“Ky seminar, shenjë identifikuese e Kosovës dhe e Prishtinës”
Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa tha se Seminari në Prishtinë rol të jashtëzakonshëm për njohjen e kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe
Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i 35-ti me radhë, organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës.
Kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë që ka seminari për njohjen e letërsisë dhe kulturës shqiptare.
“Ky seminar tanimë ka traditë dhe njohje ndërkombëtare. Është bërë shenjë identifikuese e Kosovës dhe e Prishtinës dhe kjo të gjithë neve na bënë nder” tha kryeministri.
Mustafa tha se ndjehet i lumtur që kjo traditë po vazhdohet dhe ky seminar po ndikon dukshëm në pasurimin e dijeve albanologjike duke trajtuar çdo vit tema të ndryshme dhe të larmishme nga këto fusha.
Sot në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit të XXXV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Në këtë solemnitet ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, ministra, ambasadorë, akademikë dhe seminaristë.
Në një fjalë rasti, drejtori i Seminarit, Rrahman Paçarizi, ftoi rektorin, prorektorët dhe autoritetet akademike që vendosin për valorizimin e punës shkencore në Universitetin e Prishtinës të kenë parasysh faktin se Seminari nuk është institucion i izoluar i albanologjisë, por institucion që krahas promovimit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, synon ta ndërlidhë albanologjinë me shkencën dhe letërsinë botërore.
“Studimet kontrastive e ndihmojnë albanologjinë. Injorimi i tendencës për përfshirjen e albanologjisë në shkencën dhe letërsinë botërore shpejt mund ta shndërrojë Seminarin në një institucion lokal të dijes që sillet rreth vetvetes”, theksoi Paçarizi.
Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, tha se të flasësh për historikun e Seminarit është të sikur të flasësh për jetën e Fakultetit të Filologjisë në veçanti dhe të UP-së në përgjithësi.
“Një rrugëtim i vështirë, me shumë peripeci, por gjithnjë në kërkim të ngritjes dhe avancimit të dijes, në kërkim të forcimit të bashkëpunimit ndërakademik dhe në kërkim të promovimit të vlerave tona në botë, një tubim i lartë shkencor dhe kulturor që ka arritur të shndërrohet në një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar dhe me impakt të lartë në avancimin e shkencës dhe të kulturës, në zbërthimin e gërshetimit të gjuhëve e të kulturave të ndryshme me shqipen dhe në avancimin e studimeve gjuhësore, letrare dhe kulturore të shqipes në shumë qendra botërore universitare”, tha Rugova.
Ndërsa Rektori i UP-së, Marjan Dema tha se ky organizim shkencor synon të promovojë gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare dhe është dëshmi e gjallë që këto institucione kanë potencial për prodhim të dijes dhe shkencës.
“Kam disa arsye pse e konsideroj këtë institucion të rëndësishëm për këtë eveniment shkencor për institucionet tona. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i cili tani është në edicionin e 35-të me radhë në të cilin kanë kaluar studiues të letërsisë dhe gjuhës shqipe”, është shprehur Dema.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa, e cilësoi Seminarin si një prej ngjarjeve e cila e përfaqëson më së miri identitetin dhe kulturën shqiptare.
“Seminari pa asnjë dyshim tanimë është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës shqiptare ku bashkohen njerëz të gjuhës shqipe, të letërsisë dhe kulturës dhe për disa ditë ata këmbejnë kulturën e tyre, dhe mësojnë gjithnjë duke avancuar edhe më tutje dijet albanologjike”, shtoi më tutje Mustafa.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në fjalën e tij falënderoi themeluesit dhe profesorët të cilët i kanë dhënë jetë Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
“Ky është një shembull i mirë do të thosha për institucionet e Republikës së Kosovës, një traditë shumë e mirë e promovimit të Kosovës e cila do të duhej të ndodhte jo vetëm në këtë fushë, e cila po tregon dhe po besoj veçanërisht në fushën e zhvillimit tonë ekonomik në mënyrë që të kemi sa më shumë investitorë që investojnë në Kosovë, ta njohin Kosovën ashtu si besoni dhe të vini sot në Kosovë me dhjetëra e qindra studiues të albanologjisë”, tha Veseli.
*****
SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE
FAKULTETI I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Prishtinë, Rruga Nënë Tereza, pn.KOSOVË
Tel. +38138 222 970
E-mail:
seminari.filologjik@uni-pr.edu;
rrahman.pacarizi@uni-pr.edu
Drejtor: Prof. asoc. dr. Rrahman Paçarizi
Bashkëdrejtor: Prof. dr. Aljula Jubani
Sekretar: Prof. asoc. dr. Qibrije Demiri - Frangu
Bashkësekretar: Dr. Viola Isufaj
Sekretarë profesionalë: Ma. Kadire Binaj dhe Ma. Alban Zeneli
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e katër sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
SEMINARI XXXV DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË NGA 15 – 26 gusht 2016
Arritja e seminaristëve në Kosovë, më 14 gusht 2016 (e diel). Hapja solemne e Seminarit XXXV, më 15 gusht 2016, në orën 11:00.
Programi bazë i Seminarit XXXV:
1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë);
2. Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4. Ligjërata për kulturën shqiptare;
5. Referime shkencore;
6. Ligjërata të përgjithshme;
7. Tryeza të rrumbullakëta;
8. Tryeza e doktorantëve:
8. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës;
SESIONET SHKENCORE (25 – 26 gusht 2016)
Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (25 - 26 gusht 2016) janë:
- Gjuhësi: Varietetet e shqipes
- Letërsi: Koncepti i tjetit në letërsinë shqipe
- Kulturologji: Media dhe kultura në epokën e internetit
Afati për dërgimin e titullit të kumtesës dhe të abstraktit të bashkëngjitur (deri në 300 fjalë) është deri më 15 maj 2016.
Abstrakti është i domosdoshëm!
Adresa e e-mailit: seminari.filologjik@uni-pr.edu
THE INTERNATIONAL SEMINAR ON ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE
FACULTY OF PHILOLOGY OF THE UNIVERSITY OF PRISHTINA
Tel. +38138 222 970
E-mail: :
seminari.filologjik@uni-pr.edu;
rrahman.pacarizi@uni-pr.edu
Director: Prof. Asoc. Dr. Rrahman Paçarizi
Codirector: Prof. Dr. Aljula Jubani
Secretary: Prof. Asoc. Dr. Qibrije Demiri - Frangu.
Cosecretary: Dr. Viola Isufaj
Assistant Secretary: Ma. Kadire Binaj and Ma. Alban Zeneli
The International Seminar on Albanian Language, Literature and Culture was founded in 1974 at the Faculty of Philology (Faculty of Philosophy at that time) of the University of Prishtina. This seminar is organized for the students, professors and researchers outside Kosova and Albania engaged in the Albanian sciences and in albanology in general.
The Seminar has so far organized 34 Sessions. In 1991 the imposed Serbian rule discontinued the activities of the Seminar. In 1995 and 1996, in co-operation with the Institute of Linguistics and Literature of the Academy of Sciences and Arts of Albania, the Seminar was forced to develop its activities in Tirana. Since the year 2000 the Seminar performs its activities in Prishtina. The 19th and the 20th sessions were organized in cooperation with the Institute of Linguistics and Literature of the Academy of Sciences of Albania.
THE 35th SEMINAR WILL DEVELOP THE ACTIVITIES IN PRISHTINA FROM 15 – 26 August 2016
The arrival of the participants in Kosova – 14 August 2016. The opening ceremony of the Seminar is on 15 August at 11:00 AM.
The basic program of the 35th Seminar:
1. Intensive courses of the Albanian language (three levels);
2. Particular lectures in Albanian linguistics;
3. Lectures in Albanian literature;
4. Lectures in Albanian culture;
5. Scientific references;
6. General lectures;
7. Round tables;
8. The table of PhD students;
9. Additional cultural program aiming to show the participants the natural beauties of Kosovo and the activities in other centers;
COLLOQUIUM (25 - 26 August 2016)
· Linguistics: Varieties of Albanian Language
· Literature: The Concept of the Other in Albanian Literature
· Culture: Media and Culture in the Age of Internet
Abstract of 300 words, including author’s name and affiliation, should be sent to seminari.filologjik@uni-pr.edu. The deadline for submission is May 15, 2016.
Seminari XXXIV-2
Seminari XXXIII-1
Seminari XXXIII-2
Seminari XXXII-2
Seminari XXXI-1
Seminari XXXI-2
No comments:
Post a Comment