Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/27

Televizioni Serb me reportazh për luftën në Kosovë

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) ka realizuar për herë të parë një reportazh televiziv rreth sulmeve ajrore të ushtrisë serbe ndaj caqeve civile të Kosovës.

Këtu përfshinë periudhën para sulmeve ajrore por edhe gjatë sulmeve të NATO-s.Raportohet se avionët e ushtrisë serbe të tipit “Shqiponja” kishin pasur për cak pikat ku ishin vendosur pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, në reportazh nuk përmendet asnjëherë për civilët e vrarë.
Në reportazh RTS ka përfshirë edhe një bisedë me ish – komandantin e luftës së forcave serbe Sreto Milanoviq, i cili tashmë është në pension. 

Reportazh nga Lazarati

Rruga për në Lazarat ishte sot me pak këmbime makinash të banorëve por me një radhë të gjatë makinash policore.

Duke u ngjitur në qendër të fshatit, dukej se udhëtoje në një rrugë enigmatike me mure të lartë me blloqe betoni, që nuk të lënë të ndash peizazhin e natyrës dhe të shtëpive, si dhe më tej me një të përpjetë, ku arrin të shohësh vetëm pak metra më tutje.

Një makinë e djegur anës rrugës të kthen tek incidenti me një grup të gazetarëve të Televizionit A1 ditën që nisi operacioni më i gjerë i policisë shqiptare në këtë fshat.

Duke u ngjitur në qendër të fshatit, nuk është e vështirë të shohësh anash thasë të mbushur me hashash, të lëshuara në nxitim e sipër, madje edhe pluhur marijuane të shpërndarë në rrugë.

Diku edhe bimë narkotike të hedhura ndoshta nga vetë banorët, për të mos i mbajtur brenda banesave nga frika e kontrollit të policisë.

Në qendër të Lazaratit, janë stacionuar forca të shumta policore, ekipe të medias shqiptare, madje edhe gazetarë nga Greqia, vendi fqinj, ku ka përfunduar viteve të fundit sasia më e madhe e hashashit shqiptar.

Që prej mesditës së djeshme në fshat kanë pushuar krismat e armëve dhe grupe të policisë po shkatërrojnë sipërfaqet e mbjella me bimë narkotike dhe po kontrollojnë zona të fshatit.

Era e marijuanës ndihet ngado dhe re tymi ngrihen afër disa banesave. Pothuaj në qendër të fshatit nuk ka banorë veç policisë dhe pak makinave të civilëve që lëvizin duke zbritur nga fshati për punë të përditshme në qytet.

Shumë banorë nuk kanë dëshirë të flasin dhe ndonëse tensioni ka kaluar, ende ata kanë peshën e rëndë të ngjarjeve që kanë ndodhur në fshatin e tyre.

Dasho Aliko, kryetari i komunës pret e përcjell nga zyra e tij gazetarë. Thotë se është ruajtur jeta e njerëzve dhe për këtë ka punuar gjatë gjithë këtyre ditëve duke ulur tensionet.

Lazarati thotë ai u godit sepse ishte kthyer ne një simbol të narkotikëve.

Aliko thotë se duhet ndërtuar e ardhmja pas kësaj dhe për këtë ai kërkon dhe ndihmën autoriteteve.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka zbritur sot në Lazarat për tu takuar me forcat policore dhe për të dëgjuar edhe ata banorë që i janë afruar për t’i folur.

Tahiri i bëri thirrje Prokurorisë të bashkëpunojë në veprime me forcat policore, një kërkesë që me ngulm e përcolli gjatë ditës së sotme edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi.

Lazarati ka krijuar një konfigurim urbanistik në funksion të kultivimit të mariuanes gjatë këtyre viteve, por fermerët përsërisin se ata ishin vetëm mbjellës dhe i shërbenin kësaj bime.

Më shumë se mundimi i tyre të tjerët që e trafikonin dhe transportonin korrnin të ardhurat e mëdha që vinin prej saj.

Banorët nuk e fshehin se sidomos prej vitit të shkuar në fshat kishin hyrë të rinj nga zona të ndryshme të Shqipërisë që merreshin me punën e marijuanës.

Lazaratasit duket se kanë shpëtuar nga Lazarati i narkotikëve ashtu siç vetë Lazarati ka shpëtuar nga mitet e krijuara. Si sot, me ere tymi marijuane, do të dojë kohë të vijë në vete.

Lazarat, 20 Qershor 2014

Kruja, historia dhe jeta


 Kruja, një prej qyteteve më të dashur për shqiptarët, jeton mijëvjecarin e saj të tretë në historinë antike, mesjetare dhe moderne. Sot ajo banohet nga 15 mijë banorë dhe symbol i jetës së tyre është kalaja e lashtë skënderbejane, me rrënjë të thella në histori.

Dokumentet e datojnë Krujën si vendbanim qysh në shekullin e IV – III p.e.s. Kalaja, në vetvete, ka një trajtë epilektike, ze një sipërfaqe prej 2 hektarë e gjysëm dhe ngrihet mbi një kodër shkëmbore.

Udhërrëfyese e udhëtimit të kameras së A1 Report dhe gazetës Shqiptarja.com në reportazhin kushtuar kështjellës skënderbejane dhe lagjes Kala në këtë qytet, ëshë Besa Sheta Hyka, drejtore e gjimnazit Skënderbeu në qytetin e Krujës, e diplomuar në fakultetin e historisë dhe master shencor në fushën e arsimit. E miqësuar me kalanë qysh se ishte fëmijë, ajo vjen në mjediset e saj me krenarinë e një gruaje që mban një emër të bukur: Besa. Me propozimin e Besës, udhëtojmë brenda mjediseve të kalasë.

Muret rrethuese të qytetit të lashtë, kurora e lartë si pjesë e vargmaleve të Skënderbeut, bujtinat dhe catitë e kuqe të lagjes Kala, një ndër lagjet më të vjetra të qytetit, bëhen pjesë të rrëfimit të Besës. Ajo thotë se të parët e Krujës, banorë autoktonë dhe të njohur ndryshe edhe si albanë, kanë lënë trashëgimi të madhe në të gjitha fushat e jetës.

Ndërtimi I banesave, punimet artizanale, punimet e qilimave, punimet e veshjeve tradicionale të zonës; jelekët, këmishët, brezat, shallët, shamitë, qeleshet e bardha, xhubletat; punimet me grep, të armëve të punuara me filigranë, të enëve prej balte dhe prej bakri; të dyerve me qemer të shtëpive; të mureve me gurë dhe kalldrëmeve prej guri gjithashtu. Ja, kjo është një pjesë e madhe e thesarit të trashëguar nga të parët e krutanëve të sotëm.

Një kafe me Besën nën kurorën e malit, ndanë kullës së kalasë skënderbejane, shijohet pa masë, nën diellin e pranverës. Pas kësaj, marim rrugën drejt mureve rrethuese të kalasë, në hyrje të lagjes “kala”, një prej lagjeve më të bukura jo vetëm në Krujë, por edhe në të gjithë vendin, për shkak të strukturës urbane të banesave dhe rrugëve, që lidhin të gjitha banesat, ose shtëpitë, me qendrën e kalasë skënderbejane.

Pak pasi kemi hyrë në rrugicën e parë të lagjes, mes mureve të rëndë dhe që kumbojnë prejn hapave tanë kalldrëm, Besa zgjedh të ulet mbi një gur të madh, ndanë një porte të drunjtë. Dhe shpjegon: “Këtu jemi në portën e familjes Tufa, një prej familjeve që tradicionalisht njihen si punues të qilimave. Shikoni portën, me dru të punuar nga mjeshtrat krutanë. Shikoni dhe qenerin, apo harkun e gurtë të portës. Ja dhe doreza, që troket mbi portë: një unazë e bukur me bakër që, e përcjell trokitjen deri Brenda dhomave të shtëpisë.

Ja, ta provojmë…” Ajo e kap lehtë dorezën në formë unaze dhe troket mbi portë… tak-taku I saj shkon në oborrin e madh të shtëpisë. Dëgjohet një “Urdhëroni…” dhe Besa hap portën. Oborri I shtëpisë është mbreslënës. I madh, me bar të gjelbërt, me trëndafilë dhe kumbulla. Lart, mbi murin rrethues të shtëpisë, mbi disa tjegulla të kuqe, një mace e bardhë ecën sikur po thyen qelqe…Lart, në verandën e bardhë, një zonjë qëndis mbi një mbulesë shumëngjyrëshe. Është Mejte Tufa, punonjësja e vjetër e qilimave të Krujës…


Jemi ngjitur sëbashku me Mjeten dhe Besën në katin e dytë të vilës së Tufajve. Këtu, gjithçka shëndrit nga pastërtia dhe perdet e qepura me grep, tavolinat në salon punuar me dru arre, parmakët e shkallëve edhe ato punuar me ornamente dhe me dru arre, na sjellin tek tezgjahu I drunjtë, I vjetër, prej gati 100 vjetësh. “ Unë tezgjahun e kam mësuar qyshse isha vajzë e vogël, tek gjyshja ime e mirë.

Më vonë, kur erdha këtu nuse, dija të punoja dhe hyra në ndërmarjen e qilimave të Krujës. Aty kam nxjerrë nga duart e mia me qindra qilima me motive të Krujës. Por, mësova të end edhe sixhade. Dikur sixhadet e Krujës kërkoheshin shumë në tregjet e Europës dhe ne ndjeheshim krenare për punën që bënim, sepse, përmes sixhadeve dhe qilimave, përcillnim tek të huajt motivet dhe shpirtin tonë të pasur. Ja, shikojeni këtë qilim, që kam në tëezgjah.

Është I gjithi me motivet tona: fushë e kuqe dhe shqiponja të zeza brenda fushës së kuqe. Kornizat e qilimit janë të bardha, edhe ato sipas traditës sonë.” “Keni ende kërkesa për qilima nga turistët e huaj, që vijnë dhe vizitojnë Krujën Mejte?” - e pyet Besa.

“Edhe kemi, përgjigjet Mejtja. Por këto kërkesa janë spontane. Qyshse është mbyllur ndërmarja e qilimave, shteti ka hequr dorë nga sigurimi I tregut për qilima dhe sixhade dhe tani punojmë në dy firma private. Dhe qilimat tanë kanë nevojë për njohje nga të huajt, që vizitojnë Muzeun. Mungojnë pra revistat dhe fletëpalosjet. Këtu, tek unë, vazhdojnë të vijnë dhe bëjnë porosi të huaj, që mbajnë në duar adresën tonë, të cilën ua kanë dhënë vizitorët e hershëm.

Vijnë me rekomandime pra. Nuk ka ende një promovim të organizuar të tregut të qilimave dhe sixhadeve…” Pas bisedës, ne pijmë një çaj mali me zonjën e shtëpisë dhe vazhdojmë udhëtimin drejt rrugicave të tjera të lagjes Kala.

Rrugica, ku është luajtur filmi “Skënderbeu”

Ka ardhur meësdita. Dhejtra fëemijë të vegjël, që kanë mbaruar ditën e shkollës, vërshojnë mbi kalldrëmet e rrugicës. Mjaft prej tyre lëvizin krahët në ajër, duke imituar lëvizjen e trimave të Skënderbeut me shpata në duar. Dëgjohen imitime zërash të personazheve të filmit. “Gjin, e ke mbi kokë turkun… bjeri Gjin…” ose “Gjon, shko tek muri dhe rrëzoja shkallët turqve… forca Gjon…” Ne qeshim.

“Ah, tamam këtu, në këtë rrugicë, është luajtur një pjesë e filmit dhe fëmijët tanë duan t’I ngjajnë të gjithë Skënderbeut. Dhe Gjinit. Ja, pikërisht në këtë vilë me portë të madhe dhe me mure të lartë… Veçse, vini re… Vila është braktisur. Aty nuk jeton më asnjeri. Të zotët e saj, krutanë të hershëm, pas viteve ’90 kanë emigruar në Amerikë dhe shtëpia ka mbetur e braktisur. Aq sa, dalngadalë, po rrënohet nga viti në vit, për shkak të motit të egër që bën në dimër. Po thyhen tjegullat, po kalben dritaret dhe dyert e shtëpisë; po nxihen trarët e çardakëve. Dikur aty kanë jetuar mbi 4 familje. Sot… heshtje e madhe.

Në këto kushte, unë mendoj se shteti, Ministria e Kulturës dhe drejtorias e Trashëgimisë Kulturore, duhet të flasin me të zotët e shtëpisë dhe të bien dakord ta kthejnë në muze këtë vilë, duke investuar për rikonstruksionin e saj. Ndërsa ballpërballë kësaj vile të madhe, ja ku jemi në shtëpinë e familjes Pikli. Edhe kjo një familje shumë e njohur në Krujë, për traditat e saj patriotike dhe mikpritjen. Ja, shikoni. Mjeshtri duarartë I punimeve në dru, Nazmiu, u bë ditë që po punon për restaurimin e portës së madhe, me qemer guri të bardhë. Shikoni sa bukur…” Bedsa ka të drejtë. Kjo shtëpi u ngjan shtëpive të ëndrrave.

Besim Pikli, një burrë tipik krutan, na fton të hyjmë brenda në oborrin e vilës. Hyjmë dhe, pasi I urojmë për gjithçka të bukur shohim aty, pijmë nga një limonatë me lëng trëndafili dhe vazhdojmë të ecim në rrugica të tjera të lagjes Kala. Deri sa vijmë në tek sheshi I madh para Muzeut. Aty ku vila më e bukur, e shëndrruar në Muze etnografik, na kujton familjen e madhe të Toptanëve, thotë Besa. “Cilat janë disa prej familjeve më të mëdha krutane?” - e pyes.

“Toptanët, familja e fisit Kupi, Ramat, Shetat, Dollmat…Një prej përfaqsuesve të fisit Dollma, Bakiu, ka shkruar për Krujën disa libra historikë, që shërbejnë edhe si guida për turistët e huaj, që vizitojnë Krujën. Ndërsa me këtë rast, shton Besa, unë po ju njoh edhe me emrat e lagjeve më të mëdha në Krujë: lagjia Varosh, lagjia Zaharia, lagjia Abaze dhe Kasme… Kruja është një perlë e vërtetë në historinë e Shqipërisë.

Dhe unë jam krenare, që jam pjesë e saj…”Një grup I madh turistësh nga Kosova, kanë ndaluar pranë pazarit të vogël brenda oborrit të kalasë. Marrin në duar sende dhe objekte të ndryshme, blejnë disa prej tyre. Burrat vendosin mbi koka qeleshe të bardha ndërsa gratë varin ndën krahë çanta të leshta dhe të qëndisura bukur. “ Gjysh, nuk ngjaj si Skënderbeu?” - thotë një djalosh I vogël reth të 12-tave, që ka vendosur në kokë një përkrenare si ajo e heroit tonë kombëtar. Ai afrohet tek dy prindërit dhe, ashtu siç janë, në grup, bëjnë sellfie me një kamera të vogël…Nuk ka kujtim më të bukur, se ky në Krujë… 

‘Sekrete’ qe nuk i dini per meshkujt

‘Sekrete’ qe nuk i dini per meshkujt


Te gjithe meshkujt kane ‘sekrete’. Po ju zbulojme disa prej tyre.

1. Mos u perpiqni te mesoni nje mashkull ne publik sesi ta beje diçka. Ata mesojne ne privatesi, ne publik ata dine gjithçka.

2. Kur nje grua sheh se rrobat i rrine ta ngushta, ajo do te mendoje se ka fituar peshe. Kur nje burre sheh se rrobat po i rrine ngushte, ai mendon se veshjet jane tkurrur.

3. Te martosh nje burre te divorcuar eshte pergjegjesi ekologjike. Ne nje bote, ku ka me shume femra se meshkuj, paguhet per te ricikluar.

4. Burrat jane njerez shume te sigurt. Mashkulli eshte aq i bindur se kur shikon sport ne televizion, ai mendon se nese perqendrohet, mund ta ndihmoje ekipin e tij.

5. Nese doni vemendjen e nje mashkulli, mos u perfshini ne momentet kur ai eshte duke pare nje ndeshje futbolli.

6. Burrat jane si telefonat me shume butona. I bene ata te ndjehen me te rendesishem.

7. Menyra sesi nje mashkull e shikon veten ne pasqyre, do t’u tregoje nese ai mundet ndonjehere te kujdeset per dike tjeter.

8. Burrat nuk kane celulit. Perendia duhet te jete mashkull.

9. Kur jane 4 ose me shume djem se bashku, ata flasin per sportin, kur jane 4 ose me shume vajza se bashku ato flasin per djemte.

10. Nese nje mashkull te thote, “Une do te telefonoj ty,” dhe ai nuk e ben, ai nuk harroi … ai nuk e ka humbur numrin tuaj … ai nuk vdiq. Ai thjesht nuk do te te marre ne telefon.

11. Meshkujt, te cilet degjojne muzike klasike, nuk jane te prirur te peshtyjne.

12. Meshkujt harrojne gjithçka, femrat kujtojne çdo gje.

13. Meshkujt, qe kane shpuar veshet, jane me shume te pergatitur per martese. Ata kane pervojen e dhembjes dhe kane blere bizhuteri.

14. Meshkujt do ta donin me shume monogamine, nese ajo nuk do t’u dukej shume si monotoni.

15. Kini kujdes nga meshkujt, qe jane tullace dhe te pasur, arroganca e te “pasurit” zakonisht e anulon te miren e te qenit “tullace”.

Arsyet me te cuditshme per divorc

Arsyet me te cuditshme per divorc
SHBA, syte kater nga videolojrat

Vetem lojra? Kujdes sepse videolojrat fshehin edhe rreziqe. Nje ushtar amerikan qe sherben ne Irak, ka zbuluar tradhetine e gruas fale lojes “Nintendo Wii”. Pas kthimit nga misioni nje vjeçar ne Irak, i vene ne dijeni nga miqte, ushtari ka zbuluar se ne gjirin e shtepise ishte nje tjeter mashkull, profili i nje lojtari qe i perngjante shume njeriut te dyshuar si i dashuri i gruas se tij. Duke kontrolluar kronologjine e ndeshjeve, marinsi ka zbuluar te gjitha netet qe mysafiri kishte kaluar duke luajtur “bowling” se bashku me gruan e tij. Nuk eshte e qarte nese te dy kane bere “strike”, por gruaja thote se i ka dhene vetem nje puthje te vogel.

Kine, ndarja per shkak te tortave te shumta

Nje burre i ka kerkuar divorcin gruas se tij, duke u justifikuar me faktin se ishte i lodhur me tortat qe ajo i pergatiste me shume dashuri. Cheng Yu, fillimisht tha se te gjitha keto embelsira ne fillim ishin nje kenaqesi, por tani vetem fjala “embelsire” i ngrinte qimet perpjete. Sipas tij, gruaja e detyronte te hante nje embelsire ne cdo vakt, “Torta me veze, fruta dhe çokollate, nuk i duroj dot me!”. 31 vjeçari nga Pekini ka kercenuar gruan e tij 27 vjeçare, qe do te divorcohen per kete shkak, nese nuk do te pushonte se pergatituri torta.

Itali, merr te emen ne muaj mjalti

Nena eshte gjithmone nene, sidomos per italianet. Por kur transformohet ne vjehrre, mund te behet motiv i grindjeve dhe diskutimeve. Mariana, e sapomartuar, nuk ka gjetur vetem burrin dhe valixhet ne aeroport, por edhe vjehrren. Pasi mberriten ne Paris, gruaja e nevrikosur, ka urdheruar burrin e saj te ktheje te emen ne shtepi, por kjo e fundit nuk pranoi te heqe dore nga pushimet franceze, duke nxjerre justifikime shendetesore. Pas tre jave udhetimi ne France, 36 vjeçarja e sapomartuar, ka kerkuar divorc nga i shoqi, per shkak te afrimitetit te tepruar nga ky i fundit me te emen.

Egjipt, divorci nepermjet SMS

Kini kujdes ndaj mesazheve qe dergoni. Nje grua nga Kajro, pas nje zenke, kishte refuzuar t’i pergjigjet te shoqit, nje zyrtar egjiptian ne detyre. Por reagimi i burrit ishte i papritur: thjesht nje mesazh i shkurter “Dua divorcin, keshtu meson t’u pergjigjesh telefonatave te mia!”. Megjithate, pas pajtimit, burri e ka perdorur perseri kercenimin e divorcit nepermjet sms, derisa ja ka shprehur edhe me ze. Per ligjin islamik, eshte shume e thjeshte per burrin qe te kerkoje divorcin, mjafton t’i thuash gruas “Inti talaq” (jemi te divorcuar) tre here, dhe kjo eshte e barabarte me fundin e marteses. Pas dy mesazheve dhe nje sqarimi balle per balle, tashme nuk eshte e qarte nese martesa eshte akoma e vlefshme. Autoritetet fetare pohojne se divorci, eshte i efektshem ne syte e Zotit, por gjykata ende duhet te vendose se sms-te mund te konsiderohen te vlefshem.

SHBA, ai 84 vjeç, ajo 22 vjeç, por nuk arrin te kape ritmin e tij

Nuk eshte diçka e rralle qe nje manjat i pasur te martohet me nje grua te re, por qe ajo eshte e detyruar te paraqese kerkesen per divorc sepse nuk mund te ndjeke ritmin e tij, ky po qe perben lajm. Kristin Georgi, 22 vjeç, nje bjondine e re, terheqese ne kohen kur eshte martuar me Joe Hardy, ndoshta shpresonte te gjente luksin dhe qetesine. Po shume shpejt, ka kuptuar, se nuk mund te kapte ritmin e bashkeshortit te moshuar, gjithmone ne udhetim, nga nje qytet ne tjetrin, me avionin privat te tij, i cili e kishte te pamundur te qendronte me shume se nje dite ne nje vend. Ndersa ajo mendoi divorcin si zgjidhjen me te pershtatshme.

Rumani, burri nuk vesh te brendshme

Nje grua 24 vjeçare rumune, i ka kerkuar divorcin burrit te saj, sepse ky i fundit refuzonte te vishte te brendshmet. Emese Nagy, i ka rezistuar vetem nje vit marteses me Tamas. Perpara se te martohej, nuk dyshonte se burri i ardhshem e perbuzte thelle idene e veshjes se mbathjeve. Ne fillim kjo gje nuk i jepte shume bezdi, por problemet filluan kur kuptoi qe grate e tjera, te vetedijshme per zakonin e çuditshem te burrit, e shikonin me sy te zgurdulluar. Para gjykates, Tamas Nagy, tha se, e donte gruan e tij, por qe nuk mund t’i vishte dot kurre te brendshmet, edhe nese kjo mund te jete shkaku i divorcit te tyre.

Nigeri, kryen nevojat e tij ne tenxhere

Nje grua nigeriane, i ka paraqitur kerkesen per divorc burrit te saj, duke e akuzuar se ky kryente nevojat e tij ne enet e gatimit. Olueakele Ogundele tha para gjykates, se i shoqi ishte nje pijanec, qe ne kulmin e dehjes, harronte çdo rregull edukate dhe bente nevojat e tij ne enet e kuzhines. Zonja Ogundele, perveç se nuk e do me te shoqin eshte ankuar se puna e larjes se eneve eshte bere edhe me e padurueshme.

Rusi, divorci per nje bast

Andrei Karpov di Murmansk, pasi kishte mbaruar te gjitha parate ne nje loje pokeri, i’u ka ofruar kundershtareve, gruan e tij per te qendruar ne loje, por e ka humbur edhe ate. Kundershtari Sergey Brodov, ka bere te ditur fitoren e tij, por lajmi nuk u prit mire nga Tatiana, gruaja e prekur nga kjo ngjarje, vendosi te lere burrin e saj dhe te filloje nje lidhje te re, pikerisht me kundershtarin Brodov, i cili tashme eshte bere burri i saj.

Gjermani, gruaja teper e zjarrte

Nje burre i deshperuar me origjine turke, por rezident ne Gjermani, ka kerkuar ndihmen e policise, per t’u mbrojtur nga gruaja e pangopur. Burri tha se, ishte i detyruar te flinte ne divan per t’i shpetuar deshirave per seks te gruas se re. Tani, mesa duket, burri ka vendosur perfundimisht te ndahet dhe te zhduket nga shtepia, me shprese se do te gjeje pak qetesi dhe te shkoje ne pune me me shume fuqi.

5 arsye perse femrat duhet te bejne seks cdo dite

Lodhja, rutina, femijet dhe nje sere problemesh te tjera nuk kane fund. Gjithe kjo ngarkese reflektohet ne menyre direkte ne shtrat duke zbehur ndjeshem intensitetin e raporteve seksuale mes bashkeshorteve.

Shkrimtarja amerikane Meg Conley rendit pese arsye se pse cdo femer duhet te beje dashuri me partnerin cdo nate.
5 arsye perse femrat duhet te bejne seks cdo dite
– Sepse pervec te qenit nene qe kujdeset per femijet dhe shtepine, femra eshte edhe grua dhe dashnore. Zbulimi i kesaj kenaqesie fale nje perkedhelje ndaj bashkeshortit apo me shume se kaq, eshte nje eksperience e bukur qe duhet perseritur cdo nate.

-Nese deshironi qe bashkeshorti juaj te sillet si nje burre i vertete, duhet qe ta trajtoni si te tille. Keshtu qe cdo femer duhet ti garantoje perkedheli dhe intimitet.

-Sepse eshte e rendesishme qe te perfitoni nga cdo moment per intimitet, qofte kur femijet i ze gjumi, apo ne nje moment kur jeni vetem. Sepse ai djali qe iu priste poshte shtepise, eshte po aty.

-Seksi largon stresin, ndaj nuk ka nevoje per shume shpjegime. Thjesht lereni veten te lire.

-Jeta eshte e mbushur me gjera te bukura, keshtu qe nuk ka arsye pse duhet te hiqni dore nga njera prej tyre. Nuk ka gje me te bukur se ta mbyllni diten ne krahet e partnerit.

Cfare mendon femra kur e sheh per here te pare penisin?

Cdo mashkull se paku njehere i ka bere pyetje vetes se cfare ka menduar partnerja e vet kur per here te pare ka shikuar penisin e tij. Pergjigjet do te mund t’ju befasojne mjaft, por edhe do t’ju bejne te qeshni.
Cfare mendon femra kur e sheh per here te pare penisin?
Shumicen e femrave me shikimin e pare do t’i hutoje ajo nuanca e ngjyres vjollce te erret, nderkaq shumica e femrave do te pajtohen qe nuk kane pare nuance te tille askund tjeter ne trup. Vec kesaj, ajo ngjyre eshte edhe nje shenje e eksitimit ekstrem, keshtu qe rrallekush do te mbetet indiferent.

Depilimi eshte i nevojshem

Pervec faktit qe duket shume i crregullt, qimet ne zonen gjenitale nuk jane edhe aq te deshirueshme. Vec kesaj, nese se paku i shkurtoni, penisi do t’ju duket me i madh, kete mendim e kane edhe shumica e femrave.

Aromatik dhe i paster

Cdo femer e deshiron mashkullin i cili kanje higjiene fantastike, por nese ndonjehere i ulni breket, neper koke do t’i kalojne mendimet – ah, sa i lemuar, sikur mendafshi, gjatesi dhe trashesi e persosur, por edhe aromatik dhe i paster – nuk do te kete shans t’ju refuzoje.

“Vegel” e persosur

Disa meshkuj ndodh qe te ndihen mjaft pakendshem kur te zhvishen para partneres. Mirepo, eshte e paarsyeshme te ngarkoni veten me madhesine e penisit tuaj. Nderkaq, nese partnerja i ben kompliment “vegles” suaj, mos e kundershtoni dhe mos kerkoni te riperserise.

Surprizat

Peniset e disa meshkujve, ne shikim te pare, mundet edhe te mos duken aq te fuqishem, megjithate kur fillon aksioni – pasojne surprizat. Edhe pse ndoshta ne shikimin e pare nuk eshte dukur i madhesise se pritshme, mundesia e tij gjate rritjes mrekullon, nderkaq me kete rritje secila femer do te jete e kenaqur.

I lakuar

Veshtire te ndodhe qe ndonje penis te jete krejtesisht i drejte, mirepo ka edhe te tille te cilet dukshem jane te lakuar nga ana e djathte apo nga e majta. Megjithate, shikimi i penisit te tille femrave u ben me dije qe do te kene seks shume interesant.

Shume i madh

Me rastin e shikimit te pare te penisit mjaft te madh, femrat nuk do te ngazellehen edhe aq, por, nga frika, neper koke vetem sa do t’u kalojne mendimet a do t’i shkaktoje dhembje.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...