Perkujtohet ne Detroit 72 vjetori i masakres me cjerezore kunder popullesise came

SHQIPTARO-AMERIKANET PER CESHTJEN CAME
  Nga i derguari i Albdreams.net

ZEF PERGEGA

     Shqiptaro-amerikanet u mbodhen se bashku per te perkujtuar spastrimin e pare etnik ne Europe te ndodhur mbi popullsine came ne trojet e veta nga bandat e armatosura te qeverise greke. Organizata Cameria me qender ne Detroit ne bashkepunim me publicistin Zef Pergega, organizuan me  26 qershor 2016 nje Akademi perkujtimore kushtuar genocidit te tmerrshem  mbi camet e pafajshem 72 vjet me pare, inicur nga politika shoviniste greke. Aktiviteti, si deshmi historike dhe si kujtese kombetare qe te mos shuhet e te mos harrohet nga brezat deri ne zgjidhjen e plote, u zhvillua ne Teqen Bektashiane ne Detroit, ne kete vater fetare e atdhetare qe prej vitit 1954, kur ajo hodhi themelet e bashkimit te emigranteve nga Baba Rexhepi.

Salla e kultures ishte e stolisur me flamujt e Amerikes dhe te Shqiperise si dhe nje foto ekspozite ku vihej ne pah me foto masakrat greke mbi camet si dhe fotot e ndryshme pasqyronin disa nga aktivitetet e komunitetit dhe te organizates Cameria nder vite ne Amerike kushtuar ceshtjes se saj.

Njeri nga moderatoret Arjan Rexha, me cilesine e kryetarit te deges se organizates Cameria ne Detroit i ftoj te pranishmit qe kishin ardhur edhe nga Cikago dhe qytete te ndryshme te Detroitit te degjonin hymnet kombetare te te dy shteteve dhe te mbanin nje minut heshtje ne kujtim te viktimave dhe heronjeve te kombit tone te rene nder vite per lirine e trojeve tona. Me pas Z. Rexhaj u dha fjalen tre udheheqeve fetar te pershendesnin kete takim.

DSC_0002Dervishi Elindon Pashaj ne fjalen e tij nder te tjera tha: “…Falenderoj organozatoret qe zgjodhen Teqen Bektashiane per organizimin e ketij aktiviteti shume te rendesishem qe i kushtohet njeres nga ngjarjeve me te dhimbshme te kombit tone. Per 60 vjet qendra jone i ka sherbyer kombit dhe komunitetit dhe te gjitha trojeve shqiptare e sidomos ceshtjes se lirise se Kosoves. Baba Rexhepi e themeloi kete qender per te gjithe shqiptaret. Duke e ngritur zerin bashke i tregojme botes se zeri yne per ceshtjen tone eshte i drejte dhe duhet degjuar. Ti Shqiperi me jep emrin shqiptar. Kete duhet ta manifestojme dhe ta trashegojme me dinjitetin me te madh. I lutem te madhit zot ti meshiroje te gjithe ato shpirtera qe nuk e kursyen jeten per lirine e tokes shqiptare!”
Imam Shuaip Gerguri ne pershendetjen e tij tha: “…Eshte koha qe te jemi te lidhur fort me njeri-tjetrin. Te mendojme dhe te veprojme si nje trup i vetem qe ta sherojme nje nga gjymtyret e ketij trupi. Ne trup eshte nje organ, DSC_0006e ajo eshte zemra, ne rast se ajo nuk eshte ne rregull i gjithe trupi demb. E kjo zemer eshte Tirana eshte Prishtina qe te dyja duhet te punojne me fort se ne e meritojme bashkimin kombetar. Kjo pjese e ndare eshte edhe Cameria qe po lengon prej dekadash. Ne na vene kushte per kete ceshtje e ne falim det u falim toke fqinjeve vetem per karrike. Qeveritaret duhet e te mendohen kur e japing fjalen ne emer te popullit pa e pyetur ate. Ne te gjithe vendet demokratike te botes vendimet e medha merren duke pyetur popullin!”
Dom Ndue Gjergji tha: “…Ne po e e vuajme edhe sot pushtimin 500 vjecar turk. Luftuam dhe vone e fituam lirine. DSC_0021Me kete perkushtim e ne bashkim forcash te luftojme qe te bashkojme pjese e trungut tone te ndare padretesisht. Koha eshte duke punuar per kombin tone e ne te punojme per te. Me shume per Camerine dhe shqiptaret ne trojet e veta ne Mal te Zi. Te japim kontributin tone sidomos per kulturen. Ne dime me fol por pak dime te punojme. Asnje nuk duhet te qendroje pasiv derisa te zgjidhim kauzen tone te drejte. Rrofte bashkimi yne kombetar!”
Ilir Ademi, kryetar i organizates Cameria ne Cikago mbajti kumtesen: ” Perkejket tona per nderkombetarizimin e ceshtjes came” Referuesi u fokusua ne prezantimin e kesaj ceshtje ne tribunat universitare e shkencore si dhe tek kongresistet e senatoret amerikane. Ne duhet ta bindim qe Greqia taDSC_0028 pranoje kete genocit, i cili eshte i deshmuar tashme ne shume punime shkencore e historike e ne libra te shume si nga autoret vendas dhe te huaj dhe njeri prej tyre ne anglisht eshte Robert Ellsie. Ne nuk jemi kundra popullit grek, por u eshte mohuar e drejta dhe gjuha 4 milion shqiptareve ne Greqi. Ademi shpalosi projekte per te ardhmen me qellim sensibilizimin e ceshtjes came.
Luigj Gjokaj, sekretar i shoqates “Malesia Madhe” dhe activist i hershem per ceshtjen came ne fjalen e tij solli fakte mbi angazhimin e diaspores ne Detroit per Camerine, duke cituar dy akademite e organizuara, njera ne Detroit me 20 korrik 2016 dhe tjetra ne New-York me 18 DSC_0040shtator 2016 nga Gjok Martini dhe Zef Pergega dhe demostrata me 7 nendor 2016 e organizuar nga Gjok Martini ku vete Luigji ka marre pjese. Ai solli shembuj nga demostratat e sidomos nga ato te malesoreve kur me 1978 ne New-York u be nje proteste nga greket per te kerkuar Verio Epirin dhe po ate dite nga shqiptaret kundra regjimit komunist ne Shqiperi. Por kur shqiptaret e moren vesh se greket kane dale ne demostate per grabitjen e tokave tona shqiptaret u perleshen me ta duke harrur qellimin pse kishin dale ne deemostrate!.
Zef Pergega, me cilesine e organizatorit dhe moderatorit te ketij aktiviteti mbajti nje kumtese mbi rolin e diaspores per ceshtjen came dhe verimtarine e Bilal Xhaferrit me revisten e tij “Krahu i Shqiponjes”.
Drejtori i Tv Shqiptareve te Amerikes Gani Vila mbajti kumtesen mbi masakrat cnjerezore te grekeve ne jugun e Shqiperise dhe vecanerisht ne Progonat, ku u vrane per nje dite 375 shqiptare, 25 prej te cileve i perkisnin fisit te tij.DSC_0044 Sipas tij ne keto masakra jane vrare te krishtere e muslimane dhe asnje qeveri nuk ka vepruar me pasterti per cestjen Came. Vila ishte nje kritik i rrepte edhe ndaj qeverise se sotme te Edi Rames, i cili para pales greke ka mbyllur genocidin e ndodhur nga viti 193-1944. Partia e Punes ketyre krimeve u vuri kapak dhe askush nuk guxonte te fliste. Pse duhet te krijhet parti came?! Dekleratat e kryeministrit se partia socialiste edhte e vetmja qe e ka vene kete cestje ne udhen e zgjidhjes nuk eshte as serioze as normale, por eshte nihiliste. Une do te punoj vete si person me familjen me televizionin qe sa te mundem te paraqes material e dokumente per ceshtjen came!”
Takimin e pershendeti edhe biznesmeni Ndue Ftoni njeheresh pronar i ACTV, Alen Hoxha, Prof Anton lajcaj, Shkelqim Ademi si dhe Besim Dervishi.
Albdreams. net qe mori pjese dhe e pasqyroj aktivitetin mirepret materialet e tjera te referuara ne kete takim, i cili ishte i nje niveli te larte dhe mbreslenes.
DSC_0005 DSC_0007 DSC_0008 DSC_0009 DSC_0012 DSC_0013 DSC_0015 DSC_0016 DSC_0017 DSC_0018 DSC_0019 DSC_0025 DSC_0031 DSC_0036 DSC_0045 DSC_0046DSC_0039 DSC_0043
Me poshte po japing fjalen e gazetarit  Zef Pergega, i cili na e dergoi me e-mail

BILAL XHAFERRI ZEMREKU I ORES SE CAMERISE
               
DSC_0027 ZEF PERGEGA
Kontributi i diaspores shqiptare te Amerikes, per ceshtjen e pazgjidhur came eshte i mocem. Ai e ka moshen mbi 100 vjecare. Kjo ceshtje ekziston se ekzistojne dhe nuk shuhen camet. Ekziston se dhimbja eshte e pranishme ne zemrat e nenave came. Ekziston se eshte ne jete gjuha e tyre, qe flet per nje toke, per nje prone per nje lis e per nje shkemb nga u hodhen nuset per te mos rene ne dore te gjaksorit, per nje varr te te pareve rrethuar me gur prej Camerije qe edhe sot me heshtjen flet ate gjuhe perendie.
Ajo ekziston e mbytur ne gjak e ne lot, e mbetur e shkrete pa zot!
Tragjedia came nuk eshte gje tjeter, vetem nje perseritje e drames kosovare mbi tri aktet e gjakut Shpasurim-Shperngulje-Shfarosje, shkruante Noli
Cameria ekziston se ajo eshte djepi i burrave te medhenj sepse eshte atdheu i Pirros, eshte toke e krishterimit e cila i tha Selise se Shenjte Papen Eleuteri qe ne gjuhen greke do te thote Liria, eshte dheu i atit te Shen Donatit dhe i humanistit me fame boterore Mihal Trivoli, se aty eshte themeli i kulles se Marko Bocarit dhe e qindra kapidaneve qe i dhane lirine tokes helene e per vete moren Kalin e Trojes.  Tani ceshtja came nga nje muze i harruar neper skutat e historise, po del ne suprinen e tribunave nderkombetare e deri ne Gjykten e Hages…
Teza se camet ishin bashkepunetore te fashizmit eshte anakronike dhe pa asnje baze historike. E verteta e spastrimit etnik mbi camet ka nisur qe ne vitin 1913, pra 27 para se te fillonte Lufta e Dyte Boterore. Camet gjate okupimit nazi-fashist nuk paten as qeveri dhe as parti, madje as grupe qe te renditeshin ne anen e pushtuesit. Ata luftuan dhe dhane jeten per token e tyre dhe ne mbrojte te grekeve. Sot ne Greqi qeveria e te ciles nuk e pranon ceshtjen came ka ne parlamentin e vet parti naziste. Por dita do te vije, kur kufijte mes shqiptareve do te shuhen e do te treten, bashke me Kosoven e Camerine, me Malesine e trojet tjera shekullore do te mbeten. Se Fishta i ka rene me heret Lahutes
    Po neser me ndihme te Zotit
Do ta bejme perseri Shqiperine e lire
Prej Preveze ne Leqe te Hotit                      
Prej Tivari ne Manastir.
Nje came trokiti ne porten e madhe te Lirise. Lejla Dino, kryetare e Shoqates Shqiptaro Amerikane me 20 nendor 1919 i shkruante nje leter zonjes se pare te Amerikes qe te influenconte tek Presidenti Willson qe tokat shqiptare te mos grabiten dhe Cameria te mbetej ne shtetin shqiptar. Perkushtimi i diaspores shqiptare ka nisur qe ne vitin 1918 kur camet e Amerikes e ndezen zjarrin e bashkimit dhe ai nuk do te shuhet kurre deri sa ta shohim te valevitet flamuri kuq e zi ne frengjite e kalase se Janines, sic e deshiron edhe patrioti malesor Gjok Martini. Periudha 1918-1940 ne Amerike eshte e mbushur plot aktivitete per Camerine sidomos me memorandume, me konferenca, demostrata dhe letra derguar te gjitha qeverive dhe personaliteteve me te larta boterore e amerikane.
Ne tetor te vitit 1974 krijhet ne Cikago “Lidhja Came” Detyra kryesore e kesaj organizate ishte te deshmonte para botes se camet kudo qe jane, jane gjalle e plot energji per ceshtjen dhe kauzen e lirise se tyre. Kryetari i pare i saj njihet patrioti Selfo Hoxha, me anetare Dragon Idrizi, Hamza Cami, Selfo Hysaj dhe Bilal Xahferri.
Po ne kete vit pa driten e botimin revista “Krahu i Shiponjes” me botues poetin dhe shkrimtarin Bilal Xhaferri. Bilali e gdhendi ne art ceshtjen came. Ai eshte arkitekti i fjales se lire ne diaspore, njeri i akteve heroike ne permballjen me diktaturen dhe grupimet antikombetare ne Amerike e kudo.
Pati nje lidhje te forte me malesore dhe aty mes tyre gjente forca per te punuat, per ta nderkombtarizuar roberine e popullit te tij. Une mund te thenm se ai ishte zemreku i ores se lirise se Camerise. Kur ishte ne pytje ceshtja e Kosovare ai e vuri ne sherbim te saj. U lidh for me kishen katolike Zonja Pajtore me Dom Prek Ndrevashen, i cili si ne predikime e fjalime e prezantoj ceshtjen came, madje aq fort ne revisten e tij “Rreze Shelbuese” Ai pati mik te ngushte Prof Prek Gruden, po ashtu Gjok Martinin dhe gazeten e tij “Lajmetari Shqiptar”  Nuk duhet harruar aktivisti , poeti dhe fotografi Vasel Ujkaj, i cili pasqyronte jeten e komunitetit dhe demostrata ne shtypin e kohes dhe ne revisten “Krahu i Shqiponjes” Poezia e vetme e Bilal Xhaferrit qe u botua ne gazeten “Zani i Rinise” ka qene “Balade Came “ me 1969, por litari i lagur ideologjik ua ngushtoi frymen vargjeve te lira…
Dhe camet ikin. Po ku vene? Ku shkojne valle me trasten pa buke? Toka nuk qesh me. Ylberi eshte vetem nje pershendetje lamtumire. Fara dhe parmenda jane te ngrira ne plisin e kthyer e te zhuritur. Qete e kularit i ka there greku e tym e zjarr i ka lallur kullat. Qente i kane helmuar e bagetite i kane grabitur. Zemra dhe shpirti i popullit kukurec i pjekur ne bajoneta. Llajkat e dyerve jane bere si vela te shqyera nga furtunat. Po si e thote poeti cam Xhaferri qe pas shpine ka bajoneten e qyten e ushtarit grek
Na e tregojne drejtimin plumbat
Qe vershellojne ne erresise
Na i ndricojne rruget flaket      
Qe te gjithe vendin e kane perpire
Qe te mos ndodhi me kjo menxyre gjaku jemi mbledhur sot nga te gjitha krahinat se ceshtja came nuk eshte sinore fshati po ceshtje kombetare. Se pikerisht per kete me ne krye Gjok Martinin si frymezues organizuam dy Akademi nje ne Detroit me 20 korrik 2003 dhe nje ne New-York ne shtator 2003 dhe po nje demonstrate ne Detroit. Ne keto aktivitete kontriboj edhe aktivsti Luigj Gjokaj. Per keto veprimtari ka shkruar edhe New-York Time se Bilal Xhaferri me pare e kishte bere ceshtjen came present ne kete redaksi prestigjioze.
Sot eshte kohe tjeter. Duhet shpejtuar sa me shume te jete e mundur. Ndaj nga kjo akademi le te bashkohemi dhe te ia nisim punes per prezantimin e kesaj ceshtje ne cdo tryeze, duke perdorur te gjitha format demokratike dhe argumetueze.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)