Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/22

Çka me demarkacionin me Malin e Zi

Një vjet më parë në   emisioninin  Rubikon të KTV-së, u shtjellua tema se “Çka me demarkacionin me Malin e Zi”, ku mysafirë ishin Florim Isufi, profesor i Gjeografisë dhe Shpejtim Bulliqi, gjithashtu profesor, njëherësh deputet i Kuvendin të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Florim Isufi tha se ata kanë qenë tek kryeministri Mustafa, por që nuk e kanë parë vetën fajtorë pse nuk kanë arritur ta bindin atë se kanë të drejtë. Sipas Isufit, ata kanë menduar se e kanë bindur kryeministrin, por kjo nuk ka ndodhur, meqë siç ka thënë ai në takim kryeministri nuk kishte këshilltarë që merren me këto fusha, transmeton Koha.net.
Në pyetjen se ku i kanë marrë hartat me të cilat arsyetojnë kufirin e Kosovës me Malin e Zi ndër vite, profesori Bulliqi ka thënë se ata hulumtojnë gjatë gjithë kohës por që pas përfundimit të luftës shtabi ushtarak i Ushtrisë së Jugosllavisë, i vendosur në Muzeun e Kosovës, pas braktisjes ka lënë mijëra ekzemplarë, të cilat i kanë marrë në Degën e Gjeografisë.
Profesori Florim Isufi ka prezantuar disa harta që argumentojnë kufirin e vërtetë të Kosovës, që sipas tij, nuk është i njëjtë me atë të demarkacionit, dhe të gjitha hartat ishin prodhim i jashtëm, kryesisht jugosllav, për të shmangur dyshimet.
Harta e parë është një hartë me të cilën kanë mësuar nxënësit e shkollave në Malin e Zi, dhe kjo, sipas Isufit, dëshmon se demarkacioni i vendosur së fundi nuk është në rregull.
Harta tjetër është e vitit 1985 e bërë nga Enti për botim të teksteve, dhe sipas Isufit, në atë kohë të vështirë nuk ka pasë mundësi të bëhen devijime nga shqiptarët.
Harta tjetër është nga Enciklopedia e Jugosllavisë e viteve të ’60-ta, e cila gjithashtu sipas dëshmive të profesorëve, del të jetë gabim demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.
“Kemi shkuar në Arkiv të Kosovës dhe kemi punuar dy orë ku kemi gjetur dhjetëra fakte. E aty Agjencia Kadastrale është vetëm një kat më lartë dhe nuk i ka gjetur ato”, ka thënë profesori Bulliqi.
Në fund Isufi tha se nëse bëjmë mbivendosje të pronave kosovare dhe malazeze tek kufiri atëherë del edhe zona "NULL", territori i askujt.



Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili njëherit ka dalë kundër demarkacionit me Malin e Zi në formën siç është aktualisht, ka thënë se në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LDK-së është diskutuar kalimthi çështja e demarkacionit.

Image result for hartat e Shpejtim Bulliqi,

Me këtë, Bulliqi i është përgjigjur kryeministrit Isa Mustafa i cili ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka dhënë pëlqimin për ratifikimin e demarkacionit, meqë janë hartat e SHBA-ve ato që e kanë përcaktuar saktësisht vijën kufitare.
Image result for hartat e Shpejtim Bulliqi,

Po ashtu Mustafa ka ironizuar edhe me Bulliqin dhe ekspertët tjerë, duke thënë se ata nuk i dinë as megjat e tokës së vet, e lërë më ato të shteti.
Ky është postimi i plotë të Shpejtim Bulliqit në Facebook:
Të nderuar miq
Sot ndër tjera në mbledhjen e KP te LDK-së, për herë te parë u diskutua në strukturat e LDK-së kalimthi edhe çështja e demarkacionit mes Kosovës e Malit te Zi. Ne këtë diskutim të zhvilluar nga disa anëtarë të këshillit të LDK-së u paraqiten edhe fakte nga terreni, vërejtjet dhe brengat rreth këtij procesi dhe me kërkesën qe të përdoren të gjitha mjetet për të fituar të vërtetën e këtij procesi përmes rishqyrtimi.
Image result for hartat e Shpejtim Bulliqi,
Të vetmit që ishin dhe janë kundër këtyre fakteve dhe në një forme bënin përpjekje për ta arsyetuar ketë proces si “të drejtë” dhe “në dobi” të territorit të Kosovës ishin ata te cilët nuk kanë njohuri profesionale për procesin dhe mendimet e të tjerëve i marrin si të gatshme pa i shtjerre të gjitha faktet dhe faktografitë shkencore dhe ligjore. Këto fakte dhe faktografi janë të punuara dhe publikuara nga institucionet shtetërore dhe te sigurisë të një periudhe kohore ku baballarët tanë dhe shërbyesit e atij shteti as qe kane guxuar t'i vënin në pikëpyetje dhe tani kur janë ne dobi të Kosovës përpiqen t'i hedhin si te pa sakta.
Image result for hartat e Shpejtim Bulliqi,

Opinionit të gjerë i bëjmë me dije edhe njëherë se hartat, faktet dhe dokumentacionet e shfrytëzuara nuk janë tonat por janë të ish -Jugosllavisë, SHBA, Britanisë se Madhe, Gjermanisë, Rusisë, te cilat dëshmojnë vërtetësinë e kufirit deri më 31.12.1988.
SH. B.

Akuza të rënda brenda zyrtarëve të LDK-së(Shpejtim Bulliqi dhe Bajram Gecaj)

Akuza të rënda brenda zyrtarëve të LDK-së

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shpejtim bulliqi dhe gjeografit Florim isufi.
Në reagimin e Gecajt, thuhet se këta dy gjeograf janë duke i besuar “Institucionet kredibile të ish-Jugosllavisë”, njofton gazetablic.com
Reagimi i plotë:
“Institucionet kredibile të ish-Jugosllavisë” i kanë prodhuar hartat të cilave u besojnë Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi; a nuk ju tingëllon kjo si një lloj nostalgjie për sistemin “perfekt” në të cilin kemi jetuar dikurë? Apo, nga rrafshi tjetër, i besojmë ish-Jugosllavisë, e jo treshes mike SHBA-BM-Gjermani!





Një deklarate të deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi, se kjo parti po shkon drejt vetshkatërrimit, i është përgjigjur një zyrtar tjetër i LDK-së, Bajram Gecaj.
“Mu kjo parti po e toleron këtë shkatërrues djallëzor deri në pafundësi”, ka deklaruar Gecaj.
Ja postimi i tij i plotë:
PËR PROFETIN UZURPATOR
Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, na paska profetizuar sot se LDK-ja po shkon drejt vetshkatërrimit, pasi na qenka jotolerante.
Një prognozë e tillë destruktive shfaqet nga njeriu i cili, tash e tri vite, s’po lë gjë pa bërë e pa thënë për të rrënuar partinë që e beri deputet, e bëri të njohur, e bëri atë që pretendon të jetë “i LDK” – së. Mu kjo parti po e toleron këtë shkatërrues djallëzor deri në pafundësi.
Fundi i fundit, Bulliqi, i njohur për uzurpimin e pronës publike në Podujevë, me teori të tilla të pa argumentuara po arrin të uzurpojë edhe titujt e mediave, duke kundërshtuar pa asnjë parimsi morale apo etike çdo politikë që përkrahet nga partia e cila e nxori nga anonimiteti dhe e bëri deputet.
Bulliqi, me hartat e ushtrisë serbo-jugosllave nën sqetull, duke trumbetuar se ka zbuluar të vërtetën po përpiqet të bind popullin se vendimi i një komisioni shtetëror të Kosovës, i përkrahur pa ekuivokë nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Komisioni Ad-Hoc Ndërkombëtar, po ia humbka 8000 e kusur hektarë Kosovës.
Pra, sipas kësaj logjike, hartat e ushtrisë serbe na qenkan më të sakta për Kosovën sesa ato të ushtrisë amerikane, dhe kështu ne rrjedhimisht duhet besuar ushtrisë e cila na masakroi e jo asaj që na shpëtoi.
Me këtë përpjekje sa tragjikomike, të përkrahur fuqishëm nga opozita, ai në fakt po tenton t’i lërë qytetarët e Kosovës të izoluar dhe në huti me pamundësi lëvizjeje të lirë në Evropë, sepse ekspertiza e tij, e bazuar në hartat e ushtrisë serbo-jugosllave, qenka më e sakta e mundshme.
Gjithashtu, është deputeti donkishotian Bulliqi i cili, vetëm ditën në të cilën duhej të ndodhte votimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njoftoi strukturat partiake se nuk do të vinte të votoj fare Presidentin e Republikës, sipas marrëveshjes paraprake të partisë së tij.
Në fakt, të gjitha këto veprime duket se çojnë ujë në mulli të huaj, pas që duket se prapa tërë kësaj fshihet përpjekja për të shkatërruar partinë që e bëri dikushi, dëshirë të cilën sot e paska profetizuar edhe publikisht.
Andaj, duke shprehur keqardhje për ngjarjen që ka ndodhur me zonjën Gërvalla-Schëarz, mund të them lirisht se LDK është partia më tolerante në vend, mos për asgjë tjetër, atëherë për të vetmen arsye sepse lejon në radhët e veta pikërisht njerëz si Bulliqi.
Ndërkaq, sa i përket demarkacionit, qytetarëve të Kosovës ju mbetet të përcaktohen ndërmjet hartave të Bulliqit (lexo ushtrisë serbo-jugosllave) dhe nxitësve të tij opozitar, apo qëndrimit të Qeverisë së Kosovës të përkrahur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, BE-ja, Komisioni Ad-Hoc Ndërkombëtarë, dy komisione tjera profesionale, si dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së pa asnjë votë kundër para dy ditësh.
E para ka për synim të rrënojë LDK-në e rrjedhimisht edhe Qeverinë, dhe të pamundësoj lëvizjen e lirë si dhe progresin në Kosovë.
E dyta sjell liberalizimin e vizave, fuqizimin e partneritetit me SHBA-të dhe vendet e BE-së, dhe hapë mundësi për suksese tjera të njëpasnjëshme, si ato që po i përjetojmë këtyre ditëve të bukura pranverore

Pesë filma të veçantë që portretizojnë shkrimtarët


Disa prej filmave më të bukur në histori trajtojnë degë të ndryshme të artit. Në portretet e shkrimtarëve, asnjëri nuk është i njëjtë me tjetrin – ata herë paraqiten si heronj të artit, e herë si njerëz të mjerë e të harruar nga njerëzimi. Në vijim mund të mësoni për pesë filma interesant që trajtojnë shkrimtarët dhe përjetimet e tyre, po aq artistik sa librat që botuan.

Barton Fink (1991), regjia: Vëllezërit Coen
barton-fink


Vëllezërit Coen janë të pamëshirshëm dhe mjaft komik kur është fjala për filmat që trajtojnë mendjen si fenomen, ndërsa “Barton Fink” mund të jetë vepra e tyre më e mirë në këtë fushë. Me John Turturro-n dhe John Goodman, filmi bën fjalë për një skenarist njujorkez që udhëton në Los Angjelos për të shkruar skneare filmash. Rezultatet, ndërkaq, janë pamje që më shumë iu ngjajnë 1940-ve ëndërrimtare. Fink vuan nga i tmerrshmi bllokim i shkrimtarit, ndërsa ngjarjet e çuditshme që i ndodhin vazhdimisht, vetëm sa e shpërqendrojnë edhe më shumë nga detyra e tij. Një film unik në llojin e vet.

An Angel at My Table (1990), regjia Jane Campion

an-angel-at-my-table

Biografia e shkrimtares së ndjerë Janet Frame, me regjinë e shkëlqyeshme të Campion, përplot me empati dhe kuptim. Në tri segmentet e filmit, Janet rritet në klasën e mesme, ka një fëmijëri të vështirë dhe diagnostikohet gabimisht me skizofreni. Për tetë vite sa i kalon në spital mendor, ajo vazhdimisht shpërblehet për shkrimet e saj – gjë të cilën ajo e kupton pak para një operacioni të rrezikshëm. Karriera e saj këtu merr një kthesë, që e bën filmin të gjallë dhe tejet të bukur.

Providence (1977), regjia Alain Resnais

providence6

Një histori që shtron dilemat në mendjen e një romancieri, gjatë procesit të shkrimit. Filmi është prekës dhe i bukur, teksa rrëfen historinë e letrarit në moshë, Clive Langham. Gjatë zhvillimit të filmit, kuptohet se skenat e paraqitura në film, nuk janë vetëm copëza që thurin jetën e shkrimtarit, por edhe copëza që thurin romanin e tij. Resnais, si zakonisht, nuk zhgënjen me portretet e veçanta humane.

Starting Out in the Evening (2007), regjia Andrew Wagner

starting-out-in-the-evening

Frank Langella këtu bën një portretizim të shkëlqyer të një shkrimtari, në përshtatjen e romanit të Brian Morton. Bëhet fjalë për një romancier të harruar, Leonard Schilling, si dhe Lauren Ambrose, një studente ambicioze, e cila është e vendosur ta kthejë Schilling-un sërish në skenën publike. Ndër tjerash, filmi premton biseda tejet interesante dhe intelektuale.

Contempt (1963), regjia Jean-Luc Godard

tumblr_mil4v11qQn1qzdf4xo1_500

Natyrisht që këtu nuk mund të mungonte Godard. “Contempt” është një ndër të shumtit filma të zhanrit New Wave, që përpiqet ta përndritë procesin e të shkruarit – dhe se si del arti prej tij. Këtu, një romancier, tashmë i distancuar nga gruaja e tij (luan Brigitte Bardot), merr përsipër të rishkruajë skenarin e “Odisesë” së Homerit. Filmi shtron pyetjen e paevitueshme “arti kundër komerciales”, ndërsa drama e një martese që shkatërrohet është lajtmotivi që bie artistikisht në pah.

I riu nga Drenica që herët hyri në hullinë e letërsisë


image

Krijuesi i ri letrar nga Skenderaj i Drenicës, student i vitit të tretë në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin Folologjik të Universitetit të Prishtinës, Azem Deliu, është bartës i çmimit “Student i dalluar” dhe i çmimit për letërsi “Krijues i ri”.

Ai qysh në moshën 15-16 vjeçare kishe filluar të shkruante poezi, ndërsa ishte vetëm 17 vjeçar, kur botoi vëllimin e parë me poezi dhe po punonte në përfundimin edhe të romanit të tij të parë.

Deliu gjatë shkollimit të mesëm, për shkak të shkathtësive në letërsi, u avancua për një vit shkollor, duke kaluar kështu direkt në studime të letërsisë.

I mishëruar me prozë e poezi, Deliu herët hyri në hullinë e letërsisë, siç thotë edhe vetë, i ndikuar shumë nga shkrimtari ynë Ismail Kadare.

“Shkrimtarët edhe pëlqehen, por edhe kritikohen. Unë jam pëlqyer, e gjithashtu edhe jam kritikuar, për të njëjtën gjë: influencën e Kadaresë. Natyrisht që një shkrimtar nën të njëzetat nuk do të mund të krijojë model të vetin. por do ta fillojë krijimtarinë si përpjekje për t’i ngjarë një shkrimtari të madh të cilin e merr për model.
Librat e Azem Deliut
Në fillimet e mia ky shkrimtar ishte Ismail Kadareja, pikërisht sepse, janë veprat e këtij autori, që më tërhoqën ngadalë, nën magjepsjen e leximit, drejt letërsisë, më saktë, tentimit për të krijuar letërsi”, thotë ai për KosovaLive.

Më 2013, Deliu kishte promovuar vëllimin me poezi “Funerali i shiut”, botuar nga shtëpia botuese “Onufri” në Tiranë, vëllim ky që u mirëprit nga audienca për ngërthimin në vete të një numri të madh vlerash letrare.

Me gjithë dëshirën që shkrimtari kishte për të shkruar një roman, ai i gëzohet faktit që libri i tij i parë përmbledh poezitë e tij ndër vite.

“Në kohën e botimit të librit të parë ‘Funeralit të shiut’ që po bën tri vjet këtë vit, kam qenë 17 vjeçar. Në përgjithësi, është e vështirë që një i ri ta botojë librin e parë në prozë. Mendoj se proza është më e vështirë se poezia. Është një projekt afatgjatë që kërkon më shumë sesa frymëzim.

Unë isha 16 vjeçar kur kisha dëshirë ta botoja librin e parë, një roman. U bë mirë që s’e botova, sepse, më vonë e mora vesh se atëherë as që e kisha idenë si shkruhet romani, anipse lexues i pasionuar, por lexues i papjekur. Poezia ndërkaq, e duron edhe këtë farë ‘vrulli rinor’ që në prozë mund të të lajthisë”, thotë për KosovaLive 20 vjeçari nga Skenderaj, autor i dy librave, një vëllimi me poezi dhe një romani.

Kur jemi te romani duhet përmendur se ai kontaktin e parë me auditorin e gjerë lexues do ta ketë në Panairin e librit “Prishtina 2016”. Romani mban titullin “Puthësi i paligjshëm”, një fragment i të cilit si tregim i shkurtër është botuar edhe në revistën “Jeta e re”.

“Libri i dytë është një roman, por është roman më i shkurtër se ç’pritet kur quhet roman’. Është me numër dyshifror faqesh. Në botën e madhe të letërsisë has shumë absurde. Në librin tim, personazhi Ivan Shollohov, dënohet sepse e ka puthur të dashurën e vet jashtë orarit të lejuar (imagjinojeni, ekziston një orar të cilin e ka caktuar Partia në të cilin të lejohet të puthësh). Jam munduar të futem më thellë në marrëdhëniet e individit me politikën. Atë që komandon gjithçka, deri edhe identitetin e njerëzve dhe zakonet e tyre. Për më shumë, merreni librin”, shton Deliu në fund duke qeshur.

Librat e Azem Deliut

Pos shkrimeve, Deliut i pëlqen edhe kritika letrare. Ai mendon se mënyra se si një autor e përçon mesazhin ka më shumë rëndësi sesa ajo se çfarë ai mesazh thotë. Ai mendon se letërsia nuk duhet gjykuar si ”çka thotë” por si ”si e thotë”.

“Për mua, nëse autori moralizon bukur, lirisht le të moralizojë. Nëse ai shkruan një poezi ideologjike, por që është e bukur, le ta shkruajë. Për të qenë më i qartë: Në kohën e komunizmit letërsia është gjykuar nga sa është në vijën e Partisë. Sot ndërkaq, gjykohet nga sa është kundër vijës së Partisë së atëhershme.

Kritika shqiptare e ka ende problem ta kuptojë që edhe ky gjykim është thellësisht ideologjik, ka ndërruar vetëm pozicioni. Komunizmi, për mirë a për keq, ka krijuar edhe artin e vet.

Ka autorë të realizmit socialist që janë shumë të mirë (siç është, ta zëmë, Maksim Gorki), por natyrisht ka autorë të dobët të realizmit socialist. Duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha modeleve të letërsisë”, thotë Azem Deliu.

Nga Jeta Llalloshi: Afërdita po përmirëson jetën kulturore në Kosovë, përmes Ambasadës Amerikane


Afërdita Krasniqi, është këshilltare për çështje kulturore në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ajo ka lindur dhe është rritur në Prishtinë saktësisht në lagjen Ulpiana dhe ka pasur fëmijëri shumë të lumtur. Shkollën fillore e mbaroi në “Hasan Prishtina,” shkollën e mesme në “Sami Frashër” ndërsa studimet në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Ajo përfundoi studimet në vitin 1997 – gjatë kohës së okupimit, nëpër depo dhe salla të improvizuara.

“Prindërit na kanë mësuar të jemi të përgjegjshëm dhe ne katër fëmijët jemi kujdesur shumë për njëri tjetrin – gjithmonë me qelës në qafë – por kjo na ka mundësuar që të rritemi si fëmijë të pavarur. Unë kam një vëlla dhe dy motra, të gjithë jetojnë jashtë tani dhe më mungojnë shumë”.

image

Gjatë studimeve Afërdita ka punuar si profesoreshë e gjuhës angleze në Shkollën e Mesme “Eqrem Çabej” në Prishtinë, nxënësit e saj ishin 18 vjeçar e ajo 21 vjeçe.

“Ka qenë përvojë fenomenale për mua dhe unë mundohesha t’ua mësoj gjuhën të rinjve përmes muzikës, natyrisht muzikës rok dhe alternative, mundohesha të ndikoj edhe në zhvillimin e shijes së muzikës. Sa herë më ka ndodhë profesorët që nuk më njihnin, ma bënin ‘e ti nxënëse çka po lyp në sallën e arsimtarëve”.

Në të njëjtën kohë ajo ka punuar edhe si gazetare në një revistë për kulturë “Okarina” ku shkruante për ngjarjet kulturore në vend dhe në botë, intervistonte këngëtarë dhe artistë.

Ndërkohë Afërdita ndërroi punën dhe filloi të japë mësim në shkollën private të gjuhëve “Cambridge School” për disa muaj, gjatë vitit 1998. Pas fillimit të luftës në Kosovë u rrit kërkesa për njohës të gjuhës angleze në organizatat ndërkombëtare në Kosovë.

“E dua punën si profesoreshë, por e pashë që duhet të kontribuoja me aftësitë e mia diku tjetër”.

Në tetor të vitit 1998, Afërdita fillo punën në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar ku ishte përgjegjëse për furnizimin e UÇK-së dhe civilëve me ilaçe dhe ushqim dhe të mbrojë viktimat e luftës aty ku kishte nevojë – titulli i saj i punës ishte Protection Officer.
aferdita5
“Rajoni im ka qenë Podujeva, Kaçaniku, Shtimja dhe Ferizaj. Isha 23 vjeçe dhe nuk frikësohesha fare. Shpesh kam qenë dëshmitare e luftimeve, granatimeve dhe masakrave…Rasti më i rëndë ka qenë Masakra e Reçakut me 15 janar 1999. Atë ditë u bëra hallë për herë të parë në jetë lindi nipi im, por unë isha në punë dhe atë ditë ndodhi masakra e Reçakut. Ky ka qenë rajoni të cilin e mbuloja, ishim gati çdo ditë në Petrovë të takohemi me UÇK-në dhe popullatën. Kurrë nuk i harroj ato pamje përjetë…”.

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, Afërdita dhe familja e saj shkuan në Shkup, ku ajo filloi punën me Associated Press dhe punonte me një gazetare nga Amerika e cila po ashtu raportonte për NPR.

“Aty dëgjova vuajtjet dhe dhimbjet e popullit tonë dhe raportoja e përktheja për AP”.

Pas një muaji u ofrua puna si zyrtare për të Drejtat e Njeriut për Kombet e Bashkuara, ku pati rastin të takohej me shumë mbrojtës të drejtave të njeriut njëri ndër ta ishte aktori Richard Gere.

“Me të patëm biseduar afro tri orë se si duhet të përgatitemi ne dhe të përgatitim popullatën kur të kthehemi në Kosovë që të mos hakmerremi ndaj serbëve. Ai thoshte “Forgive, but never forget.” (Fal, por kurrë mos harro) nuk i harroj ato fjalë kurrë”.

Me t’u kthyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, në gusht të vitit 1999, Afërdita filloi punën në të ashtuquajturën atë kohë Zyra Amerikane në Prishtinë, tani Ambasada Amerikane.

aferdita3

“Këtu fillon pjesa më e bukur e jetës sime, fillova punën e ëndrrave. Fillova punën si përgjegjëse për programet kulturore dhe arsimore. Fillova një ‘dream job’ – ku kombinohej krejt përvoja ime e deri atëhershme në gazetari, kulturë, arsim dhe mbrojtje e të drejtave të njeriut”.

Afërdita menjëherë u kyç në projekte madhore si themelimin e programet prestigjioze për Kosovë: Fulbright Visiting Scholar, Ron Brown Fellowship Program, International Visitor Leadership Program e shumë të tjera ku filluan të dërgojnë ekspertë nga Kosova e posa dalë nga lufta në SHBA për avancime profesionale.

“Ishte hera e parë që Kosova filloi me këto programe në 1999 dhe deri tani më shumë se 1.000 vetë kanë marrë pjesë në programet që Afërdita i ka menaxhuar. Ajo ndihet e nderuar që punon për Qeverinë Amerikane. Aty ka pasur vizita nga Presidenti Amerikan, Sekretarja e Shtetit e shumë diplomat amerikan në aranzhimin e të cilave ajo ishte e kyçur. Përveç vizitave të nivelit të lartë qeveritar, ajo ka qenë e angazhuar në vizitat e profesorëve amerikan të fushave të ndryshme që vinin në Kosovë për të trajnuar ose takuar ekspert lokal. Po ashtu punon në programet e promovimit të muzikës amerikane – çdo vit punoi në sjelljen e muzikantëve të ndryshëm Amerikan në Kosovë”.



Kjo është njëra pjesë e preferuar e Afërditës nga puna e saj dhe pjesa tjetër janë projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Deri tani Qeveria amerikane ka investuar më shumë se 3 milionë dollarë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, restaurimi i Kalasë së Prizrenit, Kalasë së Vushtrrisë, shkollës së Muzikës në Prizren, Muzeu i Kosovës, Muzeu i Gjakovës, Kulla e Haxhi Zekës në Leshan, e shumë të tjera dhe një shumë edhe më e madhe në avancimin e stafit nëpër programe të ndryshme në Amerikë.


afrdita3


“Fondi i Ambasadorit për Trashëgimi Kulturore është një program i veçantë. Unë jam përgjegjëse që të propozoj ekspertë të ndryshëm të kulturës dhe artit që të shkojnë në programe të ndryshme në Amerikë. Po ashtu jam përgjegjëse që kur të kthehen në Kosovë, të kyçen ne shoqatën KUSA (Kosovo United States Alumni) të cilën e kemi themeluar në vitin 2007 dhe financohet nga Ambasada Amerikane. Gjithashtu një nga sukseset e mia është themelimi i KUSA-s.”
aferdita2
Për këtë angazhim të saj në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Afërdita ka marrë shpërblyer me shumë shpërblime, por ajo veçon shpërblimin Superior Honor Award (2000).

Ndër shpërblimet më të larta që i ipen stafit të Ambasadës me këtë arsyetim: In recognitions of her superlative efforts to build U.S. Office Pristina first International Visitor Leadership Programs and her outstanding political instincts, organizational abilities, and profesionalism in advancing the U.S. Government’s public diplomacy agenda in Kosovo.

Shpërblimet e tjera janë:

Franklin Award 2015, 2013, 2008, 2006,

Costumer Service Award 2012,

Meritorious Honor Award 2011,

Meritorious Honor Award 2004

E sukses tjetër, jo profesional por njerëzor, është krijimi i një familjeje të bukur dhe të lumtur

“Unë fillova punën në Ambasadë në 1999, ndërkohë kisha angazhime shumë të mëdha, por jeta ime private ndryshoi në atë kohë dhe ishte koha më e lumtur për mua. U martova dhe pastaj u bëra nënë me 25 korrik 2000. Linda vajzën Anikën dhe isha personi më i lumtur në botë. Unë kam punuar me orar të plotë në Ambasadë deri një ditë para se ta lindja vajzën. Ishte gëzim i madh por pas 3 muajsh pushim lehonie, fillova punën prapë dhe vazhdova me të njëtin intensitet. Ishte sfidë e madhe që të menaxhoj edhe fëmijën edhe punën. Kam pasur edhe shumë udhëtime jashtë shtetit dhe ka qenë privilegj por edhe pak vështirësi – më është dashtë t’i lija fëmijët e vegjël dhe të udhëtoja. Më vonë në 2002 linda djalin Artinin dhe lumturia ime u dyfishua, tani i kisha dy engjëj në jetën time – për të cilët duhej kohë, përkushtim dhe shumë dashuri. Unë jam munduar dhe ende mundohem të balancoj punën time dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Këtu i kemi ndarë përgjegjësitë me burrin, Ymerin i cili është arkitekt dhe po ashtu shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve. Po të mos ishte ai, unë nuk kisha mundur t’ia dalë në krye. Fëmijët e mi po ashtu u rritën duke u siguruar që mos ta harrojnë çelësin. Anika tani është 15 vjeç edhe Artini 13. Janë frymëzimi dhe motivi i jetës sime“.


aferdita 7
Afërdita momentalisht është duke punuar në shumë projekte: planifikimin e pjesëmarrësve për vitin 2017 në programin International Visitor Leadership Program; Open World Leadership, Programi i financuar nga Kongresi Amerikan; planifikimin e projekteve, festivaleve e ngjarjeve kulturore që do t’i financojnë këtë vit; është duke punuar në agjendën e një bendi nga Amerika që pritet të vijë në Kosovë në maj; gjithashtu është e angazhuar në zgjedhjen e granteve të vogla për ish-pjesëmarrësit e programeve të Ambasadës në SHBA. Ndërsa një projekt tjetër madhor tani është restaurimi i Kalasë së Prizrenit.

“Unë i dua njerëzit dhe kam dëshirë që gjithmonë të takoj njerëz të ri. Puna ime përfiton nga kjo veçori e imja – se këtu duhet të njohësh shumë njerëz dhe ata shumë njereëz që njoh përfitojnë (me merita natyrisht) nga mundësitë e panumërta që ofron Ambasada Amerikane. E dua artin e kulturën – kjo është pjesë e punës sime – nganjëhere tallem e them se më paguajnë të shkoj në ekspozita, të shoh filma e të dëgjoj koncerte. Por seriozisht, kjo është pjesë e punës sime – unë duhet të përcjell jetën kulturore në Kosovë dhe të shoh se si mund të ndihmojmë të përmirësojmë atë. Kam bashkëpunim të shkëlqyer me njerëzit e artit dhe kulturës”.

aferdita2

E pyetur se cili është ndryshimi që ju do të doni ta arrini përmes angazhimit tuaj Afërdita u përgjigj:

“Përmes punës sime në Ambasadë, unë shpresoj se shumë njerëz dhe institucione kanë përfituar dhe kanë ndryshuar për të mirë – disa ndryshime shihen vizualisht tani sidomos në trashëgiminë kulturore – ku është përmirësuar gjendja e shumë monumenteve, e disa ndryshime janë më afatgjata ku rezultati shihet më vonë”.

Ajo punon një punë shumë të rëndësishme për Kosovën, për avancimin kulturor dhe arsimor të insitucioneve dhe stafit dhe shpreson se përmes punës së saj do të ndihmojë që të përmirësohet gjendja në Kosovë.

“Për këtë kam motiv, se dua që jeta e fëmijëve të mi të jetë më e mirë. Kjo është ëndrra ime – do të bëhet mirë – por unë jam duke punuar që të bëhet mirë”.

Ndërsa frymëzimi i saj për punë është familja e saj, fëmijët e saj sepse Afërdita punon për një të ardhme më të mirë për ta.

Afërdita është feministe dhe beson në të drejtat e barabarta mes femrës dhe mashkullit në shoqëri. Ato të drejta sipas saj duhet filluar të praktikohen së pari në familje e pastaj ngadalë në shoqëri. Ajo thotë që ne si femra duhet t’i shohim femrat si të afta dhe t’i përkrahim ato më shumë – në çdo aspekt të jetës.

“Mendoj qe avancimi dhe fuqizimi intelektual i gruas ndihmon në forcimin e pozitës së saj në shoqëri. Unë punoj direkt në projekte të ndryshme ku e përkrahim këtë fuqizim të femrës. Gjithmonë përmes programeve tona mundohemi që të promovojmë gratë lidere”.

Mesazhi përmbyllës i Afërditës është:

“Të punohet sa më shumë në shkollimin e te rinjëve dhe sidomos në shkollimin dhe avancimin e vajzave në shoqërinë tonë. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe ata duhet të kenë sa më shume mundësi. Po ashtu mundohuni që të keni pasuri shpirtërore, jo vetëm materiale. Për këtë ju rekomandoj që të përcillni ngjarjet kulturore se ka shumë te ne”.

Të Rekomanduara

Nga Jeta Llalloshi: Merita Marteti, një redaktore dhe producente e suksesshme

merita3
Merita Marteti ka lindur në Prishtinë ku ka përjetuar një fëmijëri të bukur. Ajo jeton me nënën dhe 3 motrat, pasi i ati ndërroi jetë në vitin 1999. Kjo ka bërë që ajo të mbështet në nidhmën e nënës për arritjen e sukseseve dhe kalimin e sfidave që i sjell jeta.

Hapat e parë të shkollimit Merita i filloi në shkollën fillore “Elena Gjika”, duke vazhduar tutje në gjimnazin “Sami Frashëri”. Pasi ajo kishte dëshirë të madhe të punojë me fëmijët zgjodhi që studimet t’i fillojë në drejtimin parashkollor të “Fakultetit të Edukimit”, Universiteti i Prishtinës.

Mirëpo karriera e saj mori kahje tjetër kur në vitin 2004 filloi punën në Radio Televizionin e Kosovës, dhe iu dha mundësia që të vijojë studimet në Kolegjin AAB /Gazetari dhe Komunikim Masiv.

“E diplomuar në vitin 2009, vazhdoj të jem dhe të kontribuoj me pozitën time në televizion, tash e 11 vite”.

Merita është redaktore/producente në televizionin RTK. Ajo ka ndjekur një rrugë profesionale të ngjashme me të atin e ndjerë i cili ka punuar si arkatar në Radio Televizionin e Prishtinës.

image

“Si fëmijë qysh nga mosha 6 vjeçare unë po thuajse isha pjesë e çdo eventi në Televizion kjo falë babait tim, i cili qysh atëherë më la mesazhin më të mirë për të ardhmen time:`Paraja nuk është gjithçka, duhet të jesh vetvetja dhe të punosh, kjo është mënyra më e mirë për ta bërë jetën e bukur, prandaj thjeshtë jam i lumtur që ti vajza ime je kurrioze dhe mjaft kureshtare për punën në televizion qysh tash, thjeshtë po e shoh të ardhmen tënde këtu, prandaj kur ti do të rritesh e unë të pensionohem, shpresoj do të mbahem mend si një baba i mirë`. Ky mesazh mbetet sot e deri në fund të jetës sime frymëzimi më i mirë për punën të cilën e bëj dhe do ta bëj pa e harruar asnjëherë mesazhin jetësor”.

Rrugëtimi në rrugën sfiduese të karrierës për Meritën filloi pas përfundimit të shkollës së mesme, atëherë kur e kuptoi seriozitetin që bart jeta dhe vendosi që të përkushtohet dhe të bëj atë që e ka ëndërruar gjithmonë.

Punën e filloi në moshën 18 vjeçare në Gazetën “Koha Ditore” ku punoi për nëntë muaj. Ndërkohë ajo merrej edhe me modelizëm të cilin e praktikonte si hobi. Në tetor të vitit 2004, u punësua në Radio Televizionin e Kosovës.

“Ishte nëna ime ajo që hapi këtë rrugëtim për mua, me një letër shkrim drejtuar drejtorit të RTK-së atë kohë, Agim Zatriqi, unë sot gëzoj punën time me shumë përkushtim, duke qenë falënderuese gjithmonë ndaj saj”.

Në këtë televizion ajo fillimisht u sistemua në arkiv me që ende sapo kishte nisur studimet, por me angazhim të palodhshëm ajo u avancua në sektorin e Planifikimit të Lajmeve dhe Informacionit.

“Këto katër vite ishin mjaft efektive dhe njëkohësisht produktive për mua, sepse paralelisht vijoja studimet në degën e gazetarisë duke e përforcuar dhe sfiduar veten në punën që e bëja. Lajmet dhe ngjarjet aktuale ishin shumë dinamike në atë kohë, duke u nisur nga shpallja e Pavarësisë e tutje, bën që unë të plotësohesha dhe ta doja punën time edhe më shumë. Takimi dhe eksperienca ime me njerëz të fushave të ndryshme, si presidenti, deputetë, politikanë, mjekë, sportistë etj bëri që dashuria ndaj punës dhe njerëzve të rritet. Por, pa dyshim, hapat e vegjël por të sigurt, sjellën edhe fryte të mira tutje”.

merita1

E pyetur se cilat janë peripecitë me të cilat ajo është përballur gjatë rrugëtimit profesional, Merita thotë se i ka harruar edhe ato pak vështirësi që i kishte, sepse ka gjetur punën e cila i përgjigjet personalitetit të saj.

“Kuptohet se femrat fatkeqësisht edhe sot hasin vështirësi në arritjen e pozicioneve drejtuese.
Por edhe unë sikur edhe femrat e tjera të suksesshme sot këto vështirësi i tejkalova duke e menduar karrierën gjithmonë si një proces të vazhdueshëm që përfshin aspekte të planifikimit dhe strategjive që e zbatojmë për karrierën, bazuar në informacionet mbi vetveten, botën e punës, përputhjen mes tyre dhe veprimet që ne mund të ndërmarrim për të krijuar punën tonë gjatë jetës.
Me këtë rast, përfitoj të falënderoj të gjithë ata që me gatishmërinë e tyre kontribuuan dhe lehtësuan në rrugëtimin tim, sepse natyra e punës ne televizion është një zinxhirë i gjatë dhe i ndërlidhur ngushtë me individ”.

Ndërsa duke përmendur sukseset e saj Merita tha:

“Ndër atributet njerëzore padyshim se janë vlerat. Ato tregojnë arritjet dhe veçanërisht karakterizojnë dhe përcjellin individin gjatë jetës së tij. Konsideroj se jam ndër ata persona që në vazhdimësi synoj të kultivoj dhe të përcjell vlera tek të tjerët në momentin që shoh se përkojnë me vendin e punës, me institucionin, me rrethin ku jetojmë dhe zhvillohemi. Marrëdhënia që unë krijoj me shoqërinë, origjinaliteti, përkushtimi ndaj punës, të qenurit kurriz për t’u dalluar të mirën dhe të keqen janë vlerë për mua. Siguria, stabiliteti si dhe të jesh kreativ janë një ndër synimet kryesore për të arritur një qëndrueshmëri afatgjate drejt sukseseve të vazhdueshme në karrierë”.

Ajo thotë se ndihet e suksesshme kur kujton veten më moshën 20 vjeçare, e përkushtuar maksimalisht me pozitën e saj si planifikuese në edicionin e lajmeve, sektor ky mjaft i rëndësishëm për opinionin. Ky rrugëtim i suksesit të saj vazhdoi në vitin 2008 me avancimin në pozitën e producentes për emisionet politike dhe informative si emisioni politik “DEBAT”, programi i pasdites “IMAZH” etj. duke vazhduar kështu të punoj edhe në sektorin e produksionit. Ajo synon që shumë shpejtë të fillojë studimet master në këtë drejtim.

“Mendoj se praktikat në shkolla, punimet seminarike, hulumtimet e realizuara gjatë studimeve, projektet ne Tv më kanë ndihmuar të zhvilloj aftësinë për të dëgjuar të tjerët, për të punuar në grup dhe për të komunikuar rrjedhshëm, si në të shkruar, ashtu edhe në të folur. Konsideroj se të qenurit e hapur, fleksibile, e fokusuar, e saktë, korrekte, e organizuar në punë, më sigurojnë dhe vërtetojnë se do të kem një karrierë të ndritshme. Duke pasur parasysh se në punën që kam zgjedhur përfshihen situata presioni, nevoja bashkëpunimi, nevoja për ruajtje të qetësisë, duke qenë emocionalisht stabile, ja dal me sukses”.

Merita momentalisht është e angazhuar në emisionin “Natën” me Fatmir Spahiun. Dita e hënë, martë dhe mërkurë janë ditët e rezervuara të emisionit, i cili është i drejtpërdrejtë dhe ka filluar të transmetohet në fillim të këtij viti.

“Me mysafirë të të gjitha profileve të ndryshme, emisioni është relaksues, përmbajtjesor dhe nëpërmes tij njerëzit po i shohin të ftuarit edhe jashtë profesioneve të tyre, pra jo siç janë mësuar t’i shohin çdo ditë. Qëllimi është që të jenë të ftuar kombinime të njerëzve që nuk jemi mësuar t’i shohim deri tash bashkë, prandaj edhe kjo e ka të veçantën e vet, gjë që gjithnjë e më shumë po popullarizohet dhe po fiton shikueshmëri. Tematika, vox/at me qytetarë dhe përzgjedhja e mysafirëve natyrisht vjen edhe në bazë të aktualitetit, mbi ngjarjet e ndryshme që ka dita, por që kërkon një trajtim relaksues për natën”.

Merita thotë se projektet në televizion thjeshtë duhet që të mos jenë individuale por tu transmetohet audiencës realiteti dhe më e mira për ta, andaj dhe cilëson se rëndësia e këtij emisioni është kjo… pra sipas saj profesionalizmi dhe shpirti i lirë janë dy elementë që mundësojnë një projekt televiziv të mbetet i suksesshëm dhe i fuqishëm.

mrita5

E pyetur se çfarë e bën atë të dojë punën të cilën e bën Merita u shpreh:

“Takoj shumë njerëz që shohin të tjerët për të vendosur mbi karrierën dhe punën e tyre. Puna ime morri kohën e duhur për të kuptuar çfarë dua të bëj. Mendoj se duhet llogaritur aftësitë tuaja në lidhje me atë që do të bësh, kjo do të kërkojë pak punë, por është më e mira për ne. Gjëja më e rëndësishme që ta dua punën time është pozitiviteti që e reflekton vetë televizioni, takimi me njerëz qe e shikojnë jetën dhe të ardhmen e tyre për ndryshime. Pra, gjithmonë për të përballuar sfidat, sepse sidoqoftë, “duhet mbajtur fort” atë që është unike te ne, pasi që punëdhënësit kërkojnë gjithmonë atë që është më i aftë dhe më i arsimuar për punën që do ta bëjë. Thjeshtë, secili nga ne bëhet diçka apo dikushi në jetë dhe kemi mundësi ta zgjedhim vetë, prandaj gjithmonë duhet bërë atë që e do për të qenë i suksesshëm”.

Merita beson se mendim pozitiv është qindra herë më i fuqishëm se një mendim negativ. Prandaj sipas saj nëse ndryshimi me angazhimet e saj do të arrijë suksesin e të qenurit gjithmonë vetvetja dhe pozitive për të ardhmen e sa dhe njerëzve që e rrethojnë do të ishte përkufizim jetësor i mesazhit që babai i saj ia tha në fëmijëri.

“Thjesht sa më mirënjohës dhe pozitiv të ndjehemi, aq më shumë gjëra të mira do të tërheqim rreth vetes. Kjo duhet të jetë ndjenja me të cilën duhet zgjuar çdo mëngjes, e sidomos profesioni im i cili takon më së paku 20 persona në ditë. Angazhimi ynë në shoqëri me pozitivitet ndaj punës është mënyra dhe suksesi më e mirë për t’i shtuar gjërat e mira dhe të bukura në jetë”.

E sa i përket pozitës së gruas në shoqëri, Merita beson që ajo ka një rol kyç dhe se shembull që vërteton këtë është vetë nëna e saj.

“E vetme në krye të familjes, në profesionin e motrës medicinale, një grua që morri përsipër të përballojë jetën në mungesë të “njërit krahë” të rrisë, të arsimojë dhe të orientojë 4 vajza në profesione të ndryshme, me të vërtetë është mesazhi më i mirë për pozitën e një gruaje sot”.

Edhe profesioni i saj si një femër e vetme në sektorin ku vepron lë mesazhin për të kuptuar se duhet zhdukur sfidat më të shpeshta me të cilat ballafaqohen femrat në profesione si ato të natyrës financiare, braktisjes së profesionit për shkak të prioriteteve dhe përgjegjësive familjare, mospërkrahjes familjare, mungesës së theksuar të vetëbesimit për të depërtuar dhe për të ushtruar detyrën profesionalisht. Merita beson se sfidat e tilla e kanë vendosur femrën para dilemave në përzgjedhjen e profesionit të saj.

“Në këtë kontekst, si preventivë urgjente dhe me rëndësi nga ana ime është që të punohet drejt ndryshimit të perceptimit të shoqërisë rreth rolit të femrës, në profesionet që ato zgjedhin.
Pra një grua me autoritet dhe profesion, qoftë edhe në mesin e burrave sot duhet të jetë e pavarur sepse ajo gjithmonë i di të drejtat e saj dhe nuk lejon njerëzit të shkelin mbi përpjekjet e saj për të jetuar jetën në rrugën dhe të ardhmen e saj”.



Mesazhi përmbyllës i Meritës është:

“Të jesh vetvetja!
Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se koha dhe të qenurit vetja! Pavarësisht dallimeve gjinore që mund t’ju bëhen asnjëherë mos i shkelni idetë dhe parimet e tuaja. Qëndroni besnike vetës dhe ëndrrave tuaja, besoni shumë dhe punoni në realizimin e tyre. Thjeshtë, keni respekt për vetën”.

Jeta Berisha : Rreze Abdullahu, Ana Frank shqiptare

image

Rreze Abdullahu vjen prej një fshati të Ferizajt. Është rritur aty, në gjithë situatat që i sollën frikë, sfidë e pak hare.
Ka përfunduar shkollën fillore aty, jo çdo herë e lumtur me atë që i është servuar, në të shumtën e kohës e ndierë e paplotësuar, e zbrazët në informacion dhe krijimtari, në ankth për mungesë motivacioni.
Ka vazhduar me gjimnazin, atë të gjuhëve, ku po thyente pritshmëritë e të tjerëve për të; të bëhej mjeke apo arkitekte, gjë që sot e bëjnë krenare vendimet që ka marrë me mendjen dhe zemrën e saj.
11024768_10206739825592218_8324441323917707093_n

Kjo është Rrezja këmbëngulëse dhe luftarake.
Pas gjimnazit, ajo është drejtuar rreth dy fushave për studim; asaj të Psikologjisë dhe Ekonomisë, për ta zgjedhur pak më vonë psikologjinë si shkencën që do ta përqafonte gjithë jetën. Pa e lënë anash pasionin e saj të fëmijërisë, që ishte të shkruarit e që e ndjek edhe sot.
10375099_10204686404097964_6985270837514988829_n
Në kohën e gjimnazit kishte një shtysë nga një profesor i saj, i cili insistonte se Rrezja duhej të vazhdonte të shkruante, duhej të studionte letërsinë, gjë që nuk ndodhi, por që nuk e ndaloi të shkruante.
11391467_10206739823472165_226996920872714194_n
Sot ajo vazhdon të shkruajë dhe ka të botuar ditarin e saj të fëmijërisë në kohë lufte, që kritika i ka bërë një nder duke më krahasuar me Ana Frankun.
10805733_10205100586092255_3257783174432198745_n
Ajo vazhdon të shkruajë poezi kohë pas kohe, t’i botojë ato, vazhdon të shkruajë në përgjithësi, por më së shumti i pëlqen të trajtojë çështjen e gruas, njëkohësishtë me shumë dashuri dhe dhimbje, e që një libër të tillë ka në dorëshkrim.
10375099_10204686404097964_6985270837514988829_n

“Fëmijëria ime më kujton një gjë; mes krismave të plumbave hapësirën për të ëndërruar, e një ditë për t’i kumtuar gjithë botës se fëmijët ëndërrojnë veç për paqe dhe jeta ndryshe nuk është e bukur. Kjo më kujton një shprehje të mamit tim; ’lufta u ka rritur para kohe’”, ka thënë ajo.
Ajo tani e kryen profesionin e psikologes që momentalisht është duke kërkuar alternativa të reja për studime jashtë vendit.
11390303_10206739820472090_4738570526746335569_n
10409608_10206739822272135_3809348319187527421_n
Në jetë gjithmonë e ka tërhequr të merret me njerëzit që më së shumti hasin në diskriminim, që më së shumti shkilen e nënçmohen. Prandaj, është shumë e lumtur të dijë se do të mund të shtriej kontributin e saj pikërisht fushave ku komuniteti ka nevojë, e që momentalisht po punon me personat me aftësi të kufizuara, gjë që e bënë shumë krenare, për mënyrën e kapërcimit të peripecive të çdo dite, për vullnetin për t’ia dalë mbanë dhe për të dëshmuar se njerëzit janë të barabartë.

11391467_10206739823472165_226996920872714194_n
11390303_10206739820472090_4738570526746335569_n
Për peripecitë dhe sfidat që ka hasur në karrierë ajo ka thënë që si vajzë e re është shumë e vështirë të krijojë qasje në shoqëri dhe të ndërtojë karrierën mbi qëllimet që i vë vetes.
“Çdo ditë ballafaqohesh me shoqërinë ku të kujtohet se s’ke pse të merresh me punët e huaja, pa e menduar ndonjëherë se ne qëndrojmë këtu ku jemi dhe se secili zgjedh të kursejë veten dhe të prijë me konkluza të dëmshme për njerëzit që përpiqen e me paragjykime që më së shumti i vrasin gratë”.
Ajo thotë se ia ka dalë, falë këmbëngulësisë së saj dhe familjarëve të ngushtë, njerëzve që kanë besuar në të dhe që kanë krijuar hapësirë për vullnetin e saj. Rrezja thotë se është shumë mirënjohëse, sepse sipas saj të jesh e vetme është më e vështirë.

10384125_10206739826272235_2985420595763332054_n
10384125_10206739826272235_2985420595763332054_n
Ajo ka mësuar se gjërat ose bëhen me dashuri ose nuk bëhen fare, një frymë që i ka shërbyer deri sot, dhe mendon se të qenit grua dhe të ndjekësh karrierën, në vendin ku jeton, do të thotë të rrezikosh diçka dhe çdo ditë të cenohesh.
Ka qenë dhe është e gatshme për të mbrojtur karrierën sepse sipas saj kjo është jeta dhe s’mund ta lë përgjysmë, s’mund ta jetojë të zbrazët, në ankthin e pritjes se kur gjërat do të ndryshojnë.

10805733_10205100586092255_3257783174432198745_n
1526239_10205327277519399_5073550840827634906_n
Për më tepër ajo potencon se ndryshimin mund ta nisim vetë, aty ku i përkasim, aty ku kemi zgjedhur ne apo kemi qenë të detyruara.
“Kjo është përgjegjësia jonë dhe veç njerëzit e dobët i ikin”,shprehet Rrezja.
Ndërsa për rolin e gruas në shoqëri ajo ka thënë se deri më tani gruaja ka vazhduar të ekzistojë veç si një dorë e dytë; e shtypur, e dhunuar, e sharë, pa ndonjë vlerë shoqërore.
“Kësaj unë i përkushtohem më së shumti dhe sa herë kur shkruaj për të, janë plot sosh që më përgëzojnë për guximin, më shkruajnë se unë jam zëri e frymëzimi i tyre, ndaj në çast unë ndiej shumë dhembje, sepse për fat të keq të gjitha mendimet e mia mbi gruan dëshmohen. 

1526239_10205327277519399_5073550840827634906_n

Të shkruash për një të vërtetë, të flasësh se si qëndrojnë gjërat, të tregosh se çfarë mentaliteti të rrethon dhe si shtypet gruaja, konsiderohet guxim, frymëzim e krahë. Kjo ngase shumica prej tyre nuk guxojnë të flasin dhe mbyllen përjetë në vorbullën e fatkeqësisë së tyre”.
Rrezës i vie tepër keq që shumë prej grave s’mund të jenë zëri i vetës, s’mund të ngrenë zë e të thonë MJAFT sepse edhe unë jam njeri po aq sa burri. Ajo dëshprohet nga tendenca për ta paraqitur gruan në pozitë më të mirë se e kaluara, sipas saj kjo nuk është aspak e vërtetë, të paktën jo prej vendit kah vie ajo.
10409608_10206739822272135_3809348319187527421_n

11024768_10206739825592218_8324441323917707093_n
Rrezja është shprehur se në Kosovë gratë që ndjekin ëndërrat e tyre ende merren për lavire, gratë që nuk martohen herët, por ndjekin karrierë merren për lavire, gruaja merret për kukull dhe në të shumtën e rasteve sipas saj shërben veç për seks.
E revoltuar për ndryshime ajo bënë apel mesazhin e saj për gruan kosovare:
“Ne kemi heshtur mjaft dhe tani është koha të tregojmë fuqinë tonë, u kemi borxh brezave që do të vijnë.
Bashkë do t’ia dalim, unë kështu besoj”ka përfunduar Rrezja.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...