2016-08-15

Revista “Ylli” si histori e propagandës komuniste

ylli-revista
Nga Ledion Peshtani   
E mbani mend revistën Ylli?! Ka qenë fytyra e regjimit komunist të Shqipërisë. Në faqet e saj nëpërmjet fotografive e ilustimeve u bëhej jehonë arritjeve të socializmit, jetës së lumtur në Shqipëri, gruas si një forcë e fuqishme që çonte para shoqërinë, e deri miqësisë së pandarë me vëllezërit kinezë. Revista shpesh sillte edhe pamje te fëmijëve apo të figurave të njohura historike.

ylli06
E gjitha kjo materializohet më së miri në kopertinat e kësaj reviste të përmujashme, që ishte një mjet i fortë i propogandës së kohës.
ylli-revista
Duke qenë revista më kryesore e kohës, koleksioni i Yllit është jo vetëm një histori e fiksuar e zhvillimeve të asaj kohe por edhe një histori e fotografisë shqiptare në ata vite. 

ylli01ylli05
Kopertinat e saj janë dëshmitare jo thjeshtë të propogandës por edhe të faktit se si fotografia që cilësohet si pasqyruesja më besnike e asaj që sjell manipulohet deri atja sa të mos sjellë pasqyrën e saktë të realitetit. Revista është dëshmitarja më e mirë se si ndikon shteti mbi fotografimin, se si u përshtatën fotografët me regjimin, se si ushqeheshin shikuesit e tyre me ideologjinë e regjimit totalitar.
ylli04
Që nga vitet 60-të, revista Ylli, vitrina e fotografisë shqiptare, organizonte çdo vit një konkurs fotografik, i cili ishte i hapur si për profesionistët edhe për amatorët. E njëjta revistë botonte ndonjëherë edhe një rubrikë e veçantë dedikuar amatorëve. 
ylli03
Në vitin 1967, Ylli është e para që kapërcen tek fotografia me ngjyra. Në atë kohë fotografitë me ngjyra që shtypen në këtë revistë por edhe në të tjera që e ndoqën më pas janë fotografi bardhë e zi por të ngjyrosura.
ylli02
 Në Shqipëri do të duheshin edhe 7 vjet që të vinte fotografia e vërtetë me ngjyra. Laboratori i parë me ngjyra hapet në ATSH më 1974 dhe vite më pas më 1981, ngrihet një laborator modern, me makineri të blera në Itali.
ylli04           ylli03 ylli02       ylli01 ylli05    ylli06

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...