Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/22

Polici i Kosovës ,Lutfi Menxhiqi, shpëtuesi i trefishtë i jetëve të të tjerëve

Njerëzit tregojnë humanitetin në mënyra të ndryshme për të ndihmuar qytetarët me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale që sado pak t’i kalojnë çastet e rënda të jetesës, me shpresën se do t’u vijnë ditë më të mira.

image
Por, 45 vjeçarit Lutfi Menxhiqi, kampion bote në artet marciale, ish-luftëtar i UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë dhe tash pjesëtar i dalluar i Policisë së Kosovës, nuk i dhimbset as jeta e tij për ndihmë ndaj njerëzve.
Polici i Kosovës, Menxhiqi, ka shpëtuar tre persona, madje njërin prej tyre duke tentuar të bëjë vetëvrasje. I ulur në një nga restorantet në kryeqytet, teksa tymoste cigaren, ai rrëfen për KosovaLive se si ka qenë shpëtues i tri jetëve që nga vitet e nëntëdhjeta e deri më 2009.

menxhiqi12
I plagosuri gjatë luftës së fundit në Kosovë, Menxhiqi flet me keqardhje për rastet e shpeshta të vetëvrasjeve në Kosovë, mirëpo shprehet se çdo herë është i gatshëm të sakrifikoj për vendin dhe popullin e Kosovës.
“E dua vendin dhe popullin e Kosovës. Nuk mund të rri, kur ka ndonjë rast që mund t’i ndihmoj dikujt”, shprehet Menxhiqi.
Ai mbanë të freskët në kujtesën e tij rastin e fundit të një personi N.N (emër i njohur për redaksinë) nga Komuna e Dragashit, i cili tentonte t’ia ndërprente vetes jetën.
“Kam qenë në ndërrimin e punës në Stacionin Qendër të Policisë në Prishtinë, kur kemi marrë një thirrje, që një person po tenton ta mbys veten, duke kërcyer nga kulmi i një ndërtese shtatë katëshe”, tregon Menxhiqi, duke shtuar se menjëherë pas telefonatës, ai së bashku me një toger kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pasi kanë hipur në katin e shtatë të ndërtesës, ndonëse togeri ishte djalë hasreti, Menxhiqi thotë se nuk ka dashur ta lë atë që ta rrezikoj jetën e tij, por ka filluar të merret vet me të.

mirenjohje2
menxhiqi12
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ishte njoftuar nga shoku i N.N se fillimisht kishte tentuar të mbytet në tela të rrymës, por siç thotë ai, fatmirësisht në ato qaste s’ka pasur rrymë në ndërtesë dhe nuk ia ka arritur ta bëjë atë që ka menduar. Pas këtij tentimi, N.N kishte hipur në katin e shtatë dhe ishte vendosur në cep të kulmit të ndërtesës në lagjen Pejton në Prishtinë.
“Për shkaqe sigurie jam lidhur me një litar për beli. U mora vesh me kolegët e mi që nëse arriti ta kapi atë, mos të më tërheqin lartë, por vetëm të më mbajnë për litari që mos të biem të dytë”, rrëfen Menxhiqi ato qaste të papërballueshme, duke thënë se është ofruar te N.N dhe është marrë me të diku për gjysmë ore, duke e bindur që mos të kërcej.
Më vonë thotë se ka arritur edhe psikologu, mediat e policia. Mirëpo, falë aftësive të mira komunikuese të tij, psikologu i kishte thënë që të vazhdojë komunikimin me të, sepse pavarësisht se ishte psikolog nuk ka mundur ta përballoj atë situatë të tillë.
“Në ato momente jam bërë hoxhë, mjek, pedagog, psikolog, gjithçka, mirëpo nuk u bindke, ka qenë e kotë. Si i afrohesha më ngatë, ai tentojke të kërcej”, thekson Menxhiqi, duke humbur shpresat se mund të bëjë më të mirën për ta shpëtuar jetën e tij.
 menxhiqi15
Si “Superman” në rolin e shpëtimtarit
Megjithatë, pas orvatjeve të policit shpëtimtar, për ta bindur që mos të kërcej, N.N. më në fund kishte vendosur që të hedhet nga ajo lartësi.
“Si ka qenë ulur në qosh të kulmit është drejtuar nga ne, sikur të na jepte lamtumirën e fundit dhe është bërë gati për të kërcyer, por unë kam reaguar shumë shpejt dhe e kam kapur. Kolegët më tërhiqnin me litar që mos të bie edhe unë pas tij. Litari më shtrëngojke shumë në bark dhe gjatë karrierës time në sportet marciale i kam thyer tri herë brinjët dhe në ato momente mi ka thyer sërish litari. Por, pavarësisht dhimbjes që kisha atë nuk e lëshoja nga dora”, tregon rastin rrëqethës Menxhiqi.
mirenjohje2
Me buzëqeshje thotë se ato qaste kanë qenë si në xhirime filmike, sepse N.N. i rrëshqiste nga dora, pasi që kishte filluar t’i zhvishej edhe xhaketa. Në ato tentime duke e mbajtur për disa minuta, ai thotë se i kishte ardhur një moment shumë i rëndë nga dhimbtë që i shkaktonin brinjtë e thyera, sepse kolegët e tërhiqnin nga lartë.
“Nuk kisha zë që t’iu thosha mos më tërhiqni, por vetëm më mbani. Ta lëshoja nga dora N.N., më dukej se po e mbyti vet. Ai nuk ndërpriste lëvizjet në tentim për të më shpëtuar nga duart dhe të bie poshtë. M’u lodh dikur shpirti edhe mua, duke e mbajtur atë me dorë, mirëpo një shok i N.N ka ardhur lartë dhe më ka ndihmuar. Në ato qaste edhe zjarrfikësit i zgjatën shkallët lartë dhe e kanë kapur nga poshtë”, tregon Menxhiqi çastet më të rënda të jetës së tij duke e parë vdekjen edhe ai me sy.
Pasi e ka shpëtuar herën parë, tentimi i tij i dytë vetëvrasës ishte në katin e gjashtë, duke u orvatur të kërcejë përmes një dritareje në korridor të ndërtesës. Në ato momente Menxhiqi menjëherë i ka përdorur teknikat e arteve marciale, duke e goditur N.N. në nofull për t’ia humbur vetëdijen.
“E kam futur brenda në dhomë dhe pasi që i ka ardhur vetëdija, për të treten herë ka tentuar të mbytet përmes rrymës elektrike, por nuk e kam lënë ta bëjë një gjë të tillë. Mjekët e kanë kapur, i dhanë një qetësues dhe e dërguan në spital”, thotë Menxhiqi, duke shtuar se në ato momente ishte i lodhur, i dërrmuar, gjatë tentimeve për ta shpëtuar N.N.
menxhiqi15
Ai nuk mund t’i harrojë dhimbjet e mëdha si shkas i thyerjes së brinjëve nga litari që ishte i lidhur.
“Mu paralizua trupi nga dhimbjet e papërshkruara që më kapluan, pasi që m’u thyen brinjët”, thotë ai.
Megjithatë, ai ndjehet shumë mirë pas këtij rasti dhe thotë se edhe nëse i jepet mundësia në raste për të shpëtuar jetë, çdo herë është i gatshëm. Ai thotë se N.N tashmë është mirë mendërisht, është stabilizuar dhje vazhdon jetën. Por, pas këtij rasti shpëtues, Menxhiqit, për dy vjet i ishte shfaqur si një lloj fobie, por tashmë thotë se e ka tejkaluar atë dhe është mirë.
“Në gjumë shpesh mu paraqitke në ëndërr ai djali sikur kërkojke ndihmë e s’mundesha me ndihmuar, por kaloj edhe kjo”, thotë ai.
 menxhiqi8
Shpëtues i jetëve edhe jashtë Kosove
Menxhiqi, i cili nuk kursen asgjë për solidaritet, tregon për një rast tjetër në vitin 1993 në Maqedoni. Ishte duke ardhur nga Belgjika për në Kosovë, pasi që, siç thotë ai, në atë kohë situata ka qenë e tillë dhe se udhëtimet nuk i kanë bërë përmes Serbisë. Në kufirin Kosovë-Maqedoni, ai thotë se ka qenë me Lulzim Jasharin, kampion në bodibuillding, ku kishin hasur në një aksident trafiku.

menxhiqi16
“Kam dalë të shikoj se çka ka ndodhur, një veturë kishte filluar ta kaploj zjarri, ndërsa shoferi ishte brenda saj dhe ishte pa vetëdije. Askush nuk i ofronte ndihmë, e kam hap derën e veturës dhe kam filluar ta tërheq, por nuk mundesha, sepse ishte vështirë. Ka ardhur edhe Lulzimi dhe e kemi nxjerrë jashtë, ndërsa këmba i ishte thyer, vetëm lëkura ja mbante”, thotë ai, duke shtuar se edhe kolegu i tij nuk ka mundur ta përballojë atë situatë dhe ishte larguar.
“Lulzimi kur e ka pa ashtu është larguar, unë atë e kam ngrehur zvarrë dhe e kam larguar në zonë sigurie. Deri sa e largova, veturën e kaploi flaka të tërën. Ja kam dhënë ndihmën e parë, ja kam kthyer frymëmarrjen, pulsin, dhe është kthjell shoferi”, tregon ai.
menxhiqi5

Një rast tjetër Menxhiqit i kishte ndodhur në Belgjikë në vitin 1992, kur ka shpëtuar një fëmijë nga goditja e një veture, e cila ecte me shpejtësi të madhe. Në një qytet të Belgjikës, kishte qenë duke shëtitur me shokë, derisa përballë tyre ka qenë një fëmijë me nënën e vet duke ecur të kapur për dore.
menxhiqi10
menxhiqi8
Ai kujton çastin kur papritmas fëmija i ka ikur nënës së vet nga dora dhe ka dalë në rrugën ku qarkullonin automjetet.
“Kur e kam pa që po e godet vetura, kam kërcyer në rrugë dhe e kam kapur fëmijën, ndërsa vetura më goditi në këmbë, kam rënë mbi veturë dhe jam përplasur në tokë, por jam munduar që fëmijën mos ta lëshoj nga gjiri”, shprehet Menxhiqi, të cilit në ato momente i kujtohen se ka dëgjuar zëra të qytetarëve duke bërtitur.
Mirëpo, ai thotë se fatmirësisht kur është ngritur, fëmija nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.
“Ja kam dorëzuar fëmijën nënës së tij dhe kam vazhduar rrugën tutje”, thotë ai.
Për rastin në Kosovë, Menxhiqi thotë se është shpërblyer me një mirënjohje në kuadër të Stacionit të Policisë – Qendër. Ndërsa pas një viti, është shpërblyer me medalje për shpëtim jete.
Lutfi Menxhiqi ka qenë kampion bote i arteve marciale në vitin 1995 në Gjermai, ka kontribuar si ushtar i UÇK-së dhe tashmë është pjesëtar i Policisë së Kosovë. Për shtatë vite ka punuar në Shkollën e Policisë në Vushtrri, si instruktor i arteve marciale, ndërsa tash është në Drejtorinë e krimeve ekonomike në Stacionin e Policisë – Qendër në Prishtinë.
menxhiqi10
menxhiqi5
menxhiqi16

azhdojnë reagimet për skandalin që LDK krijoi me Donika Gërvallën

Skandali që krijoi Lidhja Demokratike e Kosovës me anëtaren e saj, Donika Gërvalla, e cila nuk është lejuar të hyjë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të LDK, po vazhdon të komentohet me tone reaguese ndaj udhëheqjes së LDK-së.

Donika Gërvalla nuk është lejuar të hyjë në sallë. E kanë nxjerrë zvarrë nga hapësirat ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka qenë lajmi që është publikuar në media për këtë ngjarje skandaloze, që askush nga udhëheqja e LDK-së nuk po skuqet se lere më t’i shkoi dikujt mendja për të dhënë përgjegjësi publike për një akt të tillë tejet të turpshëm ndaj një veprimtareje pikërisht të LDK-së dhe bijës së patriotit Jusuf Gërvalla.
image
Ky ishte skandali i dytë i LDK-së me Donika Gërvallën, e cila vitin e kaluar bashkë me përfaqësues të Degës së së LDK-së të Gjermanisë nuk ishte lejuar të merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK, kur kryetar i partisë u rizgjodh Isa Mustafa pa asnjë kundërkandidat.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili e ka cilësuar si të gabuar sjelljen ndaj Donika Gërvallës dhe ndalimin e saj që të hyjë në një mbledhje të kësaj partie.

“Burra, gabuat me Donika Gërvallën”, shkruan deputeti Gashi në llogarinë e tij në Facebook, duke rikujtuar tërheqjen zvarrë të veprimtares nga sigurimi që qëndronte në hyrje të sallës ku mbahej takimi.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reguar ndaj përjashtimit dhe tërheqjes zvarrë të zonjës Donika Gërvalla nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Bulliqi i ka quajtur pamjet si të turpshme dhe ka bërë një ndërlidhje me kohërat e kaluara kur mbretëronte totalitarizmi.

“Pamjet e turpshme që pamë para dyerve ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot me Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lirë.

Një lidership i tillë mosdurues dhe jo tolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vetë është i prirë drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore“, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka treguar me Donika Gërvallën. Ai thotë se me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktuar dëme shumë vetvetes.

“Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson LDK-ja. Ne nuk guxojmë të nëpërkëmbim kontributin 25-vjeçar të veteranëve të LDK-së, sidomos elektoratin e diasporës. Ne jemi aty për ata. Ne duhet të dëgjojmë zërin e tyre”, ka thënë ai.

Sjelljen ndaj saj e ka dënuar më herët edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe shoqëria civile, veçmas Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

Sipas kryetares së Gjakovës, Kusari-Lila, skenat e tërheqjes zvarrë të Donika Gërvallës nga Këshilli Përgjithshëm i LDK-së janë aq të trishta sa të sjellin mosbesim se mund të jenë të vërteta. Ajo nënvizon se kishte mbetur e mpirë teksa shikonte raportimet mediale lidhur me atë skenë dhe shton se dikush që e urdhëron atë skenë është përgjegjës.

Njohësi i rrethanave politike, Halil Matoshi, e rastin me Donika Gërvallën e ka quajturskandal të paparë deri më tash, ndërsa Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka cilësuar si një parti neveritëse, duke theksuar se kjo parti nuk përfaqëson demokracinë.

KFOR-i ndihmon dezinfektimin dhe dezinfektimin në Deçan

Javën e ardhshme fillon dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave dhe objekteve publike në territorin e Komunës së Deçanit. Ky projekt është mundësuar nga komuna në bashkëpunim me KFOR-in italian.

Dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave dhe objekteve do të bëhet nga një ekip i certifikuar nga KFOR-i pas trajnimeve të mbajtura.
image
KFOR-i po ashtu ka dhuruar pajisje në vlerë mbi 7000 € për kryerjen e këtij projekti, si çizme, pompa gome, uniforma për dezinfektim, maska kundër gazit, filtra, doreza, trakë sinjalizuese, pompë për spërkatje krahu, etj.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për marrëdhënie me publikun në Kuvendin Komunal të Deçan, Yllarta Thaqi, e cila ka treguar se realizimi i këtij projekti do të fillojë nga java e ardhshme, ndërsa nuk dihet saktësisht kur do të përfundojë pasi nuk ka ndonjë afat të caktuar.

Edhe pse Deçani është rajon malor, ai nuk ka pasur probleme me insekte të rrezikshme, si rriqrat, në krahasim me disa komuna të tjera në Kosovë.

“Deçani nuk ka probleme me rriqra. Problemet me rriqra mund të jenë raste të rralla, por as me insekte tjera të rrezikshme”, thotë drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Deçanit, Dr.Haki Shehaj.


Dezinsektimi1
Instruktori Maurro Arcamone nga Grupi Shumëkombësh – Perëndim i KFOR-it vlerëson se kjo është një nismë në të mirë të komunitetit dhe të tilla do të ketë edhe në të ardhmen duke marrë parasysh se ekipi i përzgjedhur ka përfunduar trajnimin me sukses.

Ekipi i certifikuar për të bërë dezinfektimin dhe dezinsektimin në territorin e Komunës së Deçanit do të nis punën javën e ardhme, së pari në kopshtin e fëmijëve “Fatosat’’ në Deçan.

Higjiena në burgjet e Kosovës, sipas KMDLNJ-së, në gjendje të mjerueshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një raport të tij ka vlerësuar se higjiena në burgjet e Kosovës është në gjendje të mjerueshme.
image
Sipas këtij raporti, banjat në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë të vendosura nëpër dhoma bashkë me tualete dhe gjendja e tyre është jashtë çdo standardi, kurse disa pavijone i kanë banjat dhe tualetet të përbashkëta për secilin krah, por pastërtia e tyre nuk është në nivel të duhur.

Raporti i KMDLNJ-së thekson se në këtë qendër nuk ka ujë të ngrohtë rregullisht, pos dy herë në javë dhe si pasojë e kësaj të dënuarit janë të detyruar të improvizojnë metoda të rrezikshme për ngrohjen e ujit.

Të burgosurit kanë ankesa në cilësinë e produkteve higjienike. Higjiena e dhomave dhe rrobave është e pamundur të mbahet për shkak të problemeve me lagështi. Si dhe në shumicën e pavijoneve nuk ka çarçafë dhe mbulesa për jastëk që disa muaj.

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan banjat në pjesën e femrave janë të përbashkëta, ndërsa tualetet janë nëpër dhoma dhe janë të hapura, por në shumicën e tualeteve ka rrjedhje të ujit. Nëpër dhoma dhe korridor ka lagështi dhe mbajtja e pastërtisë është e vështirësuar.

Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm. Çarçafët ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në lavatriqe çdo javë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia është shumë e dobët.

Në pjesën ku janë të miturit banjat janë të përbashkëta, por në shumicën e tualeteve tavani është i mykur nga rrjedhja e ujit, ndërsa pastërtia nuk është në nivel. Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm dhe të miturit pastrohen 3-4 herë në javë.

Mbulesat ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në lavanderi çdo javë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia është e dobët, thuhet në raport.

Edhe në Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc, sipas KMDLNj-së, të gjitha dhomat-qelitë janë të pajisura me banjo, të cilat nuk janë të ndara nga hapësira tjetër e dhomës. Banjot e pastrimit janë të përbashkëta dhe i kanë të ndara ditët e pastrimit.

Demarkacioni me Malin e Zi, hendek në politikë

Përfaqësuesit e banorëve të brezit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, vazhdojnë t’ju bëjnë thirrje autoriteteve të vendit që të gjejnë një zgjidhje tjetër për shënjimin e vijës kufitare me shtetin fqinj.

Ata thonë se marrëveshja e arritur vitin e kaluar në Vjenë, ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është e pranueshme, pasi që siç deklarojnë banorët, një pjesë e madhe e tokave të Kosovës mbete jashtë territorit të Kosovës.
image
Ali Lajçi, përfaqësues i banorëve të fshatrave të brezit kufitar me Malin e Zi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se para se ekzekutivi i vendit të procedojë Projektligjin për ratifikim të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duhet të arrijë një pajtim gjithëpërfshirës me banorët e asaj ane dhe me partitë politike.

“Pa një konsensus [marrëveshja] nuk duhet të shkojë në Kuvend. Nëse nuk ka konsensus nga të gjitha grupet, nuk është në rregull të shkojë në Kuvend e të bëhen përçarje e kriza politike. Nëse, zgjatet procesi i liberalizimit të vizave, nuk bëhet kiameti. Kushtëzimi është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe jo korrekt nga ana e faktorit ndërkombëtar. Kjo punë duhet të zgjidhet ngadalë, e me kujdes. Ai variant [ ekzistuesi] nuk shkon”, thotë Lajçi.

Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar ende në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ratifikim të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Partitë politike opozitare thonë se marrëveshja si e tillë, pa ndryshime, nuk mund të kalojë në procedurë të ratifikimit.

Pal Lekaj, nënkryetar i AAK-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht disa takimeve që janë zhvilluar, nuk ka ndonjë përafrim për të arritur ndonjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës që marrëveshja, si e tillë të ratifikohet.

“Ne qëndrojmë në pozitat e njëjta. Dhe, përkundër asaj që kemi pasur takime të dyanshme, tri-anshme me ndërkombëtarët, mirëpo derisa Qeveria nuk lëviz pozitivisht që të anulojë marrëveshjen dhe ta rinegociojë, ta shkarkojë komisionin që ka kryer punën e demarkacionit, ne qëndrojmë në të njëjtat pozita dhe me të njëjtën kërkesë”, shprehet Lekaj.

Ndërkaq, Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje, për Radion Evropa e Lirë shpjegon se ky subjekt politik është i interesuar që çështja e demarkacionit me Malin e Zi të zgjidhet, por jo në dëm të territorit Kosovës.

“Nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe do të angazhohemi maksimalisht për parandalimin e saj”, deklaron Krasniqi.

Zyrtarët e Larët të Qeverisë së Kosovës, por edhe ata të Kuvendit të Kosovës, në vazhdimësi u kanë bërë thirrje partive politike opozitare që paraprakisht të ulen dhe të gjejnë një pajtim para se Kuvendi të procedojë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mbetet çështja kryesore për fillimin e zbatimit të liberalizmit të vizave për Kosovën.

Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, pas një takimi që ka zhvilluar gjatë kësaj jave me krerët e partive në pushtet dhe atyre në opozitë, ka deklaruar se pa zgjidhjen e çështjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi, nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, ka shpallur tradhtare të popullit kryetarenGjykatës Kushtetuese të Kosovës, ArtaRama – Hajrizi




Kryetarja  e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, ka shërbyer për një kohë të gjatë si anëtare e grupit punues për themelimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ka qenë  asistente e lartë e të drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku dhe i ka përfunduar studimet e larta. Hajrizi ka përfunduar magjistraturën për drejtësi dhe qeverisje në Washington College of Law, American University në Washington DC.
Arta Rama Hajrizi në vitin 2012 ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.
Rama Hajrizi më 12 shtator 2014 është emëruar zëvendës-anëtare e komisionit të Venecias ku ka përfaqësuar Kosovën.
Ajo njihet edhe si themeluese e Konsullatës së pergjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork në të cilën shërbeu gjatë viteve 2008-2012. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë pjesë e ekipit të ekpertëve në komisionin për hartimin e Kushtetutes së Republikës së Kosovës.
Arta Hajrizi ka punuar në disa projekte të USAID-it në Kosovë për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe të atij gjyqësor. Njihet si ekperte në zbatimin e shumë projekteve në ngritjen e vetëdijësimit për respektimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Aktualisht është duke ndjekur doktoraturën në Universitetin e Prishtinës, është e martuar dhe ka një djalë.
Gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi ka  marrë postin  e Kryetarës së GJK më  dt.26 qershor 2015, atëherë kur i përfundojë   mandati i  kryetarit  të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,Prof.dr. Enver Hasani.
Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tri vjet.(Floripress)



Historianët e Deçanit: Arta Rama-Hajrizi tradhtare e popullit
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, ka shpallur tradhtare të popullit kryetarenGjykatës Kushtetuese të Kosovës, ArtaRama – Hajrizi, pas dhënies së aktgjykimit në lidhje me çështjen kontestuese në mes të Ndërmarrje shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe Manastirit të Deçanit, ku të gjitha pronat kalojnë në pronësi të Manastirit të Deçanit.
Në një komunikatë për media LHK “Ali Hadri,Dega në Deçan, aktgjykimin e nënshkruar nga Rama – Hajrizi e konsideron se është bazuar në vendimet e kohës së Sllobodan Millosheviqit, duke kërkuar që Rama – Hajrizi të jap dorëheqja nga të qenit kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi si kryetare e Gjykatës është akt tradhtie dhe i pa precedent, ngase është në kundërshtim të plotëme Kushtetutën e Republikës se Kosovës dhe në kundërshtim të plotë me interesin e përgjithshëm të popullit shqiptare të Kosovës. Kryesia e LHK“Ali Hadri” dega në Deçan, për hire të korrektësisë i rikujton Kryetares se Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës Arta Rama-Hajrizi, se vendimi i gjykatës që ajo drejton është i bazuar në vendimet e kohës se masave të dhunshme të kohës se krimineli Sllobodan Millosheviq. Ne, mbesim të habitur se si mund të jetë e pajtueshme me këtë vendim Kryetarja Rama-Hajrizi, kur dihet se i ka lëne turp të keq dhe njollë të zezë vetës dhe familjes se saj. Në këto rrethana, asaj nuk i mbetet gjë tjetër vetëm që më turp të japë dorëheqje nga detyra e Kryetares se Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës dhetë shkoj në shtëpi kokë ulur”, thuhet në komunikatë.
Kërkesën për dorëheqjen e Rama – Hazirit, LHK “Ali Hadri”,dega në Deçan e mbështet në disa arsyeje.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, është shkelje e Kushtetutës se Republikës se Kosovës. Vendimi i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, është i bazuar në vendimet e kohës se Sllobodan Millosheviqit, vendime të cilat në Kosovës janë të pa zbatueshme dhe për popullin shqiptarë të Kosovës janë të pa pranueshme.Vendim i i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, është marrë për Sava Janjiqi dhe Manastirin e Deçanit, të cilët nuk e pranojnë realitetin e ri të Kosovës, ata janë kundër shtetit tonë dhe kanë lobuar kundër pranimit të Republikë se Kosovës nga shumë shtete dhe kundër pranimit të vendit tonë në shumë organizma siç ishte rasti me UNESCO-n”, janë arsyejet e dhëna përmes komunikatës.
LHK “Ali Hadri”,Dega në Deçan u bëjnë thirrje organeve komunale, partive politike dhe organizmave të tjera që të i bashkërendojmë aktivitetet me ne, për të kundërshtuar këtë vendim të dëmshme dhe anti-kombëtare.

Mali i Zi ka nënshkruar protokollin për anëtarësim në NATO

ZAVRŠNA FAZA Članice NATO u četvrtak potpisuju protokol o prijemu Crne Gore


“Nëse Mali i Zi anëtarësohet në NATO, Podgorica hyn në kategorinë e caqeve potenciale të Rusisë”, është shprehur Andrej Klimov.
Jens Stoltenberg
Një Mal i Zi perëndimor, e thyen edhe ëndrrën e ndikimit serb në regjion dhe e zbeh edhe rolin e Beogradit zyrtarë që të paraqitet si faktor stabiliteti në Ballkan.

Ushtria e Malit të Zi përbëhet nga tre forca; ato tokësore, ajrore dhe detare. Shërbimi i detyruar është hequr qysh në vitin 2006, kurse në ditët e sotme Ushtria e Malit të Zi është ushtri profesionale dhe tashmë ka në gjirin e saj 1950 trupa aktiv. Pothuajse i tërë arsenali ushtarak i ushtrisë së këtij vendi është i trashëguar nga Forcat e Armatosura të konfederatës Serbi-Mali i Zi. Kjo konfederatë ishte krijuar pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

Mali i Zi ka nënshkruar javën e kaluar, protokollin e anëtarësimit në NATO, që do t’i mundësojë pjesëmarrjen në të gjitha takimet e Aleancës, si vend vëzhgues ose i ftuar. Pasi ta kenë ratifikuar protokollin të gjitha vendet anëtare të NATO-s, Mali i Zi do të bëhet vendi i 29-të anëtar i saj.


Protesta e orkestruara kundër anëtarësimit në NATO
Kërcënimi rus ndaj Malit të Zi
Pak ditë para se t’i jepet drita e gjelbërt këtij vendi për të hyrë në Aleancë, në vend kishin shpërthyer protestat nga partitë serbe, ku qëllimi fondamental i këtyre protestave ishte që të paraqesin Malin e Zi si një shtet jostabil dhe vendimi i NATO-së të shtyhet. Këto protesta pastaj u pa se ishin të orkestruara nga Beogradi dhe Moska

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...