(E plotësuar) Të dhënat e fundit nga Stambolli thonë se 28 persona kanë humbur jetën dhe mbi 66 të tjerë janë të plagosur nga sulmi që ka ndodhu në Stamnoll, transmeton Bota Sot.
Tre persona ishin të përfshirë në sulmin vetëvrasës, ku njëri prej tyre hapi zjarr me kallashnikov në hyrje të terminalit.
Shpërthimet e fundit në Turqi kanë qenë të lidhura me separatistë kurdë apo të ashtuquajtur pjesëtar të ISIS-it.
Sulmi i së martës është mjaft i madh dhe i koordinuar, thotë Mark Lowen, korrespodent i BBC-së, nga vendi i ngjarjes.
Ai shton se aeroporti Ataturk është parë prej kohësh si një objekt i pambrojtur.
Autoritetet turke thanë se ka arritur në 28 numri i personave të vrarë nga shpërthimet dhe të shtënat në aeroportin e Stambollit, "Mustafa Kemal Ataturk".
Kryetari i Stambollit tha se 28 veta kane humbur jetën.
Sipas autoriteteve 60 veta janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Mediet lokale turke cituan zyrtarë turq të kenë thënë se të paktën njëri nga shpërthimet mund të jetë sulm vetëvrasës.
Dëshmitarët thanë se janë dëgjuar dy shpërthime që pasuan të shtënat nga armët automatike.
* * * * *
Autoritetet turke kanë dhënë shifrën më të re të të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmi në Aeroportin e Stambollit, në natën e së martës.
Autoritetet turke kanë dhënë shifrën më të re të të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmi në Aeroportin e Stambollit, në natën e së martës.
Sipas tyre, të paktën 10 persona janë vrarë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur si rezultat i një sulmi të kryer nga dy persona në Aeroportin e Stambollit.
* * * * *
- Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi që ka ndodhur me armë dhe bomba në Aeroportin Ataturk të Stambollit, transmeton Bota Sot.
Raportohet për rreth 40 të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë, pasi të plagosurit janë dërguar për në spital.
Mediat turke thonë se bëhet fjalë për dy kamikazë që kanë ndërmarrë një sulm vetëvrasës.
Kanë shpërthyer dy bomba. Njëra është vendosur jashtë terminalit, ndërsa tjera pranë portës së sigurisë në hyrje të aeroportit.
Ndërsa, autoritetet thanë se nuk ka shpërthyer bombë brenda objektit.
Një zyrtar turk i tha CNN se policia ka gjuajtur në drejtim të të dyshuarve në afërsi të aeroportit, për t’i neutralizuar.
Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë udhëtarët të ulur në dyshemenë e aeroportit.
Dikush bërtet “Uluni! Uluni!”, ndërsa të tjerë qajnë./BS/
Dikush bërtet “Uluni! Uluni!”, ndërsa të tjerë qajnë./BS/
Stamboll - Shpërthime dhe të shtëna me armë në aeroportin Ataturk, dhjetëra të plagosur
Dy shpërthime dhe disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në aeroportin Ataturk të Stambollit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës. Sipas mediave turke të shtënat kanë ardhur nga një parking në drejtim të aeroportit.
Dy shpërthime dhe disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në aeroportin Ataturk të Stambollit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës. Sipas mediave turke të shtënat kanë ardhur nga një parking në drejtim të aeroportit.
Mediat flasin se bëhet fjalë për një sulm të mundshë kamikaz, ndërsa raportohen edhe dhjetëra persona të plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe forca te shumta policie.