Që nga 1 marsi, Kosova duhej të kishte në pronësi kodin telefonik +388, gjithnjë sipas marrëveshjes së Brukselit për telekomin.
Bazuar në këtë marrëveshje, Austria ka aplikuar në emër të Kosovës që në fillim të këtij viti për marrjen e kodit në Unioni Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Ky institucion është duke punuar që kodi të jetë në pronësi të Kosovës, ndonëse nuk jep shumë informacione për vonesat.
Sanjay Acharya, Shefi i Zyrës për Media dhe Informimit Publik, në ITU i ka thënë Tribuna Channel përmes postës elektronike se sapo kodi telefonik për Kosovën të jetë finalizuar do të njoftohet të gjitha palët.
“Kur kodi të ndahet nga ITU do të botohet në buletin dhe në ueb faqen e ITU, siç bëjmë zakonisht. Publikimet bëhen nga data 1 deri me 16 të çdo muaji”, ka thënë Acharya.
Por, procesin po e pengon Serbia.
Shteti fqinj po kërkon që rrjeti i operatorit mobil të përkohshëm të ketë 155 stacione bazë në gjithë Kosovën.
Në bazë të marrëveshjes për telekomin operator