Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/06/28

Flori Bruqi - Ujë dua të pi si në Epir*


Nga Flori Bruqi
 
Ujë dua të pi si në Epir*
 
Asgjë s’është harruar
kanë ikur korbat para syve të mi.

As koha e mjegullt nuk është më
as besojnë se Trimi është kthyer
me një ferman si Skënderbeu
t’ia japë Adem Jasharit
para kullës të ndodhë betimi.

Udhëkryqet pëshpërisin
shtëpitë akoma digjen
kohë më kohë diçka ikën.

Ujë dua të pi si në Epir
krojeve të Qyqavicës.

Ndryshimi absurd mund vdekjen
tek mbesin vetëm iluzionet
Atdheu im s’më vret
dhe martirët janë të shenjtë.

*Poezia që fitoi shpërblimin në Festivalin Ndërkombëtar "Drini poetik"(9 dhe 10 qershor 2016) "Metafora 3".

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...