2016-07-02

Je shumë i “butë” e nuk cënon kurrë dinjitetin e tjetrit.


Adem Avdia ,Kukës

Miku im Flori Bruqi !


Kam kënaqësinë shprtërore e morale, kam nderin e krenarinë t’ju drejtohem sot për këtë ditë kaq të veçantë, siq është dita e Juaj e lindjes. Është rregull në këtë ditë të drejtohem me urime, por këto më dukën pak. Së pari edhe 100 vite me shëndet e krijimtari, edhe 100 vite së bashku me familjen Tuaj të shtrenjtë, edhe 100 vite mes shokësh e miqsh, edhe 100 vite mes dëshirave e ëndrrave tuaja letrare, edhe 100 vite për të bërë dhe 100 vepra të tjera. Ju keni jetuar, por jo vetëm. Ju keni krijuar një fond të pasur letraro – artistik. Në fondin tënd gjen një larmi krijimesh. Ti ke studiuar, ke hulumtuar e ke zbuluar detajet e krijimeve letrare në vite. Ke marrë si bleta nektarin e pastaj ke prodhuar produktin, “mjaltin” tënd që ne aq shumë e shijojmë. Ke botuar 40 libra, 40 vepra letrare, ku ndofshta një njeri “modern” nuk i ka lexuar aq në numër. Ndofshta 40 të tjera ke në mendje e presin penën e dorën tuaj. Të gjitha veprat tuaja janë për tu ndaluar. Të gjitha të befasojnë e të japin material artistik e jetësor. Të gjitha kanë brenda historinë e krijimtarinë tonë kombëtare. Kampatur rastin t’u njoh nga afër edhe si njeri human, jo vetëm të letrave. Je shumë i “butë” e nuk cënon kurrë dinjitetin e tjetrit. Mundohesh të kalosh në harmoni e të sheshosh çdo “kapërcim” sado të vogël. Nuk ke qejf të dëgjosh e të shohësh njerëz në konflikt. E kjo tregon se ke shpirt të madh. Nuk je njeri materialist e kurrë nuk ke menduar të marrësh fitim nga veprat tuaja edhe pse është shumë normale dhe brenda moralit Vitet kalojnë e bashkë me vitet edhe ne si qënje biologjike plotësojmë “ditët e punës”. Uroj sinqerisht jo që vetëm të jesh mirë me shëndet e të kesh shumë krijimtari, por edhe të kem rastin tani e mëvonë të qëndrojmë sa më shumë bashkë, të mësoj nga ju e jo vetëm nga librat Tuaj që I mbaj shumë për zemër. Kjo ditë e lindjes kaloftë e gëzuar mes familjes, miqve e shokëve tuaj të zemrës. Qoftë e paharruar dhe u shoqëroftë me dhjetra ditë të tilla përkujtimore. Me respekt Adem AVDIA"

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...