2016-08-15

Polemikë pa dorashka: E verteta e titullit “akademik” te Kapllan Resulit e disa të tjerëve ...

Sadik Elshani

  Sadik Elshani


Emrin e Kapllan Resulit e kam degjuar per here te pare qysh ne rinine time te hershme. Kisha degjuar per romanin e tij me titull “Tradhetia”. E dinim qe ishte arratisur nga Jugosllavia ne Shqiperi dhe asgje tjeter. Gjate viteve te studimeve ne Universitetin e Zagrebit, diku nga viti 1980 kam patur rastin qe ta lexoje fshehtas romanin “Tradhetia”. Kuptohet, ky roman ishte i ndaluar ne Jugosllavi dhe leximi i tij ishte nje veprim i denueshem. Por kush e qante koken. Per shkak te permbajtjes antijugosllave te romanit, atehere per autorin kishim simpati dhe emri i tij permendej me respekt. Me vone morem vesh se ai ishte burgosur edhe ne Shqiperi, por askush nuk e dinte arsyen se pse. Dihet se Shqiperia e asaj kohe ishte shume e mbyllur dhe kontaktet e shqiptareve ne te dy anet e kufirit ishin shume te rralla, prandaj edhe lajmet qarkullonin shume rralle. Megjithate, emri i tij ende permendej me respekt. Nga viti 1988 gjindem ne ShBA, pastaj ne Shqiperi ndodhen ato qe ndodhen. Keshtu qe emrin e Kapllan Resulit nuk e kisha degjuar per nje kohe te gjate. Por para disa vitesh, aty – ketu neper shtypin shqiptar dhe ne biseda me njerez degjova se Kapllan Resuli tani ndodhet ne Gjeneve te Zvicres dhe jep deklarata, boton shkrime e libra me tone antishqiptare dhe se e kishte nderruar mbiemrin ne dicka qe perfundon me “viq”. Dicka te tille kisha lexuar edhe ne nje interviste te Ismail Kadarese. Ne fillim m’u duk gati e pabesueshme qe autori i romanit “Tradhetia” te kishte rene ne nivele te tilla, por me vone mora vesh se vertet ashtu ishte. Per kete nuk kam kerkuar asgje ne internet, sepse nuk me ineresonte edhe aq teper.
Image result for Dr. Kaplan Resuli

Para disa muajsh po kerkoja dicka ne internet per disa ceshtje shqiptare, kur ne “Forumin shqiptar” po has ne nje emer, akademik Kaplan Buroviq. Ishte kjo nje interviste e vitit 2003 ne gazeten “Vest” te Maqedonise. Aty ne fillim shkruante se ky akademik i ka botuar mbi 100 libra, etj. U habita, kush eshte ky akademik qe gjer atehere nuk ia kisha degjuar emrin. Si ishte e mundur, kur une i percjell ngjarjet dhe i njoh gati te gjithe studiusit qe merren me ceshtjet shqiptar?! Atehere e kuptova se ky akadmik na qenka vete Kapllan Resuli. Pastaj lexova edhe disa punime tjera, e vizitova faqen e tij te internetit ne serbokroatisht, “Kaplan Burovic – Sajt posvecen licnosti i delu Kaplana Burovica” (shqip: “Kapllan Buroviq – sajti kushtuar personalitetit dhe vepres se Kapllan Buroviqit”). Dhe c’te lexoj aty: zi e me zi per shqiptaret, mohon cdo gje shqiptare, shtremberon, falsifikon historine, kulturen tone kombetare. Shkurt, shqiptaret jane askushi dhe nuk kane asgje. Aty nder te tjera lexoj:
– Shqiptaret nuk kane te bejne as me iliret, as me pellazget.
– Shqiptaret nuk jane vendes (autokton) ne trojet ku jetojne sot. Ata kane ardhur ne shekullin e X-te, ata jane emigrante dhe nuk kane te drejte ta kene shtetin e tyre.
– Serbet, malazezet dhe maqedonet kane ardhur para shqiptareve ne Ballkan.
– Buzuku eshte kroat, Pal Engjelli – malazez, Budi e Kukuzeli – maqedon, Pjeter Bogdani – serb, Noli – grek, e te tjera perralla te tilla.

kapllan

Kuptohet, per te gjitha pohimet, “tezat” e tij, ai nuk jep referenca, dokumente, ashtu sic e kerkojne kriteret shkencore. As qe ia vlen te diskutohet per keto qe ai shkruan, por thjesht ta ngrene temperaturen. Une u mbusha, si i thone fjales.
Per te vertetuar marrezite e tij, po ndalem vetem te Buzuku. Ne pasthenien e “Mesharit”, Gjon Buzuku shkruan me doren e vete: “U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shume here se gluha jone nuke kish gja te endigluom en se shkruomit shenjte…” Pra, Buzuku thote ne gjuhen tone dhe e shkruan librin ne gjuhen shqipe – gjuhen tone, gjuhen e tij. Te kuptosh kete nuk ka nevoje te jesh akademik, por vetem te dish te lexosh dhe te kesh mendjen e shendoshe.
Kapllan Resuli ka deshire te theksoje se ka qene student i Profesor Cabejt, por nuk eshte vazhdues i vepres, punes se Cabejt. Perkundrazi, ai i shtremberon tezat dhe rezultatet e punes se Cabejt per t’i perforcuar “tezat” e veta. Me shkrimet dhe qendrimet e tij, Kapllan Resuli po deshmon se eshte nxenes i zellshem dhe vazhdues besnik i vepres se akademikut famekeq, Vaso Cubriloviq. Ne punetorite, ne kuzhinat e tyre te pista antishqiptare, serbomedhenjte kane patur “mjeshter” shume me te zote se “akademik” Buroviqi, por gjithmone kane deshtuar. Shkrimet e “akademik” Buroviqit nuk jane asgje tjeter, vecse perralla antishqiptare per t’i permbushur kenaqesite e qarqeve shoviniste serbe.


Image result for Dr. Kaplan Resuli
Para ca ditesh te panorama.com. al, pata mundesine te komunikoja nepermes komenteve me Z. Kapllan Resulin. Ia permenda ato qe shkrova me lart dhe i thashe se nuk eshte akademik, dhe nese eshte, atehere te na tregoje se anetar i ciles akademi eshte. Ai perseri ngul kembe ne shtremberimet dhe falsifikimet e tij, ben sulme e akuza personale ndaj meje, edhepse nuk me njeh fare dhe thote se eshte anetar i Akademise se Intelektualeve Shqiptare te Shkencave dhe te Arteve me kryetar profesor Skender Rizajn. Thene te drejten u habita, sepse Prof. Skender Rizaj eshte nje historian atdhetar dhe per qendrimet e tija ai ka patur probleme me autoritetet e atehershme jugosllave. Pra, si eshte e mundur qe ne akademine qe ai eshte kryetar, te kete nje akademik si Kaplan Buroviqi. Shkova ne internet (Google) dhe nen ate emertim nuk gjeta asgje te shkruar. Dicka m’u duk e dyshimte, sepse edhe shoqatat me te thjeshta e kane nje faqe interneti (website) e lere me nje akademi. Po sic theksova me lart, per kete akademi nuk e gjeta te shkruar asnje shkronje. Ne internet e gjeta adresen elektronike te djalit te prof. Rizajt, icili vete eshte profesor i historise ne Universitetin e Prishtines. Meqenese nuk njihemi, i tregova se kush jam dhe arsyen se pse po i shkruaj. I bera edhe dy pyetje:
“A ekziston kjo akademi dhe a eshte anetar Kapllan Resuli, apo sic njihet tani, Kaplan Buroviq?”
“A jeni Ju, ose Profesor Skender Rizaj te njohur me shkrimet plot falsifikime e urrejtje te akademik Kaplan Buroviqit, tematiken e te cilave e ceka me larrt?”






Ai pasi kishte biseduar me babain e tij, prof. Skender Rizajn, me kthen kete pergjigje:
“Sa i perket pyetjes suaj te pare, pergjigja e profesor Skenderit ishte se kjo Akademi asnjehere nuk eshte themeluar zyrtarisht, as ne Prishtine, as ne Tirane e as ne Stamboll. Arsyeja ishte e thjeshte – insinuatat dhe angazhimi i qarqeve antishqiptare, me doren e zgjatur edhe te disa intelektualeve shqiptare (te Kosoves e Shqiperise), e pamundesuan qe ne nisme kete inisiative. E tera cka u arrit te behej ishte nxjerrja ne Stamboll te nje numri te vetem te revistes ne emer te kesaj akademie, te titulluar:Shkencat dhe Artet Shqiptare (shiko ne attachment). Kjo u arrit me vullnetin e disa intelektualeve turq, te cilet moren pjese edhe ne propozimin e anetareve te Keshillit Redaktues te kesaj reviste (shiko ne attachment). Pra ne mesin e tyre figuron edhe emri i Kapllan Resulit, i propozuar, me gjase nga dikush prej kolegeve turq, sepse prof. Skenderi asnjehere nuk e kishte njoftuar personalisht – kisha degjuar per te vetem si emer nga fusha e albanologjise e asgje me shume. Pra, i ashtuquajturi akademik Kapllan Resuli – Buroviqi asnjehere nuk ka mundur ta fitonte titullin akademik nga ajo akademi, sepse Akademia e Intelektualeve Shqiptare asnjehere nuk u themelua e as nuk u regjistrua zyrtarisht. Po te ishte ndryshe, edhe vet Skenderi do te duhej te thirrej akademik, dhe jam i bindur se nje emertim te tille nuk do te arrini ta gjeni askund, as ne libra dhe artikuj shkencor, as ne internet. Me fjale te tjera, ajo qe Resuli – Buroviqi pretendon s’ eshte tjeter pos nje genjeshter dhe falsifikim. Cdokush e din se te qenit anetar i nje keshilli redaktues, qofte edhe te nje akademie te regjistruar dhe me fame boterore nuk te ben akademik.
Sa i perket pyetjes suaj te dyte, prof. Skenderi ma beri te ditur se nuk ka qene dhe nuk eshte fare ne dijeni te asaj cka ka shkruar dhe shkruan i apostrofuari Resuli – Buroviqi.”
Duhet sqaruar per lexuesit, se ne vitet e 90-ta te shekullit te kaluar, prof. Skender Rizaj, si njeri nga njohesit e rralle te osmanishtes, ka punuar ne Arkivat e Turqise ne Stamboll. Prandaj ketu permendet Stambolli.


Per te vertetuar saktesine e pohimeve te mia, kembimin tim elektronik me djalin e prof. Skender Rizajt, ia kam percjellur redaktorit te Illyrias.
Kapllan Resuli thote se i ka edhe titujt profesor e doktor, por kur e pyesin se ku dhe kur i ka marre keta tituj, ai thote se i ka marre nga veprat e tij. Por ka nje ecuri se se mirren keta tituj. Kete e di vete, sepse e kam edhe titullin e magjistrit dhe te doktorit te shkencave. Nuk mund t’i japesh vetes tende grada shkenore, sic ben z. Kapllan Resuli. Ne internet ai e ka vene nje vertetim qe e ka kryer fakultetin dhe e ka vene kopjen e nje letre te shkruar me dore ku e njoftojne se eshte zgjedhur anetar nderi i akademise, qe sic dihet tani, nuk eshte themeluar kurre dhe nuk ka ekzistuar kurre. Po t’i kishte edhe keto diploma, ai do t’i kishte ekspozuar ne internet. mund te them edhe shume gjera te tjera, por nuk ka nevoje te zgjatem me teper.
Po them me sinqeritetin me te madhe, se kur jam duke i shkruar keta rreshta, po ndiej dhimbje njerezore per autorin e romanit “Tradhetia”. Por kur lexon shkrimet e “akademik” Kaplan Buroviqit, nuk mund te rrish pa reaguar ne kete menyre. Akademiket duhet te jene ndricues, te rrezatojne vlera njerezore dhe jo te perdhosin historine, kulturen, vlerat e nje kombi, sic ben “akademiku” Buroviq me kombin tone. Jeta private e Kapllan Resulit nuk me inereson fare, por me inereson saktesia, ne kete rast, pasaktesia e shkrimeve te tij pa kurrefare kriteri shkencor e faktik. Prapa shpines po e ndiej pranine e atij Sadik Elshanit te para 35 – 40 viteve, atij lexuesit te atij romani, i cili po shikon i habitur dhe nga levizjet e fytyres sikur po thote: “C’u be, c’eshte kjo?! Vertet, c’u be, c’eshte kjo?! Ku eshte dinjiteti, integriteti moral, intelektual, shkencor e njerezor?! Kam respekt per moshen e Z. Kapllan Resulit, por kam respskte edhe per te verteten – e dua kombin tim, e dua vendin tim. Nuk do te lejojme askend qe te na shtremberoje e falsifikoje historine, kulturen tone dhe te na perdhose vlerat tona kombetare e njerezore!

Philadelphia, 28 shkurt, 2015

Shenim: Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

********

Kapllan Resuli
Kapllan Resuli, “Tradhëtia”, romani që dyshohej se jepte të dhëna sekrete për UDB-në

Akademiku Kapllan Resuli nuk hyri rastësisht në plejadën e shkrimtarëve të shquar shqiptarë.Ate e ngriti aq lart dhe e bëri të pavdekshëm në mendjen dhe zemrën e kombit shqiptar vepra e tij. Pa dyshim, vepra që e bëri të njohur dhe të nderuar për lexuesin shqiptar shkrimtarin e talentuar Kapllan Resulin ishte romani TRADHTIJA. Kjo vepër e gjen zanafillën në kampin e përqëndrimit të të burgosurve në Idrizovo, rreth 10 km larg Shkupit, ku edhe lindi dhe u strukturua si vepër e si roman.

Resuli qysh me kohë kishte dëgjuar për Abdullah Krashicën, të quajtur edhe Abdullah Presheva një patriot kosovar. Kur arriti si i burgosur politik në Idrizovo, gjeti aty të dënuar politikë shumë nga shokët e luftës të Abdullah Preshevës, komandanta e komisarë repartesh partizane, po dhe partizanë më të thjeshtë. Ata i folën më lirisht për komandantin e tyre, Abdullah Preshevën, sidomos kur u siguruan se tek Kapllan Resuli mund të besonin.

Duke dëgjuar bisedat e tyre për Kosovën, atdheun, lirinë, Profesor Resulit i lindi ideja për të shkruar diçka për Abdullah Preshevën, ndonjë reportazh, si ai që tashmë e kishte shkruar e botuar për majorin slloven Anton Pristov. Sa më shumë që dëgjonte e më shumë i forcohej ajo ide, që dalngadalë nisi t’i formulohej si tregim, pastaj si novelë dhe, më në fund, edhe si roman.

Kështu, nga fundi i vitit 1959, Profesori e kishte krijuar skemën strukturore dhe konceptin e parë të atij romani. Muajt e parë të vitit 1960 një të diele ai i mblodhi të burgosurit politikë me të cilët kishte muhabet, dhe ua tregoi subjektin e romanit fill e për pe dhe me atë rast dëgjoi vërejtjet e tyre dhe ditët që vijuan e korigjoi dhe e plotësoi kryeveprën e ardhshme.
Me që në fillim të gushtit të atij viti do të lirohej nga burgu intelektuali nga Gostivari Adnan Agai, ai thërret mënjëanë dhe i pati thënë:

- Shiko Kapllan, pas një muaji duhet të lirohem edhe unë. Po siç po shkojnë punët këtu, kësaj historie të trishtë nuk i dihet, sepse ti po e sheh se vazhdimisht kurdisin plane kundër nesh. Ka mundësi që të më qesin prap në gjyq e të më dënojnë. Bile, ka mundësi që të më eliminojnë edhe mua fizikisht siç u perpoqen të të eleminojnë edhe ty. Nuk më vjen keq do të vdes, por më vjen keq se mund të mbetet pa u shkruar e botuar romani për Abdullah Preshevën.

Prandaj të lutem, po more vesh se nuk jam gjall, ulu e shkruaje ti këtë roman.
Pas kësaj ai ia pati ritreguar edhe një herë ngjarjen ashtu siç e kishte konceptuar në mendje. Po, pas një muaji, Profesorin e liruan nga burgu. Atëherë A.Agai i kishte thënë:
-Tash Pofesor keni mundësinë të uluni e ta shkruajeni ju romanin për Abdullah Preshevën!

Pas disa ditësh Profesori u arratis në Shqipëri. Autoritetet shqiptare, për të gjitha ato të mira nga më të shquarat, që ia kishte kontribuar popullit shqiptar, për të gjitha sakrificat e tij nga më sublimet, në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi e patën përplasur në kampin e përqëndrimit të emigracionit jugosllav në Çermë, ku nuk kishte mundësi për të bërë një jetë më të thjeshte e normale, e jo më edhe për t’u marrë me shkrime.

Po Profesori tashmë gëzonte një vullnet të hekurt dhe shpresonte tek e ardhmja, prandaj përpiqej të ingranohet në jetën e përditëshme me talentin të tij të padiskutueshëm prej krijuesi, përmes penës së tij të artë. Me gjithë pengesat e panumurta qe i dilnin perpara, ai menjëherë iu shtrua punës dhe nisi të shkruante romanin. Dihet se tavolinë e karrike nuk kishte, madje as laps e leter normale. Në kapanonin ku flinte, kishte edhe rreth 100 të internuar të tjerë, që vazhdimisht lëviznin, hynin e dilnin jo vetëm ditën, por edhe natën.

Në vend të tavolinës, një nga shokët e tij improvizoi aso kohe një copë kompensatoje, të cilen profesori e mbështeste mbi gjunj, duke qenë i ulur në shtrat. Këtu e kështu pati nisur të shkruhej një nga kryeveprat e letersisë sonë,romani “TRADHTIJA”.

Ndërkohë, duke shkruar romanin TRADHTIJA, këtë kryevepër të letërsisë shqiptare, pareshtur shkruante e botonte edhe vepra të tjera, sidomos për trupën e estradës dhe të teatrit të emigracionit. Në shtypin e kohës fare pak i botonin krijime profesorit, sepse veprat e tij po linin nën “hije”, po eklipsonin veprat e shkrimtarëve të realizmit socialist. Me gjithë pengesat më evidente, talenti dhe shkathtësia e tij depërtuan edhe në organet qëndrore e kryesore të shtypit letrar të kohes. Kështu në revistën “Nëntori”, nr. 6/1962, iu botua tregimi “Mejremja”, ndërsa në revistën “Ylli”, nr.2/1963, i botohet vjersha e parë në shtypin shqiptar me titull “Betimi”, e më tej në gazetën “Drita” tregimi “Bursa”.

Sapo e mbaronte ndonjë kapitull të romanit, i thërriste emigrantët me të cilët kishte muhabet, dhe ua lexonte. Kështu, një numër i tyre, e dëgjuan romanin TRADHTIJA jo vetëm pa u botuar, por edhe pa u përfunduar ende së shkruari.

Mes atyre, që më shpesh kanë dëgjuar leximin e kapitujve të romanit, kanë qenë Nazmi Berisha (që e ka pranuar këtë gjë edhe në librin e tij kushtuar jetës së Profesorit !), pastaj Ahmet Sadiku, Namik Luci, Bajram Tigani, Nexhat Kërnja, Hysen Belegu, Ymer Kelmendi, Ibrahim Gjonbalaj dhe Gjonbalajt e tjerë. Ndonjeri prej tyre menjëherë e pati mësuar ndonjë fragment edhe përmendësh, kurse Hyseni, që edhe flinte pranë Profesorit, duke dëgjuar për personazhet katolike, të romanit, krijoi bindjen se edhe Kapllan Resuli mund të ishte i krishtërë, bile dhe katolik.

Në verën e vitit 1962 romani ishte gati, i shkruar me dorë nga Kapllan Resuli në disa fletore, sepse makinë shkrim i nuk kishte. Në shtator të po atij viti Profesorin e liruan nga kampi, dhe e patën transferuar në qytetin e Lushnjës, po prap me statusin e të internuarit, bile pa i siguruar banesë dhe pa punë. Atëherë, për herë të parë, e lejuan profesorin të shkonte deri në qytetin e Shkoderës, për të parë të motrën dhe njerëzit e sajë.

Duke shetitur në rrugën kryesore të qytetit, i tërheq vemendjen në vitrinën e një dyqani një makinë shkrimi portabël, të markës EVEREST, qe kushtonte 10 mijë lekë. Pofesori nuk kishte lekë në xhep. Motra e tij i pati gjetur hua parat tek kushërinjtë dhe Profesori kështu u bë me makinë shkrimi për herë të dytë,sepse makinën e parë të shkrimit e kishte blerë në Tetovë, në vitin 1958, para arrestimit.

Sapo u kthye në Lushnje, ai i hyri punës për ta daktilografuar romanin. Duke e daktilografuar i bëri aty këtu edhe ndonjë korigjim apo ndonjë shtesë. Nga fundi i vitit 1962 romanin ia pati nisur me postë Ndërmarrjes Botuese “Naim Frashëri”në Tiranë.Ndërmarrja Botuese, ose më saktë, ata që qëndronin pas asaj ndërmarrjeje, ia bllokoi romanin pa asnjëfarë arsye,pa i kthyer përgjigjeje për më shumë se një vit, diku deri në fillim të vitit 1964. Atëherë ia kthyen veprën me kërkesën absurde që t’i hiqte të gjithë emrat e vërtetë, si dhe disa pjesë apo kapituj, sidomos lidhur me kombin maqedon e organitatën e tyre antiturke VMRO.

Kështu, në vitin 1964, në vend që të projektonte dhe të shkruante ndonjë roman tjetër, iu desh rishtas të merrej me romanin TRADHTIJA, ta ripunonte e ta daktilografonte, pa patur asnjë kusht të favorshëm për punë, pa tavolinë e pa karrike, në qytetin e Lushnjës, në një barakë të vjeter në lagjen “Loni Dhamo”, Aso kohe profesori ishte angazhuar shpirtërisht në mësimdhënie,sepse sakrifikonte duke shkuar në këmbë çdo mëngjes në fshatin Karbunarë, ku jepte mësimin e matematikës, para dite në tetëvjeçaren e të vegjëlve dhe pasdite, deri në orën 8 të mbrëmjes, në shkollën e natës për të rriturit qe në atë kohë sapo ishte hapur.

Në maj të vitit 1964 Profesori ia nis perseri romanin NB “N.Frashëri”. Me urdhër të KQ të PPSH-ës ndërmarrja ia kalon veprën Lidhjes së Shkrimtarëve. Nga shkrimtari Dhimitër Xhuvani, pas disa muajsh, Kapllan Resuli merr vesh se romani i tij ishte ekspozuar në një dhomë sekrete të Lidhjes së Shkrimtarëve, ku persona të autorizuar shkonin, e lexonin dhe i raportonin Lidhjes për çdo gjë të dyshimtë, si dhe jepnin mendime për vlerat ideo-artistike të veprës. Dyshohej se mos ishte Kapllani agjent i UDB-së dhe se përmes romanit të tij i raportonte të dhënat sekrete te mbledhura në Shqipëri.

Së fundi e thirrën Profesorin nga Lushnja në Tiranë, në NB “N.Frashëri” dhe i kërkuan që urgjentisht ta zgjeronte pak EPILOGUN e veprës. Profesorit as që i shkonte mendja se për çfarë qëllimi bëhej kjo, dhe nuk mendonte se ata dyshonin se mos nuk ishte ai autori i asaj vepre! Mori epilogun dhe shkoi në Qytetin “Studenti”, në një dhomë të konviktit, ku ishin disa studentë, mes tyre edhe dy-tre, që më vonë do të afirmohen edhe ata si shkrimtarë. Ishin Kiço Blushi dhe poeti i ardhshën Ndoc Gjetja. Aty, në sytë e tyre profesori pati qendisur nga e para epilogun e romanit në fjalë dhe që të nesërmen në mëngjes ia pati dorëzuar ndërmarrjes botuese “N.Frashëri”.

Kështu, pas shumë peripecish, vështirësish, sabotimesh, kontrollesh të rrepta e analizash meskine, më në fund, në faqet e gazetës “Libri” qe botuar njoftimi se “Së shpejti do të botohej novela “Tradhëtia” e Kapllan Resulit”. Kërkohej të quhej novele, pasi nga 392 faqe që kishte shkruar autori me 1962, veprës iu hoqën rreth 100 faqe dhe më në fund në maj të vitit 1965 libri doli doli nga shtypi me 259 faqe. Madje duke e shkurtuar dhe masakruar kështu, romanit i ishtë bërë edhe një gabim teknik shumë i rëndë, që autori do ta korigjonte pas shumë vitesh, në botimin e dytë, pa fjalë dhe pa u ankuar.

Akademiku, prof. dr. Kapllan Resuli ka filluar të shkruajë e të botojë në gjuhën serbo-kroate dhe ka vazhduar edhe në të gjitha gjuhët e tjera, që ndërkohë i ka zotëruar mirë rreth dhjetë gjuhë. Shumë shpejt qe afirmuar dhe qe bërë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë dhe më vonë edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Cërna Gorës, Zvicrës, anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve Serbë në Zvicër. Profesori njihet jo vetëm si shkrimtar, por edhe si publicist, bile edhe si shkencëtar, ballkanolog, veçanërisht si albanolog. Si të tillë e kanë përfshirë në shumë LEKSIKONE, ËIKIPEDA, bile edhe në shumë ENCIKLOPEDI të popujve dhe shteteve të ndryshme.

Ministria e Arsimit dhe e Kulturës e Shqipërisë do ta fuste për pak kohë edhe në programin zyrtar për shkollat e të gjitha kategorive, si dhe në Programin e letersisë në Universitete. Kapllan Resulin, më saktë zbulimin e tij shkencor nga fusha e fonetikës shqiptare, do ta gjeni edhe në FJALORIN ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR, por pa emrin e saktë të tij, sese në atë kohë ai ishte i arrestuar.

Romanin TRADHËTIJA Kapllan Resuli e ka shkruar në gjuhën shqipe, saktësisht në gegërisht. Vetë forcat shkencore dhe krijuese shqiptare, bile jo kushdo, por arsimtarët e gjuhës shqipe të mbledhur në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodër, e kanë shpallur librin e tij si kryevepër të letërsisë shqiptare në prozë, bile është quajtur UNGJILL i patriotizmit shqiptar, ndërsa gjuhën e këtij romani e patën propozuar si gjuhë zyrtare, kombëtare. Me gjithë persekutimet më skandaloze, që i janë bërë dhe vazhdojnë t’i bëhen sot e kësaj dite kësaj vepre nga qeveritë shqiptare kohë pas kohe dhe njerëzit e indoktrinuar me të tipit enverist, romani ka arritur të botohet plot pesë here.

Ja botimet qe i janë bërë në kohë të ndryshme këtij romani:
- Botimi i parë: Tiranë 1965, Shtëpia Botuese „Naim Frashëri“, tirazhi 5000 kopje, formati 78 x 109/32, faqe 259, Shtypshkronja „Mihal Duri“, redaktore: Donika Omari, korrektore: Neka Turkeshi, piktor: Ksinofon Dilo, redaktor teknik: Adem Lita.

Njihet si botimi zyrtar i Qeverisë Shqiptare dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, i bërë me leje të veçantë nga KQ i PPSH-ës, pas kontrollit të imtë dhe special të ekspertëve të KQ dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ndër të cilët deri më sot autori ka arritur të identifikojë: Ramiz Alinë, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Ibrahim Uruçin, Sterjo Spassen, Dhimitër Xhuvanin dhe Nasho Jorgaqin.Në libër shkruhej se tirazhi ishtë 4000 kopje, por nga burime kofinenciale thuhet se janë botuar edhe 1000 kopje të tjera që janë futur ilegalisht në Kosovë.

Menjëherë pas botimit të veprës Kapllan Resuli qe pranuar Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëvedhe Artistëve të Shqipërisë, por vetëm formalisht, pa asnjëfarë të drejte. Bile vite me radhë nuk i njohën as të drejtën e orarit të reduktuar që i takonte si anëtar i Lidhjes. Edhe ato pak leje krijuese që i jepnin, sistematikisht ia patën sabotuar për ta penguar në punën krijuese.
Në këtë botim u hoqën të gjitha faqet e veprës që flisnin për kombin maqedonas dhe organizatën e atëhershme antiturke dhe antijugosllave VMRO.

Dyshohet të jenë futur fraza dhe mendime që synonin të ruanin të ashtuquajturin “bosht ideologjik të partisë”, për të cilat autori pati protestuar në shumë intervista qe pati dhënë pas daljes nga burgu. Vlera te veçanta romanit i shton gegërishtja e përdorur me mjeshtëri si gjuhë e pastër dhe e pa arritshme, në kundërshtim me “porositë e dhëna nga autoritetet” e shtetit komunist.

- Botimi i dytë – i ripunuar: Doli në Tiranë në vitin 1967, Shtëpia Botuese „Naim Frashëri“, tirazhi 20.000 kopje, formati 78 x 109/32, faqe 392, Shtypshkronja „Mihal Duri“, redaktore: Donika Omari, korrektor: Xhevat Lloshi, kopertina: Robert Ballauri, redaktor teknik: Adem Lita. Me parathënie të prof. dr. Adriatik Kallullit.

Edhe ky ishtë botim zyrtar i Qeverisë Shqiptare dhe i Partisë së Punës së Shqipërisë, i bërë me urdhër të KQ të PPSH-ës, e në bazë të kërkesave të shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë.

Në këtë botim, me kërkesën këmbëngulëse të autorit, janë shtuar disa nga pjesët që janë lënë jashtë veprës në botimin e parë nga redaktorja (sigurisht me urdhër të KQ të PPSH-ës!) si dhe disa korigjime dhe plotësime që ndërkohë, iu bënë nga vetë autori.Librit i është shtuar edhe dedikimi ndaj fëmijëve të autorit Arbenit dhe Arbanës.Në libër shkruhet se tirazhi është 15.000 kopje, po janë botuar edhe 5.000 kopje të tjera, që janë futur ilegalisht perseri në Kosovë.
Kapllan Resuli


Image result for Dr. Kaplan Resuli

Kush e ka shkruar romanin “Tradhtia!?
 E vërteta për romanin që bëri bujë …

nafi.jpg

Nga Nafi ÇEGRANI

Siç dihet edhe më herët janë hedhur e parashtruar mori mendimesh e hupotezash, polemika e dilema rreth romanit më të famshëm të letrave shqipe “Tradhtia”, ose gjegjësisht rreth mistereve të “autorit” fantom Kapllan Resulit, alias Kapllan Resulbegoviq – Buriqi, i vetëquajturi “akademik”, në ishte ky ai që e shkruajti këtë roman, apo grabitës të cilit UDBJA jugosllave për të realizuar planet e veta të spiunazhit, ia përgatiti dhe servoi dorshkrimin përmes bashkepunëtorëve të vetë, dhe në kohën kur ky i mjerë gjendej në burgun e “Idrizovës,, duke përshkruar tekstin nga origjinali në disa fletore shkollore , dhe sipas planit sekret të UDB-së të njëjtin, pas “aratisjes” së tij në Shqipëri, ta botonte sikur të ishte ky autor . Kapllani si njeri i dobët dhe i pamoralshëm, duke e shikuar se kjo ishte krejtësisht e mundur që romani të botohej ashtu siç ia kishin dhënë instruksionet agjenturore udbashiane, me vite e dekada heshti të vërtetën, se autori i vërtetë ishte dikush tjetër, shtirej kinse ky e ka shkruar romanin e famshëm si vepër që në vite e dekada bëri lavdinë e tij.

Por, në të vërtetë, KUSH E KA SHKRUAR ROMANIN “TRADHTIA “?

Atëherë, për hirë të së vëretëtës të shkojmë rradhasi:

Romani “Tradhtia” është një vëpër që brezi im e ka lexuar me aq ëndje qysh në rininë e hershme, të viteve ‘60, sidomos pas viteve ‘90, ishte botuar e ribotuar disa here. Nga arkivat e fshehta të UDB-së / të cilat tani gjenden të vendosura në Bazën qendrore të UDB-së jugosllave në Batajnicë të Beograd/ del qartazi se K. Resulbegoviqi nuk ishte autor i vertet që të kishte shkruar romanin ,,Tradhetia,, që për gati gjysmë shekulli ishte hequr si autori i tij, por nga dikush tjetër të cilit i ishte vjedhur përdhunisht në banesën e Prof. M. Dumanit gjate bastisjes…
Pas grabitjes, “autorësia” ishte gatuar në kuzhinat e errëta të UDB-së dhe autori i vërtetë i romanit “Tradhtia” ishte zhdukur barbarisht, që kurrë të mos merrej vesh se çfarë kishte ndodhur e si ishin stisur “gjërat” nga “ustallarët” e shërbimeve të fshehta në Shkup dhe relacionin Beograd. Dhe, ai që u gjet e u pagëzua si autor, ai që ka gati gjysmë shekulli që po nënshkruan autografe në faqen e parë të romanit “Tradhtia” dhe është në një luftë të pashpallur, por të vazhdueshme me shkrimtarët dhe botuesit më të mirë të letërsisë shqipe, me Ismail Kadarenë dhe me cilindo që i pat dale përpara, nuk mund të ishte një njeri i rastit, as i zakonshëm. Ai ishte Kapllan Resuli, alias Kapllan Resulbegoviq- Buriqi, një mësues dhe shkrimtar i dobët, që kishte botuar sprovat e tij të para në shtypin e kohës, por që nuk kishte ambicie të vetme të tij vetëm mësuesinë dhe letërsinë. Ai kishte parapëlqyer të ishte edhe bashkëpunëtor e spiun i shërbimeve më te zeza të Jugosllavisë, duke pranuar pa mëdyshje të bënte gjithçka që i kërkohej, sepse të tillë ishin demonët që përlesheshin ne shpirtin e tij të trazuar. Ai ishte thjesht një bir plangprishës i kombit shqiptar dhe, të gjitha që kishte thënë e shkruar për veten nëpër vite, vuajtjet, përndjekjet, persekutimet, burgjet e njëpasnjëshme, nuk ishin veçse një fasadë e shëmtuar. Spiun andej, spiun edhe këndej, çudi e madhe me atë njeri sherrxhi e zhurmëshumë zullumqar e ndjellakeq siç është I vetëquajturi “akademik”! Çudi me këta njerëz dhe me atë kohë të mistershme, e cila nuk të merrte vetëm jetën fizikisht, por të vriste edhe talentin, edhe identitetin, veprën e artin tënd, vetë përjetësinë…
Nëpër stenda e panaire, por edhe pothuajse në të gjitha libraritë e trojeve shqiptare ku shitet libri shqip, romani “Tradhtia”, (që në thelb të tij është historia e Ulqinit e piratëve të detit dhe luftërave të mëdha me turqit), nuk kishte shitje. Njerëzit i largoheshin atij libri, si murtajës, jo për shkak të titullit të tij, as të përmbajtjes, por për shkak të emrit të autorit, që kishte mbi shpinë mallkimin e brezave dhe të trojeve shqiptare. Nëpër netët e tij letargjikë, atë e ndjek pas një hije, e mundon e i shfaqet si lugat nëpër ëndrra një emër, emri i atij që humbi nëpër humnerat e burgjeve të tmerrshme të UDB-së, i atij që shkroi romanin “Tradhtia” dhe nuk e pa të dilte asnjëherë në dritë. Kockat e lodhura e të munduara të atij njeriu, rrotulloheshin e trandeshin në varrin e ftohtë dhe kërkonin shpagim. I vetmi njeri që nuk e kupton këtë fatthënë kobzezë, këtë hata që e ka shkaktuar dhe gatuar me duart e tij, është Kap1lan Resuli. Madhështor në marrëzinë, të shkuarën dhe poshtërsinë e tij atij nuk i shkon kurrë në mend se ka një përqasje të çuditshme mes titullit që zgjodhi dikur për romanin e vjedhur dhe jetës së tij të errët dhe të ndërlikuar. Por zoti është i madh. Rrugët e tij, të cilave ne u themi rrugët e fatit, janë vërtet të panjohura e të mistershme por shpesh prej tyre na vijnë mesazhe si nga përtejkohërat.
Në vitet e rinisë, kisha dëgjuar të flitej për Kapllan Resulin, një ,,shkrimtar,, të ri, që ,,premtonte shumë.. , por u befasova kur u njoha me dosjen e tij voluminoze në vitin 1971, të cilën e lexova me cilësinë e oficerit analist-operativ të SDB-së në Shkup. Siç e thashë, kisha dëgjuar të flitej shumë edhe për romanin “Tradhtia” dhe, i nxitur nga kureshtja, me pretekstin se më duhej dosja e Kapllan Resulit “për një punë zyrtarë”, e tërhoqa dhe e lexova me shumë vëmendje. Ishte një dosje e formuar që nga mesi i viteve ‘50, me formularë të veçantë dhe e ruajtur me miratimin e krerëve të lartë të UDB-së nga Beogradi. Gjithçka që lexova në atë dosje famëkeqe, të sekretuar e koduar, më tmerroi. Kishte në të emra njerëzish, referate dhe raporte, elaborate dhe plane që mbanin siglën “Strogo pov” (Tepër rezervat). Ato që më befasuan më së shumti, ishin faktet që tregonin se romanin “Tradhtia”, që bëri bujë aq të madhe nuk e kishte shkruar kurrë ndonjëherë Kapllan Resuli”. Anatomia dhe historia e këtij romani me të vërtetë mahnitës, është shumë e gjatë dhe fillimet e tij i ka në disa faza, më kryesoret ndër të cilat ishin grabitja e materialeve të një studiuesi e veprimtari të njohur të çështjes së Kosovës, përpunimi dhe plotësimi i dorëshkrimit të romanit sipas direktivave të UDBsë, redaktimi e korrektimi i tij dhe më pas, botimi dhe propagandimi i tij, me një autorësi të re. Pastaj vijnë me radhë përkthimi i tij në gjuhën serbe dhe….. botimi edhe në Shqipëri, pas daljes nga burgu, arratisjes nga Kosova dhe vajtjes atje të “autorit” të sajuar, arrestimit të tij heqjen e romanit tërësisht nga qarkullimi, ribotimin e tij disa herë radhazi pas viteve ‘90, kur autori kishte fituar statusin e emigrantit politik në Zvicër nga gjithçka që thashë më lart, del se romani “Tradhtia” është një libër që ia vlen të lexohet dhe të zërë vend nderi në çdo librari e bibliotekë shqiptare. Vështirë se ka ndonjë shqiptar të moshës sime që të mos e ketë marrë në duar atë libër dhe të mos e ketë shfletuar me ndjenjën e një nderimi të thellë, si të ishte fjala për diçka të shenjtë.
… Ngjarjet historike të cilat përfshihen në romanin ..Tradhtia,, kanë ndodhur realisht dhe në rrethana e kushte shumë të ndëtlikuara shoqërore e politike të kohë ku autori I panjohur me njբ prirje dhe shkathtësi të veçantë i lidh, dhurrë dhe ndërlidh me stilin e bukur të të shkrojturit dhe mbarështrimit të çështjes si nga aspekti romanesk e artistik, e ku autor I mundshëm ka gjasa të jetë profesori I gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Presheva, Haki Limani!
Ose nga ana tjetër ta kishte shkruar mësuesi H.Koka, në strajcën e të cilit, pas likuidimit më brigjet e Drinit në zonat e Hasit të Prizrenit, UDBJA konfiskoj dorëshkrimin e tij…! Koka ishte mësues dhe për grua kishte Rabën, motrën e Hasan Rremnikut, dhe ka gjasa se I ka njohur mirë situatat dhe gjëndjen rreth tragjedive dhe historisë tragjike të popullit shqiptar të këtyre aneve të Gjilanit e gjer ne Anamoravë e grykë të Kaçanikut / ku skalit portrete interesante për romanin e shkrojtur…/ E këto I di vetëm UDBJA e cila ende i ruan arkivat secrete në bazën e saj Batajnicë të Beogradit…
Arben Presheva, personazhi kryesor i veprës dhe heroi i rezistencës kosovare mishëron cilësi dhe veti morale dhe artistike që përputheshin me figurën e njohur të Fadil Hoxhës. Edhe Qemal Agolli shihte gjëra të përbashkëta me pesonazhin e Skënder Preshevës etj. Të cilët autori / por jo Kapllan Resuli/ I ka njohur personalisht, ka biseduar me to, ka shkruar skica dhe portrete te tyre real e që më vonë I ka sintetizuar edhe në romanin në fjalë.
Aktiviteti patriotik i Abdullah Preshevës e nxiti autorin /ende të pa njohur saktësisht/ për të krijuar një figurë legjendare, një hero të padiskutueshëm, nga më të spikaturit në letërsinë tone. Heroi dhe personazhi kryesor është i riu tipik kosovar i ushqyer sa nga ndjenja patriotike, aq edhe nga parimet ideo-politike dhe morale të kohës.
Me vizionin e botës së re ai lufton heroikisht kundër nazifashistëve pë çlirimin e vendit, përkrah serbëve, por i tradhëtuar prej tyre, bëhet simbol i tragjizmit të poullit shqiptar në kohët moderne. Ky tragjizëm, kjo tradhëti e pashoqe është boshti qëndror i romanit, që përbën edhe pathosin e tij, që konkretizohet tragjikisht edhe në titullin kapital të veprës.
…Konflikti në romanin TRADHTIJA është tepër i ashpër. Ai zhvillohet në dy faza. Në fazën e okupimit fashist italian të Kosovës dhe faza e dytë vijon me okupimin nazist gjerman. Është koha e fillimit të krijimit të zonave të lira dhe të çliruara nga forcat partizane, që përbëheshin nga elementë të të gjitha kombeve e minoritarëve të Kosovës.

Është periudha e fillimit të luftës frontale të popullit kosovar për liri, kur nacionalizmi ekstrem i të gjithë forcave politike nxjerr krye, me gjithë përpjekjet e ethshme që bënte për tu fshehur nën “puplat e pëllumbit”, duke trumbetuare marrëdhëniet vëllazërore mes popujve të Kosovës e të gjithë Balkanit. Kësisoj vepra ka jo vetëm nivel të lartë artistik, por edhe bazë reale dhe historike. Ngjarjet në roman janë vendosur jo pa qëllim në trevat etnike shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë.

Ngjarja zhvillohet në zonat Kaçanik-Gjilan-Preshevë-Kumanovë që përfshijnë brigjet e lumit Morava dhe Anamoravë, /ku përmenden edhe emra vendesh e toponimesh të këtyre anëve, të cilat nuk ka pas mun dësi që t I këtë në dijëni Kapllani I cili hiqet si autor/…! E që tërë kjo dramë shtjellohet bukur në romanin ,,Tradhtia,, !
Pra,personazhi kryesor I romanit që bëri bujë dhe lavdi të madhe është Abdullah Krashnica Presheva / në roman si Arben Presheva/, jeta dhe veprimtaria e tij është kjo:
Abdullah Krashnica Presheva u lind më 15 mars 1917 në Preshevën liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në një familje tregtare.[3], dhe gjerësisht mori pjesë në të gjitha lëvizjet gjithëkombëtare shqiptare. Në moshën dyvjeçare Abdullah Krashnicës i vdiq i ati dhe ai mbeti nën kujdesin e nënës Shefije Krashnicës-Aba Shefkë, si e quanin në Preshevë. Qysh në vegjëli u desh të kujdeset për familjen dhe shtëpinë. Shkollën katërklasëshe fillore në gjuhën serbe e kreu në Preshevë, sepse atëherë ende nuk ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe. Abdullah Krashnica si shegërt u punësua në dyqanin e Haxhi Qazim Maliqit në Preshevë, familje e ardhur nga Miratoci. Më vonë hapi një dyqan me Fahredin Rrahmanin. Dyqani i Fahredinit dhe ai i Hetem Meqës-Gjakova dhe djalit të tij Ibrahim Gjakovës në Preshevë u bënë vend i takimeve të bashkëmendimtarëve të Abdullahut dhe veprimtarise se tij patriotike në Preshevë e më gjërë. Në këtë kohë Abdullah Krashnica shumë lexoi dhe bleu një rdio aparat për t’u informuar mbi ngjarjet dhe ndodhitë në Preshevë me rrethinë dhe më gjërë. Abdullahu ishte shumë i zgjuar, i mprehtë dhe i informuar shumë mirë. Ndikim të madh tek Abdullahu pati edhe kushëriri i tij Shaip Mustafa-Krashnica, i cili në atë kohë, para LDB kreu Medresen në Shkup dhe më vonë ishte student i rregulltë i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Beogradit.Shaip Mustafa, në Kryengritjen e Shkupit vuri Flamurin Kombëtar në Urën e Gurit në Shkup, më 1941 dhe ishte një prej themeluesve të LKpÇB. Abdulla Krashnica merrej edhe me sport, luante fudboll në klubin “Karadak” të Preshevës dhe ishte anëtar i Shoqërisë kulturore “Hamnijet” të Preshevës,e cila u themelua më 1937.
Pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1944, Abdullah Krashnica ik nga burgu dhe kthehet në Preshevë. Më 1944 zgjedhet sekretar i Komitetit të rrethit të PKJ në Preshevë dhe gjithë veprimtaria e tij ishte përqëndruar në mbrojtjen e popullatës shqiptare, e bullgarë, por edhe nga komunistët e ish-Jugosllavisë, andaj edhe e helmuan dhe vdiq më 1945 në moshën 28 vjeçare në Spitalin e Shkupit, në kohën kur më së shumti i duhej shqiptarëve të Preshevës dhe më gjërë. Hapja e arkivave do ta dëshmojë edhe veprimtarinë patriotike të Abdullah Krashnicës, i cili luftoi dhe veproi për çlirim dhe bashkim kombëtar, konform nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit .
…Celula e parë komuniste në Preshevë u formua në vjeshtë të vitit 1938. Për themelimin e kësaj celule ndihmë të madhe dha organizata partiake e Kumanovës. Sekretar i celulës u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia[5]. Celula partiake e Preshevës pati kontakte të vazhdueshme me organizatën partiake të Kumanovës, kontaktet i mbanin Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Shaip Mustafa. Gjatë vitit 1942 dhe pothuajse gjatë gjithë periudhës së LDB ka pasur lidhje të ngushta me organizatën partiake të Kumanovës dhe të Gjilanit. Kontaktet e organizatës partiake të preshevës me rininë përparimtare të Gjilanit datojnë që nga viti 1938, vazhdojnë gjatë dhe pas LDB. Të themi se Gjilani deri më 1942 nuk pati organizatë partiake. Në këshillimin e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë që u mbajt në Berbole, në korrik të vitit 1942, organizatën partiake të preshevës e përfaqësoi Xheladin Kurbalia. Organizata partiake e Preshevës ishte e lidhur me KK të PKJ të Kosovës prej nëntorit të vitit 1943 deri në qershor të vitit 1944, kur edhe Abdulla Krashnica ishte sekretar i Komitetit të rrethit të Gjilanit. Kontaktet e para me organizatën partiake të Bujanocit vehen në vitin 1942, nëpërmjet të selim Selimit. Me qëllim të intensifikimit të Luftës antifashiste, u shqyrtua mundësia e formimit të “Aradhës së Dupillës” e cila do të kishte për detyrë mbrojtjen e rajonit të Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit dhe të Anamoravës së Gjilanit. “Gjatë periudhës së pushtimit bullgar, në zonën e Preshevës vepruan dy grupe politike shqiptare. Njëri grupim veproi në kuadër të PKJ në krye me Shaip Mustafën, Abdullah Krashnicën, Selim Selimin, Xheladin Kurbalin etj, e qëllimi tyre ishte që të bvënin të pamundshmen për krijimin e Shqipërisë Etnike. Në këtë grupim bënin pjesë: Ali Syla, Limon e Ali Staneci, Ajet Rainca etj.

Ibrahim Kelmendi I cili gjatë vendosjes se Kapllanit në Zvicërm ja se çfarë shkruan:
,, …Duke gjurmuar për ish-Kapllan Resulin shqiptar, tani të konvertuar në serb si Kapllan Buroviq, gjeta edhe shpifje ordinere, sikur unë qenkam pasuruar duke ia botuar romanin TRADHTIA në 100.000 ekzemplarë në vitin 1991, por që i paskësh dhënë “autorit” Kapllan vetëm 500 DM.
E vërteta e ati “incidenti” është se në janar të vitit 1991 u interesova për fatin e ish-Kapllan Resulit, atë e sistemova në Hotel Arbana në Tiranë (meqë nuk kishte banesë) dhe bëra një kontratë me te për të botuar romanin TRADHTIA. Detajet nuk më kujtohen tani, por ndoshta honorari duhet të ketë qenë 10.000 USD. Duhet të ia kem dhënë paradhenie 2.000 USD dhe pjesën tjetër pasi të shitej romani. Brendësia e romanit u shtyp në 10 mijë kopje, me letër që e kisha importuar nga Gjermania. Po përgatitej kopërtina. Kapllanin e luta të shkruante biografinë. Kur ma dorëzoi e kishte bërë mbiemrin Resulbegoviq dhe kishte paraqit gradën e anëtarit të Akademisë në Skopje. Niveli dhe mënyra e formulimit me irrituan. Por nuk prishte punë shumë, meqë do ta dorëzoja për redaktim. I them se do ta përmirësoi edhe mbiemrin dhe do ta shkruaj në shqip Shkup. Ai më kërcënoi se do të me denonconte në prokurori po ia ndryshova biografinë që e kishte shkruar. Ia grisa biografinë, e shava dhe e dëbova. Në Shtypshkronjë bëra njoftimin se romanin e botuar ta hedhin në mbeturina… Sepse, në ndërkohë u informova se ish-Kapllan Rsuli paskësh qenë spiun jugo-sllav dhe se dorëshkrimin e romanit TRADHTIA ia paskësh dhënë UDB-ja, kur e ka përgatit për ta angazhuar si spiun në Shqipëri !,,

Studiuesi Fehmi Ajvazi ka bërë hulumtime për të gjet autorin e vërtet të romanit. Ai ka piketuar dy autorë të mundshëm:
“Mësuesi H.K. (nga fshati Kokaj, i Gjilanit) dhe Haki Limani (profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe nga fshati Tërrnavë e Preshevës). I pari, është likuiduar së bashku me gruan e tij dhe me patriotin Hasan Alia duke e kaluar lumin Drin (në zonën e Hasi/ Prizren) në tentim për të dalë ilegalisht në Shqipëri. I dyti, Haki Limani është aksidentuar për vdekje (mbase me qëllim) në afërsi të “Radio Prishtinës”, në Prishtinë (ka qenë në shoqëri me poetin Azem Shkreli, dhe me një person tjetër).”
Një gjë është sigurt, Kapllani vet nuk ishte autori. Secili që është marrë me atë tematikë, ka shtruar pyetjen: përse Kapllani nuk shkroi dot pastaj ndonjë vepër tjetër letrare, të përafërt me romanin TRADHTIA, gjatë viteve 1963-1970, sa kohë që ishte mësues historie në Lushnjë, ose nga viti 1991 deri tani?
Dhe, e vërteta duhet zbardhur po se po, duhet dal në shesh edhe për interesin publik!

Image result for Dr. Kaplan Resuli
Nga gënjeshtrat e Kapllan Resul Buroviçit, tek marrëzitë maqedonase për Pjetër Bogdanin

Nga Xhabir Ahmeti



Vitet e largëta pesëdhjetë. Fshati Përshefcë i Tetovës. Më kujtohen shumë gjëra nga ato kohë të vështira. Budallallëqe. Absurde. Dhe, terrori i pushtetit mbi popullsinë shqiptare. Po me gjithë presionet e papara shqiptarët nuk hiqnin dorë nga gjuha dhe nga kënga e tyre. Përveç rezistencës që i bënin shqiptarët pushtetit dhe për mbrojtjen e identitetit, të tjerat do të kisha dashur t’i harroj, por që s’harrohen. Asokohe në shtëpinë e një zotëriu nga Përshefca që quhej Akip e që mbiemrin e vërtetë duhet ta ketë pasur Karabeqiri (pushteti serb i instaluar në vitet 1912/1913 i ndërroi mbiemrat e shqiptarëve për të na shkaktuar probleme të identitetit, prandaj s’më kujtohet mbiemri i ri i tij) jetonte Kapllan Resuli: mësues i ardhur nga Ulqini. Nuk e di, madje as djalli vetë nuk e di, se si “ra nga qielli” ky njeri këtu ndër ne dhe, edhe më e çuditshme është, që këtij Kapllani (të cilit nuk i shkon ky emër) ta japë gjuhën shqipe në tetëvjeçaren e atëhershme të Tiharcës. Familja e Akipit e pranoi si intelektual dhe krenohej se ka strehuar një njeri të ditur. Asokohe të gjithë e respektonin se ai kishte filluar t’i botojë në Jetën e re e në ndonjë revistë tjetër shkrimet e para. I bënin nder pse ishte nga një qytet i ëndrrave tona. E respektonin edhe pse nisi të afirmohej si shkrimtar. Në këtë banesë që ia kishte lëshuar falas familja e z. Akipit, ky farë mësuesi Kapllan u martua. Atëherë, herë pas here thoshin se në banesën e tij në Përshefcë i vinte mysafir poeti Adem Gajtani. Pastaj doli se raportet e tyre shoqërore ishin shndërruar në dramë. Nuk dua të flas për marrëdhëniet e tyre, sepse nuk dua të jem Kapllan që të prek në privatësinë e tyre. Por, do të tregoj, patjetër e më së pari, se kam qenë në klasën e pestë kur Kapllani ishte mësues te ne që lexuesi ta dijë se e njoh njeriun që moti. Dhe, se e kam pasur për një vjet mësues të gjuhës shqipe. Tash turpërohem pse fati e solli te ne të jetë mësuesi imi i gjuhës shqipe. Po pse, do të thoni ju? E mbaj në mend një rast kur e kemi pasur një copë leximi me titull “Bukuria e gjuhës shqipe”, e mbaj në mend, po ashtu, se gjatë gjithë orës na ka folur jo me tone patriotike, por nacionaliste për gjuhën shqipe, si gjuhë e veçantë, si gjuhë e shenjtë, si gjuhë perëndie, etj. E mbaj në mend edhe diçka: fshatarët e respektonin si patriot sepse do të ketë folur me të rinjtë për pozitën e rëndë të shqiptarëve; e mbaj në mend, po ashtu, se e kishte vështirë ta shqiptojë r-në dhe rr-në dhe këta tinguj në fjalët e tij dilnin si v-ja (këtë si dëshmi se i di hollësitë e jetës së tij në Përshfcë e në Tiharcë). Dikur shkoi, u largua, pas një viti shkollor. Thanë se ishte punësuar në Tetovë. Ndërkohë seç ndodhi e si ndodhi nuk e di – por u përhap lajmi se Kapllani ka rënë në burg. Thoshin se për punë politike. Pas një kohe u përhap fjala tjetër se ka dalë prej burgu dhe ka ikur në Shqipëri. Kaq. Dikur erdhi lajmi se Kapllani në Shqipëri e paska ndërruar mbiemrin e tij Kalushi me Resuli. Po njerëzit vazhdonin ta përmendin e të flasin për të me mbiemrin e tij të vjetër: Kalushi. Nejse. Dikur erdhi edhe një lajm tjetër: Kapllani paska rënë në burg edhe në Shqipëri. Dhe, fshatarët e kujtonin vazhdimisht me keqardhje. Në vitet nëntëdhjetë, më saktë në vitin 1991, më ra ta takoj në Zvicër (ku pasi e kishin lëshuar nga burgu kishte shkuar të kërkojë azil) e të rri me të nja një orë, një orë e gjysmë. Atje gjatë kohë e ka mbajtur në hotelin e vet një djalë preshevar. Shqiptar. Dhe, punëtorët shqiptarë nuk e kanë lënë asnjë cent ta shpenzojë. Haje, pije dhe qëndrim i ka pasur falas. Si bukëpërmbysur, si bukëshkalë që është, ai që atëherë kishte filluar të bëjë myzevirllëqe duke shkruar pisllëqe kundër shqiptarëve. Kur biseduam, i thashë: “Nuk është mirë që po sillesh kështu! Nuk është e hijshme”! Nuk m’u përgjigj, por më shikoi bosh. Nuk u turbullua sepse ndërgjegjja (se atëherë do të ketë pasur një pikë ndërgjegjeje e fytyre), s’e brente. Ndërgjegjen e shiste tash në tregun propagandistik serb me dinarë, me denarë e me kopejka. Nuk kaloi shumë kohë e ky Kapllan Resuli thanë se qenka bërë Kapllan Resulbegoviç. Para tij tash filluan të hapen stepat e propagandës sllave. Atje mund t’i shtrinte krahët sa të donte, sepse atje shitet lehtë antishqiptarizmi. I pacipë dhe i mbetur pa ndërgjegje tash para vetes kishte shishet me shlivovicë e me vodkë të cilën e bëjnë muzhikët nëpër kasollet e tyre në stepa. I dehur nga shlivovica dhe nga një shajkaçë që do t’ia kenë falur në Beograd në vend të një dëshmie se është akademik diku, Kapllani u bë pishman edhe për mbiemrin Resulbegoviç. Si sarhosh që është tha se nuk është më Resulbegoviç, po Buroviç. Si Buroviç ai mohon gjithçka që është shqiptare. Gjon Buzuku, thotë, qenka cërnagor, Pjetër Budi serb, Jan Kukuzeli – maqedonas dhe në kulmin e ekstazës së tij serbomadhe edhe Skënderbeun e shpall serb. Madje-madje thotë se Naimi na paskësh qenë vllah, ndërsa Fan Noli – grek! Se shqiptarët nuk kanë asnjë figurë të vetme historike! Epo i kalon edhe kufijtë e renegatësisë ky farë Buroviçi! Më vjen keq që e kam pasur mësues, ani pse një periodë krejtësisht të shkurtër. Atë edhe buka e fshatarëve tonë do ta mallkojë, sepse i fyen në këtë mënyrë. Buroviçi i matufosur e çon edhe sot e kësaj dite mekamin e tij të propagandës serbe me tri nota: do, re, mi (me aq nota e kanë muzikën). E di se ai nuk mërzitet, se për t’u skuqur s’ka si skuqet kur nuk ka fytyrë. E vazhdon herifi avazin “studimor”, duke i rënë moh çdo gjëje shqiptare, duke mohuar madje edhe Pal Engjëllin e duke e shpallur edhe atë serb. “Zbulimi” i tij makabër është se shqiptarët nuk kanë as kulturë as histori dhe të gjithë këtë na e paskan falur serbët. Aman he jarabi, po marifet renegati!). Dhe kapaku i abdallisë na vjen nga një njeri vegël i propagandës maqedonase (e huazuar nga renegati Buroviç). Ky njeri-vegël e propagandës maqedonase, grabitqare e vlerave të fqinjëve, është: Pjetër Bogdani na qenka maqedonas. Me këtë zbulim të “akademikut” (që nuk është as anëtar i Akademisë së intelektualëve shqiptarë, siç pretendon e s’është e as ka për të qenë i asnjë akademie tjetër), ra në trans propaganda maqedonase. U shkrinë krejt njerëzit-vegla të kësaj propagande. Se pak e patën Lekën e Madh dhe Skënderbeun që “i bënë të vetët”, por deshën ta grabisin edhe një figurë të madhe të historisë e të kulturës shqiptare: Pjetër Bogdanin! Nuk më kujtohet si e pat emrin ajo vegël propagandistike që shkruan plot ekzaltim për “zbulimin” e renegatit Kalushi Resuli Resulbegoviç Buroviç Kapllan! Ja titulli: ““Petar Bogdan -Makedonec – osnovopolo@nik na Albanskata kni@evnost – strogo ~uvana tajna!!!” (Aman he jarabi, djali na i ka vënë tri pikëçuditëse pas fjalës tajna (fshehtësi). Në shpifjet e renditura si kakërdhi të Buroviç-it ja se çfarë shkruan, midis tjerash, instrumenti i propagandës maqedonase për shqiptarin Pjetër Bogdani: “Se Petar (demek Pjetër, shën. imi) Bogdani është maqedonas është një fshehtësi që ruhet rreptësisht në fshehtësi, kurse veprat e tij janë përkthyer në gjuhën shqipe e në gjuhë të tjera duke i ikur ose duke e shtrembëruar origjinën e vërtetë të këtij filozofi të madh. Pjeter (demek Pjetër, shën. imi) Bogdani është shkrimtari dhe filozofi i vetëm në atë kohë për hapësirat e Shqipërisë së sotme, ndërsa sipas analitikëve (demek sipas “sipas analizave” të Kalushi, Resuli, Resulbegoviç, Buroviç-it) është dëshmi e gjallë për kombin e krijuar në mënyrë artificiale të Shqipërisë, të cilët nuk kanë as origjinë as çfarë do lidhjeje me ilirët dhe Mesjetën. Vetë historianët pohojnë se shqiptarët janë malësorë të cilët e kanë përzënë popullsinë maqedonase dhe kanë formuar shtetin, këto janë fise të ardhura të cilët nga Perandoria turke, me origjinë janë gegët. Pjeter Bogdani në librin i cili është ruajtur deri më sot dhe ruhet si në fshehtësi si fshehtësi konfidenciale, i botuar në shek. 17, është nënshkruar si Pjeter Bogdani – Macedone ose në përkthim Pjetër Bogdani – Maqedonas. Veprat e shkruara nga Bogdani janë vepra kapitale me rëndësi të veçantë për letërsinë shqiptare, por deri në këtë moment nuk përmendet se është maqedonas”… Këto broçkulla i citova vetëm për ahmakllëkun e paparë që e përmbajnë. Jo pse ka diçka në to. E çka mund të ketë me vlerë në mbeturina? Megjithatë duhet të thuhet ndonjë fjalë meqë institucionet tona heshtin. E para, pallavrat e Buroviç-it merren si material shkencor, që i bën të qeshin edhe gomarët e kuq, jo më njerëzit, e dyta përsëriten broçkullat e Bllazhe Ristovskit se “shqiptarët janë malësorë të cilët e kanë përzënë popullsinë maqedonase dhe kanë formuar shtetin, këto janë fise të ardhura të cilët nga Perandoria turke, me origjinë janë gegët”, një kaos prej fjalie që as një debil nuk do të kishte mundur ta shkruajë aq keq si e shkruajnë këta njerëz-vegla, e treta ky njeri-vegël e përmend emrin Pjeter Bogdani – Macedone, për të dëshmuar se Pjetër Bogdani e paska shkruar me dorë të vet se paska qenë maqedonas, demek, sllav, e jo shqiptar. Pallavra! A mos keni dëgjuar që maqedonasit e sotëm sllavë të jenë përmendur në histori si të tillë? Asokohe shqiptarët janë quajtur epirotë dhe maqedonas e jo sllavët e sotëm maqedonas. Dhe, kur na paskan qenë maqedonasit dhe serbët katolikë?! Subhan allah! Ruajna zot prej të ligut!


Tradhetaret dhe Pseudohistorianet "shqiptar" sjellur nga Destan Sela
2010-10-05 në 11:18.PD
I nisur nga debatet e fundit mbi rolin e disa studiuesve shqiptarë në çështje shqiptare, bëra një kërkim në një forum greko-serbofil, të quajtur Illyria (Balkans) Forum, ku gjen tema të tilla si “ Kastriotët rrjedhin nga guvernatori serb i Janinës, Branilo, i cili u vra në 1368….”

Heroi Kombëtar që formoi shtetin e parë të Arbrit.
Kjo sa per te dhene pak idene e rrethines se forumit, ne te cilen shprehimisht thuhet qe “propaganda anti-helene” nuk tolerohet dhe se qellimi fundor eshte iluminimi i ballkanit (quajtur “Haimos”, shqiptuar Hemos) dhe i ballkanasve (ose “hemianeve”).
Strukur midis dy temave per Gjergj Kastriotin jo shqiptar te shfaqet nje tjeter teme, me kopertinen e nje libri te edituar nga Stefanie Schwander Sievers dhe Bernd J. Fisher, me titull “Identitete shqiptare – Mit dhe histori”. Titulli i temës eshte “Pirro Misha dhe Fatos Lubonja”.

Image result for Pirro Misha
Pirro Misha

Ne kete liber Misha ka shkruar kapitullin “Invention of Nationalism: Myth and Amnesia” (Shpikja e nacionalizmit: Miti dhe Harresa), i cili kur e lexova me thene te drejten nuk me la pershtypje negative. (Duhet te theksoj per hir te se vertetes, se interpretimet e adminit ne çdo rast ishin te pare me syze me ngjyrat e oreksit te tij, dhe se nga njeanshmeria tejet e theksuar, ky burim nuk ia vlen ta marresh ne konsiderate si te tille. Vlera e vetme qendron ne ate qe aty trajtoheshin studiuesit tane, ne qasjen(“shqiptaret pohojne me gojen e tyre”). Ndersa Lubonja ka shkruar “Between the Glory of a Virtual World & the Misery of a Real World” (Midis lavdise se nje bote virtuale dhe mizerjes se nje bote te vertete).Nuk po jap asnje mendim timin per sa me poshte; ky eshte thjesht informacion plotesues per debatet si dhe per pyetjet e shumta mbi shembuj konkrete te prurjeve te studiuesve qe u diskutuan aty.
Administratori i Forumit deklaron me germa te theksuara se:
Akademikët shqiptare Fato Lubonja dhe Pirro Misha shkatërrojne mitet shqiptare mbi Skënderbeun dhe origjinën ilire.
Konsesusi midis akademikeve serbe dhe brezit te ri te akademikeve shqiptare eshte se historia e Shqiperise siç njihet gjeresisht sot eshte nje produkt i mitit dhe fantazise te krijuar nga Rilindja dhe me tej te shtremberuar nga Enver Hoxha per t’ia pershtatur enderrave te Shqiperise se Madhe. Shpresojme qe shqiptaret do shohin se kritikat qe akademiket e medhenj serbe bejne ndaj kultures shqiptare jane te njejta dhe identike me kritikat qe bejne studiuesit me te medhenj shqiptare bashkekohore.
Lubonja dhe Misha referohen dhe citimet dokumentohen me lidhje vizuale te faqeve te librit nga eshte marre citimi.
Fatos Lubonja: Një pseudo intelektual dhe pseudo-historian Shqipfolës.
Fatos Lubonja


Lubonja:- Nacionalizmi shqiptar nuk lindi ne parim si nje deshire e domosdoshme per çlirim nga Turqia, siç ndodhi me nacionalizmin grek dhe serb.- Midis miteve kryesore jane ata qe mburrin lashtesine e popullit shqiptar dhe gjuhen shqipe si nje nga me te vjetrat.Misha:- Skenderbeu u be hero kombetar, megjithese aksionet e tij kurre nuk perfshine te gjithe shqiptaret; as Kosova, as pjesa me e madhe e Jugut nuk qene perfshire. Nje perpjekje qe ai beri ne 1455 te merrte Beratin ne fakt deshtoi.
Nje klik me tej te shpie ne aradhe te gjata ctimesh. Ja ç’thuhet:
Fatos Lubonja, disident i famshem shqiptar:“ Se pari, ne nuk kemi nje “une” te forte historik. Ne patem 5 shekuj nen turqit, dhe ne ate kohe ne patem nje identitet turk, jo shqiptar, perjashto gjuhen. Ne nuk patem nje histori te vertete si shqiptare gjate atyre 5 shekujve. Historia jone qe e lidhur me perandorine turke. Kjo eshte nje nga arsyet, mund te them, qe nacionalizmi yne nisi shume vone…Shqiptaret mund te mbronin vetem shtepite e tyre, familjen, fisin e vet, dhe ata nuk donin t’ia dinin per te tjeret.”

Image result for Dr. Kaplan Resuli

Dr. Kaplan Resuli, disident dhe historian shqiptar:

Pyetje: Fakti qe toponimet ne shqipri jane pothuaj krejtesisht sllave eshte i pamohueshem. Kujt i detyrohet kjo?Dr. Kaplan Resuli:Ne territorin e Shqiperise se sotme… ne fillim u ngulen sllavet. Ne 548 A.D., ata u futen gjithashtu ne Durres. Shqiptaret vijne nepermjet Transilvanise (Rumani) dhe Bullgarise shume me vone, ne shekujt IX-X. … Une zbulova jo vetem qe shqiptaret nuk jane autoktone, por dhe qe ata nuk jane te lidhur ne asnje menyre me pellazget ose iliret.Motivi fillestar qe me inspiroi te kundershtoj pseudoshkencen shqiptare rreth origjines se tyre ilire ishte .. dashuria per te verteten… por po aq i rendesishem ishte fakti se, duke pare qe shqiptaret mekohen me shovinizem dhe racizem, apo qe inkurajohen te luftojne kunder fqinjeve te tyre, po shpresoja qe nqse u shpjegohet e verteta… ata do pushojne urrejtjen pa baze kundrejt fqinjeve…. Me pas [aprovimit nga akademiku Vincent Golleti, shkrutimi im] vijoi miratimi i studiuesit shqiptar Dr. Adrian Qosi, i cili ne mes te Tiranes kundershtoi hapur hipotezen e origjines ilire te shqiptareve. Me mua rane dakord, permes medias se shtypur disa studiues te tjere me te rinj, nga te cilet une do te permendja veçanerisht Fatos Lubonjen, Prof. Ardian Vehbiun dhe te tjere.Une mund te them se sot duket nje grup i ri i studiuesve shqiptare te cilet nuk bien dakord me mitet e rreme dhe me kurajo pranojne te verteten shkencore. Sepse me besoni, nuk eshte e lehte fare, sepse nacionalistet skajore shqiptare, shovinistet dhe racistet e udhehqur nga Ismail Kadare, nepermjet menyrave me te renda te djallezise e shikanerise perpiqen te na mbyllin gojen me çdo çmim.

Serbet, kroatet hapen shkollat e para ne Shqiperi.Teksti me i vjeter ne gjuhen shqipe eshte formula e pagezimit, perkthyer nga latinishtja ne 8-11-1462 prej serbit Pavle Angjeliçi, te cilin shqiptaret e kane shqiptarizuar si Pal Engjelli. Libri i pare shqip eshte Meshari i shkruar ne 1555, nga kroati Ivan Buzuk dhe i botuar ne Mal te Zi. Kuptohet, ata e shqiptarizuan ate ne Gjon Buzuku. Sa per dijeni, teksti i pare shkollor ne shqip, pas shpalljes se pavaresisse, eshte nje veper e sllaveve dhe vlleheve. Dositej Obradoviç eshte i pari ne histori qe hapi nje shkolle shqipe, ndersa ishte pikerisht Serbia shteti i pare qe njohu Shqiperine e pavarur.

Maqedonasit zhvillojne kulturen ne Shqiperi:Maqedonasit kane nje ndihmese domethenese ne zhvillimin e kultures shqiptare. Psh, nje nga botuesit me te vjeter ne Shqiperi eshte maqedonasi Petar Budi (1566-1622) qe botoi tre libra ne shqip, dhe gjithashtu nje maqedonas eshte edhe Jovan Kukuzel, te cilin shqiptaret e metojne te tyrin dhe e kane shqiptarizuar emrin e tij si Jan Kukuzeli, megjitheqe eshte e njhur qe ai lindi ne Drach, shekulli XI, ku as sot nuk ka asnje shqiptar. ….I pamohueshem eshte fakti qe gjithnje ne balle te tgjithe proceseve te tyre pozitive, shqiptaret kane patur jo-shqiptare.

https://de.wikipedia.org/wiki/Kaplan_Burovi%C4%87


Fatos Lubonja:Jo shume kohe me pare, per shembull, une shkrova mbi mitet dhe permenda Skenderbeun dhe betejen e kosoves. Tregova se si shqiptaret kane harruar qe Skenderbeu ishte sllav. Une u sulmova nga Ismail Kadare, i zemeruar se si une mund te thosha qe Skenderbeu ishte sllav dhe qe historia dhe kultura e shqiptareve eshte ne nivelin e serbeve.Keshtu e ka kultura jone, qe eshte mitomaniake, nacional-komuniste, romantike, e vete-lavdishme. Nuk mund te thuash nje gje objektive pa t’u nxehur njerezit. Shqiptaret jane nje popull qe vazhdojne te enderrojne ende. Keshtu jane ata ne bisedat e tyre, ne letersine e tyre… Ne driten e Hoxhes dhe skemave piramidale, shqiptaret jane popull qe ende enderrojne. Keshtu jane ata.
Kaplan Resuli:Le te permendim gjithashtu… Gjergj Kastriot Skenderbeun, me prejardhje te pamohueshme sllave, Naim Frasherin (nje vllah, poet kombetar i Shqiperise), ose Fan Noli (nje grek, emri i vertete i te cilit eshte Theofanus Mavromatis), Petar Bogdan, nje serb, ose Ismail Qemali, nje turk qe shpalli pavaresine ne 1912.
Ardian Vehbiu


Ardian Vehbiu, historian i famshem shqiptar: (citimin e Vehbiut po e le ne anglisht, pasi eshte nje shpjegim teknik, pas te cilit jepet mendimi vetjak i tij qe prejardhja ilire nuk e meriton tere ate interes qe ka ngjallur, qe shqiptaret e sotem nuk kane asnje trashegimi kulturore nga iliret, dhe qe nje nje fare menyre, iliret (si dhe shoket e tyre me te pafat, pellazget) jane nje krijim i paster i romanticizmit shqiptar.
There is an Illyrian myth, with which Albanian culture has been flirting for at least 150 years, and as a myth it can’t be questioned (for it has all the answers). There is also a very tentative Illyrian science, based mainly on archaeology, and on some data transmitted by Ancient Greek and Latin Historians.

These inscriptions, being totally alien to Albanian, show that the Illyrian question is extremely complicated, and that it isn’t likely to be resolved, unless fundamental epigraphic discoveries are made.The great Illyrologist Hans Krahe himself was no supporter of the Illyrian theory about the origin of Albanians. In his late years he came to understand that most of his paleolinguistic theories were generally wrong. Krahe started by finding Illyrian traces everywhere in Europe, but then it was made clear that all he had found were Indo-European traces — and nobody had any doubt that Indo-European tribes had been in Europe for a long many years.Onomastics is of no great help in settling linguistic and ethnogenetic issues. Let’s have a look at some important place names in Albanian territories, like Dajti, Shkodra, Durresi, Vlora, Burreli, Drini, Shkumbini, Tirana, etc. Are they Albanian? We can’t say that, for there are no Albanian words that would explain them (as we explain, for example, Kruja with “krue” – fountain).This might well be true, but seems pathetic in front of the fact that we can’t explain through Albanian words the place names we currently use, let alone the Illyrian ones. So what?Let’s move up in time, and reach the Middle Ages. In the Middle Ages the Albanians were somewhere there, though their first mention is in the 11th century (or 12th, I’m not sure). Where were they living? Where are the places they have named after their common words (technically called appellatives)? The south is full — literally full — of Slavic place names, especially the areas of Vlora, Tepelena, Skrapar, Mallakaster, Gramsh, Cermenike, Moker, Korce, Erseke.My personal opinion is that the issue of Albanians descending or not from Illyrians doesn’t deserve the interest it has traditionally aroused. There is absolutely NO Illyrian cultural legacy among Albanians today. In a certain sense, Illyrians (with their less fortunate fellows, the Pelasgians) are a pure creation of Albanian romanticism.

http://emigrantipeshk.blogspot.com/2009/01/permes-nje-forumi-greko-serbofil.ht

Si mund te quhen historiane, individe qe nuk kane asnje lloj pergatitje jo vetem shkencore, por as akademike?

Si mund te quhet historian Ardian Vehbiu ?
Si mund te quhet historian nje Kapllan Resuli ?
Si mund te quhet historian Lubonja ?
Si lejohen keta njerez te livadhisin te lirshem dhe te vjellin vrer kundra identitetit shqiptar?


Burimi: https://sq-al.facebook.com/notes/shoq%C3%ABria-bashkimi-shqiptar/tradhetaret-dhe-pseudohistorianet-shqiptar-sjellur-nga-destan-sela/164494310232760/





Një libër, që zbardh të vërtetën e proceseve gjyqësore farsë në ish-Jugosllavinë komuniste. “Procesi gjyqësor titoist” (“TITOISTIČKI SUDSKI PROCES”), kështu titullohet libri më i ri i akademikut prof. dr. Kapllan Resuli (Burovic), i cili ka dalë këto ditë në libraritë e Beogradit. Vepra, e cila i ka marrë vite të tëra punë kërkimore autorit, është përgatitur për botim nga shtëpia botuese “Ballkani”, me redaktor Lovro Lovrenac, lektor Svetllana Kapetanoviç dhe redaktor teknik Aleksandar Resulbegoviç. Parathënia e librit është shkruar nga Ilija Vučjakoviç. I gjithë libri është ngritur mbi procesin gjyqësor kundër Resulit, për atë kalvar vuajtjesh në burgjet komuniste jugosllave e shqiptare. Pas vitesh të tëra kërkimi, më në fund autori arrin të ketë në dorë dosjen e procesit të tij, të cilën e sjell për lexuesin përmes këtij libri. Çdo dokument e faksimile është e shoqëruar me komentet përkatëse. Me një eksperiencë vuajtjesh mbi shpinë, që i kanë lënë plagë të thella shpirtërisht e fizikisht, Resuli do të gjendej përpara një “jete” që ai vetë nuk e ka jetuar. Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Rrethit Tetovë është i falsifikuar, nuk është ai që i kanë dhënë atij në qelinë e burgut të Tetovës, në të cilin i janë bërë hetimet dhe gjyqi. I falsifikuar gjithashtu, edhe vendimi i Gjykatës Supreme. Në atë dosje, ku ai priste të zbardhte të vërtetën e dënimit të tij, nuk gjeti veçse një tog letrash pa asnjë vlerë. Nuk gjenden në të aktakuza, as procesverbalet e hetimit paraprak, as të atij gjyqësor, as ankesa e akademikut drejtuar Gjykatës Supreme dhe as ndonjë dokument tjetër, mbi bazën e të cilave janë marrë ato vendime. Nuk gjenden aty as deklaratat e Adem Demaçit e të Bahri Briskut, të vetmit dëshmitarë të aktakuzës së UDB-së. Sipas Resulit, kjo dosje është pastruar nga çdo gjë, që vërteton se gjyqi ishte i kurdisur dhe se ai u dënua duke qenë plotësisht i pafajshëm. E megjithatë, edhe nga dy vendimet e përmendura shihet qartë se akademiku Resuli është arrestuar e dënuar pse ka kundërshtuar mbylljen e shkollave shqipe në Mal të Zi, në vitin 1956; pse nuk është solidarizuar me asimilimin e shqiptarëve në Jugosllavi, por edhe ka luftuar kundër asimilimit dhe kundër privimit të tyre nga të drejtat e njohura me kushtetutë, si dhe pse ka dërguar për botim në gazetën e Shkupit “Flaka e vllaznimit” tregimin disident “Shkrimtari”, që redaksia e asaj gazete menjëherë ia ka dorëzuar UDB-së. Mes akuzash, edhe ajo e të qenët autor i poezisë “Tradhtorëve të kombit”. Një poezi që në të vërtetë është shkruar nga shkrimtari shqiptar, Risto Siliqi, në vitin 1915 dhe nuk mund të kishte asgjë kundër Jugosllavisë, që ende nuk ekzistonte, por as kundër popujve sllavë. Sipas Resulit, ky ishte një justifikim, që do të përligjte dënimin e tij të pabazë. Si në ish-Jugoslavi, ashtu edhe në Shqipëri, Kapllan Resuli është dënuar si “armik i komunizmit”. Mes dokumenteve të botuara në libër është edhe një faksimile e librezës së anëtarësimit në Partinë Komuniste Jugosllave, e cila iu dorëzua, pavarësisht se ai nuk kishte bërë asnjë kërkesë apo lutje për këtë. Një dokument që ende vazhdon të përdoret kundër tij në Kosovë apo në Malin e Zi. Ndërsa në Shqipëri i është njohur pafajësia, emri i tij nuk është rehabilituar ende në piramidën e vlerave të letrave shqipe. Në shtojcën e librit, akademiku Resuli përfshin dy dëshmitarët e aktakuzës, shkrimtarin Adem Demaçi dhe Bahri Briskun. Por edhe shkrimtarin e mirënjohur, akademikun dr. Esat Mekuli, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Resulit. Libri mbyllet me një cikël poetik dhe një tjetër satirik të Resulit. “Procesi gjyqësor titoist” është libri i 132-të i autorit, pjesa më e madhe e të cilëve është botuar në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera, si serbo-kroatisht, frënge, angleze, bullgare, greke, turke. Romani i tij “Tradhtia” ka njohur deri më tani pesë botime në gjuhën shqipe, 4 në Tiranë dhe një në Prishtinë, ndërsa poema e tij disidente “Bojana”, që për herë të parë është botuar në 1952 në Dubrovnik të Kroacisë, deri tani ka njohur mbi 30 botime, në gjuhën serbo-kroate dhe në gjuhë të tjera.

Lexoni: http://telegraf.al/aktualitet/albanologu-resuli-kosova-ti-kthehet-serbis-shqiptart-sjan-autokton


http://www.tragovi-sledi.com/dijaspora/318-hipoteze-o-poreklu-albanaca-nova-knjiga-akademika-burovica

http://floripress.blogspot.com/2011/05/anti-kapllan-resulit-burovicit.html?q=kapllan+resuli

http://floripress.blogspot.com/2011/05/pergjigje-e-kapllan-resulit-ne-letren-e.html?q=kapllan+resuli

http://floripress.blogspot.com/2015/03/e-verteta-e-titullit-akademik-te.html?q=kapllan+resuli


http://floripress.blogspot.com/2015/03/nga-genjeshtrat-e-kapllan-resul.html?q=kapllan+resuli

http://floripress.blogspot.com/2015/07/kush-i-pari-u-vendos-ne-ballkan-serbet.html?q=kapllan+resuli

http://floripress.blogspot.com/2011/05/meritat-e-akademikut-resuli-jane-te.html?q=kapllan+resuli

http://floripress.blogspot.com/2011/05/kapllan-resuli-gradat-e-mija-shkencore.html?q=kapllan+resuli

http://floripress.blogspot.com/2011/03/rrota-e-kapllan-resulit.html?q=kapllan+resuli

http://floripress.blogspot.com/2011/02/kapllan-resuli-gradat-e-mija-shkencore.html?q=kapllan+resuli


No comments:

Post a Comment

Dhuna Politike në Dardani ...

Kërko brenda në imazh Gazi lotsjellës e koktej-molotovët janë dhunë politike, vlerësonte  ish ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie....