Julian Borger, njëri nga gazetarët më të respektuar britanikë, redaktor i të përditshmes Guardian dhe fitues i çmimit Pulitzer, së fundmi ka nxjerrë në shitje librin e titulluar “The Butcher’s Trail”, që flet për hetimet dhe kërkimet intensive që janë bërë për kriminelët e luftës në ish-Jugosllavi.
Në librin për të cilin thotë se e ka shkruar për vite qysh në kohën kur ishte korrespondent i luftës në vitet e 90-ta në Ballkan, Borger sjellë detaje të panjohura deri më sot në lidhje me “gjuetinë” e Ratko Mlladiqit, Radovan Karaxhiqit, Ante Gotovinës, por edhe për punën e agjentëve amerikanë dhe britanikë në Beograd, Banja Llukë, Zagreb dhe Sarajevë.
Ai së fundmi ka botuar një artikull interesant rreth historisë së kriminelit, kasapit të Balkkanit, Sllobodan Millosheviqit dhe fluturimit të tij me helikopter për në Hagë, detaje këto të nxjerra nga libri i tij!
Më poshtë mund të lexoni momentet më interesante:
Pas negociatave të gjata, ish-presidenti Sllobodan Millosheviq, më 28 qershor të vitit 2001 e gjeti veten në një furgon i shoqëruar nga një Mercedes.
Rreth orës 19:00, kishte arritur në Banjica, ku e kanë pritur tre helikopterë, por edhe Kevin Curtis, hetues i Tribunalit ndërkombëtar. Aty ishte edhe ministri i ri i brendshëm, Dushan Mihajlloviq, i cili insistonte të dinte se sa kohë u nevojitet që Millosheviqi të largohet nga vendi i tij. Por përgjigja e Curtis ishte shumë e shkurtë dhe e qartë – 20 minuta.
Mihajlloviqit i është dukur shumë gjatë. Por, Curtis insistonte që atij gjithsesi t’i lexohen të drejtat si i arrestuar. Ky duhet të jetë një arrestim i drejtë, ka deklaruar ai derisa dikush u kujtua se kryetari Vojisllav Koshtunica, nuk është në dijeni për atë se çfarë është duke ndodhur.
Kurtis kishte dalë për ta pritur Millosheviqin. Por është interesant fakti se si i akuzuari i Hagës, kishte filluar të tallet duke thënë, “Ju lumtë. Tani mund t’i paguani këta njerëz”, duke aluduar në rojet e burgut. Pikërisht në atë ditë me lindjen e diellit, Curtis ia lexoi të drejtat dhe akuzën.
Ish-presidenti e luante njëfarë loje të vet: e ndërpreu përkthyesin duke i kërkuar një cigare, dhe duke e pyetur se ku kishte mësuar të flet aq mirë gjuhën angleze. Pastaj, rrugës për në helikopter, u ndalua sërish.
“A e dini se sot është ‘Vidovdani” o serbë”, tha ai. Dhe kështu më pas filloi të flasë anglisht.
“A po të pëlqen kjo punë që po e bën”, e kishte pyetur Curtis-in. “Çfarë bën në kohën e lirë, kur nuk arreston njerëz të pafajshëm si unë?”
Dhe për herë të fundit ia lëshoi një shikim Beogradit derisa fluturonin me helikopter mbi lumin Sava, dhe kështu sërish kërkoi edhe një cigare. Por Curtis i kishte thënë se nuk lejohet pirja e duhanit, ndërsa Millosheviqi kishte bërë me gisht në drejtim të shpuzores në helikopter.
“Unë edhe ashtu jam pronar i kësaj fluturakeje”, ka thënë ai.
Millosheviq i kishte pyetur se ku janë duke shkuar, dhe kur dëgjoi se rruga fillimisht po e dërgon në Bosnje në Tuzla, ai e përsëriti duke thënë me përbuzje “Bosnje”, thuajse nuk ishte një destinacion i denjë për udhëtimin e tij.
Dhe kështu në Tuzla në kampin “Eagle”, po e priste lejtnanti Andy Milan, komandant i njësisë “Delta Force”.
Fillimisht një ushtar e fotografoi, dhe pastaj Millosheviqi fillojë të bisedojë me të për atë se si fotografia është një profesion i mirë, dhe se cilat janë këndet më të mira për të fotografuar dhe se si duhet përdorur objektivët.
Dhe më në fund, arrin aeroplani BAE 146, i njësisë ajrore mbretërore, i njëjti aeroplan që kishte transportuar trupin e Princeshës Diana për në Britani pas vdekjes së saj në Paris në vitin 1997.
Aterrimi në aeroportin Eindhoven, në afërsi të kufirit holandez-belg, nuk është përcjellë me shkrepje të fotografive.
Aty ishte vetëm një fotoreporter nga Haga, por që i cili kishte harruar ta fus filmin brenda aparatit. Kështu që historia nuk do të mund ta mbajë në mend një moment të tillë.
Pak biografi për kriminelin Sllobodan Millosheviq?
Sllobodan Millosheviç ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006. Gjatä karrierës së tij politike, Millosheviçi mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997, dhe postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001, dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Prindërit e Sllobodan Millosheviçit, Svetozar Milosheviç dhe Stanislava Milosheviç u divorcuan pak vite pas lindjes së Sllobodan Millosheviç. Babai i tij, prift në Kishën Ortodokse Serbe kreu vetëvrasje në vitin 1962. Nëna, Stanislava, mësuese shkolle, do të kryejë vetëvrasje (varje) në vitin 1974. Gjatë viteve të gjimnazit Millosheviçi e takon gruan e tij të ardhshme Mira Markoviç (Marković), figurë fondamentale e politikës Serbe në vitet 90 dhe inspiruese e rilindjes së nacionalizmit serb. Diplomohet jurist më 1964 në Beograd dhe i bashkohet Lidhjes Komuniste të Serbisë.
Millosheviçi filloi të punojë si funksionar në firmat shtetërore të Serbisë: së pari në kompaninë e gazit e pastaj në Beogradska Banka.
Rishfaqja e nacionalizmit serb
Ngritja e karrierës së tij fillon në vitin 1986: Millosheviçi zgjidhet president i Lidhjes Komuniste të Serbisë, falë përkrahjes së Presidentit të Serbisë, Ivan Stambolliç (Stambolić), mikut të tij personal dhe tutorit politik. Vitet 90-të karakterizohen nga ringjallja e nacionalizmit serb dhe për largimin nga modeli i Jugosllavisë titiste. Nacionalizmi merr hovë kur më 24 shtator 1986 e përditshmja beogradase Veçernje Novosti (Večernje Novosti) publikon pjesë të një dokumenti të titulluar Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (Memorandum SANU ose Memorandum Srpske Akademije Nauka i Umjetnosti). Në këtë vepër, të redaktuar nga intelektualët serbë të udhëhequr nga novelisti Dobrica Qosiç (Ćosić), përpunohet aktakuza kundër Titos për veprimtari antiserbe, dhe përshkruhet një projekt për eliminimin e plotë të Serbëve nga Kosova. Edhe pse elita komuniste distancohet nga ai memorandum, Millosheviçi heshti.
Marrja e pushtetit
Në mesin e viteve 80-të situata paraqitej më e vështirë në Kosovë, me tensione ndërmjet serbëve e shqiptarëve, kurse në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë situata ishte relativisht më e qetë. Më 1987 Presidenti i Republikës Socialiste të Serbisë, Stambolliç dërgon Millosheviçin në Kosovë për të dëgjuar ankesat e Serbëve kundër udhëheqjes partiake dhe shtetërore në Kosovë. Në një situatë të tensionuar, të krijuar artificialisht nga grupe të Serbëve, banorë të Kosovës, Milosheviçi deklaroi para turmës së Serbëve të mbledhur se “askush më nuk do të guxojë tju rrahë juve.”
Presidenca e Serbisë
I aftë për të drejtuar (nëse jo për të krijuar dhe nxitur ) ndjenjat e opinion publik serb, Millosheviçi pastron klasën e tërë politike serbe, nën akuzën për paaftësi. Më 1987 Stambolliq detyrohet të japë dorëheqjen dhe Millosheviçi bëhet President i Republikës së Serbisë në vend të tij. Më 1988 acarohet edhe më tej situata në Kosovë dhe në republikat tjera, veçanërisht në Slloveni. Ndërsa Millosheviçi mbështeste një model centralist në planin ekonomik dhe politik, në drejtim të cilit do të ishte Serbia si republika më e madhe e federatës, Lubjana me kryetarin Millan Kuçan (Milan Kučan) mbështeste të drejtën për vetëvendosje të republikave dhe respektimin e pakicave dhe autonomisë.
Millosheviçi e kuptoi që zotëronte përkrahje të madhe popullore: Serbët panë në të një udhëheqës të një kombi krenar, një udhëheqës karizmatik. Kisha Ortodokse Serbe e përkrahu atë po ashtu. Propaganda serbe e ringjalli mitin e fitores së thyer, i cili sipas Serbëve ju pengua bashkimi politik i të gjithë Serbëve ndërsa në Serbi ishin ndarë dy krahina, Kosova dhe Vojvodina. Në mars 1989 modifikohet njëanësisht kushtetutat kosovare dhe serbe, që ja hoqi autonomin Kosovës. Më 28 qershor 1989, 600 vjet pas betejë së Fushë Kosovës, mblidhen qindra mijëra Serb në Fushën e Mëllenjave ku Millosheviqi jep një fjalim luftënxitës. Shqiptarët qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Më 19 nëntor 1989 mblidhen një milion manifestues në Beograd.
Fundi i Jugosllavisë
Në janar të 1990 mbahet kongresi i 14-të dhe i fundit i LKJ-së. Millan Kuçan (Milan Kučan), që udhëhiqte delegacionin slloven, vendos që delegacioni i Sllovenisë të tërhiqet, dhe pastaj të njëjtën e bëri edhe Kroati Ivica Raçan (Ivica Račan). Ky ishte fundi politik i Jugosllavisë federale dhe multietnike. Në qershor të 1990 Millosheviqi riemëron lidhjen komuniste serbe në Partia Socialiste Serbe, nga e cila zgjedhet kryetar. Në janar 1991 zbulohet shtypja ilegale e monedhës federale nga ana e qeverisë serbe, ndërsa në janar Millosheviçi dërgon ushtrinë për të ndërprere protestat e opozitës në Beograd. Pas referendumeve popullore më 25 qershor të 1991, Sllovenia dhe Kroacia shpallin pavarësinë.
Lufta në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë
Ushtria federale intervenoi në Slloveni. Millosheviçi nuk ishte i interesuar në vendin, etnikisht kompakt dhe i përkrahur nga Austria dhe Gjermania. Lufta përfund pas dhjetë ditëve, më 8 gusht. Vëmendja e Millosheviçit zhvendoset në Kroaci, në veçanti në regjionet e banuara me Serb në fushat e Sllavonisë dhe të regjionit malor të Krajinës. Milosheviçi nuk pranoi që popullatat serb të jetonin jashtë Jugosllavisë së re ku përfshihet Serbia dhe Mali i Zi. Projekti i tij ishte që të aneksoj territoret e banuara me Serb në Kroaci dhe gjysmën e Bosnje-Hercegovinës ku lufta më 1991 ende nuk kishte filluar. Në gjysmën e vitit 1991 Millosheviçi, ushtria federale jugosllave dhe trupat paraushtarake fillojnë një luftës të ashpër kundër Kroacisë. Viktima e parë është qyteti multietnik i Vukovarit, ku bashkëjetesa mes kroatëve dhe serbëve ishte historike. Ushtria jugosllave futet në thellësi të territorit kroat duket arritur të granatoj Zagrebin. Mas referendumit për pavarësi në Bosnje të mbajtur më 29 shkurt 1992, i cili u bojkutua nga Serbët e Bosnjës, filloi lufta e Bosnjës. Millosheviçi përkrahu ushtarakisht dhe politikisht Radovan Karaxhiçin (Karadžić), udhëheqësin e serbëve të Bosnjës dhe kriminelin e luftës. Lufta e Bosnjës u përfundua më 21 nëntor 1995 me marrëveshjet e Dejtonit (Dayton), të cilin Millosheviçi e nënshkruan për Serbët e Bosnjës përkundër dëshirës së tyre. Millosheviçi pas kësaj u cilësua njeri i paqes dhe u la në pushtet. Vlenë të thekësohet se Bosnja nga marrëveshja e Daytonit humbi shumicen e qeverisjes vendore, kështu shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës edhe pse i dëmtuar nga lufta humbi përparsinë politike duke marrë vetem 49% të qeverisjës, ndërsa 51% iu takonin Serbve.

Lufta e Kosovës dhe rënia e Millosheviqit
Në nëntor 1996 Millosheviçi u zgjodh president i Republikës Federale Jugosllave (ku përfshihet Serbia dhe Mali i Zi). Në të njëjtin vit koalicioni opozitar Zajedno (Së bashku) i fiton zgjedhjet lokale në disa komuna, por fitoret nuk pranohen nga pozita. Pas protestave të vazhdueshme të studentëve dhe popullit në Beograd për 11 javë me radhë, Milosheviqi i pranoi zgjedhjet. Më zgjedhjet presidenciale serbe, më vonë, fiton Millan Millutinoviç (Milan Milutinović), bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviçit.
Në këtë kohë u intensifikuan sulmet e UÇK-së në Kosovë. Në Rambuje (Rambouillet) dështuan përpjekjet për zgjedhjet e konfliktit të Kosovës. Në mes marsit dhe qershorit 1999 NATO bombardoi Jugosllavin duke e detyruar Millosheviçin të tërheq forcat nga Kosova. I izoluar në nivelin ndërkombëtar dhe kombëtar (Mali i Zi nuk i pranonte më institucionet federale), Millosheviçi u rikandidua në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000, falë një reforme kushtetuese. Ai u mund nga Vojisllav Koshtunica (Vojislav Koštunica), një nacionalist më i moderuar, dhe me 6 tetor u shty të pranoj humbjen pas një proteste të madhe që shpiu te zënia e parlamentit nga protestuesit.
Kryeministri serb Zoran Gjingjiç (Đinđić) e dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi në Hagë me 28 qershor 2001, edhe përkundër kundërshtimit të Koshtunicës dhe një pjesë të opinionit publik serb.
Millosheviçi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ai po ashtu u akuzua për vrasjen në mënyrë barbare të Ivan Stambolliçit, mentorit të tij nga vitet 80 dhe kundërshtarit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.
Millosheviçi u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundoj gjykimi i tij në Hagë.
******
Dyshimi se diaktori Milosheviq akoma është gjallë dita ditës sa vjen e shtohet, sidomoa pas faktit se në trupin e tij u gjet një drogë që shkakton një gjendje hutimi të përgjithshëm, e që i kishte shkaktuar “vdekjen e përkohshme”.
Veç kësaj, të vërtetës më shumë i afrohet edhe fakti se askush nuk don të zhvarros trupin e tij për të mohuar ndonjë numër të teorive konspirative dhe dyshimin se Sllobodan Millosheviq akoma është gjallë, shkruan sot agejncia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të një gazete në Beograd.
Vlen të theksohet edhe fakti që askush nuk e ka parë kufomën e tij “live” me përjashtim të patologëve holandez, rus dhe serb .
Sipas informatave nga njësia e paraburgimit në burgun Sheveningen,është kumtuar lajmi se më 11 mars të vitit 2006 vdiq Presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq. Për (mos)vdekjen e diskatorit serb ishte pyetur edhe prokurorja e atëhershme e Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte nga gazetari i portalit “Presheva jonë” i cili e kishte ndjekur procesin gjyqësor për së afërmi kundër Millosheviqit nga dita e parë deri në “vdekje”. L idhur me këtë Del Ponte është përgjigjur shkurt “po, po ka vdekur..”, që në fakt “vdekja” e tij për të ishte edhe një lehtësim nga një dosje e rëndë, për ta denuar një President, ku shpesh ajo kishte këcënime nga serbët.
Një derkombëtar në Gjenevë, ekspert në Hagë ditën kur u dha lajmi për “vdekjen” e Milosheviqit, po ashtu u tregua majft skeptik dhe ishte shprehur se “serbët janë në gjendje të bëjnë gjithcka, vetëm e vetëm për të mos dënuar një peresident të shtetit serbë, sepse kjo do të ishte fatale për historinë e tyre, për të ardhmen e Serbisë…se është dënuar një president serb për krime dhe gjenocid”.
Millosheviqi është varrosur në një vend mjaft të pazakontë , dhe askush nga familja e tij dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë nuk kanë kaluar më pranë varrit të tij. Është e mundur që Millosheviqi dhe gjithë familja e tij jetojnë në Rusi . Veç kësaj Presidenti aktual serb Tomislav Nikoliq para ca ditësh ishte akorduar për t’i dhënë amnistinë të vejës së diktatorit serb, Mirjana Makroviqit dhe birit të saj edhe pse janë në listën e Interpol-it.

Ish funksionari i lartë shqiptar, në kohën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) dhe njohësi i mirë i rrethanave politike të Kosovës në këto 50 vitet e fundit, Azem Vllasi, për Anadolu Agency tha se hegjemonia serbomadhe dhe apetitet e mëdha nacionaliste të Millosheviqit, shkaktuan Luftën në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999, bombardimet e NATO-së mbi të ashtuquajturën “Republikë Federale të Jugosllavisë” por edhe të gjitha luftërat në trevat e ish RSFJ-së.
Vllasi thekson se, për shkak të ambicieve të hegjemonizmit serbomadh të cilat Millosheviqi, me ardhje në pushtet i trimëroi dhe të cilat mund të realizoheshin pa u ndesh me interesat e popujve tjerë në ish Jugosllavi, plasën luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe së fundit në Kosovë.
“Po mos të ishte Millosheviqi me ambicie të tilla, sigurisht që Jugosllavia do të shpërbëhej por në mënyrë paqësore dhe kur deshi Millosheviqi pas luftërave dhe tmerreve që i bëri në Bosne dhe Kroaci, edhe në Kosovë të bënte edhe një tmerr edhe më të madh , perëndimi u zgjua nga ndërgjegjja që të mos lejoj të vazhdon një tragjedi e tillë dhe ishte bombardimi, praktikisht i detyrueshëm”, tha Vllasi.
Kryetari i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës i cili në vitin 1988 ishte shkarkuar nga detyra e udhëheqësit shqiptar ndërsa nën presionin e tankeve po përgatitej terreni për suprimimin e autonomisë së Kosovës, , Azem Vllasi, insiston se Serbia kurrë nuk e ka pasur të vetën Kosovën prandaj s’ka pasur mundësi për ta humbë, sikurse pretendojnë politikanët serb por, ajo që ka ndodhur është se Millosheviqi e ka hasmuar Serbinë me Kosovën dhe i ka pru në kulminacion armiqësinë në mes të serbëve dhe shqiptarëve.
“Deri sa ka qenë Jugosllavia Federative, Kosova e ka pasur me Kushtetutën e 74-tës një status si njësi federale, me gjitha kompetencat e brendshme të cilat i kanë pasur edhe republikat dhe Millosheviqi me nacionalizmin serb u ngrit që ta shkel atë pozitë kushtetuese të Kosovës, ta kthej Kosovën mbrapa , ku ishte nja 30-40 vjet para asaj kohe, gjë e cila ishte e pamundshme dhe hyni në konfrontim të hapur me neve shqiptarëve dhe me Kosovën, dhe siç thamë, doli populli serb dhe Serbia, pas gjitha këtyre luftërave, si një humbës i madh”, tha Azem Vllasi.
Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, në mars të vitit 1989, nga ana e Serbisë dhe ndryshimeve anti-kushtetuese të udhëhequra nga Slobodan Millosheviqi, instalimi i regjimit okupues në Kosovë i cili gjatë viteve të 90-ta, krahas luftërave të përgjakshme në Kroaci e Bosnje, bënte represion të paparë mbi shqiptarët në Kosovë, në vitin 1998, durimit të popullit shqiptar i erdhi fundi dhe filloi lufta çlirimtare e Kosovës.
Me organizimin e aksioneve të para ushtarake në Kosovë dhe paraqitjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, regjimi serb duke përdorur të gjitha kapacitetet ushtarake, policore dhe paramilitare filloi spastrimin e vazhdueshëm etnik të Kosovës, i cili kulmoi me Masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999, pas të cilës bashkësia ndërkombëtare organizoi Konferencën e Rambuillet-së.
Dështimi i kësaj konference dhe mos nënshkrimi i Marrëveshjes nga pala serbe, si dhe vazhdimi i spastrimit etnik, rezultoi me fillimin e bombardimve të NATO-së.
Sot me 24 mars, mbushën 16 vjet që nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe strategjike të Serbisë, të cilat kanë zgjatur 78 ditë pas të cilave, Millosheviqi dhe Serbia kapitulluan.
Bombardimet përfunduar me miratimin rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës u larguan forcat serbe nga Kosova, hynë trupat e NATO-së në Kosovë, si dhe menjëherë pas hyrjes së trupave të KFOR-it erdhi deri te kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar me dhunë nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-së në vitin 1999.
Fillimi i ndërhyrjes së NATO-së, më 24 mars 1999, në Kosovë kujtohet si ditë e shpresës së re për Kosovën, vend ky i cili duke i falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian, i shpëtoi gjenocidit dhe spastrimit etnike të organizuar nga shteti i Serbisë
Shifrat zyrtare mbi pasojat e represionit të përgjakshëm serb në Kosovë, të botuara në librin “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, të publikuara nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Instituti i Historisë tregojnë për masakrat serbe në Kosovë, vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe depërtimet
- Bilanci i luftës në Kosovë botuar në “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”
Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589
Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358
Zyra të vendit: 71
Shtëpi kulture: 30
Biblioteka publike dhe shkollore: 93
Objekte shëndetësore: 123
Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
Kisha katolike: 5
Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.
Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 – 12 qershor 1999:
Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,
- 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
- 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
- 1.739 femra
- 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
- 1.450 banorë ende janë të pagjetur.
- Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së.
Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte: 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë. Pra, një total prej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Search Results
Krimet e Millosheviqit dhe Serbis Pjesa 2/6 Shqip - YouTube
https://www.youtube.com/watch?v=9F88RwbaxSY
Krimet e Millosheviqit dhe Serbis Pjesa 1/6 - YouTube
https://www.youtube.com/watch?v=7DSWozlv6tA
Feb 27, 2010 - Uploaded by Ximi Soft
Provat e krimeve monstruoze qe ndodhnin perdite ne ish-Jugosllavine eMilloshevicit ... Krimet e ...Krimet e Millosheviqit dhe Serbis Pjesa 1/6 Shqip - YouTube
https://www.youtube.com/watch?v=dJi9HeZcTvo
Feb 28, 2010 - Uploaded by Ximi Soft
Provat e krimeve monstruoze qe ndodhnin perdite ne ish-Jugosllavine eMilloshevicit u deshen dy ...Krimet e Millosheviqit dhe Serbise ne Kosove - pjesa e trete on Vimeo
vimeo.com › Avni TV › Videos
Vimeo
Jul 15, 2012
This is "Krimet e Millosheviqit dhe Serbise ne Kosove - pjesa e trete" by avnitvu on Vimeo, the home ...Krimet e Millosheviqit dhe Serbise ne Kosove - pjesa e dyte on Vimeo
vimeo.com › Avni TV › Videos
Vimeo
Jul 14, 2012
This is "Krimet e Millosheviqit dhe Serbise ne Kosove - pjesa e dyte" by avnitvangel on Vimeo, the ...krimet e millosheviqit dhe serbise ne kosove - IV on Vimeo
vimeo.com › Avnitv › Videos
Vimeo
Jul 14, 2012
This is "krimet e millosheviqit dhe serbise ne kosove - IV" by on Vimeo, the home for high quality ...
No comments:
Post a Comment