Mediat greke kanë raportuar për paralajmërimin e memorandumit për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar mes Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Listës për Shqipëri Natyrale. Ideatori i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj dhe ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu kanë njoftuar se më 16 korrik në Prishtinë, do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Listës për Shqipëri Natyrale dhe Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar,raporton lajmiexpress.net.
Objektivi kryesor, siç vuri në dukje është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një shtet kombëtar, për këtë qëllim të dy lëvizjet kombëtare do të hartojë një strategji kombëtare, raportojnë mediat greke.