I akuzuari për terrorizëm Sllobodan Gavriç tha në gjykimin e tij se automjeti nuk iu kontrollua kur hyri në Kosovë me eksploziv.
"Gjatë hyrjes në Kosovë nuk më është kontrolluar automjeti, ndërsa unë kam hyrë në Kosovë me letërnjoftim të Serbisë," tha Gavriç gjatë paraqitjes së mbrojtjes së tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gavriç që po pretendon se materien shpërthyese e solli në Prishtinë për ta shitur, tregoi se derisa qëndronte në Hotelin “Grand” eksplozivin e kishte me vete.
“Derisa kam qëndruar në ‘Grand’, materia-eksplozivi ka qenë me mua,” tha Gavriç. Gavriç më tutje tregoi se 12.219 kilogramët e eksplozivit të llojit PETN që iu zunë në makinë në Prishtinë në dhjetor të vitit 2014 i kishte marrë 10 ditë para se të vinte në Kosovë.
“Këtë masë e ka sjellë një mik-Zhelko Todoroviq me qellim që t’i ndihmoj për shitje në Kosovë,” tha Gavriç. Ai përsëriti edhe sot se nuk ishte hera e parë që me këtë masë shpërthyese erdhi në Kosovë.
“Unë në Kosovë kam ardhur me atë materie tri herë. Herën e dytë kam qëndruar dy ditë e të tretën një ditë,” sqaroi Gavriç. Edhe në nëntor të vitit të kaluar Zhivojin Jokanoviq, avokati i Gavriçit duke kundërshtuar aktakuzën tha se klienti i tij tri herë kishte sjellë eksploziv në Prishtinë.
Gavriç tregoi në gjykatë se kujt do t’ia dërgonte eksplozivin që solli në Prishtinë.
“Unë atë materie kam pasur t’ia dorëzoj Zhelko Todoroviqit. Atë e kam njohur para tre-katër vjetësh, e kam takuar te një mik i imi,” tha Gavriç.
Para se të niste mbrojtjen e tij, në gjykimin e Gavriçit u lexuan provat e paraqitura nga prokuroria. Prokuroria propozoi që si provë në shkresat e lëndës të futet edhe raporti policor nga vendi i ngjarjes, i cili propozim u pranua nga gjykata.
Në prova hyri edhe lista e mysafirëve në Hotelin “Grand”, ku shihej edhe prania e Gavriçit në atë listë. Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kudër Sllobodan Gavriçit më 10 korrik 2015.
Sipas aktakuzës, Sllobodan Gavriç, ka përgatitur kryerjen e veprën penale të terrorizmit ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 në Beograd është furnizuar me 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 gramë, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Gavriçi këtë sasi të eksplozivit e ka transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e ti “Renault Clio” kur rreth orës 21:00 në Lagjen “Arbëria” është ndaluar nga Policia e Kosovës me ç‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi.
Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriçit, ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment