Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/15

Rrahman Paçarizi do që Seminari mos të jetë institucion i izoluar i albanologjisë



“Ky seminar, shenjë identifikuese e Kosovës dhe e Prishtinës”


Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa tha se Seminari në Prishtinë rol të jashtëzakonshëm për njohjen e kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe

Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr.  Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i 35-ti me radhë, organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës.

Kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë që ka seminari për njohjen e letërsisë dhe kulturës shqiptare.

“Ky seminar tanimë ka traditë dhe njohje ndërkombëtare. Është bërë shenjë identifikuese e Kosovës dhe e Prishtinës dhe kjo të gjithë neve na bënë nder” tha kryeministri.

Mustafa tha se ndjehet i lumtur që kjo traditë po vazhdohet dhe ky seminar po ndikon dukshëm në pasurimin e dijeve albanologjike duke trajtuar çdo vit tema të ndryshme dhe të larmishme nga këto fusha.





Sot në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit të XXXV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Në këtë solemnitet ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, ministra, ambasadorë, akademikë dhe seminaristë.

Në një fjalë rasti, drejtori i Seminarit, Rrahman Paçarizi, ftoi rektorin, prorektorët dhe autoritetet akademike që vendosin për valorizimin e punës shkencore në Universitetin e Prishtinës të kenë parasysh faktin se Seminari nuk është institucion i izoluar i albanologjisë, por institucion që krahas promovimit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, synon ta ndërlidhë albanologjinë me shkencën dhe letërsinë botërore.

“Studimet kontrastive e ndihmojnë albanologjinë. Injorimi i tendencës për përfshirjen e albanologjisë në shkencën dhe letërsinë botërore shpejt mund ta shndërrojë Seminarin në një institucion lokal të dijes që sillet rreth vetvetes”, theksoi Paçarizi.

Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, tha se të flasësh për historikun e Seminarit është të sikur të flasësh për jetën e Fakultetit të Filologjisë në veçanti dhe të UP-së në përgjithësi.

“Një rrugëtim i vështirë, me shumë peripeci, por gjithnjë në kërkim të ngritjes dhe avancimit të dijes, në kërkim të forcimit të bashkëpunimit ndërakademik dhe në kërkim të promovimit të vlerave tona në botë, një tubim i lartë shkencor dhe kulturor që ka arritur të shndërrohet në një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar dhe me impakt të lartë në avancimin e shkencës dhe të kulturës, në zbërthimin e gërshetimit të gjuhëve e të kulturave të ndryshme me shqipen dhe në avancimin e studimeve gjuhësore, letrare dhe kulturore të shqipes në shumë qendra botërore universitare”, tha Rugova.

Ndërsa Rektori i UP-së, Marjan Dema tha se ky organizim shkencor synon të promovojë gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare dhe është dëshmi e gjallë që këto institucione kanë potencial për prodhim të dijes dhe shkencës.
“Kam disa arsye pse e konsideroj këtë institucion të rëndësishëm për këtë eveniment shkencor për institucionet tona. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i cili tani është në edicionin e 35-të me radhë në të cilin kanë kaluar studiues të letërsisë dhe gjuhës shqipe”, është shprehur Dema.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa, e cilësoi Seminarin si një prej ngjarjeve e cila e përfaqëson më së miri identitetin dhe kulturën shqiptare.
“Seminari pa asnjë dyshim tanimë është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës shqiptare ku bashkohen njerëz të gjuhës shqipe, të letërsisë dhe kulturës dhe për disa ditë ata këmbejnë kulturën e tyre, dhe mësojnë gjithnjë duke avancuar edhe më tutje dijet albanologjike”, shtoi më tutje Mustafa.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në fjalën e tij falënderoi themeluesit dhe profesorët të cilët i kanë dhënë jetë Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

“Ky është një shembull i mirë do të thosha për institucionet e Republikës së Kosovës, një traditë shumë e mirë e promovimit të Kosovës e cila do të duhej të ndodhte jo vetëm në këtë fushë, e cila po tregon dhe po besoj veçanërisht në fushën e zhvillimit tonë ekonomik në mënyrë që të kemi sa më shumë investitorë që investojnë në Kosovë, ta njohin Kosovën ashtu si besoni dhe të vini sot në Kosovë me dhjetëra e qindra studiues të albanologjisë”, tha Veseli.


*****



SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE

FAKULTETI I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Prishtinë, Rruga Nënë Tereza, pn.KOSOVË


Tel. +38138 222 970

E-mail:

seminari.filologjik@uni-pr.edu;

 rrahman.pacarizi@uni-pr.edu

Drejtor: Prof. asoc. dr. Rrahman Paçarizi
Bashkëdrejtor: Prof. dr. Aljula Jubani
Sekretar: Prof. asoc. dr. Qibrije Demiri - Frangu
Bashkësekretar: Dr. Viola Isufaj
Sekretarë profesionalë: Ma. Kadire Binaj dhe Ma. Alban Zeneli

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e katër sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

SEMINARI XXXV DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË NGA 15 – 26 gusht 2016

Arritja e seminaristëve në Kosovë, më 14 gusht 2016 (e diel). Hapja solemne e Seminarit XXXV, më 15 gusht 2016, në orën 11:00.

Programi bazë i Seminarit XXXV:
1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë);
2. Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4. Ligjërata për kulturën shqiptare;
5. Referime shkencore;
6. Ligjërata të përgjithshme;
7. Tryeza të rrumbullakëta;
8. Tryeza e doktorantëve:
8. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës;


SESIONET SHKENCORE (25 – 26 gusht 2016)

Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (25 - 26 gusht 2016) janë:
- Gjuhësi: Varietetet e shqipes
- Letërsi: Koncepti i tjetit në letërsinë shqipe
- Kulturologji: Media dhe kultura në epokën e internetit

Afati për dërgimin e titullit të kumtesës dhe të abstraktit të bashkëngjitur (deri në 300 fjalë) është deri më 15 maj 2016.

 Abstrakti është i domosdoshëm!


Adresa e e-mailit: seminari.filologjik@uni-pr.edu

THE INTERNATIONAL SEMINAR ON ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE



FACULTY OF PHILOLOGY OF THE UNIVERSITY OF PRISHTINA

Mother Theresa, st, nn., Prishtina, KOSOVA

Tel. +38138 222 970

E-mail: :

seminari.filologjik@uni-pr.edu; 

 rrahman.pacarizi@uni-pr.edu


Director: Prof. Asoc. Dr. Rrahman Paçarizi
Codirector: Prof. Dr. Aljula Jubani
Secretary: Prof. Asoc. Dr. Qibrije Demiri - Frangu.
Cosecretary: Dr. Viola Isufaj
Assistant Secretary: Ma. Kadire Binaj and Ma. Alban Zeneli


The International Seminar on Albanian Language, Literature and Culture was founded in 1974 at the Faculty of Philology (Faculty of Philosophy at that time) of the University of Prishtina. This seminar is organized for the students, professors and researchers outside Kosova and Albania engaged in the Albanian sciences and in albanology in general.

The Seminar has so far organized 34 Sessions. In 1991 the imposed Serbian rule discontinued the activities of the Seminar. In 1995 and 1996, in co-operation with the Institute of Linguistics and Literature of the Academy of Sciences and Arts of Albania, the Seminar was forced to develop its activities in Tirana. Since the year 2000 the Seminar performs its activities in Prishtina. The 19th and the 20th sessions were organized in cooperation with the Institute of Linguistics and Literature of the Academy of Sciences of Albania.



THE 35th SEMINAR WILL DEVELOP THE ACTIVITIES IN PRISHTINA FROM 15 – 26 August 2016



The arrival of the participants in Kosova – 14 August 2016. The opening ceremony of the Seminar is on 15 August at 11:00 AM.

The basic program of the 35th Seminar:
1. Intensive courses of the Albanian language (three levels);
2. Particular lectures in Albanian linguistics;
3. Lectures in Albanian literature;
4. Lectures in Albanian culture;
5. Scientific references;
6. General lectures;
7. Round tables;
8. The table of PhD students;
9. Additional cultural program aiming to show the participants the natural beauties of Kosovo and the activities in other centers;

COLLOQUIUM (25 - 26 August 2016)

· Linguistics: Varieties of Albanian Language

· Literature: The Concept of the Other in Albanian Literature

· Culture: Media and Culture in the Age of Internet



Abstract of 300 words, including author’s name and affiliation, should be sent to seminari.filologjik@uni-pr.edu. The deadline for submission is May 15, 2016.



Seminari XXXIV-2

Seminari XXXIII-1

Seminari XXXIII-2
Seminari XXXII-2

Seminari XXXI-1


Seminari XXXI-2


Dash Kaloçi sjell “Kadareja i denoncuar”

kadare
Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-se, të klasifikuara “Tepër Sekret”, me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve; analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të papublikuara më parë. Gazetari dhe studiuesi Dashnor Kaloçi, promovoi sot në Hotel Tirana librin e tij “Kadare i denoncuar”, botim i UET Press. Ky libër sjell fakte nga dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare. Në këto dokumente kanë vënë firmën ish-ministrat e kohës, Kadri Hazbiu dhe anëtarë të Byrosë. Gjatë promovimit folën avokat Spartak Ngjela, shkrimtari dhe studiuesi Sadi Bejko dhe botuesi Henri Çili. Ata vlerësuan punën e gazetarit Kaloçi në zbulimin e arkivave dhe sjelljen e së vërtetës para publikut.

Dokumentet sekrete të nxjerra në këtë libër përfshijnë një hark kohor relativisht të gjatë nisur prej vitit 1962 deri më 1982, që përkojnë me dokumentin e parë me të cilin hapet libri dhe atë të fundit, mbylljen në vitin ‘82. Dokumentet dalin për herë të parë nga arkivat dhe japin një panoramë të funksionimit të shërbimit sekret, ku jo të gjitha i takojnë ekskluzivisht Kadaresë.

“Dokumentet që janë përfshirë në këtë libër i përkasin periudhës kohore nga viti 1962 deri në vitin 1982. Pra një periudhe kohe që përfshin një periudhë plot njëzetvjeçare. Që do të thotë se dokumenti i parë me të cilin hapet dhe libri është i vitit 1962 dhe dokumenti i fundit me të cilin mbyllet i përket vitit 1982”, thotë Kaloçi. Gazetari kërkoi ndjesë familjarëve të personave që përmenden në libër me emër mbiemër, por shtoi se kjo zgjedhje është bërë për ti shërbyer të vërtetës.

“Të 31 dokumentet që janë pasqyruar në libër, janë raporte, informacione, dëshmi, letra, relacione, kërkesa, proces-verbale, korrespodencë e karakterit zyrtar ndërmjet institucioneve shtetërore të asaj kohe, si dhe tema, raporte, biseda të mbajtura në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, proces-verbale të mbledhjeve të saj, etj., etj. Dhe të gjitha këto që përmenda, kanë të njëjtën destinacion ku adresohen: Komitetin Qendror të PPSH-së, funksionarët e lartë të saj, anëtarët e Byrosë Politike e udhëheqësit më të lartë, duke filluar nga Manush Myftiu, Ramiz Alia, Mehmet Shehut dhe personalisht Enver Hoxhës.

Një pjesë e dokumenteve janë të sektorit të arsim-kulturës pranë Komitetit Qendror, i cili mbulonte edhe Lidhjen e Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, dhe instruktorët përkatës të këtij sektori, për çdo punë apo problem të tyre, informojnë eprorët e tyre në Komitetin Qendror të PPSH-së. Dhe kjo sipas specifikës së problemit apo punës e sektorit përkatës që mbulonin sekretarët e Komitetit Qendror si, Ramiz Alia, Hysni Kapo, Hekuran Isai etj..”,- sqaron Kaloçi.

THANE:

Henri Çili

Kur Dashnor Kaloçi erdhi dhe më tha se kam disa dokumente ku flitet për Kadarenë, një numër dokumentesh: 31 dokumentet e Komitetit Qendror dhe një që flitet për bashkëshorten e tij, Helena Kadarenë, m’u duk si realizim i diçkaje që prej vitesh e kishim menduar edhe në rrethet gazetareske. Kadare është një temë shumë e diskutuar para d he pas komunizmit, në mediet ndërkombëtare dhe vendase. Ai ka ithtarë të flaktë, ka kundërshtarë të flaktë , n lidhje me rolin e tij sui generis, por edhe të elitës intelektuale gjatë kohës së komunizmit, raportet me regjimin. Ishin pjesë e regjimit, kundërshtarë, të toleruar, bashkëpunëtorë që regjimit, fajtor, etj., etj., dhe asnjëherë nuk e kam kuptuar se përse nuk dalin dokumentet dhe këto dokumente , të paktën diskutimi do të ndërtohej mbi këtë bazë. Prandaj bëmë një pakt me Dashin se do të botonim fjalë për fjalë këto dokumente pa hequr asgjë dhe pa shtuar asgjë dhe është thënë edhe në parathënie se autori dëshmon autenticitetin e këtyre dokumenteve dhe vërtetësinë e tyre. tema është e gjerë dhe e diskutueshme. Ne besojmë se hapim një diskutim mbi dokumente autentike, edhe pse duhet thënë se studiuesi Shaban Sinani ka botuar para disa vitesh dhe elementë të tjerë në shtyp, një libër, por dokumentet ishin të paplota. Arkivat po hapen, fatmirësisht ka një ligj të ri për hapjen e dosjeve duke respektua të drejtën e të ndjekurve pa cenuar të drejta të tjera të njeriut dhe procese të tjera kushtuese e kështu me radhë, ato janë një mundësi tjetër për t ë vazhduar më tej kërkimin e të vërtetave të tjera të këtij vendi.

Sadik Bejko

Të merresh me arkivat, aq më tepër me arkivat e një kohe të diktaturës është njësoj si të merresh me anën e errët të historisë së një vendi. Dhe për këtë anë të errët jemi një vend që mund të themi se jemi të pasur. Por mendoj se pikërisht, parë në këtë thellësi, në anën tonë të errët mendoj se mund të bëhemi më të mirë. Ky vështrim i Dashnor Kaloçi në dokumentet e kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar , por për më tepër aty përmendet mbi 15 vjet një histori e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqipe, për atë periudhë. Dhe të merresh me letërsinë është si të merresh me pushtetin. :letërsia gjithmonë ka qenë në pushtet. Dhe pushteti gjithmonë është ndjekur nga konkurrenca, është ndjekur nga paraskenat dhe prapaskenat e saj. Dhe këtu futemi në një prapaskenë më të errët të një pushteti, siç është ai i intelektualëve në diktaturë, aq më tepër që aty është një zë i shquar i letërsisë për atë kohë dhe për këtë kohë, ndoshta në të gjithë kohërat; Ismail Kadare. Kur thashë pak më parë se kemi hyrë në sferën e pushtetit, duhet të dimë që letërsia është pushteti por ishte një kohë kur shteti nuk lejonte të kishte tjetër pushtet veç pushtetit të tij . Dhe ky pushtet i shkrimit, i inteligjencës ndiqej me xhelozi nga shteti. Prandaj këtu kemi përndjekjen e intelektualëve, të kulturës shqiptare, përndjekjen deh denoncimin e një shkrimtari si Ismail Kadare. Denoncim , që nga sa del në libër nis që nga sferat poshtë, nga kolegët, shkrimtarët, njerëzit e zakonshëm deri te autoritet më të larta të shtetit e deri te vetë diktatori shqiptar në atë periudhë. Ky libër bën një prerje tërthore të të gjithë asaj politike të kohës mbi kulturën shqiptare. Në një libër të tillë ka pjesë jo vetëm politika, por edhe ana njerëzore. Lasgush Poradeci ka një varg: “Qëndroj në tmerr, Zili e botës” . Edhe zilia e shkrimtarëve me shkrimtarët ka çuar te denoncimi. Edhe konkurrenca, edhe xhelozia. Këtu ka edhe një gjë tjetër që Kundera e përmend në shkrimet e veta: “Në Çeki u viheshin përgjues shkrimtarëve dhe kjo ndonjëherë jepej edhe në mediet”…dhe dihet, që është ana e errët e njeriut. Njerëzit me njëri-tjetrin shfryjnë zili, shajnë ndonjëherë miqtë e ngushtë, thonë e çfarë nuk thonë. libri ka pjesën e tij polikë, filozofike e njerëzore. Një libër me shumë vlera në kulturën e ndërgjegjes sonë njerëzore. Këto thellësi të errëta kamë bërë ndonjëherë që këto arkiva të mbushen plot. Ismail Kadare ka thënë “Për mua mund të jenë thënë shumë gjëra, po gjeni për mua dy gisht letër që unë mund të kem thënë për dikë”. Sa shkon koha, dalin çfarë janë thënë kundër tij, lart e poshtë në të gjitha nivelet e shoqërisë, por nuk del që prej tij në një mënyrë të fshehtë diku në ndonjë arkiv të jetë depozituar nga Kadare kundër ndonjë kolegu.

Spartak Ngjela

Unë e lexova librin. Libri nuk është në lartësinë e duhur , të jemi realist, në funksion të ndjekjes. Janë pak dokumente. Por do të vazhdojë, thotë universiteti. ndjekja ose përplasja e Ismail Kadaresë me regjimin ka tjetër përmasë. Nuk kishte mundësi ta pranonte regjimi e as zhdanovizmi Ismail Kadarenë.
Ismail Kadare ka një meritë, që s’ka asnjë vepër që të jetë zhdanoviste , asnjë. Dhe problemi është si e kanë pranuar, përse është pranuar, unë them që e ka thyer me talent.
Talenteve të mëdhenj, edhe diktatorët e mëdhenj u trembeshin. Nuk është problemi nëse Ismail Kadare ka qenë një i përkëdhelur i diktaturës, siç thonë të patalentuarit.
Në Rusi, në kohën e Carit thoshin se ka dy carë: Një ishte Tolstoi dhe tjetri vetë Cari.
Kështu duhej thënë edhe këtu. Ismail Kadare shpëtoi nga fati, sepse “gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” u bë bestseller në Francë dhe në Perëndim. dhe Enver Hoxha nuk ishte aq budalla, sa të mos kapte as këtë, që nuk mund t’i lejonte vetes një disident në përmasa perëndimore. Por Kadareja ka qenë në luftë, sepse del edhe nga libri që është fenomen në ambientin shqiptar. Në një ambient oriental është fenomen perëndimor. Letërsia shqipe nuk ka qenë lindore deri në momentet kur erdhi komunizmi, por komunizmi donte t’i jepte një ngarkesë shterpë që ta shfrytëzonte për veten, me anë të një metode sovjetike që u quajt realizëm socialiste, por që ishte zhdanovizëm.
Kadareja ka një konflikt të madh me Ministrinë e Brendshme, pro nuk del shumë saktë në libër. Duhet të gërmoni se atje i keni dhe nuk kishte sesi, sepse ishte ajo lufta e madhe mes një talenti dhe antitalentit që përfaqësonte regjimi.
A.Pipa e ka thënë i pari në kritikën që i bëri veprës “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” dhe e tha shumë bukur “ Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë letrare është kundër regjimit”. Në fakt kjo është maksimë e njohur sot. Nuk është çështja që je kundër regjimit se ka dalë dhe ke folur kundër tij. Ke krijuar metodë në funksion të një lirie. Kështu e kam parë unë.

Dashnor Kaloçi

Dhënia e dokumenteve të plota, do lëndojë shumë njerëz. Janë njerëz të gjallë, familjarë të tyre, ne kërkojmë një mirëkuptim publik. Po të botoheshin me iniciale mund të kishte krijuar më tepër probleme, hamendësime, dhe do jepte vetëm një gjysmë të vërtetë kështu që vendosëm të jenë të gjitha pa hequr asnjë presje nga libri. Madje shumë nga personazhet që janë këtu në sallë, dalin në dokumentet e sigurimit, jo për ta denoncuar për keq Kadarenë, pror nga ana letrare. Kjo tregon se Sigurimi ka qenë shumë i ndjeshëm ndaj Kadaresë, çdo fjalë që thuhej për të në rastin konkret në një qyet periferik në veri të vendit, ato të gjitha Ministri i Brendshëm asaj kohe ia paraqiste udhëheqjes, Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe kanë shënime që janë parë prej tyre.
Na arkivi i Ministrisë ë Brendshme këtu është vetëm një dokument që ka dalë prej kohësh, në mënyrë absolute këtu nuk jepen dokumentet , të tjerat i kanë ligjvënësit, ne deri këtu kemi arritur. Ka të tjera plot, por me maturimin e dokumenteve , dikush tjetër ndoshta do e çojë më tej këtë punë.
Është një rast unik që nuk besoj se ka ndodhur diku tjetër në botë me një shkrimtar të madh. Në parantezë të kësaj desha të them, para viteve ’90 ekzistonte një shprehje “Në rast se do të dish se ç ‘ndodh në kupolën e udhëheqjes, pyet në burgun e Burrelit! ”.
Tani sa ët vërtetë ka këtu brenda, në Burgun e Burrelit shumë personazhe që kam kontaktuar që kanë vuajtur dënimin në Burgun e Burrelit, dilte një fjalë se Ismail Kadarenë punë ditësh e kemi këtu dhe viheshin edhe baste me paketa cigaresh e gjëra të ndryshme e natyrisht që kjo i trishtonte sepse shihnin te Kadareja një rreze lirie, që nëse sistemi do të arrinte të prekte edhe Kadarenë , për ta gjithçka kishte marrë fund.
Shyqyr që kjo nuk ndodhi sepse sot nuk do të kishim një libër për një shkrimtar të madh siç është Ismail Kadare , por do të kishim kujtimet e një kryetari të një prej shoqatave të përndjekurve politikë. Ndërsa ata, të burgosurit e Burrelit thoshin ishalla nuk vjen Kadareja brenda, ne shqiptarët e tjerë që ishim jashtë, i themi Kadaresë pse ti nuk ke qenë në burg.
Ndajeni këtë me të tjerët:

Zilia që i shtynte shkrimtarët të denonconin Kadarenë



Autori Dashnor Kaloçi ka sjellë në faqet e librit tridhjetë e një dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare. Në këto dokumente kanë vënë firmën ish-ministrat e kohës, Kadri Hazbiu dhe anëtarë të Byrosë

Përtej çështjeve politike, ngandonjëherë ajo që i çonte shqiptarët të denonconin njëri-tjetrin mund të ishte edhe thjesht arsye e pastër zilie. Kësaj të fundit nuk i shpëtonin as shkrimtarët, ose ndoshta këta të fundit gërryheshin më shumë nga zilia apo xhelozia ndaj talentit të tjetrit… Kështu do të shprehej Sadik Bejko gjatë promovimit të librit “Kadareja i denoncuar” , botuar nga UET-Press. Autori Dashnor Kaloçi ka sjellë në faqet e librit tridhjetë e një dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare. Në këto dokumente kanë vënë firmën ish-ministrat e kohës, Kadri Hazbiu dhe anëtarë të Byrosë. “Letërsia gjithmonë ka qenë në pushtet dhe pushteti gjithmonë është ndjekur nga konkurrenca, është ndjekur nga paraskenat dhe prapaskenat e saj. Këtu futemi në një prapaskenë më të errët të një pushteti, siç është ai i intelektualëve në diktaturë, aq më tepër që aty është një zë i shquar i letërsisë për atë kohë dhe për këtë kohë, ndoshta në të gjitha kohërat; Ismail Kadare”, –tha Bejko. Dokumentet sekrete të nxjerra në këtë libër përfshijnë një hark kohor relativisht të gjatë, nisur prej vitit 1962 deri më 1982-shin. Një rast unik që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës me një shkrimtar të madh, është i mendimit autori Kaloçi, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e atyre që janë përmendur me emra në këto dokumente të botuara të plota. “Po të botoheshin me iniciale mund të kishte krijuar më tepër probleme, hamendësime dhe do jepte vetëm një gjysmë të vërtetë, kështu që vendosëm të jenë të gjitha, pa hequr asnjë presje nga libri”, – u shpreh Kaloçi, duke shtuar se shumë nga ata personazhe që dalin në dokumentet e Sigurimit, ishin të pranishëm edhe në sallën “Akernia” të “Tirana International Hotel” gjatë promovimit. “Jo për ta denoncuar për keq Kadarenë, por nga ana letrare. Kjo tregon se Sigurimi ka qenë shumë i ndjeshëm ndaj Kadaresë”, – tha Kaloçi. Libri është pasqyrim besnik i materialeve të mbledhura nëpër arkiva, pa i shtuar dhe pa i hequr asgjë, si mënyrë për të dëshmuar edhe autenticitetin e tyre. Autori sqaroi se dokumentet mbajnë edhe shënime që janë parë prej udhëheqjes së kohës nga Ramiz Alia dhe Enver Hoxha. “Nga arkivi i Ministrisë ë Brendshme këtu është vetëm një dokument që ka dalë prej kohësh, në mënyrë absolute këtu nuk jepen dokumentet, të tjerat i kanë ligjvënësit, ne deri këtu kemi arritur. Ka të tjera plot, por me maturimin e dokumenteve, dikush tjetër ndoshta do e çojë më tej këtë punë”, – vijoi Kaloçi. Botuesi Henri Çili u shpreh se me këtë libër hapet një diskutim i gjerë mbi dokumente autentike. “Arkivat po hapen, fatmirësisht ka një ligj të ri për hapjen e dosjeve duke respektuar të drejtën e të ndjekurve pa cenuar të drejta të tjera të njeriut dhe procese të tjera kushtuese e kështu me radhë, ato janë një mundësi tjetër për të vazhduar më tej kërkimin e të vërtetave të tjera të këtij vendi”, – u shpreh Çili, i cili theksoi se Ismail Kadare është një temë shumë e diskutuar para dhe pas komunizmit, në mediat ndërkombëtare dhe vendase. Një njeri që ka pasur rreth vetes sa ithtarë të flaktë po aq edhe kundërshtarë të flaktë.

Autori solli ndërmend kujtime të ish-të burgosurve politikë në burgun e Burrelit dhe sesi të dënuarit atje ishin të bindur se Kadare do u bashkohej së shpejti. “Është një rast unik që nuk besoj se ka ndodhur diku tjetër në botë me një shkrimtar të madh. Në parantezë të kësaj desha të them, para viteve ’90 ekzistonte një shprehje: ‘Në rast se do të dish se ç’ndodh në kupolën e udhëheqjes, pyet në burgun e Burrelit!”. Tani sa të vërtetë ka këtu brenda, në burgun e Burrelit shumë personazhe që kam kontaktuar që kanë vuajtur dënimin në Burgun e Burrelit, dilte një fjalë se Ismail Kadarenë, punë ditësh e kemi këtu dhe viheshin edhe baste me paketa cigaresh e gjëra të ndryshme e natyrisht që kjo i trishtonte, sepse shihnin te Kadareja një rreze lirie që, nëse sistemi do të arrinte të prekte edhe Kadarenë, për ta gjithçka kishte marrë fund”, – përfundoi Kaloçi, duke shprehur keqardhjen sesi shoqëria shqiptare gati e akuzon Kadarenë për faktin se nuk ka vuajtur në burgjet e diktaturës.



Sadik Bejko: Një libër me vlera në kulturën e ndërgjegjes njerëzore

Ky pushtet i shkrimit, i inteligjencës ndiqej me xhelozi nga shteti. Prandaj këtu kemi përndjekjen e intelektualëve, të kulturës shqiptare, përndjekjen dhe denoncimin e një shkrimtari si Ismail Kadare. Denoncim, që nga sa del në libër, nis që nga sferat poshtë, nga kolegët, shkrimtarët, njerëzit e zakonshëm deri tek autoritetet më të larta të shtetit e deri te vetë diktatori shqiptar në atë periudhë. Ky libër bën një prerje tërthore të të gjithë asaj politike të kohës mbi kulturën shqiptare. Në një libër të tillë ka pjesë jo vetëm politika, por edhe ana njerëzore. Lasgush Poradeci ka një varg: “Qëndroj në tmerr, Zili e botës” . Edhe zilia e shkrimtarëve me shkrimtarët ka çuar te denoncimi. Edhe konkurrenca, edhe xhelozia. Një libër me shumë vlera në kulturën e ndërgjegjes sonë njerëzore.



Spartak Ngjela: Dimri i madh, përplasje e sovrani të shtetit, me sovranin e letrave

Unë e lexova librin. Libri nuk është në lartësinë e duhur, të jemi realist, në funksion të ndjekjes. Janë pak dokumente. Por do të vazhdojë, thotë universiteti. Ndjekja ose përplasja e Ismail Kadaresë me regjimin ka tjetër përmasë. Nuk kishte mundësi ta pranonte regjimi e as zhdanovizmi Ismail Kadarenë. Ismail Kadare ka një meritë, që s’ka asnjë vepër që të jetë zhdanoviste, asnjë. Dhe problemi është si e kanë pranuar, përse është pranuar, unë them që e ka thyer me talent. Talenteve të mëdhenj, edhe diktatorët e mëdhenj u trembeshin. Nuk është problemi nëse Ismail Kadare ka qenë një i përkëdhelur i diktaturës, siç thonë të patalentuarit.

Në Rusi, në kohën e Carit thoshin se ka dy carë: Një ishte Tolstoi dhe tjetri vetë Cari.

Kështu duhej thënë edhe këtu. Ismail Kadare shpëtoi nga fati, sepse “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” u bë bestseller në Francë dhe në Perëndim dhe Enver Hoxha nuk ishte aq budalla, sa të mos kapte as këtë, që nuk mund t’i lejonte vetes një disident në përmasa perëndimore. Por Kadareja ka qenë në luftë, sepse del edhe nga libri që është fenomen në ambientin shqiptar. Në një ambient oriental është fenomen perëndimor. Letërsia shqipe nuk ka qenë Lindore deri në momentet kur erdhi komunizmi, por komunizmi donte t’i jepte një ngarkesë shterpë që ta shfrytëzonte për veten, me anë të një metode sovjetike që u quajt realizëm socialist, por që ishte zhdanovizëm. Kadareja ka një konflikt të madh me Ministrinë e Brendshme, por nuk del shumë saktë në libër. Duhet të gërmoni se atje i keni dhe nuk kishte sesi, sepse ishte ajo lufta e madhe mes një talenti dhe anti-talentit që përfaqësonte regjimi. Arshi Pipa e ka thënë i pari në kritikën që i bëri veprës “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” dhe e tha shumë bukur: “Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë letrare është kundër regjimit”. Në fakt, kjo është maksimë e njohur sot. Nuk është çështja që je kundër regjimit se ke dalë dhe ke folur kundër tij. Ke krijuar metodë në funksion të një lirie. Kështu e kam parë unë. Vijmë tek ajo që ka libri, reaksioni që ka sjellë “Dimri i Vetmisë së madhe”. Nuk është parë me vëmendje kjo vepër. Letërsia nuk njeh personazhe individualë, njeh autorin. Ka ngritur figurën e Enver Hoxhës, thonë këta, por më duket se nuk njohin romanin. Ai është fiction. Enver Hoxhën ai e ka personazh, nuk e ka personazh historik por e ka personazh në një roman. Dhe po t’i qëndrojmë gjësë normale, është autori, nuk është Enver Hoxha. Luftën në atë roman e ka me Sigurimin e shtetit. Ne që e kemi jetuar e dimë edhe arsyen. Në ato momente kishte një moment liberalizmi në Shqipëri, që mendohej se do kalonte si puna e Kinës edhe Shqipëria. Dhe Enver Hoxha e lëshoi. Ne nuk i kemi të gjitha dokumentet se pse e lëshoi liberalizmin Enver Hoxha. Por ne dimë një fakt, që Shiraku u ka thënë personaliteteve shqiptare “Ne e pranuam Enver Hoxhën që në ’71–’72 hapur. Pompiduja e pranoi i thanë delegacionit, por na vuri kusht Titoja. Dhe ai njeri që mendoi se do ta mbanin ashtu siç mbajtën Kastron, të paktën me një sintezë apriori se fakte nuk kemi. Në këtë moment Kadareja hodhi Dimri i Madh, që mendonte se do ta liberalizonte. ‘Dimri i Madh’ ka një betejë të madhe, si do ta analizonte nga ana e inkoshientit. Është sovrani i shtetit, me sovranin e letrave që janë përplasur në atë roman. Sovrani i letrave i thotë sovranit të shtetit që ti nuk je sovran se nuk drejton dot kështu. Se ai nuk është Enver Hoxha, ju e dini se është Enver Hoxha. Por ishte një roman dhe vlerat artistike të një romani nuk janë vlera historike, në kuptimin e fiction-eve si vepra e Barletit. Megjithatë në këtë libër ka konflikte të mëdha, sepse krijoi konfliktet e zhdanovizmit. Kjo rezulton në libër, që del kundër doktrinës, kundër realizmit socialist etj., etj. Pse lejohet ky e nuk lejohemi ne? Do të shihni një luftë të nivelit të ulët në intelekt. Por ai ishte regjimi, nuk është problemi se duhen fajësuar njerëzit. Ai ishte regjimi. Një spiunazh total ishte Shqipëria. Kishin krijuar një pikë këta. Një pikë statike, morale, që ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij. Dhe të gjithë që godisnin njëri-tjetrin e godisnin në funksion të kësaj pike, që ta eliminonin. Edhe nëse nuk ishin të angazhuar si spiunë, ishin të angazhuar në një luftë politike për të eliminuar një kundërshtar që e kishin rival si shkrimtar. Kjo del edhe në këtë korpus dokumentesh që paraqet UET-Press. Mendoj që është një fenomen perëndimor që këta nuk duan ta lejojnë të lulëzojë. Ajo konstatohet edhe sot. Është lufta orientale që i bëhet një fenomeni oksidental, pavarësisht nga mbulesa inkoshiente që iu del me zor për ta kuptuar. Çështja është që ka një vlerë ndërkombëtare në letërsinë shqiptare, që ishte Kadareja. Hajde ta ruajmë! Edhe sot e shoh që e kanë me njëfarë smire. “Jo po nuk konkurron, jo nuk duam të marrë çmim ‘Nobel’, më thoshte njëri. E denoncojnë te ‘Nobeli’, nuk e dinë se vlerën e merr më shumë ti sesa ai, nuk e kuptojnë dot se një çmim ‘Nobel’ për letërsinë në Shqipëri, më shumë të jep vlerë ty në perëndim sesa Ismail Kadaresë që të marrë çmimin. Nuk e kemi kuptimin e zhvillimit të koshiencës kombëtare. Jo! Fakti që e ka nisur një rrugë të tillë, për të g rrumbulluar fakte, sesi kanë qenë konfliktet e brendshme qoftë edhe në sferën e letërsisë dhe të arteve është mirë për katarsisin që duhet të bëjë shoqëria shqiptare. Dhe është shumë mirë që është krijuar me një figurë që është goditur. Nuk është goditur nga regjimi, por kush është ai që nuk e kuptoi se “Pallati i Ëndrrave” ishte Komiteti Qendror. Pyetja është se përse nuk e persekutuan, përse nuk e goditën kur e kuptuan. Ky është një problem që i takon historisë për ta zgjidhur. Ai e ka bërë detyrën e vet. Ka shpëtuar letërsinë e vet nga shëmtimi. Nuk është pak. Si e ka arritur është detyrë e tij dhe e historisë ta tregojë. Ne e konstatojmë që ka qenë krejtësisht i sulmuar, por nuk ka bërë asnjë lëshim individual. Unë deri tani nuk i kam gjetur asnjë lëshim individual. E ka ruajtur dinjitetin e tij dhe i ka bërë shërbim vetes dhe kombit të tij.

Viti 1973: Si u survejuan pesë shkrimtarët e Kosovës në Shqipëri?


Viti 1973: Si u survejuan pesë shkrimtarët e Kosovës në Shqipëri?
Çfarë zbulon relacioni 25 faqësh i hartuar nga shoqëruesit Odhise Grillo dhe Hamit Boriçi, për udhëtimin 12 ditor të shkrimtarëve Vehbi Kikaj, Maksut Shehu, Rifat Kukaj, Qamil Batalli dhe Agim Deva.

Çdo të thoshte të ishe turist në Shqipërinë komuniste, ku gjithmonë, dyshimi i parë që sillej ndërmend për çdo vizitor ishte agjentura?

Në një vizitë turistike, në vendin më të izoluar të botës, nën vëzhgimin e rreptë të shoqëruesve, por edhe me ëndrrën e mëmëdheut të munguar, pesë shkrimtarë e studiues kosovarë të letërsisë për fëmijë, të ftuar në nëntor të 1973 për një vizitë në Shqipërinë “mëmë” ishin vënë nën skanerin e pagabueshëm të regjimit.

Ata ishin Vehbi Kikaj, Maksut Shehu, Rifat Kukaj, Qamil Batalli dhe Agim Deva.

Ftesa ishte bërë nga Komisioni i letërsisë për fëmijë pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe sektorit të historisë së Letërsisë Shqipe për fëmijë në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë. Shkrimtarët kosovarë kanë qëndruar 12 ditë në tokën e “ëndërruar”, por çdo lëvizje e tyre, çdo bisedë, çdo detaj në sjelljen dhe veshjet e secilit prej vizitorëve, dëshirave dhe përshtypjeve të tyre, është vëzhguar me kujdes, me qëllim që të raportohej më pas.

Këtë detyrë kanë pasur dy shoqëruesit shqiptarë të këtij grupi, të cilët siç ndodhte në të gjithë vizitat e kësaj natyre, pas përcjelljes së miqve kanë hartuar një relacion të hollësishëm mbi detajet e vizitës 12 ditore të kolegëve të tyre.

Relacioni, për të cilin flasim është përgatitur nga shkrimtari Odhise Grillo dhe gazetari Hamit Boriçi, të cilët ishin caktuar që të ishin shoqëruesit e këtij grupi gjatë 12 ditëve të qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Relacioni prej 25 faqesh ofron të dhëna të hollësishme mbi jetën e secilit prej shkrimtarëve, tendencat dhe karakteret krijuese dhe intelektuale, sjelljet “borgjeze” e detaje të imëta mbi pasurinë dhe jetën me privilegje në Jugosllavinë e Titos, dyshimet e lindura dhe informacione të shumta që janë vjelë prej tyre për çështje të brendshme në Kosovë.

Sot sjellim pjesën e parë të relacionit, që ruhet në fondin 14 në AQSH, ku veç raportit mbi vizitën me të gjithë detajet e saj përgjatë 12 ditëve, jepen të dhëna të hollësishme për dy pjesëtarët e parë të grupit, Vehbi Kikaj dhe Qamil Batalli, të cilët sikurse edhe kolegët e tyre Maksut Shehu, Rifat Kukaj, e Agim Deva, janë ndarë tashmë nga jeta, pa na dhënë mundësinë që sot të zbulonim një anë tjetër të këtij udhëtimi që përshkruhet në këtë dokument të hartuar gjithsesi nën presionin dhe kushtet e regjimit totalitar.

R E L A C I O N

MBI VIZITËN E NJË GRUPI SHKRIMTARËSH DHE STUDIUESISH KOSOVARË TË LETËRSISË PËR FËMIJË, QË VIZITUAN VENDIN TONË PREJ DATËS 13-25 NËNTOR 1973

Me ftesën e Komisionit të Letërsisë për fëmijë pranë Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë dhe të sektorit të historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë, erdhi për një vizitë 12-ditore në vendin tonë një grup shkrimtarësh dhe studiuesish kosovarë që merren me letërsinë për fëmijë, nga shoqata e shkrimtarëve kosovarë. Në këtë grup bënin pjesë Vehbi Kikaj (përgjegjës i grupit, anëtar i Kryesisë së shoqatës), Maksut Shehu, Rifat Kukaj, Qamil Batalli dhe Agim Deva.

Grupi erdhi në vendin tonë më 13 nëntor nga pika kufitare e Hanit të Hotit dhe u largua po nga kjo pikë më datën 25 nëntor.

Gjatë 12 ditëve të qëndrimit në vendin tonë, sipas një programi të aprovuar, grupi vizitoi Shkodrën, Lezhën, Krujën, Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Hekurudhën Librazhd-Përrenjas (urën e Bushtricës), Fierin, Gjirokastrën, Sarandën dhe Beratin. Plani i hartuar qysh më parë u zbatua me përpikëri.

Në Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier e Gjirokastër u takuam me shkrimtarë që merren me letërsinë për fëmijë dhe me kryetarët e degëve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Takimet kanë qenë të frytshme, korrekte dhe të dobishme.

Shkrimtarët dhe studiuesit kosovarë u njohën dhe mësuan për sukseset që ka arritur vendi ynë në fushën politike, ekonomike, kulturale e artistike dhe veçanërisht në letërsi e arte. Për këtë ndihmuan shumë vizitat në muzeume, ekspozita, qendra pune e prodhimi dhe takimet me krijuesit.

Grupi i shkrimtarëve dhe i studiuesve kosovarë zyrtarisht përfaqësonte shoqatën e shkrimtarëve kosovarë, por në të vërtetë ata janë përfaqësues të shtresës intelektuale të rretheve të shkrimtarëve dhe të gazetarëve. Kjo vihet re nga pikëpamjet që kanë, nga shijet, kërkesat dhe interesat e tyre, nga mënyra e veshjes, e të sjellurit. Ja disa fakte:

Përmendnin hotelet dhe klubet më të mira që kanë ata, si Pozhuri, udhëtimet me aeroplan, pushimet në vilat e Deçanit, në plazhin e Ulqinit, udhëtimi në Turqi, Greqi e gjetkë.

Ata, jo një herë, vunë në dukje mundësitë materiale që kanë, për të blerë e mbajtur makina personale, siç kishte Maksuti, për të ndërtuar vila, siç ndërtoi Qamili, etj. Fakti që një pjesë e tyre kishin valutë të huaj (M. Shehu e R. Kukaj), dollarë, marka dhe shuma të mëdha dinarësh, tregon se ata u përkasin shtresave të pasura intelektuale. Është e kuptueshme se revizionistët titistë, me të holla e mënyra të tjera kanë blerë njerëzit e propagandës. Dhe këta të fundit bëjnë një jetë të izoluar nga populli, jepen pas qejfeve, karrierës, parave, pas pijeve dhe modave ku më shumë e ku më pak.

Kemi mendimin se pikëpamjet e tyre duhen kuptuar si pikëpamje të një shtrese të caktuar shoqërore, si opinion i përgjithshëm i qarqeve të shkrimtarëve e gazetarëve të Kosovës së sotme.

Në tërësi grupi përbëhet nga shkrimtarë jo të qartë dhe mikroborgjezë. Megjithëkëtë, duhen bërë diferencime. Vehbi Kikaj dhe Qamil Batalli na duket se janë më të thjeshtë, sikur kanë e ruajnë diçka nga populli, akoma nuk janë borgjezuar plotësisht. Rifat Kukaj nga veshja e mënyra e të sjellurit është prototipi i një intelektuali mikroborgjez. Me fjalë tregohet si i lidhur me popullin dhe krejtësisht kundër jetës luksoze.

Karakteristike ishte se kur e sillnin fjalën për Shqipërinë, për bashkimin e Kosovës me atdheun, ishin të një mendimi dhe flisnin me emocione. Janë, pra, nacionalistë.

Të gjithë ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Nuk bëjnë asnjë dallim në mes komunistëve të vërtetë dhe revizionistëve. Kur diskutonin, bie fjala, për Spanjën, ata flisnin me admirim për udhëheqësit e partisë së sotme revizioniste spanjolle. Nuk bëjnë dallim mes luftërave të drejta dhe të padrejta. Ata arrijnë deri atje sa të flasin me admirim për Izraelin, që, edhe pse është i vogël, i dërrmoi popujt arabë, pa vënë theksin në karakterin e luftës së sionistëve.

Duket se nacionalistët kosovarë, përfaqësues i të cilëve ishte edhe ky grup, i kanë varur shpresat për të ardhmen e Kosovës, për bashkimin e saj me mëmëdheun, në inteligjencën. Ata deklarojnë se suksesi i dëshiruar do të arrihet me dy rrugë:

a) Me arsimimin (shkollimin) e rinisë. Thanë “sot kemi 20.000 studentë në Prishtinë”.

b) Me këmbënguljen për të shfrytëzuar të gjitha të drejtat që u janë siguruar me Kushtetutë. Dhe, thanë se do të vijë koha që edhe OKB-ja ta thotë fjalën e vet. Kjo vihej re në bisedat si tendencë e përgjithshme. Punëtorët nuk i zënë në gojë fare. Për fshatarësinë kanë mendimin se është një turmë e prapambetur, pa kulturë, pa kërkesa, që rend pas interesave ekonomike, që për të fituar para ikën në Gjermaninë Perëndimore, në Turqi e gjetkë. Bijtë më të mirë të fshatarësisë janë ata që po shkollohen.

Të gjithë pjesëtarët e grupit kanë shprehur besimin e madh te Titua, se të gjitha këto të drejta i kanë nga Titua dhe i lusin jetë të gjatë atij, se kush e di kush ia zë vendin. Këtu është një kontradiktë. Këta edhe i lusin jetë të gjatë Titos, edhe tregojnë shumë anekdota për të. Qamili, Rifati e Vehbiu nuk kanë as dëshirë për të shkruar për Titon.

Ja se çfarë përfaqëson secili anëtar i grupit, sipas mendimit tonë:

Vehbi Kikaj: Anëtar i kryesisë së shoqatës së shkrimtarëve, redaktor i revistës “Pionieri”, kandidat për redaktor në Entin botues “Rilindja”.

Është një tip i shoqërueshëm, i qetë, por pak naiv dhe pak hutaq. Nuk është i qartë ideologjikisht, sidomos për lëvizjen komuniste ndërkombëtare në ditët tona. Nuk dallon partitë M.L. të vërteta nga partitë revizioniste. Naiviteti i tij vihet re në disa arsyetime, në besimin që ka te atasheu kultural në Tiranë të cilin e ka pasur profesor në Prishtinë.

E do shumë Shqipërinë, Kosovën e quan një pjesë të Shqipërisë dhe mendon për bashkimin e saj me atdheun duke thënë: “Kur të vijë koha do ta hedh vetë i pari bombën aty ku duhet”. Ka shprehur dashuri të madhe për shokun Enver dhe për partinë tonë. Shënimet e tij në muzetë dhe objektet që vizituam janë më të zjarrta. Ai nuk nënshkruante tok me të tjerët por linte shënim të veçantë.

Në Gjirokastër këmbënguli që të shkëputej nga shokët dhe të vizitonte patjetër shtëpinë-muze të shokut Enver. Në mënyrë të fshehtë ia plotësuam dëshirën. Aty u mallëngjye dhe la një shënim për “njeriun më të madh që ka lindur Shqipëria”.

Gjatë vizitës në varret e Q. Guranjakut, N. Bulkës dhe Zekirja Rexhës, pa varret e prindërve të shokut Enver. Qysh aty, bashkë me Q. Batallin, shprehu dëshirën për të vendosur në varret e tyre buqeta me lule. Për t’i ruajtur ata ne nuk ua plotësuam dëshirën. Para se të largohej fshehtas la 30 lekë për të blerë lule, për t’i plotësuar dëshirën.

Gjatë gjithë kohës është treguar i afërt, ka folur gjithmonë mirë për pjesëtarët e grupit, për shkrimtarë e gazetarë, për funksionarë të huaj dhe për punonjës të UDB-së.

Ka urrejtje të theksuar për serbët aq sa në mesnatën e datës 24 nëntor, u tha pastruesve të rrugës të Shkodrës “pastrojini mirë rrugët se janë ndyrë nga gjaku i 12.000 malazezëve që i kini grirë me shpatë në Tarabosh”.

Është shok i ngushtë me Q. Batallin dhe me R. Kukajn. Mban distancë me M. Shehun e A. Devën. Të tilla porosi na jepte edhe ne. Më tepër lidhje kishte me Qamilin. Në prani të tyre fliste pak më hapur se të tjerët.

Kishte pak qejf pijen dhe tregonte për femrat, sidomos në praninë e të tjerëve (këtë na e kishte thënë edhe Rifati: kur të jemi në grup – sidomos me Maksutin dhe Agimin – bisedë pijesh dhe femrash do të kemi).

Vlerësonte shumë sukseset tona, po ndonjëherë tregohej i matur e fliste me kujdes, sidomos pas zënkës me Agimin, i cili e kishte kritikuar Vehbiun dhe shokët se po tregoheshin inferiorë ndaj nesh.

Tregohej i kujdesshëm kur shkëputej nga grupi, për të biseduar me ne. Jetonte me ankth dhe me frikën se nuk do të shihte më Shqipërinë, pasi hasmi i familjes së tij për një gjak, megjithëse ishin pajtuar, mund të shtyhej nga ata që nuk e duan Shqipërinë, që ta vriste. Këtë e theksoi me lot në sy edhe kur u nda prej nesh në Hanin e Hotit.

Ai pretendonte se bisedon gjithmonë me shokët e tij për çështjen e Kosovës, megjithëse e ka të vështirë. Përkrah ata që luftojnë për të drejtat e Kosovës, p.sh. poetin Gërvalla dhe bojkoton ata që janë në shërbim të serbëve, si p.sh. poetin Adem Gajtani, i cili ka dalë dëshmitar në gjyq kundër një shqiptari që shau serbët dhe qeverinë në një kafe.

Ai deklaroi: po gjetët qoftë edhe njëherë fjalën Serbi dhe Tito në librat e mia, më varni. Nuk shkruaj për ta se i urrej”.

Ai ka deklaruar disa gjëra që mendojmë se duhet të mbahen parasysh:

– Sekretari i Ambasadës sovjetike në Beograd ka mbaruar studimet në Shqipëri. Ai ka ushtruar presion te botuesit në Maqedoni, që të shkruajnë keq për vendin tonë. Kohët e fundit është dukur në zyrat e “Rilindjes” dhe ka biseduar me drejtuesit për çështje të tilla.

– UDB ka dhënë urdhër që poetit Gërvalla të mos i botohen më krijime, pasi ai është “ekstremist” d.m.th. i shfaq hapur ndjenjat dhe mendimet e tij për vendin tonë.

– Disa muaj pasi është kthyer në Jugosllavi nga vendi ynë (Vehbiu ka qenë te ne në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972) është thirrur në zyrat e policisë në Prishtinë dhe e kanë frikësuar. Bile edhe e kanë goditur.

– Tajar Hatibi, ish-redaktor në “Pionieri”, ndërhyn në punët e botimeve, duke i detyruar të botojnë materiale për Titon. Ai është një censor për çdo numër dhe artikull.

– Agim Deva, ka bërë thirrje të shkruante vjersha për Titon, pasi donte të botonte një vëllim. Vehbiu nuk pranoi. As Rifati e Qamili. Atëherë Agimi i kërkoi si recensentë. Këta pranuan dhe për sy e faqe thanë fjalë të mira për vëllimin.

Në Ambasadën jugosllave në Tiranë iu është thënë: “Ne dëshirojmë që ju të lini përshtypje të mira dhe të shkruani mirë për Shqipërinë, për ato që shikoni. Kini kujdes të mos bëni pyetje për disa çështje të brendshme, si për çështjen e F. Paçramit, për ndryshimet në Lidhje etj.”.

– Ai tha se në Prishtinë e sidomos në Gjakovë ka grupe të rinjsh që këndojnë këngë për shokun Enver dhe për partinë tonë. Bile ngrenë grushtin dhe thërresin.

– Tregoni disa anekdota kundër Titos dhe serbëve e sidomos kundër boshnjakëve.

– Atdhe Gashi, regjisor, shok i tij, në një kafe ka thirrur “Poshtë Veli Deva”. Iu sul polici, por e tërhoqi Vehbiu me marifet dhe iku e kështu nuk e kapën dot.

– Me mjaft takt, në bisedat që pati me shokët B. Dedja dhe D. Agolli, gjatë darkave të shtruara për ta, V. Kikaj shprehu dëshirën që në Shqipëri të botohen edhe vepra të shkrimtarëve kosovarë për fëmijët. Ai tha midis të tjerash “ne kemi bindjen e plotë se ju na kuptoni. Në kushtet e sotme të Kosovës nuk mund të shkruajmë ashtu siç mendojmë, ndaj jemi të detyruar të përdorim simbolet”.

P.sh. përdorimin e simboleve mund ta shihni qartë në librin tim të fundit “Shtëpia ime ka sy” kur flas për mbretëreshën ilire Teuta. Çdo gjë që kam thënë aty është simbol për Shqipërinë e sotme të pathyeshme”. Në rast se ju do të botoni veprat tona për fëmijët duhet të dini se kjo ka vlerë të dyanshme: e para, sepse kjo do të shërbejë si inkurajim për ne dhe e dyta se sipas pjesëve që do të zgjidhni për t’i botuar në Shqipëri, ne do të kuptojmë se cila pjesë e krijimtarisë sonë për fëmijët është e shëndoshë dhe i shërben edukimit të fëmijëve kosovarë. Pra botimi i shkrimeve tona në Shqipëri do të jetë busull për krijimtarinë tonë.

– Vehbiu shprehu urrejtjen ndaj fushatës shpifëse që ka ndërmarrë sidomos “Nova Makedonia” kundër Shqipërisë.

Qamil Batalli. Kryeredaktori i revistës “Pionieri”. Vjen për herë të parë në Shqipëri. Së shpejti shkon kryeredaktor i “Shkëndisë”.

Është tip i qetë, i përmbajtur dhe i mbyllur. Flet pak dhe interesohet shumë për gjuhën, pedagogjinë, psikologjinë e letërsinë. Shënon në bllok fjalë të urta dhe bleu rreth tri herë më tepër libra se të tjerët.

Ditët e para pothuajse nuk fliste fare. Shfaqi admirim për zhvillimin e arsimit dhe u habit që në fshat ka shkolla të mesme, bile edhe të profilit bujqësor, kur në Prishtinë ka vetëm një shkollë të mesme.

Pas dy-tri ditësh nisi të flasë lirisht vetëm kur nuk shihej e dëgjohej nga të tjerët. Frikën e justifikonte me faktin se në vitin 1947 i kanë zhdukur të vëllanë, ish-pedagog i zoti dhe patriot.

Në bisedat e ditëve të fundit sa herë që ndodheshim vetëm për vetëm me të, ka ngritur lart rolin e partisë dhe të shokut Enver, duke theksuar: “ Ju keni një Parti të fortë e një komandant të zot dhe të guximshëm”.

Vlerëson politikën tonë të mbështetjes në forcat e veta.

Shprehu mendimin se disa na kritikojnë për dyert e mbyllura ndaj turistëve, por në fakt tha se “Ju veproni shumë drejt”. Jugosllavia pa turizmin nuk mund të jetojë. 70 për qind e buxhetit sigurohet nga turistët, shumë familje në bregdet kanë përfitime të konsiderueshme, po bashkë me dollarët turistët sjellin sëmundje vdekjeprurëse për shoqërinë socialiste. Këtë e provoi Jugosllavia. Ky ndikim ndjehet edhe në Kosovë. Ndaj ka shumë pakënaqësi.

I bënë shumë përshtypje parullat, që lexonte rrugëve ose nëpër objekte, sidomos i pëlqenin dy-tre parulla si “E rrezikshme është ajo që harrohet”, “Armiqtë na kanë në grykë të pushkës, ne i kemi në grykën e topit”, “Të mos harrojmë tragjedinë e BS” etj.

– Shpesh interesohej për policët dhe oficerët, sidomos ditët e para. Ditën e fundit e sqaroi këtë gjë duke thënë: “Propaganda te ne kishte krijuar bindjen se ka shumë policë dhe veçanërisht ne do të ishim njerëz që do të ndiqeshim prej tyre. Policët e armatosur me mitraloza ruajnë shtëpitë e të dyshimtëve edhe të kosovarëve… Ne pyesnim pasi nuk po e vinim re një gjë të tillë. Gjithsej këto 12 ditë kam parë vetëm 10 policë. Jam i bindur se propaganda na mashtron atje. Këtë do ta them edhe atje, pasi te ne ka shumë policë të armatosur bile edhe me kërbaçë e shkopinj kamxhiku”.

Interesohej për libra teorike, pasi sipas tij ata janë nën ndikimin e teorive serbe-malazeze.

– Ndjeshmërinë e vet e shfaqi në Shtëpinë Botuese kur nderoi me grusht dhe tha: “Enveri të rrojë sa malet”, pasi pa një ekspozitë me fotografi të shokut Enver, ku pa kooperativistët me pushkë dhe në varrezat e dëshmorëve ku nderoi fshehtazi me grusht.

– Atë ditë që po ndahej nga ne, na përqafoi të dyve bashkë, futi kokën midis trupave tona dhe i mbushi sytë me lot.

– Qysh natën e parë e gjer në fund fjeti në një dhomë me A. Devën. Pretendon se ka biseduar me Agimin për gjithçka panë e mësuan te ne dhe se vuri re ndryshime të mëdha tek Agimi. Ai tha: “U bë shumë mirë që erdhi Agimi. Ai është rritur në ambient tjetër, ka dëgjuar gjithnjë keq për Shqipërinë. Ka ardhur me ne i bindur se do ta prisnit ftohtë, se do ta ndiqnit nga pas e do krijonit incidente për ta ndjekur nga vendi ynë. Ai nuk mund të bëhet si ne, po mësoi shumë të vërteta për Shqipërinë.

Rrallë fliste në praninë e të tjerëve. Më tepër dëgjonte. Ka botuar një tregimin për Titon, i shtyrë nga Agimi. Në të vërtetë ka hequr emrin e Skënderbeut dhe ka vënë emrin e Titos, në një tregim që e kishte gati (këtë na e tregoi Vehbiu)…


Rifat Kukaj. Redaktor në Radio-Prishtina për emisionin e fëmijëve. Së shpejti mund të kalojë redaktor në Entin Botues “Rilindja”. Vjen për herë të parë në vendin tonë. Është inteligjent, më i zgjuari në tërë grupin, njeri i përmbajtur, pa impulse, qesh me ironi dhe flet me thumba.

Qysh kur erdhi, deri sa u largua, për të kishte dy tema: femrat dhe pija. Sipas tij, këto biseda i hapte , pasi nuk dëshironte të bisedonte për gjëra të tjera në praninë e shokëve. Kur ishte vetëm fliste lirisht, por kurdoherë pa emocione. Ashtu si Vehbiu edhe Rifati ka deklaruar se po të vijë koha, ai i pari do ta hedhë bombën aty ku duhet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kishte njohuri e të dhëna për historinë, gjeografinë dhe politikën e vendit tonë.

Interesohej për emra fshatrash, vendesh, prodhimesh. Dinte me përpikëri se ku ndodhej një vend i caktuar. P.sh. ai dinte se pas asaj kodre ndodhej Delvina. Me atë tonin e tij të qetë, të ftohtë, deklaronte se dinte shumë për ndërhyrjet e UDB-së gjatë viteve 1947-1948 e më pas, se kishte lexuar shumë literaturë për të. Ai fliste kundër atyre që ishin dhënë pas luksit dhe pas pronës private. Kjo duket kontradiktore kur ai vetë mbahej shumë mirë dhe kishte tokë e bagëti, pronë private në Drenicë. Interesohej shumë për armët: ku i ka armatimet Ushtria, a është i armatosur populli?

Kur kalonim nga Tepelena, poshtë rrugës automobilistike, pa një repart ushtarak e tha: “Ushtarët i pashë, por armë nuk pashë”. Vehbiu i tha: “Në do ta dish, raketat janë nëpër tunele e s’mund t’i shohësh”. Pinte shumë duhan e konjak. Respektonte Maksut Shehun e tërhiqej para tij, pasi, siç thoshte ai, e njihte mirë se çfarë grindaveci e pijaneci ishte Maksuti. Tërheqjen ua këshillonte edhe të tjerëve.

Edhe ky është i interesuar për policët, për oficerët dhe për çmimet. Dëshira e tij e madhe ishte që të vinte Rahman Dedaj në vend të Maksutit. Dinte dhe na tregonte vazhdimisht anekdota kundër Titos, serbëve etj. Këto i tregonte edhe në praninë e Vehbiut, por jo para të tjerëve. Gjithmonë pas vizitave ky bënte shënimet në libër dhe të tjerët firmosnin. Nga çdo qytet dërgonte shumë kartolina dhe kërkonte të vinim firmat të gjithë ne dhe në disa raste ngulte këmbë të shkruanim plotësisht emrin dhe mbiemrin.

Kërkoi pjesë teatrale të dramatizuara nga Radio-Tirana, karikatura nga Hosteni dhe duhan “taraboshi” për llullën (la kërkesën t’i dërgohen disa pako me duhan të tillë).

Ishte i dhënë pas numizmatikës (mblidhte lekë). Pretendonte se djali i tij pesëmbëdhjetëvjeçar e kishte porositur për një gjë të tillë. Kishte mjaft valutë (dollarë), e bleu shumë suvenire.

Shpesh përmendte, si me shaka, “Po të vinja disa vjet më parë, nuk do të kthehesha se më pëlqejnë shumë vajzat këtu, do të dëshiroja ta martoj djalin…”!

Ai theksonte se duhej marrë parasysh gjendja, kushtet në të cilat ndodheshin, se tani për tani kryesorja është që të luftohet për të shfrytëzuar deri në maksimum të gjitha të drejtat që ua siguronte Kushtetuta.

Premtoi se nga Shqipëria do të shkruante si “Shënime udhëtimi” 4-5 vjersha. Fliste kundër serbëve, admironte kroatët. Rifati sugjeroi se do të ishte mirë që t’u krijohej mundësia sa më shumë që të jetë e mundur për të ardhur në vendin tonë, shkrimtarëve dhe publicistëve, jo vetëm kosovarë, por edhe të atyre që janë miq të Shqipërisë, të cilët kanë folur e shkruar mirë për Shqipërinë.

Ai tha se një artikull i shkruar në gazetën “Delo” të Lubjanës nga poeti dhe publicisti Herman Vogël, bëri jehonë të madhe. Studentët e Lubjanës u ngritën në demonstratë për të zbatuar parimet e arsimit, të shkollës shqiptare, si në Shqipëri. Ata mbanin në duar gazetën “Delo”, ku ishte botuar edhe një fotografi e Llazar Siliqit. Rifati tha se gazetari Drago Karl, i gazetës “Delo”, që e simpatizon Shqipërinë, ka kërkuar të vijë në Shqipëri. “Mendoj”, vuri në dukje, “se do të ishte pozitive kjo vizitë, pasi është gazetar me kurajë, dhe sipas mendimit tim, do të ndriçonte drejt situatën që ekzistonte sot në Shqipëri, duke hedhur poshtë parullat antishqiptare”.

Rifati hiqej sikur ishte kundër sistemit të vetadministrimit në ekonominë jugosllave, duke e konsideruar si një dështim.

Agim deva. Redaktor përgjegjës i gazetës së pionierëve, organ informativ. I biri i Veli Devës, personalitet i njohur në Jugosllavi. Ka kryer studimet e larta në Prishtinë. Dhe tani përgatitet për të mbrojtur magjistraturën.

Shumë i ri në moshë, i datëlindjes 1948.

Në pamje të parë duket i qetë, por në të vërtetë e përmbante veten. Ditët e para nuk fliste fare. Më vonë filloi të flasë, por pak. Më tepër dëgjonte, ndiqte me vëmendje bisedat e të tjerëve. Është pak mendjemadh dhe mbahet për pozitën që ka i ati.

Në hotel vazhdimisht flinte me Qamil Batallin. Me të gjithë bisedonte njëlloj. Me Maksut Shehun ka pasur raste kur janë zënë edhe në praninë tonë, siç qe rasti gjatë rrugës Librazhd-Elbasan. Zënka ishte për çështje rrogash dhe përgjegjësia në organet që nxjerr Enti Botues “Rilindja”. Kaluan në ofeza reciproke. Të tjerët nuk ndërhynë. Më vonë Rifat Kukaj sqaroi: “Gjithmonë tërhiqemi në raste të tilla, se Maksuti është nevrik, don t’i shkojë e vetja, është grindavec”.

Ndërsa Agimi tha mënjanë: “Vetëm unë ia thyej hundët Maksutit, se mua s’ka ç’më bën”.

Agimi ka kritikuar shokët për nënvleftësim nga ana e tyre të letërsisë kosovare gjatë bisedës që u bë në Shtëpinë Botuese “N. Frashëri”. Edhe për këtë janë zënë. Maksuti ka ndërhyrë dhe duke përkrahur Agimin, e ka ofenduar rëndë Vehbi Kikajn. E shau nga nëna. Vehbiu nuk i është përgjigjur.

Agimi interesohej shumë për dallimin nga veshja të oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve dhe policëve. Interesohej gjithashtu a mësohet gjuha kineze në shkollat tona, a ka shumë kinezë dhe ç’rroga marrin. (Megjithëse rrallë kanë parë kinezë, policë, oficerë dhe ushtarë).

Agimi njihte mirë kursin e këmbimit të lekut me dinarin dhe anasjelltas, bënte përllogaritje në çast.
Ngrinte shumë çështjen e arsimit në Kosovë, si kundërpeshë e zhvillimit të sistemit tonë arsimor, për të cilin fliste fjalë të mira. Gjatë bisedave për bursat dhe arsimin në Kosovë, pranonte deri diku vartësinë e studentit nga ndërmarrjet ekonomike, të cilat u jepnin bursën ose u akordonin hua studentëve, me kushte që ata pas kryerjes së studimeve, të punonin në atë ndërmarrje për disa vjet, derisa të shlyenin detyrimet.
Agimi u habit kur pa sa afër ishte Korfuzi me Sarandën dhe kufiri në përgjithësi. Nuk mund ta merrte me mend që flota e 6-të amerikane dhe ajo sovjetike të silleshin aq afër Shqipërisë.

Ditët e fundit filloi t’i miratonte sukseset tona në shumë fusha, por gjithmonë me ton zyrtar. Përdorte shpesh fjalët “na befasuat”, “shumë befasime na bëtë!” d.m.th., pamë e mësuam ato që nuk i prisnim.

Më datën 23 nëntor, një ditë para se të largoheshin nga Tirana tha se ishte i sëmurë, qëndroi në shtrat në “Dajti”, nuk u ul të hante mëngjesin. Kur i thamë për vizitë mjekësore, nuk pranoi, duke theksuar se e kishte nga lodhja. Ne dyshojmë se ai u shtir i sëmurë me qëllim që të ndahej nga grupi për të bredhur nëpër dyqane ose për të takuar ndonjë njeri nga të Ambasadës. Në orën 11.30 nuk ka qenë në dhomë. Dhomën e ka lënë rrëmujë të hapur. E takuam jashtë para monumentit të V. I. Leninit. Tha: “Dola pak për ajër”. Të nesërmen u vërtetua se kishte dalë nëpër dyqane. Këtë e tha vetë.

Agimi një ditë, pasi grupi ishte në Ambasadën jugosllave, është takuar për më shumë se një orë me përfaqësuesin e shoqërisë së aviacionit jugosllav JAT. Na tha: “Këmbeva disa dinarë”.

Gjatë udhëtimit për në Hanin e Hotit, Qamil Batalli në prani të Vehbi Kikës tha se kishte biseduar me Agimin për më se dy orë, e kishte lënë të shprehte mendimet e veta për vizitën. Qamili tha se Agimi kishte ndryshuar shumë gjatë vizitës. Të tjera mendime kishte në ditët e para, të tjera më vonë. Dhe, siç deklaroi Qamili, në mos qoftë propagandist i sukseseve të Shqipërisë, kur të kthehet në Kosovë, do të jetë një njeri që nuk do ta gëlltitë propagandën bajate që bëhet kundër jush. U bë mirë që erdhi Agimi në Shqipëri!

Agimi, në fillim i heshtur, mbas ditës së pestë dhe të gjashtë, nisi të hapet. Më rrallë fliste në prani të të tjerëve, më tepër në veçanti, por përsëri përpiqej t’i peshonte mirë fjalët dhe nuk bisedonte gjatë.

Dy ditët e fundit ka biseduar më shumë me Vehbiun e Qamilin. Kështu na thanë. Dhe i ka çuditur ata me konsideratat e miratimet për vendin tonë. Këtë e kemi vënë re edhe ne.

Në darkën e lamtumirës, Agimi ka biseduar gjatë me profesor Androkli Kostallarin, që e kishte pranë. Bisedën e nisi me problemet e gjuhës shqipe dhe të albanologjisë dhe kaloi në disa probleme të tjera.

Ai, ashtu si edhe të tjerët, i foli profesor Androkliut për konsideratën e lartë, për sukseset e studimeve shqiptare në fushën e albanologjisë, për rolin e tyre në zhvillimin e gjuhësisë shqiptare në Kosovë. Ai tregoi se përmbajtja e lartë cilësore e studimeve albanologjike (botimet dhe ligjëratat), mendimi teorik shkencor dhe përpunimi i gjuhës kanë lënë gjurmë në shkollat dhe në inteligjencën e Kosovës. Ai tha: “Kongresi i Drejtshkrimit është vlerësuar shumë dhe ka ushtruar ndikim të madh në Kosovë. Jehona e tij vazhdon edhe sot, jo vetëm në qytetet, por edhe tek arsimtarët e fshatrave, të cilët janë shumë të etshëm për dije. Arsimtarët e fshatit kërkojnë tekste mësimore shqiptare, sidomos për lëndët gjuhë e letërsi”.

Kur Agimit iu dorëzuan librat, dhuruar nga Instituti i Gjuhës dhe letërsisë (vëllimet mbi Kongresin e Manastirit dhe mbi Kongresin e Drejtshkrimit, mbi normat e gjuhë letrare si dhe dy vëllime me përmbledhje studimesh gjuhësore), tha: “Ky është një nder shumë i madh për mua. Këto libra do t’i mbaj në një vend të dukshëm, si librat më të çmuara që kam në shtëpi”.

Duke folur për futjen e normave të gjuhës letrare, Agimi tha: “Tani bëhet përpjekje që edhe në botimet tona të kultivojmë gjuhën e sotme letrare shqipe. Bile edhe në gazetën e pionierëve përpiqemi të zbatojmë rregullat e sprovuara nga Kongresi i Drejtshkrimit. Në Kosovë tani thuhet: të shkruajmë me gjuhën e gazetave e revistave ‘Drita’, ‘Zëri i Popullit’, ‘Nëntori’ dhe ‘Mësuesi etj. Te shkrimtarët tanë vihet re një përpjekje e dukshme në këtë drejtim. Në qoftë se ndonjë gjë nuk e kemi arritur në shkallën e duhur, kjo nuk ndodh se ne nuk dëshirojmë, por sepse kaq janë fuqitë tona, kaq e njohim gjuhën letrare. Por, ne jemi optimistë për të ardhmen”.

Agimi, pasi ngriti lart sukseset në fushën e albanologjisë, profesor Kostallarit i tha se para se të vinte në Shqipëri, kishte dëgjuar fjalë të mira për Shqipërinë, në përgjithësi për zhvillimin e vendit pas çlirimit. Ndërsa, nga tregimet e babait dinte se Shqipëria para çlirimit ka qenë një vend i prapambetur dhe i mjeruar. “Ato që pashë me sytë e mi”, vuri në dukje Agimi, “sidomos veprat e mëdha të pesëvjeçarëve, objektet e reja si Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, zona e naftës, ndërtimet e sistemimet bujqësore, pallatet e kulturës, pallati i pionierëve e shumë objekte të tjera më mahnitën. Ato që pamë i tejkaluan shumë parashikimet tona jo vetëm të miat, që jam i ri, por edhe të shokëve të mi, më të moshuar. Me këto realizime Shqipëria pas 5-7 vjetësh do të bëhet një vend që ka për t’ua kaluar të gjithëve (dhe këtu iu mbushën sytë me lot)”.

Duke folur për babin e vet, Veli Devën, i cili tani është drejtori i Kombinatit të Trepçës (sipas tij këtu ka ardhur me kërkesën e punëtorëve, Veliu është akoma në forumin e lartë udhëheqës në Beograd, por formalisht, deri në zgjedhjet e reja), Agimi vuri në dukje thjeshtësinë dhe karakterin popullor të babait.
Viti 1973: Miqtë spiunonin kolegët shkrimtarë nga Kosova! (2)
Ai deklaroi: “Babai na porosit ne fëmijëve të vet, mos harroni se jeni nga një familje e varfër, se babai i juaj ka vuajtur për bukën e gojës, mos harroni origjinën tuaj, jetoni thjeshtë dhe vetë bën një jetë të tillë. Na këshillon të mos ndjekim modat në veshje, në mënyrën e të sjellurit. Ne kemi në disa qytete bijtë e disa të pasurve me mirëqenie, që ndjekin modat ekstravagante e që nuk mësojnë në shkolla. Në masë rinia kosovare jeton thjeshtë. Fshatarët nuk kanë kohë e mundësi me u marrë me modat. Mësuesit e fshatit, për shembull, edhe japin mësim, edhe punojnë tokën e tyre në fshat.

Babai flet me nostalgji për Shqipërinë, na kujton vitet e fëmijërisë dhe të rinisë, kohën kur i doli bursa në Krumë për të vazhduar gjimnazin e Shkodrës, na tregon vendet ku ka mësuar e luftuar në Shqipëri, për shokët e tij, që tani janë bërë kuadro e thekson ata janë bërë të tillë sepse kanë qenë njerëz të thjeshtë, sepse luftuan me armë në dorë për çështjen e atdheut. Babai më la edhe një porosi, po të më jepej rasti t’i transmetoja të fala shokut të tij të ngushtë të klasës dhe të jetës në konvikt, Demlush Thaçit. Më tha: jepja të falat Demlushit, në qoftë se ai ka pasur qëndrim të mirë deri në fund, jo vetëm gjatë luftës, por edhe më pas, dhe në qoftë se dhe tashti nuk është në pozita armiqësore me partinë. Këtë porosi desha t’ua thosha shoqëruesve, por ndruhesha në fillim. Kur pashë prirjen e ngrohtë që m’u bë, mora guximin dhe po ju them”.

Agimi tha se babai ka nostalgji të vazhdueshme për shokët e shkollës në Shqipëri, dhe po të vinte ndonjëri prej jush (iu drejtua prof. Kostallarit), që keni qenë në një konvikt, do ta pinte me gjithë qejf një kafe me ju.

Agimi dy herë iu afrua profesor Bedri Dedjes t’i shprehë një mendim duke thënë letërsia shqipe për fëmijë ka arritur suksese të mëdha dhe propozoi që të bëhet një antologji e përbashkët e letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe për të cilën ai do të merrte përsipër, nëpërmjet shtëpive botuese jugosllave, ta botonin në gjuhë të huaja. Agimi e përsëriti këtë mendim në takimin e parë dhe në darkën e mirëseardhjes.

Rasti i Dhora Lekës, Kadare: Ja pse duhen hapur dosjet e Sigurimit


Letra e kompozitores Dhora Leka ka hapur një debat të nxehtë, mbi Sigurimin e Shtetit dhe survejimin e shkrimtarëve dhe artistëve nën regjimin komunist. 




Përshëndetje zoti Kadare!

Në median e shkruar ditët e fundit është botuar një letër që kompozitorja Dhora Leka, i ka dërguar diktatorit Enver Hoxha në vitin 1967, në të cilin shprehet se ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit dhe synonte që t’ju fuste ju në kurth. Ju si e keni pritur botimin e kësaj letre unikale, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, ndoshta edhe në tërë Evropën ish-komuniste?
Është e vërtetë që është rast i rrallë, mesa e njoh unë jetën e shkrimtarëve, kolegëve të mi në shtete të ndryshme komuniste. Ka patur kurthe të vazhdueshme, të ngritura, por që të ekzistojë një letër e tille ose e ngjashme, sigurisht që kanë ekzistuar, por një rrëfim i tillë ndaj shefit komunist të një vendi, unë nuk di të ketë ndodhur. Ose të paktën nuk është botuar, nuk është bërë e njohur. Ngjarjen e kam ditur gjithmonë, ka ndodhur gjysmë shekulli më parë, por letrën nuk e kam ditur as që ekzistonte, pale të kem ditur përmbajtjen e saj.

Si u ndjetë në momentin që e lexuat të gjithë letrën?

Jam befasuar jashtëzakonisht. Nga vetë letra, përmbajtja e saj dhe nga stili, toni i saj, në një lloj ekstazë e aktit të denoncimit.

Ajo që mua më ka bërë përshtypje zoti Kadare, ndoshta edhe që i përkas një brezi tjeter, ishte vetëofrimi që kompozitorja Dhora Leka bënte për të bashkëpunuar me organet e Sigurimit. Madje duke bërë edhe vërejtje, duke treguar edhe detaje të asaj që ajo e quante komplot që ajo e kishte në mendje dhe që sigurimi e kishte në plan si ide. Çfarë ishte ky? Ishte një rast sporadik apo kështu funksiononte sistemi dhe sidomos nga shkrimtarëve dhe konkretisht nga ju?

Ishte sistemi natyrisht. Nuk ka gjë sporadike, nuk ka gjë të pazakonshme, është në logjikën e mbrapshtë të gjërave të një diktature. Zakonisht në një diktaturë, shkrimtarët e njohur, filozofët e njohur, artistët e njohur janë në përgjim. Kur ka diktaturë në një vend ka përgjim njerëzish të shquar, qofshin këta të sferave politike, artistike, filozofike. Kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme është tregimi me pasion i këtij aksioni, sesi është e mundur që njeriu që e ka bërë këtë përpjekje për të futur në kurth një njeri tjetër, një koleg të saj artist, nuk ka kurrfarë pendimi, madje ka një lloj krenarie. Kjo tregon që, edhe ai që e merrte denoncimin, edhe ai që e përgatiste, se këtu ka dy anë. Njëra anë që përgatit kurthin i kërkon denoncuesit të ngrejë kurthin, pastaj ai që e merr këtë rezultat për ta shfrytëzuar. Këtu ka ndodhur një gjë pak e çuditshme. Ka një mister, që jo gjithçka kuptohet qartë. Njeriu që e ka marrë këtë, udhëheqësi i vendit, diktatori, shefi si ta quajmë, ka ditur diçka apo s’ka ditur asgjë. Personazhi nuk është gjallë që të japë sqarime. Ndoshta ka dokumenta të tjera të fshehura me shumë kujdes.

Por edhe mund të jenë zhdukur?

Edhe mund të jenë zhdukur padyshim. Ato që janë më “kompromentuese”. Ndoshta çdo sistem zgjedh dokumentat që duhet t’i zhdukë. Ato që mund t’i ruaj njëfarëkohe, ato që i djeg përgjithmonë pamëshirë, sepse turpi është kaq i madh saqë është i padurueshëm edhe kohë më vonë sikur të zbulohen.

Zoti Kadare, ishte moment që ju ishit në Berat. Ky ishte shfrytëzimi i rastit që zonja Dhora Leka të bënte atë bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. A patët ndonjë moment me të vertetë të vështirë që ju e kuptuat që Shërbimi Sekret ju survejonte?

Jo, kur erdhën këto letra…. Historia është shumë e ndërlikuar, nuk është kaq e thjeshtë. Ka pasur dy lloj letrash. Letra pasionante, romantike, erotike në fillim. e më pas letra kërcënuese. Sigurisht nga letrat e para nuk ishte ndonjë dramë, për një shkrimtar të marrë letra nga një vajze e cila mund të ketë një ngarkesë erotike, por të përmbajtur. Letrat ishin shumë korrekte, shumë të përmbajtura, pa asgjë të tepruar. Është normale. Shkrimtarëve u qëllon të marrin letra të tilla, nuk të bën ndonjë pështypje. Letra të tjera janë të pazakonshme krejtësisht sepse ato janë letra që të vënë ty në pozitën e një komplotisti. Ajo shkruante “Pse ti nuk vepron bashkë me ne, besnikët e Moskës, për të përmbysur regjimin?” Është e habitshme, ku e gjeti ajo. Nuk e njihja këtë grua, e kisha parë vetëm në rrugë.

Ju e diskutuat me njeri këtë?

Po, e kam diskutuar me shokët e mi. Me disa, jo me një. Kjo mesa duket e bëri që të dështonte ky aksion, sepse e humbi fshehtësinë. Këto letra nuk mundej më të m’i kapte dikush mua, në një bastisje, e të më thonte pse s’i ke treguar. I bëra bisedë me shokët e mi, kisha shumë shokë atëherë të qarkulluar në Berat, inxhiniera kryesisht, ndonjë shkrimtar. Edhe kjo prishje e sekretit dogji rezultatin e tyre.

Pas vitit 90’ zonja Leka mori njëfarë vlerësimi ose rivlerësimi. Si e vlerësoni ju figurën e saj? Kur edhe produktet e saj muzikore u vlerësuan, madje edhe një shkollë në Tiranë mori emrin Dhora Leka. Si i komentoni?

Unë nuk kam dëshirë të merrem më një bisedë të tillë, të them të drejtën. Ajo s’është më në jetë. Ajo e ka marrë mbi ndërgjegjen e saj këtë që ka ndodhur, ndoshta ka lënë shpjegime në një ditar të sajin, në një letërkëmbin me dikë të afërt. Por që unë kam shprehur mendimin dhe i permbahem këtij mendimi. Që ajo ka qenë një grua që ka vuajtur vërtetë, për fat të keq vuajtja e çoi në një humbje drejt peshimi mendor, moral, të logjikës. Në radhë të parë është një letër e pikëllueshme, që të arrijë një kompozitor i njohur shqiptar.

Ka pasur një arsye të fshehtë, arsyeja e parë që të shkon ndërmend është që ka dashur të shpëtojë vetë ajo nga një survejim i keq i shtetit. Paska gjetur një mënyrë që me një shërbim të tillë, të rregullojë biografinë e saj, të cilën në fakt as nuk e rregulloi, as nuk e përkeqësoi. Pak a shumë u duk sikur shteti do ta shqyente 400 copash që doli ky sekret, që ajo tha ato fjalët e famshme në mbledhje, që nuk e kam bërë me kokën time. U mat t’i thoshte dhe nuk e lanë të fliste. Ajo do të tregonte mesa duket, e zemëruar, me një zemërim që më ka habitur dhe ka habitur te gjithë, e patrembur. Me kuptimin që unë i shërbeva Partisë, i shërbeva Sigurimit siç kërkohej prej meje dhe unë kërkoj të respektohem. Kjo ka qenë çudia, befasimi i kësaj ngjarje.

Zoti Kadare, në të vetmin rast mes shkrimtarësh që kemi një pendesë është ajo e shkrimtarit Fatos Kongoli, i cili ka shkruajtur një roman, ku shpreh pendesën, që ka bërë një dëshmi në gjykatë për një kolegun e tij, i cili ishte dënuar. Ky është rasti i parë dhe i vetëm që një shkrimtar e bën këtë gjë. Përse nuk kemi raste të tjera zoti Kadare që të kenë atë pendesën e madhe?
Varet. Pendesa pritet nga një njeri që ka diçka për t’u penduar. Mund të jetë një kërkesë e përgjithshme. Secili përgjigjet përpara ndërgjegjes së vet.

Si e vlerësoni ju rastin e Fatos Kongolit?

Ishte një rast i kuptueshëm për një njeri që e vret ndërgjegja për diçka, është normale.

Më bëri përshtypje kur po përgatisja intervistën, që keni shpëtuar nga burgu një të ri me emrin Maks, jam befasuar nga ajo që ju keni bërë, nga ajo shpirtgjërësi. Ai ishte i arrestuar, por mund ta dënonin edhe me pushkatim, edhe ju e keni shëptuar duke i bërë atë relacionin hetuesit që nuk ka lidhje që kjo poezi të jetë bërë kundër pushtetit dhe kundër regjimit të asaj kohe. Pse z.Kadare e keni fshehur këtë anë, që ju me ato ekspertiza keni ndihmuar?

Ky është rasti i vetëm që ka ndodhur. Nuk më ka ndodhur rast tjetër. Mua s’më drejtoheshin për ekspertizë. Por ka qenë një rast unik. Një hetues, i cili gjithashtu ishte në dilemë, dhe mbante në pranga dikë në burg, i bëri thirrje ndëgjegjes sime si profesionist.

“Z. Kadare kam një poet të mbyllur në qeli. A mund t’iu tregoj ju lutem një vjershë të tij, vëtëm kaq”. Dhe më la të kuptoj që nuk i mbushej mendja se është fajtor. Nuk mund t’ia refuzoja sepse kjo nuk është ekspertizë. Përkundrazi kapa nuancën që e mundon diçka këtë hetues. Nuk i mbushej mendja.
Nuk e tha haptas por mesa kuptova unë. Me shumë sjellje, shumë mirësjellje. E pashë që ishte tmerruar.

Unë nuk kam dashur t’i bëj reklamë një gjëje që është normale për një shkrimtar, n.q.s ti ke në dorë të shpëtosh një njeri, n.q.s të vjen dikush dhe të thotë dëgjo se i kemi kapur në dorë një vjershë këtij armikut. Ai më tha sesi mendonte zyra e tij.

I thashë që këtu nuk ka asgjë armiqësore. E bëra pa mëdyshjen më të vogël, kjo ekziston, gjendet dhe dokumentat janë. Hetuesi më duket se jeton. Nuk e kam bërë bisedë për të mos u dukur si një sjellje e pazakonshme. Nuk ishte as heroizëm, ishte një sjellje që nuk pësoi asgjë nga kjo. Krejt normale si sjellje.

Zoti Kadare, ju e bëtë këtë gjest. Por nga ana tjetër dhe Sigurimi i Shtetit ju ka survejuar nga format më të ndryshme. A keni ndonjë moment kulmor që me të vertetë që ju e keni vuajtur më shumë sesa denoncimi apo synimi për kurth që donte të bënte Sigurimi i Shtetit me Dhora Lekën.
Jo. Këtë gjë e dija, e merrja me mend edhe prap më dukej normale për një shtet si i yni. Unë kisha studiuar në Moskë, në kryevendin e përgjimeve. Të gjithë shkrimtarët e shquar ishin të përgjuar. Edhe ishte krejtësisht normale. Për të mos thënë që ndonjë shkrimtar që ishte i papërgjuar fare, dukej si i pavlerësuar. Nuk kishte pse të shqetësonte kjo gjë. Ne ishin mësuar të gjithë.

Domethënë shkalla e përgjimit lidhej me shkallën e nivelit të shkrimtarëve?

Jo, gjithmonë. Por shkrimtari është shumë i lehtë të përgjohet. Ka raste kur edhe në perëndim janë përgjuar ndonjëherë shkrimtarët. Kaq e lehtë është për një shtet, për një polici, për një shërbim sekret të përgjojë një shkrimtar. Është si një sport zbavitës.

Zoti Kadare, sa herë diskutohet një denoncim, një debat i tillë, bëhet pyetja e famshme që “Pse nuk hapen dosjet?”. Më ka bërë përshtypje që në 1994-ën është përmendur fraza që në qoftë se hapen dosjet e Sigurimit në Shqipëri, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare. Si e komentoni ju ?
Kjo është një alibi. Një farë përpjekje për të përligjur moshapjen e arkivave të fshehta. Unë e kam pasur mendimin të prerë gjithmonë. Madje kam bërë shumë armiq me këtë. Një pjesë e njerëzve që më sulmojnë, ata s’mund të thonë që ne po të sulmojmë që të hapen dosjet. Por është shumë e lehtë të akuzosh një shkrimtar, nga drejtimet më të ndryshme. Pra mendimi im ka qënë i prerë që duhen hapur dosjet, duhen hapur arkivat e fshehta. Duhet që çdo vend kur kapërcen, kalon nga një diktaturë, gjëja e parë që bën shqyrton pjesën e keqe të ndërgjegjes së vet. Pa këtë nuk ka asnjë emancipim. Ose duket sikur ka ecje përpara, por në fakt ka ngecje në vend.

Ky është momenti që Kasem Trebeshina ka thënë për komentin e zonja Lekës, se nuk është faji i saj po i Ismail Kadares.

Nuk kam asnjë koment. Për mua edhe për asnjë njeri normal, Kasem Trebeshina nuk duhet të jetë një referencë morale. Ka një biografi shumë të rënduar nga kjo anë.

Në ç’kuptim?

Ka shërbyer vetë. Ka qenë oficer i Sigurimit i Ministrisë së Mbrojtjes që quhej në atë kohë Ministri e Brendshme. S’kam dëshirë të flas për të.

Përse një pjesë e shkrimtarëve edhe pse kanë këtë njollën që ju thatë, vazhdojnë pas viti 1990 të nderohen edhe me çmime, edhe me rritjen e vlerës publike. A është kjo e moralshme z.Kadare?

Kurrsesi. Sigurisht nuk është e moralshme për asnjë moral njerëzor në asnjë rend, në asnjë kohë, në asnjë sistem shoqëror. Këto njerëz në heshtje duhet të vuajnë ato që kanë bërë, sa kanë bërë, pa bujë. Ky është ndëshkimi më i madh për ta. Të vuash në heshtje edhe pa bujë, atë që t’i gjen të papastër në ndërgjegjen tënde. Që të bëhen nderime kur shteti e di çfare janë, nuk është normale. Është të kapërcehet, të bëhet një mbrapshti morale e pakapërcyeshme. S’ka pse t’iu bëhen nderime. S’po them a duhen ndëshkuar më vonë, apo jo. Ky është një ndëshkim moral, secili e vuan në mënyrë private. Por ta nderosh një denoncues, një njeri që ka marrë në qafë njerëzit është akti më i keq i njerëzimit. Të nderosh Judën, i cili është personazhi më i zi i referencës morale botërore të njerëzimit, njeriu më i afërt i Krishtit, i cili e tradhëtoi atë. Prandaj paradigma e Judës e njerëzve të afërt që rrinin disa herë rrotull shkrimtarëve për t’i përgjuar është e pafalshme. Akti i tyre është i pafalshëm. Për fat të keq tek ne falen.

Po të kthehem tek ajo që thatë ju, që nëse hapen dosjet, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare. Nuk ka një tragjedi kombëtare nga një pastrim i ndërgjegjes. Tërë vëndet e botës e kanë kryer këtë proces të detyrueshëm, i cili është i dhimbshëm. Por mund të them se ata nuk kanë pësuar një tragjedi, asnjëri prej tyre. E filloi Gjermani, Çekia, Polonia me shumë vështirësi Rusia. Askund nuk mund të thuhet se ka ndodhur ndonjë tragjedi. Përkundrazi, tragjedia ndodh kur nuk hapen. Jemi ne që jemi ndërkaq ne tragjedi. Në mbyllje të kësaj të fshehtë.


Kaloçi: 60 shkrimtarë në relacionin e Sigurimit të Shtetit



Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, të klasifikuara “Tepër Sekret”, me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve; analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të papublikuara më parë…!

Dashnor Kaloçi, një njeri skrupuloz i arkivave dhe ngjarjeve të faktuara përmes dokumenteve, vjen së fundi me botimin “Kadare i denoncuar”, botim i UET Press. Në intervistën e dhënë për gazetën “Mapo”, Kaloçi ndalet jo vetëm në fakte nga dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, por sjell dhe interpretimin e tij mbi to, si fryt i punës 25-vjeçare të tij. Siç vlerësohet nga titulli, libri bën fjalë për shkrimtarin Ismail Kadare, ku përmes dokumenteve dhe ato “top secret”, del se ka qenë disa herë i denoncuar. Këto përfshijnë një hark kohor relativisht të gjatë, nisur prej vitit 1962 deri më 1982, që përkojnë me dokumentin e parë me të cilin hapet libri dhe atë të fundit, mbylljen në vitin ‘82.





Është tejet intriguese dhe shumë sfiduese sesi është e mundur që nuk ka dalë deri më sot dhe nuk është bërë publike e gjithë kjo dosje me këto dokumente, dhe aq më shumë për këtë letër që Bilal Xhaferri ia paska dërguar Enver Hoxhës, nuk është folur kurrë!?

Nuk e di dhe nuk marr përsipër ta zbardh në këtë botim, por është fakt se kjo letër ekziston dhe publikohet në libër e plotë, me faksimilet përkatëse.

Ka një paradoks që duam ta vëmë në dukje dhe që lidhet me faktin se në vitin 2014 doli një libër “Një enigmë me disa të panjohura rreth çështjes Bilal Xhaferri”, ku flitet se nuk ekziston letra as në dokumente arkivore. Autorja e tij, Aida Tuci tregon se në arkivin e SHIK-ut ka pasur përgjigje negative për letrën. Si e shpjegoni këtë?!

Nuk di të them më shumë se ç’thatë ju për këtë problem, por lidhur me kërkesën për dokumente në arkiv, po ua jap përgjigje me këtë që do t’u tregoj shkurtimisht: Një miku im, (person publik, emër shumë i njohur), me profesion inxhinier mekanik, sapo u emërua drejtor i një ndërmarrje nacionale, nga më të rëndësishmet në Shqipëri, shkoi jashtë dhe kontaktoi një homologun e tij, të cilit i bëri mjaft kërkesa për të blerë prej tij teknologji e pajisje. Dhe ndërsa e pyeste në lidhje me shumë kërkesa, përgjigja e tij për homologun shqiptar, ishte: “Do ju jap çdo gjë, nëse do dini të kërkoni”! Pra, edhe në arkivat e shtetit, duhet të dish çfarë dhe si të kërkosh! Më këtë kurrsesi nuk duhet të nënkuptohet se unë jam treguar i zoti që i kam gjetur dokumentet. Aspak. Përkundrazi, ato dokumente i kam gjetur pothuaj rastësisht, pasi për të tjera gjëra kërkoja. Por për këtë mund të ndalemi më poshtë, që të mos devijojmë nga pyetja juaj!

Jemi në këtë temë, por me sa kujtojmë, njësoj edhe ish-drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit, Prof. Dr. Shaban Sinani, në librin e tij “Dosja K”, (me dy botime në vitin 2005), nuk ka folur fare rreth këtyre letrave të Bilal Xhaferrit! Me këtë rast kujtojmë se ai ka bërë një studim të gjatë rreth Kadaresë, me botimin e mjaft dokumenteve arkivore, me sulme ndaj tij. Si mendoni, edhe Prof. Sinani nuk ka ditur të kërkojë për këtë dokument?! E përsërisim, duket pak si paradoks, aq më tepër kur ai ka pasur në dispozicion një staf të tërë të arkivit dhe gjithë arkivin!

Në pamje të parë, duket se qëndron kjo që thoni ju, ndërsa po të mendohesh pak, mund të dalësh dhe në konkluzione të tjera, pasi ke hamendësuar dhe ke bërë insinuata të ndryshme, se përse nuk janë gjetur ato dokumente më parë, dhe në rastin konkret nga Prof. Dr. Shaban Sinani, autori i librit “Dosja K”!. Ndërsa po të mendohesh pak më shumë, të gjitha këto që thamë pak më lart, bien poshtë dhe çështja më rezulton fare e thjeshtë.

Çfarë do të thotë kjo?

Që do të thotë se ato dokumente nuk janë gjetur dot, as nga Prof. Shaban Sinani dhe as nga studiues apo gazetarë të tjerë më parë e më pas, pasi nuk ka një dosje të veçantë për Kadarenë apo për Bilal Xhaferrin. Arkivi Qendror i Shtetit, por dhe arkivat e tjerë, në fondet e tyre, kanë me qindra mijëra skedarë. Vetëm Arkivi Qendror i Shtetit, thuhet se ka rreth 1.3 milion skeda. Dhe në një skedë mund të gjesh me qindra dokumente. Po t’i referohem përsëri Prof. Shaban Sinanit, vetëm në dosjen për At Zef Valentinin, ka plot 200 mijë fletë. Nxirrini vetë tani konkluzionet rreth arkivit dhe mundësisë së gjetjes së dokumenteve për persona të ndryshëm që nuk e kanë emrin në skedar. Nesër, pasnesër, do dalë dikush tjetër të bëj një libër, po me këtë temë dhe do gjejë të tjera dokumente për Kadarenë. Edhe atij mund t’i bëhet pyetja: Si ka mundësi që dikush para jush, (në rastin konkret, Dashnor Kaloçi), nuk i ka gjetur këto dokumente…?! . Por dua t’ju shtoj diçka për të vërtetuar tezën time: gjatë kohës që Prof. Shabani po mbyllte librin “Dosja K”, teksa bisedonim në zyrën e tij, unë i tregova se kisha parë një dokument për Kadarenë dhe e pyeta nëse e kishte pasqyruar atë në libër. Dhe ai dokument u gjet dhe u vu në librin e tij “Dosja K”, gjë të cilën e ka shpjeguar vetë profesori i nderuar në një nga intervistat që u paraprijnë dokumenteve arkivore të librit të tij. Ja solla këtë shembull, për t’ju thënë se qenia drejtor arkivi, nuk do të thotë që të dish për gjithçka përmbajnë ato dosje me dokumente arkivore.

Të ndalemi më konkretisht tek akuzat e Bilal Xhaferrit ndaj Kadaresë, që u shprehët më lart, si dhe dokumente të tjera që ndodhen në këtë dosje?

Nuk po i zbulojmë të gjitha, por sa për të mos i ikur fare pyetjes suaj dhe, në respekt të lexuesit të kësaj gazete, desha të them se përveç letrës së Bilal Xhaferrit, gjithashtu edhe relacioni që Rita Marko, (sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Durrësit në atë kohë), i dërgon Komitetit Qendror, (përkatësisht Ramiz Alisë dhe Enver Hoxhës), mendoj se është me mjaft interes. Në atë letër, ai i bën një biografi të gjatë gjithë jetës së Bilal Xhaferrit, apo më saktë një “skaner” me rezolucion të lartë, duke filluar nga farefisi e familja tij, rrethit shoqëror, vendet ku ka punuar e jetuar, miqtë e shokët gazetarë, shkrimtarë dhe artistë që e kishin mbështetur, duke përfunduar te disa prej funksionarët më të lartë të artit e kulturës që e kishin përkrahur për t’u afirmuar si gazetar dhe shkrimtar. Dhe për të gjithë këta, janë dhënë detaje për rolin dhe raportet që ata kishin me Bilalin. Sa për kureshtje, po përmend disa emra që citohen në raportin e Rita Markos, si: Dashnor Mamaqi, Todi Lubonja, Agim Mero, Shefqet Musaraj, Llazar Siliqi, Dhimitër Fullani, Qamil Buxheli, Alqi Kristo, Moikom Zeqo, Vehbi Skënderi, Dhimitër Pilika, Dilaver Radëshi, Bedri Myftari, Naim Mane, Et’hem Hysi, Petrit Cerloi, Met Gjergji etj. Të gjithë këta janë akuzuar si njerëz që e kanë mbështetur Bilal Xhaferrin në karrierën e tij.

Në vitet e fundit, sidomos pas ndërrimit të sistemit, ka pasur shumë pretendime të personazheve të ndryshme dhe sidomos akuza të ndërsjella. A keni paraqitur ndonjë dokument tjetër lidhur me emra të njohur, si shkrimtarë apo artistë, që kanë pasur një lloj përplasje po themi, apo që janë atakuar me Kadarenë edhe në shtyp publikisht, si p.sh. Kasem Trebeshina, Rexhep Qosja, Kapllan Resuli, Petraq Kolevica etj. Më thjesht, a ndodhen në librin tuaj dëshmi të tjera?

Ka një dokument të vitit 1970, ku Kapllan Resuli, me një artikull të gjatë të dërguar për botim te “Zëri i Popullit” ka sulmuar ashpër një poet të ri të asaj kohe nga Myzeqeja (pas viteve ’90-deputet i Kuvendit Popullor), për një libër që sapo kishte botuar në atë kohë. Por në atë shkrim (që e kanë firmosur dhe dy persona të tjerë po nga Myzeqeja), që më tepër i ngjan një ‘pretence prokurori’ nga ata që hartoheshin në atë kohë për ndonjë shkrimtar apo poet në gjyqet politike, sulmohet ashpër dhe Kadareja. Apo thënë më saktë, duket se i gjithë sulmi ndaj poetit të ri myzeqar, që haptazi cilësohet gati-gati armik, është bërë në funksion të goditjes së Kadaresë, pasi ai ishte redaktori i librit të tij dhe njeriu që e kishte mbështetur e inkurajuar atë poet edhe me artikuj në shtyp. Përveç kësaj letre që ka shkuar në dorën e Ramiz Alisë, në atë dosje ka dhe disa dokumente të tjera, që në atë kohë u grumbulluan, duket për të dënuar shkrimtarin e ri lushnjar, që kishte mbështetur Kadareja.



Letra “top sekret” e ’72-it, 60 shkrimtarë në relacionin e Sigurimit të Shtetit

Nga kjo mori dokumentesh që janë pasqyruar në libër, në këndvështrimin tuaj, a parashikoni se ka ndonjë dokument që paraqet më shumë interes për lexuesin?

Nuk mund të them apriori. Varet se si e shikon njeri apo tjetri çdo dokument që pasqyrohet në libër, por edhe mënyrën sesi ai e interpreton. Për mua personalisht janë disa syresh, të tilla si p.sh., një dokument mjaft i gjatë (rreth 30 faqe libri), i vitit 1972, që përmban një relacion “Tepër Sekret”, të Drejtorit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH-së, e cila ka përfunduar te Ramiz Alia dhe nga aty tek Enver Hoxha, pasi ka shënimin “U pa nga shoku Enver”. Në atë dokument, informohet për shkrimtarët dhe artistët e të gjitha institucioneve artistike e kulturore të Tiranës, se çfarë thoshin e mendonin ata për njëri tjetrin, intriga, akuza, thashetheme, pakënaqësi, mllefe, etj., etj., si dhe deri te ‘komentet armiqësore ndaj Partisë’. Përmenden mbi 60 shkrimtarë dhe artistë, emra nga më të njohur të skenës, ekranit dhe letrave shqipe, si: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Llazar Siliqi, Aleksandër Banushi, Gjergj Zheji, Petro Zheji, Fatos Arapi, Sulejman Mato, Pandeli Koçi, Nonda Bulka, Hamit Beqja, Jakov dhe Dhurata Xoxe, Adriatik Kallulli, Nasho Jorgaqi, Anastas Kondo, Viktor Qurku, Ali Abdihoxha, Filip Ndocaj, Luan Qafzezi, Vath Koreshi, Ibrahim Uruçi, Dalan Shapllo, Kiço Blushi, Siri Sulejmani, Rudi Spahiu, Razi Brahimi, Koço Bihiku, Vasil Melo, Pipi Mitrojorgji, Bujar Kapexhiu, Skënder Kamberi, Janaq Paço, Kel Kodheli, Vilson Kilica, Sadik Kaceli, Qamil Prizreni, Llambi Blido, Nexhmedin Zajmi, Thoma Dhamo, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri, Pjetër Gjoka, Ndrekë Luca, Zhani Ciko, Nikolla Zoraqi, Milto Vako, Agim Krajka, Tish Daia, Besim Zekthi, Lefta Mulliri, Mediha Lubonja, Agim Gjakova, Adem Istrefi, Gani Demiri, Muzafer Kasa etj., etj. (Jo pa qëllim i përmenda gjithë këta emra, pasi këta përmenden të gjithë vetëm në një dokument, gjë e cila tregon më së miri se Sigurimi i Shtetit, ka qenë “hija” e tyre). Dhe e gjitha kjo, pra ato pakënaqësi dhe fërkime që shkrimtarë dhe artistë kishin ndaj njëri tjetrit, duket se janë shfrytëzuar e stimuluar nga Sigurimi i Shtetit, me intriga nga më të stërholluarat, për t’i pasur ata në grackë apo si “lëndë të parë”, kur duhej goditur ndonjë prej tyre politikisht.

Por, a nuk ka ndodhur vallë që edhe Kadare hyn tek ata që kanë shprehur pakënaqësi ndaj kolegëve?

Jo, madje faktikisht ka ndodhur e kundërta, ndaj Kadaresë janë shprehur kritika, pakënaqësi, mllefe, akuza, thashetheme, intriga, sulme, etj., etj. Dhe pothuaj, pjesa më e madhe e dokumentit, sillet dhe tirret rreth një paragrafi me katër rreshta, që thuhet se një koleg i tij, (poet mjaft i njohur), ka vënë në një nga novelat e tij, me të cilin ka dashur të identifikojë Kadarenë. Dhe për të nxjerrë në pah nëse qëndron kjo gjë, apo jo Drejtori i Sigurimit, përmend në raportin e tij emrat më në zë të shkrimtarëve dhe poetëve të asaj kohe. Kjo është njëra anë, ndërsa tjetra që të intrigon më shumë, në këtë dokument, i cili është përpiluar vetëm dy tre muaj para Festivalit të 11 Kombëtar të Këngës në Radio Televizion, nuk përmendet asnjë nga emrat e artistëve, shkrimtarëve apo krijuesve që asokohe njiheshin apo konsideroheshin si ‘modernistë’ dhe që përfunduan më pas në internime apo burgjet politike të regjimit komunist. Si; Lluk Kaçaj, Maks Velo, Sherif Merdani, Dorjan Nini, Miho Gjini etj.

A nuk keni frikë se me të gjithë këtë punë, ku futen dokumentet, komentet, sqarimet apo analizat që keni bërë në libër, në njëfarë mënyre po e orientoni lexuesin në drejtim të “kursit” tuaj, apo si të themi, është një libër thjesht pro-Kadare?

Absolutisht nuk e mendoj këtë gjë, por i përmbahem ligjësisë biblike se: Duhet t’i japim Çezarit atë që i takon atij. Unë jam munduar që me komentet, shpjegimet analizat po themi, ta orientoj sadopak lexuesin, duke i vënë ato ngjarje në kohën dhe vendin e duhur, si dhe rrethanat kur kanë ndodhur. Të gjithë këtë punë skrupuloze e kam bërë pasi mendoj se publikimi i dokumenteve pa komente, do krijonte konfuzion dhe do ja humbnin vlerat vetë dokumenteve dhe kësisoj edhe librit. Libri është për një lexues të gjerë dhe brezi i ri, as nuk i kupton situatat e asaj kohe, madje nuk kanë as idenë më të vogël, se si për një rresht poezie, mund të shpalleshe armik, dhe nuk dihet se ku përfundoje vetëm apo bashkë me familjen dhe me fare fis. Përvoja e gjatë në gazetari më ka bërë të mendoj se: publikimi i dokumenteve, pa komente, do të ngjante me një hartë pa tabelën e shenjave konvencionale. Kështu e kam gjykuar që komentet do e ndihmojnë lexuesin që të orientohet dhe t’i kuptojë më lehtë ato dokumente, por nëse dikush mund të çorientohet prej atyre komenteve apo analizave, le te shikojë vetëm dokumentet. Çdo njeri zgjedh dhe gjykon vetë.

Ju keni qenë vazhdimisht i anatemuar për kontributin tuaj ndaj dëshmisë reale të shumë personazheve të gjalla, apo që edhe nuk jetojnë më. A mendoni se sërish me këtë libër do paragjykoheni si mbrojtës i Kadaresë?

Përvoja, siç e thatë dhe Ju, më ka bërë të mendoj se gjithkush që punon në Shqipëri duhet ta kalojë me maturi, por edhe me qytetari. Paragjykimeve nuk iu shpëton askush, kjo është gjë që dihet, ndërsa unë vetë absolutisht nuk ndjehem i tillë. E para se: të marrësh në mbrojtje një njeri, në rastin konkret shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, duhet që ai të jetë i sulmuar dhe rrezikuar. Dini ju që Kadare ndodhet i sulmuar apo i rrezikuar? Çfarë nevoje ka për t’u marrë në mbrojtje një person që nuk ka asnjë problem, madje mund të thuhet se ai është në periudhën më të qetë të jetës së tij. Por dhe po të ishte në një situatë tjetër, të themi i sulmuar apo i atakuar, siç ka ndodhur jo rrallë, mendoj se Kadare nuk ka pasur nevojë ta mbrojë njeri, pasi ai shkruan vetë dhe këtë gjë e ka bërë, kur ka qenë mundësia.

Për t’u kthyer pak më parë, jo më larg por vetëm dy-tre muaj më parë, familja e Mitrush Kutelit ka pasur diçka në shtyp, madje në disa gazeta, por dhe në të kaluarën ka pasur kritika, atakime, akuza, sulme etj.,?

Jam i njohur prej kohësh me këto insinuata. Patjetër i kam ndjekur dhe këto të fundit, pasi bën pjesë në fushën time. Dua t’ju kujtoj se në këtë rast, ka qenë vetë Kadare, i cili u ka dhënë vetë shpjegime pretendimeve të tyre. Por po të nisesh nga kjo, pra që dikush ka shkruar kundër këtij apo atij personi dhe dikush tjetër i ka dalë në mbrojtje, nuk do të thotë se po të shkruash dhe ti, automatikisht je bërë palë me njërin apo tjetrin. Kjo të kujton Leninin që thoshte: “O me ne o kundër nesh, rrugë tjetër nuk ka”! Pra çdo njeri ka të drejtën e tij, që ta shikoj një personazh apo një ngjarje, me këndvështrimin e tij dhe ta trajtojë atë ashtu si mendon dhe gjykon ai, pa u solidarizuar me askënd tjetër. Në këtë kontekst, as që e kam menduar kurrë të bëj një libër, duke u bërë palë me një person apo grup personash, kundër një personi apo grup personash të tjerë. Meqë dolëm në këtë pikë, sa për kuriozitet, po ju them, se po t’ju tregoj emrat e personave që unë kam shkruar që nga viti 1991 e deri më sot, (në rubrikën historike Dossier), pra duke u bërë atyre historitë e jetës, krijimtarinë, persekutimin etj., etj., do më thoshit me siguri, se unë (Dashnor Kaloçi), jam personi që kam evidentuar dhe promovuar të gjithë kundërshtarët, apo ata persona që kanë sulmuar Kadarenë. Dhe ky është fakt, janë të shkruara gjërat dhe mund të verifikohen lehtësisht. Ka shumë persona që kanë atakuar Kadarenë, jo vetëm nga ata që përmenden në libër, (ku një pjesë dalin për herë të parë) por dhe emra të njohur, si: Bilal Xhaferri, Kapllan Resuli, Kasem Trebeshina, Rexhep Qosja, Petraq Kolevica etj., etj. Të gjithë i kam pasur ose personazhe të shkrimeve të mija Dossier, apo emisioneve televizive ku kam punuar. Dhe as që e kam menduar kurrë, që duke shkruar apo duke bërë emisione për ta, jam bërë palë në qëndrimet dhe sulmet që ata kanë bërë ndaj Kadaresë. Gazetari, në një afër mënyre është lajmës dhe me Kanun, lajmësi nuk vritet. Kështu dhe gazetari, kur nuk bëhet palë më asnjë, por i trajton të gjithë njëlloj, nuk ka pse të paragjykohet. Me që ra fjala, por dhe për koincidencë, pothuaj të gjithë ata persona që përmenden në dokumentet e pasqyruara në libër, si kundërshtarë të Kadaresë, apo që aludohet se kanë intriguar ndaj tij, emra të njohur si: Kapllan Resuli, Fatos Arapi, Moikom Zeqo, Bedri Myftari, Dilaver Radëshi, etj., kanë qenë dhe janë miq të ngushtë apo të njohurit e mi, dhe për ta kam shkruar shumë në rubrikën Dossier. Kapllan Resuli, vite më parë më ka telefonuar nga Zvicra, e kam pritur në Tiranë, dhe i kam bërë historinë e jetës së tij në gazetë. Po kështu, për Bilal Xhaferrin kam shkruar shumë, madje librin tim të parë në vitin 1995, (“Panteoni i thyer”), e kam botuar te Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri” e Shefki Hysës me origjinë nga Çamëria. Edhe ‘grupi i rrethit letrar të Laçit’ që përmendet në libër në raportin e Kadri Hazbiut të vitit 1968, (Luan Maluka, Mehmet Isai, Siri Sulejmani, Sadri Ahmeti, Maqo Trebicka, Vladimir Ndini Gjergo), grup i cili mblidhej rreth Kol Jakovës (bënin peticione në mbrojtje të tij), dhe kishin miqësi të ngushtë me Bilal Xhaferrin, e shpreheshin ashpër ndaj Kadaresë, madje deri në kërcënime, të gjithë ata pa përjashtim, i kam pasur (disa janë ndarë nga kjo jetë) apo i kam miq shumë të ngushtë. Me kryesorin prej tyre, Luan Malukën, kam miqësi familjare që nga fillimi i viteve ’70-të. Luani e ka pasur ndihmës Bilal Xhaferrin, si hekurkthyes dhe e ka idhull sot e kësaj dite. Nuk po zgjatem më shumë, pasi thuhet se kush justifikohet, akuzon veten. Por në rastin konkret, isha i detyruar t’ju përgjigjesha pyetjes suaj”.

Meqë përmendët kundërshtarët e Kadaresë, a mund t’ju pyesim për marrëdhënien tuaj direkte me Kadarenë, çfarë raportesh keni?

Jam takuar katër-pesë herë, dhe kjo sa nga miq të përbashkët, aq dhe nga pozicioni i gazetarit. Asgjë më shumë.

Një pyetje jashtë kontekstit historik, por e ndërvarur me aspektin teknik të saj: A keni pasur pengesa për të marrë dokumentet në Arkiv?

Jo vetëm që nuk kam pasur, por për vetë shërbimin tejet korrekt që kam pasur gjatë gjithë periudhës disa mujore që kam punuar për të studiuar dhe marrë dokument që janë pasqyruar në këtë libër, më dukej vetja se isha i privilegjuar prej tyre. Nuk dua të përmend emra se janë shumë, por gjej rast t’i falënderoj të gjithë stafin të cilët me kanë shërbyer. Por këtë shërbim, personeli i arkivit ua afronte të gjithëve.

Jemi shumë kuriozë për ‘rastësinë’ që përmendet: Diku më lart, nga fillimi i intervistës u shprehët se dokumentet për Kadarenë, pothuaj i keni gjetur rastësisht, por për të tjera më gjerë interesoheshit dhe kërkonit në Arkiv?

Po, është e vërtetë, dhe po mundohem t’jua them shkurtimisht. Diku nga viti 2002 e më pas deri nga viti 2008, që vazhdoja ende punë në shtypin e shkruar (“Gazeta Shqiptare” dhe “Shqip”), nisur nga njëfarë interesi që kishin shkrimet e rubrikës “Dossier”,kam pasur disa kërkesa nga disa shtëpi botuese apo individë, për t’i botuar në libra të veçantë. I pari që më ka nxitur dhe inkurajuar që t’i përmbledh një pjesë të zgjedhur të shkrimeve, ka qenë gazetari dhe publicist i njohur Frano Kulli (Enti Botues “Gjergj Fishta” Lezhë), miku im i vjetër dhe njëkohësisht, njeriu që e konsideroj dhe e njoh si profesorin tim të parë në gazetari. Më pas më kanë kërkuar, Besnik Mustafaj, (Shtëpia Botuese “ORA”); Luan Pengili (“OMSCA”) Brikena Çabej, apo dhe miq e kolegë të mi gazetarë si: Virgjil Muçi, Benet Koleka e Ben Andoni. Mundet dhe ndonjë tjetër. Dhe për hir të vërtetës, të gjithë këtyre u kam premtuar se do bashkëpunoja me ta për botimin e librave të mi dhe për hir të së vërtetës, me asnjë nuk e mbajta fjalën. Madje me Besnik Mustafajn, kujtoj se lamë dhe dy-tri takime, por që nuk u takuam kurrë sot e kësaj dite. Jo se nuk doja t’i botoja librat, por tjetër ishte dëshira dhe tjetër mundësia. Pasi puna e përditshme në gazeta nuk krijonte mundësinë dhe nuk të jepte kohë që të uleshe dhe të merreshe me libra”.

Dhe ndodhi që u ulët apo të uli në tavolinë Henri Çili?

Jo tamam kështu. Por, pak a shumë kështu më ndodhi edhe me Henri Çilin (nuk e kujtoj kohën e saktë, por kur është përfaqësuar në panairet e librit për herë të parë me UET-in), të cilit ia kërkova vetë bashkëpunimin për botimin e librit dhe ai u tregua mjaft i gatshëm duke më caktuar dhe takimin në zyrën e tij. Por dhe Çilit ia zvarrita punët njësoj si me miqtë e mi dhe personazhet e tjerë të nderuar që përmenda më lart. Dhe gjithnjë si pengesë apo më saktë si “armikun” kryesor që më pengonte, kisha kohën që më mungonte. (Kjo deri diku qëndronte, por nuk ishte e gjitha…). Dhe kjo gjë (pra zvarritja) me Henrin, do kishte vazhduar ndoshta me vite, po të mos më kishte mundësuar në nëntorin e vitit të kaluar, në ambientet e UET-it, çeljen e një foto-ekspozite (“Kontributi i Anglo-amerikanëve në Shqipëri në vitet 1943-1946”), pas së cilës më kërkoi që ato dokumente arkivore dhe fotot përkatëse që publikoheshin për herë të parë, t’i botonim në një libër album. I premtova se do e bëja, por dhe sot e kësaj dite ajo përsëri ka mbetur thjesht premtim.

Po si arritët ta bënit realitet, pra ta botonit këtë libër?

Nisur nga problemet që ndodhën në televizionin ku punoja, apo më saktë mbyllja e tij në korrikun e këtij viti, “më krijoi mundësinë”, (e kam vënë jo pa qëllim në thonjëza këtë gjë, pasi në njëfarë mënyre mundësia ka ekzistuar gjithmonë), të kem pak kohë të lirë, gjë të cilën e shfrytëzova në arkivin e shtetit. Ndërsa kërkoja dokumente e materiale për një temë të caktuar që e kisha lënë përgjysmë që nga viti 2008, për arsye se u largova nga shtypi i shkruar dhe fillova në televizione, rashë në gjurmë të një sërë dokumentesh për Kadarenë. M’u dukën me mjaft interes, aq sa mezi prisja të nesërmen të shikoja dokumentet e tjera. Dhe ndërsa vazhdoja pushimet me familjen pothuaj gjatë gjithë muajit gusht, mezi prisja që të mbaronin ato sa më shpejt dhe kthehesha në arkiv te dosjet që “më prisnin”. Kisha skeduar dhe grumbulluar shumë dokumente dhe materiale për Kadarenë, por pa menduar për t’i bërë libër. Diku nga java e dytë e tetorit, i mblodha dhe pashë se ishin bërë shumë. Madje dilte një libër voluminoz me dokumente të papublikuara kurrë. Po atë ditë (data 6 tetor), i telefonova Henrit dhe i thashë se nga java tjetër kisha dëshirë të takoheshim, pasi kisha dy projekt-ide që mund ta realizonim për panairin e librit. Çili, m’u përgjigj se më priste që të nesërmen, të takoheshim pas një promovimi te UET-i (Libri i Shpëtim Çaushit). Shkova dhe sapo i thashë se kam materiale për Kadarenë, më tha: “Shkëlqyer, do i bëjmë për panair”. Unë përsëri i thashë se do mundohesha…., pasi ishte kohë mjaft e shkurtër dhe nuk kisha siguri nëse e arrija dot ta mbaroja dhe i sugjerova që më mirë ta linim për vitin tjetër….?! Por Henri nguli këmbë se mund të realizohej kjo gjë, madje duke më ofruar dhe ndihmë, për çfarë të kisha nevojë. Kështu i vënë në presionin e fjalës, por dhe më shumë ngaqë ia kërkova vetë Henrit botimin e librit, u ula që atë moment dhe i kushtova gjithë kohën e mundshme, deri sa më datën 27 tetor, e njoftova Henrin se libri ishte gati. Kjo është e gjitha. Kështu erdhi ky libër, pra si një ndjesë e një premtimi të pambajtur, për të cilin dua të falënderoj Henri Çilin që më nxiti dhe njëkohësisht, t’u kërkoj ndjesë gjithë miqve të mi dhe të tjerëve që përmenda më lart, me të cilët nuk u tregova asnjëherë ‘korrekt’”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...