Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/02

Dritat në shtëpinë e të tjerëve

Një rrëfim plot ndjenjë i kalvarit të jetës, në dukje banale, të banorëve të një pallati, që arrijnë të çelin baulen e të vërtetave të tyre para një vogëlusheje jetime.
Maria, administratorja e një pallati të vogël e të zakonshëm humb jetën në një aksident. Ajo lë pas një vajzë të vogël, Mandorlën, dhe një letër, në të cilën rrëfen se i ati i vajzës jeton në ndërtesën që ajo administron. Të gjithë burrat e ndërtesës gjenden kështu nën akuzë, por askush nuk pranon të jetë babai i vajzës dhe as t’i nënshtrohet testit të ADN-së. Për pasojë, familjet e ndërtesës vendosin ta rrisin vajzën së bashku, me radhë. Kështu, Mandorla do të rritet me shumë prindër dhe do të udhëtojë nga zhgënjimet e para të fëmijërisë deri te dashuritë e adoleshencës. Falë saj, lexuesi do të hedhë një sy pas perdeve të këtyre shtëpive dhe do të zbulojë se familja përmban një alkimi të papërcaktueshme elementesh: Ata që e kanë, rrezikojnë ta shkatërrojnë; ata që s’e kanë, e shohin si të vetmen rrugë drejt lumturisë. Chiara Gamberale ka krijuar një roman ku arketipat tradicionalë përzihen me dramat bashkëkohore, ku e vërteta dhe e rremja shkëmbehen dhe i japin jetë një zëri origjinal dhe të paharrueshëm që na udhëheq drejt një fundi befasues. “Nën petkun tërheqës të një parade jetësh interesante e origjinale, të përgjuara shtëpi pas shtëpie, ky është një libër për humbjen e vetvetes dhe për frikën e mosekzistencës” – e ka cilësuar shkrimtari Walter Siti librin në një recensë në të përditshmen La Stampa. Një libër për të gjithë, por sidomos për adoleshentët, sepse shpreh përsosmërish trazirat dhe shqetësimet tipike të kësaj moshe.
Chiara Gamberale është shkrimtare italiane. Ajo ka fituar çmimin Cavour dhe çmimin Campiello. Sot, ajo është një nga autoret më të lexuara në Itali, me 11
vepra të botuara, si dhe e përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ajo është autore dhe drejtuese programesh televizive dhe radiofonike si Quarto piano scala a destra në Rai Tre dhe Chiara e L’oscuro në Radio Due. Bashkëpunon me La StampaVanity Fair dhe Io Donna tëCorriere della Sera-s.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...