Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/06/28

Një provokim tjetër nga Serbia: Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministër për Kthim e Komunitete i Kosovë pas krijimit të koalicionit Mustafa –Thaçi/ Jabllanoviq vë kurorë në Koshare


Një provokimi i ri është bërë sot kundër Kosovës nga Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministër për Kthim e Komunitete i Kosovë pas krijimit të koalicionit Mustafa –Thaçi e i larguar nga ky post pas fyerjes së nënave të viktimave të terrorit serb në Gjakovë.
Jabllanoviq sot ka qëndruar në Koshare dhe atje ai ka vënë kurorë për ata që ai i quajti “heronj të Serbisë” e që u vranë në luftimet me UÇK-në në vitin 1999.
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Punë e çështje Sociale Alekasandar Jabllanoviq sot ka vendosur kurorë në karakollin e dikurshëm kufitar dhe ka nderuar të vrarët serbë në këtë vend.
“Sot jemi këtu, në vendin e nderit, ku heronjtë më të mëdhenj të popullit serb dhe të shtetit të Serbisë kanë mbrojtur këtë vend nga agresori NATO plot 82 ditë. Këtu janë vrarë 108 pjesëtarë të US-së dhe sot, në emër të Ministrisë së Punës… kemi vendosur këtë kurorë dhe kemi nderuar pas 17 vjetësh heronjtë që kanë mbrojtur atdheun vet”, citon gazeta e Beogradit “Politika” të ketë thënë Aleksandar Jabllanoviq.
Ai tërhoqi vërejtjen se “shtetin atëherë e mbrojtën kryesisht fëmijët nga mosha 18-19 vjet në lulen e rinisë, se kryen ndershëm detyrën vet dhe se e kemi për detyrë t’i kujtojmë”.
Sot në Kosovë serbët dhe Serbia kanë festuar 28 qershorin ditën Beogradi e shënon si ditën e Betejës së Kosovës zhvilluar me këtë datë në vitin 1389.
Nuk dihet nëse Jabllanoviq ka pasur leje për ta vizituar Kosovën e sidomos e vijën kufitare Kosovë – Shqipëri ku u zhvillua beteja e famshme e UÇK-së dhe për të nderuar me kurora ata që bënë krime makabre kundër shqiptarëve në Kosovë.

Nait Hasani: T’i vijë turp Bajram Gecajt që krahasoi Adem Jasharin me Car Llazarin


Nait Hasani: T’i vijë turp Bajram Gecajt që krahasoi Adem Jasharin me Car Llazarin
Në 627 vjetorin e Betejës së Kosovës, serbët në Veri të Mitrovicës kanë ngritur përmendoren e Car Llazarit.
Vendosja e kësaj përmendore është duke u diskutuar në Info Magazine të Klan Kosovës me të ftuarit: historiani, Jahja Drançolli, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.
Hasani ka thënë se ngjarjet historike ende janë reflektim i situatës politike dhe kjo sipas tij, ka ndikim në institucionet që po tregohen jo fort të përgjegjshme.
Ai është shprehur se kjo është një provokim nga ana e serbëve.
“Kjo është një thyerje e UÇK-së, kthimi i Serbisë është një provokim shumë i rëndë si dhe prishje e imazhit të dëshmorëve”.
Ai ka komentuar edhe faktin se në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se reagime të ngjashme ka pasur edhe kur është vendosur statuja e Adem Jasharit në Dragash.
“Mendoj që nuk ka mundësi Bajram Gecaj ta krahasojë Adem Jasharin me Car Llazarin, ai tha se e kemi pas një kërkesë të njëjtë për Adem Jasharin në Dragash”.
“Këtu kemi dobësi të pushtetit, duhet t’i vijë turp Bajram Gecajt të krahasojë Adem Jasharin me Car Llazarin”.

28 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar nga sulmi në Stamboll, përgjegjës ISIS




28 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar nga sulmi në Stamboll, përgjegjës ISIS (Video)
(E plotësuar) Të dhënat e fundit nga Stambolli thonë se 28 persona kanë humbur jetën dhe mbi 66 të tjerë janë të plagosur nga sulmi që ka ndodhu në Stamnoll, transmeton Bota Sot.
Tre persona ishin të përfshirë në sulmin vetëvrasës, ku njëri prej tyre hapi zjarr me kallashnikov në hyrje të terminalit.
Shpërthimet e fundit në Turqi kanë qenë të lidhura me separatistë kurdë apo të ashtuquajtur pjesëtar të ISIS-it.
Sulmi i së martës është mjaft i madh dhe i koordinuar, thotë Mark Lowen, korrespodent i BBC-së, nga vendi i ngjarjes.
Ai shton se aeroporti Ataturk është parë prej kohësh si një objekt i pambrojtur.
Autoritetet turke thanë se ka arritur në 28 numri i personave të vrarë nga shpërthimet dhe të shtënat në aeroportin e Stambollit, "Mustafa Kemal Ataturk".
Kryetari i Stambollit tha se 28 veta kane humbur jetën.
Sipas autoriteteve 60 veta janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Mediet lokale turke cituan zyrtarë turq të kenë thënë se të paktën njëri nga shpërthimet mund të jetë sulm vetëvrasës.
Dëshmitarët thanë se janë dëgjuar dy shpërthime që pasuan të shtënat nga armët automatike.
* * * * *
Autoritetet turke kanë dhënë shifrën më të re të të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmi në Aeroportin e Stambollit, në natën e së martës.
Sipas tyre, të paktën 10 persona janë vrarë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur si rezultat i një sulmi të kryer nga dy persona në Aeroportin e Stambollit.
* * * * *
- Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi që ka ndodhur me armë dhe bomba në Aeroportin Ataturk të Stambollit, transmeton Bota Sot.
Raportohet për rreth 40 të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë, pasi të plagosurit janë dërguar për në spital.
Mediat turke thonë se bëhet fjalë për dy kamikazë që kanë ndërmarrë një sulm vetëvrasës.
Kanë shpërthyer dy bomba. Njëra është vendosur jashtë terminalit, ndërsa tjera pranë portës së sigurisë në hyrje të aeroportit.
Ndërsa, autoritetet thanë se nuk ka shpërthyer bombë brenda objektit.
Një zyrtar turk i tha CNN se policia ka gjuajtur në drejtim të të dyshuarve në afërsi të aeroportit, për t’i neutralizuar.
Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë udhëtarët të ulur në dyshemenë e aeroportit.
Dikush bërtet “Uluni! Uluni!”, ndërsa të tjerë qajnë./BS/
Stamboll - Shpërthime dhe të shtëna me armë në aeroportin Ataturk, dhjetëra të plagosur
Dy shpërthime dhe disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në aeroportin Ataturk të Stambollit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës. Sipas mediave turke të shtënat kanë ardhur nga një parking në drejtim të aeroportit.
Mediat flasin se bëhet fjalë për një sulm të mundshë kamikaz, ndërsa raportohen edhe dhjetëra persona të plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe forca te shumta policie.



Persa kohe populli fle, ujqit hedhin valle, ne varfnine e prese se tyre, qe ne kete rast e ka emrin Popull.


Njeriu që admiroj uniformen dhe krijojë policinë shqiptare e largojë...





Persa kohe populli fle, ujqit  hedhin valle, ne varfnine e prese se tyre, qe ne kete rast e ka emrin Popull.

5 poezi nga Zana Dauti



Endërra ,koha apo një shpirtë i trazuar


E peshova lotin tim
mbi faqen e kësaj toke
e ndala buzëburimesh
luleshpresash rrethuar..
Mendova
kush më shumë mbart zilinë që mbolle
Endërra ,koha apo një shpirtë i trazuar
Mbi të ndërtova një kështjellë gjigande
erës i dhurova krahë përmbi dallgë
Vendosa :
Ta zhduk si luaneshën në male.
Sepse :
Tanimë lumturia i ka zënë rradhë ...
Engjëlli.imm




ATU NDJEJ JETEN 



Do doja te njihja gjithe boten tende,
aty te ecja,te ndertoja folen,
e cdo caste kur ti te ndiheshe vetem,
te te tregoja se sa kjo zemer te ndjen
Mes zemres tende,ta kisha shtratin tim,
aty ku cdo nate me ty do flija gjume,
e kur ti ndiheshe i vetem,
te strukeshe ne perqafim tek une.
Cdo mbremje te te puthja syckat,
e trupin tend ta ktheja ne mbules,
aty do ndjeja JETEN,
qe rilindte per mua cdo mengjes.
Ne buzet e tua,te ndjeja frymemarrjen,
qe sot,i jep oksigjen shpirtit tim,
me fuqine e kesaj zemre te etur,
do TE TE DASHUROJA SHPIRTI IM.



ZEMRA IME 

Ne zemren time ti mbreteron
Dhe zemra ime te pergjigjet
Si nje mbret ulur ne fron
I di permendesh te gjitha ligjet

Ti hyn e del ashtu pushtetshem
E une nuk mundem te ndaloj
Por dhe une bindem vullneteshem
Sdi kjo ndjenje ku do me coje

Ti mbretetron ne zemren time
Ke ngritur tenden mbreteri
E une rri urte pa pretendime
Me pelqen te me pushtosh ti

Ti hyn e del ne zemren time
Ne mbreterine qe ngrite vete
Dhe une bindem pa pretendime
Ishe mbret dhe mbete mbret





ECEN...ENDRREN TA GENJEJE 


Trazon mjegulla fustanin e nates,
te gjej nje cep ngrohtesi,
trazon zemra ndjenjen e strukur,
te gjej nje strehez te vij tek Ti.
Pertypen lotet nostalgjik,
ne korda zeri vine trazuar,
vorbull mendimesh...prit!
Sonte mbremjes,dicka i ka munguar!
Ne ecje endacake shkon nje shpirt,
nje jastek per endrrat kerkon te gjej,
Mjegulla e can fustanin magjik...






PER TY


Nata te dy na takon si dy magnet te permalluar
Na hap dere ,dritare per ne ngelet deshmitare
Aty te dy lodrojme neper shtigje ndjenjash
Nat me nat shperbehemi ,rigjenerohemi

Si nje lule dafine pranevere aty me ty ndjehem
Veprojme plot polene polinome jete
Kerkuar neper udhe trupi udhetime ndjenje
Orbite ekuacjone shperthyer ne harbime

Neper enderr aty me ty takim deshirime
Te dy si magnet plot zjarr mallime
Deshire fluturake embeltare enderrimtare
Kthyer ne fotosinteze rreze agimeve!



Flori Bruqi - Ujë dua të pi si në Epir*


Nga Flori Bruqi
 
Ujë dua të pi si në Epir*
 
Asgjë s’është harruar
kanë ikur korbat para syve të mi.

As koha e mjegullt nuk është më
as besojnë se Trimi është kthyer
me një ferman si Skënderbeu
t’ia japë Adem Jasharit
para kullës të ndodhë betimi.

Udhëkryqet pëshpërisin
shtëpitë akoma digjen
kohë më kohë diçka ikën.

Ujë dua të pi si në Epir
krojeve të Qyqavicës.

Ndryshimi absurd mund vdekjen
tek mbesin vetëm iluzionet
Atdheu im s’më vret
dhe martirët janë të shenjtë.

*Poezia që fitoi shpërblimin në Festivalin Ndërkombëtar "Drini poetik"(9 dhe 10 qershor 2016) "Metafora 3".

Rrnofte sa vete Shqipnia !


Subject: Pershendetje

From: Rasim Bebo (rasimbebo@att.net)

To: ymerieshref@gmail.com; floribruqi@yahoo.com;

Date: Sunday, 19 June 2016, 4:10


Lexoni cfare thot Friiz Radovani:

Fritz RADOVANI I dashtun z. Rasim, FLORI BRUQI i meriton te gjitha epitetet e nderit qe i keni atribue. I ka shoket e rralle! Rrnofte sa vete Shqipnia qe e ka! Pershndetje Fritzi. Nga: Rasim Bebo


To: Rasim Bebo@att.net

Today at 8:53 PM

I dashtun z. Rasim,

FLORI BRUQI i meriton te gjitha epitetet e nderit qe i keni atribue. I ka shoket e rralle! Rrnofte sa vete Shqipnia qe e ka!
Pershndetje Fritzi.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...