Thotë gjithashtu se, duke luftue partizanët e brigadës së pestë kunder Muharrem Bajraktarit në Lumë, u kursye shumë gjak gjermani.
Te Hani i Laçit në Bardhoc të Kukësit gjermanët pësuan humbjen më të madhe në Shqipëri prej partizanëve vendas të çetës së Lumës të udhëhequr prej Njazi Hoxhës, prej batalionit të Kosovës, batalionit Perlat Rexhepi të Shkodrës, të çetës së Hasit e jo prej brigadave partizane, të cilat kanë fallsifikue 70 vjet me e vjedhë këtë betejë. U dogjën dhe shkatërruan 74 makina, po thuaj sa ishin aty, u vranë shumë ushtarë gjermanë, u zunë rob 23 gjermanë, mes tyre edhe 3 gra, nëpunëse të ambasadës gjermane, për lirimin e të cilave komanda gjermane qe e gatshme të lironte gjithë të burgosurit e kampit të Prishtinës, përfshirë edhe gjeneralin anglez, Dejvs (Daves). Ndonese ka pasur një dokumentacion jashtëzakonisht të pasur në arkivat tona, ardhur nga Gjermania, ndonëse një kapitull i librit Lufta ime në Shqipëri, i kushtohej kësaj ngjarjeje, për betejën e Hanit të Laçit u hesht, sepse kjo luftë qëlloi të zhvillohej në Lumë, e cila në llogaritë komuniste nuk duhej të luftonte kundër pushtuesit, por që të mbahej nën thundër, të akuzohej edhe si bashkëpunëtore e pushtuesve.

Mrekulli, z. President Nishani, që nderuat Kukësin dhe familjen kuksiane e cila ia shpëtoi fytyrën shtetit shqiptar. Janë dhënë dekorata me lopata për ushtrinë tonë të palavdishme të cilës iu pushtuan me mina 1400 hektarë teritor shtetëror, Kukës – Has – Tropojë, mina që i vendosën me duart e tyre ushtarët serbë, e për pasojë vdiqën prej minave serbe mbi 50 njerëz e mbetën sakatë mbi 250 të tjerë.
Nderimi që po i bëni ju Kukësit zoti President është nderimi i parë pas kandidimit të tij si Nobël për Paqen, i vetmi qytet në botë kandidat i tillë.
Mirë që i ka ra Kukësit të jetë kaq i lavdishëm e i pabujë, se po të ishte ndonjë qytet tjetër kaq i lavdishëm e i famshëm sa Kukësi, ju do detyroheshit ta shpallnit kryeqytet.
Dhe kurrë nuk do të mundej asnjë qeveri ta linte në uri e papunësi totale. Varfëri ka pasë gjithmonë, por kjo qeveri e solli varfërinë si epidemi, dhe dëbimin e braktisjen e shkretimin e atdheut si normalitet e jo si tragjedi. Krejt popujt shtohen e ne paksohemi.
Faleminderit zoti President për nderin që na bëre. Qofsh i nderuar përjetë.

MIGENA ARLLATI '' ETERN ' ARS '' ( KRITIKË LETRARE / VËSHTRIME REDAKTORIALE / RECENSA / ESE )


Migena Arllati ,lindi në Elbasan /Shqipëri në 06.09.1974 në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Jeton në qytetin e Gjakovës/Kosovë që prej 20 vjetësh me bashkëshortin dhe tre fëmijët.

Shkollimi:

· Fakulteti Filologjik, dega gjuhë-letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan; studimet e Magjistraturës në Qendrën e Studimeve Albanologjike (QSA) në Tiranë. Kurs pasuniversitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.si dhe  vazhdon studimet në kuadër të Doktoraturës


Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan

Bashkia Elbasan e shpalli znj. M. Arllati “Qytetare Nderi” me Motivacionin:

“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”.

Vendimi u miratua në dt. 20 mars 2015 me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak.


Karriera në arsim:

Aktualisht është Ligjëruese në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Po ashtu punon si Prof. e gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” dhe në Kolegjin privat “Mehmet Akif” në Gjakovë.


Karriera në studime gjuhësore:

Ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime e konferenca, në shumë prej të cilave është paraqitur me punime shkencore. Migena Arllati prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj angazhimeve hulumtuese shkencore ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë.

Ajo ka marrë pjesë në Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit,

Durrësit, Vlorës, duke prezantuar punime kryesisht nga fusha e linguistikës.
Karriera në botime:

Gjatë vitit 2012, ajo solli në autorësinë e saj dy botime: vëllimin me poezi “Mendime në kornizë” dhe monografinë “Lindur për t’u bërë mjek”.

Në prill 2014 ka dalë nga shtypi botimi studimor “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës”.

Autorja deri tani ka botuar tre libra, ndërsa ka në proces pune të katërtin.

Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani.

Po ashtu, është redaktore dhe recensente e dhjetëra botimeve të shkrimtarëve të ndryshëm.

Çmime në letërsi:

Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin ‘Yllka Domi”.


“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar.

Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me krijimin me titull “Piano”.

Aktiviteti në shoqërinë civile:

Është Kryetare e degës së Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë;

Kryetare e Lidhjes së Poetëve, Shkimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” në Kosovë;
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;Anëtare e Institutit Alb-Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;Anëtare e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.

Etj.






Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...